PRESIDENTI I PARĖ
SHQIPTAR - OMER NISHANI Shkruan: Kastriot Dervishi - Tiranė, 01. 05. 2009 ___________________________
Nė majin e
vitit 1954, gazetat kryesore tė Tiranės lajmėronin se pas njė sėmundje tė
rėndė, kishte vdekur Presidenti i parė i Shqipėrisė komuniste, Omer Nishani.
Ato ditė bėheshin zgjedhjet kuvendore nė vend, nė pėrfundim tė tė cilave Omer
Nishani nuk do tė ishte as deputet. Pėr njė kohė tė gjatė, ose mė saktė
pėrgjithmonė, shqiptarėt nuk do tė dinin mė shumė se kaq. E vėrteta ėshtė se
vetė shteti i asaj kohe e kishte mbajtur top secret mėnyrėn e vdekjes sė
Nishanit, qė nė fakt ishte njė vetėvrasje e kopsitur nė dokumente si e
mirėfilltė. Pėr shumė vite dosja e hetimit pėr kėtė ngjarje do tė mbahej nė
mėnyrė tė habitshme nė kasafortėn e Ministrit tė Brendshėm dhe mė pas me anė
tė njė tjetėr vendimi do tė dėrgohej aty ku ruheshin tė gjitha tė tjerat. · Pėrse? · Mos pėr faktin se e vėrteta
e madhe tejkalonte edhe tė dhėnat e dosjes sė mirėkopsitur qė thoshte se ai
ishte vetėvrarė? Le tė shohim faktet. Goditja e Omer Nishanit Goditja
e Omer Nishanit erdhi pasi mė parė u arrestua vėllai i tij Besim (Beso)
Nishani, mė 1 tetor 1952 me akuzėn e agjitacionit e propagandės kundėr
pushtetit popullor dhe mosdenoncim tė arratisjes sė shokut tė tij. 62 vjeēari
Besim Nishani ishte marrė i pandehur sė bashku me Bektash Halitin, duke u
akuzuar madje se kishin dashur tė arratiseshin nė Jugosllavi. Mė 19 shkurt
1953 Gjykata Ushtarake Territoriale e Tiranės e kryesuar nga Vasil Prifti me
anėtarė Niko Barkėn dhe Kurtali Tahon, duke pasur prokuror ushtarak Rako
Cacon, e dėnoi me 4 muaj burg ose 11 muaj punė korrektonjėse. Mė 3 prill 1953
Kolegji Ushtarak i Gjykatės sė Lartė i kryesuar nga Mustafa Qilimi mbi bazė
tė rekursit tė tė pandehurit Bektash Alite (i dėnuar me 5 vjet burg)
deklarimin e prerė tė kėtij vendimi. Mė 29 maj 1953 Gjykata Ushtarake e
Tiranės e kryesuar nga Theofan Naēi me anėtarė Nesti Zoton dhe Elham Zahajn,
me prokuror Thoma Nakon, ka marrė nė shqyrtim ēėshtjen duke e deklaruar tė
pafajshėm Beso Nishanin duke urdhėruar lirimin e tij nga salla e gjyqit.
Prokuroria kishte kėrkuar 2 vjet burg pėr B. Nishanin. Nė arsyetim vetė trupi
gjykues shprehej se B. Nishani nuk kishte dijeni pėr bisedat armiqėsore tė
shokut tė tij. Nė kėtė mėnyrė vėllai i Presidentit tė Shqipėrisė qėndroi 8
muaj nė burg ( AMB, F.H-GJ, D.4893 ). Deri mė 1 mars 1951 B. Nishani kishte
punuar si ekonomist nė Ministrinė e Tregtisė sė Jashtme. Ishte e qartė se
arrestimi qė i ndodhi Besos, ishte kėrcėnim pėr Omer Nishanin. Tek e fundit, edhe ai
mund tė arrestohej. Prandaj kėrkoheshin forma paraprake. Hoxha e kishte
larguar nė vitin 1952 Nishanin nga tribuna kryesore e podiumit tė Kuvendit
Popullor, duke e degdisur nė njė cep tė tavolinės sė ministrave. Pas vdekjes
sė Stalinit, Enver Hoxha ndjeu frikė dhe filloi njė reformim tė madh tė
aparatit qeveritar. Nė kuadėr tė riorganizimit tė pėrgjithshėm shtetėror ai e
detyroi Nishanin tė jepte dorėheqjen. Pėr tė thjeshtuar mė shumė organikėn e
qeverisjes nė vend, u mbajt njė mbledhje e pėrbashkėt e Byrosė Politike,
Presidiumit tė Kuvendit Popullor dhe Kėshillit tė Ministrave mė 23 korrik
1953, nė tė cilėn u miratua struktura e re e kėtij tė fundit. Po nė kėtė
mbledhje u rekomandua dorėheqja e presidentit Omer Nishani dhe zėvendėsimi i
tij me Haxhi Lleshin. Vrasje
nė maj Ishte 26 majit i vitit 1954. Dy ditė mė
vonė zhvilloheshin zgjedhjet pėr Kuvendin Popullor. Omer Nishani qė nuk ishte
kandidat nė kėto zgjedhje, gjendet i vrarė nė vilėn pėrballė INIMA-s. Mė 27 maj 1954, gazetat e pėrditshme,
Zėri i Popullit dhe Bashkimi njoftonin shumė shkurt, vdekjen e Omer
Nishanit nė moshėn 67-vjeēare, pas njė sėmundjeje tė rėndė. Edhe ceremonia e varrimit u njoftua
thjeshtė. Nė tė mori pjesė zėvendėskryeministri Hysni Kapo, ministri i
Tregtisė dhe Komunikacioneve Gogo Nushi, nėnkryetarėt e Presidiumit tė
Kuvendit Popullor - Myslim Peza dhe Aleksandėr Xhuvani, ministri i Punėve tė
Jashtme - Behar Shtylla, nėnkryetari i Frontit Demokratik - Medar Shtylla,
etj. Sami Baholli mbajti fjalėn e rastit ( Zėri i
Popullit, 28 maj 1954 ). Dosja
hetimore Nė
tetorin e vitit 2007, nė cilėsinė e titullarit tė Arkivit tė Ministrisė sė
Brendshme, po shfletoja inventarin e Fondit tė Dosjeve Operative qė pėrmban
dosje tė personave tė ndjekur dhe bashkėpunėtorė tė Sigurimit. Nė mesin e
emrave, syri mė kap atė tė Omer Nishanit. Dyshimit tim se mos ndoshta Nishani
kishte qenė i ndjekur apo bashkėpunėtor (gjė qė nuk e besoja), i dha
pėrgjigje leximi i xhaketinės sė vetme me emrin Omer
Nishani. Aty ndodhej e gjithė e fshehta nė lidhje me kėtė vrasje. Ky material i
ishte fshehur leximit tė zakonshėm pėr arkivistėt apo funksionarėt e
Sigurimit, duke gjetur strehė pikėrisht nė kasafortėn e ministrit tė Punėve
tė Brendshme. Pasi janė mbajtur pėr shumė vjet nė kasafortė, mė 18 shkurt
1980 Feēor Shehu urdhėron mbajtjen e tyre nga Xhule Ēiraku. Mė 3 shtator
1982, Raqi Iftica ia dėrgon kėtė material Hekuran Isait, i cili pasi e ka
lexuar, ka vėnė shėnimin se nuk ishte e nevojshme ruajtja, por tė mbaheshin
si dokumentet e tjera. Nė kėtė mėnyrė, vetėm nė kėtė kohė materiali ka kaluar
nė mikrofilmim duke kaluar edhe nė xhaketina. Sipas kėsaj dosjeje, mė 27 maj 1954 Dega e
Hetuesisė sė Sigurimit tė Shtetit me kryetar
nėnkolonel Nevzat Haznedarin (i ngarkuar pėr kėtė ēėshtje), harton relacionin
mbi vdekjen e Omer Nishanit. Qysh nė fillim dallojnė
fjalėt: Dr.Omer Nishani nė orėn 23.00 tė datės 25 maj 1954 me dy tė shtėna me armė zjarri kish vrarė veten.
Pavarėsisht nga kjo, qysh nė fillim hetuesit kishin shėnuar se ishte
vetėvrasje dhe pėr kėtė ishte hartuar edhe raporti pėrkatės. Plagėt qė
kishin shkaktuar vdekjen e Nishanit, ishin afėr zemrės. Arma e gjetur ishte e
tipit gjerman nr.194523, me kalibėr 7.65, ishte
vetjake e Omer Nishanit. Trupi ishte qėlluar nė largėsi 1cm. I vrari vuante
nga sėmundja e cirrhosis atrofia hepatit. Nė arsyetimin prej 6 pikash, dilej
nė pėrfundim se Nishani kishte vrarė veten. Sė pari, ishte kėqyrur vendi i
ngjarjes, sė dyti ishte bėrė ekspertiza mjeko-ligjore, sė treti arma ishte e
personit tė vrarė, sė katėrti ishte bėrė ekspertiza balistike e armės qė
rezultonte nė gjendje tė mirė, sė pesti ishin marrė nė pyetje dėshmitarėt, ku
mė kryesori ishte Dhimitėr Evangjeli dhe sė gjashti nė banesėn e tė vrarit
ishte gjetur njė epigram, sipas sė cilės vėrtetohej se ai kishte vrarė veten.
Prokurori i
pėrgjithshėm Siri Ēarēani mė 26 maj 1954 ka hartuar raportin mbi ngjarjen e
ndodhur njė ditė mė parė nė orėn 11.30. Infermierja e tė vrarit Ariste Bratja
me shėrbyesen S. Pilku pasi kanė dėgjuar dy krisma.
Nė katin e sipėrm kanė gjetur Omer Nishanin tė kthyer nė brinjė tė mbytur nė
njė pellg me gjak duke pasur pranė armėn e tij.
Ishte lajmėruar mjeku Petro Cani, i cili kishte mbėrritur duke gjetur gjallė
tė lėnduarin. Ngjarja kishte ndodhur nė dhomėn nr.4 tė katin tė tretė, duke
filluar nga e djathta. Nė faqen tjetėr tė murit gjendet njė letėr me zarf. I vrari ishte shtrirė nė kurriz. Pozicioni i
kufomės ishte lėvizur nga mjekėt pas vdekjes. Ishin gjetur dy gėzhojat, njėra
nga tė cilat ishte mbi krevat. Po ashtu, ishte konstatuar vrima nė mur nga
njė plumb, qė kishte shkuar aty. Procesverbali ėshtė nėnshkruar nga Siri
Ēarēani, eksperti kriminalistik Shefik Boxhi, dėshmitarėt Muamer Spahiu dhe
Athina Trashi. Raporti
pėr mbikėqyrjen mjeko-ligjore Mė
25 maj 1954 ora 24.00 mjekėt Petro Cani dhe Aleks Bozo kanė hartuar raportin
mbi kėqyrjen mjeko-ligjore. Ata e kanė gjetur trupin i
shtrirė nė shpinė me gojė tė hapur. Rrobat tė mbytura nė gjak. Po ashtu, edhe
dysheku. Pulsi mungonte. Largėsia e plagėve ishte 2 cm. Njėra poshtė gjoksit
e tjera mė larg. Kullonin gjak pa pushim. Nė shpatullėn e majtė kanė dalė dy
plagėt me largėsi 1.5 cm. Edhe kėtej rrjedh gjak.
Renditet 3 arsye pėr vdekjen: 2 plagėt, arma ishte zbrazur nė kontakt me trupin, i vdekuri kishte vuajtur nga ascite cronica.
Autopsia Mė
26 maj ora 10.45 nė katedrėn e anatomisė normale tė Institutit tė Lartė
Mjekėsor, u krye autopsia e kufomės sė O. Nishanit nga mjekėt Jofim Fodopojev
Nikulceko, Petro Cani, Ferdinad Paparisto dhe mbajtėsi i protokollit Spase
Trimēev. Tė dy plagėt kishin njė largėsi prej 1.1 centimetrash nga njėra -
tjetra. Stomaku ishte i mbushur maksimalisht me lėndė ushqimore. Plagėt kishin
drejtimin para - prapa. Vdekja ishte shkaktuar nga hemorragjia e madhe dhe
shoku pleuropulmar. Dėshmitarėt Nga
kapiten Maqo Pecani pyetet Mehmet Grori, i datėlindjes 1880, bahēevan i
shtėpisė prej 2 vjetėsh. Nė orėn 21.00 kanė ardhur infermierja Asime dhe
kuzhinierja Fera Lotja, tė cilat i kanė kėrkuar tė shkojnė nė katin e tretė,
pasi dėgjuan njė zhurmė atje. Dera ishte dy gisht e hapur me drita ndezur. E
kishin gjetur tė shtrirė. Dy gratė kanė shkuar nė klinikė, ndėrsa bahēevani
ka ngelur pėr njė ēast vetėm me tė. Nishani rėnkonte duke thėnė dil o qen
shpirt, ku je futur. Bahēevani ka vendosur armėn nė kokėn e komodinės.
Nishani i kėrkoi bahēevanit vetėm ta kapte prej duarsh dhe jo nė vend tjetėr.
Ka mbėrritur doktori (sė bashku me infermieren) qė i ka kėrkuar tė largohej
nga dhoma poshtė. Doktori i ka bėrė njė gjilpėrė. Pas pak ēastesh Nishani ka
vdekur... Dyshimet pėr
vrasje Fakti
qė krismat kanė qenė me njė interval kohe, tregon se kemi tė bėjmė me njė
vrasje. Mundėsia e tė lėnduarit pėr tė kryer krismė tė dytė ėshtė pothuaj
zero. Pikėrisht kur dy gratė kanė qenė nė katin e dytė, kanė dėgjuar krismėn
e dytė. Pas kėsaj janė trembur dhe kanė shkuar te bahēevani Meti pėr tė
kėrkuar ndihmėn e tij. Ndezur ishte drita e tavolinės pranė krevatit. Kishte
ndezur dritėn dhe kishte vėrejtur. Doktori rėnkonte, por ishte shprehur se e
kishte bėrė nga dhimbjet. Pasi kishin shkuar nė klinikė, atje infermierja e
rojės Athina Tashi i telefonon toger Hilmi Dumes dhe tė gjithė sė bashku
erdhėn mė makinė nė vilė. Pas 10 minutash Nishani kishte vdekur. Ndėr miqtė
qė e vizitonin Nishanin pėrmendte Sami Bahollin, Medar Shtyllėn, Dr. Osmani
Jonuzaj me tė bijėn, Dr. Theodhori, Dr. Zyma, vėllai, gruaja, etj. Gjithnjė
ankohej pėr dhimbjet qė i jepte sėmundja. Mė
26 maj 1954 pyetet nga hetuesi Stavro Xhara, merr nė pyetje dr. Fejzi Hoxhėn.
Ky kishte qysh nė fillim tė vitit 1954 qė merrej me Nishanin. Sipas doktorit,
Nishani kishte dy sėmundje qė ishin tė pashėrueshme. Me mjekimin ishte
marrė profesori sovjetik, Petro Cami dhe ai. Barku i
ishte enjtur dhe i dhembte. Pas tij ėshtė pyetur Janko Theodhosi. Kur kishte
shkuar pėr ta takuar, kishte takuar Remzi Baēen dhe njė nga Leskoviku.
Pėrmendte TBC-nė e doktorit Nishani. Po atė natė, nė orėn 03.00 i njėjti
hetues merr nė pyetje dėshmitaren Lote Pilku. Kjo kishte pasur njė dramė tė
vėrtetė. Ishte gjermane e martuar me Njazi Pilkun.
48-vjeēarja tashmė ishte e ve, pasi burrin e saj e kishin pushkatuar
komunistėt si sabotator. Lota kishte 2 djem, Edipi 23 vjeē dhe Luani 15
vjeēar. Ajo nuk kishte punuar kurrė, me pėrjashtim
tė kohės qė punonte te Nishani. Me bashkėshortin e ardhshėm ishte njohur nė
vitin 1922, kur ai kishte qenė student nė Gjermani. Kjo dashuri zgjati 4 - 5
vjet e mė pas dhe Njaziu u kthye nė Shqipėri. Pas njė viti, Njaziu vjen nė
Gjermani, kėrkon dorėn e vajzės, fejohen, ndėrsa martesėn e bėjnė nė Bari.
Jazou punonte nė Ministrinė e Punėve Botore. Nė tetor 1947 Lota ishte njohur me Trėndafilen (Rozvita) Nishanin, sė cilės i kishte
kėrkuar faljen e burrit tė saj nga presidenti Omer Nishani. Pastaj kishte
vendosur tė fillonte pastruese aty. Nė vitin 1949 dy kuzhinierėt e Nishanit,
hungareze dhe italiane u larguan nė vendet e tyre dhe pėr kėtė shkak, Lota
kishte kryer edhe punėn e kuzhinieres. Sipas saj,
kur ka rėnė nė shtrat, ka qenė mjaft i lodhur. Ajo ka dėgjuar zhurmėn e parė
dhe ka kujtuar se mos u rrėzua Nishani. Pas pak dėgjuar edhe krismėn e dytė.
Pasi kanė shkuar sė bashku me bahēevanin, kanė vijuar ngjarjet siē tregohet
edhe mė lart nga dėshmitarja tjetėr. Nė kohėn qė kishin ndenjur me tė, Nishani nuk kishte folur asnjė fjalė. Kapiten
Hilmiu i bėri njė gjilpėrė, por kur ata i kishin hequr rrobat dhe i vinin
pambuk nė plagė, Nishani vdiq. Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė tjera,
dėshmitarja tha se tė dielėn nė mėngjes kishte ardhur dr. Osmani. Mė vonė
kishin ardhur kushėriri i tij Nexhet Nishani, Hasan Pula, Ishan Leskoviku,
etj. Mė 24 maj 1954 kishte ardhur gruaja e Nishanit. Kishte qėndruar pak me tė. Mė 25 maj nuk kishte ardhur njeri. Pastaj hetuesi e
pyet se ēfarė bisedash kishte bėrė Nishani kohėt e fundit. Pėrgjigja ishte se
kohėt e fundit ai ishte shumė i mėrzitur, duke thėnė
se nuk rrohej ashtu. Ishte i dobėt dhe barku i fryhej. Para 7 - 8 muajsh
kishte ardhur nė shtėpi pėr vizitė Kostė Boshnjaku. Kishte bėrė vizita edhe
Ymer Dishnica, Shemsi Totozani, Koēo Tashko, etj. Dhimitėr Evangjeli, ishte
bėrė mik i Nishanit, qysh nė konferencėn e Labinotit nė shtator 1943. Nishani
ishte nė gjendje tė keqe, sėmundja e kishte vėnė poshtė. Nga barku mjekėt i
nxirrnin ujė vazhdimisht. Sipas tij Enveri, Mehmeti dhe shokėt e Byrosė tregonin
vazhdimisht kujdes pėr tė. Ish-gruaja
e Omer Nishanit, Rozvita, e mėrzitur me shqiptarėt
pėr shkak tė ish-bashkėshortit tė saj, qėndronte larg tij nė njė shtėpi nė
rrugėn e Pishės. Shoqja e saj ishte austriakja tjetėr, gruaja e Kostė
Boshnjakut. Njė ditė vjen nė shtėpi bahēevani dhe kėrkon ti tregojė diēka
veēmas Rozvitas. Kjo refuzon dhe e nxit tė flasė nė prani tė shoqes sė saj,
pasi ato nuk ishin si raca juaj. Duke besuar nė mbajtjen e fjalės,
bahēevani ka treguar atė qė ka parė, Omer Nishani u vra nga djali i madh i
njėrit prej zėvendėspresidentėve tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor (atij tė
paarsimuarit), sigurisht jo pėr motive personale, por pėr zbatimin e detyrės
sė partisė. Rozvita u largua nga Shqipėria, ndėrsa gruaja e Kostė Boshnjakut
pasi e ka ruajtur sekretin pėr shumė vite dhe kur u sigurua qė bahēevani
kishte vite qė kishte vdekur, e tregoi ngjarjen pėr tė mos ngelur e pasqaruar
kjo ngjarje. Cili ishte motivi i kėsaj vrasjeje? Sigurisht qė Nishani
nuk rrezikonte nė asnjė plan pushtetin e Enver Hoxhės. Por duke qenė njė
dėshmitar qė dinte shumė gjėra, ishte mė mirė tė heshtte pėrgjithmonė, para
se ti vinte natyralisht vdekja. Rrugėtimi
politik i Omer Nishanit Para
se tė bashkohej me komunistėt, Omer Nishani ishte
kthyer nė Shqipėri pas njė emigracioni tė gjatė, i kondicionuar prej faktit
se ishte nė opozitė me Mbretin Zog, pra njihej si antizogist. Me tė mbėrritur
nė Tiranė, ai emėrohet anėtar i Kėshillit tė
Shtetit, nėn regjimin fashist. Por nė verėn e vitit 1943 Nishani e shikon
veten nė radhėt e Frontit Nacionalēlirimtar qė kuptohet se drejtohej nga
Partia Komuniste. Duke vazhduar nga kjo kohė, Nishani zėvendėson kryetarin e
Frontit Kamber Qafmolla, i cili nė fakt nuk e ushtroi kurrė kėtė detyrė.
Nishani nė pėrfaqėsime tė ndryshme u kthye nė figurėn mė tė rėndėsishme pas
Enver Hoxhės. Nė kongresin komunist tė Pėrmetit tė majit 1944, Omer Nishani u
zgjodh kryetar i Kėshillit Antifashist Nacional Ēlirimtar, nė funksion tė njė
kryetari tė pashpallur shteti. Njėkohėsisht nė Komitetin Antifashist Nacional
Ēlirimtar qė kryesohej nga Enver Hoxha dhe qė u quajt qeveri demokratike nė
tetor 1944, Omer Nishani mori postin e ministrit tė Punėve tė Jashtme, detyrė
qė e ushtroi deri mė 9 shkurt 1946. Nė zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, u zgjodh
deputet i Gjirokastrės. Mė 12 janar 1946, pasi Shqipėria ishte shpallur
republikė, Nishani u zgjodh President i Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Ai u zgjodh sėrish deputet i Gjirokastrės nė Kuvendin
Popullor, tė dalė nga zgjedhjet e datės 28 maj 1950. Nė funksionin qė ishte,
Nishanit iu desh tė nėnshkruante dėnimet me vdekje
pėr shumė nga shokėt e tij tė emigracionit, mbi tė cilėt Hoxha kishte
paracaktuar dėnimet. Por Hoxha nuk mund tė qeveriste mė me
njerėzit qė kishte dalė nga lufta dhe qė, nė fund tė fundit, dinin shumė nga
sekretet e tij. Hap pas hapi ai filloi zėvendėsimin e tyre. Njėri prej kėtyre
zėvendėsimeve ishte edhe Omer Nishani, pėr tė cilin nuk vlente mė paraqitja
si fasadė.
|