Nuk ėshtė EULEX-i mision teknik!

 

EFEKTET DREJT QĖLLIMIT

 

Shumica dėrrmuese e protestave dhe demonstratave nuk e arrijnė qėllimin e tyre. Porse ato asnjėherė nuk mbesin pa efekte. Drejt realizimit tė qėllimit, pjesė e suksesit janė edhe efektet qė arrihen pėrgjatė rrugės. Tė reagosh ndaj padrejtėsive gjithmonė ia vlen. Edhe atėherė kur s’ta merr mendja.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 25. 09. 2009

 

 

      “Vendimi u paraprin hetimeve, kurse ndėshkimi i paraprin gjykimit”. Kėshtu shprehet Princi Wilhelm von Oranien nė dramėn Egmont-i tė J.W.Goethe-s. A nuk ėshtė kjo e vėrtetė edhe pėr 21 aktivistėt e VETĖVENDOSJE!-s? Pėr 25 xhipa tė pėrmbysur mė 25 gusht, atyre iu ndanė tashmė mbi 5 vjet burg. 63 muaj burg gjithsej ende pa u dėnuar. Ky ėshtė dėnimi para dėnimit (qė i pret). Ky ėshtė ndėshkimi para dėnimit, ndėshkimi qė i paraprin gjykimit.

      Nė paraburgim je ende i pafajshėm. Paraburgimi ėshtė periudha kur i hetojnė tė dyshimtit. Paraburgimi ėshtė papėrsosmėria e sistemit: s’je i lirė anipse s’je fajtor. Vazhdimi i paraburgimit ėshtė vazhdim i gjendjes sė pafajėsisė. Mirėpo, sa mė gjatė qė tė mbajnė nė paraburgim, aq mė shumė gjykata ia rrit vetes gjasat tė tė shpallė fajtor nė fund. Sepse, ajo nuk do qė tė diskreditohet, e aq mė pak tė paguajė dėmshpėrblime. Kjo ėshtė mėnyra se si gjykata e kushtėzon vetveten. Ajo e rrezikon autoritetin e vet pėr ta konfirmuar menjėherė mė pas pacenueshmėrinė e vet. Nevoja pėr t’i dėnuar tė dyshimtit qė s’ishin tė lirė, kontribuon nė fajėsinė e tyre. Hetimi ėshtė procedurė fajėsimi.

      Prej Carl Bildit dhe Cristina Gallachut e deri te Pieter Feithi dhe komunikatat e EULEX-it, kėrkohej dėnimi sa mė i ashpėr i aktivistėve. Ndėrkohė qė ata tashmė po i dėnonin aktivistėt me fjalor gjykatėsish. Politika e ndėrseu prokurorinė. Vendimi politik i parapriu hetimeve. Prokurorisė dhe gjykatės iu kishte mbetur ta legalizonin qėndrimin politik tė regjimit ndėrkombėtar. Nuk ėshtė EULEX-i mision teknik. Prokuroria dhe gjykata komunale e Kosovės pėrfunduan nė mision qė ishte veēse teknik.

 

*  *  *

      EULEX-i i ka filluar negociatat me Beogradin edhe pėr dy protokolle tė tjera pėr gjyqėsi e dogana. Njėkohėsisht qė i bėn trysni Policisė sė Kosovės pėr tė pranuar tė ashtuquajturin memorandum tė mirėkuptimit. Me kėtė memorandum EULEX-i do tė fitonte qasje nė informatat sekrete tė Policisė sė Kosovės qė do tė mund t’i nevojiteshin ministrit tė brendshėm serb, Ivica Daēiq, gjithnjė sipas protokollit tė nėnshkruar. Shumė dėm e padrejtėsi do t’i bėjė EULEX-i Kosovės pėrgjatė vjeshtės sė kėtij viti. Dhe, ai e di mirė kėtė gjė. Prandaj duan t’i frikėsojnė njerėzit duke ndėshkuar VETĖVENDOSJE!-n. Nė Kosovė bėhen dėme materiale tė tjera shumė mė tė mėdha se sa ato tė 25 gushtit. Por, nuk alarmohet politika dhe nuk ka kėso ndėshkimesh sikurse pėr xhipat e EULEX-it. Ata nuk e kanė hall dėmin material, por arsyen politike prapa dėmit. Na quajtėn vandalė pikėrisht pse nuk jemi tė tillė: vandalėt thyejnė e shkatėrrojnė pa qėllim politik dhe zbrazin frustrimin e tyre pa pėrzgjedhur aq objektet qė i dėmtojnė. Jo sikurse ne. Etiketa e vandalizmit ishte orvatje pėr depolitizimin e aksionit tonė protestues.

 

*  *  *

      Mirėpo, EULEX-i e di qė vetėm frikėsimi i popullatės nuk mjafton. Duhet pak edhe argėtim shpėrqendrues. Disa javė para se tė fillojė zyrtarisht fushata parazgjedhore, inkurajohen zėrat e parafushatės: prej analistėve qė qesin fall e deri te politikanėt qė i kapėn defat pėr t’i paralajmėruar kandidatėt e tyre nė sfilatė.

      Duket qė as kjo s’ėshtė parė si e mjaftueshme. Numri i njerėzve qė nuk ekzaltohen nga zgjedhjet lokale dhe as nuk ndjehen tė frikėsuar sa duhet, megjithatė, ėshtė shumė i madh. Mbase pėr t’i lėkundur kėta, duhet edhe ca balancim. Dhe, kėrcet lajmi. Tė mėrkurėn, mediat e Kosovės u vėrshuan nga njoftimi pėr katėr serbėt nga Artana qė ishin arrestuar si tė dyshimtė pėr krime lufte.

·       Por pse ky duhej tė ishte lajm i parė gjithandej?

·       Pse gjithė ky pompozitet, i cili tejkalonte nevojėn pėr ta mbuluar lajmin pėr vazhdimin e paraburgimit edhe pėr dy muaj tė tjerė pėr 21 aktivistėt?

·       A nuk do tė duhej tė ishte ky njė lajm i zakonshėm pėr arrestimin e kriminelėve tė luftės nga EULEX-i?

·       Sepse EULEX-i kėtė punė thuhet qė e ka, apo jo?

      Rėndėsia qė iu dha arrestimit tė 4 serbėve tregon se sa i pabesueshėm ishte ky lajm. Sasia e informacionit qėndron nė proporcion tė zhdrejtė me gjasėn e informatės. Aq e keqe ėshtė pėrvoja jonė kolektive me regjimin ndėrkombėtar gjatė kėsaj dekade tė pasluftės saqė nuk prisnim se do tė merren ndonjėherė me atė qė na kishte ndodhur gjatė luftės. Megjithatė, ndoshta ėshtė herėt tė entuziazmohemi. Pėrvoja me UNMIK-un, por edhe ajo e deritanishmja me EULEX-in, na tregojnė se arrestimet pėrfundojnė si marketing. Nuk janė billboard-at tė integrueshėm nė aksionin e arrestimit tė katėr serbėve por anasjelltas: billboard-ave iu shtua edhe ky videospot i lajmit pėr arrestime (qė tradicionalisht nuk kanė pėrfunduar me dėnime).

      Sido qė tė jetė, kurrė nuk do ta kishim kėtė arrestim pa kėtė trysninė mbi EULEX-in nė fund tė gushtit dhe nė shtator. Pa kritikat, aksionet protestuese e demonstratėn kundėr tij, EULEX-i nuk do tė ndjente nevojėn tė pėrpiqej pėr drejtėsi pėr viktimat e luftės sikurse qė as nuk e ka ndjerė kėtė gjė deri mė tash. Nuk besoj qė pikėrisht tani u grumbulluan faktet pėr kėta katėr tė dyshuar. Janė me qindra tė dyshuar tė tjerė pėr tė cilėt ka kallėzime penale qė prej vitesh. Ka tepri faktesh, vullneti ėshtė ai qė ka munguar. Prandaj, pėr ata 12.000 civilė tė vrarė e mijėra femra tė dhunuara, nuk do tė ketė arrestime tė reja kriminelėsh. Pėrderisa tė mos ketė trysni tė re, natyrisht. Nuk ka drejtėsi nė kėtė botė pėr njerėzit qė e presin drejtėsinė.

      As nė tė kaluarėn, qoftė ajo e paraluftės apo e para njė viti, nuk ka qenė ndryshe. Mė 2 tetor 1997 nuk u liruan objektet universitare. 20.000 studentė dhe 1.000 profesorė kishin protestuar njė ditė mė parė. 100.000 qytetarė i kishin pritur nėpėr trotuaret e Prishtinės, anash rrugėve ku studentėt s’arritėn tė marshonin. Nuk u arrit qėllimi. As ai operativ (i marshimit), e as ai strategjik (i lirimit tė objekteve). Porse, efekti doli tė jetė shumė i rėndėsishėm. U thye heshtja kolektive, dhe politika nė Kosovė e pėr Kosovėn ndryshoi cilėsisht. Me 19 nėntor 2008 dolėn 30.000 veta, kurse dy javė mė pas dolėn 40.000 veta, nė demonstratat kundėr 6 Pikėshit tė Ban Ki-moon-it. Siē dihet, nuk u arrit qėllimi - 6 Pikėshi u miratua. Ama zbatimi i tij u shty shumė dhe faktorėt ndėrkombėtarė nuk mund ta shikonin Kosovėn me tė njėjtit sy qė e kishin parė atė para demonstratave.

      Shumica dėrrmuese e protestave dhe demonstratave nuk e arrijnė qėllimin e tyre. Porse ato asnjėherė nuk mbesin pa efekte (shpesh edhe aso tė pamenduara mė herėt). Drejt realizimit tė qėllimit, pjesė e suksesit janė edhe efektet qė arrihen pėrgjatė rrugės. Tė reagosh ndaj padrejtėsive gjithmonė ia vlen. Edhe atėherė kur s’ta merr mendja.