Me rastin e 80 vjetorit tė lindjes sė mėsuesit dhe

atdhetarit Ramiz Kukleci

 

RAMIZ KUKLECI - NJĖ JETĖ NĖ SHĖRBIM TĖ ATDHEUT

 

Ramiz Kukleci

01. 10. 1928 - 31. 03. 1999

 

·       Ramiz Kukleci nuk u bė rastėsisht njeriu i njohur i fjalės sė urtė, i veprimit atdhetar, i qėndrimit konsekuent, deri nė fund pėr pavarėsinė e Kosovės dhe bashkimin e kombit.

 

Fotogaleria: Nė pėrkujtim tė Ramiz Kuklecit

 

Shkruan: Bedri Islami *

 

 *  *  *

Si e njoha Ramiz Kuklecin

 

          Kur e kam takuar pėr herė tė parė Ramiz Kuklecin, ndoshta ashtu si dhe dhjetra e qindra tė tjerė, kam ndjerė forcėn dhe mirėsinė e kėtij njeriu, emėri i tė cilit e meriton tė shkruhet me gėrmė tė madhe nė historine e re tė Kosovės.  E pėrfytyroj edhe tani, ashtu tė qetė, tė urtė, me shikimin mirėdashės, qė kishte gjithnjė kujdes tė mos ia priste fjalėn askujt dhe tė tė dėgjonte me vėmendje. Ndoshta mund tė thuhej edhe diēka krejt e zakonshme, ndoshta njė gjė qė ai e dinte fare mirė ose edhe shumė mė mirė se bashkėbiseduesi, por ai bėnte gjithjė durimin dhe kujdesin, qė shumė tė tjerėve u mungonte.


          I thjeshtė, i qetė, me fjalėn qė tingėllonte butė, krejt njerėzore dhe qė dashje pa dashje, tė mbeste nė memorje, si di
ēka qė duhej tė tė mbeste, si diēka e zakonshme dhe e natyrshme. Unė e mbaj mend gjithnjė atė, edhe sot, pas nėntė viteve, si njeriu qė bashkonte e nuk kėrkonte ndarje, si njeriun i cili kishte nė zemėr bashkimin e jo mėrinė, e mbaj mend si intelektual qė fliste thjeshtė dhe kuptueshėm, si burrin qė e kishte fjalėn e shenjtė, e jo vetėm kur e fliste ai.


         Nė tė vėrtetė, nga rrethanat e krijuara nė pragun e luftės nė Kosovė, unė, e kam njohur atė si kryetarin e Forumit tė Pavarur tė Intelektualėve Shqiptarė nė Diasporė. Kisha pasė menduar se do tė gjeja njė njeri qė fjalėn intelektual e lidhte me qėndrimin e rėndė, serioz, duke i dhėnė vetes pamjen e njė njeriu tė rėndėsishėm, qė kėrkon tė respektohet, qoftė edhe thjeshtė se ėshtė kryetar. Ishte krejt e kundėrta. Nė sytė  tij ka pasur gjithnjė aq shumė mirėsi sa do tė dilnin pėr disa njerėz, nė qėndrimin e tij kishte aq shumė modesti, sa mund tė thoje se ishte personifikim i njeriut tė thjeshtė. Nuk fliste me fjalė tė mėdha, si ėshtė nganjėherė e dukshme tek intelektualėt, pėrkundrazi, ai ishte njeriu i odave tė Kosovės, qė men
ēurinė e tij e kishte mbėshtjellė edhe me dijet, sidomos me dijet njerėzore.


          Mė vonė e kam pyetur shumė herė veten se si kishte mundėsi qė nė njė njeri tė vetėm, ashtu tė heshtur tė ishin tė mbledhur aq shumė mirėsi dhe aq shumė virtyte. Do tė duhej tė kalonin edhe disa kohė, tė kisha edhe mė shumė takime me Ramiz Kuklecin, tė njihja jetėn e tij, miqtė e tij, qė shpesh herė i kishim tė pėrbashkėt, pėr tė krijuar pėrfytyrimin e plotė pėr kėtė njeri, i cili para nėntė vitesh u nda prej nesh.


          Nė jetėn time, qoftė si gazetar, qoftė si njeri i zakonshėm, kam takuar e kam pasur tė bėj me dhjetra e me qindra njerėz. Shumė prej tyre edhe nuk i mbaj mend tani, disa qėndrojnė nė memorjen e time tė zbehur nga koha dhe, miqtė e mi, rrijnė ende se si ishin nė ditet kur do tė ndaheshin prej nesh. E kam pėr nder, qė, qoftė edhe pėr njė periudhė disa vje
ēare, e kam njohur kėtė njeri dhe qė mė ka bėrė vend nė rrethin e miqve tė tij.

 

Ramiz Kukleci, njeriu i fjalės sė urtė,

e i veprimit atdhetar


         Ramiz Kukleci nuk u bė rastėsisht njeriu i njohur i fjalės sė urtė, i veprimit atdhetar, i qėndrimit konsekuent, deri nė fund pėr pavarėsinė e Kosovės dhe bashkimin e kombit. Nėse ai u nda nėntė vite mė parė prej nesh, ėshtė koha tė themi shumė mė tepėr pėr te, sepse ai u takonte njerėzve qė e kishin bėrė pjesėn e tyre nė historinė e kombit. Ai u takonte, mbi tė gjitha atyre qė, duke bėrė vend natyrshėm tek historia jonė mė e re, lidhin edhe epokat, sepse, natyrshėm, kanė mbajtur traditat e tė parėve tė tyre.

 

         Si nė balladat e lashta, familja e Kuklecajve, nipėrve tė Dem Ali Pozharit, do tė pėrbėhej nga nėntė vllezėr dhe dy motra. Nėntė djem do tė dilnin pėrditė nga shtėpia Kuklecaj dhe qė tė nėntė, mrekullisht, do tė kishin tė njėjtėn ide pėr Kosovėn, tė njejtėn dashuri pėr Shqipėrinė, tė njėjtėn mirėsi. Do tė kishin vetėm dy motra, gjė qė i bėri qė edhe mė shumė tė respektojnė tė gjithė njerėzit.


          I mendoni sot nėntė vllezėr, tė gjithė djem tė rinj, tė cilėt u bėnin konak njerėzve krejt natyrshėm dhe u flitnin pėr shtetin e ardhshėm tė Kosovės dhe domosdoshmrinė pėr tu sakrifikuar. Sepse shteti nuk do tė mund tė bėhej ndryshe. Atėherė ishte kohė e vėshtirė. Ishte e vėshtirė sepse bandat
ēetnike silleshin nėpėr Kosove si korbat e zinj, ishte e vėshtirė sepse shqipfolės po bėheshin me to, ishte e vėshtirė sepse reprezaljet ishin pėrditė e mė tė rėnda. Keq me krajlat e keq me komisarėt e Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė. Mė keq me kėto tė fundit. Disa heshtėn, disa u thyen, disa pritėn njė kohė tjetėr, ndėrsa nėntė vllezėrit Kuklecaj as nuk heshtėn, as nuk u thyen e as nuk pritėn. Ata i thanė njėri tjetrit se koha pėr tė luftuar pėr Kosovėn ėshtė gjithnjė, se secili brez do tė duhej tė bėnte detyrėn e tij. Nėse kjo gjeneratė do e kishte mė tė vėshtirė, atėherė edhe barra do tė ishte mė e madhe.


          Kuklecajt u nisėn pėr udhėn e lirisė sė Kosovės. Sė bashku, tė nėntė. E theksoj jo njė herė se u nisėn tė nėntė vllezėrit, sepse do tė kishte, si kishte pasur, edhe shembuj, kur vllezėrit ishin ndarė. Kuklecajt nuk u ndanė.


           Cila ishte udha e Kuklecajve dhe mes tyre udha e Ramizit, vllait tė dashur tė tyre, mentarit, njeriut tė urtė, burrit tė besės?

 

          Qė ka qenė udhė e vėshtirė, kjo tashmė dihet. Pėr tė flasin burgimet e gjata, jo vetėm tė njėrit, por thuajse tė tė gjithėve, aq sa mund tė thuhet se Kuklecajt, nė ēdo kohė, e kishin njė njėri tė burgosur, ose tė pranguar, ose nė pyetjet e gjata, ose tė detyruar tė arratisej. Kjo do tė ishte rruga e tyre. E kishin zgjedhur vetė, do e ndiqnin vetė. Mes tyre do tė ishte edhe rruga e Ramiz Kuklecit.

 

Rruga e mundimshme e nipave tė Demė Ali Pozharit

 

          Nė jetėn e gjithėsecilit njeri apo tė secilit fis, si ndodh rėndom nė jetėn tonė, vjen njė kohė e caktuar kur natyrshėm bėhet pyetja se ēfarė do tė bėjė nė tė ardhmen. Kuklecajt, fisi nė tė cilin u lind, u rrit dhe i takonte Ramiz Kukleci, e kishte bėrė kėtė zgjidhje prej kohėsh dhe kur erdhi momenti i tyre gjithēka kishte qenė e pėrcaktuar. Ata e kishin gjetur rrugėn e tyre, megjithėse e kishin ditur poashtu se kjo nuk do tė ishte e lehtė. Do i duhej tė mbėshteteshin fort nė gjithė jetėn e fisit tė tyre, nė emėrin qė kishin lėnė parardhėsit e tyre dhe nė mendimin pėr emėrin qė do i linin ata brezave tė ardhshėm.Pėr shumė tė tjerė do tė kishte qenė e vėshtirė tė mbahej emėri i fisit tė tyre tė nderuar.

 

          Fakti qė ishin nipat e Demė Ali Pozharit do e bėnte edhe mė tė ashpėr reagimin dhe dhunėn serbomadhe ndaj tyre, miqėsia me Beqė Metė Vokshin, luftėtarin e shquar , i rėnė nė luftėn pėr Plavėn dhe Gucinė do bėjė qė tėrė familja e Rexhep Ramės / Kukleci/  dhe  tė nėntė bijtė e tij tė viheshin nė shenjestėr tė okupatorit  serb. Prova e parė do tė ishte gjithnjė mė e vėshtira, por ajo u mbajt nga Kuklecajt, tė tetė vllezėrit e  Ramizit, do tė kalonin njėri pas tjetrit, e jo rrallė edhe nė grup, nėpėr dyert e burgjeve serbe, hetimeve, keqtrajtimeve, por edhe nė pėrleshje me forcat udbashe.

 

          Sadiku, Kamberi, Selimi, Isa, Brahimi, Jaha, Dervishi dhe Tafili do tė bėnin rrugėn e tyre, do tė ishte rrugė e vėshtirė, por edhe do tė dėshmonte se nuk do tė kishte thyerje nė jetėn dhe nė qėndresėn e tyre. Njėri nga vėllezėrit, Dervishi, pas njė kacafyetje me forcat e UDB-sė detyrohet tė largohet nė Shqipėri dhe pėr 35 vite nuk do tė takohet asnjėherė me prindėrit dhe vllezėrit e tij. Nė familjen Kuklecai do tė mungonte pėr njė kohė kaq tė gjatė, por gjithnjė ishte mendimi se nė fund tė fundit ai ishte nė dheun amė, nė tokėn qė e donin mbi gjithēka dhe pėr tė cilin ishin tė gatshėm tė sakrifikoheshin.

 

Ramiz Kuleci - mėsues i pėrkushtuar…

 

          Nė tė gjithė kėtė mjedis, ku vuajtja pėr adheun nuk do tė ishte kurrė e tepėrt, me 1 tetor tė vitit 1928 do tė lindte Ramiz Kukleci. Do tė ishte bir i denjė i njė familje fshatare nė Isniq tė Deqanit dhe kudo qė e ēoi jeta ai nuk harroi kurrė tri gjėra tė shenjta, prindėrit e tij, babain Rexhepin dhe nėnė Nurien, nuk harroi kurrė se traditat patriotike tė familjes duheshin ruajtur e shtuar, nuk harroi kurrė se mbi tė gjitha ishte Kosova. Kėtyre edhe ua kushtoi jetėn.

 

          Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, gjimnazin nė Pejė, ndėrsa shkollėn e lartė, Biologji-Fizikė nė Prishtinė. E kishte ėndrrėn e tij tė bėhej mėsues i popullit tė tij, u bė. E kishte vullnetin tė bėhej njė shembull – ishte shumė i sukseshėm nė mėsime. Ashtu i qetė, njeri i heshtur, ai u bė shumė shpejt shumė i dashur pėr njerėzit qė e njihnin. Kishte qenė gjithnjė i  etur pėr shkollė dhe dituri, u bė njeri i shkolluar dhe shumė i ditur. E kishte ditur gjithnjė se e vetmja rrugė pėr tė shkuar  sa mė shpejt drejt lirisė do tė ishte pėrmes arsimimit tė njerėzve tė thjeshtė, zgjimit tė ndėrgjegjes sė tyre kombėtare, krijimit tė mendėsisė se duhej luftuar sipas thėnies sė herėshme tė rilindasve  se, dritė e diturisė pėrpara do na shpjerė. Do tė ishte ndėr mėsuesit e parė tė Kosovės sė pasluftės, i cili pasi fillon tė jetė mėsimdhėnės nė fshatrat e Dukagjinit e mė vonė nė viset e tjera tė Kosovės, duke u bėrė njėri nga veteranėt e arsimit shqip e njėkohsisht  njėri ndėr mė tė respektuarit.

 

          Shumė vite mė vonė, kur unė e kam njohur nga afėr Ramiz Kuklecin, do tė vėreja se gjithnjė tek ai kishin mbetur shumė gjėra nga mėsuesi i dikurshėm, dhe kjo dukej jo vetėm nė pamjen e tij tė jashtme, gjithnjė tė rregullt dhe serioze, karakteristikė e mesuesve tė pėrkushtuar, por sidomos nė fjalėn e tij tė qartė deri nė saktėsi, nė maturinė e jashtėzakonshme dhe kujdesin pėr tė bėrė ēdo gjė tė qartė, nė mendimin pėr tė mos prekur askėnd me fjalėn e tij, sidomos kur ishte fjala pėr qėndrime tė ndryshme. Asgjė nuk ishte e huaj pėr tė, por gjithnjė kishte disa pėrparsi. Nuk e kam parė asnjėherė tė futet nėpėr tema boshe, tė vogla, jashtė kohės, megjithėse e ndjente dhimbjen njerėzore si askush tjetėr.

 

Ku e la emėrin e tij Ramiz Kukleci ?

 

          Fati i njeriut nganjėherė ėshtė i ēuditshėm. Mund tė ndodhė, qė tė nisesh nga njė fshat i zakonshėm i Kosovės, Isniq tė Deqanit dhe tė bėhesh i njohur pėr shumėkėnd, edhe tepėr larg vendlindjes tėnde. Kjo ndodhė edhe me Ramiz Kuklecin. Do tė jetė pjesė e jetės sė njerėzve nė Ozdrim, Drenoc, Uqė, Baranė, pastaj do tė njihet si drejtor i shkollės nė Strellcin e Epėrm, mė vonė nė Prishtinė, pėrsėri nė fshatra e zona tė tjera, do tė jetė pjesė e odave kosovare, i tubimeve masive apo edhe tė ngushta, pėr 18 vite rrjesht do tė ishte njėri ndėr mėsuesit mė tė njohur tė vendit tė tij, deri sa njė ditė, udbashėt, kur e panė se nuk e kishin thyer as presionet, pyetjet e gjata, keqtrajtimet e njerėzve tė familjes sė tij, arratisjet, detyrat e ndryshme, qė mund t“i kishin lakmuar shumė tė tjere, pra , kur e panė se nuk do tė kishte thyerje, atėherė vendosėn ta largonin nga arsimi.

 

          Ishte e vėshtirė tė ndahej pas 18 viteve nga njerėzit qė kishte dashur dhe nga puna qė kishte bėrė, por ai nuk ishte dhėnė. Kishte pritur dhe vazhdonte tė priste shumė mė tepėr dhunė nga pushtuesi, pasi ai e njihte si rradhėkush kėtė lloj pushtuesi,  largimi nga arsimi do tė ishte fillesa e presioneve dhe e dhunės sė re ndaj tij, mirėpo ai nuk mund tė largohej aq lehtė nga vendlindja, nėse nuk do i kishte kryer edhe disa punė tė tjera, qė do tė ishin po aq tė rėndėsishme, sa edhe arsmimi i brezave. Ai do e lėrė emėrin e tij nėpėr gjithė ata mjekė, profesorė, inxhinierė, arsimtarė tė rinj, qė kishin marrė prej tij jo vetėm gjuhėn e bukur shqipe, por edhe dashurinė pėr flamurin, pėr lirinė e vendit tė tyre, qė mė pas do tė bėheshin tė njohur si njerėz qė i dolėn zot Kosovės.

 

          Kur i ėshtė dukur se e gjithė ajo qė kishte bėrė nuk do tė ishte e mjaftueshme, atėherė ai do tė linte emėrin e tij nė Berlin, Shtutgart, Mynih, Zyrih, Bruksel, Gjenevė, deri nė Rambuje tė Francės. 70 vjeēari qė nuk do tė njihte lodhje pėr tė pėrkrahur trimat e luftės, djemte e ushtrise Ēlirimtare tė Kosovės, nuk do tė ndalonte as kusherit e tij qė tė viheshin nė shėrbim tė luftės, nė tė kundėrtėn, mėsimet e tij do tė ishin nxitja mė e madhe. Kusheriu Agimi do tė derdhte gjakun e tij nė demonstratat e vitit 1989 , ndėrsa nė luftėn e UĒK-sė, Armendi, djali i Tafilit, do tė rradhitej nė njėsitin elit tė Shqiponjave tė Zeza, ku edhe ra si dėshmor i kombit, pėrballė me ushtrinė dhe policinė serbomadhe. Trupi i tij pushon pranė trimave tė luftės. Ēfarė, mund tė bėjė mė shumė se kaq njė njeri, pėr tė mbajtur lart nderin e fisit tė tij, traditėn dhe dashurinė pėr Kosovėn , ēfarė mund tė bėjė mė shumė se kaq?

 

          Edhe kjo do tė ishte mė shumė se e mjaftueshme pėr secilin njeri . Ai kishte dhėnė pjesė nga rinia e tij, kaluar pėrmes dhunės serbe, kishte dhėnė pjesė nga vuajtjet e fisit tė tij, kishte dhėnė mallin pėr vllain qė nuk do e shihte pėr 35 vite, kishte dhėnė gjithė diturinė dhe pėrkushtimin e tij, dhe, kur e gjithė kjo nuk i ishte dukur e mjaftueshme, djem nga gjaku i tij ishin nisur pėr ti dalė zot Kosovės dhe nė luftėn vendimtare pėr lirinė e saj.

          Megjithate edhe kjo nuk do tė ishte e mjaftueshme

          Ai do tė ecte mė tej se kaq.

 

Njeriu mėsues dhe njeriu politik nė figurėn

e Ramiz Kuklecit

 

           Shpesh herė, duke njohur jetėn dhe dėgjuar fjalėn e kėtij burri tė urtė, kam menduar se nuk janė tė mjaftueshme tė gjitha kėto pėr tė pasur njė emėr tė nderuar si e kishte Ramiz Kukleci. Duhej shumė mė teper se kaq. Mė pas, kur bisedat ishin edhe mė tė shpeshta, mendoja se fjala e urtė, gjithė maturi ishte njėri ndėr shkaqet, por nuk do tė mund tė ishte e gjitha. Pra kishte pasur edhe diēka tjetėr, pėrtej jetės sė tij si mėsues, si prind, si shok, si njeri i odave, si mentar, si shok dhe vlla i pėrkushtuar.

 

          Kjo do tė ishte jeta e tij politike, sepse, qė nė rininė e herėshme, pra qė kur do tė ishte gjimnazist e mė pas student, ai do tė fillonte tė mendonte politikisht e tė vepronte politikisht. Njeriu mėsues nga njeriu politik nė figurėn e Ramiz Kuklecit, nuk do tė mund tė ndahen. Ai i takon atij brezi politikanėsh qė e shohin partinė si njė mjet jo pėr tė bėrė emėr apo karierė politike, por si njė mjet pėr tė shkuar sa mė parė tek ideja e lirisė dhe realizimi i saj. Ndryshe nga shumė tė tjerė, ai do tė jetė njeriu i lidhjeve tė disafishta me lėvizjet ilegale nė Kosovė, do tė jetė kėshilltar i tyre, njeri i afėrt me to, mbėshtetės, kur shumė tė tjerė i linēonin, ai nuk kishte frikė tė mbėshteste ato qė quheshin irredentistė, separatist, qė donin bashkimin dhe flamurin. Megjithė lidhjet me lėvizjet ilegale, ai do tė bėhet pjesė e Partisė Republikane, ku ishte antar i kryesisė. Zgjedh kėtė parti, ndryshe nga shumė tė tjerė qė ishin turrur nė Lidhjen Demokratike, qoftė edhe pėr tė fshehur pjesė tė mėkateve tė tyre politike, pėr tė vetmin fakt se, kjo parti, nė programin e saj, zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės e parashihte edhe pėrmes luftės sė armatosur.

 

          Ramiz Kukleci e dinte se nuk kishte mbetur rrugė tjetėr veē luftės. Besonte se mund tė arrihej pėrbashkimi i gjithė forcave pėrpara luftės qė po vinte, pėrpiqej tė dilte tej vetes duke bėrė tė mundur bashkimin e njerėzve, dhe kur nuk e arriti dot nė sferat e larta tė politikės, shkoi atje ku ishte edhe e vėrteta, tek njerėzit qė do e bėnin luftėn dhe kėto ishin njerėzit e thjeshtė. Ramiz Kukleci besonte tek ata, sepse e dinte se si gjithėherė, edhe kėsaj rradhe, ata qė do e bėnin luftėn do tė ishin pikėrisht ata, hallemėdhejtė. Dhe ai vihet i gjithi nė shėrbimin e tyre. Kur mendon se duhet tė bėjė mė tej, atėhere do tė jetė drejtues i Shoqatės pėr kthimin e Shqiptarėve nė trojet e veta, nė degėn e Prishtinės.

 

Tre miqtė e afėrt tė Ramiz Kuklecit

 

          Kam njohur tre miq tė afėrt tė Ramiz Kuklecit, tė cilėt i besonin shumė atij, tė cilėt e respektonin jashtėzakonisht shumė atė, tė cilėt ia dėgjonin fjalėn, kėshilloheshin me tė dhe e dinin se fjala e tij e urtė do u ndihmonte. Tė tre ata kanė pasur takime tė shumta me Ramiz Kuklecin, njėri nga ata u vra disa muaj para se tė ndahej nga ne njeriu i urtė Ramiz Kukleci, ky do tė ishte i paharruari Fehmi Lladrovci, ndėrsa dy tė tjerėt, Xhavit Hoxha dhe Jashar Salihu, do tė ndaheshin nga ne mė pas. Mbaj mend respektin e jashtėzakonshėm tė Fehmiut ndaj mendimit politik dhe qėndrimit atdhetar tė Ramiz Kuklecit, udhėn e gjatė qė bėnte ai per tu takuar me njėri tjetrin dhe pėr tė marrė mendimin e tij. Xhavit Hoxha dhe Jashar Salihu ishin vėrtet banorė tė afėrt nė vendlindje me atdhetarin Ramiz Kukleci, por kjo, vetėm sa e kishte bėrė njohjen mė tė herėshme, por lidhjet e qėndrueshme ishin bėrė nga mendimi i pėrbashkėt politik.

 

Ramiz Kukleci, dje pjesė e sė kaluarės sė Kosovės -

sot pjesė e se ardhmes sė saj

 

          Nė jetėn e Ramiz Kuklecit ka pasur njė moment kur ai, megjithėse afėr tė shtatėdhjetave, do  dukej sikur ishte krejtėsisht i rinuar, shfaqja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ajo do i jepte njė kuptim tė ri jetės sė tij dhe pėr kėtė ai morri tė gjitha rrugėt pėr ta pėrkrahur atė, shkoi nga njėri tubim nė tjetrin, takoi njerėz tė tė gjitha moshave dhe partive politike, bėri thirrje qė njerėzit tė bashkoheshin, rreth asaj qė ai me tė drejtė e quante, shpresa e kombit tonė.

Nuk u lodh kurrė duke e pėrkrahur atė, i nxiti tė tjerėt, duke filluar nga familja e tij, ai u bė pėrsėri njeriu i odave, pėr t“i dhėnė dritė mendimit tė njerėzve dhe fjala e tij e urtė dėgjohej e respektohej.

 

          Ai vdiq njė javė pasi kishin filluar bombardimet e NATO-s pėr t“i dhėnė fund sundimit tė pushtetit serbomadh nė Kosovė. Nuk e arriti ditėn e ēlirimit, por e pėrfytyroi atė dhe vdiq me besimin se tani e tutje do tė ishte njė jetė e re pėr njerėzit e kombit tė tij. Nė aktin e fundit tė ndarjes me tė, ndėrsa mbante fjalėn nderuese, Jashar Salihut i rrėshqisnin lotėt tek ndahej me kėtė burrė tė madh, me tė cilin e kishte lidhur lufta pėr Kosovėn dhe e ardhmja e saj.

 

          Sidoqoftė Ramiz Kukleci, ashtu si kishte qenė pjesė e sė kaluarės sė Kosovės, dhe pjesė e ndritshme e saj, ashtu ėshtė edhe sot pjesė e se ardhmes sė saj. Kėtė vend ai e ka merituar me gjithė jetėn e tij tė pėrkushtuar deri ne flijim dhe do tė jetė pėrherė kėshtu, njeriu i thjeshtė, mėsuesi  pėrkushtuar, atdhetari i flaktė, shqiptari i madh. Nė epitafin e tij natyrshėm mund tė vendosej se kėtu pushon njeriu qė kurrė nuk u lodh duke e dashur, duke punuar e luftuar pėr Kosovėn.

 

·        Autori ėshtė shkrimtar dhe publicist i njohur nga Shkodra.

 

Bedri Islami:  Adem Jashari…