NJĖ LETĖR E PANJOHUR E HALIM XHELOS, DĖRGUAR
ENVER
HOXHĖS NĖ 1966 Foto: Oficerėt shqiptarė Nga Dashnor Kaloēi Historia e panjohur e letrės sė famshme qė gjenerali
me origjinė nga Vlora, Halim Xhelo Koēiu, ish-zv / ministri i Brendshėm, i
dėrgoi Enver Hoxhės nė vitin 1966, si shenjė proteste pėr vendimin e Byrosė
Politike tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, pėr heqjen e gradave nė ushtri. Tė
gjitha akuzat pėr krimet monstruoze tė shkruara nė atė letėr anonime qė
gjendet nė arkivat e shtetit shqiptar, e cila tronditi udhėheqjen e lartė
komuniste tė asaj kohe, si dhe dėshmia e kolonelit nė pension, Ahmet Mehmeti,
njėrit prej ish-ushtarakėve madhorė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė. Gjenerali
i famshėm vlonjat qė akuzoi Enverin pėr krime
Ndėrkohė qė Halimi u nis pėr nė
Vlorė, pak orė mė vonė, nė zyrėn e ministrit tė Mbrojtjes u thirrėn tre
ushtarakė tė lartė: njė i ushtrisė dhe dy tė Ministrisė sė Brendshme. Me
porosi nga lart, atyre iu komunikua urdhri pėr tu nisur menjėherė pėr nė
Vlorė, duke udhėtuar me njė mjet fluturues. Sapo mbėrritėn nė Vlorė, ata
zbuluan se Halimi bashkė me djalin e tij ndodhej nė ish-hotel Moska, dhe me
tė marrė atė sinjalizim, ata shkuan menjėherė aty duke bėrė arrestimin e tij.
Pasi e arrestuan, nėn masa tė forta sigurie ata e sollėn menjėherė nė burgun
e Tiranės, ku pasi iu komunikua akuza si shkruesi i letrės anonime, i filloi
menjėherė hetuesia. Kėshtu e kujton koloneli nė pension Ahmet Mehmeti
arrestimin e ish-zv/ministrit tė Brendshėm dhe shefit tė Sigurimit tė
Ushtrisė, gjeneral-major Halim Xhelos, nė vitin 1966, pas letrės anonime qė
ai i kishte bėrė Enver Hoxhės. Po ēfarė shkruante gjenerali i famshėm vlonjat
nė atė letėr, si u zbulua se ai ishte autor i saj dhe si u bė i mundur
arrestimi i tij nė njė hotel tė Vlorės, ku ai kishte shkuar me mendimin pėr
tu arratisur? Pėr tė gjitha kėto e tė tjera fakte tė panjohura nga ajo
ngjarje e largėt, na njeh intervista ekskluzive e 81-vjeēarit Ahmet Mehmeti,
ish-ushtarak i lartė nė Drejtorinė e Planifikimit pranė Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė Ushtrisė nė vitet 60, i cili e ka njohur nga afėr gjeneralin
rebel qė nuk u pajtua me vendimin e Byrosė Politike pėr heqjen e gradave. - Zoti Mehmeti, si u
prit nė atė kohė nga masa e gjerė e ushtarakėve vendimi i Byrosė Politike pėr
heqjen e gradave? Mehmeti: Para se ti pėrgjigjem direkt pyetjes suaj, nė parantezė desha tė shtoj se me njoftimin qė bėri udhėheqja e lartė e PPSH-sė nė atė kohė mbi vendimin qė kishte marrė Byroja Politike pėr revolucionarizimin e mėtejshėm tė Partisė, pushtetit e ushtrisė, nė tė gjitha organizatat-bazė tė Partisė, duke filluar qė nga Ministria e Mbrojtjes e deri poshtė nė njėsi, u diskutua gjerėsisht se ēduhej bėrė me ushtrinė nė lidhje me atė orientim qė vinte nga lart. Nė kėtė kuadėr, u diskutua dhe u tėrhoq mendimi i bazės nė lidhje me heqjen e gradave. Pėr kėtė problem pati shumė reagime, pro dhe kundėr dhe tė gjitha reagimet qė ishin kundėr argumentoheshin me atė qė heqja e gradave do tė dobėsonte disiplinėn nė ushtri. Njė nga ushtarakėt e lartė qė e kundėrshtoi mė shumė heqjen e gradave, ishte kolonel Dilaver Radėshi, i cili i bėri njė letėr udhėheqjes sė lartė tė PPSH-sė, dhe njėkohėsisht me atė letėr u bė dhe njė letėr tjetėr anonime, ku kundėrshtohej nė mėnyrė kategorike heqja e gradave nė ushtri. Ajo letėr, qė iu adresua personalisht Enver Hoxhės, siē u mor vesh mė vonė, ishte bėrė nga zv/ministri i Mbrojtjes dhe njėkohėsisht shefi i Sigurimit tė Ushtrisė, gjeneral-major Halim Xhelo. Ndėrsa letra e Dilaverit ishte me emėr dhe nuk pėrbėnte ndonjė hata tė madhe (ndonėse dhe Dilaveri pėrfundoi nė burg), ajo qė u dėrgua anonime vuri nė lėvizje tė gjitha hallkat e shtetit dhe organet pėrkatėse tė Sigurimit e Zbulimit e morėn shumė seriozisht punėn pėr tė bėrė tė mundur zbulimin e autorit tė saj. - Mbi cilin ranė dyshimet e para si
autor i asaj letre dhe a dyshohej pėr Halim Xhelon?
Mehmeti: Nuk po ju pėrmend emra konkretė, por dyshime nė
atė kohė pati shumė. Por, derisa u zbulua e vėrteta, pėr
Halim Xhelon as qė nuk mendohej.
- Ju personalisht, a u takuat ndonjėherė me Halimin nė atė kohė qė ai
e kishte bėrė letrėn dhe a e keni diskutuar problemin
e saj?
Mehmeti: Gjatė kohės qė nė tė gjithė
ushtrinė diskutohej problemi i heqjes sė gradave dhe ai i letrės anonime, unė
jam takuar dy a tre herė me Halimin. Ashtu si gjithė
ushtarakėt e tjerė, dhe ne normalisht diskutuam pėr problemin e letrės, por
pa e ditur se Halimi ishte autori i saj
- Ēfarė thoshte Halimi pėr letrėn?
Mehmeti: Mė kujtohen si tani fjalėt e
Halimit kur mė thoshte: Dilaveri u tregua burrė tė paktėn dhe e bėri tė
hapur letrėn, por ēėshtė ky qė e ka bėrė anonime dhe
po na sjell vėrdallė e se gjejmė dot. Ka shumė Dilaverė qė nuk dalin nė
skenė, dhe shante pastaj mbarė e prapė atė qė e kishte shkruar. Pas kėtij takimi, unė e kam takuar Halimin edhe njė ditė para se
ai tė arrestohej, pasi ai erdhi aty nė ministri pėr tė marrė njė autorizim
pėr tė shkuar nė ishullin e Sazanit. Meqenėse nuk e gjeti nė zyrė
shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm, gjeneral Petrit Dumėn (i cili kishte tė
drejtėn e lėshimit tė autorizimit pėr tė shkuar nė Sazan), kur po dilte nga
ministria Halimi u kthye nė zyrėn ku punoja unė dhe mė pyeti nėse ishte
pėrgatitur njė hartė qė kishte kėrkuar ai pėr territorin e Shqipėrisė ku
shtriheshin zonat kufitare.
|
Letra
anonime e gjeneralit vlonjat Halim Xhelo, qė vdiq nė burgun e Burrelit nė
1975 Enver, ja si po
e masakroni kėtė popull I dashur shoku Enver
Jemi njė grup komunista ushtarakė e civila qė kemi luftuar, qė e
duam partinė, pushtetin e popullin tonė, por duke parė se kėto po
rrezikohen vendosėm tju shkruajmė juve qė tė vini dorė para se tė jetė
bėrė vonė. Ju keni vendosur qė tė bėni njė mori reformash: si uljen e
rrogave, dėrgimin e kuadrove nė kazmė, heqjen e gradave, veshjen me
uniformė kineze etj., etj. Fshatarėsisė po i rrėmbehet gjithēka dhe janė
katandisur nė pikė tė hallit pėr bukėn e gojės. Punėtorėt duhet tė punojnė
prej mėngjesit deri nė mbrėmje pėr tė realizuar normat e larta. Shkurt, tė
gjitha shtresat e popullsisė po u shtrėngohet litari pėr fyti. Pėrse tė
gjitha kėto mbas 22 vjetėsh ēlirim? Tani tė gjithė mendojnė pėr tė ardhmen
ēdo tė bėhet. Asnjeri nuk e ka tė nesėrmen tė sigurtė. Armiqtė na
rrethojnė por me kėtė valė pakėnaqėsie qė ka pėrfshirė tė gjithė
popullsinė, vėshtirė tė mbrohet pushteti. Pėrse tė rrezikojmė pėr njė
pushtet e parti qė nuk mendojnė fare pėr ne. Juve keni vėnė triskėtimin e
heshtur. Buka, vaji, makaronat, djathi etj, jepen vetėm nė bazė tė
regjistrit. Por mos harroni se tė pakėnaqurit nuk janė mė armiqtė e klasave
por neve njerėzit e pushtetit, ne qė deri dje luftuam e sakrifikuam dhe qė
mendonim se tė tillė do tė ishim deri nė fund. Po jini kaq tė ndėrgjegjshėm
pėr kursimet nė interes tė popullit, jepni ju tė parėt shembullin tuaj
personal nė ēdo gjė duke filluar nga vetja juaj. Lini makinat e shumta
luksoze, vilat e rehatshme tė ngritura nė ēdo qytet pėr ju, paguani vetė
qiratė, ngrohjen, ushqimet, ujin, dritėn, hiqni rojet e shumta nė Tiranėn e
Re dhe do tė shihni vėshtirėsitė e mėdha tė jetės. Hiqni mė parė gratė dhe
tė afėrmit tuaj nga pėrgjegjėsitė e mėdha, tė venė tė parėt nė prodhim dhe
aty do tė shihni valėn e pakėnaqėsisė qė ekziston. Dilni ju, gratė tuaja
dhe fėmijėt tuaj nė gjimnastikėn e mėngjesit, vraponi rrugėve tė Tiranės
dhe pastaj pas jush do vrapojmė edhe ne. Kėshtu
jepet shembulli i mirė personal. Mandej shkoni nė fshatra pa i lajmėruar qė
tu presin, dhe do tė shihni ku ėshtė katandisur fshatari jonė, sa keq
jeton populli dhe oficeri qė do tė mbrojė Republikėn. Jo me konferenca por
nė doni opinionin e vėrtetė tė masės, i vini nė votim tė fshehtė kėto
reforma nė ushtri e nė popull dhe pikėrisht kėtu do tė merrni atė qė
mendojnė njerėzit, mbėshtetjen qė trumbetoni ju. Nė konferenca tė hapura,
njerėzit nuk mund tė thonė lirisht ato qė mendojnė, sepse sduan tė venė nė
burg apo nė kampet e internimit. Rėndėsi ka ajo qė njerėzit gjithandej
flasin dhe preokupohen se ēdo tė ndodhė nesėr me neve. Njerėzit po mbushen
me urrejtje dhe ēdo durim ka njė kufi. Fėmijėt tanė sduan tė jetojnė e tė
rriten me komoditetet e fėmijėve tuaj, por me ato tė njė kėrkese tė
domosdoshme. Ushtarakėt mendojnė: Pse nesėr tė
rrijnė ushtarakė? Njė
grup kuadrosh ushtarakė e civilė. |