Reflektimi i ngjarjeve tė vitit 1981

 

Cila ėshtė rėndėsia historike e vitit 1981?

 

·       Nė vitin reflektues 1981 shqiptarėt nga viset e tyre tė robėruara i qartėsuan kėrkesat e tyre. Ndėrkaq, ishte rinia studentore ajo qė nisi udhėn e lirisė, tė cilėn e arriti pas tetėmbėdhjetė vjetėsh Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

 

     Shkruan: Merxhan AVDYLI

 

     Shqiptarėt historikisht kanė pasur perceptime tė ndryshme pėr lirinė, madje shpesh edhe paradoksale. Kjo ėshtė pasojė e jetės nėn robėri. Mirėpo, fatbardhėsisht mbi rėndesėn mė tė madhe historike te shqiptarėt e viseve tė pushtuara, sidomos te njė pjesė e tyre, ka peshuar ndėrgjegjja kombėtare pėr ravijėzimin e lirisė. Kjo vetėdije e ndėrtuar ngadalė dhe e sintetizuar ka arritur t’i sublimojė kėrkesat pėr liri, si dhe kėrkesat e shqiptarėve pėr bashkimin e tyre kombėtar.

 

     Pėrpjekjet pėr fitoren e lirisė te shqiptarėt, kanė qėndruar dhe qėndrojnė nė brendinė e frymės skėnderbegiane, e cila, nė vazhdimėsi, e ka mbajtur gjallė bindjen se liria mund tė fitohet, poqe se pėrdoren tė gjitha mjetet dhe potencialet me tė cilat mund tė disponojė njė popull liridashės.

 

    Nė historinė tonė mė tė re ka pasur vite qė kanė shėnuar kthesa historike dhe kanė sublimuar kėrkesat politike dhe kombėtare. Por, viti 1981 ėshtė viti i cili shquhet nga tė tjerėt, sepse pikėrisht nga aty nisi rrugėtimi nė udhėn e largėt tė lirisė.

 

     Historinė tonė kombėtare, paradoksalisht, e ka pėrshkuar edhe ana e  kundėrt e kėrkesave politike, historike dhe kombėtare tė shqiptarėve: ndarja. Qė nga periudha e qėndresės skėnderbegiane shqiptarėt i ka pėrcjellė ndarja. Edhe nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, kur ishin qartėsuar kėrkesat pėr bashkim, ndėrhyri peri i ndarjes, qė u legjitimua nga Fuqitė e Mėdha tė atėhershme.

 

     Njė histori e dhembshme ėshtė viti i 13, i shekullit tė kaluar, kur, pak pas krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, njė gjysmėshteti, u legjitimua pėr tė satėn herė rindarja e trojeve shqiptare. Kjo histori e dhembshme shqiptarėt i ka ndjekur edhe gjatė luftėrave rajonale dhe tė pėrbotshme, kur me tė gjitha pėrpjekjet pėr liri dhe bashkim, nuk arritėn ta sublimojnė synimin e tyre me shekuj: bashkimin kombėtar.

 

     Por, erdhi sėrish nė shprehje fryma skėnderbegiane e kėrkimit tė lirisė, erdhi viti i ndarjes sė epokės, viti, i cili, si asnjė tjetėr, u bė shėmbėlltyrė e kėrkesave tė shqiptarėve pėr liri dhe pavarėsi: viti 1981, njėri prej viteve mė reflektues nė zhvillimet e mėvonshme politike nė dhe rreth Kosovės. Nė vitin reflektues 1981 shqiptarėt nga viset e tyre tė robėruara, i qartėsuan kėrkesat e tyre. Ndėrkaq, ishte rinia studentore ajo qė nisi udhėn e lirisė dhe atė e arriti pas tetėmbėdhjetė vjetėsh Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

 

     Viti 1981, qė ka mbetur nė kujtesėn mė tė re historike tė shqiptarėve, te Shqiptarėt janė ende nė udhė, kėrkesat e tyre ende nuk janė tė pėrmbushura plotėsisht, synimet e tyre bashkuese, tė gjakuara qė nga epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit, tė vazhduara me Lidhjen e Prizrenit, me Ditėn e Flamurit, me pranverėn e tetėdhjetė e njėshit, me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės - ende kanė mbetur tė parealizuara deri nė fund. Tė duhej qartėsuar edhe nga ana zhvillimore e atyre ngjarjeve, ku si pikė nismėse ishte 11 marsi 1981, ditė kjo qė shėnonte vetėm fillimin e asaj qė kishte ndodhur mė vonė.

 

     Para 27 vjetėve reagimet lidhur me kėto ngjarje ishin tė ndryshme. Populli pėrkrahte fuqimisht ngjarjet, ndėrsa pushtetarėt vasalė tė Kosovės ato i kishin cilėsuar si "armiqėsore", bazuar nė kualifikimet jugosllave pėr ato ngjarje. Me gjithė dhunėn ndaj atyre ngjarjeve dhe bartėsve tė tyre, pushteti jugosllav nuk arriti tė bėjė asgjė nė parandalimin e vazhdimėsisė. Pėrkundrazi, ato u fuqizuan pas disa ditėve, sidomos mė 26 mars, 1, 2 e 3 nė Prishtinė e nė gjithė Kosovėn.

 

     Qartėsia e kėrkesave ishte ajo qė tmerronte pushtetarėt jugosllavė dhe vasalėt e tyre nė Prishtinė, kėrkesa tė cilat sipėrfaqėsoheshin nėpėrmjet parullave qė kishin njė bosht te parulla “Republikė Kushtetutė, ja me hatėr ja me luftė”.

 

Cila ėshtė rėndėsia historike e vitit 1981?

 

     Kthesa historike e vitit 1981 me refleksionet e saj arriti tė ndėrgjegjėsojė njė pjesė tė mirė tė shqiptarėve tė frustruar dhe tė dhėnė pas parullave jugosllave pėr jetė tė pėrbashkėt me sllavėt e jugut. Nė anėn tjetėr, edhe mė pozitive ėshtė vazhdimėsia e mbajtjes ndez tė pishės sė lirisė te shqiptarėt nga trojet e robėruara.