Dossier: Shqipėria nė
fokus tė tė huajve =============================================================================== Mbresat e
Prof. Leon Rey nga vendi i shqiponjave Prof. Leon Rey:
Udhėtimet e mia nė Shqipėrinė e viteve 30 · Revista Shqip publikon njė shkrim tė panjohur nga revista franceze
LEurope Centrale i botuar nė Paris nė vitin 1934, ku autori, profesor Leon
Rey, i cili pėr dhjetė vite me radhė drejtoi misionin arkeologjik francez nė
Shqipėri, ka pėrshkruar me mjeshtėri pėrshtypjet dhe mbresat e tij nga vendi
i shqiponjave, si dhe bukuritė mahnitėse me resurset turistike tė saj. Kėshillat
e tij pėr Shqipėrinė nė konferencat e shtypit, qė ai dha para studentėve
parisienė. Nga Dashnor Kaloēi __________________________________________
· Foto: Prof. Leon
Rey Leon Rey dhe Turing Club i Francės me projekt pėr Shqipėrinė Ėshtė
krijuar nė Tiranė njė klub automobilistik shqiptar, iniciativė e dobishme qė
i detyrohet z. Rexhep Yella, prefekt i atij qyteti. Ky funksionar i ēquar mė
thosh nė kohėt e fundit qė klubi i ri Mungesa e rrugėve, pengesė pėr turizmin Mungesa
e rrugėve e bėn shumė tė zorēėm turizmin nėpėr alpet (si nė Malėsinė e Madhe,
ashtu dhe nė Shkrelin e Kelmendin etj.), qė gjenden nė veri tė Drinit, si dhe
vendet e Mirditės qė ndodhen nė jugė tė kėtij lumi. Pėr shumė kohė akoma kėto
vende ku mbahen akoma zakone tė vjetra dhe mė tė ēuditshme jo vetėm tė
Shqipėrisė, por tė sinisisė Balkanike, nuk mund tė vizitohen veē se prej
udhėtarėvet trima, sose duke kėnaqur vetėm me
shėtitje tė vogla nėpėr vende qė gjenden mbi rrugė. (Mė
tė shumtėt e atyre qė kanė shkuar nė kėto vende kanė botuar ngjarjet e
udhėtimevet dhe pėrbėjnė njė literaturė turistike mjaft tė madhe. Pėrsa i
pėrket banimeve e zakoneve tė shqiptarėvet tė veriut vepra mė me rėndėsi, fatkeqėsisht shumė e shtrenjtė, 170 fr, ėshtė
ajo e Baronit Nepcha: Albanien, Bauten, Trachten und Gerate Nordalbanien,
Berlin ef Leipzig de Gruyter, 1925. Shėnim i autorit
Leon Rey). Shqipėria e mesme dhe e jugės pėr fat tė mirė janė tė pėrēame prej
njė shumice rrugėsh qė lidhin qytetet e Durrėsit, Tiranės, Elbasanit, Korēės,
Beratit, Gjirokastrės dhe venė nga njė anė Shqipėrinė nė komunikacion me Jugosllavinė (Ohri dhe Manastiri) dhe nga ana tjetėr me
Greqinė, (Follorin e Janinė). Nė kėtė pjesė tė Mbretėrisė me
mjaft lehtėsi mund tė organizohen udhėtime me automobil. Bukuritė natyrale qė
gjenden janė tė shumta, veēanėrisht nė viset afėr liqenit tė Ohrit e tė
Prespės dhe nė anė tė detit e pashoqtė tė Himarės. Shqipėria tė tėrheq
gjithmonė vėrejtjen nga diversiteti i vendeve dhe nga pamja krejt tė veēantė
tė ēdo qyteti, ku nuk ka frikė mėrzitjeje. Duhet tė shtojmė kėtu se Mbreti
Zog, me gjithė dėshirėn e tij pėr tė vėnė Shqipėrinė
nė radhėn e kombevet moderne, prapė nuk ka dashur tė marrė ato masa radikale,
qė nėn dominacionibn e Kemal Pashajt kanė ndryshuar pamjen e Turqisė, nė
mėnyrė qė oksidentalizma ka ndryshuar pak fizionominė e disa qyteteve si
Tiranės e Durrėsit, kurse nė ēdo vend tjetėr, populli dhe veēanėrisht nėpėr
katunde ka ruajtur masat e tij, tradicionet e tij dhe mėnyrėn e veshjes sė tė
vjetėrve. Nga kjo rezulton se faktori piktoresk qė lot rolin mė tė mirė mbi
tėrheqjen e vizitorėve tė huaj, ka mbajtur tė tėrė vleftėn e tij; jo mė pak
interes prezanton nė pikėpamjen turistike numri i math i monumenteve qė i
detyrohen civilizimeve tė ndryshme, qė qysh prej kohėrave tė vjetra kanė
ardhur nė Shqipėri. Senatori Justin Godard solli arkeologėt nė Apoloni Njė
ditė z. Justin Godard, emri i tė cilit ėshtė shumė popullor nė Shqipėri,
shkon nė Durrės, ku i dėftyen njė objekt prej balte tė cilin e kishin gjetur
para pak kohe. Kjo ėshtė njė mrekulli- thirri senatori i
Lyonit-do tju dėrgoj njė mision arkeologjik. E mbajti fjalėn dhe
prej dhjetė vjetėve, pas shumė mundimeve sot po shohim tė dalin prej dheut
monumentet e admirueshme tė Apolonisė sė vjetėr. Pėrveē njė kolone tė izoluar
dhe disa mureve tė mbuluara me barėza tė egra, as njė shenjė nuk do tė
gjendesh; sot njė portikė e madhe 77 metra e gjatė, njė godinė e bashkisė,
fasada shumė e pasur e sė cilės ėshtė pothuaj e zbuluar krejt, njė odeon me njė sanktuar shumė tė bukur, i pozojnė admirim
vizitorėve. Nė Jug, pak larg kufinit grek, njė mision italian jep dritė
Butrintos. E ētė them pastaj pėr kishrat e Beratit e tė Moschopolit, kishėra
qė janė akoma pak tė njohura dhe qė pėr fat tė keq disa prej tyre po
shkatėrrohen. Nuk mjafton kaq. Nė Shqipėri gjenden njė numėr i madh
monumentesh tė shekullit XVII e tė fillimit tė shekullit XVIII. Dua tė them
pėr disa banime bejlerėsh dhe pėr xhamitė e Tiranės tė Elbasanit e tė
Peqinit. Arkitektura e brendshme dhe dekorimet e mureve i pėrkasin njė arti
neo-oriental, ose mė mirė krejt shqiptar, ku bashkohen nė mėnyrėn mė tė bukur
elementėt e ardhur prej Konstantinopolit e Italisė. Nė mes tė kėtyre
monumenteve, qė misioni arkeologjik francez po i
studionte, ishte dhe xhamia e Karapicit, qė pėr fat tė keq u shkatėrrua mė
1930 pėr shkak tė planit tė ri tė qytetit, i pėrgatitur prej njė arkitekti
italian. Pasuria arkeologjike e Shqipėrisė Ka
shumė gjėra pėr tė thėnė pėr pasurinė artistike tė Shqipėrisė. Ēėshtja kryesore
ėshtė qė tė shpėtohen kėto gjėra prej prishjes dhe pastaj ti viret vlefta
kėsaj pasurije. (Mė pėlqen tė them nė kėtė rast
nisiativėn e kryetarit tė Bashkisė sė Durrėsit qė ka krijuar njė vėnt nė tė
cilėn janė mbledhur tė tėra gjėrat e vjetra, si skulptura dhe inskripsione qė
janė gjetur qysh prej shumė vjetėve. Qeveria shqiptare, mundi nga ana tjatėr,
tė ruajė muralen e adhurueshme tė kėtij qyteti. Shėnim i prof. Leon Rey). Antikitetet e shumta tė gjetura prej misionit
arkeologjik francez, janė vėnė njė mbi njė nė njė dhomė tė vogėl tė Bashkisė
sė Fierit, kurse shumė bukur mund tė mbushnin njė muze tė mirė. Gjėrat e
vjetra qė janė gjetur prej kėrkimevet tė misionit italian, pjesėrisht mund tė
gjenden nė muzenė e pamjaftueshm tė Tiranės, por pėr tė admiruar kokėn e
perėndeshės sė Butrintos, qė ėshtė njė prej gjėrave mė tė mira tė gjetura
prej kėtij misioni, duhet tė vemi nė muzenė e Therm-it nė Romė. Shėnoj se
shumė gjėra me vlerė artistike merren prej kishave nga njerėz tė
pandėrgjegje. Klubi i ri shqiptar bashkė me Ministrinė e Arsimit, ka njė
fushė veprimi tė gjerė, pikė sė pari ēėshtjen e turizmit, qė nuk ėshtė vetėm,
si mund tė besohet pėrmirėsimi i hoteleve, i
rrugėve, i transportit; duke thėnė kėto fjalė, unė besoj se bėj detyrėn time
kundrejt njė vendi qė dua. Rey: Shqipėria, vend i paeksploruar Pas
njė pune dhjetėvjeēare nė krye tė misionit arkeologjik francez nė Shqipėri,
profesori i famshėm frėng, i njohur edhe si njė mik i madh dhe i sinqertė i
vendit tė shqiponjave, u kthye nė atdheun e tij, nė Francė, ku nė njė kohė
shumė tė shkurtėr dha mjaft konferenca mbi Shqipėrinė. Nė disa prej atyre
konferencave qė u ndoqėn me njė interes tė
jashtėzakonshėm nga mjaft studentė tė universiteteve franceze, asistonte edhe
gazetari shqiptar, Fiqri Llagami, i cili nė njė korrespodencė tė tij nga
Parisi dhėnė pėr gazetėn Besa, tė Tiranės (dt. 12 shkurt
1934), midis tė tjerash shprehej: Pėrshtypja e hymjes nė konferencė asht e
madhe. Tė ftyemit e zgjedhun kuptuen nga goja e njė profesori francez
at qė duhej. Mbas hymjes, aparati kinematografik qet nė perde karatėn
gjeografike tė Shqipnisė. Oj Shqipni. Studentė dhe punėtorė shqiptarė
nxjerrin njė pshehrtimė dhe jam i sigurtė se atė emocion qė ndjeva unė nė
zėmėr, atė kanė ndjerė edhe shokėt qė ishin aty nė atė sallė. Duhet qė njeriu
tė rrij pak jashtė qė ti rrahi zėmra pėr atė vėnd tė vogėl qė quhet Shqipni.
Profesori francez gjen nė Shqipnin atė shijen misterioze e
cila e ban tė tėrheqėshme dhe tė dashtun dhe beson se e ardhmja turistike e
Shqipnis vjen pjesėrisht nga situata privilegjuese. Them pjesėrisht,
pse vendi i shqiptarėve pėrmban nė vet vete shumė
bukurina piktoreske dhe artistike pėr me u bamė burim i parė i njė udhėtimi. Asht
kjo qė mė gėzon me u thanė e me ju tregue. Oratori tue shėnue me shkopin e tij tė gjatė, fillon nga
Shkodra, sė cilės i paraqet bukurinat dhe panoramat e shumta. Filmi
kinematografik dhe goja e oratorit, paraqesin dhe pėrshkruejn nji nga nji
liqenin, Bunėn, Kėshtjellėn ku historia ka regjistrue shumė ngjarje tė
famshme tė trimėrisė sė shqiptarėve kundra sulmeve tė anmiqėve. Njė fotografi
e njė vajze malėcore, veshun me petka kombtare
tėrheq admiratėn e tė gjithėve pėr bukurinė hyjnore tė saj. Ah! vajza
shqiptare, tė cilėn disa duen me e lanė mbas dore
dhe qė Parlamenti u shtėrngue tash sė fundmi qė tė miratojė njė mocion kundra
atyne qė pėr modė, pėrbuzin shqiptarkėn. Po vajza shqiptare asht e rrallė
tė gjindet, qoftė pėr bukurinė, qoft pėr virtytet dhe karakterin e saj. Profesori
Rey, mbasi pėrshkruen gjendjen e Krues (qytetit tė Krujės), gjithnjė tuj i shoqnue me fotografina, paraqet edhe fotografinė e
heroit legjendar, Skėnderbeut, triumf i sė cilit i ka kalue kufijt e atdheut.
Nuk njof hero ma tė nderuem, vijon oratori. Fotografija e
tij gjendet kudo dhe nė ēdo vėnd; e mvarun si nė murin e tė pasunit, si dhe
nė atė tė tė vorfnit, gjindet gjithandej pranė fotografisė jo ma pak
popullore dhe tė dashtun tė Mbretit tė ri qė sot drejton fatin e kėtij Kombi.
Durrėsi dhe Tirana, me
bukuri tė rralla
Gjindemi tani para fotografisė sė Durrėsit, simpatik, pėr tė cilėn
oratori ka fjalė tė lėvdueshme. Paraqet antikitetet e Durrėsit, kalanė, etj;
nė anėn tjetėr tregon panoramat e tij tė bukura, ndėrtimet e reja tė cilat
ditė pėr ditė po shtohen dhe po zbukurojnė kėtė qytet tė motshėm. Njė
fotografi tė Durrsit tė vjetėr, oratori e ka gjet nė Bibliotekėn Kombėtare tė
Parisit. Durrėsi asht i studjuem nga arkeologu
francez nė tė gjitha fazat e historisė sė tij, plot me ngjarje
tinteresantshme qė bajnė me mendue kohnat e kalueme. Pėr tė tashmen, oratori
shpjegon ndėrtimet e panumėrta, tė cilat i japin
qytetit bukuri tė madhe. Na mori malli tė kujtojmė njėherė atė Tiranėn
aromatike, qėndra e aktivitetit tė palodhur pėr transformimin dhe modernizmin
e atdheut. Po, profesori i shquem francez sot, na
paraqet jo atė Tiranėn moderne, tė cilėn e admirojmė, por Tiranėn e vjetėr,
at Tiranė kur 30 ditėt e Ramazanit dilshin nė Pazar tarmarmatosur me thika e
topuza. Mbaj mėnd kur para nja dy muejsh, nji nga personalitetet e Anglis,
Sir Edward Boyle, vizitoj Tiranėn mbas 9 vjetėsh dhe, nė deklaratėn qė bante
shtypit thonte se nuk njifte tash tjetėr gja veēse xhaminė afėr Sahatit. Kėjo
deklaratė banuesėve tė Kryeqytetit ndoshta i u asht
dukė e teprueme. Por Sir Boyle nuk ka thanė veēse tė vėrtetėn. Tirana e 9
vjetėve me tė sotshmen nuk munt tė njihet fare. Rrugėt
e shtremba, dyqanet me taftabene, vija tė ujit nė
mes tė pazarit, varrezat e gjithė xhamijave, etj, janė tash pėr antikitetin. Por
sasht nevoja tė zgjatemi: Z. Leon Rey para se me
hye nė bisedė rreth Tiranės, tha: Ju betohem dhe ju siguroj se, nga kjo
Tiranė qė keni parsyve, tash nuk mundeni me e gjetė ma; pėrkundrazi sot ky
qytet, qė asht kryeqyteti i Mbretėrisė, ka fytyrėn e njė qyteti krejt
modern. Nė pikėpamje tė vjetėrsinave oratori ka rasėn me
ēmue e me tregue stilin shqiptar tė xhamive, sidomos tė Haxhi Etėhem Beut e
tė xhamisė sė Vjetėr e nuk mund tė rrij pa tregue keqardhjen e vet pėr
shembjen e xhamisė sė Karapicit. Profesori francez
ekspozonte edhe zhvillimin e vendit Rey: Shqipėria po bėhet njė shtet modern Gjatė
konferencave qė prof. Leon Rey dha nė qytete tė ndryshme tė Francės lidhur me punėn e tij dhjetėvjeēare nė krye tė njė misioni
arkeologjik nė Shqipėri, ai shfrytėzonte rastin, duke bėrė herė pas here edhe
ndonjė ekspoze tė zhvillimit ekonomik dhe pėrparimeve qė po pėsonte vendi ynė
nė atė kohė. Nė njė nga kėto ekspoze, midis tė tjerash ai
shprehej: Qysh prej dhjetė vjetėsh sa punė janė krye nė kėtė vend ku
gjithshka duhej ba. Kishte me qenė shumė interesante me i
tregue fazat e ardhshme nė tė cilat nėn udhėheqjen e Mbretit tė ri qė drejton
fatin e Kombit, Shqipnia, kombi i vjetėr, po shtet i ri, ka ardhė nė gradėn e
njė shteti fare modern. Do tė ishte interesante me ju tregue pėrparimet nė
fushėn ekonomike, industriale, tregtare, Gjithashtu kishte me qenė shumė
kurajoze me pas se si ideali nacionalist i
shqiptarėvet, ka pėrballue dhe do tė pėrballojė akoma pengimet e daluna
nudhėn e tij. Por sonte nuk asht ky programi i konferencės sonė. Lidhur me fjalėn e prof. Leon Rey, nė shkrimin e tij nė gazetėn
Besa, gazetari Fiqri Llagami, nė mes tė tjerash shprehet: Dokument i ri
dhe i shkėlqyer pėr ne shqiptarėt. Njė profesor i
shqyem si z. Rey, nuk mund ti rrihet pa mos e thanė opinionin e vet mbi
evolusjonin pėrparimtar tė Shqipnisė sė sotshme, tamam nė njė konferencė,
objekt i sė cilės ėshtė vetėm shkencor. Shqipnija, nėn udhėheqjen e Prijsit
tė Saj, do tė vazhdoj udhėn pėrparimtare pa marrė parasysh asnjė sakrificė
dhe pa u frigue nga anmiqtė qė pėr arsyena tė dituna, u pėlqen ta paraqesin
Shqipnin jo siē asht nė tė vėrtetė. Zoti Leon Rey, me
bujarinė e vet, asht nga ata qė duen tė thonė tė vėrtetėn haptaz e mu nė mes
tė sallės sUniversitetit. Dhe ky mendim i tij gjen besim e
kredi se njihet se kush asht. Kreu i
arkeologėve francezė propagandante vendin tonė Leon Rey, konferencė shtypi nė Paris pėr
Shqipėrinė Leon
Rey, kreu i misionit arkeologjik francez, qė punoi pėr gati dhjetė vjet nė
Shqipėri, nė kėrkim tė thesareve dhe trashėgimisė kulturore qė mbante fshehur
nėntoka e vendit tonė, nuk e la me aq punėn e tij nė
dobi tė Shqipėrisė. Pas kthimit nė Francė, ai
organizoi disa konferenca shtypi, ku veē pasqyrimit tė hollėsishėm rreth asaj
pune qė ai dhe misioni i tij kryen nė Shqipėri, Rey propagandoi edhe resurset
turistike tė vendit tonė. Lidhur me kėto konferenca,
bėn fjalė edhe njė shkrim i gazetarit tė njohur, Fiqri Llagami, i botuar nė
gazetėn Besa tė Tiranės nė shkurtin e vitit 1934. Nė atė artikull, qė ėshtė
njė korrespodencė nga Parisi, midis tė tjerash shkruhet: Mė 5 Fruer, mbahet
kėtu konferenca e parė e organizueme prej Shoqnis sė Studentave, me titullin: Nė Shqipni, prej z. Profesor
Leon Rey, Drejtuer i misionit arkeologjik francez nė Shqipni. Qė tė
mundet konferenca qė tė ketė suksesin e plotė, u muer salla e madhe e
universitetit tė Parisit kundrejt njė shumė tė hollash tė konsiderueshme. Gjithashtu
pėr ti dhanė konferencės randėsinė e duhun, ajo do tė bahet me projeksion kinematografik dhe u vue nėn patronazhin e
nderit tė z. Justin Godard, senator i Francės, dhe Ministrit tonė nė Paris,
Ekrem Libohova. Me gjithė mungesėn e fondeve, organizimi i konferencės asht
bam mjaft i mirė dhe shpresohet nė suksesin e plotė tė saj. Konferenca tė
kėtilla mbi Shqipnin do torganizohen kohe mbas kohe. Asht e nevojshme dhe
njė detyrė qė ėshtė e shėnjtė pėr ēdo shqiptar qė, pėr tė propaganduar vėndin
tonė, tė mos kėrkojmė asnjė mundim dhe sakrificė. Qė tė tregojmė njė
shembull, z. Menon, drejtor i agjensisė sė madhe,
Havas, mė thonte njė ditė: Unė e kam vizitue Shqipnin, dhe tash e due; ēdo
njeri qė e viziton vėndin tuej, largohet me kujtime shumė tė mira dhe e don
gjithnjė e ma tepėr. Ka ma shumė se njė muaj qė drejtori i
Havas-it mė tha po ato fjalė. Janė shumė tė vlefshme dhe na shėrbejnė pėr tė
punue pa pushim. Duhet qė vėndin tonė ta propagandojmė sa ma tepėr; kur njė
njeri e viziton atė, jo vetėm qė habitet qė nuk e gjen ashtu si e kanė tregue ata qė nuk na duen, por bahet edhe
pėrkrahės dhe admirues i vendit tonė. |