_______________________________________

 Me rastin e 63 vjetorit të gjenocidit grek mbi çamët 

MARSHIM MADHËSHTOR I MBI 6000 ÇAMËVE DREJT QAFËBOTËS

Dëshira në përvjetorin e masakrës: Mot, në trojet tona 

(www.pashtriku.org – 25.06.2007 – 16:35)

 ***

A mund të bëhet më paqësore një protestë, se sa me këngë? Nuk besoj të ketë një model të dytë që t‘i përngjajë asaj që u tregua e u manifestua dje në marshimin e 6000 çamëve drejt varreve masive të Kllogjerit e pastaj përballë kodrave dhe postës kufitare greke. Lartësitë e kodrave tona përballë tyre nuk qenë zënë nga njerëz të malluar për trojet e tyre që shikonin me dylbi për së largu, por nga më të rinjtë e atyre që valëvisnin në ajër flamurin kuq e zi, flamurin e dizajnuar me një degë ulliri të partisë së çamëve, me flamurin e yjeve të verdhë të Bashkimit Evropian. E mbi të gjitha me flamurin amerikan, si shprehje e mirënjohjes për mbështetjen e njerëzve planetarë, që i janë vënë në krah Shqipërisë në problemet e saj të lëna të pazgjidhura nga historia: çështja kosovare dhe ajo çame. Ashtu si flamur valëvitet në ajër duke prekur ndjenjat dhe zemrat e njerëzve edhe ajo kënga pllakateske e këngëtares çame Mefarete Laze. "Unë kam lindur në Janinë/ por e dua Çamërinë/ E dua si shpirtin timë/ E dua sa Shqipërinë/", thonë vargjet e këngës. Folku i mrekullueshëm i trevës së Çamërisë shkon drejt e në zemra edhe kur risjell dramën e një popullsie të tërë, të dëbuar nga vatrat dhe kopshtet e tyre, sa nuk ka mundur të njohë motra vëllanë.

Marshimi i 6000 çamëve drejt varreve masive të Kllogjerit e pastaj përballë kodrave dhe postës kufitare greke

Tre deputetë kanë qenë pranë hallit dhe aspiratës së çamëve dje në marshimin e tyre drejt Qafëbotës. Madje edhe pa qenë dosmosdoshmërisht pjesë e komunitetit çam, pa qenë edhe të të njëjtës ngjyrë politike. Nuk pritej të mungonte dhe ishte prezent Shpëtim Idrizi, djali çam mjaft i vlerësuar për sensibilitetet e mëdha që ka krijuar në sallën e Parlamentit shqiptar e jashtë saj. Por në krah të tij u pa edhe LSI-sti, historiani dhe diplomati i karrierës, Pëllumb Xhufi. Ish-ministri dhe deputeti Bujar Leskaj ka qenë surpriza e marshimit, kur ai nuk u është ndarë miqve të tij çamë nga Vlora në këtë tubim madhështor. Organizatorët e tij thanë se Qafëbota ka mbledhur njerëz sa për dy stadiume bashkë, që do të thotë se 6000 veta u bënë pjesë e protestës paqësore që u ndal mesditën e djeshme në Qafëbotë. Protesta më paqësore me këngë, me kostumet plot kolorit të Çamërisë, që i mbanin veshur vazhduesit e kësaj tradite, fëmijët. Jo pak burra, qylafët karakteristikë të kostumit popullor të krahinës i kishin shtuar duke gdhendur me pe fjalën "Çamëria". Simbolet nuk kishin fund. Një tufë rigoni që mbante në dorë Tahir Muhedini, kryetar i PDI-së, ishte bima simbol që rritet këtyre anëve. Me të në dorë ai i ftoi të pranishmit të kthenin fytyrat nga kodrat greke përballë, me shpresë se Greqia do të dëgjojë më së fundi kërkesën e çamëve për t‘u kthyer në shtëpitë e tyre. "Çamëria është Evropë dhe ajo duhet të respektojë standardet e saj edhe për pakicën çame", ka thënë Muhedini. Ky është qershori i dytë që çamët e shpërngulur nga trojet e tyre në Greqi dhe vazhduesit e tyre mblidhen në Qafëbotë e protestojnë paqësisht. Qershori shërben për reflektim pozitiv, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Greqia. Njerëzit e ardhur për një lule, për një qiri, për puthje toke në metrin e fundit, kanë bërë qindra kilometra e po kaq do t‘u duhet të bëjnë në kthim për të qenë solidarë në kërkesën për trojet dhe pronat e lëna në kushtet e përdhunës ndaj bandave zerviste. Fytyra të rrudhura nga hallet e nga brenga më shumë se nga mosha, janë bashkë në Kllogjer në Qafëbotë me vajzat e djemtë, por edhe me nipër e mbesa që kujdesen të mos i mbysin lotët dhe i mbajnë kur ulen të vënë lulet e shpirtit. Shumë prej tyre, kur u afrojmë diktofonin, marrin një herë frymë thellë e pastaj kthehen shumë vite prapa, për të treguar se si kanë kaluar nëpër këto shtigje duke kthyer kokën pas. Se si në sytë e tyre kanë mbyllur sy përgjithmonë 10, 15 a 17 veta, të prerë nga "kosa" e urisë dhe sëmundjeve. Varret nuk u gjenden e nuk dihet ku janë. Ata kanë shpesh një varr të përbashkët atje, në Kllogjer, në fshatin tashmë të zhdukur nga harta. Por komuniteti çam i Sarandës u kujtua një ditë për ta dhe dje kjo varrezë reflektonte mosharresën, nderimin dhe vendosmërinë për të mbajtur amanetin.

"Mot në trojet tona", ishte urimi më i hasur dje, sidomos në çastet e ndarjes, kur vargani i autobusëve me targa nga i gjithë vendi mori rrugën e kthimit.

Lotët e Lulit

Lulëzim Osmani ishte njeriu që tërhoqi mbi vete ndoshta më shumë shkrepje aparatesh fotografikë dhe objektiva kamerash. Më shumë se pankarta në anglisht, ku shkruhej "Na ktheni pas Çamërinë", e që ai nuk lodhej duke e shpalosur e ngritur lart, neve na tërhoqi ajo gdhendja e sajuar në qylafin e tij. Fjala "Çamëria" dukej se ishte shkruar dhe përmbante shumë dhembshuri. Por edhe portreti i tij na tërheq dhe ai pranon t‘i bëjmë një shkrepje aparati, pa kërkuar më të mirë se aq. Por në çast ai shndërrohet nga njeri "alegro", në sentimental. Sytë ia njom loti kur tregon me dorë përtej vendit ku ndodhemi në Qafëbotë. "Jam nga Lopësi. A e di se Lopësi im është vetëm 15 minuta larg që këtej?", pyet 57-vjeçari që bëhet si fëmijë kur artikulon këto fjalë. Pengu i tij është se kjo distancë kaq e shkurtër bëhet kaq e gjatë, kur midis hyn padrejtësia njerëzore dhe shurdhëria e politikës. "Gjyshin ma kanë torturuar grekët", flet ai, duke u mbytur nga dëshpërimi.

Personazhet që i duhen reportazhit dhe lexuesit të këtyre radhëve na rrethonin në çdo rrotullim të trupit nëpër turmën e protestuesve çamë. Remzi Hyseni është një tjetër histori njerëzore që nga buron shumë dhimbje, por edhe shumë përmbajtje, durim dhe besim në zgjidhjen e kërkuar. Ai nuk e tregon moshën, por tregon se është ja këtej afër, nga Karbunara e Greqisë. Nuk u besojmë veshëve kur thotë se 75 veta janë therur në sytë e tij, në sytë e një fëmije që ishte vetëm 14-vjeçar atëherë. "Them se nuk do të mbyll sytë pa e parë dhe një herë vendlindjen", flet ai i mbushur me shpresë. Pastaj gjen gajret teksa na tregon djemtë e tij që kanë mundur të shkojnë ashtu "hajdutçe" dhe i kanë rrëfyer gjithë ato që i kanë mbetur atij në kujtesën fëminore.

Autografe për librin e Nazarkos

Libri i analistit dhe gazetarit Mentor Nazarko, lexuesit e parë i pati në Qafëbotë. Dy ditë më parë, "Lufta e fundit" ka dalë nga shtypi dhe fill dje i ra në dorë kategorisë së atyre njerëzve, të cilëve u kushtohet një pjesë e tij. Nazarko është parë të dhurojë libra për të njohur e të panjohur dje, duke e shoqëruar librin e tij të parë me autografe. "Lufta e fundit" edhe me titullin e vet duket se ka rezonuar mjaft mirë dhe shumë saktësisht me luftën paqësore dhe shumë demokratike që po bën popullsia çame nga i gjithë vendi për të fituar të drejtat e munguara. Nëse kapituj të tërë të librit që janë edhe histori të padrejtësive që u janë bërë shqiptarëve, edhe referencë ndaj legjislacionit evropian, edhe gazetari e mirëfilltë, u kushtohen pronave të Shqipërisë në Greqi, kjo shkon në radhë të parë në favor të ndriçimit dhe zgjidhjes së çështjes çame.

Madje, Nazarko trajton gjithanshmërisht edhe absurdin e mbajtjes në fuqi të ligjeve të luftës që shpronësuan çamët, ashtu si edhe kolonjarët e të tjerë. Spektri i librit përfshin në mënyrën më konkrete që mund të bëhet edhe 700 personat e shpronësuar. Në të hidhet dritë edhe mbi dosjen e pronave të bektashinjve në Greqi, që është një temë pak e rrekur. Kolegu Nazarko duhet të ketë qenë me fat dhe atë duhet ta ketë zili çdo autor, pasi "salla e promovimit" të librit të tij ishte një auditor prej 6 mijë vetash, të cilët prekën të parët fletët dhe mesazhet e "Luftës së fundit" në metrin e fundit të tokës shqiptare.

Epilogu: Te memoriali në Konispol

Axhendës së manifestimit të sivjetshëm iu shtua edhe një element më shumë, madje mjaft domethënës. Nuk mbeti pa një kurorë edhe memoriali i ngritur në qendër të qytetit të Konispolit. Një memorial i bronztë, që paraqet një fytyrë të shformuar nën gjenocid çnjerëzor. Qendrën e tij e përbën një basoreliev nëne që e mbyll jetën duke i dhënë gji përherë të fundit fëmijës së vet. Memoriali i kushtohet martirizimit të popullsisë çame të Shqipërisë nga gjenocidi shovinist grek. Pranë këtyre germave të nxehta u vendosën tri kurora nga PDI, shoqata "Çamëria" dhe Bashkia e Konispolit.

"Korrekturë" organizimit

Organizimi u duk se siguroi kushte më të mira edhe se një vit më parë. Megjithatë, nuk mund të mbahet pa u thënë se të marshosh e të qëndrosh me orë të tëra në temperaturat larta të qershorit të sivjetshëm dhe kushtet mizerabile të rrugës që të çon për në Qafëbotë, është si të organizosh një masakër virtuale të asaj që ka ndodhur në vitet 1944 e 1945. Pa pyetur për pluhurosjen e padurueshme e të patolerueshme, për udhëtimin për rreth një kilometër më këmbë, për shkak të trafikut tejet të rënduar me autovetura e autobusë lloj-lloj, edhe të moshuarit e pranuan këtë sakrificë. Por të gjitha këto ngacmuan mendimin që qershorin e 2008-ës të mos ndodhë sërish kështu. Qysh dje u hodh ideja e një organizimi ndryshe të pelegrinazhit. Fitoi ideja që pelegrinazhi dhe gjithë veprimtaritë të organizohen në orët e mbrëmjes dhe me ndezje pishtarësh e qirinjsh, çka përjashton stërmundimin dhe jep një performancë të re të mënyrës se si duhet përkujtuar masakra antiçame.

 Botuar te :"GAZETA SHQIP"

Kthehu ne fillim 

 -------------------------------------------------------


Masakrat greke mbi popullin autokton çamë

Nga kërkesat për territor në kohën e Kongresit të Berlinit e deri

tek videoja me këngë antishqiptare të ushtarëve grekë

DOSJA E ZEZË E GREQISË, 1912 - 2007


Përgatitën:Dorina Topollaj, Qamil Xhani



Shekulli i 14-të. Ja ç'shkruan Faik Konica në vitin 1940 për "bëmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e bukur për të vrarë gjithë shqiptarët. Siç thotë Dukasi, (një historian grek) një nga lojrat e tyre të parapëlqyera ishte t'u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t'i linte të vdisnin në agoni"


Shekulli i 21-të. Mars 2007. Një video linçohet në media, ku ushtarët grekë këndojnë duke marrshuar një këngë me këto fjalë: "I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh". Për fat të keq, edhe pse 7 shekuj më pas, incidenti më i fundit në lidhje me Greqinë, duket si realizim virtual i masakrave të Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndërgjegjjet e kombeve vazhdojnë të mbajnë peng marrëdhëniet mes dy popujve.
Një "peng" që e ka zanafillën që kur pronarët shqiptarë në kohën e Ali Pashë Tepelenës, punësonin argatë grekë pasi burrat shqiptarë shkonin e luftonin në çdo cep të botës për Perandorinë Osmane. Vendosja e tyre në Epir, që në fakt sipas Konicës, s'do të thotë gjë tjetër veçse "Kontinent" e që nuk tregon kombësinë e banorëve që jetojnë në të, u bë flamuri i pretendimeve të fqinjëve për greqizmin e jugut të Shqipërisë. Një konflikt që ka sjellë shumë e shumë incidente mes dy vendeve. Gazeta "Tirana Observer", boton vetëm 100 prej tyre, që nga viti 1912 e deri tek videoja greke që u shfaq vetëm pak ditë më parë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes së marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Dy popujt më të lashtë në Ballkan, i kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në momente shumë të vështira. Mes luftëtarëve që i sollën pavarësinë Greqisë, renditen edhe shumë emra shqiptarësh. Ndërkohë përkrahja greke u vulos edhe me "Traktatin e Mirëkuptimit, Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit e Sigurisë" në vitin 1996.

Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912

Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave myslimanë të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth.

Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912

Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.

Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913

Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.

Komisioni i Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913

Ndërkombëtarët vendosin të zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në terren një komision kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e grekëve për Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u përpoq që të pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët, madje dhe banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk duhet të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.

“Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913

Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.

“Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913

Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramithķa, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza.

“Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.

Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914

Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.

Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914

Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve” dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

“Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914

Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armë.

Incidentet fetare, 1919

Qeveritë e brishta të Shqipërisë kishin arritur të krijonin institucionet e para dhe të ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur të zmbrapste disa sulme të grekëve. Ndërkohë shqetësim ishte propaganda antishqiptare e kishës greke. Rasti më tipik ka qenë ai i Peshkopit Jakov të Korçës. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin në një qendër propagande për Vorio Epirin. Me urdhër të qeverisë Jakovi u largua nga vendi gjë që solli dhe reagimin e Athinës.

Konferenca e Paqes, Paris 1919

Konferenca e Londrës dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kënaqën oreksin grek. Në Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kërkon aneksimin e pjesës më të madhe të Shqipërisë. Sipas tij, shqiptarët nuk kishin aftësi shtet-formuese dhe nuk mund të krijonin një qeveri. “Shtetasit grekë në Shqipëri duhet të drejtohen nga qytetërimi i lartë që përfaqëson shteti helen dhe jo nga shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë qytetërim”.

Incidenti për të drejtën e minoriteteve, mars 1921


Greqia me anë të ndërkombëtarëve fitoi të drejtë që minoritetet e saj të kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bënin pjesë. Kjo nënkuptonte të drejtën për të folur gjuhën dhe për të pasur shkolla greke. Por këto kushte Greqia nuk pranoi t’i plotësonte për popullsinë çame që mbeti nën çatinë e Greqinë pas ndarjes së kufijve në territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herë këtë çështje në lidhjen e kombeve, por greket raportonin se çamët kishin të njëjta të drejta me grekët e tjerë.

Përplasja e shifrave, 1921

Ekziston një incident i përhershëm mes Greqisë dhe Shqipërisë për sa i përket çështjes së numrit të minoritarëve që ekzistojnë në Shqipëri. Greqia pretendon dhe vazhdon të këmbëngulë se në territorin shqiptar janë mbi 400 mijë grekë. Ndërkohë në Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifër është rreth 200 mijë. Ndërsa në bazë të regjistrimit të bërë nga shteti shqiptar, në mars të vitit 1921, ky numër ka qenë 33.313. Sidoqoftë ky numër, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjëherë të kalojë shifrën 50 mijë.

Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923

Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri.

Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923

Gjenerali italian Tellini së bashku me Riza Kolonjën dhe përfaqësues të palës greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorëve për të vendosur kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ushtaraku italian u akuzua nga qeveria greke se po mbështeste pretendimet e Shqipërisë. Në ditë kur vendoseshin piramidat kufitare në Kakavijë, Tellini vritet së bashku me katër ushtarë në rrugën Janinë-Kakvijë. Qeveria greke e dënoi vrasjen, por fajtorët nuk u gjendën asnjë herë.

Fan Noli për Çamërinë 22 gusht 1924

Zhvillimet në Çamëri e detyruan qeverinë Shqiptare të ngrejë çështjen në Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli në një seancë për Shqipërinë denoncoi hapur masakrat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Ai kërkoi që të mos kryhej ndërrimi i popullsisë dhe çamët të mos silleshin në Shqipëri pasi nuk kishte vend ku të sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotë Noli, është që çamët të vendosen në tokat e minoritetit grek në Gjirokastër dhe këta të fundi të shkojnë në Greqi.

Incidenti mbretëror, prill 1939

Greqia ishte i vetmi vend që mund t’i siguronte mbretit Zog një largim të shpejtë pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretërore të kalonte në Greqi. Por ndërsa mbreti, mbretëresha dhe princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarë hipin në tren dhe kërkuan çarmatimin e shoqëruesve të mbretit. Në kujtimet e saj, Mbretëresha Geraldinë shkruan se Greqia kish një plan për ta izoluar familjen mbretërore në një ishull të Greqisë si garanci për marrëveshjet që kish me Italinë. Sipas saj vetëm gjendja e rëndë shëndetësore e princit Leka bërë që grekët të mendoheshin për pasojat që mund t’u sillte vdekja e një princi në tokën e tyre.

Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940

Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

Shqipëria në Luftën Italo-Greke, 1940

Pak e çuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes së një shqiptari. Daut Hoxha ishte një nga kapedanët çamë më popullor që luftonte kundër Greqisë. Për kokën e tij Athina kish vënë 500 mijë dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotë të paguar nga grekët, dhe Italia e cila kërkonte një shkak e cilësoi këtë si një dhunim të të drejtave çame. Për Italinë ishte një udhëheqës popullor, ndërsa për Greqinë “kryetar i një bande plaçkitëse”

Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940

Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve.

Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940

Sulmet greke në territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor 1940, gjatë një bombardimi grek në zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit të lindjes, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Patriotët shqiptarë reaguan, por ushtria greke nuk mbajti përgjegjësi duke e cilësuar si një incident anësor që ishte bërë për shkak të keqllogaritjeve të sulmit.

Protesta e shqiptarëve për pushtimin, 28 nëntor 1940

Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen.

Shifrat e terrorit çam, 1940

Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.

Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944

Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.

Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944

Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që as nuk duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të Vorio Epirit.

Incidentet në Konispol, 1944

Në linjën e mosnjohjes së qeverisë që po krijohej, grekët vazhduan me një seri sulmesh në jug të vendit edhe pse Lufta e Dytë Botërore nuk kish përfunduar. Në këtë kohë do të regjistroheshin 58 incidente në kufirin shqiptaro-grek. Në 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel në disa pika duke u shoqëruar me goditje të armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisë civile.

Ministri grek: Të rrëzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Grew, në vitin 1946. Veç kësaj përfaqësuesi i qeverisë greke edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet territoriale të shtetit të tij, nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për mosnjohjen nga SHBA-ja të regjimit të Hoxhës, pasi sipas tij udhëheqësi komunist shqiptar nuk përfaqësonte shumicën e popullit.

Greqia kërkon kufijtë, Paris 1946

Përveç incidenteve, Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore u përpoq ta shtronte çështjen e Vorio Epirit dhe në qarqet diplomatike. Duke shpresuar në ndihmën e SHBA-së e anglezëve, diplomatët grekë u përpoqën ta ngrinin dhe shtronin për diskutim këtë çështje. Ndërkohë që ndërkombëtarët nuk kishin kohë të merreshin me ndarje te reja në Ballkan, duke u përqendruar më shumë në zgjerimin që po bënin shtetet komuniste në Evropë. Ndërkohë Greqia u kërkoi ndërkombëtarëve marrjen e masave për ndërhyrjet, që sipas saj, po bënte Shqipëria në punët e brendshme të Athinës.

Greqia kundër pranimit të
Shqipërisë në OKB, 12 shkurt 1946


Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta të plota. Përveç mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet komuniste dhe linjës jo të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti kartën kundër hyrjes së Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit.

Sulmi në Radat, gusht 1946


Në 1946-n nisin dhe planet ushtarake të Greqisë për pushtimin e Vorio Epirit. Një nga sulmet më të rënda gjatë këtij viti ishte ai i 200 ushtarëve, të cilët kaluan kufirin shqiptar dhe hynë në fshatin Radat. Sulmi u bë me mitraloza dhe murtaja, ku ngelën të vrarë shumë civilë. Kjo ishte seria e një sërë sulmesh që forcat greke kishin planifikuar në gjithë shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Në ato kohë ushtria shqiptare nuk ishte organizuar në nivelet e duhura.

Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1946

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kanë qenë mjaft të tensionuara. Shteti grek i cilësonte shqiptarët si njerëzit që bashkëpunonin me Italinë në luftën italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u përpoqën të çliroheshin vetë nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e kërkuan këtë publikisht.

Propaganda e zyrtarëve grekë, 20 shkurt 1948

Veç sulmeve sporadike qarqet greke u përpoqën që të përgatisnin edhe opinionin e lëkundur për çështjen e Vorio Epirit. Një zyrtar grek deklaronte në 1948-n, në radion e Athinës se, “Tani duhet të mbarojmë punë me Shqipërinë. Greqia tani duhet të luftojë me të gjitha mjetet, gjer në frymën e fundit. Sinjali u dha tani në Epir, ku ushtarët tanë janë duke luftuar me parullat, Morava, Korça, Delvina, Saranda, Gjirokastra të “Vorio-Epirit” ende të paçliruara. Duhet të mbarojmë hesapet me Shqipërinë”.

Propaganda për pushtimin e Shqipërisë, 1949

Lufta civile në Greqi solli jo pak probleme dhe për Shqipërinë. Qeveria greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanët kundër ushtrisë demokratike greke. Gjatë kësaj kohe janë hedhur parulla, libra e broshura të ndryshme që bënin thirrje kundër qeverisë shqiptare. Robërit grekë pranojnë se komandantët bënin propagandë anti-shqiptare, duke përmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhëve të ushtarëve psikozën e një sulmi të shpejtë kundër territorit shqiptar. Ushtria shqiptare shtoi forcat e saj në kufirin greko-shqiptar.

Robërit grekë në Shqipëri, 1949

Një skuadër e ushtrisë greke hyri në territorin shqiptar. Forcat shqiptare pas një shkëmbimi zjarri arritën të kapin rob disa ushtarë dhe oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrë 300 metra në territorin tonë. Oficeri grek dha informacionin për planet e Greqisë. Ai tregoi se kishte marrë urdhra për të goditur me armë kundër rojeve shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet të jetë gati për të hyrë në tokat shqiptare për të shfarosur komunistët dhe më pas të merrej Vorio Epiri.

7 orë luftë në Vidohovë-Devoll, 2 gusht 1949

Artileria greke qëllon me armën në tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra në tokën tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke angazhuar 3 batalione. Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e armatosur me automatikë dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosën 6 të tjerë. Vetëm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti të zmbrapsë atë greke, e cila kish hyrë në territorin tonë. Nga ana e grekëve u vranë 100 ushtarë dhe u kapën rob 3.

Kërcënimi i gjeneralit grek, Aleksandër Papagos, 3 gusht
1949


Qëllimet greke për Vorio Epirin nuk ishin vetëm fantazi e qarqeve të veçanta, por edhe e zyrtarëve të lartë të cilët jepnin vazhdimisht deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Papagos, deklaroi në Athinë se pas shkatërrimit të Andarteve, ”Pastaj do t’i biem Shqipërisë”. Kjo ishte dhe deklarata më e rëndë e lëshuar nga një gjeneral lufte, së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj me një notë proteste.

Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949

Pas Vidohovës, ushtria greke i shtriu sulmet në pjesët e tjera të kufirit. Sulme sporadike u regjistruan në sektorin e Bozhigradit dhe në drejtim të Leskovikut, në afërsi të piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Grekët të mbështetur nga artileria dhe aviacioni, me forca të shumta sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundërsulmet e forcave kufitare shqiptare i zmbrapsën grekët. Në këtë kohë ushtria greke filloi përdorimin e predhave të kalibër të lartë, të cilat lëshoheshin nga pikë larg kufirit, si dhe përdori avionët gjuajtës.

Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949

Vetëm gjatë dy ditëve, në gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur më shumë sesa 1500 predha artilerie. Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare thuhej se një pjesë e mirë e këtij municioni ka rënë në fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur në këto kushte, shteti shqiptar mori vendimin për mobilizimin e ushtrisë në gjithë kufirin jugor. Masat e marra për këtë mbrojtje në një urdhër të lëshuar nga Enver Hoxha “Mbi moslejimin e kalimit të forcave monarko-fashiste në tokën Shqiptare”.

Beteja e Vidohovës, 7 gusht 1949

Vidohova u shndërrua në një arenë të përplasjes shqiptaro-greke. Në piramidën I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur të mblidheshin në territorin shqiptar dhe zhvilluan një betejë të ashpër me ato shqiptare, të përbëra nga një togë dhe një nënrepart i ushtrisë popullore. Ishte një betejë frontale ku forcat greke kishin zënë pikat kyçe. Brenda një dite forcat shqiptare arritën të merrnin pikat e zëna në kufirin shqiptar, po nuk mundën t’i mbanin dot deri në mbrëmje. Vetëm një ditë më vonë forcat shqiptare arritën të largonin togën greke.

Rrëzimi i avionit grek, gusht 1949

Përveç forcave tokësore, ushtria greke përdori dhe aviacionin. Një aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depërtuar në zonën shqiptare për të bërë zbulim. Me gjithë mungesën e armëve kundërajrore, ushtria shqiptare arriti që me anë të një trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në Çukë, Manastir, Ksamil ta detyronte të largohej atë. Në njoftimin Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në fushën e Finiqit dhe piloti u kap rob.

Sulmi grek i 12 gushtit 1949

Përreth gjashtë orë në mëngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një luftë të vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit “Spitfire” sulmojnë tokën shqiptare në drejtim të Bilishtit, ku arrijnë të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u zhvilluan në afërsi të postës kufitare, ku repartet e ushtrisë shqiptare i thyen forcat greke me gjithë armët moderne që kishin. Ushtria greke kishte në përdorim 36 gryka zjarri të artilerisë, madje u përdorën dhe predha me napalm që digjnin çdo gjë përreth.

Vrasja e komisarit Nasi Remaçka, 13 gusht 1949

Mëngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, të mbështetura nga artileria, kaluan kufirin shqiptar në piramidën I-33, sektori i Bilishtit. Qëllimi ishte që të përqendroheshin në Malin e Palikut nga ku mund të sulmonin Bilishtin. Në këtë betejë u vra komisari i batalionit të kufirit Bilisht, Nasi Remaçka, së bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli. Ndërkohë robërit grekë deklaronin se në betejën e një dite më parë kishin tërhequr 50 ushtarë grek të vrarë, ndërkohë që atë ditë u vranë 26 ushtarë grekë.

Vrasjet e civilëve, 14 gusht 1949

Mëngjesin e 14 gushtit forcat greke nisin një tjetër ofensivë. Brigada e 41-të, e mbështetur me një regjiment artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh “Spitfirë”, vazhduan sulmet e tyre kundër Shqipërisë. Në këtë ditë grekët hodhën më shumë se 2.000 predha artilerie në tokën shqiptare në katundet Trestenik, Kapshticë e Cangonj-Devoll si dhe në qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisë mbetën 5 civilë të vrarë dhe u shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi të katundeve të mësipërme.

Bilanci i një lufte të pashpallur, gusht 1949

Në bazë të komunikatave të Ministrisë Mbrojtjes në vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë mbetën vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë. Por duke llogaritur dhe dëmet që u shkaktuan në civilë të paarmatosur, kjo shifër duhet të ketë qenë më e lartë. Ndërkohë që në komunikatë thuhet se në bazë të dëshmive të mbledhura nga robërit e luftës, forcat tona i kanë shkaktuar ushtrisë greke mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën robër.

Tanket greke në kufirin shqiptar, 1949

Arsyetimi grek ishte se në tokat shqiptare fshiheshin partizanët që sulmonin qeverinë greke. Në “incidentet” në kufi u vunë në përdorim të gjitha armët. Në sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatës operative të Ministrisë së Mbrojtjes, ky ka qenë një nga sulmet më të mirë organizuar nga ushtria greke, por që u arrit të ndalej nga pala jonë dhe ushtria greke u zmbraps në tokën e saj.

Shërbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950

Përveç incidenteve, shërbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentëve sekretë në territoret shqiptare. Në fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korçë u zhvillua gjyqi kundër disa të të ashtuquajturve agjentë, megjithëse ky gjyq u shndërrua në një “shou” popullor, ku askush nuk mund të vërtetonte implikimin e banorëve. U cilësuan si agjentë grekë Qazim Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrë në tokën tonë dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe për një plan për të vrarë kolonelin Petrit Dume.

Krijimi i organizatës antishqiptare “MAVI”

Në linjën e spiunazhit, gjenerali grek, Vasil Mellaj, rekruton një sërë minoritarësh shqiptarë dhe krijon organizatën anti-shqiptare “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit të Sigurimit Bekim Budo, minoritarët Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatës. Qëllimi ishte riaktivizimi i shërbimeve greke për çështjen e Vorio Epirit në kushtet e një Shqipërie ku sundonte regjimi komunist.

Rrëmbimi i postës në Pogon, 18 shkurt 1950

Provokacionet dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatë vitit 1950. Në 18 shkurt një grup ushtarësh grekë në zonën e postës së Sopikut u futën 600 metra në tokën shqiptare dhe i bënë pritë njësitit të shërbimit të postës që shkonte në pikën e vrojtimit. Në këtë incident mbeti i vrarë ushtari Bendo Buzo, ndërsa një ushtar tjetër u zu rob nga grekët. Pas ardhjes së përforcimeve nga repartet shqiptare njësiti grek u largua.

Incidenti në malin e Gramozit, 24 maj 1950

Provokacioni i 24 majit ishte një nga më agresivët e atyre viteve. Një batalion grek i përforcuar me artileri kërkoi të merrte majën e Çukapecit nga ku mund të kontrollonte territorin e Ersekës. Reparti shqiptar dispononte vetëm 50 forca me armatim të lehtë. Ushtarët grekë u futën deri në 150 metra në territorin tonë. Pas një luftimi disa orësh forcat greke u tërhoqën duke lënë 6 të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërkohë që pati humbje dhe në bazën materiale.

Memorandumi i Ministrisë së Jashtme greke, 7 gusht 1952

Në arkivat e Departamentit Amerikan të Shtetit gjendet një dokument i qeverisë greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipërisë. Dokumenti është hartuar në vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke. Plani ishte që, Greqia të merrte “ok” për të rrëzuar regjimin komunist dhe më tej synohej ndarja e Shqipërisë. Pjesa e jugut deri në Shkumbin, sipas “Megali Idesë” (e hedhur nga ministri grek Venizellos që në vitin 1919), i takonte Greqisë, ndërsa veriu Jugosllavisë. Varianti tjetër ishte një protektorat ndërkombëtar mbi Shqipërinë.

Përplasja Tiranë-Athinë për Ligjin e Luftës, 1955

Shteti shqiptar me anë të kanaleve të ndryshme diplomatike kërkon nga qeveria greke shfuqizimin e Ligjit të Luftës. Kërkesa u bë dhe publikisht në gazetën ”Zëri i Popullit” të atij vitit. Ndërkohë nga qeveria e Athinës përgjigjja ishte se për këtë gjë duhet të vendoste Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke. Një përgjigje që fare mirë mund të merrej si një provokim i hapur. Në këtë kohë masat në kufirin greko-shqiptar u shtuan më shumë sesa zakonisht.

Agjenti “Papastrati”, 1971

Në vitet 1971, në duart e Shërbimeve Sekrete Shqiptare do të binte një agjent grek që kishte luajtur rolin kryesor në çështjen e Vorio Epirit. Sipas dëshmive të njerëzve të Shërbimit Shqiptar, agjenti me emrin “Papastrati”, i cili ishte një shqiptar me orgjinë greke, ka zbuluar një pjesë të planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare për “Çlirimin” e Vorio Epirit.

Fondi i Ministrisë së Jashtme greke për shqiptarët, Athinë 1980

Thirrjet anti-shqiptare nuk kanë qenë sporadike. Shpeshherë mediat greke e kanë demonizuar faktorin shqiptar për çështjen e Epirit. Sekreti i zbulohet vite më parë nga kryeministri grek Kostandin Miçotaqis. Sipas tij, në Ministrinë Jashtme të Greqisë ekziston një fond special që u shpërndahet mediave për të ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin shqiptar. Ky fond veç parave shpërndante dhe lajme për mediat në lidhje me synimet e Shqipërisë së Madhe.

Parlamenti grek lë në fuqi Ligjin e Luftës, 1987

Qeveria e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por kjo nismë që mund të kish shkrirë akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nëse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnjë ndikim mbi të pasi ai është dekretuar nga mbreti dhe Presidenti i Republikës është një autoritet shumë i ndryshëm nga ai i mbretit.

Ramiz Alia, 1991

Një intervistë e Presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, u bë shkak i një serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një grup gazetarësh grekë pyetën Presidentin shqiptar në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, kryesisht për ato greke në jug të vendit. Alia u kujtoi gazetarëve se ka dhe pakica shqiptare në Janinë dhe Çamëri, të drejta e të cilave nuk janë zbatuar dhe nga një shtet demokratik si Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilësoi këtë si një provokacion.

Incidenti me priftin grek, Tiranë, 28 qershor 1993

Në vitet pas diktaturës ky mbahet mend dhe si fillimi i incidenteve të rënda me Greqinë. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non grata” dhe u dëbua nga Shqipëria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombëtare që bëri ky prift në Gjirokastër, duke shpërndarë në kishat ortodokse shqiptare harta të Vorio-Epirit, ku Jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si Greqi. Athina reagoi ashpër duke akuzuar direkt Presidentin Berisha për këtë incident.

Plani i Miçotaqisit, Athinë, 14 korrik 1993

Kryeministri grek, Kostandin Miçotaqis, paraqet një plan për jugun e Shqipërisë të përbërë nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga këshilltari i tij, Nikolas Gejxh. Në dokument kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e grekëve etnikë me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa kushte të priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në zonën minoritare, të regjistronte popullsinë si Epiri, të merrte të njëjtin status që do të merrte Kosova.

Projektkushtetuta, Tiranë 1994

Një nen i Projektkushtetutës së propozuar në vitin 1994 u bë shkak që marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës të ftoheshin më tepër. Projektkushtetuta përjashtonte mundësinë e zgjedhjes në krye të kishës shqiptare të një peshkopi, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo gjë nuk u pëlqye nga kisha greke që kishte emëruar në Shqipëri kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo bëri që Tirana të merrte shumë kritika nga fqinjët.

Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994

Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.

Greqia bllokon 35 milionë eku, qershor 1994

Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anë të një note proteste, qeveria kërkoi gjetjen e autorëve. Ndërkohë u bënë akuza dhe ndaj zyrtarëve të shtetit grek. Por përgjigjja e Athinës këtë herë ishte më pak diplomatike. Ajo ndërpreu dhënien e fondit prej 35 milionë eku që Bashkimi Evropian i kish akorduar për Shqipërinë. Ky ishte një rast tjetër ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente të tjerë.

Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994

Vizita e parë e Presidentit Berisha në SHBA u pasua me një incident për çështjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit të Bostonit i ofroi Berishës një medalje në shenjë mirënjohjeje, por me kusht që të mbante një fjalim, ku të premtonte hapjen e shkollave për minoritetin grek. Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratën në shenje proteste për diskriminimin që i bëhej minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Greqia e shfrytëzoi këtë gjë në raportet e saj për Shqipërinë.

Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994

Edhe këtë herë incidenti mes Presidentit Berisha dhe një prej ideatorëve të lëvizjes së Vorio Epirit u zhvillua në SHBA. Berisha dhe Gejxh ndodheshin në një pritje zyrtare, ku pas fjalës së Berishës, Gejxh hodhi poshtë të gjitha arritjet demokratike që përmendi Presidenti. Gejxh nuk harroi të përmendë dhe respektimin e të drejtave të minoritetit. Por Presidenti ngrihet sërish dhe flet për numrin e studentëve minoritarë dhe shkollat që janë hapur nga qeveria.

Arrestimi i të pestëve, shtator 1994

Arrestimi i pesë krerëve të njohur të organizatës minoritare “Omonia” acaroi më tepër marrëdhëniet greko-shqiptare. Akuza që u ngrit ndaj tyre ishte për spiunazh në favor të Greqisë. Për këtë çështje ndërhyri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpër qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes minoritare. Gjyqi që u bë ndaj tyre bëri që marrëdhëniet mes Greqisë, Kishës Ortodokse dhe Shqipërisë të njihnin dhe periudhat më të acarta. Pas shumë presionesh të ndërkombëtarëve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata në vitin 1995.

Anulimi i Trojkës Evropiane, Athinë, dhjetor 1994

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinë shqiptare për lirimin e pesë të akuzuarave për spiunazh. Atëherë Këshilli i Evropës vendosi të caktojë një grup pune për të shmangur përkeqësimin e situatës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit me palën greke në Athinë, shteti helen nuk lejoi që Evropa të hynte në bisedime me palën shqiptare për këtë çështje.

Operacionet fshesa, 1995

Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.

Vrasja e tre ushtarëve grekë, 1995

Një post kufitare grek ndalon në maj të vitit ‘95 një grup shqiptarësh që kalonin kufirin, mes tyre dhe një çift nga qyteti i Shkodrës. Ushtarët grekë përdhunojnë në grup para syve të shqiptarit, gruan e tij dhe tallen me të. Tre ditë më pas, i riu shkodran shkon te posta i armatosur dhe vret tre prej ushtarëve. Mediat greke e pasqyruan aktin e shkodranit si terrorist, ndërkohë që dy ditë më pas policia arrestoi rreth 8 mijë shqiptarë dhe i nisi drejt kufirit të Kakavijës.

Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995

Kongresi i 29-të i Organizatës Panhelenike të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së Vorio Epirit. Në deklaratën e këtij kongresi organizata shprehej se, “qeveria shqiptare duhet të ndalonte diferencimin që kish filluar në dëm të shtetasve grekë autoktonë”. Gjithashtu deklarata i kërkonte SHBA-së të ndërhynin për të zgjidhur situatën me Shqipërinë.

Gejxh, “non grata” në Shqipëri, 1995

Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si një mbështetës i çështjes së Vorio Epirit, kërkon të hyjë në Shqipëri së bashku me një deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kërkesës që i bënë Ministrisë Jashtme, kjo e fundit kthen përgjigje se Gejxh është person “non grata” në vendin tonë. Ai ishte një nga të dyshuarit për organizimin e masakrës së Peshkëpisë. Ministria i bëri të ditur se në rast se do të hynte në kufi, ai do të arrestohej.

Deklarata e zyrtarit grek, gazeta “To Paron”,

Athinë, 27 shtator 1995

Një nga gazetat më të mëdha greke, në një artikull të saj citon një zyrtar të lartë grek për çështjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sipas zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi homogjenet e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron me gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve ata do të jenë të sigurt”.

Ngritja e flamurit në Himarë, 23 shkurt 1997

Kur ende shteti nuk kish rënë gjatë 1997, në Himarë edhe pse një zonë jo shumë e dëmtuar nga fenomeni i fajdeve persona të panjohur ngritën në qendër të qytetit flamurin grek. Sipas raporteve të policisë së asaj kohe, flamuri ishte ngritur nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që shteti grek e shoqatat e minoritarëve deklaruan se nuk kishin asnjë lidhej më këtë akt, por ai është ngritur nga banorët e zonës.

Zgjedhjet parlamentare 1996

Faktori ndërkombëtar nuk i cilësoi si të rregullta zgjedhjet e vitit 1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht për këtë çështje në forumin ndërkombëtar ekonomik të “Crans Montanës”, faktorin grek. Ai përmendi emrin e Gejxh dhe të tjerë, duke i akuzuar si destabilizues të rajonit. Ministria greke protestoi duke i kujtuar sërish Berishës çështjen e 5 të burgosurve minoritarë.

Trakte antishqiptare në Jug, 1997

Në ditët kur shteti nuk ekzistonte më në Jug, për ditë e ditë me radhë avionë civilë të ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me përmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri është grek”. “Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me organizata të tilla dhe shërbimet inteligjente nuk kanë pasur asnjë mision të tillë.

Zv.ministri grek në Shqipëri, 17 mars 1997

Në protokollin e çdo shteti, një anëtar kabineti duhet të lajmërojë ardhjen e tij në një shtet tjetër zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me zëvendësministrin e Jashtëm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri, ku u takua me Komitetet e Shpëtimit në Gjirokastër. Qeveria greke nuk dha asnjë shpjegim për këtë ngjarje, ndërkohë vetë zëvendësministri humbi jetën në një incident ajror pak muaj më pas.

Thirrjet anti-shqiptare, gazeta "Stohos", 05 mars 1997


Sipas gazetës greke, "Stohos", “oficerë vorioepirotë” drejtojnë kryengritësit e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes. Shpallet autonomia, në Himarë e Tepelenë ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, gati ushtria jonë të ndërhyjë. Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë”.

Flamuri i Vorio Epirit, televizioni "Mega", 5 mars 1997

Gazetarët grekë jepnin pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në Jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në Jug, ku popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se Jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”.

Organizata greke, “Të mbrojmë trojet tona”, mars 1997

Në mars të 1997-s, një nga organizatat greke për çlirimin e Vorio Epirit bënë thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë. “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, iu bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në "vatrat" e tyre për të mbrojtur pronat e vendin e tyre. Në këtë moment të vështirë vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin në duart e tyre”.

Faktori grek, “Corriere della Sera” Romë, 12 mars 1997

Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri në 1997-n kishte lidhje me çështjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se, trazirat në Shqipëri janë koordinuar nga avokati i njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, përfshirja e këtij personi në Shqipëri mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për vendin. Kjo pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte një nga udhëheqësit e Lëvizjes për Çlirimin e Vorio Epirit.

Incidenti në Vidohovë, 11 gusht 1997

Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës janë regjistruar incidente të tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj greke. Më 11 gusht, dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.

Tentativë rrëmbimi në kufirin grek, 25 gusht 1997

Pas ngjarjeve të marsit 1997, në kufi forcat greke shtojnë patrullat e shërbimit për të ndaluar kalimin armëve dhe trafiqeve të drogës që vinin nga Shqipëria. Por pati dhe raste kur ushtarët grekë vranë dhe sulmuan të pafajshëm. Kështu, më 25 gusht ‘97, tre ushtarë grekë hynë në territorin shqiptar dhe tentuan të rrëmbenin një vajzë në pikën kufitare të Gurit në Tresenik. Vetëm ndërhyrja e banorëve arriti të eliminojë rrëmbimin, ndërkohë që në një përplasje me banorët e armatosur ngeli i plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.

Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999


Rrëmbimi i një autobusi nga një shqiptar u kthye në një incident diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeç, zgjodhi rrëmbimin e 8 personave në autobusin e linjës Tiranë-Athinë për të protestuar ndaj indiferencës së shtetit Shqiptar dhe trajtimit të shtetit grek për emigrantët. Plisi kërkonte dënimin e një polici grek i cili nuk i kishte dhënë para për punën që i kish bërë. Plisi u vra nga policia shqiptare në dalje të Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe një peng grek në autobus.

Pengmarrja e Aleksandër Nanas, 15 korrik 1999

Aleksandër Nana ishte shqiptari i dytë që kreu pengmarrje në shenjë proteste ndaj shtetit grek vetëm 5 javë pas tentativës së Flamur Plisit. Nana rrëmbeu një autobus në Selanik me 40 persona dhe kërkoi një shumë të majme parash. Ai pretendonte se policia greke i kishte grisur dokumentet pa të drejtë dhe ai nuk mund të merrte më paratë në një bankë të Athinës. Por ndryshe nga Pisli, ai u qëllua nga një snajper grek pak pasi i kishin dorëzuar paratë.

Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999

Në shenjë proteste ndaj pengmarrjeve të përsëritura të shqiptarëve vendos të reagojë dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga Patra, hyn i armatosur në një autobus me shqiptarë dhe merr peng 38 pasagjerët. Pas disa orë bisedimesh, ai vendos të lëshojë pjesën më të madhe të pengjeve dhe mban aty vetëm shoferin e fatorinon, si dhe një emigrant. Disa orë më vonë ai dorëzohet dhe pohon në rajonin e policisë se kishte kryer këtë veprim në shenjë hakmarrjeje, pas pengmarrjes së grekëve.

Policia greke qëllon në territorin shqiptar, 6 korrik 2001

Një skaf i policisë greke diktoi dhe qëllon me armë një skaf shqiptar që lëvizte në ujërat territoriale shqiptare. Pas goditjeve të para përgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Më pas në minibetejën ujore është bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku për 10 minuta është zhvilluar një betejë e vërtetë. Zyrtarët grekë deklaruan se, “ishte thjesht një stërvitje nate e rojeve tona”.

Zgjedhjet në Himarë, Tetor 2000

Një nga incidentet ku kanë marrë pjesë ligjvënësit grekë është dhe ai i zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2000 në Himarë. Deputetët kanë ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanë hyrë nëpër qendra votimi, kanë organizuar protesta përballë kamerave të televizionit grek te ardhura enkas në ditën e votimit, kanë premtuar viza në këmbim të votave për kandidatin e PBDNJ-së. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar një rezolutë për këto shkelje kushtetuese.

Vrasja e Gentian Çelnikut, Athinë 2002

I riu shqiptar Gentian Çelniku ka qenë duke pirë një kafe në një nga baret e Athinës pas një ditë të lodhshme pune. Por kontrolli i një skuadre të policisë greke ka bërë që për Çelnikun kjo të ishte dhe dita e fundit e jetës. Oficeri i policisë greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qëllojë me pistoletë Çelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Çudia ka qenë se vetë vrasësi më pas ka marrë pjesë në këqyrjen e vendngjarjes dhe më vonë është liruar nga gjykata greke.

Racizmi me fëmijët shqiptarë, 25 tetor 2003

Odise Cenaj, 18 vjeç nga Shkodra, u pengua me forcë që t’i printe parakalimit të gjimnazistëve me flamurin grek në një ceremoni zyrtare. Sipas rregullores së arsimin grek në ceremonitë zyrtare flamurin helen duhet ta mbajë nxënësi i dalluar i shkollës. Dhe Odiseja ishte vërtet më i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bëri që në Greqi të nisin debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre të moderuara, por në Shqipëri përveç një keqardhje nuk pati asnjë reagim nga shteti shqiptar.

Vrasja për një fjalë, Aleksandër Lufo, Athinë 2003

Aleksandri është viktima e radhës ndër emigrantët tanë në Greqi, ku gjykatat greke kanë liruar thuajse të gjithë personat që kanë vrarë shtetas shqiptarë. 20-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur një aparat radioje. Sipas policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh, e ka qëlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.

Vullnet Bytyçi, vrasje në kufi, 23 shtator 2003

Është një nga emigrantët e shumtë të vrarë në kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyçi u ndalua nga një skuadër e ushtrisë greke gjatë kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga ushtarët ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në ambasadën greke duke kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që mori pala greke ishte largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri vrasjen.

Papandreu për Himarën, Athinë 2003

Zgjedhjet në Shqipëri kanë ngritur gjithmonë temperaturën e marrëdhënieve greko-shqiptare. Në vitin 2003, në Himarë do të shënoheshin jo pak incidente mes simpatizantëve të PBDNJ-së dhe partive të tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi për incidentet në Himarë se, “Himara është një pakicë solide greke dhe duhet të konsiderohet si e tillë”. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë shkaktoi jo pak reagime në Tiranë, kur ende në Himarë dëgjoheshin thirrjet antishqiptare.

Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004

Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer në një tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin “Omonia”.

Luan Bërdëllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004

36-vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht në Athinë, u qëllua për vdekje nga një polic special. Në lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharë dhe ofenduar kërkon t’u bënte kontroll shqiptarëve. 36-vjeçari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kërkoi policit grek të mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kohë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Përveç qëndrimit të opinionit publik në Tiranë, në Greqi nuk pati asnjë reagim.

Vrasje për këngë shqiptare, 16 mars 2005

Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare. Sipas dëshmitarëve dhe shokëve të Ilirit vrasja është bërë nga badigardët e lokalit të cilët i kanë qëlluar shqiptarët që po festonin. Ndërkohë që policia greke serviri një tjetër motiv të vrasjes. Sipas saj shqiptarët kanë tentuar të vjedhin një motorr që ishte parkuar afër lokalit dhe personi që e goditi Frrokun ka qenë një turk.

Papulias anulon vizitën, Sarandë, 1 nëntor 2005

Dy vite më parë, incidentet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë shënuan nivelin më të lartë protokollar. Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të Shoqatës Çamëria kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë.

Vrasja e Edison Jahaj, Kretë, 1 janar 2006

Mbajtja e një bluze me flamurin shqiptar e një djaloshi nga Tepelena, në një bar ka qenë shkaku i një sherri mes shqiptarëve dhe grekëve në mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Rrethimo të Kretës. Por sedra e grekëve duket se ishte fyer keq, ndaj katër orë më vonë 7 prej tyre hynë me forcë në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeçari nga fshati Levan i Tepelenës u vra me 17 thika nga një grup grekësh. Autoritet helene e cilësuan si një vrasje raciste, ndërkohë në Tiranë, Parlamenti Rinor organizoi një seri protestash.

Shkolla greke në Himarë, 20 shkurt 2006

Hapja e shkollës së parë greke “Omiros” në Himarë ka sjellë jo pak debate mes politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të PBDNJ-së. Përurimi i shkollës u bë nga zëvendësministri grek i Arsimit dhe ai vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhënë ende lejen për ndërtimin dhe hapjen e saj. Më shumë se një incident ishte një keqkoordinim i punës së qeverisë. Pasi vetëm në muajin maj dha lejen për ndërtimin e saj, ndërkohë që hapja u bë në muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi politikanët të akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.

“Zhvarrimet në Kosinë”, Përmet, 5 qershor 2006

Zhvarrimet në Kosinë shkaktojnë incident diplomatik mes vendeve.
Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrë përsipër mbledhjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Por zhvarrimet ishin bërë dhe në varreza shqiptarësh dhe fshatra ku ushtritë greke nuk kishin kaluar kurrë. Policia shqiptare ndërhyri për të verifikuar eshtrat në kishën e fshatit Kosinë të Përmetit. Ndërkohë konsulli grek nuk lejoi që policia të hyjë në një objekt kulti. Ndërkohë prifti grek refuzoi të paraqitej në prokurori.

Kryebashkiaku falënderon greqisht, 25 shkurt 2007

Lojtarëve shqiptarë në Greqi, një fjalë e thënë në gjuhën amtare mund t’u kushtojë karrierën. Ndërsa në Shqipëri askush nuk ndalohet ta fshehë identitetin, madje edhe kur është një zyrtar i lartë shtetëror dhe me ligj i duhet të komunikojë në gjuhën zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano preferoi t’i falënderojë qytetarët e Himarës në gjuhën greke, edhe pse ata që e votuan ishin shqiptarë, duke shënuar në këtë mënyrë një incident.

Viedoja greke, 4 mars 2007


Një marsh urrejtjeje i kënduar nga ushtarët grek gjatë stërvitjes ka acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në internet, ndërkohë që teksti i këngës është botuar nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh”, ky ishte teksti i këngës raciste që shkaktoi reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që u bë nga zëvendësministri i Jashtëm grek.

Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007

Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrës Iraklis u ka kushtuar shumë shtrenjtë familjarëve të tij. Në ndeshjen Iraklis-Apollon Kallamaria, pas golit të Bushit, tifozët e Iraklisit kanë ushtruar dhunë mbi familjarët të cilët shihnin ndeshjen në stadium. Prindërit dhe bashkëshortja e futbollistit shqiptar janë goditur me grushte dhe shkelma për disa minuta. Familja e Bushit është detyruar të largohet me autobusin e skuadrës pasi forcat e rendit nuk mund të ndalonin turmën.

 Botuar në gazetën”Tiranaobserver”

Kthehu ne fillim

&

Çështja çame

ÇAMËRIA, NJË PLAGË E HAPUR NË ÇËSHTJEN TONË KOMBËTARE

  

Shkruan:Dr.Sylejman ABAZI

Tiranë, Janar 2007

___________________

Kemi nevojë për një politikë aktive në planin kombëtar

Opinionin shqiptar e shqetëson mungesa e karakterit dinamik të zhvillimeve strategjike në vend, të cilave ende nuk po u referohemi si duhet deri më sot. Disa dështime radhazi në politikat e ndjekura në këto 15 vjet kanë bërë që të mos administrohen drejt përpjekjet madhore të kombit shqiptar në rrugën e tij të zhvillimit. Me politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe të subjekteve të tjera në hapësirat shqiptare, në raport me kërkesat që shtrojnë për zgjidhje interesat kombëtare, shqiptarët ende mbeten të befasuar.

Kjo kohë e çmendur, e bazuar në “mençurinë” e atyre që e heqin veten të tillë, po injekton një psikologji të sofistikuar mbytëse gati antikombëtare, që po imponon heshtjen, nënshtrimin, ndjesinë e fajit pa faj, mënjanimin dhe mbylljen në vetvete të potencialeve të shumta patriotike, të cilat në momente të caktuara kanë synuar të bëhen një mbështetje e fuqishme me frymë kombëtare dhe një tregues real i fuqisë sonë kombëtare. Situatën në Shqipëri shpesh e kanë dominuar njerëzit populistë, militantë, avokatë mbrojtës të së keqes, duke u hapur rrugën pasojave dëmprurëse në mosmbështetjen e interesave kombëtare.

Në pamje të parë duket se kemi të bëjmë me një konstatim ekstrem. Por nuk është kështu. Kjo është e vërteta që vepron sot në realitetin shqiptar, e thënë nën zë, së cilës i ka ardhur koha të thuhet me zë të lartë e në gjuhën tonë shqipe.

Në këtë çështje delikate, tendenca duhet të synojë në formulimin saktë të mendimit filozofik shqiptar me frymë të thellë kombëtare, në kushtet e nevojës së integrimit shpirtëror, gjeografik, ekonomik e politik të popullsisë shqiptare, e cila sot jeton në kushte të pabarabarta dhe aspak të ngjashme me atë që ofron hapësira e saj kompakte etnike. Dinakëria në lojën politike, mungesa e qëndrimit unik dhe e kurajos për të zhvilluar një veprimtari politiko – diplomatike efektive e me dinjitet kombëtar, është sot “ngërçi” shqiptar, për të cilin sot ndihet shqetësim.

Në nivelet akademike e politike, mungon vizioni mbi të ardhmen e zhvillimit të Shqipërisë, duke e justifikuar këtë qëndrim me sllogane politike shterpë të servirura nga jashtë. Nuk mund t’i vihet faj historisë, ajo është kokëforte përballë ngjarjeve madhore, të cilat e kanë ndëshkuar rëndë kombin shqiptar në shekullin e fundit të ekzistencës së tij.

Interpretimi i saj në kushte të reja, ka sjellë rrezikun e sklerotizimit të memories historike, e aq më keq, kur kjo vërehet në qëndrimin e papranueshëm të insitucioneve përgjegjëse shqiptare. Por e vërteta nuk mund të ndryshohet as të trasformohet sipas interesave të kohës. Ajo nuk mund të mbulohet me pluhurin e harresës.

Çamëria është një plagë e hapur në çështjen tonë kombëtare

Ka ardhur koha që popullsia e Çamërisë, të marrë në dorë fatin e saj. Misioni i saj është një lëvizje e fuqishme e karakterit kombëtar, që nesër do t’ia dijë për nder e gjithë Shqipëria. Në këtë lëvizje të fuqishme është i nevojshëm aksioni politik, që potencialet e kësaj popullsie të mos keqpërdoren për interesa të ngushta politike, por për të mbrojtur dhe zgjidhur përfundimisht çështjen e Çamërisë.

Koha kërkon unifikimin e veprimtarisë politike dhe krijimin e një koalicioni të fuqishëm atdhetar, me frymë të thellë kombëtare, përballë politikës së gjenocidit dhe diskriminimit. Braktisja e kësaj çështjeje madhore nën efektet e veprimit të nacionalizmit agresiv ndaj interesave kombëtare, sot është parë që të mos njohin kufij, por ka ardhur koha që ato nuk duhet të njohin më as faljen e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë.

Populli shqiptar dhe vetë popullsia shqiptare e Çamërisë, do t’u duhet të shikojnë sot e në të ardhmen të gjitha alternativat për t’i dalë vetë zot fatit të tyre. Strategjia jonë Kombëtare nuk duhet të lërë shteg për asnjë detyrim pa detyrim ndaj nacionaliteteve intolerante të fqinjve tanë. Politika ka rolin e saj si në planin e progresit të çështjes ashtu edhe për zbehjen dhe shuarjen e saj.

Kjo është një përgjegjësi e madhe, përballë së cilës askush përveç politikës greke nuk guxon të dalë hapur, por hapësirat boshe në këtë politikë ende po shfrytëzohen nga qarqe shqipfolëse, të cilët në momente të caktuara e kanë braktisur çështjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë. Në këtë kontekst ka edhe probleme thelbësore, të cilat anashkalohen dhe është për të ardhur keq kur kjo ndodh në një kohë kur mbështetja mbarëpopullore nuk mungon.

Nuk shohim të dënohet gjenocidi grek mbi masakrën ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Nuk shohim një qëndrim të prerë për heqjen e “ligjit të luftës”.

Nuk shohim ngrirjen e ligjit të konsfiksimit të pronave çame.

Nuk shohim që shteti shqiptar të hapë problemin në planin e brendshëm, për të argumentuar në mënyrë shkencore të drejtën e pamohueshme të Çamërisë.

Nuk shohim që të ketë vullnet politik, por jemi përballur shpesh me braktisjen e çështjes çame dri në Parlamentin shqiptar. Politika dhe shteti shqiptar në shumë raste e kanë kompromentuar veten në faktet e pakundërshtueshme të ekzistencës së interesave utilitare të tyre të lidhura me politikën zyrtare greke dhe segmente të caktuara antishqiptare që veprojnë në shtetin fqinj.

Sot shqiptarët kanë nevojë për arsyen e shëndoshë të inteligjencies dhe patriotëve, të cilët duhet të vihen përballë në mbështetje të politikave pragmatiste që rekomandojnë dhe japin zgjidhje. Ata janë dhe mbeten promotori në mbështetje të shtetit ligjor të së drejtës, demokracisë si proces nëpërmjet ligjit, zhvillimit të elementëve të sigurisë kombëtare, të ekonomisë së zhvilluar, duke krijuar kështu në planin ideor të gjitha hapësirat për një frymëmarrje të plotë në mbështetje të vlerave të identitetit tonë kombëtar.

Ata duhet të vrasin frikën, të zgjohen, të organizohen, për të sjellë ndryshime thelbësore, të arrijnë të krijojnë rrugën e drejtë të mendimit progresiv, të veprimit aktiv në politikë. Ata kudo që janë, duhet të kontribuojnë maksimalisht, që në asnjë kohë të mos e ndiejnë veten të fyer dhe të përbuzur, përballë asaj që mund të ndodhë. Kjo nuk duhet të ndodhë as në trajtimin e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë, të cilët kanë kohë që janë zgjuar dhe kërkojnë liri dhe drejtësi. Një stratagjemë e tillë nuk po u ndodh vetëm shqiptarëve që kërkojnë, por Shqipërisë dhe kombit tonë.

Ka ardhur koha që hapur, përpara gjithë botës, shqiptarët duhet të tregojnë vullnetin e tyre, për të sotmen e të ardhmen, qëllimet dhe aspiratat e tyre, duke vënë përballë kufijve të bunkerizuar të mospranimit dhe anashkalimit, qartësinë politike dhe vendosmërinë atdhetare, drejt lirisë dhe pavarësisë kombëtare.

Është e papranueshme sot që politika shqiptare të dominohet nga sajdisja e epsheve të pushtetit dhe të parasë, dhe në teminologjinë e saj politike të mungojë koncepti mbi çështjen kombëtare dhe interesat e saj. Në lojën e pamoralshme të termave shterpë, nuk mund të fshihet realiteti shqiptar qoftë në Kosovë dhe në Çamëri. Shqiptarët sot janë një komb i copëtuar, që nuk kanë siguri për jetën, pronën dhe vendin e tyre.

Çdo interpretim formal i këtyre koncepteve, për të qenë brenda është hipokrizi politike dhe njëkohësisht një braktisje e interesave kombëtare në mes të ditës. Kush do ta pranojë këtë?

 

Pjesë të raportit të INAF mbi shkombëtarizimin e popullsisë çame

 

Politika zyrtare e shtetit shqiptar në sistemin komunist, duke qenë në izolim të plotë, nuk mund të bënte dot më shumë për çështjen e minoriteteve në Greqi, e veçanërisht për popullsinë çame të përtej kufirit. Në shtetin grek edhe pas gjenocidit të viteve 1944, vazhdonte represioni dhe masat shkombëtarizuese mbi shqiptarët, duke na dhënë një raport tronditës, të zbatuar me dhunë. Le t’i referohemi një raporti ndërkombëtar të Organizatës INAF, (Internacional Affairs Research Center).

Kjo është vetëm një pjesë e artikullit mbi minoritetet në Greqi, botuar në gazetën e kohës të kësaj organizate. “Akoma një minoritet tjetër në Greqi që mbahet i nënshtruar dhe është i destinuar të zhduket përbëhet nga ai me origjinë shqiptare. Si në rastin e turqve të Thrakës Perëndimore, maqedonëve dhe vllehëve, Greqia ka ushtruar presion të pabesueshëm mbi shqiptarët gjithashtu. Sado që të gjithë grekët e sotëm që njihen si "neogrekë" dhe deklarojnë që rrjedhin nga grekët e lashtë, në fakt janë një hibrid të këtyre të fundit me origjine maqedonase, shqiptare, vllehe dhe lindore.

Meqë ata kanë mësuar tani rreth "realitetit grek" nga burimet e tyre, intelektualë të Greqisë, që përbëhen nga njerëz me origjinë të ndryshme, të pranojnë rrënjët e tyre dhe të kryejnë kërkime mbi ato. Por kjo zemëron Kishën Ortodokse Greke dhe qarqet shoviniste, veçanërisht për zyrtarët e shtetit dhe shërben si një alibi për ta për të shtuar presionin e tyre.

Minoriteti shqiptar që jeton në Greqi përbëhet nga arvanitasit kristianë ortodoksë që jetojnë në krahinën e Korfuzit, Viotias, Fokiades, Hidras, Specas dhe Psaras, si dhe gjithashtu nga çamët myslimanë që jetojnë në Janinë dhe provinca të tjera fqinje në Greqinë Perëndimore. Arvanitasit ortodoksë janë bërë gjithashtu objekt i një politike asimilimi rrënjësore nga qeveritë greke. U ndalua perdorimi publik i gjuhës amtare dhe emrat shqip të vendeve u ndërruan me emra grekë.

Megjithatë, nga viti 1980, arvanitasit filluan të formojnë shoqata, të botojnë revistën “BESA”, gjithashtu libra, dhe të prodhojnë CD-ROM-e. Çamët shqiptare, nga ana tjetër, jetonin në zonën e shtrirë nga Janina, e cila i ishte shtuar territorit grek sipas Protokollit të Firences të 17 dhjetorit 1913, deri lart në Prevezë.

Gjendja e çamëve shqiptarë u keqësua kur qeveria e Metaksasë erdhi në fuqi në 1936: njerëz të mbledhur nga krahina të tjera u transferuan në këtë zonë me synimin për të ndërruar përbërjen demografike. Emrat e vendeve të banuara nga shqiptarët u ndërruan me emra grekë dhe mbizotëroi një politikë tiranie e karakterizuar nga arreste, internime, konfiskime pasurish etj.

 

Popullsia çame midis diskriminimit dhe realitetit

 

 Hija e dyshimit mbi një popullsi të martirizuar ka lënë pasojat e saj gjatë gjithë histroisë së dhimbshme të popullit çam. Nuk është rastësi psikologjia që rëndon sot mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë ndaj dyshimit dhe pabesisë, të cilat kanë qarkulluar rëndom në mjedisin shqiptar. Shkak është bërë dhunimi sistematik që i është bërë kësaj popullsie, duke i konsideruar “të ardhur”.

Një gjendje e tillë mbeti për shumë kohë e paragjykuar padrejtësisht, duke e pasur bazën psikologjike nga ajo çka kjo popullsi trashëgoi nën dhunimin dhe reperesionin e shtetit grek. Pabesia e grekëve ndaj popullsisë çame, solli edhe kundërreagimin me të njëjtën mënyrë, përballë politikave vrasëse, diskriminuese e shkombëtarizuese, të cilat lanë gjurmë të hidhura në karakterin e fortë por paqedashës të çamëve.

Autoritetet institucionale greke e kanë shprehur hapur dhe zbatuar me fanatizëm këtë qëndrim ndaj popullsisë çame për gati një shekull. Kjo trysni psikologjike me efekte të drejtpërdrejta në jetesën e popullsise çame, ka bërë që edhe vetë popullsia shqiptare e Çamërisë, myslimanë e ortodoksë, përballë stresit në përmasa vrasëse, me kalimin e kohës të mprehte më shumë vigjilencën, të përshtatej dhe të pozicionohej në mbrojtje të identitetit të saj kombëtare, duke iu përgjigjur qëndrimit grek në të njëjtën mënyrë.

Kjo ka qenë arma e tyre e vetme, përballë një realiteti dhune të dyzuar mes hijes së dyshimit dhe persekutimit sistematik moral e fizik. Zbatimi i parimeve jetësore të psikologjisë që dominonte në popullsinë shqiptare të Çamërisë, përballë situatës së rëndë të imponuar nga dallimet brenda saj në besimin fetar, nuk mund të gjente zbatim në Shqipëri, pas gjenocidit dhe shpërnguljes me dhunë. Në marrëdhënie me popullsinë shqiptare vendase, ajo do të pozicionohej, duke vlerësuar pritjen vëllazërore dhe stabilizimin e detyrueshëm të saj.

 

Vështirësitë e ambientimit në shtetin amë

 

 Në analizën psikologjike të kësaj situate, popullsia shqiptare e Çamërisë, me të mbërritur në Shqipëri, duke qenë e traumatizuar do t’i duhej shumë kohë të kuptonte se ishte në një mjedis tjetër. Kalvari i gjatë deri në vitet 1953, kur u dha në mënyrë kolektive dhe të detyruar shtetësia shqiptare, e detyroi këtë popullsi t’i nënshtrohej fatit të saj, me mendjen tek trojet e të parëve të tyre dhe përpjekjeve të mundimshme për t’u integruar në jetën shqiptare.

Megjithatë, nuk ishte e lehtë që në një kohë relativisht të shkurtëtr të ndryshoje situatën psikologjike brenda kësaj popullsie. Ajo mbeti e dominuar me traditën e jetës përtej vijës së kufirit, duke ruajtur brenda vetes atë të drejtë, për ta ndërtuar jetën e saj mbi bazën e situatës që la prapa në mënyrë të detyruar. Në shtetin amë kjo popullsi u ndesh me një sistem tjetër që e zhvishte atë nga prona dhe shumë elementë jetësorë që mbizotëronin në Çamëri. Ky ishte realiteti dhe kjo popullsi iu nënshtrua atij, sepse nuk kishte rrugë tjetër.

Nën efektet e një periudhe të gjatë gati gjysmëshekullore, popullsia çame në Republikën e Shqipërisë pati një rritje demografike në kufijtë e çerekmilionit, dhe vendosja e saj në hapësirat pranë bregdetit, nuk mund të kalonte pa reagime dhe pa pasoja në ndërtimin e marrëdhënieve të brendshme, pavarësisht se legjislacioni i kohës çdo shfaqje të diferencimit e dënonte.

Përballë realitetit kjo popullsi me kalimin e kohës u ndje e distancuar në përfaqësimin e saj në të gjitha institucionet shtetërore të shtetit komunist dhe në heshtje nuk e miratonte këtë trajtim. Shenjat e mosbesimit shpesh detyronin mjaft qytetarë çamë të fshihnin dhe identitetin e tyre në mjedisin social shqiptar. Kjo situatë në shtresa të caktuara konfiguronte në hije një hapësirë të panevojshme dhe memece të një psikologjie antiçame, të qëndrimit të diferencuar ndaj tyre, duke pasur në bazën e tij qëndrimi pabesinë dhe dyshimin reciprok.

Pavarësisht se kjo situatë nuk ndikonte në krjimin dhe mbajtjen gjallë të ndërgjegjes kombëtare të popullsisë së re çame, e cila shkonte dita- ditës në rritje, ajo mbetet një hapësirë veprimi e pafalshme, e cila me rrjedhojat dhe pasojat e saj bëri që kohë pas kohe hija e dyshimit të çonte para ndëshkimit për shkak të ndërgjegjes një pjesë të inteligjencës çame, që e shikonte çështjen jashtë korrnizave politike që dominonin në atë kohë në shtetin e izoluar shqiptar.

 

Është një kohë tjetër që kërkon veprim aktiv

 

Popullsia shqiptare e Çamërisë, me kalimin e kohës në kushtet e vështira ekonomike që kalonte shteti shqiptar u ndje në vështirësi, duke përballuar në të njëtën kohë edhe traumatizimin e rëndë të pësuar nga gjenocidi grek dhe largimi me dhunë nga vatrat e tyre stërgjyshore. Në rreth pesë dekada, popullsia shqiptare e Çamërisë, pavarësisht nga kushtet lehtësuese që ofronte shteti komunist, ajo mbeti një popullsi e distancuar, e cila me vështirësi arriti të integrohej në jetën e vendit dhe të përfshihej në elementët veprues të ndërgjegjes kombëtare.

Ndryshimet demokratike në Shqipëri sollën edhe ndryshimin në trajtimin e çështjes çame. Psikologjia e distancimit pas 15 vjetësh nuk shihet të veprojë më, sepse tani popullsia çerekmilionëshe çame është e përfaqësuar nga institucionet e veta politike, patriotike dhe atdhetare, dhe ndjek me këmbëngulje misionin e saj kundër padrejtësive historike që i janë bërë. Ajo është vënë totalisht në lëvizje për të sensibilizuar faktorin politik vendas dhe atë ndërkombëtar për të fituar të drejtat e saj të mohuara me dhunë.

Tani është një kohë tjetër. Barrierat i izolimit janë kapërcyer dhe angazhimi i shtetit shqiptar në të gjitha konventat dhe marrëveshjet që garantojnë liritë dhe të drejtat e njeriut ka lejuar institucionet përfaqësuese dhe vetë popullsinë shqiptare të Çamërisë të ngrihen në këmbë për të fituar të drejtën e qytetarisë në vatrat e të parëve të tyre. Popullsia shqiptare e Çamërisë, është një popullsi vitale, që gëzon dhe shfaq të gjitha cilësitë dhe veçoritë etno- kulturore dhe psikologjike të identitetit kombëtar shqiptar.

Por ende edhe në këto kushte ndihet diskriminimi ndaj zërit të tyre të arsyes, për të fituar të drejtat e mohuara. Loja politike në të dy anët e kufirit duke vënë në balancë interesat e marrëdhënieve sa për sy e faqe, bëjnë që vetë çështja çame të pësojë luhatjet e saj të imponuara. Të flasim për një moment me gjuhën e raporteve ndërkombëtare.

 

Raporti i UNHCR-së mbi Çamët

 

Përsëri po sjellim pjesë të një dokumenti të pasviteve ‘90, ku ndihet qartë se çfarë ndodh me shqiptarët çamë në Greqi dhe se si marrëdhëniet midis dy sheteteve njohin hera-herës ftohtësinë e tyre për këtë çështje. Edhe në këtë rast nuk flitet me gojën e shqiptarëve që ata të paragjykohen për njëanshmëri, por me gjuhën e ndërkombëtarëve.

Data 15 dhjetor 1993. Tema: Shqipëria, situata e çamëve. Dhënë nga Zyra e Dokumentacionit mbi Refugjatët, UNHCR, Gjenevë Fjalë kyçe: Shqipëri, Greqi, Grupe kombëtare dhe etnike, myslimanë. Ka shumë pak informacione mbi çamët në burimet e publikuara në dispozicion të Qendrës për Dokumentacionin mbi Refugjatët.

Në seksionin e marrëdhënieve me jashtë në përmbledhjet e përgjithshme të saj, Gazeta e Europes Lindore thotë që Tirana kërkon që Greqia të rehabilitojë myslimanët shqiptarë çamë, që u dëbuan nga Greqia mbas Luftës së Dytë Botërore për bashkëpunim me pushtuesit italianë dhe t'u japë mbrapsht tokat nga Greqia e Veriut, të cilat u shpronësuan në dëm të çamëve.

Athina tha që nuk ka asgjë për të diskutuar aty. (!) (Përveç kësaj)... “Albanian misgiving over Greek intentions are reinforced by Greek high — handedness”, siç ndodhi në 2 gusht 1992, kur hierakia e Kishës Ortodokse Greke i ngeci me dredhi në mënyrë të njëanshme Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare si kryepeshkop, (një emërim i anuluar me shpejtësi nga shqiptarët) (10 gusht 1992,3)(!). Në kapitullin e minoriteteve etnike në Greqi, Grupi i të Drejtave të Minoritetit u referohet çamëve si më poshtë: “Ndërsa ka mjaft komente për gjendjen e minoritetit grek në Shqipëri, ekziston shumë pak informacion për sa i përket minoritetit shqiptar që ngeli në Greqi mbas themelimit të shtetit shqiptar më 1913”.

Dhe më poshtë: “Pjesa më e madhe e këtyre shqiptarëve ishin ortodoksë, sadoqë atje kishte çamë shqiptarë myslimanë në Greqinë e Veriut deri mbas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës pushtuesit italiane bënë orvatje për të shfrytëzuar çamët kundër grekëve dhe si rezultat ndodhi një reagim i ashpër kundrejt tyre mbas luftës dhe më të shumtët u drejtuan për në Shqipëri si dhe u dogjën dhe xhami (Ballkani: Minoritet dhe Shtete në Konflikt,1991,f.189).

Në një intervistë telefonike, zëdhënësi i Gazetës së Europës Lindore deklaroi që çamët, si shqiptarë etnikë dhe myslimanë, nuk janë në konflikt me qeverinë shqiptare ose me shumicën myslimane të vendit. Në qoftë se rezulton ndonjë vështirësi, ajo ka mundësi të haset si rezultat i kthimit të çamëve te Kisha Ortodokse Greke, e cila donte t'i vinte ata në kontekstin më të madh të grekëve etnikë në Shqipëri, çështje midis Shqipërise dhe Greqisë (15 dhjetor 1993). Ju lutemi shikoni artikujt relative për këtë cështje nga Raporti Kërkues i RFE/RL (The RFE/RL Research Report) dhe nga Gazeta javore “Gardian” (The Guardian Veekly). Për më tepër informacion përreth tensionit midis dy vendeve, ju lutemi shikoni Shqipëri - Greqi (Epiri i Veriut) i seksionit nga Konflikte Kufitare dhe Territoriale (Border and Territorial Disputes,1992,pp.3-7).

Ne po vendosim gjithashtu seksionin Greqia dhe minoritetet e saj e Shqipëria e minoritetet e saj, nga libri i Grupit të të drejtave të Minoritetit (The Minority Rights Group book) “Rekomandimet”: Border and Territorial Disputes, 3rd edition, Albania - Greece (Northern Epirus), Longman, Harlov, 1992 Eastern Europe Nevsletter, Albania: A General Briefing, 10 August 1992 Eastern Europe Neësletter, telephone interviev vith spokesman, 15 December 1993 The Guardian Ueekly, Albanian's ethnic melting pot threatens to boil over, 11 July 1993 Minority Rights Group, The Balkans: Minorities and States in Conflict, London, 1991 RFE/RL Research Report, Vol. 2, No. 33, Albanian-Greek Relations: The Confrontation Continues, 10 August 1993. 

Ndërsa në një pjesë të raportit të UNPO thuhet: Deri tani qeveria greke nuk bie dakord të hyjë në dialog për sa i përket problemit çam me përfaqësuesit ligjorë të popullit të Çamërisë. Ndërsa qeveria greke nuk i lejon çamët e dëbuar të vizitojnë Çamërinë dhe vëllezërit e tyre atje për të shprehur identitetin e tyre, prandaj ata kërkojnë që qeveria greke të njohë realitetin historik të problemit çam dhe të punojë seriozisht që të japë një zgjidhje të drejtë e të plotë.

Duhet të mbështeten kërkesat e ligjshme të çamëve dhe të aktivitetit të tyre, i cili synon të zgjidhë problemin e tyre në rrugë demokratike. I bëhet thirrje komunitetit ndërkombetar të njohë të drejtat e popullit çam, duke përfshirë: 1. Riatdhesimin e popullit çam në atdheun e tyre; 2. Të drejtën e popullit çam të rifitojë pronat e tij; 3. Të gjitha të drejtat ndërkombëtare që burojnë nga dokumentet dhe kartat ndërkombëtare. (Zyra e Sekretarit të Përgjithshem Java straat 40A 2585 AP Hage Hollandë) (Zyra e Koordinimit në Amerikë 444 North Capitol St Suite 846 Uashington DC 20001-1570 Amerikë) Të drejtat ekskluzive të përkthimit nga anglishtja i ka Big - Albania. Materiali mund të merret vet n.q.s. vendoset burimi i tij. “La Chameria”, “Camëria”.

Sot njihemi me një mori dokumentesh të kësaj natyre, të cilat shprehin hapur se një problem, tashmë është shtruar për zgjidhje dhe ai nuk ka më kthim prapa. Bllokimi i tij nuk mund të bëhet kurrsesi në mënyrë të njëanshme.

 

2. MARRËDHËNIET SHQIPTARO – GREKE TË MBRASURA ME HIPOKRIZI POLITIKE

 

Çamët nuk do të lejojnë që çështja e tyre të përdoret si pretekst

 

Efektet e kundërta politike të opsioneve në mjedisin shqiptar, shpenzojnë kohën dhe stimulojnë një diversitet filozofik të palegjitimuar dhe pa rezultat brenda faktorit politik shqiptar. Kjo krisje politike ka dhënë efektet e veta negative si në rastin e statusit të Kosovës edhe në trajtimin në mënyrë të njëanshme të problemeve të popullsisë shqiptare të Çamërisë, të shpërngulur me dhunë nga trojet e veta etnike.

A duhet të bashkojë mendimin dhe energjitë politika shqiptare për këto çështje madhore, të cilat mbeten interesa kombëtare prioritare? Mungesa e vullnetit politik për t’u angazhuar seriozisht në opsionet e zgjidhjes së pranueshme, nën frymën e standardeve evropiane, shpesh as formalisht nuk gjen mbështetje institucionale, megjithëse në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë parashikohet qëndrimi parimor për “…aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar”.

Brenda kuadrit juridik të saj, nuk mund të pranohet përjashtimi edhe kur kemi të bëjmë me Kushtetutën e vendit, për të mos bërë as më shumë e as më pak, por aq sa kërkohet. Situata që mbizotëron sot sjell në kohën dhe hapësirën e saj nevojën e trajtimit dhe të ritrajtimit të disa çështjeve madhore, hapur, pse jo dhe të debatuara, duke i dhënë mundësinë dhe mbështetjen zgjidhjeve të domosdoshme në interes të kombit shqiptar.

Mbështetur në të drejtën e tyre kushtetuese, popullsia shqiptare e Çamërisë kërkon të rikthehet në trojet e veta dhe të përfitojë gjithçka që i garantohet në dokumentet ndërkombëtare të së drejtës dhe lirisë. Është një problem me të cilin do të merremi në vazhdim të këtij trajtimi special, për të bërë një ndërthurje racionale midis historisë dhe realitetit, midis vetë parametrave që shfaq sot politika në të dy anët e kufirit dhe pasojave që përjetojnë shqiptarët në të gjithë hapësirën e tyre të jetesës.

Por nuk është ky qëllimi në këtë analizë. Historia me pasojat e saj mbart brenda vetes pasoja të reja, të cilët në mënyrë shkakësore krijojnë tensionet e përhershme në marrëdhëniet midis dy shteteve. Sot qeveria greke nuk ka vullnetin të deklarojë institucionalisht, se nuk ka pretendime territoriale ndaj hapësirave etnike shqiptare dhe se gjendja e luftës nuk qëndron.

Në këndvështrimin analitik të qëndrimit politik grek ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk do pranonim të humbisnim në thellësinë e morisë së fakteve të shumta historike, të cilat e vërtetojnë këtë, por në pasojat e tyre sot, të cilat kanë bindur opinionin e emancipuar të brendshëm dhe atë ndërkombëtar se hipokrizia në politikën greke është e instaluar në qëndrimin institucional, dhe asaj nuk do të mund t’i bëhet iso pambarimisht.

 

Marrëdhëniet shqiptaro – greke, mbartëse të hipokrizisë politike

 

Thonë se politika nuk e njeh moralin, por ajo është një administrim i realiteteve që lindin. Edhe kështu mund të jetë, por gjithmonë do të varet se për çfarë lloj morali mund të bëhet fjalë brenda saj. Nëse do të pranonim anën negative të konstatimit, atëherë politikën me plot gojën do ta konsideronim si pjesën amorale të veprimtarisë shoqërore, e cila nuk do të kalonte kaq lehtë në gjykimin e vetë shoqërisë.

Por realiteti i marrëdhënieve Shqipëri – Greqi do të diskutohet edhe në këtë prizëm për një fakt të thjeshtë, sepse e kemi thënë edhe më parë që ndërhyrjet e paprincipta të politikës kanë bërë që këto marrëdhënie të baltosen hera- herës në emër të popujve.

Çfarë ka ndryshuar në marrëdhëniet midis dy shteteve, veçanërisht pas zhvillimeve demokratike në Shqipëri? Në planin dypalësh të këtyre zhvillimeve ka pasur një progres, në pamje të jashtme me përmbajtje institucionale. Si një shtet anëtar i BE-së dhe i NATO-s, Greqia është vlerësuar nga politika shqiptare edhe në kushte të disfavorshme për të. Ka një sërë dokumentesh që plotësojnë detyrimet dypalëshe në kuadrin e fqinjësisë dhe të marrëdhënieve reciproke në rajon.

Ekziston një traktat miqësie, një marrëveshje dypalëshe për marrëdhëniet ushtarake, ka marrëveshje ekonomike, kulturore etj, të cilat kanë krijuar terren për reflektime të dyanshme mbi perceptimet në të kaluarën e përbashkët historike. Nëse është “lëshuar pe” nga Republika e Shqipërisë, nuk është parë një qëndrim i sinqertë nga pala greke, duke ndier edhe një herë pabesinë helene në qëndrimin e njëanshëm në shumë drejtime.

Marrëdhëniet shqiptaro – greke në kohë, kanë njohur më shumë dimër politik sesa kohë të mirë, por kjo është mbuluar njëanshmërisht prej “tolerancës” shqiptare, me merakun se nuk është e udhës të acarohen mërrëdhëniet me fqinjin jugor. Nuk kemi të drejtë të akuzojmë e as të paragjykojmë, por kemi të drejtë të analizojmë me mendje të ftohtë shkaqet e thella historike, që kanë çuar në pasojat e këtij qëndrimi të kamufluar e arrogant, në çdo rast, kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve, sepse interesat greke në Shqipëri asnjëherë nuk janë diskutuar.

Në periudhën e pas viteve ‘90 marrëdhëniet midis dy shteteve kanë pasur zhvillimet e tyre, por ato janë lëkundur në ecejaket e përplasjeve të herëpashershme, të cilat kanë çuar në rritjen e presionit politik dhe ekonomik të Greqisë ndaj Republikës së Shqipërisë. Pas viteve 97-të këto marrëdhënie kanë njohur një rritje të vrullshme, veçanërisht në investimet greke në fushën bankare, të telekomit dhe në degë të tjera të zhvillimit strategjik të ekonomisë shqiptare.

Këtë ata, (grekët) ua dinë për nder mjaft politikanëve me peshë në qeverisjet socialiste, të cilët këmbët i kanë pasur në Tiranë dhe kokën në Athinë. Dashuria socialiste për Athinën, nuk i ka penguar funksionarët e lartë të shtetit grek, që hera- herës, t’ua lënë insitucioneve shqiptare “dopio gjashtën” në dorë dhe shpesh Tirana zyrtare problemet i ka kaluar në heshtje.

Këtë bëri edhe presidenti i Greqisë në vizitën e tij në Republikën e Shqipërisë, ku pavarësisht respektit dhe kurajos së Presidentit Shqiptar, ai me arrogancë deklaroi se “çështja çame nuk ekziston”. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me qarqe ekstremiste, të cilat në një farë mënyre do ta justifikonin politikën greke nga lajthitja. Jo, në raste të tilla protagonistë kanë qenë personalitetet më të larta të shtetit grek, dhe kjo tashmë nuk shkakton më çudi. Kjo është politika greke, e dhunshme, arrogante, arkaike dhe e mbarsur me ideologji fetare. Do të ndodhin edhe këto, sepse populli ynë thotë, “ç’të mbjellësh, do të korrësh”.

 

“Haraçina” dhe “Kondova” pjesë e planit të sofistikuar grek

Strukturat shtetërore shqiptare jo rrallë janë befasuar nga përplasja me realitetin edhe kur e kanë parë veten ngushtë e pa rrugëdalje. Mediat shqiptare janë “çarë më dysh” për shumë skandale që kanë implikuar funksionarë shqiptarë dhe politikën greke të përtej kufirit, dhe “çuditë” greko-shqiptare kanë pasur vlagë vetëm “tri ditë”.

Kjo ka ndodhur me veprimtarinë e dyshimtë të kompanive celulare greke në Shqipëri, në rastin e veprimeve të ish- ministrit të Mbrojtjes, Majko, për Bishtin e Pallës dhe skrapet e tankeve shqiptare e shumë raste të tjera, të cilat mund të ishin edhe probleme të detyrueshme për Parlamentin shqiptar. Por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk shpresohet të ndodhë ndonjëherë me situatën që trashëgojmë.

Në morinë e planeve antishqiptare të segmenteve politike greke po i referohemi një situate me shtrirje në kohë, e cila pasojat i shkarkoi përsëri mbi shtetin shqiptar. Një skenar domethënës i sofistikuar që duhet denoncuar. Po marrim përçapjet me angazhime deri politike, të cilat janë bërë për rrugëkalimin e kompleksit “Ambo” në territorin shqiptar me pikën e saj fundore, qytetin e Vlorës. Edhe këtu kemi të bëjmë me një strategji të sofistikuar, e cila bind këdo se është duke u realizuar sipas një bashkëpunimi më të gjerë të Athinës me Shkupin, Beogradin dhe më tej. Disa janë drejtimet kryesore të këtij plani.

Së pari: Shpallja e zonës shqiptare në Maqedoni, si një zonë e pasigurt me natyrë terroriste. Kjo ka ndodhur duke e shtrirë veprimtarinë që në vitin 2003. Në Maqedoninë Perëndimore kanë ndodhur në tri raste ngjarje që janë komentuar si terroriste, me “autorë” shqiptarët etnikë. Ngjarjet në Haraçinë dhe dy herë në Kondovë nuk janë një rastësi. Në rastin e Haraçinës, aq u amplifikua lëvizja e “terroristëve” shqiptarë, sa përballë një grupi mjeranësh prej 6 vetësh, presidenti dhe qeveria në shtetin maqedon shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe çuan në këtë hapësirë ushtrinë(!)

Edhe në rastin e Kondovës “terroristët” shqiptarë etnikë “rrezikuan” seriozisht rendin kushtetues në Maqedoni. Pas këtyre ngjarjve të bujshme, “kryeterroristi” shqiptar që “tmerroi” maqedonasit, lëvizi i lirë në mes të Shkupit dhe biles kandidoi për deputet i PDSH-së në fushatën zgjedhore të vitit 2006. Objektivi i parë u realizua me sukses. Ata që paguan miliona euro dhe “gatuan” Haraçinën dhe Kondovën, financuan për të zbatuar një pjesë të planeve antishqiptare.

Së dyti: Nxitja e protestave popullore në qytetin e Vlorës. Edhe kjo veprimtari është kryer në të njëjtin hark kohor, duke marrë pas vetes shumë qytetarë vlonjatë dhe më gjerë, me pretendimin se do t’i bëhej një dëm i madh turizmit në zonë. Pavarësisht së vërtetës që ka brenda ky reagim qytetar, rezultatet e tij shkuan në favor të planit të sofistikuar grek. Qeveria shqiptare u vu përballë qytetarëve të saj duke iu krijuar një situatë e pazakonshme dhe e panevojshme.

Së treti: Në financimet dhe investimet e qeverisë shqiptare dhe donacioneve të huaja, u vu prioritet përfundimi në kohë të shkurtër i aksit rrugor Durrës – Qafa e Thanës si pjesë e Korridorit 8-të. Bukur fort. Ndoshta nën miratimin e vetë qeverisë shqiptare (!) firmat ndërtuese u përzgjodhën greke dhe maqedonase, të cilat kishin marrë për detyrë të zvarrisnin qoftë edhe një vit dorëzimin e pjesëve të këtij korridori.

Kush i joshi dhe i pagoi ato për këtë mision?! Këtë duhet ta shpjegojë dikush tjetër në qeverinë socialiste të kohës(!) Opinioni shqiptar atëherë është njohur me “pretekstet” e firmave, deri në “braktisje të punimeve”, me grevat e punëtorëve dhe shumë peripeci të tjera, të cilat në fund të fundit arritën të plotësonin misionin e tyre.

Së katërti: Në krahun tjetër intensifikohen investimet greke për plotësimin e korridorit rrugor që del në Igumenicë. Rritja e tempeve të punës duke shfrytëzuar zvarritjet në Shqipëri e nxorën këtë drejtim shumë kohë më përpara në objektiv përballë situatës kaotike në Shqipëri. Dhe së fundi, këmbëngulja e qeverisë greke që “Ambo” të kalonte në territorin e saj, nuk është një fenomen që nuk mund të bier në sy. Kush qëndron pas këtij plani afatgjatë në dëm të ekonomisë shqiptare? Edhe këtë dikush duhet ta shpjegojë për opinionin shqiptar.

 

Metoda e “shkopit dhe karrocës”

 

 Qëndrimi politik grek nuk mund të shkëputet nga e kaluara historike dhe mendësitë e vjetra arkaike. Ka shumë arsye për të mbajtur një qëndrim të tillë. Frika greke është e lidhur me të kaluarën e errët të qëndrimit të tyre antishqiptar, por tashmë e lidhur më shumë me të tashmen dhe me të ardhmen e marrëdhënieve. Pse?

Këtë politikanët grekë e dinë fort mirë. Për këtë ata kanë nxjerrë nga sënduqet e vjetra filozofi të mbrapshta, arkaike si ajo e “Vorio – Epirit”, “megalidhesë”, “tradhtisë” çame etj. për t’i vënë shqiptarët në situata të disfavorshme. Metoda e sulmit, si mbrojtja më e mirë, është një qëndrim strategjik, që ka hapur dhe do të hapë probleme në marrëdhëniet ndërshtetërore. Shqiptarët sot ndihen përballë turravrapit të pandalshëm të megalidhesë dhe mbështetësve të saj.

Duke marrë shkas nga vulgarizimi i qëllimshëm e i herëpashershëm i çështjes së të drejtave të çamëve të shpërngulur me dhunë, detyrohemi të shprehim hapur mendimet dhe opsionet, për të mundësuar pse jo, debatin intelektual në hapësirën shqiptare dhe atë greke mbi çështje të tilla të rëndësishme. Ekziston bindja se larg politikave arkaike me frymë shovene, në mjedisin grek ka mjaft njerëz të ndershëm që e shikojnë me dyshim dhe pse jo, nuk miratojnë qëndrimin politik të shtetit të tyre.

Kjo pjesë e shëndoshë e mjedisit grek janë të interesuar për fqinjësinë e mirë midis dy popujve, dhe fakti që ata pas viteve ‘90 u hapën dyert emigrantëve shqiptarë dhe kanë mundësuar që ata të integrohen në jetën greke, është treguesi më i mirë se faji rëndon mbi segmentet politike, popujt duan paqe dhe bashkëjetesë.

Është parë e kuptuar se politika greke ndaj Shqipërisë punon në dy drejtime, duke përdorur metodën “e shkopit dhe të karrocës”. Konformiteti i politikës zyrtare greke, e cila shfaqet në sytë e Evropës, sikur nuk ka lidhje me qarqet shoviniste greke, dhe se gjoja nuk ka asnjë pretendim ndaj territoreve shqiptare, është i karakterit paradoksal.

Kjo ndodh në një kohë që qeveria greke, nuk ka kurajo të kërkojë falje për gjenocidin e ushtruar në shpërnguljen me dhunë ndaj shtetasve të saj me kombësi shqiptare, banorëve autoktonë të Çamërisë, në muajt qershor – korrik të vitit 1944. Kanë kaluar 61 vjet nga kjo masakër, duke e kthyer popullsinë çame në refugjatë të Luftës së Dytë Botërore, e cila edhe sot e kësaj dite vazhdon të banojë në Republikën e Shqipërisë me shtetësi të mohuar.

Kjo padrejtësi njerëzore nuk është dënuar nga institucionet kundër krimeve të luftës, por përkundrazi, Parlamenti dhe qeveritë greke kanë marrë një sërë masash ligjore kundër të drejtave të popullsisë çame në vendin e tyre. Sot kriminelët grekë, fajtorë të masakrave mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë me nënshtetësi greke, janë shpallur heronj të kombit grek.

Emrin e kriminelit Napoleon Zervas, sot e mban një nga rrugët kryesore të Janinës dhe bustet e tij janë vendosur në disa qytete, që nga Igumenica deri në Athinë. Me urdhrin e tij janë vrarë e masakruar me mijëra gra, fëmijë, pleq e të lënduar gjatë gjenocidit në Çamëri, me qindra e mijëra të vdekur gjatë shpënguljes me dhunë.

Politika greke vazhdon strategjinë e saj, jo mbi bazën e një politike të re të standardeve qytetare, por si një vazhdimësi e politikës tradicionale, e cila buron nga filozofia e megalidhesë. Institucionet greke po i drejtohen tapive dhe hipotekave për të fshirë çdo gjurmë të ekzistencës së problemit çam. Kjo është e turpshme dhe antiligjore.

Për shumë arsye grekët kanë sajuar një “casus – beli”, një pretekst lufte, duke lëshuar “brezin” pas tyre. Ata mezi presin që shqiptarët ta shkelin këtë brez. Ndërkohë që masakra që është bërë në jug në vitin 1997, deri tek shkatërrimet e ekonomisë dhe të strukturave të sigurisë sonë kombëtare, kanë qenë një valë e nisur nga kufijtë jugorë të Shqipërisë, nën maskën e gjoja filogjeve, por që në të vërtetë ishin të kamufluara nën hijen e institucioneve shtetërore dhe shërbimeve sekrete të interesuara për këtë shkatërrim masiv.

Ka shumë denoncime në mediat shqiptare ndaj shkeljeve të ligjeve shqiptare të bizneseve të fuqishme greke në Republikën e Shqipërisë, dhe përsëri avazi vazhdon. Këtë e dinë mirë edhe disa politikanë shqiptarë. Rafishatat e politikës së sotme greke, sado që tentohet distancimi nga qarqet e caktuara shoviniste, ato janë të pranishme në qëndrimin institucional të shtetit grek. Gjatë vizitës së ish- kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në Athinë, kur ai ngriti çështjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë, ish- kryeministri grek socialist Simitis, e kundërshtoi atë, duke shfaqur qëndrimin zyrtar se “…çështja çame nuk ekziston dhe për Greqinë, kjo çështje është e mbyllur ”.

Edhe ky lloj “sinqeriteti” qeveritar është i nevojshëm, pasi ai nuk e distancon as një kryeministër të shtetit helen nga qarqet shoviniste greke. Duke u mbështetur në të vërtetën historike, në fakt ka shumë arsye që politika greke ndaj Republikës së Shqipërisë duhet të shfaqë një lloj tjetër qyetarie dhe sinqeriteti dhe të japë shanse për të besuar se ajo është një politikë e civilizuar dhe demokratike.

Politika greke vazhdon strategjinë e saj, jo mbi bazën e një politike të re të standardeve qytetare, por si një vazhdimësi e politikës tradicionale, e cila buron nga filozofia e megalidhesë. Institucionet greke po u drejtohen tapive dhe hipotekave për të fshirë çdo gjurmë të ekzistencës së problemit çam. Kjo është e turpshme dhe antiligjore.

 

Reagimi me frymë miqësore, virtut i njerëzve të emancipuar

 

Parlamenti dhe qeveria greke nuk kanë vullnetin dhe dëshirën të kërkojnë falje në mënyrë institucionale, duke mësuar e respektuar prej qëndrimit të shtetit gjerman sot, i cili me kurajo e qytetari u kërkoi falje popujve të Evropës për fatkeqësitë e shkaktuara nga fashizmi gjerman në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Politika e sotme u bën akoma iso qëndrimeve kriminale të shovinistëve grekë, të cilët të frymëzuar nga ndjenjat nacional – fetare, realizuan spastrimin etniko – fetar të popullsisë çame nga trojet e veta. Pretendimet ndaj shqiptarëve janë të pabazuara dhe të sajuara në mënyrë të njëanshme.

Akuza se kjo popullsi ishte “bashkëpunëtore e gjermanëve”, është një pretekst, që justifikon të vërtetën e gjenocidit kriminal grek me përmasa të spastrimit etnik dhe shkombëtarizimit. Nën veprimet gjakatare të korparmatës së 10-të të gjeneralit famëkeq Napoleon Zervas, shteti grek realizoi me vepra spastrimin etnik të Çamërisë.

Politika e sotme greke, më parë se t’i qëndrojë besnike akuzës ndaj popullsisë çame - myslimane, si bashkëpunëtore e fashizmit, duhet të nxjerrë përfundime prej pasojave të politikës fashiste të regjimit të Metaksait në periudhën e paraluftës, e cila me filozofinë e mbrapshtë të dominuar nga psikologjia e mosbesimit dhe ndëshkimit masiv, ndërmori masa drastike diskriminuese, duke kryer internimin total të meshkujve çamë myslimanë mbi moshën 15 vjeç, e duke i degdisur ata në burgjet e ishujve Hio dhe Medinina, në kufi me Turqinë.

Qeveria Metaksa, nga njëra anë mobilizoi nën armë 1500 djem çamë në dispozicion të frontit të luftës italo – greke, dhe nga ana tjetër u internoi atyre pjesëtarët meshkuj të familjeve të tyre. Ky mosbesim ndaj popullsisë çame myslimane solli pasoja të rënda në psikolgjinë e saj. Janis J. Sharras, banor në Igumenicë, autor i botimit “Historike dhe Popullore Folklorike”, krahina e Igumenicës, 1500 – 1950, botuar në Athinë në vitin 1985, i cili ka vëzhguar nga afër ngjarjet thekson: “...Vendimi se shqiptaro - çamët do të bashkëpunonin patjetër me italianët, bazohet vetëm në hipoteza”.

“Por edhe sikur të ndodhte kjo, - vazhdon Sharras, - bashkëveprimi do të ishte i kufizuar dhe do të kishte formën që gjeti edhe në pjesën tjetër të popullsisë greke. Mos vallë nuk u gjendën grekë, të cilët u përpoqën t’i bashkangjitnin Bullgarisë e Rumanisë pjesë nga atdheu ynë? Mos vallë nuk u gjetën grekë, të cilët bashkëpunuan me pushtuesin dhe vepruan në dëm të helenëve, duke plaçkitur, shtrënguar, vrarë, djegur, e shkretuar. Mos vallë, nuk u gjendën helenë dhe nuk u bënë tradhtarë e spiunë?”

Analiza dhe qëndrimi kritik ndaj së kaluarës, e cila mbart mbi vete pasojat e kohës që jetojmë, është një qëndrim i munguar, që kërkon vullnet politik. Njeriu fisnik di të kërkojë falje dhe di të falë.

 

3 POPULLSIA SHQIPTARE E ÇAMËRISË REAGON PËR TË DREJTAT E SAJ

 

Presioni grek mbi politikën shqiptare

 

Pakënaqësia e Athinës sa herë që është ngritur çështja çame, ka qenë e dukshme dhe ajo me ndikimin e saj të organizuar, ka vënë nën presion politikën shqiptare. Kjo ndodhi edhe në rastin e rrëzimit të projektrezolutës çame në Kuvendin e Shqipërisë. Heshtja e Qeverisë Shqiptare dhe hedhja poshte e këtij dokumenti nuk ka nevojë për komente.

Duke ndjekur rrugën institucionale, SHPA “Çamëria” në vitin 2004, themelon Institutin për çështjen çame, duke u dhënë hapësira të reja tërë intelektualëve: historianë, juristë, publicistë dhe politikanëve shqiptarë, për trajtimin e mëtejshëm juridik të zgjidhjes në rrugë demokratike të të drejtave të popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Pavendosmëria dhe shurdhëria politike e institucioneve shqiptare vlen të analizohet thellë në sfondin e mosvlerësimeve të pajustifikuara që u bëhen interesave kombëtare të popullit shqiptar. Frika e pranisë dhe e shtrimit të problemit çam, i cili nuk ka se si të anashkalohet në marrëdhëniet dypalëshe ka sjellë në vëmendje një qëndrim që shpesh shkakton habi në opinionin shqiptar. Nga të dy palët hidhen “hapa të kujdeshëm” për të mos shkaktuar acarimin e marrëdhënieve, dhe më e dukshme kjo nga pala shqiptare. Edhe në rastin e skandalit në përmasa të mëdha mbi zhvarrimet në Përmet bën përshtypje qëndrimi i Majkos në emër të PS-së. “Problemi, sipas tij, duhet të trajtohet me kujdes që të mos lëkundë marrëdhëniet midis dy shteteve”.

Për ironi të fatit, përballë fytyrës së krimit që mban vulën e priftërinjve ortodoksë dhe të funksionarëve të diplomacisë greke, zotin Majko na e shqetësojnë shumë ruajtja e marrëdhënive me Greqinë. Politikanë si puna e zotit Majko, i cili në funksionet e tij ka bërë gjithçka për të “qetësuar” grekët, deri në përfshirjen në skandalet e korrupsionit me pasurinë e ushtrisë shqiptare, sot bëjnë patriotin pa qenë në asnjë qelizë të tillë.

Si ky politikan që mund të konsiderohet si “djali i mirë i vorioepirit”(!) ka dhe të tjerë në politikën shqiptare, të cilët me kohë janë gjunjëzuar nën presionet e politikës greke, duke i hapur rrugën në të gjitha format agresionit politico- fetar grek për helenizimin e jugut të Shqipërisë.

Qeveritë Shqiptare përherë kanë qenë “modeste” në kërkesat e tyre ndaj shtetit grek për të mos shkaktuar reaksion në qarqet reaksionare të shtetit fqinj, të cilët sa herë që shteti shqiptar ngre zërin, ata hidhen në sulm duke na kujtuar minoritetin grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.

U mësuan, or burra, u mësuam me këto avaze të mërzitshme greke, aq sa janë ambientuar nipërit e mbesat tona me filmat multiplikativë të “Tomit dhe Xherrit”. Shtrimi i problemit çam në rrugë demokratike mundëson detyrimin po në rrugë demokratike të politikës greke të ulet në tavolinën e bisedimeve për opsionet e zgjidhjes.

Marrëdhëniet midis dy shteteve nuk mund të shtyhen “në kalenda”, duke mbajtur në mënyrë të qëllimshme gjendjen e nderë. Reaksioni permanent i politikës greke duke frymëzuar tensionin politik në dëm të shqiptarëve ka bindur opinionin e shëndoshë përparimtar se kësaj politike ende nuk i është shpërlarë ndryshku i së kaluarës.

Ndoshta për këtë situatë nuk e kanë shumë fajin të tjerët, sepse ndodhemi përballë një anormaliteti ku grekët “kanë gjetur shesh dhe po bëjnë përshesh”. Shqipëria nuk është tas, në të cilin kushdo mund të gatuajë gjithçka për të kënaqur orekset e tij. Kjo kërkesë nuk është vetëm për kundërshtarët politikë të Shqipërisë, por dhe për ata shqiptarë që nuk u bën më përshtypje çorba politike që i kanë servirur shqiptarëve në këto 15 vjet. Pra, ndoshta është më serioze që fajin ta kërkojmë midis nesh.

E ardhmja e Shqipërisë kërkon forcën e arsyes e të bashkëpunimit mbarëshqiptar, përkundër mjaft shqipfolësve që këmbët i kanë në Tiranë dhe kokën në Athinë e gjetkë. Në këtë çështje madhore popullit shqiptar, që ndien peshën e varfërisë dhe të diskriminimit politik nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të profetizojë me mençurinë e tij dhe t’i drejtohet Zotit, deri në atë ditë, sa shqiptarët të mendojnë se akoma po vazhdojnë të merren me veten duke u lënë hapësirë të lirë kundërshtarëve politikë t’i hanë prapa krahëve, tinëzisht, në mënyrë të ngadaltë e të ftohtë.

Broçkullave politike të integrimit shqiptar në Evropë po u del boja, sepse tani të gjithë e kanë marrë vesh se Shqipëria është në Evropë dhe kjo çështje do t’i takojë së ardhmes. Nëse vërtet fati i Shqipërisë për të hyrë në Evropë ka mbetur në Athinë, atëherë jemi të bindur se të gjithë shqiptarët nuk do ta duan më Evropën e greqizuar.

Kjo arsye politike foshnjore nuk mund të bëhet kurrsesi një shkak për të dalë mbi interesat kombëtare të popullit shqiptar. Kjo mënyrë e vlerësimit të marrëdhënieve dypalëshe, në mënyrë të dyanshme mbi bazën e reciprocitetit, duhet të jetë filozofia në veprim, e përpunuar shkencërisht dhe e pranuar nga të gjithë. Mbi presionet politike midis fqinjsh, përvoja historike ka treguar se ato përherë bien erë konflikt dhe më tej.

Çështja çame në planin e brendshëm. Në planin politik të brendshëm trajtimi i interesave kombëtare ka njohur qëndrime të diskutueshme. Për këtë konstatim nuk ka nevojë të pyesim askënd për të na e vërtetuar. Këtë shqiptarët e kanë ndier në jetën e tyre. Partitizmi në politikën shqiptare dhe konfliktualiteti i thellë me bazë ideologjike, ka bërë që të krijohen kushte të përshtatshme të vetë kaosit politik, duke krijuar kushte që veçanërisht politika greke të depërtojë thellë në Shqipëri me të gjitha insitucionet e saj.

Ndikimi grek mbetet i pranishëm veçanërisht në jetën politike të vendit. “Maturia” e politikës shqiptare është vërtet për t’u habitur përballë sfidave të rënda greke. Vetëm për çështjen çame, Parlamenti Shqiptar ka dështuar dy herë, duke vulosur turpin dhe paaftësinë e tij politike në mënyrën se si trajtohen brenda jetës së tij interesat tona kombëtare. Këtë fat i ka rezervuar legjislativi shqiptar edhe çështjes së popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Nuk kemi arsye të mbipolitizojmë problemin, as të bëjmë “nacionalistin”, as të shajmë të tjerët, por të bindim veten tonë se e kemi katandisur gjendjen e Shqipërisë në raport me politikat rajonale, si një shtet pa formë, pa institucione të respektuara, një shtet pa kufij, pa elementë të sigurisë, të mbytur nga varfëria politike dhe ekonomike, kur në fakt ka mbi një dekadë e gjysmë që shqiptarët i janë përkushtuar punës dhe pronës dhe përsëri mbeten të zhgënjyer.

Ngjarjet politike në Shqipëri dhe situatat që kanë përjetuar shqiptarët në hapësirat e tjera etnike, kanë dhënë një panoramë të çuditshme, por jo të palexueshme. Po e konkretizojmë me një fakt të thjeshtë. Nuk mund të presin zgjidhje çamët për të drejtat e tyre kur sot çështjen çame u ka rënë rasti ta gjykojnë “nipërit e Pitulenjve”, të një prej fiseve kriminele që u bë pjesë aktive e gjenocidit terrorist të falangave fashiste të Zervës mbi shqiptarët myslimanë të Çamërisë(!)

Nuk mund të shpresojnë çamët në zgjidhjen e çështjes së tyre, kur dyert e ekonomisë shqiptare për tetë vite u administruan dhe drejtuan nga një njeri me kombësi greke dhe shtetësi shqiptare. Edhe në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare është një grek me kombësi greke. Edhe në elementët e sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar, ligjin e bëjnë kompanitë celulare greke, të cilat arrijnë të sigurojnë gjithçka në veprimtarinë shtetërore deri në nivelet më të larta të shtetit.

Mos vallë shqiptarët duhet të mendojnë se politika greke ka kohë që “ua ka marrë kalanë nga brenda” dhe tani mund të diktojë si të dojë edhe në çështjen e shqiptarëve të Camërisë apo emigracionit të gjerë shqiptar?! Rastet e denoncuara janë aq të shumta sa ato janë bërë një ritual i zakonshëm në jetën socialpolitike shqiptare. “Quo vadis?”, ku shkojmë kështu?

 

Thelbi i politikave partiake rezulton antikombëtar

 

 Në logjikën politike kjo çështje nuk mund të copëzohet në parcela personale apo dhe partiake. Si një problem politiko – social dhe juridik, çështja çame është një çështje madhore në dimensionin e saj shumëfaktorësh, që vështirësohet pa shkaqe thelbësore dhe në mënyrë artificiale.

Deklarimet e politikanëve shqiptarë kanë vendin e tyre, por gjithsesi shpesh ato kanë edhe natyrë indivuale, duke shkaktuar reagime mediatike pa kurrfarë përgjigje. Mungesa e mendimit insitucional e ka një shkak thelbësor. Ka kohë që është minuar baza e themelit të politikave afatgjata, të cilat shkallë-shkallë duhet të ishin vënë në shërbim të interesave kombëtare.

Paradoksi i zakonshëm politik shqiptar në planin e brendshëm edhe në favor apo disfavor të çështjes çame e ka bazën pikërisht në këtë shkapërdredhje qëndrimesh, të cilat me dashje apo pa dashje, shkaktojnë kaosin politik shqiptar, të mirëpritura dhe të shfrytëzuara maksimalisht nga qëndrimet politike të fqinjve tanë.

Kështu ndodh edhe në marrëdhëniet politike midis dy shteteve. Në asnjë rast nuk gjejmë një qëndrim unik të faktorit institucional politik shqiptar dhe të subjekteve të tjera përfaqësuese, nga individë e grupe sociale për vlerësimin në përmasa kombëtare të sistemit të vlerave të identitetit dhe ndërgjegjes kombëtare. Kjo sot konfiguron fatkeqësinë shqiptare, për të cilën shqiptarët nuk duhet të vënë kujen dhe të vajtojnë, por të gjejnë mundësitë e sensibilizimit të forcave progresiste në vend për të realizuar pikërisht të kundërtën.

Le të marrim një shembull, me anë të të cilit nuk dëshirojmë t’i japim vlera askujt, por t’i referohemi vetëm së vërtetës. Nikolas Geixh, një antishqiptar i tërbuar ka hyrë e ka dalë në Republikën e Shqipërisë si në shtëpinë e tij, dhe askush nuk e ka penguar në ndërmarrjet e tij me frymë shovene në jug të vendit. Deklarimet në kohë të Nanos, se “Geixhi është një qytetar i zakonshëm”, nuk mund të justifikojnë kurrsesi qëndrimin ultranacionalist geixhian, në mbështetje të synimeve aneksioniste vorioepirote, kur ky njeri është sot udhëheqësi shpirtëror i kësaj organizate terroriste e destabilizuaese.

“Porositë” geixhiane për minoritetin grek në Shqipëri në drejtim të blerjes së sa më shumë pronave, në tendencat dashakeqëse të depërtimit ekonomiko- bankar, duke i bërë realisht një karshillëk çështjes çame, në disfavor të politikave të Republikës së Shqipërisë, nuk janë “porosi” të një qytetari “të zakonshëm”. Dhe këtë e kemi dëgjuar nga zoti Nano(!) Si Geixhi ka dhe shumë shqipfolës, që punojnë përditë kundër kombit shqiptar. Shkohet deri aty, sa dhe në ndonjë komision parlamentar, çështja çame bastardohet thjesht në rikthim pronash, duke hedhur insinuata për shitjen me euro të trojeve amtare. Degradimi i çështjes çame “në bisedime me Qeverinë Greke për çështjen e pronave” është një paradoks politik shqiptar i radhës.

Nuk do të dëshironim kurrë të merreshim me shqiptarët, por telefonatat e shumta që mbërrijnë edhe sot nga Vlora, Fieri dhe Durrësi për këto qëndrime, japin mundësinë për një sensibilizim të fuqishëm të kerkesave demokratike për futjen në rrugën e zgjidhjes së çështjes çame. Është thënë e stërthënë publikisht në opinionin shqiptar dhe përsëri e theksojmë se është e turpshme, e theksojmë e turpshme për politikën shqiptare që çështjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë ta pozicionojë vetëm në zgjidhjen e çështjes së pronave të saj në Greqi.

Kjo do të thotë shqip dhe shkurt, që t’i shërbesh një politike të mbrapshtë në kufijtë e dështimit të plotë në planin ndërkombëtar duke dhunuar sistematikisht një interes kombëtar madhor, siç është çështja çame. Njerëzit përfaqësues në politikën shqiptare duhet ta kuptojnë se angazhimi i tyre është marrje përgjegjësie, dhe të marrësh përgjegjësi nuk është gjë e lehtë.

Kjo situatë kërkon reflektim të thellë edhe për shumë arsye të tjera, që lidhen me të ardhmen e zhvillimit të Shqipërisë. Sot partitizmi me bazë ideologjike në jetën politike shqiptare ka shkarë në një shkallë të konsiderueshme, saqë partitë politike po humbasin besimin e njerëzve të ndershëm të Shqipërisë, duke u kthyer në skuta të abuzimit politik dhe të fshehjes së kopukëve politikë, të cilët e përdorin të drejtën institucionale si një “helmetë”, për të realizuar mbrapshtësitë e tyre në politikë. Siç ka ndodhur me çështjen e Kosovës, e njëjta situatë rezulton të ndihet edhe në çështjen çame.

Krizat politike - lart dhe manovrat e pamoralshme që bëhen nga përfaqësues të një politike pa kockë e pa bosht, dashur padashur u ka shërbyer “geixhianëve”, “joanullatosve”, “miloshëve”, “drashkoviçëve” e turli soj emrash, që sot janë kthyer në shushunja në zverk kombit shqiptar në kohët moderne. Nuk po bëjmë mëkat, por po themi një të vërtetë.

Natyrisht kështu do të ndodhë në kushtet kur rafishatat politike në dëm të interesave kombëtare, shpesh merren përsipër nga njerëz të pabesueshëm që e kanë konsumuar rëndë figurën e tyre në opinionin shqiptar. Kjo situatë është e papranueshme. Justifikimet me gjoja “rekomandimet” e faktorit politik ndërkombëtar, mbeten siç thotë populli shqiptar “pordhë kali”.

 

Nevoja e harmonisë në jetën politike shqiptare

 

 Çështja kombëtare shqiptare në Ballkan, është një çështje komplekse e shumëfaktorëshe, e cila nuk pranon vështrimin deri tek hunda dhe interesat e një ministri, kryeministri, presidenti apo kushdo qoftë, por ajo kërkon të sjellë në skenën politike dhe në mjedisin e ri socialpolitik qëndrimin e munguar të mbështetur në argumentet shkencore të zhvillimit, të cilat janë të afta të konturojnë një strategji kombëtare efektive.

Ajo duhet të rregullojë të gjitha raportet e munguara në politikën shqiptare dhe të vendosë harmoninë me mënyrën e zgjidhjes së problemeve në planin e brendshëm dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, jo më me zvarritje zboresh politike, por me dinjitetin që ka vet kombi shqiptar që ajo përfaqëson. Vetëm kështu ajo do ta meritojë të respektohet për vlerat e saj. Kjo nuk mund të realizohet me servilizmin e pështirë politik përballë përgjegjësive politike në rritje.

Këto dhe të tjera arsye të analizës në mjedisin politik shqiptar, pa dyshim, që kanë bazën e tyre ideologjike sindromiale. Analistë të ndryshëm politikë, kanë vërejtur dhe vënë në dukje dukuri të reja në marrëdhëniet ndërshtetërore, duke rekomanduar zgjidhje të reja, por përgjithësisht për politikën shqiptare, ata mbeten zëra të harruar. Kokëfortësia, bajraktarizmi, egocentrizmi, mungesa e frymës së demokracisë liberale, kanë bërë që në jetën politike të formatohet një psikologji e rëndomtë banale, e cila vazhdon dhe sot e kësaj ditë të stresojë shqiptarët në kufijtë ekstremë.

Nota e politikës shqiptare në vitet e mundimshme të zhvillimit demokratik, është e barasvlefshme me gjendjen në të cilën luhatet sot Shqipëria në hallet dhe problemet e saj. Kur filozofia nuk përputhet me përfundimet historike dhe realitetin, atëhere teorikisht qëndrimi politik në mbështetje të saj, ka vlerat e demogogjisë.

Ky fenomen politik dhe tipik shqiptar, sot ndikon fuqishëm në programet partiake e qeverisëse të vendit, duke krijuar kushte të favorshme që kjo politikë shpesh të ndodhet në udhëkryq dhe e pazonja të mbrojë interesat e shtetasve të saj.

 

Çështja çame, interes kombëtar madhor i nëpërkëmbur

 

Duke marrë shkas nga situata në hapësirën kompakte etnike shqiptare, nga krisja e marrëdhënieve me fqinjin jugor në çështjen e trajtimit të problemit të popullsisë shqiptare të Çamërisë, Strategjia e Zhvillimit Kombëtar sot e ka të nevojshme të vlerësojë konstatimin, mbi bazën e të cilit të rekomandojë opsionin deduktiv se historia ka treguar që realitetet historike mbi kombet dhe shtetet, kur janë bashkuar dhe kanë hyrë në harmoni me njeri - tjetrin, kanë prodhuar stabilitet, fuqi dhe kohezionin e duhur.

Filozofia moderne e mendimit shqiptar për Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan, sot në kohët moderne, duhet të jetë krejt shqiptare, sepse shembujt historikë nuk mund të na përjashtojnë nga sistemi i vlerave që kemi krijuar në historinë tonë, dhe të na mbajë larg vetëm e vetëm, sepse guxojmë të ndihemi shqiptarë, dhe dëshirojmë të jemi zot në vendin tonë.

Këtij sistemi vlerash nuk mund t’i imponohesh përgjithmonë, por dhe nuk mund t’i shmangesh dot pafundësisht. Mbi këtë bazë, opinioni shqiptar dhe në veçanti populli çam sot reagon fuqishëm, sepse dëshiron të dijë se si politika shqiptare merr përgjegjësi për shtrimin e problemit çam në dialog politik me shtetin fqinj dhe subjektet politike ndërkombëtare.

Popullsia çame duhet të dijë sa kanë qenë në gjendje institucionet shqiptare që t’u paraprijnë veprimtarive politiko – diplomatike, për të fituar besimin e institucioneve ndërkombëtare, që çështja çame të ndërkombëtarizohet.

Opinioni çam dhe më gjerë reagon, sepse kërkon të dijë cilat janë barrierat politike që asfiksojnë problemin, cili është angazhimi i vërtetë politik i diplomacisë shqiptare, përballë kundërshtisë së fqinjëve tanë arrogantë e grindavecë, që i kanë shkaktuar tragjedi popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Opinioni shqiptar në veçanti populli çam kërkon shpjegim, sepse ai mbetet i dyzuar dhe i shqetësuar përballë anormalitetit në politikën shqiptare, e cila e mban përherë “derën mbyllur”, duke simuluar në forma të ndryshme të territ informativ mbulimin e së vërtetës për zgjidhjen e çështjes çame.

Braktisja institucionale në këtë çështje madhore të karakterit kombëtar, ka bërë që çamët të ndihen të diskriminuar, të përbuzuar dhe të pambrojtur. Kjo situatë është e lidhur me fenomenin e mospajtimit kombëtar që shpreh politika shqiptare, në kushtet e ekzistencës së përçarjes dhe dyshimit brenda shqiptarëve, e cila kur vjen momenti për të shprehur nacionalizmin e saj, e konsideron këtë herezi për të mbrojtur hapur interesat e kombit që përfaqëson.

Historia tashmë ka dhënë përfundimet e saj në këto 15 vjet. Është parë e kuptuar me kohë se dëshira për t’i sunduar shqiptarët, nuk mund të realizohet pa i mbajtur ata të përçarë. Fatkeqësisht, kjo funksionon edhe sot. Në këto kushte politika shqiptare nuk ka arritur të krijojë dhe të integrohet në tregun rajonal të politikës për të krijuar një treg rajonal të integrimit shpirtëror dhe ekonomik panshqiptar, dhe për të mundësuar futjen në rrugë institucionale e juridike në axhedën e faktorit ndërkombëtar të problemeve të popullsisë shqiptare si kudo edhe në Çamëri.

Opinioni shqiptar dhe popullsia çame sot reagojnë, sepse e kanë të nevojshme të kontaktojnë institucionalisht me të vërtetën e shumë problemeve, që kanë të bëjnë me fatin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Situata e rënduar në psikologjinë tonë kombëtare do të mbetet diskriminuese deri vrasëse, për sa kohë që politika vazhdon të konservojë papërgjegjshmërinë e saj në zvarritjet e pakuptimta dhe jotrasparente, duke anashkaluar vlerën e fjalës së lirë dhe kërkesat e drejta të popullsisë çame, që ende mbetet në udhëkryq.

Nuk mund të pranohet lënia e rrugëve të lira për serbizimin dhe greqizimin e jugut të Shqipërisë. Në Ballkan kemi kohë që vërejmë një dashuri lesbike ortodokse midis Greqisë dhe Serbisë, të cilat duke dashuruar nën ledhatimet e ideologjisë fetare të ortodoksisë vazhdojnë të agjenturojnë pa mbarim kundër kombit shqiptar.

Reagimet sot mund të jenë paralajmëruese, por në kushte të tjera shqiptarët nuk mund të durojnë që të mos ndihen zot në vendin e tyre.

Opinioni shqiptar e ka të nevojshme të dijë shumë gjëra që kanë të bëjnë me fatin e tij, dhe kjo është e drejta e tij. Askush nuk pretendon se politikat duhet të bëhen çështje rruge, por ajo që është e dukshme nuk ka nevojë të komentohet, sepse ajo ndihet, preket në çdo familje shqiptare, ajo është nota më e mirë për çdo qeverisje, të mirë apo të keqe të këtij vendi. Toleranca qytetare shqiptare e ka një kufi, dhe kjo nuk duhet nënvleftësuar.

Opinioni shqiptar do të reagojë sa herë që duhet ngritur zëri për një çështje të drejtë. Protestat paqësore të popullsisë çame në Sarandë, në Qafë-Botë, në sheshet qendrore të kryeqytetit shqiptar janë një e drejtë me natyrë paqësore e thellësisht demokratike, brenda standardeve evropiane, dhe nuk ka asnjë arsye të banalizohet anulimi i një vizite presidenciale nën pretekstet e mungesës së sigurisë apo të mohohet shtetësia greke e shqiptarëve çamë, që ata të gëzojnë të drejtën e rikthimit në trojet e tyre.

Shpërfillja që u bëhet insitucioneve të shtetit shqiptar dhe popullsisë shqiptare të Çamërisë nga politika greke, dhe kërcënimet e herëpashershme prej autoriteteve greke, vërtet na bindin se kjo çështje nuk ka për të mbaruar kurrë me kaq. Politika greke duhet të vlerësojë faktin se nuk mund t’i lejohet presioni dhe me anë të tij ajo nuk mund t’i ndryshojë dot ekuilibrat në Ballkan e as në hapësirën etnike shqiptare.

Një qëndrim i tillë do të thotë të vësh kujen në oborrin tënde, të godasësh kokën me grushte dhe shkulësh flokët me duart e tua. Janë të tjerë ata që kanë përcaktuar fatin e Ballkanit dhe të ballkanasve. Reagimi ndaj qëndrimit grek, serb e maqedonas, tregon se në raport me vlerësimin e kombit shqiptar qeveritë e këtyre vendeve vazhdojnë të mbeten qesharake në sytë e opinionit përparimtar demokratik të botës.

Fati i shqiptarëve nuk është në dorën e tyre. Ata duhet të kuptojnë se “pula nuk mund të bëjë vezë pate”, sepse pastaj....Të gjithë popujt në Ballkan kanë të drejtë të krenohen me historinë e tyre, por sa herë që ata kanë tentuar të bëjnë agresion mbi shqiptarët, janë kthyer në qesharak. U kujtojmë gerkëve provokacionet e gushtit të vitit 1949 dhe serbëve luftën në Kosovë.

Në filozofinë e popullit tonë ka një fjalë të urtë tiranase, e cila thotë, “...pordh...e mëdhaja grisin brekët e të zotit”. Tashmë duhet kuptuar, se nga ish- Jugosllavia e Titos ka mbetur një Serbi me andra, dhe ndoshta historia këtë fat mund t’i rezervojë edhe Greqisë. Historia ashtu siç të shpërblen edhe të ndëshkon.

 

4 SHQIPTARËT NUK I URREJNË GREKËT, SE PSE JANË GREKË

 

Pse është kaq e vështirë të mbrohet çështja çame?!

 

Detyrat në hapësirën mbarëshqiptare vijnë në raport me analizën e situatës, duke nxjerrë në pah problemet kryesore që kërkojnë zgjidhje, sipas radhës së tyre. Ky element i veprimit strategjik, duhet të jetë i detyrueshëm për të gjitha qeveritë që marrin drejtimin e pushtetit në Republikën e Shqipërisë.

Nuk marrim përsipër të shpjegojmë në mënyrë terminologjike së çdo të thotë strategji kombëtare. Këtë e kupton kushdo që ka marrëdhënie me politikën, por në konceptin jetësor, këtë e kuptojnë edhe njerëzit e thjeshtë, që vuajnë pasojat e keqtrajtimit të saj. Problemin duhet ta shikojmë më thjesht, në lidhje me faktin se a kemi ne shqiptarët sot strategji të zhvillimit kombëtar, që garantojnë një zhvillim harmonik të përgjegjësive dhe detyrimeve që kemi për mbrojtjen e interesave kombëtare?

Për shumë kohë ky do të mbetet shqetësimi politik e qytetar, si mesazh nxitës ndaj mungesës së këtij insitucioni, duke lënë problemet e karakterit kombëtar në udhëkryq.

Është parë se organizimet patriotike shqiptare reagojnë midis boshllëqeve dhe hapësirave që krijon politika shtetërore, duke u përpjekur të sensibilizojnë opinionin e brendshëm dhe më gjerë ndaj trysnisë politike që shkarkohet në mjedisin socialpolitik shqiptar. Ato përpiqen duke shfrytëzuar brezin mbrojtës juridik, të mbështetur në parametrat politikë dhe jetësorë të konventave ndërkombëtare.

Shqiptarët dëshirojnë të jetojnë në hapësirën e tyre dhe në fqinjësi, të barabartë midis të barabartëve. Këtë reagim e konstatojmë në popullsinë shqiptare të Çamërisë, e cila në mënyrë të organizuar, ka ngritur zërin e protestës paqësore kundër mohimit të të drejtave njerëzore, pronore e juridike. Ajo është vënë përballë barrierave politike, mjedisit të vakët në planin e brendshëm dhe përballë qëndrimit arrogant të politikës greke, sipas isos që mbajnë institucionet ortodokse shqiptare, të cilat janë nën ndikimin grek.

Përballë reagimit çam, institucionet greke kanë ndërtuar strategji të sofistikuara me synimin që hap pas hapi, me presione sistematike të zbehin vlerat e ndërgjegjes kombëtare të popullsisë çame.

 

Klerikët ortodoksë grekë në Shqipëri janë të dyshimtë

 

 

Duke shfrytëzuar qëndrimet e lëkundura të politikës shqiptare, shteti grek ka mundur të shtrijë ndikimin e vet nëpërmjet fesë ortodokse, duke i dhënë asaj ngjyrime greke. Kjo ideologji vepruese nuk mund të ngatërrohet kurrësesi me besimin dhe ndjesitë shpirtërore të besimtarëve ortodoksë shqiptarë, të cilët nuk mund të heqin dorë kurrë nga tradita fetare, sido që ndodh në manipulimin e qëllimshëm mbi besimin e tyre.

Nuk mund të identifikohet gjithçka me investimet e shumta të kishës ortodokse “të siguruara” nga Hirësia e Tij Janullatos, dhe ato në mënyrë sistematike të përfliten në media duke u kujtuar shqiptarëve se ata “janë zhvilluar shumë” në besimin ortodoks “nën hijen greke”. Ai që të përmend të mirën, duhet ta kuptojë se ka dalë në mënyrë të pakthyeshme nga tradita shqiptare. Tendenca për t’i dhënë besimit fetar ortodoks ndikimin helen kundër vlerave të traditës dhe identitetit të kishës shqiptare, nuk është një veprim i rastit.

Veprimtaria e Hirësisë së Tij Janullatos në krye të Kishës Ortodokse është pararoja e politikës greke, e cila vepron në të gjitha planet ndaj shtetit shqiptar. Kjo veprimtari nuk ka se si të ngatërrohet me ndjenjat dhe dhuntitë shpirtërore të besimtarëve ortodoksë shqiptarë, të cilët respektojnë traditën. Hirësia e Tij Janullatos nuk mund të kalojë në hështje reagimin e opinionit shqiptar dhe të vazhdojë me kokëfortësi në rrugën e tij.

Ashtu siç përpiqet për përshpirtjen e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri kundër fashizmit italian, do të vlerësonim shumë që t’i kishte vajtur mendja për përshpirtjen e atyre mijëra shpirtrave çamë të masakruar dhe martirizuar. Edhe ata kanë qenë njerëz dhe e meritojnë respektimin në dimensionin shpirtëror. Por këtë nuk mund ta bëjë dot prifti grek Janullatos. Ai hesht në unison me qëndrimin zyrtar të politikës greke, duke dhënë të kuptohet se për të çështja çame nuk ekziston.

Ky është një agresion i rrezikshëm, i cili është shtrirë në mënyrë dinake në një plan tjetër. Ai po synon të fusë hundët në vlerat universale të harmonisë fetare që ekziston në besimin ndaj Zotit tek popullsia shqiptare, duke pretenduar ndërtimin e objekteve të kultit të modelit grek në hapësirat ku besimi mysliman është në shumicë. Përballë qëndrimit të ftohtë depërtues, popullsia shqiptare është e prirur të shfaqë indiferentizmin e saj tradicional.

Ka ardhur koha që në këto rrethana, përballë tendencave të helenizimit të hapësirës shqiptare, duhet të mbrohemi. Kjo është detyra kryesore e politikës. Shpesh zhvillohen debate mediatike, por askush në politikë nuk ka kurajo të deklarohet se veprimtaria helenike në Republikën e Shqipërisë nuk lidhet me emra të përveçëm apo me prezencën e një veladoni fetar të priftërinjve grekë, por me një filozofi të mbrapshtë vepruese.

Asnjëherë shqiptarët nuk kanë përbuzur besimin e njeri - tjetrit, dhe kjo ndodh edhe me vlerat tradicionale të besimit ortodoks në Shqipëri. Shqiptarët i kanë shërbyer bashkëjetesës, por ata nuk janë mësuar të besojnë propagandat boshe, që jo rrallë dominohen nga analistë të sëmurë, që ngrenë në qiell vlerat e priftit grek Janullatos, për rolin e tij “në zhvillimin e Republikës së Shqipërisë”!!

Deformimi i qëllimshëm i realitetit shqiptar nuk i shërben qetësisë dhe njerëzit e thjeshtë, të revoltuar nuk do të mendojnë më për bashkëjetesën, por çdo ditë e çdo çast ata do të akumulojnë mendimin se si këtyre antishqiptarëve t’ua lidhin “litarin me sapun në qafë”.

Kujt i intereson acarimi i situatave në marrëdhëniet midis popujve, kush mendon se mund të sillet si të dojë me aspiratat dhe interesat e një kombi, kujt i interesojnë vendimet absurde të gjykatës greke mbi pasuritë e shqiptarëve, kujt i intereson prezenca e ligjit të luftës, kujt i intereson “megalidheja” dhe pretendimet mbi vorioepirin, kujt i intereson diskriminimi i emigrantëve shqiptarë dhe dhunimi i simboleve kombëtare, kujt?…kujt?!

 

Shqiptarët nuk mund të pajtohen me dhunën dhe diskriminimin

 

Në themel të reagimeve mbi interesat kombëtare, analizat premanente të mjedisit të sigurisë dhe përqendrimi i përpjekjeve drejt parashikimit dhe vlerësimit të realiteteve të reja, kërkojnë rivlerësime të rreziqeve dhe kërcënimeve, dhe përballë tyre, organizimin e përpjekjeve insitucionale mbi veprimtaritë e karakterit kombëtar, kundër elementëve frenues, që kanë vepruar deri më sot në dëm të Shqipërisë.

Problemi kryesor nuk është nëse shqiptarët dinë apo nuk dinë të luajnë në politikë. Shqetësues mbetet fakti se kush ia lidh këmbët kësaj politike, duke e bërë atë inaktive. Kjo nënkupton faktin se shqiptarët ndihen të braktisur, dhe shpesh ata u drejtohen intelektualëve të “barkut të vet”, duke shkaktuar reagime të fuqishme. Kjo ndodh në marrëdhëniet shqiptaro - greke.

Shqiptarët nuk kanë armiqësi dhe të pretendojnë se i urrejnë grekët, sepse janë grekë. Kjo është e gabuar. Shqiptarët të njëjtin qëndrim do të mbanin edhe me të tjerët, në qoftë se ata do të silleshin ndaj tyre me doza të theksuara racizmi dhe ksenofobie, siç sillen grekët aktualisht.

Reagimin grek e shohim në qëndrimet religjioze, e cila e ka bazën e saj në gjenocidin para vitit ‘46 mbi popullsinë shqiptare të besimit mysliman. Kjo ka bërë që ortodoksia greke të ketë mbi vete mërinë e shqiptarëve.

Filozofia e saj është e manipuluar nga nacionalizmi aneksionist grek. Sot, nuk mund të duket forca e një shteti gjithmonë nga përparësitë ekonomike, apo nga përforcimi militar në kufijtë shtetërorë, kur midis ka traktat miqësie dhe bashkëpunimi. E rëndësishme mbetet zbatimi i politikave të zhvillimit mbi të drejtat e qytetarëve dhe elementëve të tjerë që gjenerojnë stabilitet, në ekuilibrat përballë rreziqeve të brendshme e rajonale, forcimit të instrumenteve mbrojtëse prej tyre.

Kjo është një nga arsyet që tek shqiptarët si dhe tek grekët akumulohen përditë ngarkesa negative. Sipas këtij përfundimi, është me vend që për opinionin shqiptar dhe atë grek, të hidhet një vështrim i shkurtër në të kaluarën, jo për të bërë histori për histori, por për të kuptuar se psikologjia çnjerëzore e shtetarëve grekë të para viteve 1946, nuk duhet të gjejë kurrsesi mbështetje në ditët e sotme. Sot nuk mjaftojnë vetëm fjalët e mira, por qëndrim institucional në planin konkret, me masa normalizuese në marrëdhëniet midis dy popujve.

Problemi i popullsisë shqiptare të Çamërisë me shtetësi greke, është rasti më i mirë që vetë Parlamenti dhe Qeveria Greke të hedhin hapin e rëndësishëm në detyrimin që kanë mbi standardet evropiane. Me qëndrime ekstreme, se “çështja çame nuk ekziston, dhe për Greqinë ky problem quhet i mbyllur”, nuk kontribuohet për stabilitetin në rajon. Ky konstatim kërkon të sensibilizojë njerëzit e ndershëm të popullit grek, që dinë të ndajnë krimin dhe terrorizmin e vjetër nga e drejta e njeriut për të jetuar i lirë në vendin e tij.

Nëse ky parashtrim do të paragjykohet mbi bazën e “të drejtës territoriale” ndaj hapësirave etnike çame dhe më tej, ky është gabimi më i rëndë për institucionet greke dhe përkrahësit e qarqeve shoviniste, të pashkëputur nga psikologjia e dhunës dhe terrorit.

 

Memorandumi çam i vitit 1947 akuzon

 

 Historia flet me gjuhën e saj, ajo nuk mund të mohohet. Për këtë konstatim u duhet kujtuar qarqeve shoviniste greke dhe zyrtarëve grekë se për një çështje nuk mund të ekzistojnë dy të vërteta, e vërteta është vetëm një.

Nuk dëshirojmë të bëjmë paralelizma të panevojshme midis trysnisë politike të qarqeve reaksionare dhe qëndrimeve të moderuara të politikave zyrtare, por qëndrimi ekstrem kur merr të njëjtën fytyrë, ai e ka ngatërruar vete vetveten, dhe kjo nuk ka nevojë për komente. Këtu nuk kemi të bëjmë me kundërshtime kategorike të paprincipta, por koha ka vënë në përdorim arsyen njerëzore në marrëdhëniet dypalëshe, duke kujtuar se ekziston një problem kombëtar, se ekziston një çështje çame, se ekziston një popullsi e gjerë minoritare shqiptare në Greqi, se ekziston një emigracion i gjerë dhe për të gjitha këto, ekziston edhe një e vërtetë që nuk mund të mohohet.

Nuk duhet të përhapemi pa mbarim në literaturën jetësore e shkencore, që vërteton padrejtësitë e shtetit, kishës dhe të politikës greke ndaj kombit shqiptar. Ka aq shumë sa problemet e marrëdhënieve të ndera për çështjet e mbetura pezull nuk kërkojnë më të vërtetohen, por respektimin e parimeve të ndërtmit të normalitetit dhe harmonisë, e cila të rrezatojë paqe e siguri në rajon. Për saktësi, po i referohemi Memorandumit të Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë të vitit 1947, për t’i kujtuar politikës greke se për sa kohë nuk do të marrë në konsideratë pasojat e dhunës, gjenocidit dhe shpërnguljes masive me tendenca shkombëtarizimi, popullsia shqiptare e Çamërisë nuk do të gjejë kurrë qetësi. Ky do të mbetet një problem i hapur, duke qenë plagë e hapur që ende kullon gjak në çështjen tonë kombëtare.

Së pari, Memorandumi i Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë në Shqipëri, drejtuar Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të UNO-s, me nëntekstin, “Rreth trajtimit dhe masakrave në minoritetin shqiptar çam në Greqi”, të firmosur nga patriotët çamë, Taho Sejko, Tahir Demi, Hilmi Sehiti, Rexhep Çami, Kasëm Demi, Dervish Dojaku dhe Vehip Demi, është një dokument jetësor që akuzon. Ndër të tjera, do të perifrazojmë: “…Klika shoviniste dhe reaksionare greke, prej 32 vjetësh me radhë, duke shkelur brutalisht çdo parim njerëzor dhe duke mos përfillur aspak traktatet ndërkombëtare, kanë përdorur kundër minoritet shqiptar në Greqi, një politikë të shfarosjes”.

Së dyti, bën përshtypje fakti që qeveria e kohës dhe reaksionarët zervistë, të organizuar në struktura të rregullta ushtarake, kryen në kohë një gjenocid shfarosës dhe dëbimesh mbi shtetasit grekë me kombësi shqiptare, vetëm e vetëm se ata ishin në besimin mysliman. Zanafilla e shfarosjes daton në 23 shkurt të vitit 1913 me bandat e Deli Janaqit, të cilët hapur zbuluan qëllimin e politikës greke kundër popullsisë me kombësi etnike shqiptare të Çamërisë.

Në vitet 1922 – 1923, qeveria greke shpërnguli me forcë shqiptarët myslimanë të Çamërisë, në shkëmbim me grekët e Azisë së Vogël, duke i konsideruar shqiptarët si turq. Zhvendosjet masive të shqiptarëve nga trojet etnike dhe popullimi i tyre me popullsi greke, nuk dallon aspak nga gjenocidet serbe në veri të Shqipërisë, në Kosovë dhe në Malësinë e Madhe.

Emrat e bashkëpunëtorëve zervistë me fashistët italianë dhe gjermanë janë të ngulitura fort në memorjen e popullsisë çame, veçanërisht për krimet e rënda që kanë bërë mbi këtë popullsi. Gjenerali fashist Napoleon Zerva dhe zervistët e tjerë, Theodhori Vito, koloneli Vasil Kamaras, Lefter Strugari, avokati Stavropullos, Ballumi, Zotos, kriminelët me damkë Pantezejt, etj. më 27 qershor 1944 masakruan qytetin e Paramithisë. Të vrarët shkojnë në 600 vetë.

Së treti, krimet nuk mund të mbulohen. Viktimat kërkojnë shpagim. Nën komandën e Theodhori Vitos, zervistët Ilia Kaço, Hristo Mavruditi, Hristo Kaço dhe Hari Diamanti më 23 shtator 1944 masakruan qytetin e Filatit. Të vrarët, 147 vetë. Faktet rrënqethëse në brendinë e këtij memorandumi janë një dëshmi e gjallë e egërsisë terroriste të zervistëve grekë, të cilët me bindje zbatonin urdhrat politikë të shtetarëve grekë.

Kriminelët grekë nuk kanë kursyer në masakrat e tyre as fëmijët, gratë, gratë shtatzëna, pleqtë, njerëzit e lënduar, duke treguar natyrën e tyre shtazarake. Të vrarët brenda një viti aritën në 2877 vetë dhe shifrat e dëmeve materiale janë të pallogaritshme. Në mënyrë definitive në këtë memorandum theksohet: “…Ne jemi viktima të regjimit monarkist që sot sundon në Greqi. Së bashku me popullin vëlla grek, ne vuajmë konsekuencat e terrorit të zi të shpërthyer prej tyre në të gjithë Greqinë” (Mem. f. 13)

 

Denoncimi i krimeve i kapërcen kufijtë e paragjykimit

 

Është trajtuar edhe më parë. Janë të shumta personalitetet greke që nuk janë pajtuar kurrë me qëndrimet antinjerëzore të regjimeve politike që kanë vepruar në dëm të pakicave kombëtare dhe minoriteteve në Greqi. Me siguri është koha që edhe këta njerëz të qytetëruar të shpallen mëkatarë dhe të mos quhen më grekë(!)

Në botimin e autorit grek, Janis J. Sharras, me titull “Historike dhe Popullore Folklorike” për krahinën e Igumenicës në periudhën e viteve 1500 – 1950, të botuar në Athinë në vitin 1985, dhe dy vëllimet e autorit grek Niko Zhonga me titullin “Imperializmi anglez dhe lufta për çlirimin kombëtar”, rreshtohen një lumë faktesh që vërtetojnë se sa fals është pretendimi grek mbi “bashkëpunimin” e shqiptarëve çamë me pushtuesit fashistë. Të dhëna të karakterit gjuhësor, kulturor dhe të marrëdhënieve në besimet fetare, janë një dëshmi e autorit grek se populli shqiptar i Çamërisë nën regjimin grek është penguar në zhvillimin e tij arsimor, ekonomik e kulturor, duke u veçuar për shkak të besimit fetar mysliman.

Pozita e myslimanëve shqiptarë në Greqi ka qenë e rrezikuar dhe e diskriminuar. Nën pushtimin gjerman, sipas autorit, “..ekzekutimet, djegiet për fshatra të tëra, e kthyen Thesprotinë në një skëterrë zjarri dhe hekuri. Ndjenja e humanizmit ishte zhdukur, instiktet shtazarake të forcave gjermane gjenin kënaqësinë e tyre në mes të flakëve dhe të gjakrave”. “Zënia e Paramithisë nga EDES-i (korpusi zervist. shënimi im), thekson Sharras, ishte një fakt tragjik për minoritetin shqiptar çam, e cila do të thoshte larje hesapesh që do të bëhej me rrafshim dhe me çrrënjosje të shqiptarëve nga vatrat e tyre stërgjyshore, nga vetë atdheu i tyre. Therjet, dhunimet, plaçkitjet, djegiet, krimet, vunë vulën e tyre në çdo qoshe të Thesprotisë”.

Në përmbledhjen mbi të vërtetën e ngjarjeve tragjike mbi popullin shqiptar çam, autori grek thekson: “…Nga sa shënojmë këtu, këto ngjarje janë plotësisht të vërtetuara, të kryqëzuara dhe të padiskutueshme. Më të shumtët nga këta autorë prej kohësh kanë vdekur, të paktët që rrojnë, do të kujtojnë dhe do të pendohen”.

Me të njëjtën gjuhë edhe autori Niko Zhonga përshkruan tragjedinë e popullsisë shqiptare të Çamërisë. Materiale të tilla, nuk janë të panjohura për opinionin dhe inteligjencien greke. Reagimet, nxjerrja e mësimeve, duhet të ndikojnë arsyeshëm mbi qëndrimet institucionale, në mbështetje të parimeve të humanizmit njerëzor dhe të së drejtës që gëzojnë shqiptarët çamë të jetojnë në trojet e tyre. Reagimet, nuk duhet të jenë të njëanshme dhe paranoja ndaj tyre, është tregues i mungesës së emancipimit të një shoqërie që pretendon se përfaqëson ngjyrat e demokracisë(!)

 

Persekutorët e popullsisë Çame duhet të dënohen për krime kundër njerëzimit

 

Popullsia shqiptare e Çamërisë akuzon shtetin grek për zbatimin e doktrinës së megalidhesë në kurriz të saj në formën e gjenocidit terrorist nën urdhrat e ish-kryeministrit Metaksa dhe deri sot në kohët moderne, të shfaqur pa kurrfarë ngurrimi në qëndrimin kokëfortë të kryeministrave që kanë drejtuar së fundi Greqinë.

Ata nuk kanë pasur kurajon t’i kërkojnë falje kësaj popullsie për krimin terrorist të spastrimit etnik nën urdhrat e famëkeqit Napoleon Zerva, gjeneralit Kacimitro, dhespotit të Paramithisë, Papa Qesarin, dhespotit të Janinës, Spiridhonin, kriminelët Vasil Ballemi, fiset famëkeqe bashkëpunëtorë të tyre, Kranjai, Strugarët, Kamarat, Pitulenjtë, Vitot, si dhe gjithë kriminelët e tjerë grekë që kanë bërë masakra kundër njerëzimit në Çamëri, që nga viti 1913 dhe deri sot. Akuzat vijnë në emër të të gjallëve, në emër të të vdekurve nga torturat çnjerëzore, të ushtruar mbi ta. Në emër të grave shtatzëna që u therën, në Paramithi, Pargë, Filat, Gumenicë, Margëlliç..., duke iu nxjerrë foshnjat nga barku me bajonetë.

Në emër të grave të përdhunuara shtazërisht, në emër të vajzave që u përdhunuan duke u hequr veç vdekjes dhe dinjitetin njerëzor. Në emër të nënave që panë me sy therjen e fëmijëve të tyre, në emër të baballarëve që hapën përpara gropat e fëmijëve të tyre, pastaj varret për t’u shtyrë me këmbë brenda. Në emër të atyre që vdiqën të uritur, në emër të atyre që vdiqën nga të ftohtët nëpër rrugët e emigrimit, në emër të atyre që vdiqën nga sëmundjet pa i ndihmuar askush, sikur të mos ishin qenie njerëzore, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë.

 

Një realitet politik që duhet ndryshuar

 

Ky realitet i hidhur nuk mund të mbetet i tillë përjetësisht. Është e nevojshme të asfiksohen përfundimisht në mënyrë instuitucionale, të gjitha tendencat në mbështetje të teorisë së “Vorio – Epirit”, dhe kjo u takon institucioneve të politikës greke dhe atyre shqiptare.

Ka ardhur koha që të demaskohen të gjithë funksionarët politikë e religjiozë, të cilët vazhdojnë të punojnë sistematikisht në institucionet përfaqësuese greke në Shqipëri në shërbim të shtrirjes së imponuar të identifikimit të besimit fetar ortodoks me kombësinë. Nëse ky mund të jetë një koncept delirant grek, kjo nuk do të thotë se ai mund të gjejë zbatim edhe në Shqipëri. Nuk është e para herë që këta funksionarë e ngatërrojnë Greqinë me Shqipërinë.

Përballë rrezikut të helenizimit të jugut të Shqipërisë, institucionet shqiptare duhet të bëjnë shumë që opinioni të njihet me përfundimet akademike, që të sqarohet shtrirja e hapësirave shqiptare dhe kjo t’i shërbejë mbylljes së shtigjeve të abuzimit të njëanshëm dhe hamendjeve, që shkaktojnë kaos mbi integritetin kombëtar të hapësirave shqiptare, kundër tendencave të eksterritorialitetit. Shqiptarët duhet të dinë ku i kanë pasur territoret e tyre, duke arsyetuar me gjakftohtësi mbi pasojat e veprimit të elementëve historikë.

Duhet shpjeguar në mënyrë shkencore se çfarë është Çamëria, çfarë është Toskëria, çfarë është Toskëria e Greqisë. Ka ardhur koha që rrethet akademike e shkencore, të hapin çështjen e Epirit dhe të shpjegojnë trojet autoktone shqiptare. Nëse e kanë bërë këtë të huajt, atëherë askush nuk ka të drejtë të mos mbështetet në argumentet shkencore të tyre.

Ky synim nuk ka të bëjë me pretendime territoriale, por me pranimin e së vërtetës, duke iu përmbajtur standardit evropian të shtetit të qytetarëve. Këtë fushë të rëndësishme të historisë sonë, nuk e njohin mjaft njerëz që sot bëjnë retorikë për retorikë në politikën shqiptare, të cilët kanë marrë përsipër “të mbrojnë” interesat e kombit të tyre.

Në këtë kontekst, shkencërisht duhet të provohet e vërteta mbi gjenocidin mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë, pse ata u vranë, plaçkitën dhe u përzunë nga trojet e tyre. “Arsyet” greke mbi teorinë e “armiqve”, të përdorura me qëllim edhe pas 70 vjetësh janë foshnjarake, kur dihet se në Greqi ka pasur me qindra kolabioracionistë grekë në kohën e pushtimit nazist. Populli çam nuk u bashkua me gjermanët dhe nuk mund të dënohet një popull i tërë për qëndrimet e individëve të caktuar.

 

5. KUSH MBYLL SYTË PËRBALLË TRAGJEDISË ÇAME

 

Popullsia shqiptare e Çamërisë akuzon shtetin grek 

 Një popullsi e martirizuar që sot ngre zërin e saj të arsyes për të fituar të drejtat e mohuara. Është zëri i shqiptarëve në Evropë që kërkon drejtësi ndaj një lumi akuzash që rëndojnë sot mbi politikën dhe shtetin grek.

Popullsia shqiptare e Çamërisë akuzon në emër të çamëve që vdiqën nga torturat, nga të pangrënët, sëmundjet, vrasjet dhe poshtërimet gjatë internimeve në ishujt e Egjeut që në vitet 1940-1941. Ajo akuzon për lënien e familjeve pa meshkuj nga 14 deri në 90 vjeç, gjatë internimeve masive të popullsisë së Çamërisë.

Ajo akuzon kriminelët grekë që lanë pa varre njerëzit e masakruar, të cilët kanë vdekur larg vatrave të tyre, duke provuar në shpinë të tyre kalvarin e gjatë të dhimbjes njerëzore fizike, të përbuzjes në internime dhe dëbime.

Ajo akuzon kundër dhunës psikologjike që tentoi të luftonte kundër krenarisë dhe fisnikërisë shqiptare të trashëguar brez pas brezi, kundër vjedhjes së nderit, pasurisë, ujit, tokës, detit dhe ajrit mbi Çamërinë shqiptare.

Populli çam akuzon terrorizmin shtetëror grek, i cili përdori në sistem struktura shtetërore e fetare për shfarosjen e një popullsie paqësore, duke synuar të mbjellin farën e urrejtjes midis shqiptarëve me besime të ndryshme fetare. Akuza rëndon sot mbi politikën greke, sepse ajo me shtetin e saj terrorist e copëtoi kombin shqiptar në jug, duke grabitur Çamërinë shqiptare dhe duke e futur atë nën zgjedhën antinjerëzore të njerëzve megallomëdhenj.

Ajo akuzon në emër të tokës së përgjakur që shteti grek e dhunoi dhe e grabiti në sytë e botës që bënte sehir, akuza në emër të fatkeqësive që ende kullojnë gjak, në emër të shtëpive të rrënuara që kanë mbetur pa zot, në emër të ullinjve dhe të pemëve që i kanë mbuluar ferrat, në emër të ajrit që është helmatisur sot me skorien greke, të një toke që përfaqëson krahun e shqiponjës.

Popullsia shqiptare e Çamërisë akuzon në emër të shqiptarëve që dhanë jetën e tyre për pavarësinë e Greqisë, që sot mohohet me paturpësi politike e njerëzore. Ky lloj bizantizmi i paskrupullt grek gjatë shekullit të fundit u frymëzua nga ideja famëkeqe e “megalidhesë”, e cila ka sjellë deri më sot midis dy popujve vetëm gjak dhe urrejtje. Ajo frymëzoi pabesinë greke ndaj shqiptarëve paqësorë dhe botës së qytetëruar, duke u vënë damkën e shpifësve dhe abuzuesve më të mëdhenj në historinë e Ballkanit.

Popullsia shqiptare e Çamërisë e akuzon shtetin grek si shtet terrorist, aneksionist, si shtet uzurpues të atdheut, Çamërisë. Shteti terrorist grek edhe sot e ka kthyer popullsinë shqiptare në Çamëri në shërbëtore në pronat e saj, duke e ndaluar të gëzojë pronën e saj, jetën e saj në atë pjesë të tokës që ia ka dhënë Zoti.

Akuza rëndon mbi shtetin terrorist për pushtimin e Çamërisë, nën forcën e armëve me terror, vrasje, therje duke realizuar një spastrim të pastër etnik. Akuza është e freskët edhe në ditët e sotme për atë shkombëtarizim sistematik të shtetit grek mbi minoritetin ortodoks shqiptar në Greqi, mbi shqiptarët emigrantë, mbi arbëreshët që jetojnë në Greqi, ndaj një politike ekstremisht raciste, që tregon sot fytyrën e vërtetë të pabesisë greke.

Popullsia shqiptare e Çamërisë akuzon shtetarët grekë të njëhësuar me Metaksatë, Papandretë, Simitisat, paraardhës e pasardhës, të cilët nuk kanë hequr dorë nga krimet mbi shqiptarët. Grekët me pabesinë e tyre shkatërruan Trojën, por Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë as Trojë e as trojanë, dhe nëse “megalidheja” dha mundësinë të shfaqet fytyra e vërtetë e terrorizmit grek në shekullin e kaluar, kjo nuk do të thotë se “miu do të shkojë përherë nën mustaqe”.

Era e shekullit të ri është një shpresë për popullin çam, sepse ai është zgjuar dhe kërkon drejtësi duke respektuar ndihmën dhe përkrahjen e shteteve demokratike të botës. Dhe ata janë shumë dhe nuk mund të falin më. Koha do të punojë edhe për kombin shqiptar, sepse ai ka me vete të drejtën.

Popullsia shqiptare e Çamërisë akuzon ata dhjetëra presidentë, kryeministra, ministra e politikanë nga të dy anët e kufirit shqiptar – shqiptar, të cilët edhe në kohët e demokracisë e sajdisën veten dhe opinionin me epshet e pushteteve duke dhunuar në mënyrë sistematike interesat kombëtare të popullit shqiptar.

Akuza e popullsisë shqiptare të Çamërisë është edhe ndaj terroristëve të tjerë fqinjë të Shqipërisë, për gjakun e derdhur në Kosovë, në Kosovën Lindore në Luginën e Vardarit e kudo ku jetojnë shqiptarë në trojet e tyre etnike, kundër terrorizmit shtetëror të ngritur në sistem kundër kombit shqiptar.

Popullsia shqiptare e Çamërisë akuzon ata shqipfolës të vegjël në shpirt që për interesat e tyre të ngushta, e kanë shtrirë dorën për një grusht parash dhe interesash klanore në shërbim të qarqeve shoviniste greke, duke dhunuar në çdo hap interesat kombëtare. Ata nuk kanë kurajon të ngrihën në këmbë dhe të kuvendojnë si shqiptarë të vërtetë përballë armiqve të kombit shqiptar, sepse kanë uzurpuar me pa të drejtë edhe pushtetin në Republikën e Shqipërisë.

Ata tulaten përballë presioneve të “evros” greke, përballë priftit grek Janullatos, përballë kërcënimit shtetëror për mbylljen e dyerve për Shqipërinë, dhe nuk arrijnë të kuptojnë se shqiptarët janë në Evropë dhe anëtarësimin në organizmat e saj e dëshirojnë me dinjitet, të bashkuar dhe të barabartë midis të barabartëve.

Nga kjo situatë e krijuar, shpesh Tirana zyrtare është tërhequr dhe nuk e ka trajtuar me seriozitet problemin çam. Ajo është treguar tolerante përballë veprimeve imponuese, diskriminuese dhe ksenofobe të shtetit grek, të cilët ende dhe sot nuk kanë hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë, duke shfrytëzuar elementin grek në jug dhe agresionin ideologjik fetar të Kishës Ortodokse Greke. Përballë kësaj shpure politike qëndron Greqia. Dhe kjo na qenka Greqia e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s!!

Popullsia shqiptare e Çamërisë në të njëjtën kohë bën apel se çdo brez të rinjsh që vjen po del më i fortë, më i mençur dhe i ditur, më i guximshëm, dhe ata do të dinë se si ta kërkojnë Çamërinë e tyre. Çamëria ka qenë dhe është pjellore, atje ku është dhe këtu në shtetin amë dhe popullit shqiptar të Çamërisë dhe tërë kombit shqiptar, historia ka treguar se nuk u dhimbset jeta për atdheun e tyre.

Ajo bën apel kundër hakmarrjes, kundër urrejtjes etnike, kundër konfliktit, ajo kërkon paqen dhe jetesën në trojet e veta amtare.

Kush mbyll sytë sot përballë tragjedisë çame? 

Duhet të goditet koncepti aneksionist dhe shovinist mbështetur mbi të gjithë trasenë politike të ndërtuar nga politika greke ndaj çështjes çame, e cila e ka bazën në absurdin politik të pranisë së “ligjit të luftës” që mbështetet në doktrinat arkaike e shovene të “megalidhesë” dhe të “vorioepirit”.

Përballë qëndrimit të qëllimshëm fiktiv të një politike të dështuar qëndron dhe vepron hipokrizia e shtetit grek, e cila në natyrën e saj nuk del dot nga kuadri i ndikimeve nacional – fetare. Duke qenë të bindur në këtë konstatim, del vetvetiu problemi i Çamërisë në kontekstin e tij juridik, drejt një zgjidhjeje të pranueshme për të dy palët, mbështetur në të drejtën ndërkombëtare.

Kjo kërkesë serioze ka të bëjë me Greqinë, e cila në raport me standardet evropiane, në realitet ka mbetur e pashkëputur nga Greqia e vjetër, arkaike, false, hipokrite, e cila ndryshe nga koncepti modern evropian sot, bën sikur i zbaton standardet në hapësirat brenda saj. Në fakt ajo nuk ka qenë dhe nuk është e tillë.

Me sa kuptohet, në kanceleritë evropiane ka akoma mbështetës të politikave dhe qëndrimeve greke ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Ka një argument bindës që vërteton një hipotezë të tillë. Vetë shkëputja e trojeve shqiptare të Çamërisë dhe aneksimi në mënyrë të padrejtë nga shteti grek e ka zanafillën që në vitet 1913, kur një veprim i tillë është bërë me miratimin e vetë fuqive të mëdha të kohës.

Çfarë ka ndryshuar sot në politikën e tyre? Është një pyetje e cila duhet të drejtohet hapur, ndërkombëtarisht, për të bindur në radhë të parë veten dhe të tjerët për një gabim të përmasave historike, i cili në një shekull i ka sjellë vetëm fatkeqësi e probleme stabilitetit në rajonin ballkanik. Dhe për sa kohë që nuk do të ketë një qëndrim të ri në këtë çështje, ky stabilitet do të mbetet i rrezikuar seriozisht.

Edhe në rastin e padrejtësive vepron procesi “domino”. Padrejtësitë e vjetra sjellin padrejtësi të reja, të cilat e rëndojnë më shumë situatën. Pretendimi për marrjen e kompensimeve në këmbim të pronave të popullsisë shqiptare në Greqi, sot mbetet vlerësimi dhe veprimi më i turpshëm nga qeveria greke dhe institucionet e tjera ndërkombëtare që heshtin përballë një absurdi të tillë. Çamëve, me vullnetin e tyre të lirë dhe të mbështetur nga faktori ndërkombëtar, duhet t’u krijohen kushte të kthehen në trojet e të parëve të tyre, të provohet identiteti i tyre në bazë të dokumentacionit real që disponon sot shteti shqiptar.

Kjo mënyrë provon katërcipërisht ardhjen e tyre në Shqipëri për shkak të gjenocidit dhe masakrës greke. Në të kundërt, duhet të pranohet, po ndërkombëtarisht, se ky mospranim është një gjenocid i dytë më i zi se i pari, që vërteton në mënyrën më të saktë se jo vetëm ka qenë vepër e shovinistëve grekë, por ka pasur dhe miratimin e kancelerive të Evropës, e cila mbylli sytë përballë tragjedisë çame.

Kush e mbrojti atëherë në arenën ndërkombëtare këtë masakër mbi një pjesë të kombit shqiptar? Ky gjenocid i përgjakshëm dhe i turpshëm vazhdon sot e kësaj dite ta rëndojë situatën me mohimin absurd, duke vepruar moralisht dhe materialisht në shpinë të popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Gjenocidi mbi popullsinë çame përballë mëkatarëve politikë 

Mëkati mbi popullsinë çame ka përballë dhe mëkatarët shqiptarë. Trajtimi i çështjes çame, së fundi gjatë takimit kryeministror (të tilla janë bërë disa deri më sot) fatkeqësisht janë kthyer në iluzione politike, të cilave u ka dalë shumë shpejt boja në opinionin e brendshëm shqiptar.

Iluzionet politike kanë për t’u besuar përherë nga vetë ata që i sajojnë ato, sepse çdo gjë e ka një kufi. Politika shqiptare harron se çështja çame është këtu midis nesh, është një detyrim evropian, është një detyrim ligjor, është një detyrim humanitar, është një angazhim institucional shtetëror, është një angazhim tejet moral dhe kushtetues, i cili po shpërfillet me fanatizëm dhe kokëfortësi nga politikat në të dy anët e kufirit shqiptar – shqiptar.

Si e majta shqiptare dhe e djathta, asnjëherë nuk kanë ditur të mbrojnë çështjen kombëtare në këto 16 vjet të qeverisjes së jetës së vendit dhe hera-herës kanë marrë shuplaka të nxehta edhe prej faktorit ndërkombëtar. Përballë kësaj politike të vakët e pa shpirt, politikat greke kanë vazhduar kursin e tyre agresiv e të pandalshëm duke i maskuar postulatet e saj të racizmit, ksenofobisë dhe të inspirimit të frymës shovene me parullat evopiane.

Ky është mashtrimi më i madh që bëhet hapur dhe në dritë të diellit. E kemi thënë edhe më parë, Greqia ka hyrë në BE që në vitin 1981, e megjithatë, e frymëzuar nga ideologjia racisto – fetare nuk ka arritur të kapërcejë distancën kohore dhe morale që përfaqëson Evropa sot. Ajo ka mbetur me orën e saj në vitet 1913.

Sot, me sa kuptohet, heshtja e anëtarësisë evropiane na jep imazhin e një klubi mashtruesish ku vetë Greqia ka hyrë në të me biletë false. Duke gjetur mbështetjen e saj të heshtur në këtë lloj anëtarësimi, ajo është kthyer në një heshtë me majën e saj të helmuar, e cila vazhdon të ngulet thellë në trojet shqiptare duke helmuar me tej mjedisin ballkanik. Greqia vazhdon të zhytet në mëkatin e saj historik në kurriz të kombit shqiptar.

Në funksionin e saj si përmbaruese e shkombëtarizimit të popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe të spastrimit etnik të realizuar me dhunë e gjak në vitet 1944-45, ajo sot ka gjetur mbështetjen e saj, përderisa është futur në një rrugë pa kthim. Mbulimi i problemeve sot në kohët moderne, kur për shkak të komunikimit masiv, bota është “zvogëluar”, është paradoksi politik greko – evropian që të çudit me shurdhërinë e tij.

Në kushtet e mosveprimit efektiv të teorisë së integrimit, përballë veprimit të elementëve të dezintegrimit, e kanë çuar vetë Evropën në krizën e saj kanceroze të identitetit. Duke qenë e molepsur me këtë sëmundje të rëndë, vetë politika evropiane nuk po e kupton se çështja e popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe heshtja para gjenocidit mbi të, është vetë zvetënimi i fytyrës demokratike të Evropës dhe evropianëve, të cilët nuk janë çliruar ende nga ngarkesat e politikave konservatore të shekullit.

Faktet tronditëse të gjenocidit mbi popullin çam janë një ilustrim i paevitueshëm i përgjegjësisë së përbashkët politike, përballë këtij krimi monstruoz ndaj njerëzimit. Faktet e gjenocidit janë tronditëse. Në një kohë shumë të shkurtër popullsia çame u masakrua me rreth 4 mijë burra dhe gra të vrarë, me 550 vetë të vdekur nga torturat në qelitë zerviste, me 61 fshatra të shkatërruar, me 5800 shtëpi të djegura.

E çfarë tjetër duhet thënë për të heshtur dhe mbyllur sytë përballë krimeve kundër njerëzimit. Krimet e llahtarshme të zervistëve grekë dhe shtetit të tyre shoven janë denoncuar edhe nga europarlamentarë, por zërat e tyre janë mbytur.

Kjo fasadë evropiane ka dështuar, duke u kthyer pa mëdyshje në një koncert të vajtueshëm me doza impotence politike, që vërtet të habisin. Gjenocidi radhitet në veprat penale për krime kundër njerëzimit dhe si të tilla ato kurrë nuk duhet të mbeten të pandëshkuara.

Rekomandimet për ta çuar çështjen çame si një “çështje dypalëshe” midis Greqisë dhe Shqipërisë është dhunimi që u bëhet çamëve në të drejtën e tyre ndërkombëtare dhe tregues i vetë mungesës së përgjegjësisë së një politike që propogandon ethshëm standardet e qytetarisë. Si ka mundësi që përpara kësaj panorame kriminale sot shteti grek dhe politikat e saj me paturpësi vazhdojnë të jenë në sulm për ta denigruar edhe më tej kombin shqiptar dhe popullsinë e martirizuar çame? Ku bëjnë vaki qëndrime të tilla dhe pse?

Rezultat i kësaj stratagjeme të mjeruar janë dhe ajo çfarë na kanë sjellë në realitet takimet dypalëshe midis politikanëve grekë dhe shqiptarë. Kjo çoroditje politike nuk bën gjë tjetër veçse shpenzon në mënyrë të qëllimshme kohën dhe e mbars më tej problemin. Por dihet se një ditë kjo mbarsje do të ketë dhë një kufi dhe do të shpërthejë.

Kush do t’i përballojë pasojat e saj? Shqiptarët kurrë nuk kanë për t’u gënjyer me atë se çfarë përfaqëson Greqia për Evropën. Kopaçja mbi kokë të kombit shqiptar dhe të çamëve sot është ende në dorën greke dhe ajo vazhdon të godasë pambarim edhe në sytë e vet Evropës së qytetëruar. Nëse vërtet na qenka e vështirë me Serbinë, e cila ashtu ka bërë dhe bën pa e pyetur Evropën, pse na qenka e vështirë edhe me Greqinë, anëtare të BE-së dhe NATO-s?!

Çështja çame, pasqyra e vërtetë e integritetit evropian 

 Kjo na çon në përfundimin se të menduarit dhe të gjykuarit në mënyrë “allaevropançe” sot, i ka ardhur koha që të denacionalizohet, për t’i dhënë vërtet hapësira depërtuese teorisë së tyre të integrimit. Nuk mund të integrohen shqiptarët në Evropë të copëtuar dhe të parespektuar në të drejtën e tyre kombëtare. Kush mendon ndryshe le të shpjegojë dhe të na mbushë mendjen se është po ndryshe.

Erozionet klasike nacionale që po shfaqen edhe në kohët moderne japin të kuptohet se politikat evropiane janë ende të ndëruara gabim mbi një trase të vjetër. Qëndrimi ndaj gjenocidit grek mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë dhe ndëshkimi i tij sot, është kërkesa njerëzore sot, e cila lidhet me shërimin e plagëve dhe pasojave të tij.

Në të kundërt, këto plagë kurrë nuk kanë për t’u shëruar, ato do të majisen më keq dhe do të lënë njollën e tyre të errët në ndërgjegjen evropiane. Nëse nuk do të funksionojë minimalisht institucioni i faljes për këtë akt terrorist shtetëror, atëherë duhet thënë me zë të lartë se integriteti evropian është vetëm një falsitet dhe historia mund të përsëritet. Kush është dakord me të kundërtën e këtij konstatimi le të deklarohet.

Çështja çame nuk është “çështje dypalëshe” 

Por sot nuk është e vështirë të kuptohet se politikat e kanë gjetur gjuhën e tyre të përbashkët për të mos thënë kurrë të vërtetën. Llafollogjia diplomatike shpesh është një përrallë plot helm, e mbarsur me pabesi, hipokrizi e gënjeshtër të servirur nga të dy krahët.

Në çështjen çame politika evropiane dhe ajo greke, del mbi të gjithë të tjerët në mënyrë të personalizuar dhe kjo është hipokrizi. Ajo çfarë bën përshtypje në takimet dypalëshe shqiptaro – greke është artikulimi konfuz i çështjeve të diskutuara dhe tendenca drejt një gjullurdie leksiko – diplomatike për të shmangur të vërtetën mbi çështjen çame.

Gjenocidi grek mbi shqiptarët çamë është një gjenocid diabolik dhe i përbindshëm që nuk mund të mbulohet më me shoshën pa shoshë të politikës greke. Çdo bastardim që i bëhet problemit çam në analet politike të kancelerive dhe në geton raciste greke do të shkaktojë, pa dyshim, mendime dhe reagime të turbullta, të cilat, nëse anashkalohen, nuk mund të paragjykohen më.

Çamët janë një popullsi vitale me kohezionin e tyre historik dhe shpirtëror dhe, sido që të bëhet, nga politika e shtetit grek, ata kurrë nuk do të gjunjëzohen, sepse janë shqiptarë. Ata që sot jetojnë në Republikën e Shqipërisë, por dhe në Greqi e gjetkë janë të lidhur me kombin e tyre nëpërmjet gjuhës, kulturës fesë, dokeve e zakoneve tradicionale shqiptare dhe kushdo të jetë i bindur se ata ruajnë brenda vetes tërë elementët e identitetit të tyre kombëtar. Ata edhe sot, duan apo nuk duan grekët dhe të tjerë, mbeten të inkuadruar në ndërgjegjen kombëtare shqiptare me vetëdije të plotë.

Edhe çamët ortodoksë që jetojnë në Greqi, përballë represionit shtetëror, brenda në familjet e tyre flasin shqip dhe nuk kanë për ta harruar kurrë gjuhën e tyre amtare. Aq sa mbaron uji i detit, po aq mund të shuhet gjuha jonë shqipe. Çdo gjë që mund të bëhet sot kundër saj është një tentativë mjerane e njerëzve të pamoralshëm, të cilët janë mësuar të jetojnë me krimin, me terrorizmin shtetëror dhe kriminelët.

Të dy qeveritë që negociojnë sa për sy e faqe për çështjen çame duhet të kuptojnë se çamët nuk janë thjesht shqiptarë, por ata janë shqiptarë të Çamërisë dhe vendi i tyre është Çamëria. Këtë ua kujtojmë politikanëve të sëmurë grekë që ta kenë parasysh në të ardhmen. Kujt i shiten këto simite të helmuara të infektuara me simitizmin helenik grek dhe pse?!

Analiza dhe qëndrimi kritik ndaj së kaluarës, e cila mbart mbi vete pasojat në kohën që jetojmë, është një qëndrim i munguar, që po sos në kufijtë e durimit. Në këtë kontekst, kur nuk ekziston një i tillë, politika greke vazhdon t’i shërbejë me kokëfortësi strategjisë së saj, jo mbi bazën e një politike të re të standardeve qytetare, por si një vazhdimësi e politikës tradicionale shovene e aneksioniste, e cila është shprehje e hapur e filozofisë famëkeqe të «megalidhesë».

Përballë qëndrimit arrogant dhe tejet shovinist të politikës zyrtare greke, ka mjaft politikanë që mohojnë me qëndrimin e tyre faktet historike, duke tentuar të vënë në dyshim të vërtetën. Çamëria është tokë etnike shqiptare e patjetërsueshme, dhe çfarëdo vendimi që të merret në mënyrë të njëanshme në dëm të interesave të saj, do të mbetet një problem i hapur dhe i mprehtë i kohës.

 

6. MOS GUXONI TA PROVOKONI MË POPULLSINË SHQIPTARE TË ÇAMËRISË

  

Terrorizëm shtetëror i organizuar mbi shqiptarët 

 Kemi shpjeguar përmbajtjen e problemit të popullsisë shqiptare të Çamërisë, duke e parë atë të pashkëputur nga çështja jonë kombëtare. Është një fenomen historik me përmasa kombëtare, me pasojat e dhimbshme, të cilat edhe sot po shkaktojnë pasoja të tjera. Një fenomen me përmbajtjen e tij të dhimbshme, i përsëritur dekadë pas dekade, nga veriu e në jug të Shqipërisë, i cili në përmbajtjen e tij akuzon veprimtarinë e organizuar gjakatare të fqinjëve të Shqipërisë, të cilët kanë dhunuar historikisht kombin shqiptar.

Gjurmët e krimit dhe terrorizmit janë të freskëta. Ato akuzojnë dhe kërkojnë drejtësi. Shovinizmi, racizmi dhe terrorizmi i shteteve fqinje të Shqipërisë nuk duhet lejuar që të veprojnë më mbi shqiptarët.

Të mbështetur në teorinë antishkencore të racizmit, në thelb me një diferencim të hapur ndaj shqiptarëve deri në marrëzi, shovenët rrotull kombit shqiptar mbajnë mbi shpinë një mal me krime, dhe me këtë situatë kërkojnë sot të marrin kartën e qytetarisë.

Mbështetur në këtë teori raciste, shkencëtarët reaksionarë të këtyre vendeve në etiketën e akademive të tyre të molepsura me ideologji fetare kanë abuzuar dhe vazhdojnë të abuzojnë edhe sot e kësaj dite, duke u bërë një shtrat plehu për të frymëzuar teori dhe doktrina antinjerëzore, si ato të :nacertanjas”, “megalidhesë” dhe “vorioepirit”.

Këto doktrina famëkeqe, të ngritura në art në sytë e botës së qytetëruar, kanë shkaktuar diskriminimin racial të popujve të Ballkanit, kombeve dhe kombësive, veçanërisht në dëm të kombit shqiptar. Ato janë bërë një pikënisje e nxehtë e tensioneve politike me bazë ndëretnike shumë të rrezikshme për stabilitetin, duke shtrembëruar me dashje të vërtetat historike.

Është tashmë e provuar në Ballkanin dhe Evropën e pasluftës se politikat bajate dhe tërë sistemi juridik i krijuar enkas në shërbim të këtyre teorive e doktrinave të ndryshkura arkaike kanë qenë dhe janë një laborator klonimi i krizave të thella, i luftërave terroriste dhe i tragjedive njerëzore, duke nëpërkëmbur me dhunë, me krim me terror të drejtat e popujve paqedashës në rajon.

Këto teori dhe doktrina janë të mbështetura në politikën e imponimit dhe të dhunës ushtarako - policore, duke vënë në përdorim arsenalin e tyre të përvojave kriminale, të cilat nuk dallojnë aspak nga krimet e “SS” nazistë në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Kjo ka qenë dhe është natyra e shteteve fqinje të Shqipërisë, të cilat edhe në kushte të tjera nuk dinë të ndalen, por janë në sulm dhe të bashkërenduar kundër aspiratave të kombit shqiptar.

Kjo situatë e njëanshme ka shkarkuar pasojat e saj në rajonin ballkanik. Rrotull Shqipërisë sot mbretëron një gjendje e jashtëzakonshme, e një lufte të pashpallur, e cila po shkakton një erozion të paparë ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin ballkanik. Kush pretendon për të kundërtën le të shpjegojë pse ka kaq shumë forca ushtarake në rajonin e trazuar dhe veçanërisht rrotull kombit shqiptar.

Kjo është një arsye e fortë që bind këdo se sot shqiptarët po ballafaqohen me një realitet të hidhur që ngjan si dy pika uji me metodat tipike mesjetare antishqiptare si nga Greqia dhe Serbia e Maqedonia. Në të njëjtën kohë që Republika e Shqipërisë vazhdon të demilitarizohet, ushtritë e fqinjve tanë agresivë armatosen përditë, mbajnë forca ushtarake në hapësirat e okupuara etnike shqiptare, kryejnë terrorin psikologjik e policor, duke dhënë pamjen e shteteve dhe sistemeve diktatoriale terroriste.

Kjo natyrë militariste nuk e shmang dot konstatimin se sot trojet etnike shqiptare nën sundimin e fqinjëve të Shqipërisë janë të vetmet koloni në mes të Evropës në kohët moderne. Kush nuk e pranon këtë konstatim le të shpjegojë dhe argumentojë hapur të kundërtën.

Shqiptarët sot nën sundimin grek, serb, malazez e maqedonas vazhdojnë të jenë pre e luftës së ftohtë dhe të nxehtë. Ata eliminohen fizikisht me metoda terroriste, vriten pa kurrfarë droje, diskriminohen, shpërngulen, shkombëtarizohen, asimilohen në mënyrë sistematike njësoj sikur të ishin “mall pa inventar”.

Ky gjenocid i ftohtë ngjet sot në sytë e botës së qytetëruar, e cila ka pranuar të heshtë përballë shovinizmit dhe racizmit tipik mesjetar që ushtrohet ndaj shqiptarëve. Kush e pranon dhe e lejon sot këtë situatë tensioni dhe terrori në zemër të qytetërimit perëndimor? Kjo është një pyetje e bërë ndërkombëtarisht që kërkon përgjigje.

Rreziku i serbizimit dhe helenizimit të Shqipërisë është imediat. Ky fenomen agresiv që vepron sot mbi shtetin shqiptar është vazhdim i politikave shovene të fqinjëve për të mbuluar problemet e mprehta etnike që janë të pranishme brenda tyre. Problemi i Kosovës, Çamërisë dhe tërë hapësirave të tjera shqiptare të okupuara nuk mund të mbulohet lehtë.

Në trojet e Çamërisë, në Luginën e Vardarit në hapësirat e Malësisë së Madhe vazhdon sot e kësaj dite dhuna psikologjike për të harruar emrat e heronjve dhe figurave të ndritura shqiptare që kanë kontribuar në historinë e rajonit, vazhdon ndërrimi i emrave tradicionalë shqiptarë të vendbanimve, duke konstatuar në një mirëkuptim jo të rastësishëm të kundërshtarëve të Shqipërisë.

Nuk mund të mohohet mbështetja reciproke greko – serbe në dëm të çështjes shqiptare, veçanërisht për kontrollin ndaj Kosovës. Në vitin 1989, Serbia hoqi autonominë e Kosovës dhe prej asaj kohe janë shpërngulur me të gjitha format mbi 500 mijë shqiptarë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shqiptarët e Çamërisë. Në këto kushte, gjendja e shqiptarëve si kudo në trojet e kolonizuara është e rëndë. Atëherë me të drejtë duhet të shtrojmë pyetjen: me kë kemi të bëjmë me fqinjë apo me ujq që duan vetëm të na shqyejnë?

Në krahun tjetër në shtetin amë shqiptarët presin lirinë dhe liberaldemokracinë, kur në mënyrë të qëllimshme nxitet nepotizmi dhe përçarja në politikë, popull dhe në besimet fetare. Nuk ka sens pozitiv për të mbajtur një qëndrim ndaj çështjes së Kosovës dhe të Çamërisë. Këtu politika e ditës vazhdon t’i bier gozhdës dhe patkoit dhe nuk i bën përshtypje se po i konsumojnë kohën e çmuar çështjes shqiptare, e cila sot është shtruar për zgjidhje.

Me të drejtë duhet të pyesim këtë klasë politike që ka të njëjtën natyrë kudo në hapësirën shqiptare: Në gjendjen që ndodhet sot kombi shqiptar, nga duhet ta presin shpëtimin shqiptarët? E tillë mbetet për këtë politikë dhe çështja çame.

Le të hedhin (nëse kanë kohë!!) një sy nga e kaluara historike dhe të kuptojnë se çfarë kërkon sot popullsia shqiptare e Çamërisë. Çamëria dikur ka pasur rreth 500 mijë banorë, me një sipërfaqe rreth 12 mijë km katrorë. Kjo popullsi, e ndodhur përballë forcave terroriste greke, në një raport forcash të pamatë, përballë terrorizmit shtetëror të organizuar dhe të armatosur deri në dhëmbë, nuk arriti të rezistonte dot, e megjithëse e goditi rëndë armikun e saj, mbeti pa përkrahje dhe mbështetje.

Në vitet 1913-14, shovinistët grekë, pasi okupuan Shqipërinë e Jugut, rrafshuan 280 fshatra, duke e lënë popullsinë gjysmëmilionëshe shqiptare pa mbrojtje e pa strehë. Dhuna e ushtruar në dy vite me radhë detyruan shpërngulje masive, duke shkaktuar një bilanc tepër tragjik, mbi 20 mijë të vrarë dhe 280 mijë të vdekur nga uria dhe masakrat e tjera.

Agresorët shovenë e kthyen Shqipërinë në një vend të dhunuar dhe të uritur. Është koha kur në mënyrë të organizuar ushtrohet ndaj Shqipërisë një terrorizëm masiv nga një grup shtetesh, duke e copëtuar dhe shqyer atë. Vallë mund të harrohen sot këto? Çfarë kanë qenë shqiptarët në hapësirën e tyre etnike, mjete eksperimenti për getot terroriste greke, serbe, maqedone e malazeze?

Në botën moderne sot flitet për praninë e një holokausti hebre, dhe këtu nuk ka nevojë për vërtetime. Është historia e dhimbshme e popullit hebre që pësoi në kohën e luftës masakrën më të paparë në historinë e njerëzimit. Por me të drejtë duhet t’u kujtojmë historianëve, akademikëve dhe tërë politikanëve se ka pasur edhe një holokaust shqiptar. Kjo ka ndodhur dekadë pas dekade, në formën më çnjerëzore, atëherë kur anët e rrugëve mbusheshin me kufoma shqiptarësh të varur, njësoj sikur sot të shikojmë me imazhin e tyre të largët rrugët e ndriçuara me shtyllat e neonëve të Evropës dhe të fqinjëve agresivë të Shqipërisë.

Megjithatë, edhe sot Evropa vazhdon të heshtë mbi holokaustin shqiptar, sepse heshtin në mënyrë të pashpjegueshgme institucionet shqiptare. Kjo heshtje është një shtytje e padukshme për të kriminalizuar më tej natyrën e fqinjëve ujq të Shqipërisë drejt situatave të tjera edhe më të rrezikshme. Por, “Golgota Shqiptare” e holokaustit nuk mund të heshtë përjetësisht.

Me të njëjtën akuzë, Shqipëria do të drejtohet si ndaj atyre që e dhunuan edhe ndaj atyre që heshtën dhe nuk kundërvepruan duke lejuar kriminalizimin më tej të situatës në hapësirën shqiptare. Nuk i dihet, por nga terroristët serbë dhe grekë të paraluftës së dytë botërore, që eksperimentuan krimet e tyre mbi shqiptarët mund të kenë marrë përvojë edhe nazistët gjermanë.

Duke gjurmuar një material të pasur historik dhe politik të ngjarjeve që kanë pasuar në hapësirën shqiptare të Çamërisë, duke zbuluar rrënjët historike të kësaj urrejtjeje racore të njëanshme të fqnjëve të kombit shqiptar, sot është me vend që politikat jokoniunkturale të krijojnë hapësirat e nevojshme për zgjidhjen e çështjes çame dhe më tej.

Kjo mënyrë e shtrimit të problemit çam do të arrihet vetëm duke hedhur pshtë me kurajo e në mënyrë shkencore të gjitha tezat shovene antishqiptare, të cilat sot janë bërë bajate dhe janë turpi i botës së qytetëruar. Politikat jokoniunkturale do të krijojnë kushte që shqiptarët, kudo janë, të zgjidhin çështjet e tyre me vullnetin e tyre dhe përkrahjen e evroballkanasve që i përkasin qytetërimit modern.

Nga Çamëria sot, si një hapësirë etnike shqiptare, duhet të ketë një largim të menjëhershëm e pa kushte i të gjitha forcave ushtarake policore greke, duke hequr kështu terrorin psikologjik mbi popullsinë paqësore ortodokse shqiptare dhe një prej diktateve me efekte shkombëtarizuaese mbi minoritetin shqiptar në Greqi. Vetëm me qëndrime të drejta dhe politikat ligjore do të krijohet mundësia dhe hapësira e nevojshme që vetëdija kombëtare shqiptare, e përfaqësuar nga njerëzit elitë të saj, t’u përgjigjet sot kërkesave të drejta të popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe minoritetit shqiptar në Greqi.

Politika kombëtare shqiptare sot duhet të jetë shqiptaria. Ky është apeli për tërë klasën politike kudo në hapësirën shqiptare. Ajo duhet të mbartë një fizionomi shqiptare në shërbim të interesave kombëtare të popullit shqiptar.

Politika e sotme u bën iso ekstremistëve 

Absurdi zë vend me kokëfortësi në kohët moderne, kur rrugët dhe mundësitë ekzistojnë, duke u mbështetur në vullnetin e mirë për zgjidhje dhe mirëkuptim nga faktori politik ndërkombëtar. Parlamenti dhe qeveria greke, nuk kanë vullnetin dhe dëshirën të kërkojnë falje në mënyrë institucionale, duke mësuar e respektuar prej qëndrimit të politikës gjermane sot, e cila me qytetari u kërkoi falje popujve të Europës dhe të botës për fatkeqësitë e shkaktuara nga fashizmi gjerman në kohën e L2B.

Është parë me keqardhje se politika e sotme greke vazhdon t’u bëjë iso ekstremistëve grekë, të cilët të frymëzuar nga ndjenjat nacional–fetare, 62 vite më parë realizuan spastrimin etniko – fetar të popullsisë çame nga trojet e veta. Kjo ndodh, sepse ekstremistët grekë janë sot vetë të pranishëm në krye të politikave shtetërore dhe nuk kanë asnjë dallim nga qëndrimet e ithtarëve të ”vorioepirit” me qëndrimet e politikës zyrtare greke.

Pse tentojnë t’u tregojnë shqiptarëve gjurmët, kur ujku rri përballë tyre dhe skërrmit dhëmbët? Është thënë edhe më parë se akuza për «bashkëpunimin çam» me fashizmin gjerman në gojën e diplomatit grek, e thënë me nënkuptime, është një dinakëri tipike greke, është një pretekst, që justifikon të vërtetën e gjenocidit kriminal grek, për spastrimin etnik të Çamërisë.

Provokacionet politike greke, pjesë e strategjisë antiçame

 Përballë këtij absurdi politik ka edhe një opsion tjetër shpresëdhënës. Popullsia shqiptare e Çamërisë nuk mund të shpërfillet pafundësisht edhe nga të tjerë që kanë rolin e tyre të pazëvendësueshëm në politikat botërore. Deklarimet së fundi të personaliteteve në jetën politike amerikane dhe të disa evroparlamentarëve janë një sinjal i fortë që na bindin se “dosja greke” tashmë është hapur dhe ajo shumë shpejt do t’i nënshtrohet gjykimit ndërkombëtar.

Është kjo një arsye e fortë që institucionet përfaqësuese politike e shkencore të popullsisë shqiptare të Çamërisë, sot pa asnjë lëkundje kanë marrë përsipër si detyrë permanente të denoncojnë qëndrimet antishqiptare të strukturave shovene greke dhe kasnecëve të tyre edhe në Republikën e Shqipërisë.

Rasti i fundit provokativ i ambasadorit grek në një televizion rajonal, ku midis të tjerave ai pretendon për ”largimin e vullnetshëm të popullsisë myslimane të Çamërisë, si bashkëpunëtore me pushtuesit gjerman”, është një zë i hidhur institucional shtetëror, që i heq përfundimisht mantelin evropian politikës zyrtare greke.

Paradokset në politikën greke nuk kanë të sosur. Menjëherë pas vizitës së Kryeminstrit të RSH në Greqi, opinioni shqiptar përballet me deklaratën e një funksionari të lartë të diplomacisë greke, duke shprehur edhe një herë hapur qëndrimin kokëfortë me doza të theksuara shovene të qarqeve politike greke. Bukur edhe kjo për grekun diplomat ”me karrierë të suksesshme” antishqiptare!!

Kërkesat e drejta të popullsisë çerekmilionëshe shqiptare të Çamërisë, mbështeten në hapësirat juridike e demokratike, që garantojnë dokumentet ndërkombëtare, mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtën e kombeve për vetëvendosje mbi jetën, pronën dhe lirinë e tyre. Besojmë se këtë e dinë politikanët evropianë, grekë dhe ata shqiptarë.

Vendimet e fundit të gjykatave greke, të cilat i japin të drejtën shtetit grek të nxjerrë në shitje pronat dhe pasurinë e popullsisë çame, janë një absurd dhe njëherazi një precedent i paparë, që me kokëfortësi kërkojnë t’u imponohen me çdo kusht institucioneve ndërkombëtare në vendimin përfundimtar të tyre.

Në vargun e provokacioneve kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë është edhe rasti i anulimit të vizitës së para një viti të presidentit grek në jug të Shqipërisë. Por gabuan edhe këtë radhë grekët, duke menduar se do ta gjenin në gjumë popullsinë shqiptare të Çamërisë. Me aktin e turpshëm diplomatik, atëherë i thamë presidentit të Greqisë: ”Faleminderit, o zoti Papulias”(!!)

Presidenti i Greqisë, Papulias, erdhi si erdhi, iku si iku, kundër dëshirës së tij, por dhe kundër dëshirës së qarqeve shoviniste greke, të cilët prisnin rastin që në takimin presidencial, të theksohej edhe një herë në mënyrë cinike, se “çështja çame nuk ekziston më për Greqinë”(!)

Pa dashje, me qëndrimin e tyre arrogant e të papërgjegjshëm, ata i bënë një shërbim të madh çështjes çame, sepse ajo që pritej këtë radhë ndodhi. Falë incidentit diplomatik, të shkaktuar nga pala greke, ata me qëndrimin e tyre politik, e kaluan në axhedën e faktorit politik ndërkombëtar, e shndërruan në një problem permanent zgjidhjen e çështjes së popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Ndoshta duhet të besojmë se, nëse çdo gjë do të kishte ecur sipas programit, agjencitë e ndryshme të lajmeve dhe kanceleritë ndërkombëtare, deri tek Departamenti i Shtetit Amerikan, nuk do të angazhoheshin në këtë ”problem shqiptaro – grek”. U krijua një precedent diplomatik, që me të drejtë shkaktoi reagime. Siç thotë populli ynë “…u shkul gozhda, por mbeti vrima”. Në këtë rast kushdo e ka të qartë se kjo hapësirë, nuk mund të mbyllet. Sikur kontakti presidencial në Sarandë të ishte realizuar në natyrën e një takimi rutinë, edhe sikur të zhvilloheshin të gjitha demonstrimet e popullsisë çame përpara hotel “Butrintit”, nuk do të ndodhnin efektet e skandalit diplomatik, që mendoi, organizoi dhe realizoi për të keqen e vet diplomacia greke.

Kjo na kujton thënien e Shekspirit, “…po të kujtonim Hamletin, laraskat kishin rënë në grackë”. Vetëm e vetëm pse u mblodhën disa qindra çamë në Sarandë, ndodhi ajo që ndodhi. Këtë radhë laraska greke ra vetë në grackën që kishte ngritur për të tjerët. Popullsia çame bëri atë që bëri dhe kjo tregoi se këtë radhë, ajo nuk u gjet në gjumë.

Protesta paqësore ishte një lëvizje e zgjuar dhe e mirorganizuar. Me veprimin e tyre, popullsia çame ngjalli dhe nxiti debatin në opinionin publik dhe atë mediatik. Shumëkush ka pyetur dhe ka qenë i interesuar të dijë se bënë apo nuk bënë mirë çamët që dolën në protestën e tyre paqësore. Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë popullsinë çame për qëndrimin e saj. Lëvizje të tilla të organizuara, nuk mund të jenë kurrë fyese dhe denigruese, edhe kur është fjala se ato mund të bëhen kundër një kryetari shteti.

Kjo mund të ndodhë në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm kur vjen një politikan grek, por ajo mund të ngjasë edhe përpara Parlamentit Shqiptar, i cili vazhdon të flejë gjumë, edhe përpara Parlamentit Evropian, Gjykatës së Hagës apo dhe Departamentit të Shtetit Amerikan. Kjo do të ishte një veprimtari e ligjshme dhe dinjitoze, e cila do të sensibilizonte më shumë opinionin dhe politikën ndërkombëtare, në të mirën e zgjidhjes në rrugë demokratike të çështjes së popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Kush e paragjykon lëvizjen çame?! Çështjen çame mund ta paragjykojnë vetëm ata dritëshkurtër politikanë, që janë tkurrur përherë përpara presioneve greke dhe mendojnë se fati i shqiptarëve në Ballkan, është i lidhur fort me qëndrimin “dashamirës” të shtetit grek. Fitoren e tyre askush nuk ka të drejtë që ta konsiderojë humbje, duke paraparë se çfarë ndodhi midis dy vendeve tona pas incidentit diplomatik.

Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë levizjen çame, sepse gjoja çamët po bëhen shkak që të acarohen marrëdhëniet shqiptaro - greke, se gjoja tani grekët do të nxjerrin dufin mbi emigrantët shqiptarë në Greqi etj etj. Ka nga ata që ulërijnë, sepse janë mësuar të ulërijnë dhe që nuk kanë asnjë njeri të afërt me punë emigrimi në shtetin grek. Ky lloj paragjykimi është i pabazë dhe i papranueshëm. Rastet e keqtrajtimeve dhe përzënieve të disa emigrantëve atëherë u evidencuan menjëherë, dhe kjo ishte e pritshme, por nuk mund të veprohet me një popullsi mbi gjysmëmilionëshe, që jeton dhe punon në Greqi, të cilët kanë arritur të integrohen në jetën greke dhe kërkojnë respekt insitucional ndaj dinjitetit të tyre.

Në incidentin diplomatik, u vërejt edhe një anë tjetër, e cila nuk mund të anashkalohet. Është lehtësisht e kuptueshme se ata që e ngritën grackën politike, ranë vetë brenda saj. Analiza e akuzave dhe kundërakuzave në ditët e mëpasshme, vërtetoi plotësisht konstatimin. Reagimi i ashpër i insitucioneve greke, se “kjo punë nuk do të mbarojnte me kaq”, shumë shpejt ia zuri vendin zbutjes së toneve, duke deklaruar se “kjo çështje tashmë mbetej e arkivuar, dhe i takonte së kaluarës”(!!). Pas gabimit të parë, rrjedhimisht e kishte radhën gabimi tjetër, sepse incidenti nuk ishte i rastësishëm. Atëherë, pse u mbyll kjo ngjarje?!

Sa të kujdesshëm janë grekët kur topi mbetet në fushën e tyre! Pse u ulën tonet pas replikave të ashpra, mos vallë duhej menduar atëherë se grekët e bënin këtë për mëshirë apo duhej kuptuar se vazhdimi i debatiti mbi incidentin diplomatik, e nxirrte lakuriq grackën politike dhe planin grek? Çdokush bindet se qëndron konstatimi i dytë.

Me këtë rast nuk është e vështirë të kuptohet, se segmente të caktuara në politikën greke, të dominuar nga filozofia e mbrapshtë e “megalidhesë” dhe megallomania tradicionale përpara shtetit shqiptar dhe personaliteteve të tij, e futën Presidentin e Greqisë në qorrsokak. Zoti Papulias, si President i Greqisë është një burrë i respektuar nga shqiptarët, sepse ai ka kontribuar në normalizimin e marrëdhënieve Shqipëri – Greqi.

Normalizimi në dukje i këtyre marrëdhënieve, nuk mund të mos ketë ndikimet e veta pozitive dhe këtë shqiptarët kanë sy ta shikojnë e vlerësojnë. Këtë duhet ta shikojnë edhe ajo pjesë e inteligjencies dhe politikës greke, që janë të interesuara për zgjidhjen e drejtë të çështjeve të mbetura pezull nga historia, duke i shërbyer në këtë mënyrë integrimit dhe stabilitetit në rajon.

Në këtë ngjarje diplomatike, jo pa përgjegjësi mbeti dhe politika shqiptare. Qëndrimi prej struci i diplomacisë shqiptare, u kuptua nga prononcimet e funksionarëve të lartë shtetërorë, të cilët nuk janë të besueshëm në misionin e tyre. Ministri i Jashtëm Shqiptar, i nderuari Mustafaj, deklaroi atëherë i kënaqur se ky incident diplomatik i përgatitur, inskenuar dhe realizuar nga shteti dhe politika greke, “është tashmë i ezauruar”, sikur nuk ka ndodhur asgjë(!)

Do të ishte me vend, që ministri Mustafaj të na thoshte mendimin e tij edhe në rastin tjetër, sikur larg qoftë, këtë ta bënte Presidenti Shqiptar në Greqi, bie fjala në Janinë, të shkonte atje dhe pa u takuar me të zotin e shtëpisë, të kthehej? Çfarë do të bënin grekët me këtë rast? Vargu u provokacioneve greke nuk ka të sosur dhe sado që të tentohet të fshihet e vërteta, kushdo e kupton se këto qëndrime lidhen me praninë e pamohueshme të çështjes çame.

 

7. IDEOLOGJIA FETARE GREKE, PARAROJA E QËNDRIMIT ANTIÇAM

 

Duke ndjekur rrugën e sfidave të politikës së shtetit grek dhe hierarkisë së Kishës Ortodokse ndaj shtetit shqiptar dhe provokimi që i është bërë hera - herës popullsisë shqiptare të Çamërisë, ngjarjet që kanë pasuar nuk mund të mos shpjegohen në fokusin e qëndrimit të mirëllogaritur antishqiptar. Ky qëndrim nuk po kalon pa reagime. Opinioni shqiptar kudo ka qenë i interesuar të dijë të vërtetën mbi gjithçka që lidhet me çështjen kombëtare dhe ky reagim është ndier në të gjitha format.

Pse “pushteti i katërt” në Shqipëri anashkalon problemet kombëtare. 

Duke analizuar situatat që kanë kaluar nuk mund të anashkalohet roli dhe veprimtaria e mediave në përcjelljen e situatës në marrëdhëniet dypalëshe. Në kompleksitetin mediatik shqiptar, me opinionet e tyre shpesh nxjerrin kokë fenomene, të cilat të çojnë në një qëndrim me asimetri logjike, të pashkëputur nga simfonia e instrumenteve të përbashkët me natyrë politike, të cilët herë marrin zemër e herë tulaten, duke vënë në dyshim vlerat e vërteta të marrëdhënieve dypalëshe.

Në rastin e incidentit diplomatik të shkaktuar nga presidenti i Greqisë, zotit Papulias, gjatë vizitës së planifikuar një vit më parë, u konstatua se ditën e parë e drejta anonte nga krahu i shqiptarëve, ditën e dytë prezantohemi me një pamje të reagimeve “racionale” të burrave të shtetit ndaj politikës dhe diplomacisë greke, dhe ditën e tretë në mënyrë të çuditshme, disa media të shkruara dhe elektronike filluan të na kujtonin ndjesitë e “operetave limonatë”(!) E marrim këtë shembull për të dalë në një problem shumë thelbësor.

Atëherë, pse në mediat shqiptare incidentet midis dy vendeve apo rastet ekstreme të shfaqjes së racizmit dhe ksenofobisë greke kalojnë shumë shpejt dhe në formën e lajmeve rutinë? Pa fyer askënd, opinioni shpesh mbetet i dyzuar në mendimin e tij, nga fakte revoltuese të pranisë së “frikës dhe maturisë” mediatike.

Në të kundërt, ai kërkon të dijë pse në ekranet shqiptare flitet kaq pak për çështjen kombëtare, pse problemet shqiptare anashkalohen dhe degjenerojnë shpesh në konflikte me arsye bajate, pse nuk ka limit kohor për mikrofonin e lirë në shtresat e gjera, i cili të kthehet në një përçues të asaj ndjenje të munguar kombëtare tek një pjesë e mirë e klasës politike, mbi të vërtetën rreth asaj që mendojnë shqiptarët, pse nuk ka ftesa për akademikët e shquar, për të cilën e kemi të nevojshme të mësojmë nga vlerat intelektuale të trurit të tyre se çfarë mendojnë ata për çështjen kombëtare, pse nuk gjen hapësirë gjithë ai sistem organizimesh patriotike për të shpalosur hapur në opinion vlerat e identitetit kombëtar, të shtjellohen elementët e ndërgjegjes kombëtare, të shtjellohen me fakte të groposura deri më sot, mbi të vërtetën e gjenocidit sistematik mbi shqiptarët në përmasat e një holokausti, të denoncohet ky holokaust shqiptar që i ka kushtuar aq shumë kombit tonë.

Përsëri pa fyer askënd duhet të përballemi me një pyetje thelbësore: Pse mungon fryma nacionaliste në mediat shqiptare? Kush ka frikë nga nacionalizmi shqiptar që deri më sot nuk i ka bërë dëm askujt? Kush e pengon këtë proces zhvillimi, që na bën të ndihemi shqiptarë? Kush është kaq “i kujdesshëm” që nuk lejon të shkelen linjat politike të qeverisjeve mjerane që kanë kaluar deri tani në Republikën e Shqipërisë?

Dhe në fund të fundit, duhet të pyesim hapur: kush është ajo dorë që i kontrollon dhe i komandon mediat në Shqipëri? Kush financon për programet e shpifura të “bamirësisë shpirtërore” të priftit grek Janullatos në ekranin televiziv, mos vallë vetë prifti grek?! Lakmia televizive i kapëcen parashikimet kur pamjet na çojnë kryesisht në Shqipërinë e Mesme. Mos vallë rastësisht?

Kush financon në ekrane televizive kur popullit shqiptar vazhdojnë t’i shfaqen pamjet e periudhës së lulëzimit të nazizmit gjerman? Pse sot nuk guxon asnjë gazetar apo kamerë televizive të shkojë në Mitrovicën veriore dhe të sjellë pamjet e mjerushme mbi pasojat e spastrimit etnik të shqiptarëve pas përfundimit të luftës në Kosovë?

Ka të përditshme shqiptare, të ashtuquajtura “të pavarura”, që i fryjnë zjarrit të përçarjes midis shqiptarëve dhe i japin materiale të bollshme kujtdo për të paragjykuar jetën tonë të vështirë. Rastet janë kaq të shumta dhe për secilin prej tyre mund të bëhen një mori pyetjesh, të cilat nuk janë objekt në këtë analizë, por mungesa e frymës kombëtare dhe hapësirave të nevojshme në mediat shqiptare nuk mund të kalojë pa lënë gjurmë.

Pa synuar të kalohet në ekstrem, nuk mund të anashkalohet e vërteta dhe të mbyllen sytë përpara saj. Jo rrallë amoraliteti politik, konfliktualiteti, papërgjegjshmëria dhe korrupsioni që ka mbërthyer politikën shqiptare dhe përpunon çdo ditë opinionin e brendshëm sipas interesave të saj, nuk kalon pa ndikime në sistemin mediatik shqiptar, duke ushtruar trysninë negative në segmentet e “pushtetit të katërt”.

Ky korrupsion politik, moral e material, ka shmangur me ose pa dashje hapësirën e nevojshme të trajtimit të interesave kombëtare dhe të çështjeve të pazgjidhura shqiptare, duke manifestuar hapur qëndrime të censuruara me efekte shkombëtarizuese.

“Dalldia” politike mbi çështjen çame i kapërcen kufijtë e Ballkanit

Duke u rikthyer në pozicionin delikat të marrëdhënieve me politikën greke, sa më shumë po kalon koha, shqiptarët po kuptojnë, se dalldia panhelenike është shndërruar në një donkishotizëm politik. Koha do t’i japë të drejtë popullsisë shqiptare të Çamërisë, sepse inteligjencia dhe patriotët çamë, tashmë i janë drejtuar zërit të arsyes, për ta zgjidhur problemin me dinjitet në rrugë ligjore e demokratike.

Më shumë se sa veprimtaria e intelektualëve dhe patriotëve çamë dhe e një politike aktive me karater thellësisht kombëtar, shqiptarët po i ndihmojnë në angazhimet e tyre të drejta edhe kundërshtarët me gabimet, marrëzitë dhe fajet e tyre. Ata mbeten ende të pakorrigjueshëm, do të vazhdojnë të bëjnë gabime politike dhe kjo nuk është për fajin e shqiptarëve. Kombi shqiptar këtu është, në vendin e tij dhe përherë do t’i kundërvihet me të gjitha rrugët shovinizmit të fqinjëve tanë ujq dhe do të kërkojë lirinë dhe pavarësinë kombëtare.

Kanceleritë evropiane mbajnë përgjegjësi për copëtimin e trojeve shqiptare. Për këtë problem delikat, shqiptarët presin edhe interesimin e diplomacisë turke. Ka një fakt domethënës. Në Turqi ka një arkiv të pasur të kohës që provon në mënyrë shkencore të vërtetën mbi rrethanat historike dhe keqtrajtimin e popullsisë autoktone çame në trojet e veta.

Të dhënat mbi deportimin dhe shkëputjen e padrejtë të popullsisë çame në drejtim të Turqisë në vitet ‘20 e më pas, janë një akuzë për shtetin grek. Ky zhvillim kombëtar i nevojshëm nuk mund të pranojë mbylljen e rrugëve “të pranueshme”, kur ato imponohen në mënyrë të papranueshme nga politikat konservatore të eurogrupit dhe shteteve fqinje të Shqipërisë, të cilat injorojnë vullnetin dhe aspiratat e kombit shqiptar për liri, pavarësi dhe integrim.

Eurogrupi duhet ta kuptojë se ky qëndrim do të mbetet përherë nxitës që shqiptarët të mbeten “të pakënaqurit” e Ballkanit. Atëherë kush shqetësohet prej lëvizjeve me karakter kombëtar në hapësirat shqiptare?

Zvarritjet politike të eurogrupit dhe mënyra e politikëbërjes në hapësirat shqiptare do të konsiderohen një kohë e humbur, e cila konsumon në mënyrë të padrejtë energjitë e çmuara të shqiptarëve për ndërtimin e jetës së tyre. Kjo mënyrë e trajtimit të çështjeve shqiptare u jep kohë në dispozicion fqinjëve agresivë që të vazhdojnë lojën e tyre të rrezikshme në forma më të stërholluara. Pjesë e kësaj strategjeme pa dashur bëhet edhe ajo pjesë e shoqërisë shqiptare që pranon heshtjen, duke menduar se ka kush merret me fatin tonë. Atëherë le të predikojmë që shqiptarët të rrijnë në pritje, duke iu lutur Perëndisë se një ditë do ta shikojnë veten të bashkuar dhe të integruar në Evropë(!!)

Nuk ka komb në botë që të jetë i ndarë në pesë shtete dhe në tetë pjesë, dhe që sot e kësaj dite vazhdon të qëndrojë në pozita të tilla diskriminuese, i sakatuar vetëm për faj të dhunës dhe gjenocidit të fqinjëve agresorë dhe të politikave të mbrapshta shqiptare. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh vetëm me ne dhe askund tjetër.

Kush guxon të sillet kështu me shqiptarët?! Kush i çon shqiptarët në rrugë pa krye edhe pse nuk është pranuar qoftë edhe një herë se kërkesat e tyre ndaj çështjes kombëtare janë të drejta dhe të legjitimuara?! Përgjegjësia politike qëndron njësoj si ata që kanë miratuar copëtimin e paprecedentë shqiptar dhe për ata që kanë përvehtësuar me dhunë pjesë të territoreve etnike shqiptare.

Në këto kushte faktori politik shqiptar nuk ka kurajo të lëvizë në sensin e duhur. Në kohën e luftës në Kosovë, një grup patriotësh shqiptarë i dërgouan një material të kompletuar ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë të asaj kohe, Rexhep Mejdanit. İ njohur pas disa vitesh me këtë material është lënë të kuptohet, se zëri i arsyes së shqiptarëve për drejtësi, i kërkonte shtetit shqiptar, që ai të merrte rolin e tij të pamohueshëm në çështjen kombëtare. Një rol i mbështetur juridikisht në të drejtën ndërkombëtare, pa tepërime, me dinjitet, duke u mbështetur potencialisht në aftësitë dhe mundësitë e fuqisë sonë kombëtare.

Çudia nuk mungon as në këtë rast. Gjithë puna shkencore që argumentonte padrejtësinë shekullore ndaj shqiptarëve deri në analizën reale të përfundimeve të luftës në Kosovë, u katandis me vlerësimin e një shkrese zyrtare me dy rreshta e gjysmë të një apartçiku presidencial, me përmbajtjen: “Ju informojmë se Presidenti i Republikës, zoti Rexhep Mejdani, është njohur me përmbajtjen e letrës e të materialit të dërguar dhe ju falënderon për mendimet e shprehura në të”(!!) Duke e njohur dhe studiuar në themel këtë material pas disa vitesh, personalisht, sot më vjen turp për ish- presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Kërkesat e popullsisë çame janë ndërkombëtarizuar 

 Thëniet e politikanëve në të dy anët e kufirit shqiptar - shqiptar për çështjen çame deri më sot janë të njëanshme dhe nuk premtojnë zgjidhje as sot e as mot. Ky është një bastardim i një prej problemeve të mprehta të çështjes sonë kombëtare, i cili tregon natyrën e vërtetë të politikës konservatore e servile ngado që ajo buron. Çamët duhet të kthehen në Çamëri dhe t’u jepen të gjitha të drejtat që u takojnë. Çfarë ka këtu për të mos u kuptuar?

Zgjidhja drejt e këtij problemi të ndërkombëtarizuar, do të sillte normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Shqipëri – Greqi, duke synuar plotësimin e të gjithë kërkesave të standardizuara për arritjen e integrimit rajonal. Opinioni shqiptar kudo, do të mbetet i ndjeshëm ndaj mungesës së një politike aktive e me përmbajtje kombëtare, në mbrojtje të të drejtave të bashkëkombasve shqiptarë kudo që jetojnë.

Ky qëndrim çenon rëndë dinjitetin dhe vlerat e identitetit tonë kombëtar, tërë sistemin e vlerave që përfaqëson kombi shqiptar, si kombi më i vjetër në Evropë, dhe për këtë është e arsyeshme që ta kërkojmë më parë përgjegjësinë tek vetja jonë.

Duke e zhvilluar më tej këtë cikël shkrimesh për çështjen e Çamërisë, në mënyrë të përmbledhur i kujtojmë edhe një herë politikës greke dhe asaj shqiptare se çështja çame nuk mund të mbyllet kurrë, por ajo ka vetëm një rrugë: vendosjen e drejtësisë njerëzore për t’i hapur rrugën demokratizimit të marrëdhënieve dhe krijimit të kushteve për integrimin e shteteve dhe popujve në Evropë.

Çdo mënyrë tjetër do të mbetet vetëm një dëshirë politikanësh dhe qeverish, e shkëputur nga aspirata popullore për drejtësi. Qëndrimi politik i institucioneve përfaqësuese të çështjes çame, dhe i popullsisë çerekmilionëshme çame nuk është një çështje emocionale, por një qëndrim korrekt ndaj një problemi të shtruar për zgjidhje.

Ky qëndrim mbështetet në kërkesat e ligjshme për të korrigjuar një padrejtësi të madhe të karakterit gjenocidial të shovinizmit grek ndaj kësaj popullsie, duke u mbështetur në të drejtën juridike që i garantojnë sot të gjithë dokumentet ndërkombëtare. Mbi këtë bazë kërkohet ndërkombëtarisht:

Së pari, politika zyrtare greke, nëse është ashtu siç pretendon, nëse ka pranuar standardet e qytetarisë, nëse është e zhveshur nga fryma e shovinizmit dhe racizmit, nëse nuk ndikohet nga ideologjia fetare, nëse nuk ka pretendime territoriale, nëse nuk agreson sistematikisht për helenizimin e jugut të Shqipërisë, nëse dëshiron marrëdhënie normale me fqinjët shqiptarë, nëse vërtet mund të bëhet një shembull i shtetit demokratik në Ballkan, anëtar i BE-së dhe NATO-s, atëherë ajo duhet të ketë kurajon qytetare, të kërkojë falje ndërkombëtarisht për fatkeqësinë që u ka shkaktuar çamëve me gjenocidin e egër kriminal të ushtruar nga terrorizmi shtetëror i kohës në përfundim të L2B.

Së dyti, nëse politika dhe institucionet greke përfaqësojnë këtë natyrë me kërkesat e mësipërme, atëherë, institucionet zyrtare greke duhet të kenë vullnetin politik, për të hequr përfundimisht ”ligjin e luftës“ me Republikën e Shqipërisë. Kushdo e kupton se ky është një absurditet politik, që sot mbetet turpi dhe diskretitimi i politikës greke dhe i vetë teorisë së integrimit të BE-së. Pavarësisht se ky ”ligj” nuk ka të bëjë me çështjen çame, ai mbetet një pretekst absurd dhe pengesë serioze në krijimin e klimës së bashkëpunimit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit të Çamërisë.

Së treti, populli shqiptar i Çamërisë ka shprehur në mënyrë permanente kërkesat e tij. Ai i është drejtuar shtetit dhe politikës shqiptare. Në rrugë ligjore, institucionet e shtetërore shqiptare duhet të kërkojnë heqjen në mënyrë kolektive të ”shtetësisë shqiptare“, dhe çamët të riatdhesohen në trojet e tyre amtare, ”si shtetas grekë me kombësi shqiptare”. Në qëndrimin politik të shtetit shqiptar, është e nevojshme të parashtrohet me kurajo për korrigjimin e aktit fillestar për rivlerësim të “Aktit të Imponimit” të “shtetësisë shqiptare” refugjatëve çamë i vitit 1953, duke hapur rrugën e ligjshme për ndërhyrje pranë autoriteteve greke dhe atyre ndërkombëtare, mbi rivendosjen e të drejtave të mohuara popullsisë çame dhe riatdhesimin e tyre.

Lëvizja politike e institucionit të Kryetarit të Shtetit Shqiptar, kërkon kurajo qytetare dhe sens kombëtar. Është e turpshme, për politikën shqiptare që çështjen çame ta kufizojë vetëm në zgjidhjen e “çështjesë së pronave” të saj në Greqi. Kjo është e papranueshme, dhe sa të ketë jetën, popullsia shqiptare e Çamërisë do të kërkojë të drejtat e saj, duke i bërë kështu një shërbim të çmuar mbrojtjes së interesave kombëtare të popullit shqiptar.

Së katërti, popullsisë shqiptare të Çamërisë duhet t’i jepet shtetësia greke dhe të rikthehet në trojet e veta dhe të marrë në pronësi të gjithë pasurinë e rrëmbyer padrejtësisht, duke u dëmshpërblyer për përdorimin e saj në një periudhë 62- vjeçare. Prona është e shenjtë dhe u takon pronarëve të vërtetë. Problemi ”i dyshtetësisë” për emigrantët është një provokacion i hapur që i bëhet çështjes çame nga strukturat institucionale shovene greke dhe kjo nuk mund të kalojë pa lënë gjurmë në jetën politike të rajonit.

Së pesti, popullsia shqiptare e Çamërisë, të gëzojë po ato të drejta sa edhe minoriteti grek në RSH. Kjo kërkesë nuk ka nevojë për koment, kur dihet se shteti shqiptar sot i plotëson të gjitha detyrimet e tij për minoritetin grek në Republikën e Shqipërisë. Pretendimet mbi minoritetin grek në Republikën e Shqipërisë janë gozhda e ndryshkur e Nastradinit grek, e cila një ditë edhe mund të shkulet dhe të flaket tej.

Së gjashti, shteti grek duhet të heqë të gjitha forcat ushtarako- policore nga krahina e Çamërisë, duke hequr dorë përfundimisht nga terrori psikologjik mbi popullsinë ortodokse çame dhe mjetet e presionit mbi shtetin shqiptar. Nëse kjo ka ndodhur në këtë anë të kufirit, nuk ka asnjë arsye të ekzistojë në hapësirën shtetërore greke.

Së fundi, duhet të hiqet dorë nga presionet politike dhe ekonomike duke përdorur “kartën politike të emigracionit”. Ky pretekst absurd është një mjet presioni i qeverisë greke ndaj çështjes çame, e cila synon sa herë të gjynjëzojë politikën shqiptare. Këtë lloj “historie” të shpifur e kemi dëgjuar sa herë dhe nga disa politikanë shqiptarë, të cilët helmojnë mjedisin shqiptar sistematikisht.

Greqia do të përballet me faktorin ndërkombëtar për çështjen çame

Çështja çame kërkon në radhë të parë të goditet problemi që rrezikon çështjen shqiptare, dhe ky ka fytyrën e nacionalizmit agresiv të fqinjëve ujq të Shqipërisë. Ky agresivitet ideologjiko – politik, i kamufluar me fenë e ortodoksisë në shërbim të qarqeve shoviniste greke, tashmë po përballet me të vërtetën dhe strukturën ndërkombëtare të qytetërimit perëndimor. Kjo imponon që institucionet shqiptare para se sa të kalojnë në sulm duhet të dinë të mbrohen.

Veprimtaria e mençur shqiptare duhet t’i shërbejë ndërkombëtarizimit të çështjes çame dhe futjes së saj në rrugën e zgjidhjes juridike. Çështja çame do të ketë sukses, nëse arrihet të ndalohet nëpërmjet “brezit mbrojtës” sulmi shovinist grek. Gerkët kanë ndërtuar një strategji duke synuar zbatimin e saj hap pas hapi dhe në mënyrë të ftohtë, e cila nënkupton agresionin e tyre për të zbehur dashurinë tonë kombëtare duke shfrytëzuar të gjitha interesat deri tek varfëria e shqiptarëve.

Ata po synojnë të përdorin fenë si një ideologji depërtuese për ta identifikuar ortodoksinë njësoj si në Greqi, me përfitimet në dëm të identitetit tonë kombëtar. Ka ardhur koha që në qarqe të dyshimta duhet të demaskohen të gjithë ata që e identifikojnë kombësinë me fenë. Këtu jemi në Shqipëri dhe jo në Greqi. Vetë popullsia shqiptare e Çamërisë ka krijuar bindjen se shumë shpejt qëndrimi shoven grek do të përballet me forcat përparimtare të botës së qytetëruar. Dhe kjo ditë do të vijë.

Mëvetësia e Çamërisë është në mendjen, gjakun dhe zemrën e çdo shqiptari të vërtetë. Ajo e ka bazën e saj në territorin etnik të Çamërisë, atje ku sot prehen varret e të parëve çamë. Ajo nuk është e lëkundshme as e nevojshme që të transferohet në shtetin shqiptar. Ajo po qëndron përkohësisht këtu, e detyruar nga rrethanant historike.

Për Çamërinë sot mendojnë qindra, mijëra çamë dhe miliona shqiptarë të tjerë, të cilët e duan atdheun e tyre sa ç’e duan dhe të tjerë kombe që aspirojnë për paqe e siguri. Sot në kohët moderne nuk mund të justifikohen më mentalitetet dhe korrnizat e vjetra të gabimeve që janë bërë në dëm të çështjes sonë kombëtare.

Ka ardhur momenti që shqiptarët të përfshihen në trajtimin e morisë së fakteve rrënqethëse të ngjarjeve në vitet e vështira të historisë, për t’i thënë “ndal” revanshit të nënshtrimit ndaj diktatit të tradhtisë në çështjet kombëtare. Historia jonë ka qenë dhe do të mbetet në dilemë dhe në udhëkryq, për sa kohë shqiptarët nuk do të përmenden dhe të kuptojnë se çfarë po bëjnë dhe për kë po e bëjnë.

Në të gjitha trevat ku “…bukës i thonë bukë dhe ujit i thonë ujë…” patriotët dhe njerëzit e ndershëm nuk duhet ta lënë çështjen kombëtare të përpëlitet në duart e “Hamza Kastriotëve”, por ta çlirojnë një herë e mirë shpirtin e helmuar nga ankthi i keq i tradhtisë, duke i qëndruar besnik thënies kushtrimore të filozofit të nderuar shqiptar Ukshin Hotit: “…Shqipërinë e pabërë, bëje Shqipëri të bërë. Bëje ose vdis…”.

Filozofi i Kosovës dhe i të gjithë Shqipërisë, i linçuar në burgjet serbe dhe i zhdukur në mënyrë misterioze, sot nuk jeton më. Ai na ka lënë një mesazh - amanet të patriotëve shqiptarë. Kosova, Presheva, popullsia shqiptare në Luginën e Vardarit, në Malësinë e Madhe, Çamëria dhe gjithë kombi shqiptar sot janë zgjuar. Tradhtia ndaj interesave kombëtare nuk njeh kufij, por ajo nuk duhet të njohë më as faljen e Shqipërisë.

Agresioni ideologjiko fetar grek kundër çështjes çame 

Në raportet e krijuara të marrëdhënieve historike me shtetin grek, veçanërisht për çështjen çame, sot shqiptarët po përballen me një fenomen tjetër, i cili ka krijuar hapësira shumë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe normalitetin e jetës në shtetin shqiptar. Roli i Kishës Ortodokse Greke është i pranishëm dhe ajo në mënyrë të ftohtë me ideologjinë e saj me frymë helenike e raciste po depërton në Republikën e Shqipërisë, duke e trazuar herë pas here jetën socialpolitike me sfida dhe incidente, të cilat mbartin pasoja të rrezikshme. Në të gjitha mënyrat, duke u justifikuar nën veladonin e misionarëve të Zotit, strukturat hierarkike të saj janë kthyer në një pararojë të shovinizmit grek, duke tentuar që, nëpërmjet agresionit fetar, të zbehin çështjen çame. Tendencat e helenizimit të Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare janë të dukshme dhe shpesh janë bërë objekt i jetës shqiptare, duke shkaktuar njëherazi edhe habi.

 

Kthehu ne fillim

 

powered by Beepworld