Ideali i secilit hajn ėshtė
hajnia e pėrsosur!
LUFTIMIN E KORRUPSIONIT PO E
PENGON KARAKTERI GRUPOR I HAJNISĖ!
Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 19. 03. 2010 Hajnia zakonisht kryhet nė grup. Shumė tė rrallė janė
hajnat qė vjedhin vetėm. Hajnin nuk e mundon vetmia. Pėrkundrazi. Hajni e ka
problem mungesėn e intimitetit. Mezi arrin tė skajohet diku prej shokėve tė
shumtė pėr ti numėruar paratė e vjedhura. Jo pse nuk do tė dėshironin tė
vidhnin vetė. Ideali i secilit hajn ėshtė hajnia e pėrsosur. Garancia
paraprake se nuk do tė kapet. Pra, jo vetėm tė mos kapet, por tė jetė i
sigurt qysh nė nisje se nuk do tė kapet nė fund. Tė dihet prej fillimit se
nuk do tė ketė dėshmi, dėshmitarė e, mundėsisht, as dyshim. Sepse kurrė nuk i
dihet. Secili koleg i tanishėm, secili bashkėpunėtor sot, mund tė bėhet dėshmitar
nesėr. Gjersa ėndėrron, secili hajn ofshan: Ah sikur tė mund ta kryeja
vetė! Por, nuk mund ta kryejnė vetė. Nga
imagjinata pėr hajninė te planifikimi i hajnisė, shtohet numri i hajnave tė
nevojshėm pėr kryerjen e hajnisė. Pėr hajni tė suksesshme nevojitet
organizimi, nevojiten shumė hajna me detyra tė veēanta. I vetėm mund ta
vjedhėsh njė njeri tjetėr tė vetėm. Hajni i vetėm ėshtė hajni i xhepave,
hajni qė ėndėrron luksin, por pėrfundon duke mbijetuar. Shuma tė mėdha parash
kanė sistemet, jo plakat teksa kėrkojnė njė vend pėr tu ulur nė autobus apo
nėnat qė me njėrėn dorė mbajnė fėmijėn e me tjetrėn kuletėn. E, pėr ta vjedhur sistemin nevojitet njė minisistem.
Madje edhe atėherė kur je vetė pjesė e sistemit. Ka aq shumė hollėsi
qė duhet tė merren parasysh pėrgjatė planifikimit tė hajnisė. Dhe, sa mė
shumė hollėsi qė duhen konsideruar pėr realizimin e hajnisė, aq mė shumė
hajna bėhen tė domosdoshėm pėr hajni tė suksesshme. Procesi i planifikimit tė
hajnisė ėshtė proces i shtimit tė hajnave pėr hajninė. Hajni i
vetėm e ka hallin kryesor te realizimi i hajnisė. Ai ka shumė vetėbesim,
arrin tė vjedh ndonjė shumė tė vogėl dhe zakonisht nuk kapet. Edhe kur e kapin, nuk i bie tė qėndrojė gjatė nė burg. Prandaj,
vėshtirėsitė pėr hajnin e vetėm janė derisa ta kryejė hajninė. Ai gjithmonė
llogarit qė pas hajnisė do tia mbath me tė katra nga vendi i krimit pėr tė
cilin nuk do tė mendojė mė. Krejtėsisht ndryshe qėndron puna me grupin e
hajnave. Ata shumė mė kollaj e kryejnė hajninė, por shumė mė vėshtirė arrijnė
ta ruajnė atė. Sė pari, ata detyrohen ta analizojnė aksionin qė porsa e kryen
duke shėnuar me pėrpikėri ēka nuk shkoi aq mirė dhe kush dėshtoi pak. Sė
dyti, shuma e vjedhur me kėtė rast gjithmonė ėshtė e lartė dhe trysnitė e
jashtme e tė brendshme mbi ta janė tė mėdha. Duke i menduar nga jashtė, qytetarėt i
konsiderojnė hajnat si kriminelė qė kanė vjedhur nė tė kaluarėn e afėrt.
Mirėpo, pėrbrenda grupit tė tyre hajnat e shohin njėri-tjetrin si dėshmitarė
potencialė nė njė tė ardhme tė afėrt. Hajni ėshtė anėtar i bashkuar nė grup
qė mund tė bėhet dėshmitar kundėr grupit dhe secilit anėtar tė tij. Prandaj,
hajnat gruporė kanė nevojė tia kufizojnė lirinė njėri-tjetrit. Ata kanė tė
drejta dhe detyrime karshi njėri-tjetrit dhe grupit. Kjo ėshtė dobia e
domosdoshme pėr ta. Tė jenė mirė dhe tė lirė. Kur i dėgjoja rrėfimet e
hajnave nė burg, mė dukej qė ata e kishin krijuar njė rrymė tė re filozofike
duke gėrshetuar Kantin me Millin: njė lloj etike qė nė tė njėjtėn kohė ėshtė
edhe formale e normative por edhe natyrale. Hajnat e duan dobinė qė njėherazi
iu bėhet e domosdoshme. Sepse, grupi i hajnave mund tė mos jenė mė hajna nė
kuptimin qė nuk do tė vjedhin mė, por ata e kanė tė pamundur tė mos vazhdojnė
tė mbesin grup. Nėse dikur u bėnė grup pėr ta shkelur ligjin, sot u nevojitet
tė mbesin grup pėr tė mos u rrezikuar nga ligji. Prandaj, hajnat nė grup
patjetėr qė kanė nevojė pėr njė grup rregullash. Atyre u nevojitet njė
referencė e kodifikuar pėr ta siguruar grupin nėpėrmjet unitetit tė grupit.
Hajnat pėrmes parimeve tė tyre arrijnė ta ruajnė kohezionin e grupit qė i
shpėrblen me jetė, liri dhe lumturi tė ndjekur. Pra, hajnat qė punojnė nė grup nuk
janė thjesht tė pamoralshėm me njėri-tjetrin. Edhe ata kanė njė kod grupor
etik. Edhe ata kanė kritere e standarde tė brendshme. Pėrndryshe nuk do tė
mund ta kryenin hajninė, e aq mė pak ta ruanin plaēkėn. Bile morali i tyre
mund tė jetė shumė mė i rreptė sesa ai i qytetarėve tė zakonshėm. Hajnat janė
mė tė rregullt e mė tė disiplinuar sesa qytetarėt. Parimet e moralit tė
tyre pėrpos qė janė gjithsesi tė dobishme pėr ta, ato ngjajnė edhe tė drejta
pėrbrenda kuadrit tė padrejtėsisė. Pėrbrenda grupit hajnat janė pėrlot
virtyte: trimėri, barazi, drejtėsi, ndjeshmėri... Ata njėmend vjedhin, por
mandej nė mėnyrė tė barabartė e distribuojnė plaēkėn. Nejse, nuk shkojnė aq
larg sa barazia e tyre brenda grupit tė jetė barazi sipas nevojės, por pa
dyshim se ėshtė barazi sipas meritės. Problemi i paevitueshėm i hajnit ėshtė
qė ai nuk mund tė vjedh vetėm njėherė. Kur e ka kryer njė vjedhje me sukses
ai spėrmbahet dot pa tentuar ta pėrsėrisė suksesin. Mandej edhe herėn e
tretė, tė katėrt, e kėshtu me radhė. Pėrvoja e suksesshme ėshtė motori i
pėrsėritjes. Kėshtu hajni pėrfundon duke vjedhur edhe atė qė sdo tė mund ta
pėrdor kurrė, nis e vjedh edhe atėherė kur kjo tashmė sėshtė fare e
nevojshme pėr tė. Ky ėshtė momenti kur hajni nuk vjedh pėr ta plotėsuar njė
nevojė sado e madhe tė jetė ajo, por njė dėshirė qė splotėsohet asnjėherė.
Nė kėtė pikė nuk vjedh mė hajni, por ėshtė hajnia ajo qė vjedh. Plaēka
rritet. Neve na e bllokon shikimin e hajnit ia bllokon trurin. Plaēka ėshtė
tepėr e madhe. Lakmia e papėrmbajtur dhe natyra pėrēarėse e plaēkės ushqejnė
njėra-tjetrėn. Grupi i hajnave bie nė krizė. Ata janė gjithnjė e mė shumė
hajna, por gjithnjė e mė pak grup. E dimė se kur policia i kap hajnat, ajo
i izolon ata nėpėr qeli tė veēanta. Pra, jo vetėm nga shoqėria, por edhe nga
njėri-tjetri. Nėse hajnat dikur nuk mund ta kryenin hajninė pa u bėrė grup me
njėri-tjetrin, mė vonė ėshtė policia ajo qė sarrin tua zbulojė plotėsisht
hajninė pa i izoluar ata prej njėri-tjetrit. Por ēka ndodh kur vetė hajnat
nisin dhe e kryejnė izolimin, kur ndahen pak e nga pak prej njėri-tjetrit
derisa ndodhen nė liri? Ata bėhen mosbesues ndėrmjet veti dhe tė brishtė.
Mungesa e unitetit tė tyre ėshtė kontribut direkt pėr policinė qė do tė duhej
ti arrestonte dhe hetonte. Lidhjet bashkėpunuese qė i kishin fitojnė
funksion tėrėsisht shantazhues. Ata nuk janė tė lidhur pėr ta ndihmuar
njėri-tjetrin tashmė, por pėr tiu kėrcėnuar njėri-tjetrit. Pikėrisht nė kėtė fazė ka hyrė Qeveria e
Kosovės dhe tėrė elita politike e institucionale e Kosovės. Arrestimi i
ndonjė peshku tė madh do tė mund tė sillte nė burg shumė peshq tė mėdhenj.
Arrestimet dhe hetimet policore spo nisen ende jo pse nuk do tė mund tė
zbulohet e vėrteta, por mu pse do tė mund tė zbulohej ajo nė tėrėsinė e saj,
duke shpėrfaqur organizimin dhe natyrėn grupore tė hajnisė. Luftimin e
korrupsionit tė lartė po e pengon karakteri grupor i hajnisė, por ama jo pse
sekreti nuk do tė mund tė zbulohej meqė hajnat janė grup, por pse ai do tė
mund tė dalė tepėr i madh pėr kėtė Kosovėn tonė tė vogėl. Duket se
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nuk ėshtė nė gjendje ta bėjė kurban
ndonjė ministėr a zyrtar tė lartė duke e shkarkuar pėr tia dorėzuar
policisė, sepse hajnia ka qenė grupore dhe hajnitė janė tė shumta. Askush nuk e di se sa i
madh do tė dalė grupi nė fund. Askush nuk e di se sa thellė, gjerė e lartė do
tė shtrihet ky grup. Dhe, nė veēanti, Hashim Thaēi nuk ka siguri qė dorėzimi
i ndonjė ministri a zyrtari tė lartė partie nuk do tė rezultonte me njė grup
nė tė cilin bėhet i pėrfshirė edhe vetė ai si kryeministėr. Diku do tė mund
ta kapte pėrgjegjėsia e drejtpėrdrejtė e diku ajo e tėrthortė si i pari nė
sistem qė ėshtė. Asnjė ministėr nuk ecėn vetė. Hajnitė janė aq tė mėdha saqė
jo vetėm se bėhet fjalė pėr hajni grupore, por edhe pėr hajni tė grupeve tė
mėdha tė hajnave. Kur vinin aktakuzat nga Tribunali i Hagės, ish pjesėtarėt e
UĒK-sė qė ishin nė pozita mbaheshin duke mos rėnduar shokėt, ndonėse, dorėn
nė zemėr, e dėmtonin UĒK-nė duke mbrojtur sall veten. Por, tash ėshtė
ndryshe. Askush nuk do qė tė shkojė i vetėm nė Dubravė. Vite mė parė Hashim
Thaēi skijonte me bashkėluftėtarė nė Slloveni. Tash po skijon nė Brezovicė
vetėm me djalin e tij dhe truprojėn. Janė rrudhur qė tė gjithė nė lėvozhgat e
tyre individualiste. Grupi ėshtė gjithsesi nė krizė.
|