Misioni Amerikan nė Shqipėri - gjatė LDB’sė

 

PETER LUCAS

"CIA" NDIHMOI ENVER HOXHĖN

TĖ MERRTE PUSHTETIN!

 

“Misioni amerikan nė Shqipėri”

njė libėr i jashtėzakonshėm!

 

     Nė vitin 2008 Shtėpia botuese “Bota Shqiptare” nė Tiranė, ka botuar librin e autorit amerikan Peter Lucas „Misioni Amerikan nė Shqipėri - Operacionet sekrete tė OSS’it dhe bashkėpunimi me partizanėt komunistė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore“.

 

 

     Ky libėr fillimisht ėshtė botuar nė gjuhėn angleze: „The OSS In World War II ALBANIA COVERT OPERATIONS and COLLABORATION with COMMUNIST PARTISAN PETER LUCAS.

 

 

     Gazetari amerikan, Peter Lucas, ka sjellė nė kėtė libėr historinė e Shėrbimeve Sekrete Amerikane (OSS) nė Shqipėri gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe marrėdhėniet e tij me Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Partizane shqiptare tė udhėhequr nga Enver Hoxha, pėrmes dėshmitarėve dhe dokumenteve autentike amerikane. Gjithēka do tė niste nga njė foto qė Lucas pa nė librin "Fitorja e hidhur" e Reginald Hibert. Nė krah tė Enver Hoxhės, gjatė njė shėtitjeje nė Tiranėn e porsaēliruar, ai sheh agjentin Tom Stefan dhe menjėherė do t‘i lindė pyetja se "ēdo njė amerikan nė krah tė Hoxhės

 

 

      Kjo pyetje do ta bėnte Lucas tė niste hulumtimet pėr tė zbuluar mė pas misionin OSS nė vendin tonė. Ai ra fillimisht nė gjurmėt e njėrit prej agjentėve tė OSS’sė nė Shqipėri, Nik Kukiē, i cili kishte shėrbyer nėn drejtimin e Tom Stefanit dhe tani, i moshuar, jetonte nė shtetin Delauer. Pas intervistave me tė, Lucas mundi tė gjejė dhe tė intervistojė edhe 3 anėtarė tė tjerė tė atij misioni nė Shqipėrinė e kohės sė luftės, tė fundit dėshmitarė tė kėsaj historie kurioze, tė cilėt, edhe ata tė moshuar, jetonin tashmė nė Florida, nė Merilend dhe nė Masaēusets. Nė tė njėjtėn kohė, Lucas filloi tė shfrytėzojė ekskluzivisht dokumentacionin shumė tė pasur lidhur me misionin e OSS’sė nė Shqipėri, i cili ruhet dhe ėshtė tashmė i hapur pėr publikun nė Arkivat Kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara nė Kolegj Park tė Merilandit.

     Peter Lucas ėshtė gazetari i parė amerikan qė ka vizituar Shqipėrinė pas vdekjes sė Enverit. Ndoshta kjo ka ndodhur jo vetėm pėr arsye profesionale, duke qenė se ai kishte origjinėn shqiptaro-amerikane. Lucas ka vizituar dhe herė tė tjera Shqipėrinė. Ai shkruante nė gazetat e mėdha amerikane si "Herald Tribune", "Boston Glob". Aktualisht, ai edhe pse ka dalė nė pension duket se nuk ka ndaluar sė shkruari. Ai ka shfletuar mijėra fletė nė Arkivin e Shtetit, pėr tė zbuluar se ēfarė ka ndodhur mes SHBA’sė dhe Shqipėrisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Madje, ai i ka pėrfunduar sė shkruari kėto kujtime, duke i mbledhur nė njė libėr tė veēantė.

     Fatos Tarifa, ish ambasador i Shqipėrisė nė Shtetet e bashkuara tė Amerikės pėr autorin e kėtij libri thotė: “Edhe autorėt e tjerė e kanė portretizuar Enver Hoxhėn dhe Mehmet Shehun, dy figurat qendrore nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, por askush nuk ka arritur t’i portretizojė ata me realizmin dhe plotėsinė e Peter Lukasit, nė kėtė libėr. Pėrshkrimet e tij kombinohen me saktėsinė e mijėra dokumenteve origjinale qė janė ruajtur nė Arkivat Kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara, si dhe me rrėfimet personale tė shumė individėve qė kanė njohur Hoxhėn dhe Shehun gjatė luftės, njerėz qė Lukasi i ka intervistuar pėr librin e tij.”

     Lidhur me librin „Misioni amerikan nė Shqipėri“ Gazeta Panorama shkruan: “Operacionet sekrete tė OSS’it dhe bashkėpunimi me partizanėt komunistė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore vjen i shqipėruar dhe hedhur nė treg nga shtėpia botuese “Bota Shqiptare”, e njohur tashmė pėr botimin e veprave tė kėtij autori. “Misioni amerikan nė Shqipėri” ėshtė njė libėr i jashtėzakonshėm dhe i pari nė llojin e tij. Njė histori marramendėse qė ka ndodhur nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Dhe ėshtė objektive. Jo vetėm se ėshtė tej mase e dokumentuar, por edhe e verifikuar nė vend dhe me bashkėbisedime tė gjata me dėshmitarė okularė tė ngjarjeve. Autori nuk ėshtė akademik, por njė gazetar veteran. Ndaj dhe na sjell njė histori tė pashkruar mė parė; njė histori tė panjohur; njė histori qė nuk ėshtė rrėfyer ndonjėherė as pėr shqiptarėt, as pėr amerikanėt dhe as pėr kurrkėnd tjetėr. Ndėrkohė qė disa autorė anglezė (Entoni Kuejl, Rexhinald Hibert, Xhulian Emeri dhe Dejvid Smajli) kanė botuar libra mbi praninė angleze nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, asnjė amerikan nuk e kishte bėrė njė gjė tė tillė. Lukasi ėshtė i pari. Dhe rrėfimi i tij ėshtė brilant.

     Nė njė shėnim tė Radios Kosova e Lirė pėr librin e Peter Lucas’it thuhet: “Libri Misioni Amerikan nė Shqipėri, zbulon shumė tė vėrteta tė hidhura pėr fatin e kombit shqiptar nė pėrgjithėsi, e nė veēanti pėr pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė mbijetuar nė kushte dhe rrethana, jo vetėm tė njė injorimi tė tmerrshėm nga vendet aleate, por edhe i kurdisjes sė planeve nga Beogradi dhe Athina pėr ta ndarė dhe pėr ta copėtuar atė. Enver Hoxha kishte zbuluar tė gjitha prapaskenat e zeza, qė po i kurdiseshin Shqipėrisė dhe kishte arritur ra ruante tė paprekur sovranitetin e asaj pjese tė Shqipėrisė, jashtė sė cilės kishte mbetur mė shumė se gjysma e trojeve tė saj nėn robėrinė e Jugosllavisė dhe tė Greqisė. Peter Lukas me kėtė libėr ka dhėnė shembullin fenomenal tė gazetarit veteran, tė paanshėm, insistues, njohės tė shkėlqyer tė rrethanave e mbi tė gjitha tejet i zellshėm pėr tė gjurmuar tė vėrtetėn, pavarėsisht se ajo e vėrtetė ishte e hidhur, madje shpeshherė edhe lemėritėse. Urrejtja dhe kursi antiamerikan dhe antianlgez i Enver Hoxhės dalin si shkak pasojė. Pėr lėnien nė mėshirėn e botės tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi, Amerika dhe Anglia ishin kujtuar prej fillimit tė viteve 90 tė shekullit tė kaluar. Amerikanėt dhe Anglezėt ndihmuan Shqipėrinė dhe shumė mė tepėr ndihmuan Kosovėn pėr t’u ēliruar nga kthetrat e barbarisė sllave. Duket se diplomacia amerikane dhe angleze mė nė fund e kishte kuptuar se duhej riparuar diēka nga e kaluara e tmerrshme e pozitės sė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Ky libėr ėshtė njė kontribut i pazėvendėsueshėm pėr tė mėsuar sesi duhet analizuar ngjarjet dhe historinė e sė kaluarės, duke pasur moto tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn, e mbi tė gjitha tė vėrtetėn. Peter Lukas nė kėtė drejtim ka prekur majat. Populli shqiptar i ka borxh kėtij gazetari, humanisti dhe miku tė madh.”

( Pėrgatiti Moderatori i pashtriku.org, 15. 10. 2011)

 

 

NICK KUKICH – AGJENTI I PARĖ

I OSS’s - CIA’s NĖ SHQIPĖRI

Jetėshkrimi i Agjentit  Nick Kukich

 

Emri: Nick

Mbiemri: Kukich

Eksperienca: Ish’oficer artilerie

Njė punėtor miniere nga Ohajo. Ishte anėtar i OSS’sė (Office of Strategic Services - Zyra e Shėrbimeve Strategjike), paraardhėsja e CIA’s. Kukiē u ishte bashkuar trupave tė marinės nė janar 1940. Fillimisht ai ka qenė nė "Parris Island" (bazė stėrvitore e trupave tė marinės nė Karolinėn e Veriut) - Mė pas nė Porto Riko. Ka qenė pėrgjegjės pėr ruajtjen e sigurisė nė bazėn ushtarake nė Kuantiko (Virxhinia) 31 dhjetor 1943 ka mbėrritur nė Shqipėri si agjent i OSS.

 

 

AGJENTI I PARĖ I OSS’sė (PARAARDHĖSJA E CIA’s)

 

     Nick Kukich ka qenė nė Shqipėri qysh nė dhjetor tė vitit 1943. Fakti i rrallė ėshtė pohuar nga vetė ai nė moshėn 87 vjeēare. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetarin e njohur shqiptaro-amerikan, Peter Lucas, Nick Kukich rrėfen se si pėrcolli pėr shumė kohė informacione sekrete nga Shqipėria pėr nė SHBA. Peter Lucas, pasi ka shfletuar muaj me radhė Arkivin e Shtetit amerikan, ka zbuluar shumė fakte tė tjera tė pazbardhura deri mė sot, qė flasin pėr marrėdhėniet mes SHBA’sė dhe Shqipėrisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Lucas sė shpejti do tė botojė dhe librin nė tė cilin pėrveē ngjarjeve do tė ketė dhe foto ekskluzive. Gazeta "Tirana Observer" ka arritur tė marrė njė pjesė tė shkrimit qė Peter Lucas e ka botuar nė revistėn amerikane "Leartherneck".

 

 

( Shkruan: Peter Lucas )

 

 

NJĖ MARINS KA ZBARKUAR NĖ SHQIPĖRI, 1943

 

     Njė anėtar i Zyrės sė Shėrbimeve Strategjike dhe i vetmi marins i SHBA’sė nė Shqipėri, Ljutenent Nick Kukich, krijoi njė rrjet inteligjence pėr tė monitoruar divizionet gjermane. Tirana, kryeqyteti i Shqipėrisė, ishte nė prag tė ēlirimit tė saj. Ishte fillimi i nėntorit 1944 dhe trupat e fundit pushtuese gjermane po e linin qytetit nėn zjarrin e armėve. Partizanėt shqiptarė po trokisnin nė dyert e Tiranės, gati pėr tė hyrė nė tė. Me ta ishte edhe Nick Kukich (Nick Kukich) i trupave tė marinės sė Shteteve tė Bashkuara, njė ish’oficer artilerie, i cili sapo ishte graduar nė fushėn e luftės. Ai ishte jo vetėm i vetmi marins amerikan nė Tiranė, por edhe nė Shqipėri. Kukich, njė punėtor miniere nga Ohajo, ishte anėtar i OSS’sė (Office of Strategic Services? Zyra e Shėrbimeve Strategjike), paraardhėsja e CIA’s. Kukich i dėrgonte mesazhe ēdo orė qendrės sė tij nė Bari tė Italisė, duke informuar mbi situatėn e luftimeve (kopje tė tė cilave tani ruhen nė Arkivat Kombėtare tė SHBA’sė). Mė 12 nėntor, njė javė para se qyteti tė ēlirohej, ai dėrgoi kėtė mesazh: "Gjermanėt nė Tiranė kanė qenė duke pirė pa mbarim dhe kanė luftuar tė dehur. Ata qėlluan tri herė mbi spitalin civil".

     Sidoqoftė, jo tė gjithė gjermanėt ishin tė dehur, pasi ata u shkaktuan dėme serioze partizanėve para se tė vriteshin, tė dorėzoheshin apo t‘ua mbathnin kėmbėve. "Lufta zhvillohej shtėpi mė shtėpi", mė tha Nick Kukich, 87 vjeēar, nė njė intervistė tė kohėve tė fundit, kur e intervistova atė nė shtėpinė e tij nė Delauer. "Unė shkoja shtėpi mė shtėpi. Shkova nė pesė apo gjashtė shtėpi dhe pashė gjashtė partizanė tė vrarė. Ata ngrinin perden, hapnin dritaren dhe qėllonin. Dhe ndėrsa bėnin kėto veprime, ata ishin tė vdekur, tė vrarė nga snajperėt gjermanė. Ata ishin tė pastėrvitur. Unė ia thashė kėtė Shehut. Dhe ai e korrigjoi kėtė taktikė". "Kishte gjithashtu njė numėr tė madh gjermanėsh tė vrarė apo tė plagosur qė i shihje tė shtrirė rrugėve. Partizanėt u vidhnin atyre kėpucėt, edhe nė qoftė se ata ishin akoma gjallė. Ishte kohė luftė. Shumė partizanė nuk kishin kėpucė", mė tha Kukich.

     Ngaqė puna nė minierat e qymyrit tė Ohajos i kishte ardhur nė majė tė hundės, Kukich u ishte bashkuar Trupave tė Marinės nė janar 1940. Pas "Parris Island" (bazė stėrvitore e Trupave tė Marinės nė Karolinėn e Veriut) ai u dėrgua nė Porto Riko dhe mė vonė u bė pėrgjegjės pėr ruajtjen e sigurisė nė bazėn ushtarake nė Kuantiko (Virxhinia). Nė atė kohė, OSS’ja e sapo formuar po kėrkonte njerėz pėr shėrbimet e saj dhe komandanti i tij, duke e ditur se Kukich fliste serbisht ngaqė ishte fėmijė emigranti, mundi t‘i rregullojė atij njė intervistė me OSS’nė. Kukich u rekrutua, u stėrvit si radist dhe u dėrgua nė qendrėn e OSS’sė nė Bari pėr t‘u infiltruar nė Shqipėri.

     Mė 31 dhjetor 1943, Kukich u nis me njė anije tė vogėl peshkimi nga Bari nė drejtim tė bregdetit shqiptar. Nuk ishte si zbarkimi nė plazhin e Normandisė, por zor se mund tė gjeje shoqėri mė tė mirė se kaq pėr njė "invazion". Tė paktėn kėshtu mendoi atė ditė Kukich vetė. Duke udhėtuar drejt bregdetit shqiptar atė natė tė errėt dhe tė ftohtė, bashkė me Kukich ishte edhe dikush tjetėr, emri i tė cilit ishte bėrė ndėrkohė i famshėm. Ai ishte majori Antoni Kuejėll (Anthony Quayle), njė aktor anglez i kinematografisė, i cili ishte i stėrvitur mirė si agjent i OSE’sė (Special Operations Executive). Edhe pse Kuejėll ishte i ndėrgjegjshėm pėr rangun e tij mė tė lartė se ai i bashkudhėtarit tė tij amerikan, ai nuk e bėri veten. Kjo do tė ndodhte mė vonė.

     Njė tjetėr person, i cili nė atė kohė e bėnte rregullisht rrugėn nga Bari i Italisė nė Shqipėri, ishte kapiteni Stėrling Haidėn (Sterling Hayden), njė yll i kinematografisė amerikane. Haidėn ishte anėtar i OSS’sė, i cili pėrdorte si "nom de gurre" Xhon Hamilton (John Hamilton). Haiden ishte marins. Detyra e tij ishte tė drejtonte anijen dhe tė zbarkonte personelin e OSS’sė nė shpellat e fshehta tė bregdetit shqiptar, tė njohura me emrin Pamja e Detit (Seaview) qė gjendeshin nė bregun shkėmbor tė okupuar nga gjermanėt. Ai do u sillte atyre furnizime dhe merrte me vete nė Itali pilotė tė shpėtuar tė forcave aleate. Nėse anija e tij e vogėl do tė kishte vend, Haidėn do tė merrte me vete ushtarė italianė, tė cilėt pėrpiqeshin t‘u shpėtonin nga duart gjermanėve, tani qė Italia kishte kapitulluar. Pasi kthehej nė Bari ai nisej pėrsėri nė njė pjesė tjetėr tė bregdetit dalmat. Ky operacion kėrkonte njė mjeshtėri tė vėrtetė detari, tė cilėn Haidėn e kishte, pasi para luftės ai kishte punuar si peshkatar dhe marinar nė Boston dhe Gluēester.

     Detyra e Kukichit nuk ishte vetėm tė gjente dhe tė ndihmonte pjesėtarė tė forcave aleate, tė cilėt tė nisur nga Foxhia e Italisė, pasi kishin kryer misionin e tyre duke bombarduar fushat naftėmbajtėse tė Rumanisė, ishin detyruar tė uleshin nė Ballkan, por gjithashtu tė krijonte njė rrjet informacioni sekret nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė monitoronte aktivitetin e disa divizioneve gjermane. Aleatėt kishin frikė se nėse kėto divizione nuk do tė sulmoheshin nga grupet e rezistencės shqiptare, ato mund tė dėrgoheshin tė luftonin nė Itali. Ndėrsa amerikanėt do tė ofronin shėrbimin e inteligjencės, anglezėt kishin marrė pėrsipėr t‘i furnizonin shqiptarėt me armė. Edhe pse pėrgjithėsisht amerikanėt dhe anglezėt shkonin mirė me njėri - tjetrin, marrėdhėniet midis tyre nuk ishin gjithnjė ideale.

     Njė problem kryesor ishte se ndėrsa njė pjesė e shqiptarėve luftonin kundėr gjermanėve, ata luftonin njėkohėsisht edhe kundėr njėri - tjetrit. Midis partizanėve komunistė dhe nacionalistėve, tė njohur me emrin Balli Kombėtar, shpėrtheu njė luftė civile. Balli, siē quheshin ata, mori krahun e gjermanėve dhe shpejt u bė e qartė se partizanėt ishin tė vetmit qė meritonin mbėshtetjen e aleatėve, pėrderisa ata vrisnin gjermanė. Bregdeti ku gjendej shpella e Pamjes sė Detit, nė jug tė Vlorės, ishte nė duart e Ballit, ēka do tė thotė se pjesa mė e madhe e njerėzve qė mundi tė rekrutojė Kukich ishin antipartizanė dhe antikomunistė. Sidoqoftė, duke u shpėtuar patrullave gjermane dhe duke paguar informatorė, Kukich arriti tė krijonte njė rrjet agjentėsh, pėrmes tė dhėnave, ku ai dėrgonte informacion tė vlefshėm nė qendrėn e OSS’sė nė Bari.

     Por kur Kukich u pengua nga Kuejėll tė merrte pjesė nė njė takim tė rėndėsishėm me njė eksponent tė Ballit, pėr shkak se ai nuk ishte oficer, u ankua. "Kuejėll mė paragjykoi mua ngaqė unė nuk jam oficer. Unė i thashė atij: "Ti s‘mund tė mė trajtosh mua nė kėtė mėnyrė vetėm pėr shkak tė faktit se unė jam njė rekrut, do apo s‘do ti, unė jam njė pėrfaqėsues i qeverisė amerikane. Unė s‘do tė merrem mė me ty, nėse ti nuk mė pranon mua si njė pėrfaqėsues tė Shteteve tė Bashkuara", tha Kukich.

     Pėrpara se marrėdhėniet midis tyre tė keqėsoheshin edhe mė tej, Kukich u dekorua me medaljen e Yllit tė Bronztė dhe u promovua nė gradė si oficer i dytė. "Pas kėsaj anglezėt mė pranuan mua", tha ai. "Tani unė isha si njė perėndi pėr anglezėt. Kuejėll dhe unė i shtrėnguam dorėn njėri-tjetrit dhe qė nga kjo kohė u bėmė miq". Pas luftės, Kuejėll do tė luante rolin kryesor nė filmin "Topat e Navarrones" (The Guns of Navarone), njė film mbi Luftėn e Dytė Botėrore, i cili edhe pse u xhirua nė Greqi, flet mbi eksperiencėn e tij nė Shqipėri.

 

Libra pėr luftėn nė Shqipėri

 

REDINALD HIBBERT "FITORJA E HIDHUR"

 

“Unė u hodha nė Shqipėri pėr t‘u bashkuar me misionin "Stables" (Stallat) natėn e 19-20 dhjetorit 1943, pikėrisht atė natė kur ofensiva gjermane nė Malėsinė e Ēermenikės e shkėputi nga lidhjet misionin e kuartierit dhe nisi spiralja poshtė pėr eliminimin e atij misioni. Ky fluturim nė njė Halifax tė Skuadriljes 148, RAF, me emrin e koduar "Stables 2", ishte prova e tretė. Ne kishim shpenzuar tetė orė nė ajėr gjatė dy netėve tė mėparshme pėr secilėn, por na kishte penguar mjegulla mbi zonėn e hedhjes. Nė ato ditė, zakonisht nevojiteshin rreth katėr orė pėr njė bombardues mė katėr motorė qė tė fluturonte pėrmes Mesdheut nga aerodromi i tokės nė Libi deri nė Shqipėrinė Veriore. Nata 19-20 dhjetor ishte njė natė e mirė pėr Regjimentin 334, RAF. Ata bėnė 18 fluturime misioni mbi Ballkanin dhe 11 dolėn me sukses, ky ishte njė sukses i jashtėzakonisht i lartė pėr mesin e dimrit”.

 

FITZROY MACELEAN „LUFTA E BALLKANIT“

 

     “Misioni im ishte mision ushtarak; mė kishin udhėzuar qė politikėn ta vija nė plan tė dytė. Ajo qė kishte rėndėsi ishte, se kush luftonte kundėr gjermanėve dhe kjo qe e vetėkuptueshme. Partizanėt, cilado tė ishte politika e tyre, po luftonin, madje me shumė sukses, ndėrsa ēetnikėt, sado tė admirueshme tė ishin motivet e tyre, nė pjesėn mė tė madhe ose nuk luftonin, ose bashkėpunonin me gjermanėt kundėr bashkatdhetarėve tė vet. Pėr mė tepėr nga pikėpamja ushtarake, partizanėt qenė mė tė shumtė nė numėr, mė tė organizuar mė tė disiplinuar dhe tė udhėhequr mė mirė se ēetnikėt. Mė kishin pyetur si mund t‘i ndihmonim mė mirė. Kjo qe mjaft e qartė. Partizanėt tani po pėrballonin njė duzinė apo mė tepėr divizione armike”.

 

JULIAN EMERY „BIJTĖ E SHQIPES“

 

     “Mėngjesin e hėngrėm me vezė tė ziera fort dhe u drejtuam nga lugina, duke qenė tė shoqėruar prej njė duzine guerilėsh. Ecnim ngadalė, sepse na mungonte stėrvitja dhe pas njė marshimi pothuajse prej katėr orėsh nėpėrmjet rrafshnaltės, arritėm mbi njė kodėr ku shihej Shėngjergji. Aty qėndruam dhe me dylbitė tona, filluam tė vėzhgojmė shtėpitė e bardha, tė shpėrndara nė secilėn anė tė kodrės, pothuaj gjysmė milje larg njėra nga tjetra. Midis tyre dallohej xhamia me minaren e saj tė prishur. Shėngjergji ishte nj fshat myslimanėsh. Nuk mundėm tė gjenim asgjė tė dyshimtė dhe kėshtu e vazhduam rrugėn tonė tė qetė, drejt shtėpisė qė ishte prona e pėrkthyesit tė Sejmurit, njė mėsues shkolle i shquar nė Shaqir. Aty qėndruam pėr tė kaluar kohėn e drekės dhe pasi zgjuam harren me njė shishe sheribradi, njė peshqesh nga mė tė shkėlqyerit qė misioni britanik na kishte dėrguar nė formė pėrshėndetje, iu vėrsulėm gjellėve tė pasura, ndonėse prej brumi, qė mikpritėsi ynė na kishte shtruar pėrpara”.

 

KOL. DEIVID SMAILI "ME DETYRĖ NĖ SHQIPĖRI"

 

     “Arritėm nė fshatin shqiptar tė Spoiēit, nė kohė pėr njė drekė me njė supė me fasule dhe mish dashi, ushqim i ngrohtė dhe mė i mirė nė krahasim me sa kishim ngrėnė nė Greqi; kishim dhe kos e vezė me bollėk. Shtėpia ku qėndruam ishte shumė mė e mirė. Kėtu takuam njė burrė qė kishte qenė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku kishte punuar e bėrė para dhe ishte kthyer nė fshat tė jetonte i qetė me tė gjitha tė mirat e fshatit. Ai mezi e kuptonte anglishten qė flasin nė Angli dhe kur na pėrgjigjej fliste me njė theks krejt amerikan. Mė vonė takuam shumė njerėz si ky, qė me krenari na tregonin pasaportat e tyre amerikane. E keqja ishte se nė Perėndim ishin bėrė tė pangopur dhe tė pandershėm. Qė nė natėn e parė u mblodhėn tė gjithė pėr tė dėgjuar lajmet e BBC’sė nė gjuhėn greke”.

 

ENVER HOXHA "RREZIKU ANGLO’AMERIKAN PĖR SHQIPĖRINĖ"

 

     “Grupi i ushtarėve britanikė, i bllokuar nga partizanėt nė njė zonė tė Gjirokastrės, pasi e pa se vendi kishte zot, u detyrua t‘i drejtonte mė 1 maj 1943 autoritetit mė tė lartė tė Luftės Nacionalēlirimtare nė Shqipėri, Kėshillit tė Pėrgjithshėm, njė letėr tė firmosur nga Bill Maklini, nė tė cilėn, pasi thoshte se qe dėrguar nga Shtabi i Kajros me cilėsinė e oficerit tė lartė ndėrlidhės pėr tė vendosur lidhje me lėvizjen e rezistencė nė Shqipėri, shkruante: "Kam dėshirė tė madhe tė takohem me Kėshillin tuaj sa mė shpejt tė jetė e mundur dhe tė marr informata pėr t‘ia transmetuar Kajros qė prej andej t‘ju dėrgohen furnizime. Lėvizja juaj do tė furnizohet me materiale nga Kajroja. Do tė bisedojė ēėshtje me rėndėsi. Dėshira ime ėshtė tė hyj nė qendėr tė Shqipėrisė". Siē duket SOE’ja, me qendėr nė Kajro e kishte gjetur maskėn pėr tė hyrė nė Shqipėri”.

 

Kukich rrėfen bisedat gjatė Luftės sė Dytė Botėrore

 

AGJENTI I CIA’s: SI I NJOHA ENVERIN DHE MEHMETIN

 

     Agjenti i CIA’s, Nick Kukich, gjatė kohės qė ndodhej nė Shqipėri, pjesėn mė tė madhe tė kohės e ka kaluar pranė Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut. Tė paktėn kėshtu pohohet nė intervistėn qė i ka dhėnė ai kohė mė parė gazetarit tė njohur me origjinė shqiptaro-amerikane, Peter Lucas. Ky i fundit, sė shpejti do tė botojė njė libėr, nė tė cilin do tė paraqiten mjaft fakte tė pazbardhura deri mė sot mbi marrėdhėniet SHBA - Shqipėri nė Luftėn e Dytė e Botėrore. Gazeta "Tirana Observer" ka arritur tė marrė njė pjesė tė kėtij libri, qė ėshtė botuar nė revistėn amerikane "Leatherneck". Rėndėsia e kėtij artikulli konsiston nė faktin se pėr tė parėn herė ai parashtron dhe dokumenton prezencėn ushtarake amerikane nė Shqipėri, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pėr shembull, fotografia nė grup me Enver Hoxhėn nė Odriēan, mė 1944’ėn ėshtė e para foto e Enver Hoxhės me ushtarė amerikanė qė botohet. Ata janė Nick Kukich dhe John O‘Keefe (nė foto i pesti dhe i gjashti nga e majta). Kėta amerikanė, tė cilėt ishin anėtarė tė OSS’sė, paraardhėsja e CIA’s, bashkėpunuan me Enver Hoxhėn dhe partizanėt shqiptarė, pasi u bė e qartė se Balli Kombėtar po bashkėpunonte me pushtuesit gjermanė. Amerikanėt, ashtu si edhe anglezėt, i furnizonin partizanėt shqiptarė me armė, municion, veshmbathje dhe ushqim. Amerikanėt qėndruan me Enver Hoxhėn nė Odriēan, Helmės dhe Berat. Ata qėndruan me Mehmet Shehun dhe Myslim Pezėn, kur kėta dy komandantė ushtarakė filluan sulmin mbi Tiranėn. Amerikanėt ishin pėrkrah Enver Hoxhės, kur dy javė mė vonė, mė 28 nėntor, ai marshoi triumfues nė Tiranė dhe ishin nė tribunė me tė kur ai mbajti fjalimin e fitores pėrpara hotel "Dajtit". Hoxha i fshiu amerikanėt nga historia e luftės antifashiste, kur ai shkroi mbi kėto ngjarje, pėr shkak se kjo u pėrshtatej interesave tė tij nė atė kohė. Por faktet janė kokėfortė dhe ata u qėndrojnė kohės. Ky artikull ėshtė pjesė e njė libri mbi pėrpjekjen amerikane nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, tė cilin autori sapo e ka mbaruar sė shkruari. Pasi tė botohet, ai do tė ishte ndoshta me interes tė pėrkthehej edhe nė shqip.

 

NJĖ MARINS KA ZBARKUAR NĖ SHQIPĖRI - 1943

 

     Ai ishte tani me komandantin partizan, Mehmet Shehun, njė luftėtar i guximshėm dhe komunist i vendosur, i cili kishte luftuar me republikanėt nė Spanjė, si komandant i njė brigade kundėr gjeneralit fashist, Franko. Republikanėt, siē dihet, e humbėn luftėn. Shehu u zu rob dhe u mbajt nė burg pėr tre vjet pėrpara se tė kthehej nė Shqipėri. Kėtė herė ai nuk do tė humbiste.

Pas tre muajsh aktiviteti intensiv, gjermanėt dhe ballistėt, tė cilėt tani bashkėpunonin hapur me ta, nisėn njė ofensivė kundėr forcave partizane, gjatė sė cilės aleatėt u detyruan ta linin bazėn e tyre nė bregdetin shqiptar dhe tė ktheheshin nė Itali, por jo para se Kukich tė sigurohej se Kuejėll, i cili tani vuante nga malarja, tė mund tė shpėtohej.

     Sidoqoftė, pa kaluar shumė kohė, Kukich u dėrgua pėrsėri nė Shqipėri, kėtė herė me mision qė tė qėndronte pranė qendrės sė komandantit komunist tė ushtrisė partizane, Enver Hoxha, i cili pas luftės u bė kryeministėr. "Shumė herė unė ndihesha i vetmuar, isha i vetmi marins dhe s‘kisha askėnd mbi vete. Por, gjithashtu s‘kisha askėnd nėn vete".

     Kukich mė tha se atij dhe Hoxhės nuk u ngjiti menjėherė. "Fillimisht ai mė kritikonte mua dhe ma bėri shumė tė vėshtirė qėndrimin, pėr shkak tė lidhjeve tė mia me ballistėt, tė cilėt ishin armiqtė e tij", tha Kukich. "I shpjegova atij se lidhjet e mia me ta kishin si qėllim mbledhjen e informacionit, lidhur me lėvizjet e gjermanėve dhe se unė nuk kisha luftuar kurrė me ta kundėr partizanėve. Ky ishte misioni ynė, tė mblidhnim inteligjencė dhe ne e bėmė kėtė. Pas kėtij sqarimi ne shkuam mirė. Nė fakt, krijova njė marrėdhėnie shumė tė mirė me tė. Ai mė thėrriste mua Niko. Ai mund tė mos i ketė dashur shumė amerikanėt, por ama ai i urrente anglezėt dhe shpesh e nxiste njėrėn palė kundėr tjetrės. Ai ishte shumė krenar. Njė herė Hoxha mė tha mua se ai donte qė bota ta dinte se Shqipėrinė e ēliruan partizanėt shqiptarė dhe jo aleatėt".

     Kukich nuk mundi ta parashikonte atėherė se Hoxha do tė bėhej njė diktator paranojak, i cili pėr mė shumė se 40 vjet e shndėrroi Shqipėrinė nė njė shtet policor autoritarist, me spastrime dhe ekzekutime periodike. "Ai ishte njė burrė tėrheqės, i pashėm, ēka mjaftonte qė tė bėhej njė yll kinematografie. Ai ishte gjithnjė i veshur shumė mirė nė uniformė. Pranonte tė bisedonte me ty dhe buzėqeshte. Por ai edhe mund tė kthehej kundėr teje fare papritur, bėhej tjetėr njeri. Ai mund tė ishte brutal".

     Kukich mė tregoi se njė herė, duke kaluar pėrmes njė fshati ballist pro-gjerman, tė cilin sapo e kishin ēliruar partizanėt, njė nėnė, burri i sė cilės ishte bashkuar tė luftonte me Ballin, iu afrua atij duke i kėrkuar ndihmė pėr hir tė fėmijėve tė saj qė dridheshin. "Ajo kishte njė foshnjė 6-muajshe dhe njė djalė 2 vjeē. Unė kisha dy batanije me vete, kėshtu qė ia dhashė asaj. Hoxha u inatos me mua pse ndihmova "armikun". Ai mė kėrcėnoi se do mė largonte nga Shqipėria me anijen mė tė parė. Unė isha i zemėruar me tė dhe i thashė: ‘Ata janė thjesht fėmijė. Nuk kanė tė bėjnė fare me bėmat e babait tė tyre. Janė thjesht fėmijė tė pafajshėm. Perėndia qoftė gjykatėsi tėnd‘. Ai mė vėshtroi nė sy dhe mė tha: ‘Unė s‘kam perėndi‘". Kukich heshti pėr njė moment i humbur nė kujtime, pastaj mė tha: "Mė vonė Hoxha e kishte harruar kėtė histori".

     Nė shtator 1944, Kukich dhe grupi i tij vogėl morėn detyrė tė udhėtonin nė Veri pėr t‘u bashkuar me Divizionin e Parė tė ushtrisė partizane, tė komanduar nga gjeneral Shehu pėr tė ndjekur nga afėr sulmin pėr ēlirimin e Tiranės. Ndėrsa Hoxha merrej mė shumė me planet politike pėr marrjen e pushtetit nė Shqipėrinė e pas luftės, Shehu ishte udhėheqėsi i veprimeve luftarake. "Shehu ishte shumė i ashpėr dhe partizanėt i bindeshin atij", tha Kukich. "Ata i trembeshin atij. Kishin mė shumė frikė Shehun se Hoxhėn. Tė gjithė e kishin frikė atė. Ai ishte njė luftėtar i vėrtetė, pa dyshim. Ai kishte luftuar nė Spanjė dhe dinte si luftohej. Kurrė nuk deshi tė ishte nė vend tė Hoxhės. Donte tė ishte njė gjeneral dhe vetėm kaq".

     Me partizanėt nė periferi tė Tiranės, Kukich, sė bashku me njė kapiten tė OSS-sė angleze, panė disa ushtarė gjermanė qė kėrkonin tė dorėzoheshin, veēse ata donin t‘u dorėzoheshin amerikanėve apo anglezėve. Ata kishin frikė nga ajo qė mund t‘u ndodhte po t‘u dorėzoheshin partizanėve. Natyrisht, gjermanėt kishin vrarė shumė qytetarė gjatė reprezaljeve tė tyre. Ata kishin djegur fshatra tė tėrė, kishin vrarė bagėtinė qė nuk kishin mundur ta pėrdornin pėr veten e tyre. "Njė ushtar gjerman doli nga ku qe fshehur me njė flamur tė bardhė dhe me njė shėnim nė tė", tha Kukich. "Unė dėrgova njė nga partizanėt ta merrnin atė. Ai tha se donte qė t‘u dorėzohej amerikanėve apo anglezėve. Ē‘duhet tė bėnim ne nė kėtė rast? Ne s‘mund tė merrnim robėr lufte. Ishin 125 tė tillė. I telefonuam Shehut dhe ai na tha tė mos pėrziheshim nė kėtė punė. Robėrit gjermanė do t‘i merrnin partizanėt. Ai tha: ‘Ju duhet tė largoheni, tė dy bashkė‘. Dhe ne bėmė siē tha ai". Robėrit i vunė nė rresht e i ēuan nė aerodromin e braktisur, ku nuk kishte asnjė avion. 

     Kukich dhe kapiteni morėn njė rrugė me baltė pranė spitalit. Njė predhė mortaje gjermane ra pranė tyre, por nuk shpėrtheu. "Ishim me fat, pėrndryshe unė nuk do isha sot kėtu. Tė nesėrmen Tirana ra nė duart e partizanėve", tha Kukich. Qyteti ishte njė kaos i vėrtetė. Kukich dhe njė grup i vogėl pjesėtarėsh tė OSS-sė u futėn nė ndėrtesėn e misionit amerikan nė Tiranė, e cila ishte dėrrmuar nga plumbat dhe qė andej vazhduan tė informojnė qendrėn pėr gati njė vit. Dhe ndėrsa Enver Hoxha, tashmė diktator i vendit tė tij, u zu me amerikanėt dhe zyrtarėt shqiptarė pėr ēėshtjen e shpėrndarjes sė ndihmės humanitare amerikane, qė kapte njė vlerė prej afro 1,3 milionė dollarėve, shumė shqiptarė vuanin nga uria. Megjithatė, disa ndihma mbėrritėn nė Portin e Durrėsit, 30 milje larg Tiranės, tė cilat kishin pėr destinacion misionin amerikan. Pėrpara largimit nga Durrėsi, gjermanėt shkatėrruan dhe vranė ēdo gjė qė s‘mund ta merrnin me vete. Ata gjithashtu minuan portin dhe rrugėt qė tė ēonin nė tė.

     Kukich kishte marrė detyrė tė priste njė anije kargo amerikane, qė sillte fuēi me vaj dhe njė kamion 2 tonė e gjysmė, ndėr tė parat anije qė mbėrriti nga Bari, sapo ajo tė ankorohej nė molin gjysmė tė rrėnuar tė Durrėsit. Njė marinar i buzėqeshi dhe e pėrshėndetin. Ai kishte dalė t‘i priste sapo vuri kėmbėn nė tokė: "Flota zbarkoi", tha detari. "Flota zbarkoi nė Shqipėri. Ne mė nė fund ua kaluam marinasve. Marinsat nuk mund tė pretendojnė se zbarkuan nė Shqipėri para nesh. Ja ku jemi!"

     (Nė ushtrinė amerikane gjithnjė ka ekzistuar njė konkurrencė e fortė midis trupave tė marinės (Marins Corps), tė cilėt luftojnė nė terren dhe flotės ushtarake (Navy), qė kryejnė veprime luftarake nė det). "Mos ji kaq i sigurt", i tha atij kapiteni. "E sheh atė burrin atje?" Ai tregoi me gisht njė oficer tė gjatė, i cili qėndronte pranė njė depoje tė zbrazėt, i veshur me njė uniformė qė dukej se ishte e ushtrisė amerikane. "Ai ėshtė njė marins amerikan". Marinari mbeti pa gojė. Ai shkoi drejt oficerit dhe kur iu afrua e pyeti: "Marins je ti?"

"Jeh", u pėrgjigj oficeri, "Unė jam marins. Unė jam oficeri Nick Kukich, me trupat e marinės sė Shteteve tė Bashkuara". Kukich i tregoi atij simbolin e trupave tė marinės nė uniformėn e tij.

"Kur ke mbėrritur ti kėtu?"

"Mė 1943-shin", u pėrgjigj Kukich.

"Njė marins nė Shqipėri! Ē‘ti bėsh, jam pa fat", tha marinari.

Gjashtėdhjetė vjet mė vonė, Nick Kukich do tė buzėqeshte duke kujtuar kėtė ngjarje. "Sikur ta kishe parė shprehjen qė mori fytyra e atij marinari. Njė marins nė Shqipėri. Ai s‘mund ta besonte qė unė isha aty".

 

KUR MBĖRRITI KUKICH PĖR HERĖ TĖ PARĖ NĖ SHQIPĖRI

 

     Agjenti i parė i OSS’sė (paraardhėsja e CIA’s) ka qenė nė Shqipėri qysh nė dhjetor tė vitit 1943. Fakti i rrallė ėshtė pohuar nga vetė agjenti, nė njė intervistė tė dhėnė kohė mė parė gazetarit tė njohur shqiptaro-amerikan, Peter Lucas. Si rrallė herė, njė agjent rrėfen se si i dėrgonte ēdo orė informacionet sekrete nė Bari, pėr tė nisur mė pas nė bazėn amerikane. Peter Lucas ka shfletuar muaj me radhė Arkivin e Shtetit Amerikan duke zbuluar shumė fakte tė tjera tė pazbardhura deri mė sot, qė flasin pėr marrėdhėniet mes SHBA-sė dhe Shqipėrisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Lucas sė shpejti do tė botojė dhe librin nė tė cilin, pėrveē ngjarjeve do tė ketė dhe foto ekskluzive. Gazeta "Tirana Observer" botoi nė numrin e djeshėm pjesėn e parė tė shkrimit, qė Peter Lucas e ka botuar pak ditė mė parė nė revistėn amerikane "Leartherneck". Nė tė agjenti rrėfente se si i kishte pėrjetuar ditėt e para nė Shqipėri, kur lufta me Gjermanėt duhet tė mbaronte patjetėr me fitoren e shqiptarėve.

 

Kujtimet e misionarėve pėr Enverin dhe Mehmetin

 

REGINALD HIBBERT “FITORJA E HIDHUR”

 

     “Ėshtė vėshtirė tė gjykohet se ēfarė marrėdhėnie ka pasur ndėrmjet kėtij marshimi dhe ndėrhyrjes sė Brigadės I, tė cilėn e kishte kėrkuar Enver Hoxha nė fillim tė janarit, kur ai dhe Kėshilli Qendror e Shtabi i Pėrgjithshėm ishin nė shtrėngesė tė dėshpėruar nė Ēermenikė dhe nė nevojė urgjente pėr ndihmė. Nė kujtimet e veta Hoxha e zvogėlon fare ndihmėn e janarit, e mohon se ajo e shpėtoi dhe e akuzon Mehmet Shehun se e ka fryrė atė deri sa e ka bėrė legjendė. Nga ana tjetėr, ai e lejon qė marshimi nė fund tė shkurtit e nė fillim tė marsit tė pėrshkruhet si heroik nė historinė e partisė. Duket e mundshme qė kishte qenė njė operacion urgjence nė janar, ai i cili bėri tė lindte ide nė mars. Atėherė, si pėrfundim do tė kemi qė nė maj e nė motin e keq tė marsit, kur operacionet ushtarake nė jug ishin nė fakt tė pezulluara dhe partizanėt ende nuk kishin marrė veten nga goditjet ndėshkuese, qė u kishin dhėnė gjermanėt me ndihmėn e baistėve nė sy tė Enver Hoxhės dhe shokėve tė tij”.

 

JULIAN AMERY "BIJTĖ E SHQIPES"

 

     “Qė Enver Hoxha tė guxonte tė vinte nė dyshim kėsisoj vullnetin e mirė tė oficerėve britanikė, ose tė kėrcėnonte me arrestimin e dhe nxjerrjen e tyre nė gjyq, ishte diēka qė tregonte haptazi armiqėsinė qė ai ndiente pėr autoritetet britanike. Ndėrkaq, ai kishte zgjedhur me nxitim kohėn e dhėnies sė ultimatumit, pikėrisht pėr delegatėt e tij nė Bari kishin filluar bisedimet pėr arritjen e njė marrėveshjeje me Komandėn Britanike. Kushtet qė kishim arritur tė siguronim ishin ēuditėrisht tė favorshme, por oficerėt tanė tė shtabit, tė ofenduar prenė bisedimet, duke deklaruar se nuk do tė ratifikonim marrėveshjen, gjersa Enver Hoxha tė tėrhiqte mendimet e shfaqura si dhe ultimatumin e tij. Pėr disa ditė, marrėdhėniet midis qeverisė komuniste dhe Kuartierit tonė tė Pėrgjithshėm ishin tė ndera. Ndėrkaq, oficerėt tanė eprorė qėndruan konseguentė. Si rrjedhojė, Enver Hoxha u zmbraps, duke siguruar me gjysmė zėri pėr njė trajtim tė ndershėm tė tė gjithė oficerėve britanikė nė Shqipėri. Nė kėtė mėnyrė, incidenti pėr fatin tonė tė mirė u mbyll qetėsisht, prej Kuartierit tonė tė Pėrgjithshėm”.

 

KOL DEIVID SMAILI "ME DETYRĖ NĖ SHQIPĖRI"

 

     “Makini u kthye ca ditė mė vonė dhe patėm tė parėn nga vizitat e shumta tė Shtabit tė Luftės Nacionalēlirimtare, tė udhėhequr nga Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha. Mehmet Shehu ishte njė burrė me shtat mestar, zeshkan, i imėt, rreth tė tridhjetave qė buzėqeshte vetėm pėr fatkeqėsi tė tė tjerėve. E fliste anglishten mė mirė se udhėheqėsit e tjerė partizanė. Kishte kryer studimet e mesme nė Shkollėn Amerikane tė Tiranės dhe pastaj kishte shkuar nė Kolegjin Ushtarak tė Napolit, nga ku u pėrzu pėr aktivitete komuniste. Hyri nė Shkollėn e Plotėsimit tė Tiranės dhe prej andej vajti nė Spanjė si vullnetar nė Brigadėn Ndėrkombėtare "Garibadi", ku u bė z/komandant i Batalionit tė 6-tė. Kur brigada u tėrhoq nė Francė mė 1939-ėn, ai u internua pėr tre vjet. Pas lirimit u kthye nė Shqipėri dhe u bė anėtar partie nė zonėn e Vlorės. Nė kohėn kur u takuam me tė, ishe komisar i forcave partizane tė atjeshme”.

 

Kujtime pėr misionarėt

 

ENVER HOXHA "RREZIKU ANGLO-AMERIKAN PĖR SHQIPĖRINĖ" 

 

     “Gjenerali Devis erdhi nė takim nė pasditen e 31 dhjetorit, nė orėn e caktuar. Ishte i shoqėruar nga shefi i shtabit tė tij, kolonel Nikolis. I shtrėngova dorėn dhe e pyeta: "How are you? How do you feel in Albania?" Kėto ja thashė nė gjuhėn angleze, se kur isha nė lice kisha mėsuar me babė Lonin dhe ca anglisht, si gjuhė tė huaj. Gjeneralit i qeshi fytyra dhe mė tha: "I didn‘t know you spoke English, you speak it..." Informatat qė keni janė tė vėrteta, unė nuk e flas anglishten, e ndėrpreva, po kėto ishin ca fjalė tė mbajtura mend qė nga koha e shkollės sė mesme. Frėngjishten e flas, nė qoftė se ju e dini mund tė bisedojmė nė gjuhėn e Volterit. Ai me tė qeshur mė tha: "Volterin e kam lexuar, por gjuhėn nuk ia di". Devisi ishte njė mesoburrė, ca rrumbullak, dhe fytyrėn e kishte rrumbullake, me njė hundė si tė fryrė e tė kuqe (siē dukej e kishte qejf uiskin). Sytė nuk i kishte tė vrenjtur e tė djallėzuar si tė Maklinit, mjaft herė i kishte tė qeshur dhe dinte t‘i fshihte mendimet e ndjenjat e tij”.

( … )

Tirana Observer - 20 nėntor 2005

 

 

PETER LUCAS:

"CIA" NDIHMOI ENVER HOXHĖN

TĖ MERRTE PUSHTETIN

 

     Gazetari i njohur i “Boston Herald” Peter Lukas, rrėfen nė njė intervistė kėrkimet e tij mbi OSS, misionin e fshehtė amerikan qė ka punuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri. Cili ishte qėllimi i OSS nė vendin tonė? Lidhja e ngushtė e Enver Hoxhės me kreun e kėtij shėrbimi, Tom Stefan, dhe fati i tij pas mbarimit tė luftės. Tashmė, kjo histori qė ka nxjerrė nė pah informacione sekrete si pėr palėn amerikane ashtu dhe atė shqiptare pritet tė konkretizohet nė njė film me regji tė Sten Dragotit.

 

     Historia nuk e lė tė qetė dhe kur vendos tė bėjė shėtitje mbrėmjeve nė bulevardin kryesor tė Tiranės. Peter e di se nė bulevardin ku pėrkrah tij kalojnė tė qetė njerėzit dikur janė varrosur ushtarė gjermanė tė vrarė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė udhėtimet e fundit qė ka bėrė nė Shqipėri e ka pasur tė pamundur tė mos ndihet mes dy kohėrave. Asaj qė i shfaqet nėpėrmjet pėrfytyrimit qė i vjen nga arkivat e Nju Jorkut dhe asaj tė sotmes. Duket se koha e parė kushtėzon ende veprimet e tij. Njė gazetar nuk duhet t‘u besojė shumė pėrfytyrimeve, por Peter ndihet i pafuqishėm pėr tė lėnė pas gjithė atė histori tė cilėn e gjeti pėrmes njė fotografie. Ai ėshtė gazetari i dytė amerikan i "Boston Herald" qė mbėrriti nė Shqipėri nė vitin 1986. Qė nga ajo kohė e deri sot teksa Peter pi ngadalė ēaj nė njė nga baret e kryeqytetit shumė gjėra kanė ndryshuar nė lidhjen e tij me Shqipėrinė. Tashmė ai nuk ėshtė thjesht gazetari i parė qė mundi t‘i raportonte Perėndimit mbi atė ēfarė ndodhte me komunizmin nė zemėr tė Ballkanit, por dhe gazetari i parė qė ka hedhur dritė mbi OSS (organizata e shėrbimeve strategjike mė e fuqishmja nė botė, ose ashtu siē njihet sot CIA). Nisur nga njė foto e njė amerikani pėrkrah Enver Hoxhės, tė cilėn e gjeti teksa rrėmonte pėr tė bėrė njė libėr pėr rininė e diktatorit shqiptar, Peter u njoh me historinė e Tom Stefan, kreut tė OSS nė Shqipėri, njė njeri qė kishte pasur njė miqėsi tė ngushtė me Enver Hoxhėn, pėr tė zbuluar mė pas gjithė jetėn e kėtij shėrbimi nė vendin tonė. Libri i tij "OSS nė Luftėn e Dytė Botėrore nė Shqipėri", i botuar vetėm pak kohė mė parė, ėshtė kthyer nė qendėr tė vėmendjes nė SHBA. Kjo pasi shumė njerėz nuk e dinin se ky mision kishte operuar dhe nė njė vend si Shqipėria, aq mė tepėr tė ndihmonte Enver Hoxhėn ish-liderin komunist tė merrte pushtetin. Mė poshtė, Peter rrėfen nė njė intervistė punėn e tij pėr kėtė libėr dhe cili ishte Tom Stefan ky njeri jeta e tė cilit tashmė do tė ekranizohet nė njė film nga regjisori Sten Dragoti.

 

     Gazeta “SHQIP”: Z.Lukas, ju jeni gazetari i dytė amerikan pas Harrison qė keni mbėrritur nė Shqipėri nė vitin 1986. Mund tė na tregoni diēka mė tepėr mbi kėtė vizitė?

     PETER LUKAS: Sigurisht qė ėshtė njė vizitė e cila mė kujtohet mirė. Po udhėtoja drejt njė vendi qė ishte shkelur vetėm njė vit para meje nga njė tjetėr gazetar amerikan, i cili ndenji kėtu vetėm tri ditė. Ndėrsa unė isha i dyti qė mė jepej njė mundėsi e tillė. Shqipėria e atėhershme ishte njė shtet policor. Tė dukej sikur po futeshe me kėmbėt e tua nė njė burg. Sapo zbrisje nga avioni qė te kontrollet e imtėsishme qė te gazetat, librat ēdo gjė sado e rėndomtė qė ti mund tė kishe me vete. Njerėzit qė tė shoqėronin, etj. Kur pashė aeroplanin qė u ngrit nga Aeroporti i Rinasit sot, duke mė lėnė mua kėtu, nė njė moment mendova "po unė ēdo tė bėj tani kėtu?". Por dalėngadalė u mėsova. Pėr njė amerikan qė shkelte nė Shqipėri, vendi ishte nė njė ndryshim tė madh. Ne ishim rritur ndryshe pavarėsisht gjakut shqiptar. Askush nuk mund tė afrohej tė bisedonte me ty, studentėt tė largoheshin, kėshtu qė duhet tė ishe i aftė ta perceptoje vetė situatėn dhe t‘i kuptoje dhe ato sjellje nė pamje tė parė tė ēuditshme tė njerėzve. Ishte njė eksperiencė e re. Por nė tė njėjtėn kohė kishte gjėra qė mė pėlqenin, kėtu. P.sh. kur shikoje qė vendi ishte i pastėr dhe familja ishte e fortė. Kuptohet se prostitucioni, droga nuk njiheshin, pasi atėherė nuk kishte liri. Ndėrsa me ardhjen e lirisė tashmė kėto gjėra janė tė pranishme kėtu si nė ēdo vend tjetėr tė botės. Sigurisht qė e tashmja ėshtė mė e mirė. Por ėshtė gjithnjė problem liria, nėse ti nuk di ta menaxhosh atė. Kjo ėshtė ajo qė sjell kriza tė ndryshme nė vendet qė sapo e marrin lirinė, pasi liri do tė thotė mė shumė pėrgjegjėsi, qė shumė gjėra tė mos i anashkalosh, por t‘i marrėsh nė konsideratė.

 

     Gazeta “SHQIP”: Keni botuar njė libėr mbi shėrbimet e fshehta amerikane nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Si ranė nė gjurmėt e OSS?

     PETER LUKAS: Gjithnjė mė ka pėlqyer tė bėja njė libėr pėr rininė e Enver Hoxhės. Por pėr shumė arsye, kjo ide e imja nuk u realizua. Por midis atyre kėrkimeve qė bėra nė Shqipėri pėr atė periudhė ndesha me njė fotografi tė bėrė gjatė njė parade mė 28-29 nėntor. Nė fotografi ishte Myslim Peza, Baba Faja, Mehmet Shehu dhe nė radhėn e dytė tė fotografisė shikoj njė amerikan. Nė fakt, kjo foto mė habiti, pasi unė nuk e dija qė kishin qenė amerikanėt pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar dhe mendova se ē‘bėn njė amerikan me uniformė shumė pranė Enver Hoxhės. Emri i tij ishte Tom Stefan. Kėshtu, nisa tė hulumtoja se kush ėshtė ky Tom Stefan. Dija vetėm se ai kishte vdekur. Kėshtu nisa njė kėrkim pėr tė gjetur veprimtarinė e tij nė Shqipėri, pėr tė shpjeguar tė gjitha detajet qė do tė lidhnin prezencėn e tij nė atė foto. Ishte e ēuditshme, pasi dhe tė tjerė amerikanė qė kishin qenė me atė me mision tė fshehtė nė Shqipėri nuk e dinin se ai kishte vdekur. Unė shkova i takova kėta njerėz dhe ata filluan tė mė flasin pėr tė, pėr punėn qė ai kishte bėrė nė Shqipėri dhe pėr marrėdhėniet e veēanta qė ai kishte pasur me Enver Hoxhėn. Atėherė u drejtova nė Arkivin Qendror nė Uashington pėr tė bėrė kėrkime. Dhe sa mė tepėr bėja kėrkime, aq mė interesante mė bėhej historia e kėtij njeriu. Dhe subjekti u rrit mė shumė sesa Tomi. Nė kėto kėrkime kishte gjėra qė dhe vetė amerikanėt nuk i dinin, bile as shqiptarėt, pasi ishin dokumente tepėr sekrete tė njė periudhe raportuar nga njė njeri qė ishte nė krye tė misionit. Nė kėto dokumente del se amerikanėt dhe anglezėt e ndihmuan Enver Hoxhėn qė tė vinte nė pushtet. Askush nuk dinte gjė se si kishte ardhur kjo ndihmė dhe kėto lidhje. Mbasi bėra njė kėrkim dhe pashė kėto materiale arkivore takova katėr njerėz qė kishin qenė me shėrbim nė Shqipėri dhe ishin ende gjallė. Ata kishin bredhur tė gjithė Shqipėrinė si nga Karaburuni nė veri kudo. Dhe kur flasim pėr Karaburunin nė tė dyja anėt, nga ana e detit ku ishin shpellat dhe nga ana e Dukatit. Zbulova ku kishte vdekur Tom Stefan, ku ishte varrosur ai dhe u bė njė histori shumė interesante qė mė nxiti ta shkruaja.

 

     Gazeta “SHQIP”: Sipas jush, cili ishte interesi i kėtij misioni amerikan nė Shqipėri?

     PETER LUKAS: Interesi ishte nė mėnyrė direkte, pasi amerikanėt ishin vendosur nė atė periudhė nė jug tė Italisė. Amerikanėt ishin tė interesuar qė divizionet gjermane nė Shqipėri tė mbaheshin nėn presion dhe tė sulmoheshin herė pas here nė mėnyrė qė kėto forca tė mos shkonin mė tutje Shqipėrisė. Dhe pėr tė realizuar kėtė, kėto misione zgjodhėn forcat partizane dhe Enver Hoxhėn pėr t‘u hapur telashe gjermanėve dhe kėto divizione tė mos dilnin jashtė kufijve tė Shqipėrisė, por tė mbeteshin kėtu. Puna e misionit amerikan kėtu sigurisht qė nuk ishte e lehtė. Ata duhet tė nxisnin mendimin se mos amerikanėt do tė sulmojnė bregdetin shqiptar, nė mėnyrė qė t‘i mbanin gjermanėt nėn presion. Njė interes tjetėr, sipas meje, qė kėto forca qėndronin nė Shqipėri ishte pėr tė krijuar njė bazė nė Shqipėri. Nėse pilotėt amerikanė qė niseshin me shėrbime ushtarake nė Rumani apo nė ndonjė vend tjetėr mund tė kapeshin apo tė diku nė ndonjė cep tė Shqipėrisė, ky mision kishte pėr detyrė t‘i gjente kėto vende ku mund tė kishte ndodhur rrėzimi i avionit dhe tė organizonin nė mėnyrė tė fshehtė rikthimin e tyre nė bazė. Shqipėria ishte njė pikė nga ku amerikanėve u duhej tė kalonin pėr nė vende tė tjera ku ata kishin interes, ndaj baza kėtu ishte e domosdoshme...

 

     Gazeta “SHQIP”: Le tė flasim pėr Tom Stefan dhe miqėsinė e tij me Enver Hoxhėn. Si ishte kjo miqėsi dhe ē‘ndodhi me dy miqtė pasi Hoxha erdhi nė krye tė shtetit shqiptar?

     PETER LUKAS: Dihet qė nė kėtė periudhė qė ne po flasim Enver Hoxha ishte 35 vjeē, ndėrsa Tom Stefan ishte 25 vjeē. Mendoj se nė miqėsinė mes tyre ishte Hoxha ai qė dominonte. Kjo pėr faktin se Hoxha ishte udhėheqės, i arsimuar, kurse Tomi njė djalė i ri tepėr i thjeshtė. Tomit i duhet tė punonte ditėn dhe natėn tė arsimohej. Nuk merrte shumė vesh nga politika. Ai erdhi me mision nė Shqipėri menjėherė pasi u fut nė ushtri, pasi kjo kohė pėrkoi dhe me nisjen e luftės. Tomi ishte njė djalė qė dinte tė fliste shqip pėr shkak tė origjinės sė tij tė largėt dhe kėshtu u vendos nė krye tė misionit. Ai ishte shefi i tė gjithė zbuluesve tė tjerė amerikanė qė ndodheshin nė Shqipėri. Teksa kam shfletuar kaq shumė materiale pėr tė, pasi kam lexuar tė gjitha raportet e tij sekrete mendoj se Tomi ishte tepėr i vogėl pėr detyrėn qė i kishin besuar. Por ėshtė disi e vėshtirė tė flas pėr marrėdhėniet mes tyre, pasi ky ėshtė njė intimitet privat, por nėpėrmjet fotografive dhe materialeve tė gjetura mund tė argumentoj, se ē‘ka ekzistuar mes tyre. Fotografitė tregojnė shumė ndonjėherė.

     P.sh -  kemi fotografi ku Tom Stefan ka dalė me Enver Hoxhėn, Omer Nishanin. Nė qoftė se ndjekim fotografitė e luftės do tė shohim se Enver Hoxha nuk ka dalė asnjėherė me britanikėt. Dhe ky fakt tregon njė lidhje mes tij dhe Tom Stefan. (Shikoni foton: Helmes 1944 - Enver Hoxha, Agjenti Tom Stefan dhe Omer Nishani - Sh.B)

     Po pyetja juaj ėshtė se ē‘ndodhi me kėtė miqėsi pas luftės? Natyrisht qė kjo miqėsi nuk mbeti pas luftės. Ashtu si ēdo gjė tjetėr Enver Hoxha e prishi kėtė miqėsi.

     Lidhja e Tom Stefan me Shqipėrinė do tė vendosej edhe nė sferėn sentimentale. Pasi kur u kthye nė Tiranė pas lufte, ai u njoh me njė vajzė, Lulu Vrioni, me tė cilėn bie nė dashuri. Kuptohet qė familja Vrioni nuk ishte nė shijet e Enver Hoxhės dhe kėshtu do tė nisnin persekutimet ndaj kėsaj familjeje. Shumė anėtarė tė saj u ekzekutuan. Hoxhės nuk i pėlqente qė Stefan tė kishte njė lidhje tė tillė dhe pikėrisht me njė njeri tė kėsaj familjeje. Por fakt ėshtė qė Tomi ka bėrė martesė fshehurazi me Lulu Vrionin dhe ju e kuptoni se sa i shqetėsuar ka qenė Enver Hoxha pėr kėtė ngjarje. Pas kėtyre kontradiktave, Tomi do ta marrė Lulunė me vete nė Uashington pėr tė jetuar bashkė.

     Ėshtė njė fakt shumė i trishtė nėse sheh dokumentet e asaj periudhe.

     Tė gjitha vajzat e arsimuara shqiptare qė dinin tė flisnin anglisht dhe qė u shoqėruan me kėta misionarė tė fshehtė amerikanė nė Shqipėri, pas mbarimit tė luftės u arrestuan dhe u internuan nga Enver Hoxha. Por Lulu nuk e pati kėtė fat, pasi Stefan e mori me vete nė SHBA. Lulu ka punuar te "Zėri i Amerikės" dhe vdiq vetėm tre vjet mė parė. Ndėrsa Tom Stefan ka vdekur mė 1959.

 

     Gazeta “SHQIP”: Ēfarė mund tė na thoni pėr vdekjen e tij?

     PETER LUKAS: Jeta e Tom Stefan nuk qe shumė e bukur, pasi ai u kthye nga shėrbimi nė Shqipėri nė SHBA. Ka qenė njė periudhė gati-gati tragjike pėr tė. Ai u kthye nga lufta ndoshta me iluzionin qė kėtė eksperiencė qė fitoi nga ky mision mund ta vinte nė shėrbim tė Departamentit tė Shtetit apo gjetkė. Por nė atė periudhė kur Shqipėria u kthye nė njė sistem diktatorial askush nuk kishte mė interes pėr tė. Ishin vitet 1945-1947 dhe Tom ngeli jashtė interesit. Dihet kthesa e Shqipėrisė. Enver Hoxha u kthye nga Stalini nė 1948. Tom shkoi nė Los Anxhelos. Aty ai takoi njė mikun e tij tė vjetėr qė kishte qenė me OSS nė Shqipėri dhe ishte bėrė njė aktor shumė i famshėm. Nė bazė tė rrėfimeve tė miqve, Tom Stefan, dhe miku i tij, OSS kėrkonin tė bėnin njė film mbi luftėn. Por Tom pati njė krizė zemre dhe vdiq nė moshėn 42 vjeēe. Ai nuk e shkroi dot asnjėherė historinė dhe nuk e bėri dot filmin...

 

     Gazeta “SHQIP”: Sa e lehtė apo e vėshtirė ka qenė tė bėjė njė histori pėr OSS?

     PETER LUKAS: Mendoj se tė shkruash ėshtė gjėja mė e lehtė. Por rėnia nė gjurmėt e problemit, kėrkimi nė arkiva ėshtė gjėja mė e vėshtirė. Sa herė nis tė bėsh njė kėrkim tė duket jashtėzakonisht i vėshtirė. Unė nuk jam profesionist nė kėtė fushė ndaj dhe detyra ime bėhej akoma mė e vėshtirė. Duke qenė nė kėtė pozicion, si gazetar jam munduar tė jem i vėrtetė nė ēdo detaj tė vendosur nė libėr. Kur fillova kėrkimet e mia, takova njė njeri puna e sė cilit ishte OSS. Ishte ky njeri qė mė orientoi se ku mund tė gjeja shėnime apo tė dhėna pėr OSS. Aty kam gjetur raporte sekrete qė Tom ia dėrgonte bazės nė Bari nė Itali nga shtabi ku ndodhej me Enver Hoxhėn. Ishte njė material jashtėzakonisht i madh pėr OSS-tė qė kishin operuar nė Shqipėri dhe unė duhet tė zgjidhja. Mund tė them se gjatė kėrkimeve gjatė leximeve tė kėtyre raporteve ndonjėherė ndihesha i rrėmbyer nga to, aq sa mė dukej vetja njė prej tyre. Njeriu qė mė ndihmoi nė arkivat amerikane bėri njė punė tė shkėlqyeshme. Ai i seleksiononte materialet qė mė duheshin nė mėnyrė qė unė tė mos merresha me kėrkimin e tyre, por thjesht t‘i analizoja, t‘i kisha gati kur shkoja aty. Po tė vish nė shtėpinė time nė Boston janė mijėra materiale tė fotokopjuara qė rrėfejnė atė kohė. Por faza mė interesante dhe mė ndihmuese pėr tė realizuar kėtė libėr ishte gjetja e atyre njerėzve qė ishin ende gjallė qė kishin qenė me shėrbim nė Shqipėri. Ata ishin njė dėshmi e gjallė qė e bėnte mė tė plotė kėtė libėr.

( Alda Bardhyli - Gazeta “Shqip”)

 

 

© Pashtriku.org, Tetor’2011