Në 30 vjetorin e gjykimit të anëtarëve të LNÇKVSHJ dhe të daljes në skenë të udhëheqësit të saj Jusuf Gërvalla

JUSUF GËRVALLA:

LUFTA JONË ËSHTË E DREJTË

 

Sulmi i UDB’së dhe kundërsulmi i Jusuf Gërvallës në shtypin e kohës

     Dihet mirëfilli, se në nëntor - dhjetor të vitit 1979 në Kosovë dhe në viset tjera Shqiptare në ish’Jugosllavi, regjimi titist përmes UDB’ës famëkqe ndërmori një fushatë të egër kundër Lëvizjes sonë Kombëtare, me ç’rast burgosi dhjetra veprimtarë të kësaj Lëvizjeje. Në këto zhvillime të rënda për popullin shqiptar, ishte zbuluar edhe aktiviteti i Jusuf Gërvallës. Më 14 dhjetor 1979, Jusuf Gërvalla, për t'i shpëtuar burgosjes nga UDB'a jugosllave, (pas konsultimit me shokët e Lëvizjes) - largohet nga Kosova dhe emigron në Gjermani. Jusufi largimin e tij nga Kosova për në Gjermani e përshkruan detalisht në ditarin e tij prej tetë faqesh në dorëshkrim. (Lexoni: Ditari i Jusuf Gërvallës 1979)

     Jusuf Gërvalla, me të arritur në Gjermani, në janar 1980 nis aktivitetin e tij, për ta njohur opinionin e huaj lidhur me situatën e rëndë që po kalon populli shqiptar në Kosovë dhe në viset tjera etnike në ish’Jugosllavi. Jusufi me ndihmën e Bardhit (vëllaut të tij), fillimisht i shkruajti një letër organizatës ”Amnesty Intenacional” ku e njoftoi për burgosjet masive të shqiptarëve në Kosovë dhe pastaj me porosinë e revistës gjermane ”Der Spiegel” përgatiti një material prej 13 faqesh, në të cilin shpërfaqi historin e popullit shqiptar dhe hodhi në dritë burgosjet e fundvitit 1979 që kishin ndodhur në Kosovë.

Shtypi i kohës - ku ka shkruar Jusuf Gërvalla

     Ato ditë janari, Jusuf Gërvalla (pasi ishte njohur edhe me disa veprimtarë që vepronin në Gjermani), shkruan disa artikuj që do të botohen në muajin shkurt në gazetën "Bashkimi", (që e nxirrte Ibrahim Kelmendi) dhe në numrin vijues në prill 1980. Ai do të shkruaj edhe për gazetën "LIRIA" që e nxirrte Kadri Zeka në Zvicër. Siç vihet në pah, Jusuf Gërvalla ia fillon punës duke i ndihmuar të tjerët në aktivitete të shumta që i kishin nisur prej kohësh, i bindur se ajo punë ishte me interes kombëtar. Në këtë kohë, UDB’ja kishte shtuar aktivitetin e saj në Evropë dhe i survejonte veprimtarët shqiptar në ato përmasa siç i ndiqte veprimtarët në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare.

     Në pranverë të këtij viti, në kohën kur lufta shantazhuese kundër Jusufit në Shtutgart intensifikohet përmes provokatorëve të UDB’së, të cilët kurdisnin edhe atentate e  kërcënime të ndryshme, duke shpresuar se Jusufi do të izolohet, më 4 qershor 1980, Gjykata e Qarkut në Prishtinë (në bazë të aktakuzës PP.nr.180/79 datë 9 maj 1980) në ”emër të popullit” i dënoi tetë anëtarë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ). Pikërisht në këtë ditë, (më 4 qershor 1980) Jusuf Gërvalla kishte nisur përgatitjet për botimin e ”Lajmëtarit të lirisë”, një revistë Kombëtare që solli, shpresë, guxim e vetëbesim tek shqiptarët në mërgim dhe në gjithë etnikumin kombëtar në ish’Jugosllavi.

 

     Qysh në numrin e parë të ”Lajmëtarit të lirisë” (gusht 1980), Jusuf Gërvalla u vu në mbrojtje të bashkëveprimtarëve të tij të burgosur nga UDB’ja famëkeqe, duke sipërfaqësuar njëkohësisht, gjithanshëm edhe kauzën tonë kombëtare.

 

Me këtë rat për pashtriku.org po shkëpusim këtë fragment:

 

   "Duke u nisur nga lufta jonë e drejtë, sepse ndryshe s’ka si cilësohet lufta për mbrojtjen e tokave të tua dhe të interesave jetike të popullit tënd; si dhe nga pjesëmarrja aktive e përhershme e shqiptarëve të Kosovës në vlimet e përgjithshme të historisë së Shqipërisë për ruajtjen e tokave dhe të popullit nga copëtimet e ndryshme barbare; pastaj, me vetëdije të lartë se qeveria titiste e Beogradit, mashë e imperializmit dhe e revizionizmit botëror meriton tek e fundit edhe urrejtjen e popujve jugosllavë, që lëngojnë si mos më keq nën këmbën e shovinizmit serb, është e natyrshme që ne, revolucionarët kosovarë të ndahemi diametralisht me mendime nga kjo qeveri dhe nga ky shtet. Ç’ka quan Jugosllavia mik, për ne do të jetë (dhe ka qenë) armik. Dhe anasjelltas, kur ajo quan armiq djalërinë më përparimtare shqiptare, që s’i ka lënë vend harresës kombëtare dhe që s’e ka hequr mendjeje rrezikun nga zhdukja prej dorës jugosllave as dashurinë dhe respektin ndaj detyrave dhe nderit historik e kombëtar, atëherë ne atë djalëri do ta quajmë djalëri e vërtetë shqiptare.  Në të tillë kontekst e shohim edhe aktivitetin revolucionar të të pesëdhjetë organizatave tona patriotike e revolucionare, që UDB-ja jugosllave i ka terrorizuar dhe i ka masakruar që nga Lufta II Botërore e deri më sot. Në të tillë kontekst do ta shohim patjetër edhe aktivitetin e patriotëve shqiptarë, që para disa muajsh i mbushën ding të gjitha burgjet dhe bodrumet e policisë jugosllave në Kosovë.

   Nëse gjyqi, shtypi, radioja dhe televizioni jugosllav e shohin të arsyeshme t’i dënojnë “Për vepër penale të propagandës dhe të bashkimit me qëllim të veprimtarisë armiqësore kundër popullit dhe shtetit” patriotët dhe revolucionarët Shefqet Jashari, Ramadan Pllana, Avdi Kelmendi, Abdyl Lahu, Isa Demaj, Sylejman Quqalla, Skënder Jashari, Hysen Gërvalla, Ibrahim Shala, Asllan Loshi, Ruzhdi Saramati  dhe gjithë kusurin që tepron nga dy mijë e më shumë të burgosur politikë shqiptarë brenda disa muajsh (që mund të supozojmë pse nuk shpallen botërisht emrat e tyre), ç’na mbetet neve tjetër pos t’i nderojmë këta revolucionarë dhe të mburremi siç mburret çdo popull me bijtë e vet më të mirë."

( Lajmëtari i lirisë, nr.1, gusht 1980, faqe 2 )

 

     Me rastin e 30 vjetorit të procesit të parë gjyqësor kundër anëtarëve të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi, të mbajtur më 4 qershor 1980, www.pashtriku.org, boton për herë të parë  Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, të shpallur ”në emër të popullit” kundër tetë veprimtarëve të kësaj Lëvizjeje Kombëtare.

 

AKTGJYKIMI I GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË

P - nr. 137/80, datë 4 qershor 1980

 

N Ë   E M Ë R   T Ë   P O P U LL I T

 

     Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në Kolegjin e përbërë nga gjyqtari Isak Nishevci. kryetar, gjyqtari Metush Sadiku dhe gjyqtarët porotë Azem Emini, Maksimoviq Dojqin dhe Qazim Goxhufi, anëtarë, me pjesëmarrjen e procesmbajtëses Bedrije Kasumi punëtore e kësaj gjykate, në çështjen penale të akuzuarëve:

     Shefqet Jashari nga fshati Strofc, të cilin e mbronë sipas detyrës zyrtare Jusuf Hakaj av. nga Prishtina, për veprën penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1, lidhur me nenin 114 të LPJ,

     Ramadan Pllana nga fshati Shtitaricë, të cilin e mbronë Zeqir Arni av. nga Prishtina, sipas detyrës zyrtare, për vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 të LPJ,

     Avdi Kelmendi nga Lipjani, të cilin e mbron Hasan Kryeziu av. nga Prishtina, për veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ,

     Avdyl Lahu, nga fshati Gllamnik të cilin e mbronë sipas detyrës zyrtare Zeqir Arni av. nga Prishtina, për veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ,

     Skender Jashari, të cilin e mbronë Latif Krasniqi av. nga Prishtina për veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ,

     Isa Demaj  nga fshati Shkrel, të cilin e mbronë dr. Millutin Gjuriqiq av. nga Peja, për veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ,

     Sylejman Qyqalla nga dshari Bellaqefci i Madh, të cilin e mbronë sipas detyrës zyrtare Hasan Kryeziu av. nga Prishtina, për veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ dhe

     Hysen Gërvalla nga fshati Dubovik, të cilin e mbronë Gavrillo Vuleviq av. nga Peja, për veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ,

     të akuzuar me aktakuzën e Prokurorisë publike të qarkut në Prishtinë PP. nr. 180/79 dt. 9 maj 1980, në praninë e të akuzuarëve, mbrojtësve të tyre dhe përfaqësuesit të akuzës publike, zëvendës propkurorit publik të qarkut, Ruzhdi Kozmaqi, më 4 qershor 1980 mori dhe publikisht shpalli këtë

 

A K T GJ Y K I M

 

     Të akuzuarët:

     Shefqet Jashari, i lindur më 15 maj 1944 në fshatin Strofc, KK Vushtërri, ku edhe jeton, ka kryer shkollën e lartë pedagogjike.

     Ramadan Pllana, i lindur më 6 korrik 1947 në fshatin Shtitaricë, KK Vushtërri, ku edhe jeton, ka kryer vitin e tretë të Fakultetit filozofik - dega e gjuhës Frenge.

     Avdi Kelmendi, i lindur më 21 dhjetor 1951 në fshatin Ribari i Vogël KK Lipjan, tani jeton në Lipjan, drejtor i repartit të Fabrikës “Mineks” në Ferizaj,

     Avdyl Lahu, ka kryer fakultetin filozofik grupi i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

     Skender Jashari, i lindur më 11 korrik 1954 në Prishtinë ku edhe jeton, punëtor në ndërmarrjen “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.

     Isa Demaj, i lindur më 12 janar 1946 në fshatin Shkrel KK Pejë, tani jeton në fshatin Pavlan, ka kryer Fakultetin filozofik - grupi i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

     Sylejman Qyqalla, i lindur më 29 qershor 1954 në fshatin Bellaqefci i Madh KK Prishtinë ku edhe jeton, punëtor në Fabrikën e amortizatorëve në Prishtinë, ka kryer shkollën e nxënësve në ekonomi.

     Hysen Gërvalla, i lindur më 11 dhjetor 1941 në fshatin Dubovik KK Deçan ku edhe jeton, ka kryer katër klasë të shkollës fillore.

 

JANË  FAJTORË

 

     Dhe atë:

     I akuzuari Shefqet Jashari

     Sepse për të kryer vepra penale kundër bazës së rregullimit shoqëror socialist vetëqeverisës, të sigurisë së RSFJ, e veçanërisht të cenimit kundër revolucionar të rregullimit shtetëror, të drejtuar në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore e njerëzve punues, shkatërrimin e bashkim-vllaznimit e të barazisë së kombeve e kombësive si dhe të ndërrimit antikushtetutar të rregullimit shtetëror federativ, gjatë vitit 1977 në Prishtinë, si një ndër organizatorët, në kontaktet e takimet e shpeshta me Sabri Novosellën dhe të akuzuarin Avdyl Lahu, me qëllim të masovizimit të grupit ilegal armiqësor të Kosovës dhe viset tjera të RSFJ ku jetojnë shqiptarët, merren vesh për formimin e organizatës “Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës” të cilën edhe e formojnë në vitin 1978 dhe vendosin që të njejtën ta udhëheqë “Komiteti Qendror” e që njëri prej anëtarëve të tij të bëhet i akuzuari Shefqet Jashari, njëherit e aktualizojnë çështjen e përfitimit të anëtarëve të rinj, dhe të shkruarjes së afisheve e parullave me përmbajtje armiqësore, në tremujorshin e parë të vitit 1979 në Prishtinë, pas shumë kontakteve dhe bisedave të mëparshme gjatë viteve 1977 dhe 1978 që i pati me të akuzuarin Ramadan Pllanën e udhëzoi që grupin armiqësor ilegal “Shkëndija e Kuqe” të cilin e kishte formuar gjatë vitit 1978, ta pagëzoi me emrin e ri “Organizata e Lëvizjes së Rinisë nacionalçlirimtare Kosovare”. Me këtë rast i akuzuari Shefqet Jashari e njohton të akuzuarin Ramadan Pllana se është pranuar për anëtarë të “Komitetit Qendror”, e pastaj përveç udhëzimeve për veprime konspirative dhe formimin e grupeve të “Treshit”, ia jep letrën përshëndetëse, “Betimin”, “Vendimin” mbi formimin e grupit ilegal armiqësor me emërtim të ri dhe “Vendimin” se anëtarët ripajtohen t’i bashkangjiten “Lëvizjes”, të cilin grup edhe e formoi i akuzuari Ramadan Pllana më 12 mars 1979 në Prishtinë, gjatë muajit prill 1979 të akuzuarit Ramadan Pllana i jep Statutin e Lëvizjes prej pesëmbëdhjetë pikave, “Parathënien” dhe “Udhëzimin e qëndrimit të anëtarëve të Lëvizjes”, materialet: “Një komb shqiptar, një shtet shqiptar” në 9 faqe, “Rritja dhe kalitja ideopolitike e anëtarëve detyrë primare dhe permanente” dhe “Fjala e një renegati shqiptar” e me qëllim që tua shpërndaj anëtarëve të “Lëvizjes”, në fillim të muajit korrik 1979 në Prishtinë, afër stacionit të autobusave, i akuzuari Shefqet Jashari, pas një takimi i jep detyrë të akuzuarit Ramadan Pllana që në emër të “Lëvizjes NÇK” nëpërmes të anëtarëve të grupit të tij të ndërrmerrë akcionin e shkruarjes së parullës “NIN-i rren Ylli nuk rren”, të cilat parulla edhe janë shkruar më 10 korrik 1979, në gjysmën e dytë të muajit korrik të vitit 1979, në emër të “Komitetit Qendror” të akuzuarin Ramadan Pllana e udhëzon që të shkoi në Francë për të kontaktuar me udhëheqësit e fraksionit “Marksist-Leninist” të Partisë Komuniste Franceze, në mënyrë që ata të njoftohen për ekzistimin e “Lëvizjes” dhe qëllimet e saja, gjë që ky udhëton dhe qëndron në Francë prej 20 korrik gjer më 5 gusht 1979. Në fillim të muajit tetor 1979 në Prishtinë, në takimin me të akuzuarin Ramadan Pllana, këtij i jep detyrë të caktuar që në emër të “Lëvizjes” të shkoi në Stamboll dhe të kontaktoi me udhëheqësit e organizatës ilegale armiqësore që vepron në Turqi, me qëllim të bashkëpunimit, për çka i akuzuari Ramadan Pllana shkoi në Stamboll dhe qëndroi prej 5 deri më 8 tetor 1979 dhe kontaktoi me udhëheqësit e organizatës ilegale armiqësore e pastaj kur kthehet i raporton të akuzuarit Shefqet Jashari për të gjitha këto. Në fillim të muajit tetor 1979 i drejtohet Abdullah Hotit, e njohton për ekzistimin e organizatës “Lëvizja NÇK” dhe qëllimet e saja e pastaj nga ai kërkon që të bëhet anëtarë, por ky këtë ofertë e refuzon. Më 15 nëntor 1979 gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, janë gjetur poezitë “Mëngjesi i së nesërmes”, “Kosovës” dhe materialet tjera me përmbajtje armiqësore, me çka ka kryer veprën penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 të LPJ.

 

     I akuzuari Ramadan Pllana

     Gjatë vitit 1978 në Konviktin e studentëve në Prishtinë, organizoi dhe formoi grupin ilegal armiqësor “Shkëndija e Kuqe”, me përbërje prej pesë anëtarësh, të akuzuarit Ramadan Pllana si kryesor dhe anëtarëve Abdullah Hoxha, Musa Neziri, Demë Jashari e Latif Pllana, e pastaj të njejtëve u jep për lexim dhe përpunim literaturë e material propagandues duke i përfituar në këtë mënyrë që të punojnë armiqësisht ndaj sistemit të RSFJ, në fillim të vitit 1979 pas shumë kontakteve e bisedave të mëparshme gjatë viteve 1977 e 1978 që i pati me të akuzuarin Shefqet Jashari, nga ky është njohtuar se u pranua për anëtarë të “Komitetit Qendror” dhe ka marrë instrukcione që grupin armiqësor “Shkëndija e Kuqe” ta pagëzoi me emrin e ri “Organizata e Rinisë së Lëvizjes Nacionalçlirimtare Kosovare” me ç’rast ai përveç udhëzimeve për punë konspirative dhe formimit të grupeve të “Treshit”, mori “Letrën përshëndetëse”, “Betimin”, “Vendimin” e pajtimit për bashkangjitje “Lëvizjes”, “Vendimin” mbi formimin e grupit në emër të ri, pastaj më 12 mars 1979 në “Tokë bashqe” në Prishtinë me anëtarët e grupit të vet e mban mbledhjen ku e japin betimin dhe marrin përsipër detyrën e formimit të grupeve të reja të “Treshit”. Gjatë muajit prill 1979 nga i akuzuari Shefqet Jashari mori materiale propaganduese e udhëzime tjera për veprimtari armiqësore, e në të njejtën kohë i jep atij në shiqim punimin e vet “Rini shqiptare-Rini revolucionare”. Në fillim të muajit korrik  1979 pas marrjes së udhëzimeve dhe detyrës nga i akuzuari Shefqet Jashari se duhet të shkruhet parulla “NIN-i rren Ylli nuk rren” i organizaon anëtarët e grupit të vet Abdullah Hoxhën, Musa Nezirin e Hilmi Llugën, të cilët këtë parullë e shkruajnë natën e 10 korrikut 1979 në disa vende në Prishtinë. Prej datës 20 korrik deri më 5 gusht 1979 pas instrukcionave që i merr nga i akuzuari Shefqet Jashari në emër të “Komitetit Qendror” udhëton në Francë, me ç’rast udhëheqësit e frakcionit “Marksist-Leninist” të Partisë Komuniste Franceze i njohton për ekzistimin e “Lëvizjes NÇK”, qëllimet e saja dhe njëherit nga ata kërkon ndihmë. Prej datës 5 deri më 8 tetor 1979 pas udhëzimeve që i merr nga i akuzuari Shefqet Jashari, udhëton në Stamboll me qëllim të kontaktimit me udhëheqësit e organizatës ilegale armiqësore që vepron në Turqi, e pas kthimit të njejtin e njohton për bisedimet që ka patur atje. Gjatë vitit 1979 në Lipjan njohtohet me të akuzuarin Avdi Kelmendi dhe në bisedat e kontaktet e mëtutjeshme këtë e njohton për ekzistimin e “Lëvizjes NÇK” dhe i propozon që të formoj grupet e “Treshit”, ndërsa i akuzuari Avdi Kelmendi i pranon detyrat dhe në këtë kohë e fillon veprimtarinë armiqësore intensive duke e formuar “Komitetin Qarkor” në Lipjan prej pesë anëtarësh. Gjatë viteve 1978 dhe 1979 shumëherë kontakton me të akuzuarin Sylejman Qyqalla, shkëmben me te literaturë me përmbajtje armiqësore, me biseda të shpeshta shprehen negativisht ndaj sistemit të RSFJ dhe të njejtin e udhëzon për veprimtari armiqësore. Gjatë bastisjes së banesës së tij më 12 dhjetor 1979 dhe më vonë janë gjetur: “Statuti i LNÇK”, vendimet nga mbledhjet e mbajtura, “Letra përshëndetëse”, “Udhëzimi në tetë vargje”, “Parathënia”, “Fjala e një renegati shqiptar”, “Rrita dhe kalitja ideopolitike e anëtarëve detyrë primare dhe permanente” dhe shumë materiale tjera me përmbajtje armiqësore, -me çka ka kryer veprën penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 të LPJ.

 

     I akuzuari Avdi Kelmendi

     Sepse me shkrim dhe gojarisht nxiti ndërrimin antikushtetutar të rregullimit shoqëror socialist e vetëqeverisës dhe shkatërrimin e bashkim vëllazërimit dhe barabarsisë së kombeve dhe kombësive të RSFJ, kështu që gjatë viteve 1975 deri 1978 si profesor i Shkollës së mesme në Lipjan, i frymëzuar nga i akuzuari Isa Demaj lexoi dhe këmbej libra me përmbajtje armiqësore, ndër të tjera edhe “Mëngjeset e bardha”, “Ç’thurje dhe degjenerim”, “Shota dhe Azem Galica”, kurse gojarisht është shpreh negativisht për gjendjen politike, ekonomike dhe shoqërore në RSFJ dhe ka cekur moszhvillimin e barabartë socialoekonomik e politik të kombësisë shqiptare në KSA të Kosovës. Prej gjysmës së vitit 1978 deri më 20 tetor 1979 është takuar disa herë me Sabri Novosellën, përndryshe një ndër anëtarët e “Komitetit Qendror” të “Lëvizjes NÇK” dhe në bisedat që i ka patur në Prishtinë kanë diskutuar për paknaqësinë e shqiptarëve me sistemin ekzistues të RSFJ, se “Revolucionarët” po bien nëpër burgje dhe se ka ardhë koha që të kalohet në punë ilegale e revolucionare, se në Kosovë ekziston një “Lëvizje” e madhe dhe e fortë, etj. Gjatë vitit 1979 pas kontakteve të shumta e bisedave me karakter armiqësor me të akuzuarin Ramadan Pllana, nga ky është njohtuar se ekziston dhe vepron “Lëvizja NÇK” e “Komiteti Qendror”, ka marrë udhëzime për ta formuar “Komitetin Qarkor” në Lipjan dhe në këtë drejtim i angazhon disa persona siç janë Ismajl Gashi, Beqir Leci, Qemajl Aliu, Banush Bytyqi, Muhamet Ademi dhe Ali Zejnullahu. Pastaj të njejtit i furnizon me materiale e literaturë propaganduese, i njohton për ekzistimin e “Lëvizjes” dhe qëllimin e “Komitetit Qarkor” të porsaformuar në Lipjan. Gjithashtu nën udhëheqjen e të akuzuarit Avdi Kelmendi kanë qenë të përgatitur që për festat e nëntorit të vitit 1979 të shpërndajnë pamflete e shkruajnë parulla me përmbajtje armiqësore, mirëpo akcioni mbetet në tentativë pasi që në ndërkohë janë paraburgosur, -me çka ka kryer veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ.

 

     I akuzuari Avdyl Lahu,

     Sepse me shkrim dhe gojarisht nxiti ndërrimin antikushtetutar të rregullimit shoqëror socialist e vetëqeverisës dhe shkatërrimin e bashkim vëllazërimit dhe barazisë së kombeve dhe kombësive të RSFJ, e poashtu me qëllim të keq dhe rrejshëm i paraqiti rrethanat rrethanat politiko-shoqërore në RSFJ, kështuqë gjatë viteve 1977 e 1978, në Prishtinë në kontaktet e takime me të akuzuarin Shefqet Jashari dhe Sabri Novosella  e me qëllim të forcimit e masovizimit të grupit ilegal armiqësor të Kosovës dhe viseve tjera të RSFJ ku jetojnë shqiptarët merren vesh për formimin e organizatës “Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës” e njëherit pajtohen që njëri prej anëtarëve të Komitetit Qendror të bëhet i akuzuari Shefqet Jashari, me ç’rast e aktualizojnë çështjen e përfitimit të anëtarëve të rinjë dhe shkruarjen e afisheve dhe parullave me përmbajtje armiqësore. Poashtu gjatë vitit 1978 në Prishtinë e në vendet tjera, me kontakte të shpeshta me të akuzuarin Skender Jashari e persona tjerë e ka kritikuar sistemin e ndarjes së të ardhurave personale në Jugosllavi, ka cekë se Kosova është në pozitë të vështirë dhe se fajin për këtë e ka RS e Serbisë, se kombësia shqiptare në Kosovë me paraqitjen e rastit të volitshëm duhet të ngritet në revolucion, duhet kërkuar e afruar persona me mendime identike në mënyrë që të njejtit të aktivizohen në grupe armiqësore, se shpejt sistemi në RSFJ do të përçahet e çdo republikë do të formohet si e pavarur dhe gjatë muajit maj 1979 të akuzuarit Skender Jashari në shtëpinë e tij ia ka dërguar materialin armiqësor të shkruar në makinë me titull “Informatë për situatën politike e ekonomike të krahinave shqiptare të bashkangjitura vullnetarisht në RSFJ” i cili tekst fillon me fjalinë se iu është dedikuar “Organizatave politiko-shoqërore shqiptare në Jugosllavi - si atyre legale ashtu edhe atyre në ilegalitet - popullit dhe klasës punëtore të Kosovës” dhe përfundon me fjalinë “Pa pavarësi territoriale, politike e ekonomike s’mund të ketë barazi nacionale, se pas këtyre elementeve mshehet eksploatimi kolonialist”, se gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur shumë traka megnetofonike të inçizuara me këngë nacionaliste e armiqësore, -me çka ka kryer veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ.

 

     I akuzuari Skender Jashari

     Sepse me shkrim dhe gojarisht nxiti ndërrimin antikushtetutar të rregullimit shoqëror socialist vetëqeverisës dhe shkatërrimin e bashkim-vëllazërimit dhe barazisë së kombeve e kombësive të RSFJ, e poashtu me qëllim të keq dhe rrejshëm i paraqiti rrethanat politiko-shoqërore në RSFJ, gjatë vitit 1978 në Prishtinë e vendet tjera në kontakte të vazhdueshme me të akuzuarin Avdyl Lahu  ka cekur se KSA e Kosovës ka ngecur në zhvillimin ekonomik, se kombësia shqiptare duhet të organizohet për ngritje në revolucion ngase nuk kanë kurrfarë të drejtash dhe është e robëruar, se në Kosovë njerëzve të aftë e të arsimuar nuk iu mundësohet punësimi, se në rast nevoje pas ndonjë krize politike në Jugosllavi ai i ka të tubuar rreth vetes disa persona që do t’i kryejnë detyrat konkrete e që parashtrohen para tyre, poashtu se duhet gjetur ithtarë me qëllim që të bëhen anëtarë të grupit “Lëvizja NÇK” dhe të paguajnë anëtarësinë për blerjen e materialit propagandues. Gjatë vitit 1978 dëshmitarëve Vesel Veseli, Rexhep Maqedonci, Gafurr Ajvazi etj., u ka folur për grupin e organizatës “LNÇK” dhe u ka propozuar që edhe ata të bëhen anëtarë të kësaj organizate armiqësore e të paguajnë anëtarësinë. Gjatë muajit maj 1979 nga i akuzuari Avdyl Lahu në shtëpinë e vetë e ka marrë materialin të shkruar në makinë me titull “Informatë për situatën politike e ekonomike të krahinave shqiptare të bashkangjitura vullnetarisht në RSFJ” i cili tekst fillon me fjalinë se iu është dedikuar “Organizatave politiko-shoqërore shqiptare në Jugosllavi – si atyre legale ashtu edhe atyre në ilegalitet - popullit dhe klasës punëtore të Kosovës” dhe përfundon me fjalinë “Pa pavarësi territoriale, politike e ekonomike s’mund të ketë barazi nacionale, se pas këtyre elementeve mshehet eksploatimi kolonialist”. Së fundit gjatë bastisjes në shtëpinë e tij më 15 nëntor 1979 është gjetur “Informata” e përmendur, një afishe “Lexoje, shpërndaje, armikut mos ia dorëzo” dhe materiale tjera propaganduese e armiqësore, - me çka ka kryer veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ.

 

     I akuzuari Isa Demaj

     Sepse me shkrim dhe gojarisht nxiti ndërrimin antikushtetutar të rregullimit shoqëror-socialist e vetëqeverisës dhe shkatërrimin e bashkim – vëllazërimit e barazisë së kombeve e kombësive të RSFJ, e po ashtu me qëllim të keq dhe rrejshëm i paraqiti rrethanat politiko-shoqërore në RSFJ, kështu që gjatë viteve 1975 deri në 1979 në Lipjan dhe vendet tjera gjatë bisedave me të akuzuarin Avdi Kelmendi, e pastaj me Ismajl Gashin, Beqir Lecin, Ekrem Llugiqin dhe persona tjerë ka deklaruar se në Jugosllavi nuk ekziston socializmi i vërtetë po vetëm politika revizioniste, se shoku Tito është antikomunist dhe se politika e tij të cilën e udhëheqë shkon në favor të kapitalizmit, se Beogradi udhëheqë politikë shfrytëzuese ndaj Kosovës, se RSFJ i shfrytëzon pasuritë natyrore të KSA të Kosovës. Poashtu ka kritikuar sistemin socialist vetëqeverisës dhe ka deklaruar se duhet punuar me rininë shqiptare në mënyrë që e njejta të ngritet ideologjikisht për veprimtari armiqësore ndaj RSFJ, e pastaj në banesën e Ismajl Gashit në Lipjan ka deklaruar se situata politike e Kosovës nuk ka ndryshuar pas Plenumit të Katërt, kurse para nxënësve të QAMO në Lipjan, ku ka qenë i inkuadruar në veti të profesorit të gjuhës shqipe ka recituar vargje nga “Lahuta e Malësisë” dhe shumë herë është shprehur armiqësisht ndaj sistemit socialist në RSFJ, dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij më 27 dhjetor 1979 janë gjetur shtatë ekzemplarë të revistës “Ylli”, vjersha “Kosovës” e materiale tjera me përmbajtje armiqësore, - me çka ka kryer veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ.

 

     I akuzuari Sylejman Qyqalla

     Sepse me shkrim dhe gojarisht nxiti ndërrimin antikushtetutar të rregullimit shoqëror-socialist e vetëqeverisës dhe shkatërrimin e bashkim – vëllazërimit e barazisë së kombeve e kombësive të RSFJ, e po ashtu me qëllim të keq dhe rrejshëm i paraqiti rrethanat politiko-shoqërore në RSFJ, kështu që nga viti 1978 e më tutje në fshatrat Bellaqevc e Shtitaricë dhe Prishtinë ka kontaktuar me të akuzuarin Ramadan Pllana, i është lavdëruar se në bibliotekën e tij ka libra me përmbajtje armiqësore dhe njëherit kanë bërë shkëmbimin e librave dhe materialeve propaganduese. Në bisedë me të ka theksuar se zhvillimi ekonomiko social e kulturor në RSFJ nuk është i drejtë, se në mënyrë sistematike duhet të organizohet e të frymëzohet kombësia shqiptare për shkëputjen nga RSFJ. Pastaj gjatë shërbimit ushtarak prej muajit qershor 1978 deri më 6 shtator 1979 e ka përpiluar ditarin me përmbajtje armiqësore të drejtuar kundër sistemit politiko-shoqëror në Jugosllavi, me përmbajtje nacionaliste e irredentiste dhe plot fyerje e përbuzje të drejtuara kombeve e kombësive që jetojnë në RSFJ. Pas kthyerjes nga shërbimi ushtarak në fillim të muajit shtator të vitit 1979 vazhdon bisedat dhe kontaktet me Ramadan Pllanën e pastaj rreth vetit tubojnë disa nxënës të QAMO “Milladin Popoviç” në Prishtinë, të cilët i organizoi për veprime propagandistike, iu dha të lexojnë literaturë me përmbajtje armiqësore, para dëshmitarëve Nexhmedin Melenica e Rrahim Rama dhe të tjerëve ka kritikuar sistemin shoqëror vetëqeverisës të RSFJ, duke cekur se në Jugosllavi ekziston papunësia e madhe, se Kosova ka ngec mbrapa në zhvillimin ekonomik mu për shkak se ndodhet në kuadër të RSFJ, dhe gjatë bastisjes së shtëpisë së tij më 10 nëndor 1979 janë gjetur 260 ekzemplarë të gazetës “Zëri i Popullit”, revista “Dielli”, “Drita”, “Shqipëria e Re”, “Zëri i Rinisë”, shtatë kopje të “Ditarit” e shumë e shumë libra, revista, gazeta dhe materiale tjera me përmbajtje armiqësore, - me çka ka kryer veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ.

 

     I akuzuari Hysen Gërvalla

     Sepse me shkrim dhe gojarisht nxiti ndërrimin antikushtetutar të rregullimit shoqëror - socialist e vetëqeverisës dhe shkatërrimin e bashkim - vëllazërimit e barazisë së kombeve e kombësive të RSFJ, e po ashtu me qëllim të keq dhe rrejshëm i paraqiti rrethanat politiko-shoqërore në RSFJ, kështu që gjatë vitit 1979 në fshatin Dubovik, KK Deçan, nga Isuf Gërvalla, përndryshe vëllau i tij është njohtuar se ekziston dhe vepron organizata ilegale “Lëvizja NÇK” për çka edhe ka shprehur dëshirën që edhe ai të bëhet anëtarë, për çka edhe e ka marrë Statutin e organizatës “LNÇK” e libra e materiale propagandistike me përmbajtje siç janë: “Lidhja Kosovare”, “Kongresi i parë”, “Vetadministrimi Jugosllav – teori dhe praktikë kapitaliste”, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. Të njejtat i ka lexuar e pastaj  ua ka dhënë Muharrem Blakajt, Mal Morinës e Ahmet Haxhiajt për lexim dhe ngritjen e tyre ideologjike si dhe për punë armiqësore. Gjatë muajit korrik 1979, pasi që më parë ka marrë instrukcione prej vëllaut të tij Isuf Gërvallës, Muharrem Blakajn e Mal Morinën i ka pregaditur e udhëzuar që në disa vende në Pejë e Istog të shkruajnë parullën “NIN-i rren Ylli nuk rren”, të cilat parulla këta nën ndikimin e tij edhe i shkruan më 10 korrik 1979, për çka në ditën e nesërme e informojnë se detyrën e dhënë e kanë kryer dhe gjatë bastisjes së shtëpisë së tij më 14 dhjetor 1979 janë gjetur shumë libra e materiale propagandistike, ndër të cilat edhe këto: “Rini shqiptare – rini revolucionare”, “Parathënia”, “Një komb shqiptar një shtet shqiptar”, “Bashkëpunëtorët e okupatorit nuk janë përfaqësues të popullit shqiptar”, “Statuti i LNÇK”, “Rrita dhe kalitja ideopolitike e anëtarëve detyrë primare dhe permanente”, “Udhëzime” dhe “Fjala e një renegati shqiptar”, - me çka ka kryer veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ.

 

     Prandaj gjykata në bazë të neneve të lartcituara si dhe neneve 5, 33, 38, 41 dhe 50 të LPJ si dhe nenit 351 të LPP i

 

GJ Y K O N

 

Të akuzuarin Shefqet Jasharin me dënim me burg në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vjetësh.

Të akuzuarin Ramadan Pllanën me dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vjetësh.

Të akuzuarin Avdi Kelmendin me dënim me burg në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjetësh.

Të akuzuarin Avdyl Lahun me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetësh.

Të akuzuarin Skender Jasharin me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vjetësh.

Të akuzuarin Isa Demaj me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetësh.

Të akuzuarin Sylejman Qyqallën me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetësh.

Të akuzuarin Hysen Gërvallën me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vjetësh.

 

 

     Më 10 nëntor 1980 Gjykata Supreme e Kosovës, në kolegjin e përbërë nga kryetari i gjykatës Riza Fazlija dhe gjyqtarët: Aqif Tuhina, Nikë Lumezi, Ramo Vodopiq e Shefqet Bytyqi, anëtarë, me bashkëpunëtoren profesionale, Sadije Dedinca - procesmbajtëse, në praninë e zëvendësprokurorit publik krahinor Sahit Meraku, mbrojtësve Zeqë Arrni, Hasan Kryeziu dhe dr. Millutin Gjuriqiqi, shqyrtoi Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P - nr. 137/80 datë 4 qershor 1980, dhe me këtë rast me Aktgjykimin (Ap - nr. 248/80 dt.10 nëntor 1980) përveç uljes së dënimit të Ramadan Pllanës nga shtatë (7) në gjashtë (6) vjet dhe të Avdi Kelmendit nga pesë (5) në katër( 4)vjet, të gjithë të tjerëve ua vërtetoi denimin e dhënë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

 

 

D O K U M E N T E

 

 

Faqja e parë e Akgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës (Ap-nr.248/80, dt. 10 nëntor 1980)

 

 

 

Faqja e fundit e Akgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës (Ap-nr.248/80, dt. 10 nëntor 1980)

 

( Pashtriku.org, 02. 06. 2010)

 

Ekskluzivisht për pashtriku.org

SI U DENUAN SHABAN KLAIQI E ISLAM RAFUNA PËR ZËRIN E KOSOVËS

 

 

 

Veprimtari Shaban Klaiqi

 

 

Shaban Klaiqi e Islam Rafuna - bartësit e parë të

Stafetës së Flakës së Janarit

 

     Në nëntor të vitit 1981 Jusuf Gërvalla boton numrin e parë të "Zërit të Kosovës" si organ i "Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi". Në diskutimet se si të dërgohet ky numër në Kosovë, Shaban Klaiqi nga fshati Poliçkë i Komunës së Dardanës dhe Islam Rafuna nga e njejta komunë, e marrin për detyrë nga Jusuf Gërvalla që gazetën e tij ta fusin në Slloveni deri në një vend të caktuar. Gjatë kryerjes së kësaj detyre arrestohen nga policia jugosllave dhe më 3 korrik 1982, dënohen me nga 3 vjet burg, nga Gjykata e Qarkut të Gjilanit.

     Të njejtin dënim ua shqipton Gjykata Supreme e Kosovës, më 17 janar 1983, pikërisht në njëvjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Në këtë mënyrë Shaban Klaiqi dhe Islam Rafuna bëhen bartësit e parë të Stafetës së Flakës së Janarit, e janareve që do të vinin më pas. Për Shaban Klaiqin e Islam Rafunën, për këta dy punëtorë të guximshëm të rrethit të Shtutgartit, që kanë bërë e sakrifikuar shumë për Jusuf Gërvallën, për tokën e për qiellin e Kosovës, është folur pak apo gati aspak.

 

 

Ballina e numrit të parë “Zëri i Kosovës”- Nëntor 1981.

 

 

     Për burgosjen e veprimtarëve Shaban Klaiqi dhe Islam Rafuna, Jusuf Gërvalla përmes një letre ka informuar edhe bashkëveprimtarin e organizatës LNÇKVSHJ z.Sabri Novosella, i cili asokohe ishte strehuar në Turqi. Jusufi këtë letër e ka shkruar më 14 janar 1982, vetëm tri ditë para vrasjes në Untergrupenbach të Gjermanisë (më 17.01.1982).

 

Në letrën dërguar S.Novosellës, Jusufi ka shkruar:

 

    "Siç e di, ne kemi pas bërë këndej njëfarë transporti të shtypit. E kemi futur atë në Atdhe, por atje s’i kemi pasur njerëzit që do ta shpërndanin si duhet. Tani, në drejtimin e transportit, kemi pësuar më në fund edhe një disfatë. Me numrin 1 të “Z.K.” dërguam për në Atdhe dy punëtorë. Rruga e futjes së materialit ishte po ajo që kishim ndjekur në tri raste të suksesshme të transportit. Por kësaj radhe puna dështoi dhe ata dy punëtorët ndodhen në duartë e UDB’së. Pas kësaj e kemi shumë vështirë të ndjekim të njejtën rrugë. Tani a ta qajmë materialin që nuk ra në duartë e lexuesit, apo të qajmë njerëzit që na u dëmtuan. Aktualisht s’po i bëjmë ballë dot t’u japim rrugë. Është disfata e parë kësodore qe dy vjet e këtej dhe na ka demoralizuar shumë. Sa patëm zënë të kënaqemi e të marrim krah nga materialet që po na arrinin për revistën, tash u desh të na dilte ky problem." ( Jusuf Gërvalla, 14. 01. 1982 )

 

     Me rastin e 28 vjetorit të vrasjes së Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, në faqen www.pashtriku.org, për herë të parë publikojmë aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës - datë 17 janar 1983, ku shpërfaqet  veprimtaria e Shaban Klaiqit dhe Islam Rafunës. Le të jetë ky një satisfaksion sado i vogël për z.Klaiqi dhe z.Rafuna. Veprimtari Shaban Klaiqi burgoset edhe në vitin 1989. Ai arrestohet me vendim të Sekretariatit Krahinor për Punë të Brendshme nr.330/1, datë 28. 03. 1989, të nënshkruar nga kryeudbashi i Kosovës Jusuf Karakushi, dhe për dy muaj rresht (deri më 25. 05. 1989) përjeton masën e izolimit nëpër kazamatet serbe. ( Pashtriku.org, 10. 01. 2010 )

 

*   *   *

 

Ap - Kzh. nr. 372/82

 

N Ë  E M Ë R  T Ë  P O P U LL I T

 

     Gjykata Supreme e Kosovës - kolegji i përbërë nga kryetari i gjykatës Riza Fazlija dhe gjyqtarët: Tadej Rodiqi, Aqif Tuhina, Durmish Koqinaj dhe Halil Halilaj, anëtarë, me bashkëpunëtoren profesionale Milica Smajli, procesmbajtëse, në çështjen penale të të akuzuarve Shaban Klaiqi dhe Islam Rafuna, për veprën penale të pjesëmarrjes në veprimtari armiqësore, të parashikuar nga neni 131 të LP të RSFJ, të kryer si bashkekzekutorë, duke vendosur përkitazi me ankesën e prokurorit publik të qarkut dhe ankesën e mbrojtësit të të akuzuarve Zhivana Bersavleviq, paraqitur kundër aktgjykimit P-nr. 34/82 datë 3 korrik 1982 të Gjykatës së Qarkut të Gjilanit, në seancën jopublike të mbajtur më 17 janar 1983, zëvendësprokurori publik krahinor Ndue Selmani, mori këtë

 

A K T GJ Y K I M

 

     Në rastin e ankesës së prokurorit publik dhe ankesës së mbrojtëses së të akuzuarve, e sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi P-nr. 34/82 datë 3 korrik 1982 i Gjykatës së Qarkut të Gjilanit ndryshohet sa i përket zbatimit të ligjit penal, kështu që Gjykata Supreme konstaton se në veprimet e të akuzuarve Shaban Klaiqi dhe Islam Rafuna qëndrojnë elementet e veprës penale të propagandës armiqësore, të parashikuar nga neni 133 par. 3 të LP të RSFJ. 

 

A r s y e t i m i

 

     Me aktgjykimin P - nr. 34/82 datë 3 korrik 1982, Gjykata e Qarkut të Gjilanit i ka shpallur fajtorë të akuzuarit Shaban Klaiqi dhe Islam Rafuna për veprën penale të propagandës armiqësore, të parashikuar nga neni 133 par. 1 të LP të RSFJ dhe i ka dënuar me nga tri vjet burgim, duke i detyruar edhe t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale për paushallin gjyqësor prej 1000 dinarësh.

 

Kundër këtij aktgjykimi ankesa brenda afatit kanë bërë:

 

    -  prokurori publik, për shkak të shkeljes së ligjit penal dhe vendimit për dënimin, duke propozuar që aktgjykimi të ndryshohet dhe të akuzuarit të shpallen fajtorë për veprën penale të pjesëmarrjes në veprimtari armiqësore, të parashikuar nga neni 131 të LP të RSFJ dhe të dënohen më ashpër;

 

    -  mbrojtësja, për shkak të vërtetimit të gabuar dhe të mangët të gjendjes faktike dhe për shkak të vendimit për dënimin, duke propozuar që aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet dhe të akuzuarit t’i jepet një dënim më i lehtë. Ajo njëkohësisht iu përgjegj edhe ankesës së prokurorit publik dhe propozoj që kjo të refuzohet si e pabazuar.

 

     Zëvendësprokurori publik krahinor Ndue Selmani deklaroi se qëndron prapa propozimit me shkrim që të akuzuarit të shpallen fajtor për veprën penale të parashikuar nga neni 131 të LP të RSFJ, për të cilën t’u jepen dënime të merituara, ndërsa ankesa e mbrojtësit të refuzohet si e pabazuar.

 

     Gjykata Supreme shqyrtoi shkresat e lëndës, ekzaminoi aktgjykimin sipas nenit 376 par. 1 të LPP, vlerësoi pretendimet ankimore dhe konstatoi se ankesat janë të pabazuara.

 

     Gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar drejt gjendjen faktike, duke konstatuar se të akuzuarit, gjatë vitit 1981 gjatë kohës që ndodheshin me punë në RF të Gjermanisë, më sakt në firmën “Daimler Benz” në Sindelfingen, u morën me veprimtari armiqësore kundër vendit tonë, ashtu që u inkuadruan në demonstratat armiqësore të mbajtura në Zurich, në Gjenevë, në Shtutgart dhe në Munih, kurse i akuzuari Islam Rafuna e voziti Nuhi Sylejmanin me veturën e vetë për të shpërndarë thirrje për demonstratat; që të dy këta, në nëntor të po atij viti, së bashku me të tjerët hodhën parullën “Kosova-Republikë” kurse me anë të fishkëllimave ndërprenë koncertin e RTP’së, që ishte organizuar për nder të Ditës së Republikës, kurse më 13 dhjetor 1981 nga Nuhi Sylejmani morën në dorëzim 1000 ekzemplarë të “Zërit të Kosovës”, botim i organizatës armiqësore në emigrim “Fronti i Kuq” dhe u përpoqën që ata t’i sjellin në RSFJ, por më 14 dhjetor 1981 u zunë nga milicët e postkomandës së milicisë së hekurudhës të Lublanës.

 

     Këtë gjendje faktike gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar në radhë të parë në mbështetje të deponimeve të të akuzuarve. Ata gjatë hetimeve pranuan se morën pjesë në demonstratat armiqësore, duke mohuar i akuzuari Shaban Klaiqi pjesëmarrjen në demonstratat e Gjenevës, kurse i akuzuari Islam Rafuna, pjesëmarrjen në demonstratat e Munihut. Me atë rast që të dy këta deklaruan se nuk kishin pasur dijeni që demonstratat të ken qenë të organizuara nga organizata armiqësore në emigrim “Fronti i Kuq”, porse shkuan për të marrë pjesë mbasi ishin ftuar me thirrje që i kishin marrë, i pari tek porta e banesës së vet, kurse i dyti nga Nuhi Sylejmani.

 

     Për pjesëmarrjen e të akuzuarit Shaban Klaiqi në demonstratat e zhvilluara në Shtutgart dhe në Munih në shkresa ndodhen edhe fotografitë e tij.

 

     Për këto arsye dalin të pabazuara pretendimet ankimore të mbrojtëses se i akuzuari Shaban Klaiqi “kishte shkuar të interesohej të gjente punë për të vëllan” e se i akuzuari Islam Rafuna, ndonëse shoqërohej me Nuhi Sylejmanin, nuk mori pjesë në asnjërën nga demonstratat e zhvilluara.

 

     I akuzuari Islam Rafuna deklaroi në seancën kryesore se para demonstratave të zhvilluara në Shtutgart e kishte vozitur Nuhi Sylejmanin deri në Grubingen dhe ai kishte një çantë me vete, por ky nuk e dinte se ç’kishte brenda. Mirëpo, nisur nga deklarata e të akuzuarit se ky edhe më parë i ishte përgjegjur disa herë kërkesës së Nuhi Sylejmanit, të cilit i kishte dhënë veturën dhe e kishte vozitur vet tri herë, duke supozuar se këto udhëtime kishin lidhje me demonstrata, mund të përfundohet se ai kishte dijeni se në çantë ndodheshin thirrjet për të marrë pjesë në demonstrata, të cilat i shpërndau Nuhiu. Lidhur me këtë gjykata e shkallës së parë përmban arsye bindëse, të cilat i pranon edhe kjo Gjykatë.

 

     Gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar se koncerti i RTP’së, me rastin e Ditës së Republikës, qe ndërprerë në fillim të tij, për shkak se spektatorët, ndër të cilët edhe i akuzuari, filluan të hedhin parullën armiqësore “Kosova-Republikë!”, dhe duke fishkëlluar, gjë që çoi në interve- nimin e policisë Gjermane.

 

     I akuzuari Shaban Klaiqi u mbrojt gjatë gjithë procedurës se nuk kishte marrë pjesë në futjen ilegale të revistës “Zëri i Kosovës” në RSFJ dhe se të akuzuarin Islam Rafuna e njohu për herë të parë në Postkomandën e Milicisë së Lubjanës.

 

     Mirëpo, sipas deklaratës së të akuzuarit Islam Rafuna, këta të dy, duke mbartur valixhen dhe çantën ku ndodhej materiali që e kishin marrë prej Nuhi Sylejmanit, ishin nisur së bashku nga RF e Gjermanisë, duke i respektuar udhëzimet e pranuara.

 

     Në bazë të këtyre rrethanave e duke pasur parasysh faktin se i akuzuari Islam pikërisht nën ndikimin e Nuhi Sylejmanit filloi të merret me veprimtari armiqësore kundër vendit tonë, mund të përfundohet se të akuzuarit e kishin të ditur se për çfarë materiali ishte fjala. Këtë konkluzion e përforcon edhe fakti se të akuzuarit, gjatë udhëtimit, ndërronin trenat, kurse për të hyrë në vendin tonë zgjodhën trenin që shkonte për në Kardelevë, që kontrollohet më pak, në krahasim me trenat që shkojnë drejt Kosovës.

 

     Për këto arsye mund të konstatohet se mbrojtësja e të akuzuarve e kundërshton aktgjykimin pa baza për shkak të vërtetimit të gabuar e të mangët të gjendjes faktike.

 

     Nisur nga gjendja faktike e vërtetuar, Gjykata Supreme vlerësoi se gjykata e shkallës së parë mbi këtë gjendje ka zbatuar gabimisht ligjin penal, duke i shpallur fajtorë të akuzuarit për veprën penale të propagandës armiqësore të parashikuar nga neni 133 par. 1 të LP të RSFJ.

 

     Qëndron fakti se të akuzuarit, me veprimtarinë e tyre, sulmuan ato vlera shoqërore që janë nën mbrojtjen e dispozitës së nenit 133 par 1 të LP të RSFJ. Mirëpo në këtë rast nuk është kontestues as fakti se të akuzuarit tentuan të futin revistën në fjalë në RSFJ nga një vend i huaj, nga RF e Gjermanisë, në të cilën, siç u tha edhe më sipër, morën pjesë në demonstratat armiqësore dhe në pengimin e koncertit të RTP-së, kurse i akuzuari Islam Rafuna edhe në vozitjen e Nuhi Sylejmanit për të shpërndaë thirrjet për demonstratat e zhvilluara në Shtutgard.

 

     Revista “Zëri i Kosovës” i organizatës armiqësore emigrante “Fronti i Kuq” dhe ajo përmban shkrime me karakter propagandues armiqësor kundër bazave të shoqërisë vetëqeverisëse socialiste dhe rendit e sigurisë së RSFJ.

 

     Prandaj, në veprimet e të akuzuarve, sipas konstatimit të kësaj gjykate, qëndrojnë elementet e veprës penale të propagandës armiqësore, të parashikuar nga neni 133 par. 3 të LP të RSFJ.

 

     Për këtë arsye del i pabazuar pretendimi i prokurorit publik se me veprimet e sipërme të akuzuarit kanë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 131 të LP të RSFJ. Kjo vepër penale i ka dy forma kryesore: hyrjen në lidhje me një shtet të huaj ose emigrante ose me një grup njerëzish, dhe ofrimi i ndihmës për kryerjen e veprim- tarisë armiqësore.

 

     Në rastin konkret nuk është provuar që të akuzuarit kanë qenë anëtarë të organizatës armiqësore “Fronti i Kuq”, që të kenë pasur dijeni që kjo organizatë t’i ketë organizuar demonstratat dhe që njëri nga udhëheqësit e saj të jetë i përmenduri Nuhi Sylejmani, si dhe që të kenë njohur vëllezërit Gërvalla.

 

     Mbasi nuk është provuar që të akuzuarit të kenë hyrë në lidhje me organizatën armiqësore të përmendur dhe me udhëheqësit e saj dhe, siç u tha edhe më tepër, mbasi këta kryen veprimet e përshkruara në paragrafin 3 të nenit 133 të LP të RSFJ, nuk mund të pranohet pretendimi i prokurorit se në veprimet e tyre qëndrojnë elementet e veprës penale të parashikuar nga neni 131 të LP të RSFJ.

 

     Vendimin për dënimin e kundërshtojnë si të pa baza si prokurori publik, ashtu edhe mbrojtësja e të akuzuarve.

 

     Duke u dhënë të akuzuarëve dënimin me nga tri vjet burgim, gjykata e shkallës së parë u njohu atyre si rrethana lehtësuese: pagjykueshmërinë e mëparshme, qëndrimin e mirë para gjykatës dhe gjendjen familjare. Dënimi i dhënë sipas vlerësimit të kësaj Gjykate, i përgjigjet peshës së veprës dhe shkallës së përgjegjësisë penale të të akuzuarve dhe si i tillë ai është i domosdoshëm që të arrihet qëllimi i dënimit, i parashikuar nga dispozita e nenit 33 të LP të RSFJ.

 

     Nga sa u parashtrua dhe në mbeshtjetje të nenit 387 par. 1 të LPP u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.

 

GJYKATA SUPREME E KOSOVËS NË PRSIHTINË

Ap - Kzh. nr. 372/82    Më 17 janar 1983

 

Procesmbajtëse                   Kryetar i kolegjit

Milica Smajli                          Riza Fazlija

 

 

 

 D O K U M E N T E

 

 

Faksimili i aktgjykimit të Shaban Klaiqit e Islam Rafunës

 

***

 

 

Aktvendimi nr.330/1, datë 28. 03. 1989, për arrestimin e Shaban Klaiqit,

i nënshkruar nga Sekretari Krahinor për Punë të Brendshme - Jusuf Karakushi.

 

 

( Këtë aktgjykim për  botim në “Pashtriku.org” - e përgatiti Xhafer Durmishi )

 

( … )

 

 

 

 

 Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës!

ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ VRASËSIT TË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS (!?!)

Shkruan: Faridin TAFALLARI

( www.pashtriku.org – 29.06.2007 / 15:00)

  ***

...Me dhimbjen e madhe, që ndjej, për humbjen e tre Yjeve të Mërgatës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, më zien dhe mëllefi i urrejtjes për ata që na tradhëtuan e i vranë trimat prapa shpine e sot hiqen si “Zotërinjë” që kërkojnë të “vërtetën”. Por koha do t`i gjykojë ata dhe e VËRTETA do t`ju vrasë sytë...  Nga autori

  Z H G Ë N J I M !!!

( Sprovë letrare )

 P ËR M B A J T J A 

Bisedë me Jusuf Gërvallën; Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës; Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit; Çka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit të shokëve tanë ?! Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’79-tës; A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës?!; Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”... ; Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit të romanit”ATENTATET”; Pas vrasjes së Jusufit erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço…

***

Bisedë me Jusuf Gërvallën

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Koha ikën! Ajo vrapon! Dhe pleqëria vjen. Pleqëria vjen, me shpejtësi! Çdo gjë plaket, vjetërohet, por ama kurrë nuk plaken dëshmorët e rënë, për lirinë e atdheut! Por e mira dhe e keqja nuk harrohen! E kjo e dyta e ka jetën më të gjatë… Po, a ka  të keqe më të madhe se tradhëtia!? Ndalem ca sekonda dhe ja si më vinë në mëndje fjalët e të Madhit Jusuf Gërvalla! “Din, - ( kështu më thërriste shkurt Jusufi) për t´u bërë antarë i Lëvizjes duhet të kesh disa cilësi. Të gjithë nuk bëhen antarë, por ata që bëhen duhet të kenë guxim, të mos tremben nga armiku, të jenë të disiplinuar, të mos ndryshojnë gjatë gjithë kohës së veprimtarisë! Deri në fitore, mund të kalojnë vite dhe dekada e ne duhet të jemi shumë të fortë dhe të vendosur për të çuar deri në fund detyrën tonë. Liria nuk vjen vetë, por duhet kërkuar, luftuar dhe sakrifikuar deri në flijimin e jetës! Ndaj duhet ta duash shumë vendin tënd. Ne duhet t’i shtrijmë rradhët kudo, ku ka bashkëatdhetarë. Në veçanti, antarë të kemi dhe brenda në vendlindje, se nëse organizohemi vetëm këtu, kemi bërë pak. Për këto dhe sqarime të tjera do të bisedojmë…Kurdo, që të kesh ndonjë pyetje, sugjerim apo diçka tjetër, lidhur me organizimin, jam i gatshëm të të ndihmoj. Së bashku, me siguri do të bëjmë më shumë. Ne duhet të ecim me hapa të sigurtë gjatë organizimit dhe t’i ruajmë shokët, mos të bien në sy të armikut, të UDB-së! Kam dëgjuar, se ju jeni disa shokë që jeni marrë me organizime të mira. Ju lumtë! Po tani me siguri, do të bëjmë më shumë, jemi afruar me njëri tjetrin e shtuar në numër.

Faridin Tafallari me familjen e Jusuf Gërvallës (Tiranë-korrik 1984)

Në një ditë nëntori të vitit 1980, Jusufi më tha: Din, kemi vendosur, që së shpejti të bëjmë betimin, se ai na detyron të bëhemi më serioz dhe më të vendosur e sidomos të jemi konspirativ dhe të disiplinuar. Por, Din, njëri prej shokëve, nga i cili nuk e kam pritur s’është dakort, që betimin ta bëjmë së bashku !?! Nuhiu (Nuhi Sylejmani) nuk pranon edhe pse i kam treguar më  parë planin për të cilin ishte dakord!?” Nuhiu e kishte si për mendjemadhësi, të rrinte këmbë mbi këmbë, edhe atë mbrëmje, që biseduam te dhoma e madhe e Jusufit. Me njërën  dorë mbante gjurin dhe me tjetrën kruante kokën. Bisedonte me shumë “seriozitet”, e hera herës i nxirrte dhëmbët jashtë dhe zgërdhihej si ndonjë adoleshent. Nuk pushonte së foluri, se e dinte, që Jusufi dhe Bardhoshi e respektonin atë, si më të vjetrin.

Të dy vëllezërit, Jusufi dhe Bardhoshi na bënin muzikë dhe këndonin këngë patriotike. Ata mbanin çiftelinë, sharkinë, por kishin dhe kitarën. Nga atmosfera e këndëshme që krijonin ata rrinim deri në orët e vona të natës. Ne kishim siguruar mjaft literaturë të pëlqyer. Kënaqeshim, duke lexuar. Literaturën e siguronim nga shteti amë, Shqipëria. Kishim bërë abonime të ndryshme, por merrnim literaturë dhe nga ambasada shqiptare në Vienë. Përfaqësuesit e ambasadës na e jepnin falas literaturën, për t’jua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë. Por në shumë vende këtë literaturë nuk e pranonin dhe filluan të na shohin si njerëz të huaj, me sa shihej frikësoheshin. Këta kishin varur në murin e dhomës Titon dhe disa prej tyre e quanin pejgamber, atë shkja të maskuar, që në pamje të parë buzëqeshte dhe të therrte e të vriste pas shpine. Në atë kohë, shqiptarët nuk mendonin gjë tjetër, vetëm të bënin para dhe të blinin tokë, traktorë, të ndërtonin shtëpi të mëdha dhe të bukura, as që mendonin, se Kosova me viset e saj ishin të robëruara, nën pushtimin sllav. Ne na duhej t’i bindnim, se një ditë nuk do të jetë kjo Jugosllavi. Ndaj kërkonim ndihma, për  shokët tanë, që ishin nëpër burgjet e Jugosllavisë, ndihma për ata që luftonin për çlirimin e trojeve tona. Por këta njerëz, nuk kishin as pak interesim. Ishte shumë vështirë për t’i bindur. Në atë kohë, në Jugosllavi, jetonin të privilegjuarit nga pushteti, të cilët i shërbenin shkjaut, duke i spiunuar njerëzit e tyre dhe të afërmit! Pra, spiunët jetonin shumë mirë. Një pjesë jetonte në gjendje të mesme, por dhe ata, në një mënyrë apo tjetër, ishin në shërbim të pushtuesit. Ndërsa pjesa më e madhe e popullit jetonte në varfëri. E në mesin e këtyre të varfërve, ishin ata që mendonin  për Kosovën dhe lirinë e saj, duke sakrifikuar çdo gjë.

Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës

        Përsa i përket Gjermanisë rrethi i Shtutgardit ishte më aktiv për çështjen  atdhetare. Ne si grup bënim propagandë me anë të vizitave tek bashkëatdhetarët, të  cilëve në atë kohë ju mungonte informimi me anë të shtypit si dhe ai  elektronik. Literaturën që merrnim nga Tirana e shpërndanim pothuajse në të gjitha banesat e shqiptarëve.

 

Hysen Gega( Vasili) dhe Riza Salihu (Rezili)

    Në Mërgim, ne bënim propagandë më lirshëm, se në vendlindje. Ndaj, shok pas shoku, interesim pas interesimi (në pranverën e vitit 1979) ramë në  kontakte dhe me shokë të tjerë si, me Hysen Gegën – (Vasil Shanto në librin”Atentatet të Ibrahim Kelmendit) . Ai punonte në një firmë të televizorëve në Eslingen. Po një ditë vere 1979 në Nagold do të takoja edhe Ibrahim Kelmendin kreun e Frontit të Kuq Popullor (FKP). Kështu pra zgjeroheshin rradhët tona. ( Për këtë më gjerësisht kam shkruar në librin “Terror, Dhimbje, Qëndresë”).

   Ardhja e Jusufit (vjesht 1979) do të luante një rol të  jashtëzakonshëm tek bashkëatdhetarët tanë. Kontakti i Jusufit me ne, do të kompletonte qendrën dhe do t’i afronte të gjithë aktivistët rreth vetes! O Zot na erdhi njeriu që ia kishim nevojën, si i verbëri sytë, si toka diellin dhe shiun. Organizimi po merrte kahje tjetër, të mirëfilltë. Po, ah tradhti! O tradhti! E mallkuar qofsh, që shumë shpejt do ti ndalësh hapin gjigand Jusufit! Qentë zagarë ishin lëshuar në gjurmë të Bacalokut. Ata kishin gjetur njerëzit më naivë të rrethit, që t’i afroheshin Jusufit e të futeshin thellë në shpirtin e çiltërt të atij Njeriu të Madh! Atë, do ta detyronin disa “shok” të përballej me njerëz egërsira, të cilët do ta çojnë në një mënyrë, apo në një tjetër deri te dorëvrasësi, qoftë ai Rizah Salihu, Nuhi Sylejmani, Sadik Blakaj a ndonjë tjetër?!? Thonë nga anët tona, se qeni i keq ta bjerë ujkun në torishtë. Ndaj posa u  përhap lajmi, se Jusufi është në Gjermani pranë Shtutgardit, menjëherë UDB-eja do të lëshonte spiunët dhe bythëlëpirësit e saj, që të vrisnin Jusufin e Madh!!! Po po, se i kishte dhënë urdhër shefi i tij Rizahu! Hyseni ngarente si i çmendur, që sa më parë të kryente urdhërin. Shkoj disa herë për ta vrarë, por nuk u tregua “trim”. Ishte frikacak dhe i dridhej dora, kur duhej ti tërhiqte këmbëzën revoles. Hyseni, njeri i padisiplinuar dhe i padëgjueshëm, bënte dhe vepronte si i marrë. Ai, pas Rizah Salihut, do të gjente shok të dytë Ibrahim Kelmendin. Për çdo gjë, apo çdo veprim Hyseni do të këshillohej me të. Dhe me Ibrahimin do të vazhdojë miqësinë deri sa vullnetarisht shkon në burg, me një kriminel tjetër, siç ishte dhe është  Sadik Blakaj! Sadik Blakaj, i njohur mirë nga Ibrahimi, pas daljes nga burgu përsëri do të vazhdonte miqësinë me Ibrahimin, edhe ky… i pa disiplinuar… Pra Hyseni solli dhe kriminelin Sadik Blakaj, i cili, në një natë të ftohtë dimri, me borë dhe acar do të shoqëronte shokun e tij Dem Demajn, për të çuar Jusufin, deri në banesën e tij. Kështu, ai do ta mësonte se ku banonte Jusufi. Bacaloku nuk deshi dhe nuk e pranoj Sadik Blakajn në banesë, se nuk donte që ai të mësonte banesën e tij. Ndaj, kur mua më duhej ta çoja atë kriminel ( në besë të Dem Demajt) tek Jusufi, ai nuk pranoi dhe më tha që të takohemi te  Tankshtela “WUNENSTEIN”. Por “shoku” Dem Demaj një herë e çoj deri te dera Sadik tradhëtarin e bythëlëpirësin e shkijeve!

Vëllezërit e Kadri Zekës dhe Ibrahim Kelmendi, pranë kufomave të Jusufit,Kadriut dhe të Bardhoshit (Janar 1982 – Untergrupenbach)

    Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës. Ai kishte marrë përsipër detyrën e vështirë por të shenjtë për ta bërë Kosovën e tij, shumë të dashur e të shtrenjtë një me viset shqiptare të ndara, një me shtetin  amë Shqipërinë. Pra, Jusufi ishte për çlirimin e Kosovës, me trojet e saj të ndara në tri republikat sllave të Sërbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe bashkimin me shtetin amë Shqipërinë! Por njerëzit e këqinj, me qëllim, me djallëzi, do ta detyronin, që ai të përballej me njerëz të Udbës, si Rizah Salihu, Sadik Blakajn e të tjerë. Po kush e detyroi Jusufin të përballej? Bacalokun e detyroi Ibrahim Kelmendi me Hysen Gegën. Nuk ka asnjë koment. Jusufi i Madh thotë vetë. Ai i tërheq vrejtjen Ibrahimit dhe Hysenit, duke ju thënë se ju me veprimet tuaja, po i bëni vend tradhëtarëve dhe udbashëve, për t’i futur brenda rradhëve tona !!!

Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit

   Hysen Gega kishte vendosur, të udhëtonte për në Kosovë dhe kishte nevojë për lekë, që do ti duheshin, për sa kohë sorollatej për të “vrarë” ata , të cilët ai i shihte, si armiq të popullit shqiptar.

   Ishte fillimi i dhjetorit 1980 kur me Hysenin ishim ulur në një tavolinë, në një lokal ( kafe), në Iselshausen-Nagold. Porositëm diçka, për të pirë dhe posa kaluam pyetjet e zakonshme, Hyseni lëvizi kapelën, që mbante duke imituar artistët, të cilët luanin rolin e militantëve revolucionarë në filma dhe na tha mua dhe Demë Demajt,” kam vendosur të shkoj në Kosovë, me “shokun” Sadik Blakaj për të kryer ca atentate.” Ky i fundit  nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte ardhur që në nëntor 1980 në Nagold dhe rrinte te Demë Demaj. Gjatë bisedës Hyseni shpërfaqi nevojën për mjete materiale. Ai tha se:”Nuk e pashë të arsyeshme, që ti kërkoj dikujt tjetër, për të mos u marrë vesht vajtja jonë në Kosovë nga njerëz të tjerë, por të mbetet, në rrethin tonë të ngushtë. Andaj na duhen bukur një shumë parash (marka). Ky aksion, që do kryejmë ne është i domosdoshëm dhe duhet kryer patjetër. Ju them, se po nuk u bë, ashtu si e mendoj unë dhe nëse dështon, mos u mërzitni fare për ne dhe mos na bëni hesap, po na harroni. Unë i gjallë nuk dorëzohem dhe as në burg jo, o do të kryhet atentati ose kam me vra veten!- E pyeta: -Po baca Jusuf është në dijeni për shkuarjen tënde në Kosovë me Sadik Blakajn? U përgjigj rëndë, duke mbajtur sytë në dysheme- Jo! Jo! – Po pse jo i thash? – Po ai me siguri nuk do të më lejojë, andaj nuk i kam treguar Jusufit.I thashë nuk po bën mirë, që nuk po i tregon bacës Jusuf. Ndërsa Hyseni përgjigjet :- “Jo bre, se ai ishte… nuk i tregoj se… e pasi të shkoj e nëse bëj diçka i tregoni…”. Në përfundim të bisedës Hyseni prej nesh kërkojë edhe disa adresa të shokëve tanë në Kosovë, në mënyrë që gjatë aktivitetit të tyre atje, ata të kanë mundësi të strehimit dhe ndihmave tjera të nevojshme. Dhe ne Hysenit ia dhamë 4 mijë marka  dhe disa adresa të shokëve, (të cilët pas burgosjes së tij do ta pësonin rënd.)

  Dhe Hyseni së bashku me Sadik Blakajnë me makinë të Ramadan Ramadanit në fund të dhjetorit 1980  nisen për në Kosovë. Për çudi në mëngjesin e  1 Janarit të 1981, ende pa u gdhirë mirë, shtëpia e Hysenit i rrethua me forca të shumta policore dhe agjentë të UDB-së. Kështu, premtimi i Hysenit, se nuk do të dorzohem i gjallë i mori Drini. Ai u dorëzua dhe i zbuloi edhe shumë shokë të tjerë, të atyre që na i mori adresat dhe këto adresa i dinte edhe Sadik Blakaj - udbashi!

   Kah mesi i janarit 1981 Sadik udbashi pa therr në këmbë kthehet sërish në Gjermani dhe gjatë disa takimeve me te na tha se”Unë me Hysen Gegën kemi shkuar në Kosovë për të vrarë Dushan Ristiqin, Mahmut Bakallin, Azem Vllasin etj”, ndërsa për burgosjen e Hysenit, ai thotë: “Hyseni u fut vet brenda në burg se ishte i pa aftë dhe nuk dinte të ruhej.” Ndonëse Sadiku ishte bashkëpunëtor i UDB-së duket se kishte marrë edhe instrukcione tjera. Dhe kjo u vërtetua gjatë bisedave në vazhdim. Ai me “guxim” do të thoshte se jam i gatshëm të shkojë sërish në Kosovë me secilin prej jush por me Jusufin, më me dëshirë!!! Ai u përpoq që të merrte e ta dorëzonte Jusufin tonë të Madh. Sadiku donte njeriun e shumë kërkuar nga armiku, ta fuste në dorë dhe ah, nënë, o nënë çfarë qeni u  tregua Sadik Udbashi!!! Hysen Gega  futi dhe bacën Ramadan në burg, të cilët i kapën materiale ilegale të ndaluara dhe shumë të rrezikuara për shqiptarët në ish-Jugosllavi. Baca Ramadan, tani i ndjerë, nuk e dinte se e kishte futur në burg  bashkëatdhetari i tij, i cili nuk do ti paguante ndonjë mark për shpenzimet e rrugës, sepse Hyseni e quante veten “patriot” dhe shkonte për një mision shumë të  “rëndësishën patriotik”. Në atë rast u rrezikua edhe vëllai im Sefidini, dhe ai i ndjerë. Sefedinit i morrën pasaportën dhe e futën në burg, e rrahën, e munduan sa deshën udbashët e Prizrenit. I bastisën shtëpinë duke ia friksuar tërë familjen, bile edhe lagjen ku banonte nga policë të shumtë. Më vonë i vunë kusht, të bëhej bashkëpunëtor i tyre.“Ne ta japim pasaportën…, nëse nuk pranon bashkëpunim, do të mbetesh rrugëve pa bukë!” Por, Sefidini, vëllai im, i mirë e trim, të gjitha vështirësitë i pranoi e bashkëpunëtor i tyre nuk u bë kurrë! U kthye në Prizren. Humbi punën në Gjermani, pas një stazhi 10 vjeçar. Në Prizren nuk i jepnin vend pune dhe ai, vet i shtati, pa të ardhura, detyrohet të punojë punët më të rënda, të ndyra dhe më të  pista e të  rrezikshme… Vdiq nga infrakti, që ju shkaktua  nga vuajtjet e mëdha. Hyseni zbuloi dhe Ramadan (Ramë) Pirecin, mikun tim, të cilin e munduan aq shumë nëpër zyrat e supit të Prizrenit, duke e mbajtur tërë natën të lidhur për dore, tek korpat e nxemjeve me naftë! Edhe ky u maltretua nga kryeudbashi Vesel Krasniqi, vëlla i shkjaut me një farë Zllatki shkja dhe me Asllan Skënderin dhe ky vëlla e bythëlëpirësa të shkjaut. As Ramadan Pirecit, nuk ia dhanë kurrë pasaportën, për tu kthyer në Gjermani. Ramadani (Rama) mbeti pa punë, i pa dëshiruar, sa njerëzit kishin frikë të kontaktonin, të rrinin, të shoqëroheshin me të.

  Sefidini, apo Rama, ishin mjaft fukara e në skamje, por kurrë nuk pranuan ti nënshtrohen armikut…Po të njëjtin fat pati edhe Isah Demi, nga fshati Koretin afër Dardanës. Atij i morrën pasaportën dhe nuk ja dhanë më, dhe e munduan si vëllain tim. Dhe ai humbi punën në Gjermani. Vuajti mjaft, vetë i gjashtë, pa punë e pa para, në kushte shumë, shumë të mjeruara…Jahir Jahirit, (bacës Jahë) Sadik qeni i shkoj te shtëpia në mes nate, në fshatin Slivovë të Ferizajt, e gënjeu në emër të Hysenit, duke i marrë 1000 marka dhe një revole se na paska qen në “rrezik”! Edhe Jahirit, Nami Ramadanit, iu ndërpre shkuarja në vendlindej për afër 20 vite! Pra të gjitha sa thamë më lart ishin “dhuratë” të Hysen Gegajt, me aventurat e tij shumë të rrezikshme. Vetëm në rrethin e Shtutgardit do tu  ndërpritej shkuarja për në vendlindje edhe këtyre veprimtarëve, si Remzi Ademajt (Komandant Petriti) i rënë dëshmor në luftën e UÇK-së, Murat Kryeziu, Mejdi Rexha, Shaban Bobaj, Selim Koca, Ismet Klaiqi, Sadik Zeneli (Uka) tani i ndjer, Qemal Haxhillari, Enver Ismajli, Iljaz Shatrolli, Abdyrrahman Sadiku, Shemë Bunjaku, Hafiz Gagica, Tefik Kallaba, Sylës e Fetahit nga Tetova e të tjerë.

   Është e vërtetë, se ne nuk  i kishim hyrë kësaj rruge me detyrim e as të imponuar nga dikush, por i kishim hyrë me vetvullnet dhe me dëshirë, pa e kuptuar mirë, se e kishim dhe obligim. Obligim e kishin edhe të tjerë, por atyre as që ju hante palla për këtë punë. Ata shihnin punën e tyre.

   Dhe sot, pas luftës, qofshin qenë, udbashë e spiunë, i kanë vendet e punës dhe bile të urrejnë sikur, ata të ishin çlirimtarët! He! Nënë e shtatëqind nëna ua  bëfshin qentë! Udbashët janë si jo më mirë!?!… Ata, tani, me disa pisa, që kanë bërë diçka gjatë viteve 1998/99, janë bërë hiç më pak, se ish spiunët e ishudbashët. Kanë zënë vendet e atyre, që tërë jetën ia kushtuan çlirimit mbarëkombëtar. Kurse çlirimtarët, të larguar, të pa punë, me një jetë shumë të vështirë, në skamje e mjerim!!!! Pra  pisat, që tani janë bërë shumë janë mëndjemëdhenj, me shumë para, e as që mendojnë më për shokët e tyre me të cilët kanë qenë bashkë në luftë, as për dëshmorët e familjet e tyre.

Çka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit të shokëve tanë ?!

   Hysen Gega, mbasi doli nga burgu,kah gjysma e gushtit 1990 erdhi në Gjermani  për të kërkuar stazhin e punës, që kishte kryer këtu. Bisedonim një ditë dhe nuk hynte fare  në bisedë se si e kush i vrau tre shokët tanë. Prita pak dhe në një moment i them: - O shoku Hysen, si ta merr mendja për vrasjen e shokëve? Nuk ke ndonjë mendim, apo mos ke dëgjuar në burg, për ndonjë të dyshuar? Këtë e ka bërë UDB-a – tha ai. O ti shok, i them përsëri. Që e ka bërë UDB-a atë e dimë të gjithë, por cilët janë vrasësit  dhe kush i udhëzoi, e i drejtoi deri te vendbanimi i Jusufit? Ku e dinin ata, se atë natë do të ishte aty edhe Kadri Zeka , që do të dilnin në atë acar, për t’i telefonuar gruas së Kadriut, pra Saime Isufit, alias Bules!?! Ore UDB-eja, kishte njeriun e saj që i çoi  vrasësit drejt vendit, ku do të dilnin në pritë! Ai heshti. Nuk fliste, rrinte si në mendime. Mbasi prita pak i them:- mos është Rizah Salihi, se menjëherë pas vrasjes  është arrestuar nga policia gjermane, e cila e ka burgosur disa muaj !? U kthye nga unë dhe më tha:- Jo, bre, mos e mirrni në qafë, se nuk ka faj i shkreti, jo jo aty janë të tjerë njerëz…! Kurse shefi i tij Mirani (Ibrahim Kelmendi), në librin “ATENTATET” deklaron, se pikërisht Rizah Salihu (Rezil Mejtepi), është  vrasësi i shokëve !?

Ibrahim Kelmendi - intervistë, gazeta "Express" - Prishtinë

Meqë Ibrahim Kelmendi pas 25 vitesh ka identifikuar qartë vrasësin e shokëve tanë, Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën, tashmë është koha që ai të bëjë një kallzim penal në Gjykatën e qarkut në Prishtinë ndaj urdhërdhënësve dhe dorasit në fjalë. Çka pret Ibrahimi, pse nuk e bënë një gjë të tillë?!

    Hyseni më tregonte tmerret, që kish përjetuar në muajt e parë të burgut, sa bënte të mendosh, se  si ky njeri po rrinte në këmbë e lere më të tjera. Ankohej shumë për shqipfolësit udbashë, se sa për udbashët shkije! Gjatë tregimeve të tij aq të tmerrshme, fillova ta urreja. Më vinte ti them ikë ore ikë, se nuk je askushi, ikë se ti me aventurat e tua u dorëzove vet, pa bërë asgjë  nga të gjitha ato rrahje gjoksi e gjitha ato premtime, për të cilat nuk të shtyu askush. E more vet një vendim të tillë dhe vet u dorëzove. Kush është fajtor për këto që po mi tregon!!! Vetëm sa s’ulërita: “Pusho mor naiv se për fajin tënd, me aventurat e tua more në qafë shumë shokë të tjerë, pa arritur asgjë, pa bërë as më të voglin hap… Nuk i kuptoj aventurat e tua, këto sjellje  prej të çmënduri!!!! U nise me një kriminel, me një qen kurvash dhe tani na tregon se si edhe penisin ta kanë shtypur gardianët e burgut duke i ra me pendrek, e të tjera budallallëqe…”

Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’ 79-tës

   Mërgimi sapo kishte filluar të merrej me veprimtari patriotike dhe pa dyshim si çdo fillim kishte vështirësitë e veta. Ato grupe, që e quanin veten organizata, nuk ishin të pavarura. Ato, ose bashkëpunonin me organizatat kroate ose dhe me të tjera. Për ne nuk ekzistonin ato pro ruse e pro bullgare, pra për ne ishin të panjohura. Për ato ishte më i lëvizshëm Ibrahim Kelmendi. Ai i gjurmonte dhe futej në to pa pasur probleme… Nuk përtonte të udhëtonte dhe ti zbulonte thuajse të gjitha. Ibrahimi u ka marrë edhe shuma të parave organizatave kroate për të blerë armë. Dhe ato nuk ishin pak (ishin 50 mijë DM). Tani ai, ato i mbulon me pluhur dhe asnjëherë nuk skuqet për ta thënë të  vërtetën! Unë, Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’79-tës. Ruaj kujtime të mira dhe respekt  për të, si shokë të ditëve të para, të një rrethi të organizuar. Ibrahimi ka ecur më shumë. Ai ishte i pa disiplinuar, me ca sjellje jo të mira dhe aq më shumë të pa pranueshme tek ne shqiptarët. Futej në guzhinë, te gratë…Shtrihej në dhomë gjërë e gjatë dhe nuk e kishte për gjë, se ishe ti me familje. Ai shtihej  sikur të ishte në shtëpinë e vet... Nuk tregoi asnjëherë mirënjohje për gjitha ato pritje që i bëheshin nga gratë e shokëve duke e nderuar si një patriot! Prandaj ai nuk e dinte të mirën, nuk kishte turp. Këto, mua, personalisht, në fillim më bënin përshtypje jo të mirë, por më vonë nuk i vija re, se e kam dashur si patriot. Patriotizmi ishte çështja kryesore për mua. Pra  patriotizmi nuk i ka munguar, e as unë nuk kam patur dyshim për këtë.

Faridin Tafallari (me plis) dhe Ibrahim Kelmendi (prapa tij) në demonstratën e Brukselit, më 13 qershor 1981.

        Te unë, në Nagold, Ibrahimi vinte shpesh, nga viti tetëdhjetë - deri tetëdhjetë pesë. Isha kryetar i “Bashkësisë së klubeve perëndimore në Evropë”. Më 09.11.1984 ksha marrë një  ftesë, për të shkuar në një përvjetor të klubit “Asim Vokshi” në Lozanë të Zvicrës. Duhet të shkoja aty për t’u takuar me shokët e bashkësisë në Zvicër. Për këtë qëllim më duhej të përgatisja një referat. Ibrahimi ishte tek unë dhe me thënë të drejtën isha i gëzuar, se  do të më ndihmonte për ta përgatitur më mirë referatin. I them, hajde e më ndihmo ta shkruajmë bashkë, se ti je i përgatitur duke menduar, që ishte student!? Por ai, as që lëvizi nga vendi. Rrinte shtrirë, ashtu kot! Pasi e përgatita referatin, i thashë përsëri ta shihte se si e kisha shkruar. Ai ktheu kokën nga unë dhe as që mori mundimin ta shikonte me dorën e tij. I hodhi një sy shkarazi e më tha: Mirë e ke bërë, se mos po kuptojnë ata më shumë se ti…!

        A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës

 dhe të  Kadri Zekës?!

  Them se në një mënyrë ai ka ndikuar, duke i hapur rrugën Rizah Salihut, Sadikut, kujtdo që ka marrë atë veprim, të cilin nuk e kreu Hyseni! Sipas mendimit tim, moskryerja e vrasjes nga Hyseni u bë, sepse Ibrahim Kelemendi e bindi atë të mos vepronte, ashtu sikurse del dhe në librin “Atentatet”! Atëherë Rizahu u detyrua ta bënte vetë!! Hyseni i bëri Jusufit të Madh shumë kërcënime,  sa i vuri në tavolinë dhe revolen duke ju drejtuar dhe Rizahit, se njeri nga ju të dy duhet të jetë i UDB-së?! Po, sipas të gjitha veprimeve, njerëz të UDB, kanë qenë Sadiku dhe Rizahi. Hyseni i la këta të dy, u fut në burg, duke e ditur çfarë po bënte dhe ndoshta ka vepruar kështu me qëllim.

   Ai e dinte, se  cili ishte Sadiku, pasi Mirani (I.K.) ja sqaron dhe çështjen e telefonatës duke i thënë, se në telefon nuk ka qenë Nezir Gashi, një patriot i asaj ane, por ka qenë vetë Sadiku. E pra si është e mundur që Hyseni merr një rrugë me “syhapur” e me “mend në kokë”, drejt një sakrifice, ku e priste burgu! Ndaj një veprim i tillë s’ka se si mos jetë i çuditshëm!!! Si mundet që Mirani të vinte pak para mbrëmjes, pak para se të nisesh Hyseni për në Kosovë!?! Prandaj është e pa mundur, që Hyseni mos të jetë konsultuar fare, pa marrë pëlqimin dhe miratimin e Ibrahim Kelmendit! Ndërsa Jusufin nuk e njoftoi, nuk e vuri fare në dijeni. Ai shkoi me udbashin për të vrarë udbash!!!

   Në banesën time, ku ishin Jusufi, Ibrahimi e Dem Demaj, diskutonim se si Hyseni u nis me një njeri shumë të dyshuar. Jusufi i nervozuar ju drejtua Ibrahimit duke i thënë:- Pse e lejove Hysenin të shkonte, kur ti e dije se ai do të tradhëtohej nga udbashi Sadik Blakaj?! Pse e bëre këtë?! Pse!??? Apo mendove se do të mburreshe, po të dilte me sukses aksioni e tani që ai dështoi, thua që Hyseni nuk më dëgjoi! Ti Ibrahim erdhe nga Bohumi, e përcolle, kurse unë jam këtu dhe nuk më njoftuat, as Hyseni e as ti !?! Nuk e di pse Mirani nuk e pranon që nuk ishte në dijeni për vajtjen në Kosovë të Hysenit me Sadikun! Po ashtu nuk tregon të vërtetën për të hollat e marra nga organizatat kroate, të cilat i  shkuan dajës së tij në Pejë. Ato para ishin marrë për armët që do të bliheshin në ish-Çekosllovaki, nga ai së bashku me Hysen Gegën. Por plani dështoi dhe armët nuk u blenë!.

Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”...

Me sjelljet e tij Ibrahim Kelmendi nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë, që ka për vrasjen e tre shokëve! Jusufi disa herë i ka bërë vërejtje Miranit, që të jetë më i disiplinuar dhe më serioz! Jusuf Gërvalla në një letër të datës 13 maj 1981 fq.2 dërguar Sabri Novosellës (Mërgimit) për Rizah Salihun (Rezili) shkruan, po e citoj: “(...) Tash për tash po theksoj se udhëheqësi i këtij grupi (Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm), provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”...”

Kopja e letrës së Jusuf Gërvallës, dërguar S.Novosellës (Mërgimit) më 13 Maj 1981 (fq.2)

Një ditë Bardhosh Gërvalla, Nami Ramadani, Ibrahim Kelmendi te stacioni në Shtutgart, po e pritnin Jusuf Gërvallën që po kthehej nga një vizitë në Hamburg. Në një moment Ibrahimi largohet, duke ju thën se e pash një shok! Bardhoshi i tha Namiut mu duk se ai ishte Rizah Salihu!?, dhe e pyet: Ti Nami i beson Ibrahimit!? Po..! Pra të kesh kujdes se ne nuk i besojm! Edhe në një rast tjetër dyshohet se Ibrahim Kelmendi me Sadik Blakaj, kanë fjetur në shtëpin e Namiut pa dijeninë dhe lejen e tij, në  Eslingen!? Kur Sadiku u kthye nga Kosova, pasi e la Hysenin në burg. Vetëm Ibrahimi e dinte vendin ku i linte çelsat Namiu, kur njerzit e shtëpis nuk ishin aty! Namiun, për këtë e njoftuan fqinjët, se i kanë parë dy burra duke dalur nga banesa!? Dyshohet se Ibrahim Kelmendi kurrë nuk i ka ndërpre takimet me Sadik Blakajn!? Për këtë më gjërsisht kam shkruar edhe në librin “Terror, Dhimbje, Qëndresë”.

Cerimonia e varrimit të J.Gërvallës, K.Zekës dhe B.Gërvallës në varrezat e Bad Canstadit në Shtutgart (05.02.1982)

   Por dyshimet e mia për Ibrahim Kelmendin, në disa fakte konkrete, si  çështja e marrjes së postës, bazuar në fjalët e Jusufit, që postfachin e tij e dinte vetëm Ibrahim Kelmendi e jo edhe Riza Salihu. Dhe nga ky fakt del se Jusufi ka dyshuar tek Ibrahimi. Prandaj për këtë edhe më ka thënë: “ Ti Din mos u largo nga Ibrahimi, por ke kujdes nga ai, se unë dyshoj, se kështu kemi informata nga Kosova, kështu na kanë këshilluar edhe shokët e ambasadës në Vjenë!” Këtë që ma tha me gojë Jusufi, ka shkruar edhe në letrën e datës 13 maj 1981 dërguar “Mërgimit” në Stamboll. Në faqen 3 të kësaj letre shkruan, si vijon(po citoj) :”Sa për organizatën e bashkuar rreth organit”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së pak për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (I.Kelmendi-vërejtja ime) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të  Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqsuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë. Këshilla për ndërprerjen e marrëdhënieve me të kam pasur edhe nga ana e diplomatëve shqiptarë në Vjenë..”-thuhet në këtë letër.

Kopja e letrës së Jusuf Gërvallës, dërguar S.Novosellës (Mërgimit) më 13 Maj 1981 (fq.3)

   Gjithashtu për prezencën e tij, tek makina e Bardhoshit në Mynchen (këtë e thotë edhe vetë Ibrahimi në librin “Atentatet”),  Jusufi më pat thënë, që: ti Ibrahim mos m’u afro as 50 metra pranë banesës, marrja e të hollave nga kroatët dhe sidomos nata e fundit (17 janar 1982) ku po flitej për një çështje  të madhe për bashkimin e ish-organizatave, gjë për të cilën ka qenë mjaft i interesuar dhe Ibrahimi. Duke e njohur, se ai dëshironte t´i dij të gjitha, atëherë si ka mundësi që të largohej bash atë natë (natën e vrasjes së Jusufit, Kadriut e Bardhoshit)?!! Ibrahimi u largua për në Dyseldorf, për shfaqjen e disa  filmave në video, për  antarët e klubit “Emin Duraku”. Pra, atë natë Ibrahimi me Sylë Nuhën u larguan dhe Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu mbetën në banesën e Jusufit në Untergrupenbach - Heilbronn. Ndaj kush mund t´i dinte këto lëvizje të asaj nate të zezë?!? Edhe pse është folur për disa dyshime se disa netë janë sjellur disa hije “njerëzish”! Ibrahimi në librin e tij “Atentatet” thotë se në banesën e Gërvallëve (kur kemi shkuar nga takimi i Bernachausenit) kemi gjetur një njeri të panjohur dhe të padëshiruar për familjen gërvallaj. Nëse është kështu pse Ibrahimi nuk e thotë emrin e tij, por e len këtë gjë mister!?

    Por ndodhi, ajo më e keqja, një tragjedi e tmerrshme, më e zeza, o mjerë shqiptaria! Na e vranë Jusufin, u vra Bacaloku Ynë, u vra Ylli ndriçues i Mërgatës e i mbarë popullit shqiptar! Ah! Sa të pa besë, që ka kjo botë! Tu lëshuan si lypsa, si bisha, si ujq të pa ngopur, si qenë të pa besë! Të kërkuan e të ndoqën këmba këmbës, deri sa të zunë pritë! Të vranë, të morën jetën, o i Miri Ynë! E unë, e shokët tanë ku ishim, që nuk të ruajtëm, që nuk u treguam vigjilentë!? U vra dhe Kadri Zeka, drejtues i mërgimtarëve në Zvicër e më gjerë, i cili tërë rininë, kohën më të bukur  të jetës e shkriu për çlirimin e Kosovës, që populli i saj të merrte frymë lirshëm, e mos ta shkelte çizmja e shkjaut, që  kosovarët të bëheshin Zot të kësaj toke! O Bardhoshi ynë! O buzagazi i Mërgatës, që vetëm natyra jote të bënte, të kënaqesh, me atë dashamirësi, me atë kulturë e me atë guxim që kishe! Nuk kurseve as djersë, as mund, as rininë e bukur, por dhe jetën, derdhe gjakun bashkë me vëllanë Jusuf e me shokun më të ngushtë e më besnik, Kadri Zekën! Ju u vratë nga Udbeja famëkeqe e ish Jugosllavisë, e serbëve, e shkinave, nga  gjakprishurit shqipfolësa, nga tradhëtarët e vendit! Ju vranë, he, kurrë mos pafshin të mira në shtëpitë e në jetën e tyre! O ZOT! Ju vranë, për të mos vdekur kurrë!

Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit të romanit”ATENTATET”

     Posa e kisha lexuar romanin “Atentatet”, kah fundi i shkurtit 2007, më merr në telefon Saime Isufi (Bulja). Më kërkoj, një kopje nga “TEZAT RRETH FRONTIT POPULLOR PËR REPUBLIKËN  E KOSOVËS”! Së pari u habita, pse më morri pas 10 vitesh?! Kish kaluar një dekadë pa asnjë lloj komunikimi! Unë kisha botuar tre libra dhe për asnjërin nuk më kishte folur, as për mirë e as për keq! Dhe unë e kisha lënë moslajmërimin, se nuk dëshiroja të futesha në polemika, jo se nuk më interesonte dhe mendimi i saj… Pas 10 vitesh më thotë, përmes receptorit të telefonit, se unë jam Bulja o Faridin!!! Eu i them, me një dlirësi të pastërt, pa më vajtur mendja për keq. Më tha, se më  duhet një kopje e tezave… dhe të lutem nëse i ke dhe nëse dëshiron  ma dërgo,  se më duhet!? Po, i thashë i kam dhe do ta dërgojë nesër. Bulja, më pyeti, nëse e kisha lexuar librin e Ibrahimit “Atentatet” Po, i thash e kam lexuar, po si tu duk? I thashë mirë, po duhet analizuar. Tha se edhe unë e kam lexuar dhe ka gjëra interesante… Bulja vazhdoj duke thënë se edhe librat e mi i kish lexuar!!! Po mirë i thashë si të janë dukur dhe çfarë mendimi ke dhe kam pritur ndonjë shkrim apo reagim nga ti! Po, po, ti nuk u konsultove me ne, se duhesh të konsultoheshe! I thashë, unë nuk jam konsultuar, për një arsye. Mendova , se po të konsultohesha, ato libra nuk do të arrinin të botoheshin kurrë, se me siguri në bazë të arsyetimit tim, do të më sugjeronit që të hiqja pjesë nga shkrimet!!

Nënë Ajshja, Tushja(nusja e Kadri Zekës) dhe Faridin Tafallari - te varrezat e dëshmorëve në Shtutgart

Megjithatë  ndjeva një përmallim! U gëzova, që fola me Bulen, se më kishte marrë malli! Por duke menduar e duke i bërë  pyetje vetes, përpsehet e shumtë, mendova si ka mundësi që Bulja mos ti ketë  Tezat, të cilat qenë një nga shkaqet e vrasjes të 3 dëshmorëve?!? Dhe menjëherë mu kujtua se unë, Tezat i kisha botuar në librin “Terror Dhimbje, Qëndresë”, ndaj kërkesa e Bules dhe telefonata saj më duken si provokim!? Duke menduar, e mora në telefon dhe i thash. Oj Bule si ka mundësi që ti nuk i ke Tezat??? Po librin tim “Terror,Dhimbje,Qëndresë” a e ke lexuar?. Fjalët e saj, si përgjigje qenë të pakuptimta…. Meqenëse i premtova, të nesërmen i dërgova një kopje. Prita të më merrte në telefon, se më premtoi, por nuk më mori kurrë!. Bule ti për tre librat e mi nuk më ke thënë as një fjalë, as një vërejtje,  por dhe as një lëvdatë?!  Megjithatë moj Bule, nuk je as e para e as e fundit, që nuk ke treguar asnjë interes për tre librat e mi, për atë epokë, që punuan e luftuan të tre trimat, të paharruarit Jusuf, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka! E sa të tjerë shokët tanë, ku janë tani, ata me të cilët ndamë të mirën dhe të keqen, kaluam rreziqe, kur  ndiqeshim këmba këmbës nga UDB? E si do të merren “shokët tanë” me librat e mi kur sot pijnë kafe me ata, që deri dje na luftuan, janë bërë miq vetëm për përfitime. Eu sa  poshtë ka rënë burrëria e disave!! E për Ibrahimin më pyete apo më provokove, që mos të të them më gënjeve, a më tradhëtove???

Pas vrasjes së Jusufit erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço…

        Pra, me vrasjen e Jusufit të Madh Mërgata humbi drejtuesin më të përgatitur, se kurrë ndonjëherë tjetër në historinë e shqiptarëve, qoftë brenda vendit apo jashtë në diasporë. Mërgata humbi YLLIN e saj që i ndriçoi mërgimtarët kudo e nga do që ishin.

        Të vranë, he, i vraftë rrufeja të gjithë ata që ndihmuan vrasjen tënde O Yll i pashuar! Të vranë dhe pas vrasjes tënde erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço, për ta “drejtuar” e për ta bërë, si kope dhensh, Mërgatën, që e vure Ti në binarë, me shokun tënd , luftëtarin e madh Kadri Zekën! Eh, e cilët erdhën! Xhaferr Durmishi, që me zërin e tij të sosur, nuk e dëgjonte  kush, se kuptonte kush, apo qofshin edhe pretendimet e Ibrahim Kelmendit, për të marrë timonin, për të drejtuar Mërgatën, Sabri Novosella, ai  turkoshak, që kurrë nuk tu gjet pranë, kur ti prisje telefonatën dhe ndihmën e tij në ditët më të vështira, kur ti kishe nevojë për të, dhe ai kurrë nuk të telefonoi. Jo, jo, o Bacalok! Ti hiqje nga kafshata e gojës, lekun për aktivitete, për nxjerrjen e “Lajmëtarit të Lirisë” e ai, Sabri Novosella rrinte me plot para në xhep në Adapazar të Turqisë, i ruante lekët për të ndërtuar pallate e vila në periferi të qytetit bregdetar të Durrësit, apo sot në Kosovën e shumëvuajtur! Ai kur erdhi nga Turqia, na bëri pikë e pesë edhe ne pak që kishim mbetur, për të vazhduar veprimtarinë, aty ku na e le Ti! Pastaj erdhën do Avdullaha, do Osmana, do Xhaferra do Emrusha, e do Mustafa …Herë paraqiteshin si të kuq e herë të sarit, megjithfarë ngjyrash, vetëm ngjyrë njeriu nuk kishin. E si mund të ketë ngjyrë njeriu Mustafë Xhemajli, të cilin e njoh aq mirë, ja di karakterin e dobët, ku nga fryn era kthen gunën. Kjo shihet fare mirë në fjalën e tij promovuese, për librin “Atentatet” të Ibrahim Kelmendit, ku ngre dhe lartëson figurën e atyre, që nuk e meritojnë dhe ul me paturpësi figurën e disa njerëzve të vërtetë, veprimtarëve, disa patriotëve, që nuk kursyen asgjë për Kosovën e shtrenjtë. O Bacaloku Ynë! Dhe vinin, e gjenin sofrën shtruar! Hanin sa ngopeshin, e përmbysnin dhe shtronin tjetrën në vete. Ndaheshin dhe nuk ngurronin të na shanin neve. Më vonë erdhën dhe plot udbashë, hajdutë, mashtruesë e çfarë nuk pamë ne, punëtorët e mërguar. Dikur, ata që na shitën dhe përsëri ata donin të na hanin dhe këtu në mërgim. Po, po, o Bacaloku Ynë, nuk kishin të ngopur, vetëm na lypnin lekë, Jo ore, më fal, çfarë lekë, na lypnin marka, franga, dollar…. Dhe ato me shumicë, se formuan këtu qeverinë dhe rrinin këtu qeveritarët e republikës së Kosovës, me në krye Bujar Bukoshin, mashtruesin e Isa Mustafë, hajdutin!!!

Cerimonia e kthimit të eshtrave të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit në Kosovë ( Shtutgart – Bad Canstadt, Janar 2002)

U formuan disa parti, por ajo e Lidhjes “Demokratike” të Kosovës i mblodhi të gjithë, me patriotë, me tradhëtarë, me hajdutë, me horra, me udbashë. Por çfarë të bësh, ajo fitoj dhe mërgatën!? Na gënjeu për 10 vjet! U bë e fortë! Dhe kur u formua Ushtria Clirimtare e Kosovës, ajo krijoi Farkun dhe arriti ti përçaj ushtarët tanë edhe në frontin e luftës!!! Ndaj o Bacaloku Ynë! Ju vranë që ti kenë duart e lira për të bërë çfarë të DUAN dhe ashtu u bë!!! Bënë e po bëjnë çfarë duan!!! Në vendet kyçe, në krye të shtetit janë futur edhe ata, që ty, Kadriun, Bardhin e shumë të tjerë ju vranë dhe as kush nuk ju bën asgjë!!! Vazhdojnë me gënjeshtra dhe sot e kësaj dite! Populli është lodhur, është dëshpëruar, është varfëruar deri në skamje të tmerrshme. Një pjesë, e ajo pjesë janë  parlamentarët, qeveritarët, ata që po e drejtojnë “shtetin” e Kosovës, janë  pasuruar me gjakun tuaj dhe të dëshmorëve, që luftuan për idealin e shenjtë, për lirinë e çështjes kombëtare. E këta horra qeveritarë o Bacaloku Ynë, duan, që ju t’ju mbulojë pluhuri i harresës e koha t’ju largojë! Askush prej tyre nuk kujtohet, nuk ju përmend, a thua se s’keni ekzistuar kurrë! E prej tyre asnjë nuk mendon as për popullin! Këta bukëshkalë mendojnë vetëm për vete, për njerëzit dhe familjarët e tyre. Këtyre, që ju ke dhënë “votat” o popull, jetojnë në lluks pa menduar për ty, duke dalë në kamera e televizor, duke u zgërdhirë, duke gënjyer çdo ditë, çdo orë,  çdo minute!!!  Ruajnë xhepat e tyre të fryrë me mundin dhe djersën tënde. Deri kur do të durohet kështu o popull !? Mjerë populli i thjeshtë! Po më e keqja është degjeneruar rinia, të rinjtë, pak mendojnë për patriotizëm, se kanë mbetur rrugëve, të pa punë dhe pa një të ardhme të sigurtë.  I mbajnë sytë matanë kufijve, të ikin jashtë për të punuar, se asnjë prej qeveritarëve nuk e vret mendjen për ta! Nuk duhet të harrojmë që rinia është burimi i energjisë e përtëritjes së Kosovës sonë! Eu, dhe ata që i bënin deri dje thirrje rinisë, për t’ju bashkangjitur UÇK-së, sot ju thonë, që mos të mendojnë më për patriotizëm, se ka kaluar koha e patriotizmit!!!! A e merrni me mend se kush e thotë se?! Po ja që e tha edhe Jakup Krasniqi, në Bitigheim, në Akademin përkujtimore me rastin e 25 vjetorit të rënies së tre heronjve të lirisë.

        E sot Kosova, akoma nuk ka një status, është në udhëkryq…!

    Kthehu ne fillim

 

  

powered by Beepworld