Si funksionon Serbia në Kosovë?! (II)

 

 

LEGALIZIMI DHE FUQIZIMI I STRUKTURAVE PARALELE SERBE NGA UNMIK’u, EULEX’i DHE QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Shkruan: Sheradin Berisha

________________________________________________________________

 

     Që nga viti 2004 e këndej, (pas bojkotimit të zgjedhjeve të Kosovës nga komuniteti serb), është dëshmuar qartë se UNMIK’u dhe të gjitha qeveritë e Kosovës, me kryeministrat: Bajram Rexhepi, Ramush Haradinaj, Bajram Kosumi, Agim Çeku dhe Hashim Thaçi I dhe II 2007 - 2012) janë treguar skajshmërisht të paaftë për ta shtrirë pushtetin e tyre në veri të Kosovës, dhe për pasojë UNMIK’u dhe qeveria e Kosovës gjithmonë kanë marrë vendime, për t’ua zgjatur mandatet kryetarëve të komunave dhe kuvendeve komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut, të Novobërdës dhe të Shtërpcës, të cilët njëkohësisht përbënin edhe strukturën pushtetore të Republikës së Serbisë në këtë pjesë të vendit tonë. Pas zgjedhjeve të vjeshtës së vitit 2007, meqë serbët e veriut i bojkotuan zgjedhjet për herë të dytë, UNMIK’u dhe institucionet e Kosovës (presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri - Hashim Thaçi) ua zgjatën sërish mandatin kryetarëve të komunave veriore, pikërisht atyre kryetarëve që sot janë në krye të strukturave paralele serbe, dhe e kanë barikaduar tashmë disa muaj veriun e Kosovës!

 

Kush janë drejtuesit e strukturave Paralele serbe

që janë legalizuar me zgjatje mandatesh nga

UNMIK’u dhe institucionet e Kosovës?!

 

Ata janë:

 

 

1. Slaviša Ristiç

Posti në strukturat paralele: Kryetar i Komunës së Zubin Potokut

Datëlindja 27.10.1964

Unmik ID 1500203214

Vendi i punës Drejtësi - Administratë e gjykatave.

 

2. Miodrag Andriç

Posti në strukturat paralele Nënkryetar i KK të Zubin Potokut

Datëlindja 01.04.1956

Unmik ID 1501148144

Vendi i punës Administratë: Komunale - Zubin Potok.

 

3. Nebojša Raduloviç

Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i Komunës së Leposaviqit

Datëlindja 18.06.1971

Unmik ID 1501744936

Vendi i punës Administratë Komunale - Leposaviq.

 

4. Velimir Bojoviç

Posti në strukturat paralele: Kryetar i Kuvendit Komunal të Leposaviqit

Datëlindja 04.05.1949

Unmik ID 1501558504

Vendi i punës Administratë Komunale - Leposaviq.

 

5. Dragiša Miloviç

Posti në strukturat paralele: Kryetar i Komunës së Zveçanit

Datëlindja 04.03.1957

Unmik ID 1501793007

Vendi i punës Administratë Komunale - Zveçan.

 

 

6. Slaviša Staletoviç

Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i Komunës së Shtërpcës

Datëlindja…

Unmik ID 1501246472

Vendi i punës Administratë Komunale - Shtërpcë.

 

7. Bojan Saviç

Posti në strukturat paralele: Kryetar i Kuvendit Komunal të Shtërpcës

Datëlindja 06.02.1981

Unmik ID 1501351861

Vendi i punës SHPK / KPS 6753.

 

8. Bojan Cvetkoviç

Posti në strukturat paralele Nënkryetar i Komunës së Novobërdës

Datëlindja 01.02.1973

Unmik ID 1501041668

Vendi i punës Administratë Komunale - Novobërdë.

 

9. Dobrosav Ivkoviç

Posti në strukturat paralele: Kryetar i KK të Novobërdës

Datëlindja 30.08.1948

Unmik ID 1501041633

Vendi i punës Arsim - Novobërdë.

 

10. Bojan Jovanoviç

Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i KK të Novobërdës

Datëlindja 27.09.1973

Unmik ID 1501042443

Vendi i punës Arsim - Novobërdë.

 

Slaviša Ristic (i pari nga e majta) Kryetar i Komunës së Zubin Potokut, njeri

nga kriminelët e evidentuar edhe në dokumentin sekret të KFOR'it (2001) - tani

barikadën e Rudares, korrik - gusht 2011!

 

(…)

 

      Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, paaftësia dhe mosushtrimi i autoritetit kushtetues nga institucionet e Kosovës në raport me funksionimin e strukturave të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës, ka çuar në formimin e mendimit në qarqet diplomatike ndërkombëtare se, autoritetet shtetërore në Prishtinë janë pajtuar me faktin se nuk mund ta kontrollojnë atë pjesë të vendit!!!

 

MBAJTJA E ZGJEDHJEVE TË REPUBLIKËS

SË SERBISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

- 11 MAJ 2008 -

 

     Republika e Serbisë edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, (më 17 shkurt 2008), ka organizuar zgjedhje në Kosovë. Serbia, zgjedhjet e para i ka mbajtuar më 11 Maj 2008. Me këtë rast Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Republikës së Serbisë kishte hapur pa u penguar nga institucionet e Republikës së Kosovës, 279 qendra votimi në 23 komuna të Kosovës!!! Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë gjithësesi paraqiste shkelje të drejtpërdrejtë të sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe vendin natyrshëm e çonte në drejtim të ndarjes institucionale, etnike dhe territoriale, dhe për rrjedhojë legalizonte dhe fuqizonte strukturat paralele serbe në veri dhe në disa enklava serbe të krijuara brenda territorit të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të organizuara nga Republika e Serbisë në Kosovë me 11 maj 2008, në vend se të ndaloheshin nga mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare, Policia e UNMIK’ut dhe KFOR’i, ato u cilësuan vetëm si të paligjshme dhe jorelevante në jetën institucionale të Kosovës!!

 

Shefi i EULEX’it Yves de Kermabon.

 

      Madje edhe Misioni i EULEX’it (që u vendos në Kosovë pas Shpalljes së Pavarësisë, si mision për sundimin e ligjit dhe menaxhimin e krizave, bazuar në „COUNCIL JOINT ACTION 2008/124/CFSP of 4 February 2008“) në raport me strukturat paralele serbe, e ka ndjekur të njejtën rrugë si të UNMIK’ut. Shefi i EULEX’it Yves de Kermabon njëri nga ish’komandantët e KFOR’it, që në fillim të misionit të tij kishte deklaruar, se, EULEX’i do të bisedojë e bashkëpunojë me të gjithë, duke i përfshirë edhe strukturat paralele të Serbisë!

     Më 21 maj 2008 (10 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të 11 Majit 2008 në Kosovë) Yves de Kermabon, në një intervistë dhënë agjencisë serbe të lajmeve B’92, në pyetjen se a do të bisedonte me serbët e Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 11 majit të Serbisë në Kosovë, ka deklaruar (po citoi): "Dëshiroj të flas me gjithsecilin, sepse mendoj që kjo është e vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje për serbët që jetojnë këtu". Kermabon me këtë rast, ka bërë të ditur se ai do të jetë i gatshëm të bisedonte me serbët në veri, në çdo kohë kur ata të konsideronin se janë të gatshëm për bisedime! Në fund të kësaj interviste, në pyetjen e gazetarit lidhur me mundësinë e vendosjes së misionit të BE’së në veri, kreu i EULEX’it ka deklaruar (po citoi): "Nuk dua që BE’ja të vendoset me forcë atje. E konsideroj këtë gjë të pamundshme, dhe kjo është arsyeja pse dua të bisedoj me anëtarët e bashkësisë serbe në Kosovë e gjithashtu edhe me autoritetet në Beograd". Dhe, vërtet Yves de Kermabon si përfaqësues i Brukselit shtrirjen dhe praninë e EULEX’it në Kosovën veriore dhe në zonat e tjera serbe e negocioj me Beogradin. Kërkimi i lejes nga Beogradit (pa e pyetur Prishtinën), për vendosjen e EULEX’it në veri të Kosovës dhe në enklavat e banuara me serbë ka sinjalizuar sovranitetin e Serbisë mbi një pjesë të Kosovës. Dhe, me këtë qasje, duket që shefi i EULEX’it - Kermabon ia ka bërë të qartë Serbisë se, EULEX’i si mision i BE’së, do t’i respektoj strukturat e saja paralele në Kosovë!

 

Komisioneri i BE’së për Zgjerim, Olli Rehn.

 

     Komisioneri i BE’së për Zgjerim, Olli Rehn me kohë kishte paralajmëruar se BE do të lejojë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale serbe të caktuara për 11 maj. Një paralajmërim të këtillë Rehn e ka bërë më 29 mars 2010, gjatë kohës kur në Bërdo të Sllovenisë po zhvillohej takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE’së, ku ndër temat kryesore ishte edhe Ballkani Perëndimor. Rehn duke e arsyetuar qëndrimin e BE’së për këtë çështje, tha se edhe propozimi i Ahtisarit parashikon mundësinë që serbët e Kosovës të kenë lidhje speciale me Serbinë.

     Ndërkaq duke komentuar deklaratën e kryeministrit, Hashim Thaçi, se politikanët serbë nuk do të votohen më në Kosovë, Rehn tha se, është në kontakt permanent me kryeministrin Thaçi dhe se do të rekomandojë që të mos i bëhen obstruksione këtij procesi. (Telegrafi 29/03/08). Edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Javier Solana shprehet për rëndësinë e zgjedhjeve të Serbisë. Gjatë një fjalimi që ka mbajtur Solana në Parlamentin Evropian, ka vënë në pah se "zgjedhjet e 11 majit në Serbi do të jenë të rëndësishme edhe për faktin që për herë të parë do të mbahen në veri të Kosovës". (BalkanWeb 09/04/08).

 

Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu nuk e ndalojnë

mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Veri!

 

     Edhe institucinet e Kosovës ndoqën të njejtën rrugë në raport me zgjedhjet serbe të 11 majit. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, me këtë rast në vend se të përdorte autoritetin kushtetues, për parandalimin dhe mosmbajtjen e këtyre zgjedhjeve, ai do të kënaqet me deklarimin se, „qeveria nuk do t’i njeh zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 11 maj - në Kosovë“. A kishte kuptim ky qëndrim i kryeministrit Hashim Thaçi?! Në ato rrethana s’kishte asnjë kuptim, i njeh apo nuk i njeh qeveria e Kosovës këto zgjedhje, por kishte kuptim veprimi ligjor, i ndalë apo nuk i ndalë ato zgjedhje antikushtetuese dhe si të tilla të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin e vendit. Për të thelluar edhe mëtutje këtë mendim, në esencë nuk ishte problemi tek mosnjohja jonë e atyre zgjedhjeve serbe, por ishte mosnjohja serbe që këto zgjedhje ia bënin sovranitetit të Republikës së Kosovës! Ndërkaq, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, (më 24 prill 2008), Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar edhe se, zgjedhjet serbe për Kosovën konsiderohen ilegale dhe të papranueshme dhe si të tilla „nuk do të prodhojnë kurrfarë efektesh dhe do të jenë jolegjitime...”!!! (Për më tepër lexoni: Thaçi - Zgjedhjet serbe në Kosovë ilegale)

 

Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu

 

     Se çfarë efektesh kanë prodhur këto zgjedhje të lejuara nga institucionet e Kosovës, tregojnë ngjarjet e zhvilluara pas 25 korrikut 2011 në veri të Kosovës. Sot këtë pjesë të Republikës së Kosovës e kemi të barikaduar pikërisht nga ato struktura serbe, që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008!!

     Edhe Fatmir Sejdiu (atëkohë president i Kosovës) u mundua ta arsyetojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nëpërmjet të drejtës së dyshtetësisë që serbëve ua mundëson Plani i Ahtisaarit, por, ky ishte një arsyetim i paqëndrueshëm, për faktin sepse nëpër të gjitha vendet e botës ku ekziston dyshtetësia, qytetarët e shtetit X votojnë për zgjedhjet e shtetit Y përmes postës në ambasadën që shteti Y e ka në shtetin X, e në asnjë rrethanë ndryshe. Dhe, kjo ndodh në disa vende. Ta zëmë, meksikanët që kanë shtetësi amerikane lejohen të votojnë në zgjedhjet e Meksikës vetëm nëpërmjet postës apo ambasadës së Meksikës në SHBA. Në të njejtën mënyrë votojnë edhe kanadezët që kanë shtetësi amerikane etj. Përfundimisht, përveç këtyre deklaratave verbale (sa për sy e faqe!) misionet relevante ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës, nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete në ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe të 11 majit, të cilat legjitimuan dhe fuqizuan Strukturat Paralele në ushtrimin e pushtetit serb, veçanërisht në ato katër komunat veriore (të Leposaviçit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe atë të Mitrovicës veriore).

 

Tubimet e serbëve gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë!

 

Krimineli Milan Ivanoviq duke votuar në zgjedhjet e majit 2008!

 

Strukturat paralele të Leposaviqit që

dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008

 

Kryetari i komunës paralele të Leposaviqit është Branko Niniq,

Nënkryetar i komunës është Radosh Mihajlloviq

Ndërkaq, Kryetar i Kuvendit të Komunës është  Slavko Stevanoviç,

Nënkryetar i Kuvendit të Komunës është Rato Milojeviç,

Sekretare e komunës është Jasmina Vukashinoviç.

Këshillin e Komunës së Leposaviçit e përbëjnë 7 anëtarë:

 

1. Bojan Ignjatoviç,

2. Ivanka Nedeljkoviç,

3. Vukoje Vukojeviç,

4. Stevica Vidosavljeviç,

5. Branko Sekuliç,

6. Sladjan Radoviç dhe

7. Milan Nikoliç.

 

Shikoni foto e tyre:

 

Kryetari i komunës paralele të Leposaviqit është Branko Niniq.

________________________________

 

     Ndërsa Asamblenë komunale të Leposaviçit e përbëjnë këta deputetë:

 1. Branko Niniç - Partia Demokratike (DS) ( Lexoni këtu: për Branko Niniçin )

 2. Stevica Vidosavljeviç - PD

 3. Branimir Vukadinoviç - PD

 4. Miloje Vukicevic - PD

 5. Zoran Illiç - PD

 6. Gordana Jovanoviç - PD

 7. Vladimir Lesheviç - PD

 8. Zvonko Lukiç - PD

 9. Sanja Miladinoviç - PD

10. Ljubisha Milentieviç - PD

11. Rato Milojeviç - PD

12. Sonja Radenkoviç - PD

13. Dragisa Vasiç - Partia Përparimtare e Serbisë

14. Ognjen Vujoviq - PPS

15.Velimir Iliç - PPS

16. Borisa Vuletiv - PPS

17. Dragi Vukiceviç - PPS

18. Velika Arsenijeviç - PPS

19. Ivana Todiç - PPS

20. Goran Lazoviç - PPS

21. Goran Milliceviç - PPS

22. Velimir Bojoviç - PPS

23. Mile Vukojeviç - PPS

24. Rados Mihajloviç - SPS-PUPS-JS-PV

25. Radoje Blagojeviç - SPS-PUPS-JS-PV

26. Slavko Stefanoviç - SPS-PUPS-JS-PV

27. Milomir Kuzmanoviç - SPS-PUPS-JS-PV

28. Zoran Milojeviç - Serbija e Re (NS)

29. Zvonko Periç - SeR (NS)

30. Slavisa Milentijeviç - Partia Radikale Serbe ( SRS )

31. Dragisa Komatoviç - PRS (SRS)

Adresa e Komunës është në rrugën “Vojske Jugoslavije“ p.n. Leposaviq 38 218.

 

( Për më tepër lexoni në faqen: http://www.leposavic.org/ )

 

Strukturat paralele të Zveçanit që

dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008

 

     Kryetari legjitim i komunës së Zveçanit, me mandat të zgjatur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ishte Dragisha Milloviq, i cili vjen nga Partia DSS e Vojisllav Koshtunicës. Pas zgjedhjeve të 11 majit 2008, përkrahja për DSS’në në Zveçan kishte rënë, ndërsa shumicën e votave në këtë komunë i mori Partia Radikale Serbe (SRS) e udhëhequr nga Vojisllav Sheshel, i cili aktualisht është duke u gjykuar në Hagë për krime të luftës. Udhëheqësi i komunës paralele të Zveçanit është Dobrosav Dobriq nga SRS’ja, ndërsa kryetar i komunës së Zveçanit u zgjodh Dragisha Miloviç i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) të Vojisllav Koshtunicës, pikërisht ai njeri që Qeveria e Kosovës e ka financuar dhe e ka mbajtur në pushtet për disa vjet rresht, duke ia zgjatur mandatin e kryetarit!!! Zëvendës kryetar është Açiç Miodrag i Partisë Socialiste (SPS) të Sllobodan Millosheviçit, ndërsa anëtarët e këshillit të komunës janë:

1. Tomislav Zhivkoviç (SNV),

2. Aciç Vladimir (DSS ),

3. Janjiçijeviç Milija (SRS),

4. Radovanoviç Stevan (SRS) dhe

5. Sovrliç Dragan (SRS).

 

Asamblenë komunale të Zveçanit e përbëjnë këta deputetë:

1. Kryetarë, Dobriç Dobrosav - Partia Radikale e Serbisë

2. Nënkryetar, Radoviq Lubomir - Këshilli Nacional Serbë

3. Gvozdiç Momçilo - Partia  Socialiste e Serbisë

4. Alagiç Velimir - KNS

5. Andjelkoviç Dobrivoje - PRS

6. Vasiç Dushanka - Partia Demokratrike e Serbisë

7. Vuksanoviç Zvezdan - PDS

8. Vukoviç Radomir - PSS

9. Djokiç Dusan - PDS

10. Ivanoviç Milan - KNS

11. Jakovljeviç Milan - PDS

12. Jokiç Vitomir -  PRS

13. Kostiç Ognjan -  PDS

14. Miletiç Dragoljub - PRS

15. Milic Ivica - PDS

16. Milosavljeviç Dragomir - PRS

17. Mitkiç Milutin - PRS

18. Mutavdziç Danijela - PRS

19. Miljkoviç Dragica - PDS

20. Petkoviç Stojanka G’17 Plus

21. Radenkoviç Nenad - PDS

22. Radenkoviç Sladjana G’17 Plus

23. Radovanoviç Petar - PUPS

24. Ristovic Nenad - PRS

25. Sofronijeviç Caslav - PDS

26. Spasojeviç Nadezda - KNS

27. Filimonoviç Ratko - PRS.

Objekti i Komunës së Zveçanit është në rrugën “Krala Millutina“ p.n.38227.

Për më tepër lexoni çka shkruhet në portalin e komunës së Zveçanit?! http://www.opstinazvecan.rs/

 

 

Një aktivitet i ministrisë: Goran Bogdanoviqit - Ministrit për Kosovë në qeverinë e Serbisë zhvillon mbledhje me strukturat paralele serbe në komunën e Zveçanit: Посета Министра Богдановића општини Звечан. Për më tepër, lexoni për Zveçanin në portalin e Ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë: - Општина Звечан.

 

Strukturat paralele të Zubin Potokut

që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008

  

     Kryetar i komunës paralele të Zubin Potokut është Slavisha Ristiç (pikërisht ai njeri, të cilit para zgjedhjeve të 11 majit qeveria e Kosovës ia kishte vazhduar mandatin e kryetarit), nënkryetar Srdzan Djuroviç, ndërsa Kryetar i Kuvendit është Miodrag Andriç. Administrata e Komunës së Zubin Potokut përbëhet nga: Departamenti i çështjeve sociale, Jovan Vlashkoviç; Departamenti për urbanizëm, Vesna Andriç; Departamenti për Ekonomi dhe Financa, Desanka Bozhoviç; Deparatmenti për Katastër, Ratomir Bozhoviç. Objekti i Komunës së Zubin Potokut është në rrugën: “Kolašinslih Kneževa 27; 38228. Komuna e Zubin Potokut (vendlindja e kriminelit Marko Jakshiq)  ka vazhduar të jetë një qendër përkrahësish tradicional të orinetimit të DSS dhe strukturave më radikale serbe. Kështu, qevrisja e gjatë me komunën nga kryetari Slavisha Ristiq, ka bërë që ai të jetë i pakontestueshëm në krye të një grupi të interesit që manovron duke kombinuar përkatësinë patriake, nacioanalizmin dhe biznesin. Rristiq në Zubin Potok ka ndërtuar sitem klinetalizmi që varësisht nevojave ndërton pozicion nacionalist karshi Prishtinës. Shtrirja e liqenit të Gazivodës në këtë hapësirë i ka dhënë edhe më shume rol kësaj komune. (Lexoni: Општина Зубин Поток)

 

Lexoni informatorin për punën dhe aktivitetin e komunës së Zubin Potokut

ИНФОРМАТОР О РАДУ ОПШТИНЕ ЗУБИН ПОТОК

 

MBAJTJA E ZGJEDHJEVE TË REPUBLIKËS

SË SERBISË - NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

( GUSHT 2009 - MAJ 2010 )

 

Zgjedhjet serbe të 16 gushtit 2009 -

në republikën e Kosovës!

 

     Republika e Serbisë përveç zgjedhjeve të 11 Majit 2008, në Kosovë ka organizuar edhe zgjedhje tjera, pa u penguar fare nga Qeveria e Republikës së Kosovës! Në prill të vitit 2009 me vendim të Qeverisë së Serbisë janë shpërbërë dy komuna paralele:

- Komuna e „Prishtinës“ dhe

- Komuna e „Pejës“, dhe më 16 gusht të atij viti KQZS’ja serbe organizon zgjedhje të reja për “komunën e Prishtinës” në Graçanicë dhe për “komunën e Pejës” në Gorazhdec. Në këto zgjedhje u shënuan 26.090 votues të regjistruar (!!!), nga të cilët 10,397 në vendbanimet e serbëve të Kosovës në komunën e Prishtinës dhe 15.693 persona të zhvendosur në Serbi!

 

Drejtuesit e strukturave paralele në veri: Branko Ninić,

Dragiša Milović, Radenko Nedeljković, Slaviša Ristić…

 

Zgjedhjet serbe të 30 Majit 2010 -

 në republikën e Kosovës!

 

     Më 24 dhjetor të vitit 2009 Qeveria e Republikës së Serbisë kishte marrë vendim për shpërndarjen edhe të dy kuvendeve komunale: të Mitrovicës veriore dhe të Novo Bërdës, dhe i ka shpallur sipas tyre, zgjedhjet e jashtëzakonshme për këto dy komuna. Ato zgjedhje të jashtëzakonshme do të organizohen më 30 Maj 2010 nga Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë.

     Në garë zgjedhore për Mitrovicën veriore morën pjesë:

1. Partria Përparimtare e Serbisë e Tomisllav Nikoliçit,

2. Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës,

3. Partia Demokratike e Boris Tadiqit,

4. PS e Serbisë e Sllobodan Millosheviçit, në krye me Ivica Daçiçin,

5. Iniciativa qytetare „Serbija, Demokracija dhe Drejtësia“ e Oliver Ivanoviçit,

6. G’17 - PLUS e Mladjan Nikiçit,

7. Partia Socialdemokrate e Serbisë së Rasim Ljaiçit,

9. Grupi i Qytetarëve të Këshillit Nacional të Veriut të Kosovës dhe Metohisë në krye me Milan Ivanoviçin.

10. Grupi i Qytetarëve - Shpresa e Re e Mitrovicës e Nebojsha Joviçit,

11. Partia Radikale Serbe e Vojisllav Sheshalit,

12. Grupi i Qytetarëve „Për të Ardhmen më të mirë të Mitrovicës“

13. Lëvizja për Mitrovicën - i kryesuar nga Dragan Spasojeviçi, dhe

14. Serbija e Re e Velimir Iliçit.

     Për  këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Serbisë ka hapur edhe pesë qendra votimi në qytetet: Beograd, Novi Sad, Kralevë, Kragujevc dhe Nish ku në garë u përfshinë 13 lista për Kuvendet Komunale në Veri të Mitrovicës dhe katër në Novo Bërdë. Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve, Këshilli Nacional Serb i ka bërë thirrje serbëve që të dalin masovikisht në këto zgjedhje për t’i treguar Bashkësisë Ndërkombëtare se ata njohin vetëm institucionet e Serbisë si legjitime e jo institucionet e Kosovës në Prishtinë.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do t’i

parandalojë zgjedhjet e Republikës së Serbisë në Veri!

Hajredin Kuçi

 

     Ndërkaq qeveria e Kosovës ka deklaruar se, nuk do të ndërmarrë asnjë veprim konkret që të parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në veri të Mitrovicës. Më 27 Maj (vetëm 3 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve) zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se përdorimi i forcës nuk është në logjikën e qeverisë së Kosovës, këto zgjedhje i konsideron si të paligjshme dhe nuk do të bashkëpunojë me strukturat paralele që do të dalin si rezultat i tyre. Mospërdorimi i autoritetit kushtetues nga Qeveria e Kosovës, në parandalimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve antikushtetuese, ka bërë që strukturat paralele të organizohen dhe si të tilla të fuqizohen në të ardhmen, në aspektin e vendimmarrjeve ekzekutive, pa e pyetur fare Prishtinën. Ky fakt, tashmë po demonstrohet për çdo ditë në veri të Kosovës!

 

Strukturat paralele në Mitrovicën Veriore

që dolën nga zgjedhjet e 30 Majit 2010!!

 

     Pas mbajtjes së zgjedhjeve të 30 majit 2010, më 27 korrik 2010 në Mitrovicën Veriore instalohet pushteti i strukturave paralele, me një koalicion të kryesuar nga Partinë Demokratike e Boris Tadiçi, si: DS - SPS - PUPS - JS - G17 PLUS - SDP e Rasim Ljaiçit dhe Iniciativa Qytetare e Oliver Ivanoviçit, ndërsa Radikalët dhe Partia Demokratike e Serbisë e kryesuar nga Vojislav Kostunica mbetën në opozitë. Për kryetare të kuvendit komunal është zgjidhur Ksenija Bozhoviç nga partia e Oliver Ivanoviçit, ndërsa zëvendës Aleksandar Spiriç nga G’17 Plus.

(Lexoni më gjerësisht:Formirana vlast u Kosovskoj Mitrovici )

 

Kërstimir Pantiç

 

     Në mbledhjen e parë të kuvendit komunal për kryetarë të Mitrovicës veriore është zgjedhur Ivica Markoviç, ndërsa zëvendës kryetar Sasha Dedoviç. Të pakënaqur me formimin e këtij koalicioni Deputetët nga radha e DSS kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Pa kaluar muaji koalicioni pëson ndryshime, kur dy deputetë të Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Rasim Ljaiç kaluan në bllokun tjetër, dhe formuan koalicionin e ri në formatin SNS - DSS DHE SDPS dhe Kryetar i ri i Mitrovicës zgjidhet Kërstimir Pantiç nga Napredna Stranka e Tomislav Nikoliçit. Pra, aktualisht pushtetin e strukturave paralele në Mitrovicën veriore e përbëjnë 7 deputetë të SNS, 7 të DSS dhe dy të SDPS. (Adresa e komunës së Mitrovicës gjindet në rrugën Kollashinska, ndërkaq disa zyre të saj gjinden tek „Ministria për Kosovë e Metohi“ po në rrugën “Kolashinska“ p.n.). Lexoni më gjerësisht për Mitrovicën Veriore në portalin e Ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë! Општина Косовска МитровицаLexoni edhe këtu: më gjerësisht).

Lexoni informacione tjera për aktivitetin e strukturave

paralele në Mitrovicën Veriore:

http://www.naslovi.net/search.php?q=kosovska+mitrovica

 

( … )

 

 

 

powered by Beepworld