Nė cilėn anė tė pushkės do tė jenė shqiptarėt?

Duket se do tė jenė nė tė dy anėt e pushkės!

 

FSK’ja S’KA PUSHKĖ, AQ MĖ PAK PĖR SERBINĖ!

 

FSK-ja nuk ka pushkė, aq mė pak pėr Serbinė. FSK-sė do tė mund t’i japin pushkė, por kurrsesi pushkė pėr Serbinė. Kur t’i japin pushkė me tamam, kėto pushkė do tė jenė pushkė pėr shqiptarėt e varfėr tė favela-ve tona, tė paralagjeve tė varfra tė Prishtinės dhe qyteteve tė tjera tė Kosovės. Shqiptarėt do tė jenė nė tė dy anėt e pushkės. Asgjė qė tashmė nuk e kemi parė nė Amerikėn Latine apo nė Afrikė. Forca e Sigurisė sė Kosovės rrezikon tė sublimohet nė Fshatin e Sigurt tė tė Korruptuarve.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 17. 03. 2010

 

 

     FSK-ja paska tė drejtė tė ketė armė me tytė tė gjatė, porse kėto armė duhet tė jenė tė ndara prej municionit dhe, rrjedhimisht, pa tė. Pra, armėt e FSK-sė nuk duhet tė pėrdoren pėr atė qė shėrben arma sepse edhe ashtu s’mund tė pėrdoren (pa municion). Kėto armė ashiqare qenkan veēse pėr t’u ekspozuar. Dhe, FSK-ja mu kėtė gjė bėn: i ekspozon armėt kohė pas kohe nė rreshtim ceremonial. Por, doli se ajo e bėri kėtė gjė nė datėn e gabuar. Mė 5 mars tė ēdo viti, ēdo pushkė ndėrlidhet me pushkėn e Adem Jasharit, ēdo pushkė bėhet pushkė kundėr Serbisė. Kjo gjė s’para i pėlqente KFOR-it. Komandantėt e KFOR-it qė prej 10 vjetėsh takohen nė baza mujore me gjeneralėt nė krye tė ushtrisė serbe. Pėr dallim nga Kosova, KFOR-i ka marrėveshje tė paqes me Serbinė: Marrėveshja e Kumanovės e datės 9 qershor 1999.

·        Si bėhet qė mė shumė se 10 vjet pas mbarimit tė luftės, dhe dy vjet pas shpalljes sė pavarėsisė, na lejojnė vetėm polici dhe kurrsesi ushtri?

·        Si mund tė thuhet qė Kosova nuk ka rrezik nga jashtė kur kemi pėr fqinj njė shtet si Serbia qė nuk na njeh, qė kontrollon ēerekun e territorit tonė, qė na konsideron pjesė tė saj me kushtetutė e ligje dhe qė ka mijėra kriminelė lufte nė strukturat shtetėrore?

     Ndoshta e gjithė kjo bėhet qė sėrish tė mbesim tė dobėt ēkado qė shpallėm a do tė shpallim. Sepse, ndoshta komandantin e ushtrisė sė Kosovės pikėrisht Kushtetuta e Republikės sė Kosovės e obligon qė tė bėjė puē. Puē nė bazė tė nenit 1.1 tė Kushtetutės qė thotė se “Republika e Kosovės ėshtė shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashėm” dhe nenit 2.2 qė thotė se “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikės sė Kosovės ėshtė i pacenueshėm, i patjetėrsueshėm dhe i pandashėm, dhe mbrohet me tė gjitha mjetet e pėrcaktuara me kėtė Kushtetutė dhe me ligj.”

     Kėto dy nene shkilen pėr ēdo ditė qė prej se ekziston Kushtetuta. Ndoshta kjo gjė do ta pengonte padurueshėm komandantin e ardhshėm tė ushtrisė sė Kosovės. Pėr dallim nga kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, tė cilėt e kanė dėshmuar se nuk e kanė problem njė gjė tė tillė. Nė kėtė kontekst, KFOR-i mbase ėshtė edhe i lumtur qė nuk na njeh, meqė atėherė do tė duhej tė ndėrmerrte diēka. Kushtetuta e Kosovės nuk ėshtė bėrė pėr tė mos u shkelur dhe ajo, madje, duhet shkelur pėr t’u mbajtur e kėnaqur Serbia. Mosacarimi i Serbisė, pėrkundėr tė gjitha obstruksioneve dhe destruksioneve tė saj, ėshtė thelbi i stabilitetit rajonal, ashtu siē e kanė konceptuar fuqitė e mėdha.

     Nė vend tė TMK-sė nuk fituam ushtri por FSK-nė. TMK-ja sė paku i kishte ngjyrat kuq e zi dhe fjalėn ‘mbrojtje’ nė emėrtim.

·        Ēka bėjnė njėmend kėta tė FSK-sė?

·        Pse ne i paguajmė me paratė e buxhetit tonė ata?

·        Ku rrinė gjithė ditėn?

     Duket se ata janė pėr tė mos vepruar. Ata janė pėr t’u dukur. Pėr tė krijuar pėrshtypjen qė janė ushtri, ani pse s’janė. Dhe, mbi tė gjitha, pėr t’i mbajtur tė tubuar ish pjesėtarėt e UĒK-sė tė cilėt mandej pėrjashtohen pak e nga pak, kohė pas kohe. Pra, t’i pėrjashtojnė njė nga njė e jo pėrnjėherė, sepse ashtu do tė ndjeheshin grumbull tė pėrjashtuar dhe do tė bėheshin tė rrezikshėm pėr rendin nė fuqi. Kėshtu patėn bėrė edhe me Policinė e Kosovės qė dikur quhej Shėrbim Policor i Kosovės (ShPK). Nė fillim kishte shumė pjesėtarė tė UĒK’sė aty, por me kalimin e kohės i larguan shumicėn prej tyre (sidomos nga vendet udhėheqėse). Ky fat e pret gjithsesi edhe FSK-nė.

     FSK-nė mbase edhe do ta bėjnė ushtri pas disa viteve, por paralelisht mendojnė t’i bėjnė dy gjėra: shpronėsimin e popullsisė vendase nė Kosovė dhe ndėrtimin e fshatit ndėrkombėtar nė Prishtinė. Nė njėrėn anė tė shkatėrrohet ekonomia vendase pėrmes privatizimit neoliberal, kurse, nė anėn tjetėr, tė ndėrtohet fshati ndėrkombėtar, ku do tė banojnė kryeministri, ambasadorėt, disa ministra, biznesmenėt e mėdhenj dhe njerėz tė farefiseve tė kėtyre. Fėmijėt e tyre qė regjistrohen nėpėr shkolla private, do tė rekrutohen pėr t’u bėrė brezi i ardhshėm i klasės sunduese. I gjithė ky vendbanim pėr shkaqe tė sigurisė sigurisht qė do tė jetė i monitoruar prej kamerave dhe sensorėve. Zaten, Guy Debord kishte tė drejtė kur thoshte qė fashizmi ėshtė primitivizėm i pajisur teknologjikisht. Kėsisoj, qytetarėt vendas tė fshatit ndėrkombėtar do tė mund t’i ruajė edhe ushtria e ardhshme e Kosovės, siē do t’i ruajė pasuritė dhe ndėrmarrjet e privatizuara tė Kosovės.

     FSK-ja nuk ka pushkė, aq mė pak pėr Serbinė. FSK-sė do tė mund t’i japin pushkė, por kurrsesi pushkė pėr Serbinė. Kur t’i japin pushkė me tamam, kėto pushkė do tė jenė pushkė pėr shqiptarėt e varfėr tė favela-ve tona, tė paralagjeve tė varfra tė Prishtinės dhe qyteteve tė tjera tė Kosovės. Shqiptarėt do tė jenė nė tė dy anėt e pushkės. Asgjė qė tashmė nuk e kemi parė nė Amerikėn Latine apo nė Afrikė. Forca e Sigurisė sė Kosovės rrezikon tė sublimohet nė Fshatin e Sigurt tė tė Korruptuarve.