Fate Njerėzish
Mirto Qormemeti - robi i fundit tė luftės
Shkruan: Arbana Qormemeti
Dibėr, 21. 06. 2008
Imazhi mbresės i njė jete, qė shtreson
materiale tė mbledhura vuajtjesh si rezultat granitesh
tė pashmangshme, ngjyrat e jetės sė Mirtozan Qormemetit i cili, Shkruan dhe
lexon shqip, sėrbisht, gjermanisht dhe arabisht, kanė bashkėjetuar me dhimbėn
e kohės sė kombit qė i takoi. Atėherė tek ai, persiatjet
e kalvarit tė vuajtjeve tė gati njė shekulli histori janė ngulitur thellė nė
rrudhat e lėkurės tė ballit tė cilat nė pamje tė parė nė miniaturė paraqesin
njė tkurje malore apokaliptike. Edhepse qė nė fėmijėrinė e hershme i mbetur
pa prindėr, pas kthimit nga Tirana 1916, ai vendoset te
daja i tij nė fshatin Ame, kurse nė Dibėr janė kthyer mė 1948.
·
Foto: Mirtozan
Qormemeti / 1 / 2 / 3
Tė shkruash pėr tė s“shtė e lehtė
sepse s“di ē“tė kapėsh mė parė: fisnikėrinė, trimėrinė, talentin,
kėmbėnguljen, vullnetin apo dashurinė pėr kombin. Gjatė viteve 1918-1941
Dibra nuk kish shkolla shqip, prandaj mėsuesit u shpėrngulėn nė Shqipėri ku
punonin nė gati gjithė Shqipėrinė si Said Najdeni, Haki Sharofi, Vebi Agolli,
Haki Stėrmilli etj... Ata qė mbetėn nė Dibėr punonin punė tė ndryshme. Njė
prej tyre ishte edhe Riza Lata nga fshati Ame qė punonte hoxhė fshati dhe na
mėsonte mėsim fetar. Por nė shtėpinė e tij mbas orėve tė arabishtes na i
mėsontė shkronjat shqip dhe vjershat e Naimit, Ēajupit etj... Vijonte nė njė
frymė rrėfimin e jetės zoti Mirtozan duke u thelluar nė detajet e vuajtjeve.
Kur vėren se ne, rrėfimin e ndjekim me kureshtje vijon: Mė 1935 shkova ushtar
nė Karlovė tė Kroacisė, por shumė shpejt u sėmura nga njė sėmundje ngjitėse,
ata pas dy muaj mė lėshuan nė shtėpi nė rehabilitim. Nė ushtri mė thirrėn
prapė nė fund tė vitit 1938. Edhe pak ditė duhej qė tė pėrfundoja afatin
ushtarak. Filluan luftėrat nėpėr Europė kėshtu qė gjatė bombardimit tė
Beogradit mė 6 prill 1941 isha nė Petrovaredin (Zrenjanin) deri mė 5 maj
1941. Njėsiti jonė endeshte rreth Beogradit. Atėherė komanda na la tė lirė,
ata qė mundėn tė shkojnė nė shtėpi-shkuan, mirėpo nė atė kohė gjermanėt e
kishin pushtuar vendin tonė dhe nga jugu i afroheshin Beogradit, kėshtu qė
ishte e pamundur tė largohemi nga komanda dhe mė 5 maj 1941 nė Mitrovicė tė Sremit
u dorėzua komplet njėsiti jonė (IV Kraleski Puk).
·
Foto: - Dibra
Gjermanėt na ngarkuan nė kamionė dhe na nxorėn diku nė Vojvodinė ku i
mblodhėn tė gjithė robėrit e rrethit tė Beogradit, afėr 200 mijė robėr. Pėr
dy javė na sistemuan nė Gjermani sipas profesionit, fesė, kombit, njohurive
tė pėrgjithshme dhe gjendjes psiko-fizike. Mua mė sistemuan nė njė fabrikė
qumėshti nė qytetin Krefeld afėr Düsseldorfit.
Kėsaj periudhe tė errėt iu shtua
edhe periudha pas luftės sė dytė ku intelegjenca u shua nė forma tė ndryshme.
Fshatrat e brezit kufitar u internuan nė Maqedoninė lindore, njė pjesė u
burgosėn dhe me dhjetėra tė tjerė u vranė pa proēese gyqėsore. Nė fshatin tim
u vranė tre fshatarė tė pafajshėm nga policia kufitare dhe shėrbimet e
fshehta tė UDB - sė gabimisht. Dhe nė ēdo fshat tjetėr nga dy e nga tre.
Familjet qė nuk u internuan u burgosėn, burrat tė cilėt nga presionet psiqike
(nė burg) dhe kėrcėnimet pėr zhdukjen e familjeve u detyruan me dashje dhe
padashje tė bashkėpunojnė me sistemin, njė pjesė e mirė e tė cilėve me
kalimin e kohės edhe u hyri nė qejf bashkėpunimi. Me hapjen e kufirit
shtetėror ishin tė maltretuarit qė tė parėt u shpėrngulėn nė Amerikė dhe
Europė. Kėshtu qė sot janė boshatisur tė gjithė fshatrat kufitare si: Spas,
Ame, Krifcė, Banisht, Shullan, Jazulli, Kojnarė, Bomovė, Shushicė, Tarranik
etj... Sot nga kėto fshatra kanė mbetur me qindra tregime pėr proēeset
gjyqėsore tė montuara.
Pra puna ėshtė mbi tė gjitha
Jeta ėshtė komplekse dhe na mundojnė ligjet e
saja. Unė shpesh dėshiroj tė arrij mė shumė se e konceptoj jetėn por esapet
smė dalin dot. Sepse nė tė kam shumė episode tė cilat kanė diē tė veēantė nė
rrugė, familje dhe punė. Sot kur mundohem tė evokoj kujtime vėrej se jeta mė
ėshtė ngatėruar, dhe mė duket e gjatė sa tre shekuj, sepse nė kėto vende ka
patur luftėra tė vazhdushme por edhe gjatė kohės sė paqės shqiptarėt kanė
qenė nė luftė me
Bullgarėt nė Dibėr skanė qenė tė sigurt sepse grykėn e Radikės dhe
grykėn e Drinit tė zi shpeshherė e kanė kontrolluar forcat e Jusuf Ndreut -
Xhelilit dhe Dan Camit e Hoxhė Muglicės. Kėshtu qė bullgarėt kanė krijuar tė
ashtuquajturėn qeverinė e pėrkohshme tė Dibrės me njė komision tė pėrzier,
shqiptarė, sllav, turq dhe torbesh. Megjithatė para se tė hynė forcat
sėrbo-franceze i kanė lidhur pėr ti pushkatuar 200 burra tė zgjedhur tė
Dibrės. Por mekanizmin qė e kanė pasur frikė, funksionoi. Jusuf Xhelili me
Pop Maqellarėn u dėrgoi fjalė se nuk do tė lėshon asnjė bullgar tė gjallė nga
gryka e Radikės dhe Drinit tė zi nė rast se ekzekutohen dibranėt. Ndėrsa
periudhėn e administrimit italian, Dibra e kujton me mall dhe nostalgji.
Dibra e Madhe siē i themi regjionit tė Dibrės jashtė kufijve shtetėror, nė
periudhėn e Italisė pėr radhė tė parė nė histori ka pėrjetuar njė lulėzim
kulturor, ekonomik dhe politik. Vėshtirė se do tė kėmi ndonjėherė ashtu
lulėzim. Edhe pse ka qenė periudhė lufte dhe mjaft e shkurtėr ajo ka lėnė kujtime
tė shumta nė popull.
Plaku 93 vjeēar pasi shtėrngon
gishtat fuqishėm herė tė njėrės e herė tė dorės tjetėr sėrish hudhet me bisedė nė kujtimet e tij gjatė kohės kur ishte rob
lufte, dhe pas orarit tė punės flenim nė baraka ushtarake nėn mbikėqyrjen e
disa pleqve rezervistė. Punonim 8 orė, ndėrsa pasdite (nė fillim me mbikėqyrje) shėtisnim nėpėr qytet, merreshim me sport,
mėsonim gjermanisht nga fletushka e revista speciale pėr ne. Ushqimi nė
baraka vinte nga kuzhina ushtarake dhe nuk kishte ndryshim nga ushqimi i
rekrutėve gjerman. Ndėrsa ne muslimanėve na jepnin ushqim tė veēantė dhe nuk
na pengonin pėr namaz dhe Ramazan. Pas gjashtė muajsh na dhanė nga njė
kartolinė qė tė paraqitemi nė shtėpi.
Pas njė viti mė transferuan nė
Düsseldorf nė njė repart tė Krupit, ku punoja nė kaldajat qėndrore. Nė
vitin 1943 na dhanė tė drejtė tė pranojmė shtetėsinė gjermane dhe tė kalojmė
nė qytetarė tė lirė gjerman. Dhe me kėtė rast njė
numėr i madh sllovenėsh, kroatėsh, hungarezėsh dhe gjermanė nga Vojvodina u
shtetėzuan.
Nė fillim tė vitit 1944 qeveria e
Tiranės i kėrkoi Gjermanisė ti kthen shtetasit shqiptarė qė gjinden nė
Gjermani si robėr lufte jugosllav me pretekst qė ti
angazhon nė luftė me guerilėn komuniste. Dhe mė 20 maj kėrkesa u aprovua dhe
tė gjithė shqiptarėt tė cilėt ishin me prejardhje nga vendet nėn
administratėn shqiptare u lėshuan nė shtėpi me leje
pushimi 30 ditė. Dhe pas kėsaj tė paraqiten nė komandaqarkun pėr udhėzime tė
mėtutjeshme.
Tė gjithė robėrit nga Macedonia, kah
fundi i majit zbarkuam nė Prizren nga njė tren ushtarak, po atė ditė u nisėm
pėr Tetovė nėpėr Shar, prej ku tė gjithė angazhuam karroca (taksi) dhe u
shpėrndamė nėpėr qytete.
Nė komandaqarkun e Dibrės nuk u paraqitėm ngase ato nuk e dinin ku e kishin
kokėn. Gjermanėt ishin tė demoralizuar nga lufta qė po humbej, me tė cilėt komunikoja lirshėm dhe shpesh herė u shėrbeja
pėr pėrkthime tė rėndėsishme. Nė fillim tė shtatorit 1944 gjermanėt
tėrhiqeshin pėr nė veri. Ditėn kur u nisėn u pėrshėndetėm me oficerėt qė i
njihja, njėri prej tyre mė la njė makinė shkrimi Oliveti dhe njė pushkė tė
shkurtėr italiane. Nuk mė harrohen fjalėt tė njė oficeri fisnik Sot e
tutje do tė jetoni me njerėz qė sdinė ēka ėshtė WC. E kishte fjalėn pėr
rusėt.
Disa orė mė vonė nė qytet u fut
pararoja e brigadės sė shtatė sulmuese shqiptare. Nė ballė tė sė cilės ishin
tė rinjtė dibranė nga Tirana. Flamurin e mbante Xheladin Krifca i cili mė
vonė u emėrua ambasador nė Kinė.
Kėshillat nacionalēlirimtare i organizonte kryetari
i kėshillit tė Dibrės, Aqif Lleshi, bashkėfshatar i imi, i cili nuk mė
mobilizoi pėr nė front me pretekst se gjashtė vjet pa ndėrprerje kam qėnė
ushtar dhe rob lufte. Por mė propozoi dhe zgjodhi kryetar tė kėshillit
nacionalēlirimtar pėr fshatrat Ame, Krifcė dhe Banisht.
Deri nė fund tė vitit 1945
brigadat shqiptare kontrollonin Dibrėn dhe rrethin. Komandat brigade ishte
Haxhi Lleshi, mė tė cilin ishim moshatarė dhe shokė klase nė shkollėn fillore
sėrbishte nė vitet 1922-27. Kur ai mori urdhėr tė tėrhiqet brenda kufijve tė
1913 u duk qartė se bashkimi i trojeve shqiptare qė aq shumė e kishin
propaganduar komunistėt ishte fars dhe se shqiptarėve tė jasht Shqipėrisė
londineze u mbetej tė mendojnė pėr njė shansė tjetėr historike.
Mė 1951 Aqif Lleshi para se ti
rrethohet shtėpia ai i informuar prej dikujt kaloi
pėrtej kufirit me afėr tridhjetė anėtarė tė familjes. Po atė ditė nė tė
gjithė Dibrėn filluan internimet masive, arrestimet, bastisjet, por edhe
ekzekutimet nė brezin kufitar. Nė Veles dhe Shtip u internuan rreth 60
familje, pronat e tė cilėve iu bashkuan kooperativės me
gjithė kafshė. Pleqtė, tė sėmurėt dhe shumė fėmijė vdiqėn nga uria, ethet dhe
tuberkulozi. Internimet zgjatėn prej tre deri gjashtė vjet. Dibra nė Veles
dhe Shtip la shumė varre.
I
ashtuquajturi revolucioni socialist nė Dibėr ka lėnė plagė tė pashėrueshme mė
shumė se ēdo qytet tjetėr shqiptar. Nga Dibra nė gjermani kishte edhe robėr
tė tjerė tė luftės, shton Xha Mirto si: Nazif Mashkulli, Shefki Strikēani,
Xhetan Kaja, Kareman Sela, Hisni Strikēani, Elmaz Duka, Hisni Markja, Kalosh
Lleshi, Osman Shehu, Bajram Frangu, Aki Tollumi, etj. Shėnimet tona nuk kanė
tė ndalur ata do ti mbeten historisė, Qėllimi i kėtij shkrimi me rastin e
trevjetorit tė vdekjes sė Mirto Qormemetit, ritushon qė pėrmes robit tė
fundit tė luftės sė dytė botėrore tė prezentohet pjesėrisht dhimba, dhe
vuajtjet e popullit tė kėtij nėnqielli.
|