UKSHIN HOTI, PROMOTOR I LKSH 1981–1999 

 

 Intervistë me Ukshin Hotin, për revistën „Gurra“

 

REPUBLIKËN E KOSOVËS E KONSIDEROJ TË FORMUAR, POR DUHET BËRË SHUMË PUNË, QË TË JETË I PRANUAR NGA TË TJERËT

 

 

 

 

UKSHIN HOTI

URAGAN I MENDIMIT POLITIK SHQIPTAR

 

Grupi i intelektualëve - Ukshin Hoti, gjatë gjykimit, më 21 korrik 1982

 Shkruan: Ibrahim Shala

Veprimi politik, kontributi shkencorë dhe veprimtaria patriotike me të drejtë profesor Ukshin Hotin, e bëjnë Skenderbe të fushës së mendimit, themelues dhe yll polar të shkencës politike shqiptare.

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

 

  Në përkujtim të Kolosit tonë Ukshin Hoti

TESTAMENTI I SOKRATIT - KUSHTUAR UKSHIN HOTIT

 

 

Shkruan: Kadrush Radogoshi

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

Njëzet e katër shekuj më vonë, në Prishtinë u gjykua përsëri Sokrati!

 

UKSHIN HOTI - SOKRATI SHQIPTAR

 

 

 Shkruan: Kadrush Radogoshi * Prishtinë, 10. 05. 2010

 

     Apologjia e Sokratit antik dhe Apologjia e Sokratit shqiptar të njohur me emrin Ukshin Hoti janë identitike. Anitët, Meletët dhe Likonët pas 24 shekujsh nuk ishin vetëm serbë, por edhe shqipfolës dhe mjerë shqipja, që e flasin edhe njerëzit e tillë!

Lexoni: Më gjerësisht

 

 

UKSHIN HOTI

DHURATË QË KOMBET E LYPIN NDËR SHEKUJ

Klikoni mbi foto:

 

UKSHIN HOTI

LEVA E ARKIMEDIT PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE

Klikoni mbi foto:

 

Njëmbëdhjetë vjet rresht pyesim:

 

KU ËSHTË UKSHIN HOTI?!

AI NUK I PËRKET HARRESËS!

 

 

     Ukshin Hoti nuk i përket harresës. Ai është në vetë thelbin e kujtesës së kombit. Ukshin Hoti nuk mund të vdesë dhe në të vërtetë nuk ka për të vdekur kurrë. Qenia e tij intelektuale është e pashlyeshme dhe është prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanë nevojë urgjente për mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithçka dhe askush nuk ka të drejtë të jetë mosmirënjohës, të mos ketë respekt apo të mos përkulet me nderim përpara figurës së tij.”- ka thënë studiuesi i shquar Moikom Zeqo, në një APEL drejtuar opinionit publik, në qershor 1999.

 

Shkruan: Sheradin Berisha - 08. 05. 2010

 

Lexoni: Më gjerësisht 

 

Vlerësimi i figurës së Ukshin Hotit nga intelektualët tanë të shquar

 

UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI

 

 

Lexoni: Më gjerësisht 

 

Nga shtypi i kohës

 

RUGOVA PARA UKSHIN HOTIT

Kush do ta besonte se hija e Rugovës do ta ndiqte Ukshin Hotin kudo,

 edhe në Kosovë, edhe në burgjet serbe, edhe në Parlamentin Evropian?

 

 

Partia Transnacionale Radikale për Ukshin Hotin

 

Shkruan: Bislim Elshani - 29 tetor 1998

 

Lexoni: Më gjerësisht

 

 

 FOTOALBUMI NGA VIZITA E ALBIN KURTIT NË FAMILJEN E UKSHIN HOTIT NË KRUSHË TË MADHE - 28. 08. 2009

____________________________________________________________

VEPRA E UKSHIN HOTIT DUHET TË FUTET NË PROGRAMET MËSIMORE, KURSE SHTËPIA E TIJ TË SHPALLET MUZE

Ukshin Hoti: Deklarata politike 

Fjala e mbrojtjes së Ukshin Hotit

Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të shndërruar në histori

“UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!”

MOIKOM ZEQO: „IDETË E PAVDEKSHME POLITIKE TË UKSHIN HOTIT“

 

DRITANGOXHAJ: „LETËR UKSHIN HOTIT -„FAJTORË“ JANË SHQIPTARËT, I NDERUAR PROFESOR!“

 BESNIK KRYEZIU - LETËR UKSHIN HOTIT: „PROFESOR, REPUBLIKA E KOSOVËS ËSHTË ENDE PENG“

 MOSRESPEKTIMI I UKSHIN HOTIT TREGON NJË DIFEKT TË SHOQËRISË KOSOVARE: MUNGESËN E SHOQËRISË CIVILE!

(www.pashtriku.org - 21.07.2007)

   Këto ditë derisa po zhvillohej një debat sqarues lidhur me anulimin e Akademisë Politike për Mr.Ukshin Hotin, në adresë të pashtriku.org ka arritur edhe një letër nga z.Bislim Elshani, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Bacit Ukë, i cili ka shpërfaqur mendimin e tij për këtë çështje.

   Me këtë rast dua t´ia përkujtoi lexuesve, se Bislim Elshani, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndriçimin e fatit të Mr. Ukshin Hotit. Për këtë qëllim ai shkroi dhe mblodhi një material voluminoz të përmbledhur si: “ Dosja U H",  të cilën e boton në revistën e përmuajshme „EKSKLUZIVE“, Nr.5, Maj - Qershor 2000. Për më tepër, Bislim Elshani në vitin 1995 ka përgatitur për botim edhe librin e Ukshin Hotit: ”FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE”

    Bislim Elshani në letër shkruan:

   “Ukshin Hoti është një figurë dhe një personalitet shumë i madh për kaçikun e ndonjë klubi, qoftë dhe politik, qoftë dhe me ndonjë emër të nderuar si ai i Afrim Zhitisë. Ai është madje tejet i madh edhe për një gazetar si Qani Mehmedi. Me këtë rast nuk dua të fyej as klubet dhe as individët, por dua të përkujtoj se i takon institucioneve të një shkalle më të lartë që të merren me emrin "e harruar" të Ukshin Hotit. Pra në rend të parë turpi u bie mbi qafë Universitetit dhe Akademisë së shkencave, ndonjë ministrie për arsim e kulturë, në mos dhe krejt qeverisë. Megjithëse "e zënë" me çështjen e statutit, përkujtimi i Ukshin Hotit nga ana e saj jo vetëm do të tregonte para së gjithash një respekt për veten por edhe do t'i tregonte botës për vendosmërinë e klasës politike kosovare për t'i shkuar deri në fund gjërave.

Ukshin Hoti (Lubjanë - Qershor 1990)

    Në anën tjetër, mosrespektimi i Ukshin Hotit tregon dhe një difekt tjetër të shoqërisë kosovare: mungesën e shoqërisë civile. E kam fjalën për atë lloj shtrese shoqërore të pavarur nga interesat politike të ditës. Më duhet të përfundoj kështu, sepse në nivelet e larta që përmenda akoma zotëron mendimi se me Ukshin Hotin duhet të merren ata të cilët ai i përkrahu: gjenerata studentore e vitit `81 dhe kontigjenti intelektual rreth LPK-së e UÇK-së. Ndërkaq, vetë Ukshin Hoti thoshte se ky kontigjent asnjëherë nuk e pranoi atë plotësisht si të tyrin. Ftakeqësisht, kjo ishte e vërtetë.

   Shiko analizat politike, qoftë dhe të një Jakup Krasniqi apo të ndonjë anëtari tjetër të PDK-së. Nuk gjen dot në to asnjë gjurmë të mendimit politik të Ukshin Hotit. Shiko dhe web-faqen zyrtare të LPK-së, askund nuk e gjen dot emrin e Ukshin Hotit, përpos me rastin e ngushëllimeve pas vdekjes së nënës së tij me 2004. Do të mund të ishte publikuar në këtë faqe së paku Mbrojtja e shquar e Ukshin Hotit para gjyqit të Prizrenit. Pastaj  mund të kishte zënë vend, psh. në rubrikën "Botime", edhe ndonjë libër i Ukshin Hotit i botuar prej "Zërit të Kosovës". Natyrisht, miqtë e mij në këtë rast do të më qortojnë, e ndoshta edhe do të më shajnë, se përse nuk ua tërhoqa vërejtjen direkt e ndër sy, po dola publikisht me të. Mirëpo s'është këtu puna, puna është se Ukshin Hoti nuk u pranua tërësisht prej LPK-së.

   Shiko psh. dhe botime të tjera nga radhët e ish-LPK-istëve. Psh. në librin "Atentatet", që gjithsesi është një libër i mirë, askund s'do të gjesh emrin e tij. Mua vetë më dukej, gjersa veproja në radhët e LPK-së, sikur po e imponoja emrin e tij. E vetmja gjë pozitive ishte se iniciativat e mia nuk kundërshtoheshin.

   Në anën tjetër, po e mori iniciativën ndonjë si puna e Stavilecit, apo ndonjë tjetri nga ish-establishmenti titist, menjëherë do të kërcente ndonjë nga "radhët tona" që do të thërriste: "S'ju takon juve të merreni me Ukshin Hotin. Ai s'ishte i juaji."

   Pra përfundimi im është ky: Me Ukshin Hotin duhet të merren institucione kosovare jashtëpolitike. Dhe ato të nivelit më të lartë.

  Përshëndetje - Bislim Elshani

 (pashtriku.org - 21.07.2007)

 

Përgjigje e gazetarit Qani Mehmedi në sqarimin e Klubit politik “Afrim Zhitia“ lidhur me mosmbajtjen e Akademisë politike kushtuar Mr.Ukshin Hotit

(www.pashtriku.org - 10.07.2007 / 18:45)

 Nuk e di pse dramatizohet një iniciativë e vetvullnetshme

 DO TË ISHTE MIRË, SIDOMOS ATA QË PYESIN, TË BËJNË SË PAKU AQ SA KAM BËRË UNË 

Qani Mehmedi

Nuk e di pse dramatizohet një iniciativë e vetvullnetshme. Mirëpo meqë keni kërkuar sqarim, atëherë po e jap atë.
Në bisedë me nënkryetarin e Klubit Politik "Afrim Zhitia" Ismet Sylejmani, kemi konkluduar se do të ishte mirë të mbahet një Akademi kushtuar profesor Ukshin Hotit, mirëpo me një përmbajtje dhe formë që do t'i ofrohej madhështisë së personalitetit të tij.

Kemi bërë disa hapa në këtë drejtim, kemi konsideruar që Akademia të mbahet në ditën e daljes së tij nga burgu, mirëpo kur i kemi hyrë punës ka dalë se nuk mund t'i dalim në krye një organizimi të tillë për një muaj. Na duhej mjaft kohë në dramatizimin e teksteve të Z.Ukshin Hoti.

Edhe aktorëve poashtu u duhej mjaft kohë, prandaj doli se ka nevojë për një regjisor, kështu që edhe çështja e financimit të projektit na doli jo pa vështirësi. Shpresojmë se Akademia do të mbahet tani më në vjeshtë, mirëpo askush nuk e ka të ndaluar të ndërmarr diçka për personalitetitn e jashtëzakonshëm  të z.Ukshin Hoti. Do të ishte mirë, sidomos ata që pyesin, të bëjnë së paku aq sa kam bërë unë.

Përshëndetje,
Qani Mehmedi -
qanimehmedi@yahoo.com
10 korrik 2007 

S Q A R I M

për mjetet e informimit

 KLUBI POLITIK”AFRIM ZHITIA” KËRKON QË z.QANI MEHMEDI TË SQAROJË OPINIONIN SE: PSE NUK U MBAJT AKADEMIA POLITIKE KUSHTUAR MR. UKSHIN HOTIT

06.07.2007, Prishtinë

   Në www.pashtriku.org është publikuar projekt Ftesa publike dhe projekt ftesa personale për Akademinë Politike, që do t’i kushtohej njërit prej ideologëve të çështjes kombëtare shqiptare dhe kolosit të madh të mendimit politik Shqiptarë, politikanit dhe atdhetarit të madh, diplomatit dhe ish-të burgosurit politik, Mr. Ukshin Hoti.

   Personi me të cilin ka kontaktuar Klubi Politik “Afrim Zhitia” për organizimin e Akademisë Politike që do t´i kushtohej profesorit të famshëm Mr. Ukshin Hoti, ishte gazetari dhe publicisti i mirënjohur, njëri nga shokët dhe miqtë më të afërt të Mr. Ukshin Hotit, z. Qani Mehmedi.

Gazetari Qani Mehmedi

   Klubi Politik ”Afrim Zhitia” ka shprehur gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë për organizimin e Akademisë Politike në nderim të figurës së shquar të kombit tonë Mr. Ukshin Hotit, dhe do të jetë i gatshëm në çdo kohë, që përsëri të vehet në ballë të organizimeve ku nderohet i madhi Mr.Ukshin Hoti.

   Shkaqet e mosmbajtjes së Akademisë Politike për Mr. Ukshin Hotin, për Klubin Politik “Afrim Zhitia”, nuk janë të njohura ashtu siç  janë publikuar në www.pashtriku.org. Por meqë personi kontaktues mes Klubit Politik”Afrim Zhitia” dhe familjes se Mr. Ukshin Hotit, ishte gazetari dhe publicisti i shquar z. Qani Mehmedi, atëherë Klubi Politik “Afrim Zhitia” kërkon që z. Qani Mehmedi të sqarojë opinionin se: pse nuk u mbajt Akademia Politike kushtuar Mr. Ukshin Hotit.

Me respekt!

Klubi Politik “Afrim Zhitia”

 Reagim

 PSE KLUBI POLITIK “AFRIM ZHITIA” NUK E MBAJTI AKADEMINË POLITIKE PËR

UKSHIN HOTIN?!

 Shkruan: Sheradin BERISHA

(www.pashtriku.org – 17.06. 2007)

 ***

  * Ky veprim skandaloz dhe si i tillë skajshmërisht jonjerëzor, i ka lënduar rënd ndjenjat dhe zemrat e anëtarëve të familjes Hoti si dhe të gjithë miqve të kësaj familjeje atdhetare.

- Kujt i ka penguar mbajtja e Akademisë Politike kushtuar Mr. Ukshin Hotit, këtij kolosi të madh të mendimit politik shqiptar?!

-----

“Z/Znj - Ftoheni që të merrni pjesë në Akademinë Politike kushtuar ideologut të lëvizjes kombëtare Mr. Ukshin Hotit” -  kështu thuhet në një ftesë të përgatitur në emër të Klubit Politik “Afrim Zhitia”. Në këtë ftesë theksohet se, Akademia Politike për Mr. Ukshin Hotin, mbahet më datë 16 qershor 2007 në  “Teatrin Kombëtar”, duke filluar në ora 17:00.

Shih ftesën e datës 16.06.2007

Tashmë 16 qershori ka kaluar dhe kjo akademi nuk është mbajtur.

Duke qenë thellësisht i indinjuar lidhur me këtë akt të papërgjegjshëm, jam interesuar të mësoj shkaqet e mosmbajtjes së kësaj akademie politike, në të cilën është menduar të shpërfaqet gjithanshëm personaliteti shumëdimensionalë i kombit tonë siç është Mr. Ukshin Hoti. Sipas burimeve të afërta me organizatorët e kësaj akademie, kjo akademi ishte planifikuar të mbahet qysh më 16 maj 2007 (po në “Teatrin Kombëtar” në Prishtinë në ora 17:00), pikërisht në tetëvjetorin e “lirimit” të Mr. Ukshin Hotit nga burgu i Dubravës dhe të zhdukjes së tij pa nam e nishan.

Shih ftesën e datës 16.05.2007

Ndonëse janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme (ftesat, fjalimet, një videofilm – fjalim i Mr. Ukshin Hotit mbajtur në vitin 1992, një monolog i përgatitur nga tre aktorë të njohur nga Tirana, Tetova dhe Prishtina…) dhe për këtë gjë madhore me kohë është njoftuar rrethi i ngushtë i miqve, kjo akademi thuhet se është anuluar në momentin e fundit nga njëri prej përgjegjësve të organizimit të akademisë, me arsyetimin se “Nuk ka mundur me sigurue kohën e transmetimit të kësaj akademie në RTK”. Meqë kjo datë ka dështuar, mbajtja e akademisë është shtyrë për një muaj më vonë, për datën 16 qershor 2007, pikërisht në ditëlindjen e 64-të të Mr. Ukshin Hotit.

Sot është data 17 qershor, ndërsa akademia politike ka qenë dashtë të mbahet dje më 16 qershor 2007, por çuditërisht edhe kësaj radhe akademia nuk u mbajt dhe po i njëjti person ka dhënë të njëjtin arsyetim për anulimin e saj!

Ky veprim skandaloz dhe si i tillë skajshmërisht jonjerëzor, i ka lënduar rënd ndjenjat dhe zemrat e anëtarëve të familjes Hoti si dhe të gjithë miqve të kësaj familjeje atdhetare.

Prandaj, krejt në fund shtrohet pyetja logjike:

Kujt i ka penguar mbajtja e Akademisë Politike kushtuar Mr. Ukshin Hotit, këtij kolosi të madh të mendimit politik shqiptar?!

Sheradini63@hotmail.com

 ----------------------------------

 Në përkujtim të kolosit të madh të lëvizjes sonë kombëtare Mr.Ukshin Hotit

 KU ËSHTË UKSHIN HOTI? - AI NUK I PËRKET HARRESËS! 

Në këtë përvjetor 100% mbretëroi heshtja! Heshti UNMIK-u! Heshti KFOR-i! Heshti policia! Heshti gjyqësia! Heshtën lidershipi politik e institucional i Kosovës: Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha, Hashim Thaçi, Veton Surroi...!

 Shkruan: Sheradin BERISHA

(www.pashtriku.org - 19.05.2007)

 “Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret”. Proverb kineze

***

Më 16 maj 2007 u mbushën plot tetë vjet që kur nuk dihej asgjë për fatin e Mr. Ukshin Hotit, të këtij burri të madh të mendimit politikë shqiptar. Në këtë datë të vitit 1999, Mr. Ukshin Hoti, sipas vendimit nr. 24 – 2241– 05 të nënshkruar nga drejtori i burgut të Dubravës, Aleksandar Rakoçeviq, lëshohet me kusht (në origjinal theksohet me shkronja çirilicë “UCLOBNI OTPUST” (shih më poshtë dokumentin *), pas mbajtjes së dënimit prej pesë vjetësh, që ia kishte shqiptuar gjykata serbe në Prizren.

Burgu i Dubravës (Maj 1999)

Pas përfundimit të luftës, disa të burgosur që ishin ndarë për herë të fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanë thënë se ishte ditë e diele (një ditë e pazakonshme për lirim nga burgu) kur baca Ukë (kështu e thërrisnin ata) ndërmjet orës 10 – 11 të paradites, i shoqëruar nga tre punëtorë të sigurimit serb, është nxjerrë nga ambientet e brendshme të burgut të Dubravës. Dhe pas këtij momenti, sot e atë ditë, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e këtij intelektuali, politologu e atdhetari të shquar.

***

“Ku është Ukshin Hoti?" - është thirrur qindra herë nëpër protesta të organizuara pas përfundimit të luftës.

 “A është gjallë apo i vrarë Ukshin Hoti?” - ishte njëra nga pyetjet më të shpeshta që është bërë në këto tetë vite të pasluftës në Kosovë.

Por, për fat të keq, deri më tani askush s’ka dhënë përgjigje të plotë në këto pyetje.

Ku është Ukshin Hoti?

***

Dihet mirëfilli se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, mbi 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur. Në këtë periudhë kohore mësohet se janë rrëmbyer me dhunë mbi 3 mijë shqiptarë, ndërsa janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Për tetë vjet rresht, mijëra familje shqiptare kanë pritur dhe po presin akoma në ankth një lajm të mirë për bijtë e tyre të zhdukur (të pagjetur), a të marrë pengë nga forcat militare e paramilitare serbe. Dhe për fat të keq, sot e kësaj dite shumica e të zhdukurve gjatë luftës, janë gjetur nëpër varrezat masive në Batajnicë e në vende tjera të Serbisë, ndërsa akoma nuk dihet për fatin 2087 shqiptarëve të tjerë.

Përkundër kësaj gjëme kombëtare, këto ditë në Kosovë ka nisur një iniciativë me moton: “Fillesa shqiptare për pajtim me popullin serb”, dhe çuditërisht kjo iniciativë është bërë publike më 16 maj 2007, pikërisht atë ditë kur u mbushën plot tetë vjet nga”zhdukja pa gjurmë e Mr.Ukshin Hotit”. Konsideroj se nismëtarët e kësaj “fillese për pajtim” (me ata që nuk kërkuan kurrë falje për krimet e kryera në Kosovë) pikërisht më 16 maj, është një veprim i keq dhe si i tillë skajshmërisht i papërgjegjshëm. Dora e zgjatur e z.Ibrahim Kelmendi (që ka vu firmën mbi këtë nismë) dhe të gjitha duartë e atyre që qëndrojnë prapa tij jam i bindur se, do mbeten pezull në ajër, sepse dora e përgjakur e palës tjetër, edhe pse kanë vrarë e prerë fqinjët shqiptarë, nuk do të afrohet për këtë ”pajtim historik”!!!

***

Në qershor të vitit 1999 intelektuali dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqos, nëpërmjet një apeli për opinionin publik shqiptarë, si dhe atë ndërkombëtar “për kancelaritë diplomatike të botës”, kërkoi zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit, që - siç thotë ai: “të mos e pësojë dhe të mos zhduket pa nam e nishan.”

M. Zeqo në këtë apel, ndër të tjera ka shkruar (po citoj): “Politikisht shqiptarët e Kosovës merren shpesh në mënyrë të paprinciptë me njëri-tjetrin, grinden, shahen dhe përçahen, në një kohë që duhet vetëm të bashkohen. Këta politikanë shëtisin nëpër botë, japin intervista dhe i japin shumë rëndësi kultit të vetvetes dhe protagonizmit vetjak. Çuditërisht, këta politikanë nuk flasin, ose harrojnë të flasin, për Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i përket harresës. Ai është në vetë thelbin e kujtesës së kombit. Ukshin Hoti nuk mund të vdesë dhe në të vërtetë nuk ka për të vdekur kurrë. Qenia e tij intelektuale është e pashlyeshme dhe është prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanë nevojë urgjente për mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithçka dhe askush nuk ka të drejtë të jetë mosmirënjohës, të mos ketë respekt apo të mos përkulet me nderim përpara figurës së tij.”

Motra Myrvete dhe vëllau Afrim Hoti

Që nga qershori 1999, kur z. Zeqo e bëri këtë apel, politikanët e Kosovës nuk kanë ndryshuar asgjë në mendësinë e tyre politike. Çuditërisht, edhe pas tetë vjetëve, kjo kast politikanësh skajshmërisht të papërgjegjshëm nuk folën (jo se harruan të flasin) për Ukshin Hotin.

Kjo heshtje e tarafit politik e institucional të Kosovës është më shumë se indiferentizëm. Moikom Zeqo në apelin e tij për Ukshin Hotin, zëshëm thotë (po citoj):”Indiferenca është kriminale. Indiferenca nuk është gjë tjetër veçse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasësit e tij”.

***

Pas përfundimit të luftës, familja e Mr. Ukshin Hotit, veçanërisht motra e tij Myrvetja - ka trokitur në të gjitha dyert e institucioneve ndërkombëtare dhe ato të Kosovës, ku ka kërkuar me ngulm ndriçimin e fatit të Mr. Ukshin Hotit. Dhe nga të gjitha takimet që ka pasur znj. Myrvete ka marrë premtime se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti, mirëpo, për fat të keq, deri më sot përveç fjalëve të ëmbla dhe premtimeve boshe nga unmikasit dhe politikanët tanë të tredhur politikisht,  asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Dhe, kështu për vendndodhjen e Mr. Ukshin Hotit ende nuk dihet asgjë, ndonëse ka shumë spekulime për fatin e tij!

***

Edhe këtë 16 maj (si çdo vit tjetër) nuk u mbajt asnjë tubim përkujtimor për Mr. Ukshin Hotin – për këtë simbol të sakrificës shqiptare. Askush, asnjë fjalë të vetme nuk e tha se ku është Baca Ukë!

Në këtë përvjetor 100% mbretëroj heshtja!

Heshti UNMIK-u! Heshti KFOR-i! Heshti policia! Heshti gjyqësia! Heshtën lidershipi politik e institucional i Kosovës: Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha, Hashim Thaçi, Veton Surroi...!

Pra, për Ukshin Hotin e madh, heshtën të gjithë! Kjo është e çuditshme, vërtet shumë e çuditshme !!!

sheradini63@hotmail.com


* Vendimi i drejtorit të burgut të Dubravës Aleksandar Rakoçeviq

 

Kthehu ne fillim

----------------------------------------- 

 Në përkujtim të figurës madhore të Ukshin Hotit

 Ukshin Hoti - kolosi i mendimit politik...

 UKSHIN HOTI: “DJEMA, MBAHUNI TË FORTË, SHUMË SHPEJT DO TË SHIHEMI...!”

 Shkruan: Ismet MAHMUTI

(pashtriku.org:16.05.2007)

--------------------- 

,,Bashkimi kombëtar duhet bërë, ky bashkim imponohet si domosdoshmëri për zhvillimin normal, stabilizues dhe të sigurisë që i takon kombit. Mirëpo,  për ta bërë këtë, shqiptarët duhet kuptuar se Piemont i idesë së bashkimit duhet të jetë Tirana. Çdo përpjekje që bëhet pa u kuptuar kjo, është vetëm në funksion të asaj që ideja të ekzistojë…!’’ Mr.Ukshin Hoti

 * Fjala e fundit për bashkëvuajtësit për liri, më 16 maj 1999, kur po e nxirrnin nga pavijoni për ta humbur pa nishan: ,,Djema, mbahuni të fortë, shumë shpejt do të shihemi…!’’ - ishte mesazh që dilte nga mendimi politik i tij, i kultivuar në Burgun e Dubravës, në pjesën e dytë të viteve të 90-ta.

***

          Kish kohë që në burgjet serbe kishte depërtuar informata se mr. Ukshin Hoti është ridënuar në Gjykatën e Qarkut të Prizrenit dhe të burgosurit politikë në Burgun e Dubravës e prisnin transferimin e tij në mesin e tyre.  Në pritje të tij akëcili i burgosur politik në imagjinatën e vet kishte konceptuar një model njeriu që do t’i ngjante Ukshin Hotit. Ishte viti 1995, kur nga Burgu i Prizrenit e sollën në atë të Dubravës, idënuar me 5 vjet burg. Ishte dënuar me Akuzën se kishte cenuar tërësinë territoriale të shtetit jugosllav, duke dashur ta bënte “Shqipërinë e Madhe”!?! Gjithashtu, i vihej në barrë edhe akuza se kishte ndihmuar dhe kishte bashkëpunuar me Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK). Akuzohej edhe për ,,faje’’ të tjera politike, por siç thoshte edhe vetë Ukshini, këto dyja ishin ,,fajet’’ më të rënda.

Kopja e tekstit të Aktakuzës së ngritur në vitin 1994 nga gjykata serbe - kundër Mr.Ukshin Hotit

          Viti 1995 ishte njëri ndër vitet e deklarimeve të shumta verbale për zgjidhjen e çështjes së lirisë së Kosovës me dialog me Serbinë. Këto deklarime në fund të fundit s’ishin gjë tjetër veç një dëshirë, e cila kishte marrë kah krejtësisht tjetër ndaj qëllimit. Shërbimi sekret i Serbisë dhe policia e okupatorit, në këto rrethana, ishin fokusuar në ndjekjen e atyre që tregonin gatishmëri për veprim politik e ushtarak kundër Serbisë.

          Pushtuesi serb në veçanti donte të eliminonte ndikimin e atyre, të cilët në një moment të caktuar do të mund të bëheshin udhëheqës politikë për të gjitha shtresat. Serbia nuhaste kohë dhe rrethana të tjera, andaj nuk dëshironte që asgjë t’ia linte rastit.

          Arrestimet e mëhershme, e në veçanti arrestimi i Ukshin Hotit, ishin në funksion të asaj që, edhe po të ndodhnin rrethana, të mbetej rast i humbur për shqiptarët. Sido që të jetë, koha tregoi se llogaritë e Serbisë për rastet e humbura ishin dështim për të, por edhe me pasoja shumë të mëdha për shqiptarët.

          Shkakun e arrestimeve serbe të veprimtarëve politikë shqiptarë e dinte profesor Ukshin Hoti më mirë se askush tjetër. Madje, ai i dinte dhe i sqaronte faktet historike se okupatorët me së lehti arrijnë të ushtrojnë okupimin mbi popuj në rastet kur atyre u vihen në ballë udhëheqës të pakontrollueshëm si produkt i rrethanave të caktuara politike. Profesor Ukshin Hoti në qelitë e burgut, ose në kolektiv, ishte një mësues politik me ndikim të madh. Nuk hezitonte të saktësonte: ,,Okupatorët provojnë që përmes individit të kontrollojnë masat e gjera...”

          Thellësia e mendimit politik që kishte Ukshin Hoti vihet në spikamë edhe në një rast tjetër në Burgun e Dubravës. Ndodhi që për shkak të deklarimit të tij në Gjykatë se arrestimi i tij ishte mirëpritur apo stimuluar nga disa qarqe të alternativës politike shqiptare në Kosovës, bëri që disa nga të burgosurit ta shikonin pak si ijas. Mirëpo, pas kontakteve dhe bisedave me Ukshinin, në qeli ose në ambiente të hapura ata do të kuptojnë se janë viktimë e karakterit të tyre që ua keqpërdorte dikush tjetër.

          Në ato kontakte e biseda me të burgosur Ukshin Hoti përpiqej që bashkëbisedave t’ua sqarojë faktin se për ta nuk duhet të ekzistojë motivi i rrejshëm për t’u përballur me sfidat në burg, por motivi real duhej të ishte fakti se tek ata të ekzistojë dëshira reale për bërjen e shtetit dhe gatishmëria e të vepruarit konkret.

          Bindja politike e shumë të burgosurve se për bërjen e shtetit mjafton të vuajnë atë që vuanin dhe besimi në atë se, sa më e madhe të jetë akuza, aq më e madhe do të jetë fama, ishte një vetëmashtrim për akëcilin të burgosur. Në këtë drejtim profesor Ukshin Hoti mbronte tezën se ushtria dhe shteti lindin në luftë, se ushtria dhe shteti nuk janë pjellë e pacifizmit.

Burgu i Dubravës, prej ku doli për herë të fundit Mr.Ukshin Hoti

          Mësimet politike të Ukshin Hotit gradualisht, për rrugët që mund të sillnin në liri, do të përvetësohen edhe nga ithtarët e alternativës pacifiste. Sipas Ukshinit, vrapimi pas famës mund të shpjerë në donkishotizëm, kurse veprimet politike kanë kuptim në vete, vetëm atëherë kur një njeri apo shumë sish me veprimet e tyre bëjnë që fama t’u vijë pas.

          Mendimi politik i Ukshin Hotit në përgjithësi është i njohur për opinionin shkencor dhe politik. Në burg ato ishin vlerë më vete. Mund të themi se shumë nga mendimet e tij edhe sot funksionojnë si mesazh i qartë për zgjidhjen e problemeve më madhore që kemi si popull dhe si komb. Të vë këtu në spikamë mendimin e Profesor Ukshinit përreth idesë së bashkimit kombëtar shqiptar: ,,Bashkimi kombëtar duhet bërë, ky bashkim imponohet si domosdoshmëri për zhvillimin normal, stabilizues dhe të sigurisë që i takon kombit. Mirëpo,  për ta bërë këtë, shqiptarët duhet kuptuar se Piemont i idesë së bashkimit duhet të jetë Tirana. Çdo përpjekje që bëhet pa u kuptuar kjo, është vetëm në funksion të asaj që ideja të ekzistojë…!’’

          S’do mend se mendimi politik i Ukshin HotitBurgun e Dubravës nuk ishte në harmoni me mendimet e atyre që kishin botëkuptim poetik e letrar për bërjen e shtetit e të bashkimit kombëtar. Dhe, për faktin se Ukshini aktualisht konsiderohet i zhdukur, nuk është aspak e dobishme, e mbi të gjitha nuk është e njerëzishme, që mendimi i tij politik të përshtatet me mendimet devijante të akëcilit sot.  Shembull tipik për këtë tendencë është, Naser Hysaj, me “Dubrava - Rruga drejt vdekjes” (!?!).

          Duke e analizuar në rrethana të lirisë mendimin e Ukshin Hotit, të cilin arrinte t’ua shfaqte bashkëvuajtësve shqiptarë në rrethana burgimi të një okupatori më çnjerëzor, mund të përfundosh esëll: Ai ishte kolos i mendimit politik i pashfrytëzuar nga shoqëria shqiptare në periudhën përgatitore për Luftën Çlirimtare të Kosovës. Ishte fat, edhe në burg, të ishe pranë Ukshin Hotit. Fjala e fundit për bashkëvuajtësit për liri, më 16 maj 1999, kur po e nxirrnin nga pavijoni për ta humbur pa nishan: ,,Djema, mbahuni të fortë, shumë shpejt do të shihemi…!’’ - ishte mesazh që dilte nga mendimi politik i tij, i kultivuar në Burgun e Dubravës, në pjesën e dytë të viteve të 90-ta.

 Kthehu ne fillim

--------------------------------------------- 

 KU ËSHTË UKSHIN HOTI: SUPOZIMET DHE HAMENDJET

 

 Shkruan: Bislim ELSHANI

Oberwil, më 29.05.1999

 --------------------

Sipas një burimi të paautorizuar serb, thuhet se intelektuali shqiptar, Ukshin Hoti, tashmë është liruar nga burgu.Thuhet se ai ka dalë nga porta e burgut të Dubravës (afër Istogut) në datën 16 maj të këtij viti(1999), në ora 11:00. Në dyshimin e një avokati se përse ky lirim të jetë bërë të dielën, gjë që është në kundërshtim me rregullat dhe me praktikën e administratës serbe, dhe për më tepër, është një ditë para afatit, ky burim nuk pati koment.

E vërteta është se Ukshin Hoti është arrestuar më 14 maj të vitit 1994, mirëpo sipas ligjeve serbe, koha e kalimit në hetimet policore, të cilat mund të zgjasin deri në tri ditë, nuk i llogaritet në afatin e dënimit.  Sidoqoftë, lirimi një ditë para kohe i Ukshin Hotit duket të jetë bërë sipas ndonjë taktike policore, që ska të bëjë me rregulla e ligje, ashtu si dhe vetë arrestimi i tij para 5 vitesh. Taktika mund të jetë bazuar në parashikimin e ndonjë ndërhyrjeje të mundshme të ndonjë subjekti politik apo humanitar, apo edhe qoftë të ndonjërit nga familjarët e tij, për ta marrë z.Hoti në dorëzim ditën zyrtare të lirimit të tij, dmth. të nesërmen, më 17 maj. Pra lirimi një ditë para kohe mund të jetë bërë për të shmangur një situatë të tillë, dhe për më tepër, për të zhvilluar skenarin vetjak serb të trajtimit të mëtejshëm të Ukshin Hotit.

Dhe një skenar i tillë është po aq i paparashikueshëm sa dhe gjithë politika serbe e 10 viteve të fundit, mirëpo një gjë megjithatë mund të merret me mend: duke qenë se Ukshin Hoti nuk do të ketë pranuar skemën serbe të zgjidhjes së problemit të Kosovës, ashtu siç do të ketë pranuar psh. z.Rugova, dhe duke qenë se ai ka mjaft autoritet sa për të lënë në hije të gjitha forcat politike shqiptare në të cilat shpreson Serbia, shtabi i Millosheviqit do të ketë ardhur në përfundim që megjithatë është më mirë që ai të mbahet në izolim edhe për ca kohë, derisa të përfundojë më në fund kjo çështje, të cilës gjendja e tij e lirë mund t´ia ndryshonte rrjedhën.

Sidoqoftë, nëse Ukshin Hoti vërtet është liruar, atëherë ku është ai? Rrugët e fatit të tij që nga lirimi do të ishin të panumërta. Heshtja që po mbahet rreth tij nga shqiptarët është e pakuptueshme. Kjo heshtje mund të justifikohet vetëm në rast se është vërtetuar tashmë dalja e tij nga burgu dhe gjendja shëndosh e mirë në ndonjë vend të sigurt. Në të kundërtën, apelit të hedhur nga Moikom Zeqo, dhe shqetësimeve të dy akademive lidhur me fatin e Ushin Hotit, duhet t´i bashkohen të gjitha forcat politike e intelektuale shqiptare.

P.S – Këtë informatë e mora dje ( më 28.05.1999) në mëngjes nga një avokat, të cilit, me kërkesën e tij, nuk guxojmë t´ia përmendim emrin (për shkak të rrethanave në të cilat gjendet). Emri i burimit serb është gjithashtu i njohur, si nga avokati, ashtu dhe nga unë, por edhe ai ka kërkuar që të mos i përmendet emri.

&

Bislim Elshani, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndriçimin e fatit të Mr. Ukshin Hotit. Për këtë qëllim B.Elshani  për revistën e ilustruar „Ekskluzive“(Nr.5 Maj – Qershor 2000)  shkroi dhe mblodhi një material të bollshëm të përmbledhur si:“ Dosja UH). z.Elshani në vitin 1995 ka përgatitur për botim edhe librin e Ukshin Hotit:“Filozofia politike e çështjes shqiptare“...

Kthehu ne fillim

--------------------------

   Intervistë me Mr. Ukshin Hotin*

 REPUBLIKËN E KOSOVËS E KONSIDEROJ TË FORMUAR, POR DUHET AKOMA SHUMË PËR TË BËRË, QË TË JETË I PRANUAR NGA TË TJERËT

 

Bisedoi: Sheradin BERISHA

Krushë e Madhe, Maj 1992

 ----------------------

Ukshin Hoti u lind në vitin 1943 në Krushë të Madhe. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesmen në Prizren dhe në Prishtinë. Fakultetin e Shkencave Politike e mbaroi në Zagreb, ndërkaq studimet posdiplomike – drejtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare politike dhe ekonomike në Beograd. Specializoi në Universitetin e Çikagos, Harvardit, Bostonit, Uashingtonit dhe të Kembrixhit. Disa vite ka kryer detyrën e sekretarit në Sekretariatin për marrëdhënie ndërkombëtare në KE të KSA të Kosovës si dhe ishte ligjërues në Fakultetin Juridik të UP-së. Më 21.XI.1981 (pas një aktiviteti politik legal e ilegal) në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë dënohet me 9 (nëntë) vjet burgim në grupin e intelektualëve. Aktualisht punon në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.

***

GURRA: Nga historia e largët dhe e afërt, mësojmë se lindja e shteteve të reja kalon nëpër sprova të rënda. Duke pas parasysh rivalitetet në politikën ndërkombëtare, ku gjindet Kosova drejt synimit për shtetësi?

 HOTI: Ndodhemi atje, ku pata thënë edhe në tryezën e organizuar në Billushë (në shtator të vitit 1991). Atëherë sa më kujtohet, u shfaq mendimi i tillë që të formohet Qeveria, të formohet policia, ushtria, mbrojtja territoriale, të legalizohet lëvizja…dhe gjëra të ngjashme. Qeveria është formuar, por akoma vepron në ilegalitet e do të duhej të vepronte legalisht, që të njiheshim me autorët e saj dhe ata të qëndrojnë në ballë të proceseve, por në vend, jo jashtë Kosovës. Me fjalë të tjera, Republikën e Kosovës e konsideroj të formuar, por që duhet akoma shumë punë për të bërë, që të shihet realisht nëse është e pranuar edhe prej të tjerëve. Kjo punë do të mund të rezymohej si rezistencë aktive e jo pasive. Mendoi se faktori i jashtëm nuk ka ndonjë arsye reale, të refuzojë obsekimin e Republikës dhe se faktori i brendshëm duhet të tregojë po aq gatishmëri për rrezikimin e stabilitetit sa edhe kundërshtari. Këtë gatishmëri nuk është duke e treguar, por pritet ta tregojë.

GURRA: Ndonëse jetojmë në kohë të modernizimit…, në Evropë e gjetiu luhen akoma lojëra të vjetra dhe ne shqiptarët mund të pësojmë përsëri si në të kaluarën historike. Çka mendoni, a ekziston rreziku për marrjen e vendimeve të gabuar nga BE-ja…dhe ç´duhet bërë ne për t´u evituar kjo gjë?

 HOTI: Shtetet nuk vendosin në mbështetje të emocioneve, por të interesave. Interesi primar i momentit për Evropën është vënia e themeleve të reja dhe për këtë shkak ajo nuk është duke i luajtur lojërat e vjetra. Përkundrazi po përpiqet t´i evitoj konfliktet. Interesi ynë është pikërisht i njëjtë - evitimi i konflikteve të vjetra, por jo në dëm të kombit.

Faksimili  i revistës „Gurra“ ku flet Mr.Ukshin Hoti.(faqja 8 e kësaj reviste)

----------------------------------------------

GURRA: z. Hoti, dihet mirëfilli se Këshilli Koordinues i Partive Politike të Kosovës ka hartuar tri opsione për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe këtë projekt e kanë paraqitur në Hagë. A janë formuluar drejtë këto opsione, dhe cili është mendimi juaj për këtë çështje?

HOTI: Nuk janë formuluar në mënyrë të drejtë, për shkak se detyrë e forcave politike ka qenë të përcaktuarit preciz të opsioneve të mundshme, e jo kalkulime me to. Megjithatë, tani mbeten vetëm dy opsione: ai i Republikës dhe i Bashkimit Kombëtar. Dhe, përsëri faktori i brendshëm do të duhej të vlerësonte, se cili opsion është i mundshëm për momentin. Në situatën e krijuar rreth problemit të ish-Jugosllavisë, na duket prioritare dhe i pashtyeshëm konstituimi i menjëhershëm i Republikës së Kosovës dhe pastaj ajo le të merret me çështjet tjera.

GURRA: Tashmë LDK-ja ka paralajmëruar se deri në fund të majit do të organizohen zgjedhjet e lira në Kosovë. A do të jenë të suksesshme këto zgjedhje?

HOTI: Varet nga përmbajtja e tyre, rezultati dhe nga ajo se çka dëshirohet të arrihet me to. Në qoftë se synohet rregullimi i çështjeve të brendshme ende të parregulluara në favor të Republikës, në mënyrë të sinqertë, atëherë mund të kenë sukses. Por, nëse synohet avancimi i interesave partikulare të grupeve brenda partive apo partive në llogari të partive tjera, atëherë s´do të arrihet asgjë.

GURRA: Në revistën“Zëri“ Jonathan Eyal deklaroi, se:“…atë që duhet evituar populli shqiptar është situata e kurdëve“. A ekziston një rrezik i tillë?

HOTI: Ndryshimi me kurdët është, se ne ndodhemi në Evropë dhe nuk mendoj se z.. J. Eyal i merr parasysh konsekuencat, që do të dilnin nga një imponim i tillë i situatës së kurdëve.

GURRA: Pas fitores së Partisë Demokratike në Shqipëri, fitohet përshtypja sikur më parë (në të kaluarën) në Shqipëri është ndjekur një kurs i gabuar politik, që për pasojë pati varfërinë e theksuar dhe eksodin e shqiptarëve jashtë vendit. A ka mundur udhëheqja e atëhershme të ndryshojë gjendjen e krijuar?

HOTI: S´ka dashur, për hir të interesit të ndryshimeve të brendshme në favor të demokracisë.

GURRA: Pse BE-ja heziton ta pranojë Maqedoninë si shtet të pavarur?

HOTI: Kjo lidhet me faktorin e jashtëm dhe me reagimin eventual të Serbisë ndaj një akti të tillë. Hezitohet nga komplikimi i mëtejmë i situatës në Ballkan. Megjithatë kjo do të tejkalohet. E shqiptarët doemos do të jenë në nivelin e situatës, përndryshe nuk shoh se ka ndonjë rrugë tjetër.

GURRA: z. Hoti, janë hedhur hapat për mbajtjen e Kuvendit për Pajtim dhe Bashkim Kombëtar. Për këtë qëllim janë organizuar edhe disa takime të intelektualëve shqiptarë, në të cilat keni marrë pjesë edhe ju. Ta zëmë çfarë pikëpamjesh keni paraqitur në simpoziumin e mbajtur në Shkup?

HOTI: Në fund të vitit të kaluar (1991) në Shkup u mbajt një simpozium mbi shqiptarët në Maqedoni, dhe në punimin tim „Republika dhe lufta“, kam thënë se janë krijuar kushtet për krijimin e një filozofie politike, e cila do të punonte në shërbim të pajtimit dhe bashkimit kombëtar. Mendoj se kuvendi i tillë, do të duhej të ishte ndër instrumentet e qenësishme për realizimin e këtij qëllimi, po nuk mund të paraqitet (ky kuvend) në ndonjë funksion, kompetencat e së cilës – pastaj (për shkak të kësaj paraqitjeje) do të tejkaloheshin. Çështjet e këtilla janë çështje të shtetit, dhe, prandaj kuvendet e tilla janë instrument i shtetit, por jo vet shteti.

GURRA: Cili është shpjegimi juaj lidhur me dorëheqjen tuaj nga LDK-ja?

HOTI: Do të doja që LDK-ja të jap shpjegime të duhura e jo unë. Meqenëse ata po e konsiderojnë të arsyeshme që të mos jepen shpjegime, edhe unë do të heshti deri në momentin, kur do të jetë e domosdoshme t´i sqarojmë gjërat.

GURRA: Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri fitoi PD-ja, a besoni se kjo parti është e aftë ta nxjerrë vendin nga kriza e përgjithshme?

HOTI: Stabiliteti i Shqipërisë është i lidhur me stabilitetin e raporteve në Ballkan, e ato raporte nuk mund të stabilizohen pa Republikën e Kosovës. Andaj, edhe suksesi i demokracisë në Shqipëri varet nga shkalla e konsensusit të arritur rreth zgjidhjes së problemit shqiptarë. PD-së mund t´i urojmë sukses në përpjekjet e duhura.

GURRA: Si e shikoni të ardhmen e Evropës së Bashkuar?

HOTI: Evropën e Bashkuar nuk e shoh si mbështetje të diktatit të një apo dy fuqive, por në mbështetje të popujve të saj. Evropa do të duhej të ishte në funksion të vetvetes, e jo në funksion të dominimit të jashtëm.

GURRA: Si ekspert i politikës, çfarë do t´i këshillonit politikanët e rinj?

HOTI: Të jenë të vetëdijshëm për interaksionin, ose lidhjen midis faktorit të brendshëm dhe të jashtëm. Dhe kur këtë ta kenë të qartë, atëherë nuk do të ketë frikë për interesat e Kosovës dhe të shqiptarëve…

GURRA: Po çfarë do t´i këshillonit drejtuesit e revistës ”Gurra”?

HOTI: Bashkimin e të gjitha revistave lokale, për të nxjerrë një revistë të nivelit republikan, përndryshe do e feudalizoni Kosovën (qeshet) dhe feudalizimi i Kosovës gjithmonë ka qenë rrezik dhe pengesë reale për evropianizimin e saj. Puna është që të luftohet feudalizimi e jo të avancohet.

Poenta e evropizimit është që Kosova të ngritet në nivelin e Evropës, e nuk mund të jetë e tillë shpërngulja prej saj e as imitmi i Evropës. Kosova ka resurse të mjaftueshme dhe rini të mrekullueshme, e cila do të duhej të martohej me Kosovën në Evropë, e jo me Evropën në Kosovë.

GURRA: Ju faleminderit për këtë bisedë!

...

E botuar në: Revistën “GURRA” - e përmuajshme kulturore - letrare dhe informative për regjionin e Vërrinit / Nr. 2 viti I, Maj 1992, faqe 7 - 9.

 *Intevista me Mr.Ukshin Hoti është zhvilluar në Krushë të Madhe, në shtëpinë e tij tashmë të djegur e të shkrumuar nga njësitë barbare serbe (në fund të marsit 1999).

Kthehu ne fillim

------------------------------------------

   Apel për Ukshin Hotin

UKSHIN HOTI NUK I PËRKET HARRESËS. KOSOVA DHE KOMBI SHQIPTAR KANË

NEVOJË URGJENTE PËR MENDIMIN E UKSHIN HOTIT 

 Shkruan: Moikom ZEQO

---------------------------------------

Politikisht shqiptarët e Kosovës merren shpesh në mënyrë të paprinciptë me njëri-tjetrin, grinden, shahen dhe përçahen, në një kohë që duhet vetëm të bashkohen. Këta politikanë shëtisin nëpër botë, japin intervista dhe i japin shumë rëndësi kultit të vetëvetes dhe protagonizmit vetiak. Çuditërisht, këta politikanë nuk flasin, ose harrojnë të flasin, për Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i përket harresës. Ai është në vetë thelbin e kujtesës së kombit. Ukshin Hoti nuk mund të vdesë dhe në të vërtetë nuk ka për të vdekur kurrë. Qenia e tij intelektuale është e pashlyeshme dhe është prezente kudo.

-Kosova dhe kombi shqiptar kanë nevojë urgjente për mendimin e Ukshin Hotit. Ukshin Hoti plotëson mangësitë e politikanëve tjerë. Ukshin Hoti është më i emancipuar, më trim dhe më i vendosur se shumë nga elita intelektuale e Kosovës.

-Ukshin Hoti sakrifikoi gjithçka dhe askush nuk ka të drejtë të jetë mosmirënjohës, të mos ketë respekt apo të mos përkulet me nderim përpara figurës së tij.

-Ukshin Hoti e bëri sakrificën jo për individët, jo për emrat e lakuar të politikës, po për vetë Kosovën, për vetë kombin shqiptar.

-Ukshin Hoti është emblemë përfaqësuese e Kosovës, një hero i Kosovës.

E bëj këtë apel publik jo i shtyrë nga miqësia ime vetiake me Ukshin Hotin. Miqësia vetiake në këtë rast nuk ka asnjë kuptim. E bëj këtë apel publik i shtyrë nga vlera e qëndrueshme qytetare, morale dhe mbarëkombëtare e Ukshin Hotit.

-Ukshin Hoti duhet të jetojë. I duhet ndalur dora policisë dhe gestapos serbe që Ukshin Hoti të mos e pësojë dhe të mos zhduket pa nam e nishan.

Apeli për Ukshin Hotin duhet të jetë një nga motivet më të thekshme dhe të përditshme të diplomacisë shqiptare, të shtetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, të tërë kancelarive diplomatike të botës.

Rasti i Ukshin Hotit u duhet sugjeruar tërë organizmave ndërkombëtarë. Të gjithë duhet të bëjmë diçka për ta shpëtuar, në mënyrë që të mbijetojë Ukshin Hoti.

Indiferenca është kriminale. Indiferenca nuk është gjë tjetër veçse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasësit e tij.

Jeta e Ukshin Hotit është e shenjtë. Atë nuk mund ta përdhosë dhe as ta shkatërrojë askush.

Ukshin Hoti është një nga bijtë më të mëdhenj të Kosovës dhe të kombit shqiptar.   

 Qershor 1999

Kthehu ne fillim

-----------------------------------

MENDIMI POLITIK I UKSHIN HOTIT ËSHTË NJË MENDIM SUI GENERIS NË KOSOVË,

 POR EDHE NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE...

Arsim BAJRAMI

Ukshin Hoti është një përfaqësues tipik i filozofisë realiste politike

Ukshin Hoti është një figurë e ndritur e kombit tonë i cili tërë potencialin e vet shkencor ia kushtoi çështjes sonë madhore, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai është martir i vërtetë kombit i cili u vetëflijua për idealet e mëdha kombëtare. Mendimi politik i Ukshin Hotit është një medim sui generis në Kosovë, por edhe në trojet etnike shqiptare, meqenëse shquhet me tri atribute që atë e bëjnë të posaçëm.

Librat e Mr.Ukshin Hotit

-Atributi i parë është fakti se mendimi i tij është mendim profesional dhe shkencor. Ai me një kompetencë të veçantë profesionale dhe shkencore i qaset problemit të Kosovës si dhe problemeve që janë të lidhura me Kosovën.

-Atributi i dytë është realizmi. Ukshin Hoti është një përfaqësues tipik i filozofisë realiste politike. Ai fenomenet dhe dukuritë politike i trajton ashtu siç i sheh, pa zbukurime, i jep mendimet e veta si dhe porositë e qarta.

-Atributi i tretë që e shquan mendimin politik të Ukshin Hotit është pragmatizmi. Si politikan, si arkitekt i mendimit politik, ai nuk i jep vetëm vlerësimet reale, por njëkohësisht i jep edhe qasjet e tij pragmatike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Natyrisht se një qasje të tillë të thelluar atij ia kanë mundësuar njohja e shkëlqyeshme e doktrinave politike si atyre të Perëndimit, ashtu dhe të atyre të Lindjes.

(Shkëputur nga Dokumentari televiziv për U. Hotin, RTSH - qershor 98, autor Qani Mehmedi)

Kthehu ne fillim

___________________

UKSHIN HOTI, ËSHTË NJË HERO I GJALLË I KOMBIT SHQIPTAR, PRANDAJ NUK HABITEM PSE SERBËT

 MBAJNË NË BURG ATË DHE JO NDONJË PERSONALITET TJETËR TË KOSOVËS

 Shkrimtari: Bedri DEDJA

_____________________________________

Ukshin Hoti, personalitet – flamur

Për mua, Ukshin Hoti është një hero i gjallë i kombit shqiptar. Unë madje nuk habitem pse serbët mbajnë në burg Ukshin Hotin dhe jo ndonjë personalitet tjetër madhor të Kosovës. Vepra e tij «Filozofia politike e çështjes shqiptare» të kujton veprat e mëdha, si «Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet» e Sami Frashërit, «Çështja shqiptare» e Rexhep Qoses etj.

Vepra të tilla shekulli shqiptar prodhon pak. Unë jam shumë i brengosur që atë po e torturojnë shpirtërisht edhe si prind. Këto tortura kanë synim më të largët. Ato duan të errësojnë horizontin e tij kombëtar dhe politik. Por kam shumë besim se nuk do t'ia arrijnë. Ukshin Hoti do të dalë nga burgu si feniksi. Shkëputur nga një intervistë dhënë Zi-ut në dhjetor 1997

Kthehu ne fillim

_____________________________

UKSHIN HOTI INTELEKTUAL ME KONCEPTE TË QARTA E PËRKUSHTIM

 TË LARTË NDAJ KOMBIT, SHTETIT, POLITIKËS E DEMOKRACISË

Prof.Agim VINCA

_______________________

 Njeriu me «Unë» të fortë Me njeriun që na ka tubuar sonte këtu (sikurse edhe mbrëmë dhe në netët që do të vijnë), Mr. Ukshin Hotin, nuk kam pasur raporte të afërta miqësore, por kam pasur respekt - e kam çmuar gjithmonë - për qëndrimin e tij dinjitoz e konsekuent në jetë dhe në krijimtari. Them edhe në krijimtari, sepse Ukshini është publicist, eseist, politolog...

Është hera e tretë që Ukshin Hoti bie në burg (herën e parë pas vitit 1981), kurse «ndeshjet» e tij me policinë serbe kanë qenë edhe më të shpeshta. Përse? Për shkak se policia serbe dhe pushteti të cilit i shërben ajo e dinë fare mirë se cilët janë kundërshtarët e tyre të vërtetë në mesin e shqiptarëve. Miku dhe kolegu ynë, Ukshin Hoti, tash sa muaj ndodhet në burg. Së shpejti pritet gjykimi dhe ndoshta (me siguri) edhe denimi i tij dhe jemi mbledhur të protestojmë kundër këtij gjykimi absurd e të kërkojmë lirimin e tij.

Po prej kujt?

Prej gjyqit serb, që është instrument në duart e okupatorit. Kështu e kemi ne. Ndodh që të kujtohemi për njerëzit tanë kur ikin, kur bien në burg, kur largohen (jo rrallë as në raste të tilla!), ndërsa kur i kemi pranë i fyejmë, i rrethojmë me heshtje, i injorojmë, i nënçmojmë, i linçojmë... Edhe pse nuk kam pasur kontakte të shpeshta me të, Ukshini më është dukur viteve të fundit disi i vetmuar, i izoluar, i braktisur, i harruar dhe ngapak i frustruar.

Ukshin Hoti prapa grilave

_______________________________

Ukshin Hoti është nga ata njerëz që i stolisin karakteri, krenaria, kryelartësia. Ai është njeri që ka «Unin» e vet me «U» të madhe. E kjo nuk është pak. E vlen të jesh i tillë në jetë, edhe pse kushton shtrenjtë. Intelektual me koncepte të qarta e përkushtim të lartë ndaj kombit, shtetit, politikës, demokracisë, në shkrimet dhe paraqitjet e tij, veçmas në revistën «DeA», ai u angazhua me të drejtë, siç e thoshte edhe titulli i saj, për një demokraci autentike; për një demokraci në kushtet shqiptare, ashtu siç u angazhua edhe për një politikë unike e me strategji të qartë kombëtare.

Për intelektualët dhe veprimtarët si Ukshini ekziston patria (dmth. Atdheu) pastaj partia; ekziston kombi pastaj demokracia. Sepse, demokracia pa kombin është si lulja në trupin e të vdekurit, ka thënë një poet.

Fjalim i mbajtur në një mbrëmje proteste për lirimin e Mr.Ukshin Hoti

Prishtinë, 24. 09. 1994

Kthehu ne fillim

__________________________

UKSHIN HOTI ËSHTË JO THJESHT NJË PATRIOT LIBRASH, POR NJË PATRIOT I

MADH QË I VË SUPET SHQIPËRISË

 Shkrimtari Dritëro AGOLLI 

Unë vë re një gjë, që për daljen e Ukshin Hotit nga burgu nuk është bërë shumë në

Shqipëri, as në Shqipërinë këtej Drinit, ku jemi ne, dhe as në Shqipërinë përtej Drinit,

ku janë vëllezërit tanë.

 Ukshin Hoti është një nga politologët më të shquar të popullit tonë. Ai vetëm me këtë libër (Filozofia politike e çështjes shqiptare” - vërejtja ime Sh.B) e ka treguar që është një filozof i vërtetë në problemet e politikës, por jo të një politike vulgare. Ai e shikon politikën në prizmin e filozofisë, dhe nxjerr konkluzione në bazë të fakteve konkrete dhe të historisë së popullit tonë. Ai nuk i trajton problemet historike dhe kombëtare thjesht në mënyrë deskriptive. Duke lexuar librin e Ukshin Hotit ti ndjen një thellësi të madhe të mendimit të tij, por njëkohësisht ndjen edhe një krenari që ka njerëz të tillë të shquar vendi ynë në të gjitha fushat e jetës. Por këtu, në këtë fushë, dmth. të filozofisë politike, unë nuk kam lexuar ndonjë të dytë që të jetë më i zoti se Ukshin Hoti.

Problemin e çështjes kombëtare ai e vështron në prizmin filozofik, në prizmin historik dhe në prizmin politik. Nuk thotë vetëm se si është Shqipëria, si është kjo çështja jonë kombëtare, por edhe se si mund të zgjidhet. Dhe kjo është nga meritat më të mëdha, sepse në shumë shkrime për problemet tona kombëtare tregohet vetëm se si ka qenë, sa i vjetër është populli ynë, me kë ka patur të bëjë, me përplasjet me fqinjët, me Evropën etj., por nuk jepen koordinata të sakta se ç'mund të bëhet që populli ynë të bëhet një popull i bashkuar, një komb jo i ndarë, jo i prerë me shpatë siç është sot Shqipëria. Dhe këtu qëndron merita më e madhe e Ukshin Hotit, pra në faktin që jep perspektivën se si duhet bërë... me një fjalë, ky libër është një program, nuk është thjesht një libër për filozofinë politike, por është si një program për shqiptarët, se si duhet të bëhet Shqipëria një vend me të vërtetë i evropeizuar. Ne flasim e themi se do të hyjmë në Evropë, do të evropeizojmë Shqipërinë, etj. Të gjitha këto janë fantazira, janë gjysmake. Shqipëria evropeizohet kur të jetë një, e plotë, dhe jo kështu dy copësh, se kështu nuk evropeizohet kurrë. Kë do të evropeizosh ti, tre milionë banorë do të evropeizosh? Po tre milionë të tjerë? Dmth. problemi është tepër i ngatërruar për sa i përket evropeizimit të Shqipërisë, civilizimit të saj etj. Civilizim do të thotë kur të jesh një. Po s'qe një nuk je i civilizuar plotësisht. Dhe Ukshini e trajton këtë problem.

Pastaj dhe një tjetër gjë: unë mendoj që  njeriu mund të nxjerr konkluzione jo vetëm nga libri që kemi këtu përpara, po dhe nga gjithë aktiviteti i Ukshin Hotit, se ai nuk është vetëm një filozof, politikan i kabineteve, i zyrave e i arkivave, por ai është një njeri i aksionit, një njeri i luftës për një ideal të madh. Se ka lloj lloj filozofësh, politikanësh, historianësh, edhe ata kanë të drejtën e ekzistencës dhe nuk mund të them se nuk janë të shquar, por tek Ukshin Hoti bashkohen dituria, zgjuarsia filozofike me aksionin, me njeriun aktiv, me patriotin e vërtetë, jo thjesht një patriot librash, po një patriot i madh, që i vë supet Shqipërisë. Dhe fakti që gjëndet në burg, dhe ka kohë që vuan burgimin e nuk del dot nga burgu, tregon se sa patriot dhe se sa njeri i lavdishëm është ai. Po ne shqiptarët fatkeqësisht njerëzit e shquar i kemi pak mëri, nuk i kemi aq shumë në përkrahje, ndonjëherë duam dhe t'i spostojmë nga politika ose nga aktiviteti, siç është puna me Ukshin Hotin. Unë nuk munt të flas me kompetencë të madhe lidhur me mënjanimin e tij, por unë vë re një gjë, që për daljen e tij nga burgu nuk është bërë shumë në Shqipëri, as në Shqipërinë këtej Drinit, ku jemi ne, dhe as në Shqipërinë përtej Drinit, ku janë vëllezërit tanë.

Shkëputur nga një intervistë në RTSH, mars 1998

Kthehu ne fillim

_________________________________________

UKSHIN HOTI, NJOHËS I MIRË I SISTEMEVE POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

 

Akademik: Esat STAVILECI

 ____________________________________

Kemi të bëjmë me një emër të intelektualit që sugjeron guximin politik, një emër të një eseisti politik që sjell shprehjen kompetente profesionale, që nxit fuqinë e të menduarit, ndërsa kur flasim për veprën e tij, kemi të bëjmë me një vepër të një njohësi të mirë të sistemeve politike e të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për një vepër të historianit të çështjes shqiptare.

Me këtë rast do të thksoj angazhimin e Ukshin Hotit për t'i dalë zot kauzës kombëtare, me gjerësinë e shtruarjes së çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi.  Pastaj më duhet të theksoj argumentimin e tij të bollshëm e profesional me themelësi politike, pse Kosova është dhe duhet të jetë republikë. Theksoj mbrojtjen e tij brilante, në mënyrë të veçantë, që i bëri para gjyqit qënies së Kosovës republikë mbi parimin e së drejtës së vetëvendosjes. Theksoj premisat e filozofisë politike në veprën e tij, dhe më në fund theksoj mendimin e tij të mëvetësishëm, autentik, në rrahjen e çështjes kombëtare shqiptare që emrin dhe figurën e tij e bëjnë sui generis, dmth. të një lloji të veçantë. Prandaj është fjala për një emër dhe një vepër të cilën duhet ta përkujtojmë.

Shkëputur nga dokumentari për Ukshin Hotin - RTSH, qershor 98

Kthehu ne fillim

___________________________________

UKSHIN HOTI, PO BËHET AJO QË ISHTE DHE ËSHTË  ADEM DEMAÇI SOT: SIMBOL I MARTIRIZIMIT PËR

LIRINË E KOSOVËS, SIMBOL I QËNDERSËS SHQIPTARE - thotë aklademik Rexhep QOSJA

Akademik Rexhep QOSJA

Ukshin Hoti po bëhet ajo që ishte dhe është Adem Demaçi sot: simbol i martirizimit për lirinë e Kosovës, e kjo domethënë, simbol i qëndresës shqiptare. Kur është burgosur Ukshin Hoti, para disa vjetësh, gazetat tona e kanë botuar lajmin me disa ditë vonesë. Mbasi që është burgosur Ukshin Hoti, edhe pse kuadër universitar, Universiteti ynë nuk e ka ngritur zërin kundër mbajtjes së tij në burg. Sot kanë ndryshuar punët. Sot Ukshin Hoti përmendet shpesh në shtypin tonë. Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës është mbajtur promovimi i librit të tij. Për të shkruhet gjithnjë e më shpesh. Diçka ka ndryshuar në shtypin tonë dhe në Universitetin tonë. Diçka po ndryshon në jetën tonë, në politikën tonë. Kemi filluar të vijmë në vete dhe këtë e dëshmon edhe qëndrimi ndaj Ukshin Hotit.

Ne po jetojmë "të lirë" nën pushtimin e Serbisë e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po bëjmë "të lirë" politikë, nën pushtimin e Serbisë e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po stolisemi me stoli pushtetore -"president", "deputet', kryetar partie, e të tjera, nën pushtimin serb, e Ukshin Hoti po bën burg Serbie! Ne për lirinë e Kosovës po "luftojmë", duke marrë rroga, duke u vozitur me vetura luksoze, duke pritur e përcjellë mysafirë me dreka e darka zyrtare - si parardhësit tanë politikë komunistë, e Ukshin Hoti po dënohet me burgje, për shkak të përpjekjeve për lirinë e Kosovës! Me mbajtjen në burg të Ukshin Hotit dhe të te burgosurve të tjerë politikë, regjimi serb dëshiron ta arrijë sot, atë që synonte ta arrinte me mbajtjen në burg të Adem Demaçit dhe të të burgosurve tjerë politikë!

Mbajtja e Ukshin Hotit dhe e bashkëmendimtarëve të tjerë në burgjet e Serbisë e rëndon shumë ndërgjegjen e njeriut tonë politik sot, dhe i qet hije të rëndë politikës që bëjnë bashkimet tona politike. Deshëm s'deshëm ta pranojmë, Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe kjo tregon se populli ynë e çmon ashtu siç duhet njeriun e gatshëm për sakrifica.

Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare që e rrezaton sot emri i tij.

Shkëputur nga  një intervistë , zhvilluar me z.Qosja - 1998

Kthehu ne fillim

_____________________________________

UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI

Shkruan: Moikon ZEQO

_______________________________

Në vend të parathënies

 Kam ndjerë një tronditje të madhe, të pazakontë, tërësisht njerëzore, kur më sollën dorëshkrimin e kompjuterizuar të librit "Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit.

   Kam ndjerë krenari të vërtetë duke e lexuar këtë libër.

   Kam përjetuar në largësi një ndërlidhje të shumëfishtë, një shqisim dhe përfytyrim universal dhe të pashpërbërshëm me autorin, i cili ishte konvertuar fuqishëm dhe thellësisht në çdo ind të librit, në këtë pasaportë emblematike dhe tipike përfaqësuese të vetvetes dhe të kombit që e përfaqëson denjësisht.

   Dhe kam besuar akoma më shumë tek idetë e pavdekshme.

   Kam shpresuar te forca e pamposhtur e njeriut shqiptar.

   Kam parandjerë se historia nuk humb, nuk e asgjëson kurrë vetveten, nuk është vetëm një vorbull e marrëzishme apo cikël i përjetshëm humbjesh absurde, nuk është aspak një "perpetuum mobile" ekzistencial i një jete të rreme, i një kronologjie të rreme, i një statu kuoje fatale.

Mr.Ukshin Hoti

   Kam rigjallëruar vetëdijën time.

   Kam luftuar dhe kam fituar mbi vetminë, mbi dëshpërimin, mbi degradimin e neveritshëm, mbi kultet dhe mbi tabutë, mbi përçarjen e përbindshme, mbi mungesën e stimuluar të perspektivës, mbi vdekjen e programuar dinakërisht dhe kafshërisht të kombit.

   Kam besuar jo vetëm tek idetë e pavdekshme, po akoma më tepër, tek interesat dhe tek të drejtat e pavdekshme dhe të patjetërsueshme të kombit.

   Kam kuptuar se humbjet janë të përkohshme. Se disfatat potencialisht mund të kthehen në fitore.

   Kam analizuar edhe një herë rrethanat antishqiptare për të mësuar se si mund të kthehen në shanse shqiptare.

   Se filozofia politike e çështjes shqiptare buron nga filozofia e historisë shqiptare, e pashkëputur nga filozofia e historisë botërore.

   Se kënga funebre e mjellmës nuk mund të jetë edhe kënga e fluturimit të lirë të shqiponjës.

   Se vonesat historike mund të jenë deri diku vonesa kalendarike po aspak edhe vonesa shpirtërore e sidomos mendore.

   Se në fundin e mijëvjeçarit të dytë ne shqiptarët nuk do të kemi asnjë apokalips.

   Se mijëvjeçari i tretë është Shpresa e Madhe, me substancën e shenjtë dhe ndjellandritëse të realitetit.

   Libri i mençur dhe kurajoz i Ukshin Hotit është libri i një tribuni popullor dhe kombëtar.

   Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit të parë, njeri i kompletuar fuqishëm për nga dijet, për më tepër një trim i pafrikshëm, ka shpalosur në këtë libër kryetemën vigane të çështjes shqiptare.

   Hoti nuk qëndis ornamente fjalësh. Nuk bën stolira të kota retorikash luksoze e krejt të padobishme.

   Për Hotin çështja shqiptare nuk është një mit i rrugës. Po as edhe një fantazi e kabinetit intelektual.

   Duke e lexuar këtë libër m'u kujtuan fjalët e mrekullueshme të dijetarit të madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Përkrahni lirinë e natyrshme të njerëzve dhe diturinë e tyre me liberalitetin më të madh. Sepse vetëm kështu, -shton ai, -do ta paraqesin para syve të tu të vërtetën lakuriqe dhe të panjollosur, sepse e vërteta nuk ka nevojë të lyhet dhe të stoliset me fjalë të bukura."

   350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecën në të njëjtën hulli të filozofisë politike të historisë.

   Ukshin Hoti e konsideron politikën si një modus operandi  të pashkëputur nga moraliteti historik dhe i perspektivës. Sipas Aristotelit, vërtetë njeriu është "kafshë politike" po në ato kushte dhe rrethana që e realizojnë historinë, jo si një zoologji instinktive, po si një politikë mbikafshore dhe tërësisht njerëzore, pra të kthimit të kafshës në njeri dhe jo të njeriut në kafshë, rrjedhimisht, të politikës në histori dhe jo të historisë në thjesht politikë.

   Politika si teori e një pozitivizmi shkencor, si art, si funksionalitet, si tërësi kategorishë institucionale, është një gjë jashtëzakonisht serioze dhe e rëndësishme. Politika si operacionalizim i teorisë është e suksesshme në raport të drejtë me vërtetësinë racionale dhe vizionare të vetë teorisë, në përputhjen adekuate të teorisë me realitetin. Sociologjia politike ka karakter progresiv, e kushtëzuar nga këndshikimi, nga premisat dhe thelbi i socialitetit e i zhvillimit të saj. Bota si politikë e një hierarkie bizantine të elitës nuk mund të jetë edhe botë e njeriut kolektiv si popull, sepse homo politikus-i nuk mund t'i kundërvihet e ta asgjësojë homo homonis-in që e parakupton edhe homo etnikus-in.

   Nocionet politike që shpesh janë shumë relative dhe aspak tabu të primitivitetit të së kaluarës, nuk mund të jenë gjithmonë dhe in infinitus  shtrat i Prokrustit.

   Nocionet politike burojnë nga historia e vërtetë dhe jo nga historia e falsifikuar. Ato janë instrumente të njeriut që merret me politikë, për ta "asgjësuar" një ditë vetë politikën, dmth., për ta bërë atë të panevojshme, mbasi kështu njeriu do ta realizojë vetveten si qenie e plotë njerëzore, pa qenë nevoja që të jetë vetëm qenie politike. Ky kuptim filozofik i politikës është i përjetshëm dhe i pakundërshtueshëm.

   Ukshin Hoti e di mirë thelbin e politikës, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo të llojit folklorik e të vulgarizuar.

   Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. Për të bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë.

   Ukshin Hoti e shtjellon tezën e një demokracie autentike, si tezën e një integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet në bazë të një të drejte ndërkombëtare të përbashkët për të gjitha subjektet etnike të botës, ashtu siç ka një barazi funksionale për elementet e gjuhës të garantuara përjetësisht nga një gramatikë e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike është një gramatikë e lirisë dhe e dinjitetit, e kulturës, por edhe e kulturave, e së veçantës, por edhe e së tërës. Në një Evropë, apo në një botë dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse të jetë shurdhmemec, një komb handikapat, ose një manekin i skenës.

Ballina e librit

   Historia politike e fundit të shekullit XX me bipolarizimin, me prishjen e Murit të Berlinit, me projektin e Evropës së Bashkuar etj., është në fakt një materie e gjallë përplot kontradikta. Naiviteti në të kuptuarit e këtyre kontradiktave është i pafalshëm. Këto kontradikta duhet të na e mprehin vetëdijen akoma më shumë ne shqiptarëve. Nuk mund të jetë dhe nuk ka liri themelore të njeriut pa lirinë e tij etnike. Të drejtat civile nuk i mohojnë të drejtat që e strukturojnë këtë liri etnike. Në këtë kuptim, demokracia e nënkupton atdhetarizmin dhe atdhetarizmi është shprehje e demokracisë, në atë masë që lejon të realizohet liria e lirive të njeriut dhe të kolektiviteteve etnike të secilit njeri në botë.

   Kombi shqiptar është i pjesëtuar padrejtësisht në struktura shtetërore të huaja dhe të ndryshme, duke qenë de facto  një subjekt etnik i papjesëtueshëm dot.

   Ky komb po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë.

   Lufta e kombit shqiptar për liri nuk ka pse të instrumentalizohet si një luftë me terma fetarë midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjë është një absurditet.

   Te shqiptarët, ku ekziston një pluralitet feshë, nuk ka ekzistuar ndonjëherë një fetarizëm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar për shqiptarët është një shpikje idiote dhe e kotë. Nga ana tjetër, teoria e një protektorati ndërkombëtar mbi Kosovën është e papranueshme nga Karta e OKB-së, ku të paktën juridikisht nuk njihet asnjë formë e kolonializmit, sepse nuk përputhet me parimet universale të të drejtave të njerëzve dhe të kombeve.

   Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizimit të saj të ardhshëm.

   Politika shqiptare e një rezistence pasive është një degradim dhe falsifikim i vetë gandizmit, i cili çoi në pavarësinë e Indisë. Rezistenca si afirmim është e ndryshme nga rezistenca në heshtje e humbjes së personalitetit.

   Për Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit të kombit shqiptar është një fatalitet që duhet kapërcyer. Nuk mund të ketë histori të shqiptarëve të bërë nga të tjerët, po ka histori të shqiptarëve të njohur më në fund nga të tjerët.

   Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pësuar disa herë disfata gjatë historisë dhe e ka viktimizuar vetveten.

   Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja.

   Nga kompleksi i inferioriteit nuk do të ketë asnjëherë kapërcim të Rubikonit në historinë tonë, që është një kapërcim nga ferri në purgatorin e një të ardhme më shpresëndjellëse.

   Prandaj ky libër me plot argumente është kundër kompleksit të inferioritetit.

   Prandaj ky libër është një pasqyrë morali për secilin nga ne, një monument sigurie dhe vetëdieje.

   Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh më 23 nëntor të vitit 1992 në Tetovë gjatë një tubimi mbarëkombëtar për çështjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagë nga të rrahurat e policisë serbe. Po erdhi në tubim, sepse në të shihte një shprehje të ideve të tij politike dhe të jetës.

   Sot Ukshin Hoti është i burgosur. Por që nga burgu, ai na i dërgon akoma më i plotfuqishëm dhe madhështor mesazhet e tij të urta dhe afatgjata.

   Ai është një intelektual i martirizuar dhe kjo ka një kuptim të vërtetë dhe të madh. Është vetë kombi shqiptar një komb i martirizuar. Për çdo intelektual shqiptar, të veshur me këmishat ceremoniale të konferencave të shtypit, të masmedias, të mjediseve moderne të aeroporteve dhe të hoteleve luksoze, imazhi i këtij të burgosuri është një thirrje për ballafaqim moral dhe shpirtëror.

   Vetëdija e tyre duhet të bashkohet me vetëdijen e tij për të mos u tjetërsuar.

   Historia nuk e pranon asnjë lloj alibie, qoftë e formuluar mjeshtërisht, si truket e prestidigjitatorëve të paarritshëm. Historia është mbi individët, dhe individët bëhen të saj në atë kuptim kur ata shndërrohen në histori.

   Ukshin Hoti është shndërruar tashmë në histori.

Moikom Zeqo, Durrës, 12 qershor 1995

Kthehu ne fillim

__________________________________________

JU LUTEM TA GJENI E TA LIRONI UKSHIN HOTIN 

Dibër, 3 shkurt 2000 (Kosovapress)

Haki Torte, plak 97- vjeçar nga Dibra, i ka dërguar letër të hapur Bil Klintonit, OKB-së, Kofi Ananit, Tony Blerit, Këshillit Evropian, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Forumeve Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe të gjithë atyre që mund të ndihmojnë në gjetjen dhe lirimin e mr.Ukshin Hotit dhe të burgosurve të tjerë.

Shkruan:  Haki TORTE

Të nderuar Zotërinj,

Jam plaku më i vjetër i Dibrës, i një qyteze në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Prandaj, kur dal ndonjëherë në qytet, nuk takoj asnjërin nga shokët e brezit tim. E vështirë është të jotosh gjatë kur je i robëruar, sepse vazhdimisht do të shohësh vetëm vuajtjet e popullit tënd.

Gjatë gjithë jetës sime kam parë vetëm vuajtjet e popullit tim, që iu shkaktuan nga pushtuesi serb.

Me gjithë peshën e moshës, tërë ditën qëndroja para televizorit për ta ndjekur luftën e fundit në Kosovë, që e imponuan serbët, dhe gjenocidin që ushtrohej ndaj vëllezërve tanë në Kosovë. Se këtë e keni ditur mirë edhe Ju, e dëshmuat me angazhimin dhe ndihmën Tuaj, që më në fund Kosova të çlirohet nga bisha e tërbuar serbe, të cilën unë pata fatin e keq ta njoh qysh në moshën time të re, kur në vitin 1912 u detyruam t'i lëmë vatrat tona në Dibër e të shpërngulemi, për gjashtë vjet, në Tiranë, për të shpëtuar nga hanxharët dhe pushkët serbe, që edhe atëherë, si sot, nuk kursyen as fëmijë, as gra, as pleq. Dogjën e vranë sa mundën. Kur u kthyem pas 6 vjetësh, qytetin e gjetëm shkrumb e hi. Nga 26 mijë banorët që kishte qyteti mbetën vetëm 6 mijë. Çka nuk na panë sytë atyre viteve. Tërë qyteti ishte në tym e flakë dhe plot viktima, kasaphanë e vërtetë. Edhe gratë luftonin bashkë me burrat, për të shpëtuar nderin dhe Dibrën e tyre, për t'ua ndalur turrin serbëve grabitqarë, që synonin ta pushtonin Durrësin dhe detin, që u pëlqenin aq shumë krajlëve serbë dhe carëve rusë.   

Të njëjtat metoda barbare serbe u përdorën edhe në luftën e fundit në Kosovë vitin që shkoi. Masakrat, djegiet dhe dëbimet me dhunë të shqiptarëve nga vatrat e tyre shekullore. U mbush kupa, prandaj NATO-ja e mposhti kuçedrën e Ballkanit, duke e detyruar të shporret nga Kosova, sepse aty nuk e ka pasur vendin kurrë. Serbosllavët, që kur kanë ardhur në Ballkan e në Kosovë, kanë ardhur dhe janë zgjeruar duke vrarë e djegur breza të tërë të popullit shqiptar. Ja, po ua tregoj edhe një faksimil të një harte të Enciklopedisë Ruse, që tregon kufijtë e Serbisë në vitin 1817, kur Serbi ka qenë vetëm Pashallëku i Beogradit. Këtë hartë, rastësisht, e ka gjetur biri im, gazetar. Kaq ka qenë, por është zgjeruar si kanceri nëpër tokat e huaja, sidomos ato shqiptare.

Unë, asnjëherë në jetën time nuk i jam lutur askujt, përveç Zotit. Sot po ju lutem Ju, që ta gjeni e ta lironi mr.Ukshin Hotit e të tjerët që po mbahen pa të drejtë nëpër kazamatet serbe.

Mr.Ukshin Hotin e kam njohur personalisht. Ishte shok me djalin tim Rexhepin, gazetar. Gjatë viteve shtatëdhjetë erdhi disa herë te ne në Dibër si mysafir. Ukshini ishte shumë i mençur, por shumë modest, gojëmbël dhe gjithnjë i qeshur. Lexonte shumë. Sa e kam njohur dhe kam ndenjur me Ukshinin, asnjëherë nuk kam vërejtur se ai mund ta urrejë dikë, përkundrazi, në bisedat me të, shikoja një njeri bujar, zemërbardh, të urtë dhe me një brengë të madhe në zemër për popullin e tij. Mr.Ukshin Hoti ishte shumë i afërt me njerëzit. Kur e shihje të krijohej përshtypja se e ke njohur prej kohësh. Më hyri në zemër ky djalë fisnik dhe e desha si fëmijët e mi. Gëzohesha pa masë kur vinte te ne në Dibër.

Ukshin Hoti ishte i urtë e i dashur në familje, i zellshëm dhe student shembullor në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb, i përpikët dhe shumë aktiv në të gjitha vendet ku punoi. Mbeti vetëm me titullin e magjistraturës, siç më thoshte edhe vetë ai, sepse e pengonin edhe profesorët e Universitetit të Zagrebit dhe ata të Beogradit, duke mos ia pranuar temat e doktoraturës, pasi Ukshini propozonte tema që kishin të bënin edhe me pozitën e popullit shqiptar.

Më vonë, dëgjova se është burgosur dy herë nga regjimi serb. Unë dhe tërë familja ime u pikëlluam shumë, kur në maj të vitit 1994, pamë Ukshinin në emisionin e lajmeve në televizor të rrahur e të përgjakur nga policia serbe. Netë të tëra nuk më mori gjumi nga shqetësimi për fatin e Ukshinit. E ndoqa edhe gjykimin qesharak që ia bëri regjimi serb, duke e dënuar me 5 vjet burg. U gëzova shumë kur mora vesh se më 17 maj të vitit 1999 ishte liruar nga burgu, por pastaj nuk u dëgjua asgjë për Ukshinin. Ai nuk u pa askund. Tani flitet se e kanë liruar nga burgu dhe përsëri e kanë arrestuar. Dreq o punë, ta mbash në burg e ta keqtrajtosh Ukshinin, është njëlloj sikur ta burgosësh e ta keqtrajtosh një engjëll, sepse Ukshini askujt nuk i ka bërë as të keqen më të vogël. Ai ka dashur lirinë e popullit shqiptar të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve në trojet e veta shekullore.

Ky djalosh nuk e ka merituar të burgoset dhe të vuajë sepse, shpirti i tij veç humanizmit nuk njeh gjë tjetër. Vendlindjen e tij, Krushën e Madhe, serbët e dogjën. Ukshinit ia vranë babanë në oborrin e shtëpisë, ia vranë edhe vëllanë Ragipin, por këtë në fushëbetejë, si luftëtar të UÇK-së. Tani kanë mbetur vetëm nëna e Ukshinit, dy motrat, Mirvetja e Resmija, dhe vëllai i vogël Afrimi. U shkrua dhe u fol se mr. Ukshin Hotin e liruan më 17 maj nga burgu, një ditë më herët se ç'pritej. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që ta kenë liruar dhe përsëri ta kenë arrestuar kriminelët serbë.

Unë, si më i moshuari i Dibrës, duke ndjekur angazhimet dhe përpjekjet që po bëhen në Kosovë, Shqipëri dhe në vende të ndryshme të botës për gjetjen dhe lirimin e mr. Ukshin Hotit, i lutem z.Klinton, OKB-së, z. Anan, z.Bler, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Forumeve Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe gjithë atyre që mund të kontribuojnë në këtë drejtim, këtë mijëvjeçar të ri ta fillojmë me një hov dhe angazhim të ri e të gjithanshëm dhe të bëni çmos për gjetjen dhe lirimin e mr. Ukshin Hotit dhe të burgosurve të tjerë shqiptarë, që mbahen nëpër burgjet famëkeqe serbe, sepse me këtë do të nderoni edhe më shumë të drejtën dhe botën demokratike, drejt së cilës synojmë krahëhapur edhe ne shqiptarët, sepse vetëm aty e shohim ardhmërinë tonë të lumtur, sepse me këtë do të shëronit sadopak plagët e thella të familjes së mr. Ukshin Hotit, të familjeve të tjera dhe të tërë popullit shqiptar. Duke vepruar kështu do të ma shëronit edhe mua, plakut 97- vjeçar, dhembjen e thellë për Ukshin Hotin dhe për mijëra shqiptarë të tjerë të rrëmbyer dhe të burgosur pafajsisht nga regjimi i egër serb. Le ta fillojmë vitin 2000 me suksese konkrete në këtë drejtim, suksese që mund t'i arrini vetëm Ju me pozitën dhe autoritetin Tuaj.

Paçi shëndet dhe suksese në punën Tuaj Humane!

&

PLEASE FIND AND RELEASE UKSHIN HOTIN

Dibër, February 7 shkurt (Kosovapress)

Haki TORTE

-Haki Torte, a 97 years man from Dibra town, has sent an open letter to Bill Clinton, United Nations Organization, Un Secretary General Kofi Annan, Tony Blear, European Council, International Red Cross Committee, International Forums of Human Right's and Freedoms, and to all of those who can eventually help in the finding and the release of Ukshin Hotit and other Albanian missing persons and prisoners who are still kept in the Serb jails.

Honored Misters,

I am the oldest alive person of Dibra, a town that stretches between Albanian and Macedonia. Sometimes when walk through the center of the town it does not happen to meet any people of my generation. It was very hard for me to live such a long time and to see all the sufferings through which my people went through. Since the time I was grown enough to understand who were my parents, to recognize them, I was the witnesses of all the suffer and pain of my people, through years and decades, caused by the Serb conqueror. In spite of the hard weight of the years, which I'm holding in my shoulders, during the last war in Kosova I stand all the day along in front of television, the war that was imposed by Serbs who did genocide towards the innocent civil Albanian population in Kosova, towards our brothers and sisters. By starting the NATO's bombardment, You, misters have been those, who knew exactly what was going on, you were those who wanted to help this people who were in desperate need for you. Thanks to your engagement, the people of Kosova survived. You forced the enemy to leave Kosova, that enemy whom I know very well from the time I was very young. At that time, it was the year 1912, the Serb criminals forced us to leave our homes located in Dibra town, and to do to Tirana. We lived there for six years, to escape from the Serb paramilitaries hands who could not differ the grown people from the babies. It was enough to be an Albanian, so that you could get killed immediately by them. After six years we returned back to our homes. The hole town has been burned. I can remember very well only the ashtrays of everything what we used to have before. From 26 thousands of Albanian residents, remained only six. So, you could see only smoke and blasé and thousands of victims killed by Serbs. In that war the Albanian women have fought, too. All fought together, because the Serbs wanted to go on occupying the territories, to go and get the sea of Durrwsi( city in Albania) because that was the wish of the Russian cars. The same barbaric methods have been used in the last war in Kosova. Atrocities, massacres, burnings, the violated deportation, the same expelling of Albanians from their homed in which they have lived for centuries. This was more than enough for the countries of Europe and the world to understand, a hundred years later what was going on. And NATO, made the Serb beasts go out from Kosova. Since their first coming in Balkan, the Slavic- Serbs killed Albanians and expanded "their" territories by occupying other lands from Albanian people who were here from the beginning of the human's history. I have here a copy of a map, which my son who is journalist have found in Russian encyclopedias. This map shows the borders of Serbia in 1987, it was only Belgrade with it's district which was represented in that map of Serbia. In my entire life I have never prayed, begged anybody for anything, except to God. But, today I am begging you to find and release Ukshin Hoti and other Albanians who are kept in the horrifying prisons of Serbia. I used to know Mr. Ukshin Hoti, as far as he was my son's friend, Rexhepi, who is journalist by profession. During 1970, he has been several times our guest, the honored guest of Dibra Town. From what I've understood during the time I stayed with him I found out that he is very smart, very modest and always with the smile on his face. Even as a guest, he spent the time reading. Everybody could realize that that person could not hate anybody, on the contrary during the conversations we shared together, at him, I saw a very opened man always worried with a big concern about the issue of Albanian people. He used to be very closed person to everybody. Even you see him for the first time, someone creates the impression that he or she has known him for a long time. He was right here in my heart and I loved him as he was one of my children. The wise man Ukshin Hoti was close to everybody. He was an excellent student while he graduated from the Political Sciences faculty of Zagreb. He told me that he could not finish the doctor's studies because the professors of Zagreb and Belgrade created an un-passing obstacle for him. Later on, in 1994, I have heared that he was arrested by the Serb police. My family and me were very worried when we saw him beaten in the Serbian television. In that time I could not sleep for nights and days. I was very disturbed for his destiny. I followed his fanny trial from he was sentenced to 5 years in prison. Yes…, they imprisoned the angle anly because he wanted freedom for all. He fought for the values of humanism. During the war, Krusha e Madhe, his hometown has been burned to ashes. The Serb militaries and paramilitaries has killed Ukshin's father in front of his house. They killed his brother Ragip, too, but in other circumstances-in the honor field, as a KLA fighter, struggling for freedom. Now Ukshin's family members who remained alive such as his mother, two of his sisters Mirvete and Resmie, and his youngest brother are very concerned about the destiny of him. It was written and it was spoken that Mr. Ukshin Hotin was released on May 17 1999, one day before he finished the serving and suffering sentence in prison. Since the day of his release nobody knows anything about him. So, I, as the oldest person in this area, following the attempts of the people that are undertaking in Kosova, as well as in Albania, I take the courage to write to Mr. Clinton, to Mr. Anan, to Mr. Blair, to the Red Cross Committee and to other Human right's forums, appealing to them to do everything they can for the release of Ukshin Hoti and other Albanian Political prisoners that are still being kept in the Serb jails through out Serbia. Taking such steps ahead, and the contribution for the release of all of those who are kept as war hostages in the Serb prisons is the same as to heal a little bit the opened wounds of the family of Mr. Ukshin Hoti and other families who are very worried about the lovers, who are being held under the permanent tortured while some others are being brought home in coffins. Please, in the name of Humanity, in the name of democracy, please help me die in peace, make me having fulfilled my last desire for this life. I know that you can do miracles. With what you did recently for Kosova's people, you told the world that You can make people survive. In the end of this century, You stopped the ethnic cleansing. The Albanian people will never forget you for what you did for them. You are those who can help us release the prisoners again. Please put an end to the suffer of more than 7000 families who have their lovers in the Serb jails. Use our authority and help us. I wish you good health and success in your human work!

Dibër, February 7, 2000. Haki Torte-Dibër

Kthehu ne fillim

___________________________________

SI JAM TAKUAR NË BURG ME UKSHIN HOTIN

Shkruan: T. R. QARRl 

Në fillim të qershorit të vitit 1984, dikund natën vonë u hap dera. Brenda hyri një burrë i gjatë dhe i zeshkët. Pasi u prezantua, e kuptuam se cili ishte. Ishte ky mr. Ukshin Hoti, intelektuali i njohur i cili e kishte guximin që më 1981 hapur të mbronte kërkesat e Rinisë Heroike të Kosovës për Kosovën Republikë në fushatën e shfrenuar të diferencimit që po zhvillohej atëherë në kuadër të Universitetit të Prishtinës, nga LKJ-ja. Ishte kjo një befasi e këndshme për mua. Tani u bëmë tre të burgosur politikë në dhomën nr. 27.

Baca Ukë na tregoi për të gjitha ato që kishte përjetuar në burg. Edhe për kushtet në burgun e Lubjanës, prej nga kishte ardhur në rigjykim, në burgun e Prishtinës. Ai tashmë kishte stazhin e të burgosurit dyvjeçar. Ato ditë, prej se erdhi baca Ukë, disi m'u bënë më të lehta ditët. Kohën e kalonim duke lexuar por edhe duke biseduar rreth problemeve politiko-shoqërore në Kosovë, Jugosllavi dhe në botë. Baca Ukë fare pak flinte dhe tërë kohën pinte duhan. Ishte njohës i thellë i problemeve dhe marrëdhënieve shoqërore, politike e ekonomike   përgjithësisht. Shpesh e ngacmonim me qëllim unë dhe Beqir Gjonbalaj, duke i thënë se e kemi vështirë të realizojmë qëllimin për çka jemi në burg. Ai na e kthente si prej topit, duke thënë: "Sikur të isha i bindur se Kosova s'do ta fitonte statusin e Republikës tash do ta varja veten". Por thoshte se Liria e Kosovës s'do të vijë as shpejt dhe as lehtë, së pari duhet të krijohen rrethanat për këtë. E rrethanat do të krijohen vetëm atëherë kur pushteti serb ta suspendojë edhe këtë gjysmë autonominë që e kemi. Autonomia e Kosovës, thoshte, është si bari i pranverës, edhe era më e lehtë e rrëzon për tokë. Dhe të jeni të bindur se as pesë vite s'do të kalojnë, dhe Serbia do t'i suspendojë të gjitha organet e Kosovës. Dhe mirë do të bëjë. Se vetëm në këtë mënyrë, një pjese të shqiptarëve do t'u hiqet mjegulla nga koka e perdja nga sytë (e kishte fjalën për strukturat e atëhershme të pushtetit komunist). Vetëm kur të biem ne shqiptarët në "zero", do të shohim se ku jemi dhe nga duhet të shkojmë.

Vërtet, kishte të drejtë baca Ukë. Në këtë mënyrë do të krijoheshin kushtet për bashkimin e shqiptarëve. E vetëm bashkimi rreth një ideali na garantonte sukses, ndërsa ky ideal ishte Republika e Kosovës.

Mr.Ukshin Hoti prapa grilave

Baca Ukë para se të vinte në burgun e Prishtinës ishte operuar në organet gjenitale. Plagën e kishte të freskët dhe duhej rregullisht për ta pastruar. Kur i tregova se jam punëtor shëndetësor, e meqë mjete për pastrim kishte sjellë me vete nga Lubjana, kërkoi që unë t'ia pastroja plagën. Nuk e lejoj atë çetnikun të ma pastrojë.

Por sigurimit dhe organeve të burgut nuk u kishte ardhur mirë për këtë. Një javë pa dalë në gjyq më ftuan në bisedë në drejtorinë e burgut. Ishte aty drejtori Smajl Arifaj, sekretari Zeqiri, komandanti Veliu dhe një punëtor i sigurimit që s'u prezentua. Duke më parë mua të mërzitur kishin menduar të më bëjnë për vete. Drejtori Smajl Arifaj më tha troç: "të kemi thirrur që të themi se do të kishte qenë mirë që të na informosh se çfarë po flet Ukshin Hoti, se ai është i pamarrun vesh". U preka dhe u shqetësova tej mase. Unë ta spiunoja shokun e dhomës? E si ta bëja një gjë të tillë? E refuzova këtë me përbuzje. Edhe kafen e parë që e shihja mbas gjashtë muajsh nuk e piva. U thashë se mua më interesojnë vetëm problemet e mia dhe punët e mia. Kur më urdhëruan të dalë, drejtori edhe njëherë më tha me ton kërcënues: "Të mendosh mirë për këtë!". Më kthyen në dhomë, shqetësimi  më  dukej qartë në fytyrë. Baca Ukë dhe Beqiri më panë që s'jam mirë. Më pyetën se përse më kishin thirrur. Ju tregova drejt. Baca Ukë u prek shumë dhe nga tendosja psikike gati u xhindos. E humbi kontrollin e filloi t'i bjerë derës me sa fuqi që kishte. Po të mos ishin hekurat e trashë që e mbanin, me siguri se do ta rrëzonte. Gardianët arritën menjëherë. Posa u hap dera, baca Ukë i bërtiti gardianit (kujdestar ishte një boshnjak, quhej Avdo): "Të ma thërrasësh menjëherë drejtorin këtu!" Drejtori erdhi shpejt. Baca Ukë ashtu i mllefosur dhe trupmadh siç ishte, ia shtiu frikën drejtorit duke i bërtitur me tërë fuqinë se "Ukshin Hoti s'i frikësohet askujt, dhe s'keni nevojë që të bëni presion mbi shokët e mi, që të bashkëpunojnë me ju, sepse unë ju them haptas se çka mendoj, juve dhe sigurimit. Drejtori aq shtrembër më shikonte sa mendoja se do të më gëlltiste. Prej asaj dite s'erdhi kurrë më në dhomën tonë. Mendova se pas kësaj do të ha dajak të mirë, por kurrë s'më kanë thirrë më për gjëra të tilla. As sot s'e kam të qartë se si shpëtova.

Aty e kam parë se mr. Ukshin Hoti ishte guximtar dhe trim i madh, veti kjo e rrallë e intelektualëve. Unë kam pasur fat që i kam kaluar tridhjetë ditë me të në një dhomë, sepse kam mësuar shumë prej tij.

Më 23 shkurt 1999 (Gazeta Shqiptare)

Kthehu ne fillim

_______________________________________

KËRKESA PËR REPUBLIKË ËSHTË KËRKESË PËR ZHVILLIM  MË TË SHPEJTUAR

           Nga teksti i diskutimit në OB të LK në Fakultetin Filozofik, Dega -Filozofi-Sociologji, Prishtinë 1981, 

shkëputur prej autorit nga letra e tij drejtuar KQ të LKJ më 25 qershor 1987

        

Shkruan: Mr.Ukshin HOTI

Prishtinë, 19 nëntor 1981

______________________________________________

   Të pranishmit  e dinin se unë kisha specializuar në Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare, se këtë lëndë e kisha ligjëruar për një kohë të gjatë në Fakultetin Juridik dhe në Shkollën Politike të Qendrës Krahinore për Arsimimin Marksist "Eduard Kardel" në Prishtinë dhe që pikërisht nga aspekti i kësaj shkence do të flisja edhe mbi ngjarjet që ishin zhvilluar tek ne. Marrja me këtë shkencë e parakuptonte  nënkuptimin e njohurive mbi politikën aktuale ndërkombëtare por edhe mbi rrethanat që i kushtëzojnë dukuritë bashkëkohore. Në këtë kuptim, një kohë të gjatë isha marrë  me hulumtimin e ngritjes dhe të rënies së imperatorive koloniale dhe të paraqitjes së atyre neokoloniale. Gjatë këtyre studimeve kisha vënë re gjëra shumë interesante. Kisha vënë re p.sh. se Imperatoria Britanike, gjatë kohës së rritës dhe të ekspanzionit të vet, nuk kishte pasur probleme të theksuara ndërnacionale as me Uellsin dhe as me Skocinë. Është vërtetuar se p.sh., me 1945, Partia Nacionale, nuk e di se si quhej saktësisht, por e cila në programin e vet angazhohej për pavarësimin e Skocisë nga anglezët, pati fituar gjithsejt rreth 28% të votave. Pas fitimit të pavarësisë së Indisë, në vitin 1947, numri i votave në favor të kësaj partie u rrit në rreth 37% në mënyrë që sot (dmth. kah fundi i viteve '70) paralelisht me hapjen e bisedimeve mbi shkurorëzimin eventual të Kanadasë me Mbretërinë Britanike, ky numër u rrit në rreth 40% në favor të partisë së përmendur. Rënia ose rritja e kërkesave nacionale të popullsisë joangleze është vërtetuar se ka qenë  e lidhur dhe në korrelacion me rritjen, me ekspanzionin ose me rënien dhe me zhdukjen e kësaj imperatorie. Sociologë të ndryshëm kanë vërtetuar se pozita e jashtme e Imperatorisë është reflektuar në plan të brendshëm si kërkesë për sigurimin e së ardhmes, të vendeve të punës, të statusit të ngjashëm, të kuadrove të profileve të ndryshme të përkatësive nacionale joangleze. Ndërkaq poashtu është vënë re  edhe një luftë më e ashpër e kuadrove të përkatësisë nacionale angleze për ruajtjen e statusit të tyre, të pozitave dhe të privilegjeve të fituara. Kjo gjë midis këtyre dy grupeve krijonte tendosje të vazhdueshme. Kështu, në shembullin e Imperatorisë Britanike vëmë re se si mund të ilustrohet ndikimi i një dukurie të jashtme në raportet e brendshme të një vendi.

   Është interesant se një gjë e ngjashme mund të vërehet edhe në raportet midis kanadezëve anglo-amerikanë dhe francezëve të Kuebekut. Në fillim të viteve 70 atje është aprovuar një kushtetutë mjaft demokratike me të cilën francezëve të Kuebekut u forcohej autonomia dhe e drejta për një lloj të statusit autonom, nëse jo edhe special, në marrëdhëniet me Francën. Në qershor të vitit 1975 Rëne Lëveku, atëherë Kryetar i qeverisë së Kuebekut të Kanadasë, në revistën "Lë mond Diplomatique" e pati shkruar një artikull mjaft të rëndësishëm me të cilin e arsyetonte zhvillimin e raporteve specifike me Francën në të mirë të francizimit të sërishëm të francezëve të Kuebekut. Së bashku me të tjerët në këtë provincë kanadeze, ai pati ardhur gjer në përfundimin se  anglishtja, përmes zhvillimit më superior të teknologjisë anglo-amerikane, automatizimit dhe të informatikës, gjithnjë e më tepër po e ngushtonte përdorimin e gjuhës franceze. Zhvillimi i raporteve me Francën francezëve të Kuebekut do t'u ndihmonte në ruajtjen e gjuhës së tyre dhe në begatimin e kulturës franceze në Kanada.

   Jugosllavia, natyrisht, nuk është imperatori britanike, e as që ka ambicie të tilla. Kosova nuk është Skoci, Uells apo Kuebek.

   Mirëpo poashtu është interesant se kërkesat për një autonomi më të madhe në vendet perëndimore ngushtësisht janë të lidhura me gjendjen e marrëdhënieve ndërkombëtare ekonomike dhe me pozitën e secilit vend individualisht në këto raporte. Kjo na solli gjer ke përfundimi i dytë se procesi i forcimit të kërkesave autonomiste, t'i quajmë kështu me një emërues të përbashkët të gjitha ato tendenca konvulsive në botë që i njohim me emra të ndryshëm, është gjithashtu ngushtësisht i lidhur me krizën e botës së kapitalit.

   Marksistët qëmoti i vunë re lidhjet e dukurive të tilla të pranishme në definicionin e Marksit mbi politikën si shprehje të koncentruar të ekonomisë. Për këtë shkak kjo që ngjau, dhe kërkesat që u shtruan në atë mënyrë, esencialisht ndodhën brenda kësaj ligjshmërie dhe nuk mund të shpjegohen jashtë saj. Me fjalë të tjera, kërkesa për Republikë në esencë nuk është asgjë tjetër veçse kërkesë për zhvillim të shpejtuar dhe të gjithanshëm ekonomik. Si e tillë figuron në të gjitha dokumentat e LKJ-së dhe të shtetit të RSFJ-së, por ngjarjet e zhvilluara e theksojnë momentin;  e shprehin pakënaqësinë me tempon e realizimit të asaj që u definua si qëllim politik i politikës sonë;  e vënë kërkesën për instrumentin autokton që do të mund të përdorej në dobi të tempos së zhvillimit të shpejtuar.

   Akademik Hajredin Hoxha tha se ne  e kemi zgjidhur çështjen nacionale më së miri në botë. Për ta argumentuar këtë pohim ai betohet se është ashtu. Unë nuk dëshiroj të merrem me kontestimin e pohimit të tij, por do t'ia tërhiqja vërejtjen akademikut se betimi nuk është argument shkencor. Nga ana tjetër, përveç asaj që e theksova lidhur me skocezët dhe lidhur me francezët e Kuebekut, do ta plotësoja diskutimin tim edhe me ca shembuj të tjerë. Më duket se kushtetuta belge poashtu u aprovua në fillim të viteve '70, apo më sakt, më 1972. Kjo kushtetutë i vë në pozitë të barabartë valonët dhe flamanët në Belgjikë, bile flamanëve u jep të drejtën e raporteve specifike me Holandën. Mendoj se flamanët industrialisht janë më të zhvilluar se valonët, por megjithatë, siç tregojnë ngjarjet e fundit atje, një pjesë e mirë e tyre i akuzojnë valonët se e mbajnë "lidhjen franceze" në planin ekonomik dhe atë kadrovik, d.m.th.  mendojnë se ndodhen në pozitë të pabarabartë dhe se ekonomikisht janë të eksploatuar nga valonët, pa marrë parasysh kushtetutën demokratike të Belgjikës. Suedezët në Finlandë poashtu e kanë universitetin në gjuhën e tyre dhe mbajnë lidhje të gjalla me Suedinë. Të gjitha këto vende kanë kushtetuta demokratike dhe ky është realiteti i tyre. Zezakët në SHBA pjesën më të madhe të të drejtave të tyre e realizuan kah fundi i viteve '60 dhe fillimi i viteve '70. Edhe atje u aprovuan amandamentet në kushtetutën e tyre, por tani amerikanët janë të preokupuar me të ashtuquajturin integrim të tërësishëm të zezakëve, gjë që do të thotë se kjo çështje e ka burimin te raportet klasore e jo tek ato nacionale e racore. Me fjalë të tjera, me integrimin e zezakëve të pasur në jetën publike dhe politike të vendit, amerikanët mendonin se e kishin zgjidhur problemin e raporteve midis racave. Praktika megjithatë i demantoi. Tani ndodhen para pyetjes se ç'duhet bërë me shumicën e varfër dhe të pakënaqur të zezakëve. Ata pozitën e vet inferiore në planin ekonomik gjithmonë e veshin me teshat e raporteve raciale. Problemi i integrimit të tyre, d.m.th., problemi i zhvillimit të përgjithshëm të tyre, reflektohet si kërkesë për pozitë të barabartë të racës zezake. E tillë është logjika e ligjshmërive shoqërore. Reflekton disi në mënyrë indirekte, shtrembër e jo në mënyrë të drejtpërdrejtë e si në pasqyrë. Te amerikanët është interesante edhe një dukuri nga mesi i viteve '70 e njohur si dukuri e gjurmimit të përkatësisë etnike (ethnicity). Nga ajo nuk bënë kurrfarë problemi. Edhe kjo dukuri disi paraqitet paralelisht me fillimin e krizës ekonomike të botës së kapitalit (v. 1973, përkatësisht 1975).

   Kushtetutën e fundit ne e aprovuam me 1974. Ajo ishte rezultat i demokratizimit të mëtejshëm të jetës politike dhe shoqërore tek ne. Gjithsesi nuk mund të thuhet se kjo ishte e lidhur me ndryshimet dhe me aprovimet e kushtetutave demokratike të vendeve të tjera, por askush nuk mund ta mohojë bindshëm se proceset e demokratizimit shoqëror dhe politik te ne nuk janë pjesë e proceseve të demokratizimit e të civilizimit të Evropës, dhe pjesë e ecjes së përgjithshme progresive të njerëzimit. Çdo kushtetutë i reflekton raportet dhe qëllimet e forcave politike të vendit të vet. Për këtë shkak, kur themi se ne kemi arritur rezultate të mëdha, por jo më të mira në botë, në zgjidhjen e çështjes nacionale, atëherë një gjë të tillë duhet argumentuar dhe shpjeguar me sistemin e përgjithshëm të raporteve demokratike të vetëqeverisjes socialiste. Zgjidhja e çështjes nacionale, këtë do të duhej ta shpjegonte akademik Hoxha, është në mënyrë të pandashme e lidhur me tempon dhe shkallën e demokratizimit të përgjithshëm të shoqërisë, me natyrën dhe me karakterin e vetëqeverisjes socialiste në Jugosllavi. Për aq sa ky sistem është më demokratik, më human, më i mirë, më integral, mund të thuhet se për aq edhe çështja nacionale është zgjidhur në mënyrë më demokratike, më humane, më mirë dhe më integrale. Çështja qëndron në faktin që të shihet se sa kemi arritur ne që sistemin e vetëqeverisjes socialiste të normativizuar në dokumentet partiake, në kushtetutë dhe në ligje, ta realizojmë në praktikë, sepse pozita e vërtetë dhe reale e kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë është e lidhur pikërisht me këtë. Për këtë shkak, mendoj se ngjarjet janë edhe protestë kundër deformimeve në zhvillimin e vetëqeverisjes dhe kundër deformimeve në praktikën politike, dhe njëkohësisht, ato janë kërkesë për zvogëlimin e jazit midis asaj që është normative dhe realitetit; midis fjalëve dhe veprave. Në instancën e fundit, kjo është një kërkesë për zhvillimin e shpejtuar të Kosovës.

   Nga ana tjetër, akademik Hajredin Hoxha tha se në botë ekzistojnë dy lloje të socializmit: socializmi dogmatik i Shqipërisë dhe socializmi vetëqeverisës i yni. Mua nuk më është e qartë se cilit lloj të socializmit i takojnë p.sh., BRSS, Kuba, Koreja Veriore, Kina, Vietnami, dhe tani Angola e Etiopia, si dhe një numër i tërë vendesh që veten e konsiderojnë socialiste? Ai thotë se ashtu shkruan në Programin e LKJ. Por programi i LKJ është aprovuar në vitin 1958 dhe ai nuk mund të kuptohet në mënyrë dogmatike. Atëherë LKJ nuk do të mbante marrëdhënie me asnjë parti komuniste në pushtet, as që do të mbante raporte diplomatike dhe politike me këto vende. Sa më përket mua, plotësisht më është e qartë se cila nga këto parti e monopolizon të drejtën që vetëm ajo të ketë të drejtë dhe e pranon vetëm socializmin e vet. Sovjetikët e pranojnë socializmin real të Traktatit të Varshavës; unë e pranoj linjën e LKJ-së mbi rrugët e veçanta të zhvillimit të socializmit në çdo vend të veçantë, por meqenëse akoma nuk i njoh të gjithë parametrat me anë të të cilëve në mënyrë të pagabueshme do ta matja socializmin, nuk kam mundur vetes t'i ofroj përgjigje kategorike se sa lloje të socializmit ekzistojnë në botë. Si anëtar i LKJ-së i përmbahem linjës së saj. Ua kam lënë popujve të vendeve socialiste që të gjykojnë mbi socializmin e tyre. Nuk e konsideroj si oportune të merrem me vlerësimin e socializmit në Shqipëri sepse ndodhem në një mbledhje partiake dhe jo në një simpozium shkencor. Sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë në përgjithësi, dhe raporteve midis Universitetit në Prishtinë dhe të atij në Tiranë në veçanti, tashmë jam deklaruar në mbledhjen e Komisionit Ndërkombëtar të KK të LK të Kosovës. Unë jam kundër suspendimit të këtyre marrëdhënieve. Nuk e besoj se na kanë indoktrinuar. Kam qenë njëri nga bartësit kryesorë të këtyre marrëdhënieve. Kam besuar dhe besoj se ato kanë qenë në interes të të dyja palëve dhe në interes të zhvillimit të tërësishëm të kombësisë shqiptare në Jugosllavi. Puna ime në zhvillimin e këtyre raporteve ka qenë në pajtim të plotë me parimet e politikës së LKJ. Për këtë e kemi pasur përkrahjen e të gjitha forcave progresive të krahinës, andaj edhe të Universitetit tonë. Akademik Syrja Pupovci ka qenë njëri nga ata që e përkrahte këtë bashkëpunim gjatë tërë kohës së udhëheqjes sime në Sekretariatin për Marrëdhënie me Botën e Jashtme. As atëherë dhe as sot nuk kam konsideruar se kemi qenë të mashtruar. Nuk ishim fëmijë. Tani nuk jam i dëshpëruar me rezultatet e punës sime në këtë drejtim, por përkundrazi, krenohem. Por do të dëshiroja që akademik Pupovcit t'i drejtohem me pyetjen direkte se a është akoma ai i djehit, që na përkrahte në zhvillimin e këtyre raporteve, apo ai i sotit, i cili angazhohet me të madhe për ndërprerjen dhe për suspendimin e tyre. Nuk do të dëshiroja që një ditë të vijmë në pozitën prej nga do të angazhoheshim për rishqiptarizimin e gjuhës shqipe, ose për rishqiptarizimin e shqiptarëve.

   Një kohë të gjatë kam punuar në politikë. Kurrnjëherë nuk kam dëshiruar, dhe as që dëshiroj, që forcat reaksionare jashtë dhe brenda Kosovës të manipulojnë me të. Shokët që tani janë në pozitë, këtë nuk duhet ta lejojnë.

Prishtinë, 19 nëntor 1981

Kthehu ne fillim

 

Në korrik të vitit 1982 Mr.Ukshion Hoti  u denua me 9 vjet burgim të tëndë

GJYKATËSIT ISAK NISHEVCI+ISMET EMRA+++, E DENUAN GRUPIN E INTELEKTUALEVE NË PRISHTINË


 Gkykata e Qarkut në Prishtinë, me kolegjin e përbërë nga gjyqtari ISAK NISHEVCI….ISMET EMRA…,mbi bazë të aktakuzës së Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë PP.nr.281/81,të ngritur më datë 31 maj 1982…,në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë:

1.HALIL HALIDEMAJ (1936)-nga pozhorani,Mr. i historisë.........11 vjet burgim të rëndë

2.UKSHIN HOTI (1944)-nga Krusha e Madhe, Mr.i shk.politike 9 vjet burgim të rëndë

3.EKREM KRYEZIU(1943)-nga Peja, regjisor……..............…. 8 vjet burgim të rëndë

4.MENTOR KAÇI (1952)-nga Gjakova, montazher TVP…….. 7 vjet burgim të rëndë

5.HILMI RATKOCERI(1955) nga Llugaxhiu, apsolvent.......... 3 vjet burgim të rëndë

6.ALI KRYEZIU (1950)-nga Peja, jurist ................................. 5 vjet burgim të rëndë

7.NEZIR HALITI (1948)-nga Firaj, profesor............................. 2 vjet burgim të rëndë

8.SHEMSI REÇICA (1952)-nga Gllavica, profesor.................. 7 vjet burgim të rëndë

9.MUHARREM FETIU(1945)-nga Peçani (Therandë) Mr.i his.. 6 muaj burgim të rëndë

(...)
Në vitet e 80-ta si në çdo aktakuzë dhe aktgjykim tjetër të shpallur për atdhetarët e devotshëm...edhe në këto dokumente të këtij gjykimi u përdorë sllogani identik se të “akuzuarit” kanë vepruar “...me qëllim të kryerjes së veprës penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e vëllazërim-bashkimit, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së...”!!!

Mr.Ukshin Hoti - Gjykimi me “Grupin e Intelektualëve” më 21 korrik 1982
(...)

Kthehu ne fillim

_____________________________________

KONTAKTI IM I FUNDIT ME UKSHIN HOTIN

         

Shkruan: Dr. Hysni BYTYÇI

Kam qenë njëri nga mbrojtësit e Ukshin Hotit në Gjyqin e Qarkut të Prizrenit, në tetor të 1994 kur u dënua ai për herë të  dytë, kësaj radhe me 5 vjet burg.

Edhe pasi ka përfunduar tërë procedura në Gjykatën Supreme të Serbisë, atë e kam vizituar rregullisht një herë në muaj, sipas rregullave ligjore, si në burgun e Dubravës, të Nishit ashtu dhe në burgun e Mitrovicës së Sremit. Më 12 mars 1999 ishte ditë e premte (e premtja e dytë e marsit), kur e vizitova për herë të fundit Ukshin Hotin.

Sipas   rregullores së burgut të Mitrovicës së Sremit, vizitat familjare për të burgosurit politik bëheshin të premten e parë të çdo muaji, ndërsa vizitat e avokatëve bëheshin të premten e dytë me rradhë. Pra, Ukshinin e vizitova vetëm 12 ditë para se të fillonin bombardimet e NATO-s.  Ishte kohë e  vështirë dhe askush nuk e dinte se çka do të ndodhë, do të bombardohet Jugosllavija e atëhershme  apo jo, si do të zhvillohet situata nëse bombardohet ajo etj etj? Me Ukshinin u morëm veshë që kur të lirohet nga burgu, kurrsesi të mos niset vet për në Kosovë. I thash se nëse ndodhë që të mos vijë për vizitë më 12 prill dhe 14 maj 1999, (këto ishin datat e rezervuara për vizitat e ardhshme), atëherë me çdo kusht do të jam më 17 maj (data e lirimit)  në ora 08:00 të mëngjesit para dyerve të burgut.  Gjithashtu i thash, në rast se lirohesh para 17 majit, (sepse sipas akteve ligjore në raste të veçanta 1/10 e denimit mund t´i falej të burgosurit, por kjo mundësi asesi nuk mund të ndodhte edhe me Ukshinin) mos ta luaj këmbën mëtutje, të qëndroi para portës së burgut dhe të më thërras në telefon, në mënyrë që së bashku të nisemi për në Kosovë, apo sipas situatës dikund tjetër.

Meqenëse bombardimet filluan me 24 mars, vizitën e radhës me 12 prill nuk arrita dot me realizue, sepse u detyrova edhe vetë të shpërngulem nga banesa e përhershme në Beograd, për t’u  vendos përkohësisht në një lagje tjetër (17 kilometra largë), ku nuk më njihte askush, dhe fare nuk lëvizja nga banesa. Më 17 prill, ndonëse  ishte data kur përmbusheshin normat e rregullores për lirim të parakohshëm, e kontaktova me telefon drejtorinë e burgut dhe ja u përmenda këtë mundësi lirimi për Ukshin Hotin. Ju thash, nëse vendosni për lirimin e Ukshinit para datës 17 maj, paraprakisht të njoftohem edhe unë.  Për t’ua lehtësuar punën organeve të burgut, ata i sigurova se në çdo dy ditë do t´i thërras në telefon, për t´u informuar rreth lirimit të Ukshinit nga burgu.

Mr.Ukshin Hoti

____________________________

Kryeshefi me të cilin bisedova në telefon, më tha se një muaj para kohe nuk do ta lirojnë, por disa ditë më herët po, dhe se nuk ka nevojë të lajmërohet në telefon para festave të majit, sepse nuk mund të ndodh lirimi i tij më përpara. Më tha, që të lajmërohem pas fetsave të majit. Kjo bisedë më gëzoi shumë dhe thash në vete se kjo punë ka gjasa të përfundojë si është më së miri.

Ndërkohë e kontaktova dajën e nënës së Ukshinit, i cili kishte dy furra të bukës një në Temerinë dhe tjetrën në Novi Sad të Vojvodinës. U morëm vesh që në ditën kur do të lirohet Ukshini, të shkojmë së bashku në Mitrovicë të Sremit për ta pritur atë dhe pastaj të kthehemi sërish në Temerinë, ku Ukshini mendonim të qëndronte aty derisa të stabilizohet situata.

Më 3 maj 1999, ishte dita e parë e punës pas festave të majit, dhe në mëngjesin e asaj dite, (rreth orës 08:00) e thirra në telefon drejtorinë e burgut në Mitrovicë të Sremit. Për fat të keq mësova se  Ukshini nuk ishte më në atë burg. Më thanë se është transferuar për në burg të Nishit. Pa humbur kohë e thirra burgun e Nishit dhe mësova se Ukshini dhe disa të burgosur tjerë shqiptar ishin transferuar në burgun e Dubravës së Pejës. Në ato momente më kaploi një frikë e madhe, sepse transferimi  i Ukshinit dhe të tjerëve nga Serbia për në Kosovë, i kishte rreziqet e veta të mëdha. Duhesh të ndërmerrja diçka. Vendosa dhe ia adresova një shkresë Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë dhe kërkova që Ukshin Hoti të mos lirohet nga burgu i Dubravës, por ta transferojnë në ndonjë burg tjetër të Serbisë, ku do ta merrja unë në dorëzim.

Ju propozova që të gjitha shpenzimet e këtij transferimi të më fakturohen në llogari time. Një letër ia dërgova edhe Ministrisë së Drejtësisë të Republikës Federale të Jugosllavisë, dhe kërkova që ta përdorin autoritetin e tyre edhe pse kjo nuk ishte në kompetencat e saj. Kërkova në emër të humanitetit të ndërmirret diçka, se ky njeri(Ukshin Hoti) mund ta humb kryet po atë ditë që e “shijon lirinë”.

Në mbrëmje (më 3 maj) nga Tetova mu lajmrua Myrveti (motra e Ukshinit) ku ishte si refugjate. I tregova për aktivitetet e mia lidhur me Ukshinin dhe i propozova që një shkresë të ngjajshme (në emër të saj si anëtare e familjes Hoti) ta adresoi edhe në Kabinetin e Kryetarit të Sërbisë Millan Millutinoviq.  Letrën në kabinet do ta dërgoi më 05 maj 1999.

Gjatë bisedës, Myrveti më tha se ka biseduar me avokatin Zhivojin Jokanoviq në Prishtinë, i cili i paska premtuar se do të tenton që Ukshinin, para se ta lirojnë nga Dubrava, ta sjellin në Prishtinë  ku do ta merrte Zhika dhe do ta mbante në shtëpi të tij deri sa të qetësohet situata. Ishte kohë e vështirë. Asnjëri prej shqiptarëve nuk guxonte ta merrte rrugën për në burg të Dubravës, për shkak të frikës nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Edhe serbët gjithashtu nuk guxonin të udhëtonin, sepse kishin frikë prej UCK–së. Dhe krejt kjo frikë ishte e kuptushme, sepse rreziku kudo ishte evident. Myrvetit i thash se nëse Ukshinin e sjellin për t’u liruar nga burgu i Prishtinës, nuk do të ketë rrezik për te sepse ai mund të gjejë strehim te shumë njerëz, por mund të ndodh që të gjitha përpjekjet tona të mos rezultojnë fare. Myrvetit i propozova (edhe pse ishte rrezik për te) që të shkojë deri në Prishtinë, për të hulumtuar ndonjë mundësi, të gjej ndoshta ndonjë njeri për një shumë markash gjermane, që do të udhëtonte më 17 maj deri në Dubravë.  

Ato ditë nuk funksiononte asnjë lidhje telefonike me  Dubravën dhe Pejën. Nuk më kojtohet data e saktë, por medoi se ka qenë data 10 apo 11 maj kur kontaktova në telefon me Jovica Jovanoviq, ish–zavendës i Prokurorit të Qarkut në Prishtinë, tani i punësuar në Sektorin e Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë për Kosovë. Ky ishte njeriu më përgjegjës i kësaj ministrie në Kosovë. Përpara ishim kundeshtar të mëdhej, sepse kemi qenë në pozita të kundërta, unë si mbrojtës i shqiptarëve, ndërsa ai në anën e kundërt. Një fjalë popullore thotë: ”Zori të çonë edhe në derë të hasmit”. Pra, ishte koha që duhej të ndërmarrja diçka, për të mirën e klientit tim Ukshin Hoti, sepse  po të mos e bëja një gjë të tillë do të më kritikonte vetëvetja.

Jovicën e luta që të ndërmarrë gjithçka është e  mundur për ta sjellë Ukshinin diku në burgjet e Serbisë (para se të lirohet), ose të paktën ta transferojnë nga Dubrava në burgun e Prishtinës. 

Për çudi, ai më priti shumë mirë me fjalë. Më tha se situata është shumë e vështirë në teren, sidomos në rrethinën e Pejës, dhe lidhjet telefonike nuk funksionojnë (në asnje mënyë) me Pejën dhe Dubravën. Më tha se posta zyrtare (edhepse rrallë) bartet me makina dhe se kur të vijë herën tjetër makina nga Dubrava, ai do ta përcjellë kërkesën time dhe do të tenton që ashtu edhe të bëhet. Deri me 17 maj e kam telefonuar për çdo ditë, ndërsa përgjigjja ishte e njejtë.

Më datën 21 apo 22 maj Jovica më ka thënë se makina ka ardhur nga Dubrava dhe është informuar zyrtarisht se Ukshin Hoti është liruar ditën e diele, më 16 maj 1999, pak para orës 11:00 të paradites.

Pas 12 qershorit 1999, të burgosurit shqiptarë janë transferuar sërish nëpër burgjet e Serbisë, dhe gjatë vizitave që ua kam bërë atyre kam mësuar se “Ukshin Hotin në ditën e lirimit (më 16 maj) e kishin vra një apo dy kilometra largë portës së burgut të Dubravës, në drejtim të Istogut.” Më kanë thanë se këtë ua paska komunikuar një gardian malazezë (po atë ditë), atyre që kanë qenë në një dhomë me Ukshinin. Prej momentit të transferimit të të burgosurve nga Kosova për në Serbi e deri në vjeshtë (1999) kam qenë e vetmja lidhje ndërmjet të burgosurve dhe familjarëve të tyre në Kosovë. Çdo të shtune, tuboheshin me qindra familjarë në oborrin tim në fshatin Semetisht të Suharekës. Një të shtune në mbrëmje erdhi gazetari Zenun Çela  nga Prishtina së bashku me korespodentin e Zërit të Amerikës për ta zhvilluar një intervistë me mua për këtë Radiostacion. Dhe njëra nga pyetjet e korrespodentit të Zërit të Amerikës ishte: ku gjindet Ukshin Hoti? Pra, më shtynë në një rrugë shumë të vështirë, me thënë atë çka kisha dëgjuar për fatin e Ukshinit, ndërsa më vinte shumë zorë prej motrës së Ukshint, Myrvetës. Kisha dëgjuar se ajo kurrsesi nuk pranon të flitej për humbjen e vëllait. Meqë dëshiroja që ajo (Myrveti) të mos e dëgjojë këtë lajm përmes radios, por të gjej rastin kur të shkojë vet në familje dhe duke biseduar t’ia komunikojë diqysh më lehtë këtë gjë, gazetarit ju përgjigja se “Ukshini është dalë nga burgu me 16 maj, por frikohem se jeta e tij në liri ka zgjatë shumë pak.” Pas disa ditësh, së bashku me disa shokë të mi dhe të Ukshinit shkova në Prishtinë te Myrveti, por nuk e gjetëm në shtëpi. Nuk munda të kontaktoj me të.  Pas asaj kohe nuk kam tentuar ta kontaktojë më Myrvetin, sepse të gjithë shokët që më njihnin mua dhe atë më këshilluan që të mos ia pëmrendi humbjen e vllaut, pasi që ajo kurrsesi nuk pranon se Ukshini është i vdekur.

Diku pas gjysmës së gushtit 1999, një të shtune, tek unë në fshat ka ardhur Skender Hoti, një veprimtar i devotshëm, dhe më tha se Ukshini 100 % është gjallë. Më tha se kanë kontaktuar me disa njerëz, të cilët i kërkojnë 100.000 DM që ta vizitoi Myrveti atë diku në Mal të Zi. Nuk munda ta bindi se kjo nuk është e vërtet. Ai ishte i bindur se kjo vizitë do të realizohet. Skenderi më tha se kanë kërkuar nga ata njerëz që do ta dërgojnë Myrvetin deri te Ukshini, që ta sjellin një familje të tyre në Pejë, e cila do të qëndronte aty deri sa të kthehet ajo (nga Mali i Zi). Pas dy jave, Skenderi më tha se ky propozim ishte refuzuar! Për fat të keq ky është realiteti, kemi edhe këso gjallesash me fytyra të njeriut, të cilët tentojnë të pasurohen duke shfrytëzuar fatkeqësinë e tjetrit. Vallë çfarë  janë këto figura  njerëzish?

01.12.2006

Kthehu ne fillim

----------------------------------------------- 

HARRESA PËR NJERIUN E MADH UKSHIN HOTI 

Shkruan:Besnik KRYEZIU

Kaq vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhe ende nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit. Këto ditë e lexova librin "IDHULLI I MALLKUR" të autorit Sefer Pasha, libër që bënë fjalë për jetën e Ukshin Hotit. Ende nuk më ka ndodhur që një libër të më bëjë të mendoj aq shumë si ky i Sefer Pashës. Ende nuk e kam ndjerë veten më keq se sa duke e lexuar këtë libër. Autori Pasha përmes këtij libri shpalos me mjeshtri të rrallë tragjedinë kosovare nëpërmes kryepersonazhit të saj Ukshin Hoti.

Më ka bërë të mendoj se ku ndodhet në të vërtetë Ukshin Hoti. është i gjallë apo i vdekur. Më ka bërë të mendoj se, pse shteti serb po vazhdon ta mbajë peng Ukshin Hotin. Që nga koha kur shteti serb e zhduki Ukshin Hotin kanë qarkulluar variante të ndryshme. Ka nga ata që thonë se, ditën kur është liruar është marrë nga ushtarakë serbë ,dhe me të dalë nga burgu është ekzekutuar. Dikush tjetër thotë se Ukshin Hoti është gjallë, dhe se shteti serbë po e mbanë diku në Serbi. Si do që të jetë i gjallë apo i vdekur, Ukshin Hotin shteti serbë po e mban peng, duke mos e thënë të vërtetën për fatin e tij.

Zhdukja e Ukshin Hotit është disi më specifike se zhdukjet tjera gjatë luftës në Kosovë, sepse Ukshin Hoti ishte arrestuar nga forcat policore serbe të Milloshoviqit para luftës, dhe se në Prizren një gjykatë e instaluar serbe e kishte dënuar me pesë vjet burgim, burg të cilin edhe e mbajti deri në fund Ukshin Hoti. Pra me këtë dua të them se shteti serbë nuk mund t'i ik në asnjë menyrë përgjegjësisë për fatin e Ukshin Hotit se gjoja ai është liruar nga burgu, por është zhdukur në rrethana lufte. Zhdukjen e ka bërë një shtet me hierarki të qartë shtetërore, dhe ky shtet që sot po mundohet të paraqitet demokratik, dhe po synon integrimin në familjen Evropiane duhet ta zbardh enigmën për fatin e Ukshin Hotit.

Zbardhja e enigmës mbi fatin e Ukshin Hotit nuk është vetëm një zbardhje për një qytetar të Kosovës, të cilin e ka zhdukur shteti serb, por parasëgjithash është zbardhja e historisë më të re të Kosovës, sepse Ukshin Hoti tani më është bërë histori. E kam ndjerë veten keq për atë që ne si shoqëri dhe si komb nuk bëmë aq sa Ukshin Hoti bëri për ne. Deri sa heshtja e shtetit serb është e kuptueshme, si të kuptohet heshtja jonë ndaj Ukshin Hotit. Institucionent e Kosovës nuk gjetën kurr kohë për të bërë diqka për Ukshin Hotin. Në muajt e fundit në Kosovë u përkujtuan ngjarjet e pranverës se 81-shës, bile u bë edhe një dokumentar për këto ngjarje.

Folën të gjithë, bile edhe ata që në atë kohë ishin udhëheqës të lartë komunistë si: Vllasi dhe Bakalli, por as edhe një fjalë për Ukshin Hotin kur dihet roli i tij në përkrahje të studentëve. Pse vallë sillemi kështu me njeriun që, për mendimin tim është më meritori për shtetin e Kosovës, sepse u bë kurban në themelet e ketij shteti, duke mos u përkulur për asnjë çast. Ku është elita jonë intelektuale? Ku është Akademia jonë që as edhe një fjalë nuk e tha për Ukshin Hotin. A jemi ne populli që nuk e kemi merituar Ukshin Hotin siç do të thoshte një folëse në një tribun për Ukshin Hotin, se për ndryshe do ta kishim në mesin tonë. Nuk e di, por deri sa po i shkruaj këta rreshta se q´mu kujtua një letër të cilën Ukshin Hoti ia kishte dërguar gruas së tij në vitin 1984 nga burgu ku shkruante:

"UNË JAM PENG POLITIK KËTU, DHE E NDIEJ DERI NË ASHT SE ÇFARË DO TË THOTË TË JESH I TILLË".

Pra, kjo na jep të kuptojmë se, Ukshin Hoti që në momentin kur u vu në mbrojtje të kërkesës së studentëve për shtetin e Kosovës ishte peng politik. Harresa jonë për Ukshin Hotin është e pajustifikueshme. Ka patur plotësisht të drejtë Kadare, kur e ka thënë atë thënjen kineze ,,se kur mungon tigri majmuni bëhet mbret", dhe fatkeqësisht Kosova ka shumë majmunë në skenën e saj politike. Këtë shkrim po e përfundoj me një thënie të Ukshin Hotit

"EDHE, NËSE KY QE FATI IM, UNË DO TË PAJTOHEM ME TË, PAVARËSISHT NGA ÇMIMI QË MUND TA PAGUAJ, SEPSE FËMIJËT E MI DHE JO UNË VETË, JANË KUPTIMI I JETËS SIME. ATDHEU E FITON KUPTIMIN ME TA DHE JO PA TA, PASI QË PËR ATDHEUN MUND TË LUFTOHET VETËM NË EMËR Të NJERËZORES DHE KURRSESI NDRYSHE".

 Kthehu ne fillim

__________________________________________________________

  Mr.Ukshin Hoti

NË BURG ME UKSHIN HOTIN

             

  Shkruan: Bajrush XHEMAILI

Intelektual me njohuri e thellësi të rrallë gjykimi 

   Kisha dëgjuar e lexuar aq shumë për profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por që asnjëherë nuk më kishte rënë ta takoja. Për herë të parë e takova në burgun "Dubrava" të Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej së largu nga shetitoret e pavijoneve. Unë isha në Pavionin C1 e ai në pavionin pranues. Edhe prej kësaj distance nuk e kishim vështirë (ne që ishim këtej), ta dallonim: shtatëlartë, shpatullgjerë, pak i kërrusur dhe pothuajse gjithëherë me një mjegull tymi përreth, nga të pirët e shumtë të duhanit. Fati deshi që kur e sollën në pavionin tonë të gjendemi në një dhomë, derisa të lirohej ndonjë krevat në dhomat e mbushura përplot.

Ukshin Hoti

   Ky intelektual me diapazon të gjerë njohurishë për fusha të ndryshme e me thellësi të rrallë gjykimi, në të parë, e linte përshtypjen e një njeriu të ngrysur e të tërhequr në vete dhe jokomunikues. Por, në të vërtetë, në diskutimet e polemikat e gjata që i bënim në burg, ishte fort aktiv, i rreptë dhe i pakompromis. Karakteristikë tjetër që dallohej lehtë ishte se e brente shumë gjendja familjare e ngarkuar me probleme të shumta, në veçanti dëshpërohej për pësimin e tre fëmijëve, për shkak të ndarjes me dy gratë që i kishte pasur. Përmasat e kësaj dhembjeje zmadhoheshin edhe më shumë me rastin e vizitës që i bënte djali i tij Andini. Kur kthehej në pavion, pas çdo vizite, e komentonte gjendjen shpirtërore dhe fizike të Andinit. I dukej i padisponuar, se ngadalë po rritej dhe se çdo ditë e më shumë po bëhej më i hajthëm. Merakosej jashtëzakonisht shumë për të. Por mbi të gjitha të tërhiqte vëmendjen shpirti i tij kryengritës. Karakteri i tij nuk lejonte një soditje indiferente të të gjitha atyre padrejtësive që u bëheshin të burgosurve. Ishte karakteristikë e theksuar e tij se reagonte dhe protestonte njësoj fuqishëm si për padrejtësitë që u bëheshin të burgosurve politikë, ashtu edhe atyre ordinerë, madje ai nuk do të hezitojë që të bëjë edhe grevë urie për ta. Puna erdhi deri aty sa eprorët e burgut nuk mund ta duronin më këtë kryengritës të papërmirësueshëm. Prandaj edhe do ta transferojnë në burgun e Nishit. Atje, pastaj, do të vazhdojë përsëri të mbajë burgun në mënyrën e tij, që s'ishte e rëndomtë shikuar nga këndi i atyre që bëjnë plane djallëzore. Letrat e shkruara nga ai, dërguar motrës së tij Myrvetes (tanimë të botuara dhe të njohura për publikun e gjerë), dhe qëndrimi i tij dinjitoz para tyre, i trazoi shpirtërat e eprorëve të burgut. Dhe, padyshim, edhe përgjegjësit e burgjeve në nivelet më të larta të shtetit serb. Për këtë arsye edhe do ta transferojnë në burgun e Mitrovicës së Sremit.

Ukshin  Hoti 50 ditë nën tortura e vetmi

   Në burgun e Mitrovicës së Sremit, e priste një ndër drejtorët më mizorë që hasen nëpër burgje, kudo qofshin ato. Për torturat që u kishte bërë të burgosurve politikë kroatë, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës. Të njëjtat tortura shtazarake organizonte edhe për ne shqiptarët të cilëve na patën transferuar qysh më 30 prill të vitit 1998 dhe atyre që patën ardhur më vonë. Sidomos grupin në krye me Nait Hasanin, e ka torturuar në mënyrë të veçantë. Po atyre torturave do t'iu nënshtrohet edhe profesor Ukshini për rreth pesëdhjetë ditë me radhë, sa edhe do ta mbajnë në vetmi. Ai më vonë, kur do të takohemi në një dhomë të përbashkët, do të na rrëfejë për mizorinë që është bërë mbi të: "Nga të rënat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se më shkoi njëri krah, pastaj krahu tjetër, më vonë shpina, këmbët… Thjesht kisha ndjenjën, dhe isha bindur, se e kishin vendosur të më mbysnin duke më torturuar". Dhe pas gjithë kësaj, atë nuk do ta sjellin më në dhomë të përbashkët me ne të burgosurit politikë shqiptarë, por do ta vendosin në një vend me të burgosur të tjerë për vepra të ndryshme ordinere me përkatësi të ndryshme kombëtare. Në të vërtetë, edhe pse ne ishim në një izolim të plotë, ai do ta kishte më lehtë në shoqëri me ne se sa me ata të burgosur ku dominonin kriminelët serbë, por që kishin një tretman ku ishin më të lirë.

Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini

  Ne ishim së bashku (gjithsej 44 të burgosur politikë shqiptarë) edhe dy ditë pas fillimit të bombardimeve të paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollën edhe profesor Ukshin në dhomën tonë, me ç'rast na e dha lajmin e gëzuar të atij sulmi aq të pritur nga shqiptarët. Aty do të na mbajnë deri më 26 prill 1999, kur na transferojnë për në burgun e Nishit, po aq famëkeq sa edhe i Mitrovicës së Sremit. Në Nish do të na presë "shpaliri" i përbërë pothuajse nga i gjithë potenciali i gardianëve të atij burgu."Shpaliri" është ajo metodë torturimi ku gardianët janë të radhitur në dy radhë dhe i burgosuri duhet të kalojë përmes këtyre dy radhëve. Policët qëllojnë ku, si dhe sa të duan, derisa të ngopen. Ishte një rrahje tamam shtazarake ku, përpos shqelmave dhe shufrave të gomës që janë të rëndomta gjatë të rrahurit, u përdorën edhe drunj të thjeshtë, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumë gjak e u thyen eshtra. Mjer ai që rrëzohej! Duhej që ndonjë i burgosur të rrezikojë veten edhe më shumë për ta nxjerrë nga situata e tillë ngaqë të rënat nuk pushonin. Shumë të burgosurve u binte të fikët. Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Në atë rrëmujë, fillimisht nuk e vërejtën ata të cilët sillnin sa mundnin. Por kur njëri e dalloi se ishte profesori, i gëzuar bërtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh në të edhe më me forcë se gjer atëherë. Profesori kur dëgjoi atë të thënë ironike, ashtu siç ishte i kërrusur në një pozicion mbrojtës, u drejtua dhe krenar e stoik eci përpara, duke i përballuar të gjithë ato të rëna! Atë natë do të na rrahin edhe disa herë me radhë dhe do të na ndajnë në dy dhoma të mëdha.

   Profesorin e vendosën në dhomën tjetër. Pastaj do të na torturojnë edhe nga disa herë përgjatë dy ditëve e dy netëve të tjera, deri në mëngjesin e 29 prillit, kur edhe do të na urdhërojnë të bëheshim gati për transfer të ri. I burgosuri kurrë nuk e di se kur e ku do të transferohet. Vazhdimisht e bren kurreshtja që shoqërohet me frikë se do ta ketë më keq se deri atëherë. Kjo enigmë, se ç'do të bëhet me ne në ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bënte përpëlitjet e fundit kishte një peshë tepër të madhe në kokat tona. Aq më tepër na brente fakti se nuk kishte më shumë se tri netë që na kishin sjellur në Nish. Për ku,vallë, na çojnë?! Ashtu si në Mitrovicë të Sremit, edhe këtu, na lidhën me duar prapa secilin veç e veç dhe pastaj të gjithëve na lidhën me një zingjir të gjatë të cilin njëherit e përforconin për karriga të autobusit. Transferimin nuk e bënë vetëm për ne që patëm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por për të gjithë ata të burgosur politikë të cilët kishin qenë në burgun famëkeq të Nishit. U mbushën tre autobusë me të burgosur. Profesor Ukshini ishte një karrigë para meje, por nuk arrijtëm ta ndërrojmë qoftë edhe një fjalë gjatë rrugës, ngase jo vetëm që s'lejohej të flisnim, por duhej që edhe kokën ta mbanim aq ulur sa të mos mund të shihnim asgjë, përndryshe do të pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritëm në burgun "Dubrava", tamam një ditë pa u mbushur një vit që kur na kishin hequr nga ky burg.

E dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqentonë

   Kthimi në Dubravë të gjithëve na befasoi. Të gjithë jipnim ndonjë version të mundshëm se përse na kishin kthyer aty. Një e dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqen tonë. Para një viti, prej këtu na kishin shpërndarë në burgje të ndryshme nëpër Serbi, me arsyetim se në Dubravë nuk kishte siguri për ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, në pasigurinë më të madhe të mundshme, në kohën kur UÇK-ja ishte shumë më e fortë se një vit më parë, NATO-ja sulmonte pandërprerë nga ajri dhe mu atëherë kur ushtria serbe po bënte krimet më të mëdha në popullsinë shqiptare. Në fakt ne e dinim se pas transferimit tonë nga Dubrava, në vend të të burgosurve i patën sjellur paramilitarët serbë dhe konkretisht "Tigrat" e Arkanit. Ndërsa, para se të ktheheshim ne, ata i kishin hequr. Dhe, në këtë drejtim gjakatarët serbë llogaritë i kishin bërë me përpikmëri. Duke parë se edhe bazës ushtarake serbe, më të fortës në Rrafshin e Dukagjinit me qendër në drejtorinë e burgut të Dubravës, i kishte ardhur koha të bombardohej, na kishin sjellur neve që, në rast të bombardimit, të mos e pësonin paramilitarët, por të burgosurit. Këtë rrezik e ndjenim ne, por s`kishim se ç'të bënim, përpos të prisnim se ç'do të ngjajë me ne.

   Në këto rrethana, padyshim që ishim të tensionuar edhe pse gjendeshim në Kosovë. Profesor Ukshini kishte edhe një arsye më shumë të ndjehej keq shpirtërisht, sepse kishte një enigmë më shumë: si të arrinte që pas lirimit të kthehej te familja, apo në një vend të sigurt, ose thjesht ku do të mund të vazhdonte jetën pas burgut? Ai, si edhe ne të tjerët, nuk kishte mundësi të dinte asgjë për familjen dhe të afërmit e tij. Edhe nga ato pak informata që arrija t'i merrja nga një i burgosur ordiner i cili punonte në kuzhinë nuk arrinim të formonim ndonjë pasqyrë sado sipërfaqësore për gjendjen e krijuar. Nga ato letra të vogla, me aq rrezik qarkullimi deri tek unë, mund të kuptonim se bëhej një luftë e rreptë, nga ajri e nga toka dhe se shumë shqiptarë ishin shpërngulur e shumë ishin të vrarë e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre që u besoja, po mu këto lajme e shqetësonin dhe e bënin edhe më nervoz profesorin.

"Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time,

dhe pikë!

Ukshin Hoti me vajzën e tij

_________________

   Nga dita që u kthyem, i kishin mbetur vetëm edhe 18 ditë për t'u liruar dhe çdo ditë që afrohej ishte më i shqetësuar. Si, dhe ku të shkonte?! Më në fund na tha: "Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time, dhe pikë!". Momenti i daljes i erdhi papritmas. Ora e saktë nuk dihet në burg, ngaqë orë nuk lejohet të mbahet, por gjithsesi duhet të ketë qenë ndërmjet orës 10 dhe 11 në paraditen e ditës së dielë (!!!), të datës së 16 majit 1999, do të thotë një ditë para afatit. Fakti se lirohej ditën e dielë ishte për t'u habitur. Me asnjë normë nuk lejohet dhe as që ka ndodhur ndonjëherë që të lirohet ndokush të dielave. Nëse dikujt i bie data e lirimit ditën e dielë, atëherë ai i burgosur lirohet një ditë më parë. Një gjë e tillë më ka ndodhur edhe mua kur jam liruar herën e parë nga burgu i Pozharevcit, ku në vend se të lirohem të dielën më 14 tetor 1990, jam liruar të shtunden, më 13 tetor.

  Dikush hyri në dhomën tonë dhe lajmëroi se baca Ukë po shkon në shtëpi dhe për ta nxjerrur nga burgu paska ardhur mbikëqyrësi ("nadzorniku") i pavionit tonë, Branku, me mbikëqyrësin e Pavionit C1. Kjo do të thoshte një përcjellje e një niveli të lartë dhe jo e zakonshme. Në të vërtetë, gjykuar sipas fjalëve të një gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa që kishim ndejtur me vite në Dubravë, në lidhje me datën e mënyrën e lirimit të profesorit është mbajtur mbledhje e veçantë dhe është debatuar gjatë se ç'të bëhet me të. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet e thëna e tij, kur 3-4 ditë para se t'i vie dita e daljes nga burgu thotë: "E, profesor, e kemi vendosur të të lirojmë, le të dalë ku të dalë".

«Dua t'ju përshëndes vetëm me një: Mirupafshim!»

  Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me të shpejtë vendosa të shkoj për t'u përshëndetur me të, ngaqë kur arrijnë gardianët për ta marrë të burgosurin nuk lejojnë që me të të përshëndetesh ashtu siç ta do zemra. E dija edhe atë se gjatë të përshëndeturit do të bëhet kallaballëk. Dhomat i kishim një mur ndërmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymë në dhomën e tij. Kishte qenë në dhomë duke ecur dhe duke i dëgjuar komentimet e "cimerave" të tij. Edhe unë, sapo hyra në dhomë, më shumë për t'i dhënë kurajo, në ato momente të rënda, i thashë se si duket është shenjë e mirë që kanë ardhur të dielën të ju lirojnë, pasi ky duhet të jetë insistim i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Në të vërtetë unë i thashë diçka çka kishim dëshirë të bëhej e që edhe më parë e kishim thënë. Sido që të ishte, kjo ndikoi pozitivisht në disponimin e tij në ato momente ankthi, për të gjithë ne. Dhe, menjëherë u përshëndetëm. Sapo deshi edhe dikush të përshëndetet me të tha: "Jo ,nuk dua të përshëndetem më me askend, sepse nuk dua këtë ta marrë si ndarje, nga që së shpejti do të vini edhe të gjithë ju, prandaj dua t'ju përshëndes vetëm me një mirupafshim". Këtë e kuptuam si përpjekje të tij për të na dhënë kurajo. Ne, pastaj, dolëm nga dhoma dhe deri në nisje ishte vetëm me "cimerat" e dhomës së tij.

  Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i përcjellur nga dy mbikëqyrës, do të niset drejt dyerve të daljes së burgut. Dhe ne nuk e kemi parë më. Në të vërtetë të burgosurit ordinerë që punonin jashtë do të na tregojnë edhe se profesorin e kanë parë edhe kur ka kaluar jashtë mureve të brendshme të burgut. Asgjë më shumë. Pas pak ditësh u përhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndërkombëtar e paska përcjellur gjer në Itali dhe të gjithë u gëzuam pa masë se më në fund paska shpëtuar nga kthetrrat e regjimit kriminal, njeriu që aq shumë i nevoitet Kosovës. Madje aq shumë e besuam këtë të pavërtetë sa që kur më 19 maj NATO bombardoi burgun, çuditeshim se si profesori nuk paska arritur t'i informojë qarqet e caktuara ndërkombëtare se në burg tani jemi ne të burgosurit shqiptarë, e jo paramilitarët serbë. Ne nuk mund ta dinim se me të kaluar muret e burgut profesorit do t'i humbë çdo gjurmë dhe nuk do të dijë kush ndonjë gjë për të, aq sa të kuptohet se është gjallë.

Dhe, vërtet -  ku mund të jetë Ukshin Hoti?

Kur na transferuan në burgun e Lipjanit (pas masakrës në Dubravë), një i burgosur ordiner shqiptar, i cili pastronte korridorin dhe WC-të e pavionit tonë, një ditë, diku kah 5 qershori 1999 vjen dhe më thotë në fshehtësi prej të tjerëve: "Kam dëgjuar dy gardianë duke i thënë njëri-tjetrit: Ku është ai profesori? Dhe ai tjetri i përgjigjet: Ou, atë e ka vrarë ushtria, sapo ka dalur 300 metra larg burgut." Pastaj, ai shton se gardianët nuk e kanë vërejtur ku ky i ka përgjuar. Andaj nuk mund të merret si provokim ndaj tij.

Videokaseta - përgjasimet dhe hamendjet

  Pikërisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999 është gjetur një kufomë. Kjo edhe mund të jetë koincidencë. Por, vëllai dhe dhëndrri i Ukshinit, këtë kufomë e kishin incizuar (filmuar) me kamerë. Ata erdhën te unë, në shtëpinë time, që gjatë shikimit të videokasetës, t'iu thoja diçka se mos mbaja mend ndonjë rrobë që ka pasur të veshur profesori. Dhe, për çudi, shumëçka përputhej me atë veshmbathje që kishte Ukshin Hoti në burg. Përsëri mund të jetë koincidencë, por këpucët që kam parë në videokasetë ishin të ngjashme, për të mos thënë të njëjta, me të Ukshin Hotit. Gjithashtu farmerkat kanë mundur të jenë të njëjtat. Ato më kujtonin rastin, që e dija fare mirë, kur një i burgosur ia pat dhuruar profesorit një palë, pak ditë para se të dilte nga burgu. Kufoma  që e shihja në videokasetë e kishte një xhemper karakteristik, ashtu siç e kishte dhe siç e mbante veshur edhe profesori. E vetmja rrobë e cila nuk më kujtohet se u ngjante rrobave të tij ishte një sako e lëkurës. Edhe gjatësia e kufomës ishte e përafërt në mos edhe e njëjtë me të profesorit.

I vëllai i Ukshin Hotit, Afrimi, më tha se e ka shqetësuar edhe një çështje në lidhje me kufomën: kufoma e të vëllait tjetër Ragipit që tashmë e kishin gjetur më parë, e kishte kokën e maskruar. Kjo koincidencë e kufomës poashtu pa kokë të gjetur e të filmuar 300 metra larg burgut, e shqetësonte pa masë. Vallë mos ishte ky një sinjal i veçantë!!!

Megjithkëto supozime, hamendje e koincidenca, që mbyllin shtigjet për të shpresuar, ka edhe zëra në mediumet tona informative që na japin zemër se një ditë profesori do të kthehet në Kosovën që aq shumë e deshi dhe aq shumë bëri për të. Uroj që këto, të cilat thuhen e shkruhen nëpër mediume të ndryshme informative në favor të kthimit të tij, të bëhen realitet sa më shpejt. Kosovës i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumë.

Prishtinë, më 12 maj 2000

Kthehu ne fillim

 

 

 

Fati i Ukshin  Hotit

KU ËSHTË UKSHIN HOTI?!

AI NUK I PËRKET HARRESËS!

 

powered by Beepworld