Në përkujtim të personalitetit të Hasan Ef. Nahi’t

Myderriz Hasan ef. Nahi- pishtar dhe përkrahës i arsimit kombëtar shqiptar

(Gjakovë, 12 mars 1905 - Prishtinë, 5 shkurt 1991)

_________________________________________________________________________________________________

     Myderriz Hasan ef. Nahi ishte pishtar i arsimit kombëtar shqiptar dhe mbeti një fanar historik në rrugëkryqet e jetës së kombit shqiptar të copëtuar nga të huajt dhe të dhunuar edhe nga “elita” jonë politikë shqipfolëse gjithandej në trojet shqiptare

_________________________________________________________________________________________________

( Shkruan: Prof. dr. Muhamet Pirraku )

Ai i cili i mëson të tjerët merret me detyrë të madhe,

të rëndësishme dhe me përgjegjësi ( El-Ghazali’u)

____________________________________________________________________________________________

Për ndriçimin e aktivitetit të Myderriz Hasan Nahit në fushë të edukimit dhe të arsimimit kombëtar, të veshur me petkun islam, i kam në duar shumë burime historiografike, të cilat e plotësojnë njëri-tjetrin: burimet arkivore, burimet publicistike, shënimet memoriale të vjela nga goja e tij, dhjetëra informata të vjela nga nxënës e bashkëpunëtorë të Myderriz Hasan Efendiut, shënimet e shkurtra autobiog­ra­fike të firmosura doravet, por edhe përvojën time si kolegë pune (mësimdhënës i retorikës, i historisë) në “Klasat” e Hasan Efendiut (dhe në të tjerat) të Medresesë “Alaudin” në vitet shko­llore 1966/1969, kujtesën time si për Mësuesin shpirtëror në vitet e rritës sime si edhe një pjesë të shkrimeve publicistike e artistike që i janë dedikuar veprës së Myderriz Hasan Efendi Nahit[1].

Janë të rrallë intelektualët e kohës së tij, të cilët kanë pasur një shkollim të rregullt në të gjitha shkallët e shkollimit deri në gradën “myderriz” (profesor i medresesë) i barabartë me titullin “dekan” të shkollave të larta teologjike të renesa­ncës evropiane. Mësimet parashkollore Hasani i mori në familje, mësimet fillore në gjuhën turke i kreu në Gjakovë, mësimet e mesme dhe të larta i kreu, pa shkëputje për 12 vjet, pikërisht më 20 shtator 1928, pranë “Medresesë së Madhe” të Gjakovës, të cilën e drejtonte i Et, myderrizi shumë i respektuar, Islam Efendi Jahjai (1865-1929)[2]. Në vijim, deri në fund të vitit shkollore 1929/1930, Hasan ef. Nahi e ligjëroi lëndën e “Sintaksës së gjuhës arabe” në “Medresenë e Madhe[3].

Realisht, si nxënës e si student i dalluar, Hasan Islam Jahjai mësimdhë­ni­en nisi ta ushtronte sapo doli në klasat e larta të Medresesë, kur iu besua mbajtja e mësimit në klasat e ulëta si dhe detyra të asistentit, sidomos për gjuhën turke e arabe, por edhe në rolin e edukatorit në konviktin e Medresesë[4]. Nga këto aktivitete hoxha i autoritet­shëm, Hasan Efendiu, pati disa përfitime madhore për të ardhmen: I thelloi mësimet nga gjuha arabe si lehtësim për vazhdimin e shkollimit universitar, mori përvojën e duhur duke i zhvilluar aftësitë retorike të domosdoshme për predikuesit fetarë, e përsosi meto­dën e mësimdhënies që do t’ia sigurojë famën në përmasa gjithislame nën robërinë Jugosllave, e mbi të gjitha ia rriti guximin mbështetur në mësimet kuranore, se akëcili individ dhe popull në rrugë të Zotit e ka në duar të tij ndryshimin e gjendjes dhe të ardhmen[5].

 I mbrujtur me këtë besim, e i etur për dije, Hasan ef. Islam Jahjai, në shtator të vitit 1930, mori mbi vete rrezikun për t’u nisur këmbë e me vapor, në një udhëtim të mundimshëm - për në Universitetin më me renome të botës islame - Al-Az-har të Kajros, saktësisht në fakultetin Kismi ‘Ali (Shkolla superiore)[6]. Hasan Islam Jahjai studioi Teologjinë dhe Gjuhën arabe për tri vjet e gjashtë muaj, pa asnjë shkëputje dhe në studime u dallua midis gjeneratës[7].

I laureuar me gradën shke­­n­­­core “myderriz”, më 12 prill 1934, mund të punësohej dhe të vendosej në Egjipt, ose gjetkë në Botën Islame, por do t’i qëndronte besnik “...nijetit se do të shkollohem për t’i shërbyer popullit tim të robëruar dhe atdheut Shqypni të copëtuar me dhunë nga Serbia e mbështetur në Rusinë dhe në pesë fuqitë e mëdha evropiane: Francën, Anglinë, Gjermanin, Austro-Hungarinë dhe Italinë”[8].

Në intervistën e vitit 1990, në rrethana të ndera politike në Kosovë, vendos­mërinë për kthimin në atdhe Hasan Efendiu e pasqyroi shkurt dhe me vigjilencë politike: “Kisha vetëm një dëshi­rë: të vija në Kosovë dhe ta ushtroi profesionin tim në interes dhe dobi të popullit tim”[9].

Myderrizi që po shkelte në verën e 29, u kthye në vendlindje në qershor të vitit 1934, i stolisur me dituri si askush nga gjenerata e tij në tokat shqiptare nën robërinë jugosllave. Hasan Efendiu tashti ishte në moshën e djalërisë së pjekur, kishte shëndet të mirë, truplidhur e i pashëm. Këto të mira ia stolisnin guximi i mbështetur në dije dhe një ego pozitive të rrallë që i premtonin karrierë të mirë, ndonëse për punësim të rregullt, të përshtatshëm për rangun shkollor, afinitetin dhe aftësitë intelektuale do të presë rreth dhjetë muaj[10].

Do të punësohet më 5 maj të vitit 1935 si “Sejar vaiz”[11] i Bashkësisë Islame me seli në Shkup, fillimisht për një mandat dyvjeçar. Më 10 mars të vitit 1978, Hasan Efendiu, këtë detyrë ma interpretoi me sintagmën që i pasqyronte punët që i kryente në terren - “...si inspektor për aktivitetin kulturor islam në Banovinën e Vardarit”[12], kurse në shënimet Biografike të 25 shtatorit të 1989-s, detyrën e “sejar vaizit” e quajti “një lloj inspektori i të gjitha shërbi­meve fetare-islamike”[13].

Për ta kuptuar më mirë rolin e Myderriz Hasan Efendiut si pishtar dhe përkrahës i arsimit kombëtar shqiptar në rrethana të robërisë naciona­le, duhet të saktësojmë faktin historik se në kohën kur ky dijetar po e niste veprimtarinë kulturore e arsimore islame mbi tabanin historik kombëtar shqiptar rilindës, Komuniteti Islam në trojet shqip­tare nën robërinë jugosllave drejtohej nga persona­li­tete që kishin dhënë sprova heroizmi për tapinë shqiptare historike të viseve shqiptare[14] të dhurua­ra Serbisë më 1878 e 1913, dhe Mbretërisë Serbo’Kroato’Sllovene më 1918 nga Rusia në përkrahje të Evropës “krrute e mrrute” të Patër Gjergj Fishtës[15].

 Nga e majta lartë (rreshti i tretë), i treti në këmbë Adem Guta me xhamadan dhe terlemen e bardhë mbi kokë. Para tij: Myderriz Hasan Efendi Islami-Nahi. Në rreshtin e parë(ulur), me këmishë e pantollana të bardhë, Vehap Shita, sapo u regjistruan në Medresenë e Mdhe në Shkup.

Vërtet, myderrizi Hasan Efendiu, sikur të ishte dhuratë për detyrën e “Sejar vaizit” për shqip­ta­rët myslimanë shqipfolës, turkfolës e sllavofolës, të cilët, nën kërkesat legjitime për realizimin e lirive dhe të të drejtat fetare islame, luftonin për ruajtjen e shqiptarësisë së mbi dy të tretave të Shqipërisë Etnike nën terrorin serbo-sllav[16].

Gjatë studimeve në Kajro, Hasan Islam Jahjai kultivoi kontakte vëllazërore e bashkëpunimi arsimor e kulturor me shqiptarët (myslimanë e ortodoksë) që jetonin në Egjipt, të cilët me përkush­tim jetësor zhvillonin aktivitet rilindës kombëtar në funksion të kërkesave për ruajtjen e pasardhësve nga asimilimi në arabë. I etur për dituri e besnik hadithit se “Dija është ideal i myslimanit dhe ata duhet ta marrin nga cilido burim që të vijë!”, studenti Hasan Jahjai, i stolisur edhe me dashurinë për gjuhën shqipe dhe për kombin shqiptar në frymën e njënisë së trinisë Komb-Fe-Atdhe, një pjesë të kohës së studimeve do ta kalojë në Klubin e Shqiptarëve të Kajros. Aty siguronte libra e gazeta shqipe fetare e laike që dilnin në Shqipëri e gjetkë në botë, si dhe literaturë islame e gazeta në gjuhën turke e serbokroate, nga të cilat voli njohuri historiog­rafike e gjuhësore, që do ta shquajnë gjatë veprimtarisë kulturore e arsimore në detyrën e “Predikuesit shëtitës” në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera të xhematit të akëcilit mjedis gjuhësor[17].

Hasan ef. Islam Nahi, sipas rregullores së punës për “Sejar Vajzin”, ishte i obliguar së paku në çdo xhuma të predikonte në një xhami nga Tivari deri në Manastir, sipas aranzhimit paraprak në marrë­­ve­shje me udhëheqësin e bashkësisë islame të akëcilit vend e xhemat. Mirëpo, nevo­jat dhe kërkesat jetësore fetare e kombëtare të shqipta­rëve, Myderriz Hasan Efendi Islamin e shtrënguan të vepronte, e të predikonte edhe gjatë ditëve të tjera, veçanërisht gjatë festave fetare, dasmave, tubimeve për pleqni të ndryshme etj. Meqë dha dëshmi se po i përmbushte shkëlqye­shëm kërkesat e thirrjes së “Sejar Vajzit”, nga mesi i vitit 1937 Kryesia e Bashkësisë Islame e rizgjodhi në të njëjtën detyrë, ku do të qëndrojë deri në prill të vitit 1941, kur, falë armës hitleriane, u demolua Jugo­slla­via Versa­ja­se[18].

Myderrizi Hasan Efendiu, për aktivitetin e tij edukativ, arsimor fetar e kombëtar, pati mbështe­t­jen, pa përjashtim, të ulemasë së të gjitha viseve shqiptare, së këndejmi, sentenca e Isak Njutonit: “Nëse kam parë larg, kjo ngaqë kam qëndruar mbi supet e gjigantëve”, i fle bukur suksesit të Hasan Efendiut në detyrën e “Sejar Vaizit”. Midis qindra personaliteteve islame në mbarë viset shqiptare, me të cilët Hasan Efendija duhej të kontaktonte e të bashkëpu­nonte, nisur nga e thëna e popullit se “Nëse të do vendlindja, të përqafon bota!”, po i përmendim vetëm disa nga ulematë e Gjakovës me ndikim në popull e në pushtet, në të cilët Hasani mbështetej si në veten: Hasan ef. Dashi, Asim Murteza ef. Luzha (deputet i Drenicës nga viti 1938), Mustafa ef. Canhasi, Halil ef. Sylejmani, Sadik ef. Jusufi, Ismail ef. Abdyrrah­mani, Ymer ef. Mahmut Guta, Ismail ef. Muhaxhiri, Fahri ef. Iljazi (myderriz i Medresesë së Madhe). Këta, si edhe myderrizi Hasan Islami, e kishin mbështetjen politike dhe materiale të kryetarit fuqiplotë të komunës, Sylejman be Kryeziu, i cili njëkohësisht ishte edhe kryetar i Komesariatit Fetar Islam të Rrethit të Gjakovës dhe anëtar i Kryesisë së Drejtorisë së Vakëfeve, me seli në Shkup, që do të drejtohej edhe nga patrioti brilant, Iljaz Haxhì Xhemajl Agushi i Prishtinës[19].

 Si pedagog për të rritur e të moshuar të gjinive mashkullore e femërore, Hasan Efendiu është ndër dijetarët shqiptarë islamë të kohës, i cili me dije shkencore e guxim intelektual do të përba­llet me luftën kundër njëjtë­simit politik të përkatë­sisë fetare islame me përkatësinë etnike turke, përkatësisht kundër njëjtësimit të përkatë­sisë fetare islame të shqiptarëve me përkatësinë etnike e kombëtare turke[20]. Myderriz Hasan Efendiu më 29 gusht të vitit 1973, për kundërshtinë e konceptit “turk” të përshkruar më sipër, midis të tjerash, më kishte konstatuar: “Mbaj mend se kur erdha nga Kajroja, në verë 1934, në ramazanin e parë, shkova hoxhë i ramazanit në katundin e dajave tu[21]. Një natë po ligjëroja diçka dhe një burrë u përbe “në kofsha turk!” Reagova pak si ashpër se as Ti as unë nuk jemi turq por jemi shqiptarë të fesë islame”[22].

Ky koncept politik antishqiptar burimin e ka në propagandën e krishterë katolike nga periudha e humanizmit dhe renesancës, të cilin e përvetësoi nacionalizmi turk dhe shovinizmi albanofob serb, grek, malazias e bullgar nga fundi i shekullit XVIII fillimi i shek. XIX[23]. Midis dy luftëra­ve botërore, por edhe në Jugosllavinë Avnojiste deri nga mesi i viteve 60, konceptin e barazimit të përka­të­sisë fetare isla­me të shqiptarëve me përkatësinë etnike e kombë­tare turke e përligji pushteti jugos­llav me miratim të pushtetit turk të Ankarasë, në funksion të platformës juridike e politike për shpërnguljen e shqipta­rëve myslimanë në shkretë­tirat e Anadollit dhe për kolonizim serb të tokave shqiptare[24].

Meqë Hasan Efendiut puna edukative kryesi­sht vetëm me të moshuar nuk i jepte mundësi ta shuante etjen për mësimdhënie, për çka ishte përcaktuar qysh kur ishte nxënës në “Medresenë e Madhe” të vendlindjes, në vitin 1938, krahas detyrës së “Sejar Vaizit”, siç do të saktësojë, “Me kërkesën e qytetarëve të Ferizajt, mora mbi vete me dhënë mësim vullnetarisht (4 ditë në javë) në Medresenë e Ferizajt”[25]. Mësimet në këtë shkollë Myderrizi Hasan Efendiu do t’i ligjërojë në gjuhën shqipe në traditën historike të medreseve të Gjako­vës, e që do të bëhet shkas për ardhjen e shumë nxënësve nga Medreseja e “Hafëz Azizit”, dhe “Me­­d­­re­seja e Ataullah Eefendisë” të Shkupit, ku mësimet jepeshin në gjuhën turke[26].

Myderrizi Hasan Efendiu, edhe sipas detyrës zyrtare, i vizitonte medresetë dhe “Sibian mekte­bet”, në qytete dhe fshatra, hospitonte në orët e mësimit, i këshillonte mualimët t’i jepnin rëndësi interpretimit shqip të ajeteve kuranore dhe të haditheve, i nxiste t’i kushtonin rëndësi edukatës dhe mendimit islam shqip, përmes mësimit të ilahive e të lutjeve në gjuhen e popullit, ndihmonte përhapjen ilegale të librit shqip, rekrutonte nxënës që mbaronin shkollat fillore zyrtare në gjuhën ser­be të vazhdonin shkollimin e mesëm në gjimnaze e në medrese të larta e prej andej në fakultete të ndryshme, angazhohej për t’ua siguruar bursat, i vizitonte ata në vendet ku studionin, i inkurajonte për të ardhmen e tyre të dëshiruar në Atdheun e tyre të patjetërsueshëm. Puna me përku­shtim e ndershmëri me masat bëri që populli në të gjitha mjediset ta kuptonte, ta donte, t’i besonte, ta nderonte dhe ta respektonte me admirim[27].

Nga viti 1938, mualim në “Sibian Mektebin e Zotajve” (ish-Vojnofci) të Shtimes erdhi hoxha i posa diplomuar në “Medresenë e Mehmet Pashës“, patrioti dhe poeti i talentuar, Mulla Vejsel Xhela­lu­din Guta[28]. “Mejtepi i Mulla Veselit”, falë mbështe­tjes politike e materiale të kreut popullor përfaqë­sues pushtetar, Smajl Goranit, mori rolin e një filiale të Komitetit (ilegal) të Kosovës” që drejtohej nga Ferat bej Draga. Ky fakt bëri që Hasan efendiu që të afrohet me Mulla Vejselin dhe t’ia propagandojë aktivitetin arsimor shqip dhe “ilahitë shqipe”, duke i preferuar si për lekturë edukative e arsimore për nxënës mejtepesh e medresesh gjithandej në trevat që i mbulonte me detyrën e “Sejar Vaizit[29].

Më herët kemi saktësuar se personalitetet drejtuese të Bashkësisë Fetare Islame (BFI)[30], duke pasur timonier Ferat bej Dragën, mekanizmat drejtuese të BFI-së i futën në shërbim të mbijetesës kombëtare të shqiptarëve nën robërinë serbe-jugosllave[31]. Kjo shihet edhe nga denoncimi që ushtroi komunisti Zufer[32] Musiq, më 16 janar 1941, në “Komisariatin Shtetëror pranë Drejtorisë së Vakëfit” në Shkup, ku, midis tjerash, do të konstatojë[33]: “... Kurrë nuk kam kërkuar diçka të veçantë për vete. Gjithnjë kam dëshiruar ta zhvilloj luftën në marrëveshje, ashtu si më së miri do t’u shkonte interesave edhe të Bashkësisë sonë fetare dhe të shtetit tonë. Mu nga njerëzit tanë i kam pasur disa të pakëndshme[34], por i kam përbirë dhe nga Lufta kurrë nuk jam tërhequr[35]. Kur me Bashkësinë tonë fetare mbisunduan Bejlerët shqiptarë në krye me z. Ferat bej Dragën, unë nuk desha t’i dorëzohem politikës së tyre, por, si nëpunës i varur nga ta, kam zhvilluar luftë të pakompromis kundër punës së tyre jo të mirë. Për këtë, siç u është e njohur të gjithëve, kam qenë pa kurrfarë faji i larguar nga shërbimi (...). Kurse unë atë luftë nuk e kam udhëhequr nga ndonjë budalla­llëk ose për ndonjë inat, siç mendojnë disa, por për shkakun se kam shikim plotësisht të caktuar në udhëheqjen e Bashkësisë Fetare dhe shtetin dhe pse jam i vetëdijshëm se në një shtet nuk mund të jetë një shtet tjetër....”[36]

 Hasan Ef.Nahi

Në vijim komunisti guciaso-plavjan, Zufer Musiq, në emër të “parimeve demokratike”, realisht komuni­ste filosllave të tij, i bëri vërejtje edhe ministrit të Drejtësisë, dr. Llaza Markoviq, pse për festën e “Kurban Bajramit” i kishte “dekoruar” disa personalitete drejtuese të Bashkësisë Islame, ndjekës të politikës shqiptare të Ferat bej Dragës, midis të të cilëve edhe Asim Murteza efendi Luzhën, mbështetësin më të fuqishëm të Myderriz Hasan efendi Nahit[37].

Për t’i pasur më të qarta dimensionet e vendit ku shtrihej detyra e “Sejar Vaizit” Hasan Islami e vlen të saktësojmë se mbulonte terrenin e dyzetekatër komisaria­teve të Bashkësive Islame të rretheve, që administro­heshin nga “Kuvendi Fetar Islam i Shkupit”, realisht të gjitha viset shqiptare historike të Vilajetit të Shkodrës, të Kosovës e të Manastirit, tashti nën okupimin e Jugosllavisë Versajane, përfshirë këtu edhe dy komesa­riateve të bashkësive islame të Serbisë: të Beogradit dhe të Nishit[38].

Në territorin e këtyre komisariateve në fillim të vitit 1941 pati 650 persona që morën të ardhura mujore nga “Fondi Qendror” i “Drejtorisë së Vakëfit” me seli në Shkup. Midis këtyre shumica absolute ishin imamë të xhema­tëve, kishte ndonjë myderriz medresesh e mualimë të mejtepeve e të mësimbesimit fetar islam në shkollat fillore, pak nëpunës të zyrave të komisariateve, pak shërbëtorë dhe ndonjë shfrytëzues të pensioneve. Në këtë listë për të ardhurat mujore për vitin kalendarik 1941, ishte vetëm një “Sejar Vaiz”, pikërisht Hasan Islami nga Gjakova, i cili, bruto të ardhurat mujore i kishte 1 500 dinarë, kurse neto 1 350 dinarë[39]. Kjo ishte rroga më e lartë në shërbimet e Komunitetit Islam, e që ishte edhe dëshmi se detyra e “Sejar Vaizit” ishte punë me përgjegjësi, që u shtrohej shpenzimeve dhe rreziqeve së paku të katër udhëtimeve për katër ligjërata mujore të obliguara para xhematëve të ndryshëm[40].

Nga prilli i vitit 1941, kur pasoi shpartallimi i Jugosllavisë Versajane, u mbyll edhe “Medre­se­ja e Ferizajt”, ndaj Hasan efendi Islami u kthye në Gjakovë dhe e vazhdoi punën e “Sejar Vaizit” në “Tokat e liruara e të bashkuara me “Mbretnin e Shqipnis” nën kurorën perandorake të Italisë. Sipas të dhënave biografike të Hasan efendiut, në këtë detyrë qëndroi deri në muajin prill të vitit 1943, kur do të emërohet drejtor i “Medresesë së “Meh­met Pashës“ në Prizren. Rrethanat e reja historike bënë që Hasan efendiu të realizonte shumë nga kërkesat jetësore për futjen e mësimit të gjuhës shqipes si lëndë mësimi të obligueshme, kurse për arsimtarin e parë të gjuhës shqipe asan do ta sjellë profesorin e mirënjohur, Hasan Vokshi[41].

Në qershorin e vitit 1943, Myderrizi Hasan efendi Islami, krahas detyrës së drejtorit të “Medresesë së Mehmet Pashës”, do të ngarkohet edhe me detyrën e “Kryemyftiut të Prefekturës së Prizrenit”[42]. Në të njëjtën kohë për “Kryemyfti të Prishtinës” u emërua Myderrizi Rexhep Remziu[43]. Nga ky post Hasan Islami, ndonëse i kujdesshëm, e përkrahu shqiptarisht e fetarisht “Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës”. Kjo mund të dëshmohet nga një shkrim homazhi të gazetës “Lidhja e Prizrenit” për dëshmorin Idriz Ramadani, ku, midis tjerash, shkruante: “Të enjten më 3 gusht 1944 vdiq në spitalin e këtushëm ushtriak (Prizren), dëshmori Idriz Ramadani, varrue randë në Frontin e Gjilanit. Në shej nderimi, u myllë krejt tregu (...).Tue qenë se fjalimet e mbajtura janë improvizime në vend, jemi të shtrenguem të botojmë vetëm nji pjesë të tyne. Kryemiftiu i Prizrenit. Z. Hasan Islami, ndër të tjera tha: ‘Ai qi vdes për nji ideal të shejt, si për Atdhe, ashtu edhe për nder të familjes, shkon shehit!”[44].

Nuk do komentim të gjerë. Për Kryemyftiun Nahi, liria e Atdheut dhe familja që nuk do të nëpërkëmbej nga armiqtë shekullorë të kombit, ishte detyra e parë për secilin shqiptar[45]. Pas fitores partizane kominterniste nga mesi i nëntorit 1944, për rolin kujdestar të Hasan efendiut lidhur me ruajtjen e karakterit kombëtar shqiptar të Bashkë­si­së Islame të Kosovës në kohën sa ishte drejtor e myderriz i “Medresesë së Bajraklisë” (Mehmet Pashës) do të sjellim shkurtimi­sht dy fakte: Në “Kuve­n­din Themelues të Bashkësisë Islame të Kosmetit”, të mbajtur në “Sallën e Filmit” (mbi kishën ortodokse të Prizrenit, morën pjesë rreth 50 hoxhallarë nga mbarë Kosova. Këtu ndër kryesorët ishte edhe kryemyftiu i Qarkut të Prizrenit, njëherë edhe drejtor i “Medre­sesë së Mehmet Pashës”, Hasan efendi Nahi. Pushtetin e Kosmetit në këtë kuvend e përfaqësuan: Ali Shukriu dhe Xhavit Nimani, personalitete të larta politike e pushtetarë. Kuvendi i zhvilloi punimet për dy ditë. Në ditën e parë udhëhoqi Ali Shkukriu dhe ia imponoi Kuvendit vendimin që administrata e “Vakëfit të Kosmetit” të mbahej në gjuhën serbokroate[46].

Në vazhdimin e Kuvendit, të nesërmen, dy përfaqësuesit e Pushtetit Provincial të Kosmetit[47], Aliu e Xhaviti e ndërruan mendimin dhe kërkuan që të korrigjohej procesverbali dhe të shënohet se administrata e “Vakëfit të Kosmetit” do të mbahet në gjuhën shqipe, kurse me Kryesinë e Bashkë­sisë Islame në Sarajevë do të komuniko­hej në gju­hën serbokroate[48]. Për një qëndrim të tillë të “Pushtetit Provincial të Kosmetit” pati rol të shënu­e­­shëm edhe kryemyftiu i Qendrës administrative të “Kosmetit”[49], e drejtori i “Medre­se­së së Mehmet Pashës”, Hasan efendi Nahi - Xhehnemi[50].

Në fillim të vitit 1946 në Prizren u formua Organizata “Nacional Demokratike Shqiptare”, e njohur si “Lidhja e Prizrenit Nr.1”, në të cilën u lidhën edhe disa nxënës të “Medresesë së Mehmet Pashës” (Bajraklisë) si dhe nëpunës të Bashkësisë Islame. Këtu të përmendim vetëm dy më emblema­tikët: Mulla Hamit Sllovija, nxënës dhe Hafëz Jakup Muçozi, sekretar i Vakëfit në Prizren. Mbledhja kur këta e dhanë betimin u mbajt në Ndërtesën e “Lidhjes së Prizrenit”, pra në afërsi të Medresesë. Teksti i betimit ishte: “Betohemi në Flamur, Kur’an dhe Armë se kam me luftue për bashkimin etnik shqiptar. Të gjitha detyrat që vijnë prej Organizatës me i krye koshient...![51]

Hasan efendiu kishte njohuri për aktivitetin e Organizatës së NDSH-së brenda Medresesë. Mulla Hamit Sllovija, më 15 Nëntor 1979, midis tjerash, saktësoi: “Më 1946/7, si nxënës në “Bajrakli”, udhë­heqës-mësues Hasan Nah Efendija, punuam për liri. Kishim organizatën qe punonte për NDSH”.[52]

Tashti t’i saktësojmë edhe këtë fakte historike: Në detyrën e Kryemyftiut për Qarkun e Prizrenit Hasan efendiu mbeti deri në vitin 1946, “kur u suprimua ky funksion”[53], kurse detyrën e drejtorit të “Medresesë së Mehmet Pashës” e vazhdoi deri në shkurt të vitit 1948, kur nga pushteti komunist jugosllav do të mbyllet[54], me motivim politik antishqi­p­­tar se kinse ekziston një Medrese e tillë në Sarajevë dhe se “nuk na duhet një shkollë e tillë në Kosovë”!?![55]

Myderrizi Hasan efendiu e përjetoi rëndë, përjetë­sisht, këtë akt barbar të pushtetit: “T’i vesh drynin një medreseje të tillë, do të thoshte stop diturive fetare në shqipe (...).Kjo ishte gjëja më e vështirë, ishte njësoj, sikur kur ta vjedhë dikush dritën”[56].

Tani Hasan ef. Nahi do të kthehet në vendlindje, në Gjakovë ku do të punojë imam xhamie për dhjetë vjet.[57] Gjatë kësaj kohe vazhdimisht ishte në përcjellje të UDB-së, i cilësuar si njëri ndër ulematë më të rrezikshëm e pengesë kundër planeve serbe e jugosllave për shpërngul­jen e shqiptarëve në Turqi[58]. Më 1956 guximi intelektu­al bëri që Hasan Nahi ta dëshmonte veten si pishtar dhe përkrahës historik i arsimit kombëtar shqiptar, kur, thënë me fjalët e profesor Rexhep Hoxhës, “...e çoi grushtin për mbrojtjen e Gjimnazit të Gjakovës”![59].

Realisht, pushtetarët komunalë të Gjakovës kishin ftuar intelektualë e qytetarë për t’ua kumtuar arsyetimin për mbylljen e Gjimnazit të vetëm në vise të Gjakovës. Ishte kohë ndër më të nderat që po i përjetonte shqiptaria e Kosovës. Në sallën që ishte përplot, shumë disku­tues kalkulonin që të mos “digjeshin” përfundi­mi­sht[60], kurse myde­rrizi më i shkolluar i Kosovës këso kohe, Hasan ef. Nahi, me guximin e mbështe­tur në dije e në Zotin, për të mbetur i përjetshëm për shqiptarinë, pushte­ta­rëve ua përplasi në fytyrë: “Ma mirë kallne Gjakovën se sa ta mbyllni gjimnazin!”[61]

Pas dhjetë vjetësh imam xhamie në Gjakovë dhe disa vjet “hoxhë i ramazanit” në fshatin Rastavicë të Deçanit e “pas disa kohësh ndër­hyr­jeje”[62], në shtator të vitit 1958, Hasan ef. Nahit iu mundësua të vinte mësimdhënës në “Medresenë e Ulët të Prishtinës”[63]. Në vitin shkollor 1962/63, pas shumë përpjekjeve edhe të Myderriz Hasan ef. Nahit, Medreseja e Ulët e Prishtinës u ngrit në ran­gun e shkollës së Mesme me emrin “Alauddin”, kurse Hasan Efendiu si i vetmi teolog islam me diplomë universitare[64], do të ngarkohet për dhë­nien e të gjitha lëndëve mësimore nga mësimbesimi islam, përpos lëndës mësimore të “Imamatit[65].

Në fillim të vitit shkollor 1966/1967 më erdhi në banesë drejtori i Medresesë ”Alauddin”, mulla Rushit Osmani dhe thotë: “Kemi nevojë për arsimtar të “retorikës” lëndë që jepet në vitin e katërt të medresesë. Pa këtë lëndë nxënësit tanë nuk i pranojnë në Fakultetin Teologjik Islam të Sarajevës e as në fakultetet e tjera të botës Islame![66]. Më informoi se në Sarajevë “Retorikën” e jep një prift katolik, se nga Sarajeva e kemi marrë programin mësimor me të gjitha udhëzimet e nevojshme.[67]

Fare nuk hezitova, sepse në ndërgjegje sikur ndjeva një thirrej të medresantëve: ”mos ngurroni, kemi nevojë për Ty!” Hoxhës, mysafir krejt i papri­tur, i thashë: Populli thotë: “Lypësi edhe nëse të vjen me at, mos ia le dorën e shtrirë pa ia lëshuar një metelik bile, e me kësmet të Zotit as unë nuk të përcjellë të dëshpëruar!”[68]

Të nesërmen shkova në Medrese, ku më priti drejtori, Rushiti së bashku me myderriz Hasan ef. “Xhehnemin”, emrin e të cilit e kisha të njohur nga fëmijëria, të cilin shumë herë e kisha përshëndetur me “Essela­mu alejkum!” në takime rasti, në rrugët e Prishtinës, por asnjëherë nuk i kishim puqur duart sy më sy. Më tha: “Ti koke ma i ri se shumë nxënës të mi, por po me intereson se a ke dëgjuar ndonjë herë për filozofin islam El Gazaliun, i cili e ka lënë një amanet për ata që duan të bëhen mësues: Ai i cili i mëson të tjerët merret me detyrë të madhe, të rëndësishme dhe me përgje­gjësi!” Hobi im ishte të shënoja mendimet e filozofëve dhe t’i mësoja për­me­ndësh, ndaj e nxora bllokun dhe e shënova thëni­en e më sipërme, e vetëm tani ia ktheva përgjigjen: ”E dëgjova e kuptova, më pëlqeu dhe do t’i qëndroj besnik për jetë...!”

Duket se e kisha “çarmatosur” myderrizin, i cili nuk lejonte që “gjithëkushi” të jepte mësim në klasën që ai e mësonte. Kjo u vërejt nga ndërhyrja e drejtorit, i cili iu drejtua: ”Efendi a të kam thënë...!?!” Myderrizi autoritar, pa një pa dy, më mori për dore, duke më thënë: “Evladëm loçkë, eja të të njoftoj me nxënësit!”

Ishte një “klasë” (dhomë) e vogël dhe e errët. Sa mbaj mend ishin nja 15 ose 16 nxënës, të gjithë e kishin mbaruar shkollën fillore laike dhe “Medresenë e Ulët”, ndaj midis tyre kishte edhe më të vjetër sesa unë. U prezantova dhe dëgjova edhe prezanti­min e nxënësve. Myde­rrizi më uroi punë të suksesshme dhe doli.

Sa po e hapa ditarin për të verifikuar emrat e arsimtarëve kolegë, për të parë se si i shënonin ata orët e mësimit veçanërisht ata të mësim besimit islam, që të mos bëja ndonjë “shmangie” nga rendi, pashë se të thuash të gjitha mësimet “fetare” po i jepte një mësimdhënës, pikërisht Hasan ef. Nahi. Duke u nisur nga vetja ime, i pajisur me dije e kompetencë vetëm nga dijet historiografike, kjo më shkaktoi habi, ndaj iu drejto­va nxënësve: “Ju paskeni fatin të keni krye­më­su­esin enciklopedik, ndaj prej meje do të mësoni vetëm atë që do t’u duhet, por edhe unë do të mësoj prej jush atë që do të mundem![69]

Meqë nuk kishte tekste mësimore për “retori­kë” dhe “histori”, mësimet ua diktoja ngadalë që të merrnin shënime. Në të njëjtën kohë do ta jepja “histori­në” dhe “kushtetutën” edhe në klasat e tjera të Medresesë, ku mësimet zhvilloheshin në përpu­thje me kërkesat e sistemit shkollor të kohës. Këta nxënës ishin kryesisht të një moshe, me filloren laike të përfunduar, kurse lëndët mësimore mbahe­shin nga teologë e laikë me profil arsimor adekuat [70].

Realisht, me “Klasën e Myderriz Nahit”, brenda pak ditëve krijova marrëdhënie kolegiale me një besim politik “patriotik enverist” që nuk mund ta zbatoja aq me besnikëri në mësimdhënie në klasat e shkollimit “modern” të Medresesë “Alauddin[71].

Myderriz Hasan Nahi më dukej më i veçantë se hoxhallarët e tjerë, mësimdhënës të medresesë. Ishte me moshë më i vjetri, i vetmi me fakultetin teologjik klasik, aristokrat në veshje, qëndrim fjalë­pakë, suprem në mendime, rrinte pak si “anash”, e nganjëherë nuk përmbahej ndaj “muhalifeve!”, por të gjithë, së paku publikisht, e duronin me respekt. Ndaj meje, kisha përshtypjen, se sillej si “Mësuesi ndaj nxënësit për qejfi”, edhe për faktin se për rreth tri vjet të punës arsimore të përbashkët në një shkollë, kurrë nuk tentova të krijoja “distancë” tjetër me, siç e thirrja Profesor Nahin [72].

Në mbarim të vitit shkollor 1966/67, ishte muaji qershor, nxënësit e “klasës së profesor Nahit” do t’u shtrohen provimeve të pjekurisë për “Diplomë” (ixhazetname). Më kujtohet se ishte një kërkesë ligjore se në “Komisionin për diplomë” duhej të ishte së paku një profesor me fakultet [73], ndaj më kujtohet saktësisht se anëtarë të përher­shëm në komision ishim Hasani dhe unë që e luaja rolin e një asistenti, kurse drejtori vinte sa për të na pyetur - “Qysh po shkojnë provimet!?” Myderriz Nahi në fund preferoi të fotografohej me “Klasën e tij”, duke me ftuar mua në mesin e tyre, e sa më kujtohet, u ftua vetëm edhe një edukator në konvikt[74].

Për t’i kuptuar më mirë konceptet shkencore të Hasan Efendisë të mjaftohemi me këtë rast me vetëm tri-katër fakte të përjetuara, duke qenë vetë njëri ndër “aktorët” në zhvillimet: Një ditë të vitit shkollor 1967/68[75], ishim në Sallën e Arsimta­rëve disa veta. Mulla Sherif Ahmeti, një erudit i pashoq, kishte guxim të nxiste “polemikë” me qëllim që t’i thellonte njohuritë shkencore, ndaj m’u drejtua si “në qortim”: “Ti, profesor, po u thua nxënë­sve se toka është e rrumbullakët dhe se toka sillet rreth diellit, hajde bindëm mua!?!”[76]

Profesor Nahi, sapo ma dëgjoi interpretimin, do t’i drejtohet mulla Sherifit pak si me mllef: “O... po kuptoje Fjalën e Allahut ku thotë...!” dhe i citoi arabisht me përkthim shqip (për mua) dy ajete nga Kurani, ku, thënë përmbledhur, në njërin flitej se çdo gjë që shihni fluturon si shpendët dhe tjetri se toka është e rrumbullakët dhe sillet!

Njëherë, pas një muhabeti me plot përmbajtje edukative, e pyeta: “Profesor ju nuk jeni me asgjë për cilësimin Hasan Xhehnemi”, por e meritoni të ju thërrasim “Hasan Xheneti!” Qeshi lehtazi dhe konsta­toi: “Vetes ia ngjita këtë cilësim, siç e quani ju, që të jetoj me frikën e përhershme ndaj Zotit për të siguruar xhenetin për botën e përhershme!”

Për të pasqyruar mendimin politik dhe gjyki­min fenomenal të Myderriz Nahit për rrjedhat politike kombëtare shqiptare në kohën e kthesave të mëdha nga fundi i mijëvjeçarit të dytë do të mjaftohemi vetëm me një mendim të tij me thellësi të oqeanit. Më 1987, pas shënimit të ’20-vjetorit të diplomimit të Gjeneratës së parë të Medresesë “Alauddin”, nxënësit na morën Myderrizin dhe mua për të bërë një fotografi të përbashkët si të para 20 vjetëve. Derisa po rreshtoheshim në hyrje të ndër­te­sës së Medresesë së sotme, i ngazëllyer nga fakti se shumë prej nxënësve tanë tashti ishin intelektualë të spikatur, e madje edhe profesorë universitarë, e pyeta: “Profesor, dikur ankoheshe për realitetin që e jetonim, e tashti ku jemi?!” Se ç’ma dha copë që nuk mund ta “përpija”: “Nëse këqyrim përpara jemi në fund të pusit, e nëse këqyrim nga mbrapa jemi në krye të pusit!”?!

 Derisa po fotografoheshim e analizova këtë sentencë më domethënëse për realitetin tonë historik dhe, sapo u krye fotografimi, i thashë: “Ju Profesor me latë në pus, kah do që të eci!?!”. Profit nuk i duhej kohë për të menduar, ngase përgjigjen e kishte “maje gjuhe”: “Dëgjoje urdhrin e Zotit, kur thotë: “Përpiqu ta ndërrosh gjendjen në të cilën je e Unë të ndihmoj, që do të thotë puno e sakrifiko nëse dëshiron të dalësh nga pusi...!”[77]

Hasan ef. Nahi ishte orator i spikatur. Për çështje islame e kombëtare ligjëronte me elegancë, argu­men­tueshëm e me frymëzim, por ishte i zorshëm për të marrë shënime nga ai[78]. Fakti se nxënësve u mësonte lutje dhe ilahi shqipe, më jepte kurajë të kërkoja nga myderriz Nahi informata për letërsinë shqipe të “bejtexhinjve”, të shkruar me alfabet arab, me të cilën isha i lidhur që nga periudha e studimeve. Ishte i pajisur me njohuri më të plota për veprën letrare e gjuhësore të Hafëz Ali Ulqinakut, por kishte njohuri edhe për “bejtexhinjtë” shkodranë e beratas[79]. Të dhëna iniciale kam shënuar nga Nahi për veprën letrare të Dervish Efendi Pejës, të Tahir Efendi Boshnjakut dhe të Sheh Sylës së Gjakovës, kurse për veprën e Tahir ef. Llukës në mënyrë bukur shteruese dhe shumë të vlefshme për shkencën. Këtu po e sjellë tekstualisht vetëm një përfundim të Myderriz Hasan ef. Xhehnemit”: “Dervishët më shumë shkruanin shqip, sepse nxënësit e tyre ishin të pashkolluar dhe nuk dinin gjuhë tjera, ishin në kontakt me njerëz të shtresave të ulëta[80].

Myderriz Nahi e kishte lexuar studimin tim “Veprimtaria letrare e arsimore e Vejsel Xhelaludin Gutës - Këndoi edhe kur e kishte të ndaluar”, i botuar në revistën “Fjala”, në vjeshtë të vitit 1979 dhe i kishte pëlqyer për shpirt[81]. Nga Reda­k­tori i Fjalës, shumë i madhi Ali Sutaj, që po vazh­do­n­te të më mbante për dore që nga fillimet e mia në fushë të dijes historiografike, mësova se Hasan Efendiu e kishte ftuar në telefon dhe e kishte përgëzuar për botimin e artikullit për veprën e Mulla Vejselit, por i kishte folur fjalë miradije edhe për mua “si pedagog me përkushtim!”. Kjo më dha zemër ta gjeja dhe ta dëgjoja nga goja e tij atë vlerësim.

Më 29 maj 1980, kah ora 19 e mora në telefon, e falënderova për “lavdin “ që ma kishte bërë dhe i thashë se “më ka marrë malli për të Ju përqafuar, o Profesor!” Nuk nguroi, preu sipas adetit: “Nesër shihemi në Medrese pas namazit të drekës!”[82]. Mulla Veselin, siç kemi konstatuar më herët, Hasani e njihte nga periudha kur ishte “Sejar Vaiz” e kishte bashkëpunuar me të nga koha kur myderriz në medresenë e Ferizajt, kurse Vejsli mualim në Mejtepin e Zotajve. Hasan Efendiu, sipas detyrës i kishte hospituar në orë të mësimit Mulla Vejselit dhe veçanërisht ia çmonte oratorinë dhe aktivitetin letrar.[83]

Të shtojmë edhe këto fakte që lidhen me rolin faktorizues të Hasan Efendiut në fushë të arsimit islam në gjuhën shqipe. Në vitin shkollor 1941/1942, Mulla Vejseli Guta e ngriti Mejtepin[84] në rang të Medresesë në gjuhën shqipe. Sipas kërkesave të shkollës, ligjëruesit i duhej titulli arsimor akade­mik, ndaj Mulla Vejseli, që kishte të mbaruar mejtepin dhe kishte qenë 12 vjet nxënës i myderrizëve: Nysret Efendiu dhe Abdullah Telaku në Medre­se­në e “Mehmet Pashës”, më 1943, po në atë medrese iu shtrua provimit shtetëror për titullin “myderriz”, pikërisht para Hasan Efendi Nahit [85].

Për aftësinë krijuese patriotike të Mulla Vejsel Gutës, dijetari Hasan Nahi, midis tjerash, do të përmbledhë: “Mund të themi lirisht se janë raste të rralla kur te një krijues aq mirë e harmonikisht ishin të ndërthurura bukuria e jashtme, virtytet, inteligje­nca, aftësia retorike dhe aftësi e shprehjes me shkrim sikur në qenien e Mulla Vejselit[86].

Pas këtij konstatimi kaq kritik shkencor e kaq përmbajtjesor, që më la “pa tekst”, krejt në afekt, iu drejtova: “Profesor po ju me tanë këtë dije det, e me një rezonim shkencor kaq të drejt, a keni provuar, ndonjëherë, të shkruani ilahi në gjuhën shqipe!?!”

Fare nuk hezitoi të konstatonte prerazi: “Jo kurrë nuk kam provuar!” dhe vazhdoi: “E para, jo se nuk ma ka dashur shpirti krijimtarinë letrare, por detyra ime si inspektor e si vaiz shëtitës ishte vazhdimi­sht në rrugë, gjithmonë në lëvizje, nuk më linte kohë për komoditetin jetësor që e do krijimtaria letrare. E dyta, shkrimi i shqipes ishte veprimtari e dënuesh­me nën pushtimin jugosllav, kurse unë isha nën vëzhgimin e vazhdueshëm të pushtetit dhe mund ta rrezikoja detyrën që ishte me shumë rëndësi për qenien tonë shqiptare në tokën tonë.[87]

Këtu sikur u mbush kupa të ndalem për të përfunduar me pak fjalë: Myderriz Hasan ef. Nahi ishte pishtar i arsimit kombëtar shqiptar dhe mbeti një fanar historik në rrugëkryqet e jetës së kombit shqiptar të copëtuar nga të huajt dhe të dhunuar edhe nga “elita” jonë politikë shqipfolëse gjithandej në trojet shqiptare.[88]

------------------------------------

[1][1] Pas kërkesave të mia, m’i ka siguruar, gazetari redaktor i “Diturisë Islame” z. Ramadan Shkodra, për çka e falënderoj përzemërsisht.

[2][2] E dhënë e saktë nga “Ixhazetnameja e lëshuar nga Islam ef. Nahi, të cilën ma ofroi orientalisti Prof. Dr Nehat Krasniqi.

[3][3] Gjerësisht, Myderriz, Hasan Efendi Nahi- “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 8 mars 1978; 30 maj 1980. Shih edhe: Prof. Hasan Islam Nahi. Biografia, Prishtinë , më 25 shtator 1989; Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahi), “Dituria Islame”, Nr. 18. Prishtinë, 1990. fq. 12-16; Mexhid Yvejsi, Tevfik Nahi (1917-2006, www.­koso­vari­media.com.

[4][4] Sipas Mulla Sinan Islam Mustafës (i lindur në Dugë, më 1900), i njohur në popull si “Mulla Sinan Duga”, në vitin 1924-1927, Hasan Nahi i ka dhënë mësim Rifat Berishës, i cili kaloi në Medresenë e Madhe të Gjakovës nga “Medreseja e Bajraklisë” ku ishin bashkënxënës të Nysret Efendisë e të Abdullah ef. Telakut (hafëz, myderriz). Rifati ishte nxënësi më i riu në klasë dhe i shkëlqyeshëm, ndaj kishte fituar të “drejtën” ta vinte “Shallën”. Si hoxhë, me “Shallë” erdhi në shtëpi, në Berishë, kurse xhaxhai i tij, “Tahir Berisha,i tha: çka ke ba bre magar po unë nuk të kam çue për hoxhë, hiqe shallën dhe ia hoqi. Tani Rifatin e çoi në Gjakovë te Fahri Efendija dhe Hasan Efendija (Nahi), Me 1927, Rifati kaloi në Shqipëri dhe e mbaroi Akademinë Ushtarake, u bë komunist idealist, e së fundi më 1949, e pagoi me kokë së bashku me shumë meshkuj, por edhe vetë kreu “popullor” Tahir Berisha e pagoi shtrenjtë!?!Informatë, Shtime, 19 mars 1977. (në odë të Hazir Tapallit i ardhur nga Kruja-ish- Kizhareka).                                          

[5][5] Gjerësisht, po aty. Shih edhe Resul Rexhepi, Vdiq Hasan Efendi Nahi myderriz i nderuar; Elez Osmani, Vdiq Hasan Efendi Nahi, ndarje për t’u kujtuar gjithmonë, “Dituria Islame”, nr 22, Prishtinë, 1991,14-15.

[6][6] Pati dëshirë të studionte në Universitetin “Fatih” të Stambollit, por, meqë aso kohe pushteti Ataturkut i kishte reformuar medresetë dhe universitet e Turqisë, duke iu përshtatur laicizmit evropian, Hasani me dy shokë nga fshatrat periferike të Gjakovës ia mësyu Egjiptit, ku sundonte dinastia shqiptare e Mehmet Alisë dhe ku edhe më tutje kultivohej mësimi islam universal i traditës osmane. Shih gjerësisht: Myderriz, Hasan Efendi Nahi- “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 8 mars 1978; 30 maj 1980; Prof. Hasan Islam Nahi. Biografia, Prishtinë , më 25 shtator 1989; Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahi), “Dituria Islame”, Nr. 18. Prishtinë, 1990. fq. 12-16.

[7][7] Sipas të dhënave në diplomën universitare, Hasan Islam Jahjai në “Al-Ah-Zar” vinte nga rrethina e Gjakovës (!?), që do të thotë se kishte prejardhje fshatare. Dihet se i përkiste fisit Krasniqe. Në shtëpi i la, nënën, një motër, një vëlla (më të rinj), gruan dhe një djalë (fëmijë). Në Egjipt shkeli më 9 tetor 1930 (pas 21 ditësh rrugëtimi), kurse do të diplomohet “...pasi i dha me sukses këto provime nga lëndët: Gjuhë, Usulli fikh, Tefsir, Hadith, Mustaldehal hadith, Tevhid, gramatikë, sintaksë, Semantikë, Retorikë, Logjikë”: Më gjerësisht, Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahi), “Dituria Islame”, Nr. 18. Prishtinë, 1990, 14; Myderriz, Hasan Efendi Nahi- “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 8 mars 1978; 30 maj 1980.

[8][8] Shih më gjerësisht, Myderriz, Hasan Efendi Nahi- “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 8 mars 1978; 30 maj 1980; Mexhid Yvejsi, Hasan Efendi Nahi (1905-1991), www.kosovarimedia.com.

[9][9] Shih, Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahi), “Dituria Islame”, Nr. 18. Prishtinë, 1990. fq. 12-16.

[10][10] Shih më gjerësisht, Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahi), “Dituria Islame”, Nr. 18. Prishtinë, 1990. fq. 12-16; Myderriz, Hasan Efendi Nahi- “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 8 mars 1978; 30 maj 1980.

[11][11] Sipas A. Śkslić: “sejar mualim” (ar)- arsimtar i përkohshëm sezonal, “sejjar mualim” (tur)- mësuesshëtitës, “sèjär vaiz” (arab)- “ predikues i cili shkon nga vendi në vend dhe mban predikime” prej nga në turqishte: “Sejjar vaiz” – “Predikues Shëtitës” (Turcizmi u srpskohrvatskom jetiku, Sarajevo, 1973, 555.

[12][12] Me këtë rast Hasan ef. Nahi për datë ë lindjes ma dha 10 marsin e vitit 1905, kurse në shënimet që i dha më vonë për datë të lindjes e saktësoi 12 marsin.

[13][13] Shih më gjerësisht; Myderriz Hasan Efendi Nahi- “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 8 mars 1978; 30 maj 1980; Prof. Hasan Islam Nahi. Biografia, Prishtinë, më 25 shtator 1989.

[14][14] Këto personalitete për korife e kishin Ferat bej Dragën (1880 – 1944), i cili instancat drejtuese të Komunitetit Islam me seli në Shkup arriti t’i kthente në mekanizma politikë ekzistencialë shqiptarë, realisht në organizma drejtues të Komitetit të fshehtë për mbrojtjes e substancës shqiptare të viseve të Shqipërisë Etnike nën robërinë serbo-jugosllave. Shih gjerësisht denoncimet e komunistit Zufer Musiq e të tjerëve: Drźaven Arhiv na Republika Makedonija, Skopje, Fondet: “Islamska Verska Zajednica 1920-1941; Vrhovno Stareśinstvo na Islamska Vrska Zajedica 1933-194; Ulema Meďlis- Skopje 1930-1941; Vakufska Direkcija - Skopje, 1931 1941; Vakufsko Mearifski Sovet- Skopje 1931-1941.

[15][15] Shih gjerësisht po aty; Dr. M. Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni - Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003; Për Kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë. 2000; Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006; Për kauzën e shtetësisë së Kosovës, Prishtinë, 2008; “Besniku i vetës dhe i tokës ku kishte lëë...!,”Zëri”, nr. 17-25, Prishtinë, 2008; Draga Ferhat bej, Fjalori Enciklopedik shqiptar, Tiranë, 2008.

[16][16] Nëse vetëm ua lëshojmë një sy të 30 emrave të personaliteteve që Bashkësia Islam me seli në Shkup ia rekomandoi, më 6 qershor 1933, Ministrit të Drejtësisë në Beograd, që nga ata të emëronte 15 veta për anëtarë të “Kryesisë së Drejtorisë së Vakëfeve” të tokave shqiptare me seli në Shkup, shihet se pjesa e kombit shqiptar nën robëri jugosllave pati përfaqësues të denjë, si kurrë më që ishin rezultat i shkollimit osman. Rëndësinë kombëtare të këtyre persona­liteteve vërteton fakti se të gjithë përjetuan dhunë e burgosje pas “Fitores së LANÇJ” –së nga mesi i nëntorit 1944, numri më i madh i të cilëve u vranë në ballë të luftës për ruajtjen e Njënisë së shtetit Shqipëri Etnike, ose u pushkatuan. Më 26 tetor 1934 ministri i Drejtësisë certifikoi emrat e personaliteteve që do ta drejtonin “Kryesinë e Drejtorisë së Vakëfeve” (e cila e financoi aktivitetin e Bashkë­sisë Islame me seli në Shkup, së këndejmi edhe “Sejar Vajzin” Hasan ef. Islamin): Dervish Ef. Omerbashiq (ish- deputet, gjykatës nga Tivari), Zeqo Idrizoviqi (ish-këshilltar, pronar nga Bijelo Polja, (ish-Akova), Shaban bej Rexhepagiq (kryetar i komunës në Plavë), Aqif (Blyta) Haxhimehmeti (tregtar dhe ish deputet nga Tregu i Ri), Rifat ef. Rushit (ish-gjykatës, deputet nga Mitrovica), Iljaz bej Hoxhi Xhemaili (ekonomat i Vakëfit në Prishtinë, rentier dhe nga 1938 deputet e kryetar i Vakëfit të Bashkësisë Islame me seli në Shkup), Sefedin bej Mahmutbegu (senator nga Peja), Nexhib bej Basha (universitar, gjykatës i Sheriatit në Pejë), Musa Shehzade (ish-deputet nga Prizreni), Dr. Xhafer bej Sylej­mani (universitar, mjek dhe senator nga Tetova), Kadri ef. Salihu (uni­ver­sitar, avokat nga Gostivari), Mehmet bej Rifati (këshilltar nga Ohri), Sylejman bej Kryeziu (kryetar i Komunës në Gjakovë), Shefik bej Aliu (ish-deputet nga Shtipi), Sahit ef. Idrizi (myderriz nga Shkupi, ish-deputet i Perandorisë Osmane 1908-1912). Shih gjerësisht: Drźaven Arhiv na Republika Makedonija, Skopje, Vakufska Direkcija - Skopje, 1931 1941; Vakufsko Mearifski Sovet- Skopje 1931-1941, 1.614.5.111/215-223, 297-300.

[17][17] Shih më gjerësisht: Myderriz Hasan Efendi Nahi- “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 8 mars 1978; 30 maj 1980; Prof. Hasan Islam Nahi. Biografia, Prishtinë, më 25 shtator 1989; Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahin), “Dituria Islame”, Nr. 18. Prishtinë, 1990. fq. 12-16; Mexhid Yvejsi, Hasan Efendi Nahi (1905-1991), www.­koso­vari­media.com.

[18][18] Po aty; shih gjerësisht: Drźaven Arhiv na Republika Make­donija, Skopje, Fondet: Vrhovno Stareśinstvo na Islamska Vrska Zajedica 1933-194; Ulema Meďlis- Skopje 1930-1941; Vakufska Direkcija - Skopje, 1931 1941; Vakufsko Mearifski Sovet- Skopje 1931-1941; Prof. dr. Hakif Bajrami, Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë, 1998.

[19][19] Drźaven Arhiv na Republika Makedonija, Skopje, “Islamska Verska Zajednica 1920-1941, fondet: 1.614.5.156/326-350; 1.614.5.111­/215-223, 216; Shih Dr. Muhamet Pirraku,Apostulli i Shqipërisë Etnike, në librin: “Për kauzën e UÇK-së”, Prishtinë, 2006, 230-231.

[20][20] Në intervistën e vetme me Elez Osmanin, Myderriz Hasan Xhehnemi, midis tjerash, konstatoi: “ Në fillim ballafaqohesha me çdo gjë. Po veçoj një rast. Njëherë, në Drenicë, ishim duke biseduar në një odë burrash. Në bisedë e sipër një xhemat tha: ‘në kofsha unë turk, kjo punë ka ba vaki kështu. Kur e dëgjova reagova me të shpejtë, duke i thënë: ‘as unë as ti- nuk jemi turq’. Ai i hidhëruar së tepërmi, tha: ’vallahi bre hoxhë veç ti po ma thua kështu, e po të duroj, po të ishte dikush tjetër e kisha vra në vend!’Unë me maturi e me të urtë, i shpjegova dhe ia sqarova se si qëndron çështja fetare dhe ajo kombëtare. Kur e kuptoi çështjen drejtë, ai më përqafoi dhe i shkuan lotët rrëke për faqe”. Shih më gjerësisht: Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahin), “Dituria Islame”, Nr. 18. Prishtinë, 1990, fq. 15.

[21][21] Fjala është për katundin Paterk që gjendet në Grykë të Llapushnikut. Hasani e dinte se unë isha nipash i Hysen Zeqir Thaçit, i vëllazërisë së Haxhiaviqe, i dalë në Valmir (ish-Vukofc). Ramazani i vitit 1934 ka filluar në ditën e shtunë, më 8 dhjetor. Këtë informatë ma siguroi, më 19 shkurt 2011, prof. dr. Nehat Krasniqi.

[22][22] Më tutje Hasan Efendi Nahi konstatoi: ”Desh u trenua dhe oda plot burra u çuditën se qysh po e dëshmoja gjithë atë “qyfyri”!?! Tani i hyra shpjegimit dhe konstatova se kjo është propagandë për të na shpërngulë nga Toka jonë në Turqi. I thashë: “A e din ndonjë fjalë turqisht” Tha “Jo!”. E pra qysh mundesh me ka turk, pa e ditur turqishten?! U kujtua dhe tha:”Bama hallall se nuk e kam ditur, e po të besoj se çka po thua. Prej këtij rasti edhe më shumë me ka dashur populli” (Hasan efendi Nahi-Xhehnemi, Prishtinë, 29 gusht 1973. E di saktësisht se kjo përballje ndodhi në Odën e Brahim Metës. Për të parën herë për këtë “vaki” dëgjova nga Hysen Zeqir Thaçi, (vëlla i nënës sime) dhe Haxhì Arif Vesel Thaçi (i vëllazërisë së “Haxhiaviqe”), pikërisht në odën e Hysen Zeqirit, e që më shërbeu si shtytje për ta vërtetuar, pas pak ditësh nga goja e Hasan efendiut. Saktësinë e këtyre të dhënave e vërtetova katërçipërisht edhe nga dhjetëra dajallarë të moshuar (pasardhës të personave të pranish­ëm në këtë “vaki”, pikërisht në “T’Pamen” për Bajram Hysen Thaçin (1937-7 shkurt 2011), prej 8-13 shkurt 2011, në Valmir të Drenasit.

[23][23] Shih gjerësisht: Dr. Muhamet Pirraku, Kultura kombë­tare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët (Simpozium Ndërkombëtar, Prishtinë,15.16.17 tetor 1992, Prishtinë, 1995).

[24][24] Gjerësisht: Dr. Hakif Bajrami, Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981; Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë, 1983; Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995; Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë, 1996.

[25][25] Citat nga dokumenti: Prof. Hasan Islam Nahi. Biografia, Prishtinë, më 25 shtator 1989, fq.2.

[26][26] Ligjërimi në shkollë në gjuhën shqipe, shkrimi i shqipes dhe libri shqip ishin të ndaluara me ligjet jugosllave, ndaj marrja me ato ishte veprimtari mund të kushtonte me jetë. Shih gjerësisht: Myderriz Hasan Efendi Nahi - “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 8 mars 1978; 30 maj 1980; Prof. Hasan Islam Nahi. Biografia, Prishtinë, më 25 shtator 1989; Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahi), “Dituria Islame”, Nr. 18. Prishtinë, 1990. fq. 12-16; Mexhid Yvejsi, Hasan Efendi Nahi (1905-1991), www.kosovarimedia.com; Dr. Muhamet Pirra­ku, Këndoi edhe kur e kishte të ndaluar, Fjala, nr. 20, Prishtinë, 1979; Këndoi edhe kur e kishte të ndaluar. Veprimtaria kulturo-arsimore dhe letrare e Vejsel Xhelaludin Gutës, Dituria Islame, nr. 24, prill 1991; Fryma patriotike në poezinë e Mulla Vejsel Gutës, Dituria Islame, nr. 133, 134/135, Prishtinë 2001; Fryma patriotike në poezinë e Mulla Vejsel Gutës, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 19, Prishtinë, 2001; Dr. Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë, 1995.

[27][27] Gjerësisht, Myderriz Hasan Efendi Nahi - “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 29 gusht 1973, 8 mars 1978; 30 maj 1980; Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahi), “Dituria Islame”, nr. 18. Prishtinë, 1990, 12-16; Prof. dr. Muhamet Pirraku, Adem Guta, Prishtinë, 2008, 32.

[28][28] Ishin moshatarë dhe të dy dhanë mësim sa ishin “talebe” në klasat e larta të medresesë, të dy ishin eruditë, të cilët lexonin shumë, në gjuhë të lindjes dhe shqipe, të dy ishin oratorë dhe të dy e flisnin gjuhën shqipe “letrare gege”, me elegancë. Hasani ishte pedagog islam, det në dituri, kurse Vejseli poet kombëtar islam, ndaj e adhuronin njëri-tjetrin (Gjerësisht Mulla Vejsel Guta (1905), Informatë, Hasanbeg, 21 prill 1979; Myderriz Hasan Efendi Nahi - “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë; 30 maj 1980; Dr. Muhamet Pirraku, Veprimtaria kulturo-arsimore dhe letrare e Vejsel Xhelaludin Gutës, Dituria Islame, nr. 24, prill 1991.

[29][29] Gjerësisht, Myderriz Hasan Efendi Nahi - “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë; 30 maj 1980; Dr. Muhamet Pirraku, Këndoi edhe kur e kishte të ndaluar, Fjala nr. 20, Prishtinë, 1979; Këndoi edhe kur e kishte të ndaluar. Veprimtaria kulturor-arsimore dhe letrare e Vejsel Xhelaludin Gutës, Dituria Islame, nr. 24, prill 1991; Fryma patriotike në poezinë e Mulla Vejsel Gutës, Seminari Ndërkom­bëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 19, Prishtinë, 2001.

[30][30] Serbisht: Islamska Verska Zajednica (I.V.Z.).

[31][31] Gjerësisht Prof. Dr. M. Pirraku, Për Kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000; Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006; Për kauzën e shtetësisë së Kosovës, Prishtinë, 2008; “Besniku i vetes dhe i tokës ku kishte lëë...!,”Zëri”, nr. 17-25, Prishtinë, 2008; Draga Ferhat bej, Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 2008.

[32][32] Erdhi nga Beogradi për “bibliotekist” të bibliotekës së “Ulema Mexhlisit”, në Shkup, më 1937, pikërisht kur Ferat bej Draga kishte filluar aktivitetet për përtëritjen e “Komitetit të Kosovës”. Zufer Musiq nga Gucia mbaroi fakultetin filozofik në Beograd. Ishte stipendist i Kuvendit të Komisariatit të Vakëfit në Shkup (Shih, “Glasnik Vjerske Zajednice”, br. 4-5, Beograd, april-maj 1935, 227. Në vitin 1937, Musiq e botoi librin: “Muslimani i danaśnjica”, ku i përmblodhi gjashtë shkrime të botuara në gazetën “Pravi put”, me frymë komuniste- kominterniste të theksuar.

[33][33] Zufer Musiq, shqiptar i “boshnjakizuar”, komandant i një Brigade partizane të Kosmetit më 1944, më gjakpirësi ndaj patriotëve shqiptarë, personalitete islame të kohës së tij, midis të tjerave, për vete, konstatoi: “I kao čoveka, i kao muslimana, i kao srbina to me vredja, jer ja radi svojih lićnih interesa ne mogu da trpim ono śto je śtetno za naśe opśte interese”!?! (edhe si njeri, edhe si mysliman, edhe si serb kjo më ofendon, sepse unë, për shkak të interesave të mia personale, nuk mund ta duroj atë që është e dëmshme për interesa tona të përgjithshme).

[34][34] Në tekst “gorçina”.

[35][35] Si bibliotekar në Kryesinë e Bashkësisë Islame (Ulema Mexhlis), disa herë u ballafaqua me Kryeimamin Mulla Idriz Hajrullahun - Gjilanin: Shih më gjerësisht: Drźaven Arhiv na Republika Makedonija, Skopje, Vakufska Direkcija - Skopje, 1931 1941; Signatura 1.614.5.111­/215-394-400.

[36][36] Tekstualisht: “....Kad su naśom vrskom zajednicom zagospodarili arnautski begovi na čelu sa g. Ferhatbeg Dragom, ja se nisam htio pokoriti njihovoj politici, već sam, kao njima potćinjeni sluźbenik, poveo beskompromisnu borbu protivu njihovog nevalalog rada. Radi toga, kao śto je svakome poznato, bio sam bez ikakve krivice izbačen iz sluźbe (...). A ja tu borbu nisam vodio radi neke budalaśtine ili nekog inata, kako su mnogi mislili, već radi toga śto imam potpuno odredjen pogled i na upravljnje i verskom zajednicom i drźavom i śto sam svestan da u jednoj drźavi ne moźe biti druga drźava...” Shih gjerësisht: Drźaven Arhiv na Republika Makedonija, Skopje, Vakufska Direkcija - Skopje, 1931 1941; Signatura 1.614.5.111­/215-394.

[37][37] Shih gjerësisht, po aty, fq. 394-400.

[38][38] Shih gjerësish, komisariatet dhe emrat e kryetarëve të tyre: Drźaven Arhiv na Republika Makedonija, Skopje, Vakufska Direkcija - Skopje, 1931 1941; Signatura 1.614.5.111/215-217.

[39][39] Rroga më e lartë e një imami të xhematit ishte 1.130 dinarë bruto, kurse 1.017 dinarë neto. Këto të ardhura i kanë marrë: Hasan ef. Dashi, Asim Murteza ef. Luzha, Mustafa ef. Canhasi, kurse Halil ef. Sylejmani, Sadik ef. Jusufi, Ismail ef. Abdyrrahmani, kanë marrë nga 940 dinarë neto, e Ymer Mahmut Guta, Ismail ef. Muhaxhiri, kanë marrë nga 840 dinarë, kurse Fahri ef. Iljazi (Myderriz i “Medresesë së Madhe”) ka marrë rrogë mujore 500 dinarë. Shih Drźaven Arhiv na Republika Makedonija, Skopje, Vakufska Direkcija - Skopje, 1931 1941; Signatura 1.614.5.156/232.

[40][40] Shih emër për emër të 650 personave, detyrën dhe vendin ku shërbenin: Drźaven Arhiv na Republika Makedonija, Skopje, Vakufska Direkcija - Skopje, 1931 1941; Signatura 1.614.5.156/226-350.

[41][41] Gjerësisht Myderriz, Hasan Efendi Nahi- “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 8 mars 1978; ;30 maj 1980; Prof. Hasan Islam Nahi. Biografia, Prishtinë, më 25 shtator 1989; Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahin), “Dituria Islame”, Nr. 18. Prishtinë, 1990. fq. 15.

[42][42] Hasan efendi Nahi në shënimet autobiografike thotë se ishte emërua “Kryemyfti për Rrafshin e Dukagjinit”. Duket se është një “lapsus”, pasi akëcila Prefekturë kishte Kryemyftiun që mbulonin edhe myftinitë e Nënprefekturave.

[43][43] Emrime myftijsh, “Tomori” nr. 211, Tiranë, 4 shtator 1943, 2.

[44][44] Shih më gjerësisht, Idriz Ramadani – dëshmor i Gjilanit, “Lidhja e Prizrenit” nr. 21, Prizren, 6 gusht 1944, fq. 4; Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë, 1995, 75-76.

[45][45] I tillë ishte gjatë tërë shekullit të jetës. Gjerësisht, Myderriz Hasan Efendi Nahi- “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 29 gusht 1973, 8 mars 1978, 30 maj 1980; Prof. Hasan Islam Nahi, Biografia, Prishtinë, më 25 shtator 1989; Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahin), “Dituria Islame”, nr. 18. Prishtinë, 1990; Elez Osmani, Vdiq Hasan Efendi Nahi, ndarje për t’u kujtuar gjithmonë, “Dituria Islame”, nr. 22, Prishtinë, 1991, 14-16; Zekeria Cana, Nuk ka fe pa atdhe, Dituria Islame”, nr. 22, Prishtinë, 1991,16; Rexhep Hoxha, I nderuari Hasan Efendi hoxhë dhe mësues i popullit, Dituria Islame”, nr. 22, Prishtinë, 1991, 16; Mexhid Yvejsi, Tevfik Nahi (1917-2006, www.­koso­vari­media.com.

[46][46] Sipas Mulla Hamit Bytyçit - Sllovisë (nxënës në Bajrakli, i cili ishte i pranishëm i ftuar për ta zëvendësonte një përfaqësuesi të Lypjanit, i cili mungoi), ky Kuvend u mbajt në fund të vitit 1945 ose në fillim të vitit 1946. Kundër këtij vendimi u ngrit Mulla Hamiti, duke kërkuar që administrata në Bashkësinë Islame të Kosovës të mbahej në gjuhën shqipe! Kjo kërkesë u prit me admirim nga hoxhallarët e pranishëm përpos përfaqësuesit të tarikateve, Sheh Hasanit të Prizrenit. Shih gjerësisht, Mulla Hamit Bytyçi-Sllovija (1919) Informatë, Prishtinë, 15 nëntor 1979, 15 nëntor 1993, 26 nëntor 1993.

[47][47] Kosova, asokohe, nga pushtuesi jugosllav quhej “Oblast Kosova i Metohija” (Kosmet).

[48][48] Mulla Hamiti më 15 nëntor 1979 më ka thënë se vetë Ali Shukriu e kërkoi Procesverbalin dhe diktoi të korrigjohej, kurse më 15 nëntor 1993, do të më thotë se Xhaviti e kërkoi dhe e ndryshoi “Vendimin...”. Mendoj se Tashti Mulla Hamiti nuk e tha të vërtetën, i ndikuar nga qëndrimet e Ali Shukriut ndaj ngjarjeve në Kosovë në fillim të viteve 90.

[49][49] Kryeqytet i Kosovës fillimisht ishte Prizreni, ku doli edhe gazeta “Rilindja”, Organ i Lidhjes Socialiste të Popullit Punues të Kosmetit.

[50][50] Hasan efendiu për këtë ngjarje, më 29 gusht 1973, midis të tjerave, më ka konstatuar: “Edhe mbas Luftës ende isha në Prizren, në Myftini dhe në “Medrese të Bajraklisë”. U thirr mbledhja për ta formuar Bashkësinë Islame të Kosovës. Ishte Ali Shukriu e Xhavit Nimani dhe na imponuan që administrata të mbahet serbisht. Pati reagime. Në mbrëmje shkova të Xhaviti e Aliu dhe u thashë”: “A për qita paskemi luftuar, a, që serbisht të flasim edhe në Bashkë­sinë Islame?! Marre për juve...!”dhe dola, le të dalë ku të dalë!?! Të nesërmen vazhdonte Mbledhja dhe Aliu e kërkoi “zapisnikin” dhe tha: shlyeje...!, e shkruaje se administrata mbahet shqip, por me Kryesinë e fesë në Sarajevë duhet të komunikohet serbokroatisht. Më ndihmoi e drejta. Tjetër herë vazhdojmë për çka të duhet ty!” Ora 13.30. Medrese.

[51][51] Ky është teksti i betimit të Mulla Hamitit me Hafëz Jakupin para kryetarit të Organizatës Xhemajli Shehut, asokohe këpucëtar, në burg i dyshuar për tradhti nga ish-bashkëveprimtarët në organizatë, pas burgut sheh. Gjerësisht Mulla Hamit Bytyçi- Sllovija (1919), Informatë,(12 faqe A-4), Prishtinë, 26 nëntor 1993.

[52][52] Gjerësisht Mulla Hamit Bytyçi- Sllovija (1919), Informatë, Prishtinë, 15 nëntor 1979. Për këtë aktivitet Mulla Hamiti më 1949 u dënua me 7 vjet burg të rënd, Hafëz Jakupi me 20 (i mbajti 15 vjet). Shih edhe Mulla Hamit Bytyçi- Sllovija (1919), Informatë, Prishtinë, 15 nëntor 1993.

[53][53] Shih Prof. Hasan Islam Nahi. Biografia, Prishtinë, më 25 shtator 1989, fq.2.

[54][54] Shih po aty.

[55][55] Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahin), “Dituria Islame”, nr. 18. Prishtinë, 1990, fq. 15.

[56][56] Shih po aty.

[57][57] Shih Prof. Hasan Islam Nahi. Biografia, Prishtinë, më 25 shtator 1989, fq.2.

[58][58] Shih gjerësisht, Prof. dr. Hakif Bajrami, Planet sekrete për likuidimin e shqiptarëve nga Kosova 1950-1956, “Dituria Islame”, nr. 86, Prishtinë, 1996, 26; Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995; Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë, 1996.

[59][59] Prof. Rexhep Hoxha, Diskutim, Sesioni shkencor Myderriz Hasan ef. Nahi, jeta dhe vepra (1905-1991), Prishtinë, 5 shkurt 2011.

[60][60] Gjerësisht diskutimet Prof. Rexhep Hoxha, Akademik Pajazit Nushi, Prof. Vehap Shita, Sesioni shkencor Myderriz Hasan ef. Nahi, jeta dhe vepra (1905-1991), Prishtinë, 5 shkurt 2011.

[61][61] Shih gjerësisht: Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahin), “Dituria Islame”, nr. 18. Prishtinë, 1990; Elez Osmani, Vdiq Hasan Efendi Nahi, ndarje për t’u kujtuar gjithmonë, “Dituria Islame”, nr. 22, Prishtinë, 1991, 14-16; Zekeria Cana, nuk ka fe pa atdhe, Dituria Islame”, nr. 22, Prishtinë, 1991, 16; Rexhep Hoxha, I nderuari Hasan Efendi hoxhë dhe mësues i popullit, Dituria Islame”, nr. 22, Prishtinë, 1991, 16; Mexhid Yvejsi, Tevfik Nahi (1917-2006, www.­koso­vari­media.com.

[62][62] Shih, Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahin), “Dituria Islame”, nr. 18. Prishtinë, 1990, fq. 15.

[63][63] U hap më 1951, pas kritikave të vendeve islame, për mbylljen e Medresesë së “Mehmet Pashës”.

[64][64] Shih më gjerësisht, Elez Osmani, Puna, suksesi dhe kuadrot e dhëna – ma zgjasin jetën (intervistë me Profesor Hasan efendi Nahin), “Dituria Islame”, nr. 18. Prishtinë, 1990.

[65][65] Këtë lëndë e jepte profesori i arabishtes, Selim Maloku, kurse lëndët shoqërore: gjuhë shqipe, gjuhë serbokroate dhe histori etj. mbaheshin nga arsi­m­tarë jo të rregullt, të cilët vinin nga shkollat laike. Prof. dr. Ismali Ahmeti, nxënës i gjeneratës së parë të Hasan ef. Nahit 1962 /1967, telefonatë, 20 shkurt 2011.

[66][66] Ky hoxhë e kishte shtëpinë, ose banonte afër shkollës fillore “Emin Duraku” të Prishtinës, ku e jepja historinë, kushtetutën dhe njohuri shoqërinë që nga fillimi i vitit shkollor 1965/66. Këtu mësonin edhe fëmijët e familjes së Mulla Rushitit, ndaj njiheshim për së afërmi, shpesh diskutonim për kulturën islame ndër shqiptarët dhe pajtoheshim për shumë çështje të mprehta.

[67][67] Bazat themelore të mësimit të retorikës i kisha nxënë gjatë studimeve pikërisht nga Prof. dr. Stjepan Antoljak, i cili ishte i shkolluar për prift kroat, ishte i rreshtuar në NDH, në vitet e Luftës së Dytë botërore dhe përfundoi si historian i dinjitetshëm.

[68][68] Në vijim ia tregova ditët dhe kohën se kur mund ta mbaja mësimin, kurse ai tani i shtoi kërkesat: “Nëse keni mundësi do të na ndihmoni nëse do ta mbani edhe mësimin e historisë, e të kushtetutës!” Ia thashë shkurt: “Për këto do të bisedojmë nesër në orën 13!”

[69][69] Myderriz Hasan ef. Nahi- “Xhehnemi” me këmbëngulje vazhdonte kultivimin e traditës së shkollimit teologjik islam të Periudhës Osmane, që kishte shumëçka të përbashkët me shkollimin fetar të krishterë nga periudha e humanizmit dhe e renesancës, e cila ka vazhduar edhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare të popujve evropianë. Ky koncept i shkollimit teologjik, realisht, ishte i periudhës së lulëzimit të dijeve islame nga shekujt IX-XI, i vazhduar nga bizantinët, prej nga e morën osmanët. Myderriz Hasan efendiu me një sedër të veçantë, e me qëndrim aristokrati, më dukej si “dekanët” e “semenishtave” të kishës nacionale kroate në përshkrim të profesor Antoljakut, prandaj edhe e nderoja dhe e çmoja si një vlerë që një ditë do t’i mungojë kombit tonë.

[70][70] Bëja krahasime midis “Klasës së Myderriz Nahit” dhe këtyre “moderne” dhe për habinë time me rezultonte se të parët i kisha më afër zemrës, më dukeshin më të afërm, më të edukuar dhe më kombëtarë, me të cilët edhe mund të lëshohesha në “aventura patriotike!” Ndoshta për këtë qëndrim ndikoi edhe mosha, sepse i konsideroja edhe si “gjeneratë” me halle e të kaluar të njëjtë.

[71][71] Në “Klasën e Myderriz Nahit” mësimin e mbaja në orët e fundit të mësimit ditor, ndaj orën e zgjatja deri sa kënaqeshim së mësuari. Në orët e “Retorikës”, jashtë programit nxënësve u sillja informata për mendimet filozofike e pedagogjike të rilindësve tanë, kurse në orët e “Historisë” mësimin e zhvilloja kryekreje jashtë “Planprogramit mësimor zyrtar”. Për mësi­min sipas planprogramit u flisja më së shumti dhjetë minuta dhe kaloja tema e probleme të historisë kombëtare dhe për rëndësinë e kulturës islame, për qenien historike të kombit shqiptar. Kishte raste kur me “Besë të Zotit!” e mbyllnim derën e klasës që të mos pengoheshim e të rrezikoheshim nga ndonjë i “paftuar!?!” Asnjë orë mësimi nuk më kalonte pa mësuar edhe unë diçka nga nxënësit e mi, sidomos i përforcoja njohuritë e mia nga mendimi filozofik islam e sidomos i kushtoja kujdes aftësimit në shkrim-leximi osman, të zënë në fakultet nga profesor Syreja Jusufi.  

[72][72] Këtu e tutje do të pasqyroj disa momente që reflektojnë mbi kompleksitetin e Hasan efendiut, e që, sa munda të kuptoja nga kumtesat e lexuara në Sesionin shkencor për Nahin, do të mbesnin të pandriçuara.

[73][73] Që ishte Nahi, kurse unë isha absolvent në histori.

[74][74] Para këtij komisioni profesional u diplomuan edhe disa hoxhallarë të cilët shumë vite kishin punuar si “imamë” të padiplomuar. Këtu po i zë ngoje vetëm dy veta, njërin që nga këtu e bëra mik (Mulla Sejdi Simnicën) dhe një Mulla Hetem Azemin nga viset e Lypjanit e njihja nga fillimi i vitet 50, kur disa vite ishte “Hoxhë Ramazani” në vendlindjen tim (Flamuras i Drenasit), kurse “teravitë” për “Mahallën e Kronit” faleshin në odën tonë (Të Shaçë Pirrakut. Sa ia dëgjova emrin, m’u kujtua dhe i pëshpërita myderrizit: Profesor, qita ma falë mua se ma ka mësuar “Shehadetin” e t’ia kthej borxhin! Profi ma plotësoi kërkesën dhe vetëm më përcillte. Hoxhën tim, fillimisht e djersita dhe kur e humbi shpresën, iu drejtova: “O mulla Hetem tashti pyetjen e fundit: ku keni qenë hoxhë ramazani në Drenicë, e cilin nxënës e angazhoje për ta thirrur “Ezanin!” kur ishte ftohtë, apo kur binte shi!?! Iu kujtua: “Ati je Met “naleti a!?!” E përqafova dhe ia urova “Ixhazetnamen”. Sa mirë i erdhi Hasan efendiut. Vetëm unë i gjalli mund ta dëshmoj, pasi ata të dy janë botën e amshuar.

[75][75] Nuk më kujtohet nëse Hasani e kishte marrë, këso kohe, “Klasën” e tij, sepse pas Gjeneratës së parë”, sa më kujtohet, u bë presion qe edhe Myderrizi të futej në “Sistem”!

[76][76] I fola për teorinë e Galileun e të Kopernikun dhe e përmbylla me fjalën e Galileut para se ta vinin në turrë të druve: “Megjithatë sillet!”, por fatkeqësisht, e thashë serbisht, ashtu qysh e kisha nxënë gjatë studimeve - “Ipak se kreče!”

[77][77] Largimi nga fjalët kuranore të cituara drejt nga Myderriz Nahi janë “shkarje e veshëve dhe memories sime. Por garantoj për saktësinë e mesazhit.

[78][78] Disa herë i kam kërkuar: “Profesor, mos lejo ta marrësh me vete në varr dijen e artë për historinë tonë, të ulemi dhe t’i qesim në letër ...!”I vjen rendi edhe kësaj ..!” ,e përsëriste dhe ngrihej. Megjithatë, së paku tri herë e detyrova të m’i “falte pesë minuta...!” , më 28 gusht 1973 (një faqe të bllokut nr, 5), 8 mars 1978 ( tri faqe) dhe më 30 maj 1980 (një faqe). Disa herë e kam pyetur vetën:”Çka e urtësoi Nahin që i dha Elez Osmanit, më 1990, intervistën shteruese dhe shumë të vyer?” Mendoj se e kam gjetur përgjigjen: Pas botimit të Kuranit shqip iu shtua presioni familjar, por edhe vullneti të linte pas vetes gjurmë biografike më shumë se sa në jetëshkrimin e tij të 25 shtatorit 1989.

[79][79] Nga bisedat spontane mësoja se për këta letrarë ishte informuar nga shtypi shqiptar i Tiranës së para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

[80][80] Myderriz Hasan Efendi Nahi- “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 8 mars 1978, blloku i shënimeve nr. 3.

[81][81] Nga gushti i vitit 1979 në fillim të marsit 1980 ishte për specializim në historinë e kulturës në Vjenë kurse nga 15 marsi - 15 prill 1980 qëndrova për hulumtime shkencore në Tiranë, për tezën e doktoratës: ”Kultura Kombëtare Shqiptare në periudhën e Rilindje”.

[82][82] Së bashku e falëm “Drekën”. Nuk i shkova në “safin e parë” me arsyetim se “unë jam vetëm një xhemat i thjeshtë!”. Nuk isha i sinqertë ndaj kërkesës së myderrizit, sepse shkaku pse kurrë nuk falem në “safin e parë” është një përvojë që dilte nga lutja e Mulla Rexhep Tryezës-Krasniqit: “Runa zot nga njerëzit e safit të parë!”, të shënuar në mars të vitit 1971.

[83][83] Shumë ilahi të Mulla Vejselit, për të parën herë, i dëgjova dhe i mësova nga nxënësit e Hasan Nahit në “Alauddin”.

[84][84] Ishte shkollë e sistemit me internat.

[85][85] Shih gjerësisht, Muhamet Pirraku, veprimtaria letrare e arsimore e Vejsel Xhelaludin Gutës -  Këndoi edhe kur e kishte të ndaluar, “Fjala”, nr. 20, Prishtinë, 1979, 8-9.

[86][86] Shih Dr. Muhamet Pirraku, “Këndoi edhe kur e kishte të ndaluar, Dituria Islame, nr. 24, Prishtinë, prill 1991, fq. 22.

[87][87] Myderriz Hasan Efendi Nahi - “Xhehnemi” (1905), Informatë, Prishtinë, 30 maj 1980.

[88][88] Shkurtimi i këtij shkrimi u prezantua gojarisht në Sesionin shkencor Myderriz Hasan ef. Nahi, jeta dhe vepra (1905-1991), Prishtinë, 5 shkurt 2011.

.

Në 100 vjetorin e të shejtit Mulla Idris Gjilanit

M U LL A  I D R I S  GJ I L A N I

 ( 4 qershor 1901- 26 nëntor 1949 )

HERO I KOMBIT SHQIPTAR

Prof. Dr.Muhamet Pirraku

     Populli thotë: “Dita e mirë shihet me natje, e burri i ardhshëm nga fëminia!” Mulla Idrisi, si fëmijë u dallua me shquarsi dhe iniciativë për aksione të pavarura. Shkollën fillore (Mejtepin) në Cërnicë e mbaroi në afatin më rekord të mundshëm, në moshë 10 vjeç, dhe u  regjistrua në “Ruzhdi”, për t’u aftësuar për nëpunës administrativ. Mirëpo, pas okupimit të Kosovës nga Serbia, me përkrahjen e “Fuqive të Mëdha” evropiane e të Rusisë, u mbyll “Ruzhdia” e Gjilanit, dhe nxënësi shembullor, Idris Hajrullah Kurteshi, kaloi në “Medresenë e Vjetër” të Gjilanit, e cila përgatiste kuadër arsimor e fetar. Në vitet e Luftës së Parë Botërore Anamorava dhe një pjesë e madhe e Kosovës u okupua nga Bullgaria, e cila do të dëshmohet edhe më albanofobe e më islamofobe edhe se Serbia, ndaj Idrisi detyrimisht e ndërpreu shkollimin e rregullt, por  nuk hoqi dorë nga mësimi. Odën atërore në Velekincë (sot Idrizaj) e ktheu në Mësonjëtore. Përpjekjen dhe sakrificën për dije Idris Hajrullahu do ta kurorëzoj në vitin 1924, si nxënës me korrespondencë, kur u  diplomua në “Dijet  teologjike”.

     Gjatë ngritjes intelektuale Mulla Idrisi iu bashkua radhëve të ilegales së Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, kurse legalisht do të shquhet si veprimtar i Organizatës Politike Kombëtare Shqiptare DemokratikeXhemijeti” (Bashkimi), kurse nga viti 1929, deri në prill të vitit 1941, Mulla Idris Gjilani u përkiste radhëve ballore të  ilegales më militante të “Komitetit të Kosovës”,  të madhorit të kombit, Ferat be Draga. 

     Me burime arkivore, publicistike dhe të kujtesës historike dëshmohet katërçipërisht se Mulla Idris Gjilanin e stolisnin shumë veçanti që e dallonin në gjeneratën e hoxhallarëve të kohës së tij: aftësitë intelektuale krijuese, guximin civil, humanizmi, krenaria shqiptare dhe zotësia për ta kryer me dinjitet detyrën  dhënë vetës. Ishte njeri i penës dhe i pushkës, i cili dijen dhe guximin për veprim e pati në proporcion të barabartë, ndaj me gjoks do t’i çajë pengesat në interes të ruajtjes së shqiptarësisë historike të Kosovës dhe të tokave të tjera të Shqipërisë Natyrore nën robërinë jugosllave, duke u bërë shkëmb para shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve  për në Turqi.

     Në hulumtimet e mia shkencore që nga vitit 1967, në Mulla Idris Gilanin gjeta ideologun, udhëheqësin e paepur, frymëzuesin, guximtarin, sakrifikuesin, personalitetin historik me përmasa legjendare që mund ta preferoja për Idol të rinisë shqiptare ademdemaçiane të kohës, e gatshme për sakrificë pa u vë çmim, për çlirimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar të copëtuar me dhunë politike, diplomatike e ushtarake ballkanike, evropiane e botërore.

     Mulla Idris Gjilani u dallua si imam e mësuesXhaminë e Pidiqit, në Karadak, nga viti 1927-1932 dhe si imam-ofiçar e mësues  në Hogosh të Moravës së Poshtme, deri në maj të vitit 1938. Me punë e sakrifica financiare midis popullit, për ta mbajtur në këmbë shqiptarinë, arriti famë në përmasat gjithëkombëtare, kurse nga maji 1938, në detyrën e “Bash-vaizit” (kryepredikuesit) të “Mexhlis Ulemasë” - Kuvendit fetar-arsimor të Bashkësisë Islame me seli Shkup, Mulla Idrisi bëri emër në përmasa të jetës islame në Jugosllavin Versajase e më gjerë.

     Gjatë Luftës së Dytë Botërore, si i Pari i besimtarëve të Fesë Islame, Myfti dhe Nënmyfti, në Nënprefekturën e Gjilanit, e si  imam ushtarak i Regjimentit të IV-të të Ushtrisë së “Mbretnisë Shqiptare”, në Prishtinë, iu  përkushtua përpjekjeve patriotike për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë, duke u bërë Legjendë e gjallë për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës Lindore, të cilën sot, mjerisht, politikanët e gazetarët mediokër e quajnë “Lugina e Preshevës”!?!

     Në Mulla Idris Gjilanin kemi bamirësin e kombit, i cili për ta forcuar besimin e bashkëqytetarëve se duhet të qëndrojnë aty ku kanë lindur, me rrogën e tij ndërtonte udhë, ura, kroje, Xhami, e mejtepe, për nevoja të popullit dhe në predikime theksonte:"Fjala dëgjohet dhe harrohet, kurse hajrati shihet, përdoret dhe nuk harrohet!" Mulla Idrisi nuk nguronte të theksonte: "S'ka fe pa atdhe!" dhe "Pa një atdhe të lirë feja nuk mbahet, nuk mund t'ushtrohet...!”

     Korniza e mendimit pedagogjik arsimor, kombëtar e fetar që i qëndroi besnik Mulla Idrisi, në të gjitha pozitat ku e vuri fati, u mbështet në sentencën: “Dashuria e atdheut është pjesë e besimit!”, ndaj në mësimet e Mulla Idrisit e kemi paluhatshëm këtë renditje të përbërësve të trinisë shenjt: Atdhe, Liri, Fe, kurse në hulumtimet e mia në Mulla Idrisin gjeta humanistin, shqiptarin ideal dhe mësuesin prijës fetar e kombëtar të masave  fshatare e qytetare shqiptare. Në vitet 1938‑1940, Mulla Idrisi ishte njëri ndër bashkëpunëtorët e revistës vjetore: "Glasnik Islamske vjerske zajednice" të Sarajevës, autor i disa punimeve të botuara në osmanishte e serbisht me cirilikë, kurse me medresantë e student shqiptarë, të cilët i pajiste ilegalisht me libra  e gazeta shqipe, mbante letërkëmbim konfidencial, me “besa –besën!” në gjuhën shqipe.

     Nga posti i Kryepredikuesit të “Kuvendit fetar-arsimor të Bashkësisë Islame”, Mulla Idrisi i vuri në jetë idetë e tij reformiste iluministe e rilindëse kombëtare, në sistemin arsimor Islam të lejuar me prapavijë jugosllave antishqiptare. Në mbledhjen e Ulema mexhlisit,  25 qershor 1938, Mulla idrisi theksoi: "Nxënësit tanë më nuk duhet të mësojnë vetëm për leximin e Kur'anit, por edhe për njohjen e mjeshtërisë së shkrimit. Nxënësit tanë duhet t'i nisim në rrugën për ta njohur Islamin dhe jo për ta prezantuar atë si diçka statike...!" Mësim, ky, edhe për sot e mot, të cilin nga fundi i viteve të ‘50-ta të shekullit XX, nisi ta vinte në jetë Mësuesi i Madh, Mulla Fethullah Gylen.

     Nga mesi i prillit të vitit 1941, Mulla Idrisi iu bashkua Iljaz Agushit dhe Haçif Tetovës në përpjekjet për bashkimin, me “Mbretnin Shqiptare”, të pjesës së Shqipërisë Etnike në Zonën okupuese fashizoide bullgare, Anamoravë, Kaçanik, Siriniqi, e  Iliridë,  dhe nga kjo kohë Mulla Idris Gjilani qëndroi në ballë të Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës Lindore, kurse më 15 nëntor 1944, i vuri themelet e “Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare” kundër ripushtimit jugosllav komunist, e nga mesi i marsit 1945, nga ilegaliteti i thellë, u konsiderua si vlerë morale iniciale e “Organizatës Nacionale Demokratike Shqiptare” me seli në Shkup.

     Se Mulla Idrisi ishte i denjë për udhëheqës shpirtëror e ushtarak kombëtar dëshmoi me Fjalën Përshëndetëse Manifestimin për Ditën e Flamurit, më 28 nëntor 1941, në Garnizonin e Prishtinës. Me dije brilante se trupin e kombit shqiptar e përbënin shqiptarët myslimanë, ortodoksë dhe katolikë, ushtarakëve dhe ushtarëve të rreshtuar nën Flamurin e Skënderbeut, midis të tjerash, u saktësoi: “Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut...!”

     Mulla Idrisi nuk njihte ideologji tjetër pos dashurisë për kombin, ndaj ndarjen e tokave shqiptare në “Zona të interesit” midis pushtuesve nazi-fashistë e quante  padrejtësi të re evropiane për kombin shqiptar, dhe predikonte hapur: "Më të parën që krijoi Zoti është arsyeja!" Së këndejmi: "...edhe bashkimi i Shqipërisë, sot e copëtuar prej gjermanëve, italianëve dhe bullgarëve, është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm!” e me një mendim gjenial, si një tribun me përvojë të madhe, komunistëve e antifashistëve prokomunistë u vinte në spikamë se:"...Shqiptari nuk mund të çlirohet pa u mbështetur në forcat ndërkombëtare demokratike, por kurrë nuk do të fitojë liri duke u mbështetur në fqinjët armiq tradicionalë të Shqipërisë Etnike, e aq më pak duke u mbështetur në komunisto‑çetnikët serbë...!"

     Mulla Idris Gjilani e dinte  se “Bllokun Antifashist”–SHBA-Angli-Rusi nuk do të ndryshonte asgjë nga fati i ndër të kombit shqiptar, aq më parë pasi vendimet në Kartën e Atlantikut” të 14 gushtit 1941, të Konferencës së Londrës (24 shtator 1942), të  Moskës (tetor 1943), të Teheranit (28 nëntor- 1 dhjetor 1943), dhe të Jalltës (11 Shkurt 1945) parashihnin “Kthimin” e kufijve shtetëror të para Luftës së Dytë Botërore dhe dënimin kolektiv të kombeve të copëtuara me traktate  të fuqive kolonialiste, të cilëve “Rendi i Ri Botëror Nazifashist” po u hapte shtigje drejt lirisë si e një e drejt natyrore. Nisur nga ky realitet politik e diplomatik “antifashist”, për kombin shqiptar ishte pozitë e prejudikuar: ”Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava!” Së këndejmi thirrja e  Mulla Idris Gjilanit drejtuar bashkëluftëtarëve: “Fitorja jone e vetme është qe sot, burrërisht, t’ua lëmë të bijve tanë për armë të fitores gjakun tonë, amanet për lirinë e Vatanit... !”, ishte trase krenarie  për lirinë që ka çmim të lartë.

     Fjalimet e Mulla Idrisit nga koha e emërimit Komandant i vullnetarëve në kufirin e Kosovës Lindore  nga fundi i korrikut 1943, deri më 29 dhjetor 1944, në takimin historik me Shefqet Peçin, komandanti më i lartë i Ushtrisë Partizane të Shqipërisë londineze që kishte arritur në Kosovë, janë pasqyrim besnik i aspiratave çlirimtare të dëshmorëve dhe të martirëve të komit shqiptar nga Epoka e Skënderbeut deri të Epoka e Adem Jasharit, me plot sentenca stoli të mendimit politik kombëtar shqiptar.

     Pas ndarjes nga shefqet Peçi me  gjëmë për kombin e mallkim për komunistët shqiptarë, Mulla Idris Gjilanit i “humbën” gjurmët, qenia e tij i kaloi misterit, për faktin se, siç thoshte ai: Popullit të mujtun i duhet një Mujë i pamundun, në Shpellë, që një ditë kur t'i duhet popullit, të dalë nga shpella për t'i prirë në Luftën e papërfunduar, për Liri...!"

     Mulla Idris Gjilani qëndroi në ilegalitet në shtëpinë e vëllezërve Sadiku  të Gjyrishecit të Dardanës, deri në mëngjesin e përgjakshëm të 22 nëntorit 1949, kur për jetën e komandantit të shumë fitoreve në frontin shqiptar kundër sulmeve pushtuese serbe e bullgare, u martirizua jataku besnik, bashkëluftëtari kreshnik, Salih Sadiku. Zbulimi dhe Kapja e Mulla Idrisit do të konsiderohet si fitore mbi të gjitha fitoret e  OZN-as e të UDB-ës  mbi rezistencën antijugosllave shqiptare të Kosovës.

     Në hetimet kundër Mulla Idrisit, udbashët përdorën metodat më kanibaliste antishqiptare serbe histerike. E torturuan psiqikisht e fizikisht, e  vorën me kokë tatëpjetë dhe nën kokë i kallën zjarr deri pas mesnatës së datës 25/26 nëntorit 1949, pastaj e dërguan në periferi të Gjilanit, në vendin “Gllamë”, e spërkatën me benzinë dhe e bënë Feniks të shqiptarësisë historike të Kosovës.

Shikuar edhe nga aspekti i mënyrës së martirizimit, në Mulla Idris Gjilanin kemi Shejtin e kombit shqiptar, siç e quajti Kapiteni Shefqet Bylykbashi qysh më 25 korrik 1967. Mulla Idris Gjilani e mbylli jetën në mënyrën që ia preferonte vdekjen vetës dhe bashkëluftëtarëve, ballë për ballë me armikun, i pamposhtur për lirinë me dinjitet  të kombit shqiptar!

     Auditor i nderuar të më lejoni të përmbyll: Sipas njohurive të mia të mbështetura në faktografi, Mulla Idris Gjilani është nxënësi besnik i veprës së Myderiz Ymer Prizrenit, Haxhì Mulla Zejnelabidin Byberit, Hasan be Prishtinës, Xhemajl be Sylejman Pashës, Ferat be Dragës, Iljaz Haxhiagushit, Stak Mark Mirditës, e Musa Sheh Zades. Endëshëistët, ndera e kombit, janë vazhduesit besnik të Mulla Idris Gjilanit.

U qoftë i Lehtë

Dheu i tokës Shqiptare,

për të cilën u flijuan!

Prishtinë, 4 qershor 2011

* )  Kjo kumtesë shkencore u lexua në Akademinë përkujtimore, në 100 vjetorin e lindjes së Mulla Idris Gjilanit.

MULLA IDRIS GJILANI I SHEJTI I KOMBIT SHQIPTAR

Mulla Idris Gjilani dhe Kapiteni Shefqet Bylykbashi

Mulla Idris Gjilani (në ballkon) me bashkëluftëtarët e tij

Mulla Idris Gjilani në mesin e bashkëpunëtorëve të tij

_____________________________________________________________________

 NGA AKADEMIA, KUSHTUAR MULLA IDRIS GJILANIT, PRISHTINË – 04. 06. 2011

( Përgatiti moderatori i www.pashtriku.org , 04. 06. 2011 )

Me rastin e 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

MYDERRIZ YMER PRIZRENI ORA, ZEMRA DHE SHPIRTI  I LIDHJES SHQIPTARE  1877-1887

Shkruan: Prof. dr. Muhamet PIRRAKU

Prishtinë, Qershor 2008

(Teksti shqip i i rezimesë anglisht të veprës: Myderris Ymer Prizreni  - Ora, Zemra dhe

Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2005, fq. 522)

Emri Myderris Haxhí Ymer Efendi Prizreni është sinonim për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, çfarë nuk e njohim ende të plotë. Me analizë kritike të burimeve arkivore dhe të shtypit të proviniencës ballkanike, evropiane, ruse e osmane vërtetohet se Ymer Prizreni është njëri ndër personalitetet qendrore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare - Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1877-1887.

Pse Ora, pse Zemra, pse Shpirti dhe pse vitet 1877-1887?

Ishte Ora e Lidhjes në kuptimin e mirëfilltë, sepse ishte forca morale dhe shpëtimtare e Lidhjes. Sukseset e Lidhjes korrespondonin me Orën, në kuptimin mitologjik, të Myderriz Ymer Prizrenit. Sa herë që Lidhja rrezikohej, nga brenda dhe nga jashtë, Myderriz Ymer Prizreni e shpëtonte, e nxirrte edhe më të fortë.

Ishte Zemra e Lidhjes, sepse Myderriz Ymer Prizreni i përfaqësonte ose i drejtonte, legalisht ose nga pozitat disidente, të gjitha mekanizmat drejtuese më kryesore të Lidhjes dhe i vinte në lëvizje ato sipas kërkesës së momentit historik. Ishte Zemra e Lidhjes ngase aty ku ndihej veprimtaria politike, diplomatike e luftarake e Lidhjes në dobi të mbrojtjes së tërësisë së Shqipërisë dhe të autonomisë politike e shtetërore të saj, ishte porosia dhe urdhri i Myderriz Ymer Prizrenit.

Ballina e librit të Prof.Pirrakut

Ishte Shpirti i Lidhjes për faktin se në themele të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte mësimi dhe aktiviteti politik dhe organizues i Myderriz Ymer Prizrenit për një dekadë të tërë. Dhe, sa herë që Lidhjes i ngushtohej gabzherri i frymëmarrjes nga dhuna politike e ushtarake osmane e ndërkombëtare, autoriteti madhor dhe aktiviteti politik prej urtakut guximtar të Myderriz Ymer Prizrenit i vinte si akt i riaktivizimit të frymëmarrjes për riaktivizimin dhe riorganizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, roje kujdestare për mbajtjen gjallë të frymës së saj.

Ndërkaq, vitet 1877-1887 shënojnë një dekadë të qenies së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nën udhëheqjen shpirtërore, politike e ushtarake të Myderriz Ymer Prizrenit.  Në themele të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të institucionalizuar si Lidhje Gjithëshqiptare,10 qershor 1878, në fakt është mbi një vit i aktivitetit politik, organizues dhe luftarak i Besëlidhjes së Kosovës themeluar nga fillimi i vitit 1877, nën udhëheqjen e Myderriz Ymer Prizrenit, me seli në Medresenë e Mehmet Pashës (Medreseja e Bajrakli Xhamisë). Ndërkaq, viti 1887 është pikërisht data e martirizimit të Myderriz Ymer Prizrenit, më 12 qershor, dhe shënon fundin e ekzistimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

U lind rreth vitit 1820, në gjirin e një familjeje fisnike me tradita intelektuale myderrizlerë (universitarë) në disa breza, pronarë të shumë çifliqeve në Zgatar, në Prizren dhe në rrethinë. Ishte i biri i myderriz Sylejman Ali Nuhit të Zgatarit të Opojës. Gjyshi i Ymerit, myderriz Ali Nuhi, kishte bërë emër në Opojë si themelues dhe imam i parë i   Xhamisë së Zgatarit, themeluar me berat të Sulltanit, më 29 Xhemazul ahir 1229 (më 10 maj 1814). Për të birin e Aliut, Sylejmanin, nuk dihet kur erdhi në Prizren. Sylejmani ishte imam në Bajrakli Xhami, pronar i shumë tokave, i dyqaneve dhe i mullinjve në Prizren e në rrethinë: Ponoshec, Grazhdanik etj. dhe bëri emër si myderriz pikërisht në Medresenë e Bajrakli Xhamisë.

Myderriz Sylejman Efendia, i quajtur edhe Zgatari, u dha shkolla të larta djemve: Aliut, Ymerit dhe Osmanit. Do të ketë fat të trashëgohet vetëm Aliu, kurse në historinë kombëtare do të hyjë dhe do të zërë vend të përjetshëm vetëm Ymeri, i cili, sa dimë sot, shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Prizren, kurse studimet në fushat e shkencave juridike, filozofike dhe teologjike i mbaroi në Stamboll. Fillet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Efendi Zgatarin, e gjetën në pozitën e përfaqësuesit të Kosovës në Parlamentin osman dhe të myderrizitMedresenë e Mehmet Pashës  – “Bajrakli Xhamisë”.

Ymer Sylejman Zgatari pas mbarimit të shkollimit shërbeu myfti në Prizren dhe fillimisht nderohej me titullin Efendi (zotëri), kurse pas haxhíllëkut do të nderohet me titullin Haxhí. Meqë ishte udhëheqës shpirtëror i rreshtimit mistik nakshibendi, quhej edhe sheh, kurse nga zgjedhja përfaqësues i Sanxhakut të PrizrenitParlamentin Osman, nga fillimi i vitit 1877, do të quhet me mbiemrin Prizreni. Së këndejmi, në burimet për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe në kujtesën historike haset të quhet: Efendi, Hoxha i Madh, Myderriz, Muderrisi i Madh, Sheh, Myfti dhe Haxhí, i cili tërë jetën i qëndroi besnik parimit të nakshibendive: “Njohuritë e jashtme janë për botën, kurse njohuritë e brendshme janë për Zotin”.

Njëqindedhjetë vjeçari shëndetmirë, Mulla Sefer Bajrovci nga Restelica e Gorës, më 23 maj 1978, ka konstatuar: “Myderrizi Ymer Efendiu (…) ishte trupmesatar, i fuqishëm, shpatullgjerë.  Me ballin e gjerë, me sytë zhbirues në gropë nën vetullat krahnez dhe me një mjekër të thinjur e të gjerë, që të kujtonte njeriun e shenjtë, të përshpirtshëm e me mendje me thellësi oqeanike...! Ishte mistik, ndaj në vend të qallmes së hoxhës mbante një shall të gjelbër...”.

Të dhënat e dala nga ekspertiza për rikonstruktimin antropologjik të trupit të Ymer Efendi Prizrenit, të kryera nga antropologu hungarez - Janosh Nemeshker, më 11-16 prill 1978, vërtetojnë se Haxhí Ymer Prizreni ishte i gjatë rreth 171.70 cm, me karakteristikat raciale dinarike europoid - brachyran-e, me kraharor të zhvilluar të hedhur para, truptrashë, me ballin e lartë të hedhur dhe me hundë sqepshqiponje. Citojmë: "Gjatësia e trupit është e madhe, trupi është mesatarisht i gjatë, ekstremitetet e epërme dhe të poshtme janë proporcionale dhe më shumë të shprehura në drejtim të ekstremiteteve. Gjatësia e krahëve hyn në grupin e krahëve "shumë të gjerë". Kafazi i krahërorit është i gjatë, i qitur, i gjerë, e të njëjtat vlera i përmban edhe kombliko, që është i matur në varr. Në bazë të lugjeve dhe të të prerave në eshtrat e skeletit, konstatohet se ka pasur muskulaturë të fortë. Duke marrë parasysh karakteristikat sekondare seksuale, masculinitet-in shprehimor, personi mund të konsiderohet për nga shtati atleto-musculasis".

Myderriz Haxhí Ymer Prizreni kishte kulturë e njohuri të gjera islame, letrare, filozofike, politike, ushtarake, astronomike, gjeografike dhe historiografike. Si pedagog u shqua me edukimin patriotik, fetar e multidisiplinor ditunor të nxënësve dhe të studentëve të Medresesë dhe në riedukimin kombëtar, fetar e politik të të moshuarve në xhami e oda. Fliste rrjedhshëm disa gjuhë: shqip, gorançe  (koine bullgare mesjetare), turqisht, serbisht, arabisht, persisht, frëngjisht dhe kuptonte gjuhën gjermane. Të dhënat nga ekspertiza antropologjike vërtetojnë se deri në ditët e fundit të jetës qëndroi me laps në dorë pranë tavolinës së punës.

Sipas kujtesës historike, Myderriz Ymeri fliste qetë, qartë e bindshëm dhe kishte aftësi të jashtëzakonshme për t’i përvetësuar njerëzit, masat. Gjatë tërë jetës së tij pedagogjike, politike e ushtarake u shqua me veprimtari të gjithanshme. Ishte personalitet liridashës, trim i paepur dhe mbi të gjitha shquhej për drejtësi. Thuhet se në zemrën dhe në shpirtin e tij kishte diçka mbinjerëzore, diçka shenjtërore.

Të dhënat burimore të proveniencës osmane vërtetojnë se Myderriz Sheh Haxhí Ymer Prizreni bënte pjesë në elitën e veprimtarëve demokratë të “Bashkimit të Ri Osman”, ithtarë këta të revolucionit shoqëror demokratik borgjez dhe hartues së Kushtetutës së shpallur nga Sulltan Abdylhamidi, më 23 dhjetor 1876. Me urgjencën që shtronte koha u ftua Parlamenti i Perandorisë Osmane, në të cilin viset e njësisë etnokulturore e gjeopolitike Shqipëri, prej rreth 114 728 km2, u përfaqësuan me 35 deputetë, prej të cilëve 25 shqiptarë. Parlamenti, përkatësisht: “Asamblea e Madhe”, u tubua më 18 janar, kurse Seanca e Parë e rregullt e punës filloi më 19 mars 1877. Me hapjen e Parlamentit realisht filloi reformimi, modernizimi, demokratizimi dhe decentralizimi i Perandorisë Osmane. Ndaj, për ta ndërprerë këtë proces, Rusia, më 24 prill 1877, me bekim të Evropës së krishterë, i shpalli luftë Perandorisë Osmane, gjithnjë duke pasur pas shpine, me armë në duar, Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë me plane të gatshme për të aneksuar pjesët më vitale të Shqipërisë.

Myderris Haxhí Ymer Efendi Prizreni

Rreziku i drejtpërdrejtë i copëtimit të Shqipërisë ishte evident. Ndaj, kjo vuri në lëvizje të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Grupi parlamentar shqiptar  tuboi rreth vetes personalitetet intelektuale dhe udhtarake me autoritet në nivelet regjionale, kombëtare dhe ndërkombëtare me detyrë të qartë: T’i dilet zot Shqipërisë. Midis aktivistëve në këtë drejtim shquhej Sheh Ymer Prizreni, i cili, me urgjencën që shtronte momenti historik, themeloi të parën organizatë politiko-ushtarake  “Ittifak” (Lidhja) me seli në Prizren, e cila për një kohë të shkurtër u rrit në “Besëlidhje” nën drejtimin e parlamentarit Ymer Prizreni, me detyrë të mbarështronte organizimin e mbrojtjes vullnetare të Vilajetit të Kosovës nga sulmet eventuale të Serbisë dhe të Malit të Zi.

Pas shpërndarjes së Parlamentit Osman nga Sulltani, më 13 shkurt 1878, pjesa më e madhe e deputetëve shqiptarë, në mënyrë të organizuar, u shpërndanë nëpër krahina të ndryshme të Shqipërisë, për të organizuar mbrojtjen e vendit. Së këndejmi, edhe konstatimi i drejtë i gazetës zagrebase Obzor, të 14 shtatorit 1878, se “Vendimi për Themelimin e Lidhjes (së Prizrenit) u mor në Stamboll nga intelektualë shqiptarë që mbanin pozita të rëndësishme në administratë, në kulturë, në ushtri dhe në xhandarmëri: nga pashallarë dhe deputetë shqiptarë me influnecë në jetën e Portës”.

Lufta ruso-turke do të mbyllet me Traktatin e Shën-Stefanit të 3 marsit 1878, të nënshkruar nga Fuqitë e Mëdha: Rusia, Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Gjermania dhe Italia. Perandoria Osmane në Ballkan dhe në Azi do të humbte rreth 350 000 km2, kurse vetëm në Ballkan 280 000 km2. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi fitonin pavarësinë dhe zgjeroheshin territorialisht: Serbia nga 37.7 mijë rritej në 52.7 mijë km2, Mali i Zi nga 4.7 mijë në 15.7 mijë km2 dhe do të formohej autonomia tributare e Bullgarisë me 172.5 mijë km2. Tokat e tjera iu ndanë Rusisë dhe Rumanisë. Turqisë do t’i mbeteshin vetëm rreth 20% të tokave në Ballkan, një rrip toke nga Bosfori deri në Adriatik.

Në këtë mënyrë po plotësohej një pjesë e madhe e kërkesave të pansllavizmit rus, të shprehur qartë me penën e shkrimtarit Fjodor Dostojevski, më 1877, se “Një gjigand si Rusia duhet më në fund të dalë nga ajo dhoma e ngushtë ku koka ia godet tavanin, për të lëshuar shtatin në botën e gjerë dhe për të thithur ajrin e lirë të deteve dhe të oqeaneve”.

Këso kohe, në vise të Plavë - Gucisë dhe të Prishtinës, vepronin njësitë vullnetare të Besëlidhjes. Nga marsi i vitit l878, Ymer Efendi Prizreni Besëlidhjen e shtriu në pjesën më të madhe të Gegërisë, në kontakte veprimi të përhershëm me Jusuf Efendi Podgoricën, deputet i Shkodrës, me Zija Prishtinën, deputet i Prishtinës, me Abdyl be Frashërin, deputet i Janinës, me Ali pashë Gucinë, me Ali be Dragën e Mitrovicës, me Ilijaz pashë Dibrën, me Abdullah pashë Drenin e Gjakovës, me Mulla Zejnelabedin Biberin (Haxhí Mulla Zekën) e Pejës, me Jashar be Shkupin, me myderriz Sali Efendi Hyljen e Ulqinit etj.

Sipas dr. Jovan Haxhí - Vasileviqit, veprimet shqiptare për themelimin e Lidhjes Gjithëshqiptare, e njohur me emrin Lidhja Shqiptare e Prizrenit dolën në shesh në Vilajetin e Kosovës dhe në Vilajetin e Manastirit përnjëherë pas lidhjes së marrëveshjes serbo-turke të datës 23 janar 1878. Aso kohe u shtruan kërkesat që "Lidhja shqiptare të formohet sa më shpejt", Të dhënat burimore flasin bindshëm se Haxhí Ymer Prizreni ishte udhëheqësi ideor dhe koordinatori e drejtuesi kryesor për farkëtimin e për shtrirjen e besëlidhjeve krahinore në një organizatë të vetme politiko-ushtarake shqiptare me detyrën e Komitetit të Shpëtimit Publik. Prej këndej edhe konstatimi i Ahmet Muhtar Pashës, më 1 prill 1880, se Traktati i Shën-Stefanit nxiti krijimin e Lidhjes Shqiptare, përkatësisht konstatimi i Dërvish Pashës, më 27 dhjetor 1880, se “Në vise të Gegërisë ka lindur ideja e bashkimit”, kurse Myderriz Ymer PrizreniMemorandumin e 15 prillit 1881, për Sulltanin dhe përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Stamboll, konstatonte: “… qe katër vjet jemi bashkuar dhe e kemi formuar Lidhjen tonë…” 

Parlamentari Muderris Ymer Efendi Prizreni e nënshkroi, më 30 mars 1878, Memorandumin drejtuar Konferencës së Shën-Stefanit, në emër të Vilajetit të Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi për rolin dhe rëndësinë udhëheqëse të tij në krye të bllokut të deputetëve të Kosovës. Në këtë dokument qartë nxorën kokë idetë separatiste autonomiste dhe të pavarësisë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Së këndejmi, përfaqësuesi i Londrës në Stamboll, H. H. Layard, i shkroi Anglisë, më 1 prill 1978, se shqiptarët e shikojnë “autonominë' si një ilaç, i cili mund të përdorej kundër të gjitha padrejtësive". ndaj“rënia e pushtetit turk nuk do të jetë përfundimi, por fillimi i Çështjes Lindore”.

Realisht, edhe konsulli frëng në Shkodër, qysh më 4 maj 1878, informonte për nismën e formimit të Lidhjes Shqiptare, kur arritën në Prizren 30 delegatët e parë kundër Vendimeve të Shën-Stefanit. Për këtë qëllim kishin filluar negociatat edhe midis përfaqësuesit të Mirditës, Prenk Bib Dodës, dhe Valiut të Shkodrës. Ndërkaq, konsulli vjenez në Shkodër, Lippich, më 27 maj 1878, informonte Vjenën se thirrjen dhe përkujdesjen për Kuvendin Gjithëshqiptar në Prizren ka marrë mbi vete një "Komision i Ngushtë" i patriotëve nga Prizreni dhe Gjakova në krye me Myderriz Ymer Prizrenin. Fjala është për veprimtarët dhe drejtuesit e organizatës “Lidhja”_ “Besëlidhja” të prillit të vitit 1877. Ky "Komision", sipas Ahmet Koronicës, më 31.VIII.1878, vepronte sipas udhëzimeve të Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare - Komitetit të Stambollit, kurse studiuesi Kristo Frashëri e quan "Komision organizator të Kuvendit" të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Për rolin themeltar të Myderriz Haxhí Ymerit në fushë të ngritjes së Lidhjes Shqiptare flet një skicë (fotografi) e vitit 1881, shoqëruar me një tekst serbisht për mbledhjen e krerëve themelues të Lidhjes, më 4 qershor 1878, në Bajrakli Xhami. Në dokument thuhej: "Aty janë tubuar pasardhësit trima të Gjergj Kastriotit, ndërsa serioziteti, me të cilin dëgjojnë hoxhën fjalëmbajtës, na bënë të bindemi se ata i kanë shtyrë të tubohen rrethanat e rëndësishme. S’ka dyshim se ky tubim paralajmëron ngjarje të rëndësishme të cilat shpejt do të marrin dhenë e do të përhapen në botë gjerësisht si simptome të fuqisë jetësore të popullit shqiptar, rreth të cilit Evropa nuk tregoi kurrfarë kujdesi që nga rënia e Krujës e gjer në ditët e sotme".

Ndërkaq, bullgaro-serbi Haxhí Jovan Vasileviq, më 1909, do të theksojë: “Shqiptarët kuvendimin e vet të parë e kanë mbajtur më 23 maj”, që do të thotë më 4 qershor 1878,  “në Bajrakli Xhaminë e njohur, për faktin se myderrizi i asaj xhamie ishte edhe kryetari i përkohshëm i Lidhjes së Prizrenit. Mbledhjet e Kongresit kanë qenë të fshehta dhe askujt, përveç delegatëve dhe të ftuarve të posaçëm nga Prizreni dhe rrethina, nuk i është lejuar hyrja. Mbledhjet kanë zgjatur dy javë të plota dhe janë mbajtur për çdo ditë”, që do të thotë: nga 4-18 qershor 1878.

Vasiljeviq në krye të listës së anëtarëve të “Këshillit Kryesor të Lidhjes” e vuri Haxhí Ymer Efendinë. Edhe sipas studiuesit Kliment Xhambazovski kuvendimet përthemelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u mbajtën nga mesi i majit 1878, por ngritja është realizuar definitivisht në Seancën e Kuvendit Shqiptar të 5 qershorit 1878. Kristo Frashëri këtë mbledhje kuvendore e quan “takim në shkallë sanxhaku të Prizrenit. Organizatori i mbledhjes ishte Haxhi Ymer Prizreni (…), kryetari i “Komisionit të Ngushtë”, i cili e përgatiti Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të 10 qershorit 1878, në prag të Kongresit të Berlinit.

Traktati i Shën Stefanit vërtetoi supremacionin e politikës pansllaviste ruse mbi Fuqitë e Mëdha evropiane katoliko-protestane. Ndaj, për t'i harmonizuar interesat midis ortodoksisë dhe katolicizmit, më 13 qershor deri më 13 korrik 1878 u mblodh Kongresi i Berlinit. Sipas të dhënave të sistematizuara nga Kristo Frashëri, Mali i Zi do të rritet për 4 400 km2, kurse sipas T. Yilmaz Öztuna, për 4 827 km2. Sipas hulumtimeve të mia, Mali i Zi u rrit për rreth 4 683 km2. Serbia, sipas K. Frashërit, u rrit për 10 600 km2, sipas T.Y. Öztuna për 7 727 km2 dhe sipas hulumtimeve të mia për rreth 10 500 km2. Fjala është për pushtimin dhe aneksimin e pjesës absolute të Sanxhakut të NishitVilajetit të Kosovës, i cili kishte 10 972 km2. Greqia, sipas K. Frashërit, duhej të rritej për 20 304 km2 (nga Epiri 7 200 km2 dhe nga Thesalia 13 104 km2), mirëpo, sipas T.Y. Öztuna, Greqia u zgjerua me 13 488 km2, kurse sipas hulumtimeve të mia Greqia u zgjerua me rreth 9 275 km2 tokë me shumicë shqiptare. Del se me Traktatin e Kongresit të Berlinitnga njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë po shkëputeshin rreth 24 458 kilometra katrore.

Kuvendi i LSHP - 10 qershor 1878

Për ta penguar këtë copëtim, do të përpiqet Lidhja Shqiptare e Prizrenit me Myderriz Ymer Prizrenin, Orë, Zemër dhe Shpirt i Lidhjes. Këtu duhet të ritheksohet se fillimisht organizuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit organizatën e tyre politiko-ushtarake do ta quajnë simbolikisht: Bashkimi (Ittihad, Cem’iyyet), mandej Lidhja (Ittifak), Besa e tj. (Hey’et, Itthâd) - e cila "kishte për të vetëm qillim kundërqëndrimin në pretendimet e fqinjëvet të vegjël, për të ndaluar copëtimin e tokës shqiptare".

Kështu, ndërgjegjësimi i lëvizjes politike e luftarake shqiptare do ta detyrojë përfaqësuesin francez në Shkodër ta informojë Parisin, më 17 qershor l878, se “Lidhja, që formohej nga banorët myslimanë të Shqipërsisë së Sipërme kundër çdo lëshimi ndaj Malit të Zi, është sot një fakt i kryer. Delegatët nga të gjitha rrethet janë mbledhur në Prizren dhe po krijojnë Komitetin Qendror”.

Konsulli vjenez, Lippih, në Shkodër, më 18 qershor 1878, i shkruante Vjenës se "shqiptarët e Kosovës gjetën rrugën e drejtë kur iu përveshën formimit të Lidhjes Popullore. Ata deklaruan se në rastin ekstrem do të udhëhiqeshin nga parimi i mbështetjes në forcat e tyre. Ky parim i dha një nxitje të mëtejshme idesë që është bërë shumë popullore në Shqipëri".

Në seancën e 18 qershorit 1878 Kuvendi i Lidhjes aprovoi dy dokumentet juridike themeltare: Rregulla organike (Suret-i Kararname) me 16 nene dhe Udhëzimet ushtarake (Talimat) me 14 pika. Vendet e përfaqësuara dhe të nënshkruara në dy dokumentet themeltare paraqitnin arealin faktik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjeografinë e Lidhjes së Prizrenit.

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes mbante mbledhje pandërprerë dhe shqyrtonte situatën politike e luftarake të prezantuar nga Këshilli Drejtues në krye me Myderriz Ymer Prizrenin.  Më 3 gusht l878, Këshilli i Qendror i Lidhjes kishte autorizuar Sheh Mustafë Tetovën - "nji njeri me influencë të madhe në Kosovë," siç shkruante Belegu, të shkonte në Stamboll dhe personalisht të mirrte mendimin e kryeministrit se çka do të ndërmerrte Porta e Lartë për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë sipas Traktatit të Berlinit  dhe, më 5 gusht l878, Këshilli Qendror i Lidhjes "qiti kushtrimin për me u-mbledhë ushtarë në të gjithë Shqipnin".

Këshilli Drejtues (Komiteti i Shpëtimit Kombëtar) në krye me Myderriz Ymer Prizrenin ishte i paluhatshëm. Më l7 gusht l878, do të arrijë në Prizren valiu i Kosovës, Hafiz Pasha, për të ndikuar në Këshillin Drejtues të Lidhjes - të hiqte dorë nga rezistenca. Lidhja, ndërkaq, e cila sa vinte e më fuqimisht vepronte sipas tiktakeve të Orës së saj, Myderisit të Madh, dha kushtrimin: "Të gjithë burrat e Shqipnisë prej l5 gjer më 70 vjeç të rrokin armët për mbrojtjen e atdheut!"  Këtë hap të rëndësishëm historikKëshilli Qendror i Lidhjes Shqiptare e morifalë ndikimit të vazhdueshëm të Myderriz Ymer Prizreni.  Korrespondenti i Pester Lloyd-it nga Prizreni do të konstatojë: ’Këtu po bëhet mobilizimi nga ana e Lëvizjes Popullore kundër Greqisë”.

Dhe, sa vinte dhe Ymer Prizreni do të çojë dorë kundër pushtetit perandorak qendror dhe kundër vetë Sulltanit sovran. Për këtë qëllim e ftoi Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes për datën 26 gusht 1878. Këtë fakt sublimonte edhe përmbajtja e FetfasëYmer Efendisë për legjitimitetin e luftës shqiptare për mbrojtjen e tërësisë së Shqipërisë në të cilën theksohej: "Çdo shqiptar asht i detyrueshëm me luftue kundër ushtrisë turke, mbasi Turkija don me ja lëshue tokën shqiptare shkjaut."

Gazeta austro-hugareze Pester Lloyd, e 2 shtatorit 1878, e përcolli nga afër, dhe me një dozë indinjate antiislame dhe antishqiptare, aktivitetin organizativ e udhëheqës të Ymer Efendi PrizrenitKuvendin e Gushtit.  “Me datën 26 gusht - informonte korrespondenti i sajnga Prizreni - ndodhi këtu një ngjarje me rëndësi. Xhonturku i quajtur Omer Efendi, i cili me gjak i takon fisit shqiptar, i tuboi rreth vetes krerët e Lidhjes dhe i bëri me dije se në Stamboll “frankët” (evropianët - M.P.) me të holla po qeverisin, kurse Sulltani është vetëm vegël e ministrave të vet të korroptuar nga Evropa. Me Astro-Hungarinë, me atë shtet gllabëronjës, në vend se të luftojë, është duke bërë marrëveshje, kurse Greqisë do t’ia lëshojë vendet më të bukura të Shqipërisë (...)”.

Në vazhdim, korrespondenti i Pester Lloyd-it, e quajti Ymer Prizrenin - “deputet fanatik nga Stambolli”, i cili para delegatëve kishte konstatuar: ”Nuk ka më qeveri turke-muhamediane” dhe “i kishte nxitur bashkatdhetarët e vet që frenjtë e fatit të popullit t’i marrin në duart e veta. Në  atë moment e merr fjalën Abdullah Nesimi (Dreni), fisnik nga Gjakova, e renditi fakte të cilat aludonin për shkëputjen e Shqipërisë nga Porta...”.

Mirëpo, Haxhí Ymer Prizreni në këtë seancë nuk e gjeti përkrahjen e shumicës së delegatëve të marrë Vendimin për shpalljen e autonomisë së Shqipërisë. Megjithatë, Kuvendi i Lidhjes aprovoi një Rezolutë që u linte shteg negociatave shqiptare me Portën e Lartë, për autonominë e Shqipërisë. Sipas Pester Loyd-it, Shqipëria do të shkëputej nga pushteti qendror i Turqisë në momentin kur Porta e Lartë do të deklarohej kundër programit politik e luftarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dhe përfundonte: ”Kush i njeh shqiptarët mirë, ashtu sikur korrespondenti Juaj - kjo do të thotë shkëputje e atij populli nga qeveria e dobët dhe e korruptuar e Stambollit. Kryengritja shqiptare do të shpërthejë në momentin e parë, porsa të cënohen interesat shqiptare”.

Korrespondenca e Pester Loyd-it e 2 shtatorit 1878 konstatonte qartë: “Lidhja tashti është sundimtarja e Shqipërisë prej Janinës deri në kufijtë e Malit të Zi”, dhe se në krye të saj qëndrojnë “hoxhallarët fanatikë, të cilët plotësisht i kanë përvetësuar të rinjtë” dhe, “mjerisht, duhet të pranojmë se në Shqipëri më nuk sundon Qeveria e Stambollit, por Lidhja...!”

Realisht, thirrja e Kuvendit të 26 gushtit ishte përgjigje e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kundër ardhjes nga StambolliKosovëMehmet Ali pashë Maxharrit, alias Charles De Troaes, me prejardhje frënge, përfaqësues i Perandorisë OsmaneKongresin e Berlinit. Sulltani dhe Porta dërguan Maxharrin në Kosovë "si mik i shqiptarëve", ngase ishte dhëndër i Begollajve të Pejës. Ai arriti në Prizren më 25 gusht 1878.

Se Shqipëria do të çojë dorë kundër pushtetit robërues e kapitullues të Portës së Lartë tregoi qartë tragjedia e vrasjes së telegrafistit të Mehmed Ali pashë Maxharrit nga veprimtarët e "Partisë së Aksionit" të myderriz Haxhí Ymer Prizrenit, siç shkroi konsulli vjenez, Jelinek. Më 27 gusht 1878, Mehmet Ali Pasha shkoi në Selinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Bajrakli Medrese.  Kërkoi nga Ymer Prizreni dhe bashkëpunëtorët e tij në Komitetin Drejtues (Komiteti i Shpëtimit Kombëtar) të Lidhjes, të heqnin dorë nga pengesat shqiptare për dorëzimin e viseve të Plavës dhe të Gucisë Malit të Zi. Komiteti Qendror i Lidhjes, siç informonte përfaqësuesi frëng në Shkodër, më 16 shtator 1878, refuzoi këshillat, sugjerimet dhe direktivat e Portës të shprehura përmes Charles de Troaes.

Konsulli i Anglisë në Prizren, më 12 qershor 1880, do të informojë Londrën se: “Iniciator dhe organizator i rezistencës në Prizren kundër Mehmed Ali Pashës dhe njëri ndër nxitësit e vrasjes së tij në Gjakovë ishte Kryetari i Degës së Lidhjes së Prizrenit, Haxhí Ymer Prizreni”. Ndërkaq, përfaqësuesi i Parisit në Stamboll, më 11 shtator 1878, pas analizës që i bëri vrasjes së Mehmet Ali Pashës në Gjakovë, vërtetoi se ”Në Shqipëri lëvizja u bë kombëtare. Të gjithë janë nën armë, që nga i riu e deri te plaku pa dallim feje...!”

Goditja që mori Porta dhe Fuqitë e Mëdha evropiane me vrasjen e Mehmet Ali Pashës bëri që përfaqësuesi i Rusisë në Stamboll, më 13 shtator 1878, t’ia pranonte përfaqësuesit të Francës, se: ”Kongresi i Berlinit nuk e parashikoi këtë kombësi (shqiptare) të re, sepse ai e copëtoi Shqipërinë me lehtësi të madhe, duke i dhënë secilit që kërkonte ose të deshironte nga një copë...”. Ndërkaq, konsulli frëng në Shkodër e dinte se kombin shqiptar e kishte vu në lëvizje Myderriz Ymer Efendiu. Më 16 shtator 1878, ai do t’i shkruajë Parisit se: “Lidhja Shhqiptare frymon në Prizren, ku lindi fryma revolucionare”.

Porta e Lartë, për ta thyer nga brenda Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për ta bërë instrument politik e ushtarak proosman, për t’ia marrë nga duart adutin udhëheqës çlirimtar myderrizit Haxhí Ymer Prizreni, me anë të Sheh Mustafë Tetovës e provokoi thirrjen e një Kuvendi të Lidhjes Shqiptare në Prizren për datën 27 nëntor 1878. Mirëpo, gjatë punimeve, falë vendosmërisë së Myderriz Ymer Prizrenit, Kuvendi u kthye në një kuvend politik kombëtar shqiptar themelvënës të autonomisë së Shqipërisë, i cili, sipas Kristo Dakos, aprovoi Programin e ri të Lidhjes prej pesë pikash.

Ky Program, gjithsesi, pjellë përfundimtare e mendjes politike të ndritur të Myderriz Ymer Prizrenit, do të bëhet platformë politike për paraqitjet e çdo individi, të çdo degeje e të çdo përfaqësuesi të Lidhjes në opinionin kombëtar e ndërkombëtar. Këtu po sjellim vetëm 5 pikat:

1) Të gjitha krahinat e Shqipnis që përmendëm ma sipër duhet të përmblidhen në nji vilajet dhe qendra të bahet në nji qytet, i cili të jetë në mes të Shqipnisë.

2) Nëpunësit që do të shërbejnë në kët vilajet duhet të dijnë gjuhën shqipe.

3) Arsimi të përhapet në të gjitha anët. Nëpër shkollat të mësohet edhe gjuha shqipe.

4) Të zbatohen ligje të dobishme për Perandorinë e për kombin, ligje kto që do të përpilohen prej  Mbledhjes së përgjithshme që do të mblidhet katër muej në vit në qendrën e Vilajetit.

5) Nji pjesë e mjaftueshme e t'ardhunave të Vilajetit do të përdoren për punra botore.”

Tashti mund të konstatojmë: krahu autonomist i myderriz Haxhí Ymer Prizrenit, këso kohe, ishte bërë forcë dominante në Komitetin Qendror e në komitetet e degëve të Lidhjes, ndaj më nuk mund të thehej. Në fillim të dhjetorit 1878, Haxhí Ymeri ndikoi të emërohej kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Ilijaz pashë Dibra, që kishte gradën ushtarake mirmiran (kolonel), në vend të Sheh Mustafë Tetovës, të planifikuar nga qarqet osmane. Gazeta Zastava e 6 dhjetorit 1878 citonte konkluzionet e Kuvendit të Lidhjes, ku thuhej qartë: ”Ne Shqiptarët e Shqipërisë së Epërme po e shohim se është nevoja e domosdoshme të formohet Shqipëria e Lirë (...). Ky është mendim i shqiptarëve”.

Më 2 shkurt 1879, Myderriz Ymer Prizreni, mbajti Kuvendin e Krerëve dhe të Degëve të Lidhjes, në të cilin morën pjesë “42 shqiptarë të shkëlqyeshëm” - informonte Zastava, në numrin 21 të vitit 1879. Kuvendi u mblodh nën pretekstin kinse për të protestuar kundër arrestimit të Said Beut tëTherandës,“Prijësit të Partisë Liridashëse”, por, në fakt, nga Porta u kërkua të urdhëronte konvokimin e Kuvendit Shqiptar për hartimin e Kushtetutës për autonominë e Shqipërisë.

Vërtet, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, duke parë Shqipërinë para një rreziku të madh, të jashtëm e të brendshëm, më 21 mars 1879, informonte Portën e Lartë se: ”Lidhja ka ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e bijve të Atdheut të saj, fëmijët, nipat dhe pasardhësit e tyre dhe për këtë qëllim do ta derdhë edhe pikën e fundit të gjakut”. Këtë dokument e firmosën: Ruhiu (Sheh Mustafë Tetova) - Kryetar i Lidhjes së Prizrenit, Ymeri (Prizreni) - përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit, dhe përfaqësuesit e sanxhaqeve të Shkupit, të Dibrës, të Gjakovës, të Prishtinës, të Mitrovicës, të Pejës etj.

Në rrethana politike e ushtarake të këtilla, tepër të ndera për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kur shtrohej kërkesa për luftë mbrojtëse kundër kërcënimeve të Malit të Zi, të Greqisë dhe të Serbisë, por edhe kërkesa për luftë çlirimtare të trojeve shqiptare etnike të pushtuara nga Serbia e Mali i Zi, për ta rritur aftësinë mbrojtëse e çlirimtare të Lidhjes, Myderriz Ymer Prizreni e ftoi Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes për datën 24 maj 1879. Kuvendi do të aprovojë vendimin për mbledhjen e kontributit në para, në lartësinë 10 grosh për kokë të banorit, për mobilizimin e 15 mijë ushtarëve.

Përfaqësuesi i Gjermanisë në Stamboll informonte Berlinin, më 10 qershor1879, se "Turqia do të shuajë me armë Lëvizjen shqiptare". Madje, gazeta Narodni glasnik, e datës 20 qershor 1879, kërkesat e dokumentit të mësipërm i lidhi fuqimisht me synimet e luftimeve të para të ushtrisë osmane në Sanxhakun e Tregut të Ri, kundër forcave austro-hungareze, në lidhje e në përkrahje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. "Lëvizja shqiptare e lëkundi pushtetin turk dhe i drejtohet forcës së vet ushtarake kundër austriakëve".

Mirëpo, tashti forcat ushtarake të Lidhjes Shqiptare e kishin marrë në duar fatin e mbrojtjes së Shqipërisë. Gazeta Obzor, më 16 qershor 1879, duke shkruar për sukseset e Lidhjes Shqiptare, do të konstatojë: “Shqiptarët më në fund po ngriten nga të vdekurit dhe po e kujtojnë kreshnikun Skënderbe - Gjergj Kastriotin, duke nxjerrë para Evropës çështjen e tyre. Ata mendojnë për autonominë e atdheut të tyre shkëmbor”.

Dhe, këtu sikur e kërkon vendi të sillet konstatimi: Së paku nga gushti i vitit 1879, forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mbrojtje të tërësisë së Shqipërisë nga ana veriore, dhe pikërisht në mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë, përdori Flamurin Kombëtar – “një flamur të veçantë karakteristik”, siç do të theksojë Sulltani, më vonë, më 12 shkurt 1881. Ishte ky pikërisht Flamuri i Skëndërbeut në pamje identike me shqiponjën e “stampuar” në mure të Kalasë së Krujës.

Lapidarët e Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit në oborrin

e kompleksit memorial të LSHP-s

Këshilli Drejtues i Lidhjes me myderrizin vigjilent, Ymer Prizrenin, në krye – mbarështronte aktivitetin politik, diplomatik, publicistik e luftarak të Lidhjes së Prizrenit sipas rrethanave e nevojës jetike për ekzistencën e Shqipërisë. Së fundi, një kthesë të madhe në politikën e brendshme Lidhja Shqiptare do ta bëjë me Kuvendin e Përgjithshëm, në Prizren, më 3 tetor 1879, ku u shtrua nevoja që kërkesat e deritashme për formimin e "Vilajetit Shqiptar" të ngriteshin në kërkesë për ngritjen e Principatës Shqiptare nën sovranitetin e Sulltanit e me kryeqytetin në Manastir. Kuvendi u mbajt në Bajrakli Xhami të Prizrenit, të cilin konsulli rus, Jastrebov, më 7 tetor 1879, e quajti "Kuvend Popullor Shqiptar", në të cilin morën pjesë 48 delegatë. Kuvendi i 3 tetorit 1879, duke ndjekur vendosmërinë e masave shqiptare për mbrojtjen e tërësisë së Shqipërisë Etnike, shkarkoi nga posti i kryetarit të Lidhjes Sheh Mustafë Tetovën, veprimtar i krahut të "moderuar", dhe për kryetarLidhjes Shqiptare emëroi kryetarin e Këshillit Drejtues, Myderriz Haxhí Ymer Prizrenin, i rrymës "revoucionare" dhe "shok idesh (...) patriotike i Abdyl Frashërit".

Më 9 dhjetor 1879, Komiteti Qendror i Lidhejs Shqiptare dhe, pikërisht drejtuesi i saj, Haxhí Ymer Efendi Prizreni dërgoi në Plavë Jusuf Agën të informonte Muhtar Pashën se: “Lidhja më nuk i aprovon urdhrat e Portës”. Nga fillimi i vitit 1880 Lidhja Shqiptare e Prizrenit kërkesat politike i ngriti fuqimisht drejt kërkesës për krijimin e Njësisë Autonome të Shqipërisë së bashkuar. Në bazë të burimeve arkivore e publicistike, ideator e kreator i të gjitha këtyre kërkesave, edhe më tutje, ishte Hoxha i Madh, Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizreni, i cili, për t’i dhënë frymë revolucionare kombëtare demokratike më të shëndoshë dhe shtrirje më të madhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, planifikoi të mbante Kuvendin e Përgjithshëm të degëve të Lidhjes në selitë e vilajeteve, të sanxhaqeve e të kazave shqiptare. Së këndejmi, edhe konstatimi i korrespondentit të Narodni list të Zarës, më 3 janar 1880, se "Selia e Lidhjes së Prizrenit qëndron aty ku dëgjohet zëri shqiptar".

Nga fundi i dhjetëditëshit të parë të janarit 1880, nën kryesinë e Haxhí Mulla Zekës, mik, bashkëpunëtor i ngushtë dhe vazhdues i denjë i ideve të Myderriz Haxhí Ymer Prizrenit, deri në frymën e fundit, u mbajt Kuvendi i Degës së Lidhjes Shqiptare të Pejës dhe aprovoi Programin e ri të Lidhjes Shqiptare, të cilin botës ia bëri të njohur gazeta I foni tis Alvanias e Anastas Kulluriotit, më 16 shkurt 1880.

Ky Program, drejtuar Qeverisë Osmane në formë kërkesash, iu dorëzua valiut të Kosovës në Prishtinë, më l0 janar l880, nga një delegacion i dërguar nga Peja. Dokumenti saktësonte: "Interesat më jetike të shqiptarëve duan zhvillimin politik dhe kombëtar të vendit të tyre; por, siç tregon përvoja shumëshekullore, ky zhvillim është i pamundshëm në gjendjen e sotme, nga e cila del një dobësi aq e rrezikshme, saqë armiqtë e shqiptarëve e mbajnë atë pothuaj si një nxitje. Rrjedhimi i kësaj së keqeje është humbja e vendeve në të mirë të Serbisë dhe të Malit të Zi. Shqiptarët janë të mendimit se vetë interesi i Portës e detyron atë të marrë parasysh dëshirat e tyre të ligjshme. Pra, kombi kërkon: 1) bashkimin e të gjitha vilajeteve të Shqipërisë së Sipërme dhe të Poshtme në një vilajet të vetëm nën administrimin e një veziri; 2) formimin e një asambleje kombëtare, e cila të ketë edhe disa të drejta legjislative; 3) formimi i një këshilli të zgjedhur pranë vezirit; 4) caktim të njëhershëm të taksave; 5) ushtria shqiptare të qëndrojë në vatrat e saj dhe në kohë paqeje të ketë për detyrë ruajtjen e rendit, siç bëhet në Rumelinë Lindore."

Fitoret e njëpasnjëshme në fushën ushtarake dhe politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në krye me Myderriz Ymer Prizrenin, strateg, që nuk mposhtej, dhe veçanërisht mbrojtja aq me sukses e viseve të Shqipërisë të ndara Malit të Zi, i dhanë mbështetje Anastas Kulluriotit të afirmonte, më 16 shkurt 1880, kërkesat e Lidhjes për autonomi si hap natyror për pavarësinë e Shqipërisë: "Fitorja e forcave të armatosura të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit dhe Grudës dhe tërheqja me disfatë e forcave agresore shoviniste malazeze ka rëndësi të madhe politike: Së pari, ajo forcoi më shumë besimin e  madh te masat e popullit shqiptar dhe të vetë udhëheqësit më të vendosur të Lidhjes, në vitalitetin e forcave vullnetare të armatosura shqiptare të porsakrijuara dhe, së dyti, u kristalizua edhe më shumë kërkesa për shpalljen e autonomisë së Shqipërisë."

Propozimin e Fuqive të Mëdha, të pranuar nga Porta e Lartë për kompensimin e Plavë-Gucisë me vise të Hotit, Grudës, Kastratit e të Kazasë së Ulqinit, Obzor, e 5 marsit 1880, e përcolli me komentimin: “Shih ngatërresat, edhe ato janë toka me shqiptarë”, kurse nga Lidhja Shqiptare njoftonin se ajo me Traktatin e Berlinit "nuk ka marrë mbi vete asgjë dhe nuk pranon kurrfarë tërheqje nga vendet e veta”.

Me qëllim që të organizohej më mirë dhe më efektivisht mbrojtja e Plavë-Gucisë, e Hotit, e Grudës, e Kelmendit dhe e Kastratit, myderrizi Haxhí Ymer Prizreni ftoi Kuvendin e Lidhjes në Guci. Në këtë Kuvend u mor vendimi të derdhet gjak për çdo pëllëmbë të tokës shqiptare - informonte Narodni list e Zarës, më 17 mars 1880.

Këtu duhet të konstatohet se tashmë Porta dhe ushtarakët më të lartë të Turqisë nuk mund ta mbanin të fshehtë faktin se aty ku dëgjohej Zëri i Shqipërisë realisht dëgjohej Zëri i Myderrizit të Madh të Prizrenit. Kjo më së miri u dëshmua me thirrjen e Kuvendit të Lidhjes në fshatin Rakoc të Gjakovës nga krahu "radikal": Sylejman Vokshi, Ali Ibra, Haxhí Jonuzi etj., aty nga mesi i marsit 1880. Ky krah revolucionar kërcënonte mareshalin Ahmet Muhtar Pasha sedo të marshonin në Prizren me 8 000 veta, nëse ky nuk do t’i hapte udhë administratës shqiptare në Prizren e gjetkë. Me këtë krah patriotik të vendosur për ndryshime cilësore në administrimin shqiptar të Shqipërisë do të bashkohej legalisht, në Rakoc, më 21 mars 1880, edhe personaliteti i parë i Lidhjes, Myderrizi Ymer Prizreni. Muhtar Pasha u frikësua dhe pranoi depërtimin e Komitetit Qendror të Lidhjes me 600 luftëtarë në Prizren, me qëllim "të merrnin" pushtetin "në bazë të planit që kishte hartuar Ymer Prizreni".

Kështu, në relacionin e Ahmed Muhtar Pashës për Kryeministrinë në Stamboll, më 1 prill 1880, thuhet qartë: ”Kryetari i Lidhjes, Haxhí Efendiu, për të cilin kam folur në telegramet e mia të mëparshme, duke qenë tepër i zemëruar, disa herë kishte shprehur poshtë e lart kundër qeverisë fjalë të papërshtatshme, siç janë këto: ‘Këto apo ato toka ia dhanë armikut, së shpejti do t’ia japin edhe vendin tonë; mirëpo ne nuk do të lëmë që t’ia japin këtë aq lehtë’. Këto kuptohen nga fjalët që ishin dëgjuar nga gojë e tij. Nga veprimet e tanishme dhe nga disa veprime të tjera, del se njerëz të tillë kokëfortë, si i sipërshënuari dhe shokët e tij, që ndodhen aty-këtu, nuk kanë hequr dorë aspak nga mendimet e tyre të gabueshme…”

Ushtaraku osman konstatonte se me urdhër të Haxhí Ymerit janë vendosur nëpunës të rinj në vend të të larguarve me dhunë. Nëpunësit e vendosur nga Lidhja me vullnet hoqën dorë nga të ardhurat mujore. Sipas Ahmet Muhtar Pashës, këta nëpunës merrnin vetëm dy të dhjetat e pagës dhe tetë pjesë nga tërësia ia lënin Lidhjes - që “të përdoreshin për të mirën e vendit të tyre”. Kjo fliste se Lidhjen po e financonin edhe nëpunësit e Lidhjes, bëmirës të Atdheut.

Ushtaraku Ahmet Muhtar Pasha, Vali i Manastirit dhe komandant i Armatës së Tretë të Perandorisë, pasqyroi edhe përpjekjet e Haxhí Ymer Prizrenit për t’i demaskuar dhe për t’i spastruar anëtarët proosmanë në Komitetin Qendror dhe në degët e Lidhjes Shqiptare. “Midis tyre ishte edhe vëllai i tij i madh, të cilin ai donte gjithashtu ta largonte. Ky njihej përkrahës i qeverisë ...” Dhe, edhe kjo ishte dëshmi për cilësitë kombformuese e shtetformuese të myderrizit Ymer Prizreni - për liri, çdo gjë!

Për ta penguar veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare, duke minuar aktivitetin e Ymer Efendi Prizrenit nga brenda, pashai osman propozonte masa dinake e drastike: Qeveria duhej t’i merrte në mbrojtje “Shtatë personat që tanimë kundërshtohen si njerëz që urrehen nga populli”; të veprohet në thellimin e hendekut midis gjakovarëve e prizrenasve, duke pasur adut gjakderdhjen me rastin e vrasjes së Mehmed Ali pashë Maxharrit; të veprohet në masën e popullsisë së Prizrenit për ta ftohur nga veprimet e Haxhí Ymerit, dhe, kur të arrihet  kjo ftohje e popullit ndaj tij, të arrestohej së bashku me “nja gjashtë, ose tetëmbëdhjetë vetë që janë shokët e tij më të afërm, të kapen në befasi dhe të internohen (…). Prandaj, është e domosdoshme që nga njëra anë të presim këto (suksesin propagandas osmane përqarëse), kurse nga ana tjetër, të dërgohen këtu sa më shpejt e sa më shumë batalione të ushtrisë së rregullt dhe që i sipërshënuari të largohet patjetër dhe sa më shpejt që këtej!”.

Në vazhdim, Ahmet Muhtar Pasha, madje, ia tërhiqte vërejtjen Kryeministrisë: “Së treti”, për ta bërë Ymer Efendi Prizrenin të parëndësishëm, për ta larguar “me të mirë që këtej, duhet pasur parasysh se ai është një njeri i pasjellshëm dhe kokëfortë; prandaj ka mundësi që të mos largohet me këtë mënyrë” dhe theksonte se kërkesat që ai të largohej nga Kosova, me të mire, po e nxiste “atë të shkojë më tej...!”

Ndërkaq, gazeta El-ahram, e 13 majit 1880, duke informuar me paanësi për kërkesat shqiptare që i mbronte Lidhja Shqiptare e Prizrenit nën udhëheqjen e Ymer Prizrenit do të konstatojë se: “Traktati i Berlinit ishte fillimi i problemit të Lindjes, e jo mbarimi i tij” dhe se “një popull i cili kërkon pavarësinë dhe është në gjendje të sakrifikojë çdo gjë është e pamundshme të lihet anash para se të ngopet toka me gjak; shqiptarët nuk janë më ata të djeshmit, ata janë zgjuar dhe janë më të pjekur" - përfundonte ajo.

Përafërsisht ngjashëm, do të informojë edhe Obzor e 14 majit 1880, në të cilën, duke shkruar për Lëvizjen Shqiptare nën udhëheqjen e Haxhí Ymer Efendi Prizrenit, konstatonte se: “Shqipëria është duke ecur në rrugën e shkëputjes nga trupi turk për t’u shndërruar në shtet të pavarur”. Sipas Vasileviçit, një përmbysje të plotë të pushtetit osman Lidhja e bëri më 2 (14) maj 1880, në Prizren, duke ndjekur mytesarrifin, Ahmet Hilmi Pashën, dhe duke vendosur për prefekt Shuaip agë Fejzullah – Spahiun (Perollin) të Prizrenit, duke ia ndarë edhe "titullin Pashë”. Theksonte: “Me mytesarifin u ndoqën të gjithë nëpunësit turq dhe në vend të tyre u caktuan shqiptarë".

Ky ishte hap i madh drejt autonomisë së Shqipërisë, e papranueshme për Evropën e krishterë:Obzor do të konstatojë qartë e drejt se"Austria, për interesa të saj, ashtu si Anglia dhe Rusia, nuk ka dëshirë ta çojë Turqinë në likuidim”, ndaj Vjena po “ngutet ta qëllojë për vdekje Autonominë e Shqipërisë”.

Tashti, edhe një herë, sikur e kërkon vendi të ripohojmë se: Të gjitha burimet e proveniencës osmane dhe evropiane në myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenin shihnin forcën motorike – Orën, Zemrën dhe Shpirtin e Lidhjes Shqiptare. Konsulli vjenez në Prizren, Valdhart, më 9 qershor 1880, në Haxhí Ymer Prizrenin shihte luftëtarin e pathyeshëm për ripërtëritjen e Lidhjes Shqiptare të thyer përbrenda nga veprimtaria rrënuese e mareshalit Ahmet Muhtar Pasha. Ymeri punonte për autonominë e Shqipërisë me të gjitha mjetet.

Mirëpo, propaganda e krishterë evropiane antishqiptare, për ta përdhosur Programin politik e ushtarak kombëtar shqiptar të Lidhjes, do ta tregojë Myderrizin e Madh për “një ish-piun të Portës në Lidhjen Shqiptare”!?! Kjo më së miri shihet nga informata e konsullit anglez në Prizren, C.St. John, të datës 12 qershor 1880, për kontin Granville, në të cilën thuhej:

Im Lord,

Tani pata rastin t’i raportojë Shkelqësisë Suaj se personi i quajtur Haxhí Ymer Efendiu është duke ushtruar influencë të madhe në Prizren. Ky njeri tani është bërë një ‘diktator’, duke marrë pjesë aktive në punët publike, politike dhe gjyqësore. Mutesarrifi, i cili sa për sy e faqe e përfaqëson Qeverinë, është mënjanuar krejtësisht.

Qysh në fillim të vitit ai më kishte lënë një përshtypje si një shpifës i madh e tradhtar dhe nxitës i vrasjes së Mehmet Aliut, të cilin donte ta arratiste herët a vonë.

Është për t’u çuditur se ai jo vetëm që mbeti i patrazuar, por i mor të gjitha punët e administratës në duart e veta dhe është në marrëveshje direkte me administratën lokale.

Policia udhëzimet i merr nga ai, dhe, për shkak të dëshirës e kënaqësisë së tij, funksionarët e mëdhenj  u shkarkuan nga shërbimi publik pa ndonjë arsye të caktuar, ose pa paralajmërim.

Ndonëse nuk mbante asnjë pozitë zyrtare, përveç asaj të mësuesit, ai korrespondonte me shifër kahdo që donte.

U përpoqa ta kuptojë natyrën e lidhjes së tij me Qeverinë, si edhe detyrat që duhet t’i kryente.

Ata të cilët nuk janë në partinë e tij dhe që përfaqësojnë pjesën më të madhe të banorëve e përshkruajnë pozitën e tij si të jashtëzakonshme dhe të pajustifikueshme, kurse idhtarët e tij, të krijuar me karakter shumë të ulët, e bëjnë atë si prijatar ekzekutiv për mirëmbajtjen e qetësisë dhe për administrimin e drejtësisë (...). Prandaj, është e qartë se Qeveria është duke e angazhuar atë për t’i vazhduar intrigat në mënyrë që t’i prishë vendimet e Evropës (...)”.

Më tutje, diplomati anglez, konstatonte me tendencë të qartë antishqiptare se, nëse Turqia e justifikon kundërshtimin e shqiptarëve me patriotizmin e tyre, kjo “nuk duhet të pranohet”!? - sepse cilësi të tilla nuk ka në këtë pjesë të Shqipërisë, përpos “në mendimet e një grupi fanatikësh, të udhëhequr nga Haxhí Ymer Efendiu, të cilët e kanë formuar të ashtuquajturën “Lidhja Shqiptare,” e cila,  në realitet, nuk posedon asnjë vitalitet, përveç asaj çka rrjedh nga Qeveria, nga e cila, kohë pas kohe, shihet veprimi i mekanizmit të saj si dhe dëshira për një besnikëri të mirë”.

Përmbajtja e dokumentit të mësipërm pasqyron qëndrimin antishqiptar të tërbuar të Anglisë. Se Komiteti Qendror i Lidhjes dhe ideologu, kryetar i saj, myderrizi Haxhí Ymer Prizreni, ishin forcë politike shqiptare antiosmane për lirinë e Shqipërisë, ka dëshmi të shumta të pakontestueshme. Nga telegrami i valiut të Manastirit, Ahmet Muhtar Pasha, të datës 2 qershor 1880, shihet se Lidhja Shqiptare kishte depërtuar në të gjitha mekanizmat shtetërore osmane në tokat shqiptare: administratë, gjyqe, ushtri, polici dhe se Komiteti Qendror i Lidhjes ishte pushtet ekzekutiv e faktik në Shqipëri.

Ky vali osman antishqiptar, më 12 qershor 1880, e njoftonte Portën e Lartë se Komiteti Qendror i Lidhjes në Prizren, "nëpërmjet Degës së tij (...), është duke bërë presion në mënyrë demagogjike në popullsinë e vendit” dhe pretendon “që të gjitha viset e Shqipërisë të vihen nën një qeverisje unike dhe gradualisht të marrin formën e një shteti autonom. Bile, për t’i realizuar këto qëllime, kanë filluar parapërgatitjet duke ndërmarrë masa që prej tashitorganizojnë ushtrinë dhe format e tjera...”. Për ta ndalur këtë aktivitet, valiu i Manastirit propozonte: “Të zihen kryetarët e Komitetit të lartpërmendur si dhe të degës së tij, siç janë: Haxhí Ymer Efendiu, Shuaip Aga, prej anëtarëve Dervish Beu, Halim Qerqizi, Jonuz Efendiu, Rexhep Aga dhe Daut Spahiu - Gjakovari dhe të gjithë të internohen në vende të largëta dhe të ndryshme!”

Mutesarrifi i Prizrenit, më 15 qershor 1880, hedhjen në pranga të personaliteteve të përmendura e shihte të realizueshme, por, për t’i hyrë asaj pune, kërkonte të sillej në Prizren ushtri - kavaleri dhe këmbësori, forca të reja. Kjo kërkesë nuk mbeti pa efekte. Më 23 qershor 1880, Këshilli i Ministrave të Perandorisë Osmane aprovoi vendimin për internimin e Haxhí Ymer Prizrenit dhe të Shuaip agë Spahisë, “së bashku me pesë anëtarë të tjerë që përcaktohen me emra” dhe vendimin për kahet e veprimet që duheshin kryer për krijimin e “Vilajetit të bashkuar të Rumelisë”.

Në të vërtetë, nga fundi i qershorit dhe pjesa e parë e korrikut 1880, Haxhí Ymer Efendi Prizreni kishte ndërmarrë hapa vendimtarë për një përtëritje të kuadrit udhëheqës e komandues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të parandaluar copëtimin e Ulqinit nga Shqipëria. Për këtë qëllim e kishte thirr "Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes për një datë të shpejtë, dhe delegatët u emëruan nga shumica e kazave, dhe janë në rrugë për në atë vend të takimit” - informonte zyrtari anglez në Shkodër, më 15 korrik 1880.

Sipas konsullit austro-hungarez, Valdhart, më 21 korrik 1880, në Prizren arritën rreth 100 përfaqësues të degëve të Lidhjes. Midis kundërshtarëve të projekteve austro-hungareze, për ta shtrirë pushtimin deri në Mitrovicë, do të shquhet Myderriz Haxhí Ymer Prizreni. Kuvendi i Lidhjes u mbajt më 22 korrik 1880 dhe atij i bëri jehonë të madhe korrespondenca e Politische correspondenz të Vjenës, më 23 korrik 1880, të botuar greqisht në gazetën Ora të datës 3 gusht l880 dhe serbisht në Narodni list të 14 gushtit 1880.

Në këtë informatë personaliteti i myderrizit Haxhí Ymer Efendi Prizrenit pati një trajtim shumë të rëndësishëm për historinë kombëtare shqiptare. Gazeta Ora nxirrte konstatimin se në Prizren, në Kosovë e në Shqipëri, "Situata e përgjithshme nga dita në ditë është më e rëndë; rendi juridik në një të ardhme të afërt po kërcënohet dhe se frika për rreziqet ekstreme nga çasti në çast po vërehet e arsyetohet" dhe citonte pjesë nga raporti i 24 korrikut 1880 për "Pol. Correspondenz": "I quajturi Kuvendi i Madh i Prizrenit nxori në shesh figurën e Haxhi Ymer Efendisë për udhëheqës..."

Këtë raport, siç u tha më lart, e solli të plotë Narodni list, e cila, në fillim,theksonte: “Pol. corr. më datën 23 korrik nga Prizreni bie këtë shënim: 'Lidhja e Prizrenit për Kryetar ka emëruar Haxhí Ymer Efendiun. Famën e tij e tejkalon vetëm vrazhdësia e tij. Ai nuk respekton pushtetin e qeverisë turke, nuk duron pranë vetes asnjë që është baras me të, nuk duron të dëgjojë kundërshtimet, urdhëron pakufizueshëm, çdo rezistencë e dënon ashpër dhe sundon vërtet me frikë’.

Ky diktator i tipit - sipas dëshirës së vet, para pak kohësh bëri dy akte të cilat janë të çuditshme edhe për veten e tij. Para gjashtë ditësh (më 17 korrik 1880), i shkroi Valiut të Kosovës një letër shumë interesante për marrëdhëniet me ato vise, vërtet shumë të rëndësishme, me të cilën nuk kërkonte as më pak e as më shumë sesa tërë pajisjen ushtarake e cila gjendet në Prishtinë, në Mitrovicë dhe në Shkup t’ia dorëzojë ‘Lidhjes së Madhe’. Kjo kërkesë është bërë aq më vendosmëri, saqë Ymer Efendiu nuk ka ngurruar të shtojë edhe atë: ‘Nëse qeveritari në fjalë për tetëmbëdhjetë ditë nuk e plotëson atë kërkesë, Ushtria e Lidhjes do të vijë vetë për armë dhe municion, të cilat asaj i duhen”.

Korrespondenti vjenez, më tutje, theksoi: “Diktatori  (Ymer Efendiu) nuk priti rezultate nga ajo letër, por përgatiti 4 000 mijë veta të cilët pa presedan e dëgjojnë dhe pas skadimit të afatit do të sulmojë me forcë.

Puna e tij e dytë diplomatike ishte ajo që e thirri të ashtuquajturin Komitet Popullor në Prizren.  Në Shkodër, në Guci, në Lumë, në Pejë, në Gjakovë dhe në Tregun e Ri  dërgoi këtë letër qarkore:

“Këshillit të vendit në...

Me këtë u urdhëroj që të besueshmit e Juaj nga Kazaja e Juaj t’i dërgoni këtu (në Prizren). Këta më duhet t’i marr në procedurë për disa gjëra. Mund të dërgoni një ose më shumë veta, por ata duhet të jenë të bindur ndaj Atdheut  (...). Me datën 20 korrik të gjithë delegatët duhet të jenë këtu!”.

Kuptohet, urdhri është zbatuar. Nga Shkodra nxitoi zeshkani i rrëmbyeshëm, Et’hem Aga, nga Gucia kryengritësi ekstrem, Ali Pasha, Jusuf Aga dhe Ibrahim Alia nga Peja, mandej (...) Mahmut Mustafa nga Gjakova. Nga të gjitha anët erdhën njerëzit më të ashpër të Lidhjes. Dibranët, të cilët nuk dinin për farë Lidhje, gjithmonë të papushtueshëm, premtuan se do t’i dërgojnë delegatët e vet!

Kuvendin prej 104 anëtarësh Ymeri, më date 22, e njohtoi se ka vendosur të rekrutojë 18 mijë veta nën Flamurin e Lirisë. Delegatët janë të detyruar që në afatin më të shkurtër t’i caktojnë aq veta sa kërkohen nga secili rreth. Për armë është kujdesur vet, aq sa duhet. Pastaj vuri në spikamë se valiu i Prishtinës armët dhe municionin e përgatitur tani shpejt do t’ia dorëzojë “Lidhjes së Madhe”.

As për të holla nuk do të shfaqet nevoja (...). Në fund, deputetëve u solli ta nënshkruajnë njëfarë “Deklarate”, me të cilën sikur u shpallë luftë armiqve evropianë të Shqipërisë”.

Këtu duhet të konstatohet se korrespondenti vjenez gënjente kur thoshte se Ymer Efendiu është kundërshar “i rreptë i konfesioneve të tjera”, ndërkaq pati të drejtë kur tha se Ymer Prizreni ka ego të pathyeshme. Dhe se ai është udhëheqës i pakundërshtueshëm.Përfundonte: ”Para pak kohësh e ka ndjekur kajmekamin e Mitrovicës dhe askush nuk ka marrë guxim të nxjerrë fjalën jashtë”.

Kuvendi i Përgjithshëm, më 22 korrik 1880, iu drejtua Sulltanit, në emër të popullit shqiptar, me kërkesë të lejonte bashkimin e Shqipërisë dhe të caktonte një person për të qeverisur me Shqipërinë e bashkuar në emër të Sulltanit, duke vërë në pah se: “Sot në të gjitha anët ndër ne është bërë i njohur paralajmërimi i sulmit të padrejtë, të cilin armiqtë e jashtëm janë duke përgatitur kundër nesh. Për këtë arsye, të gjithë ne kemi vendosur të rrezikojmë me dëshirë e pa dëshirë trupin dhe krejt pasurinë për t’u mbrojtur nga armiqtë e jashtëm.

Sipas mendimit tonë të përgjithshëm, duke parë si obligim nevojën e mbrojtjes së atdheut, kemi vendosur njëzëri që qeverisja dhe administrimi i Shqipërisë duhet t’i ngarkohet patjetër një valiu të besueshëm, të aftë dhe të sigurt. Me zemër të pikëlluar në përgjithësi kemi vendosur të përqendrohemi kundër kësaj padrejtësie.

Qysh nga 400-500 vjet e këndej kemi jetuar nën sovranitetin e Lartmadhërisë së Tij, Sulltanit, dhe qysh prej stërgjyshërve dhe gjyshërve tanë në mënyrë trashëgimtare kemi gëzuar të drejtën e ekzistimit, të lirisë, të nderit dhe të fesë, kurse tani është e qartë se Lartmadhëria e Tij, Sulltani, nuk do ta lejojë shkatërrimin tonë brenda sekondës.

Lidhur me qëllimet dhe kërkesat tona ju kemi bërë qysh herët me dije dhe Ju kemi parashtruar peticione, kërkesa dhe telegrame, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje pozitive.

E njoftojmë Lartmadhërinë e Tij, Sulltanin, me qëllim të vetëmbrojtjes, duke dhënë jetën për tokë të atdheut tonë, për të cilin do të derdhim pikën e fundit të gjakut, do ta vazhdojmë kontinuitetin e qëndrueshmërisë dhe ekzistencën tonë trashëguese - historike.

Sot, në Prizren, janë mbledhur paria nga të gjitha viset tona. Çdo njëri ka ardhur sipas zakoneve të vjetra ku janë përmbushur fushat me njerëz të cilët kanë lidhur besën e bashkimit, duke u zotuar se do t’i zbatojnë dëshirat e përgjithshme të popullit për t’i mbrojtur viset e Shqipërisë.

Prandaj, kërkojmë prej Lartmadhërisë së Tij, Sulltanit, të emërohet një person të qeverisë në të gjitha (viset tona). Turbullirat dhe trazirat e ndryshme deri tani janë frenuar me premtime, por prej tashti nuk do të jemi në gjendje t’i qetësojmë.

Lutemi edhe njëherë që përgjigjen definitive të na dërgoni po ose jo, të cilën e presim me padurim. Si gjithmonë, edhe në këtë pikëpamje urdhri i takon Lartmadhërisë së Tij, Sulltanit.

Të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë, më 22 korrik 1880. Dokumenti është vërtetuar me vulën: “Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit”.

Këshilli i Ministrave të Turqisë e shqyrtoi, më 24 korrik 1880, kërkesën e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të 22 korrikut 1880 dhe në fillim të procesverbalit konstatoi: “Kërkesa nga ana e Komitetit të Lidhjes së Prizrenit, që viset shqiptare të bashkohen në një shtet të veçantë autonom, të organizohet, të mobilizohet ushtria nga vetë ata dhe të grumbullohen ndihma të tjera, kjo është hyrje në tradhtitë e saj.

Për këta hapa është mirë që menjëherë të diskutohet dhe të kërkohet nga pushteti qendror që sa më parë të ndërmerren masat e duhura.

Udhëheqësit e kësaj Organizate dhe të Degës së saj, siç  janë: Haxhí Ymer Efendiu dhe Shuaip Aga me pesë anëtarët e tjerë, që janë shënuar zyrtarisht në shkresë, duhet të internohen larg në vise të ndryshme”.

Tashti, pa hezituar, Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, në krye me urtakun e vendosur, Myderrizin e Madh, i renditi punët për t’i realizuar aspiratat politike autonomiste të Shqipërisë. Pikërisht më 26 korrik 1880 u dha urdhër degëve në krahina që të informonin personalitetet zyrtare osmane për anulimin e gjyqeve civile nga Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: ”Dega e Lidhjes për Prishtinën, që është qendra e vilajetit, na dorëzoi sot (më 3 gusht) një letër me njëzet vula, në të cilën thuhet e vihet në dukje se me vendimin e datës 26 korrik 1880, që i ka ardhur nga Komiteti i Lidhjes të Prizrenit, janë shkarkuar nga detyrat nëpunësit e rinj të gjykatave që ndodhen brenda Vilajetit (të Kosovës)” - i shkruanin nga qendra e Vilajetit, - Prishtina, Kryeministrisë.

Qendra e administrimit osman të Vilajetit të Kosovës, vis ky ku qëndronte truri, zemra dhe gjaku i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në krye me Haxhí Ymer Prizrenin, i sugjeronte Kryeministrisë së Turqisë, më 9 gusht 1880, se “nëse një orë e më parë nuk veprohet” për parandalimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “atëherë e gjithë Shqipëria do të na dilte nga dora”.

Gazeta Srpski list e Zarës, më 8 dhjetor 1880, duke i bërë jehonë veprimtarisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në përmbushjen e Rezolutës së Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes, të 22 korrikut 1880, dhe Kërkesës që ai Kuvend ia kishte drejtuar Sulltanit, shkroi: "Nuk është plotësisht e mundshme të vihet në spikamë lajmi serioz, të cilin në telegram po jua dërgoj edhe sipas të cilit Kryesia e shqiptarëve në Prizren ka vendosur të flakë nga populli i vet edhe vulën e fundit të sundimit të Sulltanit.Këshilli Ushtarak i Lidhjes, sipas Narodni list të 14 gushtit 1880, dhe pikërisht myderrizi Haxhí Ymer Prizreni kumtoi se nuk e njeh më Qeverinë e Stambollit dhe seLidhja u shpall luftë armiqve të Shqipërisë”.

Ndërkaq, Mutesarrifi (prefekti) i Prizrenit informonte valiun e Manastirit, më 20 gusht 1880, se ishte bërë një riorganizim në Lidhjen Shqiptare, duke përfshirë edhe riorganizimin e Komitetit Drejtues të Lidhjes, në krye të të cilit qëndronte myderrizi Haxhí Ymer Prizreni, kurse posti i Nënkryetarit të Lidhjes i ishte besuar Shuaip agë Spahisë, i cili e kishte edhe postin e Kryetarit të Komitetit të Degës së Lidhjes Shqiptare në Prizren. Dhe, i zhgënjyer nga fakti se Komiteti Qendror i Lidhjes, në krye me Ymer Prizrenin, sa vinte e bëhej më monolit, valiu i Manastirit i shkruante, më 21 gusht 1880, me indinjatë, Ministrisë në Stamboll se “ndonjë përçarje tjetër që dëshirohet të ndodhë në Prizren në dëm të Komitetit të Lidhjes nuk besojmë se do të mund të ketë. Prandaj tani ka ardhur koha të thellohet kjo përçarje dhe të sigurohen mjetet për ta mposhtur Lidhjen”.

Ndërkaq, valiu i Kosovës, më 11 nëntor 1880, informonte Ministrinë e Luftës në Stamboll se “Jemi informuar se para se të merret leja nga Qendra e Organizatës së Lidhjes së Prizrenit nuk mund të zbatohen kurrfarë masash, lidhur me çështjen e mobilizimit dhe të grumbullimit të rezervave”. Së këndejmi, përfundonte ai, “nuk jemi optimistë se mund të arrihet zhdukja e të gjitha këtyre veprimeve, lëvizjeve para se të shkatërrohet qendra e Organizatës së Lidhjes së Prizrenit. Kjo mund të arrihet vetëm me përdorimin e një force të madhe shtypëse!”

Pas shkëputjes së Ulqinit nga tërësia e trungut të Shqipërisë Etnike, më 26 nëntor 1880, me dhunë ushtarake e politike evropiane e `perandorake osmane për interesa të Malit të Zi, Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në krye me Myderrizin e Madh - Haxhí Ymer Efendi Prizrenin, tashmë me një famë të shtuar në përmasa kombëtare e ndërkombëtare, mobilizoi degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për t’i vu në jetë vendimet mbi kërkesat organizative më parësore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të aprovuara në Kuvendin e Lidhjes në Dibër, më 20-23 tetor 1880: Të ripërtërihet aktiviteti i degëve të pushuara; të merret pushteti gjyqësor e administrativ në nahi, në kaza dhe në nivel të Vilajetit, për ta bashkuar administrimin shtetëror të Shqipërisë nga Komiteti Qendror i Lidhjes; për përvetësimin për nevoja të Lidhjes Shqiptare të të gjitha të ardhurave të obliguara për Perandorinë dhe për mosdhënien ushtarë për ushtrinë perandorake të rregullt dhe atë rezervë.

Realisht, sipas prof. Zef Vizzolit, nga Kriza e Ulqinit në të gjitha kabinetet evropiane do të flitet për Çështjen shqiptare. Më tutje, valiu i Kosovës theksonte qartë se “Turbullirat dhe konfliktet të cilat e kanë përfshirë popullsinë e këtij Vilajeti i ka shkaktuar krejtësisht Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit” dhe se “Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit me degët e tij, që janë formuar brenda Vilajetit të Kosovës, në këtë kohë e ka treguar veten në formë të pushtetit, pasi i ka zbatuar të gjitha aksionet që ka dëshiruar”.

Këtu duhet të kihet parasysh se sintagma Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit ishte sinonim për rolin pushtetar të myderrizit Haxhí Ymer PrizreniLidhjen Shqiptare. Realisht, pushteti faktik i Lidhjes ShqiptareVilajetin e Kosovës, sipas Valiut të Kosovës, pasqyrohej më fuqimisht në pengesat që atij, pra pushtetit osman, i bënte Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare në fushë të mbledhjes së ushtrisë - rekrutë e rezervë, ndaj “për t’i dhënë fund kësaj situate, njëherë e përgjithmonë, së pari kërkohet: të shpërndahet Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit me të gjitha degët e tij, të zbatohet mobilizimi i rekrutëve dhe marrja e rezervës”.  Dhe, ritheksonin: “Për t’i realizuar këto masa, nevojitet që forcave ekzistuese të divizionit t’u shtohen 10-15 taborë nga ushtria mbretërore, me kusht që brenda muajit të rikthehen dhe të lejohet përdorimi i forcës ushtarake” dhe, “sipas nevojës së gjendjes së tanishme është çështje me rëndësi që Sanxhaku i Prizrenit (ku dominonte plotësisht fjala e Myderriz Haxhí Ymer Prizrenit) të rikthehet në kuadrin e këtij Vilajeti” - përfundonte Osman Pasha, zyrtari osman i Kosovës.

Organi kroat Obzor, i cili me kujdes të shtuar e përcolli veprimtarinë politike e luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të konstatojë, më 18 dhjetor 1880, se Prizreni është qendër administrative dhe ushtarake e Shqipërisë nën udhëheqjen dhe komandën supreme të myderriz Haxhí Ymer Prizrenit: “Luftërat e Gjergj Kastriotit e kanë larguar fuqinë e Turqisë nga Shqipëria, kurse Lëvizja e sotme (...) synon të dëbojë Greqinë etj (...). Qendër e kësaj Lëvizjeje nuk është Shkodra, as Janina, por është Prizreni”. Së këndejmi, “Prizreni - Krujë e viteve të Skënderbeut” - kisha konstatuar qysh më 1978.

Në janar të vitit 1881 u bë riorganizimi i Lidhjes. U formua Komiteti i Ri Qendror i Prizrenit, i cili e shpalli “Qeverinë e Përkohshme” të Shqipërisë, të cilën Sami Frashri e quajti “Kuvernë e Përdorme”, në krye të së cilës, sipas studiuesit osman, Sylejman Kylçe, u vu “aktivisti i shquar i Lidhjes, Sheh Ymer Prizreni”, i cili i mori në duart e veta Qeverinë dhe Lidhjen.Nga shkurti i vitit 1881 Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit, përkatësisht  “Kuverna e Përdorme” e formoi një njësi ushtarake elite prej “tetë mijë vetësh t’armatosun, e përbame prej burrash mâ trima të Shqipnis”. Ishin këta kryesisht malësorë nga viset e Gjakovës, të Lumës e të Fandës, nën komandën e kreut të Gashit, Ali Ibrahimit - Ibrës, Haxhí Jonuzit, kryetar i Gjykatës tregtare të Prizrenit dhe Sylejman agë Vokshit, tashti më i dëshmuar si komandant energjik i forcave më elite të Komitetit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. “Këta u-betunë në nji mbledhje: 1) Me dhanë jetën për Shqipni, 2) me i prishë gjithë ata që do t’a thyjshin Besën shqiptare, 3) me e shtrëngue qeverinë e Stambollit që në Prizren, Gjakovë e Lumë t’i heki gjyqtarët e këqij e t’i zavendsojë ata me të ndershëm”.

Në mbledhjen e Komitetit Qendror të Lidhjes në Prizren, ku u morën këto vendime, mori pjesë edhe Abdyl be Frashëri, i cili gjatë shkurtit 1881 do të vizitojë edhe Gjakovën, Pejën, Prishtinën e Dibrën. Dhe, duke u nisur nga një realitet i ri politik dhe shtetëror në Shqipëri, Narodni list e Zarës, më 19 shkurt 1881, shkruante qartë: "Shqipëria dëshiron pozitë autonome!"

Sidoqoftë, nga fundi i marsit 1881 të gjithë mekanizmat e organizmit shtetëror perandorak osman i kishin drejtuar mjetet drejt Kosovës së rebeluar. Mirëpo, burimet parësore vërtetojnë se, së paku nga fundi i marsit të vitit 1881, Myderriz Ymer Prizreni në krye të Komiteti Qendror të Lidhjes luajti në kartën e fundit për jetë a vdekje; për shkëputjen e autonomisë së Shqipërisë nga Porta e Lartë.

Sipas të dhënave të gazetës Narodni list të 2 prillit 1881, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka ngritur në Prizren Qeverinë e vet të plotë, në krye me mutesarrifin Shaip Agë – SpahiunPerollin. Të gjithë nëpunësit i ka vendosur Lidhja dhe të gjitha tatimet mblidhen për Lidhjen, e cila do të ftojë Sulltanin të emëronte kryetarin, i cili këtu do të sundojë në emër të tij. "Nëse Turqia nuk e plotëson këtë kërkesë, Lidhja është e gatshme të shpallë pavarësinë e Shqipërisë”.  Ndërkaq, gazeta serbe Istok e 3 prillit 1881, duke pasqyruar revoltën shqiptare pas arrestimit të anëtarëve të Degës së Lidhjes në Shkup, shkroi: “Shqipëria u ngrit në këmbë përsëri.”

Realisht, Dervish Pasha, më 7 prill 1881, ishte në dijeni të plotë për hapat që kishte marrë Këshilli i Madh, përkatësisht Këshilli Drejtues  (Kryesor, Qendror) i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i drejtuar nga Myderrizi i Madh, Haxhí Ymer Efendi Prizreni, i mbështetur fuqimisht në Shuaip agë Spahiun dhe Sylejman agë Vokshin.  Këto tri personalitete paraqitnin triumviratin drejtues të fazës më vendimtare të Revolucionit Kombëtar Shqiptar që udhëhoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Për ta përballuar ofensivën e një armateje të rregullt prej më se 20 mijë ushtarësh e ushtarakësh osmanë kundër forcave të Këshillit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shuaip agë Spahiu, me kompetencën e Kryetarit të “Qeverisë së Pavarur” të Shqipërisë, dha “kushtrimin që meshkujt prej 17 vjeç të rrokshin armët e të shkoshin në Shtime për me luftue, me mbrojtë atdheun!”

Pas prerjes së linjës telefonike në Prizren, më 28 mars 1881, që ishte bërë sipas urdhrit të Haxhí Ymer Prizrenit, me propozimin e Sylejman agë Vokshit, Këshilli i Madh  (Këshilli Drejtues) i urdhëroi Këshillit të Degës së Prizenit të dërgonte dy telegrafistë me një makinë telegrafike në pozitat e forcave të Lidhjes Shqiptare në Shtime, për të qëndruar në lidhje të përhershme me Këshillin Drejtues - realisht me myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenin. Po kështu, nga post-telegrafi i Prizrenit të përcilleshin vetëm ato informata e telegrame që do t’i censuronte e t’i lejonte Kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Haxhí Ymer Prizreni, tashti edhe Kryekomandant faktik i ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në ditët dramatike për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në prill të vitit 1881, përkrah myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit, në Komitetin Drejtues (Qendror) të Lidhjes në Prizren ishin të pranishëm dhe vepronin: Halim Efendiu, Zekeria Aga, Sylejman Vokshi, Haqim Efendiu, Mustafë Aga, Halil Efendiu, Xheladin Efendiu, Xhemshit Beu, Hasan Beu etj. si dhe: Haxhí Sylejmani dhe myderriz Ali Efendiu nga Gjakova, Zejnel Efendiu nga Peja, Rauf Efendiu, Haxhí Jonuzi, Jakup Efendiu dhe Abdyl Efendiu të Prizrenit, të cilët e mbanin nën vështrim veprimtarinë e post-telegrafit në Prizren, së paku prej 28 marsit 1881.

Duhet të theksohet se këtu nga 5 prilli 1881, kur Sylejman agë Vokshi dhe dy myderrizët famëlartë gjakovarë: Hasan Efendi Shllaku dhe Ali Efendiu e lanë Prizrenin dhe shkuan në Gjakovë, për t’u vu në krye të malësorëve për Frontin e Ferizajt, koordinimi i të gjitha veprimeve në Komitetin Qendror (Këshillin Drejtues) të Prizrenit shkonte përmes dy personaliteteve kyçe: myderrizit Haxhí Ymer Prizeni dhe Shuaip agë Spahisë - Perollit, i cili, pasi dha kushtrimin për mobilizimin e vullnetarëve prej moshës 17-70 vjeç, urdhëroi mbylljen e pazarit të Prizrenit dhe i ftoi dy batalionet dhe dy bateritë e ushtrisë osmane, që ishin mbyllur në Kala, t’i dorëzonin armët, të siguruar se do “të liheshin të lirë”. Ndërkaq, kryetari i Lidhjes, Haxhí Ymer Prizreni, u dërgoi ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Stamboll një telegram me të cilin kërkonte të ndikonin në Portën e Lartë të heqë dorë nga dërgimi i ushtarëve dhe nga përdorimi i dhunës kundër Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë.

Me operacionin ushtarak perandorak osman kundër Kosovës në ballë me Lidhjen Shqiptare të myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit, fenomen i ushtarakut dhe i burrështetit shqiptar dinjitoz, komandonin Haxhí Osman Mustafë Pasha, strateg ushtarak i njohur, Ibrahim Pasha, dinak më shumë se dhelpra dhe Muhtar Ahmet Pasha, njohës i mirë i terrenit shqiptar. Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit në krye me Myderrizin e Madh, Haxhí Ymer Efendi Prizrenin e pathyeshëm në idealet për t’i dalë zot Shqipërisë, si biri më i mirë i saj, më 15 prill 1881, i dërgoi Sulltanit një Memorandum shumë përmbajtjesor dhe të rëndësishëm për historinë e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Në atë dokument u pasqyruan shkaqet kryesore të rebelimit të popullit shqiptar dhe qëllimet që ka për t’i arritur populli shqiptar nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pa marrë parasysh çmimin e sakrificave. Në fjalinë e parë të dokumentit, për trazirat dhe kryengritjen gjithëpopullore në Shqipëri, fajësohet qeveria osmane, e cila, qysh nga shtypja e Revolucionit Borgjez Osman të vitit 1876, me administrim joadekuat prodhoi një “gjendje kaotike” në të gjitha viset e Turqisë Evropiane - Rumelisë.

Kjo bëri që “shumë krahina të banuara me popullsi myslimane”, pra edhe krahina të tëra shqiptare, të kalojnë “në duar të Bullgarisë, të Austrisë, të Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi. Pjesa e mbetur e Rumelisë me popullsi shqiptare, e cila është e njohur për trimërinë dhe për qëndrueshmërinë e saj, është gati që edhe ajo të kalojë në duar të armiqve dhe në këtë drejtim janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për pushtimin e saj” - theksohej në Memorandum.

Portës së Lartë edhe njëherë i tërhiqej vërejtja nga Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, përkatësisht nga Haxhí Ymer Prizreni, të shkundej nga antishqiptarizma për të parë rrezikun që Ballkani dhe Evropa po ia përgatisnin ardhmënisë së popullit shqiptar e Shqipërisë. Në dokument theksohej: “Nëpër të gjitha viset shqiptare qarkullojnë spiunët dhe diversantët të cilët janë dërguar nga shtetet e lartpërmendura me qëllim të na përçajnë në mes vetes, duke i bërë përgatitjet për okupimin e viseve tona.

Mirëpo, armiqtë tanë janë bindur për besnikërinë dhe patriotizmin tanë ndaj atdheut dhe kanë konstatuar se jemi shumë të qëndrueshëm. Mu për këtë arsye atyre nuk u mbetet tjetër gjë përveç dëshira e tyre për të na shkatërruar. Këtë çështje e ka kuptuar çdo njeri i yni, i vogël dhe i madh”.

Më tutje, me një oportunitet politik të domosdoshëm për momentin historik, si përpjekje për të ndikuar në ndërprerjen e operacioneve të Dervish Pashës kundër Lidhjes Shqiptare në Kosovë, konstatohej: “Duke marrë parasysh rrethanat se kemi jetuar në pesë shekujt e fundit nën sundimin e Perandorisë Osmane, përsëri e kemi gëzuar lirinë e plotë të ekzistencës sonë në atdheun tonë, prandaj jemi të gatshëm t’i mbrojmë viset tona të cilave u kërcënohet rreziku nga copëtimi”.

Në vazhdim, duke iu drejtuar Sulltan Abdylhamidit II, i cili deri në fund të vitit 1880 e përkrahu fuqimisht Lidhjen Shqiptare dhe programin e saj për autonominë e Shqipërisë, duke mbajtur korrespondencë për këto çështje me myderriz Haxhí Ymer Prizrenin dhe me personalitete të tjera shqiptare, në Memorandum u përmblodhën pikat kryesore të Programit politik e luftarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit:

 “Na gjithashtu e njoftojmë Lartëmadhërinë e Tij, Sulltanin, se qe katër vjet jemi bashkuar dhe kemi formuar Lidhjen tonë dhe e ndjejmë veten se jemi shumë të sigurt.

Qëllimi i Lidhjes sonë është sa vijon:

1. Të mbrohen të gjitha të drejtat tona ligjore;

2. Të mbrohet e drejta jonë kombëtare;

3. Të mbrohemi nga ata që gjenden përbrenda viseve tona dhe tentojnë të na prishin qetësinë;

4. Të mbrohemi nga sulmet e armiqve dhe nga ndikimet e huaja që vijnë nga jashtë;

5. Të jetojmë nën sezerenitetin dhe nënshtetësinë e Perandorisë Osmane”.

Memorandumin e Ymer Prizrenit, të 15 prillt 1881, pasqyrohej vendosmëria shqiptare për idealet e shenjta të kombësisë dhe të lirisë së Atdheut: Thuhej qartë: “Duke u bazuar në vendimet dhe idetë e përgjithshme të Lidhjes, kemi ardhur në përfundim që pa e formuar një qeveri të njësuar nuk ka tjetër zgjidhje. Kjo është konstatuar dhe vërtetuar unanimisht”. Së këndejmi, konstatohej në dokument: “derisa të ekzistojë dhe të veprojë Lidhja në Shqipëri të gjitha sulmet do të përballohen me lehtësi. Këshillat e Lidhjes kanë çliruar Plavën dhe Gucinë dhe (shqiptarët) kanë ndryshuar plotësisht. Lidhja e tyre nuk është më e frymëzuar dhe e entuziazmuar të luftojë në emër të idealit fetar, në emër të profetit, as në emër të bartësit të kurorës së Mbretërisë Osmane - Sulltanit”.

Ky dokument relevant i historisë pasqyron bindjen politike kombëtare dhe vendosmërinë e hartuesit - Haxhí Ymer Prizrenit, kryetarit të Komitetit Qendror të Lidhjes. Në vazhdim të citatit të mësipërm, i tërhiqej vërejtja Sulltanit dhe Portës së Lartë se “duke marrë parasysh kohën dhe situatën kritike, duhet të shqyrtohen kërkesat e shqiptarëve dhe të aprovohen. Në të kundërtën, edhe ata persona që deri në fund kanë qenë besnikë ndaj Sulltanit, tani, nëse shpërthen ndonjë kryengritje e përgjithshme, do të rrinë anash”. Dhe, Haxhí Ymer Prizreni, para se t’i përmblidhte kërkesat në një pikë të vetme, Portën dhe Sulltanin i bënte me dije se “neve jemi të detyruar që këtë çështje tonën t’ua parashtrojmë dhe t’ua bëjmë me dije të gjithë ambasadorëve (të Fuqive të Mëdha) që gjenden në Stamboll”.

Dokumenti përmbyllej me lutjen që kundërmonte erë kërcënimi gjithëshqiptar për një të drejtë legjitime të mohuar nga Porta e Lartë dhe Fuqitë e Mëdha evropiane, të vendosjes dhe të ruajtjes së status quos në Turqinë e mbetur, për ta copëtuar në një të ardhme, në rrethana politike e ushtarake edhe më të përshtatshme; për ta shlyrë popullin shqiptar dhe Shqipërinë nga historia për shekujt që do të vinin:

Me dashamirësi lutet Lartmadhëria e Tij, Sulltani, që kësaj radhe ta shqyrtojë definitivisht mirë çështjen tonë. Nëse ajo vendoset në mënyrë të drejtë dhe reale, atëherë ne do të na keni në besnikërinë Tuaj më të sinqertë dhe të jashtëzakonshme. Në çdo pikëpamje dhënia e urdhrit i takon atij i cili e ka pushtetin”. Dokumenti vërtetohej me vulën: “Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit”.

Memorandumi i Komitetit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i datës 15 prill 1881, do të mbetet njëri ndër dokumentet më të rëndësishme të mendimit politik shqiptar të orëve të fundit të Lidhjes Shqiptare të viteve 1877-1887, me një porosi - Dhiatë për nipër e stërnipër të shqiptarëve të tubuar rreth e përqark idesë Myderrizit të Madh - Haxhí Ymer Efendi Prizrenit: Përpjekje, sakrifica, martirizim pa çmim për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike!

Sulltani dhe Porta e Lartë, tashti vegla në duar të Rusisë pansllaviste, nuk lëvizën dhe “Dervish Pasha nuk zgjodhi mjete për t’i qëruar hesapet me forcat e Lidhjes së Prizrenit”.  Forcat pararoje të Komitetit Qendror të Lidhjes u thyen me kanonadat artilerike në Shtime e Grykë të Carralevës. Para forcave osmane nga Carraleva për në Malësi të Gjakovës do të tërhiqen edhe komandantet legjendarë të Lidhjes Shqiptare, bashkëluftëtarët më tëvendosur të Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit, Sylejman agë Vokshi me Ali Ibrahimin - Ibrën e Shipshanit dhe personalitete e luftëtarë të vendosur për të vazhduar rezistencën shqiptare së fundi si Orë zgjimi e shqiptarësisë së Kosovës dhe më gjerë.

Po kështu, edhe Myderrizi i Madh - Haxhí Ymer Efendi Prizreni, Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sapo Dervish Pasha doli në Qafë të Dulës, më 21 prill 1881, dhe me artileri mund të shkatërronte Prizrenin, Ymeri mori vendim të tërhiqej së bashku me njësinë që siguronte Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë prej rreth 500 luftëtarësh. Iu bashkua forcave të Sylejman agë Vokshit – Ali Ibrës në Malësi të Gjakovës.Më 30 prill 1881,i shoqëruar prej njerëzve besnikë, Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizreni u nis në drejtim të Durrësit. Fillimisht kaloi në fshatin BytyçKazasë së Pukës, në vartësi të Vilajetit të Shkodrës, dhe u vendos ilegalisht në shtëpinë e imamit Mahmud Efendiut, i cili do të organizojë lidhjen për përcjelljen e sigurt të Haxhí Ymerit deri në Shkodër.

Nga burimet relevante do të shihet se Haxhí Ymer Prizreni dhe Abdyl Halit be Frashëri kishin marrë për detyrë të kalonin jashtë vendit, jashtë Perandorisë Osmane, për ta mbajtur gjallë aktivitetin politik të Komitetit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kurse Sylejman agë Vokshi e Ali Ibra të mbanin gjallë frymën luftarake liridashëse të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke kthyer Malësinë e Gjakovës dhe malësitë e tjera të Kosovës në kështjella të papushtueshme të Shqipërisë autonome të dalë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Dhe, derisa Abdyl be Frashëri, në rrugë për “në Evropë” do të kapet më 1 maj 1881, në vise midis Dibrës -Tiranës dhe Elbasanit, myderrizi Haxhí Ymer Prizreni, më 18 maj 1881, pas shumë peripecish do të kalojë në Ulqinin e okupuar nga Mali i Zi, për ta mbajtur gjallë kërkesën për autonominë e Shqipërisë në Portën e Lartë, në Oborrin e Sulltanit dhe në kujtesën historike shqiptare deri me martirizimin e tij, më 12 qershor 1887.

Sipas gazetës zagrebase, Obzor, Haxhí Ymeri sapo mori informata për kapjen, burgosjen dhe keqtrajtimin e Abdyl be Frashërit, i shkroi dhe iu kërcënua Dervish Pashës, të ruante jetën e Abdylit: “Kryetari i Lidhjes i ka dërguar Dervish Pashës letër me të cilën i kërcënohej se do të vrasë të gjithë turqit në rrethinë dhe do t’ua kallë shtëpitë, nëse i ndodh një e keqe vëllamit të tij, Abdyl Beut”. Nga Puka deri në Shkodër Haxhí Ymer Prizreni udhëtoi para datës 12 maj 1881, kurse në Shkodër, në konak të bashkëveprimtarit politik dhe mik i tij i ngushtë, Jusuf Efendi Golemit, qëndroi gjashtë net” dhe pastaj “kaloi në Ulqin”.

Gjykata Ushtarake e Shkodrës, e cila dënoi shoqëruesit e Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit nga Bytyçi deri në Shkodër, si çdo gjyq i një fuqie shtetërore okupuese, në Hoxhën e Madh - Haxhí Ymer Prizrenin,  portretoi një personalitet aventurist, të lig e tradhtar të pushtetit. Kjo do të thoshte: Kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte i çelnikët në kërkesat për ruajtjen e tërësisë së Shqipërisë Etnike, për lirinë dhe për pavarësinë e saj. Në procesverbal thuhej: “Kur doli urdhri për kapjen e tij dhe kur pa se godina e kryengritjes që kishte themeluar dhe kishte përgatitur ai u shemb dhe u shkatërrua, u arratis si tradhtar e frikacak”!?!

Të dhënat burimore të proveniencave të ndryshme vërtetojnë se Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizreni kurrë nuk doli para gjyqit të okupatorit osman - turk dhe i “thyer para forcës shumë herë më të fuqishme - osmane dhe ndërkombëtare, u tërhoq në emigrim vetëm e vetëm të mos e nënshkruante - si kryetar i saj - kapitullimin e Lidhjes”. Me fjalë të tjera, siç shkruaja më 1978: “Lufta e tij prej burri të shtetit ishte e goditur me forcë nga brenda - prej Portës dhe ushtrisë turke më elite dhe nga jashtë prej Ligës së faktorëve evropianë antishqiptarë. I vendosur në veprën e filluar, i pajisur me njohuri teorike dhe praktike revolucionare, i thyer nga armiku shumë herë më i fuqishëm, u tërhoq në emigrim, pa e nënshkruar kapitullimin e tij dhe të Lidhjes. Vendosmëria, energjia, dinakëria prej njeriut me kulturë të lartë islame dhe strategjia politike e bënë këtë burrë qeveritar shqiptar të periudhës së Lidhjes Shqiptare të rëndësishëm - cilësi që ia nënvizoi edhe shtypi kroat i kohës”.

Nga të dhënat e proveniencës policore malaziase shihet se Myderrizi i Madh - Haxhí Ymer Efendi Prizreni, kaloi në Ulqinin e okupuar nga Mali i Zi më datën 6/18 maj 1881, rreth orës 17.15, dhe u vendos në familjen e mikut të tij dhe të bashkëmendimtarit politik, Myderriz Salih Efendi Hylja. Administratori i Malit të Zi në Ulqin, vojvoda Sima Popoviq, po atë ditë, informoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, vojvodën  Masho Verbica në Cetinjë, sa vijon: “Hoxha i Madh i Prizrenit, Haxhí Ymer Efendiu, ka ardhur në Ulqin dhe është vendosur te Hoxha ynë i Madh, Salih Efendiu, i cili sot ka qenë së bashku me të tek unë që të ma paraqet. Haxhí Ymer Efendiu ka ikur nga Prizreni, kur ka ardhur atje Dervish Pasha. Ai më ka deklaruar se kërkon strehim në Mal të Zi, kurse Salih Efendiu është për të  (mbështetje - strehues) i mirë”.

Më tutje, administratori malazias i Ulqinit vinte në spikamë se: “Ndonëse mund të mendohet se ai (Haxhí Ymer Efendiu) mund të ketë edhe qëllime të tjera, ai me siguri këtu nuk do të mund të bënte asgjë, e të mos e dija menjëherë. Ai më tha se edhe disa udhëheqës kryesor të Lidhjes së Prizrenit janë arratisur dhe se më kryesori Abdullah Beu (Abdyl Frashëri) ndoshta do të vijë edhe vetë në Ulqin. Është kënaqësi të dëgjohet edhe kjo se Lidhja, e cila e mbajti Ulqinin, tashti kërkon strehim në të “ - përfundonte V.S. Popoviq.

Vojvoda Masho Verbica nga Cetinja, më 7/19 maj 1881, informonte Vojvodën Sima Popoviq në Ulqin se “Ka ardhur këtu nga Prizreni popi Jovan Popoviq, prift prizrenas i ndjekur prej Dervish Pashës. Ai është ndjekur për shkak se e ka ndihmuar (për arratisje) Ymer Efendinë. Ai e njeh Ymer Efendinë dhe e lavdëron se është njeri i mirë dhe i mençur, dhe se me të vërtetë nuk qëndron në kurrfarë marrëdhëniesh të fshehta me Dervish Pashën. Sipas thënies të të përmendurit Popoviq, familja e Ymer Efendisë është internuar nga Prizreni në Manastir, e ndoshta në Selanik.”

Nga përmbajtja e dy dokumenteve të sjella më sipër shihet qartë se Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizreni prej datës 22 prill deri më 18 maj 1881 nuk kishte njohuri se ç’kishte ndodhur me familjen e tij në Prizren. "Ymer Efendiu shkoi n’Ylqin, n’atë qytet të cilin para disa mujve si kryetar i Qendrës pat dhënë urdhën me e mbrojtë me çdo sakrificë. Pranoi nga zemërimi të rrojë nën sllavët se sa nën Turqit të cilët nuk e mbajtën fjalën e i dulën të pabesë” - do të konstatojë Xhafer Belegu, më 1939, sepse Sulltani dhe Porta ia mohuan premtimet për autonominë e Shqipërisë.

Sipas burimeve të proveniencës vjeneze, diplomacia austriake, njëra ndër diplomacitë evropiane, që kishte mbështetje më të fuqishme në Shqipërinë Veriore dhe pikërisht në radhët e priftërinjve katolikë, për arratisjen e Myderriz Haxhí Ymerit në “Mal të Zi” do të informohet nga Prizreni vetëm nga mesi i qershorit 1881. Realisht, nënkonsulli austro-hungarez në Shkup i shkroi Vjenës, më 14 qershor 1881, një informatë me shumë të dhëna për Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenin, për rolin e tij gjatë periudhës së veprimtarisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe për sakrificat që ai i përballoi pas marshimit të ushtrisë perandorake osmane në Piemontin e Shqipërisë - në Kosovë: “Përkundër thirrjeve të njëpasnjëshme të (Dervish) Pashës që të kthehet në Prizren, ai arriti të qëndrojë i fshehur në këto male” të Malësisë së Gjakovës dhe “më vonë filluan reprezaljet për ta shtrënguar të paraqitet te Mareshali”, Dervish Pasha, e së fundi duke ia “arrestuar familjen për t’ia dërguar në Stamboll”.

Diplomati vjenez, më tutje, do të konstatojë se “Kryetari i Lidhjes Shqiptare i përballoi të gjitha këto reprezalje dhe nuk u kthye në Prizren”, e “kur Dervish Pasha kërkoi t’ia sillnin kokën e Haxhí Ymerit (por preferonte ta kapnin gjallë), atëherë nisi të qarkullojë lajmi se Haxhí Ymeri në të ikur kishte marrë me vete dokumente tepër të rëndësishme për qeverinë turke, prandaj Dervish Pasha dron se me vrasjen e Ymerit këto dokumente do të binin në duart indirekte të ndonjë dorasi që t’i keqpërdorte”.

Në vazhdim ky diplomat informonte Vjenën se “Sipas lajmeve që më erdhen sot  (d.m.th. më 14 qershor 1881) nga Prizreni, ai (Haxhí Ymeri) paska arritur të ikë në Mal të Zi” dhe vinte në pah opinionin se “Haxhí Ymeri duhet të ketë ruajtur letrën e shkruar me dorën e Sulltanit që tani gjendet në fron. Në këtë letër Sulltani e autorizonte Haxhí Ymerin ta formojë Lidhjen e Prizrenit, duke i dhënë pëlqimin dhe instruksione për veprimtarinë e Lidhjes. Kur pas disa kohësh Dervish Pasha ngulte këmbë që Haxhí Ymeri të kthehej në Prizren, duke i premtuar se do të mbetej i pandëshkuar nëse paraqitej vetë, ai përgjigjet se nuk beson në dokrra të tilla, meqë sapo të kthehej, do t’ia merrnin duarsh adutin më të shtrenjtë, letrën e shkruar me dorën e Sulltanit, mjetin e tij më të fortë të vetëmbrojtjes, duke e shpallur menjëherë tradhtar, siç kanë bërë me shumë njerëz të tjerë”.

Këtu e do vendi të konstatojmë e nga fundi i prillit ose në fillim të majit të vitit 1881 Dervish Pasha e internoi familjen e Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit  “në Manicë” (në Anadoll), kurse Shuaip agë Spahiun e internoi  “me tërë familjen e tij në Vilajetin e Adanës, në qytetin Nibs në Anadoll”. Atje vdiq në rrethana të pasqaruara.  Dhe, këtu duhet të theksohet fakti se: Fuqitë e Mëdha evropiane nuk ndërmorën asgjë kundër barbarizmit të Dervish Pashës në Kosovë e gjetkë në Shqipëri në prill - maj 1881, dhe as nuk do të hapin gojën kundër arrestimeve, burgosjeve e internimeve mizore të veprimtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – vinte në spikamë  El-Vakaié e datës 21 korrik 1881.

Të sjellim edhe faktin se, më 19 gusht 1881, Gjykata Ushtarake e Shkodrës, mbi bazë të kërkesës së Dervish Pashës, të 8 korrikut 1881, dënoi me internim “jashtë vendit të tyre” -Merash të Aleksandrisë, dy përcjellësit e Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit nga Bytyçi i Pukës deri në Shkodër, në rrugë për arratisje në Ulqin.

Për jetën e Myderriz Ymer Prizrenit në Ulqin njohim pak të dhëna të shkruara, por kujtesa historike është e pasur. Duke u mbështetur në përmbajtjen dhe në kuptimin e nocioneve: “pribjeshta” dhe “pribjelishtva” të telegramit të vojvodës Sima Popoviq, të 6/18 majit 1881, Myderrizi i Madh, Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i mundur në fushë të luftës nga ushtria perandorake osmane, me ndjenjën e personalitetit të madh të tradhtuar nga Sulltan Abdylhamidi, nga Mali i Zi kërkoi ndorje për t’u strehuar në gjirin vëllazëror të familjes së Hoxhës t’Madh të Ulqinit, myderrizit Salih Efendi Hylja, me virtyte e tipare shqiptare shumë të ngjashme me të myderriz Ymer Efendi Prizrenit.

Nga të dhënat e vjela nga kujtesa historike mund të konstatohet se myderrizi Haxhí Ymer Efendi Prizreni në Ulqin fillimisht jetoi në gjirin e familjes së myderrizit Sali Efendisë, i cili me presion të drejtpërdrejtë të Knjaz Nikollës do të emigrojë në Shkodër. Pastaj Myderriz Ymer Prizreni do të banojë kryesisht në lokalet e Meqemes, zyra e Vakëfit të Ulqinit, përballë Xhamisë së Namezjahit, por do ta gëzojë edhe mbështetjen e fuqishme të Molla Beqirit, bashkëkohës i Ymer Prizrenit, së paku katër breza hoxhallarësh.  Shtëpia kryesore e Molla Beqirit, ku e kishte dhomën e fjetjes Hoxha i Madh, ishte në rrugën e “Mehallës së re”, sot: ruga “Ymer Prizreni”. 

Dihet, sigurt, se që nga fillimi i jetës në Ulqin Myderriz Haxhí Ymeri u fal në Xhaminë e Namezjahit, në Qendrën e Ulqinit, pranë pazarit. Në atë Xhami ai u trajtua për imam nderi dhe për çdo të premte e mbajti vaisin - Këshillën e së premtes. Në kujtesën historike është balsamosur një kërkesë politike të cilën Myderriz Haxhí Ymeri e spikati në “Hydben e pare”: “Ai i cili është shqiptar mysliman i vërtetë sot duhet të ngelë këtu, të vdesë në Vatan, e këtu t’i lërë fëmijët e fëmijëve deri në Ditën e Gjykimit, e ai që është turk nuk e ka për detyrë, le të shkojë në Turqi...!”

Ishte ky kushtrimi më i qartë i myderriz Haxhí Ymer Prizrenit për ruajtjen e shpirtit shqiptar të Ulqinit, e që ishin vetë shqiptarët, por edhe dëshmi tjetër se Haxhí Ymeri e zgjodhi Ulqinin për ta përmbyllur jetën në mënyrën martirizuese, për të dëshmuar me jetën e me përpjekjet e veta deri në Grykë të varrit, se: Shqiptaria dhe Islami janë një dhe të pandashme për shqiptarët nën robërinë malazeze e serbe, sepse ato e ruajnë njëra-tjetrën, e ruajnë shqiptarësinë e Ulqinit dhe të viseve të tjera shqiptare të aneksuara Malit të Zi, Serbisë etj.

Këtu nuk është tepër, madje kërkohet të konstatohet se përmbajtja e citatit nga “Hydbja e parë” e myderriz Ymer Efendi Prizrenit në Ulqin, si edhe Fetfaja për të drejtën legjitime të çdo shqiptari të luftojë kundër Turqisë - për bashkimin, për lirinë dhe për autonominë e Shqipërisë, të shpallur në fille të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, korrespondon mirë me mesazhin e këngës popullore për Haxhí Ymer Prizrenin, me titull: “Kush ja jep Mbretit ni plum”, ku poeti popullor spikatë me përloteni mendimin politik dhe programin luftarak çlirimtar të Myderriz Ymer Prizrenit. Në këngë, midis të tjerash, thuhej: “Efendi, na çka me ba, /A ban turkut pushkë m’i ra?/ Myderrizi kish pas thanë:/ - Kur asht fjala për Vatan,/ Jo veç turkut e ati tjetrit,/ Po ni plumb kush ja jep Mbretit,/ Ka me shkue në lula të xhenetit!/ Fjalt e hoxhës kur i nguen,/ Të tanë burrat n’kamë u çuen,/ Lidhën besën e pajtuen gjaqe, - Me vent tonë s’ka pazarllaqe! S’njohim pashë, kral as mbret,/ Venin tonë e sunojmë vet!”

Tradita thotë: Nuk mbeti asnjë vëllazëri ulqinake të mos e ketë pasur anëtar nderi të familjes Hoxhën e Madh, Urtakun e shenjtë, apostullin e kombit shqiptar dhe "nuk mbahet në mend në Ulqin të ketë pasur raste gëzimi familjare, apo edhe hidhërimi, e në mesin e të ftuarve të mos ishte edhe Haxhí Ymer Prizreni."

Si mësues i vërtetë, në çdo familje ulqinake, mbolli dituri fetare dhe edukatë kombëtare shqiptare, veçanërisht dashurinë për gjuhën shqipe. “Mbi gjuhën, dhe vetëm mbi gjuhën, është e ardhmja e kombit tonë...!” - e përsëriste në xhami e në ndeja. Në vitin 1884, Turqia dërgoi një përfaqësues të saj në Mal të Zi të bindë Ymer Prizrenin të kthehej në Prizren, duke i premtuar rrogë dhe jetë të qetë, por të gjitha këto ai i refuzoi kategorikisht. Ndërkaq, sipas studiuesit të mirënjohur të Lidhjes, Xhafer Belegut: Sulltani i dërgoi në Ulqin një “njeri të posaçëm”. Ai u përpoq ta binte Ymer se “Sulltani të do fort e dëshiron të shkosh në Stamboll se ka me ju emnue Sheh-Islam.” HaxhR Ymeri do t’i përgjegjet vendosmërisht: “Shko nga erdhe se sikur edhe në fron të vet të më vijë Sulltani nuk due të di mâ për Turqin!”

Myderriz Ymer Prizreni nuk do të pushojë së vepruari për ta mbajtur gjallë frymën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndaj pa hezitim mund të thuhet se për likuidimin fizik të Tij, përpos Sulltanit dhe Portës së Lartë, këso kohe, ishin të interesuara jetësisht: Rusia, Malin e Zi dhe Serbia. Kujtesa historike në Ulqin fletqartë se: Hoxha i Madh - Procesin gjyqësor të Prizrenit kundër Sylejman Vokshit, bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të tij, më 29 shtator - 30 dhjetor 1885, e përjetoi grusht vendimtar të Sulltanit dhe të Portës së Lartë mbi frymëmarrjen e fundit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përmes grykëve të pushkëve të ish-bashkëluftëtarëve të tij.

Realisht, me rastin e gjykimit të Sylejman Vokshit, dëshmitari Abdyl Shollo nga Prizreni në deponimin e 3 tetorit 1885, midis të tjerash, për Ymer Prizrenin, do të konstatojë: “Po ky, Sylejman Vokshi, ka qenë vegla më aktive e veprimtarisë antiqeveritare e të mallkuar të Myderriz Haxhí Ymer Efendiut, që njihet njëri nga eksponentët më të mëdhenj të ish-Lidhjes, që sot ndodhet i arratisur në Mal të Zi.

Shkurt, Sylejman Vokshi pat marrë mësim nga i arratisuri Haxhí Ymer Efendiu, që të mos i bindet qeverisë perandorake dhe t’ia prishë vazhdimisht qetësinë e rendin (publik); qysh nga ajo kohë ai, pa pushuar as edhe një çast, ka kryer lloj-lloj nxitjesh dhe intrigash antishtetërore si edhe veprime (të tjera) kryengritëse në çdo anë të mbarë Gegërisë dhe ka qenë prej kohësh kryetar i krerëve të rebelëve”.

Së këndejmi, procesverbalet, urdhëresat dhe vendimet e Gjykatës Ushtarake të Prizrenit,Komandës së Jashtëzakonshme Ushtarake të Prizrenit, të Këshillit Administrativ të Gjakovës dhe të Gjykatës Ushtarake të Stambollit për Procesin gjyqësor të Sylejman Vokshit flasin qartë se ai ishte GJYQ për veprimtarinë politike e luftarake të Myderriz Ymer Efendi Prizrenit, ishte reminishencë gjyqësore për dënimin me vdekje, në mungesë, të Ymer Prizrenit, shuguruar në Procesin gjyqësor kundër Komitetit të Degës së Lidhjes  së Prizrenit e të Abdyl Frashërit  në Gjykatën Ushtarake të Prizrenit, dhe kundër anëtarëve të Komitetit të Degës së Lidhjes së Shkodrës, nga Gjyqi Ushtarak në Shkodër.  Këtu e tutje, Hoxha i Madh i Prizrenit fliste hapur për dëmet që Shqipërisë dhe kombit shqiptar i solli politika dritëshkurtër e Portës së Lartë, kurse në Sulltan Abdylhamidin shihte mjetin në duar të Rusisë, për perspektivat e politikës pansllaviste në Shqipëri e më gjerë, në Perandorinë Osmane.

Thuhet se priste e përcillte personalitete osmane, ithtarë të themeluesit të rendit kushtetutar të vitit 1876, Mit'had Pashës, përkatësisht kundërshtarë të pushtetit autokrat të Sulltan Abdylhamidit, të cilët jetonin në ekzil, në Paris e gjetkë në Evropë, midis të të cilëve kishte edhe shqiptarë, ndjekës të mendimit politik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dhe, tashti, posaçërisht i forcoi lidhjet me Tiranën, Shkodrën dhe Pejën. Dihet, sigurt, se takimet politike ilegale me personalitetet e rëndësishme i mbante në Odën e Tahir Mulla Beqirit dhe në Odën e Kadisë së Mujalëve.

Aktiviteti politik i Myderriz Ymer Prizrenit drejt ringritjes së Lidhjes Shqiptare ra në sy edhe të diplomacive evropiane. Kjo mund të vigjilohet nga informata e konsullit të përgjitshem austro-hungarez në tokat shqiptare historike dhe etnike, me seli në Shkodër, Lippick, të 1 qershorit 1886. Ai informonte Kontin KalnokyVjenë se që nga tetori 1885 po zhvilloheshin veprimtari organizuese “në lidhje me projektin e kryengritjes së Shqipërisë së Mesme” kundër Perandorisë Osmane.

Këto organizime i mori mbi vete i ashtuquajturi “Komiteti Shqiptar i Korfuzit”, mekanizëm organizativ ky i Athinës zyrtare. Në krye të përpjekjeve Athina vuri të riun ambicioz, Gani be Toptanin, nga Tirana, kurse konsulli grek, Mitzakis, lidhi për planet e Athinës edhe personalitete nga Shkodra e më gjerë. Lippick, midis të tjerash, informonte: “Përsa i përket Z. Mitzakis, Mustafa Asim Pashaj më siguroi se ai nuk sjell të holla vetëm prej Malit të Zi në Shkodër por edhe prej këndej atje, se në Shkodër, u kishte bërë dhurata në të holla shumë personave të ndryshëm që nuk janë zbuluar ende dhe se kishte vënë kontakt me një hoxhë prej Ulqini me emrin Salih Efendi (Hylja), që njihej i dyshimtë, për të bindur me dijen e Cetinjës, ish - kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shehun Omer Efendi, që qe arratisur n’Ulqin, për të marrë pjesë në lëvizjen që pritej dhe për të influencuar bashkatdhetarët e tij të ngushtë në Dibër, Tetovë, Lumë etj.” Konsulli Lippick e përmbylli informatën me konstatimin se: “Adjutanti i Sulltanit, Ferik Sulejman Pashaj, i cili tash së fundi është pritur të vijë prej Cetinje këtu (në Shkodër), duhet të ketë urdhër në lidhje me komplotin e dështuar, me ankesat kundrejt Mustafa Pashajt, me grindjen e tij me Jusuf Zija pashën etj.”

Mund të konstatojmë se vetëm faktet që u sollën për interesimet e Athinës dhe të Cetinjës, për ta lidhur Myderriz Ymer Prizrenin për vete, do të mjaftonin si pretekst për ta privuar nga jeta myderriz Sheh Ymer Prizrenin. Ndaj, çështja se cila makineri antishqiptare turke apo sllavo-greke e likuidoi Myderriz Ymer Prizrenin mbetët për t'u ndriçuar.

Këtu, megjithatë, duhet të saktësohet se kujtesa historike në Ulqin thotë: "Është folur se, pas një takimi me një njeri të Haxhí Zekës nga Peja, pak kohë para vdekjes, të jetë dëgjuar shpesh duke u betuar se ka për ta ringritur Lidhjen Shqiptare edhe më të fortë se atë të Prizrenit, por tashti, duke u mbështetur në armiqtë e Turqisë, në Evropë..."

Sipas kujtesës më të përgjithësuar në Ulqin, Myderriz Ymer Prizreni u godit për vdekje para derës së dhomës ku banonte, pikërisht sapo kthehej nga namazi i jacisë, pra në terrin e parë. Atentatori, sipas të gjithë gjasash, e mori arkivin komplet të Myderriz Ymer Prizrenit, dhe me këtë akt në njëfarëdore e realizoi dëshirën ose e materializoi frikën e Dervish Pashës, më 1881, se “dokumente tepër të rëndësishme për qeverinë turke” që i kishte me vete, “me vrasjen e Ymerit (…) do të binin në duart indirekte të ndonjë dorasi që t’i keqpërdorte”.

Varri dhe eshtrat e Ymer Prizrenit

 Ekzaminimi shkencor i skeletit të trupit të Ymer Prizrenit nga Janosh Nemeshker, ka dhënë diagnoza të ndryshimeve patologjike në trupin e Myderriz Ymer Prizrenit, si pasojë e veprimtarisë së tij të përhershme, moshës midis 63-68 vjeç dhe të një ataku mekanik: Spondylarthrozis (Shkalla e peshës: ++), Arthrosis gen.(Shkalla e peshës: +++), Periostitis man.(Shkalla e peshës: ++) dhe  Status post fracturom vert. Lumb.(Shkalla e peshës: ++++). Shpjegimi për diagnozën e fundit është: "Në unazën lumbale 4 dhe 5, sipas foramen vertebrales, është konstatuar fraktura në sipërfaqe, kurse reaksioni nuk mund të konstatohet dhe supozohet se kjo është bërë mu në prag të vdekjes".

Për shkakun e vdekjes së Myderriz Ymer Prizrenit dha mendimin edhe eksperti mjeko-ligjor, dr. Fadil Batalli. Atij iu prezantua materiali “nga momenti i çfarosjes së Ymer Prizrenit në formë të foto-dokumentacionit” dhe, pasi e studioi lëndën, konstatoi: Pajtohem me konstatimete J. Nemeshker: Thyerja e unazës së katërt dhe të pestë lumbale dhe dëmtimi i dhëmbëve në nofullën e epërme në anën e majtë janë shkaktuar para vdekjes -me veprime mekanike me mjet të fortë, të rëndë (topitur)” dhe konkludoi: “D.m.th. Ekziston lidhje engushtë kauzale në mes të dëmtimeve të lartpërmendura si dhe shkakut të vdekjes”.

Martiri Myderriz Ymer Prizreni, me kërkesë të tij, u soll i sëmurë nga plagët e rënda në gjirin e familjes së Mullabeqirëve dhe meqë parandjeu qartë vdekjen e paevitueshme, “e la me gojë: të varroset në Varret e Mollabeqirëve. Për organizimin meritor të ceremonisë së varrimit të Hoxhës së Madh, sipas kujtesës historike, u angazhua tërë Ulqini, por barrën organizative e barti Tahir Mollabeqiri. Nga të gjitha minaret e xhamive të Ulqinit u thirr salla e vdekjes (temxhit) për Burrin e Dheut, për Kryetarin e Parë e të vetëm të Shqipërisë Etnike, e cila, në kohën kur u likuidua Kryetari i saj i papushtueshëm, kishte 90 100 km2, dhe pikërisht: Vilajeti i Kosovës me 32 900 km2, i Shkodrës me 28 500 km2, i Manastirit me 10 800 km2dhe i Janinës me 17 900 km2. Toka shqiptare kishte edhe në Vilajetin e Selanikut.

Qytetarët e Ulqinit e varrosën Ymer Efendinë me nderime të larta, asnjëherë më të përsëritura. Me këtë çmohej lart vepra e madhe fetare e kombëtare dhe madhështore e këtij luftëtari të paepur fetar e kombëtar. Dhe, tradita ruan kujtimin e hidhur, por krenar: “Kur po e dërgonin në Varrezë trupin e Hoxhës t’Madh, u mbyllën të gjitha dyqanet dhe i madh e i vogël iu bashkua xhematit të Haxhí Ymerit. Edhe gratë e Ulqinit dolën nëpër deriçka, me rroba të rangëve, për t’ia bërë nderimin e fundit Hoxhës t’Madh...!”

 Trupi i Myderriz Ymer Prizrenit u mboll në dheun e Ulqinit, përjetësisht,kurse adhuruesit i ngritën arkën e varrit dhe monumentin mbivarrezornishanin në pllakë mermeri: 34 x74 cm, në të cilën skalitën mbishkrimin osmanisht:

“Huvel el halaku el baki

El merhum el magfur

Prizrenli El-Haxhí Ymer

Efendi bin Sylejman

Ruhiçyn  Elfatiha

Sene   1304”.

Në kuptimin shqip, do të thotë:

“ Zoti është krijues i të gjithave

I ndjeri i mëshiruar

Prizrenasi Haxhi Ymer

Efendiu, biri i Sylejmanit

Lutuni për shpirtin e tij

Viti    1304 h”.

Nga përmbajtja e nishanit nuk mund të mësojmë për datën dhe muajin, madje nuk mund të caktojmë saktësisht as vitin e martirizimit të Myderriz Ymer Prizrenit. Kjo do të bëhet më e qartë sapo ta kuptojmë se viti hixhri 1304 fillon më 31 shtator 1886 dhe përfundon më 21 gusht 1887. Dhe, së fundi, fati e deshi që vetëm më 24 maj 2002 të zbulojmë qartë ditën, datën, muajin dhe vitin e vdekjes së të madhit Haxhí Ymer Efendi Prizreni. Dokumentin osmanisht, që ruajti këtë datë, e siguroi mr. Enver Baftiu. Ai i përket gruas së Ymer Prizrenit, opojares Fatime Murat Aga dhe mban datën 13 ramazan 1307, që do të thotë: 3 maj 1890. Fatimja, midis të tjerash,vinte në pah se është e veja e Myderriz Ymer Prizrenit, i arratisur në qytetin Ulqin dhe për vdekjen e tij, saktësoi: “yç yüz dert senesi ramadani ºerifen yegermi ģyni ve fati iden Haci Ümer Efendi ibni Sülejman Efendi”, që do të thotë: Haxhí Ymer Efendia, i biri i Sylejman Efendisë, ndërroi jetë në ditën e njëzet të ramazanit të madhërueshëm të vitit treqind e katër. Muaji ramazan është muaji i nëntë islamhixhri, kurse viti 304 është viti 1304. Ndaj, barazuar me kalendarin gregorian, del: 20 ramazan 1304 është baras me ditën e diele, 12 qershor 1887.                                   

Ta përmbyllim. Hoxha i Madh i Prizrenit, Myderrizi i famshëm i Medresesë së Mehmet Pashës, themeluesi dhe strategu ideor, politik e ushtarak – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqitpare të Prizrenit 1877-1887, Kryetari i Parë dhe i vetëm i Shqipërisë Etnike të fillimvitit 1881 - e zgjodhi Ulqinin për prehje në vjetët e fundit të jetës dhe rezistoi e përballoi aty dhunën, që Varri t'i mbetet roje kujdestare e shqiptarisë dhe e shqiptarësisë së përjetshme të Ulqinit me viset përreth, të cilat, Evropa Shtrigë e Patër Gjergj Fishtës, ia dhuroi Malit të Zi mollë të qëruarnë pjatë.

Varri i tij, të cilin ulqinakët, brez pas brezi, e quajnë me admirim: "Vorri i Hoxhës t'Madh", është dhe do të mbetet tapi shqiptare e Ulqinit, të shkëputur me dhunë nga ushtria perandorake-osmane (turke), dorë e zgjatur antishqiptare e Evropës imperialiste. Kjo Evropë u ridëshmua si e tillë, antishqiptare, edhe më 1913, më 1919 dhe më 1945, dhe sot, 125 vjet pas Krimit në Berlin, dhe 116 vjet nga martirizimi i Ymer Prizrenit për Shqipërinë një dhe të pavarur, është vërë në sprovë të re përpara kërkesave legjitime të kombit shqiptar, të ndarë e të copëtuar, copa në pesë shtete, por i hedhur fuqimisht në vallën hijerëndë të Epokës së Myderriz Ymer Prizrenit për zgjidhjen e Çështjes shqiptare drejtësisht dhepërfundimisht.

.

Me rastin e 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

MYDERRIZ YMER PRIZRENI ORA, ZEMRA DHE SHPIRTI  I 

 LIDHJES SHQIPTARE  1877-1887

Shkruan: Prof. dr. Muhamet PIRRAKU

Prishtinë, Qershor 2008

------------------------- 

(Teksti shqip i i rezimesë anglisht të veprës : Myderris Ymer Prizreni  - Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2005, fq. 522)

Lapidarët e Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit në oborrin e kompleksit memorial të LSHP-s

 Kthehu ne fillim

powered by Beepworld