Hallkat e zinxhirit komandues të strukturave kriminale serbe

gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) 

CILAT ISHIN HALLKAT E ZINXHIRIT KOMANDUES TË STRUKTURAVE MILITARE

DHE PARAMILITARE SERBE GJATË LUFTËS NË KOSOVË ?!

***

  KUSH E PROJEKTOI PLANIN E OPERACIONIT “PATKOI” DHE SA FORCA MILITARE

DHE PARAMILITARE SERBE MORËN PJESË NË REALIZIMIN E

KËTIJ  OPERACIONIN SHFAROSËS PËR SHQIPTARËT ?!

 

Shkruan: Sheradin BERISHA

---------------------------------------

P ë r m b a j t j a:

- Cila ishte struktura ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë?!

- Cila ishte struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it) gjatë luftës në Kosovë?!

- Kush e projektoi operacionin e koduar ”Patkoi” dhe cilat forca militare dhe paramilitare serbe morën pjesë në realizimin e këtij operacioni shfarosës për shqiptarët ?!

- Shpërblimi dhe gradimi i kriminelëve nga krybarbari Millosheviç !

- Hetimet e gjykatës së Hagës për krimet e kryera në Kosovë

Fotogaleria e strukturave militarëve dhe paramilitare serbe...!

***

Dihet mirëfilli se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), Serbia angazhoi një superstrukurë të gjerë forcash ushtarake-policore…, kundër popullit Shqiptarë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto forca përbënin një kombinim kompleks të strukturave policore speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, njësive ushtarake speciale të Ushtrisë serbe, njësive të shumta paramilitare si dhe të një spektri forcash të tjera vullnetare që vinin nga vendet  ish-sovjetike si nga: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, pastaj Rumania etj etj Dhe, tërë kjo superstrukturë kriminale  kishte vetëm një kokë komanduese të përbashkët, e ai ishte  kryekrimineli (lexo:kryevarrmihësi i Kosovës) Sllobodan Millosheviq.

Për të argumentuar përfshirjen e kësaj superstrukture në veprimtaritë kriminale dhe si të tilla me përmasa gjenocidale, në vijim po referohem një raporti të organizatës ” Human Rights Watch”.

Në raportin e tetorit 2001, kjo organizatë hulumtuese(faktmbledhëse) për krimet në Kosovë, shkruan:„Ushtria Jugosllave kishte komandën e përgjithshme gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s. Sipas ligjit, ajo kishte nën varësinë e  saj policinë dhe forcat paraushtarake, megjithëse zyrtarët e lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe ushtruan dukshëm një influencë të rëndësishëm gjatë fushatës. Ushtria kontrollonte rrugët kryesore dhe kufijtë duke koordinuar dhe lehtësuar kështu “spastrimin etnik” (në Kosovë). Policia dhe forcat paraushtarake u përfshinë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në dëbimin e civilëve dhe shkatërrimin e fshatrave, për të cilën kishin mbështetjen e artilerisë së ushtrisë (serbe-vërejtja ime). Gjatë këtyre operacioneve burrat veçoheshin nga gratë dhe fëmijët për t’u marrë në pyetje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe egzekutoheshin në vend.”

Sipas këtij raporti Ushtria serbe ishte nën kontrollin e plotë të  Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, i përbërë nga presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe “Jugosllavisë” dhe që kryesohej nga kryetari jugosllavë Millosheviq. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë ishte Gjenerali Dragoljub Ojdaniç. Ojdaniç pas përfundimit të luftës, do të emrohet si Ministër i Mbrojtjes së UJ-së, dhe në këtë post qëndroi deri në tetor të vitit 2000.

Cila ishte struktura ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë?!

Ushtria serbe (në tërësinë e saj) përbëhej prej tri të ashtuquajturave armata, dhe prej tyre armata e tretë ishte bartëse e përgjegjësive për luftën (1998-1999) në Kosovë. Për çudi edhe gjatë ripushtimit të Kosovës (Vilajetit të Kosovës) në tetor të vitit 1912, qeveria serbe në krye me radikalin Nikolla Pashiq dhe mbretin Peter Karagjorgjeviq, angazhoi armatën e tretë serbe në krye më gjeneralin famëkeq Bozhidar Jankoviq (udhëheqës i organizatës çetnike serbe "Narodna Odbrana").

Skema nr.1

------------------------------------------

Ndërsa në vitin 1912-1913 komandant i armatës së tretë serbe ishte gjen.B.Jankoviq, në vitin 1998-1999 komandant i po armatës së tretë  ishte Gjen.Kol. Nebojsha Pavkovic. Ndërkaq komandant i Korpusit të Prishtinës që përbënte superstrukturën ushtarake të armatës së tretë serbe  në Kosovë, ishte Gjeneral major Vlladimir Llazareviç.

Korpusin ushtarak të Prishtinës (sipas raportit “Human Rights Watch”) e përbënin: pesë brigada, një njësi policore ushtarake dhe një regjiment aviacioni.

Cila ishte struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it)

gjatë luftës në Kosovë?!

Gjatë luftës në Kosovë, Struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (Ministarstvo Unutrashnjih Poslova, apo siç thirrej shkurt MUP), drejtohej  nga Ministri Vlajko Stojiljkoviç.

Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga Streten Lukiç; Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) e që komandoheshin nga  Gjen. Lt. Obrad Stevanoviç dhe Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristiçka Jedinica, apo SAJ), të cilat komandoheshin nga Kol. Zhivko Trajkoviç. Ndërkaq kreu i sektorit të sigurimit publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte Gjeneral Vlastimir Gjorgjeviç...

-Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kishte gjithashtu edhe shërbimin e sigurimit (policinë sekrete), UDB-ën, e cila padyshim ishte syri dhe veshi i regjimit pushtues serbë në Kosovë.

Skema nr.2

--------------------------------------

Deri në janar të vitit 2001, në krye të sigurimit të shtetit të Serbisë ishte Gjen. Kol.  Radomir Markovic, ndërsa kreu i sigurimit të shtetit serb (UDB-së) në Kosovë gjatë luftës ishte z. David Gajiç.

Shërbimi sekret i Serbisë UDB-a, për të zbuluar aktivitetin e UÇK-së, në radhët e veta ka rekrutuar edhe shqiptarë. Ky shërbim famëkeq në Kosovë dislokoi gjithashtu edhe të ashtuquajturën »njësi operative speciale, JSO-në (Jedinica za Specijalne Operacije) », e cila i ndihmoi në forma të ndryshme njësitë  kriminale paramilitare, të njohura si “Beretat e Kuqe” apo “Djemtë e Frenkit” (emertim ky që u morë sipas Frenki Simatovic, një personalitet kyç në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe njihej si themeluesi i këtij grupi).

-Gjatë luftës kjo njësi speciale « JSO-ja » komandohej nga Milorad Lukoviç, i njohur me nofkën “Legija”.

Skema nr.3

-----------------------------------------------

Kush e projektoi operacionin e koduar ”Patkoi” dhe cilat forca militare dhe paramilitare

serbe morën pjesë në realizimin e këtij operacioni shfarosës për shqiptarët ?!

Operacionin e koduar »PATKOI » e ka projektuar Shtabi i ushtrisë ugosllave (serbe) dhe më pastaj është miratuar nga kreu politik në krye me Sllobodan Millosheviqin. Ky projekt është bazuar pothuajse plotësisht në platformat antishqiptare të projektuara qysh në vitin 1844 ngaIlia Garashanini « Naçertanija » e deri te Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbisë » kreatorë i secilës ishte akademiku serbë Dobrica Qosiç.

Operacioni « Patkoi »është planifikuar të zbatohet në tri faza:

-Faza e parë ishte paraparë që të kryhej gjatë muajit janar 1999, e që kishte për qëllim spastimin etnik nga popullsia shqiptare pjesën veriore të Kosovës.

-Faza e dytë ishte planifikuar gjatë muajit shkurt për ta përfshirë pjesën qendrore të Kosovës, përkatësisht Drenicën dhe rajonet përreth, ku përveç vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare, kishte për qëllim edhe shkatërrimin e njësiteve të UÇK-së.

-Faza e tretë gjatë marsit dhe prillit 1999, kishte për qëllim për të realizuar spastrimin etnik  të Kosovës. Për këtë qëllim, hapi dy vendkalime kufitare, atë me Shqipërinë në Qafë të Morinës dhe me Maqedoninë në Bllacë.

 Në operacionin „Patkoi“ përpos korpusit të Prishtinës, morën pjesë edhe forcat e mëdha nga Serbia dhe Mali i Zi, si: Korpusi 21 i Nishit i përbërë nga Brigada e Blinduar 211(Nish) në përbërje prej 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa dhe 4 RBV, Brigada 150 e Vranjës e përbërë prej 1300 trupa, 72 topa dhe 12 RBV, Brigada e motorizuar 78 e Vranjës e përbërë nga 1316 trupa dhe 31 tanka, Brigada  e 2-të e Nishit e përbërë nga 1600 trupa dhe 10 tanke, Brigada 175 e Leskovcit e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 tanke, Brigada e motorizuar e 4-të e Pirotit e përbërë nga 1600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa, Njësiti i inxhinierisë 352 i Prokuples nga 1000 trupa dhe Njësiti i Logjistikës 85 i Nishit i përbërë prej 1000 trupash. Korpusi 37 i Uzhicës me Brigadën e 37-të të motorizuar të Rashkës që kishte në dispozicion 1695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa dhe Brigada 19 e Pozhegës e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 topa. Në Kosovë kishte ardhur edhe Korpusi 24 i Kragujevcit, i cili përbëhej nga Brigada 80 e Kragujevcit me 1600 trupa dhe 18 topa. si dhe Korpusi 12 i Novi – Sadit që në përbërje kishte: Brigadën e 18 të Novi - Sadit që në përbërje kishte Brigadën e 18 të Novi – Sadit me 1600 trupa dhe 18 topa.(shih gazetën“Zëri”, 25 maj 2005, f.21 – 22 dhe “Koha ditore”, 31 dhjetor 1999, f.11)

Në Kosovë ishte stacionuar edhe Armata e parë e Beogradit, e cila në përbërje të vetë kishte: Brigadën 252 të blinduar të Kralevës, me 1121 trupa, 82 tanke, 12 topa dhe 4 RBV. Këtu ishte edhe Korpusi special i Beogradit me Brigadën e parë të Blinduar, Brigada speciale 72 dhe Brigada 63 e parashutistëve. E para kishte 1184 trupa, 112 tanke, 12 topa dhe 4 RBV, e dyta  kishte 1189 trupa, ndërsa ajo e parashutistëve 460 trupa. Për të shkuar në Kosovë, ishte angazhuar edhe Korpusi 2 i Podgoricës, ku bënin pjesë : Brigada e 5-të e motorizuar me 1478 trupa dhe 31 tanke. Brigada 1 B/4 alpiniste e Kollashinit me 350 trupa dhe Brigada 4 e Policisë ushtarake e Podgoricës me 359 trupa.(po aty)

Plani 1 + Plani 2 i Operacionit "PATKOI"

-------------------------------------

Përveç forcave ushtarake të lartëpërmendura, në operacionet në Kosovë, shtyllën më të rëndësishme dhe mbështetëse të regjimit të varrëmihësit Sllobodan Millosheviqit e kishin udhëhequr forcat speciale të policisë, të cilat forca prej fillimit të luftës, kishin kryer operacionet e spastrimit etnik në Kosovë. Komandanti i forcave speciale të policisë në Kosovë(siç kemi theksuar më lartë) ishte gjeneralmajori Sreten Llukiq.

Gjatë këtij operacioni famkeq ishin të angazhuar gjithashtu edhe forca të ndryshme paramilitare serbe, me detyrë që të vrasin, të djegin e të plaçkisin dhe të dëbojnë shqiptarët nga vatrat e tyre stërgjyshore.

Ndër njësitë paramilitare serbe ishin : "Shkorpionët", “Tigrat e Arkanit”, “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit, “vullnetarët e ardhur nga Republika serbe e Bosnjes dhe shumë vullnetarë dhe mercenarë të ardhur nga ish-vendet sovjetike. Ndërkaq në njësitë paramilitare serbe janë rekrutuar vullnetarisht edhe të gjithë serbët dhe malazezët lokal - vendës (kishte edhe njësi të veçanta kriminale vendëse - lokale), të cilët në bashkëveprim me forcat e tjera militare - policore serbe kanë kryer masakrat më barbare (mizore) në historinë e njerëzimit mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare. (Për këtë gjë më gjerësisht mund të mësoni nëse  lexoni më poshtë shkrimin: » VARRMIHËSIT E KOSOVËS, KRIM PA NDËSHKIM »).

Ashtu siç vura në spikamë edhe më lartë, të gjitha njësitë paramilitare qenë nën kontroll të plotë të kreut shetëror serbë. Për këtë fakt flasin shumë argumente. Pas përfundimit të luftës, shumë paramilitarë serbë(por edhe të huaj) kanë dhënë intervista për gazeta të ndryshme, dhe pa hezitim kanë deklaruar, se gjatë luftës në Kosovë, shpeshherë  zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe të policisë serbe iu jepnin lista me emra të shqiptarëve, të cilët duheshin ekzekutuar prej tyre !!!

Shpërblimi dhe gradimi i kriminelëve nga kryekrimineli Millosheviç !

  Në prag të përfundimit të luftës në Kosovë, kreu shtetëror serb shenoi qindra ngritje në detyrë dhe shpërblime për personelin e policisë dhe të ushtrisë serbe, duke përfshirë këtu dhe udhëheqësit më të lartë(bashkëpunëtorët më të afërt të Millosheviçit)) si : Dragoljub Ojdanic, Nebojsha Pavkovic, Vladimir Lazarevic, Obrad Stevanovic, Sreten Lukic, Vlastimir Gjorgjeviç, Zhivko Trajkoviç, si dhe shumë komandantë brigade në Korpusin e Prishtinës etj.
Më 7 qershor 1999, (vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake në Kumanovë, ndërmejt NATO-s dhe Serbisë) kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviç, dekoroi e u shprehu mirënjohje e mbështetje 911 pjestarëve të MUP-it për siç thotë “shtypjen e terrorizmit në Kosovë e për mbrojtjen e vendit nga agresioni“ !!!


Midis atyre që u dekoruan, ishin:

1.Tre gjeneralë,

2.Shtatëmbëdhejtë kolonelë,

3.Shtatëmbëdhjetë lejtënantë kolonelë,

4.Njëzetë majorë,

5.Tridhjetë kapitena,

6.Dyzetë e pesë lejtënantë,

7.Tridhjetë e shtatë nënlejtënantë,

8.Pesëdhjetë rreshterë majorë,

9.Gjashtëqind e pesëdhejtë e dy nënoficerë, dhe

10.Dyzet pjestarë të strukturave tjera të MUP-it serb.

-Për manifestimin e trimërisë dhe të guximit në “vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë”, kryekrimineli(lexo kryevarrmihësi i Kosovës) Millosheviç u dha „urdhërin e trimërisë“ pjestarëve të armatës së tretë, si vijon:

1.Gjeneral bigadier Milan D.Djakoviç

2.Kolonel Zoran M.Jabllanoviç,

3.Kolonel Milivoje P.Braniç,

4.Kolonel Miloje Miletiç,

5.Kolonel Dragan Petroviç,

6.Kolonel Radojko Stevanoviç,

7.Kolonel Veroljub Zhivkoviç,

8.Lejtënant kolonel Simo Ivoseviç

9.Lejtënant kolonel Stojan Konjikavac

10.Lejtnënant kolonel Pera Petroviç

11.Major Zoran Bojkoviç

12.Major Urosh Nikoliç

13.Major Radivoje Paravinja

14.Major Ljubisav Stojanoviç

15.Kapiten i urdhërit të parë Ljubisha Vuqetiç

16.Kapiten i urdhërit të parë Zoran Raseta

17.Kapiten i urdhërit të parë Boban Rajkoviç

18.Kapiten Dragan Lukiç

19.Kapiten Jovica Milak

20.Kapiten Perica Nastasijeviç

21.Kapiten Milosh Raleviç

22.Kapiten Cedo Tërpkovski

23.Lejtënant Boban Kuzmanoviç

24.Nënlejtënant Nenad Popoviç

25.Rreshteri veteran Radisha Iliç

26.Rreshteri veteran Zheljko Alar

27.Rreshteri veteran Branko Vukoviç

28.Rreshteri Aleksandër Rakoviç

29. Rreshteri i ri Ivan Niqiforoviç

30.Kaporal Branisllav M.Fungerhut

31. Ushtar Dragan Beloseviç

32.Ushtar Milan Bogdanoviç

33.Ushtar Veroljub Mijatoviç

34.Ushtar Sasha Pejiç

35.Ushtar Milinko Pendiç

36.Ushtar Nikolla Popoviç.

-Gjithashtu u dekoruan edhe këta oficerë të UDB-së në Kosovë:

1.Kolonel Dragutin ADAMOVIÇ-Gjakovë

2.Kolonel Dushan B.GAVRANIÇ-Gjilan

3.Kolonel Gradimir R.ZEKAVICA-Prizren

4.Nënkolonel Millan S.GJURIÇIÇ-(Prizren,kreu i departamentit të policisë)

5.Major Milenko M.BOZOVIÇ-Komandant i policisë në Skënderaj.

-Kryekrimineli Millosheviq, me “Urdhërin e lirisë, Urdhërin e heroit Kombëtar, Urdhërin e Flamurit Jugosllavë dhe Urdhërin e Flamurit të Luftës të Shkallës së parë” – i dekoroi këta komandantë të lartë që luftuan në Kosovë:

-Urdhëri i Lirisë iu dha:

1.Gjeneralit Dragolub Ojadaniç

2.Kolonel Gjeneralit Nebojsha Pavkoviç (Komandant i Armatës së Tretë)

-Urdhëri i Heroit Kombëtar iu dha:

1.Kolonel Dragan Zhivanoviç-Komandant i Brigadës 125 të motorizuar;

2.Kolonel Bozhidar Deliç-Komandant i Brigadës 549 të motorizuar;

3.Kolonel Ljubisha Dikoviç- Komandant i Brigadës 37 të motorizuar;

4.Nënkolonel Ilija Todorov-Komandant i Brigadës 63 të parashutistëve;

5.Kolonel Zharko Brankoviç-Komandant i Brigadës 124 të ndërhyrjes policore;

-Urdhëri i Flamurit Jugosllavë iu dha:

1.Zoran Angjelkoviçit-“President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovë e Metohi”;

2.Nikolla Shahinoviçit-Zëvendës kryeministër i qeverisë jugosllave;

3.Vllastimir Gjorgjeviçit-kolonel gjeneral i policisë;

4.Obrad Stevanoviçit-major gjeneral i policisë;

5.Sreten Lukiqit-major gjeneral i policisë.


&

Hetimet e gjykatës së Hagës për krimet e kryera në Kosovë

Pas një fillimi të ngadaltë në vitin 1998, Gjykata Ndërkombetare Penale për ish-Jugosllavinë në Hag, filloi hetimet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Me 27 maj 1999 gjykata e Hagës bëri publike  padinë penale  kundër: Slobodan Milosevicit, dhe katër zyrtarëve tjerë të lartë serbë, të cilët  akuzoheshin për “vrasje, persekutime dhe dëbime… në Kosovë” për periudhën kohore 1 janar 1999 deri në fund të majit të po këij viti.(Këtu nuk përfshihen krimet e kryera gjatë vitit 1998)

 Përveç kryekriminelit Sllobodan të paditurit e tjerë ishin:

-Milan Milutinoviç, president i Serbisë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes,

-Dragoljub Ojdaniç, Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Jugosllave,

-Nikola Shainovic, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavise dhe

-Vlajko Stojiljkoviç, Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, gjegjësisht më 1 prill 2001 krimineli Millosheviç(pasi ra nga pushteti) u arrestua, ndërsa  rreth tre muaj më vonë, më 28 qershor u transferua në burgun e Hagës.

Derisa ndaj krerëve të lartpërmendur serb (përveç Milloshit i cili në shkurt të vitit 2006 iku në botën tjetër pa u denuar) po mbahet gjykimi në Hag,shpeshherë ia bëjë vehtes pyetjen : « A thua kur do të arrestohen edhe qindra zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror serbë, të ushtrisë dhe të policisë serbe (që janë graduar dhe kane marrë mirenjohje nga varrmihësi i Kosovës Milllosheviç),per krimet me monstruoze të kryera gjatë luftës 1998-1999) në Kosove?! »

*  *  *

Fotogaleria e strukturave militarëve dhe paramilitare serbe...!

Gjeneral Dragoljub Ojdaniç, Sllobodan Millosheviç dhe gjen. Nebojsha Pavkoviç

 

 Gjen.Kol.Obrad Stevanoviç, Radomir Markoviç dhe Blastimir Gjorgjeviç

Zhelko Razhnjatoviç – Arkan dhe Frenki Simatoviç

Gjen. Nebojsha Pavkoviç dhe Zh.R. Arkan me bashkpunëtorët e tij

Artemije + patriarku Pavle dhe bekimi i njësive kriminale(në Kish) para se të nisen në frontet e luftës!

Gjen.D.Ojdaniç,S.Millosheviç dhe gjen.N.Pavkoviç / Parakalimi i gjen.V.Llazareviç dhe N.Pavkoviç

Voisllav Sheshel dhe kapetan Dragani me bashkpunëtorët e tyre /  Parakalimi i Arkanit

Milorad Lukoviç – « Legija » / Parakalimi i kriminelit « Legija »

&

Tanksat = artileria e rëndë e armatës së tretë të ushtrisë kriminale serbe 

 ´ 

 

&

Kthehu ne fillim

-------------------------------------------------------------------------------------

Varrmihësit e Kosovës

 VARRMIHËSIT E KOSOVËS, KRIM PA NDËSHKIM

Gjenocidi është vrasja e qëllimshme e njerëzve në baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo politike, si dhe veprime tjera të qëllimshme që shpiejnë në eliminimin fizik të ndonjë kategorie të mësipërme.

      
        Shkruan: Sheradin BERISHA

---------------------------------

Kush janë varrmihësit e kosovës?!


  
Më 10 korrik 2006, në Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë, filloi gjykimi kundër gjashtë ish-pushtetarëve të lartë politikë e ushtarakë serbë: ish-presidentit serb Milan Milutinoviç, ish-kryeministrit Nikola Shainoviç, ish-shefit të ushtrisë serbe Dragoljub Ojdaniç dhe tre gjeneralëve të tjerë: ish-Komandantit të Armatës së tretë serbe Nebojsha Pavkoviç, ish-Komandantit të trupave të ushtrisë serbe në Prishtinë Vlladimir Lazareviç dhe ish-Shefit të Shtabit për Kosovë të Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme Sreten Lukiç.Aktakuza e ngritur nga prokuroria e Tribunalit, ata i bënë përgjegjës për “pjesëmarrje në projektin e përbashkët kriminal” kundër shqiptarëve. Ky proces gjyqësor ka filluar katër muaj pas vdekjes së kryekriminelit serb Millosheviç, në qelinë e tij në Hagë.

(Aktakuza e Milutinoviqit... në pdf:  http://www.un.org/icty/alb/milutinovic/mil-3rai060712a.pdf )

     

 Po të lexohet me kujdes, aktakuza e ngritur kundër gjashtë ish-zyrtarëve serbë, me lehtësi mund të vihet re, se ata akuzohen: për vrasje, dëbim masiv me dhunë të shqiptarëve nga Kosova, përdhunime seksuale dhe shkatërrim të vendbanimeve shqiptare, gjatë periudhës mars-qershor 1999 (pikërisht në periudhën kur janë zhvilluar bombardimet e NATO- s kundër Beogradit), por jo edhe për vrasjet dhe masakrat më mizore të mijëra shqiptarëve, që u kryen më herët, gjatë periudhës shkurt 1998 - mars  1999. Përveç kësaj, në akt-akuzë, askund nuk përmendet termi gjenocid, i cili përcakton qartë shkallën e inkriminimit (jo vetëm të të akuzuarve), por edhe të gjithë strukturës shetërore, politike, ushtarake, intelektuale dhe fetare serbe, në spastrimin etnik dhe shfarosjen fizike të popullit shqiptar në Kosovë.

Platforma „Naçertanija” e Ilia Garashaninit..., program politik i Sllobodan Millosheviqit!

  Historikisht dihet, se të gjitha platformat antishqiptare serbe, nga „Naçertanija” e Garashaninit e deri te “Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbisë(kreatorë i secilës ishte shovinisti Dobrica Qosiç),regjimet serbe i përdorën si programe politike për asgjësimin fizik të shqiptarëve. Prandaj, një program i tillë  politikë(i mishëruar me këto platforma antishqiptare), u zbatua me fanatizëm  edhe nga regjimi i fundit pushtues serb, në krye me Sllobodan Millosheviqin. Gjatë dhjetëvjetshit të fundit të shek.XX,  veçanërisht gjatë viteve 1998-1999, ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në Kosovë mori përmasa kriminale, dhe me kalimin e kohës ajo u zhvesh nga çdo normë civilizuese dhe kësisoji kaloi në dimensionin gjenocidal, shfarosës kundër shqiptarëve. Shteti kriminal serb, me qëllim të realizimit të politikës  gjenocidale, gjatë luftës në Kosovë ka dislokuar “rreth 20 mijë forca të rregullta ushtarake dhe afërsisht 30 mijë policë dhe forca paramilitare serbe”(Shih kapitullin 3 të raportit të OSBE-së  datë 6 dhjetor 1999).

  

&

Sa shqiptarë u vranë, u masakruan e u zhdukëngjatë luftës në Kosovë?

Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat kriminale serbe, vranë, ekzekutuan apo masakruan në format më mizore, rreth 14 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur,kryesisht gra, fëmijë, foshnje dhe pleq.

LISTA DELLE PERSONE ASSASSINATE IN KOSOVA NEL PERIODO GENNAIO-MARZO 1998

Klikoni linkun më poshtë, që të shihni Masakrimin e civilëve shqiptarë në  Reçak:

 Ndërsa në anë të ndryshme të Kosovës, janë përdhunuar nga forcat militariste dhe bandat shtetërore serbe afër 20 mijë femra shqiptare. Ndërkaq 3 mijë shqiptarë janë rrëmbyer dhe shumica prej tyre janë gjetur të vdekur.

Cilat njësi kriminale serbe u përfshinë në ekzekutimin e shqiptarëve dhe  në

 zhdukjen e gjurmëve të krimit?!

Për të argumentuar kriminimin e shqiptarëve  po ju referohemi fakteve:Njësitë kriminale serbe, si njësitë speciale të sigurimit shtetëror - "Beretat e kuqe", "Shkorpionët", "Frenkievcët", njësitë për operacione të veçanta (NJOV), siç e quanin veten, “Beli Orlovi”, njësitë e Arkanit etj, pas ekzekutimit të shqiptarëve filluan t´i fshehin gjurmët e krimit. Kufomat e fëmijëve, grave e pleqve shqiptarë u zhvarrosën, u ngarkuan në kamionë dhe u  bartën në Serbi. Kështu më 6 prill 1999 në Lumin Danub afër Kladovës, te vendi i quajtur”Tekia”, u gjetë kamioni - frigorifer i tipit "mercedes", me ngjyrë jeshile, në të cilin u identifikuan 30 trupa të pajetë të të dy gjinive.

Për të mësuar, më gjerësisht këtë dramë, lexoni shkrimin ” Kufomat nga kamioni frigorifer”

Si u dogjën kufomat e shqiptarëve në fabrikën e aluminit në Maçkaticë  të Serbisë dhe kush mori pjesë në djegjen e kufomave?!

   Kufoma të civilëve shqiptarë të vrarë e të maskruar mizorisht u gjetën edhe në liqenin Peruçac, ndërsa në Batajnicë afër Beogradit u zbuluan edhe varreza masive. Ndërkaq, pas luftës mësohet se qindra kufoma të shqiptarëve janë djegur në furrat e fabrikës së aluminitnë Mackaticë, afërSurdulicës, në distriktinePcinjitnë Serbinë jugore. Këtë akt barbarë të varrmihësve të Kosovës, për herë të parë e bëri publike znj.NatashaKandiç, drejtoreshë eQendrëspërLigjinHumanitar(HCL), në gazetën „Danas“ të Zagrebit. Sipas konstatimeve të Natasha Kandiqit, person i besuar, përkatësisht koordinator i projektit për fshehjen e gjurmëve të krimeve të luftës të bëra në jug të Serbisë ka qenë Dragomir Tomiqi“me përkrahjen dhe mirëkuptimin e të cilit është bërë bartja e organizuar e trupave, të viktimave nga Kosova, për në trevat e Vranjës dhe të Surdulicës”. Bazuar në të dhënave, që Fondi për të Drejtën Humanitare ka pranuar, nga ana e disa burimeve të pavarura, djegia e trupave në fabrikën “Maçkatica” është bërë në dy etapa, më 16 dhe 24 maj të vitit 1999, pas mesnatës, nën mbikëqyrjen e “Beretave të kuqe”, të cilat atëbotë e kishin bazën e tyre në “Bella Vodë” - afër Vranjës. Komandanti i atëhershëm i “Beretave të kuqe”, Millorad Legija, sipas burimeve në fjalë, kishte marrë pjesë, personalisht, në përcjelljen e një transporti deri në vendin e ngjarjes dhe kishte qenë i pranishëm me rastin e djegies së tyre. Trupat qenë djegur në “shkritoret e hapura” nr. 4 dhe 5. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, pranimin dhe organizimin e djegies së kufomave e kanë bërë:

1.Zoran Stoshiqi, i cili atëherë ishte kryeshef i sigurimit shtetëror për rrethin e Pçinjës;

2.Bratisllav Milenkoviqi, shef i BIA-s për Vlladiçin Han dhe Surdulicë;

3.Dragan Stankoviqi, kryeshef i SUP-it në Surdulicë që nga viti 1993;

4.Mirosllav Antiqi, kryeshef i BIA-s në Vranjë;

5.Dragan Llakiçeviqi, drejtor i “Maçkaticës” dhe zëvendësi i tij,

6.Aca Gjorgjeviqi - shkruan Natasha Kandiqi, duke shtuar edhe detaje të tjera të mjaftueshme, ashtu që të mos dyshohet aspak në vërtetësinë e fakteve të paraqitura.

Sipas këtyre dëshmive, fjala është për një shoqatë kriminelësh, mirë të organizuar, për të bërë “asanimin e terrenit”, pra fshehjen e dëshmive për krimet e bëra në Kosovë, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s.

 Në cilin vend u morën vendimet për zhdukjen e gjurmëve të krimit?!

   Artikulli i Kandiçit në Danas, thotë setë dy djegjet kanë ndodhur diku rreth mesnatës nën sigurim të rreptë nga Njësiti i Operimve Speciale të Policisë, JSO, atëherë me bazë në Bele Vode, afër Vranjës, në Serbinë jugore. Në artikull thuhet se komandanti i atëhershëm i JSO-së, Milorad “Legija” Ulemek, vrasësi i kryeministrit serb Zoran Gjingjiç në 2003, kishte përcjellur njërin konvoj të trupave në vendin e ngjarjes dhe kishte qenë prezent gjatë djegjes së tyre në “furrat numër katër dhe pesë”.
Sipas Qndrës për Ligjin Humanitar HCL-së, zyrtarë të lartë të policisë – disa prej të cilëve ende mbajnë postet – kanë organizuar djegjet, derisa zyrtarë tjerë të besueshëm të Milosheviqit kanë organizuar “pastrimin pasues të terrenit”.
 

Një burim i tretë i IWPR-së, ish-inspektor në policinë sekrete të Millosheviqit, ishte aktiv në kohën e ngjarjeve në Mackaticë, ka siguruar IWPR-në se policia ka “informata precize dhe të sistematizuara” se si janë djegur trupat në Mackaticë. “Ka të dhëna të qarta për këtë çështje në arkivat e polcisë lokale, të shënuara si “rreptësisht konfidenciale”, tha burimi, duke iu referuar dy djegjeve. “Njerëzit që morën pjesë në këtë aksion kanë qëndruar në Hotelin„Theranda“ në Prizren. Një punë e tillë ishtë pregatitur për një kohë të gjatë dhe nuk mund të kryhej brenda një apo dydite“,– thotë ky burim.

“Policia lokale publike dhe sekrete i dijnë të gjitha por kjo po fshihet për arsye  se zyrtarë të tanishëm të policisë dhe ish-zyrtarë e agjentë të zakonshëm ishin të përfshirë. Çdo gjë është e përfshirë në dokumentacionin e policisë – nga emri i kodit të aksionit deri te lista e njerëzve që kanë qëndruar në Hotel Theranda dhe kanë punuar në "sanitimin e terrenit", deri te ata që kanë ngarkuar kamionët dhe i kanë vozitur deri te fabrika e Mackaticës, ky Legija dhe ekipi tij pastaj e kanë marrë punën në dorë.” “Gjithashtu dihet saktësisht se kush i ka vozitur dhe përcjellur kamionët, kush ka qenë përgjegjës për mbulimin e aksionit në fabrikë dhe kush drejtpërdrejtë është marrur me furrat gjatë djegjes.”

“Emrat e atyre që më vonë kishin për detyrë të zhdukin gjurmët në fabrikë dhe atyre që kishin për detyrë ta fshihnin të vërtetën nga policia lokale poashtu dihen. Në fund, është edhe një listë me emra të politikanëve që kanë qenë në dijeni të krejt kësaj, derisa aksioni planifikohej.” Ish-polici thotë se i din shumicën e këtyre emrave por frikohet t’ izbulojë publikisht ato.

***

   Gjurmë të krimit janë gjetur kudo e kahdo nëpër Kosovë. Me këtë rast vlen të përmendet zbulimi i“qendrës së torturimit“ në Prishtnë.

Në qershor 1999 gjatë futjes së trupave të NATO/s në Kosovë, njësitë britanike(njësia parashutiste) gjatë kontrollimit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë pesë katëshe, kishte zbuluar një dhomë e cila nga njësitë kriminale serbe ishte përdorur, si qendër e torturës dhe vrasjeve mizore të shqiptarëve. Në këto ambiente u gjetën armë të ftohta si: thika me gjak, shkopinjë gome, shkopinjë bejzbolli metë gërvishtura nga goditjet e fuqishme, arka të mbushura me drogë, që kriminelët kishin përdorë gjatë kryerjes së krimeve etj. Nga këto gjetje rezulton, se në këtë qendër krimi, të jenë torturuar e mbytur mizorisht shumë shqiptarë, duke ju prerë pjesë të trupit : veshët, hunda, ekstremitetet (këmbë e duar), organet gjenitale etj.

Dhoma e krimit në Prishtinë

&

Sa shtëpi  u dogjën e shkatërruan, gjatë luftës në Kosovë?!


  
Mësohet se gjatë luftës në Kosovë (mars 1998 - qershor 1999) varrmihësit e Kosovës kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare; kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj, kanë shkatërruar dokumentet e identifikimit: letërnjoftimet e pasaportat, ndërsa pas përfundimit të luftës, administrata pushtuese serbe ka sekuestuar dhe i ka dërguar në Serbi : domumentet e amzës, tapitë edokumentet e tjerat ë pronësisë private e koletkive të shqiptarëve.

   

&
Populli shqiptar, krahas vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave barbare, djegjeve e plaçkitjeve të shtëpive e të pasurive të tyre, përjetoi edhe spastrimin etnik – zhvendosjen dhe shpërnguljen me forcë brenda dhe jashtëKosovës .
 

 

 Varrmihësit e Kosovës, duket se fushatën e bombardimeve të NATO-s (mars-qershor 1999) e kanë përdorur si arsyetim për të vënë në zbatim operacionin e koduar “Patkoi“, për spastrim etnik, operacion ky i planifikuar e përgatitur më herët. Disa ditë pas fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, forcat militare e paramilitare serbe me dhunë i detyruan shqiptarët t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe u deportuan në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë e vende tjera. Ky operacion gjenocidal, duke marrë përmasa të gjera, vazhdoi për më shumë se dy muaj rresht. Dhe gjatë kësaj periudhe u dëbuan më shumë se 850 mijë shqiptarë nga vatrat e tyre.   

 

(Për më tepër lexoni studimin e Patrick Ball, Ph. D., zëvendësdrejtor i Programi të Shkencës dhe të Drejtave të Njeriut të AAAS. “Arratia e Shqiptarëve etnikë nga Kosova mars-maj 1999) 

Shpërngulja biblike e pranverës së vitit 1999

--------------------------

 Sipas raportit të UNCHR-s, të publikuar në fillim të qershorit 1999, mësohet se 443.300 refugjatë shqiptarë të Kosovës ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, 5-6000 në Kroaci etj, ndërkaq në vendet tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj kishte në Australi, Zvicër, Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe,Zelandë të Re, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Izrael etj.

HARTA

  

&

Haga - Millosheviqi dhe politika promillosheviqiane e Vojisllav

Koshtunicës !!! 

   Dihet mirëfilli, se në kohën kur NATO-ja kishte intensifikuar bombardimet kundër caqeve ushtarake serbe, Kryeprokurorja e atëhershme e Tribunalit të Hagës Louise Arbour e tronditur nga vrasjet dhe masakrat mizore serbe që kryheshin në Kosovë, më 27 maj 1999 bëri publike një aktakuzë të ngritur kundër Sllobodan Millosheviqit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij më të afërt: Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub Ojdaniqit dhe Vllajko Stojilkoviqit.
   Pas ndryshimeve kozmetike që ndodhën në ndrrimin e pushtetit në Serbi,
Millosheviçi (nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare), arrestohet dhe, në fund të qershorit 2001, transferohet në Hagë. Më pastaj, më 12 shkurt 2002 nis gjykimi kundër tij, por jo edhe ndaj katër të akuzuarve tjerë, të rreshtuar përkrahë tij në akt-akuzë, sepse kryeprkurorja e re Karla Del Ponte kishte veçuar lëndën e Millosheviçit nga të akuzuarit tjerë, ndaj të cilëve më 10 korrik ka filluar një proces i ri gjyqësor.

    

   Gjatë procesit gjyqësor kundër Millosheviçit, u dëshmua qartë se ky varrmihës i Kosovës kishte kryer krime të rënda makabre në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, mirëpo vdekja e papritur e tij, në mars të këtij viti, bëri që ai të shkojë nga kjo botë, pa e marrë dënimin e merituar.
Me këtë rast duhet të rikujtojë , se vetëm pakë ditë pasi kishte filluar gjykimi kundër Millosheviqit, pasardhësi i tij  Vojisllav Koshtunica në një konferencë për media, doli në mbrojtje të Millosheviqit.
z.Koshtunica ndër të tjera patë thënë:”se ky gjykim është një proces, në të cilin po shkruhet Historia e Jugosllavisë dhe se në këtë shkrim ne duhet të jemi pjesëmarrës me versionin tonë". Dhe këtë qëndrim z.Koshtunica në mënyrë konstante e ka ripërsëritur shumë herë gjatë këtyre viteve. Kjo tregon se pushtetarët aktualë në serbi, janë vazhdues të politikës millosheviqiane.


 Pse hetuesit dhe prokurorët ndërkombëtarë hezitojnë të merren me ndjekjen dhe arrestimin e qindra kriminelëve serbë, që shëtisin lirshëm, kudo e kahdo nëpër Kosovë?!


   P
as përfundimit të luftës në Kosovë, mësohet se në disa komuna janë zbuluar emrat e policëve, të ushtarakëve dhe të paramilitarëve serbë, janë gjetur qindra fotografi të kriminelëve që kanë bërë krime të rënda ndaj shqiptarëve. Ta zëmë, në një raport të KMDLNJ (shkurt 2000), thuhet se menjëherë pas luftës “janë evidentuar me emër e mbiemër ose vetëm me pseudonime mbi 1426 persona e janë denoncuar shumë të tjerë (kryesisht serbo-malazezë, por edhe të tjerë), të implikuar drejtpërdrejt ose tërthorazi në vrasjet e maskrimet e shqiptarëve dhe plaçkitjet, djegiet dhe shkatërrimet e shtëpive, vendbanimeve, lokaleve dhe të pasurisë tjetër të shqiptarëve. Kjo listë e emrave të kriminelëve dhe qindra emra të tjerë që janë identifikuar nga të mbijetuarit e krimeve, në këto vitet e pasluftës, u janë dorëzuar hetuesve të Tribunalit të Hagës, KFOR-it, policisë së UNMIK-ut, organeve të gjyqësisë në Kosovë si dhe lidershipit politik e institucional të Kosovës, por për çudi nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret që ata, të arrestohen dhe të dalin përpara drejtësisë.  

   Sa i përket arrestimit dhe gjykimit të kriminelëve që janë përfshirë drejtpërdrejt në krime, hetuesit e Tribunalit të Hagës gjatë hetimeve për krime në Kosovë, kanë deklaruar se nuk merren me ndjekjen e kriminelëve në nivele të ulëta, veçse merren me rangun e lartë të regjimit serbë.

   Ndonëse shqiptarët janë dëshmitarë okularë për krimet e kryera në Kosovë, është i papranueshëm konstatimi i hetuesve ndërkombëtarë se për gjithë këtë katrahurë gjenocidale, përgjegjës janë  vetëm Millosheviqi dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Pashmangshëm, përgjegjës për gjenocidin e kryer ndaj Shqiptarëve janë edhe strukturat tjera politike e shtetërore të Serbisë, institucionet intelektuale serbe, siç janë Akademia e Shkencave të Serbisë dhe përgjithësisht intelegjenca serbe. Mbi të gjithë, përgjegjës historik për shfarosjen fizike të shqiptarëve, është kisha ortodokse serbe në krye me patriarkun Pavle, e cila historikisht,  në vazhdimësi ka qenë promotore shpirtërore e jetësimit të projekteve kundër popullit Shqiptarë.

  

   Nëse merren për bazë deklarimet e hetuesve të tribunalit të Hagës, mund të konkludojmë se, qindra e mijëra kriminelë serbë lokalë dhe komandues të shumtë të formacioneve militare dhe paramilitare serbe, që janë përfshirë në vrasje dhe në ekzekutimin  e shqiptarëve, kurrë nuk do të arrestohen që të dalin përpara drejtësisë ndërkombëtare apo asaj vendore !!!

Pse u liruan si të pafajshëm disa kriminelë serbë, nga gjykatësit ndërkombëtarë?!

Në të vërtetë, pas përfundimit të luftës janë mbajtur disa gjykime kundër serbëve lokalë për krime të kryera ndaj shqiptarëve, por çuditërisht kriminelët në vend se të denohen, ata lirohen si të pafajs“munges provash”!!! Në dhjetor 2000 në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, është mbajtur gjykimi kundër gjashtë kriminelëve serb: Igor Simiq, Dragan Jovanovii, Sërxhan Aleksiq, Vlastimir Aleksiq, Branisllav Popoviq dhe Tomisllav Vuçkoviq. Derisa Igor Simiqi ishte prezent në gjykim, të akuzuarit tjerë gjykoheshin në munges, sepse ata kishin ikur nga burgu i Qarkut të Mitrovicës. Këta kriminelë, të veshur me uniforma të maskuara me shenjat e partisë Radikale serbe, në kohën e intervenimit të NATO-s mars/qershor 1999, në Mitrovicë e rrethinë  kanë shpërngulur me dhunë familjet shqiptare, kanë djegur, plaçkitur e shkatërruar shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve, ndërsa më 14 prill 1999 në Mitrovicë, duke përdorur armë zjarri dhe të ftohta, i kanë vrarë e masakruar 26 shqiptarë të pafajshëm.Një proces tjetër gjyqësor për krime lufte u inicua edhe kundër kriminelit Radovan Apostoloviq, i cili gjatë bombardimeve të NATO-s ka vrarë civilë shqiptarë dhe ka djegur shtëpitë e tyre në fshatrat Tejibër (Suhadoll) dhe Gushafc.

Si u arratisën nga burgu i Mitrovicës, gjashtë kriminelë serbë, pa lënë gjurmë dhe pse u lirua nga burgu krimineli Angjelko Kolashinac ?!

    Ndërkaq në Gjykatën e Qarkut në Prizren është mbajtur edhe një proces  gjyqësor kundër 8 të akuzuarve për krime të rënda lufte të kryera në fshatrat e Rahovecit. Por, para kolegjit dolën vetëm dy: Angjelko Kolashinac (ish kryetar i komunës së Rahovecit) e Çedomir Jovanoviq, pasi më parë, 6 prej tyre (Arsenije Vitosheviq,Stanislav Leviq, Novica Kërstiq, Radislav Mishiq, Vekoslav Simiq dhe Nenad Matiq), pas transferimit, gjoja për “shkaqe sigurie”, në burgun e”fortifikuar”në veri të Mitrovicës, u arratisën pa lënë gjurmë. Për çudi, në përfundim të gjykimit edhe përkundër fakteve, gjykatësi ndërkombëtar merrë vendim për lirimin e kriminelit Angjelko Kolashinacit, si të pafajshëm!!!

    Për përfshirjen e Angjelko Kolashinacit dhe të tjerëve në kriminimin e shqiptarëve, dëshmon edhe një dokument i lëshuar nga vet strukturat pushtuese serbe. Në dokumentin me datë protokolli 17.4.1999, bazuar në  urdhërin e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë me nr. 80-02/1 të datës 23.2.1999, në Rahovec është ngritur Shtabi prej 12 personave dhe në krye të listës si komandant i shtabit është emëruar Kolashinac Dobrivoje Angjelko, kryetar i KK në Rahovec.

   Dhe këtë shtab, i cili kishte zbatuar urdhëra nga lartë,për vrasjen e shqiptarëve, e përbënin:

1. Kolashinac Dobrivoje Angjelko , Komandant i Shtabit;

2. Shef shtabi - Simiq Aleksa Radomir - shef i sektorit për mbrojtje;

3. Ndihmës i shefit të shtabit për punë operative dhe të planit, si dhe përdorimin e forcave të Mbrojtjes Civile - Baljosheviq Cveta Slobodan -shef i shtabit komunal të sektorit të MC për mbrojtje;

4. Ndihmës i shtabit për alarmim dhe errësim - Vitosheviq Obrada Zhivko - ingj. i mbrojtjes - shef i prodhimit;

5. Ndihmës i shefit të shpëtimit nga rrënojat, si dhe zonat e përmbytura - Sulejmanoviq Bajrama Dragutin - shef i operativës së ndërmarrjes ndërtimore "Një Maji" në Rahovec;

6. Ndihmës i shefit për mbrojtje nga zjarri dhe zbulimin e zonave të rrezikshme - Miciq Bozhidara Jeftimije -  komandant i organizatës profesionale zjarrëfikëse në Rahovec;

7. Ndihmës i shefit të shtabit për ndihmën e parë medicinale - Simiq Petka Vekoslav - drejtor i shtëpisë së shëndetit në Rahovec;

8. Ndihmës i shefit të shtabit për mbrojtje RHB (atomiko-biologjiko-kimike) Miliqeviq Milivoja Trajko - drejtor i vertarisë në Rahovec;

9. Ndihmës i shefit të shtabit për largim, evakuim dhe ruajtje të mjeteve të nevojshme për ekzistencë - Mihajloviq Jovana Vitomir -nënkryetar i KK në Rahovec;

10. Ndihmës i shefit për sanim - Milenkoviq Vladimir Stanisha - drejtor i JSKP (shkurtesa origjinale duhet të jetë e Shërbimeve Publike Komunale) në Rahovec.

Ndërkaq dy emrat e fundit (me numrat rëndor 11 e 12) meqë janë të shkruar me dorë (në alfabetin çirilik), nuk mund të identifikohen.

   Ka pasur edhe raste tjera kur kriminelët serb, në përfundim të gjykimit janë shpallur të pafajshëm, siç ka ndodhur para disa muajsh në një gjykatë të Serbisë, kur ish-pjesëtari i policisë speciale Dejan Demiroviq, lirohet “për munges provash”, a në të vërtet kishte dëshmitarë, të cilët faktuan para gjykatës, se krimineli Demiroviq kishte marrë pjesë në vrasjen e 19 civilëve shqiptarë (përfshirë këtu gra dhe fëmijë), në mars të vitit 1999 në Besianë!

***

 Kur kihen parasysh të gjitha këto  fakte dhe mijëra të tjera si këto, natyrshëm bëhet përgjegjës, gjithë lidershipi politikë e institucional i Kosovës, për neglizhencën totale rreth ngritjes së një kallzimi penal, kundër shtetit serbë, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë.

&

Në Shqip:
Nën Pushtetin e Urdhrave
(
Part 1 - 27 pages, 118 Kb)
(Part 2 - 256 pages, 2.43 Mb)
(Part 3 - 112 pages, 1.50 Mb)
(Part 4 - 268 pages, 1.44 Mb)

 Kthehu ne fillim

 

powered by Beepworld