NË KUSHTRIM U DHA KUSHTRIMI PËR ÇLIRIM
 Shkruan: Florim Gashi
=====================================================
KAM NDERIN QË NË KËTË TUBIM SOLEMN, ME RASTIN E ZBULIMIT TË LAPIDARIT TË DËSHMORËVE TË KOMBIT..., PËRPARA JUSH T’JU PREZENTOJ NJË HISTORIK TË SHKURTËR TË FSHATIT TONË – KUSHTRIM (ISH-BILLUSHË).
NUK ËSHTË I RASTËSISHËM EMRI KUSHTRIM QË E MBAN TANI FSHATI YNË, I CILI MË HERËT ËSHTË QUAJTUR BILLUSHË, SEPSE NË KUSHTRIM ËSHTË DHËNË GJITHËMON KUSHTRIMI KUNDËR PUSHTUESIT SERB NË KËTË TREVË. NË VITET 1912 - 13 GJATË OPERACIONEVE PUSHTUESE - USHTRIA SERBE VRAU E MASAKROI PA MËSHIRË EDHE BABALLARËT TANË. PËR KËTË MASAKËR, DËSHMOJNË BINDSHËM EDHE SHUMË DËSHMITARË QË I PËRJETUAN ATO NGJARJE HISTORIKE.
================================================================
Lapidari i dëshmorëve të Kombit në qendër të fshatit Kushtrim.
================================================================
LE TU REFEROHEMI DËSHMIVE TË TYRE:
SIPAS KUJTIMEVE TË PLEQVE: SADRI SHASIVARI DHE PASHIJE BERISHA, QË TË DY NGA FSHATI KUSHTRIM (ISH-BILLUSHË), TASHMË TË NDJERË, DËSHMOHET SE FORCAT SERBE VRANË E MASAKRUAN ME DHJETËRA BANORË TË KËTIJ FSHATI.
SI NDODHI KJO NGJARJE ?  
FORCAT SERBE MEQË ISHIN NË NDJEKJE TË KRYENGRITËSVE SHQIPTARË NË KËTË RAJONË, GJATË KALIMIT NGA OPOJA NËPËR MALET E BILLUSHËS, HASIN NË REZISTENCË TË FORCAVE SHQIPTARE TË DREJTUARA NGA QAZIM LITA DHE NË VENDIN E QUAJTUR “PASHTËR” PAS DISA ORË LUFTIMESH THYHEN KËTO FORCA DUKE LËNË DHJETËRA USHTARË TË ARMIKUT TË VRARË, NË MESIN E TË CILËVE EDHE NJË OFICER TË LARTË. PAS KËSAJ GODITJEJE, USHTARËT E SHPARTALLUAR SERB DHE PËRFORCIMET TJERA SERBE TË ARDHUR NGA PRIZRENI NË DREJTIM TË HOÇËS SË QYTETIT E RRETHUAN FSHATIN BILLUSHË, ME Ç’RAST U VRANË E U MASAKRUAN PAMËSHIRSHËM BURRA, GRA E FËMIJË TË PAFAJSHËM - GJITHSEJT 64 PERSONA... ME KËTË RAST, KËSAJ BARBARIE I KISHIN SHPËTUAR VETËM ATA QË ISHIN LARGUAR PARA RRETHIMIT TË FSHATIT. GJATË BASTISJES SË FSHATIT USHTARËT SERB KISHIN GJETUR DISA GJEPANE (ARKA) ME ARMË E MUNICION NË SHTËPINË E NEBI BYTYQIT DHE KY ISHTE NJË FAKT PËR T’A ZHDUKUR NGA FAQJA E DHEUT KËTË FSHAT. NË KËTË OPERACION SHFAROSËS NUK U KURSYEN AS EDHE FËMIJËT NË DJEP, ZËRI LEMERITËS I TË CILËVE TRISHTUESHËM DËGJOHEJ LARG. FORCAT BARBARE, PAS BASTISJES SË FSHATIT KU PLAÇKITËN: LOPË, DHENË, KUAJË, DRITHËRA ETJ., I’A FUTËN ZJARRIN SHTËPIVE DHE U LARGUAN NË DREJTIM TË PRIZRENIT, DUKE LËNË PAS EDHE SHUMË KUFOMA TË NJERËZVE QË U MASAKRUAN PAMËSHIRSHËM. KUFOMAT E TYRE QËNDRUAN RRETH 20 DITË MBI TOKË, DERISA U VARROSËN NGA BANORËT E HOQËS.
SIPAS SHENIMEVE TË MBLEDHURA ME KUJDES, TË CILAT NUK JANË TË PËRFUNDUARA, DEL SE NË BILLUSHË (TANI KUSHTRIM) JANË MBYTUR NË FORMA TË NDRYSHME RRETH 60 VETË. NDËRKAQ BAZUAR NË HULUMTIMET E DOKUMENTACIONEVE TË HUAJA, QË DËSHMOJNË PËR GJENOCIDIN SERB NË LUMË, VËRRI E OPOJË (NDONËSE JO PËR TË GJITHA FSHATRAT) DEL SE NË BILLUSHË JANË VRARË 90 BANORË, SHUMICA PREJ TYRE GRA DHE FËMIJË, SI DHE JANË DJEGUR 120 SHTËPI.
NDËRKAQ PAS LARGIMIT TË FORCAVE SERBE DHE NËN ADMINISTRIMIN E PUSHTUESËVE BULLGAR GJATË VITEVE 1916 -1918, TË NGRITUR NË PRIZREN DHE RRETHINË, ISHTE DISKRIMINUESE NË TË GJITHA SFERAT E JETËS. NË KËTË DREJTIM ELEMENTET SERBE TË INICUARA NGA SHËRBIMET E TYRE SEKRETE DHE TË MBËSHTETURA NGA QARQET BULLGARE, VAZHDIMISHT I TERRORIZONIN DHE I PLAÇKISNIN BANORËT SHQIPTARË. SHUMË DËSHMITARË TË KOHËS SË “BULLGARIT” (SIÇ E QUAJNË ATA) THONË SE, BANDAT SERBE TË ZHUPËS (SRECKËS) SË PRIZRENIT, SHPESHËHERË I SULMONIN FSHATRAT E VËRRINIT PËR QËLLIME PLAÇKITËSE DHE PËR TË FUTUR PASIGURI NË TROJET E TYRE. KËTO VEPRIME HAJNIE NDONJËHERË PËRFUNDONIN EDHE ME VRASJE TË NJERËZVE TË PAFAJSHËM. KËSHTU, NË VITIN 1916 FORCAT USHTARAKE BULLGARE TË NDIHMUAR NGA BANDAT SERBE, I VRANË DHE I HUMBËN PA NAM E NISHAN 13 MESHKUJ TË FSHATIT BILLUSHË, SI DHE DOGJËN SHUMË SHTËPI.
 
SHTOJCA E MODERATORIT TË PASHTRIKU.ORG
Në lapidarin e ngritur në qendër të fshatit Kushtrim janë skaliur emratë e të vrarëve  dhe  të masakruarve të këtij fshati, nga ushtria serbe dhe ajo bullgare në vjeshtën e vitit 1913 dhe në vitin 1916.
=======================================================================
 
Pllaka përkujtimore ku janë skalitur emrat e mashkujve të fshatit Kushtrim,
të vrarë e të masakruar në vitet 1913 - 1916
=======================================================================
Lista e emrave të shqiptarëve të fshatit Kushtrim (ish-Bilushë), vendet ku u bë krimi dhe varrimi i tyre.
I. Në shtëpitë e tyre u masakruan me syngija (thika):
1. Jemin (Jup) Bytyqi,
2. gruaja e tij,
3. Taip (Demir) Bytyqi dhe
4. Nëna e tij.
II. Te "Guri i Buqes" u mbyt me kundak të pushkës:
5. Plaku Liman (Seran) Parilla.
III. Në hymje të fshatit "Te kisha" u pushkatuan pesë këshilltarë (mytarë):
6. Nuredin (Ramë) Krasniqi,
7. Ismail (Osman) Shukuraj,
8. Ismail (Kasam) Krasniqi,
9. Selam (Kurtish) Berisha dhe
10. Bislim (Arif) Gashi.
IV. Të vrarë e të masakruar nëpër shtëpitë e tyre:
11. Muharrem (Ali) Bytyqi,
12. Isuf (Gjeladin) Bytyqi,
13. Dervish (Ahmet) Alaj,
14. Idriz (Osman) Shukuraj,
15. Ramadan (Idriz) Shukuraj dhe
16. Sabir (Osman) Shukuraj.
V. Te "Çeshmja thatë" prej largësisë u vra:
17. Mazllam (Kurtish) Berisha.
VI. Te vendi "Muqeiva" përmbi "Arrën e katundit" u therën e u bënë copë copë, ndërsa disa u ekzekutuan:
18. Musli (Batjar) Berisha,
19. Kamber (Jonuz) Rama,
20. Ajvaz (Jonuz) Rama,
21. Jonuz (Ramë) Alaj,
22. Xhafer (Ramë) Alaj,
23. Ramë (?) Alaj,
24. Shani (Myftar) Bytyqi (fëmi),
25. Vebi (Myftar) Bytyqi (fëmi),
26. Avdyl (Misin) Bytyqi (fëmi),
27. Halil (Sefi) Gashi,
28. Nezir (Myrtezan) Shala,
29. Demir (Myrtezan) Shala (fëmij),
30. Musafë (Demir) Shala (fëmi),
31. Hasan (Arif) Kryeziu,
32. Qibrit (Sali) Kryeziu,
33. Avdulla (Isuf) Bytyqi,
34. Islam (Jashar) Gashi,
35. Ali (Ukë) Bytyqi,
36. Fezulla (Veli) Shala,
37. Ebip (Veli) Shala,
38. Ibush (Jah) Gashi,
39. Ardin (Jemin) Krasniqi( fëmi),
40. Rraman (Qibrit) Shala,
41. Xhafer (Qerim) Krasniqi,
42. Ali (Ramë) Berisha,
43. Ramadan (Ali) Berisha (fëmi),
44. Ramë (?) Hyseni,
45. Ukë (?) Bytyqi dhe
46. Osman (?) Berisha.
Në këtë listë nuk janë përfshirë, (për shak të mosidentifikimit), emrat e 8 antëtarëve të familjes së Tamil Batës, të dy fëmijëve të Jakup Beqirit dhe të një nëne me foshnjen e saj.
* * *
Në  vitin 1916 forcat ushtarake bullgare në bashkëpunim me bandat serbe (rajën serbe) vranë dhe i humbën pa nam e nishan 13 mashkuj të fshatit Billushë:
1. Bajram (Sadik) Bytyqin,
2. Ymer (Mahmut) Bytyqin,
3. Aziz (Avdulla) Jofkajn,
4. Qibrit (Bajram) Krasniqin,
5. Gjeladin (Ismajl) Krasniqin,
6. Nezir (Ali) Bytyqin,
7. Hysen (Ramë) Islamajn,
8. Vesel (Avdi) Berishën,
9. Dajlan (Ibish) Alajn,
10. Hamdi (Avdi) Berishën,
11. Qamil (Halil) Krasniqin,
12. Jakup (Beqir) Krasniqin dhe
13. Rrystem (Xhemë) Jofkajn.
( ... )
(I shkëputur ngë një studim imi  më i gjatë: Sheradin Berisha, 21. 10. 2009)
 
MË 1945 KY FSHAT PËRSËRI VIHET NË SHËNJESTËR TË PUSHTUESIT SERBË ME Ç’RAST ËSHTË SULMUAR DISA HERË, NDËRSA PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE FILLOJN REPRESALJET DHE PËRNDJEKJET NË SHENJË HAKMARRJEJE NDAJ LUFTËTARËVË QË KURRË NUK U PAJTUAN ME REGJIMIN E ATËHERSHËM KOMUNIST. NË VITIN 1945 VRAN DUKE BËRË ROJE NATËN NUHI (NURI) GASHIN, PASTAJ U VRA SALI (HAMIT) BERISHA DHE KËSHTU PAS SHUMË NDJEKJEVE DHE MALTRETIMEVE TË VAZHDUESHME NDAJ FAMILJES E ZUNË TË GJALLË AHMET (TAFË) SHUKURAJN DHE NË MËNYRË MË Ç’NJERËZORE E MBYSIN. AHMETI ISHTE BASHKËLUFTËTAR I ÇETËS SE ATDHETARIT DESTAN BERISHA, E CILA KA LUFTUAR KUNDËR KOMUNIZMIT DHE VENDOSJEN E DEMOKRACISË NË TROJET SHQIPTARE. NË GUSHT TË VITIT 1946 DESTAN BILLUSHA U DETYRUA TË EMIGROI NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.
NË PRANVERËN E VITIT 1981, NË KOSOVË STUDENTËT NGRITËN ZËRIN KUNDËR PADREJTËSIVE, NDËRSA ARMIKU FILLOI ARRESTIMET, BASTISJET DHE BURGOSJET E NXËNËSVE, STUDENTËVE DHE SHTRESËS SË LARTË INTELEKTUALE. NË VJESHTËN E VITIT 1981 U BURGOSËN NXËNËSIT DHE STUDENTËT MË TË MIRË TË FSHATIT TONË, SI: VËLLEZËRIT SHANI E SHERADIN BERISHA, NDËRSA VËLLAI MË I VOGËL I TYRE ZAFIRI U PËRJASHJTUA NGA SHKOLA FILLORE (!!!); PASTAJ U BURGOSËN VËLLEZËRIT SHEFIDIN E FARIDIN MAZLLOMAJ; MËSUESI ILAZ SHALA, GAZETARI MYRFET SHASIVARI SI DHE PUNËTORI ISLAM GASHI.
TË DIGJEJ NË ATË KOHË FLAMURI I ISH-JUGOSLLAVISË NUK ISHTE AQ LEHTË, POR KËTË E BËNË NË VITIN 1983 NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME TË KËTIJ FSHATI MUJADIN BERISHA (VËLLAI I KATËR I SHANI BERISHËS) DHE GAFURR KRASNIQI, TË CILËT NË MES TË FSHATIT I’A VUNË FLAKËN KËTIJ FLAMURI, DUKE I TREGUAR ARMIKUT SE KY FLAMUR NUK KA VEND NË TROJET TONA.
ISHTE FSHATI KUSHTRIM QË NË VITIN 1991 E TUTJE ORGANIZOI STËRVITJE ME ARMË SI DHE ORGANIZOI KURSE PËR NDIHMËN E PARË ME TË RINJT DHE TË REJAT FSHATIT. KËTO ISHIN PËRGATITJET PËR LUFTË TË ARMATOSUR KUNDËR PSHTUESIT SERB. KUSHTRIMI NË FILLIM TË VITEVE TË 90’TA ISHTE URË LIDHËSE PËR BARTJEN E ARMATIMIT NGA SHQIPËRIA PËR NË TREVAT TJERA TË KOSOVËS; SI DHE BËNTE STREHIMIN E PATRIOTËVE TË CILËT NDIQESHIN NGA UDB’a SERBE. ME KËTË RAST VLEN TË PËRMENDET NJË DETAJ HISTORIK. NË JANAR TË VITIT 1992, PAS RRETHIMIT TË PARË TË FAMILJES SË KOMANDANTIT LEGJENDAR TË UÇK’së ADEM JASHARIT NË PREKAZ TË DRENICËS ( KU PATI LUFTIME ME FORCAT SERBE) RIFAT JASHARI – VËLLAI I MADH I ADEMIT GJETI STREHIM NË FSHATIN TONË, I CILI NËN PËRKUJDESJEN E VEPRIMTARIT SHERADIN BERISHA, PËRMES SHOKËVE TË ORGANIZUAR TË LËVIZJES IU SIGURUA RRUGA PËR TË KALUAR NË SHQIPËRI.
KAH FUNDI I VITIT 1994 UDB’a SERBE I RA NË GJURMË KËTYRE AKTIVITETEVE KOMBËTARE DHE NDAJ BANORËVË TË FSHATIT NDËRMORI NJË AKSION TË EGËR PERSEKUTIMI. U MALTRETUAN, U RRAHËN DHE U BURGOSËN MBI 70 TË RINJË, PA U KURSYER AS PLEQTË. PËRKUNDËR KËTIJ REPRESIONI VEPRIMTARËT E KËTIJ FSHATI NUK U GJUNJËZUAN, POR VAZHDUAN AKTIVITETIN PA U NDALUR PËR ASNJË ÇAST.
NGJARJA MË KULMORE E HISTORISË SONË, AJO E 5 -7 MARSI 1998 NË PREKAZ KU RA HEROIKISHT KOMANDANTI LEGJENDAR ADEM JASHARI ME FAMILJEN E TIJ, ISHTE KUSHTRIM PËR LUFTËTARËT E LIRISË. DHE kY KUSHTRIM U DHA EDHE NË TREVËN E VËRRINIT PIKËRISHT NGA FSHATIN YNË. PO KUSH ISHTE VALLË AI TRIM, I CILI LA LUKSIN E GJERMANISË DHE U KTHYE NË KOSOVË. AI ISHTE PADYSHIM VEPRIMTARI ZAFIR BERISHA, I CILI MË 9 MAJ 1998 SË BASHKU MË AGIM SHALËN (TANI DËSHMOR) DHE DISA BASHKËLUFTËTARË TJERË, PËRMES BJESHKËVE TË KORETNIKUT ERDHI NË FSHATIN E TIJ TË LINDJES.
NË QERSHOR TË VITIT 1998 ZAFIR BERISHA SË BASHKU ME SHOKËT: XHEVAT BERISHA, REMZI ADEMAJ, SELAJDIN BERISHA, ISMAIL KRYEZIU, HAJRIM ÇENGAJ, NASER BERISHA E SHUMË TË TJERË, MBAJTËN DISA TAKIME KU THEMELUAN SHTABIN LOKAL TË UÇK DHE NJËSITË E UÇK NË KËTË TREVË. NË KËTË KOHË U ORGANIZUAN VULLNETARË PËR BARTJEN E ARMATIMIT NGA ZONA KUFITARE NË KORETNIK DHE NË HAS TË SHQIPËRISË DHE EPIQENDËR E GRUMBULLIMIT DHE SHPËRNDARJES SË ARMATIMIT U BË FSHATI KUSHTRIM. KËTU VININ VULLNETARËT ME ARMATIM NGA SHQIPËRIA DHE PASTAJ KALONIN NË FSHATRAT VËRRINIT DHE MË GJERË NË ZONËN OPERATIVE TË PASHTRIKUT.
NË SHTETET PERËNDIMORE BASHKËATDHETARËT TANË ISHIN ORGANIZUAR NË FONDIN E UÇK “VENDLINDJA THËRRET” SI DHE NË SHOQATËN “BESA” QË VEPRONTE NË LUGANO TË ZVICRËS (NGA VITI 1991) PËR TË NDIHMUAR FINANCIARISHT UÇK DHE PËR TË MOBILIZUAR ATA NË MASOVIZIMIN E KËSAJ USHTRIE TË LAVDISHME ÇLIRIMTARE. ISHIN SHUMË VEPRIMTARË NGA FSHATI KUSHTRIM QË PUNONIN NË KËTË DREJTIM, POR BARTËSIT KRYESOR TË KËSAJ VEPRIMTARIE ATDHETARE PADYSHIM ISHIN VËLLEZËRIT SHANI E SHERADIN BERISHA. SHANI BERISHA ISHTE CAKTUAR PËRGJEGJËS I SEKTORIT PËR ARMATIM NGA SHTABI I PËRGJITHSHËM I UÇK, NDËRSA SHERADIN BERISHA KRYENTE DETYRËN E GRUMBULLIMIT TË MJETEVE FINANCIARE PËRMES FONDIT TË UÇK DHE BËNTE MOBILIZIMIN E BASHKËATDHETARËVE TANË NË GJERMANI DHE ZVICËR. NË TË NJEJTËN KOHË AI KOORDINONTE LIDHJET NË MES TË QENDRËS MOBILIZUESE NË KUKËS DHE ANËTARIT TË SHTABIT LOKAL NË VËRRI ZAFIR BERISHËS, PËR DËRGIMIN E USHTARËVE NGA ZONA E VËRRINIT PËR TU ARMATOSUR NË SHQIPËRI.
========================================================
Zafir Berisha me bashkëluftëtarët e tij në Vërri (1998 - 1999)
========================================================
Shani Berisha me vullnetarët e UÇK’së në Koretnik, qershor-korrik 1998
========================================================
Sheradin Berisha, në dhomën e armatimit - zonën e vëzhgimit në Koretnik, gusht 1998
========================================================
GJATË MUAJVE TË VERËS 1998 FORCAT SERBE DISA HERË E SULMUAN FSHATIN KUSHTRIM DHE FSHATRAT TJERA TË VËRRINIT. SULMI I PARË NDODHI MË 7 KORRIK, KUR FORCAT SERBE TENTUAN NGA VENDI “LAKI I BILLUSHËS” TË FUTEN NË FSHAT, POR FORCAT E UÇK NË KRYE ME KOMANDANT ZAFIR BERISHËN I ZBRAPSËN ME SUKSES. MË 16 KORRIK FORCAT USHTARAKE SERBE NDËRMORËN NJË OFENZIVË TJETËR KUNDËR NJËSIVE TË UÇK, NË TRI PIKAT KRYESORE TË TREVËS SË VËRRINIT: NË PIKËN E TUSUSIT “TE LIBOJAT”, NË KULLË TË HOQËS SË QYTETIT DHE NË DREJTIM TË FSHATIT KUSHTRIM - NGA AKSI RRUGOR ZHUR-OPOJË, MIRËPO FORCAT E UÇK TRIUMFUAN KUNDËR USHTRISË GJAKATARE SERBE. NË JAVËN E PARË TË SHTATORIT 1998 FORCAT SERBE SËRISH SULMUAN FSHATRAT E VËRRINIT; KU PËR KATËR DITË RRESHT ( 1–4 SHTATOR) U ZHVILLUA NJË OFENZIVË E PËRGJAKSHME. GJATË KËTYRE DITËVE NJËSITET E UÇK NË MALET E KUSHTRIMIT I PËRBALLUAN SULMET E FORCAVE SERBE, MIRËPO NË JAVËN E DYTË TË SHTATORIT PËR SHKAKT TË SULMEVE TË VAZHDUESHME NGA FORCAT USHTRAKE SERBE, KËTO NJËSI TË UÇK KALUAN NË HAS E PREJ ATJE NË SHQIPËRI, ME QËLLIM TË RIPRGANIZIMIT PËR TU FUTUR SËRISH NË KOSOVË.
NGA SHTATORI 1998 E DERI NË SHKURT 1999 USHTARËT E UÇK NGA KUSHTRIMI DHE FSHATRAT TJERË TË VËRRINIT KRYEN STËRVITJE INTENZIVE NË ZONËN E KUKËS DHE NË MARS TË ATIJ VITI TË UDHËHEQUR NGA KOMANDANT ZAFIR BERISHA PËRMESMALEVE TË KORETNIKUt “BJESHKËVE TË ZHURIT” U FUTËN NË KOSOVË.
MË 28 MARS 1999, POPULLATA E VËRRINIT U SHPËRNGUL ME DHUNË PËR NË SHQIPËRI, NDËRSA NË MBROJTJE TË KËSAJ TREVE MBETËN USHTARËT E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS NË KRYE ME KOMANDANTËT ZAFIR BERISHA DHE SAMIDIN XHEZAIRI. NË MUAJT PRILL – 10 QERSHOR 1999, NJËSITË E UÇK KRYEN DISA AKSIONE USHTARAKE KUNDËR FORCAVE USHTARAKE SERBE NË VËRRI. AKSIONI I PARË U KRYE MË 7 PRILL 1999 NË HYRJE TË FSHATIT TONË DHE GJATË KËSAJ BETEJE U VRANË 20 USHTARË E PARAMILITARË SERRB DHE U DOGJ NJË PIZAGAUER I USHTRISË SERBE. NË KËTË DITË BARBARËT SERB NË SHENJË HAKMARRJE MASAKROI MIZORISHT PLAKUN AXHI AHMET DERVISHAJN, NDËRSA NË FSHATIN HOQË TË QYTETIT I EKZEKUTOI EDHE KATËR PLEQ TJERË. MË 11 MARS 1999 NË BETEJËN E JESHKOVËS KA RËNË DËSHMOR EDHE SHEHADIN GASHI NGA FSHATI KUSHTRIM, NDËRSA MË 8 GUSHT TË VITIT 1998, FORCAT SERBE ME SNAJPERK E KANË VRARË NXËNËSIN IDRIZ KRASNIQIN.
FORCAT E UÇK PAS NJË SËRË AKSIONESH KUNDËR FORCAVE SERBE, ÇLIRUAN FSHATRAT E VËRRINIT DHE MË 11/12 QERSHOR U FUTËN TRIUMFALISHT NË QYTETIN HISTORIK TË PRIZRENIT.
LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE TË KOMBIT!
JU FALEMINDERIT !
ME RESPEKT FLORIM GASHI,
KUSHTRIM / ISH-BILLUSHË/ - 14 TETOR 2009
 
* Në këtë tubim morën pjesë: Fatmir Limaj, Ministër i Transportit dhe telekomunikacionit, Ramadan Muja, kryetar i komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, deputet i zonës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Veteranë të UÇK’së, Familje të dëshmorëve dhe banorë të fshatit Kushtrim dhe të fshatrave tjera të Vërrinit.
 
=====================================================
 
ECJA NËPËR KOHË E VËRRINIT TË PRIZRENIT
Shkruan Çerkin Bytyqi
=====================================================
Vërrini, territor i rëndësishëm i regjionit të Prizrenit ku gravitojnë tetë vendbanime, shtrihet në pjesën më jugperendimor të Republikes së Kosovës. Si e tërë Kosova, edhe në këtë trevë, pozita e përshtatshme gjeografike, klima e volitshme dhe konfiguracioni tokësor, kanë mundësuar,  që nga kohët më të lashta, të jenë të pranishme influencat e llojllojshme kulturore dhe veprimtari të ndryshme ekonomike. Kushtet klimatike dhe përbërja pedologjike e tokës, mundësoi që në te, të zhvillohen cereali të ndryshme. Këto veçori kanë ndihmuar që njerëzit të jetojnë në këtë regjion që në kohën e neolitikut më të vjetër. Ndërkaq, shtrirja e kësaj treve pranë gërshetimit të vijave natyrore të komunikacionit me Luginën e Drinit dhe rrugëve të rëndësishme, e ka bërë të mundur zhvillimin e një jete aktive të banorëve të këtij nënqielli.
Kufiri natyror i këtij regjioni përkatësisht i Vërrinit ndodhet në jug të Prizrenit respektivisht nga "Ura e Vlashnjës" e deri mbi "Malet e Lezit" shtrin shtat Vërrini i cili kufizohet në veri, me Prizrenit dhe regjionin e Zhupës, kurse në jug me regjionin e Opojës. Vërrinin e përbëjnë tetë fshatra: Hoça e Qytetit, Gjeqi [1]  GJEQ,-I. Mjegull e hollë. Ka rënë gjeq. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i ASHSH, Tiranë1980, fq.2160;  (Jeshkova), Lezi, Kushtendili, Malësia e Vërrinit [2]  MALËSI-A. Vend me male, krahinë malore; grup e vargmalesh. Malësi e thellë etj. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i ASHSH, Tiranë1980, fq.1053; (Lybeçeva), Arbëria (Leskoveci), Kushtrimi [3]  KUSHTRIM,-I m. Thirrje që i bëhet popullit në kohë lufte për të rrëmbyer armët kundër armikut; thirrje që u bën dikush shokëve, fqinjëve etj. Për të përballuar një rrezik të papritur. Kushtrimi për liri. Dha (lëshoi) kushtrimin. Dëgjohej kushtrimi. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i ASHSH, Tiranë1980, fq.929-930; (Billusha) dhe Gurra [4]  GURR/Ë-A. Vend nga ku del një përrua a një lumë (zakonisht në një mal a shkëmb), ama, burimi i një përroi a i një lumi; burim me shumë ujë; krua. Gurrë e ftohtë. Gurrë e pashterrshme. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i ASHSH, Tiranë1980, fq.592; (Poslishti).[5] Komisioni Qendror për Standardizimin e Emërvendeve të Kosovës, Regjistri i Standardizuar i emërvendeve të Kosovës,  Prishtinë, 2005, Komuna e Prizrenit, fq. 60/62;
Vërrini, në pjesën veriore, veri-perendimore dhe veri-lindore, përmes pjesëve kodrinore të Cylenit, përkufizohet me rajonin e qytetit të Prizrenit. Ky kufi fillon diku në bjeshkën e Zhurit, që është pjesë e Koritnikut, kalon përrreth malit të Brrutit që ndan me malin e Billushës, vazhdon përreth maleve të Zgatarit, që ndan me atë të Jeshkovës dhe të Lybeçevës, pastaj përrreth malit të Blaçit, që ndan me malin e Lezit dhe në fund përrreth malit të Zapllugjes, që ndan me atë të Lezit dhe të Struzhes.
Për nga hapësira, shtati i tij kap gjatësinë lindje-perëndim nga Lezi e deri te ura e Vlashnjës, në një hapësirë ajrore prej afro dhjetë kilometra dhe diç më pak në atë veri-jug. Zona e Vërrinit është kryesisht kodrinore-malore. Kjo zonë është në kuadër të administrimit të komunës së Prizrenit. Lidhjet rrugore janë kryesisht me qytetin dhe pjesërisht me disa rrugë lokale të fshatrave në mes vete. Popullata e këtyre anëve, më herët është marrë me ushtrimin e zejes së tabakëve (përpunimin e lëkurave), samargjive, kërçakgjive (punimin e enëve nga dheu si çerepëve, kalanicave, etj), pastaj me bujqësi, (për më tepër vreshtari e pemëtari), blegëtori dhe bletari. Meqë këtë trevë pushtetet e huaja gjithmonë e kanë injoruar (për më tepër për shkak të mosbindjeve kundrejt okupatorëve), asnjëherë nuk kanë synuar për ta zhvilluar. Si e tillë ajo mbeti gjithmonë zonë që më së shumti, meshkujt e saj i kanë marrë rrugët e kurbetit. Një zhvillim i hovshëm në ndërtim, në këto vise, ka filluar në vitet e shtatëdhjeta, të tetëdhjeta e sidomos pas luftës. Meqë tash dihet fare mirë se gjatë luftës çlirimtare, zona e Vërrinit u ngritë e tëra në luftë kundër pushtetmbajtësve serb, ajo gjatë kësaj lufte  edhe u dëmtua më së tepërmi. U vranë shumë njerëz dhe u shkatërruan shumë shtëpi. Vërrini u dogj e u shkatërrua, në veçanti disa fshatra deri në themel. Megjithatë, vërrinasit si mërgimtarë të vyeshëm, brenda disa viteve të pasluftës, vendbanimet e Vërrinit i rindërtuan sërish. Vlen të thuhet se dyndja e popullatës fshatare drejt qytetit, në këtë kohë kap shifrat më të mëdha se në çdo kohë tjetër që ka ekzistuar kjo dukuri. Gjatë kësaj kohe gati tre fshatra të tërë: Lezi, Kushnini e pjesërisht edhe Arbëria (Leskoveci), thuajse u braktisën plotësisht nga popullata e tyre që u shpërngul në qytetin e Prizrenit. Kështu që, aktualisht, këto tri fshatra, pothuaj se janë të zbrazur plotësisht.
Pra, Vërrini mbetet regjion në vete me tetë fshatra kompakte kryesisht popullsi etnike shqiptare gjatë gjithë shekujve të historisë së ekzistimit të Vërrinit, e deri më sot.
Ndërkaq, Hoça e Qytetit, si qendër e regjionit të Vërrinit, përkatësisht e fshatrave Billushë, Jeshkovë, Poslisht, Lybeçevë, Lez, Leskovec dhe Kushnin, shtrihet në të majtë të lumit Bistricë. Ndodhet shtatë kilometra larg qytetit të Prizrenit, përkatësisht në të majtë të rrugës që Prizrenin e lidhë me Durrësin.
Pozicioni gjeografik i hapësirës së Hoçës së Qytetit, ndodhet i përcaktuar ndërmjet koordinatave të gjerësisë gjeografike veriore: 42° 10' 28" dhe gjatësisë gjeografike lindore: 20° 41' 29". Ky vendbanim që po merr shtrirje gjithnjë e më të gjerë në të gjitha drejtimet, ndodhet në pjesën veriore të qytetit të Prizrenit, në verilindje kufizohet me fshatin Lybeçevë dhe fshatin Jeshkovë kurse në veriperëndim kufizohet me fshatrat Billushë dhe Poslisht.
Ka pozitë tejet të volitshme gjeogafike, me klimë kontinentale. Këtu dukshëm hetohet ndikimi i klimës së bjeshkëve të Sharrit por edhe i asaj të Detit Adriatik që deporton përmes Luginës së Drinit të Bardhë. Mu nga ndikimi i masave të ajrit, dimrat janë më pak të ftohtë kurse vera e nxehtë dhe e thatë. Temperaturat në janar si muajin më të ftohtë dhe korrik, muajin më të nxehtë, janë të ngjashme me ato të Prizrenit. Dielli gjatë vitit shkëlqen mëse 2150 orë. Hoça e Qytetit dhe fshatrat tjera të Vërrinit, shtrihen rrëzë vargmaleve pitoreske të Sharrit [6] Bjeshkët e Sharrit shtrihen në Jug-Lindje të Kosovë s duke filluar nga afërsia e Prizrenit dhe shkon pjerrtas me majet apo thepave në formë piramidale të radhitura njera pas tjetrës apo siç e quante qe nga antikiteti populli ilir, majat e sharrës, nga ngjajshmëria në thepat e sharrës, që formojn figura të njëpasnjishme karakteristike në zemër të ballkanit. Bjeshkët e Sharrit jan të njohura qysh nga antikiteti në dokumente të autorve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. më emrin Mont Skardus, nga Herodoti , i cili i përshkrun edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Ndër shekuj këto vargmale shërbyen si mur natyrorë, mbrojtëse nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe Greqisë ku konsideroheshin si të pakapërcyeshme. Më vonë, me ardhjen e turqve në ballkan, Malet e Sharrit u quajtën Çar-dagh, në dokumentet otomane dhe europiane. Maja më e lartë nga fillojn keto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinën frenge, "Pamje e bukur" "le bo ten" e që mbeti pastaj në popull si Maja e Lebotenit e cila kulminon 2553m mbi nivelin e detit; dhe nën bjeshkën e Cylenit me lartësinë mbidetare prej 1381 metrash.
Përmes fshatit kalojnë dy lumenjë: ai që zë fill nga vargmalet e Sharrit, të quajtura “Gjerman” [7] Gjerman-gjerm toponim i lashtë ilir, që dmth., kasollë; vendbanim; strehim; dhe duke kaluar përmes fshatit Jeshkovë arrin në Hoçë të Qytetit. Ndërkaq, lumi tjetër, merr rrugë nga burimet në kodrinat dhe malet e fshatit Billushë, kalon nëpër luginën e Xhenavllazit e Rrah dhe duke depërtuar në fshat takohet me atë të parin. Në hyrje të fshatit, përmes luginës së Lybeçevës, rrjedh lumi i Hoçës, dhe në fund të fshatit, ku shtrin shtat fusha, takohen që të tre për tu ndeshur pas rrjedhës dy kilometërshe, në fund të fshatit Poslisht, me lumin Gurra që buron në mes të këtij fshati (Gurra e Poslishtit; Q = 450-1000 l/sec) si dhe me Lumbardhin që arrin nga Prizreni. Duke formuar ujërat e përbashkët, të gjithë këta derdhen në Drinin e Bardhë.
Në fund të rrjedhës së Bistricës më i rëndësishmi është lumi i Hoçës, në gjatësi prej 10 kilometrash, i cili nuk shuhet asnjëherë. Ky lum buron në fshatin Kushnin, (në kulmimin 1000 m mbi nivelin e detit ) kurse derdhet në lumin Bistricë, diku 1,5 km larg fshatit Poslisht, (në kulmimin 315 m mbi nivelin e detit) në pjesën veriperëndimore. Rrjedha mesatare e këtij lumi arrin në 68,5%o.[8] Dr. Esat Haskuka; Historijsko-geografska analiza urbanih funkcija Prizrena; SHLP “B. Curri”, Gjakovë 1985; fq.61;
Në të gjitha vendbanimet që ndodhen përreth Hoçës së Qytetit, përkatësisht në Vërri, ekzistojnë burime natyrore të ujit të freskët e të pastër, ndaj konsiderohet se kjo ishte arësye e vendosjes dhe koncentrimit rreth tyre të vendbanimeve përkatëse. Ato burime të shumta uji janë të lidhura edhe me themelimin, zhvillimin dhe ekzistencën e atij vendbanimi. Fshatrat e Vërrinit janë pothuja të vetmit në Kosovë që posedojnë burimet e veta të ujit në sasi aq të madhe.Thuhet se në Lez, përmbi fshat, dikur ka ekzistuar një liqe, uji i të cilit ka humbur. Poashtu, një liqe dikur ishte edhe në afërsi të Hoçës së Qytetit, (nën vendin e quajtur Lethishta), uji i të cilit ka humbur. Nga koha e ekzistimit të liqenit sot përmendet toponimi „Te Likeni“.
Mund të thuhet me siguri se tërritori i Vërrinit është indoevropeizuar në të kaluar nga neoliti në kohën e metalit. Banorët e kësaj treve ishin dardanët, fis ilir. Ata banonin në këto treva që nga fillimi i indoevropeizimit të territoreve të Gadishullit Ballkanik. Nga toponimet e shumta mund të konstatohet se në këtë trevë janë të evidentuara disa tuma të lashta iliro-dardane.
Në luftërat kundër Perandorisë Romake, si e tërë toka ilire dhe Dardania edhe banorët e lashtë të Vërrinit, qëndruan dhe luftuan me shumë sukses kundër saj. Mirëpo, me fitoren definitive të romakëve kundër Persisë, në Iuftën afër Pidnes në vitin 168 para erës re, si shumë popuj tjerë edhe ilirët u bënë viktimë e romakeve. Kështu dardanët dhe territori i tyre, hynë në suazat e politikës provinciale të Perandorisë Romake. Mirëpo, për shkak të pozitës se vet të posaçme nacionale, Dardania mbeti gjithnjë si një tërësi unike. Kjo veçanti individuale u reflektua edhe në reformat administrative të Dioklecianit, e me vonë edhe të Konstantinit, nga se edhe në shek IV t.e.s Dardania është gjithnjë provincë e pavarur. Kjo tregon se romanizimi në tokën tonë ka patur karaktër të perciptë. Mesjeta pllakosi rëndë mbi tokat shqiptare, pra edhe mbi Kosovën dhe regjionin e Prizrenit e të Vërrinit.
Kjo trevë, shekuj me rradhë ishte territor shtetëror i Bizantit. Në kohën e Stefan Pervovençanit iu bashkua shtetit serb Prizreni dhe regjioni i tij, pra edhe Vërrini, që për një kohë të shkurtër (në fillim të shek.XIII) ishte nën pushtetin bullgar. Edhe pse historiografia sllave, e në veçanti ajo serbe, periudhën e sundimit të nemanjiçëve mundohen ta tregojnë si periudhë kur kjo trevë bën hapa përpara në zhvillimin politik, ekonomik e kulturor, faktet tregojnë se populli shqiptar përjetoi periudhën me të errët të ekzistimit të vet. Rajoni i Vërrinit, gjatë kësaj periudhe, pësoi dëme shumë të mëdha. Shumë fshatra të Vërrinit, sunduesit e nemanjiçëve i bënë pronë të manastireve të veta. Të gjithë banorët u ngarkuan me taksa të mëdha dhe punë të detyruar, që duhet ta bënin për interesat e pushtuesit. Banorët e këtushëm ishin të ngarkuar të sigurojnë drithin e bylmetin për Manastirin e Shën Arhangjejve.
Në fushën e besimit, gjuhës dhe kulturës, në ketë trevë, u bënë ndryshime të dhunshme dhe shumë të mëdha. Qendra kishtare shqiptare në Ulinë e cila tubonte rreth vehtes të gjitha  kishat e regjionit të Prizrenit, (Vërrinit, Opojës, Gorës, Sredckës) dhe një pjesë të fshatrave të Tetovës, u la pas dore si dhe shtresa e ngritur feudale shqiptare për t’u favorizuar ajo shkizmatike në mënyrë që përmes kësaj të bëhet sallavizimi i kësaj treve të pastër iliro-shqiptare, u bë ndërrimi i dhunshëm i emrave të banorëve, mikro dhe makro toponimisë, etj.
Antroponimet e fshatrave të Vërrinit
Origjinën e emërtimeve të vendbanimeve të Vërrinit e kanë studiuar shumë studiues e shkencetarë, por ende mbetet e papërcaktuar qartë prejardhja e tyre. Besohet se emërvendet e vendbanimeve në Vërri kanë prejardhje ilire dhe se rrjedhin nga gjuha shqipe, e ato kan lidhje me fjalë të dëshmuara që kan mbështetje të plotë në gjuhën shqipe. Kjo bëhet edhe më e çartë nga studimet historike përkitazi për këto vendbanime dhe vendbanimet e afërta të Vërrinit, të cilat e vërtetojnë lashtësinë shekullore të të jetuarit shqip në këto treva.
Kështu thuhet edhe për origjinën e fjalës Hoçë, respektivisht vendbanimit Hoçë e Qytetit. Studjuesi A. Konushevci në studimin e bër me temën Metateza e likuideve dhe evoluimi /ti/>/ç/, mendon se evoluimi /ti/>/ç/), ka rrokur edhe toponimet Hoça, përftuar nga trajtë më e hershme Hotia, që lidhet me fisin shqiptar të Hotit. [9]  Abdullah Konushevci (Metateza e likuideve dhe evoluimi /ti/>/ç/):Një tip tjetër i metatezës është edhe ai e – l > l – e, i cili, në Dardani ka rrokur toponimet Lebanë < Elbanë (khs. bazën e këtij toponimi te Elb + - as + -an), hidronimin Lepens < Elbenës (khs. hidronimin Elba në Gjermani, etj.) si dhe te Livoç (Anamoravë), një trajtë e dokumentuar më herët si Levaç, që M. Popoviq e gjen me të drejtë të dalë nga Helvetia me deaspirimin dhe kalimin /ti/ > /ç/. Këtë fakt sikur e pohon edhe toponimi në trajtën turke Svircë < Isvirçe “Zvicër’. Po ky evoluim /ti/ > /ç/, na thotë mendja, ka rrokur edhe toponimet Hoça e Madhe dhe Hoça e Vogël, përftuar nga trajtë më e hershme Hotia, që lidhet me fisin shqiptar të Hotit. Hoça e Vogël janë të gjithë të fisit Hot, kurse Hoça e Madhe, meqenëse iu dhurua kishës si pronë, u popullua nga elementë sllavë, kurse elementët shqiptarë u shpërngulën në Krushë. Si Hoça e Madhe dhe Hoça e Vogël, po ashtu edhe Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël u ndërtuan sipas prototipit antik Polti Maior (Pulti i Madh) dhe Polti Minor (Pulti i Vogël). (http://gb-akonstruksion.com/kat/m/shfaqart/aid/473.html)
 Ndërkaq, në mesjetë, me emrin Hoçë është quajtur edhe qyteti i Foçës së sotme në Bosne e Herzegovinë. Studjuesit e etimologjisë së emrit Hoçë, thonë se në shekullin e mesëm Foça përmendet në shumë dokumente me emra të ndryshëm si Choçe, Coçça, Choza, Coçe, Chozza, Coza, Chotza, Hoča, Hotča. Në vitin 1444, përmendet si Hotçe. Mendohet se emërtimi Hoçë vjen nga fjala jermeno-greke për lëkurat, të cilat janë futur në ujë, për tu përpunuar. Ngjajshëm, është vepruar edhe në Hoçë të Qytetit, mbase lëkurpunuesit-tabakët (Mahalla e tabakëve) ishin të njohur dhe se këtu tregëtohej me lëkura. Prandaj, etimologjinë e emrit të fshatit Hoçë e Qytetit duhet kërkuar, ndoshta edhe në këtë bazë.[10] http://bosnaihercegovina.blogger.ba/print/17158;  Përndryshe, Hoçën, shumë dijetarë turq dhe të tjerë, nga defterët osmane, e lexojnë zakonisht si Foça. Siduket, me arabishte, është shkruar në defter si “Hoça ve” që do të thot si “Hoça dhe”, e është lexuar si Kërçova.
Sipas një studimi bërë një defteri të vitit 1591, del se vendbanimeve të Sanxhakut të Prizrenit, të cilat në vitin 1591 kishin antroponime shqiptare u përkasin edhe Zagraçka Hoça…Leskovca….etj.  [11] Dr. M.Tërnava:Popullsia e Kosovës në shek. XIV-XVI, Prishtinë 1995, fq. 134;
Fshatrave të nahijes së Prizrenit, ku kryefamiljarët mbanin thuajse krejtësisht emra shqipe dhe islame, siç konstaton studiusi Selami Pulaha në bazë të një defteri të vitit 1591, u përkasin edhe Zagraçka, Hoça, Peshkova (Jeshkova-Ç.B.), Leskovca (Leskoveci-Ç.B.), Lubeçeva (Lubiçeva) etj. [12] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.104,105; 
Siç vërehet, në këtë defter, sipas studjuesit, përmenden vendbanimet Zagraçka dhe Hoça. Këtu fjala është për vendbanimin e sotëm të Hoçës së Qytetit, por të dhënat e lartëpërmendura, e shtrojnë nevojën e gjurmimeve dhe studimit më serioz për të konstatuar ndoshta të qenit e dy vendbanimeve shumë të afërta njeri me tjetrin. Aq më tepër ngase ky vendbanim me emrin Zagraçka Hoça është i regjistruar në defterin e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1530 dhe kishte 37 shtëpi dhe 3 të veja. Në këtë defter është regjistruar edhe vendbanimi Grad Hoça me 15 shtëpi, 1 beqar dhe 1 e vejë. [13] Defteri i hollsishëm i Sanxhakut të Prizrenit, nr. 368, i vitit 1530, i hulumtuar dhe i sjellur nga Arkivi Shtetëror i Stambollit, ku kopja e tij ruhet në Arkivin e Kosovës. Dëshifruar nga prof. Dr. Ilijas Rexha, orientalist.(Dr. Jusuf Osmani: “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130);
Në lokalitetin e këtij vendbanimi, shumë gjurmë dëshmojnë për ekzistimin e një vendbanimi tejet të lashtë, ndonëse gjurmime arkeologjike akoma nuk janë bërë. Nën fshatin Hoçë të Qytetit ekzistonte vendbanimi mesjetar ndoshta edhe antik Lluka. [14] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130;
Në burimet arkivore të shkruara, fshati Hoçë e Qytetit përmendet për herë të parë në kohën e mesjetës si Hodca nën Cyle (in the Middle Ages Hodca beneath Cviljen Prizren) (HOCA ZAGRADSKA (in the Middle Ages Hodca beneath Cviljen Prizren): 1. remains of the church of St Nicholas (mentioned in notes from the 16C and 17C) recorded in the 19C. [15] http://web.mit.edu/most/www/ser/kos/shrines.html Në këtë periudhë përmendet edhe Jeshkova me emrin Elhovev (in the Middle Ages Elhovev or Elhovo) (JESKOVO (in the Middle Ages Elhovev or Elhovo, Prizren): in the 14C, the church of St Nicholas was situated in the neighbourhood of the village.). Ndërkaq, në vitin 1348, Hoça e Qytetit përmendet në krisobulën e mbretit Dushan. Po këtu përmendet si mexhë e fshatit Ograxhenik (Grazhdanik) në anën jugore.[16] Dr. Jusuf Osmani: “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130;
(LESKOVEC (Prizren): the site formerly occupied by an old graveyard.) (LJUBICEVO (Prizren): a written source from 1348 makes mention of the church of st Nicholas (unascertained).)
POSLISTE (in the Middle Ages Ploskistino, Prizren): the site of an old graveyard is known. Në dokumentet e shkruara përmendet me emrin Hoça nën Cvilen në kartën e Car Dushanit të Shënjtorëve Mihal dhe Gabriel afër Prizrenit, të vitit 1348. Banorët e këtij vendbanimi përmenden edhe në librin e kujtimeve të Manastirit të Shën Trinës i cili ka filluar të mbahej prej vitit 1465. [17] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130;
Edhe Jeshkova, në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1348, në kartën e Shënjtorëve Gabriel dhe Mihal, afër Prizrenit si lagje Elhavec, Elhova, nga e cila është krijuar Jeshkova e sotme. Përmendet edhe në librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës të Mushtishtit, që ka filluar të mbahet që nga viti 1465. Në defterin e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1530, është i regjistruar si vendbanim me emrin Jeshkova (Peshkova) me 18 shtëpi.
Thuhet se katundi i moçëm Jeshkovë, është shtrirë në jug të fshatit, në Rrajëmadh, te Reka e Gjeqit, afër Gurit të Kallugjerit, në pjesën më të lartë të fshatit. Këtu edhe sot mund të vërehen bazamente të vendbanimit. Afër fshatit kan ekzistuar disa varreza të vjetra.
Ndërkaq si vendbanime, Leskoveci, Poslishta (me emrin Ploskishtina) e Billusha me emrin Bilusha (me këtë emër përmendet  edhe në kartën e mbretit Milutin të vitit 1308/9), Lybeçeva, (si vendbanim është i regjistruar në Muhasebi-i Vilayet-i Rumili defteri, Sanxhaku i Prizrenit, i vitit 1530 me emrin Lupoçeva), përmenden në dokumentet e shkruara, përkatësisht në kartën e shenjtorëve të Manastirit Mihail e Gabriel, afër Prizrenit, të mbretit Dushan të vitit 1348. Ndërkaq, banorët e këtyre fshatrave përmenden edhe në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës të Mushtishtit që ka filluar të mbahet prej vitit 1369.  Me emrat Leskovac (Leskovec) dhe Ploskishtina (Poslisht), Ljubiqeva (Lybeçeva) këta tre fshatra të Vërrinit përmenden edhe në dokumentin që dëshmon se ndodhen në mesin e fshatrave që Mbreti Dushan ia ka bashkangjitur përshpirtrores  së tij -Manastirit të Shën Arhangjellit në Prizren, ndërtimi i të cilit filloi më 29 prill, 1348. [18]   Petar Kosić : Crkveni život pravoslavnih srba u Prizrenu i njegovoj okolini u XIX veku; Grafički Institut Beograd 1928;
Si vendbanim i hershëm, fshati Hoçë e Qytetit, fillimisht është quajtur Hoçë. Me këtë emër përmendet edhe në burimet e Dubrovnikut. Ndërkaq, me emra të ndryshëm paraqitet në disa dokumente të rëndësishme historike si Hoçë, Grad Hoça, Hoqa e Gjytetit, Hoqa e Zagragjës, Hoça e Zhurit, Hoça e Qytetit etj.  Ky vendbanim me emrin Zagraçka Hoça është i regjistruar në defterin e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1530 dhe kishte 37 shtëpi dhe 3 të veja. Në këtë defter është regjistruar edhe vendbanimi Grad Hoça me 15 shtëpi, 1 beqar dhe 1 e vejë.
 [19] Defteri i hollsishëm i Sanxhakut të Prizrenit, nr. 368, i vitit 1530, i hulumtuar dhe i sjellur nga Arkivi Shtetëror i Stambollit, ku kopja e tij ruhet në Arkivin e Kosovës.
Dëshifruar nga prof. Dr. Ilijas Rexha, orientalist.(Dr. Jusuf Osmani: “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130);
 Ndërkaq, në një hartë të vjetër nga shekulli i XV-të, është i regjistruar vendbanimi Zagorska Hoça. [20]   http://www.kosovo.net/default3.html
Ndërkaq, sa i përket antroponimit të emrit të fshatit Billushë, supozohet se vjen nga antroponimi mesjetar Bil të cilin atëherë e mbante banori shqiptar. Kështu “Ka gjasë që bazën antroponimike Bil ta kemi edhe në emrin e kat. të sotëm Billushë, mbase të Opojës (Vërrinit-Ç.B.) së Prizrenit, që siduket përmendet më 1348 ? dhe rreth shek. XV-XVI....” [21] Dr. Rexhep Doçi: “Antroponimia e shqiptarëve të Kosovës I”, Prishtinë, 1990, fq. 110);
Në fakt studjuesi Dr. Skënder Gashi, në punimin „Rreth emërtimeve Kosova, Metohia, Dardania“ e sjell një dëshmi të gjetur në një dokument të hartuar midis viteve 1309 -1313 nga mbreti serb Milutin ku përmendet Billusha përkatësisht vendbanimi Bilushë. Në këtë dokument  thuhet se ky ia falte pirgut të vet në Malin e Shenjt manastirin e shën Nikitës në rrethina të Shkupit si dhe disa manastire e kisha të territorit të sotëm të Kosovës: khs.: „Dhenë PrizrenKishën e Shmitrit me të gjitha metohitë („pronat”) e me njerëzit (e saj) në Prizren. Manastirin e Shmitrit në Bilushë bashkë me katundin e me lagjet e tij dhe me të gjithatë drejtat e tij. Këtu autori (S.G.), duke cituar burimin, shpreh paqartësinë dhe shkruan se „Mua nuk më është e qartë nëse këtu kemi të bëjmë me një përsëritje të padëshirueshme apo me dy manastire: njëri në qytetin e Prizrenit e tjetri në Bilushë.[22]Dr. Skënder Gashi „Rreth emërtimeve Kosova, Metohia, Dardania“ / Ljub. Stojanović, Stari srpski hrisovulji, ..., fq.14. : I u Prizrěně crьkvь svetago Dimitrija sь metohijami i sь ljudmu u Prizrěně. Manastыrь u svetago Dimitrija u Biluši i sь selomь i sь zaselijami i sь vsěmi pravinami.” 
Krisobula e perandorit Dushan dhënë manastirit të Shën Mëhillit e Gabrielit në afërsi të Prizrenit, siç shkruanDr. MuhametTërnava (Popullsia e Kosovës gjatë shek. XIV-XVI), është e rëndësishme sa u përket të dhënave antroponimike etoponimike që përmban dhe si e tillë vie menjëherë pas krisobulës së Deçanit. Ajo paraqet një pasqyrë të antroponimisë dhe të toponimisë së rrethinës së Prizrenit e pjesërishte dhe të vet Prizrenit në mes të viteve 1348-1354, në ç`distancë kohore mendohet se edhe është shkruar.
Antroponimia e 9 katundeve të Feudit të manastirit të Shën Mëhillit e Gabrielit afërPrizrenit, është kryesisht sllave. Si duket, këtu kemi të bëjmë me përqafimin e antroponimisë sllave të banorëve shqiptarë e vllehë po jo edhe në shkrirjen e tyre etnike në sllavë, respektivisht në serbë. Përvehtësimi i një antroponimie të tillë të huaj nga ana e atyre dy etnoseve do të ketë dalë aq më parë kur të kihet parasyshë fakti se vllehët kishin fetë njejtë me serbët dhe një pjesë e shqiptarëve ishin ortodoksë, numri i të cilëve rritej gjithnjë e më tepër me procesin e kalimit të shqiptarëve katolikë në ritin ortodoks, proces ky që paraqiste një rezervoar të pashtershëm për rritjen e numrit të shqiptarëve ortodoksë.
Situatë e ngjashme me antroponimi në e 9 katundeve, mbretëronte edhe në fshatin Bilushë të Prizrenit.[23]   Dr. Muhamet Tërnava: Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI, Instituti Albanologjik Prishtinë, 1995, fq. 38-40 ; 
FshatiBilush (Billushë-Ç.B.), është iregjistruarnë defterineSanxhakuttë Prizrenit, nr. 368, viti 1530, me 32 shtëpi, 13 beqarë, 1 evejë.[24]  Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 20 (Sharri/Dragashi)”; fq. 158;
Sipas regjistrimeve kadastrale osmane të sanxhakut të Dukagjinit të viteve 1571 dhe 1591, bënte pjesë në trevën e Opoljes (Opojës) që i përkiste këtij sanxhaku, që formonte një njësi administrative-teritoriale më vehte-nahije. Të dhënat e të dy regjistrimeve dëshmojnë se në trevën e Opojës (Opoljes) kishin gjetur një zbatim të plotë normat e sistemit të timarit [25]   Me ardhjen e pushtetit osman, në fshat zhvillohet sistemi feudal timariot (i timarëve). Në këtë kohë toka konsiderohej si pasuri e shtetit (e Sulltanit) dhe shteti merrte të dhjetat nga rendimentet e korrjeve. (M.Krasniqi;Savremene drustvene geografske promene na Kosovu i Metohiji, Prishtinë, 1963, fq. 22); bile një zbatim më të thellë e më intensiv se në nahijet e tjera të përfshira në këtë sanxhak. Sipas regjistrimeve në fjalë, në vitin 1571 në 23 fshatra të nahijes së Opoljes ekzistonin 18 timare kurse në vitin 1591, 13 timare. Përjashtim bënte fshati Bilush (Billushë), i cili më 1571 përfshihej në ziametin e Mustafait, mirallaj i sanxhakut të Dukaxhinit, kurse më 1591 në ziametin e Sulejmanit, të birit të Mehmet beut. [26] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.101; 
Sipas një liste me të dhënat e hollësishme statistikore për çdo fshat të nxjerrë nga defterët e sanxhakut të Dukagjinit të viteve 1571 dhe 1591, lidhur me popullsinë, me dinamikën e procesit të islamizimit dhe me raportin e përafërt midis antroponimisë shqipe dhe asaj sllave që mbanin kryefamiljarët dhe beqarët e fshatrave të Opoljes (Opojës), shihet se në mesin e 25 fshatrave, ndodhen edhe fshatrat Bilush (Billushë) dhe Jeniclaz (Lez), të cilët i përkasin trevës së Vërrinit. Sipas këtyre dokumenteve, në vitin 1571, Billusha kishte 39 shtëpi e 6 beqarë dhe në vitin 1591, kishte 42 shtëpi e 4 beqarë (popullsia e krishterë). Ndërkaq, fshati Leniclaz (Lez), në vitin 1571 kishte një shtëpi, sa edhe në vitin 1591 (popullsia e krishterë). Fshati Jeniclaz (Lez), në vitin 1571, kishte 4 çifte (familje me një sasi tokë prej çifti) dhe 2 bennak (të martuar pa tokë) dhe 4 beqarë, kurse në vitin 1591 kishte 5 çifte (familje me një sasi tokë prej çifti) dhe 1 bennak. [27] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.109; 
Poashtu këta dy fshatra janë të regjistruar në regjistrin e të ardhurave në akçe (argjent-Ç.B.) dhe  të fshatrave të nahijes së Opoljes (Opojës), ku thuhet se fshati Bilush (Billushë) kishte 3300 akçe të ardhura dhe fshati Jenice Laz 1421 akçe. [28] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.110; 
Po në këtë dokument Billusha është e regjistruar në nahien e Opoljes si:
Fshati Bilush varet nga Opolja, nga Ziameti i Mustafait, Mirallai i sanxhakut të Dukagjinit.
Shtëpi 39, beqarë 6
Të ardhura:
ispenxhe -1125, grurë- barrë 12 (600); elb- barrë 7 (210); thekër-barrë 5 (200); mel-barrë 1 (40); musht-medre 65 (650); taksa e govatës-40; taksa e kullotës-195; taksa e perimeve-78; e dhjeta e bletëve-50; e dhjeta e lakrave-25; bidati i derrave-15; vlera e kashtës-30; nijabeti, taksa e martesës (taksa) e tapisë së tokës dhe të tjera-42. Shuma 3300 (akçe). [29]   Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.110-111; 
Në të dhënat lidhur me fshatin Lopushniq (Llapushnik- Ç.B.), thuhet se ishte bashtinë e Hasanit, i biri i Mustafait, në dorën e Marko Novakut nga fshati Bilush, sipas hyxherit të kadiut. [30]   Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.125; 
Gjurmët e lokalitetit të vjetër të fshatit Billushë, siç rrëfehet edhe sot, gjenden në vendin ku aktualisht është objekti i shkollës së fshatit. Aty jan gjetur mbeturina të varrezave, tulla, tjegulla, gelqere etj. Poashtu thuhet se aty ka qenë një kishë e vjetër.
Sipas traditës, banorët e parë kan jetuar në Mahallën e Gropës (familja e sotme Shala), thuhet për 7 shtëpi, kurse më vonë këtu vijnë banorët e fshatrave të braktisura Gradçanicë (fshat pran rrugës Prizren-Sharr (Dragash), vetëm 3 kilometra larg fshatit Billushë, 3,8 kilometra larg fshatit Poslisht, 4, 3 kilometra larg fshatit Hoçë e Qytetit, 4,6 kilometra larg fshatit Brezne, 4,8 kilometra larg fshatit Brrut etj., ku aktualisht ndodhet toponimi me të njejtin emër Gradçanicë, [31]   Geographic features & Photographs around Gradçanica;
Kryezitë e sotëm, në afërsi të Çeshmes së Hajdutit dhe nga fshati Podlevica (Berishët e sotëm, vendbanim jo larg rrugës për në Sharr (Dragash), afër Çeshmes së Hajdutit, vetëm 0,8 kilometra larg vendbanimit Gradçanicë, 3 kilometra larg fshatit Billushë, 3,6 kilometra larg fshatit Poslisht, 4, 7 kilometra larg fshatit Brezne, 5,7 kilometra larg fshatit Brut etj., ku aktualisht ndodhet toponimi me të njejtin emër Peljevica (Podlevica).[32]Geographic features & Photographs around Peljevica;
Në këtë vendanim (Billushë), gjatë sundimit osman, pronat e veta i kishte Qibrit Qaushi.
Ndërkaq, emrin e ri të fshatit Billushë, emrin Kushtrim, e lindi lufta e fundit për çlirimin e Kosovës, sepse aty u zhvillua edhe beteja e parë e UÇK kundër armikut, në rrethin e Prizrenit, që ishte edhe kushtrim për mobilizim kundër Serbisë.
[33] Zafir Berisha në intervistën e boruar me titull Rruga e lirisë; Autor Gëzim Ajgeraj,   Prizren, 2002,   Asociacioni i Veteranëve  të ish UÇK-së  Prizren;
Gjithashtu, është për tu theksuar se në të gjitha fshatrat e Vërrinit, si më parë dhe tani, nuk ekziston asnjë fis që të ketë emër sllav, por vetëm emrat shqipe dhe në disa raste muslimane. Për të qartësuar këtë çështje, po japim disa emra fisesh të fshatrave të Vërrinit siç janë:
   1. Në Hoçë të Qytetit: Krasniqi, Gashi, Shala, Bytyçi, Berisha, Buduri etj.
   2. Në Billushë: Lagjet-Familjet: Mahalla e Gurit-Berisha, Gashi, Bytyçi dhe Kryeziu; Mahalla e Gropës-Shala, Berisha dhe Kryeziu; Mahalla e Juvkave: Berisha (Muslijaj, Murselaj, Shashivari, Islamaj dhe Osmanaj); Mahalla e Borajve-Dervishaj, Berisha, Gashi dhe Bytyçi dhe Mahalla e Shakiqit (Shkollës) - Gashi, Berisha, Shala, Krasniqi dhe Maliqaj etj.
   3. Në Poslisht: Lagjet-Familjet: Halimaj, Kryeziu, Hajdari, Abazaj, Ramadani, Alushaj, Shehu dhe Bislimi si familje më të vjetra si dhe familjet e ardhura kryesisht nga fshati Kushtrim (Billushë): Krasniqi, Shala, Bytyçi, Gashi, Maliqaj, Islamaj, Kryeziu etj.
   5. Në Jeshkovë: Krasniqi, Shala dhe Berisha.
   6. Në Lybeçevë: Thaçi, Kryeziu, Berisha, Shala, Selmanaj, Poniku, Oruçaj, Shabanaj, Ajgeraj, Maçkaj, Mehmetaj, Likaj, Canaj, Koçi, Ponaj etj.
   7. Në Kushnin: Thaçi, Shala etj.
   8. Në Lez: Berisha, etj.
   9. Në Leskovec: Krasniqi, Berisha, Shoshaj, Kryeziu, Shala, Xhemaj etj.
     Siç shihet, në të nëntë fshatrat e Vërrinit të gjithë emrat e fiseve, janë shqipe dhe në asnjë fshat të këtij regjioni, nuk ka asnjë emër sllav. Këtu madje dominojnë mbiemrat Krasniqi, Gashi, Berisha, Shala, Bytyçi, që janë në mesin e dymbëdhjetë mbiemrave përkatësisht fiseve të njohura shqiptare.
Hoça e Qytetit, përkatësisht ky vendbanim është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893 (1311 h), 1896 (1314 h) dhe 1900 (1318 h). [34] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130;
Në këto dokumente janë të regjistruara edhe vendbanimet Kushtendil, Billusha (me emrin Bilusha), Poslishti (me emrin Poslishta), Lez dhe Leskoveci (me emrin Leskofc). Me këtë emër (Leskofc) përmendet edhe në defterin e hollsishëm të vitit 1530, në kuadrin e Sanxhakut të Prizrenit që është i ndarë në mes dy timarëve, që njëri i kishte dy shtëpi, ndërsa tjetri 13 shtëpi, 3 beqarë dhe 1 e vejë, si dhe përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591.Ndërkaq me emrin Leskofça është i regjistruar në Muhasebi-i Vilayet-i Rumili defteri, Sanxhaku i Prizrenit i vitit 1530. [35] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130; Në këtë dokument, Jeshkova si vendbanim është i regjistruar me emrin Peshkova me 18 shtëpi,[36]  Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130; kurse Hoça e Qytetit përmendet si Zagraçka Hoça dhe kishte 37 shtëpi e 3 të veja. [37] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130;
Ndërkaq, Ambasadori rus I. Jastrebov, rreth vitit 1879, Kushtendilin e shënon me emrin Qustendilli dhe thotë se i kishte 50 shtëpi shqiptare. Ndërkaq, në fshatin Jeshkovë regjistron 15 shtëpi muslimane shqiptare kurse Lybeçevën e përmend me 138 shtëpi shqiptare (muslimane).
Në kujtesën e banorëve të Lybeçevës ruhet edhe rrëfimi se në këtë lokalitet kan ekzistuar varreza të vjetra. Mirëpo, për shkak të rrëshqitjes së terrenit që është karakteristikë në këtë lokalitet, janë dëmtuar. Thuhet se është themeluar pas themelimit të fshatit të afërt Lez.
Këtu ndodhet Tyrbja e Baba Demirit.
Fshati Lez, në dokumentet e shkruara, me emrin Lezibaba, varet nga Peja, është i regjistruar në defterin e Sanxhakut të Shkodrës, të vitit 1485 dhe kishte 5 shtëpi. Në defterin e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1530, është i regjistruar me emrin Jegeni Lez, me tetë shtëpi, ndërsa në defterin e Sanxhakut të Dukagjinit të vitit 1571, nahija e Opoljes, është i regjistriuar vendbanimi Jenice Laz, me 4 çifte, 2 benak, 4 beqarë, 1 shtëpi e krishterë.
Ndërkaq, në këtë dokument fshati Lez përmendet si: Fshati Jenice Llaz varet nga Opolja (Timari i Mustafa Husrevit).
Jepen edhe të dhënat për banorët:
Mustafa Abdullahu (ç) Hasan Kola (m) Ibrahim Pali (ç)
Rexhep Ibrahimi (m) Hysejn Abdullahu (ç) Hasan Hysejni (q)
Mustafa Hysejni (m) Memi Gjoni (ç) Iljas Memi (q)
Kurd Memi (m) Kola Pali
Çift 4, benak 2, beqarë 4, shtëpi të krishtera 1.
Të ardhurat: ispenxhja dhe taksa e çiftit, e benakut dhe e beqarëve-161; grurë-barrë 14 (700); elb-barrë 10 (300); ujem -barrë 20 (400); taksa e kullotës-20; taksa e perimeve-8; e dhjeta e linit-15; e dhjeta e bletëve-30; vlera e kashtës-25; nijabeti, taksa e martesës dhe të tjera -62; Shuma 1421.[38]    Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.123; 
Me emrin Jegini Lez me 8 shtëpi përmendet në defterin e Sanxhakut të Prizrenit, nr. 368, viti 1530. [39]  Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 20 (Sharri /Dragashii)”; fq. 158;
Poashu përmendet edhe në defterin tjetër të vitit 1591 me 1 shtëpi, 5 çiftë dhe 1 benak.
Sipas studimit, të bërë nga S. Pulaha, ende gjat gjysmës së dytë të shek. XVI banorët mbanin si mbiemra, emrat e krishterë të prindërve, që në shumicën e tyre ishin emra shqipe, dhe vetëm në raste të rralla ndeshim influenca të antroponimisë sllave. Kishte edhe familje të krishtera të paislamizuara që mbanin kryesisht antoponimi shqipe. Në vendbanimin Janilaz (Lez-Ç.B.), në defterët e kohës janë të regjistruara antroponimet: Hasan Kola, Ibrahim Pali, Memi Gjoni, Kola Pali. [40]  Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.103; 
Njëri nga vendbanimet që ndodhej në trevën e Vërrinit, Gradaçani, është vendbanim i zhdukur. Lokaliteti i këtij fshati gjendet diku ndërmjet Brrutit e Bilushës e i cili përmendet në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Prizrenit nr. 368, viti 1530 dhe kishte 12 shtëpi, 1 beqar dhe 1 musliman, me emrin Gradaçani, nahija e Opojës. Pastaj përmendet në defterin e Sanxhakut të Dukagjinit, varet nga Opoja, të vitit 1571 me 8 çift-familje, 1 benak, 5 beqarë,
1 shtëpi e krishter dhe në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 me 11 çift-familje, 3 bennak e 3 beqarë me emrin Gradçanica. [41]
 Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e zhdukura në Opojë e Gorë, ( www.pashtriku.org)
Ky fshat, sipas studjuesit S. Pulaja, në gjysmën e dytë të shek. XVI, është i regjistruar me emrin Gradçaniça, varet nga Opolja (Timari i Ymerit, i biri i Ibrahimit).
Jepen edhe këto të dhëna për banorët dhe të ardhurat:
Hysejn Rada (ç) Oruxh Hasani (m) Ali Hasani (m)
Sylejman Abdullahu (ç) bashtina e Benkut (?), në dorën e Ilijasit, i biri i Sylejmanit (ç)
Jusuf Sylejmani (m) Hysejn Rada (ç) Musa Hysejni (m)
Bashtina e Nasuhut, në dorën e Memi Didës (ç) Yvejs Memi (m)
Mustafa Dida (ç) Iljas Mustafai (q) Dida Nina 
Bashtina e Abdullahut, në duart e banorëve të fshatit (ç)
Bashtina e Nina Llapës, në duart e banorëve të fshatit (ç)
Çift 8, benak 1, beqarë 5, shtëpi të krishtera 1.
Të ardhurat:
Ispenxhja dhe taksa e çiftit, e benakut dhe e beqarëve-243; grurë- barrë-12 (600); elb barrë -7(210); ujem barrë -13(260); taksa e kullotës -45; taksa e perimeve -18; e dhjeta e linit-20; e dhjeta e bletëve -40; vlera e kashtës-24: nijabeti, taksa e martesës dhe të tjera -40;
Shuma: 1500. [42] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.126; 
Përmenden edhe këto bashtina të fshatit Gradçanic: Hysejn Rada, bashtina e Nasuhut në dorën e Memi Didës, Hysejn Rada, Mustafa Dida, Dida Nina si dhe bashtina e Nina Llapës, në duart e banorëve të fshatit.
Përmendet edhe vendbanimi Pandalofic që në defterin e Rumelisë, nahija e Radonës, të viteve 1451-1452, është i regjistruar me emin Pendalosha dhe kishte 3 shtëpi, pastaj në nahinë e Opojës përmendet në defterin kadastral osman të vitit 1571 të Sanxhakut të Dukagjinit me 4 shtëpi, 5 çift-familje, 1 benak, 3 beqarë, 4 shtëpi të krishtera, ndërsa në vitin 1591 në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit kishte 1 shtëpi, 6 çift-familje, 2 bennak, 2 beqarë. [43]  Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e zhdukura në Opojë e Gorë, www.pashtriku.org
Studjuesi S. Pula, duke përmendur fshatin Pandalofic, thekson të dhënat vetëm për këta banorë të tij: Nina Gika, Nina Doda, Gjin Nina.[44]    Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.103; 
Në bazë të këtyre të dhënave mund të thuhet se në mesin e shekullit XVI ky vendbanim ishte i banuar me popullësi të krishterë shqiptare.
Gjithashtu, përmendet edhe vendbanimi Truallishta German varet nga Opolja, i timarit të sipërpërmendur(Timari i Mustafa Husrevit, ku bënte pjesë edhe fshati Lez-Ç. B.) me të ardhurat 387 akçe. [45] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.124; 
Ky vendbanim, me emrin Gjerman, nahija e Opojës, që kishte 2 shtëpi dhe 2 muslimanë, përmendet në Defterin e hollsishëm të Sanxhakut të Prizrenit nr. 368, viti 1530. [46]  Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 20 (Sharri /Dragashi)”; fq. 156;
Vlen të theksohet se në kohën e regjistrimit në fjalë në dokumentin e përmendur, vendbanimet e evidentuara si truallishte, konsideroheshin fshatrat e regjistruara si të pabanuara.
Meqë në Vërri, përkatësisht në shpatiet mbi fshatrat Hoçë të Qytetit dhe Jeshkovë ndodhen vargmalet e Sharrit të njohura me emrin Gjerman, (Gjerman-gjerm; toponim i lashtë ilir, që do të thotë kasollë; vendbanim; strehim;) supozohet se ky toponim rrjedh nga emërtimi i vendbanimit të ekzistuar në lashtësi në këtë pjesë të Vërrinit. Këtu, supozohet se dikur do të ket qen ndonjë senatorium a vend pushimi.
Në kufi me lokalitetit Gjerman, mbi fshatin Lubiçevë, (në Vërri), te Kroi i Bullezës, në veriperëndim të fshatit të sotëm Zgatar, ka qenë i vendosur Zgatari i parë. Në Zgatarin e vjetër, kishte rënë një sëmundje dhe aty ishte mjaftë ftohtë, kështu që popullata është larguar nga aty dhe jan vendosur në Zgatarin e sotëm, Pllavë dhe Mlikë. [47]  Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 20 (Sharri /Dragashii)”; fq. 149;
Kur jemi te emërtimi Gjerman, duhet përmendur se shënimet e shekullit XIX flasin për një pus ndërmjet Hoçës së Qytetit dhe Zgatarit, i cili është i gjerë 2 m, me thellësi të pacaktuar i quajtur “Gjerman Kujus”, i murosur me tulla e i mbuluar nga vegjetacioni. Pusi nuk kishte shkrim, ishte i braktisur dhe njerëzit nuk i afroheshin fare, gjoja se këtu mëshihej një fuqi e së keqes. [48]  Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 20 (Sharri /Dragashii)”; fq. 149; I.Jastrebov, Stara Srbija i Arbanija, Beograd, 1904, fq. 87;
Një vendbanim, supozohet të ket qenë poashtu edhe në vendin Rrahi i Sharkit, ndërmjet Kushtrimit (Billushës) dhe Zhurit, te Guri i Begës. Popullata e vjetër nga ky vendbanim thuhet se është shpërngulur në Kushtrim (Billushë) ndaj këtu, edhe sot është ruajtur toponimi Mahalla e Sharkit.
Këto dhe disa vendbanime të tjera i përkisnin territorit të Vërrinit, ndonëse nga regjistrimet e defterëve të Sanxhakut të Dukagjinit të vitit 1571, del se Billusha, fshat i Vërrinit, ishte i regjistruar në nahijen e Opojës. Duhet theksuar se edhe banorët e disa fshatrave të Opojës si ata të fshatrave Brezne, Buçe dhe Pllavë, territorin e tyre e konsiderojnë se i përket rajonit të Vërrinit. Kështu, edhe pse janë pjesë e Opojës, gjatë bisedës shpeshherë thonë “Isha në Opojë”, “po vij prej Opojës” etj., andaj ekziston mundësia që Vërrini i sotëm, më herët të ketë qenë i shtrirë në këto tri fshatra, e ndoshta edhe më gjerë në territorin e sotëm të Opojës. [49]   Mr. Hajriz Meleqi; Opoja dhe Gora, Dragash, 1994, fq.18;
Fshati Leskofc (Leskovec-Ç.B.) varet nga Hoça, i ziametit të lartëpërmendur (i ziametit të Aliut-Ç.B.), është i regjistruar në regjistrimin kadastral të vitit 1591. Studjuesi S. Pula, në studimin: Të dhënat ekonomike dhe demografike për Krahinën e Hoçës- regjistrimin kadastral të vitit 1591, jep të dhënat për këta banorë të këtij vendbanimi:
Pazarli Muradi (ç)
Iljaz Pajazidi (ç)
Ishak Memi (ç)
Çift 3
Të ardhurat ispenxhe: taksa e çiftit-66; grurë-barrë 6, vlera 300; elb-barrë 3, vlera72; thekër-barrë 3, vlera 108; musht-çubur 2, vlera64; taksa e govatës -15; e dhjeta e bletëve-10; taksa e perimeve-6; vlera e kashtës-15; nijabeti, taksa e martesës, e tapisë së tokës, adeti deshtebani e të tjera-44.
Shuma 700 (akçe). [50] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Hoçës-regjistrimi kadastral i vitit 1591, Studime historike 1975, fq.99; 
Thuhet se banorët e parë të Leskovecit janë shpërngulur nga një vendbanim i vjetër, në një kodrinë në Has, (në afërsi të Zymit), përballë lindjes së diellit që kishte relativisht në afërsi një burim të ujit që quhej Laskavec.[51]Nikollë Kërhanaj; Zymi i shtatë kodrave II, dorshkrim;
Vendbanimet e Vërrinit përmenden edhe në Sallnamet osmane të Vilajetit të Kosovës të vitit 1895. Ndërkaq, në dëfterët osmanë të regjistrimit të tokave e të popullsisë (fund i shek. XVI) jepen të dhëna për ekzistencën e disa njësive vetëqeverisëse sipas dokeve të tyre në sanxhakun e Dukagjinit, ku përfshihej edhe Luma, përkatësisht edhe disa fshatra të trevës së Vërrinit.
Po në ata dëfterë (vitet 1571, 1591) shihet se viset që përbëjnë krahinën e sotme etnografike të Lumës, qenë ndarë administrativisht në katër nahije: nahija e Lumës, (Ujët e Poslishtit, v. -Qafa e Kolesjanit, j. - me 31 qendra të banuara,10 nahija e Dibrës (Qafa e Kolesjanit, v.- Ujët e Veleshicës, j) me 12 katunde, disa të ndarë në mahalla; 11 nahija e Gores (në l. të Gjalicës) 12 dhe ajo e Spasit (në të majtë të Drinit të Zi) 13. 2. Dhenat e bajrakëve.
Rrafshja përbëhej nga: Uji i Poslishtit (v) - Uji i Lapave (j), Drini i Bardhë (vp), Drini i Zi (p), Koritnik - Gjalicë -Teje - Lera e Sorrave (l).
Kurse Qendrat e banuara ishin: Bajraku i Rrafshes: Lusën, Bicaj, (Canaj, Osmanaj, Mustafaj, Tërshenë, Gabricë, Bushat), Kolesjan, Nangë, Shtiqen, (Shtiqen, Muje, Kodër-Lumë), Gostil, Kukës, Përbreg, Gjegjën, Bardhoc, (Bardhoc, Shahe) Morin, Vërmicë, Shkozë, Dobrusht, Zhur. Në gjysmën e parë të shek.XIX me këtë bajrak shkonin edhe fshatrat Billushë e Poslisht. Jastrebovi len jashtë këtij bajraku, veç këtyre dy fshatrave edhe Vërmicën, Shkozën, Dobrushtin e Zhurin. Burimet dokumentare për madhësinë e bajrakëve të Lumës (numri i shtëpive, popullsia ) në periudha të ndryshme i kemi shumë të pakta. Në një dokument të gjysmës së parë të shek. XIX 50 jepet lista e fshatrave që përbënin bajrakun e Lumës (Rrafshes) me numrin e shtëpive: Billusha (39), Poslishti (11), Zhuri (79), Shkoza (7), Dobrushi (5), Vërmica (17), Bardhoci (15), Morini (16), lagja Shahe (12), Gjegjani (22), Përbregu (53), Gostili (24), Shtiqni (61), Nanga (47), Bicaj (44), Osmanaj (25), Mustafaj (39), Lusna (62), Kolesjani (21); gjithësej: 597 shtëpi.
Jastrebovi51 jep këto të dhëna për bajrakët e Lumës (fund i shek.XIX): Bajraku i Rrafshës (800 shtëpi), bajraku i
Tejdrines (460 shtëpi), bajraku i Qafës (280 shtëpi), bajraku i Kalisit (300 shtëpi), bajraku i Radomirës (530 shtëpi), bajraku i Çajës (130 shtëpi), bajraku i Topojanit (500 shtëpi). Si qendra të banuara të bajrakut të Rrafshës (Luma e mirëfilltë), gjysma e parë e shek.XIX (Vitet 40). Gjysma e dytë shek.XIX ishin Billusha 19 shtëpi, Bicaj 150 shtëpi, Poslishta 11 shtëpi, Kolesjan 50 shtëpi, Zhurë 79 shtëpi, Lusna 110 shtëpi, Shkoza 7 shtëpi, Gabrica 5 shtëpi, Dobrusha 10 shtëpi, Virmica 17 shtëpi, Nankovcë 60 shtëpi. [52] Dr. Shefqet Hoxha” Bajraku i Lumës”;
Ndërkaq, sipas Dr. Shefqet Hoxha, në Defter llogarie mbi sasinë e furnizimeve dorëzuar ushtrisë në Prizren, 1837, Hoça kishte dhënë 22 ushtarë që duhej të ushqenin vetë bajrakët për vitin 1253 (1837). [53] Dr. Shefqet Hoxha” Bajraku i Lumës”
Me ardhjen e sllavëve, edhe në këto treva, harta toponomastike ndryshoi rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliro-shqiptare të vendbanimeve, të personave dhe të tjera u zëvendësuan me emërtime të reja sllave. Dëshmitë e shumta historiografike dëshmojnë edhe për praninë e etnosit shqiptar në këto treva gjatë mesjetës që edhe më parë ka jetuar në mënyrë kontinuive deri në ditët e sotme.
Është me vlerë të përmenden shënimet e prezantuara në librin “Kosova dikur e sot” ku jepen të dhëna të rëndësishme shkencore lidhur me lashtësinë dhe rëndësinë e Hoçës dhe datimin e këtij emri nga koha e mesjetës:
“...Në këtë trevë fillojnë shumë herët të mbahen panagjyre në disa fshatra, ku tuboheshin kohë-pas-kohe tregëtarët nën mbrojtjen e monarkut. Qysh në kohën e Nemanjës përmendët e drejta e panagjyrit në fshatin Hoçë afër Prizrenit, që u ishte dhënë kallogjerëve të Hillandarit......Mirëpo është e domosdoshme të theksohet se këto dhe tregjet e ngjashme fshatare - nëqoftëse nuk kanë qenë në afërsi të minierave ose në rrugët e mëdha - mbesin kryesisht në një nivel të njëjtë gjatë gjithë mesjetës. Përshembull, Hoça e përmendur në Metohi përmendet vetëm rastësisht në burimet e Dubrovnikut.”[54]  Kosova (Kosova dikur e sot), shkurt 1973, fq. 115;
Pra, panagjyri i organizuar në Hoçë, kishte rëndësi të madhe edhe ekonomike. Këtu vinin tregtarë të njohur, madje edhe ata nga Dubrovniku, të cilët siguronin prodhime të ndryshme dhe i plasonin në tregje të rëndësishme. Disa tregtarë dubrovnikas, leshin e këtushëm dhe lëkurat e tabakëve hoçjanë i plasonin nëpër qytetet të ndryshme gjermane. Këtu pra bëhej panairi dhe tregtimi edhe i bagtive për të gjitha viset e ballkanit.
Mbase fusha e bereqetshme e shtrirë përgjatë dy anëve të Bistricës, si dhe pjesa fushore rrëzë vargmaleve të Sharrit, mendohet të ket qenë tejet e përshtatshme për ushtrimin e veprimtarisë blegtorale e bujqësore dhe kultivimin e të gjitha llojeve të kulturave, atëherë mund të konstatohet si e vetëkuptueshme se në vendbanimin e sotëm të Hoçës së Qytetit, të ketë qenë një lokalitet i kahershëm madje që para kohës romake e të Bizantit përkatësishst nga koha ilire. Meqë jo larg tij, që në parahistori ka egzistuar lokaliteti Gabuleum (në afërsi të fshatit të sotëm Vlashne), pastaj vendbanimi Gradishta poashtu në afërsi të fshatit Vlashne që është vendbanim i kohës së neolitit e që jeta e të cilit vazhdon edhe në kohën e bronzit e të hekurit e deri në shekullin e mesëm, kurse në vendin e quajtur “Zidina”, ku banorët e Vërrinit posedojnë sipërfaqet e tokës së punueshme, dy kilometra në perëndim të Prizrenit, poashtu ndodhet vendbanimi romak ku nga mbeturinat materiale, edhe sot vërehen të mbetura pjesë të tullave dhe çeremidhave, dhe bazuar në të dhënat egzistuese historike, gjurmimet arkeologjike në këtë anë dhe studimet për këtë lokalitet, paraqesin një nevojë të domosdoshme. Poashtu edhe fshati Poslisht është një nga vendbanimet e vjetra të trevës së Vërrinit, (dikur i kishte mëse 100 shtëpi, mirëpo për shkak të sëmundjeve që atë kohë ishin katastrofale, braktiset).
Dëshminë e vjetërsisë së tij e tregojnë varrezat e vjetra dhe të shumta në jugperëndim të fshatit. Supozohet se ato janë të periudhës mesjetare, mirëpo, gjurmime arkeologjike nuk janë bërë akoma. Afër varrezave, shpesh dalin skelete njerëzish dhe dëshmi të tjera të kulturës materiale. Në afërsi të vendvarrimit, Te Gurra, mund të shihen qartë gjurmët e vendbanimit të hershëm si tjegulla, tulla, themele të shtëpive etj. Edhe në Leskovec, gjurmë të lokalitetit të vjetër janë varrezat e fshatit, në formë të zgjatur, me gurë të mëdhenjë dhe pa simbole. Ndërkaq, në Lybeçevë, nën vendin Te Kisha, nën Tyrben e Dervish Zenelit, janë gjetur skelete të varrezave të moçme. Ndërsa, jo larg këtij vendbanimi, nën fshatin Lez, ekzistojnë varreza të vjetra, me rrasa guri të mëdha, pa kurrëfarë simbole. 
Në territorin e Vërrinit, pra, ndodhen disa gërmadha për të cilat supozohet se janë gjurmë të vendbanimeve të vjetra. Gjurma të ngjajshme hasim edhe në mes të Brrutit dhe Billushës, në Gjerman etj. [55]  Mr. Hajriz Meleqi; Opoja dhe Gora, Dragash, 1994, fq.46;
Në të kaluarën historike, siç dihet, në hapësirën e Kosovës dhe më gjerë të Ballkanit jetonin ilirët, paraardhësit e shqiptarëve. Me invadime, migrime, dyndje të mëdha ose sporadike të popujve të ndryshëm gjatë historisë ndikuan që trungu i truallit ilir të ngushtohet. Me këtë filloi edhe të ndryshojë struktura e popullsisë në këto treva, e sidomos me ardhjen e sllavëve nga veriu, viseve përtej maleve të Karpateve.
Gjatë luftërave të gjata kundër ilirëve, romakët shkatërruan shumë vendbanime ilire. Pas sundimit romak, përkatësisht bizantin, pastaj një kohë edhe bullgar (në fillim të shekullit XIII), tokat shqiptare nga fundi i shekullit XII pjesërisht u pushtuan nga serbët. Stefan Dushani, gjatë shek. XIV, në perandorinë e vet përfshiu edhe pjesën më të madhe të tokave shqiptare. Hapësira shqiptare vazhdimisht vinte duke u ngushtuar. Pasi erdhi në pushtet, ky sundimtar, nëpërmjet kishës, filloi edhe përndjekjen dhe persekutimin e shqiptarëve katolikë. Nëpërmjet të fesë, mundohej të bënte asimilimin e popullatës shqiptare. Në këtë periudhë të sundimit mesjetar serb u bë edhe përvetësimi i kishave katolike shqiptare. Një kish e tillë katolike supozohet të ketë egzistuar edhe në Hoçë të Qytetit, një në fshatin Billushë dhe një tjetër në fshatin Lybeçevë dhe të cilat me siguri u përvehtësua nga Stevan Nemanja.
Kur dihet fakti se Stefan Nemanja në Prizren me rrethinë sundoi në shekullin e XII, dhe në këtë periudhë theksohet ekzistimi aktiv dhe i rëndësishëm historik i Hoçës së Qytetit, mund të supozohet se ky vendbanim daton shumë më herët.
Mbështetur në toponimet që edhe sot qëndrojnë të pakontestueshme në të folmen e popullit të kësaj ane si “Kodra e Kishës” në Hoçë të Qytetit, “Te Kisha” në Billushë, “Te Kishsat” në Lybeçevë, mund të konstatohet se në këto vendbanime kanë egzistuar kishat katolike shqiptare, gjurmë të të cilave kanë egzistuar deri vonë.
Gaspër Gjini, në librin “Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj” shkruan: “…Kështu shohim se në qytetin e Prizrenit në vitin 1591, shumicën e banorëve e përbënin muslimanët. Qyteti aso kohe numëronte 532 zotër të shtëpive, nga të cilët 304 paraqiten me emra myslimanë ndërsa të tjerët 228 me emra krishterë. Gjendja është ngjashme edhe në krejt nahijen e Prizrenit si dhe në atë të Hoçës, ku shumica e zotërve të shtëpive janë regjistruar me emra myslimanë”. [56] Gaspër Gjini: “Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj”, DRITA, 1992, fq. 133)
Se procesi i islamizimit të popullsisë së nahisë së Hoçës kishte ecur përpara dëshmon prania e “248 familjeve myslimane dhe 172 zotërues bashtinash myslimane”. Poashtu bie në sy se shumica e kryefamiljarëve, 54 të regjistruar dhe 27 zotërues bashtinash, vazhdonin edhe mëtutje të mbanin mbiemrat dhe emrat e krishterë të prindërve të tyre që ishin shqiptarë….” [57] Abib Ahmedi, Theranda-Prizreni ndër shekuj, Prizren 1996, fq.82-83   
Për ekzistimin e jetës katolike nga shekujt e hershëm tek popullata shqiptare e Hoçës dhe Vërrinit, dëshmojnë disa burime hitorike, kurse trashëgimia e kremtimit të festave të Shën Gjergjit, Shën Pjetrit, Shën Mitrit, Shën Kollit e disa rite nga ajo kohë, aplikohen edhe sot e kësaj dite si dëshmi e trashigimit të traditës së kulturës së atëhershme. Nëse vështrohet edhe druri jetësor i familjeve të këtushme, atëherë konstatohet se deri në shekullin e XVIII-XIX, në këtë pjesë ishte kultivuar emërimi i fëmijëve me emra katolik. Ndërkaq, në fshatin Leskovec, ruhet në kujtesën e të moshuarëve, se në Lagjen e Arbneshit paska patur edhe katolikë, të cilët kanë bërë rezistencë që të mos e ndërrojnë fenë, madje disa edhe kanë vdekur si katolikë.
Kjo e bën bindës konstatimin për ekzistimin e kishës katolike në Hoçë të Qytetit, e cila u përvehtësua nga pushtuesit kallogjer, të cilët atëherë, e ngriten edhe kështjellën e vogël - përshpirtëroren e tyre në malin Gjerman, te “Guri i Kallugjerit”. Nga gojdhanat, në Hoçë të Qytetit, ruhen kujtimet nga ekzistimi i një druri-frashëri tejet të madh në qendrën e sotme të fshatit, përkatësisht në afërsi të kishës së dikurshme që poashtu është karakteristikë për kishat katolike në oborret e të cialve ndodhen drunjë të mëdhenjë. Ndërkaq, siç rrëfehet edhe sot e kësaj dite, me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e objektit të parë të shkollës, në vitin 1929, fillimisht është pastruar sipërfaqja nga drunjët-frashër, kurse në gërmimet e themeleve
dhe të podrumit, në thellësi prej dy metrash, janë gjetur eshra njerëzish, që do të thotë se këtu, kishte patur varreza. Varrimi në këtë thellësi ishte karakteristikë për të vdekurit e besimt katolik. Kjo është edhe një dëshmi e ekzistimit të kishës katolike në këtë vendbanim. Pra kurrsesi e ndonjë kishe serbe siç pretendohet të “dëshmojnë” burimet serbe.
=====================================================
Trashëgimia e pasur kulturore që duhet të kultivohet
 
TRASHIGIMIA KULTURORE NË VENDBANIMET
E VËRRINIT TË PRIZRENIT
 
 Shkruan: Çerkin Bytyqi
=====================================================
 
    Vendbanimet e Vërrinit që i përkasin komunës së Prizrenit, paraqesin një regjion me një trashigimi të pasur kulturore, e cila, për fat të keq, me kalimin e viteve ka rënë në harresë. Riaktivizimi, kutlivimi dhe afirmimi i këtij thesari të çmueshëm, paraqet nevojë të domosdoshme, kurse për këtë, përpos subjekteve të vendbanimeve të këtij regjioni, duhet veçanërisht të përkujdesen organet përkatëse të komunës. Këto, me planet zhvillimore të sferës turistike, kulturore dhe ekonomike të komunës duhet të parashohin orientimin e investimeve edhe në Vërri, regjion ky i pa zhvilluar ekonomikisht, nga fshatrat e të cilit, në mungesë të perspektivës, popullata gjithnjë e më shumë po migron në Prizren dhe jasht vendit. Prandaj, me riaktivizimin e veprimtarive zejtare, trashigimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit, krahas sferës bujqësore që në të kaluarën ishte tejet e zhvilluar, do të krijoheshin mundësitë për një jetë më të mirë të banorëve të kësaj treve.
=====================================================
 
Në Vërri, dikur ushtroheshin zeje tashmë të harruara
 
    Supozohet se në Vërri përkatësisht në fshatin Hoçë të Qytetit, si qendër e regjionit të Vërrinit (komuna e Prizrenit), ku gravitojnë tetë vendbanime, veprimtari tejet të zhvilluara dhe të njohura zejtare që nga lashtësia, ishin ato të tabakëve (lëkurëregjësit), samarxhinjve (samarëpunuesit) dhe gërçakxhinjve (testipunuesit). Këto zeje si dhe disa të tjera të njohura si ai i mullinjxhinjve (dëshmohet se kjo zeje në këtë anë është e pranishme madje që nga viti 1348 e më herët), zhgunjaxhinjve, pëlhurendëseve, hanxhive etj., për të cilat dëshmojnë toponimet e trashëguara brez pas brezi, dikur në këtë rajon ishin shumë të zhvilluara. Se tri lagjet e këtushme përkatësisht Mahalla e Tabakëve, Mahalla e Samarxhijve dhe Mahalla e Gërçakve, edhe aktualisht nga më të moshuarit, përmenden me këto emërtime, tregon se këto zeje janë ushtruar intensivisht në mënyrë të organizuar dhe që në kohët e hershme kan bërë emër, kurse gjeneratat e reja, për këto dhe zejet tjera që dikur në këtë vendbanim ishin tejet të zhvilluara, as që kanë dëgjuar. Lidhur me zhvillimin e veprimtarive zejtare në Vërri dhe veçanërisht në Hoçë të Qytetit (në rajonin e Prizren) që në kohët e hershme, të dhënat e shkruara janë të pakta, por supozohet se ato filluan të aplikohen në kohën kur po këto u zhvilluan në qytetin e Prizrenit. Siç mund të konstatohet, që në shekullin XIV, zeja e mullisit, në regjionin e Vërrinit, ushtrohej me sukses kurse më së voni në shekullin e XVIII, Hoça e Qytetit, ishte e njohur edhe me tabakët ose lëkurëregjësit. Mëhalla e Tabakëve ishte në zë për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Në këtë periudhë në Hoçë të Qytetit, ishte e zhvilluar edhe zeja e samargjinjve (samarëpunuesit) dhe e gërçakëve (testipunuesit). Këto veprimtari zhvilloheshin në lagjet e këtij fshati të cilat thuhet se i kishin të ndara zejet që i ushtronin. Kështu, sipas ushtrimit të këtyre zejeve, tri lagjet e këtushme u bënë të njohura si Mëhalla e Samarxhijve (ajo e Shabollarëve), Mëhalla e Tabakve (ajo e Hoxhës) dhe Mëhalla e Gërçakëve (ajo e Gashjanëve). Emërtimi i tillë i tyre i përcjellë nga gojëdhënat, brez pas brezi, kultivohet edhe sot e kësaj dite. Shi për këtë edhe aktualisht nga më të moshuarit, këto lagje përmenden me këto emërtime. Gojëdhanat dëshmojnë se në këtë trevë ishin të zhvilluara edhe zejet e zhgunjaxhinjve, pëlhurendëseve, hanxhive etj., për të cilat është me vlerë të bëhen hulumtime që të ndriqohet një traditë e pasur zejtare të një vendbanimi fshatar siç është Hoça e Qytetit dhe Vërrini në tërësi.
 
Tabakët e Hoçës së Qytetit dikur ishin tejet aktiv
 
    Meqenëse të dhëna të shkruara për këto zeje dhe veprimtaritë tjera në Hoçë të Qytetit nuk ka, nga gojëdhënat transmetohet se punë intensive zejtare janë bërë në shumë familje të këtushme. Blegtoria e zhvilluar në këtë trevë, që mundësonte prodhimin e lëkurave, pastaj kultivimi i gjerë i drurit të verrit, frashërit e llojeve tjera të lisave me shumë lëng në këto vise, nga lëvoret e të cilëve fitohej ekstrakti për regjjen dhe ngjyrosjen e lëkurave, ishin parakushte të rëndësishme që mbi të gjitha, veprimtaria e tabakëve në Hoçë të Qytetit të jetë e zhvilluar që në lashtësi. Të moshuarit akoma i ruajnë kujtimet për qërimin e lisave dhe marrjen e lëvoreve sidomos nga verri e frashëri, që futeshin në ujë të nxehtë për të fituar substancat që nevojiteshin për regjjen e lëkurave. Poashtu këtu flitet edhe për koritat e mëdha nga druri të punuara për futjen e lëkurave për tu gëlqerosur në to. Në Lumin e Hoçës së Qytetit si dhe atë që kalonte përmes fshatit, tabakët, siç rrëfehej, vendosnin kaca të mëdha që përdoreshin për shkeljen dhe larjen e lëkurave. Shkrimet e para për tabakët në Prizren i kemi në vakufnamen e Suzit nga viti 1513, pastaj në Defterin e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591, ku përmendet e dhëna se 19 kryefamiljarë të familjeve muslimane, janë marrë me zejen e tabakëve, dhe se çdo udhëpërshkrues që kaloi nëpër Prizren ka përmendur tabakët e këtij qyteti. Ndaj, mund të thuhet se kjo ka qenë një bazë e mirë që edhe tabakët hoçjan, ndoshta që në këto kohëra ose edhe më herët, për shkak të afërsisë dhe lidhjeve të ngushta me qytetin si dhe në saje të kushteve të volitshme për ushtrimin e kësaj zeje (ujërave të mjaftueshëm, blegtorisë së zhvilluar dhe mundësive për gjueti që siguronin lëkura), në përpjekje për të siguruar egzistencën, të jenë marrë me regjjen e lëkurave. Mahalla e Tabakëve, megjithatë ka ekzistuar dhe ekziston edhe sot jo vetëm si toponim por si cilësim i një lagjeje të tërë të Hoçës së Qytetit. Kultivimi i zejes së tabakëve bëri që, siç rrëfente plaka Sadbere Buduri (1895-1985), përroi i lagjes të quhet Përroi i Tabakëve. Mbi lagje, poashtu, sipas kujtimeve të saj, ndodhej një çeshme që i thonin Çeshmja Tabakëve sepse atë e kishin ndërtuar disa nga tabakët e kësaj lagjeje. Kjo ishte çeshme e vetme e lagjes, mbase uji nxirrej nga puset e shumta që ndodheshin në oborret e shtëpive. Çeshmja ishte shumë e thjeshtë. Rreth burimit ishte punuar nga rrasat një mur kurse në te ishte futur një lug nga lëvorja e një druri të verrit, e cila ishte nxjerrë gjatë marrjes së lëvoreve për ngjyrosje të lëkurave. Çeshmes së Tabakëve, e cila ndodhej tek shtëpitë e sotme të familjes së Abaz Jakupit, sipas gojëdhanave, më vonë iu vendos edhe një koritë e punuar nga druri në të cilën ujë pinin bagëtia e fshatit.
 
Toponimi Mahalla e Samarxhinjve-dëshmi e ushtrimit të
zejes nga samarpunuesit
 
    Qarkullimi i karavaneve nëpër këtë vendbanim, kushtëzoi që këtu të jet e zhvilluar edhe zeja e samarxhinjve (samarpunuesëve), të cilën e ushtronin banorët e lagjes të njohur edhe aktualisht si Mahalla e Samarxhive. Për punimin e samarëve në këtë vendbanim kishte parakushte sepse drunjët e frashërit, nga i cili punoheshin samarët, merreshin nga malet e këtushme. Druri, sipas rrëfimeve të disa pleqëve që i bartin kujtimet nga gojëdhënat, futej në ujë dhe bëhej më i njomë respektivisht më i butë. I njejti, duke e pjekur në flakë të zjarreve që ndizeshin në shpatet mbi lagjen që ushtrohej kjo zeje, lakohej për t`iu dhënë forma e përshtatshme për samar për shpatullat e kafshës që dedikohej përkatësisht për mushkën, kalin apo gomarin. Kashta për samarët sigurohej nga mbjellja e grurit, thekrës, tërshërës e elbit në arat dhe bregoret e bereqetshme të bujqëve të vyer. Pjesa e brendshme e samarit mveshej me zhgunin e prodhuar poashtu nga duart e hoçjaneve, që dëshmon se këtu ka qenë shumë e zhvilluar edhe zeja e zhgunëpunuesve. Zhgunëpunuesit e këtushëm që njëkohësisht ishin blegtorë të njohur dhe që nga delet merrnin sasi të konsiderueshme të leshit, prodhonin zhgunin jo vetëm për nevojat e tyre (për punimin e veshmbathjes si tirqive, xhamadanëve, koperaneve, etj.) por edhe për treg. Pjesë e veshmbathjes ishin edhe këmishat e pëlhurës për gra e burra (me mëngë të ngushta e të gjera) që punoheshin nga pëlhura e endur nga pëlhurendëset e këtushme ( të njohura për këtë veprimtari ishin deri vonë familja e Avllait Durës dhe e Beçës Dautit), pastaj nga materialet e thurura dhe të qëndisura.
 
Punimi i enëve nga balta - veprimtari e banorëve të
Mahallës së Gërçakëve
 
    Poashtu, në Hoçë të Qytetit (mendohet në shekullin e XVIII e më herët), ishte tejet e zhvilluar edhe veprimtaria e gërçakxhinjve (testixhinjve) respektivisht i punuesëve të enëve nga balta, zeje kjo sipas të cilës është emërtuar Mahalla e Gërçakve. Për prodhimtarinë e tyre përkatësisht të enëve shtëpiake si çerepit, tagarit, kalanicës, vekshit, qypit, testisë etj., gërçakxhinjtë hoçjanë, dheun e merrnin, si thuhet nga gojdhanat, nga vetëm disa kodra që veçoheshin me cilësinë e dheut i cili ishte i përshtatshëm për përpunimin me duar. Deri vonë, në shenjë respekti për këtë zeje të suksesshme dhe si vazhdimësi e kësaj tradite të punimit të enëve nga balta, në Hoçë të Qytetit, me rastin e Festës së Jeremisë, gratë e të gjitha lagjeve, shkonin në gropat nga është nxjerrë dheu, te Udha Gorës (rruga për në Gorë), dhe merrnin dheun të cilin me thasët që i bartnin në shpinë, e dërgonin në shtëpi dhe nga ai punonin çerepë. Po nga këto kodra, dikur nxirrej dheu për punimin e çerpikëve cilësor që përdoreshin për ndërtimtari. Kur është fjala te ndërtimtaria, duhet theksuar se vërrinasit në përgjithësi, deri vonë, objektet e banimit, i ndërtonin vet, kryesisht nga gurët që i merrnin nga Lumi i Hoçës dhe Bistrica (Lumbardhi). Më vonë prodhoheshin edhe tullat nga masa e baltës me dheun e zgjedhur të disa kodrinave të kësaj ane. Ndërkaq, drunjët i siguronin nga malet e dendura përreth fshatrave, kurse pullazet i mbulonin me kashtën e thekrës që e mbillnin sidomos në arat në shpatiet e vendbanimeve. Malet e pasura me drunjë të të gjitha llojeve, mundësuan që banorët e këtushëm me sukses t’i punojnë edhe enët shtëpiake që përdoreshin në përditshmëri si djepin pastaj sofrën, palarenë, magjen, lugët, etj., (në amvisni), shekën, ftinin (për blegtori), koritën, pirajkën (për larjen e rrobave), vekun, shtizën, boshtin, çëkërrkin (për përpunimin e leshit), parmendën, fturkën, grabujën si dhe qerren, vllaçën (për bujqësi), koshin (për grurë, misër, pemëtari, perimtari e bletari), shportën (për pemëtari), sajat për bartjen e drunjëve, etj.
 
Mullinjtë e njohur të Hoçës së Qytetit dhe Vërrinit
 
    Fshatrat e Vërrinit, shquheshin për kultivimin e drithërave dhe ishin si thuhet hambar i rëndësishëm i regjionit të Prizrenit. Kjo imponoi nevojën që, që nga koha e hershme të ngriten mullinjë të shumtë, mbase ky regjion është i pasur me ujëra të lumenjëve që vënin në veprim gurët e dhjetra mullinjëve. Se kur është ngritur mulliri i parë në Hoçë të Qytetit, nuk ka të dhëna por nga Defterii i hollsishëm i Sanxhakut të Prizrenit, nr. 368, i vitit 1530, kuptojmë se në këtë fshat, në vitin 1530 ekzistonin dy mullinjë (një mulli i braktisur ndodhej në Jeshkovë). Ndërsa nga gojdhënat ruhet në kujtesë mulliri i Haxhi Ukës që ndodhej te shtëpitë e sotme të familjeve të Pajazit Hysen Krasniqit e i cili, në vitin 1910, u shkatrrua nga vërshimet e mëdha që përfshinë këtë fshat. (Nga këto vërshime u rrënua edhe xhamia e vjetër, e parë, e fshatit). Poashtu, këtu që herët funksiononte edhe Mulliri i Shaqir Agës (te Ura Farisë mbi lumin Bistricë), pastaj Mulliri Sabirit (pronar i tij ishte familja e Sabir Bytyçit). Ate e trashiguan Jetish dhe Açif Ramë Bytyçi. Ky mulli ishte i vendosur te Ogradet (kopshtet e rrethuara), pas objektit të sotëm të shkollës. Mulliri vihej në lëvizje me ujin e lumit që kalon përmes fshatit, përmes jazit të rregulluar enkas për këtë. Poashtu në këtë kohë ishte i njohur edhe Mulliri i Sezait (Sezai i Tahirit) që funksiononte në lagjen e Bytyçve, rreth rrugës që shpie për në fshatin Gjeç (Jeshkovë). Këtu funksionuan edhe mulliri i Jeminit Lazës (te shtëpitë e sotme të Ramadan Buduri) si dhe mulliri i Lazës Abazit (aktualisht toponimi i njohur si Mullini Dinës) që ndodhej nën katund dhe supozohet të ket funksionuar deri në vitin 1890. Poashtu në rrugën nga Hoça e Qytetit për në fshatin Gjeç (Jeshkovë), punoi Mulliri i Bajramit (Bajram Sharragjisë). Përveç mullinjëve në Hoçë të Qytetit, shumë mullinjë në të kaluarën punuan edhe në fshatrat tjera të rajonit të Vërrinit. Kështu në fshatin Arbëri (Leskovec) dikur ekzistonte Mulliri i Azemit, në Lybeçevë funksiononin Mulliri Durës, Mulliri Hoxhës, Mulliri Dautit, Mulliri Limanit, Mulliri Brahës e Mulliri Shamës ndërsa në Kushnin punuan Mulliri Hajdinit dhe Mulliri Azemit, nga të cilët mbetën edhe sot e kësaj dite toponimet me këta emra. Duhet theksuar se në vitin 1948, në Vërri funksionon mullinjët e Fejzulla Begzatit në Poslisht me dy gurë, Sezait Tahirit, në Hoçë të Qytetit, me një gurë dhe Xhelil Mustafës e Billall Zyberit në Lybeçevë, poashtu me nga një gur. Pronarët e tyre, nga Këshilli Popullor i Rrethit në Hoçë të Qytetit, u obliguan që për periudhën gjashtëmujore maj-tetor të vitit 1949, të dorzojnë në emër të grumbullimit të tepricave, 12.400 kilogram misër, nga të cilët, vetëm nga mulliri në Poslisht u morën 7400 kilogram.(Sipas Planit të grumbullimit të tepricave të misrit nga mullinjët në rajonin e Këshillit Popullor të Rrethit në regjioni e Hoçës së Qytetit, i evidentuar me nr. 167 të datës 23.V.1949. Dokumenti ruhet në Arkivin Regjional në Prizren). Poashtu, një vit më vonë u evidencuan edhe mullinjët e Jetishit Ajetit në Hoçë të Qytetit dhe Bejtulla Saitit në Lybeçevë. Përndryshe, toka e bereqetshme dhe rendimentet tejet të mira të drithërave, si thuhet, mundësuan të punojnë me sukses të gjithë mullinjët në Vërri.
 
Mulliri në Poslisht që para vititi 1348
 
Mulliri në Poslisht
_________________________________________
 
     Duhet përmendur sidomos rëndësinë e disa mullinjëve që funksionuan në fshatin Poslisht, që u shërbenin banorëve të regjionit të gjerë të Prizrenit. Për ekzistimin e disa mullinjëve në fshatin Poslisht, të cilët punuan me ujin e lumit Gurrë që buron këtu, kuptojmë edhe nga një dokument i rëndësishëm i shkruar historik që nga viti 1348. Në krisobulën e Mbretit Dushan, pos tjerash thuhet se “Car Stefan Dushani themelon manastirin e shënjtorëve Mihal dhe Gabriel në Prizrend dhe i dhuron me këtë krisobulë prona dhe të drejta feudale (1348)”. (Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, Vëllimi II, Shek. VIII-XV, Universiteti Shtetëror i Tiranës/Instituti i Historisë dhe gjuhësisë, Tiranë, 1962, fq. 143;) Në këtë dokument, përveç të tjerash është shkruar se dhuron edhe “Fshatin Leskovç (Leskovec-ç.b) kufiri i të cilit shkon prej Lluboçevit(Lybeçevës-ç.b.) dhe prej Hodçes (Hoçës së Qytetit-ç.b.) siç bie rruga e tërthortë në kishë… Fshatin Plloskishtino (Poslisht-ç.b) me mullinjë dhe me vreshta dhe me sinore dhe me të gjitha të drejtat e atij fshati, ashtu siç i kan mbajtur që përpara me Billushin (Billushën-ç. b.) dhe me Hodçen, kështu të mbahen.” (Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, Vëllimi II, Shek. VIII-XV, Universiteti Shtetëror i Tiranës/Instituti i Historisë dhe gjuhësisë, Tiranë, 1962, fq. 148;) Kjo dëshmon se tradita e egzistimit të mullinjëve në Vërri e sidomos në Poslisht, daton madje edhe para vitit 1348 kur është shkruar ky dokument. Besohet se nga kjo kohë, pos mullinjëve tjerë, në Poslisht, funksion mulliri që punon edhe sot e kësaj dite, i njohur si Mullini Dinës. Deri para disa vitesh, objekti i këtij mulliri për shkak të vjetërsisë, paraqiste raritet, kurse, si mulli gurët e të cilit rrotullohen me forcën e ujit, mund të thuhet se është nga të vetmit ose të rrallët në Kosovë. Mu për këtë dhe duke u nisur nga rëndësia e tij që mund të ket në sferën historike dhe atë turistike, është mëse e nevojshme të shpallet si objekt i rëndësisë së veçantë historike, në mënyrë që të ruhet vlera e tij e lashtësisë së kahershme.
 
Hanet në Hoçë të Qytetit
 
    Në Hoçë të Qytetit, me kohë jan kryqëzuar shumë rrugë që kishin rëndësi për zhvillimin e tregëtisë. “Via Egnacia” që lidhte Prizrenin me Durrësin mundësonte njëkohësisht lidhjen e trojeve shqiptare me Evropën përmes udhës detare. Vetëm dy kilometra e ndanin këtë fshat nga kjo rrugë e atëhershme strategjike. Nëpër Hoçë të Qytetit dhe Kushtrim (Billushë), kalonte poashtu deri vonë, një rrugë shumë e vjetër që e lidhte Gorën e Opojën me Prizrenin. Vërrinasit këtë e quanin Udha e Gorës. Thuhet se kjo ishte rrugë karvanesh dhe se kishte rëndësi të madhe. Komunikacioni bëhej me kuaj, mushka e gomarë. Por, përmes kësaj rruge kalonin edhe bagëtitë që dërgoheshin në tregun e njohur të Prizrenit. Kur kësaj i shtohet fakti se këtu kalonte rruga që Prizrenin e lidhte me Opojën dhe Gorën si dhe ajo që qonte për në Zhur e Kukës, ishte e arsyeshme pse në kohët e hershme, tregu që zhvillohej disa herë në vit në Hoçë të Qytetit, ishte i njohur jo vetëm në Kosovë. Ndërkaq, nga fakti se përmes fshatit Hoçë e Qytetit, kalonte rruga e rëndësishme që Prizrenin e lidhte me rajonin e Sharrit e të Tetovës, përmes të cilës qarkullonin karvanet, këtu që herët, thuhet se janë ngritur hane. Në to, përveç njerëzve, vendoseshin edhe bagëtitë. Në hane mundësohej vendosja e disa qindra deleve, dhive, lopëve, buallicave, kuajve, mushkave dhe gomarëve. Nga gojëdhanat transmetohet edhe sot e këtyre ditëve se dikur, hyrja e fshatit e aktualisht qendra e fshatit, quhej e quhet “Te Hani” për të cilën thuhej “Isha te Hani”;” Po shkoj te Hani”;”Njeva te hani”. Kjo thënje e fundit dëshmon se në hane këmbeheshin edhe lajme, në mungesë të mjeteve të informimit, pastaj bëhej edhe dërgimi i letrave apo edhe gjësendeve për të njohurit, të afërmit etj. Thuhet se këtu dikur ishin të ngritur hane përkatësisht bujtina që u shërbenin për vendosje e pushim, tregëtarëve të shumtë që vinin këtu për të bërë tregëti nga vise të ndryshme. Këtu u vendosnin edhe tregëtarët që shkonin e ktheheshin nga Prizreni. Që të mos udhëtonin këmbë e me kuaj natën, vendoseshin në Hanet e Hoçës. Të njohur, sipas gojëdhënave, ishin hanet e paraardhësve të Sedës Avllait dhe Hani i Totës. Kështu, qarkullimi i karvaneve bëri që në Hoçë të Qytetit, të ket qenë e zhvilluar zeja e hanxhive kurse në hanet e këtushme, thuhet se është ushtruar edhe zeja e nallbanve.
 
Në Hoçë të Qytetit - sharra e parë me ujë
 
   Një veçanti, në Hoçë të Qytetit, paraqiste edhe sharra me ujë, që konsiderohet se ishte e para e këtij lloji në regjionin e Prizrenit e më gjerë. Ishte kjo pronë e Bajram Amitit - Shala, nga ky fshat. Sharra me ujë thuhet se funksiononte shumë vite para Luftës së Dytë Botërore dhe se kjo ishte e vendosur në mes të Hoçës së Qytetit dhe fshatit Gjeç (Jeshkovë), te vendi i quajtur “Te bashqet”, në të majtë të lumit të Gjeçit. Vihej në veprim me anë të ujit që merrej nga lumi që nuk shterrte asnjëherë. Ishte projektuar dhe ngritur nga vet pronari Bajram Amit Shala. Luajti rëndësi të madhe për përmirësimin e kushteve dhe modernizimin e ndërtimit të shtëpive, hambareve dhe veglave të punës nga drurët dhe drrasat që prodhoheshin këtu. Kjo sharrë u bënte shërbim banorëve jo vetëm të kësaj ane. Natyrisht që sot shprehet keqardhje për zhdukjen e tërësishme të saj, kurse nisma për riaktivizimin eventual të sharrës, edhe atë formal, të ringjalljes sëpaku si dëshmi e të qenit të saj në të kaluarën, do të ishte atraktive dhe me interes për gjeneratat e tashme e të ardhshme dhe sidomos për vizitorët. Thuhet se sharra të ngjajshme, sipas idesë së Bajram Amitit Shala, u ndërtua edhe në disa vendbanime tjera të regioni të Prizrenit dhe të Kosovës.
 
Hartimi i një guide turistike - dëshmi e një të kaluare
të pasur zejtare
 
    Për këto zeje, të cilat dikur në Hoçë të Prizrenit kanë bërë jetë aktive, deri më tash nuk është shkruar asnjë fjalë dhe se për ushtrimin e tyre në këtë fshat dhe në mbarë rajonin e Vërrinit, nuk dihet fare. Nga gojëdhënat transmetohet se këtu dikur, në të kaluarën e largët, zejet e tilla ishin tejet të zhvilluara. Megjithatë, nisur nga rëndësia, do të ishte me vlerë për të gjurmuar më shumë këtë temë dhe pse jo, në interes të tërheqjes së turistëve, hapja e ndonjë muzeu të vogël kushtuar këtyre veprimtarive të cilat me improvizime sipas gojëdhanave, do të jenë dëshmi më e mirë për brezet e ardhshme. Poashtu, edhe për tërheqjen e turistëve, siç veprohet aktualisht kudo në botë duke riaktivizuar zejet e vjetra të harruara, ndoshta do të ishte domethënëse nisma për të regjistruar apo hartuar një guidë turistike për këtë vendbanim si dëshmi e një të kaluare të pasur zejtare me zejet e zhvilluara të mullinjxhinjve, tabakve, samarxhinjve, gërçakxhinjve, zhgunjaxhinjve, pëlhurapunuesëve, hanxhive etj.
 
Pasqyrimi i dëshmive historike-bazë për zhvillim
 
    Në shumë vende perëndimore, me të madhe është punuar dhe punohet për të dëshmuar traditën e zhvillimit ekonomik të vendbanimeve të shumta përmes pasqyrimit të dëshmive historike. Ndaj, veprimtarive që kaluan në harresë, u erdhi koha të riaktivizohen. Ato nuk jan funksionale por si objekte u rindërtuan, restauruan dhe me mburrje u prezantohen vizitorëve. U shërbejnë edhe studentëve të sferave të ndryshme. Kështu dëshmohet trashigimia kulturore në një anë dhe krijimi i një potenciali turistik që mundëson realizimin e të ardhurave. Mullinjët mbi të gjitha dikur ishin një fabrikë e rëndësishme e njerëzimit që paraqtnin një zhvillim domethënës teknik sidomos për trevat shqiptare. Kujdesi më i madh për restaurimin e mullirit ekzistues në Poslisht (versionit të vjetër të mullirit) madje edhe me mjete shoqërore duke e shpallur atë paraprakisht si objekt i rëndësisë së veçantë historike, si dhe riaktivizimi eventual i ndonjërit nga këta mullinjë të dikurshëm historik si dhe të sharrës së vjetër me ujë, që funksionuan në të shkuarën në Vërri të Prizrenit, do të përjetonin një interesim të veçantë teknik të vizitorëve dhe paraqitnin atraktivitet të veçantë turistik sikundër edhe mbrojtja nga shkatrrimi i disa shtëpive karakteristike banimi të ndërtuara nga gurët, që ndodhen në fshatin Kushtrim (Billushë) e të cilat iu shpëtuan shumë stuhive të deritashme, pastaj xhamia e vjetër në Arbëri (Leskovec) me një minare specifike, Tyrbet e Babës Ymer në Lez, e Babës Zenel në Malësi të Vërrinit (Lybeçevë) dhe Tyrbja e Babës Zenun në Poslisht, që luajtën rol të madh në zhvillimin e frymës së besimit.
 
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Vërri-imperativ i kohës
 
     Formimi i një këshilli për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Vërri dhe riaktivizimin e asaj që i përket të kaluarës historike do të ishte me rëndësi të veçantë. I mbështetur nga strukturat komunale të Prizrenit, ky këshill, do të bënte punë me vlerë të madhe shoqërore, aq më tepër kur në një të ardhme jo të largët, Vërrini, me qendrën e tij në Hoçë të Qytetit (që në të kaluarën shumë kohë ishte komunë), do të bëhet komunë në vehte dhe trashigimia kulturore historike do të paraqet bazë të mirë turistike dhe ekonomike. Kjo aq më parë mga fakti se vendbanimet e Vërrinit në të kaluarën paraqitnin interes të rëndësishëm turistik e në veçanti Poslishti i cili vite me rradhë ishte qendër e afërt për rekreacion sidomos për qytetarët e Prizrenit por edhe për shumë vizitorë të huaj. Ndaj, krahas mbrotjes së trashëgimisë kulturore, inicimi i investimeve për ndërtimin e ndonjë senatoriumi a pushimoreje, do të ishte me interes për të filluar edhe zhvillimin ekonomik të këtij dhe vendbanimeve tjera në Vërri.
 
Në Vërri-bazë e mirë për organizimin e turizmit fshatar
 
    Interesimi për të kaluar pushimet në vendbanimet fshatare në Kosovë, në një të ardhme të afërt, gjithësesi se do të aktualizohet, sikundër në shumë vende perëndimore ku fshati, konsiderohet si vendpushim tejet i rëndësishëm, që ndodhet larg vendpushimeve të zhurmta. Për adhuruesit e turizmit fshatar mund të ofrohen shumë befasi sidomos në rajonin e Vërrinit të Prizrenit ku gravitojnë vendbanimet Hoça e Qytetit, Poslishti, Kushtrimi (Billusha), Gjeçi (Jeshkova), Malësia e Vërrinit (Lybeçeva), Lezi, Kushnini dhe Arbëria (Leskoveci). Mirëpo, aktualisht, për mundësinë dhe nevojën e zhvillimit të kësaj veprimtarie të rëndësishme ekonomike, nuk bisedohet në asnjë nivel.
 
Poslishti-vend pikniku dhe rekreacioni
 
     Është pak e njohur se dikur, fshatrave të Vërrinit, ua mësynin numër i madh i vizitorëve jo vetëm nga Prizreni, të cilët , gjatë verës me vapë, freski gjenin në këto anë, me burime të pasura të ujit, me drunjë të lartë e plotë hije, me florë e faunë të begatë, me ushqim ekologjik etj. Kështu, në veçanti, fshati Poslisht, me freskinë që i krijonte burimi i ujit të Gurrës së ftohtë, gjelbrimi dhe flladi nga drunjët e lartë, ishte vend tejet tërheqës, krahas Kërk-bunarit, Vlashnjes e grykës së Lumbardhit mbi qytet, për piknik të qytetarëve nga Prizreni, të cilët këtu arrinin që herët në mëngjes (fillimisht në këmbë e më vonë me pajtona, qerre, biçikleta, vetura etj.) dhe qëndronin deri vonë në mbrëmje. Dalja në “teferiç” e tyre në Poslisht, ishte e organizuar. Përveç shijimit të freskisë në ditët me vapë, përgatitej ushqim dhe organizoheshin lojëra të ndryshme. Poslishti, pra, vite me rradhë ishte qendër e afërt për rekreacion sidomos për qytetarët e Prizrenit por freskinë dhe kënaqësinë që ofronte natyra në te, e shfrytëzonin edhe shumë qytetarë të komunave fqinje madje edhe vizitorë (turist) të huaj të cilët gjatë qëndrimit në Prizren, e vizitonin edhe këtë vendbanim të rëndësishëm me perspektivë turistike. Përveç bukurive natyrore, këtu ndodhen edhe disa objekte të rëndësishme që paraqesin atrakcion për vizitorët si mulliri i vjetër që është në funksion madje, sipas dokumenteve të shkruara historike që para vitit 1348, pastaj Tyrbja e Babës Zenun, xhamia e re me një kopsht të rregulluar për lakmi, rezervuari i pasur i peshqëve dhe objekte të vjetra e të reja banimi. Dikur, në këtë fshat turistik ishte tejet i zhvilluar sporti i peshkimit, mbase për këtë, kushte tejet të favorshme ofronte uji i burimit përkatësisht lumi Gurra që buron në këtë fshat. Të moshuarit e mbajnë në kujtesë se përgjatë lumit, vëreheshin peshkatarët e pasionuar të cilët arrinin nga Prizreni dhe qytetet tjera për të gjuajtur në ujin e ftohtë të Gurrës.
 
Rajoni i Vërrinit i rëndësishëm për hartën turistike të Kosovës
 
     Poslishti, ky vendbanim i rëndësishëm e me traditë turistike si dhe vendbanimet tjera të Vërrinit, padyshim se duhet të zënë një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Kosovës. Shi për këtë duhet të hulumtohen mundësitë e investimeve për të mbështetur bazën e zhvillimit të turizmit në këtë nënqiell. Për këtë flasin shumë karakteristika të cilat paraqesin bazë të rëndësishme për zhvillim turistik e që duhet të shfrytëzohen në të ardhmen e afërt. Parasëgjithash, ekzistimi i shumë objekteve nga trashëgimia kulturore, që në të kaluarën por edhe aktualisht vizitohen me interesim nga numër i madh i qytetarëve. Sidomos Tyrbja e Babës Ymer në fshatin Lez, Tyrbja e Babës Zenel në Lybeçevë, xhamia e vjetër në Leskovec, Guri i Kallugjerit në malin Gjerman, mbi fshatin Hoçë e Qytetit, pastaj shtëpitë karakteristike të ndërtuara nga guri në fshatin Kushtrim (Billushë) etj.
 
Guri i Kallugjerit supozohet se ishte vendbanim
shpellor nga koha ilire
 
     Guri Kallugjerit (njihet edhe si Guri i Monarkut), i përket një vendbanimi të fortifikuar që është karakteristikë e vendbanimeve të tilla që lindën kur shoqëria Ilire arriti një nivel më të zhvilluar të saj. Edhe pse është e ditur se murin rrethues e ngritën nga tullat e pjekura të kuqe (gjurmë të tyre gjenden edhe sot) Kallogjerët e Hilanderit me të vendosur në Hoçë të Qytetit, konsiderohet se mbetet punë për hulumtime arkeologjike sepse këtu mund të ketë ekzistuar nga lashtësia një vendbanim shpellorë. Ky njiherit konsiderohet si vend i shejtë ku dikur arrinin sidomos nga qyteti, shumë vizitorë. Shumë gra nga qyteti, të moshuara dhe me veshjen karakteristike me pshtjellak e shami mbi kokë, deri vonë vinin këmbë nëpër Hoçë të Qytetit dhe shkonin për të vizituar Gurin e Kallugjerit. Mbahej mend të ishte thënë për to: -“Erdhën Llatinkat”, “Shkuën Llatinkat”, “Jepju ujë Llatinkave” etj. Kjo është një dëshmi e mirë se Guri i Kallugjerit është trashëguar nga Llatinët [1] Albert Ramaj, St. Gallen 10 nëntor 2003; NËNA TEREZË-BOJAXHINJTË DHE PREJARDHJA E TYRE-(Diçka mbi vllehët dhe “llatinët”): “Kthjellimit të çështjes së përkatësisë etnike të familjes Bojaxhiu do t’indihmonte, kujtoj unë, edhe sqarimi i historikut të lindjes dhe kuptimit që kishte atributi “llatin”sidomos në Kosovë e në Maqedoni. Kështu p.sh. besimtarët myslimanë të Malësisë së Karadakut të Shkupit, na quanin neve të besimit të krishterë katolik “llatinë”. Ky atribut ka mbase lidhje me përdorimin nga katolikët shqiptarë të latinishtes për gjuhë të liturgjisë. Shqiptarët katolikë quhen latinë edhe në shkrimet serbe që nga shek. 12. Kjo shihet qartë në shkrimet e Stefan Nemanjës dhe sidomos në Kodin e Stefan Dushanit. Bile, edhe Brokardus (1332) i quan katolikët e qyteteve bregdetare shqiptare: Tivar, Ulqin, Drisht, Shas, Shkodër për latinë. Po ky atribut përdorej dhe përdoret edhe sot sidomos për familjet e vjetra shqiptare katolike në Prizren dhe për ato të Shkupit. Familje “llatine”ishte pra edhe familja Bojaxhiu. Që ta kundërargumentojmë se ky epitet nuk ka të bëjë aspak me teorinë e “latinitetit” të aromunëve në Ballkan, po e përmend faktin se ky epitet u përdor në trojet e sotme të Kosovës dhe të Maqedonisë përgjithësisht për komunitetin katolik. “Latinë” quhen, së këndejmi, edhe banorët e katundeve Letnicë, Shashar e Vërnez të Malësisë së Karadakut e të cilët janë me përkatësi etnike kroate, përkatësisht me prejardhje raguzase dhe janë të besimit katolik”. Përkatësisht ky monument ishte pronë e shqiptarëve të konfesionit katolikë, të cilët, mund të supozohet se janë përndjekur pasi që në epokën e Stefan Dushanit, në Kosovë, ka pasë përndjekje të mëdha të shqipëtarëve katolikë që nuk pranonin konvertimin në ortodoksë. Kjo përndjekje ishte legalizuar në Kodin e Car Dushanit. Ndaj një fat i tillë i ndoqi edhe Llatinët e trevës së Vërrinit. Duhet theksuar se në brendinë e Gurit të Kallugjerit, vërehet e gdhendur në gur, një këmbë dhe një shalë kali që sipas rrëfenjëzave mitike, mund të supozojmë, se edhe këto janë gjurmë të shenjtorit të bektashinjve, Sari Salltukut, (që ka vepruar në kohën e fillimit të Perandorisë Osmane) mbase, po në malin Gjerman, ku ndodhet Guri i Kallugjerit do të ket qenë Sari Salltuku. Etnologu M. Tirta, pohon se pranë disa teqeve ose brenda tyre, na dëshmohen gjurmët e këmbëve të njeriut të gdhendura në gurë. Rrëfenjat mitike thonë se këto janë gjurmë të shenjtorit të bektashinjve, Sari Salltukut. Këtë e pohon studjuesi Nexhat Ibrahimi, i cili duke shkruar për gjurmët e shejtorit në vende të tjera të shejta thot: “Gjurmë të ngjashme, mbase të njëjta, hasim edhe në periferi të fshatit Zgatar të Opojës, në drejtim të rrugës Zgatar-Lybeçevë-Prizren, në vendin e quajtur Gjerman. Në këtë vend gjenden disa gjurmë të kulturës islame të pashpjeguara deri më sot. Në një shkëmb, jo fort të madh, nja 500 metra larg fshatit, gjendet vendi i quajtur "Guni i Haxhisë", ku kemi gjurmët e shenjtorit të gdhendura në gurë, duke marrë në shenjë këmbët e kalit, dhe pak më andej, disa metra larg, kemi një karrige të gdhendur, të thelluar në gurë, ku njerëzit ulen, këpusin një pe nga petkat e veta dhe pushojnë një çikëz. Legjenda thotë se ulja në këtë karrige dhe pushimi i shkurtër në të është shërues. Më tej, 300-500 metra kemi vendin e quajtur "Varri i madh", i muruar në gurë, në formë katërkëndëshi, me një dollap të vogël (zgavër) për të lënë para, vezë pule e gjësende të tjera. Ky varr edhe sot nderohet e vizitohet…. ….. Po ashtu, disa kilometra më tej gjendet "Shpella e Madhe" e Zgatarit, ku sipas legjendës, hazreti Aliu ka luftuar kundër dragoit dhe e ka mbytur, sepse ky i paska ngujuar në shpellë banorët e fshatrave e veçanërisht femrat e reja”. [2] Nexhat Ibrahimi: Roli i Sari Salltukut në përhapjen e Islamit në trevat ballkanike, para shek. XIV; “Universi” Nr.3; http://www.aiitc.org/universi/nr3/studime3.html#_ftn44 Të shtojmë se kur është fjala te Guri i Kallugjerit që ndodhet në malin Gjerman, ky konsiderohet si vend i shejtë dhe deri vonë, vizitohej nga njerëzit sidomos nga qyteti dhe veçanërisht gratë me dëshirën për të lënë pasardhës. Këtu zihej gjellë, ndezeshin qirinjë, leheshin të holla. Nga banorët e moshuar të Hoçës së Qytetit e të Jeshkovës, mbahet në kujtesë se rëndomë, tek Guri i Kallugjerit, vizitorët qëndronin deri pasi të hanin drekën dhe se këtu bënin lutje për plotësimin e dëshirave. Gratë që vinin me dëshirën për të lënë pasardhës, hynin në shpellën e Gurit dhe bënin gjumë, poqese do të kenë dëgjuar zhurmën e lëkundjeve të djepit, besohej se do t`iu përmbushej dëshira. Afirmimi i vlerave të trashigimisë kulturore të Gurit të Kallugjerit dhe objekteve tjera nga e kaluara e largët dhe e afërt në Vërri, do të riafirmonte interesimin për të tërhequr vizitorët.
Tyrbja e Lezit - Babës Ymer
_________________________________________
 
Vendet e shejta në Vërri
 
     Në fshatrat e rajonit të Vërrinit, nga lashtësia, ndodhen disa vende të shejta e disa objekte të moçme të kulturës shpirtërore e fetare, në të cilat popullata ka besuar dhe vazhdon të besojë e t’i respektojë edhe sot. Ato nderohen jo vetëm nga populli i kësaj ane por edhe më largë.
• Tyrbet në Lez-e Babës Ymer,
• në Lybeçevë-e Babës Zenel dhe
• Tyrbja e Babës Zenun në Poslisht,
luajtën rol të madh në zhvillimin e frymës së besimit dhe se paraqitnin një misticizëm të zhvilluar. Përfaqësuesit e tyre ishin shumë afër ndjenjave shpirtërore të popullit. I ndihmonin popullit duke ndarë ushqim, veçmas varfanjakëve, kurse udhëtarëve të rastit u ofrohej edhe vendosje. Shpirtërisht, veprimi i tyre, e begatoi frymën e mendimit të njerëzve, me të cilët bisedohej dhe bënin ziqër në popull. Vlen të thuhet se sipas gojdhënës, themelimi i vendbanimit Lez, është i lidhur edhe me tyrben e Baba-Ymerit, që ekziston në këtë fshat, e njohur dhe e respektuar nga rrethina e gjerë. Fshati Lez, njihet në Kosovë dhe më gjerë me Tyrben e Babës Ymer, e cila supozohet se është ndërtuar pas shekullit të XIII . Kur dihet fakti se në dokumentet e shkruara, me emrin Lezibaba, varet nga Peja, ky vendbanim është i regjistruar në defterin e Sanxhakut të Shkodrës, të vitit 1485 dhe kishte 5 shtëpi, mund të konstatohet se supozimi për ekzistimin e kësaj Tyrbeje nga shekulli i theksuar, ka mbështetje historike. Tyrben e Babës Ymer dhe këtë fshat pitoresk, e kanë vizituar dhe e vizitojnë mijëra vetë nga rrethina dhe më gjerë si dhe ushtarët turq që shërbenin dhe shërbejnë në këto vise. Në ditën e Festës së Shinkollit (Shën Kollit), është bërë traditë që në Lez të arrijnë disa qindra vizitorë nga vise të ndryshme. Përveç që bëhet nezër në Tyrben e Babës Ymer, këtu përgatitet ushqim, shtrohen dreka të përbashkëta etj. Më herët, një numër vizitorësh kalonin natën në Lez, në familjet mikpritëse lezjane, e poashtu organizoheshin edhe haengje, vallëzim me ritmin e zurleve dhe daulleve si dhe këndoheshin këngë të përcjella me def. Në popull, brez pas brezi është transmetuar epiteti për këtë fshat mikëpritës e njerëzit bujar të tij si SOFRALI LEZI që dëshmon se ky është fshat që në vazhdimësi me zemër shtroi sofrat dhe ofroi mikëpritje të njohur. Vizitorët që këtu arrinin përmes fshatit Lybeçevë, e vizitonin dhe e vizitojnë edhe Tyrben e Babës Zenel në këtë fshat. Se a janë Baba Ymer në Lez, Baba Zenel në Lybeçevë dhe Baba Zenun në Poslisht, pasardhës respektivisht pasues së rrugës së Baba Sari Salltukut, që luajti rol të rëndësishëm në transmetimin e mësimeve sufistike, mbetet të gjurmohet. Shumë elemente dëshmojnë se Sari Salltuku ka qëndruar edhe në këto anë. Në salnamen e Prizrenit, mund të lexohet e dhëna për Sari Salltukun: “Në pjesën perëndimore të qytetit, në një largësi prej tri orësh, mu në maje të bjeshkës Pashtrik, ndodhet tyrbja në të cilën është varrosur Sari Salltuk Dede. Banorët e popujve të ndryshëm kanë respekt të madh ndaj personalitetit të përmendur dhe çdo vit, në kohë të caktuar, e vizitojnë atë”. (Dr. Maliq Osi; “Prizren drevni grad…”; Prizren, 1996, fq.156-157). Edhe një element me rëndësi që vlen të përmendet është e dhëna se në fshatin Jabllanicë, në afërsi të fshatit Lez, ku ndodhet Tyrbja e Babës Ymer, deri para disa vitesh, jetonte emri Saltik (Salltuk), me të cilin emërtoheshin fëmijët. Kjo, mbase është dëshmi se Sari Salltuku, do të ket qenë në këto anë apo emri i tij ishte i respektuar te rajoni ku ndodhet Tyrbja e Babës Ymer (në Lez). Në këtë vend të shejtë, pra te Tyrbja e Babës Ymer në Lez, edhe sot e kësaj dite arrijnë vizitorë të shumtë, therin kurban dhe shprehin besimin e respektin e lartë duke kërkuar ndihmë për shërim të sëmundjeve të ndryshme dhe për plotësim të dëshirës për të patur fëmijë.
 
Themelimi i asociacionit për zhvillimin e turizmit në Vërri
- i domosdoshëm
 
     Formimi i një asociacioni për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në fshatrat e Vërrinit, do të ishte i rëndësisë së madhe. Kjo do të mundësonte që një numër i banorëve të këtyre fshatrave, pa ekonomi të zhvilluar dhe pa vende pune, ti rreken turizmit fshatar, duke krijuar mundësi për vendosje të vizitorëve dhe gostitje të tyre mbi bazën e mikpritjes së njohur tradicionale. Me programet e zhvilluara, vizitorëve do tiu mundësohet shetitje nëpër malet e kësaj ane, piknik, mbledhje të bimëve, fruta të pyllit e të tjera. Përveç kësaj, në pjesën më të madhe të fshatrave mund të organizohen edhe programe të përpunuara dëfryese. Mundësia për pjesëmarrje në dasmat tejet të hareshme dhe gazmore të banorëve, në ahengje të ndryshme etj., paraqet edhe një element shtesë për të zgjuar interesimin e vizitorëve. Për turistët fare lehtë mund të krijohen mundësitë për një pushim aktiv në fshat të cilët mund të shijojnë edhe vlerat kulturore e artistike të Vërrinit, specifike për rajone tjera.
 
Hulumtimet arkeologjike në Vërri mëse të nevojshme
 
     Vendbanimet në Vërri padyshim se ekzistojnë nga lashtësia. Me organizimin e gjurmimeve arkeologjike në vendin e ashtuquajtur Te Tumat në Hoçë të Qytetit, mund të ndodh të bëhen zbulime të rëndësishme për historinë e kësaj ane që do të jet tejet interesante për vizitorët. Sikundër edhe hulumtimet për egzistimin e dy vendbanimeve në lashtësi, siç pohojnë dokumentet historike të vendbanimit Zagraçka dhe Hoça. Ndërkaq, afirmimi i ekzistimit të fshatit Arbëri (Leskovec) nga koha e Bizantit, është tejet e rëndësishme për tërheqjen e vizitorëve dhe njohjen e tyre me një vendbanim aq të lashtë. Në Arbërinë e sotme ndodhet edhe Lagjja e Arbneshit kurse dihet se vendbanimet me etnonimin arbnesh janë shumë të vjetra (që nga koha e Bizantit). Pokështu, edhe ngritja e fshatit turistik në vendbanimin e zhdukur në malin Gjerman, që sipas dokumenteve të shkruara historike ishte i njohur si Truallishta German, (Toponimi Gjerm-me prejardhje ilire që do të thot kasoll, vendpushim), do të ishte me vlerë të jashtzakonshme për zhvillimin e turizmit në komunën e Prizrenit. Vendbanime të zhdukura janë edhe Podlevica dhe Gradçanica në afërsi të fshatit Kushtrim (Billushë) që për informim të vizitorëve ka rëndësi të madhe. Billusha, përndryshe është një nga vendbanimet e lashta që në dokumentet e shkruara përmendet madje nga viti 1308 dhe me pozitën gjeografike, paraqet një pikë interessate turistike.
 
Festat e motmotit në Vërri-traditë që ruhet
 
     Regjioni i Vërrinit karakterizohet për ruajtjen e traditës së lashtë kombëtare dhe përcjelljen e traditës brez pas brezi. Në vazhdën e kultivimit të traditës nga e kaluara e lashtë, janë ruajtur edhe shumë festa të cilat populli i ka festuar para shumë shekujsh. Disa nga këto festa janë ruajtur edhe sot e kësaj dite, shndërruar në kremte tradicionale. Gjat këtyre festave, populli duke lavdëruar i këndon Zotit, jetës, stinës, natyrës dhe fenomeneve të saj. Të shumta janë festat që tradicionalisht festohen në fshatrat e Vërrinit, por për to, për rëndësinë dhe specifikat e tyre, është shkruar fare pak dhe nuk dihet shumë jashtë këtij regjioni. Është me vlerë të veçohen disa nga festat e shumta të Vërrinit të cilat festohen gjatë muajit maj përkatësisht Festën e Shën Gjergjit, festën e Jeremisë dhe Festën e Shën Kollitetj. Janë këto festa tradicionale që, edhe pse me intensitet më të vogël, festohen në fshatrat e rajonit të Vërrinit kurse Verëzat ose Festa e verës është festë që u festua në vazhdimësi dhe pa u ndërprerë asnjëherë.
 
Ripërtrirja e traditave, riteve e dokeve në Vërri
me interes të dukshëm
 
     Riaktivizimi i disa festave tradicionale që dikur bënin jetë në fshatrat e Vërrinit si Dita e barinjëve në Hoçë të Qytetit (organizohej me rastin e çethjes së dhenëve dhe ishte ditë feste për gjithë fshatin), pastaj garat e pelivanëve që organizoheshin në Arbëri (Leskovec), Malësi të Vërrinit (Lybeçevë) e Hoçë të Qytetit, vrapimet tradicionale të kuajve që organizoheshin në Kushtrim (Billushë) dhe Hoçë të Qytetit, do të paraqitnin atrakcion të vërtetë dhe zgjonin interesim për vizitorë të shumtë. Aq më parë ngase manifestime të tilla, nuk organizohen askund në Kosovë. Poashtu me vlerë do të ishin edhe ripërtrirja e riteve dhe lojërave interesante popullore të pasura në këtë trevë si dhe zejet e lashta që ushtroheshin me pasion e që do tiu ofrohen vizitorëve dhe paraqitnin pjesë interesante për një program kulturor në sferën turistike. Për të shijuar këto vlera, do të ishin të mjaftueshme dhe të preferueshme shtëpitë e banorëve të fshatrave në Vërri të përshtatura për turizëm fshatar, në të cilat i presin përjetime që nuk harrohen dot, ofruar nga mikëpritja, bujaria, natyra e bukur dhe thesari kulturor. Rrjeti rrugor i asfaltuar viteve të fundit, mundëson qarkullim të lehtë pothuaj në çdo fshat të Vërrinit. Poashtu edhe rrugët për shetitje nëpër malet dhe natyrën pitoreske të kësaj ane rrëzë Bjeshkëve të Sharrit, mundësojnë shijim të freskisë, bukurisë, këngëve të zogjëve dhe gurgullimës së ujit në burimet dhe lumenjët e këtij nënqielli. Është koha kur duhet të punohet në këtë drejtim duke hartuar programe konkrete, me të cilat mund të sigurohen investime në interes të zhvillimit të turizmit fshatar dhe krijimin e kushteve për punë të banorëve të kësaj treve. Kjo do të ishte me rëndësi sidomos për pengimin e migrimit të mëtejshëm të banorëve veçanërisht të disa vendbanimeve që pothuaj kanë mbetur të zbrazta.
 
 
HISTORIA E ZHURIT
 
Shkruan: Edmond Hoxhaj - Zhur, 26. 09. 2009
 
=====================================================
 
1. Të dhënat gjeografike
 
      Zhuri gjendet në pjesën jugperendimore të Kosovës përkatësisht në kilometrin e 12 të rrugës Prizren-Kukës-Shkodër. Sipas konfigurimit të tokës, pjesa më e madhe është malore (shkëmbi gëlqeror). Fshati Zhur-i(m) është fshati më verior i krahinës së Lumës. Del në dokumente, së pari, më 1331 (Milan Shuflaj). Është emërtim vendas, ashtu siç e pohon edhe Shuflaj, mbështetur në përbërjen e tokës, gjejgësisht rërës së Zhurit. Pra, toponimi Zhur sipas Shuflajit hynë në grupin e emërtimeve vendore, ku substrati ka shërbyer për shënimin e emrave, sikundër edhe te popujt e tjerë. Në mesin e shumë vendbanimeve që kanë ruajtur emrin dhe funksionin nga viti 1331 pa dyshim ështëZhuri, një vend i njohur për bletari.
=====================================================
 
Fshati Zhur
==========================================
      Në hartën e Shqipërisë etnike Zhuri gjegjësisht Luma ndodhet në qendër, ndërsa në hartën e shtetit të sotëm shqiptar, Zhuri ndodhet pa dëshirën e tij jashtë. Pozita gjeografike e Zhurit gjendet në shkallën 42.10.5 të gjerësisë gjeografike veriore dhe 20-40 të gjerësisë gjeografike lindore dhe me një lartësi mbidetare në 430 m, duke bërë krahasimin e pikës së ulët të Kosovës në Vërmicë 270 m dhe te Vau i Dobrushtit 274 m. Si pasuri natyrore ka gurin gëlqeror dhe drurin. Zhuri ka pyje të begatshme, kullosat, livadhet ku kanë krijuar kushte të përshtatshme që Zhuri të ketë të zhvilluar blegtorinë, një kohë të gjatë në Zhur i është kushtuar kujdes rritjes së kuajve, dhive, deleve e gjedheve. Për shkak të pozitës së përshtatshme natyrore është marrë edhe me bletari. Mjalti përdorej për prodhimin e pijeve të preferuara që quhej ’’Pije me mjaltë’’ ndërsa dylli shërbente për ndriqim. Bletët gjatë verës bartëshin në kullosa sidomos në bjeshkë në Polevicë dhe Gjurëzë (te stanet e Hajrës së Rrahmanit dhe në Gjurës te stanet e Sali Beqirit).
       Prej drithërave kultivohej gruri, tërshëra, thekra, misri. Rendimentet e këtyre drithërave nuk kanë qenë të larta. Në Zhur ka qenë e kultivuar vreshtaria, prej rrushit më të madhe prodhohej lëngu i pekmezit e diku diku edhe vera. Druri i bjeshkës së Zhurit është shfrytëzuar për djegie dhe si lendë ndërtimore (pisha e bjeshkës së Zhurit përdorej në Zhur si lendë për ndriqim ’’bujashka’’. Zhuri ka një klimë me verëra të nxehta e të thata dhe me dimra me reshje të bollëshme. Gjatë dimrit moti është nën ndikimin e aktivitetit ciklonik që vijon nga Oqeani Atlantik dhe Deti Mesdhe si dhe të anticiklonit dimëror sibirik që manifestohet me reshje të mëdha, me klimë të mesme kontinentale me ndikimet e klimës mesdhetare. Në Zhur në vendin e quajtur Garafie rritet një bimë e quajtur ‘‘Dioscorea ballcanica’’. Kjo bimë është fenomen i veçantë ‘‘endomite’’. Lugina e Drinit të Bardhë në shumë raste, përmes erërave e sjellë, tërë klimën mesdhetare.
 
2. Popullësia
 
      Në Zhur popullësia është etnikisht e pastër shqiptare. Pjesa më e madhe e popullësisë merret me bujqësi, me punimin e tokës, kurse një pjesë merret edhe me zejtari të ndryshme. Ecurit demografike në rajonin e Prizrenit e rrjedhimisht edhe të Zhurit nuk janë studiuar sa duhet, megjithatë qysh në shekullin e mesëm prej kur datojnë emrat e vendbanimeve, Zhuri ka qenë dendur i banuar. Popullata e Zhurit është krenare me të kaluarën e vetë historike, me përkatësin nacionale dhe me doket dhe zakonet. Këtu libri, muzika, arti dhe sporti kanë qenë dhe mbetën miq të dashur. Sipas regjistrimeve katastrale osmane të popullësisë të viteve 1571 dhe 1591, Zhuri në vitin 1571 kishte 16 shtëpi të besimit krishter, ndërsa në vitin 1591 kishte 10 shtëpi të besimit krishter. Me të drejtë shpeshë shtrohet pytja se ne kemi qenë të krishter ortodoks apo të krishter katolik. Një e vërtetë është se aty ka patur shqiptar autokton, nuk ka dilema se të krishterët kanë qenë të krishter katolik, padyshim se me ardhjen e sërbëve në anët tona (Lumë) është bërë trysni që kishat katolike të shndërrohen në kisha ortodokse, këtë është orvatur ta bëjë Car Dushani.
      Islamizmi në Zhur nuk qenë i menjëhershëm por u shtri e u përhap shkallë-shkallë, e zone pas zone. Kështu kohë pas kohe u ngritën objekte të kultit të ri, pra xhami, tyrbe dhe më vonë mejtepe pranë xhamive. Mendohet se xhamitë e para në Lumë janë ngritur në Vilë, Nangë, Shtiqën dhe Zhur (sipas Shefqet Hoxhës). Islamizmi i popullësisë së Lumës - e Zhurit ndikoi jo pak në jetën kulturore të saj, sidomos pati ndikim te dokët dhe zakonet e lindjes, martesës dhe vdekjës. Sipas të dhënave të Shefqet Hoxhës ‘‘Bajraket e Lumës’’, Zhuri në gjysmën e parë të shekullit XIX (vitet 40-ta) kishte 79 shtëpi me 479 banorë’’. Kurse Prizreni sipas Griesen Bocu kishte 4000 shtëpi e 20.000 banorë. Në krahasim me fshatrat e tjerë Zhuri është dukshëm më i madh. Sipas regjistrimeve të popullësisë të Prizrenit të viteve 1913, 1914, 1919 në këtë të fundit Zhuri figuron si komunë, ku përfshinte Zhurin me 251 shtëpi e me 1304 banor. Zhuri sot numëron diku rrethë 8000 banor dhe 1000 shtëpi.
 
3. Zhuri në periudhën romake
 
      Njëri nga fiset më të mëdha ilire ishin dardanët, të cilët e popullëzonin Kosovën, Sërbinë e mesme dhe jugore dhe Maqedoninë veriore. Kufiri i Dardanisë fillonte prej Korabit, kalonte nëpër Koretnik, Pashtrik, Bjeshkët e Nemuna, Mokra Gorës, Ibër e deri te Morava Perendimore. Zhuri sipas kësaj që thamë më lartë bënë pjesë brenda këtij kufiri, andaj me të drejtë themi se Zhuri i takonte Dardanisë. E kaluara historike e Zhurit nuk mund të shikohet e ndarë prej Prizrenit dhe rrethinës së tij; për arsye se gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me këtë qytet dhe në shumë raste ka qenë pjesë përbërëse e tij. Sipas zbulimeve arkeologjike të Vlajshës ’’Gradishta’’ është vendbanim i kohës së neolitit, jeta e të cilit vazhdon edhe në kohën e bronzit e të hekurit e deri në shekullin e mesëm. Po në atë kohë figuron edhe ‘‘Shenkolli’’ në anën perëndimore të Gradishtës ku tani i ndanë Lumbardhi i Prizrenit, pastaj arat e Gjinit ku është zbuluar një vendbanim i kohës së hekurit.
      Meqenëse këto vendbanime të vjetra na rrethojnë s’do mend se edhe nga ajo kohë datojmë pasi që ka nevojë ende për gjurmime arkelologjike, sepse ky vend ende nuk është zbuluar në tërësi.Te ne brez pas brezi është përcjellur se Zhuri është i ardhur nga Gamëni dhe po të bëhen (dhe duhet të bëhen) zbulime arkelologjike në Gamën me siguri se do të zbulohet shumë çka pasiçë ende egzistojnë themelet e ksihës. Për Zhurin në Gamën kemi edhe këto të dhëna: Në një hartë të vendosur në muzeun e Skëndërbeut në Lezhë, figuron Zhuria fër Drinit, ku ciceroni i muzeut sçaron se shumë vendbanime që figurojnë në këtë hartë janë ato vendbanime që perandoria osmane i masakroi, sepse ishin të padëgjueshëm ndaj saj, andaj pas këtyre masakrave shumë nga këto vendabnime u detyruan të shpërngulen, mendohet se Zhuri nga Gamëni u vendos në këtë vend pas asaj masakre.
      Zhuri me rrethinë gjatë kohës romake u gjend në drejtimin më të rendësishëm rrugorë Lissus-Naissus. Kjo rrugë lidhte Lezhën, Pukën, Kuksin, Zhurin, Prizrenin, Qakllavicën, Gllavniku, kalonte afër Krushumëlis,afër Prokuples dhe Nishit. Nëprë këtë rrugë është zhvilluar frekuencë shumë e gjallë tregëtare, prej viseve bregdetare, nëpër Kosovë dhe viset tjera ballkanike. Lokalitei i Zhurit daton shumë qartë edhe në kohën e romanizmit të Dardanisë. Sipas autorit të mirënjohur Zef Mirdita, i cili është marrë me studimin e kohës së romanizmit të dardanve, Zhuri ka qenë ndër vatrat e kryengritjeve dhe turbullirave të pandërprera e pasigurisë që kanë ndodhur ndaj romakëve në viset ilire.
      Duke patur parasysh këtë që u tha më lartë mund të kuptohet edhe egzistimi i rrjetit të gjërë të statcioneve policore, gjegjësisht beneficiare, rrjeti i të cilave ka qenë i dendur në pjesën qëndrore të Dardanisë në fshatin Zhur afër Prizrenit, në veriperendim të Mitrovicës dhe Kaanik. ’’Kaqakët e Dardanisë në atë kohë quheshin ‘‘latrines dardniae’’ sidomos në fshatra kishin qëndrim antiromak, andaj romakët për ta ruajtur qetësinë vendosën statcionet e lartëshënuara. Një statcion policie në kohën romake figuron në rrugën Naissus-Lissus në Dobruzh-Dobrush. Në fshatin Zhur në oborrin e xhamisë gjendet stella prej guri e periudhës romake, dimensioned e saj janë afro 1.30x0.60x0.50m. Në të është i gdhendur teksti (tani është i dëmtuar) dhe hardhia me kalavesh rrushi; veçori këto të epigrafisë dardane. Sipas të moshuarve stella është marrë nga një arë e quajtur ’’Ara e Popit’’.
 
4. Zhuri në periudhën osmane
 
      Osmanët pas Betejës së Maricës 1371 dhe të Kosovës më 1389 e pushtuan edhe Prizrenin, por data e saktë nuk dihet. Një pjesë e historianëve si datë të saktë e marrin 21 qershorin e vitit 1455, por këtë e kundërshton Prof.Skënder Riza ku thotë se osmanët e pushtojnë Prizrenin në vitin 1459. Është e mundur sepse për katër vite Prizreni i rezistoi osmanëve. Pushtuesi i parë i Prizrenit ka qenë Ahmet Bej Evrenoszade. Me pushtimin e Prizrenit nga osmanët edhe Zhuri bie nën sundimin osman. Sundimi osman ishte mjaftë i egër, kjo egërsi sidomos u shfaq në ato vendbanime kur rezistenca e popullësis ndaj islamizmit të saj ishte më e organizuar dhe më e vendosur. Zhuri ishte një nga vendbanimet ku popullata me ngulm dhe në mënyrë të vendosur iu kundërvu islamizmit. Në kohën e luftërave të Skënderbeut kundër Perandoris Osmane edhe në Zhur pati kryengritje antiosmane. Osmanët në shenjë hakmarrje filluan reprezaljet dhe ndëshkimet e rënda ndaj popullatës zhurjane. Për tu mbrojtur sadopak nga kjo dhunë e egër filloi dyndja e popullatës. Shumica e familjeve u vendosën në Zhurin e sotëm.
      Pas një kohe relativisht të gjatë dhe nën presionin e vazhdueshëm osman edhe në Zhur filloi islamizmi i popullatës vendase, nga të gjithë të krishter katolik në muslimanë. Xhamia e parë supozohet të jetë ndërtuar para mëse 350 viteve. Atëdhetarët në Prizren, Zhur dhe në vise të tjera në asnjë moment nuk e pranuan pushtimin osman dhe nuk u ndalën, por vazhduan rezistencën antiosmane në forma të ndryshme. Për t’i mbajtur nën kontroll këtë forca antiosmane, osmanlinjët ngritën garnizone ushtarake. Një garnizon i tillë u ngritë edhe në Zhur dhe rrethina e tij ishin një nga vatrat e kryengritjeve osmane. Patriotët shqiptar në vitet e shtatëdhjeta të shekullit XIX filluan t’i intesifikonin edhe më shumë përpjekjet e tyre për organizimin e kryengritjes së përgjithshme antiosmane. Kështu atdhetari i madh Ymer Prizreni filloi të kontaktojë me shumë atdhetarë për tu besatur me ta për një rezistencë që duhet bërë kundër Perandorisë Osmane. Në mesin e këtyre atdhetarëve që vuri kontaktet e para ishin: Sylejman Vokshi, Ahmet Korenica, Dac Kaloshi, Shaban Luma, Shaqir Ali Zhuri etj. Pas hapjes së çështjes Lindore, shtetet fqinje si Greqia, Serbia e Mali i Zi, duke e vrejtur se Perandoria Osmane ndodhej në krizë, shfaqën lakmitë e tyre shoviniste për t’i copëtuar tokat shqiptare.
      Në anën tjetër patriotët shqiptar duke parë këtë rrezik që po i kanosej shqiptarëve filluan përgatitjet pët një organizim të mirëfillt të një rezistence gjithëkombtare shqiptare. Tri ditë para Kongresit të Berlinit, me 10 qershor 1878 në Prizren u mblodhën atdhetarët shqiptar, ku mbajtën Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Përmes këtij kuvendi të Lidhjes Shqiptare, iu bë me dije fuqive të mëdha se shqiptarët janë zot në tokën e të parëve të tyre. Ideja për të formuar një lidhje të përgjithshme kombëtare, ishte që ti bashkonte shqiptarët pa dallim feje e krahine. Në gusht-tetor 1879, filloi një kryengritje antiosmane në këto krahina: Opojë, Anadri, Lumë, Gorë, Suahrekë, Ostrozup, Has e Vërri.
      S’do mend se në këto kryengritje, e sidomos në atë të Vërrinit, Shaqir Ali Zhuri ishte ndër organizatorët kryesorë, pasi që kishte lidhje direkte me udheheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizreni, Komiteti Qëndror i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit që u krijua nga Kuvendi i Prizrenit në fund të majit dhe fillim të qershorit të vitit 1880, ishte fryt i reagimit të vazhdueshëm të rezistencës dhe të ndjenjave patriotike të masave popullore shqiptare kundër sundimit të huaj. Komiteti Qendror i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit përbëhej nga fytyrat më eminente të kohës si: Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Shaban Luma, Shaqir Ali Zhuri etj. Pasi Dervish Pasha arriti ta shpartallojë me forcë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit shumë anëtarë të Lidhjës së Shqiptare u zunë dhe u burgosën në burgun e kalasë së Prizrenit. Disa atdhetar arritën të arratisën për të mos rënë në duart e Dervish Pashës. Në mesin e të arratisurve ka qenë edhe Shaqir Ali Zhuri.
      Në gjysmën e dytë të muajit maj 1881 në Qafë të Morinit mbahet Kuvendi nën udhëheqjen e Sylejman Vokshi dhe Ymer Prizrenit. Aty u muarr vendim që t’i bëhej rezistencë Dervish Pashës. Nën komandën e këtyre dy të parëve u rreshtuan 3000 burra. Pas atij kuvendi u arritë të organizohej rezistenca kundër Dervish Pashës, në Qafën e Morinës, Qafën e Gjonajve dhe në Qafën e Zhurit. S’do mend se së bashku me lumjanët, zhurjanët në krye me Shaqir Ali Zhurin, në Qafë të Zhurit i thyen forcat e Dervish Pashës, të cilat u detyruan të tërhiqen. Në vitin 1884, në Zhur është sulmuar garnizoni i ushtrisë osmane nga forcat lumjane e zhurjane të prira nga Ramadan Zaskoci e Shaqir Ali Zhuri. Kur Ramadan Zaskoci natën e 27 gushtit të vitit 1878 me dy shokët e tij bëri atentat ndaj telegrafistit të Mehmet Ali Pashës për të mos ra në duart e pushtetit osman iku nga Prizreni dhe u strehua në Zhur, në konakun e Shaqir Ali Zhurit. Në gusht të vitit 1885 në Prizren u mbajtë një gjykim kundër disa prijësve të Komitetit të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit. Në atë gjykim u gjykua dhe u dënua edhe Shaqir Ali Zhuri i cili ishte i moshës 54-55 vjeqar. Kjo na forcon bindjen se Shaqir Ali Zhuri kishte lindur në Zhur në vitin 1830. Shaqir Ali Zhuri në atë gjykim u dënua me internim për jetë, bashkë me familjën, pa pasur të drejtë të kthehet në atdhe, ku së bashku me të dënuarit tjerë u internua në vendin e quajtur ’’Diar Bekir’’. Edhe në vitin 1908 kur Xhavit Pasha me forcat e tij ia mësynë Kosovës dhe Lumës, ai u thye keq nga forcat lumjane në Vlashnje, Zhur, Vërmic e Lumë.
 
5. Zhuri në kohën e pushtimit austro - hungarez
 
      Nga mesi i muajit mars 1916 në krahinën e Lumës u vendosën forcat hungareze të cilat e kishin pushtuar më parë Pejën dhe Gjakovën. Forcat bullgare ishin vendosur në Prizren. Kufiri në mes pushtuesve bullgar dhe atyre austro-hungarez ishte vendosur te ura e Vlashnjes. Brenda territorit të pushtimit austro-hungarez mbeti edhe Zhuri me rrethinë. Zhuri nën pushtimin austro-hungarez kishte statusin e komunës. Në komunën e Zhurit bënin pjesë: Bardhoci, Dobrushti, Gostili, Kukësi, Kulla e Lumës, Morini, Nanga, Perbregi, Shkoza, Shtiqën, Gjahu e Vërmica. Komuna e Zhurit në bazë të regjistrimit të vitit 1918 kishte 5921 banorë. Zhuri nën pushtimin austro-hungarez përjetoi një zhvillim të mirë ekonomik për kohën, aty zhvillohej dita e tregut dhe atë dy herë në javë, u hapën me dhjetëra dyqane dhe Zhuri lidhje me anë të një treni miniaturial me Prizrenin dhe Ferizajn, por këtë rrugë e shfrytëzonin vetëm forcat austro-hungareze. Në Zhur hapet shkolla e parë shqipe trerendëshe me mësuesin Nexhip Opoja.
      Gazeta ’’Posta e Shqipnijës’’ nr.82 e datës 19.09.1917, shkruante në mes tjerash se Zhuri është një vend i hijshëm, me shumë shtëpi e me një rrugë në mes ku dy herë në javë këtu bëhet treg, ku mblidhet një popull i madh me shit e me ble. Në Zhur në periferi të fshatit, tek laxha Muja, ka qenë godina e burgut të kohës. Kjo godinë ka qenë dy katëshe, në katin e parë kanë qenë lokalët e burgut, ndërsa në katin e dytë kanë qenë zyrat e administratës komunale të Zhurit. Ndër figurat më të njohura të kohës në Zhur, në atë kohë ishin Mulla Nasuf Zhuri, i cili ishte anëtar i pleqësis së Pajtimit të krahinës së Lumës dhe imam i fshatit, Asllan Ademaj dhe Dan Gavazi, të cilët edhe ishin udhëheqësit e Betejës së Zhurit të viti 1915 kundër ushtrisë serbe të garnizonit të Zhurit. Në vitin 1918 popullësia e Gorës e Dibrës së Poshtme, e Hasit, e Lumës, ishin detyruar të paguante të dhjetën e çdo kulture bujqësore. Kjo tubohej në qarkun e Zhurit. Më poshtë paraqitet tabela ku dëshmohet për grumbullimin e të ‘‘dhjetës së dridhit“ në bezirkun e Zhurit. Grurë 274.184 kg; Tagji 49.664 kg; Thekër 137.032 kg; Bathë 5.840 kg; Elb 223.013 kg.
 
 
Kultet Pagane
 
NË VËRMICË - KU SHTËPITË MBROHEN
NGA HYJNITË
 
Shkruan: Dr.sc. Flamur Doli * 21.09. 209
=====================================================
 
Fshati Vërmicë gjendet në jug perëndim të Prizrenit. Ky vendbanim është i banuar që nga para historia, përkatësisht që nga koha e neolitit, dhe i përkiste krahinës së Dardanisë. Në shekujt I-IV ishte stacion në rrugën Lissus - Naissus. Nga koha antike e më vonë nga mesjeta janë rrënojat e një bazilike paleokristiane dhe të një varreze mesjetare (shek.IX-XIII) pranë saj. Lënda antropologjike dëshmon
se varreza u përkiste banorëve të tipave antropologjikë adriatikë
dhe varianteve të tyre adriatike-mesdhetare, karakteristike për
popullsinë arbërore.
=====================================================
     Sipas strukturës morfologjike-urbanistike, fshati Vërmicë, në kuptimin më të gjerë, bën pjesë në tipin e shpërndarë (dispersiv) të vendbanimeve. Atë e sajojnë dhjetë mëhallë apo lagje. Meqë strukturimin e gjerë urbanistik të vendbanimit e sajojnë mëhallët, ai duhet përkufizuar si vendbanim i tipit të mëhallëve. Mëhallët e këtij fshati karakterizohen nga një zhvillim spontan dhe një strukturë krejtësisht e çregullt, por në harmoni me tiparet relievore të truallit. Grupimet e shtëpive sipas mëhallëve, me prejardhje të përbashkët familjare, shquhen për dendësi jo të njëjtë, here-herë shumë të dendur, siç është rasti me mëhallën e Koçinajve. Rrjedha e një përroi, e cila kalon nëpër një luginë të thellë, Vërmicën e ndan në dy pjesë. Në pjesën jugperëndimore të saj janë të ngulitura këto mëhallë:
·       mëhalla e Fanajve,
·       mëhalla e Gjoçajve,
·       mëhalla e Koçinajve,
·       mëhalla e Çovanajve dhe
·       mëhalla e Kadriajve.
Ndërkaq, në anën verilindore të fshatit, shtrihen mëhallët e tjera, si ajo e
·       mëhalla Pulajve, pastaj,
·       mëhalla e Rakajve,
·       mëhalla e Kolukajve,
·       mëhalla e Sulajve dhe
·       mëhalla e Gjahajve.
 
Kulti i vendeve të larta - majat e nderimit pagan
 
      Fshati Vërmicë është i ngulitur rrëzë malit Koritnik, dhe shtrihet mbi disa kodra të ngritura, të cilat krijojnë një peizash me një plastikë - përthyerje dinamike. Pozita e këtillë e fshatit mundëson një pamje të gjerë mbi gjithë arealin në mes maleve të Koritnikut dhe Pashtrikut (1989 m), si dhe mbi liqenin e Vërmicës. Nga çdo cep i këtij fshati, po ashtu, shpërthejnë pamje mahnitëse edhe mbi shpatijet e malit të Koritnikut, si dhe mbi majën e këtij mali me lartësi mbidetare 2395 metra.
      Zumë ngoje majën e malit të Koritnikut, ngase kjo majë ka të bëjë me kultet e lashtësisë së popullit shqiptar. Siç mësojmë, Maja e Korinikut, si dhe maja e malit tjetër, përballë tij, Maja e Pashtrikut, që në kohët e lashta ishin maja të nderimit pagan. Nga shumë studime të bëra, kuptojmë se Dielli, deri në kohët e vona, ishte objekt adhurimi, dhe se atij i faleshin në mëngjes, në të lindur, në disa vende edhe në perëndim të tij. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shëndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtës e dobiprurës. Në fillim të shek. XX edhe studiuesi B. Nopça, kishte vënë re se Shqiptarët i faleshin Diellit sipas besimit pagan dhe se nderimi i majave të maleve, i disa vendeve të larta, ka të bëjë me kultin e Diellit. Në lidhje me kultin e Diellit, duhet përmendur se ndër shqiptarët e malësisë së Jugut e të Veriut, ka ekzistuar kulti i disa vendeve të larta ose i majave të maleve. Këtyre vendeve njerëzit u faleshin në mëngjes me të lindur dielli. Apo, në disa raste, në këto maja malesh, në data të caktuara të vitit zhvilloheshin ceremoni që kishin të bënin me Diellin. Vlen të theksohet se, ceremoni të caktuara rituale ndodhnin edhe në Majë të Gjallicës së Lumës (2486 m). Maja e Gjallicës, pastaj Maja e Pashtrikut, si dhe Maja e Koritnikut, komunikojnë vizualisht dhe gjenden jo fort larg njëra - tjetrës.
      Nga sa u tha më lart, për rrjedhojë, është fare e natyrshme që kulti i Diellit të jetë ruajtur nga banorët që jetuan shekuj të tërë rrëzë këtyre majave, ashtu siç ndodhi edhe me ngulimin parahistorik të fshatit Vërmicë. Pra, kulti i Diellit si mbijetojë e besimeve pagane, apo si mbijetojë e kulteve të lashtësisë, jo rastësisht u ruajt në masë të konsiderueshme dhe në paraqitje artistike shumë interesante, përkatësisht, gjeti aplikim të gjerë në arkitekturën popullore të këtij fshati. Ornamentika popullore nga kompleksi i hyjnive mbrojtëse të shtëpisë. Ornamentika nga kompleksi i hyjnive mbrojtëse të shtëpisë, siç janë motivet nga kulti i Diellit, kulti ktonik i gjarprit, kulti i gjinjve të gruas dhe motive të tjera, si mbijetoja të besimeve pagane tek arkitektura e gurtë e fshatit Vërmicë, natyrisht se u aplikua ekskluzivisht në teknikë të relievit - skalitjes në gur.
 
Ornamentika popullore nga kulti i diellit
 
      Paraqitja artistike e motiveve nga kulti i Diellit në shtëpitë e gurta të fshatit të Vërmicës shquhet për tiparet dalluese dhe karakteristike të teknikës së realizimit. Elementet e ornamentikës nga kulti i Diellit, të skalitura në gurët këndorë të shtëpive, pastaj në elementet e portave të shtëpive apo në ballinat e oxhaqeve të vatrës familjare, u realizuan në formë të rozetës rrethore-spiraloide (fig.4., skalitur në anën e djathtë të gurit këndor), në teknikë të relievit të ulët - të cekët. Po ky motiv, u realizua edhe në teknikë të relievit të lartë, në formë të rozetës rroshe - spiraloide, të dalë nga sipërfaqja në formë plisi, gatise gjysmësferike (fig.3. shih dy motivet e poshtme).
 
      Këtë formë të paraqitjes artistike në teknikë të relievit të lartë, apo këtë mystësi të theksuar të motivit diellor, gurëskalitësi popullor e ka realizuar me qëllim sugjerimi më të plotë të formës së trupit diellor, përkatësisht të paraqitjes sa më realiste të këtij ylli. Vlera të një shkalle më të lartë të modelimit artistik mjeshtri popullor ka arritur tek dy motivet diellore në formë të rrathëve bashkëqendrorë, (shih motivin e sipërm në fig.3.), si dhe motivin tjetër, skalitur në anën e majtë të gurit këndor, (fig.4.). Tek ky lloj i ornamentit nga kulti i Diellit, kemi një strukturim më kompleks të modelimit hapësinor të rrathëve bashkëqendrorë. Me këtë, rrethi i jashtëm i këtij ornamenti është strukturuar si pjesë e gjysmësferës, e cila, përmes një lugu rrethor, shkrihet - ndërlidhet me elementin qendror të ornamentit në formë plisi, në sipërfaqen e të cilit është skalitur - gërryer spiralja. Kjo strukturë gjeometrike e spirales hapësinore paraqet Diellin në livizje rrethore.
      Katër motivet e zëna ngoje më sipër, u skalitën mbi gurët këndorë, apo siç u thonë në popull, mbi qoshnikët e kullës së Sherif Kadriajt, ndërtuar në mëhallën e Kadriajve (shek.XIX - sot e braktisur).
      Po këtu në Vërmicë, dhe po këtë ornament nga kulti i diellit në formë të rrathëve bashkëqendrorë e hasim edhe tek gjetjet arkeologjike, përkatësisht tek dy unazat e derdhura në bronzë të gjetura në varret 109 dhe 280 të shek. X dhe XIII, në hapësirën e bazilikës paleokristiane (shek.V-IV i e.s.).
      Pjesa e zgjeruar e njërës unazë (gjetur në varrin nr. 280) është e zbukuruar me gjashtë motive diellore të incizuara në formë të rrathëve bashkëqendrorë. Dy rrathët e jashtme bashkëqendrore të këtyre ornamenteve, të kompozuara në dy radhë, janë incizuar në formë lineare, kurse rrethi qendror është thelluar në formë sferike. Nga më sipër, e mbështetur në provat materiale - gjetjet arkeologjike këtu e 600 deri në 1.000 vjetë më parë, kuptojmë se kulti i diellit edhe tek popullata arbërore në mesjetë zinte vend të rëndësishëm në besimet e tyre religjioze. Për më tepër, të njëjtat ornamente zbukuruese nga kulti i diellit në formë rrathësh bashkëqendrorë, në vazhdimësinë e tyre diakronike, i hasim të incizuara edhe në enën tre vegjake të shek.IV., të gjetur në nekropolën antike të vendbanimit të Gllamnikut afër Podujevës.
      Tiparet formësuese të këtyre ornamenteve dhe struktura kompozicionale e tyre në dy nivele, përkon tërësisht me ato të unazave arbërore mesjetare të zëna ngoje më sipër. Të këtilla motive dekoruese hasen edhe në gjetjet e tjera arkeologjike të periudhës antike ilire, si dhe të periudhave të tjera parahistorike në trevën e Kosovës dhe më gjerë. E gjithë kjo provon katërcipërisht se në aspektin e shtrirjes së ornamentikës nga kulti i diellit në kohë dhe në hapësirë, trashëgimia e këtij sistemi dekorues, që nga ilirët në parahistori dhe në antikitet, pastaj në mesjetën e hershme tek arbërit dhe më vonë tek shqiptarët, është përcjellë brez pas brezi me një përpikëri të madhe në vijimësi të pakëputur.
      Në vazhdim, siç shohim nga fig.2., në të dyja anët e gurëve të këndit të kësaj kulle, përballë hyrjes në oborr, janë skalitur gjithsej nëntë motive relievore. Prej tyre, pesë motive të skalitura në pjesën e poshtme të këndit i përkasin kultit të Diellit, ndërkaq, sipër tyre, nga njëra faqe e gurit këndor është skalitur një motiv nga kulti i gjinjve të gruas, realizuar në teknikë të relievit të lartë, por me përmasa paksa më të vogla se motivet e tjera në formë rroshe. Në faqen tjetër të të njëjtit gur këndor, është skalitur edhe një kompozim ornamental në formë trekëndëshi, në teknikë të relievit të cekët (bareliev). Ky motiv, skalitur në anën e djathtë të gurit këndor, siç shohim nga fig.5., në paraqitjen e tij relievore ngërthen dy trekëndësha. Brendapërbrenda trekëndëshit të madh, i dalë nga sipërfaqja e gurit, është thelluar - brendashkruar trekëndëshi i vogël, me pozitë të përmbysur. Trekëndëshin si ornament simbolik e hasim jashtëzakonisht shpesh të aplikuar në gjithë arkitekturën popullore të Kosovë. Ai ka karakter religjioz dhe në këto raste është përdorur në funksion magjik - mbrojtës prej së keqes.
 
      Po kështu, që nga kohët parahistorike e deri në ditët tona, që nga Evropa e deri në Lindjen e Largët, trekëndëshi luajti rol të rëndësishëm në besimet magjike dhe në zakonet e njerëzve. Varëset në formë trekëndëshi, të cilat në shumë qytetërime të lashta shërbenin si amulete, sikundër edhe phallus-i kanë domethënie apotropeike. Megjithëkëtë, jemi të bindur se në rastin konkret, trekëndëshi me këto tipare formësuese është paraqitur në funksion të simbolizimit të organit gjenital të femrës. Për më tepër, edhe tek ornamentika e kulteve ilire, kemi përfundime se trekëndëshi e simbolizon vulvën. Këto përfundime i bënë edhe më të qëndrueshme fakti se, në rastin e zënë ngoje, në dy faqet e të njëjtit gurë këndor janë aplikuar në reliev dy ornamente të besimit pagan nga i njëjti kult i gjinisë së amësisë, të cilat e simbolizojnë burimin e jetës, parkatësisht vazhdimin e gjeneratave njerëzore.
      Së fundi, në tërësinë e këtij kompleksi motivesh, në pjesën më të lartë të këtij këndi të shtëpisë, na paraqiten edhe dy ornamente relievore. Njëra syresh ka karakter gjeometriko- kompozicional, dhe simbolikë të caktuar. Sipër këtij ornamenti, po ashtu në teknikë të relievit të lartë, është skalitur ornamenti i nëntë, me një formësin jo të rregullt elipsoidal të përzgjatur. Lidhur me këtë ornament nuk jemi në gjendje të themi se a i përket apo jo ndonjë mbijetoje të besimit kultik. Ndërkaq, ornamenti tjetër gjeometrik, skalitur në teknikë të relivit të lartë, në paraqitjen e tij artistike të bukur, ngërthen një kompozim të dy katërkëndëshave. Katërkëndëshi i jashtëm, në formë drejkëndëshi është i dalë në mënyrë plastike nga sipërfaqja e gurit këndor. Brendapërbrenda këtij drejtkëndëshi e në lartësi të njëjtë me të, me thellim përkatës, është brendashkruar një romboid.
      Siç mësojmë nga literatura, edhe ornamenti i rombit në paraqitjen e tij gjeometrike të stilizuar e simbolizon vulvën. Tek ilirët, veç tjerash, rombin e hasim të brendashkruar në drejtkëndsh. Po kështu, tek të njëjtit, rombi haset së bashku me trekëndëshin, i cili, siç thamë më sipër e simbolizon vulvën. Më tej, këtë ornament e hasim së bashku edhe me svastikën e cila e simbolizon Diellin, i cili në vete i ngërthen edhe elementet e simbolikës së plleshmërisë. Për rrjedhojë, nga kundrimi analitik i këtyre dy ornamenteve të cilat në strukturën e tyre kompozicionale dhe simbolike e ngërthejnë trekëndëshin dhe rombin, kuptojmë se i përkasin sistemit simbolik të së njëjtës natyrë e cila ka të bëjë me burimin e jetës dhe vazhdimësinë e saj.
     Përveç ornamenteve të zëna ngoje më sipër, tek shtëpitë e bukura të Vërmicës, ndërtuar në tërësi prej gurit, hasëm edhe një sërë ornamentesh të tjera nga i njëjti kult i Diellit, si dhe nga kultet e tjera. Para se të bëjmë fjalë për ornamentet e tjera nga kulti i diellit të skalituara në gurët e shtëpive të këtij fshati, duhet theksuar se, përveç shtëpisë së Sherif Kadriajt, sot e braktisur, pastaj shtëpive të Xheladin Imerit dhe Halil Pulajt (mëhalla e Pulajve), që të gjitha shtëpitë e tjera u dogjën dhe u shkatërruan nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës së vitit 1999. Okupatori serb, duke qenë i vetëdijshëm për vlerat e mëdha të këtyre shtëpive, pastaj për rëndësinë e tyre historike e arkeologjike, i shkatërroi ato pamëshirshëm, duke e lënë një fshat të tërë në rrënoja (shih fig.1.).
      Shtëpitë e gurta të fshatit Vërmicë shquhen për portale të bukura, me formësime elegante e harmonike. Po këto tipare i ngërthejnë edhe oxhaqet e vatrave familjare. Veçmas spikatin gjashtë oxhaqet e vatrave të shtëpisë së Myrtez Fanës, ngulitur në mëhallën e Fanajve. Oxhaqet e vatrës së kësaj shtëpie, si dhe oxhaqet e çatisë, shquhen për tipare karakteristike, me formësim elegant dhe të harmonishëm. Oxhaqet e vatrave me tipare të këtilla u ndërtuan gjithandej nëpër shtëpitë e këtij fshati. Për shkak të vlerave arkitektonike të këtyre shtëpive dhe rëndësisë së tyre, duhet të restaurohen doemos tri shtëpitë e ruajtura, ndërkaq, të gjitha shtëpitë e tjera në rrënoja, të konservohen dhe të ruhen si të tilla.
      Në gurin ballor të njërit prej oxhaqeve karakteristike të shtëpisë së Fanajve është aplikuar një motiv, nga kulti i Diellit, në formë ylli - rozete gjashtërrembëshe, brendashkruar në rreth, realizuar në teknikë relievi të cekët. Në mëhallën tjetër, të Pulajve, siç shohim nga fig.6., në elementin vertikal të kornizës së portës harkore të kësaj shtëpie të shkatërruar, në teknikë relievi të lartë, me përmasa mjaft të mëdha, është skalitur edhe një ornament nga kulti i Diellit në formë plisi. Mbi sipërfaqen pothuaj gjysmësferike të këtij motivi është gërryer-skalitur spiralja hapësinore. Nga elementet e tjera harkore të kësaj porte, të shtrira përtokë në afërsi të saj, kuptojmë së kjo portë kishte një formësim të bukur dhe tipik për shtëpitë e këtij fshati, sikundër edhe oxhaqet e vatrës së kësaj shtëpie, shquhen për formësim tipik.
      Më poshtë shtëpisë së zënë ngoje më sipër, është ngulitur edhe një shtëpi. Në pjesën këndore të kësaj shtëpie-rrënojë janë skalitur në reliev edhe katër ornamente të tjera. Njëri syresh, është skalitur në pjesën e poshtme të murit në teknikë relievi të ulët-të cekët, dhe i përket kultit të Diellit. Ndërkaq ornamenti tjetër, skalitur në pjesën e sipërme të së njejtës faqe të murit, i përket kultit ktonik, përkatësisht kultit të gjarprit, dhe po ashtu është skalitur në teknikë relievi të cekët. Në faqen tjetër të kësaj pjese këndore të shtëpisë, është skalitur ornamenti i kultit të gjinjve të gruas, dhe sipër tij ornamenti nga kulti i Diellit, në teknikë gërryerjeje të cekët lineare, në formë të drejtkëndëshit me dy diagonale. Ornamentet e kultit të gjinjve të nënës të skalitura në teknikë relievi të lartë, hasëm edhe në disa shtëpi të tjera të fshatit Vërmicë. Etnologët, skalitjet e këtilla ornamentale i konsiderojnë si mbeturina të kultit të gjinisë së amësisë, përkatësisht si mbeturina të ngurtësuara e të ndryshuara në brendi të kultit të gjinjve të së parës së gjinisë, ushqyeses së parë të pasardhësve. Pra, këtë kult e marrin si simbolizues të burimit të jetës dhe vazhdimit të gjeneratave njerëzore.
 
Kulti ktonik i gjarprit
 
      Nga fotoja nr.7., shohim se paraqitja figurale e gjarprit, nga kulti ktonik, si dhe paraqitja relievore e ornamentit me rrathë bashkëqendrorë, nga kulti i Diellit, janë paraqitur afër - njëra tjetrës. Këtë mënyrë të paraqitjes së ornamenteve të këtyre dy kulteve së bashku, e kemi hasur dendur në zbukurimoren e arkitekturës popullore në Kosovë. Kjo dukuri e bashkimit të këtyre dy kulteve, tek ilirët, zë rrënjë që nga shekujt e fundit p.e.r. dhe në fillim të epokës sonë. Para kësaj, në një thellësi edhe më të lashtë kohore, përkatësisht në epokën e gurit, byzylykët prej argjendi, në mbarimet e tyre kishin formën e kokave të gjarprit. Kjo dukuri ishte shprehje e futjes së paraqitjes figurale në artin ilir. Paraqitja e motivit të gjarprit i kishte rrënjët e tij të thella në religjionin ilir. Gjarpri ishte një simbol i fuqishëm i ilirëve të lashtë, dhe asnjë shtazë tjetër në simbolikën religjioze nuk kishte rol më të rëndësishëm se ai.
      Gjarprin në mitologjinë popullore shqiptare, në veçanti në Kosovë, e ndeshim me emrin: “gjarpni i shpisë” ose “bolla e shpisë”. Gjarpri si mbijetojë e besimeve pagane, i përket kultit ktonik, përkatësisht kultit tokësor, ai konsiderohej si rojë e shtëpisë dhe e anëtarëve të familjes. Atë e ndeshim edhe si hyjni mbrojtëse të jetës, të mirëqenies e mbarësisë në familje.
      Në përmbyllje të këtij studimi analitik, të themi se, nga aspekti i shtrirjes së ornamentikës simbolike në kohë e në hapësirë, trashëgimia e sistemit dekorues, që nga ilirët në parahistori dhe në antikitet, pastaj në mesjetën e hershme tek arbrit dhe më vonë tek shqiptarët, është përcjellë brez pas brezi, në vijimësi të pakëputur, me një përpikëri të madhe. E gjithë kjo, përveçse provon trashëgiminë kulturore nga ilirët tek shqiptarët, njëherësh provon vazhdimësinë etnike iliro-shqiptare, rrjedhimisht provon edhe përkatësinë shqiptare të mjeshtërve si ndërtues të arkitekturës tradicionale popullore në Kosovë.
 
·       Fotografitë dhe eksplorimet në terren autori i ka zhvilluar në tetor të vitit 2008.
 
     * Flamur DOLI u lind në Mitrovicë më 16. 05. 1951. Shkollën fillore dhe të mesme teknike - dega e ndërtimtarisë i kreu në vendlindje. Në vitin 1975 diplomoi në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Shkupit. Po këtu, pas përfundimit të studimeve pasdiplomike dhe pas mbrojtjes së temës më 27. 06. 1984, e mori shkallën akademike: Magjistër i Shkencave Teknike në Arkitekturë. Ndërkaq, më 03. 07. 2008 në Universitetin e Prishtinës e ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës, dhe ka marrë shkallën akademike: DOKTOR I SHKENCAVE TEKNIKE NË ARKITEKTURË.
 
…………………………….
 

 

 

powered by Beepworld