Pushteti vendor nė Kosovė
ėshtė orkestėr e ndihmėsbageristėve tė kapur! Kush janė ndihmėsbageristat e bageristit
Feith, nė Kosovė?! Sejdiu,
Thaēi, Ferati e ndihmėsbageristėt e tjerė janė sikur ata peshqit qė rrinė tė
qetė anipse tė kapur. Shpresojnė nė mėshirėn e peshkatarėve. Por, kjo sėshtė
e mundur tashmė. E kanė kafshuar karremin. Karremin e kanė nė lukth. As
peshkatarėt skanė se ēfarė u bėjnė. Shkruan: Albin
Kurti - Prishtinė, 08. 06. 2009 ______________________________ Sadri
Ferati e ka kuptuar se me pėrfaqėsuesit serbė bashkėpunim ka vetėm nėse u jep
territor. Prandaj, ai insiston aq shumė nė decentralizimin e Kosovės
josovrane. Koncepti themelor politik i Beogradit ėshtė territori anipse u bė
njė dekadė qė kanė pėrfunduar luftėrat. Ato qė nė Kroaci quheshin Zona
Autonome Serbe ( por qė sarritėn tė realizohen ), ato qė nė Bosnje quheshin
kantone dhe Republikė Serbe ( dhe qė u realizza ), nė Kosovė po ato tani
quhen komuna tė reja me shumicė serbe ( dhe pritet tė realizohen ). Pėrfaqėsuesi
Civil Ndėrkombėtar, Pieter Feith, ėshtė bageristi i kėsaj pune. Sadri Ferati,
sikurse te ajo shakaja e famshme, ėshtė ndihmėsbagerist: aty ku sfutet dot
bageri pėr shkak tė madhėsisė sė tij, Sadriu i pėrvjel mėngėt dhe i kap
qyrekun e kazmėn. Ai ka nisur ti krijojė ekipet pėrgatitore pėr
decentralizimin nėpėr komuna duke iu ofruar paga edhe mbi 500 euro atyre qė
inkuadrohen. E, gjithmonė ka njerėz qė blihen tamam sikurse mallrat. Jo pse
ata janė tė varfėr meqė spara ka tė varfėr nė ato ekipe. Por, mė parė, pėr
shkak se u ka hyrė krimbi i lakmisė dhe luksit. Ja se si ėshtė arsyetuar njė
anėtar shqiptar i kėtyre ekipeve pėrgatitore nė njė bisedė private: Mė mirė
tė jem unė sesa dikush tjetėr! Pra, ai disi e pranon se po bėn njė punė tė
pandershme por konsideron qė ēdokush tjetėr do tė ishte edhe mė i pandershėm
se ky nė atė post. Ose, ndoshta beson qė tė tjerėt nuk dinė ti shndėrrojnė
nė kėnaqėsi ato 500 euro sikurse qė di ky. Sido qė tė jetė, bėhet fjalė pėr
ndihmės tė ndihmėsbageristit. Aty ku sdepėrtojnė as lopatat e kazmat, aty
shkohet me ēekiēė, dalta e pyka, madje tė tė njėjtit material prej tė cilit
ėshtė edhe terreni qė duan ta rrafshojnė. Po tė
dėshironin sinqerisht Pieter Feithi e Sadri Ferati qė ta pėrfshijnė
popullatėn nė kėtė proces, atėherė do tė organizonin referendum dhe do ta
kishin demokracinė nė anėn e tyre. Mirėpo, jo. Ata e dinė se decentralizimi
sdo tė kalonte kurrsesi te qytetarėt po tė pyeteshin ata, prandaj popullata
konsiderohet si njė trup fizik qė duhet formėsuar me forcėn e pushtetit - me
bagerin qė fshin pėrpara, ndihmėsbageristin qė rrėmih dhe ndihmėsat e
ndihmėsbageristit qė prejnė e thyejnė pengesat. Mirėpo, nėse
kėta ndihmėsat e ndimėsbageristit janė tė motivuar nga paratė pėr tė cilat
janė shitur, a vlen e njėjta edhe pėr ndihmėsbageristin Ferati, apo ndoshta
ka edhe diē mė shumė aty? Pėr Sadri Feratin dhe qeveritarėt e tjerė me nė
krye me Hashim Thaēin, nė Shqipėri e kanė njė shprehje tė goditur. Ata janė
tė kapur. Ata i kanė kapur. Sikur peshqit kur kapen nga peshkatarėt.
Asnjėherė skam dyshuar se ndėrkombėtarėt sjanė peshkatarė tė zotė. Sejdiu,
Thaēi, Ferati e ndihmėsbageristėt e tjerė janė sikur ata peshqit qė rrinė tė
qetė anipse tė kapur. Shpresojnė nė mėshirėn e peshkatarėve. Por, kjo sėshtė
e mundur tashmė. E kanė kafshuar karremin. Karremin e kanė nė lukth. As
peshkatarėt skanė se ēfarė u bėjnė. Uhh... Siē e dimė,
tash e 10 vjet regjimi ndėrkombėtar i toleron strukturat e Serbisė pėr hir tė
stabilitetit ( duke mos i arrestuar ata ), e, nė anėn tjetėr, e tolerojnė
edhe korrupcionin e politikanėve kosovarė sėrish pėr hir tė stabilitetit (
duke fituar dėgjueshmėrinė e tyre ). Ka aq shumė faktorė ndėrkombėtarė qė
ndikojnė nė Kosovė mė shumė sesa qeveria e Kosovės. Dhe, po ata faktorė, pėr
ēėshtjen e Kosovės, ndikojnė mė shumė nė qeverinė e Kosovės sesa qė qeveria e
Kosovės ndikon tek ata pėr ēėshtjen e Kosovės. E, tė mos flasim pėr
shpėrputhjen drastike ndėrmjet faktorėve ndėrkombėtarė dhe qytetarėve tė
Kosovės sa i pėrket ndikimit tė secilit prej kėtyre nė qeverinė e vendit. Rasti mė
eklatant ėshtė pėrsėri ai i Sadri Feratit. Sadri Ferati dėshtoi ta integrojė
Mitrovicėn si kryeshef ekzekutivi atje, i humbi zgjedhjet lokale nė vitin
2007 nė Mitrovicė, dhe pėr tė gjitha kėto u shpėrblye me postin e ministrit
tė administrimit tė pushtetit lokal me mision qė ta decentralizojė Kosovėn.
Dhe tash, mu ky Sadri Ferati, nė fushatėn e tij me paratė tona iu premton
serbėve se do tua bėjė jetėn mė tė mirė atyre, ndonėse ata qysh tash jetojnė
mė mirė se shqiptarėt dhe e dinė se ēfarė jete kjo qeveri ua ka bėrė
shqiptarėve nė Kosovė. Serbėt mendojnė se maksimumi i jetesės sė tyre nė rast
tė bashkėpunimit me qeverinė e Kosovės ėshtė kjo qė kanė shqiptarėt, ndėrkohė
qė ata tashmė i kanė kushtet mė tė mira se kaq. Megjithatė,
serbėt e zakonshėm nė Kosovė duhet ta paguajnė kėtė mirėqenie me lojalitet
absolut ndaj Beogradit. Edhe nėse do tė kishim serbė nė Kosovė qė do tė
rebeloheshin ndaj diktatit tė qeverisė sė Serbisė, qeveria e Kosovės sdo ti
mbronte dot ata sepse ajo sėshtė nė gjendje tė mbrojė asnjeri tjetėr
pėrveēse vetvetes nėpėrmjet servilitetit. Jo vetėm nė veri tė Kosovės por
edhe nė Graēanicė strukturat paralele tė Serbisė ua ndėrprejnė marrėdhėnien e
punės arsimtarėve, mjekėve e zyrtarėve tė tjerė aty, shpallin konkurse dhe
pranojnė njerėz tė tjerė nė vend tė tyre, pra, lėshojnė vendime ekzekutive
sikurse njė qeveri. Ėshtė qeveria e Kosovės ajo qė spo mund tė bėhet qeveri
aty. Nė njė situatė tė kėtillė ēfarė e kemi nė ēerekun e territorit, Sadri
Ferati po i shndėrron ata nė komuna autonome nė llogari tė komunave aktuale
qė janė me shumicė shqiptare. Mbi tė gjitha, metodėn ai e ka krejtėsisht tė
gabuar: duke iu dhėnė serbėve si merr dot ata. Kėshtu pat menduar edhe Lutfi
Haziri i cili ofronte njė herė njė komunė, mandej dy, mandej tri, me shpresė
se Serbia do tė ngopet. Mirėpo, ajo e merrte atė qė mund tė merrte dhe e
shfrytėzonte kėtė si platformė pėr kėrkesa tė reja dhe mė tė shumta. Ofertat
qė institucionet e Kosovės ua kanė bėrė e ua bėjnė serbėve ata kurrsesi nuk i
pėrjetojnė si ndofarė gjeneroziteti kosovar por si arritje tė kokėfortėsisė sė
tyre serbe. Vetėm nėse
qeveria e Kosovės do tua ndalte tutelėn dhe kėrcėnimin qė serbėve tė Kosovės
u vjen nga Serbia, pra, vetėm duke i arrestuar njerėzit kryesorė tė
strukturave paralele, vetėm atėherė do tė mund tė krijohej terreni pėr
integrimin e serbėve. Nė fakt, po ua hoqe serbėve strukturat paralele, nuk ka
nevojė qė ti integrosh me komuna tė reja sepse ata do tė integrohen nė
komunat ekzistuese. Komunat e reja janė tė lidhura pikėrisht me strukturat
paralele, me territorin qė ato e kontrollojnė. Mirėpo, aktualisht, pushteti
vendor nė Kosovė ėshtė orkestėr e kėtyre ndihmėsbageristėve tė kapur. Dhe,
pėr pasojė, mė shumė ka gjasa qė strukturat e Serbisė nė Kosovė ta arrestojnė
ndonjė shqiptar sesa qeveria e Kosovės ta arrestojnė ndonjė zyrtar tė kėtyre
strukturave.
|