KLIKONI MBI BANER
 
Me rastin e 15 vjetorit të masakrës së Serbrenicës
 

SI NDODHI MASAKRA E SERBRENICËS

MË 11 KORRIK 1995?!

 
 
Moderatori i pashtriku.org, 10. 07. 2010
 

     Pesëmbëdhjetëvjet (15) vjet më parë, saktësisht më  11 korrik 1995 - në Serbrenicë të Bosnjës u ekzekutuan dhe u masakruan barbarisht mbi 8000 civilë boshnjak të paarmatosur. Plani për këtë masakër u projektua nga varrmihësi Sllobodan Millosheviç në Beograd, ndërsa realizimi i tij në teren u jetësua nga forcat militare dhe paramilitare serbe në krye me kriminelin Ratko Mlladiç. Kjo masakër bëhet akoma më e tmerrshme, kur kemi parasysh faktin e prezencës së trupave ndërkombëtare të UNPROFOR’it në këtë rajon ku u krye krimi !!! Sipas dokumenteve filmike që disponojmë, në masakrën e Serbrenicës është përfshirë edhe kisha ortodokse serbe. P.SH.,Forcat kriminale serbe „SKORPIONËT“( pjesë e MUP'it serb ) të cilët morën pjesë në masakrën e Serbrenicës, para se të niseshin në këtë operacion kriminal morën bekimin e kishës serbe, e cila historikisht ka qenë promotore shiprtërore për realizimin e projekteve shfarosëse nga shteti serb.

S u gj e r i m:

Luten të rinjtë nën moshën 18 vjeç, të mos e hapin këtë videofilm, sepse pamjet që tregohen aty janë të papërballueshme për moshën e tyre!

 

Shikoni me kujdes filmin origjinal:
  

 Për të pasur një pasqyrim real mbi rrugëtimin e forcave kriminale serbe në krye me kriminelin Ratko Mlladiç, gjatë operacioneve shfarosëse në Serbrenicë, në vijim ju ftojë të shikoni videofilmin: “Srebrenica 11/7/95 - Genocide in Europe 1/20“Mesazhin e kriminelit Ratko Mlladiç dhe ekzekutimin e civilëve boshnjak, nga njësitë kriminale „Skorpionët“!

 
 
 
 

Edhe pas 15 vjetësh nga masakra e Serbrenicës, krimineli Ratko Mladiç akoma nuk është arrestuar, përkundrazi ai së bashku me shumë kriminelë tjerë jeton i lirë, në Republika Serpska dhe në Serbi. Më 10 qershor 2009, F-TV në Sarajevë,  për herë të parë publikon xhirime filmike të kriminelit Ratko Mladiç, i cili shihet duke bërë jetë normale në rrethin e gjerë familjarë…!                                      

Shikoni videofilmin:

 

Për të gjitha lëvizjet e  Ratko Mladiçit nëpër teritorin e Republikës Serbska (në Bosnje) dhe atë të Serbisë janë në dijeni jo vetëm shërbimi serbë, por edhe shërbimet e huaja, dhe është e çuditshme, shumë e çuditshme, pse nuk arrestohet ky kriminel. Bashkësia ndërkombëtare, në vend se t’i bëjë presion Serbisë për ta arrestuar Mlladiçin dhe të gjithë kriminelët tjerë, për çudi Brukseli bëri liberalizimin e vizave për Serbinë, ndërkohë që BiH dhe Kosova (ku Serbia ka kryer krime), kanë mbetur jashtë këtij prioriteti! Ky veprim tregon shumë qartë se Brukseli prej kohësh po promovon një demokraci të "frikshme" në këtë pjesë të Evropës! Një popull që e harron (të kaluarën) historinë e vetë, ka mundësi t´i përsëritet ajo në përmasa edhe më të tmerrshme!

 

 
*  *  *
 
Masakra e Srebrenicës, dhimbja pas 14 vjetësh
 
Axel Mänz /- Esat Ahmeti
Ish-pjesëtari i njësisë “Dutchbat” nuk e ka parë vrasjen me sytë e tij - por Srebrenica e rëndon së tepërmi Henri van de Beltin “Unë kam parë deportimet e njerëzve, spastrimet etnike. Ajo që më rëndon më së shumti, është mungesa e forcës për të ndërmarrë diçka. Por, kur të janë lidhur duart nga të gjitha rregullat e mundshme dhe lejohesh vetëm të vështrosh dhe të njoftosh se çfarë ndodh... kjo gjendje është përvoja më e keqe, që kam pasur ndonjëherë”, - thotë ai.

Kujtimi i ushtarit

Henri van de Belt bënte pjesë në kontingjentin e helmetkaltërve holandezë, që duhej të mbronin enklavën myslimane të Srebrenicës, vetëm përmes prezencës së tyre. Por, serbët nuk u trazuan nga prania e misionit paqeruajtës të helmetkaltërve. Ata morën Srebrenicën me forcën e armëve dhe holandezët, 450 ushtarët, vështronin duarlidhur. “Të luftuarit, - thotë Henri van de Belt, - nuk ishte asnjëherë alternativë. Ushtarët kishin qenë të dobësuar. Nuk kishte ushqime, kishin pak karburant dhe batalioni ishte pakësuar. Dhe, ata nuk kishin mandat për të luftuar”, - tregon më tej Henri van de Belt.
“Kampi ynë ishte i stërmbushur me refugjatë. Sikur të ishte marrë vendimi për të luftuar, atëherë për serbët do të kishte qenë e lehtë të na vrisnin të gjithë. Atëherë do të kishte pasur më shumë viktima, shumë më tepër, se sa janë vrarë”, - thotë më tej ai.
 

Enigmë makabre

Srebrenica është genocidi më i madh ndaj civilëve, që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Pasi morën qytetin, serbët nën udhëheqjen e Ratko Mladiçit i ndanë myslimanët boshnjakë. Gratë, fëmijët dhe pleqtë në njërën anë, burrat dhe djemtë në anën tjetër. Gratë i larguan me autobusë të shoqëruar nga ushtarët helmetkaltër holandezë. Por këta, thotë ish-ushtari i helmetave blu Johan de Jonge, ishin të pafuqishëm. “Ne nuk kishim armë më. Megjithatë, ne jemi përpjekur t´i mbronim atje njerëzit, si të mundnim. Por, në gjysmën e rrugës djemtë tanë i nxorën nga autobusët, ata duhet të ktheheshin në këmbë në kamp. Në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës u nxorën gratë më të bukura, nga mosha 14 deri 30- vjeçare. Ata i morën pastaj në pyll dhe pjesën tjetër mund ta marrësh me mend...”, - shprehet Johan de Jonge.

Johan de Jonge ka qenë atëherë vetëm 20 vjeç. Srebrenica ishte për ushtarin profesionist, angazhimi i parë jashtë shteti. Ashtu si shokët e tij, ai nuk ishte i përgatitur për atë që do t´i priste në Ballkan: brutaliteti i serbëve dhe vrasja e tyre me plan. 8. 000 djem dhe burra myslimanë u bënë pre e serbëve në ditët e para të korrikut të vitit 1995. Disa u përpoqën të iknin në pyje dhe u vranë nga minat. Por, shumica e tyre u ekzekutuan dhe u futën pastaj në varreza masive. Vrasja ishte e planifikuar mirë. Për të humbur gjurmët, kufomave në muajt më pas iu ndërrua vendi disa herë. Përreth Srebrenicës, vitet e fundit janë gjetur më shumë se 20 varreza masive.

Marshimi i paqes - Tuzël

Tmerrin e përkujton një marshim paqeje 100 km, nga Tuzla në Srebrenicë, që u organizua vitin e kaluar. Në fund të tij u varrosen burrat, eshtrat e të cilëve janë mundur të identifikohen. Srebrenica vazhdon të jetë një enigmë makabre. Henry van de Belt dhe Johan de Jonge, morën pjesë në marshimin e paqes. Kryetari i bashkisë së Srebrenicës ftoi ushtarët e dikurshëm të OKB-së. Disa holandezë e patën pranuar ftesën dhe shkuan në Bosnjë, për t´i treguar popullsisë respektin e tyre. Vetëm se reagime miqësore nuk pati ndaj këtij gjesti pajtimi. Shumë boshnjakë reaguan keq, kur holandezët treguan se ishin helmetkaltër. Henri van de Belt e kupton psenë: “Lë të më urrejnë. Ata nuk munden ndryshe. Sepse, deri tani asnjë gjeneral nuk ka thënë, unë jam përgjegjësi, unë e mora vendimin. Janë ushtarët dhe njësitë që kthehen, jo oficerët dhe gjeneralët”.
Srebrenica nuk harrohet. As për boshnjakët, që kanë humbur familjet e tyre, dhe as për helmetkaltërit holandezë, që janë kthyer të traumatizuar nga ky mision. Ajo që i bashkon është bindja që shkaktarët e masakrës, Radko Mlladiç dhe Radovan Karadziç, të dalin sa më parë të jetë e mundur në gjyq, në Tribunalin e Krimeve të Luftës. Edhe si fundament për paqen dhe stabilitetin e vazhdueshëm në Ballkan, edhe për një të ardhme në Evropë. Ish-ushtari holandez, Johan de Jonge e formulon kështu: “Më duket shumë mirë që Serbia hyn në BE. Por, atëherë duhet ta dorëzojnë Mlladiçin. Atëherë mund të mbyllim një kapitull dhe të vazhdojmë të jetojmë pjesën tjetër të jetës
.

FOTO QË “RRËFEJNË” MË SHUMË SE FJALËT!

 

 

 

powered by Beepworld