Nė 12 vjetorin e protestave
studentore tė vitit 1997 1 TETORI 1997 NUK DO TĖ ISHTE I MUNDUR PA NJĖ UNIVERSITET TĖ PAVARUR POLITIKISHT Pothuajse
kushdo tjetėr qė do ta merrte drejtimin e Universitetit pėrveē
Prof.Statovcit, do tė pėrfundonte si shėrbėtor i klikės sė Ibrahim Rugovės.
Nė vitin 1997, LDK-ja ende shpresonte nė Marrėveshjen e Arsimit midis Rugovės
dhe Milosheviqit e cila qė prej njė viti spo realizohej kurse Prof.Statovci
atėbotė vihej nė ballė tė studentėve nė protestėn kundėr regjimit serb! Shkruan: Albin
Kurti - Prishtinė, 01. 10. 2009 Kur
ėshtė shkruar ose folur publikisht pėr 1
Tetorin e vitit 1997, zakonisht janė afirmuar studentėt, Universiteti,
thyerja e status quosė politike etj. Nė rastin mė tė mirė, vetėm kah gjysma
e tekstit apo fjalimit, ndodhet aty edhe njė fjali a dy nė tė cilat pėrmendet
rektori i atėhershėm Prof.Ejup
Statovci. Sigurisht qė kjo gjė nuk ėshtė aspak
korrekte. Roli dhe rėndėsia e Prof.Statovcit ishin shumė mė tė mėdha se kaq. Prof.Ejup Statovci e ka rimėkėmbur
Universitetin e Prishtinės pas dėbimit masiv tė tė gjithė studentėve dhe
profesorėve shqiptarė nga objektet universitare nė qershor tė vitit 1991. Ka
qenė vėshtirė qė tė gjendet nė atė kohė ndonjė profesor tjetėr i cili do ta
kishte guximin pėr tu ballafaquar, aftėsinė pėr tė planifikuar e koordinuar
dhe ndėrgjegjen pėr tė marrur pėrgjegjėsi. Rifillimi i Universitetit
tė Prishtinės mbase ka qenė mė i vėshtirė edhe se vetė fillimi i
Universitetit. Pothuajse
kushdo tjetėr qė do ta merrte drejtimin e Universitetit pėrveē
Prof.Statovcit, do tė pėrfundonte si shėrbėtor i klikės sė Ibrahim Rugovės. Pothuajse askush tjetėr nuk do tė mund ta mbronte autonominė e
Universitetit tė Prishtinės nga LDK-ja. LDK-ja nuk i bėnte kurrfarė
rezistence okupimit tė Serbisė - e gjithė rezistenca i ishte lėnė sistemit
arsimor me nė krye Universitetin e Prishtinės. E gjithė politika e LDK-sė
ishte politikė pėr kontroll sa mė tė madh mbi shqiptarėt - qė shqiptarėt, siē
thuhej, tė mos binin nė provokime tė Serbisė (sic.). LDK-ja interesohej pėr Universitetin vetėm
aq sa i nevojitej pėr ta shfrytėzuar atė si mjet pėr kontroll politik. Universiteti i Prishtinės me procesin
mėsimor nėpėr shtėpitė shkolla ishte e vetmja rezistencė asokohe. Nė vitin 1997, LDK-ja ende shpresonte nė
Marrėveshjen e Arsimit midis Rugovės dhe Milosheviqit e cila qė prej njė viti
spo realizohej kurse Prof.Statovci atėbotė vihej nė ballė tė studentėve nė
protestėn kundėr regjimit serb!
Prof.Ejup Statovci u arrestua shumė herė
pėrgjatė viteve tė 90-ta nga
policia e Serbisė, iu bastis disa herė banesa modeste dhe zyra e
Universitetit qė udhėhiqte. Kurrfarė trysnie apo kėrcėnimi nuk e zbrapsi. Ejup Statovci i kishte caktuar vetes njė
detyrė titanike: · ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe ta mbronte
Universitetin nga LDK-ja. Gjatė pėrgatitjeve pėr protestėn e 1 Tetorit i gjithė Universiteti
ndodhej nė njė trysni tė hatashme nga brenda e nga jashtė qė ti nėnshtrohej
Ibrahim Rugovės. Studentė e profesorė tė
ndryshėm tė UP-sė e deri te diplomatėt e zyrtarėt ndėrkombėtarė bėnin presion
qė tė hiqej dorė nga protestat sepse (edhe) Kryetari ashtu po kėrkonte.
Madje, disa ditė para 1 Tetorit 1997, njė grup studentėsh tė
instrumentalizuar nga Ibrahim Rugova dhe kreu i LDK-sė patėn dalur kundėr
protestės me tendecė qė ti pėrēajnė studentėt dhe ta pamundėsojnė protestėn.
Pėrkrahja e parezervė e Rektorit Statovci pėr UPSUP-nė ishte garancioni i
unitetit nė Universitet. I unitetit nė
protestė; i unitetit nė rezistencė. 1
Tetori i vitit 1997 kurrsesi nuk do tė ishte i mundur pa njė Universitet tė
tillė tė pavarur politikisht. Ne tė UPSUP-sė nuk do tė mund ti organizonim
protestat pa njė Universitet i cili ishte sikurse njė bėrthamė e ruajtur mirė
nga lėvozhga e fortė. Autoriteti
njerėzor dhe kapaciteti intelektual i Rektorit Statovci pėr gjashtė vjet me
radhė e kishin mbrojtur Universitetin nga politika. Nė Tetorin e 1997-shes,
UPSUP-ja ishte e gatshme pėr organizimin dhe mobilizimin e masės dhe
potencialit tė ruajtur e tė kultivuar nė Universitet. Ne ishim tė gatshėm pėr
atė qė e gjetėm tė gatshme.
Pėrgjatė historisė, ngjarjet mundėsohen nga masat e njerėzve dhe
institucionet kurse prodhimi i ngjarjes pėrfundon i identifikuar me njė apo
fare pak njerėz. Pėr 1 Tetorin 1997 mund tė thuhet e kundėrta. Nėse ngjarjen e 1 Tetorit e prodhuam tė
gjithė ne studentėt dhe profesorėt e Universitetit, atė ngjarje e mundėsoi kryesisht
vetėm njė njeri - Ejup Statovci.
|