Nė Serbi nuk ka trashėgimtar tė Dimitrije Tucoviqit…!

 

Dy me njė nė favor tė Serbisė!

 

Mė mirė ėshtė tė mos na njohė fare Serbia e tė mos kemi ulėse nė OKB, por as tė mos kemi ndarje tė brendshme nė Kosovė, sesa anasjelltas. Nuk ėshtė thelbėsore se kur do tė nisin shtetet e mbetura tė Ballkanit perėndimor tė integrohen nė BE, por ēfarė do tė ngjajė para integrimit e pėrgjatė rrugės drejt integrimit. Kosova, Shqipėria dhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, duhet t’ia bėjnė tė qartė faktorėve ndėrkombėtarė qė integrimi duhet tė jetė i njėkohshėm dhe se nuk janė dakord me hyrjen e Serbisė nė BE para Shqipėrisė dhe Kosovės.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 19. 06. 2009

_____________________________

 

     Tomislav Nikoliqi e vuri popullin serb para zgjedhjes: ose BE-ja, ose Kosova. Tomislav Nikoliqi i humbi zgjedhjet. Ai po bėnte fushatė me zgjedhjen e tij (Kosovėn) nė kuadėr tė zgjedhjes qė ai besonte se ndodhet para popullit serb (ose BE-ja, ose Kosova). Nė pranverėn e vitit 2008, zgjedhjet nė Serbi i fitoi Boris Tadiq, i cili vazhdon tė jetė kryetar i Serbisė.

·       Mirėpo, pse fitoi Boris Tadiqi?

·       Pėr shkak se ishte proevropian?

·       Sepse, ndryshe prej Nikoliqit, ishte pėrcaktuar pėr BE-nė?

Aspak. Boris Tadiq fitoi meqė e refuzoi dilemėn qė e ngriti Nikoliq. Tadiq nuk e zgjodhi BE-nė, pėr dallim nga Nikoliq qė e zgjodhi Kosovėn, por ai e zėvendėsoi operatorin OSE me atė DHE. Nuk u pėrcaktua pėr BE-nė nė udhėkryqin e Nikoliqit ‘BE-ja OSE Kosova’, por e shpalli inekzistent atė udhėkryq, duke i marrė vetėm elementet e tij, tė cilat i vendosi nė njė marrėdhėnie komplemetare: ‘BE-ja DHE Kosova’.

 

     Boris Tadiqi e kishte kuptuar mirė se Perėndimi nuk po i bėnte trysni serioze Serbisė pėr ta pranuar Kosovėn, ndėrkohė qė ia linte shtegun hapur asaj pėr nė BE (sigurisht me qėllimin qė ta largojė Serbinė prej Rusisė). Tadiqi nuk e lėshoi shansin. Popullit serb i tha qė Serbia mund ta ketė edhe BE-nė, edhe Kosovėn. Dhe, siē e dimė, Tadiqi fitoi. Vetėm pėr shkak se nuk e pėrjashtoi BE-nė, anipse e donte Kosovėn jo mė pak se Nikoliqi, ai u bė kryetar i Serbisė. Pasoi mbivlerėsimi i dytė kapital qė Perėndimi ua bėri ndryshimeve nė Serbi. Pas mbivlerėsimit tė zėvendėsimit tė Milosheviqit me Koshtunicėn nė tetor tė vitit 2000, u mbivlerėsua edhe zėvendėsimi i Koshtunicės me Tadiqin. Tė gjithėve na kujtohet Javier Solana kur s’pėrmbahej dot nga gėzimi qė dėshironte ta ndante me tė gjithė me rastin e fitores sė Tadiqit.

 

     Nė Serbi realisht nuk ka parti tė majta, kurse liberalėt i marrin rregullisht vetėm pak pėrqind. Nė Serbi nuk ka trashėgimtar tė Dimitrije Tucoviqit e pothuajse as tė Vladimir Jovanoviqit e Milan Piroqancit. E gjithė skena politike atje ėshtė e trashėgimisė sė Nikola Pashiqit: orientim nacional-shovinist, i cili hegjemonisė serbe ia ndryshon vetėm petkun kohė pas kohe.

·       Por, cili ėshtė petku mė i ri i aspiratave tė Serbisė?

·       Cilat janė synimet konkrete tė Serbisė sė sotme, tė Serbisė sė Boris Tadiqit?

Duke lexuar dhe analizuar deklaratat e tij dhe tė zyrtarėve tė tjerė tė lartė serbė, duket qė Serbia deri nė vitin 2013 apo 2015 i ka tri qėllime kryesore politike qė lidhen me Kosovėn.

Serbia dėshiron qė:

1.      Tė mos detyrohet ta pranojė Republikėn e Kosovės si shtet tė pavarur;

2.      Ta sajojė njė entitet autonom serb brenda Kosovės tė ngjashėm me Republikėn Serbe nė Bosnje;

3.      Tė bėhet anėtare e BE-sė (gjithsesi para Kosovės).

     Kur i kemi parasysh edhe qėndrimet ndėrkombėtare dhe rregullat e BE-sė, nuk duket qė ėshtė reale tė pritet qė Serbisė t’i pėrmbushen tė trija kėto objektiva afatmesme. Mirėpo, edhe nėse plotėsohen cilatdo dy prej kėtyre, kjo do tė paraqesė fitore tė madhe pėr Serbinė dhe lajm tė keq pėr Kosovėn.

 

     Rreziku mė i madh pėr Kosovėn ėshtė nėse nga kėto tri aspirata, Serbisė i plotėsohen e dyta dhe e treta. Njė situatė e kėtillė pas katėr a pesė vjetėve ėshtė shumė e mundur. Po qe se i kujtojmė deklaratat e nėnpresidentit amerikan Joseph Biden (pėr‘pavarėsinė e pakthyeshme’ dhe atė tjetrėn se ‘Kosova nuk do tė ndahet’) si dhe zėrat nga Brukseli pėr perspektivėn evropiane tė Serbisė, bėhet e qartė qė pėrmbushja e objektivit dy dhe tre tė Serbisė nė lidhje me Kosovėn paraqet kėrcėnim serioz. Pra, Serbia do tė mund ta pranojė Kosovėn e pavarur pas disa viteve, porse pėr shpėrblim asaj mund t’i lejohet sajimi i njė Republike Serbe brenda Kosovės dhe anėtarėsimi nė BE para Kosovės. Kombinimi i ‘pavarėsisė sė pakthyeshme’ (Biden) me tolerimin e Serbisė qė hėpėrhė tė mos e njohė pavarėsinė (sėrish, Biden), rezulton me pavarėsinė e pakthyeshme tė Kosovės qė Serbia e njeh mė vonė. Ndėrkaq, deklarata qė ‘Kosova nuk do tė ndahet’ tregon qė Joseph Biden konsideron qė Kosova sot nuk ėshtė e ndarė. Ashtu sikurse qė pėr Bosnjen e ndarė pėrbrenda nė dy entitete thonė se nuk do ta lejojnė ndarjen, ngjashėm po sillen edhe pėr rastin e Kosovės. Kemi tė bėjmė me dy kute tė ndryshme: gjersa pėr neve dallimi cilėsor ėshtė ndėrmjet Kosovės sė ndarė nė terren (siē e kemi tashmė), nė njėrėn anė, dhe integrimit tė veriut dhe enklavave, nė anėn tjetėr, pėr ndėrkombėtarėt dallimi ėshtė ndėrmjet ndarjes dhe ndarjes sė brendshme - p.sh., nė rastin e Bosnjes, ndėrmjet shpartallimit tė Bosnjes dhe Bosnjes sė tillė ēfarė ėshtė sot. Sė kėndejmi, pėr ndėrkombėtarėt njė autonomi territoriale serbe brenda Kosovės me tė drejtė vetoje ende nuk paraqet njė Kosovė tė ndarė.

 

     Serbia sigurisht do qė Republika Serbe nė Bosnje t’i bashkohet asaj, mirėpo edhe kontrolli i tėrė Bosnjes nėpėrmjet elementit serb atje ėshtė mjaft i volitshėm pėr Serbinė. Fundja, pasojat e kėsaj po i ndjen edhe Kosova: mosnjohja e pavarėsisė nga Bosnja e deri te pengesat nė qarkullim tė njerėzve e tregti tė mallrave janė pasojė e vetos sė Republikės Serbe atje. E njėta gjė do tė mund tė pėrsėritej edhe nė Kosovė nėse vazhdohet me kėtė nonshalancė tė institucioneve tė Kosovės - edhe nė Kosovė Serbia do ta zėvendėsojė ndarjen e Kosovės me ndarjen e brendshme tė Kosovės, gjė qė i ofron Serbisė kontroll mbi Kosovėn nėpėrmjet vetos sė serbėve lokalė.

 

     Pėr mė keq se kaq, me qėllim qė e gjithė kjo t’i shitet popullit sa mė kollaj, fitorja 2:1 pėr Serbinė do tė mund tė tempohej asisoj qė tė tre golat tė ngjajnė brenda njė periudhe tė shkurtėr. Pra, Serbia e sajon entitetin autonom territorial brenda Kosovės, por nė tė njejtėn kohė e njeh Kosovėn e pavarur e cila bėhet anėtare nė OKB, porse Serbia hyn edhe nė BE. Nė kėtė mėnyrė Serbia do tė mund ta kushtėzonte Kosovėn edhe nga lart, edhe nga poshtė: me veton e autonomisė sė serbėve nė Kosovė (sikurse Bosnjen me veton e Republikės Serbe atje), dhe me veton e saj nga lartėsia e vendit anėtar tė BE-sė (sikurse Sllovenia qė ia bėn Kroacisė e Greqia Maqedonisė).

 

     Megjithėkėtė, pse duket qė Boris Tadiqi thuajse nuk po i jep aq zor krijimit tė Republikės Serbe nė Kosovė? Sepse, aktualisht, po i jep zor decentralizimit Sadri Ferati, ky ministri ynė qė thotė ‘unė vetėm po e zbatoj ligjin’. Boris Tadiqi, gjersa vazhdon t’i financojė strukturat e Serbisė nė Kosovė, po pret qė njėherė Sadri Ferati t’ia zbatojė decentralizimin, nė mėnyrė qė ky pastaj ta bėjė vetėm edhe njė mbindėrtim tė vockėl nė formėn e kantonizimit tė Kosovės dhe, asisoj, Republika Srpska 2 nė Ballkan do tė jetė gati. Gjithsesi, mė mirė ėshtė tė mos na njohė fare Serbia e tė mos kemi ulėse nė OKB, por as tė mos kemi ndarje tė brendshme nė Kosovė, sesa anasjelltas.

 

     Nuk ėshtė thelbėsore se kur do tė nisin shtetet e mbetura tė Ballkanit perėndimor tė integrohen nė BE, por ēfarė do tė ngjajė para integrimit e pėrgjatė rrugės drejt integrimit. Kosova, Shqipėria dhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, duhet t’ia bėjnė tė qartė faktorėve ndėrkombėtarė qė integrimi duhet tė jetė i njėkohshėm dhe se nuk janė dakord me hyrjen e Serbisė nė BE para Shqipėrisė dhe Kosovės. Pėr fillim, meqė Serbia nuk e njeh Kosovėn dhe nė kushtetutėn e saj thuhet qė Kosova ėshtė pjesė e Serbisė, Kosova (por edhe Shqipėria) do tė mund tė kalonin nė kuvendet e tyre nga njė rezolutė pėrmes sė cilės e sqarojnė se nuk e njohin Republikėn e Serbisė (pėrkatėsisht e tėrheqin njohjen e saj).

 

Albin Kurti: Kush janė ndihmėsbageristat e bageristit Feith, nė Kosovė?!

Albin Kurti: „Reartikulacija“-In dependence …(sllovenisht)