Peticionet kundër decentralizimit Shoqëria civile e Pejës kundër Zonave të Veçanta KUNDËRSHTOJMË PROJEKTIN E „ZONAVE TË VEÇANTA TË MBROJTURA“ Të hënen, me 13 korrik 2009, në Pejë u mbajt një konferencë shtypi për gazetarë me rastin e nënshkrimit të peticionit të shoqërisë civile në Pejë kundër zonës së veçantë, kinse mbrojtëse, të Patrikanës së Pejës. 23 organizata, shoqata, lëvizje e degë të partive politike në Pejë e kanë nënshkruar këtë peticion, i cili do t’iu dërgohet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Para gazetarëve këtë peticion e prezentuan Bajram Binaku e Albin Kurti nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Veton Mujaj nga OJQ “Syri i Vizionit” dhe Rrahman Jasharaj nga Shoqata e Vëllazërisë Kosovë - Malësi e Madhe. Në vijim është dhënë teksti i peticionit si dhe subjektet nënshkruese. P E T I C I O N I Ne, organizatat e shoqërise civile, veprimtarë, përfaqësues subjektesh, personalitete e intelektualë të Pejës, me vetëdije dhe vullnet, deklarojmë që draftligji i “Zonave të Veçanta të Mbrojtura” në Kosovë nuk është në shërbim të ruajtjes së monumenteve tona historike për ne dhe gjeneratat e reja, por është në shërbim të politikave të Serbisë për uzurpimin e trashëgimisë sonë kulturore, si dhe për ta bërë vendin tonë jofunksional. Ky ligj do të legjitimojë pretendimin e Serbisë që të gjitha monumentet dhe kishat ortodokse në Kosovë t’i përvetesojë për trashëgimi të saj, duke mohuar kështu kulturën e përbashkët fetare dhe historike të Kosovës, e cila është karakteristikë dhe për qytetin tonë. Gjithashtu, ky ligj e lejon Kishën Ortodokse Serbe me seli ne Beograd, të ushtrojë të drejtën e vetos karshi cilitdo vendim të përfaqësuesve komunalë, i cili do ta prekte papranueshëm për qytetaret e Pejës, gëzimin e të drejtës për lëvizje të lirë. Pra, përmes këtij peticioni, ne e kundërshtojmë projektin e “Zonave të Veçanta të Mbrojtura”, i cili e rrezikon seriozisht qytetin tonë, të ardhmen tonë dhe atë të fëmijëve tanë. Subjektet nënshkruese: 1. Lëvizja „Vetëvendosje“ ……………… Bajram Binaku 2. OJQ „Ekzistenca“ ………………………… Muhamet Nikqi 3. OJQ „ASDR“ ………………………………. Dritan Shala 4. OJQ „Uji për mileniumin e III’të“ … Halit Gashi 5. OJQ „Syri i vizionit“ ……………….. Veton Mujaj 6. OJQ „Udruzhenje boshnjaka OAZA“ .. Sahit Kandiç 7. OJQ Sh. V. Kosovë-Malësi e Madhe“ .. Ukshin Jashari 8. OJQ „Amika“ ………………………….. Zenel Shala 9. OJQ „Euroekologët“ ……………….. 10. Deputeti i Kuvendit të Kosovës …. Numan Baliç 11. OJQ Sh.F.B “Agro – Leo” …………. Dukagjin Deda 12. OVL e UÇK’së Pejë ………………. Pren Marashi 13. SH.F.D e UÇK’së Pejë …….. Safete Shalaj 14. IRDK – Pejë ………………... Xhevdet Neziraj 15. Nëndega e IV e AAK’së „Haxhi Zeka“ … Nydverdi Spahija 16. Avokati …………………………. Naser Hasaj 17. Dega e PDK’së Pejë ………… Rexhë Abazi 18. S.B.A.SH – Pejë …………….. Jusufë Kelmendi 19. Nëndega e AAK’së Tërstenik .. Florim Shala 20. Anëtari i kryesisë së LDD’së Pejë… Dr.Ibrahim Rexhaj 21. Kryetari i aktivit të LDK, Jabllanicë e Vogël .. Musa Rexhaj 22. Kryetari i LDK’së, Radac ………… Gani Kurtaj 23. Stranka Demokratske Akcije SDA ……… ========================================================== DECENTRALIZIMI NË BAZA ETNIKE ËSHTË PROJEKT I DËMSHËM PËR KOSOVËN Qytetarët e Kosovës tashmë e kanë kuptuar se decentralizimi (në baza etnike - Sh.B) është një projekt i dëmshëm për Kosovën, projekt ky i cili zanafillën e ka në Beograd. Këtë më së miri e kuptuan qytetarët të cilët rrezikohen drejtëpërdrejt nga ky projekt. Institucionet e Kosovës në vend që të angazhohen që të ushtrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, ata po e bëjnë të kundërtën e saj. Po tentojnë që ta realizojnë decentralizimin që e ndan dhe e copëton Kosovën përbrenda. Për ta kundërshtuar këtë projekt që e rrezikon të tashmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tonë, u organizuan disa peticione kundër decentralizimit. Këto peticione e tregojnë vullnetin e të gjithë banorëve shqiptarë të rajonit të Anamoravës, që parashihen të jenë pjesë e komunave të reja me shumicë serbe. Këto peticione janë bazë legjitimuese për aktivitetet e tjera për të mos e lejuar realizimin e decentralizimit. Më poshtë i keni në mënyrë tabelare të paraqitura rezultatet e këtyre peticioneve. ![]() Në komunën e Gjilani peticioni është organizuar së pari në fshatin Pasjak e mandej u organizuan peticione edhe në lagjet e banuara me shqiptarë në fshatrat Stanishor, Kufcë, Strazhë dhe Kosaçë. Së fundi u organizua edhe peticioni në fshatin Mogillë të komunës së Vitisë. Ky fshat parashihet që të jetë pjesë e komunës së re të Kllokotit. Peticionin e nënshkruan 86.77% e qytetarëve me të drejtë vote të këtijë fshati. Në Gjilan, Viti dhe Artanë u organizuan edhe peticione të organizatave të shoqërisë civile. Peticionin kundër decentralizimit në Gjilan e nënshkruajtën 74 organizata politike dhe jopolitike. Në Viti peticionin e nënshkruajtën 12 organizata të shoqërisë civile, ndërsa në komunën e Artanës peticionin e nënshkruajtën 8 organizata të shoqërisë civile. Gazeta Javore "Vetevendosje" - Nr.200, 06. 07. 2009 ========================================================== STOP KRIJIMIT TË KOMUNAVE ETNIKE SERBE NË ANAMORAVË ! Ndjenja e të qenit i plotfuqishëm patjetër që korrupton gjykimin e lirë e të ndershëm të arsyes njerëzore. Qytetari gjithsesi duhet të jetë imun nga korruptimi i gjykimit të lirë të arsyes. Në momentin që ai i nënshtrohet agjitacionit të atyre që udhëheqin, atëherë, qenia e tij intelektuale pushon së ekzistuari. Ai vetëflaket. Një fat të tillë si duket do ta kenë edhe disa pak banorë të komunës së Vitisë, të cilët me apo pa vetdije kanë rënë viktima të një procesi që fund e krye është antishqiptar dhe proserb, procesit të decentralizimit etnik të Planit të Ahtisarit. Por shyqyr që shumica janë të tillë që më përgjegjësinë më të lartë morale e kombëtare refuzojnë të jenë pjesë e një procesi të tillë. Ky proces, është i sanksionuar në Pakon e Ahtisarit. E Pakoja e Ahtisarit është e sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës. Madje është mbi të. Kushtetuta e Kosovës i subordinohet Pakos së Ahtisarit. Neni 143.1 i Kushtetutës së Kosovës, thotë: “Kushtetuta e Republikës së Kosovës do të interpretohet në pajtueshmëri me Propozimin Gjithpërfshirës për Zgjidhjën e Statusit Final të Kosovës, datë 26 mars 2007. Në rast kontradite në mes dispozitave të kësaj Kushtetute dhe dispozitave të Marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotrojë”. Thënë shkurt e shqip, akti më i lartë juridik në Kosovë nuk është Kushtetuta e Kosovës, por Plani i Ahtisarit. Po u zbatua ky plan do të kemi 11 komunave më shumicë serbe nëpër gjithë Kosovën, të kontrolluara nga Beogradi. Në mesin e këtyre komunave parashihet edhe formimi i komunës së re të Kllokotit/Vërbocit, e cila me gjasë do të jetë e para komunë në këtë proces. Kjo komunë do ta përfshijë: · Kllokotin, · Mogillën, · Vërbocin dhe · Gërnçarin. Përveç Kllokotit, në Anamoravë do të formohen edhe tri komuna tjera me shumicë serbe: · Ranillugu, · Parteshi dhe · trefishimi territorial i Artanës, me ç’rast shqiptarët parashihet të mbesin pakicë. ![]() Në këtë mënyrë, në Anamoravë do të sajohen 4 komuna serbe e do të mbesin vetëm tri komuna të gjymtuara shqiptare (Gjilani, Dardana e Vitia). Kjo tregon qartë natyrën e padrejtë politike të këtij procesi të montuar politik. Kështu po sponsorizohet ndarja etnike e Kosovës. Krijimi i këtyre komunave, por edhe komunave tjera nepër gjithë Kosovën, po sajon entitetin e veçantë territorial serb përmbrenda vendit tonë. Ky proces Kosovën e ndan në vija etnike, i legalizon strukturat paralele dhe i fuqizon kriminelët serbë nëpër pozita udhëheqëse të strukturave paralele nëpër këto komuna. Sajimi i komunës së Kllokotit e ndan Vitinë përgjysmë. Ekonomikisht e dëmton në mënyrë të konsiderueshme, sepse aty gjendet Banja e Kllokotit, e cila njihet gjithandej nëpër Kosovë për mjediset e saj shëruese dhe rekreative. Njikohësisht në nëntokën e Kllokotit nxirret uji mineral me cilësi të larta ushqyese dhe veti pozitive për shëndetin, nga i cili nxirren fitime të konsiderueshme. Komuna e Kllokotit shqiptarët i lë pakicë në këtë komunë. Ajo, si edhe të gjitha komunat tjera që dalin nga decentralizimi asimetrik i Pakos së Ahtisarit, ka kompetenca jashtëzakonisht të mëdha dhe speciale, kompetenca këto që e shkëpusin atë nga autoriteti politik qendror i Kosovës. Sipas këtij Plani, vetëqeverisja lokale në Kosovë do të bazohet në Parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale (Aneksi III, neni 1). Kjo nuk respektohet fare sepse sipas kësaj Karte, mekanizmi i cili mundëson formimin e komunave të reja është shprehja e vullnetit të asaj popullate lokale/komunale. Pra, populli është i vetmi subjekt juridik i cili ka të drejtë ekskluzive të miratojë apo refuzojë ndryshimet administrative dhe territoriale në komunën ku jeton. Kjo shkelje është absolutisht e padrejtë dhe krejt e papranueshme aq më shumë që bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht na thërret t’i respektojmë aktet juridike të së drejtës ndërkombëtare, ndërkohë që vetë i shkel ato. Banorët e Mogillës nuk po pyeten nëse dëshirojnë të shkojnë me komunën serbe të Kllokotit. Pra, që në fillim shkelet dokumenti më i rëndësishëm evropian për vetëqeverisjen lokale. Neni 3 i Pakos së Ahtisarit i saktëson kompetencat komunale të komunave serbe. Këto kompetenca kanë të bëjnë me: · zhvillimin lokal ekonomik, · planifikimin urban e rural, · aspektet e ndërtimit, · shërbimet publike, · ofrimin e arsimit publik parashkollor, · fillor dhe · të mesëm, · përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit, · shëndetësinë publike, · emërimin e rrugëve, · lagjeve dhe · vendeve tjera publike etj. (kjo do të thotë që strukturat paralele një rrugë mund ta emërojnë me emrin e Milosheviqit a Sheshelit dhe qeveria e Hashim Thaçit nuk do të mund ta pengojnë një gjë të tillë). Një çështje mjaft e ndjeshme që do të jetë kompetencë ekskluzive e këtyre komunave, e edhe komunës së Kllokotit, është arsimi. Sipas Aneksit III, neni 7.1.1 të Pakos së Ahtisarit: “Shkollat të cilat vijojnë mësim në gjuhën serbe mund të zbatojnë planprograme apo tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë, pas njoftimit të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. Kjo do të thotë që ata do të mësojnë se si Milosheviqi na paska qenë ‘hero’, e si Adem Jashari e Nijazi Azemi-Mjekrra paskan qenë ‘terroristë’. E vetmja gjë që duhet ta bëjn serbët është që duhet ta njoftojnë qeverinë e Kosovës se fëmijët serbë edukohen në frymën antishqiptare. Pra po mbjellet fara e re e një konflikti shqiptaro serb në një të ardhmë të mesme. Sa i përket bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Serbisë, në bazë të nenit 10.1 të Planit të Ahtisarit: “Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, mbrenda kompetencave të tyre, me komunat dhe institucionet përfshirë agjencitë qeveritare të Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi i tillë do ta merr formën e ofrimit të asistencës financiare dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale”. Sikurse administrata që do të jetë serbe, ashtu edhe policia do të jetë e tillë. Sipas Aneksit VIII, neni 2.3 të Planit të Ahtisarit: “Përbërja etnike e policisë mbrenda komunave që dalin nga decentralizimi deri në masën e mundshme do të reflektojë përbërjën etnike të popullsisë në komunë”. Pra komuna e Kllokotit do të përbëhet nga 75-80% serbë dhe nga 20% shqiptarë. Rrjedhimisht 80% e policisë do të jenë serbë e 20% shqiptarë. Komandanti i policisë gjithsesi do të jetë serb. Edhe kryetari i Gjykatës Komunale do të jetë nga i njekti nacionalitet. Pra krijimi i, komunës së Kllokotit i legalizon strukturat paralel serbe, e ndanë Vitinë përgjysmë dhe, rrjedhimisht, e fut Serbinë brenda Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova në përgjithsi dhe Anamorave në veçanti do të coptohen territorialisht. Pasi komuna e Kllokotit, si edhe të gjitha komunat tjera serbe, përveç që do të jenë njësi administrative do të jenë edhe njësi territoriale. Pra do të kenë kufijt e tyre. Në bordin për formimin e komunës së Kllokotit kanë aplikuar dhe janë intervistuar tre sahanlëpirës të pushtetit, banorë të komunës së Vitisë. Dy qytetarë tjerë janë tërhequr, duke mbetur kryelartë. Ata të cilët kan aplikuar për t’i bërë keq atdheut tonë, nuk janë të mirëpritur. Ata po e shesin atdheun e tyre për para. Decentralizimi sajon entitetin e veçantë territorial serb në Kosovë dhe në këtë mënyrë e ndanë Kosovën në baza etnike. Ky proces është jashtëzakonisht i dëmshëm për funksionimin normal dhe të papenguar të institucioneve qendrore të vendit. Andaj duhet parandaluar gjithsesi. Aktualisht procesi është në nivelin rudimentar. Por nuk do të thotë se nuk do të shkoj më tej. Pasi e keqja vetvetiu nuk ndalet. E keqja po na kanoset nga Ministri i Pushtetit Lokal dhe nga disa bashkëpunëtorë të tij. Ata duhet të ndalen. Nëse nuk ndalen, atëherë qytetarët e komunës së Vitisë do të ballafaqohen me ta. Arton Musliu - 29. 06. 2009 ========================================================== AHTISARI, KUSHTETUTA, ZONAT E VEÇANTA DHE DECENTRALIZIMI Vetëvendosja është e drejtë e të gjithë popujve të kolonizuar. Mungesa e përgatitjes në fushat politike, ekonomike, shoqërore, apo në atë të arsimit kurrë nuk duhet të merret si pretekst për të vonuar pavarësinë. (Rezoluta 1514 e OKB-së, më 1960) ---------------------------------------------------------------------------------------- Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon çdo kërcënim ndaj jetës ose sigurisë së njerëzve që shprehin mendimet e tyre ose veprojnë sipas besimeve të tyre politike në media, në punën e tyre, në protesta a në jetën e tyre të përditshme. E drejta për lirinë e të shprehurit, lirinë e të folurit dhe lirinë e mediave është gur themeli i një shoqërie të lirë. Kërcënimet e bëra ndaj gazetarëve në emisionin “Jeta në Kosovë” vijnë nga Infopressi, gazetë e sponsorizuar nga qeveria. Këto kërcënime janë një shembull tejet i spikatshëm i kërcënimeve dhe presioneve të përditshme që ushtrohen ndaj atyre që kundërshtojnë qeverinë. Gazetarë që humbasin vendin e punës, organizata që e humbin financimin e tyre, thirrje telefonike nga Qeveria ose zyrtarë ndërkombëtarë. Ky kërcënim nuk është një rast individual, por simptomë e një problemi shumë më të madh, e shprehur në mënyrë më të dhunshme më 10 shkurt 2007, kur Mon Balaj dhe Arben Xheladini ishin vrarë ngase kishin shprehur besimet e tyre politike, dhe kur 80 të tjerë ishin lënduar. Kufizimi i lirisë së shprehjes është problem që nuk mund të zgjidhet me deklarata ngushëlluese nga Qeveria. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së sovranitetit dhe demokracisë. Një qeveri që u jep llogari misioneve të papërgjegjshme ndërkombëtare, dhe jo popullit të vet, nuk mundet dhe nuk do të funksionojë në përputhje me parimet demokratike. Një qeveri që nuk ka sovranitet do të mundohet gjithmonë të maskojë këtë mungesë legjitimiteti. Ahtisari dhe Kushtetuta e tij Në një ceremoni tamam për shënimin e njëvjetorit të Kushtetutës të përpiluar për zbatimin e interesave ndërkombëtare në Kosovë, të shprehura nëpërmjet Planit të Ahtisarit, e jo vullnetin e popullit të Kosovës, Marti Ahtisari iu drejtua me një fjalim Kuvendit të Kosovës. Ai u duartrokit nga deputetët, ashtu si e kishin duartrokitur Kushtetutën më 15 qershor 2008, për ta miratuar me të ashtuquajturën procedurë demokratike, duke mos lejuar as debat dhe as votim. Albin Kurti kishte shkruar disa ditë para arritjes së Ahtisarit: “Sikur shumë pashallarë, vezirë dhe sulltanë para tij, Ahtisari, i cili tani vjen nga Perëndimi dhe jo nga Lindja, do të mbajë fjalim në seancë shumë solemne të kuvendit. Nga deputetët e Kosovës nuk kërkohet të thonë ose të bëjnë gjë, përveçse të jenë të gatshëm, si gjthmonë, të duartrokasin.” Kjo kushtetutë, e bazuar në Planin e Ahtisarit, na definon si “multietnik” përkundër faktit që Kosova është mbi 90% shqiptare. Ajo na mohon të drejtën për t’u bashkuar me ndonjë shtet, duke anashkaluar së tepërmi diktatet e ligjit ndërkombëtar, që thotë se kufijtë duhet të ndryshohen me mjete paqësore dhe demokratike. Ajo na mohon të drejtën për sovranitet dhe demokraci duke u dhënë misioneve ndërkombëtare të papërgjegjshme pushtet ekzekutiv mbi zyrtarët tanë të zgjedhur, dhe duke na mohuar të drejtën për të pasurushtri, dhe, së fundi, ajo e ngre Planin e Ahtisarit në dokumentin më të lartë ligjor në vend, duke siguruar ndarjen e brendshme të vendit tonë në vija etnike dhe fetare. Të enjten, më 11 qershor, u mbajt një takim me banorët e Mogillës, fshat që ndodhet tani në komunën e Vitisë. Mogilla është fshat i përzier me shqiptarë dhe serbë, me shumicë shqiptare. Sipas Planit të Ahtisarit pritet që ajo t’i bashkohet komunës së re me shumicë serbe të Kllokotit dhe, si rezultat, shqiptarët e Mogillës do të bëhen minoritet. Takimit iu drejtua Arton Musliu, përgjegjës i Lëvizjes në Viti, dhe Albin Kurti. Artoni nxorri në pah faktin se bashkësia ndërkombëtare po i shkel parimet e veta sepse decentralizimi mbi baza etnike bie ndesh me Konventat Evropiane mbi Qeverisjen Lokale. Një mjek lokal, Feti Hetemi, tha: “Në fshatin tonë ka edhe serbë, dhe ne nuk jemi që të diskriminohen të drejtat e tyre, mirëpo nuk mund të lejojmë që Serbia të futet deri në fshatin tonë përmes decentralizimit. Nuk mund të pranojmë që pushteti i komunës t’i japë llogari pushtetit të Beogradit.” Aty foli edhe Hamdi Arifi, mësues në fshat, duke thënë se ata që flasin dhe punojnë kundër interesave të fshatit nuk kanë më vend aty. Gjatë takimit u kuptua se një banor i Mogillës, Besim Arifi, i cili kishte aplikuar për të punuar në ekipet përgatitore për decentralizimin e kishte tërhequr aplikimin e tij. Ky lajm u përshëndet me duartrokitje të mëdha. Aty u formua edhe një grup për të organizuar peticionin kundër përfshirjes së Mogillës në komunën me shumicë serbe të Kllokotit. Lopa Të shtunën, më 14 qershor, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ekspozuan në kryeqytet një lopë, në të cilën në një anë ishte shkruar me të kaltër emri SADRI FERATI dhe në anën tjetër UNË VETËM ZBATOJ LIGJIN. Ky aksion simbolik pasoi aksionin tonë javën e kaluar kur një grumbull plehu ishte hedhur përgjatë hyrjes së Ministrisë së Pushtetit Lokal në shenjë proteste kundër planeve për punësimin e njerëzve lokalë në ekipet përgatitore për decentralizimin. Në atë kohë Sadri Ferati, ministri përgjegjës për decentralizimin, tha se ai vetëm “po zbatonte ligjin”. Prizreni kundër Zonave të Veçanta të Ahtisarit Të dielën, më 15 qershor, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, si dhe Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, mbajtën një konferencë shtypi ku bënë publik peticionin të nënshkruar nga 46 organizata të shoqërisë civile në Prizren që e kundërshtojnë Planin e Ahtisarit për të ndarë qytetin në zona të veçanta dhe për të definuar tërë trashëgiminë ortodokse si “ortodokse serbe”. Teksti i peticionit thotë: “Ne, banorët e Prizrenit, me vetëdije dhe vullnet, deklarojmë që projekti i “Zonave të Veçanta të Mbrojtura” në Kosovë nuk është në shërbim të ruajtjes së monumenteve tona historike, për gjeneratat e reja, por është në shërbim të politikave të Serbisë për uzurpimin e trashëgimisë sonë kulturore si dhe për ta bërë vendin tonë jofunksional. Ligji mbi zonën historike të Prizrenit, i cili do të duhej të ishte një mekanizëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike të qytetit tonë, është duke u përdorur për të na ndarë në baza etnike dhe fetare. Ky ligj e legjitimon pretendimin e Serbisë që të gjitha monumentet dhe kishat ortodokse në Kosovë janë “serbe”, duke mohuar kështu kulturën e përbashkët fetare dhe historike të Kosovës e cila është karakteristikë e qytetit të Prizrenit, si dhe është në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare për praktikimin e fesë, duke e definuar këtë të fundit në baza etnike. Gjithashtu, ky ligj e lejon Kishën Ortodokse Serbe, me seli në Beograd, të ushtrojë të drejtën e vetos karshi cilitdo vendim të përfaqësuesve komunal të Prizrenit i cili e prek zonën historike, përfshirë të drejtën e tubimeve publike si dhe aktiviteteve kulturore. Ligji po ashtu kërkon që të konsultohen edhe komunitetet e tjera fetare të cilat mund të ndikohen nga këto vendime. Kjo krijon potencial për konflikt fetar në një qytet të njohur për harmoninë e tij. Jo vetëm që kjo është antidemokratike, por është edhe kufizim i papranueshëm i së drejtës së qytetarëve të Prizrenit për ta gëzuar lirinë e shfrytëzimit të hapësirave të tyre publike.” Redaktor: Alex Channer Fletushkë e Lëvizjes Vetëvendosje! Nr.151, 15. 06. 2009 EMail:selfdeterminationk@gmail.com Rr. Perandori Justinian, nr.9, Qyteza Pejton Prishtinë, Kosovë ========================================================== Letër kundër eksterritorialitetit në qytetin historik TË GJITHË JEMI KUNDËR EKSTERRITORIALITETIT NË PRIZREN Letra e 46 organizatave joqeveritare dhe disa partive politike të Prizrenit kundër eksterritorialitetit të Planit të Ahtisaarit, i cili e enklavizon qytetin historik të Prizrenit. Kjo letër iu dërgua institucioneve si dhe përfaqësuesve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë. I nderuar zotëri Së bashku me këtë letër e keni njëkopje të peticionit kundër të të ashtuquajturave ‘Zona të veçanta tëMbrojtjes’, të cilat janë paraparë në Planin e Ahtisaarit për kosovën. Ky peticion është organizuar nga banorët dhe organizatat e shoqërisë civile nga qyteti i Prizrenit së bashku me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Kosovë. Gjithsej 46 organizatat shoqërore janë bashkuar për ta nënshkruar këtë peticion për ta kundërshtuar ndarjen e Prizrenit në vija etnike e fetare, si dhe për ta kundërshtuar definimin e trashëgimisë aktuale ortodokse të qytetit si serbe. Aneksi V i Planit të Ahtisaarit specifikon se ‘qendra historike’ e Prizrenit duhet të jetë zonë e veçantë e mbrojtur që përfshinë objektet e mëposhtme kulturore të cilat padrejtësisht janë emërtuar si ‘Objekte kulturore a religjioze serbe’: - “Kisha e Shën Premtes“, - lagjja e vjetër „Marash Mëhalla“, - Kisha e Shën Shpëtimtarit, - Shkolla Ortodokse e Shën Kirilit dhe Metodit, - Rezidenca episkopike.” Këto objekte bartin një trashëgimi komplekse historike, fetare dhe arkitekturale, që shtrihet përgjatë periudhës paleo-krishtere, asaj romake, periudhës bizantine dhe asaj otomane. Ato kanë qenë po ashtu kishat ku janë falur shqiptarët ortodoks. Duke i quajtur këto objekte ‘serbe’, shqiptarëve të Kosovës u mohohet trashëgimia ortodokse. Definimi i të gjitha kishave ortodokse si “serbe” synon t’u shërbejë pretendimeve serbe se Kosova është djepi i Kishës Ortodokse Serbe dhe, si rrjedhojë, edhe pjesë integrale e Serbisë. Monumentet tona fetare, më mirë se të kategorizohen dhe të vulosen përfundimisht sipas etnitetit, duhet të njihen si trashëgimi e popullit të Kosovës. Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit e rrezikon, gjithashtu, ruajtjen, restaurimin dhe zhvillimin e qytetit të Prizrenit. Aktivitetet komerciale dhe ndërtimore do t’i nënshtrohen, jo miratimit komunal për planet e konservimit, të sajuara nga ekspertë dhe përfaqësues të zgjedhur, por miratimit nga Kisha Ortodokse Serbe me qendër në Beograd. Ndërsa Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, që ekziston për të mbrojtur dhe për të ruajtur trashëgiminë kulturore, nuk ka asnjë të drejtë për të ndërhyrë në çështjet e ruajtjes së monumenteve ortodokse. As qytetarët e Prizrenit nuk kanë mundësi t’i vizitojnë lirisht këto monumente ortodokse, madje është e ndaluar edhe të bëjnë fotografime aty. Për të zbutur fuqinë e vetos që i është dhënë Kishës Ortodokse Serbe, si rezultat i Planit të Ahtisarit, Ligji shton se çdo ndërtim ose veprimtari kulturore e planifikuar në afërsi të ndonjë ndërtese fetare duhet të ndodhë në pajtim me atë komunitet fetar. Kjo do të thotë se, meqë sheshi i Prizrenit ndodhet afër një kishe katolike dhe një ortodokse dhe afër një xhamie, çdo aktivitet i organizuar kulturor do të kushtëzohet nga aprovimi i tyre i përbashkët. Kjo është antidemokratike dhe i vë themelet potenciale për konflikt ndërfetar në një qytet të njohur për harmoni etnike dhe fetare. Në këtë mënyrë Prizreni do të bëhej një qytet jofunksional, duke e ndarë atë sipas kritereve etnike dhe fetare, dhe do të pengohej, në vend që të mundësohej, ruajtja, restaurimi dhe zhvillimi i tij. Duke i definuar qytetarët e Kosovës sipas etiketave fetare dhe etnike plani i Ahtisarit i shfrytëzon dallimet për të na ndarë. Projekt-Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit është i bazuar në parimet e Planit të Ahtisarit e jo në ato të konservimit dhe restaurimit. Shndërrimi i qendrës së qytetit në zonë që i nënshtrohet vetos së Kishës Ortodokse Serbe është antidemokratik dhe do të prodhojë konflikt fetar dhe etnik. Miqësisht - Emri dhe organizata ![]() Teksti i Peticionit në Prizren Ne, banorët e Prizrenit, me vetëdije dhe vullnet, deklarojmë që projekti i “Zonave të Veçanta të Mbrojtura” në Kosovë nuk është në shërbim të ruajtjes së monumenteve tona historike, për gjeneratat e reja, por është në shërbim të politikave të Serbisë për uzurpimin e trashëgimisë sonë kulturore si dhe për ta bërë vendin tonë jofunksional. Ligji mbi zonën historike të Prizrenit, i cili do të duhej të ishte një mekanizëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike të qytetit tonë, është duke u përdorur për të na ndarë në baza etnike dhe fetare. Ky ligj e legjitimon, pretendimin e Serbisë që të gjitha monumentet dhe kishat ortodokse në Kosovë janë “serbe”, duke mohuar kështu kulturën e përbashkët fetare dhe historike të Kosovës e cila është karakteristikë e qytetit të Prizrenit, si dhe është në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare për praktikimin e fesë, duke e definuar këtë të fundit në baza etnike. Gjithashtu, ky ligj e lejon Kishën Ortodokse Serbe, me seli në Beograd, të ushtroj të drejtën e vetos karshi cilitdo vendim të përfaqësuesve komunal të Prizrenit, i cili e prek zonën historike, përfshirë të drejtën e tubimeve publike si dhe aktiviteteve kulturore. Ligji po ashtu kërkon që të konsultohen edhe komunitetet e tjera fetare të cilat mund të ndikohen nga këto vendime. Kjo krijon potencial për konflikt fetar në një qytet të njohur për harmoninë e tij. Jo vetëm që kjo është anti-demokratike, por është edhe kufizim i papranueshëm i të drejtës së qytetarëve të Prizrenit për ta gëzuar lirinë e shfrytëzimit të hapësirave të tyre publike. Pra, përmes këtij peticioni ne e kundërshtojmë projektin e “Zonave të Veçanta të Mbrojtura”, i cili e rrezikon seriozisht qytetin tonë, të ardhmen tonë dhe atë të fëmijëve tanë. Emrat e 46 organizateve nënshkruese: Emri i Organizates Emri dhe Mbiemri 1. Lëvizja Popullore e Kosovës - Betim Kadolli 2. Bashkimi Demokratik i Ashkalive - Brahim Krusha 3. Academy for Training and Technical - Ass Bahri Zenelaj 4. Shoqata Atdhetare Dëshmorët e Kombit - Avdi Ibrahimi 5. Qendra burimore për integrime Evropiane - Sikan Vardari 6. Qendra Rinore-Prizeren - Jeton Bytyçi 7. Deputet - Zafir Berisha 8. ShPRTKH - Enver Batiu 9. Shoqata e Invalidëve të UÇK-së dega Prizren - Agim Muçaj 10. Teqja Rufai Shejh - Adrihysein Shehu 11. Shoqata e Peshkatarëve Sportiv‘Drini i Bardhë’ Prizeren - Osman Krasniqi 12. Klubi i afaristëve të Prizrenit - Limaj Asllani 13. Këshilli për veprim rinor lokal - Leotrim Gërmizaj 14. Lëvizja VETËVENDOSJE! - Faruk Dakaj 15. Shoqata e të ish-burgosurve Pz - Bylbyl Duraku 16. Shoqata për hapjen e Universitetit Publik të Prizrenit - Arbër Rexhaj 17. Klubi letrar Fan.S.Noli - Arbër Rexhaj 18. Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive te Njeriut-Bashkim Kajdomqaj 19. SHKA ‘Fidani’ - Berat Batiu 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Naser Ilazi 21. Klubi i Karatesë ‘Habib Krasniqi’ Pz - Sherif Ilazi 22. OVL-UçK-së Dega Prizren - Naser Berisha 23. OJQ ‘Akea’ - Jyxhel Spahi 24. Lidhja Demokratike e Dardanisë - Lulzim Kabashi 25. Shoqata e Gjahtarëve ‘Sharri’ - Lulzim Kabashi 26. Klubi i karatesë Komandant Drini - Muhamet Kolgeci 27. Shoqata e Familjeve Të Dëshmorëve të UÇK-së - Hamit Ademaj 28. Partia Balli Kombëtar - Bedri Çejku 29. OAK-TR - Bahrie Besimi 30. SHKA ‘Malësori’ - Gjonaj/ Prizren - Haziz Hodaj 31. Shef i Grupit Parlamentar - AAK Prizren Masar Shala 32. Sh.Z.A.P Refet Bushati 33. OJQ ‘Doku-Fest’ - Veton Nurkollari 34. Partia e Drejtësisë Pz - Munir Basha 35. Partia R.Ora Pz - Besnik Krajku 36. Partia R.Ora Pz - Arben Shala 37. Partia R.Ora Pz - Ymer Bala 38. Shoqata ‘Vegimi Mistik’ - Adnan Abrashi 39. Shoqata ’26 Marsi’ - Agron Limani 40. Dega e AKR-së Prizeren - Fatmir Lipoveci 41. OJQ ‘Musa Shemzade’ - Musa Shehu 42. Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike - Sheh Musa Shehu 43. Alternativa Demokratike e Kosovës “ADK” Prizren - Nizam Mullafazliu 44. OJQ “Nisjativa Kosova” Agim Krasniqi - Kryetar 45. Rrjeti i televizioneve rajonale të Kosovës - Mifail Bytyqi 46. Shoqata për mbrojtjen e Konsumatorit - Mifail Bytyqi ========================================================== SIMPTOMAT E PRITSHME Ende pa u publikuar Plani i Ahtisaarit, Lëvizja VETËVENDOSJE! e parashikoi përmbajtjen e saj, sepse paraprakisht u vendos që statusi politik i Kosovës të zgjidhej nëpërmjet një procesi negociator, ku palët do t'i paraqisnin qëndrimet e tyre, të sintetizuara në rezultatin përfundimtar që përfshinte kompromisin. Vetë kompromisi si koncept ngërthen logjikën e pikënisjeve të barabarta, e kjo do të thotë nulifikimin e historisë së problemit - shlyrjen e vuajtjeve për viktimat dhe heqjen e barrës së krimeve për agresorët. Kompromisi në domethënien e tij definitive si kategori e zgjidhjes politike, nënkupton rehabilitimin e Serbisë, sepse e amniston atë nga krimi i vet. Përmbajtja e termit rrjedh prej vetë etimologjisë latine që e përmban kuptimin: com - e përbashkët; dhe promittere - të premtosh, të zotohesh, ta japësh fjalën .
Decentralizimi Por mbi të gjitha, kompromisi që doli në fund në formën e të ashtuquajturit Plani i Ahtisaarit, parasheh zgjidhje të brendshme territoriale për Kosovën, zgjidhje këto që prekin fshatra konkrete, jetëra njerëzish realë nga mishi e gjaku, të ardhmen e qytetarëve, por pa i pyetur fare ata për projektin i cili do t'u imponohet. Gjatë dy muajve të fundit ishim dëshmitarë të Decentralizimi në Anamoravë sipas Planit të Ahtisaarit komprometimit të kompromisit - pra të kuazizgjidhjeve politike që e përjashtojnë popullin nga vendimmarrja. Së pari, ashtu si dikur Cernica, fshati Llabjan i Artanës dhe paralagja e Gjilanit - Pasjaku, dolën kundër projektit të decentralizimit. Mbi 79% e qytetarëve me të drejtë vote nga Llabjani dhe mbi 70% e atyre nga Pasjaku e nënshkruajtën peticionin kundër decentralizimit. Banorët e Llabjanit thanë: "Ne, qytetarët e Llabjanit - Komuna e Artanës (ish Novo Bërdës), me vetëdije dhe vullnet, deklarojmë se projekti i decentralizimit në Kosovë nuk është në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por është në shërbim të politikës së Serbisë për zgjerim të enklavave, legalizim e legjitimim të tyre, dhe copëtim të vendit tonë.Trefishimi territorial i komunës së Artanës i bën shqiptarët pakicë. Ne nuk pranojmë të përfshihemi në Komunën e zgjeruar të Artanës, dhe nuk do të njohim kurrfarë strukturash e mekanizmash administrativ e qeverisës që dalin nga ky projekt. Prandaj, përmes këtij peticioni ne kundërshtojmë projektin e decentralizimit, i cili e rrezikon seriozisht ardhmërinë tonë dhe të fëmijëve tanë." ![]() Kurse banorët e Pasjakut u zotuan: "Ne, qytetarët e Pasjakut - Komuna e Gjilanit, me vetëdije dhe vullnet, deklarojmë se projekti i decentralizimit në Kosovë nuk është në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por është në shërbim të politikës së Serbisë për zgjerim të enklavave, legalizim e legjitimim të tyre, dhe copëtim të vendit tonë. Decentralizimi komunës së Gjilanit ia merr 1/3 e territorit dhe shumë pasuri natyrore e të hyra buxhetore. Ne nuk pranojmë të përfshihemi në Komunën e Artanës (ish Novo Bërdës), dhe nuk do të njohim kurrfarë strukturash e mekanizmash administrativ e qeverisës që dalin nga ky projekt. Prandaj, përmes këtij peticioni ne kundërshtojmë projektin e decentralizimit, i cili e rrezikon seriozisht ardhmërinë tonë dhe të fëmijëve tanë.“ Tashmë është bërë e qartë për këdo se nuk është ashtu siç po përpiqet t'i mashtrojë qytetarët ministri i decentralizimit, Sadri Ferati, kur po thotë se "decentralizimi po kundërshtohet vetëm prej disa qarqeve ekstremiste jopopullore", sepse vetë fshatrat dhe populli i Kosovës e kanë kuptuar qëllimin e vërtetë të decentralizimit, dhe masivisht po organizohen kundër tij. Së shpejti me një peticion kundër decentralizimit do të dalë edhe Artana si komunë - afër 70% e populates atje është duke e nënshkruar peticionin kundër decentralizimit etnik dhe proserb të Kosovës. Eksterritorialiteti Në Projektligjin mbi Themelimin e Zonave të Veçanta të Mbrojtura, i nxjerrur nga Parlamenti i Kosovës më 11 shkurt 2008 (pra përpara shpalljes së pavarësisë së Ahtisaarit), respektivisht në nenin e parë të këtij dokumenti, trashëgimia kulturore e Kosovës ndahet në atë "serbe" dhe "tjetër". Kurse në nenin 4 (iii), thuhet që Komisioni për Zbatim dhe monitorim do të merret me "ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve mes Kishës Ortodokse Serbe dhe autoriteteve lokale dhe qendrore për sa i përket dispozitave të këtij ligji". Vetë Plani i Ahtisaarit në Aneksin V parasheh shndërrimin e qytetit të Prizrenit në një "Qendër Historike", qëllimi kryesor i të cilës të ishte konservimi i kishave dhe manastireve ortodokse, por në këtë rast, ruajtja e serbizimit të tyre. Ajo që është skandaloze në këtë aneks ka të bëjë me përfshirjen e Mëhallës së Marashit si trashëgimi kulturore serbe! Qendra Historike e Prizrenit Prizreni, i famshëm për trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore shqiptare, dhe posaçërisht për një përzierje fesh të ndryshme, si dhe për kultura të pasura minoritetesh, është i rrezikuar nga Plani i Ahtisarit dhe të ashtuquajturat "Zonat Speciale të Mbrojtura" rreth monumenteve dhe kishave ortodokse. Duke i definuar qytetarët e Kosovës sipas etiketave fetare dhe etnike plani i Ahtisarit i shfrytëzon dallimet për të na ndarë. Projekt-Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit është i bazuar në parimet e Planit të Ahtisarit e jo në ato të konservimit dhe restaurimit. Shndërrimi i qendrës së qytetit në zonë që i nënshtrohet vetos së Kishës Ortodokse Serbe është antidemokratik dhe do të prodhojë konflikt fetar dhe etnik. Ligji i përcakton të gjitha monumentet dhe kishat ortodokse në Prizren si pronë shpirtërore dhe materiale të kishës ortodokse serbe, me qendër në Beograd. Sipas kësaj adhurimi ortodoks përcaktohet si serb, duke i përjashtuar kështu joserbët. Në këtë mënyrë, ligji e fshin dhe e mohon historinë e larmishme kulturore dhe fetare të të gjitha atyre ndërtesave në Prizren që po emërtohen si "serbe", të cilat kanë qenë vende të shenjta palaeokristiane, romake dhe bizantine, P.sh. Kisha e Shën Premtes, e cila ka qenë vend i adhurimit fetar katolik, ortodoks dhe islam, dhe nëpër histori ka mirëpritur besimtarë të të gjitha identiteteve. Ai ligj, gjithashtu, e mohon historinë e gjatë të adhurimit ortodoks shqiptar në Kosovë, para konvertimeve otomane. Definimi i të gjitha kishave ortodokse si "serbe" synon t'u shërbejë pretendimeve serbe se Kosova është djepi i Kishës Ortodokse Serbe dhe, si rrjedhojë, edhe pjesë integrale e Serbisë. Monumentet tona fetare, më mirë se të kategorizohen dhe të vulosen përfundimisht sipas etnitetit, duhet të njihen si trashëgimi e popullit të Kosovës. Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit e rrezikon, gjithashtu, ruajtjen, restaurimin dhe zhvillimin e qytetit të Prizrenit. Aktivitetet komerciale dhe ndërtimore do t'i nënshtrohen, jo miratimit komunal për planet e konservimit, të sajuara nga ekspertë dhe përfaqësues të zgjedhur, por miratimit nga Kisha Ortodokse Serbe me qendër në Beograd. Ndërsa Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, që ekziston për të mbrojtur dhe për të ruajtur trashëgiminë kulturore, nuk ka asnjë të drejtë për të ndërhyrë në çështjet e ruajtjes së monumenteve ortodokse. As qytetarët e Prizrenit nuk kanë mundësi t'i vizitojnë lirisht këto monumente ortodokse, madje është e ndaluar edhe të bëjnë fotografime aty. Për të zbutur fuqinë e vetos që i është dhënë Kishës Ortodokse Serbe, si rezultat i Planit të Ahtisarit, Ligji shton se çdo ndërtim ose veprimtari kulturore e planifikuar në afërsi të ndonjë ndërtese fetare duhet të ndodhë në pajtim me atë komunitet fetar. Kjo do të thotë se, meqë sheshi i Prizrenit ndodhet afër një kishe katolike dhe një ortodokse dhe afër një xhamie, çdo aktivitet i organizuar kulturor do të kushtëzohet nga aprovimi i tyre i përbashkët. Kjo është antidemokratike dhe i vë themelet potenciale për konflikt ndër-fetar në një qytet të njohur për harmoni etnike dhe fetare. Në këtë mënyrë Prizreni do të bëhej një qytet jofunksional, duke e ndarë atë sipas kritereve etnike dhe fetare, dhe do të pengohej, në vend që të mundësohej, ruajtja, restaurimi dhe zhvillimi i tij. Dëmet e këtij projekti janë të shumëfishta. I pari është aspekti kulturor dhe historik: po uzurpohet padrejtësisht trashëgimia e popullit të Kosovës, duke ia falur atë Serbisë. Disa prej këtyre kishave që po quhen "serbe" prej Planit të Ahtisaarit, i kanë portat e tyre të vjetra kah perëndimi - shenjë e qartë kjo që tregon se, përpara pushtimit mesjetar serb të Kosovës, ato kanë qenë kisha katolike. Së dyti, ashtu siç po etnizohet Kosova territorialisht nëpërmjet decentralizimit, po na etnizohet Kosova kulturalisht nëpërmjet eksterritorialitetit. Së treti, duke gjetur zgjidhje fetare për trashëgiminë kulturore, po synohet mbjellja e një konflikti kulturor, duke e tjetërsuar konfliktin e vërtetë politik ndaj Serbisë, që po e mban peng territorin e Kosovës dhe pranisë evropiane në Kosovë, e cila po e mirëmban këtë situate të padrejtë politike. Së katërti, në ligjin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për trashëgiminë kulturore dhe themelimin e zonave të veçanta, thuhet që ndalohet qasja e Kosovës mbi pasuritë natyrore që përfshihen përbrenda Zonave të Veçanta. Pra, mijëra hektarë tokë të Kosovës do të bllokohen nga Zonat e Veçanta. Ne ende nuk e dimë se çfarë pasurish nëntokësore mund të ketë përbrenda këtyre territoreve që përfshijnë Zonat e Veçanta. Po të qëllojë, ta zëmë, ndonjë minierë brenda këtyre hapësirave, ajo nuk do të jetë e Kosovës. Vetëm në zonën e Manastirit të Deçanit, janë bllokuar shumë ndërmarrje shoqërore, hapësira rekreative si dhe prona private, për shkak të mijëra hektarëve, të cilat i ka marrë Zona e Veçantë e manastirit në të cilin jetojnë vtëm 40 klerikë. Së katërti, Zonat e Veçanta, ashtu siç janë konceptuar, paraqesin edhe një problem të madh praktik. Në qytetin e Prizrenit, p.sh., zonat e kishave dhe manastireve do të përfshijnë brenda burimet kryesore ujore të Prisrenit. Për të gjitha këto probleme, nuk do të kenë kompetenca autoritetet lokale dhe pushteti qendror i Kosovës. Ato do të jenë në kontrollin e Beogradit. Sepse këto shndërrohen në territore të huaja. Vetë fjala eksterritorialitet (lat. ex - jashtë), do të thotë "territor i jashtëm", pra që kontrollohet nga dikush tjetër Peticioni Jo vetëm decentralizimi, por edhe eksterritorialiteti antishqiptar i Plani të Ahtisaarit ka filluar të kuptohet drejt prej popullit të Kosovës. Javën e kaluar 46 organizata joqeveritare nga Prizreni e kanë nënshkruar peticionin kundër "Zonave të Veçanta Mbrojtëse", të cilat e serbizojnë trashëgiminë e pasur historike të qytetit-muze dhe kryeqytetit kombëtar Zona e Veçantë e Manastirit të Arhangjelit shqiptar të Prizrenit. Peticioni thotë: "Ne, banorët e Prizrenit, me vetëdije dhe vullnet, deklarojmë që projekti i "Zonave të Veçanta të Mbrojtura" në Kosovë nuk është në shërbim të ruajtjes së monumenteve tona historike, për gjeneratat e reja, por është në shërbim të politikave të Serbisë për uzurpimin e trashëgimisë sonë kulturore si dhe për ta bërë vendin tonë jofunksional. Ligji mbi zonën historike të Prizrenit, i cili do të duhej të ishte një mekanizëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike të qytetit tonë, është duke u përdorur për të na ndarë në baza etnike dhe fetare. Ky ligj e legjitimon pretendimin e Serbisë që të gjitha monumentet dhe kishat ortodokse në Kosovë janë "serbe", duke mohuar kështu kulturën e përbashkët fetare dhe historike të Kosovës e cila është karakteristikë e qytetit të Prizrenit, si dhe është në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare për praktikimin e fesë, duke e definuar këtë të fundit në baza etnike. Gjithashtu, ky ligj e lejon Kishën Ortodokse Serbe, me seli në Beograd, të ushtroj të drejtën e vetos karshi cilitdo vendim të përfaqësuesve komunal të Prizrenit, i cili e prek zonën historike, përfshirë të drejtën e tubimeve publike si dhe aktiviteteve kulturore. Ligji po ashtu kërkon që të konsultohen edhe komunitetet e tjera fetare të cilat mund të ndikohen nga këto vendime. Kjo krijon potencial për konflikt fetar në një qytet të njohur për harmoninë e tij. Jo vetëm që kjo është anti-demokratike, por është edhe kufizim i papranueshëm i të drejtës së qytetarëve të Prizrenit për ta gëzuar lirinë e shfrytëzimit të hapësirave të tyre publike. Pra, përmes këtij peticioni ne e kundërshtojmë projektin e "Zonave të Veçanta të Mbrojtura", i cili e rrezikon seriozisht qytetin tonë, të ardhmen tonë dhe atë të fëmijëve tanë". Ky peticion është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e 8 partive politike në Prizren. Plani për Qendrën Historike të Prizrenit do ta shndërronte krejt qytetin e Prizrenit në zonë eksterritoriale. Tash kanë filluar që eksterritore të mos i bëjnë vetëm kishat e manastiret, por edhe vetë vendbanimet, siç po ndodh me Prizrenin, por një gjë e tillë është paraparë edhe për krejt fshatin e Hoçës së Madhe. Sipas Planit të Ahtisaarit parashihet që 11 kisha dhe manastire ortodokse në komunën e Prizrenit, të cilat quhen "serbe", të themelohen si "Zona të Veçanta". Këto janë: Manastiri Arkangjelit, Kisha e Shën Gjergjit në Gornjasellë, Vetmia e Petrit të Shenjtë në Korishë, Manastiri i Markut të Shenjtë në Korishë, Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë në Sredskë, Kisha e Nikollës së Shenjtë në Mushnikovë, Kisha e Nikollës së Shenjtë në Bogoshec, Kisha e Nikollës së Shenjtë në Drajçiq, Kisha e Nikollës së Shenjtë në Sredskë, Kisha e Apostujve të Shenjtë (ndryshe edhe Kisha e Premtit të Shenjtë) në Mushnikovë dhe Kisha e Shën Gjergjit në Sredskë. * * * SHTOJCA E PASHTRIKU.ORG Në vijim mund të lexoni të plotë, Ligjin Nr. 03/L-039 “Për Zonat e veçanta të mbrojtura”, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 20 shkurt 2008 dhe i nënshkruar nga kryetari i Kuvendit z.Jakup Krasniqi.
![]() ![]() ![]() |