“E M Ė R   T Ė   P O P U LL I T”

S M A J L  H A R A D I N A J  

DĖNOHET ME 14 VJET BURG!

 

Foto: Smajl Haradinaj

 

 

===============================================

 

A K T GJ Y K I M I

 

P. nr. 106/81

 

N Ė   E M Ė R   T Ė   P O P U LL I T

 

     Gjykata e Qarkut nė Pejė, nė trupin gjykues tė pėrbėrė nga kryetari i gjykatės, Riza Loci, kryetar, gjyqtarit Orhan Basha dhe gjyqtarėve porotė Pren Veselloviqit, Cvetko Baqeviqi dhe Bajram Blakaj, antarė, me pjesėmarrjen e procesmbajtėses Fehime Avdiu, nė ēėshtjen juridiko-penale tė tė akuzuarėve: Ismajl Haradinajt nga f. Gllogjan, Hasan Ukėhaxhaj nga f. Carabreg, Avdullah Hasanmetaj nga f. Strellc i Epėrm, Jashar Salihu nga f. Batush, Shkurte-Drita Kuqit nga f. Junik, Xhavit Hoxhės nga Juniku, Dinė Ahmetajt nga f. Gllogjan, Ali Dervishaj nga f. Gllogjan, Nazmi Selmanajt nga f. Gllogjan, Muhamet Haklaj nga f. Isniq dhe Nimon Mustafaj nga f. Gllogjan, tė cilėt i mbrojnė avoketnit Avdylaziz Daci, Mustafa Radoniqi, Gavrillo Vuleviqi dhe Adem Bajri tė akuzuar sipas aktakuzės sė Prokurorisė publike tė qarkut nė Pejė, PP.nr. 62/81 dhe 112/81, tė dt. 20. korrik 1981, pėr shkak tė veprave penale edhe atė: I akuzuari Nazmi Selmanaj, pėr shkak tė veprės penale tė pjesėmarrjes nė veprimtari armiqėsore nga neni 131 tė LPJ, i akuzuari Ismajl Haradinaj pėr veprat penale tė pjesėmarrjes nė veprimtari armiqėsore nga neni 131 tė LPJ, si dhe bashkimit tė veprimtari armiqėsore, nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 tė LPJ dhe vepres penale nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 tė LPJ; tė akuzuarit Hasan Ukėhaxhaj, Avdullah Hasan­metaj, Jashar Salihu e Shkurte - Drita Kuqi, pėr veprat penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 tė LPJ dhe vepres penale nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 114 tė LPJ dhe vepres penale nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 116 al. 1 tė LPJ, e cila aktakuzė gjatė shqyrtimit kryesor me dt. 6. gusht 1981, ka pasur ndryshime kėshtu qė janė akuzuar pėr shkak tė veprave penale edhe atė: I akuzuari Nazmi Selmanaj pėr shkak tė veprės penale tė pjesėmarrjes nė veprimtari armiqėsore nga neni 131 tė LPJ, i akuzuari Ismajl Haradinaj pėr veprat penale tė pjesėmarrjes nė veprimtari armiqėsore nga neni 131 tė LPJ, dhe veprės penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 tė LPJ; tė akuzuarit Hasan Ukėhaxhaj, Avdullah Hasan­metaj, Jashar Salihu dhe Shkurte-Drita Kuqi, pėr vepėr penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 tė LPJ, ndėrsa tė akuzuarit Xhavit Hoxha, Dinė Ahmetaj, Ali Drvishaj, Muhamet Haklaj dhe Nimon Mustafaj, pėr vepėr penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 116 al. 1 tė LPJ e tė cilėn aktakuzė e pėrfaqėsoi  Prokurori publik i qarkut nė Pejė, Selmon Ukaj, pasi qė u mbajt shqyrtimi kryesor verbalo-publik, me dt. 5. dhe 6. gusht 1981, tė njėjtėn ditė nė praninė e pėrfaqėsonjėsit tė akuzės publike, tė akuzuarve, mbrojtėsve tė tyre dhe interpretuesit tė gjykatės muar dhe publikisht

 

A K T GJ Y K I M

 

- I akuzuari Ismajl Haradinajt, nga f. Gllogjan, KK - Deēan, i lindur me 26 mars 1943 nė tė njejtin fshat, me profesion arsimtarė i edukatės - fizike pranė shkollės fillore “Drita” nė Gramaqel, KK - Deēan.

- I akuzuari Hasan  Ukėhaxhaj, nga f. Carabreg KK - Deēan, i lindur me 15 mars 1943, nė tė njėjtin fshat, me profesion profesor i gjuhės shqipe pranė QAMO “Vllėzėrit Frashėri” nė Deēan.

- I akuzuari Avdullah Hasanmetaj, profesor nga f. Strellc i Epėrm KK - Deēan, i lindur me 16 mars 1950, nė tė njejtin fshat, me profesion profesor i matematikės pran QAMO “Vllėzėrit Frashėri” nė Deēan.

- I akuzuari Jashar Salihu, profesor nga f. Batushė KK - Gjakovė, i lindur me dt. 10 shkurt 1953, nė tė njėjtin fshat, me profesion profesor i gjuhės angleze pranė QAMO “Vllėzėrit Frashėri” nė Deēan, ka tė kryer Fakultetin Filozofik.

- E akuzuarja Shkurte - Drita Kuqi, profesoresh nga f. Junik KK - Deēan, e lindur mė 20 shtator 1956, nė tė njejtin fshat, me profesion profesoresh e gjuhės shqipe pranė QAMO “Xhevdet Doda” nė Prishtinė.

- I akuzuari Xhavit Hoxha, profesor nga f. Junik KK - Deēan, i lindur me 15 tetor 1952, nė tė njejtin fshat, me profesion profesor i gjeografisė pranė QAMO “Nexhmedin Nixha” nė Gjakovė, ka tė kryer Fakultetin e Shkencave Natyrore - Grupi i Gjeografisė.

- I akuzuari Dinė Ahmetaj, profesor nga f. Gllogjan, KK - Deēan, i lindur me 16 nėntor 1947, nė tė njejtin fshat, me profesion profesor i gjuhės dhe letėrsisė anglo-amerikane.

- I akuzuari Nazmi Selmanaj, student nga f. Gllogjan, KK - Deēan, i lindur me 25 nėntor 1954, nė tė njejtin fshat.

- I akuzuari Ali Dervishaj, student nga f. Gllogjan, KK - Deēan, i lindur me 16 shkurt 1960, nė tė njejtin fshat.

- I akuzuari Muhamet Haklaj, arsimtar nga f. Isniq, KK - Deēan, i lindur me 13 prill 1955 nė Pejė, arsimtarė pranė QAMO “Vllėzėrit Frashėri” nė Deēan.

- I akuzuari Nimon Mustafaj, arsimtar nga f. Gllogjan, KK - Deēan, i lindur me 5 gusht 1938 nė tė njejtin fshat me profesion arsimtar pranė shkollės fillore nė f. Gramaqel, KK - Deēan, ka tė kryer Fakultetin e Shkencave Natyrore - Degėn e Gjeografisė. 

 

J A N Ė   F A J T O R

 

Edhe atė:

- Ndaj tė akuzuarit Ismajl Haradinaj pėrcaktohen kėto dėnime: pėr veprėn penale tė pjesmarrjes nė veprimtari armiqėsore nga neni 131 tė LPJ, dėnimi me burg nė kohėzgjatje prej 6 (gjashtė) vjetėsh. Pėr veprėn penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 tė LPJ dėnimin me burg nė kohėzgjatje prej 11 (njėmbėdhjetė) vjetėsh. Konform nenit 48 tė LPP tė akuzuarit Ismajl Haradinaj i shqiptohet dėnimi i unifikuar me burg nė kohėzgjatje prej 14 (katėrmbėdhjetė) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do t’i llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje,

 

- Tė akuzuarin Hasan Ukėhaxhaj me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 11 (njėmbėdhjetė) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do t’i llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje.

 

- Tė akuzuarin Avdullah Hasanmetaj me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 9 (nėntė) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do t’i llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje.

 

- Tė akuzuarin Jashar Salihu me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 7 (shtatė) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do t’i llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje.

 

- Tė akuzuarėn Shkurte-Drita Kuqi me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 6 (gjashtė) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do t’i llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje.

 

- Tė akuzuarin Xhavit Hoxha me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 4 (katėr) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do t’i llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje.

 

- Tė akuzuarin Dinė Ahmetaj, me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 3 (tre) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do t’i llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje.

 

- Tė akuzuarin Nazmi Selmanaj me dėnim burgu nė kohėz­gja­tje prej 5 (pesė) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do t’i llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 11 maj 1981 e tutje.

 

- Tė akuzuarin Ali Dervishaj me denim burgu nė kohėzgjatje prej 4 (katėr) vjetėsh. Nė kėtė denim do ti llogaritet koha e kaluar nė parburgim qė nga dt. 10. maj 1981 e tutje.

 

- Tė akuzuarin Muhamet Haklaj me denim burgu nė kohėzgjatje prej 3 (tre) vjetėsh. Nė kėtė denim do ti llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10. maj 1981 e tutje.

 

- Tė akuzuarin Nimon Mustafaj me denim burgu nė kohėzgjatje prej 3 (tre) vjetėsh, nė tė cilin denim do ti llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 4. qershor 1981 e tutje. Ndaj tė gjitha tė akuzuarve vazhdohet paraburgimi dhe i njejti do tė zgjas gjersa aktgjykimi tė merr formė tė prerė.

 

(...)

 

A R S Y E T I M

 

     Tė akuzuarit Ismajl Hajradinaj, Dinė Ahemtaj, Ali Dėrvi­sh­aj, Nazmi Selmanaj dhe Nimon Mustafaj janė nga fsh. Gllogjan. I akuzuari Nazmi Selmanaj ėshtė  student i Fakultetit Teknik nė Prishtinė, i akuzuari Ali Dervishaj ėshtė student i Fakultetit Filozofik - Dega e Filozofisė nė Prishtinė, ndėrsa tė akuzuarit Ismajl Hajradinaj dhe Nimon Mustafaj mėsimdhėnės pranė shkollės fillore nė fshatin Gramaqel. Dinė Ahmetaj ėshtė mėsimdhėnės prannė QAMO-s, “Vllėzrit Frasheri” nė Deēan, i akuzuar Hasan Ukėhaxhaj ėshtė nga fsh. Carabreg, profesor pranė QAMO-s “Vllėzrit Frasheri” nė Deēan, i akuzuari Jashar Salihu ėshtė nga fsh. Batushė, punon si profesor pranė QAMO-s “Vllezrit Frashėri” nė Deēan, ndėrsa Shkurte-Drita Kuqi, ėshtė nga fsh. Junik, e punon si profesoresh pranė QAMO-sė “Xhevdet Doda” nė Prishtinė, i akuzuari Xhavit Hoxha po ashtu ėshtė nga fsh. Junik, e punon si profesor pranė QAMO-s “Nexhmedin Nixha” nė Gjakovė, i akuzuari Muhamet Haklaj ėshtė apsolvent i Fakultetit tė Shkencave Natyrore-Matemati­kore e punon pranė QAMO-s “Vllėzrit Frashėr” nė Deēan.

 

     Kah fundi i vitit 1979 i akuzuari Ismajl Haradinaj fillon tė shpreh qendrimi armiqėsor ndaj shtetit dhe sistemit tonė vet­ė­qe­­ve­risės pėr qfarė edhe fillon tė kontaktoi me pėrsonat tė ndryshėm me qėllim tė krijimit tė bashkėmendimitarėve tė idesė sė vet, e njėherit tenton qė tė gjej mundėsi qė tė vijė nė kontakt me Jusuf Gėrvallėn, pėrndryshe nga f. Dubovik e ish gazetar i “Rilindjes” i cili ėshtė i arratisur nė RF tė Gjermanisė prej kah edhe vepron nė mėnyrė anti-jugosllave dhe armiqėsore. Duke qenė i njoftuar pėr veprimtarinė e tij armiqėsore anti jugosllave e me qėllim tė vuarjes sė kontaktit me tė pėr kordinimin e pėrbashkėt tė punės armiqėsore nė fillim tė vitit 1980, nėpėrmjet tė tė akuzuarit Nazmi Selmanaj ven kontakt (...) me te, nė atė mėnyrė qė tė akuzuarit Nazmi i jep njė letėr nė tė cilėn shpreh disponimin e vet armiqėsor (...). I akuzuari Nazmi me tė shkuar nė RF tė Gjermanisė, pasiqė mė parė ka qenė i njohur me adresėn e tij, kontakton me Jusuf Gėrvallėn, i dorzon porosinė-letrėn dhe prej tij merr instrukcione verbale qė t’ia pėrcjell tė akuzuarit Ismajl pėr veprimtari armiqėsore (...) duhet tė formoi “Komitetin e vendit” prej 5 antarėsh me ē’rast i jep edhe instrukcionet e para lidhur me pėrsonat se kush ishte dashtė qė tė bėjė pjesė nė Komitetin e vendit. Sipas mendimit tė Jusuf Gėrvallės nė komitet  duhet tė marrin pjesė tė akuzuarit Ismajl Haradinaj, Nimon Mustafaj, Nazmi Selmani dhe dy hoxhallarė, imami i f. Drenovc dhe njė hoxhė nga Gjakova. Njėherit i jap edhe “Statutin” e “Programin e “Levizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės” qė t’ia dorzon tė akuzuarit Ismajl Haradinaj dhe tė veproi nė bazė tė tij. Po ashtu i jap edhe instrukcione tjera lidhur me formimin e organizatės, mėnyrėn e veprimit tė organizatės, nivelin e konspiracionit, mėnyrėn e furnizimit me material armiqėsor dhe udhėzime tjera.

 

     I akuzuari Ismajl fillon tė veproi nė drejtim tė gjetjes sė bashkėmendimtarėve tė vet, pėrsonave tė pėrshtatshėm pėr punė armiqėsore, kėshtuqė kontakton me tė akuzuarit Hasan Ukėhaxhajn dhe Dinė Ahmetaj, tė cilėt shprehin gadishmerinė pėr veprimtari tė tillė, por bisedon edhe me pėrsona tjer. Nė tė kthyer nga RF e Gjermanisė i akuzuari Nazmi Selmanaj i pėrcjell tė akuzuarit Ismajl porosit dhe instrukcionet e Jusuf Gėrvallės si dhe ia dorėzon “Statutin” dhe “Programin” e “Levizjes Nacionalēlirimtare” tė Kosovės, si dhe dy revista armiqėsore dhe anti-jugosllave “Lajmėtari i lirisė” organi organizatės tė levizjes nacionalēlirimtare tė Kosovės.

 

     Pas marrjes sė kėtyre instrukcioneve dhe materjalit tė pėrmendur, “Statutin” dhe “Programin” e “Levizjes nacionalēli­ri­mtare tė Kosovės” sė pari e shqyrton dhe analizon tė akuzuarit Ismajl Haradinaj, Hasan Ukėhaxhaj, Nazmi Selmanaj dhe Dinė Ahmetaj, edhe atė nė shtėpinė e tė akuzuarit Dinė. Sipas prosisė sė Jusufit bėjnė bisedė me tė akuzuarin Nimon Mustafaj, e njoftojnė me “Statut” dhe “Programin” e “Levizjes nacionalēli­ri­mtare tė Kosovės” i pėrcjellin porositė e Jusuf Gėrvallės dhe i shtrojnė pėr detyrė qė tė kontakton dhe ta angazhoj Hafizin-hoxhė, tė cilėn detyrė e pranon, kėshtuqė pas 3-4 ditėsh shkon nė Gjakovė, gjen momentin e pėrshtatshėm pėr bised me Hafizin, i parashtron qėllimin e ardhjes sė tij, mirėpo nuk arrinė me e angazhuar, pėr shkak se i njejti refuzon. Pėr kėtė e njofton tė akuzuarin Ismajl. Pėr tė akuzuarit Ismajl dhe Hasan kanė qenė tė papranushme dhe inkopatibile ne bazat “Marksiste” qė antarė tė Komitetit tė jenė hoxhallarėt, kėshtuqė nė kėtė drejtim tė akuzuarit Ismajl e sidomos i akuzuari Hasan Ukėhaxhaj ėshtė angazhuar qė tė gjejnė njerėz tė pėrshtatshėm pėr komitet, nė kėtė drejtim angazhon tė akuzuarin Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihun dhe Shkurte-Drita Kuqin, kėshtuqė pasi qė i gjejnė njerėzit e pėrshtatshėm, e pasi qė mė parė vendosin qė pėr shkak tė qendrimit labil dhe jo konsekuent qė tė akuzuarin Dinė Ahmetaj mos ta angazhojn si antarė tė komitetit por edhe mėtejė tė ngel hallkė e tyre.

 

     Pasiqė bėhen pregaditjet paraprake nė korrik tė vitit 1980 nė shtėpinė e tė akuzuarit Ismajl mbahet mbledhja e parė konstitu­i­ve e ”Komitetit tė vendit”, nė tė cilėn mbledhje pėrveē qė pėrpu­no­het “Statuti” dhe “Programi” i “Levizjes Nacionalēli­ri­m­­t­­a­re tė Kosovės” tė akuzuarit tė pranishėm me atė rast pėr ēėshtje kons­pi­rative marrin edhe pseudopnimet pėrkatėse kėsh­t­u­­­qė i aku­zu­ari Ismajl merr pseudonimin “Ora”, i akuzuari Hasan Ukėhaxhaj “Drini” Avdullah Hasanmetaj “Shpati” Jashar Salihu “Shigjeta” dhe Shkurte - Drita Kuqi pseudonimin “Guri”. Pas formi­mit tė “Ko­mitetit tė vendit” nė kėtė mbledhje, antarėt e komitetit marrin detyra konkrete qė tė furnizohen me materjal propa­ga­ndues e anti-jugosllave, tė njejtin ta lexoin dhe kėtė organizatė ilegale dhe armiqėsore ta masivizojn edhe atė nė atė mėnyrė qė secili antarė i komitetit ėshtė dashtė qė t’i formoj hallkat e veta, pasiqė mė parė t’i njoftojnė me qėllimin e kėsaj organizate. Me qėllimin e masovizimit tė kėsaj organizate ėshtė dashtė qė edhe hallka tė (...) treshet e tyre e kėshtu me radhė e nė rast se krijohet njė numėr i madh hallkash atėher mund tė for­mo­het komiteti i vendit tė posaēėm. Hallkat ėshtė dashtė mun­dė­sisht qė tė pėrfshihen edhe jasht teritorit tė Komunės sė Deēanit.

 

     Pas formimit tė komitetit tė vendit e me qėllim tė thellimit tė mėtejm tė aktivitetit armiqėsor kontrarevolucionar dhe me qėllim tė njoftimit tė drejtpėrdrejtė me Jusuf Gėrvallėn si dhe marjes sė instrukcioneve konkrete dhe tė drejtpėrdrejta, i akuzuari Ismajl Haradinaj shkon nė RF tė Gjermanisė ku qėndron disa ditė te Jusuf Gėrvalla, nė ē’rast njoftohet nga Jusufi se komiteti i vendit ėshtė pranuar nga RPS e Shqipėrisė se kjo organizatė po ashtu ėshtė e pėrmbajtur nga RPS e Shqipėrisė dhe se kontaktet mbahen nėpėrmjet tė njė pėrsoni nga ambasada shqipėtare nė Vjenė.

 

     Gjatė qendrimit tė tij nė RF tė Gjermanisė ėshtė njoftuar mė detalisht me punėn kontrarevolucinare dhe armiqėsore tė Jusuf Gėrvallės ėshtė njoftuar se i njejti boton revistėn armiqėsore anti-jugosllave “Lajmėtari i lirisė”, ėshtė njoftuar edhe me Ibrahim Kelmendin nga f. Llabjan KK - Pejė, i cili poashtu vepron nė mėnyrė armiqėsore kundėr shtetit dhe sistemit tonė vetqeverisės udhėheqė organizatėn armiqėsore “Fronti i kuq popullore” e organ i secilės organizatė ėshtė  revista “Bash­k­i­mi”. Pėrveē kėtyre njoftimeve i akuzuari Ismajl merr edhe detyra konkrete se si duhet vepruar organizata nė tė ardhmėn sikurse rreth pregaditjes sė pėrsonave tė pėrshtatshėm pėr veprimėtari armiqėsore, masovizimit tė organizatės, furni­zi­mit me materjal propagandistik si dhe qėshtjes sė konspira­ci­onit, i jap pėr detyrė qė tė mbledh sa mė shumė shenime dhe tė dhėna qė kishin me pas pėr qėllim kompromi­ti­min e shtetit dhe sistemit tonė dhe qė kishin pėr tu botuar nė revistat ilegale e tj. Gjatė qendrimit tė tij nė RF tė Gjermanisė kanė qenė edhe bijtė e tij Naimi dhe Nasimi tė cilėt poashtu janė furnizuar nė mėnyrė armiqėsore, mė vonė kanė sjell nga RF e Gjermanisė pėr qėllime tė veprimtarisė sė organizatės dy toki-voki, njė palė dylbi, 300 fletushka “Lajmėtari i lirisė” dhe materjal tjetėr, nga shkolla QAMO nė Deēan sė bashku me disa shokė tė tyre vjedhin dy shaptilograf pėr shumėzimin e materjaleve propaga­ndi­stike, formojn grupin armiqėsor e kontrarevolucionar “Shqi­p­o­­nja” i cili gjatė vitit 1981 ndėrmer akcione konkrete sikurse rreth shpėrndarjes sė trakteve, pamfletave, shlyerjes sė emėrtimeve tė rrugėve qė mbajnė emėrat e herojve tė kombėsisė serbe dhe malazeze etj.

 

     Kah fundi i muajit shtator tė vitit 1980 i akuzuari Ismajl Haradinaj konvokon mbledhjen e dytė tė “Komitetit tė vendit” edhe atė nė njė livadh afėr stacionit tė autobusave nė Gjakovė, nė tė cilėn mbledhje marrin pjesė tė gjithė antarėt e komitetit pėrveq tė akuzuarit Jashar, i cili nė ndėrkohė shkon nė shėrbimin ushtarak. Nė mbledhjen e dytė tė komitetit tė vendit pėrveē qė bėhet vlersimi i punės sė antarėve tė komitetit nga mbledhja e parė, zgjidhet edhe udhėheqėsija, kėshtu qė tė akuzuarit Ismajl Haradinaj i besohet  posti i kryetarit tė komitetit tė akuzuarit Hasan Ukėhaxhaj posti i sekretarit, tė akuzuarit Avdullah posti i arkatarit ndėrsa tė akuzuarės Shkurte dhe Jashar Salihu ngelin antarė tė komitetit. Nė kėtė mbledhje pėrcaktohet edhe antarėsija e antarėve tė organizatės, e cila kap lartėsinė prej 100 dinarėsh nė muaj pėr ēdo antarė, e tė cilėn antarėsi ėshtė dashtė qė ta mbledhė i akuzuari Avdullah Hasan­metaj - arkatar, tė mbaj evidencėn pėrkatėse edhe atė sipas pseudonimeve. Antarė­si­nė ėshtė dashtė qė ta dorzojnė udhėheqėsit e tresheve pėr hallkat e tyre. Antarėsia ėshtė dedikuar pėr shpenzimet rreth siguri­mit tė materjalit propaga­n­d­i­stik, shpenzimeve tė ndryshme lidhur me veprimtarinė armiqė­s­o­re si dhe eventualisht pėr mba­jt­jen e familjeve tė pėrsonave tė paraburgosur pėr vepri­m­t­ari armiqėsore etj.

 

     Nė muajin tetor tė vitit 1980 i akuzuari Ismajl Haradinaj konvokon mbledhjen e tretė tė komitetit tė vendit nė shtėpinė e vet nė f. Gllogjan nė tė cilėn mbledhje marrin pjesė pėrveq tė akuzuarit Ismajl edhe tė akuzuarit Hasan dhe Avdullah, pra nuk marrin pjesė i akuzuari Jashar i cili ka qenė nė shėrbimin ushtarak dhe e akuzuara Shkurte. Nė kėtė mbledhje pėrveē vlerėsimit tė punės sė antarve tė Komitetit rreth angazhimit tė pėrsonave nė kėtė organizatė vendoset qė i akuzuari Xhavit tė angazhohet si hallkė e tė akuzuarit Jashar, i cili pėrndryshe pas bisedave qė ka bėrė me te ėshtė berė antar i organizatės ilegale armiqėsore, merrė pseudonimin “Pushka” dhe paguan antarsinė pėr 5 muaj. Nė mungesė tė tė akuzuarit Jashar kontaktet me tė aku­zu­arin Xhavit ėshtė dashtė qė t’i bėjnė tė akuzuarit Ismajl dhe Hasan dhe tė njejtit i pėrcaktohet si detyrė qė tė mbledhė sa ma shumė shėnime lidhur me paraburgimet e pėrsonave tė ndry­sh­em e sidomos tė atyre pėr veprimtari armiqėsore si dhe shėni­m­e­­ve tjera  tė cilat kishin me u botuar nė botėn e jashtme e me qėllim tė kompromitimit tė shtetit dhe sistemit tonė vetėqeverisės.

 

     Pėr shkak tė veprimtarisė propaganduese, meqė nė bibliotekėn e shkollės QAMO-s “Vllezrit Frashėr” nė Deēan janė gjetur revista anti-jugosllave, i akuzuari Hasan Ukėhaxhaj qė nga dt. 6 dhjetor 1980 gjerė me 5 shkurt 1981 ka qenė nė vuajtjen e dėnimit sipas aktvendimit tė gjyqtarit pėr kundėrva­jtje, atėher kah fundi i muajit shkurt tė vitit 1981, konvokohet mbledhja e katėrt tė “Komitetit tė vendit” e cila mbahet nė njė qebaptore nė Gjakovė nė tė cilėn mbledhje pėrveē tė akuzuarit Ismajl muarėn pjesė edhe tė akuzuarit Hasan dhe Avdullah. Nė  kėtė mbledhje i akuzuari Hasan raporton lidhur me sjelljet e tij gjatė vuajtjes sė dėnimit, sjelljes sė tij para organeve tė sigurimit shtetėror, pėrshtypjet nga vuajtja e dėnimit etj., vlerėsohet nė terėsi aktiviteti i organizatės - “Komitetit tė vendit” kėshtu qė pėr qėllim tė thellimit tė veprimtarisė armiqėsore koordinimit tė punės me Jusuf Gėrvallėn vendoset qė i akuzuari Avdullah Hasanmetaj tė shkonė nė RF tė Gjermanisė nė mėnyrė qė pėrsonalisht tė kontaktoi me Jusuf Gėrvallen dhe nga ai tė merrė instrukcione, udhėzime dhe detyra konkrete dhe materiale propagandues dhe armiqėsore. Mirėpo, pėr shkak tė ngjarjeve qė pasojnė qė nga 11 marsi i vitit 1981 e tutje si dhe disa problemeve familjare i akuzuari Avdullah kėtė detyrė nuk arrinė ta realizoj.

 

     Me qėllim tė realizimit tė detyrave qė i parashtron organizata ilegale dhe armiqėsore e pėrmendur si dhe detyrat qė rezultojnė nga “statusi dhe programi i lėvizjes nacionalēli­ri­m­tare tė Kosovės, tė akuzuarit pėrveē veprimeve tė sipėrpėr­shkruara kanė ndėrmarr edhe kėto veprime:

- I akuzuari Ismajl Haradinaj, vepron me intenzitet rreth pro­p­a­­gimit dhe gjetjes tė pėrsonave tė pėrshtatshem pėr veprimtari ar­mi­qėsore, pėr masovizimin e organizatės, konta­k­ton me nje­r­zė, nė mes tjerėve edhe me Bajram Gashin, i cili jo vetėm qė bėhet antar por edhe angazhon njė numėr njerzish, nga territori i ko­mu­nave tjera. Angazhohet dhe furnizo­het me ma­terial me pėr­mbajtje armiqėsore dhe tė njejtin t’iu jep nė lexim antarėve tjerė.

- I akuzuari Hasan Ukėhaxhaj pėrveē qė me influencėn e vet ka angazhuar tė akuzuarit Avdullah, Jashar dhe Shkurte e tė cilėt janė njėherit edhe antarė tė komitetit, si hallkė tė vetėn angazhon edhe tė akuzuarin Muhamet Haklajn, nėpėrmes tė akuzuarit Nazmi Selmanaj njė punim letrar Jusuf Gėrvallės pėr ta botuar nė fletushkėn “Lajmėtari i lirisė”. Me qėndrimet kategorike arrin qė ke akuzuari Dinė Ahmetaj tė forcojė qėndri­min armiqėsor ndaj shtetit dhe sistemit tonė vetėqeverisės. Pėrveē qė furnizohet dhe lexon material me pėrmbajtje armi­qėsore, tė njejtin e shpėrndan nėpėr hallkat e veta dhe pėrsonat tjerė dhe nė mėnyrė bindėse ndikon edhe tė antaret tjerė dhe aktivisht punonė nė angazhimin e pėrsonave tjerė pėr veprimtari armiqėsore. Sė bashku me tė akuzuarin Ismajl dhe Avdullah merrė pjesė ak­­ti­ve nė tė gjitha mbledhjet e komitetit dhe ėshtė i njohtuar me tė gjitha ecuritė dhe veprimet armiqėsore tė antarėve tė komitetit.

- I akuzuari Avdullah Hasanmetaj pėrveē aktivitetit tė tij nė kuader tė komitetit, pjesėmarrjes nė tė gjitha mbledhjet, pranimi i detyrave konkrete, me pedanteri dhe pėrpikni mbanė evide­n­c­ėn sipas pseudonimeve tė pagesės sė antarėsive nga ana e anta­r­ė­­ve tė organizatės dhe formon-angazhon si hallkė tė vetėn Bi­s­l­im Bajramin nga Mitrovica, i cili nė teritorin e Mitrovicės for­m­on treshin e vetė armiqėsor. Bislim Bajrami merrė pseudo­ni­min “Besniku”. Mėtej tenton qė si hallkė ta angazhojė Zade Kuqin.

- I akuzuari Jashar Salihu edhe pse pas formimit tė “Komitetit tė vendit”, pasiqė ėshtė berė antar i tij pas ca ditėsh ka shkuar nė shėrbimin ushtarak, dhe mundėsia e tij pėr veprimtarinė mė tė madhe armiqėsore objektivisht ka qenė e kufizuar, megjithatė duke shfrytėzuar format e ndryshme tė kontakteve me personat e ndryshem arrijnė qė si hallkė ta angazhon tė akuzuarin Xhavit Hoxhėn, i cili merrė pseudonimin “Pushka” tė njejtit i jep detyra konkrete mirėpo e udhėzon qė nė mungesė tė tij tė kontakoj me tė akuzuarit Ismajl dhe Hasan, angazhohet me gjetjen e pėrso­nave tė pėrshtatshėm dhe tė krijoj bashkėmendimtar e njiherit furni­z­o­­het edhe lexon materjal me pėrmbajtje armiqėsore.

- E akuzuarja Shkurte - Drita Kuqi, pėrveē aktivitetit tė lartė cekur me qėllim tė realizimit tė detyrave qė rezultojn nga Statuti dhe programi i organizatės si dhe vendimeve tė marrura nga “Komiteti i vendit” si hallka tė veta angazhon Haxhi Haxhiun nga f. Batushė i cili merrė pseudonimin “Shpejtonvala” dhe Hidajete Shabanin nga f. Perlepnicė KK - Gjilan e cila merrė pseudonimin “Ylli”. Angazhimin e personave tė pėrmendur e bėnė pasi qė mė parė iu spjegon dhe ju jap nė lexim Statutin dhe “Programin” e kėsaj organizate. Nė fazėn hetimore njė egzem­plar i “Statutit” ėshtė gjet nė shtėpinė e Hidajete Shabanit.

- I akuzuari Xhavit Hoxha me qėllim tė realizimit tė detyrave qė rezultoin nga statute bėnė biseda tė dėmshme me pėrsonat e ndryshėm nga territori i Gjakovės e gjetiu me qėllim tė pėrfitimit tė tyre, nėpėrmjet personave tė ndryshėm mbledh shėnime lidh­ur me paraburgimet si dhe shėnimet pėr ngjarjet e ndryshme tė ci­lat janė tė drejtuara kah kompromitimi i shtetit dhe sistemit tonė.

- I akuzuari Dinė Ahmetaj edhe pse qė nga fillimi dhe para formimit tė “Komitetit tė vendit” ka qenė i njoftuar me statut dhe program tė organizatės nė fjalė, ka patur tė njohur nė tėrėsi qėllimet kryesor tė kėsaj organizate, nė fillim nuk ėshtė i vendo­sur nė veprimtari armiqėsore pėr ēfarė edhe heshtazi eleminohet qė tė jet antarė i komitetit mirėpo pas bisedave dhe bindjeve pėrmanente i njejti riaktivizohet dhe nė kėtė drejtim angazhon si hallka tė veta Emrush Lokaj dhe Sylė Xhaferajn, tė cilėt edhe marrin pseudonime “Drini 1” dhe “Drini 2”.

- I akuzuari Ali Dervishaj si antarė i organizatės e me qėllim konspiracioni merrė pseudonimin “Blini” si dhe hallkė tė vetėn angazhon Isa Jasiqin.

- I akuzuari Muhamet Haklaj si antar i organizatės ilegale dhe armiqėsore vepron me pseudonimin “Korabi” dhe tenton qė si hallkė tė vetėn ta angazhojė Qazim Kuklecin mirėpo nė kėtė drejtim nuk ia arrinė qėllimit.

- I akuzuari Nimon Mustafaj pėr veprimtari armiqėsore tė organizatės nė fjalė ka qenė i njohur qysh nė fillim edhe para se tė formohet “Komiteti i vendit”, meqė nė fillim tenton pėr ta angazhuar si hallkė Hafiz Idrizin - hoxhė nė Gjakovė, mirėpo te i njejti nuk ka patur  sukses. Para se tė ndėrmirret akcioni rreth pėrpilimit dhe shpėrndarjes sė trakteve, afisheve dhe parollave nė Deēan dhe fshatrat pėrreth nga ana e Ali Selmanaj, ka qenė i njohtuar se tė njejtit dispononin pėr qėllime armiqėsore me makin shtypi, shaptilograf etj. Dhe se iu korigjon testin tė disa afisheve dhe parollave, e tė cilat mė vonė shpėrndahen nė Deēan dhe disa fshatrave pėrreth. 

 

     Tė gjithė tė akuzuarit jo vetėm qė kanė lexuar material me pėr­­m­b­ajtje armiqėsore por edhe ėshtė dashtė qė tė interesohen pėr furnizimin me material tė tillė dhe pas leximit dhe shpė­r­ndarjės. Gjendja e fakteve e sipėrpėrmendur ėshtė verifikuar nė bazė tė mbrojtjeve tė tė akuzuarėve, deponimit tė dėshmitarit Ibrahim Mustafaj, procesverbaleve mbi pėrkufizimin dhe vėrtetimet pėr hyrje nė banesė dhe lokalet tjera tė dt. 10 prill dhe 10 maj 1981, e qė kanė tė bėjnė me shtėpitė e tė akuzuarėve Ismajl Ha­r­a­­dinaj dhe Avdullah Hasanmetaj “Statutit dhe programit tė lė­vi­z­jes nacional- ēlirimtare tė Kosovės”, evidencės lidhur me mble­dhjen e antarėsisė sė antarėve tė organizatės, letrės sė dėr­guar nga ana e Jusuf Gėrvallės, tė akuzuarit Ismajl Haradinaj e tė nėnshkruar me pseudonimin “Kerturi” si dhe nė bazė tė foto­doku­emntacionit H. nr. 152 dhe 157/81.

 

     Sipas mbrojtjes sė tė akuzuarit Ismajl Haradinaj pamėdyshje ėshtė vertetuar rrethana se i njejti me qėllim tė intensifikimit tė veprimtarisė sė vetė armiqėsore nėpėrmjet tė akuzuarit Nazmi Selmanaj ka vu kontakte me Jusuf Gėrvallėn nė RF tė Gjerma­nisė dhe nga ai, poashtu nėpėrmjet tė akuzuarit Nazmi Selmanaj ėshtė furnizuar me “Statut dhe program tė lėvizjes nacionalēli­ri­m­tare tė Kosovės” me fletushka ilegale dhe armiqėsore si dhe me instrukcione dhe porosi verbale lidhur me punėn e mėtej­sh­me sikurse me rastin e formimit tė “Komitetit tė vendit” dhe veprimtarisė sė metejshme armiqėsore tė tij. Nė kėtė drejtim po ashtu nė bazė tė mbrojtjes sė tė akuzuarit Ismajl dhe mbrojtjes sė tė akuzuarit Nazmi Selmanaj ėshtė vėrtetuar se i akuzuari Ismajl gjatė verės sė vitit 1980, ka qenė nė Gjermani ku ka qėndruar tek Jusuf Gėrvalla, me ē’rast detalisht ėshtė njohtuar me veprimtarinė armiqėsore tė tij dhe Ibrahim Kelmendit, ndėrsa nė biseda qė kanė patur ka marrė kėshilla, udhėzime, instrukcione lidhur me punėn e mėtejshme tė organizatės ilegale duke filluar sikurse nė aspektin e furnizimit me material, dety­rave angazhimeve, konspiracionit e gjerė ke akcionet konkrete.

 

     Nė bazė tė mbrojtjes sė tė akuzuarit Nimon Mustafaj, ėshtė vėrtetuar rrethana qė i njejti ka tentuar qė tė angazhojė nė vepri­mtari armiqėsore Hafiz Idrizin, i cili pėrndryshe ka qenė imam i njė xhamije nė Gjakovė, si dhe dėshtimi pėr angazhimin e tij. Rrethana lidhur me konstituimin e “Komitetit tė vendit”, mbledhjeve tė mbajtura, aktivitetit konkret tė antarėve tė komitetit janė vėrtetuar nė bazė tė mbrojtjeve tė tė akuzuarėve Ismajl Haradinaj, Hasan Ukėhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihut dhe Shkurte-Drita Kuqit.

 

     Nė bazė tė letrės tė cilėn ia ka dėrguar Jusuf Gėrvalla me pseudonimin “Merturi” tė akuzuarit Ismajl Haradinaj nė mėnyrė mė bindėse verifikohet bashkėpunimi dhe lidhja nė mes tyre. Nė bazė tė listave tė cilat i ka mbajtė i akuzuari Avdullah Hasanmetaj lidhur me pagimin e antarėsisė nga ana e antarėve tė organizatės ėshtė vėrtetuar rrethana lidhur me pjesėmarrjen e tė akuzuarėve nė aktėvitetin armiqėsor, pseudonimet e tyre etj.

 

     Sa i pėrketė karakterit qė ka patur organizata ilegale dhe armiqėsore e formuar nga tė akuzuarėt dhe komitetit tė vendit i njejti ėshtė vėrtetuar nė bazė tė statutit nė tė cilin nė mėnyrė shprehimore ėshtė caktuar qėllimi i kėsaj organizate e i cili ėshtė i shprehur nė baza tė iredentizmit - shkėputjes sė teritorit tė KSA Kosovės dhe viseve tjera tė banuara me shqiptarė dhe bashkimit me RPS tė Shqipėrisė. Nė kėtė drejtim sipas (...) parashifet: “qėllimi i parė dhe i vetėmi i LNĒK ėshtė ēlirimi shoqėror e kombėtar i Kosovės (me tė gjitha viset shqiptare nė Jugosllavi dhe bashkimi me vendin amė)”. “LNĒK ėshtė pararojė e luftės pėr ēlirimin socialnacional nga Jugosllavia dhe pėr bashkimin me vendin amė Republiken Socialiste Popullore tė Shqipėrisė”. Poashtu, nė bazė tė statutit tė organizatės sė pėrmendur janė paraparė mėnyra dhe kushtet se si dhe nė ē’mėnyrė duhet vepruar nė realizimin e qėllimeve tė pėrcaktuara si dhe aspekti financiar i organizatės nė fjalė. Po ashtu edhe programi i organizatės nė fjalė ven nė pah karakterin nacionalist, iridentist dhe kontrarevolucionar dhe ėshtė i drejtuar kundėr unitetit bashkėjetesės nė KSA tė Kosovės dhe RSFJ e po ashtu mė qėllim kryesor tė shkėputjes tė KSA tė Kosovės dhe viseve tjera tė banuara me shqiptar dhe bashkimit tė kėtyre viseve mė RPS tė Shqipėrisė.

 

     Nė bazė tė procesverbaleve mbi pėrkufizimin e shtėpive se tė akuzuarėve Ismajl Haradinaj dhe Avdullah Hasanmetaj si dhe materialit mė karakter armiqėsor i cili ėshtė gjindur te ata, ėshtė vėrtetuar rrethana lidhur me furnizimin e tyre me materiale qė kanė shėrbyer pėr realizimin e qėllimeve tė parapara me statutin dhe programin e organizatės nė fjalė.

 

(...)

 

     Mbrojtjet e tė akuzuarėve lidhur me shkaqet-motivet tė cilat gjaja i kanė shtyer pėr veprimtari armiqėsore, se nuk e kanė kuptuar sa duhet apo nuk janė pajtuar me qėllimin kryesor tė organizatės ilegale armiqėsore qė rezulton nga statuti, se organizata ka qenė jetėshkurtėr dhe nuk ka pasė ndonjė veprimtari tė dendur armiqėsore, nuk mund tė aprovohen sepse nuk pėrkojnė mė gjėndjen faktike dhe se janė tė orientuara nė zbutjen e pėrgjegjėsisė juridiko-penale, njėherit  tė  njejtat janė edhe tė palogjikshme, sepse nė mėnyrė tė padyshimtė ėshtė e vėrtetuar se antarėt e “Komitetit tė vendit” si dhe pjestarėt tjerė tė organizatės para se tė bėhen antar kanė lexuar dhe kanė qenė tė njoftuar me statut dhe program e mandaj kanė dhanė pėlqimin qė tė jenė antar tė kėsaj organizate duke mos shprehė ndonjė verejtje. Prandaj, duke u gjindur nė praninė e rrethanės sė kanė qenė tė njoftuar mė statut dhe program mė parė,  e duke patur parasysh shkallėn e arsimimit tė tė gjithė tė akuzuarėve (nėntė prej tė akuzuarėve janė punėtor arsimi me kualifikime tė larta) ose superiore ndėrsa dy student) atėher rezulton mė pamedyshje se qė tė gjithė mirė e kanė kuptuar statutin, programin, qėllimin e organizatės kanė dhanė pėlqimin e se pajtohen me qėllime tė tilla duke u bėrė antar dhe nė atė drejtim me antarėsimin e tyre kanė shprehur vullnetin nė realizimin e qellimeve tė pėrcaktuara e qė rrezultojnė nga statuti dhe programi. Pra, pėr kėto arsyera ne kėtė drejtim mbrojtet e tyre nuk mund tė aprovohen.

 

(...)

 

     Duke patur parasysh tė gjitha rrethanat e sipėrpėrmendura mėnyrėn e organizimit tė organizatės ilegale dhe armiqėsore, karakterin e saj irredentist dhe kontrarevolucionar si dhe rretha­nėn qė nė KSA tė Kosovės nė muajėt mars, prill dhe maj janė shkaktuar demostratat armiqėsore e qė paraqesin pjesė pėrbėrėse tė veprimit tė organizuar tė armikut tė brendshėm dhe tė jashtėm nga pozitat e nacionalizmit dhe iridentizmit shqipėtar, qėllimi i kėsaj organizate dhe veprimtarisė sė tė akuzuarve ėshtė rėnimi i rendit kushtetues, rrezikimit tė integritetit dhe sovranitetit tė RSFJ e shprehur nėpėrmes tė shkėputjes sė KSA tė Kosovės dhe viseve tė banuara me shqipėtar dhe bashkimit tė kėtyre viseve me RPS tė Shqipėrisė, prandaj duke patur parasysh tė gjitha kėto rrethana kjo gjykatė gjen se nė veprimet e tė akuzuarve pėrmbahen tė gjitha elementet e veprave penale pėr tė cilat kanė akuzuar tė akuzuarit dhe se tė njejtit janė penalisht pėrgjegjės.

 

     Duke vendosur lidhur me lartėsinė e denimit gjykata i ka vlersuar nė mėnyrė tė hollėsishme tė gjitha rrethanat e parapara me nenin 41 tė LPJ, tė cilat ndikojnė nė lartėsinė e denimit kėshtu qė ndaj tė akuzuarve: Ismajl Haradinaj si rrethana lehtėsonjėse gjeti gjendjen familjare se ėshtė babė i 5 fėmijėve, (...), ndaj tė akuzuarit Hasan Ukėhaxhaj si rrethana letėsonjėse gjeti gjendjen familjare se ėshtė babė i 5 fėmijve (...); andaj tė akuzuarit Avdullah Hasanmetaj si rrethanė letėsonjėse: gjendjen familjare ėshtė baba i 3 fėmijėve, mė  parė i pa denuar, (...) ndaj tė akuzuarit Jashar Salihut si rrethanė letėsonjėse gjeti: vetėm rrethanėn se mė parė nuk ka qenė i denuar; ndaj tė akuzuarės Shkurte-Drita Kuqit si rrethanė letėsonjėse gjeti se mė parė nuk ka qenė e denuar dhe moshėn e saj relativisht tė re; ndaj tė akuzuarit Xhavit Hoxhės si rrethanė letėsonjėse gjeti jo denuashmerinė e mė parshme, ndaj tė akuzuarit Dinė Ahmetaj si rrethanė letėsonjėse gjeti gjendjen e tij familjare, ėshtė baba i 2 fėmijėve si dhe jo denuashmerinė e tij tė mė parshme; ndaj tė akuzuarit Nazmi Selmanaj si rrethanė letėsonjėse gjeti jo denuashmerinė e maparshme; ndaj tė akuzuarit Ali Dervishaj si rrethanė letėsonjėse gjeti moshėn e tij tė gjendjen familjare ėshtė babė i 2 fėmijėve si dhe jo denunshmerinė e tij tė mė parshme; ndaj tė akuzuarit Muhamet Haklaj si rrethanė lehtėsonjėse gjeti jo denuashmerinė e tij tė mė parshme dhe gjendjen e varfėr ekonomike ndėrsa ndaj tė akuzuarit Nimon Mustafaj gjeti si rrethanė lehtėsonjėse gjeti gjendjen familjare, ėshtė baba i 6 fėmijve, gjendjen e varfėr ekonomike si dhe jo denuashmerinė e tij tė ma parshme.

 

     Ndaj tė tė gjithė tė akuzuarėve si rrethana posaqerisht rėndonjėse nuk ėshtė gjetė asnjė rrethanė. Mirėpo duke patur parasysh intenzitetin e rrezikshmerisė shoqėrore, shkallėn e pėrgj­e­gjė­sisė penale dhe peshėn e veprave tė kryera penale e sidomos duke vlerėsuar volumin e aktivitetit armiqėsor tė ēdo tė akuzuari, veprimtarinė konkrete tė secilit prej tyre nė kontestin e pranisė sė rrethanės sė nivelit tė arsimimit tė tė akuzuarve si dhe pasojave tė veprimtarisė tė organizuar armiqėsore nga armiku i brendshem dhe i jashtėm qė nga muaji mars e kėndej i kėtij viti atėherė gjykata pruri bindje se vetėm me dėnimet e shqiptuara si nė dispozitiv tė kėtij aktgjykimi mundė tė arrihet qėllimi i dėnimit i paraparė me nenin 33 tė LPJ, dhe se dėnimet e shqiptuara u pėrgjigjen intenzitetit tė rrezikshmerisė shoqėrore dhe shkallės sė pėrgjegjėsisė penale tė tė akuzuarėve.

 

     Konform nenit 353 al. 1 tė LPP, ndaj tė akuzuarve Ismajl Haradinaj, Hasan Ukėhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihu, Shkurte-Drita Kuqi dhe Nazmi Selmanaj ju vazhdu paraburgimi dhe i njejti do tė ju zgjas gjersa aktgjykimi tė merr formėn e prerė, ndėrsa konform nenit 353 al. 2 lidhur me al. 6 tė LPP, ndaj tė akuzuarve Xhavit Hoxhės, Dinė Ahmetaj, Ali Dėrvishaj, Muhamet Haklaja dhe Nimon Mustafaj vazhdohet paraburgimi dhe i njejti do tė zgjas gjersa aktgjykimi tė merr formėn e prerė meqė pėr vazhdimin e paraburgimit egzistojnė kushtet e parapara nga neni 191 al. 2 pika 3 e 4 tė LPP,  sepse egziston rreziku qė tė akuzuarit tė vazhdojn me veprimtari inkriminuese armiqėsore dhe se duke patur parasysh mėnyrėn e kryerjes sė vepres penale si dhe rrethanave nėn tė cilat ėshtė kryer vepra, me gjetjen e tyre nė liri kishte me u shkaktuar shqetėsimi i opinjonit publik.

 

(...)

 

Nga Gjykata e Qarkut nė Pejė, Me dt. 6 gusht 1981 - P. nr. 106/81

 

Kryetari i Trupit Gjykues, Riza Loci d.v.

Procesmbajtėsja, Fehime Avdiu d.v