Albin Kurti nė mesin e bashkėatdhetarėve dhe miqtė tanė skandinavė Askush nuk e ka pyetur popullin pėr decentralizimin, pėr ndryshimin e
flamurit, pėr nxjerrjen e Kushtetutės
Shkruan: Fadil Shyti - Malmė, 21. 06.
2009 ___________________________
Pas
disa takimeve me peshė nė politikėn kombėtare, me politikanėt danezė dhe
suedezė dhe nė takimet me bashkatdhetarė nė Kopenhagė, Baleruap dhe nė
Stokholm, sot, nė lokalet e Shoqatės Iliria nė Malmė, tė Suedisė jugore,
udhėheqėsi i Lėvizjes Vetėvendosje Albin Kurti pati njė takim me
bashkatdhetarėt qė jetojnė nė kėtė qytet dhe nė rrethinė. Ishin tė pranishėm
shumė bashkatdhetarė jo vetėm nga Kosova por, dhe nga vise tjera shqiptare si
atdhetari i devotshėm tetovar i ēėshtjes kombėtare, Xhemil Zeqiri e tė tjerė;
veteranė tė luftės sė UĒK-sė, ish-tė burgosur politikė dhe shumė veprimtarė
qė e kanė ndihmuar luftėn heroike tė kombit shqiptar. Albin
Kurti, para tė pranishmėve foli pėr rrjedhat e djeshme dhe tė sotme politike
nė tė gjitha viset shqiptare. Me njė largpamėsi tė pashoqe dhe me fakte tė
pathyeshme; - ai, demonstroi qėndrimet e Lėvizjes Vetėvendosje e cila pėr
vitet tė tėra tė pasluftės, ėshtė nė ballė tė rezistencės popullore, kundėr
sundimit kolonial tė siē e quajti Ay, tė mbretėrisė sė Kosovės drejtuar nga
mbreti suprem, Peter Faith dhe mbretėresha, Tina Kajdanov. - Askush
nuk e ka pyetur popullin pėr decentralizimin, qė e bėnė de fakto dhe de jure
ndarjen e Kosovės dhe po e krijon njė shtet serb, brenda Kosovės. - Askush
nuk e ka pyetur popullin pėr ndryshimin e flamurit, qė de fakto dhe de jure e
ka cenuar rėndė identitetin tonė. - Askush
nuk e ka pyetur popullin pėr nxjerrjen e Kushtetutės e cila nė nenin 3 e
konteston, bashkimin e Kosovės me ndonjė shtet tjetėr fqinjė, kėtu shihet
bllokada pėr ribashkim me Shqipėrinė. - Askush
nuk e ka pyetur popullin pėr privatizimin e sipėrmarrjeve tė mėdha ekonomike,
me interes tė madh kombėtar. Tė
gjitha kėto do tė duhej tė bėheshin sipas parimit tė VETĖVENDOSJES dhe
me REFERENDUM. Kėshtu, po kuptohet qartė se, diplomacia e sotme botėrore
ėshtė e fokusuar qė ta pengojė ribashkimin e kombit shqiptar, pra,
ribashkimin Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare me shtetin amė -
Shqipėrinė. Po, pėrse e bėjnė kėtė - pyeti dhe njėkohėsisht sqaroi, Albin
Kurti ; - e bėjnė sepse, qarqe tė caktuara anti-shqiptare tė lidhura me
njėmijė e njė fije interesash me Serbinė, nuk e duan kombin shqiptar tė
fortė ekonomikisht, politikisht as ushtarakisht nė Ballkan. Duan qė, ashtu ta
sundojnė mė lehtė, duan qė, ashtu ta shfrytėzojnė mė lehtė pasurinė ekonomike
etj...
Ndėrsa, sa i pėrket shpalljes sė pavarėsisė Kurti theksoi: Kjo i
ngjanė sikur njeriu kur ėshtė i etur dhe ia ofrojnė njė gotė pa ujė; por, ai
duke menduar se po i sjellin ujė, gėzohet; mirėpo, kur e sheh se gota
ėshtė e zbrazur, nuk i mbetet tjetėr veēse, tė kėrkojė ujė gjetiu.
Ndėrsa, sa i pėrket flamurit tė Kosovės, Ai theksoi se; jo rastėsisht ai
flamur sipas planit famėkeq ahtisarian, i ka dy ngjyra tė flamurit serb dhe
hartėn e Kosovės e kanė vendosur ashtu, qė Kosova tė duket e vogėl dhe kinse
e pandarė, pėrkundėr faktit qė politikanėt rrejnė pėrditė se Kosova nuk do
tė ndahet. -thonė kėshtu, si nė kėngėt folklorike, kur kėndon Shkurte Fejza.
Ndėrsa, fatkeqėsisht, tė gjithė po e shohim se, Kosova ėshtė e
ndarė nė enklava dhe si mund tė bashkohet Mitrovica, kur Kosova kur
s“ka ushtri?! Forca e Sigurisė sė Kosovės (FSK), ėshtė e pėrcaktuar si
mbrojtje civile, apo si aneks i policisė, pėr tė ruajtur rendin dhe ligjin nė
Kosovė e jo kurrsesi, pėr t“i mbrojtur kufijtė e saj. Qarqet ndėrkombėtare dhe ato qeveritare tė
Kosovės nuk janė tė interesuara pėr zgjidhjen e ēėshtjes por, pėr ruajtjen e
stabilitetit politik nė Kosovė, peshėn kryesore tė kėsaj paqeje tė brishtė,
po e marrin si kurdoherė vet shqiptarėt mbi supe!... Kėto qarqe tė brendshme
dhe tė jashtme po veprojnė kėshtu pa pėrgjegjėsi duke menduar se; nuk duhet
ta egėrsojmė ujkun serb, duke e ditur se pa asnjė vėshtirėsi i
tejkalojnė problemet e tyre tė drejtuar e tė ndihmuar nga politikanėt tanė tė
cilėt kanė bėrė kompromise tė pafalshme nė dėm tė ēėshtjes shqiptare nė
pėrgjithėsi dhe tė Kosovės nė veēanti. Albin
Kurti e pasqyroi gjendjen tepėr tė rėndė qė po mbretėron nė Kosovė; kur mbi
60% e shqiptarėve jetojnė nė zgrip tė jetesės me vetėm 1-2 dollarė nė ditė.
Kur nė Kosovė janė mbi 60 % tė papunė, atje po bėhen keqpėrdorime tė mėdha me
tenderėt nga politikanė tė ndryshėm tė cilėt janė lidhur me biznesmenėt tė
cilėt nga 400 kamionė nė ditė andej nga veriu i fusin mall nga Serbia, madje
kontrabandė tani kanė filluar tė bėjnė dhe biznesmenė nga shtete tė tjera
duke e parė se po kanė pėrfitime tė mėdha ekonomike. Pas
asaj paraqitjeje tė gjendjes reale, udhėheqėsi i Lėvizjes Vetėvendosje, iu
pėrgjigj dhe shumė pyetjeve tė bashkatdhetarėve. Porosia ime - tha Albin
Kurti ėshtė: qė tė organizoheni fort si mėrgimtarė qė jeni tė njė gjaku dhe
tė njė gjuhe, t“i dėrgoni fėmijėt nė shkolla shqipe, qė ta ruajmė brezin e ri
tė mos asimilohet etj. Pastaj, tė inkuadroheni nė jetėn politike tė shteteve
ku jetoni, qė ashtu ta ndihmoni ēėshjen tonė, por edhe jetėn tuaj, t“i gėzoni
tė drejtat tuaja qytetare etj. Takimi
me bashkatdhetarėt kaloi kudo nė njė atmosferė vėllazėrore, mėrgimtarėt
kėrkuan njėzėri qė, Ai dhe ithtarėt e tij tė Lėvizjes Vetėvendosje, tė
vinė sa mė shpesh ta vizitojnė Skandinavinė, sepse jo pak po ndihen tė
zhgėnjyer nga politikanėt e sotėm shqiptarė. Albin Kurti, sė shpejti do tė
kthehet nė Kosovė, pėr tė vazhduar mė tej veprimtarinė e tij, nė ballė tė
Lėvizjes Vetėvendosje.
|