Në 29 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

 

 

 

FAKTE RRETH LËVIZJES SË

J U S U F   G Ë R V A LL Ë S

 

 

Shkruan: Xhafer Durmishi

 

 

     FAKTE për disa "DËSHMI" të shprehura në shkrimin "DËSHMI TË KOHËS PËR ORGANIZATËN PATRIOTIKE LNÇKVSHJ" të Ramadan Pllanës, në formë të një interviste dhënë Fadil Shytit dhe Kristina Rasit, 17 mars 2009, publikuar në www.albaniapress.com dhe www.pashtriku.org. Citatet e mëposhtme të Ramadan Pllanës, me përjashtim të atyre të 20 marsit 2009 dhe 19 dhjetorit 2010, janë marrë nga shkrimi i lartpërmendur. LNÇKVSHJ - Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, Lëvizje në të cilën figura qendrore ka qenë dhe ka mbetë Jusuf Gërvalla, e njohur shkurtimisht e pa shkurtesa si Lëvizja e Jusuf Gërvallës.

 

 

1. Fakte rreth Jusuf Gërvallës

 

      Ramadan Pllana: "Pra, unë, kam pas kontakt me Bujar Hoxhën në tetor të vitit 1979, me të cilin nuk jam pajtuar kurrsesi që LNÇKVSHJ-ja të ndërroj platformën e vet për bashkim me Shqipërinë. Ai, këmbëngulte që ne t’i kërkonim të drejtat tona në kuadër të RSFJ-së, se, Titoja , sipas tij, ishte i mirë. Nuk do të shpjegoj më shumë, sepse i ke në pjesët e mësipërme për bisedat që i kam pasur me të." (Pse të trazojnë kujtimet e mia, Abdullah Prapashtica?!, www.albaniapress.com, 20 mars 2009)

     Ramadan Pllana: "Në vitin 1978 në «Komitetin Qendror» pranohen edhe dy anëtarë, që kishin marrë besimin nga udhëheqësit e LNÇKVSHJ-së, dhe këta:

 1. “Sokoli”, alias, Jusuf Gërvalla, në mesin tonë organizativ i njohur si Gazetari, i propozuar nga Sabri Novosella dhe

 2. “Qemajli”, alias Ramadan Pllana, në mesin organizativ i njohur si Studenti i Frëngjishtes, i propozuar nga Shefqet Jashari." (17 mars 2009, www.pashtriku.org)

   Jusuf Gërvalla:"Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im)."

   Shefqet Jashari: "Ta zëmë rastin kur është futur në kryesinë e ngushtë Jusuf Gërvalla. Unë nuk kam ditur si quhet, çfarë profesioni ka, ku punon dhe jeton dhe ku ka lindur. Sabriu ka thënë se e njoh një kohë të gjatë, është atdhetarë i mirëfillt, dmth. i painfektuar nga ideologjia e djallit të mallkuar bolshevik.” (Drita, Trelleborg, Suedi, nr 15, 1997, faqe 15)

   Jusuf Gërvalla:"Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im)."

   Ramadan Pllana: "Deri më tani, historikisht, është vërtetuar se në këtë Komitet (Komitetin Qendror të LNÇKVSHJ-shën.im) kanë qenë të angazhuar Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Shefqet Jashari, Jusuf Gërvalla dhe, unë, Ramadan Pllana." (Avdi Kelmendi-një veprimtar i çështjes kombëtare, www.albaniapress.com, 19 dhjetor 2010)

 

 

 

Jusuf Gërvalla

 

 

    Ramadan Pllana: "Sokoli”, alias, Jusuf Gërvalla, në mesin tonë organizativ i njohur si Gazetari"

   Shefqet Jashari (për Jusuf Gërvallën): "Unë nuk kam ditur si quhet, çfarë profesioni ka, ku punon dhe jeton dhe ku ka lindur."

   Shefqet Jashari: "Dihet se ti me Sabri Novosellen nuk keni pasur kontakte të drejtpërdrejta dhe ai nuk ka ditur për ty më shumë se sa që unë i kam treguar. Për ty Sabriu, Metushi e nepërmjet tyre ndoshta edhe Jusufi kanë ditur aq sa unë i kam informuar për ty." (Letër Ramadan Pllanës, 27 prill 2009)

   Jusuf Gërvalla: "Tash ka dalë sheshit pezmi i madh  i popullit, gatishmëria e madhe për flijime të larta, ideja e luftës për liri është materializuar më shumë se kurrë. Sipas njohurive të mia të pakta teorike, më duket se tash, në vend të reduktimeve e të përkufizimeve, duhet të aplikojmë zgjerimin e furishëm të radhëve, ashtu siç thotë Lenini me një rast, madje në atë mënyrë që rekrutët e rinj të zënë vendin e luftëtarëve të rëndomtë, kurse ushtari i vjetër të zërë vendin e oficerit të ulët. Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im)." (Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982, Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, 1997, faqe 452-454)  

 

"D  O  K  U  M  E  N  T

 Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ (Komiteti Qendror-shën im) të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ

    Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara – vërejtja ime) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.

   Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësojnë anëtarët e KQ (Komitetit Qendror-shën i Xh.D.) Mërgimi (Sabri Novosella) dhe Shpendi (Xhafer Durmishi)." (Ankara, 17 shkurt 1982; Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë, 1997, faqe 217-218 dhe www.pashtriku.org, 2008)

   Jusuf Gërvalla:"Kështu e pata kuptua më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im)."

   Ramadan Pllana: "Deri më tani, historikisht, është vërtetuar se në këtë Komitet (Komitetin Qendror të LNÇKVSHJ-shën. im) kanë qenë të angazhuar Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Shefqet Jashari, Jusuf Gërvalla dhe, unë, Ramadan Pllana." (Avdi Kelmendi-një veprimtar i çështjes kombëtare, www.albaniapress.com, 19 dhjetor 2010)

   Jusuf Gërvalla:"Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im)."

   Komiteti "Vëllezërit Gërvalla": "Fjalën pastaj e mori Drita (Suzana Gërvalla-shën. i Xh.D.) e cila u falenderua dhe në vazhdim i njoftoi të pranishmit se Shpendi (Xhafer Durmishi-shën. im) ishte njeriu që ishte udhëzuar ta ndihmonte Sokolin (Jusuf Gërvallën-shën i Xh.D.) dhe për këto detyra të kryera ai kohët e fundit ishte pranuar edhe anëtarë i KQ (Komitetit Qendror-shën. im) të ish-LNÇKVSHJ." (Letër dërguar Komitetit Hasan Prishtina, 26 shkurt 1982; Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997,  f. 357-358)

   Jusuf Gërvalla: "Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im)." (Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982, Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, 1997, faqe 452-454)  

   Nga faktet e painfektuara të Shefqet Jasharit rrjedh se Ramadan Pllana nuk e ka njohur Jusuf Gërvallën në asnjë mënyrë e as përmes profesionit, pasi këtë punë nuk e ka ditur as vetë Shefqet Jashari (lidhja e vetme e Ramadan Pllanës me udhëheqjen e Lëvizjes që duket edhe më mirë nën pikën 2 më poshtë). Nga letra e infektuar e Jusufit rrjedh se Jusufi është pranuar në Komitetin Qendror të LNÇKVSHJ pas  17 korrikut 1981, në të njejtin moment apo me të njejtin vendim së bashku me Shpendin, përmes Sabri Novosellës.

    "Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ".  Kjo do të thotë se me gradë, në Kosovë, Ramadan Pllana ka qenë më i lartë se Jusuf Gërvalla. Por është modestia e tij tepër e madhe që e shtyn mos me i dalë Jusufit përpara, andaj edhe deklaron se është pranuar në KQ në të njejtën ditë me Jusufin. Shtrohet pyetja: Pse Ramadan Pllana i shtrembëron faktet në mënyrë kaq të tejdukshme për personin kryesor të Organizatës së vetë, përkundër fakteve me shkrim të shkruara nga dora e Jusuf Gërvallës tri ditë para vrasjes?

 

2. Fakte rreth Bujar Hoxhës, djalit të Kadri Prishtinës

(Hoxhë Kadrisë)

 

    Ramadan Pllana: "Në Stamboll, qëndrova nga data 5-8 tetor të vitit 1979. (...) Zyrtarisht, nga Grupi ynë, më 11 nëntor 1979, i pari u arrestua Sulejman Qyqalla. Pastaj, më 14 nëntor, në mesnatë, në fshatin tim, Shtruerë (ish-Shtitaricë ), u arrestova unë, nga Burhan Prishtina, me suitën e tij."

   Aktgjykimi i Shefqet Jasharit me shokë: "NE EMER TE POPULLIT

    Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në Kolegjin e përbërë nga gjyqtari Isak Nishevci. kryetar, gjyqtari Metush Sadiku dhe gjyqtarët porotë Azem Emini, Maksimoviq Dojqin dhe Qazim Goxhufi, anëtarë, me pjesëmarrjen e procesmbajtëses Bedrije Kasumi punëtore e kësaj gjykate, në çështjen penale të akuzuarëve (...)

   Ramadan Pllana nga fshati Shtitaricë, të cilin e mbronë Zeqir Arni av. nga Prishtina, sipas detyrës zyrtare, për vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 të LPJ, ...

... GJYKON

   Të akuzuarin Ramadan Pllanën me dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vjetësh." (AKTGJYKIMI I GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË P - nr. 137/80, 4 qershor 1980, www.pashtriku.org)

   Ramdan Pllana:"Nga analizat dhe shoshitjet e mia që ia kam bërë këtij udhëtimi në Stamboll, qysh nga qëndrimi në Turqi, pastaj në burg, në mërgatë dhe në biseda me shokë kam konstatuar se shkuarja ime në Stamboll, ishte një komplot i kurdisur i disa personave zyrtarë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që ishin kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, në krye të të cilit, me gjasë, qëndronte diplomati i shtetit shqiptar Bujar Hoxha."

   Shefqet Jashari: "Të thuhet se është bërë komplot kunder teje në ato rrethana kur Organizata jonë ishte në formim e sipër, është e papranushme dhe e pakapshme, kur dihet se ti me Sabri Novosellen nuk keni pasur kontakte të drejtpërdrejta dhe ai nuk ka ditur për ty më shumë se sa që unë i kam treguar. Për ty Sabriu, Metushi e nepërmjet tyre ndoshta edhe Jusufi kanë ditur aq sa unë i kam informuar për ty." (Letër Ramadan Pllanës, 27 prill 2009)

   Ramadan Pllana: "Aty, pas një kohe, afërsisht rreth orës15, erdhën dy persona të cilët Tefiku m'i prezentoi si diplomatë të shtetit shqiptar, me gjasë Bujar Hoxha dhe një tjetër me të cilët pata një polemikë të ashpër lidhur me ndryshimin e pikës së parë të Statutit tonë, d.m.th. të hiqnim dorë nga ribashkimi me Shqipërinë."

Ramadan Pllana: "Pra, unë, kam pas kontakt me Bujar Hoxhën në tetor të vitit 1979, me të cilin nuk jam pajtuar kurrsesi që LNÇKVSHJ-ja të ndërroj platformën e vet për bashkim me Shqipërinë. Ai, këmbëngulte që ne t’i kërkonim të drejtat tona në kuadër të RSFJ-së, se, Titoja , sipas tij, ishte i mirë. Nuk do të shpjegoj më shumë, sepse i ke në pjesët e mësipërme për bisedat që i kam pasur me të." (Pse të trazojnë kujtimet e mia, Abdullah Prapashtica?!, www.albaniapress.com, 20 mars 2009)

 

 

 

Kadri Prishtina, Kryetari i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, babai i Bujar Hoxhës

 

 

   Faridin Tafallari: "Ja po ta shënoj edhe kohën e Bujar Hoxhës, ish punonjës në Ambasadën e Shqiperisë në Ankara të Turqisë. Ai ka qenë që nga QERSHORI I VITIT 1981 deri ne TETOR 1982 (emertimi) MINISTER FUQIPLOTE I SHQIPERISE ne ANKARA (të dhëna nga e bija)." (Letër Xhafer Durmishit, 28 tetor 2009)

   Shefqet Jashari: "Për Shqipërinë Organizata jonë dhe as udhëheqsia e saj nuk kishin në atë kohë, atë forcë dhe rëndësi që Partia e Punës do të duhej të bënte komplote në atë mënyrë siç mendoni ju ndaj njerëzëve të saj." (Letër Ramadan Pllanës, 27 prill 2009)

   Thelbi i kësaj çështje del ky: Kur Ramadan Pllana ka qenë në Stamboll nga 5-8 tetor 1979, Bujar Hoxha nuk ka shërbyer si diplomat në Turqi. Në kohën kur Bujar Hoxha ka qenë diplomat në Turqi, nga qershori 1981 deri në tetor 1982, Ramadan Pllana ka qenë në burg.  

 

3. Fakte rreth Lëvizjes së pashuar të Jusuf Gërvallës

 

   Ramadan Pllana: "- LPRK-ja, më vonë LPK-ja, si vazhdimësi e Lëvizjes gjithëpopullore, në udhëheqësinë e vet, kishte anëtarët më konsekuentë të OMLK-së, LNÇKVSHJ-së,  e të shumë grupeve të tjera, që kishin vepruar pa u ndalë kundër okupatorit serbo-sllav. Mirëpo, De facto: LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës. Praktikisht, me vrasjen e Jusufit dhe Kadriut, të cilët ishin pionierët e bashkimit të mirëfilltë të të gjitha organizatave patriotike në Kosovë dhe në viset tjera të ish RSFJ-së, do të zbehet edhe aktiviteti organizativ, që do të zgjatë deri në lirimin e të dënuarve të ndërgjegjes kombëtare, sidomos të atyre, që u gjykuan për organizimin e demonstratave të vitit 1981. Kurse, De jure: Aktiviteti i LNÇKVSHJ-së u shua një muaj pas atentatit makabër që u bë në Shtutgart më 17 janar të vitit 1982. Pra, një muaj, pas rënies heroike të dëshmorëve të lartpërmendur, më 17 shkurt të vitit 1982.Në  Turqi, Sabri Novosella, në emër të LNÇKVSHJ-së, dhe Abdullah Prapashtica, në emër të PKMLSHJ-së, pa e përfillur OMLK-në,  me të cilën, Jusufi e Kadriu, i kishin bashkuar aktivitetet nga viti '81, në prezencën paternaliste të diplomatit të shtetit shqiptar në Turqi, Bujar Hoxhës, - shpallin të formuar Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ)."

    Kadri Rexha: "Edhe qëllimi i tretë do të të dështojë. Dhe, këtu nuk kam asnjë fije dyshimi. Sikur Skënderbeu, edhe Jusuf Gërvalla, për jetë të jetëve do t’i çajë shekujt e historisë, si trim i mirë me shokë shumë." (Mendjelehtësi apo diçka tjetër, lidhur me artikullin „Katër rrëfime për Jusuf Gërvallën“, të nënshkruara nga Fokusipress, botuar në gazetën „Fokusi“, nr. 10, datë 17 janar 2004, faqe 3-7)

   Përkundër fjalëve Ramadan Pllanës LNÇKVSHJ nuk është shuar me vrasjen e Jusufit e Bardhoshit. Vrasja e Kadriut nuk mund të shtrohet në relacion me LNÇKVSHJ pasi ai ka qenë i një organizate tjetër dhe në punët e të cilave nuk më takon të përzihem qoftë edhe në rolin e avokatit. Shokët e Jusufit dhe Bardhit pas vrasjes së tyre, kan:

- organizuar demonstratë në Shtutgart më 23 janar 1982,

- organizuar varrimin madhështor më 5 shkurt 1982, i cili gjithashtu ka qenë një veprim shumë më i madh se një demonstratë e zakonshme,

-bashkorganizuar demonstrat më 3 prill 1982 në Bon

- vazhduar e përjetësuar Zërin e Kosovës, si Zë i Jusufit, në mars, i     cili ka jehuar deri sa është larguar edhe ushtari i fundit i Serbisë nga Kosova,

-kan organizuar demonstratë në Vjenë, më 24 prill 1982.

   Ibrahim Kelmendi: "Në muajin mars Xhafari (Xhafer Durmishi-Skenderi-shën im) nxori Zërin e Kosovës." (Atentatet, faqe 389)

  Jusuf Gërvalla:"Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im)."

   Përkundër të gjitha këtyre megjithatë nga deklarimet e Ramadan Pllanës mund të nxirret një konkluzion. Me fjalët e tij ai ka kërkuar që me gjithë këtë punë e gjithë këtë vitalitet që e kan treguar shokët e Jusufit, pikërisht për meritën e Jusufit, ai nuk është i interesuar të identifikohet me te, megjithëse e ka pasur një lloj të drejte morale ta bëjë këtë. Por ky është problem për te. Ai është i lirë dhe me fjalët e veta ka deklaruar se nuk është i interesuar të identifikohet me asnjë punë që shokët e Jusufit e kanë bërë pas vrasjes së tij, si në Shtutgart apo nga ata prej të cilëve janë angazhuar e kanë marrë kontakt me Kështjellën e tij në Untergruppenbach, prej skajeve të Globit, me vendosmërinë më të madhe për ta vazhduar qëndresën.

   Teksti i tij i larpërmendur përmban njëzetmijë (20000) fjalë, ndërsa unë në 5 citatet nga ai i kam përdorë vetëm 444 fjalë, d.m.th. i kam analizuar vetëm për pak më shumë se 2% nga teksti i tij i përgjithshëm.

  Këto fakte të parashtruara prej meje po i plotësoj me fjalët e Halil Matoshit dhe shokut të Ramdan Pllanës, Emrush Xhemailit.

   Halil Matoshi: "Lidhur me rolin e LNÇKVSHJ dhe të Jusuf Gërvallës në demonstratat e vitit 1981, fjalën e vetë do ta thotë historia, por një gjë dihet botërisht: nuk është zhvilluar asnjë proces politik në gjykatat serbe të Kosovës gjatë viteve të tetëdhjeta ku të mos jetë përmendur emri i Jusuf Gërvallës dhe gazetat e tij "Lajmëtari i lirisë" dhe "Zëri i Kosovës". (Rasim Selmanaj, Heroi me Kitarë, Prishtinë 2007, f. 104)

   Emrush Xhemaili: "Në qershor të vitit 1982 në Gjermani me teknikën që kishte lënë dëshmori Jusuf Gërvalla vazhdon botimi i gazetës (pashuar-shën. im) “Zëri i Kosovës”. Redaktor i gazetës ishte Skender Durmishi (Xhafer Durmishi-Skenderi-shën im). (20 vjet veprimtari, 1982-2002)

   Jusuf Gërvalla:"Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im)."

   Shefqet Jashari-Strofci: "I dashur Xhafer, E lexova me vemendje dhe interesim të veçantë shkrimin tënd: ''Flaka e pashuar e Lëvizjes në Untergruppenbach''. Ishte një punim shumë i rëndësishëm për t'i rrëzuar për toke gënjeshtrat dhe shpifjet e vjedhsëve (hajnave) të historisë. Të përgëzoj për këtë punë të vleshme dhe të çmuar për Historinë tonë më të re. I Madhi Zot të ruajtë nga djalli i mallkuar dhe nga djajt-njeri dhe të dhashtë vullnet, forcë dhe energji për t'i luftuar manipuluesit e shumtë, që po bëjnë përpjekje për shtrembnimin e ngjarrjeve të rëndësishme të Historisë tonë kombëtare, si dhe mohimin e personaliteteve që ndikuan fuqishëm në ato ngjarrje. Me nderime vëllazërore, Shefqeti (20 janar 2011)

   Jusuf Gërvalla:"Kështu e pata kuptua më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im)."

 

( Janar 2011 )

 

 

* * *

 

30 vjet nga dalja në skenë e Jusuf Gërvallës

 

 

STILOGRAFAT E JUSUF GËRVALLËS

Shkruan: Xhafer Durmishi

”Lum ti moj Shqipëri thash

armët e Tij kur pash

në Belvedere në Vjenë

sikur pash Skenderbenë”

Naim Frashëri

 

 

     Jusuf Gërvalla: "Më ke pyetur si qëndrojmë me çështjen financiare, lidhur me nxjerrjen e gazetës. Numri i parë (i Lajmëtarit të lirisë, gusht 1980- shën. i Xh.D), i cili është radhitur e shtypur krejtësisht në një shtypshkronjë, e që është e natyrshme që ka dalë teknikisht më së miri, ka kushtuar 2540 mark. Ky ishte një çmim shumë i lartë sa të mund  ta përballoja, madje edhe me pjesëmarrjen modeste të disa njerëzve që u treguan të gatshëm të ndihmojnë (pa e ditur për çka është fjala). Prandaj, bashkë me vëllaun vendosëm ta marrim me kredi një makinë shkrimi të përshtatshme (është kjo, me të cilën po ta shkruaj letrën dhe me të cilën janë radhitur dy numrat e fundit të “Lajmëtarit të lirisë”). Makina kushtonte relativisht pak (5080 mark) dhe, me disa funksione elektronike që kryente, jepte mundësi të nxirrej disi revista, sado që mua më ngarkonte shumë, sepse, pos që i shkruaja të gjithë artikujt, më duhej edhe t’i radhitja e t’i përgatisja teknikisht të gjitha faqet. Por, shpenzimet që mbeteshin për t’iu paguar shtypshkronjës në proçesin e mëtejshëm të shtypjes e të shumëzimit të revistës, ishin shumë të vogla, vetëm 600 mark." (Letër Sabri Novosellës, më 13 maj 1981. Marrë nga Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË, Tiranë 2010, faqe 264).

     Makina për të cilën këtu bëhet fjalë, e cila ka kushtuar 5080 DEM (marka gjermane) ka qenë një makinë e firmës Olivetti. Pra siç shihet, me këtë makinë janë (radhitur) përgatitur për shtyp numrat 2 (tetor - nëntorit 1980) dhe 3 (janarit 1981) të Lajmëtarit të lirisë. Poashtu me këtë makinë është përgatitur për shtyp edhe numri i fundit i Bashkimit, para 19 dhjetorit 1980, para nisjes së Hysen Gegës në Kosovë. Me këtë makinë të markës Olivetti jan përgaditur për shtyp edhe numrat 3 (maj) dhe 4-5 (gusht) 1981 të revistës "Liria" Organ i Marksist-Leninistëve të Kosovës. Ajo çka vlen të përmendet është se Jusufi gjatë përgatitjes së "Lirisë" përdor ë të njejtin lloj të germave sikurse i ka përdorur tek numri 2 e 3 i "Lajmëtarit të lirisë".

 

 

 

Jusuf Gërvalla dhe shtypi ku ka shkruar në vitet 1980 - 1981

 

   Jusuf Gërvalla: "Por kur është fjala për botimin e “Zërit të Kosovës”, mendoj se del edhe një problem. Sipas të gjitha gjasëve, tashmë është identifikuar se kush qëndron prapa”Lajmëtarit” dhe kështu edhe mënyra se si radhitet ai. Pra, kjo makinë shkrimi, sipas mendjes sime, nuk do të duhej të përdorej edhe në radhitjen e “Zërit të Kosovës”. Kurse radhitja në shtypshkronjë kushton shtrenjtë, siç u pa. Mbesin dy mundësi: ose të shitet kjo makinë (po tash me çmim më të ulët, se kështu ngjan këtu) dhe të blehet një lloj tjetër makine, duke shtuar edhe para të tjera, ose të merret kohë pas kohe me qira ndonjë makinë tjetër për radhitjen e gazetës. Se sa do të shpenzoheshin me variantin e parë dhe sa me të dytin, të informoj këto ditë në telefon, por e di se, për një punë më të rregullt në nxerrjen e gazetës, do të duhej një ndihmë bukur e madhe financiare. Dhe unë nuk e di se sa keni mundësi, Ti me shokët, të ndihmoni së andejmi. Për shembull, një makinë për radhitje, me të gjitha llojet e germave që përdoren në gazeta e libra e që prandaj s’ka si të identifikohet, e re kushton mbi 20 mijë mark, po e përdorur ka mundësi të gjendet edhe 10 mijë. E këto janë para të mëdha. Ndryshe, po të zgjidhet çështja e makinës, shpenzimet e shumëzimit të revistës do t’i përballoja vetë, me disa shokë këtu, pa kurrfarë problemi. Këtu kam një propozim. Ai shoku në Mynhen, përmes të cilit e mora lidhjen me Ty, Shabani, është një milioner. Nëse shokët që ke Ti atje kanë ndikim në të, atëhere ai do të mund të na ndihmonte në blerjen e një makine të tillë, bile nuk do t’i ndiente shpenzimet. Por, kjo është çështje që duhet ta vendosni ju. Sido që të jetë, para se t’ia nis punës për nxerrjen e “Zërit të Kosovës”, duhet të dija se deri në çfarë shkalle mund të më ndihmoni së andejmi materialisht." (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981. Marrë nga Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË, Tiranë 2010, faqe 264-265)

     Faridin Tafallari: "Një ditë Bardhoshi më thirri në telefon në firmën ku punoja dhe më tha: 'Faridin, sonte ty dhe Nuhi Sylejmanin ju ka thirrur Jusufi që të vini se ka diçka me bisedue'. Unë mora Nuhiun dhe shkuam te Bardhoshi në Ludwigsburg. Pritëm deri sa la punën dhe së bashku vajtëm te Jusufi. U gëzua edhe ai kur na pa. Pas shumë bisedimesh na lajmëroi se do të nxirrte një gazetë, "Zërin e Kosovës", të cilin e kishte në përgatitje e sipër. Pas një heshtje të shkurtër na tha: "Pra sonte do t'ju kërkoj ca të holla se kam gjetur një makinë radhitëse shtypi. Kur është e re ajo kushton 20 mijë marka, por unë e kam gjetur një makinë pak të përdorur, po që është e mirë dhe që kushton 9 mijë marka." Unë dhe Nuhiu i tham që ta blente makinën se ne do ta ndihmonim atë. Dhe ashtu u bë; të hollat ia çuam disa ditë më vonë dhe unë i dhash 3000 DM. Pas një kohe mua m'i ktheu të hollat, sepse ashtu më kishte thënë. Korrektësia e tij shfaqej në çdo gjë." (Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, f.35)

 

 

Lajmëtari i lirisë, tetor - nëntor 1980, faqe 6. Pjesë nga artikulli "Dokumenti i gatshmërisë".

 

Liria, gusht 1981, faqe 12. Pjesë nga artikulli i Jusuf Gërvallës, "Tradhtarët e vjetër dhe tradhtarët e rinj"

 

 

Lajmëtari i lirisë, janar 1981, faqe 7. Pjesë nga artikulli "Kurthet dhe hendeqet". Ajo që duket qart dhe që vërtetohet është se të gjitha këto gazeta, janë bërë me të njejtën makinë dhe për këta artikuj është përdorë i njejti lloj i germave të shtypit (në anglisht-Fonts)

 

     Për këtë makinë shkrimi Nuhi Sylejmani në vend që ta tregoj të vërtetën, servon gënjeshtra të paturpshme e skandaloze, i nxitur nga gënjeshtarët, dhe me këtë ia humbë veti edhe atë punë të ndershme që e ka bërë.

     Nuhi Sylejmani: "Menjëherë pas kësaj demonstrate (sipas N.S. të 4 korrikut 1981 në Frankfurt-shën i Xhafer Durmishit), ne nëntë anëtarët e celulës „Vullneti“ u mblodhëm për të diskutuar rreth mundësisë së grumbullimit të parave për blerjen e makinës së shkrimit, për të cilën ditë më parë kishim diskutuar me Jusufin. Pasi i pleqëruam hollësisht mundësitë tona, arritëm në përfundim se vetëm ne, nëntë anëtarët e celulës sonë, që ishim: Nuhi Sylejmani, Ismet Klaiqi, Shaban Klaiqi, Mejdi Rexha, Islam Rafuna, Ismajl Qirezi, Hesat Dushica, Abdurrahman Sadiku dhe Rasim Lipovica, pa u zgjeruar me shokë të tjerë, kishim mundësi që ta grumbullonim shumën e nevojshme. Vendosëm t’i ndajmë nga 2.000 marka për çdo anëtar. Brenda një kohe të shkurtër u grumbulluan 18.000 marka. Me pëlqimin e shokëve, i mora paratë dhe shkova në shtëpinë e vëllezërve Gërvalla. Të dy vëllezërit i gjeta në shtëpi. Më pritën jashtëzakonisht ngrohtë. Pas bisedave të rëndomta, i tregova Jusufit arsyen e vizitës, duke ia lëshuar në dorë shumën prej 18.000 markash. Fytyra i ndriti nga kënaqësia e beftë. Shumën në fjalë ia dorëzoi Bardhoshit, duke më falënderuar përzemërsisht.     

   (Këto të dhëna që dëshmohen nga nëntë anëtarët e celulës „Vullneti“, janë në kundërshtim të plotë me ato që shkruan Fahredin Tafallari, në faqen 35, të librit të tij me titull „Terror, dhembje, qëndresë“, se gjoja ai ia paskësh huazuar Jusuf Gërvallës 3.000 marka për blerjen e makinës së shkrimit.)

   Në ditët pasuese Bardhoshi e kishte blerë një makinë shkrimi të tipit „Olivetti“, në vlerë prej 13.000 markash. Edhe pse makina nuk ishte e re, i plotësonte të gjitha standardet e nevojshme. Ndërsa, me mbetjen prej 5.000 markash kishte blerë dy videorekorderë të rinj, me qëllim incizimi dhe shumëzimi të materialeve propagandistike dhe filmave nga kinostudioja „Shqipëria e Re“. (Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 56)

 

 

 

Lloj koke për shkrim e makinës së markës Olivetti. Një kokë e tillë është përdorur për përgatitjen e revistave-gazetave ”Lajmëtari i Lirisë” dhe ”Liria”.

 

     Ajo çka thotë Faridin Tafallari në këtë rast është gjithçka e vërtetë dhe ajo çka e thotë Nuhi Sylejmani prej fillimit e deri në mbarim është rrenë dhe asnjë shokë i tij i asaj kohe, duke e njohur labilitetin e Nuhiut, nuk guxon me u lidhë për fjalët e tij si shok i dezertorit të UDB’së Serbe, Abdullah Prapashtica. Makina e blerë e Jusufit, në vjeshtën 1981, pika e parë nuk ka qenë e markës Olivetti. Edhe pse Nuhiu lufton me thënë se ka qenë shokë që i di rrethanat rreth Jusufit këtë emrin e markës Olivetti, Dezertori i UDB’së, për llogari të Nuhiut, e ka vjedhur nga gënjeshtra e Ibrahim Kelmendit prej librit Atentatet.

     Ibrahim Kelmendi: "Xhabiri zuri të tregojë se teknika e Zërit të Kosovës do të kalojë në Zvicër, pa precizuar se do të vendosej në banesën e tij, duke paralajmëruar vetëlavdërueshëm se këtej e tutje Zëri do të dalë më cilësor. Bëhej fjalë për një makinë të markës “Olivetti”, me të cilën mund të radhiteshin e faqoseshin tekstet e Zërit. Atë e kishte blerë Jusufi me dhjetë mijë dollarë që ia kishte dërguar si ndihmë Enver Hoxha. Kaq i kishte kërkuar Jusufi në letrën që i kishte dërguar Enverit." (Atentatet, Prishtinë 2007, f.432)

     Fatkeqësia e rrenës së Nuhiut dhe Dezertorit të UDB’së bashkë me Vëzhguesin, është se ai këtë rrenë të Ibrahimit e ka marrë për të vërtetë dhe u mundua të na jep detale për të krijuar përshtypjen se thotë gjëra të vërteta, por ka ndodh e kundërta. Rrena e vjedhur nga Ibrahim Kelmendi na del rrenë e shitur prej Nuhi Sylejmanit. Siç e pam më lartë, makina e markës Olivetti (edhe pse këtë markë nuk e përmend Jusufi) ka kushtuar 5080 marka gjermane dhe është ble me kredi nga Jusufi e Bardhi.

     Jusuf Gërvalla: "Materialet e numrit të ardhshëm të “Z.K.” janë pothuaj të gjitha të gatshme. Për pjesën e tyre më të madhe, unë, Shpendi (Xhafer Durmishi-shën im)  e Besniku (Bardhosh Gërvalla-shën im) jemi të kënaqur. Morëm zemër edhe nga fakti se ju kishin përlqyer edhe juve ato punime që ua dërguam edhe juve për t’i shikuar. Përveç kësaj, unë personalisht tani jam në pozitë shumë më të lehtë, për shkak të mendimeve, porosive e sugjerimeve nga ana juaj dhe për shkak të një ndihme, sado të vogël në fillim, nga ana e Shpendit, e Besnikut dhe e shokut të “Lirisë”, që këta më dhanë me disa artikuj të mirë. Edhe Shpendi edhe Besniku, për sa duket kanë afinitet për shkrim, i cili do të rritet bashkë me punën tonë e me ne. Tani pas hartimit të dy artikujve që kanë mbetur pa u kryer, menjëherë po i hyjmë shtypjes së revistës. Maqinë për të blerë nuk kemi gjetur ende, por shpresojmë se do të na bjerë në dorë diçka e mirë. Tani për tani duhet të marrim, për këtë numër, një maqinë të tillë me qira. Këtu praktikohet kjo gjë." (Letër Sabri Novosellës, 20 gusht 1981. Faridin Tafallari, Terrr - Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f. 451-452)

     Nga letra e mësipërme del se Jusufi, më 20 gusht 1981 i tregon Sabri Novosellës se Maqinë për të blerë nuk kemi gjetur ende, por shpresojmë se do të na bjerë në dorë diçka e mirë.”

     Në dritën e fakteve të lartpërmendura është shumë interesant me i analizua gënjeshtrat e Dezertorit të UDB’së Serbe dhe Vëzhguesit të dezertorit të UDB’së Serbe me të cilat e kanë ushqye "Luanin e tyre superior". "Pas blerjes së makinës së shkrimit, Jusufi bëri një punë të jashtëzakonshme. I nxori nga shtypi revistat „Lajmëtari i lirisë“ dhe „Bashkimi“. Në anën tjetër, Kadri Zeka e kishte përgatitur revistën „Liria“ dhe në bashkëpunim me Jusufin e nxorën nga shtypi edhe këtë në fund të muajit gusht." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, f.58)

     Nga citati i mëhershëm i Nuhi Sylejmanit (Vrasja e trefishtë, faqe 56) del se Nuhiu me shokët e Sindelfingenit e kanë diskutuar mbledhjen e të hollave për makinën e Jusufit, pas demonstratës së Fraknfkurtit (sipas Nuhi Sylejmanit, të 4 korrikut 1981). Tash është vendi me e pyet Dezertorin e UDB’së Serbe Abdullah Prapashticën dhe Vëzhguesin e tij Osman Osmanin: Si është e mundur që me një maqinë të cilën Jusufi nuk e ka poseduar e as lokalizuar me 20 gusht 1981 të përdoret për të bërë ”punë të jashtëzakoshme” për nxjerrjen e Lajmëtarit të lirisë dhe Bashkimit, kur dihet nga të gjithë të interesuarit, fakti se numrat e fundit të Lajmëtarit dhe Bashkimit janë kryer së radhituri dhe dorëzuar në shtyp në dhjetor 1980 e janar 1981.

     Vetëm e vetëm këto gënjeshtra të Nuhi Sylejmanit dhe Dezertorit të UDB’së Serbe Abdullah Prapashtica, mjaftojnë për ta studiuar karakterin e shpifjeve që gjenden në librin "Vrasja e trefishtë", taktikën e shkollës së UDB’së Serbe për ta vjedhur mundin e djersën e të tjerëve. Pas këtyre gënjeshtrave të gatuara nga kuzhina e shkollës së UDB’së Serbe, cili është ai shok i Vëllezërve Gërvalla që guxon me u lidhë për rrenat e Nuhi Sylejmanit. Jo vetëm kaq por ata do të duhej me i kërkua llogari se prej kah i piku e drejta që Nuhi Sylejmani, historinë e tyre të lavdishme si shokë të Vëllezërve Gërvalla, ta lidhë me historinë e turpshme dhe të rrejshme të Dezertorit të UDB’së Serbe, Abdullah Prapashtica dhe Vëzhguesit të Dezertorit të UDB’së Serbe, Osman Osmanit.

     Kundërthënie e njejtë skandaloze vlen edhe për pëgatitjen e revistës Liria. Edhe revista Liria që është radhitur e përgatitur për shtyp (numri 3, maj 1981) dhe numri 4-5 (në fund të korrikut 1981) janë përgatitur nga e njejta makinë Olivetti (që ka kushtuar 5080 marka) dhe jo ndonjë makinë tjetër.

     Në mesin e shtatorit Jusufit i bjenë në dorë diçka e mirë. Ai e blen një maqinë për përgatitjen e "Zërit të Kosovës, të markës IBM, e quajtur me emrin e plotë "IBM Electronic Selectric Composer". Në vitin 1975 IMB’i lajmëron, reklamon maqinën "IBM Electronic Selectric Composer." Ky Composer ka mundësi të mbaj mend (në kapacitetin e memorjes) rreth 5000 goditje (shtypje të tangentave të maqinës), rreth 2 faqe A4. Kjo maqinë ka qenë një përmirësim dramatik i maqinës origjinale të quajtur "IBM Composer".

 

 

Makina e markës "IBM Electronic Selectric Composer." dhe një prej llojeve të kokave të shkrimit (madhësia e kokës krahasuar me monedhën prej 2 euro). Kjo fotografi paraqet modelin ekzakt të makinës së Jusuf Gërvallës, por jo origjinalin. Origjinali i makinës së Jusufit gjendet në Muzeun Belvedere të Vjenës?

 

     Faridin Tafallari dhe Nuhi Sylejmani ia huazojnë Jusufit së bashku rreth 6000 (gjashtmijë) apo diçka më shumë, marka gjermane (DM) dhe me këto të holla paguhet maqina (duke ia shtuar një pjesë më të vogël edhe Bardhi e Jusufi). Çmimi, me të cilën kjo makinë është ble ka qenë rreth 8000. Dy muaj më vonë (nëntor 1981), Jusufit i vijnë 10 mijë dollarë amerikan nga Turqia. Sipas kursit të dollarit me markën gjermane në vitin 1981, 10 mijë dollarë kanë bërë 22 mijë e 600 marka. Prej këtyre të hollave Jusufi ua kthen huan Faridin Tafallarit e Nuhi Sylejmanit.

     Tani (shtator 1981) jemi në kohën kur Jusufit, përveç maqinës së IBM’it, i bjenë në dorë diçka edhe më e mirë se maqina, e kjo e mirë nuk është as më pak e as më shumë se sa dokumenti i OMLK’së me titull "Teza rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës". Këto Teza janë përpiluar në maj 1981. Kur i kan ardhur Kadri Zekës në Zvicër nuk e di. Por ajo çka është më kryesorja në këtë rast është se këto teza Jusufit i kan ardhur në gjysmën e dytë të shtatorit 1981. Jusufi posa i ka marrë i ka rishkruar dhe radhitur mirë në maqinën e porsa blerë të IBM’it. Rishkrimi e radhitja e këtyre Tezave është e vetmja punë që është bërë për llogari të OMLK’së me maqinën e Jusufit me emrin komplet IBM Electronic Selectric Composer.

     Me makinën "IBM Electronic Selectric Composer" është radhitur numri i parë dhe i dytë i Zërit të Kosovës, si Organ i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, e gjithashtu me këtë makinë është kryer së radhituri nga Jusufi, artikulli "Armikun ta grishim në logun që duam vet" që është botuar në numrin 3 (mars 1982) të Zërit të Kosovës si organ i LNÇKVSHJ.

     Për makinën e Jusufit flitet gjatë bisedimeve të formimit të Lëvizjes për Republikë në Ankara në këtë formë:

     Sabri Novosella: " -Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Halimi (Osman Osmani) dhe i përkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare dhe të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë komitetin e LRSHJ kurse udhëheqësia e Komitetit Qendror të zgjidhet në një mbledhje të ardhshme. Të formohet një komision nga anëtarët e këtij komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSHJ. Pasi që deri në momentet e fundit të jetës së tij që ra nga plumbat e shovinistëve serbomëdhenj e redaktoi dhe udhëhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do të punohet me atë teknikë të përsosur të Jusuf Gërvallës, propozoi që organi i LRSHJ të mbaj emrin Zëri i Kosovës". (Dokumenti i formimit të Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi - LRSHJ, 17 shkurt 1982, Faridin Tafallari, Terror – Dhimbje - Qëndresë, Tiranë, 1997, faqe 217-218 dhe www.pashtriku.org, 2008)

     Në kohën kur vendoset vazhdimi i "Zërit të Kosovës" të botuar nga Jusufi, makina e tij ndodhej ende në organet hetimore të policisë kriminalistike gjermane dhe ajo na u kthye disa ditë pas mesit të marsit 1982.

     Për makinën e shtypit të Jusuf Gërvallës shkruan Emrush Xhemaili.

     Emrush Xhemaili: " - 17 shkurt 1982 në Turqi, përfaqësues të dy grupimeve patriotike të fshehta, Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica (të arratisur politik nga Kosova), në prezencë edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, z. Bujar Hoxha shpallin të formuar Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).

    - Më 15 maj të vitit 1982 në Zvicër përfaqësuesi i grupit të tretë patriotik Xhafer Shatri deklaron hyrjen në LRSSHJ.

    - Qëllimi i LRSSHJ ishte që të arrihet formimi i Republikës së Kosovës në kuadër të federatës jugosllave ku do të përfshiheshin viset e banuara me shumicë shqiptarë...- Në qershor të vitit 1982 në Gjermani me teknikën që kishte lënë dëshmori Jusuf Gërvalla vazhdon botimi i gazetës “Zëri i Kosovës”. Redaktor i gazetës ishte Skender Durmishi (Xhafer Durmishi-Skenderi-shën im). (20 vjet veprimtari 1982-2002)

 

 

Remzi Ademaj, me kurorë në dorë gjatë ceremonisë së varrimit të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 5 shkurt 1982 në varrezat e Bad Canstatit në Shtutgart.

 

     Më 28 mars 1982 përcillen gruaja dhe fëmijët e Jusufit për në Shqipëri. Unë, Haxhi Berisha dhe Naim Haradinaj pjesën më të madhe të verës e kaluam në konviktin e studentëve në Eduard-Sprangerstrase 7, në Ludwigsburg. Pas një udhëtimi të kotë, e një qëndrimi të kotë dy orësh në Ulm, dhe një pasdite në librarinë e komunistëve gjerman në adresën Buchhandlung, Hausmannstr 107, 7000 Stuttgart, në Konviktin e Ludwigrburgut në Eduard-Sprangerstrase 7, nga shkrimet e mia dhe të Jusuf Gërvallës, falë njohurive teknike e grafike që i kisha mësuar nga Jusuf Gërvalla, u punua numri i Zërit të Kosovës, i qershorit 1982.

     Numri vijues i Zërit të Kosovës është pëgatitur në banesën e Heroit të Popullit, Remzi Ademaj nga Zhuri, i cili në këtë kohë ka banuar në Marktst. 29, 7129 Brackenheim, West Germany. Makina e Jusufit prej banesës së Remzi Ademajt është vendosur në shtëpinë e Ismail Hoxhës nga fshati Marali i komunës së Malishevës, në adresën Heiligen str. 20, 6630 Saarlouis-Roden, West Germany.

     Xhafer Durmishi: "P.S. Dërgoma menjëherë një numër të Zërit, të vitit që kaloi. Pra dërgoma atë Nr. 2 që u botua në janar të vitit të kaluar se do të botojmë artikullin: "T'i japim shtytje të re luftës." I thuaj Hafizit (Gagicës) le të interesohet nëpërmjet gjermanëve se koka PR-9-B e kompozerit (composer-it) m'u ka prishur." (Letër dërguar Faridin Tafallarit, më 2 janar 1983, e botuar në librin e F.Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 442-443)

     Emrush Xhemaili: "- Gjatë vitit 1983: teknika dhe redaktimi i gazetës “Zëri i Kosovës” kalon në Zvicër. Redaktor i gazetës deri në vitin 1985 do të jetë Xhafer Shatri." (20 vjet veprimtari 1982-2002)

     Kah gjysma e muajit shkurt 1983 Ismail Hoxha, në bazë të marrëveshjes time me Xhafer Shatrin të 15 janarit 1983, e mori këtë makinë dhe ia dorëzoi Faridin Tafallarit. Këtë makinë në mesin e shkurtit Fardini e ka marrë në kerrin e tij dhe ia ka dërguar Xhafer Shatrit në Gjenevë.

     Faridin Tafallari: "Më 11 mars (datë e gabuar, duhet të jet 11 shkurt, shih më poshtë citatin e Xhafer Shatrit - shën im) shpërngula makinën e shtypit për në Zvicër, sipas marrëveshjes së Xhafer Durmishit me Xhafer Shatrin. Me këtë makinë Jusuf Gërvalla kishte nxjerrë dy numra të "Zërit të Kosovës".... Makinën pas Jusufit e kishte përdorur Xhafer Durmishi... Por tani sipas marrëveshjes, përgjegjësinë për shtypin e mori Xhafer Shatri, prandaj ai duhej ta kishte makinën në Zvicër. Pasi kalova kufirin nuk mërzitesha fare as për rrugën e gjatë as për lodhjen, se nuk ndjeja aspak lodhje gjersa puna dilte me sukses. Te stacioni i madh i Gjenevës më priste Xhafer Shatri, te një vend i caktuar. U përqafuam si dy shokë ideali dhe me dashuri vëllazërore... Me makinën e shtypit ishte vështirë të punohej; duhej patjetër që Shatrin ta ndihmonte Xhafer Durmishi që kishte praktikë. Unë me Xhafer Durmishin shkuam dhe e morëm dokumentin e H. për të kaluar kufirin. Kufirin e kaluam në mëngjes pa dalur drita dhe nuk na doli ndonjë problem. Te stacioni i trenit në Basel e lash Xhafer Durmishin dhe u ktheva në Nagold." (Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, f. 71-72)

     Për makinën e Jusuf Gërvallës e pranimin e saj në mënyrë të shkëlqyeshme shkruan Xhafer Shatri.

     Xhafer  Shatri: ”I dashur shok, e mora materialin. Në tërësi është i mirë sepse shtron ide të cilat kërkojnë realizim të menjëhershëm. Për çështjen e mbledhjes është bukur problem sepse mua ato ditë kur të vish këtu duhet të më ndihmosh në pregatitjen e organit, sepse unë s’po merrkam aspak vesh në makinë, ama aspak, bile bile edhe shiritin ia kam ngatërruar sa që s’po di si t’ia rregulloj....  Ndërmerr të gjitha masat që më 1 mars të jesh këtu.” (Nga letra e Xhafer Shatrit dërguar Xhafer Durmishit, shkurt 1983)

Lum ti moj Shqipëri thash

armët e Tij kur  pash...

...

 

( Pashtriku.org, 13. 11. 2010 )

 

...

 

30 vjet nga dalja në skenë e Jusuf Gërvallës

 

JUSUF GËRVALLA NË VITIN 1980

Nga Xhafer Durmishi

     Ibrahim Kelmendi ia tregon Hysen Gegës historinë e formimit dhe pagëzimit të ”Frontit të Kuq” respektivisht ”Frontit të Kuq Popullor”

     I. Kelmendi: "- Organizimi ynë fillimisht, në shtator të viti 1978, zuri fill si tepër konspirativ. Tubimin themelues e mbajtëm në dhomën time në konvikt. Ndërkohë e shndërruam në organizim popullor, siç do ta karakterizoja. Ishim katër veta kur themeluam Frontin e Kuq Popullor.

 

 

 

Kështu duket koka e Bashkimit nga vera 1979 si Organ i Frontit të Kuq (pa mbaresën "Popullor")

 

     Miratuam Program e Statut. Asnjëri nga ne nuk e njihte anën teorike të këtij organizimi, prandaj unë e luta një profesor gjerman që të na ndihmonte për përpilimin e këtyre materialeve."( Atentatet, f.39)

     I. Kelmendi: ”Më vonë vendosëm për organizim legal, me bashkatdhetarë të tjerë, duke anashkaluar Xhavitin, meqë për te krijova përshtypje se ishte informator i UDB-së, i urdhëruar për t’u anëtarësuar në PKGj/M-L, që të informonte për veprimtarinë e kësaj partie komuniste sigurimet e fshehta jugosllave dhe gjermane. Kurse për Proletarin formova përshtypjen se ishte një dogmat primitiv.” f.40

”Meqë u përcaktova për organizim ndryshe, siç ta thashë, një si organizim popullor, u interesova të gjejë bashkatdhetarë patriotë, të cilët do të ndihmonin për nxjerrjen e gazetës Bashkimi. Këta të interesuar duhej se pari të mësonin që të lexonin, meqë ishin gjysmanalfabetë. Doemos duhej një ngritje për organizim më vonë.

Nëse nuk je mërzitur, po të tregoj edhe gjëra të tjera.

- Të lutem, vazhdoje!-u përgjigj Vasili me një përqendrimin maksimal për të dëgjuar.

- ... sa për emërtimin, në tubimin themelues, unë pata propozuar ta quanim “Fronti Popullor Demokratik”, meqë më pëlqente emërtimi i përafërt i organizimit të masave në Republikën e Shqipërisë, i cili, siç e di edhe ti, quhet Fronti Demokratik. 

Unë i shtova “popullor” vetëm sa për të bërë dallim me atë emërtim." (Atentatet, f.41)

     Xhahili (Xhaviti), informatori i UDB-së propozon emërtimin "Fronti i Kuq"

     I. Kelmendi:" Xhahili propozoi ta emërtonim ’Fronti i Kuq’, duke arsyetuar se duhet të ndjekim shembullin e organizatave çlirimtare “Brigada Rosa”, “Rote Army Fraktion”, etj. Proletari propozonte ta quanim “Partia Komuniste e Kosovës /Marksiste-Leniniste”, duke arsyetuar se vetëm komunistët mund të bëjnë revolucion të vërtetë proletar. Isa ishte çdo herë për ato që thosha unë, meqë thuaja përditë pas pune vinte tek unë për të kaluar kohën e lirë. Kur votuam ishim dy me dy. Meqë Proletari hoqi dorë nga propozimi i tij dhe përkrahu propozimin e Xhahilit, duke ia shtuar atij mbiemrin ’popullor’. 

     Për të fituar varianti i tyre, Proletari përdori demagogjinë, duke thënë se ju intelektualët nënçmoni proletariatin.Them demagogjinë, sepse më drejtohej mua, e unë isha vetëm një student. Me këtë demagogjit të Proletarit, ata dolën fitues, sado që edhe unë avullnetshëm u dakordova me propozimin e tyre. Edhe tani mendoj se emri që kemi miratuar është tepër bombastik e provokues.” (Atentatet , f.41-42)

     Eshtë interesantë si e shpjegon Ibrahim Kelmendi historinë, gjenezën e organizatës së vetë. Sipas Ibrahimit, në mbledhjen themeluese ka qenë e pranishme UDB-a, përmes Xhahilit (Xhavitit), dhe është UDB-a, ajo që (përmes Xhavitit) e ka pagëzuar (ia ka ngjitë emrin) ”Fronti i Kuq”, ndërsa Proletari, një dogmat primitiv apo Ibrahim Kelmendi ia kanë dhënë mbaresën ”Popullor”. Pra që në mbledhjen themeluese organizata e Ibrahim Kelmendit ka marrë emrin tepër bombastik dhe tepër provokues ”Fronti i Kuq Popullor”.

 

 

 

Kështu duket koka e numrit të dytë ë gazetës Bashkimi, nga fillimi i shkurtit 1980, si Organ i Frontit të Kuq (pa mbaresën "Popullor") i përgatitur nga Jusuf Gërvalla. Risia në kokën e gazetës është se Jusufi mbi titullin Bashkimi e vendosë parullën "Për një Shqipëri Socialiste të të gjithë shqiptarëve!"

 

     Jusufi, si anëtarë i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi (LNÇKVSHJ), pas konsultimit me Bashkim Prishtinën (Sabri Novosellën) arratiset nga Kosova më 14 dhjetor dhe mbërrin në Ludwigsburg, pas një jave, më 21 dhjetor 1979. Nuk vonon shumë dhe Ibrahim Kelmendi merr vesh për arratisjen e Jusufit. Ai (I. Kelmendi) i ofron bashkëpunim Jusufit dhe "shpreson se Jusufi do të pranoj" të mirret, me përgatitjen e gazetës Bashkimi. Jusufi pranon që me mundin dhe dijenin e tij ta bëjë të mundshme daljen e gazetës Bashkimi. Jusuf Gërvalla e gjen gazetën Bashkimi, si Organ të Frontit të Kuq. Ai (Jusufi) nuk e din atë që e di I. Kelmendi, se emri "Fronti i Kuq" është i zgjedhur nga UDB-a, "përmes dikujt" apo pa kurrfarë ndërmjetësi. Pa ia ndryshuar emrin, por vetëm duke ia shtuar një parullë ("Për një Shqipëri Socialiste të të gjithë shqiptarëve!"), Jusufi e përgatitë numrin e dytë të Bashkimit.

     Tri ditë pas arritjes së Jusufit në Ludwigsburg, më 24 dhjetor 1979 Bashkimi Sovjetik ndërhyn ushtarakisht në Afganistan. Pas një kohe gazeta shqiptare "Zëri i Popullit" shkruan një artikull kundër invadimit të Afganistanit, ku në mes tjerash thuhet diçka në stilin: Nëse Bashkimi Sovjetik e sulmon Jugosllavinë ashtu siç ka bërë me Afganistanin, populli shqiptar së bashku me popujt jugosllav do të luftojnë kundër agresorit. Pas daljes së numrit të numrit të dytë të Bashkimit nga shtypi (të parit të përgatitur nga Jusufi), në klubin Emin Duraku në Dussledorf, bëhet një fushatë kundër Shqipërisë, me një arsyetim, që i përmbledhur mund të shprehet kështu: Shqipëria na tradhtoi e u mashtrua nga jugosllavët gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe të njejtin gabim, të njejtën gjë është e gatshme ta përsëritë prap. Jusufi thirret në Dusseldorf për ta sqaruar artikullin e "Zërit të Popullit".

  

 

Kështu duket koka e numrit të tretë të gazetës Bashkimi, të përgatitur nga Jusuf Gërvalla, nga prilli i vitit 1980, si Organ i Frontit të Kuq (pa mbaresën "Popullor").

 

     Si pasojë e kësaj rruge Jusufi, kah fundi i shkurtit shkruan kryeartikullin "Zëri i Popullit - zë i të gjithë shqiptarëve" që botohet në numrin vijues të Bashkimit, në prill 1980. E kësaj kohe është edhe kjo letër që Jusufi ia dërgon Ibrahim Kelmendit, prej të cilës është marrë ky citat:

     Jusuf Gërvalla: "Jam mirënjohës që të bie ndër mend edhe të më shkruash letër. Unë sa për letra jam shumë dembel. Mirëpo, në letrën e fundit ti kërkon ndonjë mendim prej meje lidhur me vargjet që ke shkruar. Prandaj, më duhet të të përgjigjem pa tjetër. S’ka dyshim se, sikur të mos kisha diktuar tek ti një shpirt që energjinë e vet mund ta zbrazë për së mbari duke shkruar vargje (kjo është një nga mënyrat më fisnike të shfytëzimit të energjisë së njeriut në përgjithësi), do t’i bija shkurt dhe të të thosha të mos lodhesh më. Po realiteti, fatbardhësisht, po flet ndryshe: me një përkushtim më të madh dhe me konsultim pak më të ngulmët edhe të teorisë së artit, për sa kam arritur unë të vërej, ti mund të na dhurosh vjersha shumë të qëlluara.

     Ja se, pse i zura ngoje angazhimin më të madh dhe konsultimin e teorisë.

     Së pari, në art, gjatë procesit të krijimit, është e domosdoshme që, pos të tjerash, të kemi një besim të madh në vete dhe një bindje të fortë, një sugjestion se jemi duke bërë punë shumë fisnike. Më duket se ti kemi diçka tjetër: një provë që, krahas punëve të tjera, të merresh edhe me diçka joserioze! Ky është një mëkat ndaj artit dhe deri sa të mbash qëndrim të tillë ndaj tij, edhe ai do të mbajë qëndrim adekuat ndaj teje, do të të përbuzë, dhe kështu mendimi i vërtetë artistik kurrë nuk do të zhveshet i tëri përpara teje në gjithë bukurinë e vet të fuqishme." (Letër Ibrahim Kelmendit, rreth prillit 1980. Marrë nga Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 280-281)

 

RRETH PROGRAMIT E STATUTIT TË FRONTIT TË KUQ POPULLOR

 

     Ibrahim Kelmendi: "- Organizimi ynë fillimisht, në shtator të viti 1978, zuri fill si tepër konspirativ. Tubimin themelues e mbajtëm në dhomën time në konvikt. Ndërkohë e shndërruam në organizim popullor, siç do ta karakterizoja. Ishim katër veta kur themeluam Frontin e Kuq Popullor. Miratuam Program e Statut. Asnjëri nga ne nuk e njihte anën teorike të këtij organizimi, prandaj unë e luta një profesor gjerman që të na ndihmonte për përpilimin e këtyre materialeve."( Atentatet, f.39)

     Ibrahim Kelmendi: "Shokë!

     Mendojmë se kaloi një kohë e mjaftuar që kur morët në duartë tuaja Programin dhe Statutin e Frontit të Kuq Popullor me material përcjellës. Ai që ka dashur ka mundur të vendosë nëse është dakord që të jetë i organizuar në radhët e Frontit. Dhe ende nuk është hasur në të atillë që nuk janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në radhët e Frontit, pasi kan studiuar programin e punës dhe Statutin." (Letër dërguar Faridin Tafallarit më 4 qershor 1980. Marrë nga Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, 1998 Tiranë, f.154)

     Letra e I. Kelmendit, e datës 4 qershor 1980 është dokumenti i parë që flet për ekzistencën e Programit dhe Statutit të Frontit të Kuq Popullor. Është dokumenti i parë që Ibrahim Kelmendi përmend emrin "Fronti i Kuq Popullor".

 

 

PROGRAMI DHE STATUTI I FRONTIT TE KUQ POPULLOR

LOGOJA - ME PUSHKË E PENË

 

   Kështu duket kopertina e Programit të Frontit të Kuq Popullor, i shkruar nga Jusuf Gërvalla në maj të vitit 1980. Për herë të parë emrit Fronti i Kuq, nga Jusufi i shtohet mbaresa Popullor. Pas shkrimit të këtij Programi, për shkak të dyshimeve të veta në Ibrahim Kelmendin, Jusufi nuk ka kurrfarë angazhimi në Frontin e Kuq Popullor deri në muajin nëntor 1980.

   E kësaj kohe është ngjarja e hidhur e një takimi të Jusufit me Riza Salihun në Shtutgart. Xhafer Durmishi: "Në fillim të vitit 1980 në Kosovë ka qarkulluar një fletushkë e “Grupi komunist Zëri i Kosovës” që është nxjerrë nga Riza Salihu në Shtutgart. Në verën e vitit 1980 Sabri Novosella lajmërohet në Stamboll për fletushkën e Grupit Komunist “Zëri i Kosovës” për çka ai dëshiron t'i sigurohet shpejt një kopje që ta dërgoj në konsullatën shqiptare të Stam­bolit dhe t'ua dëshmoj atyre tetekëve se shokët e Sabrisë dhe Komiteti Qendror me Kryetarin e vetë nuk hanë bukë badihava. Po në verën e 1980 Jusuf Gërvalla takohet me Riza Salihun. Në bisedë e sipër Rizahu e pyet Jusufin se çfarë organi nxjerr organiza­ta e juaj. Kur Jusufi i përgjigjet se organ i LNÇKVSHJ është “Zëri i Kosovës”, Riza Salihu dëshpërohet e revoltohet shumë dhe e prishë bisedën me Jusufin. Më vonë kur Jusufi merr kontakt me Sabriun, në një ndër letrat e para i thotë se emri “Zëri i Kosovës” nuk është i përshtatshëm për organizatën tonë pasi të njëjtin emër e përdorë Riza Salihu për grupin e tij." (Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985, maj 1992, www.pashtriku.org)

     Riza Salihu, pas bisedës me Jusufin, ia shpreh inatin e vetë në mënyrën e vetë Hysen Gegës. Hysen Gega, shok i Riza Salihut, por edhe i Ibrahim Kelmendit, me të cilin në verën e vitit 1979 ilegalisht, në Pejë, e kanë takuar veprimtarin e njohur Nezir Gashin, thotë se është i gatshëm me krye detyrën, vrasjen e Jusufit e Bardhoshit, por kurrsesi pa e takuar Jusufin. Jusufi nuk ka qenë njeri paranoid që e ka ekzagjeruar rëndësinë e punës së tij, apo rrezikimit të tij. Se kjo punë nuk ka qenë punë mahie e ka dëshmuar vetë Jusufi. Hysen Gega me iniciativën e vetë takohet me Jusufin, dhe që në takimin e parë personal, pa praninë e askujt tjetër ia tregon të vërtetën Jusufit. Pas atij takimi, raporti i Jusufit me Hysen Gegën është i përjetësuar në shkrimet e Jusufit në letra dhe në Lajmëtarin e lirisë. Shpifjet dhe insinuatat kundër Hysen Gegës janë pesha që do të rëndoj mbi ata të cilët janë marrë e ushqyer me to për vite e dekada. Në pranverë të këtij viti, në kohën kur lufta shantazhuese kundër Jusufit në Shtutgart intensifikohet përmes provokatorëve të UDB’së, të cilët kurdisnin edhe atentate e kërcënime të ndryshme, duke shpresuar se Jusufi do të izolohet, më 4 qershor 1980, Gjykata e Qarkut në Prishtinë (në bazë të aktakuzës PP.nr.180/79 datë 9 maj 1980)”emër të popullit” i dënoi tetë anëtarë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ).

 

AKTGJYKIMI I GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË

P - nr. 137/80, datë 4 qershor 1980:

"Prandaj gjykata në bazë të neneve të lartcituara si dhe neneve 5, 33, 38, 41 dhe 50 të LPJ si dhe nenit 351 të LPP i

 

GJ Y K O N

 

Të akuzuarin Shefqet Jasharin me dënim me burg në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vjetësh.

Të akuzuarin Ramadan Pllanën me dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vjetësh.

Të akuzuarin Avdi Kelmendin me dënim me burg në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjetësh.

Të akuzuarin Avdyl Lahun me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetësh.

Të akuzuarin Skender Jasharin me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vjetësh.

Të akuzuarin Isa Demaj me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetësh.

Të akuzuarin Sylejman Qyqallën me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetësh.

Të akuzuarin Hysen Gërvallën me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vjetësh."

 

Atmosferën e asaj kohe e shohim shumë mirë edhe në letrën e Ibrahim Kelmendit dërguar Faridin Tafallarit më 4 qershor 1980, pikërisht në ditën e gjykimit të anëtarëve të Lëvizjes-LNÇKVSHJ.

     I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

     Çka tregon letra e mësipërme?

     Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet.

     Ibrahim Kelmendi shpreson se rasti me Riza Salihun do ta frikësoj, pa e kuptuar përkrahjen e besimin e paluhatshëm që ia jep Hysen Gega - Jusufit, qysh në takimin e parë. ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete

     Fjalia e mësipërme tregon se edhe përkundër faktit se Jusufi i nxjerr dy numra të Bashkimit, e shkruan Programin dhe Statutin e Frontit të Kuq Popullor, me asnjë fjalë të vetme nuk i tregon Ibrahim Kelmendit se a është i organizuar në ndonjë organizatë apo jo, e lere më të bisedoj për ndonjë person të rëndësishëm apo më pak të rëndësishëm të saj. Fjalia e mësipërme e I. Kelmendit rrezaton dyshime e pasiguri ashtu siç rrezaton qartësi e vendosmëri çdo fjalë e shkruar nga Jusufi. Citati i mësipërm është krejtësisht i mjaftueshëm për të hetuar dhe rrënuar të gjitha gënjeshtrat e falsifikimet e gjysmës së librit Atentatet. I. Kelmendi: ”Kjo gjendje vazhdoi derisa Jusufi e Mirani u takuan në festën e 28 Nëntorit, në Nürnberg. Në manifestim Jusufi bëri një diskutim, jo fjalim, por shumë përmbajtësor. Që të dy kishin presion nga Vasili e Maksi për të rivendosur bashkëpunimin. Ata me të dy mbanin lidhje dhe iu bënin përherë lutje që të pajtoheshin e të bashkëvepronin.” (Atentatet, f.174-175)

     Pikërisht në këtë ditë, (më 4 qershor 1980) Jusuf Gërvalla kishte nisur përgatitjet për botimin e ”Lajmëtarit të lirisë”, një revistë Kombëtare që solli, shpresë, guxim e vetëbesim tek shqiptarët në mërgim dhe në gjithë etnikumin kombëtar në ish’Jugosllavi.

     Kadri Rexha: ”Gjatë kësaj kohe, pra në muajt e parë të vitit 1980, në jetën politike të Jusuf Gërvallës hyn edhe një ngjarje tjetër shumë me rëndësi, e cila në aktivitetin e tij të palodhshëm do t’ia plotësoëj një boshllëk, do ta angazhojë edhe më tepër, sidomos kur të kihet parasysh se në mes Jusuf Gërvallës dhe organizatës së tij LNÇKVSHJ ende nuk ishin vënë kontaktet e pritura. Ismail Haradinaj, arsimtar i edukatës fizike, nga fshati Glloxhan, KK i Deçanit, përndryshe burrë i ndershëm nga një derë e njohur për tradita të larta patriotike, me anë të një letre, të cilën ia dërgon përmes një studenti, e njofton Jusuf Gërvallën se në rrethin e Deçanit ekziston një grup patriotik revolucionar mjaft aktiv. Ai përmes letrës shpreh gatishmërinë e vet dhe të shokëve të tij për luftë të pakompromis për atdhe. Prandaj, në mes tjerash, e lut Jusufin që të jetë në kontakt të vazhdueshëm me ta, në mënyrë që t’u gjendet sa më pranë me këshilla dhe udhëzime. Kësaj lutje dhe kërkesave që i erdhën nga ky grup, Jusuf Gërvalla u përgjigjet pozitivisht dhe menjëherë fillon nga puna. Sa për fillim ai atyre ua ofron Statutin, materialet e LNÇKVSHJ dhe mënyrën e organizimit të saj, të cilat ata i pranojnë me entuziazëm të madh. Pas përqafimit të Statutit, ky grup, më parë gjysmë i organizuar, i riorganizon radhët e veta dhe fillon një aktivitet me hov të ri. Tash e tutje ky krah i ri i LNÇKVSHJ do të quhet ’Komiteti i Deçanit’ dhe pothuajse të gjitha territoret e Rrafshit të Dukagjinit si dhe Universiteti i Prishtinës pikërisht nga kjo degë do të mbulohen me trakte, si dhe me materiale të tjera patriotike. Nga puna dhe aktiviteti i suksesshëm i këtij krahu, Jusuf Gërvalla do të marrë impulse të reja, edhe pse me vështirësi të mëdha materiale dhe pa bashkëpunëtorë, do t’i hyjë punës individualisht dhe gjatë verës së atij viti do të fillojë me nxjerrjen e revistës së përdymuajshme ’Lajmëtari i lirisë’.” (Fati i luleve, Prishtinë, 1993, f. 162)

     Në gusht 1980 del numri i parë i Lajmëtarit të lirisë.

     Diku në këtë kohë, Riza Salihu, përmes metodave të tij, dhe padjallëzisë së punëtorëve të Postës Gjermane, regjistron disa emra personash, posta e të cilëve duhet t'u vij në një kuti postale (Posfach) në qendër të Shtutgartit. Në këtë mënyrë ai vjen në posedim të dërgesave postale të Jusuf Gërvallës. Në këtë ngjarje palë e dëmtuar na del edhe Ibrahim Kelmendi. Riza Salihu, ashtu siç më ka tregua Jusufi, e paguan një kuti të vogël apo mesatare postale. Në te vijnë paketa e libra e dërgesa të ndryshme. Pas disa ditësh, në Kutin postale (Postfachun) e Rizahut vijnë dërgesa më shumë se sa ajo i zenë. Kur e njejta gjë përsëritet disa herë, punëtorët e postës dyshojnë dhe e kontaktojnë policinë. Policia e heton këtë rast, dhe ia bënë një pyetje direkte Jusufit:

     Policia gjermane: Amundeni me thënë se ai këtë punë e ka bërë si agjent jugosllav, a mund ta akuzosh ti për këtë punë?

     Jusuf Gërvalla: Jo nuk mundem. Për këtë punë që e ka bërë nuk mund ta akuzoj se e ka bërë i nxitur nga shteti jugosllav!

     Interesante është letra e Ibrahim Kelmendit dërguar Jusufit për këtë punë.

     I. Kelmendi: "Do të kishte qenë mirë të më ndihmoni, pasi jeni më afër ngjarjes, për rastin e arrogantit Rizah. Sigurisht që Bardhi ka mundur të mësoj më shumë gjëra se unë, pasi unë pos çfarë më thanë të KRIPO-s, nuk di tjetër. Një gjë di se jam i revoltuar shumë me Rizahun për konfiskimin e postës që më ka bërë. Është kjo vepër prej udbashi. I poshtri! Sigurisht që më ka munguar posta. Për këtë kam bërë sa herë fjalë me udhëheqësit e konviktit." (Letër Jusuf Gërvallës, 16 shtator 1980, botuar në: Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 117)

     Në tetor 1980 përgatitet numri i dytë i Lajmëtarit të lirisë.

     Në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit Jusuf Gërvalla i përgjigjet në këtë formë ofendimit më të madh të Ibrahim Kelmendit.

     Jusuf Gërvalla: "E marr me mend (e kjo spikat edhe në letrën tënde) ç‘mundime (e vuajtje-shën ynë) ke pasur të më shkruash në “nivelin” tim, sikur thua se vetëm në “nivelin” tim të shkrimit paska për mua afrim, respekt e dashuri për njerëzit! E çka do të kish qenë “niveli” im, sikur t‘u jepej flirteve absurde narcisoide me vetveten dhe të injoronte faktin, se ka pa numër virtute të tjera, që mund ta marrin vizën e njerëzisë para se një aftësi mesatare e të shkruarit?! Ky është ofendimi më i madh, që më ke bërë ndonjëherë: të më zhveshësh nga gjithçka njerëzore dhe të më identifikosh me një aftësi gati-gati mediokër të shkrimit! (Ti këtë se thua konkretisht, po del nga qëndrimi yt.) (Letër I. Kelmendit, fundi i tetorit 1980, Marrë nga Faridin Tafallari, Me tre yjet e pabdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 282)

     Gjatë një ndeje me Jusufin, Hysen Gega dhe shokët e Shtutgartit, në bisedë e sipër në kohën kur bëhet planifikimi i organizimit të festës së 28 Nëntorit 1980, ia kërkojnë Jusufit një dramë. Jusufi, i gatshëm si çdo herë për t'iu dalë në përgjigje bashkluftëtarëve të vet, ulet dhe brenda tri-katër ditësh e kryen këtë punë. E përfundon dramën "PROCESI" që e ka si personazh kryesor Sabri Novosellën, shokët e tij dhe gjeneratën e tij. Në këtë dramë përshkruhet qëndrimi superior i Sabri Novosellës dhe shokëve të tij në burgjet e UDB-së Serbe. Në mesin e aktorëve të kësaj drame është edhe Nuhi Sylejmani, luftëtari i pathyeshëm dhe më superior në rrethin e Jusufit. Rrethanat do të sillen më vonë që Nuhi Sylejmani, Luani superior, në mënyrë të mahnitshme e njofton Dezertorin apo Dordolecin superior të UDB-së Serbe dhe Vëzhguesin superior të Dezertorit të UDB-së Serbe, se ai ka qenë i angazhuar në dramën kushtuar Sabri Novosellës dhe superioritetit të tij në burgjet e UDB-së. Edhe më mahnitëse do të del tablloja apo skena, kur Dezertori apo Dordoleci i UDB-së Serbe, Abdullah Prapashtica dhe Vëzhguesi superior i Dordolecit të UDB-së Serbe, Osman Osmani, do ta njoftojnë Luanin e tyre superior, se si edhe ata janë takuar me Sabri Novosellën në Turqi, dhe ai nuk është askush tjetër por pikërisht postjeri më inferior i cili kulmin e karrierës së tij e ka arritur kur i është dhënë rasti me i shpërnda pozifat e Dezertorit, apo Dinastisë Dordolece-Kim il Sungiste të shkolluar nga UDB-a Serbe.

     Kjo dramë nuk vihet në skenë atë vit. Kjo punë bëhet më vonë.

 

 

 

Kështu duket koka e numrit të katërt të gazetës Bashkimi, të përgatitur nga Jusuf Gërvalla. Risia në kokën e këtij numri është se për herë të parë në kokën e gazetës, nën emrin Bashkimi shkruhet emri i Organizatës "Fronti i Kuq Popullor", pra emrit 'Fronti i Kuq' nga Jusufi i shtohet mbaresa 'Popullor'.

 

     Ky numër dorëzohet në shtyp para 19 dhjetorit 1980, pra para ditës kur Ibrahim Kelmendi e nisë Hysen Gegën në Kosovë së bashku me Sadik Blakajn. Ky është numri i fundit i Bashkimit. Jusufi përfundimisht e përjetësisht heq dorë nga përpjekja për ndreqjen e stilizimin e kokës dhe përmbajtjes së gazetës Bashkimi pasi dyshon me baza të forta se në kokën e Frontit të Kuq qëndron vetë UDB-a dhe filiala e saj TANJUG-u. Rreth çështjes së Lajmëtarit të lirisë, fakte mjaftë të plota dhe informative gjenden në dy letra të Jusufit dërguar Nuhi Sylejmanit, në fund të janarit dhe më 10 shkurt 1981.

     Jusuf Gërvalla: "Me I. (Ibrahim Kelmendin-shën i Xh.D.) dhe H. (Hysen Gegën-shën i Xh.D.) kemi pasur një marrëveshje konkrete, që unë të shkruaj për “Bashkimin”, t’i përpunoj (do me thënë jo redaktoj por ndryshoj e rishkruaj për 90 për qind-shën i Xh.D.) materialet e shkruara prej të tjerësh dhe ta shtyp gjithë materialin në makinën time të shkrimit. Unë i jam përmbajtur marrëveshjes, ata jo. Deri më tash, ata më kanë dhënë vetëm 200 DM për shtypjen në shtypshkronjë të “Lajmëtarit të Lirisë”, kurse marrëveshja ka qenë që të hollat për shtyp t’i sigurojnë ata, meqë unë nuk jam në gjendje të paguaj nga xhepi im. (Deri më tash, dy numrat e revistës i kam paguar me të hollat e mia, sikurse edhe makinën e shtypit, gjithsejtë mbi 9.000 DM, kurse kontribute nga shokët kam marrë gjithsejtë 1.300 DM.) Për këtë arsye, numri i parë (për këtë vit) më ka ndenjur qe më se dy javë i gatshëm, sepse nuk kisha të holla ta dërgoja në shtyp. (...)

     P. S. Po të dërgoj edhe numrin më të ri të “Bashkimit”, nëse nuk e keni marrë ende. Por, ju lutem të ma ruani, sepse është e vetmja kopje që e kam." (Letër Nuhi Sylejmanit, kah funi i janarit 1981, faqe 30-32)

     Marrëveshja të cilën e përmend Jusufi më posht me Ibrahim Kelmendin dhe Hysen Gegën duhet të jetë e muajit nëntor 1980, sepse Jusufi e fillon angazhimin në gazetën Bashkimi pa ndonjë kusht, në shkurt, prill e maj 1980, në kohën kur Lajmëtari i lirisë nuk ka ekzistua, dhe fillon me botimin e Lajmëtarit e lirisë pa marrëveshje me Ibrahim Kelmendin. "Me I. (Ibrahim Kelmendin-shën i Xh.D.) dhe H. (Hysen Gegën-shën i Xh.D.) kemi pasur një marrëveshje konkrete, që unë të shkruaj për “Bashkimin”, t’i përpunoj (do me thënë jo redaktoj por ndryshoj e rishkruaj për 90 për qind-shën i Xh.D.) materialet e shkruara prej të tjerësh dhe ta shtyp gjithë materialin në makinën time të shkrimit. Unë i jam përmbajtur marrëveshjes, ata jo."

     Burgosja e Hysen Gegës i prishë të gjitha planet në këtë drejtim.

     Jusuf Gërvalla: "Po kështu, ka qenë e parashikuar që brenda ditës së sotme të dalë edhe numri i ri i “Lajmëtarit”, kështu që, nëse del, do ta marrim me vete edhe atë." (Letër Nuhi Sylejmanit, 10 shkurt 1981, Vrasja e trefishtë, faqe 32)

     Përveç përpjekjeve për njollosjen e Hysen Gegës, në mënyrë të paturpshme janë bërë përpjekje edhe për degradimin e burgosjes së tij, me arsyetimin se të gjitha vuajtjet çka i ka bërë për Kosovën në burgjet serbe i kanë shkua huq, dhe nuk i bahen kabull, sepse ai në Kosovë paska shkuar pa e pyetur Jusufin. Nëqoftëse na lejohet me bërë dallime në mesin e atyre që kanë vuajtur në burgjet serbe, për çështjen tonë të përbashkët, atëherë janë shumë të pakt ata që munden me qenë më krenar se Hysen Gega në këtë pikë. Është merita e Hysen Gegës dhe askujt tjetër ajo që ka bërë që e gjithë propaganda e UDB-së Serbe rreth Frontit të Kuq, gjatë vitit historik 1981, ka qenë sa e kot aq edhe qesharake. Mullinjtë propagandistik të UDB-së dhe filialës së saj TANJUG-ut, gjatë gjithë këtij viti historik kanë bluar në guri të thatë. Në mos asgjë tjetër vetëm kjo karikaturë e avanturave të UDB-së do të ishte e mjaftueshme me e përcaktue diagnozën e shëndetit të bivshe Jugosllavisë. Le të del dikush nëse mundet me thënë se atij i ka shkua përdore ajo çka i ka shkua Hysen Gegës. Ajo çka vlen të theksohet si përfundim është se Jusufi e fillon dhe e përfundon angazhimin e tij në gazetën Bashkimi, dhe bashkëpunimin e organizuar me Ibrahim Kelmendin brenda vitit 1980, pa asnjë ndërhyrje të Sabri Novosellës, Kadri Zekës e për të mos folur për mua. ( 01. 11. 2010 )

...

 

30 vjet nga dalja në skenë e Jusuf Gërvallës

 

 

Jusuf Gërvalla

 

PROGRAMI DHE STATUTI

I

FRONTIT TË KUQ POPULLOR

 

    

     Si anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi (LNÇKVSHJ), të dhënat që përmenden në këtë hyrje i kam mësuar nga Jusuf Gërvalla, shoku dhe ideologu i LNÇKVSHJ, në fund të korrikut 1981. Ato ngjarje të aktivitetit të tij, si anëtarë i LNÇKVSHJ, që m'i ka treguar e shpjeguar me kujdes e vëmendje, e quaj të drejtë dhe të arsyeshme t'i tregoj. Ata që janë të interesur për historinë e kësaj periudhe kanë mundësi me i kontrollua faktet. Diku në verën e hershme të vitit 1979 del nga shtypi numri i parë i gazetës "Bashkimi". Ky numër del si Organ i Frontit të Kuq. Pas arratisjes së Jusufit në Gjermani, rrethanat sillen në atë mënyrë që Jusufi ia fillon ta ndihmoj gazetën Bashkimi. Në saje të punës së Jusuf Gërvallës bëhet e mundur dalja e numrit të dytë të Bashkimit, diku në shkurt 1980. Kah fundi i prillit 1980 del numri i tretë i Bashkimit. Edhe këta dy numra ashtu sikurse i pari dalin si Organe të Frontit të Kuq (pa mbaresën Popullor). Në maj 1980, Jusuf Gërvalla autorizohet ta shkruaj këtë Program dhe Statut të Frontit të Kuq Popullor. Ky dokument është i pari në të cilin e ndeshim mbaresën "Popullor" që i shtohet nga Jusufi. Kur Hysen Gega niset për Kosovë, nga banesa e Nami Ramadanit, ai merr me vete numra të shumtë të Bashkimit dhe këtë Program. Ky është programi i Jusuf Gërvallës e i Hysen Gegës, i pafalsifikuar. I armatosur me idetë e me qartësinë e Jusuf Gërvallës, Hysen Gega bëhet një nga militantët më të fuqishëm që ka patur Kosova. Është koha që pas 30 vitesh ta sjellim në dritë këtë Program të pafalsifikuar të asaj kohe të lavdishme. Në historinë e lëvizjes punëtore ndërkombëtare janë të njohura programe si p.sh. ai i Eisenach’ut, më 1869 (August Bebel), Gotha’s, 1875 (Ferdinand Lassalle) apo ai i Erfurt’it, 1891 (Karl Kautsky). Në historinë e luftës për çlirim nacional e social të shqiptarëve nën Jugosllavi, vend të veçantë ka zënë ky Propram që mund të quhet Programi i Esslingenit - Sallagrazhdës - Lumthatit të Hysen Gegës. Merita për kopjen e siguruar të këtij Programi i takon Faridin Tafallarit. Qëllimi i botimit të këtij Programi ka të bëjë vetëm me ndriqimin e fakteve historike. Por është edhe një e vërtetë tjetër, se fatin dhe efektin e vërtetë të fjalës së shkruar,  fillimisht, askush nuk mund ta dij.

 

Xhafer Durmishi, tetor 2010

 

 

 

 

Simboli i Rilindjes kombëtare "Me pushkë e penë"

i përdorur më vonë edhe si simbol i LNÇKVSHJ’së.

 

                                                                                                      

     ”Ka ardhur koha që komunistët të shtrojnë haptazi përpara gjithë botës pikëpamjet e veta, qëllimet e veta, aspiratat e veta dhe përrallave për fantazmën e komunizmit t’u vënë përball një manifest të vetë partisë.” Marksi dhe Engelsi

     ”Pika qendrore e edukimit internacionalist të punëtorëve në vendet shtypëse duhet patjetër të jetë propaganda dhe mbrojtja nga ana e tyre e lirisë së shkëputjes së kombeve të shtypura. Pa këtë nuk ka internacionalizëm. Ne kemi të drejtë dhe duhet ta trajtojmë çdo socialdemokrat (kupto komunist) të një kombi shtypës, i cili nuk e bënë këtë propagandë si imperialist dhe maskara.” Lenini

     ”Formimi i një fronti revolucionar të përbashkët është i pamundshëm, nëqoftëse proletariati i kombeve shtypëse nuk përkrah drejtpërdrejt dhe në mënyrë të vendosur lëvizjen çlirimtare të popujve të shtypur kundër imperializmit të ”atdheut” të vet, sepse ’nuk mund të jetë i lirë një popull që shtyp popuj të tjerë”. Engelsi

 

(...)

 

     ”Bota ndodhet në një fazë ku çështja e revolucionit dhe çlirimit kombëtar të popujve nuk është vetëm një aspiratë e një perspektivë, por edhe një problem i shtruar për zgjidhje.” ”PPSH mbështet dhe përkrah me të gjitha forcat luftërat e drejta të popujve liridashës...” Enver Hoxha

                    

     PËR NJE SHQIPËRI SOCIALISTE TË TË GJITHË SHQIPTARËVE! ME PUSHKË DHE PENË PËR LIRI E PAVARËSI!

 

     ”MA MIRË NJË PUSHKË NE MAL SE NJË THES FJALË NË PARLAMENTIN E BELIGRADIT”. AZEM GALICA

 

PROGRAMI DHE STATUTI

I FRONTIT TË KUQ POPULLOR

 

     PROGRAMI DHE STATUTI I FRONTIT TË KUQ POPULLOR është hartuar nga një grup shokësh, të cilët qenë të autorizuar. Për shkak të pamundësive, që janë evidente gjatë ilegalitetit të plotë, nuk qe e mundur që PROGRAMI DHE STATUTI të aprovohen në një konferencë të rregullt, ku do të merrshin pjesë përfaqësuesit. Si i tillë, është i plotëfuqishëm gjer sa ta krijojmë mundësinë për ta thirrur tubimin përkatës, i cili do analizojë edhe materialet e grumbulluara, që kanë të bëjnë me analizat rreth PROGRAMIT DHE STATUTIT tonë, analiza të bëra këto nga çdo militantë i Organizatës!

 

P R O G R A M I

 

   Populli shqiptar, për të çarë me sukses frontin në luftë kundër pushtuesve të egër fashistë gjermanë e italianë, ishte bashkuar dendur rreth organizatës së vet masive, FRONTI NACIONAL ÇLIRIMTAR, Organizatë që qe formuar dhe udhëhiqej nga PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE, tani PARTIA E PUNËS SË SHQIPËRISË.

     FRONTI NACIONAL ÇLIRIMTAR është formuar në prag të Luftës së Dytë Botërore. I formuar nga PKSH (Partia Komuniste Shqiptare) FRONTI NACIONAL ÇLIRIMTAR luftoi me heroizëm armikun.

     FRONTI NACIONAL ÇLIRIMTAR dhe PKSH, të frymëzuara thellë nga internacionalizmi proletar dhe nga Revolucioni i Tetorit, bashkuan armët me forcat e Partisë ”Komuniste” të Jugosllavisë. Në bazë të luftës së përbashkët ishte marrëveshja që, pas ngadhnimit mbi fashizmin, gjithkush të bëhej zot në shtëpinë e vet.

     Parimi i Luftës Nacional Çlirimitare dhe antifashiste, pas së cilës do të fillonte një etapë e re e jetës dhe ndërtimi i socializmit, në njërën anë, si dhe mendimi se do të gjenin zgjedhje të drejt gabimet e pafalshme që ishin bërë ndaj shqiptarëve gjer atëherë, në anën tjetër, i shtynë shqiptarët të bëjnë sfidë në luftën e pakompromis kundër fashizmit. Në bazëtë parimeve të tilla, populi shqiptar, që deri më atëherë jetonte në tokat e veta në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Serbi, i jepej mundësia e ligjshme për dalje nga robëria e rëndë jugosllave, e paraluftës, dhe për bashkim me vendin amë,SHQIPERINE. Prandaj populli ynë nuk e kurseu gjakun e vet të shtrenjtë. Në ndjekje të fashstëve të egër ai vajti heroikisht deri në viset më të largëta të Jugosllavisë.

     Por, në çastin e ngadhnjimit mbi fashizmin, kur populli ynë po bëhej gati t’i gëzohej realizimit të aspiratave shekullore, bashkimit të përgjithshëm kombëtar e shtetëror të shqiptarëve, piku një nga tradhtitë më të mëdha. P”K”J, me dredhi të papara, manovroi fuqishëm nën rrogoz dhe ia doli me sukses të siguroj për vete në mënyrë arbitrare kufijt shtetërorë, brenda të cilëve serisht përfshihej më se gjysma e tokave dhe e popullit shqiptar. Kështu, robëria e vjetër e kralëve serbë u zëvendësua me robërinë e re serbomadhe, në krye me klikën revizioniste të Titos.

     P”K”J, në bashkpunim me çetnikët, të cilët ishin siguruar se në Jugosllavi nuk do të vendosej rendi shoqëror socialist, ripushtuan tradhtisht viset shqiptare dhe ia filluan këngës së vjetër - shfarosjes dhe asimilimit të popullit shqiptar. Madje, P”K”J nuk u mjaftua me kaq. Ajo duhej të çonte në vend edhe aspiratat e vjetra të borgjezisë serbomadhe për dalje të lirë në Adriatik. Prandaj me manovrime të reja, të ndihmuar nga disa tradhtarë shqiptarë, si Koçi Xoxe e Pandi Kristo, ia hyri edhe aksionit për pushtimin e Shqipërisë.

     Vëllezërit tanë, në saje të vigjilencës së PPSH, e shpëtuan Shqipërinë nga ky rrezik i lig. Ata ishin tradhtuar njëherë nga P”K”J dhe nuk tradhtoheshin më. Por në kushtet konkrete që u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore, kur në nivel të politikës ndërkombëtare, ne vend që të korigjohej, u përforcua padrejtësia ndaj tokave dhe ndaj popullit shqiptar. RPS e Shqipërisë u gjend në aso situate që të mos mund të intervenojë për vëllezërit e vet të mbetur jasht kufijve të shtetit shqiptar, sado që dihej se Jugosllavia i ripushtoi tokat shqiptare që i kishin pushtuar përpara kralët dhe tani po ushtronte terror të  egër. Në këto kushte, çdo intervenim ushtarak i RPS të Shqipërisë në viset shqiptare në Jugosllavi konsiderohet përzierje në punët e brendshme të Jugosllavisë dhe tërheq me vete pasoja të rrezikshme, po të nivelit ndërkombëtar.

     Megjithatë, mbetën mundësi tjera, me anën e të cilave RPS e Shqipërisë ndikoi shumë në qëndresën tonë. Duke fituar për vete (në saje të kultivimit të marksizëm -leninizmit të kulluar dhe të luftës së pakompromis kundër imperializmit, kapitalizmit, kolonializmit, neokolonializmit dhe revizionizmit modern) atributin e zërit më të fuqishëm në Evropë, Partia e Punës e Shqipërisë ndoqi me interes jetësor dhe me indinjatë të thellë edhe politikën diskriminuese jugosllave të gjenocidit mbi popullin shqiptar; e luftoi me ngulm këtë politikë, duke e denoncuar para forcave përparimtare të gjithë botës. Në këtë mënyrë për popullin shqiptar në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi u bë e qartë se ai nuk është i vetmuar në luftën për çlirimin social e nacional nga revizionizmi i egër titist.

 

*     *     *

 

     Bazuar në domosdoshmërinë e Luftës Nacional Çlirimtare, si të vetmen për sigurimin e pavarësisë së plotë kombëtare, bazuar në domosdoshmërinë e përgatitjes së masave për revolucion dhe vet revolucionit, i cili pos pavarësisë dhe bashkimit kombëtar, në pushtet sjell popullin, bazuar në diskriminimin klika revizioniste që po ushtron klika revizioniste e Beogradit, të cilit diskriminim duhet t’i ndajvehemi përkatësisht, bazuar në shfrytëzimin e paskurpullt që u bëhet viseve shqiptare në Jugosllavi nga ana e klikës në pushtet, bazuar në të drejtat eelementare njerëzore, se edhe populli shqiptar (i tokave shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia) ka të drejtë të gëzojë dhe rrojë i lirë, i pavarur, i lumtur dhe, duke përkrahur pa rezervë luftën e drejtë dhe politikën parimore, vigjilencën e PPSH dhe të Qeverisë Shqiptare, në krye me shokun Enver Hoxha, punëtorët, fshatarët, mërgimtarët, të papunët, intelektualët revolucionar e patriot, e sidomos femra shqiptare, me një fjalë, të gjithë shqiptarët (e tokave të robëruara dhe në mërgim) e vetëdijshëm, që janë për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare të pushtuara, të cilët nuk dyshojnë në përkrahjen e motrave dhe vëllezërve të Shqipërisë , morën këtë

 

V E N D I M

 

     Nga radhët e të larpërmendurve, që dalin nga gjiri i popullit shqiptar, të robëruar nga Jugosllavia, të formohet Organizata FRONTI I KUQ POPULLOR e cila do të bashkojë punëtorët, mërgimtarët, komunistët, intelektualët dhe gjithë popullin patriot e revolucionar shqiptar të robëruar - në luftë për LIRI dhe PAVARESI, në luftë për BASHKIMIN e popullit shqiptar në një shtet të vetëm, SHQIPËRINË SOCIALISTE.

 

Kundër kujt do të luftojë FRONTI I KUQ POPULLOR?

 

     Për FRONTIN e KP (Kuq Popullor) është i huaj çdo akcion jashtë tokave arbërore. Çdo akt i kundërt me këtë do të konsiderohet akt agresiv dhe do të dënohet nga vet FRONTI I KP. Lufta kryesore dhe e vetme do të jetë lufta kundër robëruesit jugosllav, në krye me klikën titiste dhe shovinizmin sllavomadh (serb, malazez e maqedon) me qëllim të çlirimit social e nacional nga Jugosllavia dhe të bashkimit shoqëror e kombëtar me vendin amë, Shqipërinë Socialiste. Kjo është e drejtë legjitime e popullit shqiptar, i cili, megjithse derdhi pa kursim gjakun e vet të shtrenjtë për tokat e veta të shenjta, u bë pre e apetiteve pushtuese jugosllave dhe e politikës diskriminuese të fuqive të mëdha. Për viset tona derdhën gjakun gjyshërit dhe baballarët tanë, nga gjaku i të cilëve mbin pipat që sot arritën të formojnë FRONTIN E KUQ POPULLOR.

     Nga FRONTI I KUQ POPULLOR do të jetë i luftuar çdo individ, grup a organizatë, që provon të bëhet pengesë në realizimin e vullnetit të popullit shqiptar. Do të luftohet hegjemonizmi, shovinizmi, borgjezia e byrokracia e çdo lloji, pa marrë parasysh a gjenden në radhët e tyre serbi apo shqiptari. Do të luftohen të gjithë renegatët dhe tradhtarët shqiptarë, sahanlëpirësit e mashtruar nga klika titiste, që ushqehet tradhtisht me gjakun  dhe djersën e popullit të robëruar shqiptar. Do të luftohet  ”intelegjenca” që shiti idealet e veta, duke lidhur fatin e vet me pushtuesit apo me borgjezinë, dhe jo me popullin. Me një fjalë, lufta jonë do të ketë tiparet e një revolucioni të përgjithshëm socialist.

     FRONTI I KUQ POPULLOR, duke studiuar kushtet aktuale dhe duke shfrytëzuar edhe mendimin e çmueshëm të PPSH lidhur me gjendjen e përgjithshme në Jugosllavi, ka nxjerrë përfundimin e drejtë se në Jugosllavi dominon një atmosferë e volitshme (pasi gjendja e vështirë ekonomike dhe politika pa principe e shfrytëzimi klasor kanë bërë të pakënaqur të gjithë popujt e Jugosllavisë) për  shpërthimin e revolucionit. Të mbërthyer ndërmejt shfrytëzimit të egër të Perëndimit e Lindjes dhe politikës antipopullore të udhëheqjes titiste, e cila interesat e vendit i ka shitur fare lirë te imperializmi e socialimperializmi, popujt e Jugosllavisë ndodhen në prag të një revolucioni popullor. Duke përfituar nga kjo situatë, si dhe nga niveli i lartë i vetëdijes shoqërore e kombëtare të shqiptarëve që lëngojnë nën thundrën jugosllave, FRONTI I KUQ POPULLOR, duke u bërë pararojë e luftës për LIRINE E PAVARESINE e shqiptarëve dhe për bashkimin e tyre me vendin amë, do të luftojë pa kompromis për të vjelë frytet e revolucionit, të cilat janë në pjekjen përfundimtare.

     Klika e Beogradit po i gërmon me të madhe varrin vetvetes. Por, po ajo nuk do të bjerë do në të, në qoftë se nuk e shtynë forcat revolucionare. Këtë detyrë i ka caktuar vetes FRONTI I KUQ POPULLOR.

 

Cilat janë metodat e luftës që bën FRONTI I KUQ POPULLOR?

            

     Nën thundrën e klikës revizioniste të Beogradit, pos shqiptarëve, u merret fryma edhe popujve tjerë, të përfshirë brenda kufijve politik të Jugosllavisë, të cilët i shtrohen politikës në favor të borgjezisë titiste. Shfrytëzimi, byrokracia, korrupcioni dhe dominimi i kapitalit të huaj, i kanë shtrirë përdhe interesat e këtyre popujve dhe sidmomos të klasës punëtore e fshatarësisë. Në këtë kontekst, lufta do të ketë shumë pika të përbashkëta me luftën e ardhshme të punëtorëve dhe fshatarëve të të gjithë popujve që rrojnë në Jugosllavi. Solidariteti ynë në këtë drejtim nuk do të mungojë. Mirëpo nëqoftëse popujt e Jugosllavisë, kur të ketë shpërthyer revolucioni ynë në tokat shqiptare, i përgjigjen prap ndërsimit të klikës titiste dhe borgjezisë shoviniste të atyre popujve për të na i ndaluar ne shqiptarëve të drejtat ligjitime për çlirimin social e nacional, atëherë ne do të shtrëngohemi t’ua kthejmë grykat e armëve tona edhe këtyre popujve.

     Meqë interesat tona klasore e kombëtare përputhen me interesat klasore e kombëtare të popujve të Jugosllavisë, ne nuk dëshirojmë luftë me këta popuj, pos me klikën revizioniste të Beogradit. Prandaj në kohë ”paqeje”, FRONTI I KUQ POPULLOR ka për detyrë që me propagandë të shëndosh patriotike dhe marksiste-leniniste, t’i çjerrë maskën përgjithësisht klikës së egër të Beogradit dhe të thërras në luftë kundër saj edhe forcat përparimtare të popujve tjerë të Jugosllavisë. Mbi të gjitha, forca e propagandës i drejtohet popullit shqiptar, në mënyrë që ai të përgatitet në baza sa më të shëndosha e më të forta për revolucionin e ardhshëm.

     Kjo është etapa e parë, e përgatitjes së revolucionit tonë popullor. Nëpërmejt Organit të FRONTI I KUQ POPULLOR, gazetës ”BASHKIMI”, si dhe nëpërmjet literaturës marksiste-leniniste dhe literaturës tjetër revolucionare, që botohet me bollëk në RPS të Shqipërisë e që ne do ta shpërndajmë në mënyrë ilegale dhe ta popullarizojmë në radhët e popullit tonë (dhe të tjerëve, po që se ata shfaqin interesim), ne do ta shpiem përpara idenë e çlirimit social e nacional nga Jugosllavia dhe kështu do ta shtrojmë terrenin për revolucion. Popullit tonë do t’i bëhet me dije se lufta jonë është luftë e drejtë dhe se një luftë e tillë, kur të jenë bashkuar të gjitha forcat, nuk ka si të mos ngadhnjejë, pa marrë parasysh se me çfarë armiku kemi të bëjmë.

     Detyrë e jonë e parë, pra, është që në kushtet e tashme të luftës jo të drejtpërdrejtë, të mësojmë si të sheshojmë dhe t’i mbrojmë interesat e revolucionit të ardhshëm dhe ta mbledhim rreth vetes popullin tonë të shumëvuajtur, në mënyrë sa më të shpejtë dhe sa më të organizuar.

     Kjo punë nuk është aspak e lehtë. Ne kemi të bëjmë me një armik të majmur me gjakun dhe djersën e punëtorëve dhe të nxitur e të ndihmuar nga forcat e errëta imperialiste, kapitaliste, kolonialiste, neokolonialiste e revizioniste. Prandaj, në luftën tonë lypset mjeshtri e holl dhe guxim shqiptar. E FRONTI I KUQ POPULLOR konsideron se mjeshtria nuk do të mungojë, nëse lufta jonë bazohet në të drejtën e patjetërsueshme të shqiptarëve për të mbrojtur tërësinë e vet territoriale dhe kombëtare dhe në ndjekjen e rrugës përparimtare të klasës punëtore dhe të fshatarësisë, të vizatuar dhe zbatuar me konsekuencë të pashoqe nga PP e Shqipërisë. FRONTI I KUQ POPULLOR e di se nëpër këtë rrugë të pagabueshme mund të na udhëheq vetëm ideologjia e shëndosh marksiste-leniniste, prandaj shembulli i Partisë së Punës dhe i rezultateve të mëdha të ndërtimit socialist në Shqipëri, do të jenë për ne busulla e vetme.

     Ai që mohon nevojën e pjesëmarrjes së femrës shqiptare në revolucion, e kështu në radhët e dendura të FRONTIT TE KUQ POPULLOR ai nuk është me FRONTIN... Gatishmëria e femrës shqiptare që, bashk me forcat e përgjithshme revolucionare, të përforcojë radhët e luftës për liri, jo vetëm që konsiderohet e drejtë dhe detyrë e saj, por edhe do të çmohet lartë nga revolucioni. Kësaj detyre dhe këti obligimi, femra shqiptare ka ditur t’i dalë zot edhe në periudha të tjera shumë më të errëta historike, duke dhënë kontributin e vet të pazëvendsueshëm. Ajo paraqet gjysmën aktive të popullit tonë dhe revolucioni ynë nuk mund të merret me mend pa pjesëmarrjen e saj, për cilëndo etapë që të jetë fjala.

     Etapa e dytë, përfundimtare, e revolucionit tonë do të jetë lufta drejtpërdrejtë me armë; barrën kryesore të saj do ta ketë prap FRONTI..., si Organizata më masive që grumbullon në radhët e veta të gjitha strukturat shoqërore të popullit tonë, të udhëhequra nga forcat komuniste (Partia Komuniste, po të qe e formuar.). Pas bashkimit të tokave shqiptare dhe të popullit shqiptar me Shqipërinë edhe Organizata jonë do të shkrihet me FRONTIN DEMOKRATIK që sot vepron në RPS të Shqipërisë. FRONTI I KUQ POPULLOR thërret të gjithë shqiptarët e robëruar në luftë për LIRI e PAVARESI, për shpartallimin e armikut shekullor, borgjezisë dhe pasardhësve e idhëtarëve të saj, revizionistëve jugosllavë, në krye me klikën titiste.

 

S T A T U T I

 

     FRONTI I KUQ POPULLOR është organizatë masive revolucionare, që tubon të gjithë luftëtarët e lirisë dhe të pavarësisë së popullit shqiptar në luftë kundër robëruesit jugosllav dhe kundër çdo armiku tjetër që do të bëhet prag për realizimin e të drejtave të patjetërsueshme të shqiptarëve për të jetuar në LIRI e PAVARESI.

     FRONTI I KUQ POPULLOR tubon në radhët e veta të gjitha strukturat e tashme shoqërore në viset shqiptare të robëruara nga Jugosllavia titiste: punëtorët, fshatarët, komunistët, intelektualët revolucionarë, me një fjalë të gjithë popullin liridashës, që është i gatshëm për luftë çlirimtare kundër robërsë shekullore. Në gji të kësaj Organizate ushtrojnë veprimtarinë e tyre revolucionare të gjitha forcat e ndërgjegjshme, që s’e kursejnë as jetën kur këtë e kërkon liria kombëtare dhe klasore.

     Detyrat dhe të drejtat e çdo anëtari të FRONTI I KUQ POPULLOR përcaktohen në përputhmëri me aksionet që shkojnë në interes të Lirisë Kombëtare dhe Klasore të popullit shqiptar. Prandaj lidhur me ato detyra dhe të drejta, çdo anëtarë i FRONTI I KUQ POPULLOR duhet të ndihet krenar dhe t’i qojë ato në vend, edhe kur realizimi i tyre bëhet në kushte të vështira që kërkojnë të flijohet edhe jeta.

     Busullë e vetme për të gjithë anëtarët e FRONTI I KUQ POPULLOR do të jetë lufta analoge e FRONTIT NÇ, i krijuar nga PKSH në prag të Luftës së Dytë Botërore (prill 1942.) dhe historia e zhvillimit të PPSH, si pararojë. (FRONTI NÇ i udhëhequr nga PKSH, sot PPSH, luftuan për çlirimin e tokave shqiptare dhe për ndërtimin e Socializmit të vërtetë në atë pjesë të tokave që përfshinë brenda kufijtë e Shtetit Shqiptar të sotëm, të cilit Fuqitë e Mëdha ia shkëputën arbitrarisht më se gjysmën e tokave shqiptare.)

     Te revolucionari i FRONTI I KUQ POPULLOR nuk duhet të ketë asnjë pikë dyshimi lidhur me ndihmën që do të na japin vëllezërit tanë në Shqipërinë e lirë, posa ne të kemi krijuar kushte të shëndosha për shpërthimin e revolucionit. Ata kanë detyrë dhe nder ta bëjnë këtë punë. Historia e popullit shqiptar nuk i ka parë kurrë të shkëputura interesat e popullit në pikëpamje regjionale. Kështu do të bëhet edhe në të ardhmen.

     Militantët e FRONTIT TE KUQ POPULLOR janë militantë të ngritjes së vetëdijes shoqërore e kombëtare të popullit të robëruar shqiptar; militantë të aksionit dhe të luftës së armatosur për LIRI dhe PAVARESI, posa të piqen kushtet për shpërthimin e revolucionit të përgjithshëm popullor.

     Strategjia e punës dhe e luftës së FRONTIT TE KUQ POPULLOR do të jetë strategjia e PPSH, e cila e ka demaskuar dhe demaskon me ngulm revizionizmin dhe politikën e egër jugosllave të gjenocidit mbi shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Lufta e shokut Enver Hoxha kundër revizionizmit, strategjia e hollë dhe trimëria e pashembullt e Tij në mbrojtjen e interesave jetike të popullit dhe të Shtetit Shqiptar, do të jenë mësimet bazë për të gjithë anëtarët e FRONTIT TE KUQ POPULLOR dhe do të studiohen me kujdes në mënyrë kreative, duke iu përshtatur kushteve konkrete.

     Për FRONTIN E KUQ POPULLOR, do të thotë për gjithë popullin shqiptar të robëruar nga Jugosllavia, armiku kryesor është socialshovinizmi serb, malazez, maqedonas, i ndërsyer nga shovinizmi sllavomadh i Kremlinit. Poashtu edhe shovinizmi grek është armiku ynë, pasi ai ushtroj një politikë diskriminuese dhe të egër e barbare mbi vëllezërit tanë në Qamëri. Meqë ky shovinizëm duhet të jetë i huaj edhe për popujt sllavë, sidomos për ata të Ballkanit, që janë gjithashtu të shtypur nga krerët e Moskës dhe të Beogradit, ne i ftojmë edhe këta popuj t’i bashkohen luftës sonë kundër revizionizmit dhe shovinizmit të egër.

     Lufta jonë është e vështirë por e drejtë. Këtë e kanë kuptua edhe armiqët tanë, revizionistët e Beogradit. Ata e dinë se fitorja do të jetë në anën tonë, prandaj përditë e më shumë po na shtrëngojnë me dhunë e me tortura. Për militantin e FRONTIT TE KUQ POPULLOR duhet të bëhet shembull qëndrimi i patundshëm dhe vetmohues i revolucionarëve shqiptarë, me të cilët janë mbushur përplot burgjet anemban Jugosllavisë. Ideali i këtyre revolucionarëve: Liria shoqërore dhe kombëtare, është njëherazi ideali i çdo anëtari të FRONTIT TE KUQ POPULLOR.

     Pjesëmarrjen e vet aktive në FRONTIN E KUQ POPULLOR, militanti i kësaj Organizate duhet ta kuptoj si detyrë, të drejtë dhe nevojë për ngritjen e revolucionit. Revolucioni do t’i sjellë popullit LIRI dhe PAVARESI, do ta zhdukë shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, shfrytëzimin e një kombi nga një komb tjetër. Për këtë arsye, çdo anëtar i FRONTIT TE KUQ POPULLOR brenda mundësive të veta, duhet t’i begatoj njohurit e veta sa më shumë për revolucionet dhe për luftërat çlirimtare.

     Sjellja e çdo militanti do të jetë pasqyrë e FRONTIT TE KUQ POPULLOR, i cili është vepër kolektive e të gjithë militantëve të tij. Suksesi i FRONTIT TE KUQ POPULLOR, varet nga vetëdija, guximi dhe disiplina e militantit, dhe anasjelltas, suksesi i përgjithshëm i Frontit të KP e bënë më të vetëdishëm, më të guximshëm dhe më të disiplinuar militantin e FRONTIT TE KUQ POPULLOR!

     Meq FRONTI i KP është organizatë ilegale, që punon në kushte shumë të vështira dhe rrezikohet vazhdimisht nga zbulimi dhe kapja e anëtarëve të tij nga ana e policisë fashiste jugosllave, militantët e Organizatës sonë masive, duhet të kenë kujdes edhe si marrin frymë. (Natyrisht, me kohë duke u pjekur kushtet, FRONTI i KP do ta legalizoj dalngadal punën e propagandën e vet, në mënyrë që i tërë populli të mund të përgatitet sa më fuqishëm për luftën e ardhshme Nacional Çlirimtare të armatosur.

     Militanti duhet të ketë cilësi të caktuara.

   - Në cilin do mes shoqëror që të gjendet, ai duhet të bëhet shembull për të tjerët me sjelljen e vet; kështu ai do të bëjë për vete një numër sa më të madh të njerëzve.

    - Në çdo aksion ai duhet të hyj me bindje të fortë dhe me disiplinë të hekurt.

     - Urdhërat që merr nga baza, do t’i përfillë në tërësinë e tyre dhe pa vërejtje. Nuk do të bëjë asgjë në kokë të vetë dhe aksionin do ta kryej me përpikmërinë më të madhe.

     - Lidhur me paknaqësinë e vetë sa i përket ideologjisë, politikës, aksionit apo urdhërit të caktuar, ai do ta sqaroj FRONTIN E KUQ POPULLOR pasi ta ketë çuar në vend urdhërin dhe pasi ta ketë kryer aksionin.

     - Këshillat, sygjerimet, urdhërat, militanti i merr nga baza. Por, edhe baza është e obliguar t’i përfillë këshillat, vërejtjet, sygjerimet dhe rekomandimet që vinë nga anëtarët e Organizatës.

     - Militanti duhet të jetë kritik dhe autokritik. Kritika dhe autokritika duhet të jenë të shëndosha, joformale, dhe të sqarohen në varshmëri me gabimet, me natyrën dhe pasojat e gabimit të bërë. E drejta për kritikë ndjek rrugët lartë - poshtë (nga baza drejt lidhjeve më të largëta të militantëve.) dhe poshtë - lartë (nga anëtari i fundëm drejtë bazës.), natyrisht pas kryerjes së detyrës.

     Vendimet bazë dalin nga komunistët, pasi të jenë analizuar në mënyrë kritike dhe pasi të jetë konstatuar se sjellin kontribut të padyshimtë për revolucionin. Me formimin e Partisë Komuniste Shqiptare (në viset e robëruara) FRONTI I KUQ POPULLOR do t’i organizojë masat rreth sajë, pasi PK do të jetë prezentuesje më e denjë e klasës punëtore.

     Propaganda duhet  të kryhet në çdo vendd dhe në çdo rast e kohë; ajo duhet të jetë propagandë e shëndosh, që demanton dhe demaskon plotësisht realitetin revizionist jugosllav dhe sidomos politikën antishqiptare të Jugosllavisë.

     Çdo rivalizim ndërmjet anëtarëve, duhet të jetë i huaj për FRONTIN E KUQ POPULLOR. Rivalizimi e shtynë ”militantin” të punojë në kokë të vetë, gjë që ka për pasojë individualizmin dhe kështu humbjen e besimit te njëri – tjetri. Pasoja më e rënd e kësaj do të kish qenë krijimi i grupacioneve, që shpien në fraksion. Këto janë të dënuara nga FRONTI I KUQ POPULLOR.

     Militanti duhet të dijë t’i dallojë armiqtë e ngjyrave të ndryshme dhe t’u jap atyre përgjegjen e duhur, atë përgjegje që do t’u jepte vetë populli, sikur të kishte një gojë dhe sikur ta lejonin të fliste.

     Militanti duhet të jetë vigjilent; ta njoftoj organizatën për dyshimin më të vogël që ka hetuar në infiltrimin e armikut; të mësojë t’i dallojë sa më lehtë armiqët dhe agjentët e UDB-së.

     Çdo akt spiunazhi çmohet si tradhti ndaj popullit. Tradhtia e shokut dhe e çështjes është tradhti ndaj popullit dhe tërheq me vete dënimin e merituar.

     Sabotimi i punëve të FRONTIT TE KUQ POPULLOR tërheq dënim të rëndë.

     Renegatët shqiptarë, që janë lidhur pas qerres së revizionizmit jugosllav, konsiderohen tradhtarë dhe luftohen njësoj si vetë titistët.

     Borgjezia shqiptare; kuaziintelektualët dhe të gjithë ata që nuk përcaktohen për rrugën e revolucionit, qoftë edhe pa dashur i çojnë ujë në mulli armikut, konsiderohen armiq dhe do të marrin dënimin e merituar kur të bëhet gjyqi i popullit.

     Puna propagandistike dhe materialet e ndryshme që hyjnë në këtë punë, implikojnë shpenzime materiale, që duhet të përballohen nga të gjithë anëtarët e FRONTIT TE KUQ POPULLOR. Për këtë qëllim, çdo anëtar duhet të jap kontribute të rregullta, sipas mundësive. Shpenzimet implikohen edhe për ndihmën që duhet t’u jepet familjeve të të dënuarve në aksionet e FRONTIT TE KUQ POPULLOR, të cilët hyjnë drejtpërdrejt nën kujdesin e Organizatës sonë.

     Çdo keqpërdorim i kontributeve materiale të mbledhura nga anëtarët e FRONTIT TE KUQ POPULLOR dhe nga ndonjë tjetër aksion më i gjerë, dënohet rreptë.

   - TË RROJË POPULLI SHQIPTAR, I LIRË DHE I BASHKUAR!

   - TË RROJË SHOKU ENVER HOXHA, QË PO NA NDRIQON RRUGËN E VEPRIMIT!

(...)

 

- RROFTË FRONTI I KUQ POPULLOR!

 

Jo - atyre që janë trima

me ngreh gishtin e krimit

por - atyre që janë trima

me shtri dorën e pajtimit!

Adem Demaçi (romani: ”Gjarpit e gjakut”)

 

Luftë vëllavrasjes - Plagës së shëmtuar!

     Qëndresa heroike dhe veprimtaria revolucionare e Shokut Adem Demaçi, duhet të jetë shembull veprimi i qëndrimi për të gjithë militantët shqiptarë!

FRONTI I KUQ POPULLOR

*     *     *

    

     Nga fundi i dhjetorit 1922 në Junik u mbajt mbledhja e komandantëve më të njohur të çetave të Kosovës dhe të malësive, ku u vendos të pregatitej një sulm tjetër kundër forcave qeveritare në prefekturën e Kosovës (Kukësit) dhe, më vonë, të ngriheshin edhe krahinat tjera të Shqipërisë. Përpara nisjes për veprim, tek vendi i quajtur ”Verrat e Gjocës”, Hasan Prishtina u mbajti një fjalim të zjarrtë 1200 kryengritësve, ku ndër të tjera tha:

 

   ”- Vllazën! Kërkojnë prej nesh që atdheun ta trajtojmë si mall tregu. Jo kurrë! Si dje, sot, nesër e përherë atdheu ka qenë dhe ashtu gjaja më e shejtë për ne. Të gjithë ta dinë se na nuk jena tue luftue kundër Shqipnisë e shqiptarëve, por për një Shqipni të lirë e të bashkueme. Nuk kemi dalë maleve me shpëtua vetëm një shtëpi, katund apo fis, po të tanë Kosovën, e cila mbështjell në gjinin e vet krejt vllaznit, qytetet e katundet tona. Ideja dhe parulla jonë ka qenë dhe asht: çlirimi e bashkimi i tanë Kosovës me atdheun tonë të përbashkët Shqipninë. Dhe për ta realizue këtë duhet veprim e jo fjalë, bashkim e jo përçamje, trimni e jo frikë. Na kurrë s’kemi kujtue se lirinë ka me na e sjellë dikush së jashtmi. Jo, një mijë herë jo! Atë e kemi fitue dhe do ta fitojmë me gjakun tonë, sepse vetëm kështu ajo mund të jetë liri e vërtetë. Vetëm pushka jonë e jo dikush tjetër ka detyrua e do të detyroj armiqtë të lëshojnë nga duartë gërshanët, me të cilat duen të qethin copa të tjera nga trupi i atdheut tonë. E dijmë se anmiku është më i shumtë në numër, më i armatosur me armë dhe më i pasun me pare. Kështu ka qenë dje, kështu asht edhe sot. Por kjo as nuk na tremb, as nuk na përkul, përkundrazi kjo kërkon që na të jemi ma të fortë. Të peshojmë mundësit tona me guxim e mendje të kthjellët. Ne nuk e zvoglojmë rrezikun, në të kundërt ne u themi luftëtarëve se rreziku është i madh, prandaj bashkoni radhët, tregoni vendosmëni e guxim, flakni tutje burracakët, që mbjellin përçamje e frikë, përbuzni ata që çirren tue na këshillue të dorëzohemi sepse gjoja do të shuhemi.

     Vllazën! Asht e vërtetë se një gabim taktik gjatë luftës mund të sjellë që kjo apo ajo çetë të thyhet përkohësisht, por kjo s’ka aq rëndësi për fundin e luftës. Politika e dorëzimit, e pritjes apo e kundërshtimit të aksionit kurrë nuk të çonë në fitore. Kush ka frikë ka me vete humbjen, kush qëndron i patundun ka me vete fitoren. Liri pa gjak nuk ka.”

 

..

...

 

                   

Bazuar në librin „Atentatet“ të Ibrahim Kelmendit

 

 

“PROGRAMI I FRONTIT TË KUQ”

I IBRAHIM KELMENDIT

 

Nga Xhafer Durmishi

 

   I. Kelmendi: "Këto organizime i udhëhiqnin kryesisht njerëz që dikur i kishin shërbyer UDB-së, pasi ishin arratisur nga Republika e Shqipërisë në RSFJ-në, gjithashtu komuniste. Ata nuk i kishte penguar terrori komunist i serbomadhit Aleksandër Rankoviç mbi shqiptarët e pushtuar, meqë e kishin pasur atë si një lloj punëdhënësi." (Epoka e Re, 7 janar 2007)

 

     Ibrahim Kelmendi: "Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mosdija..." (Letër për Sadik Blakajn më 21 janar 1981. Marrë nga Faridin Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 407)

 

     Adem Gashi: "Nuk thashë kot në fillim ekskursion paranoid, sepse pranë mendimeve-perla të një filozofi të lashtësisë shfaqeshin broçkullat e ndonjë mistreci komunist..." (Dyndalla e mendimeve, Hotel Viktoria, 5 shkurt 2007)

     Prend Buzhala: "...parakalojnë revolucionarë, politikanë kafenesh,.. mashtrues e qelepirxhinj të ndryshëm, ...ambasadorë, diplomatë, komunistë e pseudo-ideologji të të gjitha tarafeve..." (Hotel Viktoria, 5 shkurt 2007)

     Salih Kabashi: "... Miku im, më një nuhatje fantastike, më pat thënë e më vonë edhe e pat shkruar në shtypin slloven, se lider i ardhshëm i Kosovës se re paskomuniste do të ishte Ibrahim Kelmendi." (Revista Republika nr.3, 2007)

     Mustafë Xhemaili: "Romani “SY” është një tronditje. Apo më mirë të thuhet një ritronditje. Sepse autori do të sjellë Shqipërinë nën diktaturën komuniste nga një këndvështrim i veçantë. ...Ai aq larg shkon në ëndërrimin e lirisë nën regjimin e diktaturës komuniste sa këmbëngulë vazhdimisht se duhej të gjendje një rrugëdalje, një shteg e të dilet në dritën e lirisë.” (Vlerësime për romanin "SY" të Ardian Kyçykut, 2004)

     Mehmet Hajrizi: "Berat Luzha ka vendosur lidhjet e Organizatës me Partinë Komuniste të Kosovës, që udhëhiqej nga Mustafë Xhemaili e Rrahim Sadiku, të dytë nga Komogllava, komuna e Ferizajt. Një tentim për kontakt kishte edhe me PKMLSHJ, por takimi ka dështuar ngase ata nuk kanë dal në takim." (Histori e një Organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f. 363)

 

Nga libri Atentatet i Ibrahim Kelmendit

 

     Daut Demaku: "Dimensioni politik i romanitAtentatet” është aq i thellë dhe aq domethënës sa iu mbetet studiuesve të  rinj që ta zbërthejnë në qetësi, sepse brumi është aq i vërtetë, aq konkret  dhe aq i bollshëm sa mjafton për gatime të të gjitha  veprave politike, juridike, kriminalistike, psikologjike..."

Klikoni mbi foto:

      I. Kelmendi: ”- Tani po e kuptoj egon tënde. Jusufi është detyruar të arratiset. Tani ai do të angazhohet, mendon ti, bashkë me ju, kundër pushtetit komunist jugosllav?

   - Dhe kundër pushtimit të Kosovës! - plotësoi Mirani.

   - Po, vetëkuptohet! - u përgjigj Renata, duke u ndjerë pakësa e bezdisur, përse po i rrinte kaq gati Mirani, kur ajo harronte të saktësonte, se atij i interesonte po aq çlirimi i Kosovës sa edhe luftimi i diktaturës komuniste jugosllave.” (Atentatet, f.11)

      I. Kelmendi: "Shumicën e nëpunësve shqiptarë në Kosovë e gjetiu në Jugosllavi i njoh si atdhetarë, sado që janë të indoktrinuar nga ideologjia komuniste jugosllave, e njohur sititizëm”. (Atentatet,  f.28)

     I. Kelmendi: "Kështu na është sajuar një shtresë e priviligjuar, një Lidhje Komuniste e organizuar mirë, që ka bërë monopol vetëqeverisjen, ose   vetadministrimin, siç i thonë në fjalorin ideologjik ala titist, por, në fakt, Lidhja e Komunistëve ushtron pushtet monist." (Atentatet, f.28)

     I. Kelmendi: "Mirani kishte marrë fjalën në debatin me Ministrin. Ndër të tjera ai kishte thënë: Më mirë e kishim ne studentët nën ditaturën komuniste në Jugosllavi... Ky, Zotëri Ministër, ndoshta duhet të jetë njëri nga dallimet midis të demokracisë tuaj këtu dhe diktaturës komuniste atje!” (Atentatet, f.72)

     I. Kelmendi: "- Të atyre dy komunistëve sllavë nuk i dua, të Shokut Enver po." (Atentatet,  f. 149)

     I. Kelmendi:".- Atëherë po të sqaroj, unë nuk i dua komunistët, për të mos thënë jam kundërkomunist," (Atentatet, f. 150)

     I. Kelmendi: "- I thua vetes komunist dhe betohesh në zot!? – e ndërpreu Mirani." (Atentatet, f.165)

     I. Kelmendi: "Para sa kohe ishte për një blic-vizitë tek unë në Bochum një ilegal, siç po u thuhet, një thatim që me tangarllëk më kritikoi se nuk qenkam komunist, se Fronti nuk ka organizim të rrebtë revolucionar, nuk është konspirativ e të tjera." (Atentatet, f.201)

     I. Kelmendi: "Nuk më tregoi se cili ishte, sado thoshte se më njihte, mi njihte vëllezërit e shokët në Kosovë. Në fund më tha: “Po të vrojtojmë për të ndikuar që të bëhesh komunist i disiplinuar. Pastaj do të të pranojmë në radhët e organizimit tonë”.

Pandeha se mos ishte i OMLK-së." (Atentatet, f.201)

      I. Kelmendi: - Kështu flasin komunistët,-ndërhyri Renata, e pakënaqur me shpjegimet e tij.  (Atentatet, f. 221)

     I. Kelmendi: "- Luftë klasash do të bëjmë ne tani? - pyeti Renata me të qeshur.-  Ta thashë, kështu flasin komunistët." (Atentatet, f. 222)

     I. Kelmendi: Sa për gjuhën e komunistëve, sikur kemi biseduar dhe jemi dakorduar se nuk jam i tillë." (Atentatet, f.222)

     I. Kelmendi: "Varfëria dhe papunësia në këto shtete janë të mëdha, sepse borgjezia e kuqe e drejtuesve komunistë dhe e pushtetarëve, po ashtu komunistë, nuk di të menaxhojë prodhimin." (Atentatet, f. 222)

     I. Kelmendi: "Shefat e kuq të firmave janë komunistë të dëgjueshëm, ndaj janë kaq të prapambetur." (Atentatet, f.223)

     I. Kelmendi: "- Qenkan të vërteta ato që kam dëgjuar për ty, se nuk je komunist i disiplinuar,- tha Kadriu, i pakënaqur me këtë shaka të Miranit." (Atentatet, f.239)

     I. Kelmendi: "- Më fal! Vërtet nuk jam komunist dhe aq më pak komunist i disiplinuar, siç kërkoni ju komunistët, sepse atë lloj disipline nuk e pëlqej dhe nuk mund t’i pëmbahem. Këtë përcaktim, siç e kam, e kam me qejf dhe prandaj me qejfi shoqëroj bisedat ndonjëherë me shaka. Them se edhe në front përballë armikut luftëtarët bëjnë ndonjë shaka, prandaj jeta nuk duhet të jetë kaq serioze sa e merrni ju marksistë-leninistët..." (Atentatet, f. 239)

     I. Kelmendi: "- Sa shumë ndryshoni! Ai kishte natyrë fodulle dhe gati sa nuk e pata përzënë nga banesa. Nga ai qenke informuar se unë nuk jam komunist dhe i disiplinuar. Miranit kishte merakun të dinte se cili ishte ai njeri që i kishte folur me kompetenca të mëdha, por me fodullëk edhe më të madh duke pozuar klasikun e marksizëm-leninizmit." (Atentatet,  f.241)

     I. Kelmendi: "- Po, kemi biseduar. Lëvizja dhe Fronti kishin përcaktime ideore e politike pluraliste, duke inkuadruar në radhë të tyre çdo emigrant shqiptar, pavarësisht bindjeve ideore, politike e fetare. Pas demonstratave të marsit e prillit të vitit të kaluar, ne pranuam tkurrjen e përcaktimit tonë politik në kërkesë për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë. OMLK-ja kishte përcaktim komunist. Jashtë Kosovës nuk besoj të ketë pasur anëtarë, pos Kadri Zekës, ndërsa sa u përket simpatizantëve, ai ka afruar edhe bashkatdhetarë që nuk kanë qenë komunistë." (Atentatet,  f. 330)

     I. Kelmendi: "Sigurisht as ai. Keqkuptimet e rastit dhe ndërprerjet e bashkëpunimit kanë qenë në natyrë të punës, pasi ne nuk kemi pasur mendësi moniste, që njëri-tjetrit vetëm t’ia miratonim mendimet, propozimet e veprimet, siç ndodh në organizimet homogjene, njëmendësore, që është karakteristikë e sekteve dhe e partive komuniste, të cilat ndrydhin pluralizmin e mendimit." (Atentatet, f.365-366)

     I. Kelmendi: "- I tillë është. Na arratisi nga Malësia e Tropojës në Kosovë sepse nuk i pëlqente regjimi komunist shqiptar. I manipuluar, mendonte se regjimi komunist serb ishte më i mirë." (Atentatet, f.406)

     I. Kelmendi: "Ai më arsyetohet se ka dalë për të luftuar komunistët e Enver Hoxhës." (Atentatet, f.406)

     I. Kelmendi: "Por, kur i kundërvihem se a nuk ishte komunist edhe krimineli Rankoviç, atëherë ministër i brendshëm i Jugosllavisë, ai hesht i zënë në faj, duke u arsyetuar se nuk dinte shumëçka në atë kohë." (Atentatet,   f. 406)

     I. Kelmendi: "Malësorja e Gostivarit, Hana, me shami të havalesë në kokë, gjatë vitit 1981, mblodhi ndihma simbolike në tubimet e gjermanëve, pasi u kishte folur atyre për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe për domosdoshmërinë e çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb dhe nga diktatura komuniste." (Atentatet, f. 410)

     I. Kelmendi: "- Komunistë janë edhe ..., Xhafari...". f.449

     I. Kelmendi: "- Por, Jusufi nuk ka qenë komunist." (Atentatet, f.449)

 

Ibrahim Kelmendi: "Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mosdija..." (Letër për Sadik Blakajn më 21 janar 1981. Marrë nga Faridin Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 407)

                                        

...

 

 

XHAFER DURMISHI:

PERSONAZHET E LIBRIT “ATENTATET”

 

 

 

( Pashtriku.org, 21. 10. 2010 )

 

 

powered by Beepworld