Elita intelektuale
titiste nė shėrbim tė UDBsė! KUSH ISHIN
THEMELUESIT E LDKsė QĖ IU SHITĖN FALAS UDBsė! Foto: Buxhovi, Hamiti, Gunga,
Kraja, Zatriqi etj., dikur iu shitėn
falas UDBsė! =================================== Nė Kuvendin themelues tė LDK-sė qė u mbajt
mė 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut morėn pjesė 96 veta, ku shumica
prej tyre i takonin elitės intelektuale shqiptare qė deri dje
ishin anėtarė tė LKJ-sė dhe
njerėz me pozita tė ndryshme
si: shkencore ashtu edhe politike
nė institucionet akademike. Kjo elitė intelektualėsh gjatė viteve tė 70-ta e 80-ta duke qenė pjesė e sistemit politik-institucional,
kishte nėn kontroll tė gjitha
institucionet shkencore,
informative, kulturore, botuese
etj., nė Kosovė dhe madje
shumica prej tyre ishin bėrė
edhe argat tė Shėrbimit Sekret jugosllavė ( UDB-sė ). Pėr tė argumentuar kėtė argatllėk, nė vijim po
pėrpiqem tė sjellė njė argument,
i cili asnjėherė nuk ėshtė kontestuar
nga elita
qė apostrofohen si bashkėpunėtorė tė UDBsė. Nė vitin
2000 nė Shkup ėshtė botuar libri Ballė pėr
ballė me vdekjen i Nafi Ēegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 - deri nė vitin 1980 ka punuar nė Sektorin
II tė Shėrbimin Sekret tė Sigurimit Shtetėror, pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme
tė Maqedonisė, nė Shkup. Nė
kėtė libėr ish-udbashi Ēegrani nė mes tjerash
spikatė hapur veprimtarinė e kėtij shėrbimi famėkeq nė hapėsirat shqiptare nė ish-Jugosllavi, dhe i bėnė publike disa emra tė
elitės intelektuale qė iu shitėn
falas kėtij shėrbimi sekret. Shiko: Autori dhe
ballina e librit Ballė pėr ballė...
Ēegrani nė faqen 129 - 130 tė librit Ballė pėr ballė me
vdekjen shkruan: Edhe pas
Plenumit tė Brioneve dhe rėnies sė Rankoviqit,
vazhdon spiunazhi nė mes shqiptarėve
si nė Maqedoni, ashtu edhe nė
Kosovė, Mal tė Zi dhe Shqipėri.
Gati tė gjitha redaksitė e gazetave dhe tė radiotelevizioneve nė Maqedoni dhe
Kosovė shndėrrohen nė qendra rezidente,
me tė cilat
SDBja ( UDBa - Sh.B)
vite me radhė e sinkronizonte
veprimtarinė e vet tė errėt kundėr
shqiptarėve. Nė kohėn kur nė SDB tė Kosovės
vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, kėtij shėrbimi sekret iu "shitėn" falas edhe shumė gazetarė
tė "Rilindjes",
si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndėrsa nė Televizionin
e Prishtinės - Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi,
disa tė punėsuar nė Arkivin
Historik tė Kosovės etj. - pėrfundon citati.
Lexo: kopjen e tekstit
nga libri Ballė pėr ballė Nafi Ēegrani nė vazhdim
thotė se nė redaksin e emisioneve nė gjuhėn shqipe pranė Televizionit tė Shkupit tregohen
mjaftė aktivė Luan Starova dhe Alush Kamberi,
dhe nė
radhėt e tyre hynė ndėrkohė edhe majori rezerv
Menduh Ajdini, dhėndėr i Meti dhe Nushi Kėrliut,
si edhe dhėndri i tyre Ali Aliu. ( Pėr mė tepėr lexo te libri i N.Ēegranit fq.130 ). Nushi Kėrliu ėshtė njė mik i
Ibrahim Rugovės, nė shtėpinė e tė cilit ka ndenjur pėr dhjetė vjet
rresht, gjatė shkuarje - ardhjeve tė tij nga Shkupi
apo Tirana, pėr nė vendet perėndimore. Siē vihet nė dukje
nė kėtė shėnim tė ish-udbashit
Ēegrani, UDBsė, kėtij shėrbimi famėkeq sekret, iu paskan shitur
krejt falas Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti, Mehmet Kraja, Ali Aliu,
tė
gjithė kėta anėtarė tė elitės
intelektuale tė afėrt me regjimit komunist jugosllavė, e qė nė vitin
1989 ishin ideatorė legal pėr themelimin
e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, ndėrsa
ideatorėt ilegal (nė prapaskenė) ishin Rrahman Morina, Agim Mala etj. Jusuf Buxhovi ishte koordinator i Kėshillit Nismėtar tė LDKsė dhe mbante
lidhje me Agim Malėn. Hysen
Gega njėri nga bashkė -veprimtarėt e Jusuf Gėrvallės, nė njė intervistė
dhėnė publicistit tonė tė njohur
B.Elshani, thotė se nė janar 1981 nė zyrat e UDBsė ėshtė marrė
nė pyetje edhe nga udbashi Jusuf Buxhovi. ( Pėr mė tepėr
lexo intervistėn: Hysen Gega:
Asgjė nuk harrohet )
Ndėrkaq ish-informatori
tjetėr i UDBsė Sabri Hamiti
(sipas Ēegranit)
aktualisht ėshtė anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė
Kosovės, kryetar i Komisionit pėr Punė tė Jashtme
dhe anėtar i Komisionit pėr Integrime Evropiane. (Shiko pozitat e Sabri
Hamitit ) Sabri Hamiti ėshtė edhe mik shtėpie
i Dr.Ibrahim Rugovės, dhe konsiderohet si njėri mė me ndikim nė LDK). Nė kėtė shėnim tė ish-udbashit Ēegrani,
figuron edhe Fahredin Gunga, njėri nga dėshmitarėt e UDBsė nė gjykimin e
parė tė Adem Demaēit nė mars 1959, ( Lexo
shkrimin: Kush ishin denoncuesit e Adem
Demaēit nė UDB, nė vitin 1958-59?! ), pastaj Agim Zatriqi, ish-drejtor i RTPsė,
aktualisht drejtor gjeneral i RTKsė, i cili nė nėntor 1981 pėrfshihet nė
diferencimin dhe burgosjen e Mr.Ukshin Hotit. ( Pėr
mė tepėr lexo: A ishin Agim Zatriqi, Azem
Vllasi dhe Ibrahim Rugova pėrgjegjės pėr burgosjen e parė dhe tė tretė tė Mr.
Ukshin Hotit?! ). Duke pasur parasysh tė gjitha kėto
argumente, duket se ėshtė imperativ i kohės hapja e dosjeve edhe pėr
kėtė "elitė...", e cila ėshtė
integruar nė mėnyrė komode, nė tė gjitha institucionet shtetėrore dhe
mediatike tė Republikės sė Kosovės! ( Moderatoti i www.pashtriku.org - 21. 01. 2009 ) |