Njohje themelore Teritori i Kosovės, pėrfshinė hapėsirėn e teritorit
tė lashtė iliro - shqiptar, me emrin e njohur Dardania. Kosova, ka njė
territor prej 10. 877 kilometra katrorė. Kosova, nė vititn 1981 kishte 1.
584.440 banorė ( versioni zyrtar i statistikės sė regjistrimit tė asokohshėm
). Regjistrim i detajuar i popullsisė nė Kosovė, nuk ėshtė bėrė mė qė nga ky
vit. Kosova, ėshtė e njohur jo vetėm nė planin e brendshėm nacional por, edhe
nė atė ndėrkombėtar. Mė shumė, pėr shkak tė konfliktit me serbėt - konflikt
ky qė mori dimensionet tė gjėra ndėrkombėtare ( Intervenimi i NATOs: 24 mars
- 12 qershor 1999 ). Pa hyrė nė tė
kaluarėn historike tė largėt tė Kosovės, mė poshtė japim disa nga ngjarjet
dhe proceset nėpėr tė cilat ishte Kosova, gjatė shekullit tė kaluar. 1. Pasqyrė e dhunės dhe e terrorit mbi
shqiptarėt nėn Jugosllavinė e Parė Kosova,
ka njė histori tė dhimbshme nė shekullin e kaluar, ashtu si gjithė territoret
etnike shqiptare, dhe kjo histori nuk ėshtė shkruar deri nė fund. Njėsoj, si edhe
e gjithė historia e kombit tonė. Ka njė alfabet historik, politik dhe
juridik qė ėshtė pėrshkuar aq dendur me logjikėn teorike dhe praktike tė
alfabetit tė krimit e pėshtimit: deri, nė tragjedi. Nga viti 1912, dhe deri
te pushtimi i hapur i Kosovės nga serbėt si dhe tė territoreve tė tjera
etnike nga ish mbretėria jugosllave ( SKS / 1918 ), historia e Kosovės
ndėrthuret ashpėrsishtė: nė Londėr - 1913 / 1915, nė Versajė - 1919 etj. Nga
Lufta e Parė Ballkanike, shteti si Mali i Zi doli me njė territor tė fituar
prej 62 %, dhe 100 %, popullsi. Serbia, fitoi njė zgjėrim nė teritor nė 82 %
, dhe nė 55% popullsi. Greqia: 68% territor, dhe 67 % popullsi. Sipas
statistikave turke, vetėm vilajeti i Kosovės kishte njė popullsi shqiptare
prej 743.040 banorė, nga gjithsejt, 912.902 banorė, sa kishte i gjithė
vilajeti. Me okupimin serbė tė vjeshtės sė vitit 1912, ish vilajeti i Kosovės
u nda nė 5 qendra administrative: qarku i Kumanovės, i Shkupit, i Jeni -
Pazarit, i Prishtinės dhe qarku i Prizrenit. Nacionalizimi
dhe spastrimi, pushtimi i territoreve shqiptare ka njė histori shumė tė
dhimbshme deri nė vititn 1939, ku veq tė tjerash pėrfshihet politika e
dhunshme - gjenocidale e asimimilimit, por edhe e konvertimit tė shqiptarėve
nė ortodoks ose, nė serbo - malazias. Pas vitit 1939, vazhdon epoka po kaq e
errėt e sundimit dhe e dhunės nacional - komunist sebosllave kundėr
shqiptarėve, nė tė gjitha viset ku ata kanė jetuar nė territorin e ish
Jugosllavisė. Tė tjerat gjėra, sduan koment. Po i sjellim disa fakte dhe tė
dhėna tė Institutit tė Historisė sė Kosovės: mė 22 tetor tė vitit 1912, nė
Prishtinė ( nė vendin ku sot gjendet Teatri Kombėtarė ), xhandarmėria serbe
pushkatoi rreth 5000 shqiptar. Nė
kampin e Nishit, ishin dėrguan, 1350
veta. Nga viti 1912, deri nė mars tė vitit 1914, politika e spastrimit
detyroi qė tė shpėrngulen pėr nė Turqi, hiq mė pak se 239. 807 shqiptarė, pa u llogaritur
numri i fėmijėve, deri nė 6 vjeē. Ky numėr njerėzish, deri nė gusht tė vitit
1914, u shtua pėr 41.655 veta, pa numėruar poashtu, fėmijėt deri nė 6
vjet. Nė mes tė viteve 1919 - 1940, pėr nė Turqi, u detyruan tė shkojn
gjithsejt: 255. 878 shqiptar. Kur po flasim pėr shprėnguljet, nė mes
tė viteve 1913 - 1939, pėr nė Shqipėri, u detyruan tė largohen 4.046
familje. Askush nuk e di se sa familje, u vendosėn nė vendet e Europės dhe tė
Amerikės. Nė shkurt tė vitit 1914, u nxorr Dekreti pėr Reformėn Agrare dhe
Kolonizimin e territoreve shqiptare. Kėshtu, nė Dukagjin, u nda tokė e
llojllojshme pėr 5000 familje
kolonėsh. Nė mes tė viteve 1918 - 39, u shpėrbėn 320 fshatra. Nė vitet
1918 - 21, u vranė 12.364 veta, kurse u burgosėn 22.160 veta.
Ngritja e kolonive serbo - malaziase, ishte njė koncept praktikė i sistem
kolonial dhe i sistemit tė nacionalizimit territorial: mes viteve 1912 - 14,
janė sjellė nė Kosovė 15.943 familje. Kėtyre familjeve, u ishin ndarė,
228.000 hektarė tokė. Nė periudhėn 1919 - 1927, u ndėrtuan 106 koloni me serbo
- malaziase, dhe u ngritėn 245 vendbanime tė reja. Nė
kėtė punėn spastrimi e gjenocidi, Dr. Hakif Bajrami ka konstatuar faktin se
qė nga Naēertania ( 1844 ), nė Beograd janė sjellė mė shėmė se 24 programe,
me objektiva dhe nivele tė destinimeve tė veqanta. Tė gjitha kėto programe,
janė detajuar dhe janė aprovuar zyrtarishtė, nga shteti. Nė kohėn kur Kosova
ishte pushtuar pas vitit 1912, nė Beograd, ishte themeluar Klubi
kulturorė serb, misioni i tė cilit ishte shpopullimi, asimilimi dhe,
serbizimi i trojeve shqiptare. Akademiku i ardhshėm fashisto - socialistė
serb Vasa Qėbrilloviq, pėrpiloi
elaboratin etnocidial Shprėngulja e shqiptarėve. Sėrbomadhi tjetėr Ivan Vukotiq,
pėrpiloi projektin Mbi Pushtimin e Shqipėrisė pėr
qeverinė e tij, mė 1939. Nė vitin
1941, avokati ēetnik ngė Sarajeva, Stevan Molloviq hartoi projektin
me titull Serbia homogjene. Njė tjetėr nacionalistė famėkeq serbė
Dr. Ivo Andriq ( fitues i ēmimit Nobėl pėr Letėrsi ), pėrpiloi Projektin
pėr ndarjen e Shqipėrisė nė mes tė Jugosllavisė dhe Italisė, nė vitin 1939. Planet e kėtilla tė niveleve shtetėrore
serbo - jugosllave, nuk lanė anash infiltrimet, bashkpunimet dhe pėrpkrahjet
e Rusinė, tė Greqisė, tė Italisė, tė Turqisė, tė Francėn etj. Njė nga kėto
bashkpėnime, i sinkronizuar me shumė kujdes dhe nė mėnyrė tė rafinuar, ka
qenė gjithmonė bashkpunimi serbo - rusė. Por, njė tjetėr bashkpunim politiko
- taktikė me pasoja tė pariparueshme pėr shqiptarėt, Serbia e ka bėrė me
Turqinė. Nga viti 1926, qeveria serbo - sllave nė Beograd, kishte vėnė
kontaketet me qeverinė turke nė Stamboll pėr shprėngėljen e sa mė shumė
shqiptarėve, nė shkretėtirat e Anadollit. Turqia, ndėr tė tjera, me
shqiptarėt qė i vendoste kryesishtė nė shkretėtirat e Anadollit, ndėrtonte mur
strategjik pėr kundėrvėnje koherente elementit kurdo - arab. Nė pranverė tė vitit 1938, nė
Stamboll, ishin mbajtur 8 seanca nė pėrpilim tė Konventės. Marrėveshja,
parashihte fillimisht, shprėnguljen e 40.000
familjeve. Konventa jugosllavo - turke, ėshtė
nėnshkruar mė 11 korrik, tė vitit 1938. . 2. Pasqyrė e dhunės dhe terrorit mbi shqiptarėt nėn
Jugosllavinė e II- tė
Nė prag tė Luftės sė Dytė
Botėrore, dhe pas mbarimit tė kėsaj lufte, pėrkundėr trajtimit fashist tė
shqiptarėve nė kohėn e mbretėrisė serbo - sllave nė Beograd ( 1918 - 1939 ),
koha nuk rrodhi, ashtu siē ishte thėnė e besuar. Implikimi i ideologjisė
komuniste nė Ballkan, i bėri njerėzit tė besojnė se e ardhmja do tė jetė mė e
mirė, e pėrbashkėt dhe, multietnike. Kjo ideologji, nė parim, i vendoste tė
drejtat dhe liritė e popujve nė planė tė parė, duke i proklamuar kėto liri si
unike pėr tė gjithė, deri nė vetvendosje, dhe deri nė shuarjen e shtetit ! Dhjetėra e qindra popuj, miliona njerėz, e kishin besuar
parimin ideologjikė komunistė tė lirisė e vetėvendosjes. Ndėrsa qė kishin
qenė pėr shekuj tė tėrė nėn sundimin otoman, ndėrsa qė ishin braktisur
pothuajse fare nga bota perėndimore, shqiptarėt, njė pjesė e tyre e madhe, e
kishin besuar kėtė doktrinė. Por, nė praktikė, gjėrat kishin shkuar ndryshe.
Si edhe nė shumė vende tė tjara, komunistėt serbo - jugosllav nuk e kishin
zbatuar kėtė doktrinė, pėrkundrazi, e kishin pėrdorur si trampolinė pėr ti
zgjėruar apetitet e tyre pushtuese dhe tė zgjėrimeve, qė kishin fillin qysh
me ardhjen e tyre nė Ballkan, nė shekullin IX, e kėndej. Ja kronologja e
aneksimit dhe e dhunės qė komunistėt serbo - jugosllav dhe pushteti nė
Beograd, gjatė periudhės 1943 - 1990, e zbatuan kudo nė viset ku jetonin
shqiptarėt, dhe veēmas nė Kosovė. Komunistėt jugosllav, pas njė periudhe
tė organizimit dhe tė forcimit tė tyre ideologjikė nga viti 1937, u tubuan nė
mbledhjen e Dytė tė Kėshillit Antifashist tė Ēlirimit Kombėtar tė
Jugosllavisė ( KAĒKJ ), mė 29 nėntor tė vitit 1943, nė Jajce tė Bosnjes.
Nė kėtė mbledhje, komunistėt serbo - jugosllav, u pėrcaktuan pėr njė
Jugosllavi federale. Nė Jajce, nuk
ishin ftuar komunistėt shqiptar tė Kosovės. Nuk ishin ftuar, sepse
pjesmarrėsit nė Jajce u dakorduan pėr tė vazhduar politikėn e mbajtjes sė Kosovės
tė pushtuar edhe mė tutje, si dhe vazhdimin e spastrimit tė saj, etnik. Qysh
nga koha e mbretėrisė Serbe - Kroate dhe Sllovene, viset shqiptare
shtriheshin nė tri banovina: ajo e
Vardarit, e Moravės dhe banovina e Zetės ( 1929 ). Nė kėto rrethana,
si dhe nė rrethana tė lutės ndėrkombėtare antifashiste, komunistėt jugosllav
qė udhėhiqehin nga J.B. Tito, duki i shkelur parimet e tyre ideologjike dhe
nacionale, si dhe doktrinat e lirisė dhe tė vetvendosjes sė popujve, u
pėrcaktuan pėr vazhdimin e politikės koloniale dhe tė dhunės, kundėr shqiptarėve.
Pak a shumė, e njejėta politikė, domethėnė politika e dhunės dhe e
ekspansionit, u orientua edhe kundėr Shqipėrisė. Komunistėt serbo -
jugosllav, dhe vetė Tito, ka tė dhėna dhe indicie qė dėshmojnė se kishin
objektiva nė themelimin e njė federate ballkanike, nė krye tė sė cilės njė
ditė, do tė viheshin ata, vetė. -
Duke
synuar politika demagogjike dhe ekspansioniste, nė Kosovė dhe nė viset e
tjera ku jetonin shqiptarėt, u vazhdua me dhunėn dhe terrorin: nga aty ku e
kishte lėnė mbretėria SKS. Kėshtu, Administrimi Ushtarak i Pushtetit, u
vendos mė 8 shkurt tė vitit 1945, nė Kosovė dhe nė viset e tjera ku jetonin
shqiptarėt. Arsyetimi: nė emėr tė luftimit tė atyre qė kishin qenė nė anėn e
fashizmit gjerman dhe tė luftimit tė organizatės Balli Kombėtar, si dhe nė
emėr tė mbledhjes sė armėve nga populli, nė emėr tė kolektivizimit socialist
etj. Por nė fakt, kjo u bė pėr ta pacifizuar popullin shqiptar pėrmes terrorit e dhunės sistematike, nė mėnyrė qė
tė shkohej mė lehtė drejt aneksimit pėrfundimtar. Sipas tė dhėnave ende tė
pashkruara detalishtė, gjatė kėtij shtetrrethimi besohet se janė vrarė e
likuiduar, rreth 47.000 shqiptarė. Vetėm nė rajonin e Tetovės, ishin arrestuar 10.000 veta, prej tė cilėve pa gjyq,
u likuiduan 12.00 veta.
Gjatė kohės sė kėtij terrori tė egėr, komunistėt serbo - jugosllav,
organizuan mė 10 korrik tė vitit 1945, tė ashtėquajturin Kuvendi i Prizrenit.
Nė kėtė kuvend, selia e tė cilit ishte e rrethuar me forca tė mėdha partizano
- ēetnike, pjesmarrėsit u detyruan tė pranonin dhe tė nėnshkruanin atė cfarė
iu tha atyre nga komunistėt serbo - jugosllav dhe nga kolaboracionistėt
shqiptarė, tė ashtėquajtur komunistė dhe partizanė shqiptarė. Pėrmes gjoja
plebishitit tė popullit shqiptar, thuhej qė ky kuvend kishte vendosur qė
Kosova, ti bashkohen Serbisė ! Por, ky kuvend proklamoi Rezolutėn e
ripushtimit dhe tė aneksimit tė Kosovės, si dhe tė territoreve tė tjera
shqiptare. Nė fakt, nė Prizren u vendosė me forcė mbetjea e Kosovės, nėn
Jugosllavi. Nė kėtė Kuvend, spati vullnet tė popullit. Nė tė vėrtetė,
skishte as qėndrim tė qartė, parimorė dhe burrėrorė tė pėrfaqėsuesėve
shqiptarė qė ishin nė atė kuvend. Njėri nga delegatėt, Ramiz Hoxha Cėrnica
( pėrfaqėsues i komunės sė Gjilanit ), nuk e pranoi kėtė dokument, dhe e
kunėrshtoi aty - pėr aty. Ishte edhe njė tjetėr delegatė, kundėrshtues.
Asnjė, tjetėr ! Ramiz Hoxha - Cėrnica, ishte dėnuar me burg shumėvjeqar, pasi
qė i kishte shpėtuar pushkatimit, kurse i dyti, ishte likuiduar pas kuvendit.
-
Nė
vigjile tė masivizimit tė ideologjisė pankomuniste nė territoret jugosllave,
pasi qė mbretėria SKS kishte kapitulluar pėrpara forcave fashiste gjermane,
qysh nė vitin 1941,
avokati ēetnik ngė Sarajeva, Stevan Molloviq hartoi projektin me titull Serbia homogjene. Vasa Qubrilloviq,
ideolog i serbizmit dhe ēetnikizmit,
hartoi njė tjetėr projekt qė kishte pėr synim shpėrbėrjen e pakicave,
pothuajse tė gjitha ato pakica qė do tė
pėrfshinte Jugosllavia e ardhshme, komuniste. Ky elaborat, kishte edhe
emėrtimin mjaft sinjifikativ: Problemi i pakicave
nė Jugosllavinė e re ( 3. 09. 1944 ).
Natyrishtė, esenca e elaboratit, synonte shprėngėljen dhe spastrimin etnik tė
Kosovės dhe viseve tė tjera nė tė cilat jetonin shqiptarėt, madje, me ēdo
mjet. Pėrdorimi i tė gjitha mjeteve, madje edhe mėnyrat e terrorit dhe tė
vrasjeve, ishin tė theksuara nė tekstin e elaboratit. Rruga komuniste e zhbėrjes, dhe nė anėn tjetėr, rruga e
aneksimit tė hapėsirave shqiptare, ishte konceptė dhe praktikė e qartė, e ish
regjimit komunistė jugosllav, qė po ngjitej nė pushtet, pas Luftės sė Dytė
Botėrore. Gjatė fazės sė vendosjes sė pushtetit ushtarak, mė shuumė se 4000 shqiptar, ikėn jashtė vendit. Prishjen e
mardhėnjeve me Bashkimin Sovjetik nė vititn 1948, Beogradi e shfrytėzoi edhe
pėr vazhdimin e dhunės e tė terrorit nė Kosovė, dhe nė viset e tjera
shqiptare. Nė vitet e 50 ta, tė shekullit tė kaluar, nė Beograd u iniciau
sėrish programi i vitit 1938 i cili kishte si objektiv shpėrnguljen e
shqiptarėve nė Turqi, por qė ishte ndėrprerė pėr shkak tė fillimit tė Luftės sė
Dytė Botėrore. Njė
drekė speciale, e shtruar nė Splitė nė mes tė diktatorit Tito dhe Ministrit
tė Punėve tė Jashtme tė Turqisė, z. Fuad Kypriliu, nė janar tė vitit 1953,
ishte thjeshtė, fatale pėr tė ardhme e shqiptarėve nė ish Jugosllavinė
komuniste. Tito dhe Kypriliu, biseduan pėr riaktivizimin e konventės
Jugosllavo - Turke, tė vitit 1938. Nė kėtė takim, ishte
folur edhe pėr mėnyrėn se si tė riaktiviohej dhe si tė materializohej,
konventa nė fjalė. Marrėveshja, parashikonte nė paketė shprėnguljen e 1
milion shqiptarėve, kurse fillimisht do tė shprėngėleshin rreth 250. 000
veta. Dreka, biseda, plani, ishin zhvilluar nė fshehtėsi tė plotė. Pas kėtij
takimi, pasoi marrėveshja ( Pakti Ballkanik ), e miqėsisė dhe e bashkpunimit
nė mes tė Jugosllavisė - Turqisė - Greqisė, e nėnshkruar nė Ankara nga kėto
tri vende, mė 28 shkurt. Ndėrkaq, nė kėtė vit ( 1953 ), u realizuar njė lloj regjistrimi i
popullsisė nė Jugosllavi. Me gjasė, ky ishte regjistrim i qėllimshėm. -
Nė
viset ku jetonin shqiptarėt, dhe nė Kosovė nisi kampanja e tmerrshme e
propagandės, e presionit, e dhunės dhe e asimilimit tė hapur: sepse, tė
gjithė shqiptarėt duhej tė deklaroheshin, me apo pa dėshirė, si turq.
Administrata, kudo u mobilizua tė realizonte kėtė objektiv dhe ajo ndihmohej
nga njerėzit e shėrbimeve tė ndryshme tė sigurimeve, nga shėrbimet e fshehta,
nga agjenturat e ndryshme jugollave, turke, greke si dhe nga bahkpunėtorėt e
ndryshėm dhe agjentėt ( hafijet, siē i quante populli ), nė rradhėt tona. Njė
ndihmeės tė jashtėzakonshme, dhanė tė ashtėquajturit prijės tė fesė (
hoxhallarėt ), dhe aty - kėtu, edhe bashkėsitė Islame. Nė kėtė dasmė tė
pėrgatitur mbi baza tė njė programi shtetėrorė, u falsifikuan dhjetėra mijėra
dokumente tė ndryshme tė pronės, dokumente personale tė njerėzve, si dhe u
sajuan dokumente tė reja ( pasaporta ), dhe u lėshuan viza ( leje ose
vesika, siē u thoshte populli ), pėrmes tė uilave siguroheshin pa problem,
udhėtimet pėr nė Turqi. Padyshim, askush nuk e di shifrėn e parave, tė cilat
u destinuan pėr realizimin e kėtij projekti makabėr. Agjentėt dhe
bashkpunėtorėt e pushtetit, udhėheqėsit fetarė, endeshin ditė e natė nėpėr
fshatra e qytete, duke propaganduar dhe duke i cytur njerėzit: Vėllezėr, ne
dhe ju, jemi myslimanė...den - babaden,
qė doemthėnė turq. Ju, keni qenėbijė
tė Islamit edhe pėrpara Muhamedit? Kėshtu, duhet tėnisemi e tė shkojmė nė tokėn e premtuar tė fesė sonė.
Sa mė kah lindja, aq mė afėr Qabesė. Tė shkojmė nė Andadolli, ku rrjedh
mjalta, e ku ėshtė vendi ynė. Ky ėshtė vend i qufarėve, qė domethėnė, i tė
pafeve. Zoti, nuk na duron tė jetojmė me tė pafetė, me armiqtė e Islamit.... Nė rrugėn e pakthimit, tė shkombėtarizimit e tė zhbėrjes sė
ngadalshme tė kombit, nė rrugėn e asimilimit tė fundmė, nė rugėn e
shpopullimit tė madh, pa dhe me dėshirė, u dyndėn mijėra e mijėra shqiptarė,
nga tė gjitha viset ku ata jetonin, nė ish Jugosllavi. Por kjo ishte dyndja -
golgotė. Galimatisi i pafund i vuajtjes e mjerimit, i dhembjes e dėshprimit
tė njė populli tė tėrė. Kurrė sdo tė dihet se cfarė pėrjetuan, si u vendosėn
dhe si hynė nė jetėn e re nė vendin e ri, njerėzit tanė tė gjakut, e tė
oxhakut ! Por ēka ishin shqiptarėt: shqiptarė, apo turqė ? Sipas regjistrimit
tė vitit 1948, nė Kosovė kishte tė evidentuar vetėm 1. 315
banorė, qė besonin se ishin turq. Pesė vite mė vonė, ky numėr u rritė nė 259.
535 veta. Si dhe, pse ? -
Administrata
jugosllave dhe politika ēetniko - komuniste, ia prezantonte opinionit tė
brendshėm dhe atij ndėrkombėtar ( duke i falsifikuar dokuemntet dhe tė dhėnat
e tjera ), jo vetėm faktin se shqiptarėt, nė pėrgjithsi ishin turq, por
edhe shifrat e popullsisė shqiptare si turq. Kjo bėhej, pėr ta legalizuar
nė planin e brendshėm dhe nė atė ndėrkombėtarė, epokėn e ardhshme tė
shprėnguljeve tė dhunshme tė shqiptarėve, pėr nė Turqi. Prandaj, ja tė dhėnat e falsfikimit dhe tė
shprėngėljeve. Vetėm nė mes tė viteve 1952 - 1958, nė Turqi u shprėngėlen 285.
810 veta. Nė periudhėn e viteve 1959 - 1965, pėr nė Truqi, u shprėngėlen
gjithsejt, 179. 871 veta. Nė odiseadėn e pafund tė presionit e tė
dhunės, tė shfrytėzimit ekonomik, tė kolonizimit, i ashtėquajturi Plenumi i
Brioneve, i mbajtur nė vitin 1996, gjoja e revidoi politikėn e gabimeve
ndaj shqiptarėve, dhe gjoja po i hapte dyrt e perspektivės pėr shqiptarėt.
Plenumi, ia hodhi fajet gjoja nacionalizmit serbė apo mė shkurtė, Ministrit
tė Punėve tė Brendėshme tė Jugosllavisė Aleksandėr Rankoviq. Por, kush e
aktivizoi Konventėn Jugosllavo - Turke
tė vitit 1938, Rankoviqi apo Titoja? Politika jugollave e ndjekur pas vitit
1966 ndaj shqiptarėve, sishte politikė e parimeve dhe e lirisė, por
thjeshtė, ishte politikė e parimeve mashtruese dhe e lirisė sė manipulueme. Integrimin paqėsorė i shqiptarėve brenda
shoqėrisė, sistemit politiko - juridik dhe atij shtetėrorė jugosllav pas
vitit 1966, ishte politikė e mashtrimit dhe e dredhive qė dinin ti bėnin
politikanėt nacionalkomunistė serbė dhe ultrashovinistėt jugosllav, tė tė
gjitha ngjyrave.Pak vite mė vonė, nė Beograd klasa fashisto - komuniste nxorri
nė dritė Libri e Kaltėrt ( 1977 ), nė tė cilin libėr, nė mėnyrė perfide,
dekonspirohej politika mashtrues dhe manipulative. Ky libėr, i kundėrvėhej
gjoja lirisė dhe pushtetit tė madh qė u ishte dhėnė shqiptarėve nė vitin 1974,
vit ky kur sanksionohet Autonomia e Kosovės. Nė tė vėrtetė, gjithēka ishte e
lobizuar nė mes tė komunistėve dhe nacionalistėve serbo jugosllav. Shtypja
dhe zhbėrja e shqiptarėve nga trojet e veta, ishte njė politikė e pėrbashkėt
prej Trigllavit, deri nė Gjevgjeli ! Ajo qė mund tė quhej liri dhe
prosperitet i shqiptarėve nė ish Jugosllavi, ishte kafshata e fituar me
luftė tė pandalshme dhe tė pakompromisė tė nacionalistėve shqiptarė, dhe tė
atdhetarėve shqiptarė. Ja faktet: Nė demonstratat e shqiptarėve tė vitit
1968, veq tė burgosurve dhe tė plagosurve, u vranė 2 demonstrues. Nė demonstratat e vitit 1981, sipas versionit zyrtar, u vranė 9 demonstrues dhe u burgosen
me qindra e mijėra nxėnės, student, punėtorė, fshatar, intelektual etj.
Mė saktė, ky ėshtė vitit i fillimit tė njė terrori tė egėr kundėr popullit tė pambrojtur shqiptarė, kudoe ku
jetonin shqiptarėt nė ish Jugosllavi, terror sky i cili do tė zgjasė plotė dy
dekada, pra deri nė qershorė tė vitit 1999.
Prandaj, sipas shpikjes dhe programimit tė dhjetra platformave
ideopolitike - administrative, tė pėrhapjes sė tmerrshme tė diferencimit, tė
territ informativ, tė ndėrhyrjes ideologjike nė kulturė, nė gjuhė, nė arsim
dhe shkencė, nė veshje, nė identiet dhe nė ēdo pore tjetėr tė jetės, ja disa
nga faktet konkrete tė dhunės e terrorit tė kėtyre dekadave: nė mes tė viteve
1981 - 1990, janė burgosur dhe dėnuar mbi baza denoncimesh dhe akuzash
politike, 3.348 veta. Nė burgjet ushtarake, janė prangosur, 1.100 ushtarė dhe oficer shqiptar,
pastaj janė vraė, 63 ushtar
shqiptar. Gjatė kėsaj kohe, janė vrarė 183
civilė, prej tyre, 16 fėmijė. Janė
plagosur 616 civilė, prej tyre, 49 fėmijė. Brenda
kėtyre viteve, qenė hapur dosjet pėr qindėra mijėra banor shqiptar. Sipas njė
tė dhėne zyrtare tė publikuar nė Kuvendin Federativ nė Beograd, nga ish shefi
i UDB-sė pėr Kosovė Rrahman Morina, nė duart e organev tė Sigėrisė Krahinore
dhe Shtetėrore, kanė kaluar hiq mė pak se 584.273 shqiptar, tė Kosovės. Nė vitin 1985, Akademia famėkeqe e
Arteve dhe e Shkencave tė Serbisė, pėrpiloi Memorandumin, i cili u bė
publik, nė vitin 1986. Nė faqet e kėtij dokumenti fashist, ėshtė shkruar
platforma akademike, e cila zyrtarizohet mė vonė nga klika naciona -
komuniste serbe dhe nga diktatori, Millosheviq. 3. Pasqyrė e dhunės dhe e terrorit mbi
shqiptarėt nėn Jugosllavinė e IIItė tė Millosheviqit Pas publikimit tė
Memorandumit tė vitit 1995, shovinizmi serb ishte gati tė vėrsulej gjithandej
nė Kosovė, mirėpo kėsaj rradhe, me serbomdhenjėt, ishte duke ndodhur diēka mė
e veqantė: ata, nuk po kėnaqeshin vetėm me nėnshtrimin e shqiptarėve dhe
tė Kosovės. Egėrsia e tyre e vjetėr,
kishte tani synim: krijimin e Serbisė sė Madhe deri nė Karllobag, por nėn
ombrellėn e Jugosllavisė. Shovinistėt serbė, dukej qė ishin duke e synuar pėr
mė vonė, dominimin e gjithė Ballkanit. Nė tubimin e serbėve dhe tė
malaziasėve nė Fushėkosovė tė datės 24 prill tė vitit 1987, kryetari i atėhershėm i Lidhjes Komuniste
tė Serbisė, Sllobodan Millosheviq, u tha atyre: Askush
sgėxon tju prekė... Kjo
fjali e thėnė nė Fushėn e Mėllenjave, aty ku mė 1389 kishte ndodhur beteja
e Ballkanasėve dhe e Turqėve, betejė kjo tė cinė serbėt e kanė pėrvetėsuar
deri nė mitizim, i ekzaltoi serbėt, dhe u dha atyre besim e zjarr, pėr tu
hedhur nė sulm tė realizimit tė aspiratave tė tyre tė ēmendura. Megjithatė, figura e Millosheviqit, nuk ishte
rastėsi: ai, ishte njė sajesė nė vijim. Tė yshtur nga ideologjia serbomadhe, pas
asaj qė ai tha nė Fushėkosovė, grigjat nacionaliste serbe u hodhėn nė zjarrin
e tyre: nė pėrkrahje hitlerizim tė figurės sė Milosheviqit: intelektualt,
gazatarėt, policėt, agjentėt, fshatarėt, studentėt, gjeneralėt, shkrimtarėt,
punėtorėt, diplomatėt etj. Nė Mbledhjen e Tetė tė Kėshillit Qėndrorė tė
Lidhjes sė Komunistėve tė Serbisė tė mbajtur mė 23
- 24 shtator ( 1987 ), Slobadan
Milosheviqi, erdhi nė krye tė komunistėve serbė. Nga skena u larguan
njėri nga komunistėt e devotshėm serbė
Ivan Stamboliqi ( kryetar i Kryesisė sė Sebisė ) dhe, Dragisha
Pavlloviqi, kryetar i KK tė LK tė Beogradit. Pra, kishim tė bėnim me dy
fraksione. Por nė parim, tė mundurit synonin ruajtjen e taktikės sė
kujdessehme dhe tė ngadalshėm qė ishte e mbėshtjellur gjoja me tolerancė,
zhvillimi, bashkjetesė dhe vėllazėrim - bashkim, e nė t ėvėrtetė synonin
ruajtjen e serbizmit dhe tė komunizmit integralistė! Fraksioni fitues nė krye
me Milosheviqin, synonte njė komunizėm mė radikal dhe njė frymė nacionaliste
e cila jo vetėm do ta ruante socializmin dhe jugosllavizmin, por do ta bėnte
serbizmin kupollė tė Jugosllavisė: me, apo pa dėshirė tė tė tjerėve. Fitorja,
pa rezervė i mundėsoi Milosheviqit ti
hapte dyert daljes nė skenė tė nacionaizmit serbė, kurse vetė Milosheviqi, u
hodh nė gjoksin e nacionalizimit tė popullit tė tij. Vitet pasuese, ecin nė
Kosovė dhe nė viset e tjera tė ish Jugosllavisė, nėn presionin e Serbisė pėr
futjen e Kosovės dhe tė Vojvodinės nėn sqetullėn e Serbisė, dhe pėr
ndryshimin e klasave politike nė Podgoricė, Prishtinė, Novi Sad, nė Shkup e
gjetiu. Janė tė njohura qindra e mijėra manifestime, demonstrata, tubime,
protesta tė serbėve nė Serbi, nė Kosovė, nė Vojvodinė, e deri nė Libjanė. Mė
23 mars tė vitit 1989, komunistėt nė Prishtinė, votuan ndryshimet kushtetuese
dhe Autonomia fragjile e vitit 1974, u shkri si fluskė sapuni. Por Kosova,
kishte shpėrthyer qysh mė 17 nėntor tė vitit 1988, dhe ajo vlonte nga
protestat dhe demonstratat kudo, nė fshatra e qytete. Kosova, sfidonte e
vetme nacional - shovinizmin serbė, por e mbronte pak a shumė, edhe
Jugosllavinė e Titos ! Njė ngjarje spektakolare,
zgjoi apo kthjelloi vėmendjen e opinionit jugosllav, atij ballkanik dhe
mbase, edhe tė atij evropian e mė gjėrė. Serbėt, organizuan njė miting mė 28
qershor 1989, nė shenjė tė festimit tė Ditės sė Vidovdanit ( ditė kjo qė i
kushtohet betejės sė vitit 1389 ). Mė
shumė se 1 milion serbė, erdhėn nga tė gjitha viset e
Jugosllavisė sė asokohshme, nė kėtė kėtė miting, nė Gazimestan: aty, te varri
i Sulltan Muratit. Milosheviqi, u tha serbėve, atė ditė: Serbia ose do tė jetė e tėrė, ose nuk do tė ekzistoj
fare... Mesazhi ishte i
qartė pėr shqiptarėt, por jo vetėm pėr shqiptarėt. Serbėt, nuk po talleshin! Milosheviqi, edhe
mė pak. Pėr fat tė keq, duket qė fjalimin e Milosheviqit nė
Gazimestan, e kuptuan pak mė qartė, sllovenėt. Jugosllavia, ende ishte e
tėra: prej Gjevgjelisė, deri nė Trigllav. Vera dhe vjeshta e vitit
1989, kishte kaluar jo vetėm nėn dhunė e terror, por edhe ishte vendosur njė
regjim i jashtėzakonshėm policorė dhe ushtarak, si edhe ishte mbyllur ēdo
lloj informacioni lidhur me atė se cfarė ishte, duke ndodhur. Raca komuniste
multietnike nė krye me ish shefin e UDB-sė pėr Kosovė Rrahman Morina, ishte
nė krye tė komunistėve tė Kosovės. Por tani kishim tė bėnim me njė klikė
udhėheqėsish e strukturash sepse, institucionet kishin rėnė krejtėsishtė, nė
duar tė Beogradit. Nė Kosovė dominonin masat e jashtėzakonshme policore -
ushtarake federale, dhe terri i plotė informativ. Por mė 23 janar tė vitit 1990,
studentėt e Universitetit tė Prishtinės dolėn nė rrugė, pėrkundėr kėtyre
masave. Nė kėto rrethana, situata nė Kosovė u ndez gjithandej, dhe pas 24
janarit, mė askush smund ta vendoste nėn kontroll. Populli, ishte nė kulm tė
sfidimeve, dhe tė rezistencės sė madhe. Kosova, skishte cfarė tė humbėte...!
E tėrė stina e pranverės kaloi nė shenjė tė revoltave e demonstrimeve nė tė
cilat u vranė me dhjetėra veta, u plagosėn qindra njėrėz, dhe u arrestuan me
qindėra e mijėra shqiptarė. Mungonte, vetėm lufta. Nė kėto rrethana, agjentėt
e infiltruar serbė dhe tė tjerė, qė nga dita e 16 marsit, hodhėn nė qindra
shkolla, helmin luftarak me emrin Sarin
( helm ky i prodhuar nė fabrikėn ushtarake tė helmeve nė qytetin Mostar tė
Bosnjes dhe Hercegovinės ), duke i helmuar dhjetėra e mijėra nxėnėsve
tė Shkollave tė Mesme, anė e kėnd Kosovės. Pastaj, filluan masat e dhunshme
politiko - administrative. U nxorr ligji mbi Mardhėnjet e Pėnės mė datėn
26.07. 1990, ligj ky pėr Rrethanat e Veēanta, i cili hodhi nė rrėgėn e madhe 135.000 punėtor.
Mė 5. 07.1990, u miratua ligji me tė cilin u ndalua puna nė Kuvendin e
Kosovės. Hapat e ardhshėm tė
Beogradit, u koncentruan nė ndalimin e Arsimit. Pasi qė tashmė ishin futur
masat e dhunshme spari nė Fakultetin e Mjeksisė, nė vjeshtė tė vitit 1991, u
ndalua puna dhe studimet nė gjuhėn shqipe nė Universitetin e Prishtinės, si
dhe u mbyllėn, 65 shkolla tė mesme. Pastaj,
u ndalua puna e instituteve tė ndryshme, pėrfshirė edhe atė Albanalogjikė. Nė
korrik tė vitit 1992, u mbyll Akademia e Arteve dhe e Shkencave. Krahas
kėsaj, u ndalua veprimtaria e mėse 110 objekteve
kulturore. Askush se di shifrėn e njerėzve tė arrestuar, tė rrahur, tė
burgosur, tė ndjekur dhe tė maltertuar gjatė kėtyre viteve, ndėrkaq qė gjatė
kėsaj kohe, fillon ekzodi masiv i shqiptarėve, nga Kosova. Mijėra e mijėra
shqiptarė ua mėsyjnė vendeve perėndimore
( Zvicrės, Gjermanisė, Austrisė, Sudeisė etj. ), kurse mijėra tė rinjė
( kryesishtė prishtinas ), largohen pėr nė Londėr. Pastaj, pas vitit 1991,
fillon jeta paralele nė Kosovė, e cila pak a shumė, zhvillohet jashtė
kronizave politiko - administrative serbe. Por, dhuna nuk ndalet. Ekzodi, nuk
ndalet. Varfėrimi i shtresave tė popullsisė, ėshtė masiv: gjatė vitit 1994,
nė Shoqatėn Humanitare Bamirėse Nėna Tereze, kėrkojnė ndihma tė ndryshme, 57.353 familje.
Pasqyra e dhėnės dhe terrorit, ishte e pafundė: Beogradi, nė vendosje t
ėkontrollit dhe tė pushtimit tė Kosovės, vetėm nė fazėn e parė tė viteve tė
nėntėdhjeta, rreth 500 ligje tė ndryshme: akte,
rregullore, urdhėresa, dekretlogje etj. Krahas kėsaj, Beogradi gjatė viteve
1990 - 1999, ka dekretuar edhe 3 programe qė kanė pasur si qėllim,
shpopullimin etnik dhe serbizimin e Kosovės: 1. Projekti Gėrshėrėt,
i cili kishte objektiv infiltrimin dhe kontrollimin e jetės dhe tė skenės
politike tė Kosovės. 2. Projekti Kafshimi
i miut, i cili kishte objektiv, infiltrimin dhe shkatrrimin e Ushtrisė
Ēlirimtare tė Kosovės . 3. Projekti Patkoi,
i cili kishte pėr qėllim spastrimin definitiv etnik, tė Kosovės. · Autori ėshtė gazetar, politolog
dhe shkrimtar.
|