Nė 43 vjetorin e demonstratave tė vitit 1968 |
DEMONSTRATAT E VITIT
1968 Shkruan: Kadri Rexha ( * ) Vitet
e qėndresės sė popullit shqiptar Qėndresa e popullit
shqiptar ndaj dhunės kolonialiste tė Beogradit, ndaj shfrytėzimit ekonomik, shtypjes
politike dhe diskriminimit kombėtar nė vitet e gjashtėdhjeta gjithnjė e mė
shumė po hynte nė njė etapė tjetėr te stoicizmit dhe po e hapte nė
perspektivė njė luftė tė re nė pajtim me kushtet dhe rrethanat e kohės.
Politikės serbomadhe tė gjenocidit, tė persekutimeve e tė asgjėsimit masiv,
politikės sė shkombėtarizimit, tė dėbimit me dhunė nga trojet e veta e tė
padrejtėsive tė pashembullta, e cila iu kishte bėrė nė tė kaluarėn dhe po i
bėhej pėr ēdo ditė popullit shqiptar tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare
brenda kufirit tė Jugosllavisė, i duhej dalė pėrpara pėr tia ndalur vrapin e
saj tė shfrenuar. Ndonėse politika shoviniste e Beogradit jetėsohej nėpėrmjet
metodave perfide e brutale qė nga propaganda pėr liritė e pakufizuara e deri
tek masat represive, ndonėse nė tė rrallė kjo politikė pėrpiqej tė maskohej
me premtime e lajka demagogjike dhe me keqardhje tė ndonjė udhėheqėsi tė
lartė pėr ndonjė gabim tė aplikuar ndaj Kosovės, vala e zemėrimit tė popullit
shqiptar rritej vazhdimisht. Zemėrimi dhe urrejtja e popullit ndaj
pushtuesit, e grumbulluar gjatė viteve tė robėrisė, po i jepte shenjat e
sigurta se Kosova dhe viset e tjera shqiptare nuk do tė mbaheshin mė ashtu tė
shtypura e tė ndrydhura, por pėr sė shpejti do tė shpėrthenin para opinionit
pėr tė shpallur botėrisht tė drejtat dhe aspiratat qė u takonin si dhe tė
kundėrshtonin shtypjen, terrorin fizik e shpirtėror dhe gjenocidin qė po
zbatoheshin kundėr njė populli. Kėto vite tė zemėrimit dhe
tė urrejtjes sė popullit ndaj okupatorit e burrėruan dhe e poqėn edhe
gjeneratėn e re, e cila pėr asnjė ēast nuk u gjend jashtė rrjedhave tė vogla
e tė mėdha tė kohės. Rinia shqiptare, si forcė pėrtėritėse e shoqėrisė, mori
frymė me kėto rrjedha, jetoi aktivisht me popullin, me baticat dhe me zbaticat
e tij, me vitalitetin e saj, me interesimin jetik qė tė gjendet sa mė afėr
vlimeve, rezistencės spontane tė masave tė gjėra si dhe asaj tė organizuar,
ajo kėtyre u dha gjak te ri dhe energji tė re. Rinia, inteligjencia si dhe
pjesa mė e madhe e popullit shqiptar tashmė ishin bindur se tradhtia e
idealeve tė Luftės Nacionalēlirimtare, masakrat shfarosėse nė masė gjatė
vitit 1945 nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Drenicė, nė Llap e nė Gollak, nė
Ferizaj e nė Gjilan, nė Bujanovc e nė Preshevė, nė Tetovė e nė Shkup, nė
Dibėr e nė Gostivar, nė Plavė e nė Guci, nė Tivar e nė Ulqin; vrasja e mijėra
rekrutėve shqiptarė nė rrugėn Prizren-Ulqin, vrasja e mijėra shqiptarėve nė
kampet e pėrqendrimit nė Shkup, Prishtinė, Mitrovicė, Tetovė, etj.; heqja e
Flamurit Kombėtar Shqiptar dhe ndalimi i tij nė vitin 1946, kishin mbetur
prolog i njė vargu aktesh tė tjera tė dhunės dhe tė terrorit qė do tė
viheshin nė zbatim nga regjimi ēetnik serbomadh i Beogradit gjatė viteve qė
do tė pasonin. Doktrinat, teoritė dhe platformat e mėparshme pėr
shkombėtarizimin, shpėrnguljen me dhunė dhe pėr zhdukjen definitive tė
popullit shqiptar, tė pėrgatitura nga institucionet borgjeze tė shovinizmit
serb nė krye me ideologėt e tyre Vasa Ēubrilloviq, Ivo Andriq, Vukotiq, etj.,
nė shtetin e ri tė pasluftės ato ishin plotėsuar me elemente akoma mė tė
tmerrshme tė institucioneve tė reja pėr shfarosjen e shqiptarėve dhe pėr
serbizimin e Kosovės me ēdo kusht. Nė kėtė rrjedhė, terrorin
dhe masakrat e vitit 1945, aksionin e pėrgjithshėm pėr ndėrtimin e Beogradit
tė ri njė vit mė vonė, i pasoi akti tjetėr tragjik pėr shqiptarėt: vrasja e
tyre me anė tė urisė dhe me anė tė sėmundjeve tė ndryshme qė shkaktoheshin
nga mungesa e bukės. Nė emėr tė otkupit famėkeq (tepricave) popullit
shqiptar iu hoq nga goja edhe kafshata e fundit e bukės, iu fshi me fshesė
edhe kokrra e fundit e drithit nė hambar. Po pėr kėtė qėllim iu mor edhe
tėlyeni, djathi, mishi, mjalti, lopa e kosit, iu bastisen edhe arkat e nuseve
dhe ato tė plakave... Te gjitha kėto pastaj u nisėn nė rrugėt e largėta nė
thellėsi tė Jugosllavisė, ku pėrfunduan si ushqim i njerėzve dhe i derrave.
Dhe, pėr ironinė e kohės, tė gjitha kėto u bėnė nė emėr tė solidaritetit
vėllazėror, nė emėr tė ndihmave qė Jugosllavia ia bėnte gjoja popullit vėlla
nė Shqipėri, i cili, sipas tellallėve jugosllavė, me tė dalė nga lufta e
fundit, po hiqte tė zitė e ullirit dhe po vdiste urie. Kjo propagandė, nė
njėrėn anė, synonte tė vriste popullin tonė me uri e, nė anėn tjetėr, synonte
ta ftohte popullin Kosovės nga shteti i ri shqiptar, i cili gjoja nuk ishte
nė gjendje ti sigurojė popullit as bukėn e gojės e as rrobėn trupit e tė mos
flitej pastaj pėr gjėrat e tjera tė nevojshme pėr jetė. Nė emėr tė miqėsisė
me Shqipėrinė, pas dėshtimit tė planit tė turpshėm qė Shqipėria tė bėhet
republikė e shtatė e Jugosllavisė, ky shtet do tė bėhet dorėlirė dhe nė
territorin e Kosovės, nė rrethin e Gjakovės, mu nė zonėn kufitare me
Shqipėrinė, duke lejuar dhe organizuar formimin e qeverisė shqiptare nė
emigracion. Me njė bujari dhe zemėrgjerėsi tė pashembullt, Jugosllavia me tė
gjithė mekanizmat e saj shtetėrore kėtė qeveri e pėrkrahu dhe i ndihmoi
politikisht dhe materialisht. E pėrkrahur moralisht dhe materialisht nga
Jugosllavia, kjo qeveri nė aktivitetin e saj politik e nxirrte edhe organin e
saj me titull Flamuri i lirisė, qė botohej dy herė nė muaj nė Prishtinė.
Pėrkundėr ėndrrave me sy hapur tė Jugosllavisė, populli i varfėr dhe i
plaēkitur i Kosovės jetonte me realitetin e rėndė e tė hidhur. Shumė artikuj
qė i kėrkoheshin nuk i kishte as pėr vete e lėre me ti kishte tepricė. Nė
rrethana tė kėtilla, pėr ti shpėtuar ndėshkimit tė rėndė qė shkonte deri nė
dėnim me vdekje, popullit iu desh tė hyjė nė borxhe tė pėrhershme te kulakėt
dhe te popullsia vendėse serbe e malazeze, nė mėnyrė qe tu pėrgjigjej
pozitivisht detyrimeve tė pushtetit. Nė vend tė tlynit lejohej tė dorėzohej
edhe dhjami i derrit, tė cilin populli shqiptar e blinte me ēmime tė larta
nga fqinjėt serbė e malazez. Nė kėtė mėnyrė shqiptari i skamur u varfėrua
deri nė pikė tė fundit. Atij, nė mungesė tė bukės, pėr tė mbajtur shpirtin
gjallė, iu desh tė pėrdorte pėr ushqim barishte, hithra, rrėnjė dhe lėvore tė
bimėve, duke e pėrballuar kėshtu bllokadėn e urisė si fisi i Kelmendit dikur
nė njė rrethim tė V. Pashės. Bllokada e urisė popullit tė Kosovės i kushtoi
disa mijėra tė vdekur, sidomos fėmijė, por edhe mijėra tė tjerė te sėmurė nga
organet e tretjes dhe shkuarja e barkut. Nė vazhdimėsinė e planeve
tė tyre tė errėta nė fillim tė viteve tė pesėdhjeta, dhunėn dhe presionin mbi
popullin shqiptar pushteti e orientoi dhe e shtriu edhe ne planin social dhe
etnopsikologjik. Duke e njohur mirė mentalitetin, psikologjinė dhe traditat
patriarkale tė popullit tonė, institucionet antishqiptare tė ngritura nė
nivel shteti, pa kurrfarė pėrgatitjesh parapake, pa kurrfarė kushtesh reale,
me vrazhdėsinė mė tė madhe qė i karakterizonte ato vite nga plagėt qė ende
kullonin nga Lufta e fundit, ia filluan kolektivizimit tė Kosovės. Me
aplikimin e kolektivizimit nė Kosovė, nė regjionin e vetėm nė Jugosllavi,
dhuna mbi popullin shqiptar u shkallėzua edhe mė shumė. Natyrisht, pėr
kushtet e kohės, sidomos pas propagandės shtetėrore, tė lėshuar pėrmes
njerėzve tė vet lidhur me humbjen e tokės, bagėtisė, bjerrjen e adeteve dhe
zakoneve tė lashta shqiptare, me kazanin e pėrbashkėt dhe me mėnyrėn e jetės
a la ruse, hyrja nė kolektiv pėr kosovarin ishte njė provė e rėndė dhe e
pamundshme. Personi i cili nuk pranonte qė sė bashku me familjen tė hyjė nė
kolektiv, akuzohej si reaksionar, kulak, armik i shtetit, i popullit dhe i
socializmit. Ndaj personave tė tillė merreshin masat mė tė ashpra politike
dhe administrative, duke i dėnuar me izolim, me burgim e deri me asgjėsim me
anė torturash tė egra. Mbi tė gjitha, masa e izolimit ishte mė e rėnda. Me
anėn e saj familja shqiptare izolohej nga ēdo aktivitet njerėzor dhe
shoqėror. Nuk lejohej ti hynte kush nė shtėpi e as ajo ti shkonte ndokujt,
qoftė nė gėzim e qoftė edhe nė hidhėrim. Familja e izoluar e kishte tė
ndaluar tė shiste dhe te blinte nė treg. Asaj nuk guxonte askush tia
kėrkonte vajzėn e as ti jepte nuse pėr djalė. Nė kėtė mėnyrė familja e
izoluar detyrohej tė jetonte vazhdimisht nėn tehun e shpatės sė ndalesave tė
pėrgjithshme qė jetės dhe punės ia humbnin kuptimin e tyre tė mirėfilltė. Nė
anėn tjetėr, kolektivizimi nxiti ngatėrresa me pėrmasa tė mėdha ndėrmjet
fshatarėve. Ato ngatėrresa nė tė shumtėn e rasteve pėrfundonin me vrasje. Ne
kuadėr tė masave tė dhunės pushteti nėpėrmjet organeve tė UDB-ės organizonte
edhe provokacione te ndryshme qė tė kishte tė drejtė ta arrestonte dhe ta
burgoste kėdo qė tė dėshironte gjoja me dyshim tė bazuar se ka kryer vepėr
penale kundėr popullit dhe kundėr shtetit. Duke e parė se masat e
aplikuara deri nė atė kohė mbi popullin shqiptar tė Kosovės dhe tė viseve tė
tjera shqiptare nuk po jepnin rezultatin e pritur nė mėnyrė tė shpejtė,
pushteti, i nervozuar deri nė kulm, vendosi tė ndėrmarrė dhe tė zbatojė njė
provė tjetėr tė rėndė, me tė cilėn synonte ta ulte dinjitetin e popullit deri
nė baltė. Nė dimrin e vitit 1955/56 Ministria e Punėve tė Brendshme organizoi
Aksionin pėr mbledhjen e armėve, tė cilat popullit shqiptar i kishin mbetur
gjoja nga Lufta e fundit dhe paraqitnin rrezik pėr sigurinė e rendit
shtetėror dhe se UDB-a gjoja kishte njoftime tė hollėsishme pėr pėrgatitjen
dhe shpėrthimin e njė kryengritjeje tė shqiptarėve tė Kosovės kundėr
Jugosllavisė. Mbledhjen e armėve apo thėnė mė mirė blerjen e tyre me ēmime tė
larta nga organet e UDB-sė i shoqėroi njė terror i papresedencė dhe i padėgjuar
ndonjėherė. Nė fakt, sikurse tė gjitha masat e deriatėhershme tė dhunės, edhe
Aksioni i armėve - siē pohon J. Gėrvalla - ishte njė nga mėnyrat pėr presion
mbi popullin shqiptar, me qėllim kryesor e tė fundit - shpėrnguljen e
shqiptarėve nė Turqi e gjetkė. Prandaj, nė valėn e gjithė kėsaj dhune dhe
kėtij terrori tė egėr, qeveria jugosllave pa fije turpi predikonte dhe
propagandonte si tė vetmen rrugė tė shpėtimit tė popullit shqiptar pėrqafimin
dhe pranimin e kombėsisė turke, e pastaj mė njė shpirtgjerėsi tė pashembullt,
nė pėrkim me planet e Ēubrilloviqit dhe tė kontratės sė qeverisė sė
Stojadinoviqit pėr shpėrnguljen e mė se 500.000 shqiptarėve pėr nė Turqi, ajo
shprehte gatishmėrinė qė pėr kėtė element tė trilluar ta angazhojė vetė
administratėn e saj lidhur me kushtet e kėnaqshme tė shitjes sė pasurisė nė
Kosovė dhe tė shpėrnguljes sa mė tė lehtė pėr nė shkretėtirat e Anadollit.
Natyrisht qė propagandėn, presionin, dhunėn dhe terrorin e organeve tė UDB-ės
i pasoi njė shpėrngulje masive e shqiptarėve pėr nė Turqi, Evropė dhe
Amerikė. Nė vitet e pasluftės, deri nga gjysma e parė e viteve tė
gjashtėdhjeta, Kosovėn nga dhuna e braktisėn mbi gjysmė milioni shqiptarė,
ndėrsa sipas shėnimeve zyrtare tė publikuara pas Plenumit tė Brioneve nė
revistėn e Zagrebit VUS theksohet se vetėm gjatė periudhės sė aksionit tė
armėve pėr nė Turqi janė shpėrngulur rreth 300.000 shqiptarė. Gjatė aksionit
tė mbledhjes sė armėve populli u torturua dhe u masakrua ne mėnyrat mė
barbare me ērast 100 persona humben jetėn nga duart e kasapėve tė
Rankoviqit, ndėrsa 30.000 tė tjerė mbetėn me pasoja tė rėnda e tė pėrjetshme
fizike dhe shpirtėrore. Masat represive tė dhunės dhe tė terrorit nė masat e
gjėra popullore shėnuan ngritjeje tė re nga ana e UDB-ės sidomos gjatė vitit
1958 e mė vonė. Populli shqiptar, tashmė i vendosur deri nė fund tė qėndrojė
nė trojet e tė parėve, kishte ngulur kėmbė qė nga rezistenca spontane
individuale nė shtėpi, nė rrugė, nė treg, nė vendin e punės, nė zyrė e nė
qeveri tė kalojė nė rezistencė tė organizuar masive duke shpėrndarė afishe,
trakte dhe flamuj kombėtarė. Populli
shikonte me optimizėm ardhmėrinė Zemėrimin e popullit
shqiptar nė kėtė kohė e ngriti peshė sidomos burgosja e njė numri tė madh tė
anėtarėve tė organizatave tė ndryshme patriotike ilegale, tė cilat i kishin
shpallur luftė tė pakompromis pushtuesit dhe shėrbėtorėve tė tij. Burgosjet
masive tė bijve tė popullit nė Prishtinė, nė Mitrovicė, nė Gjilan dhe nė tė
gjitha viset e tjera shqiptare nė Jugosllavi u bėnė objekt i bisedave dhe i komentimeve
tė gjalla nė popull. Populli shqiptar i Kosovės, i pėrtėritur tashmė me fuqi
tė reja, i trimėruar nga fakti se tashme qenka me zot, me pararojėn e tij,
filloi tė merrte frymė mė lirshėm dhe nisi tė shikonte mė me guxim e
optimizėm edhe ardhmėrinė. Nė rrethana tė reja, kur populli mė shumė mundime
e sakrifica e kishte shkolluar plejadėn e re tė intelektualėve, edhe pse ende
tė paktė nė numėr, rezistenca spontane dhe ajo e organizuar po i kundėrvihej
shumė mė me sukses dhunės dhe terrorit tė ēmendur shtetėror. Rezistenca e
ndėrgjegjshme e popullit tonė gradualisht nisi tia ējerrė maskėn pushtetit
jugosllav, duke e bėrė atė qė tė pranonte edhe botėrisht se problemi i
Kosovės ėshtė gjithnjė i gjallė si njė vullkan qė pret tė aktivizohet njė
ditė. Nė mėnyrė tė veēantė popullin e Kosovės e aktivizoi burgosja e
intelektualit tė ri popullor, shkrimtarit dhe atdhetarit Adem Demaēi, i cili
pėr veprimtari kundėr shtetit jugosllav u dėnua me pesė vjet burg tė rėndė.
Nė romanin Gjarpijt e gjakut shkrimtari i shpalli luftė tė rreptė
vėllavrasjes, tė cilėn e nxiste dhe e mėkonte pushteti me veglat dhe
mekanizmin e tij, qė populli ynė tė pėrēahej sa mė shumė dhe tė njollosej
para opinionit si popull i egėr. Romani hapej me pėrkushtimin: Jo - atyne qė janė
trima me ngrehė gishtin e
krimit, por - atyne qė janė
burra me shtri dorėn e
pajtimit... dhe pėrfundonte duke e ftuar gjeneratėn e re: Qe, qita janė gjarpnojt...
Kta lypin veē gjak... Nalni!.. Shtypjauni kryet!... -Ju muni me i nalė, ju
muni me jau shtypė kryet se ju 'ini t'farės s're... Qėndrimi i Adem Demaēit
ne burg, para organeve tė hetuesisė dhe para trupit gjykues e tmerroi
pushtetin. Ai nga pozita e tė pandehurit procesin gjyqėsor e shndėrroi nė
akuze tė ashpėr kundėr robėrisė jugosllave. Dhe nga kjo kohė e kėtej gjykatat
jugosllave nė Kosovė nuk do tė pushojnė pėr asnjė moment sė dėnuari bijtė dhe
bijat mė tė mirė tė popullit shqiptar, tė cilėt nuk do tė kursejnė asgjė pėr
fitoren e lirisė sė popullit dhe tė atdheut tė tyre. Nė kundėr tė zgjimit,
vetėdijesimit dhe aktivitetit politik tė popullit shqiptar nė Kosovė dhe kudo
nė trojet shqiptare brenda kufirit tė ish-Jugosllavisė, si nė aspektin cilėsor
ashtu edhe nė atė sasior, viti 1961 shėnon edhe njė hap pėrpara. Nė kėtė vit,
ndonėse zbulohet dhe bie nė dorė tė UDB-ės organizata patriotike e udhėhequr
nga patrioti Kadri Halimi, e cila kishte zhvilluar njė aktivitet tė
konsiderueshėm, idealet e larta tė popullit pėr jetė tė lirė dhe tė drejta
njerėzore jo vetėm nuk po shuheshin mė, por ato po shpėrthenin mė fuqishėm
duke e marrė edhe formėn e tyre mė tė qartė dhe mė tė plotė. Po nė kėtė vit
del nga burgu edhe Adem Demaēi. Pas udhėtimeve tė tij trup e tėrthor trojeve
tė robėruara shqiptare si edhe pas njohjes se tij nė mėnyrė mė tė
drejtpėrdrejtė me vuajtjet dhe ėndrrat e popullit, Adem Demaēi krijon bindjen
e thellė se tashmė ishin pjekur kushtet shoqėrore dhe politike pėr krijimin e
njė organizate tė fortė patriotike, e cila do ti delte nė ballė lėvizjes
ēlirimtare tė masave tė gjėra, duke i orientuar ato nė njė luftė tė drejtė. Me pėrpjekjet e tij tė
urta, sė bashku me shumė patriotė tė tjerė, Adem Demaēi ia vuri themelet
organizatės patriotike Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve. Kjo
organizatė nė njėrėn anė bėnte presion mbi okupatorėt pėr realizimin e tė
drejtave qė parashikohen me kushtetutėn jugosllave, e qė nuk janė zbatuar
kurrė, e nga ana tjetėr duhej tė bėheshin pėrgatitje qė, nė momentin e duhur,
populli shqiptar tė ngrihej nė mėnyrė tė organizuar nė LNĒ, ti ēlirojė tė
gjitha trojet e veta nga robėria jugosllave dhe tė bėnte bashkimin me shtetin
kombėtar e kėshtu tė realizoheshin aspiratat shekullore tė popullit shqiptar
- tė krijohej shteti shqiptar brenda kufijve tė tij kombėtar. (Zėri i
Kosovės, nr.3, 1982). Aktiviteti revolucionar i kėsaj organizate ishte i
gjithanshėm dhe hasi nė mirėkuptim tė plotė tek shtresat e gjėra tė popullit
shqiptar. Lėvizja me aktivitetin e saj tė pareshtur ia ēori maskėn okupatorit
dhe veglave tė tij; kundėrshtoi shtypjen, shfrytėzimin dhe padrejtėsitė
shoqėrore dhe kombėtare qė bėheshin nė kurriz tė popullit shqiptar; ia sqaroi
popullit veprimtarinė e errėt tė diplomacisė sė Fuqive tė Mėdha dhe tė
shteteve grabitqare fqinje, tė cilat nė vitin 1913 e ndanė pėrgjysmė popullin
shqiptar dhe trojet e tij; ia sqaroi popullit edhe faktin e tragjedisė mė tė
re tė Kosovės qė erdhi si rezultat i tradhtisė sė idealeve tė LNĒ mė 1945 nga
ana serbo-jugosllave dhe nė fund Lėvizjes i takoi fati dhe nderi qė me
veprimtarinė e saj tė dendur, nė tė gjitha trojet shqiptare, ta ringjallė
kujtimin e Flamurit Kombėtar Shqiptar, tė ndaluar menjėherė pas Luftės sė
Dytė Botėrore. Dhe kėshtu, pas njė aktiviteti tė gjithanshėm trevjeēar, nė
qershorin e vitit 1964 Lėvizja zbulohet nga organet e UDB-ės dhe nė kėtė
mėnyrė njė numėr i madh i anėtarėve tė saj e sidomos udhėheqėsit kapen dhe
mbyllen nė burgjet hetuese. Gjatė kėtij procesi nėpėr duart e organeve tė hetuesisė
kaluan disa qindra atdhetarė, bijtė mė tė mirė tė popullit, me pėrbėrje tė
ndryshme profesionale. Gjyqet jugosllave nė Kosovė i dėnuan rreth 500 persona
me nga disa muaj burg, ndėrsa pesėdhjetė e shtatė udhėheqės dhe anėtarė tė
dalluar tė Organizatės i dėnuan prej 3-15 vjet me burg tė rėndė. Megjithatė,
edhe pse e dėmtuar nė masė tė konsiderueshme, Lėvizja nuk e pushoi
veprimtarinė e saj as nė tė ardhmen. Me shpėrndarjen e trakteve, me ngritjen
e flamujve kombėtarė nė tė gjitha viset shqiptare, me pėrtėritjen e radhėve
me anėtarė tė rinj, aktiviteti i Lėvizjes u rrit pėrherė e mė shumė, duke
depėrtuar nė shtresat e gjėra tė popullit dhe nė tė gjitha poret e jetės
politike e shoqėrore tė Kosovės dhe mė gjerė. Zgjimi i popullit shqiptar,
vetėdijesimi i popullit nė planin shoqėror, historik dhe politik, mospajtimi
i popullit me robėrinė dhe padrejtėsitė qė ushtroheshin nė dėm tė tij dhe
sidomos pėrkrahja qė Lėvizja e hasi nė popull, e tmerroi pushtuesin. Presioni kėmbėngulės i
popullit shqiptar kundėr pushtetit gjakpirės tė Beogradit si dhe lufta e
vazhdueshme e klanit serb pėr pozita, dominim dhe hegjemonizėm nė tėrė
shtetin, nė verėn e nxehtė tė vitit 1966, e ēoi Federatėn jugosllave nė
Plenumin e Brioneve. Nė kėtė luftė te ashpėr, ndėrskėmbcash tė fshehta dhe
ballafaqimesh tė ngėrdheshura, J. B. Tito doli fitues mbi shokun e tij tė
luftės, ministrin e organeve tė UDB-ės, kriminelin namkeq Aleksandėr
Rankoviq, duke e demaskuar pastaj kėtė si fajtorin kryesor pėr tė gjitha
krimet qė ishin hėrė pas Luftės e deri atėherė nė dėm tė popullit shqiptar.
Nė kėtė mėnyrė Tito kthehet nė Beograd nė postin e shefit tė shtetit, nė atė
tė forcave tė armatės, nė atė tė partisė, etj., duke bėrė pėrpjekje ta bindė
opinionin se mė kėtė rast i kishte tė pastra duart prej kryexhelati. Nė tė
njėjtėn kohė, pas kėsaj plasaritjeje nė mes tė klaneve tė Federatės, qė u
hetua tashmė botėrisht, edhe renegatėt shqiptarė shpejtuan, kush e cili mė
parė, duke e ngritur zėrin deri nė qiell, nė mėnyrė qė para popullit shqiptar
tė liroheshin sado pak nga barra e rėndė e fajit me alibinė se gjoja nuk
kishin ditur asgjė mbi vallen makabre tė pėrgjakshme qė mbi popullin shqiptar
tė Kosovės e mė gjerė ishte luajtur pėrmbi njėzet vjet me radhė. Nė fakt, me
kėtė ata tregonin se gjatė atyre viteve tė robėrisė kishin qėndruar tė qetė
nė kolltukun e butė tė udhėheqėsve tė popullit duke e bėrė veshin shurdh e
syrin qorr pėrpara vuajtjeve e krajatave tė popullit, pėrpara klithmės dhe
gjėmės sė Kosovės sė rrahur shumėfish. Nė pėrpjekje pėr tė pėrfituar
simpatinė e popullit, tė cilėn nuk e kishte pasur kurrė, i vetėdijshėm se
populli nuk gėnjehet lehtė, sidomos kur ėshtė fjala pėr dhembjen qė e ka
pėrjetuar nė lėkurėn dhe nė shpirtin e tij, renegati Ali Shukriu detyrohet tė
bėjė njėfarė autokritike, si pėr vetvete ashtu edhe pėr shokėt e tij tė
sahanit me kėto fjalė: Ne kemi ditur pėr tė gjitha krimet dhe zullumet qė
janė herė nė Kosovė, pėr kėto kemi qenė tė njoftuar edhe nga ankimet e
popullit; por tek ne ka dominuar ndjenja e karrierizmit, e mirėqenies dhe ajo
e frikės... Prandaj, nga ana e udhėheqėsve shqiptarė, pėr aq sa dihet
botėrisht deri sot, asnjėherė nuk u ngrit zėri i sė drejtės dhe protesta e
arsyeshme kundėr krimeve, dhunės dhe gjenocidit serb mbi popullin tonė
martir. Ne kėtė mėnyrė, me vetėdije tė plotė, ata u inkuadruan kokė e kėmbė
nė rrjedhėn e ngjarjeve, duke u bėrė ndihmė e madhe e armikut, ashtu siē
bėhet pyka pėr druvarin gjatė ēarjes sė lisit, sikur tė ishte fjala pėr njė
rrjedhė normale tė ngjarjeve shoqėrore-politike nė kohė dhe nė njė midis tė
caktuar. Megjithėkėtė armiku i kishte shpėrblyer ata edhe pėr kėtė ndihmė.
Kjo do tė shihet pas hapjes sė 120.000 dosjeve tė pėrpiluara nga organet e
UDB-ės, ku pėrkrah patrioteve tė popullit do tė gjenden nė thumb tė armikut
edhe renegatėt e tij. Si ēdo okupator, edhe okupatori serb qe nė fillim i
kishte bėrė llogaritė: atij qė me besnikėrinė e qenit i shėrben armikut tė
popullit tė vet, nuk duhet t'i falet respekti, por pėrbuzja... Vitet
e njė stine tė re Ndonėse askush nuk ushqente
ndonjė iluzion tė veēantė lidhur me pėrmirėsimin e gjendjes dhe tė pozitės sė
shqiptarėve qė jetonin nė trojet e veta brenda kufirit politik jugosllav,
prapėseprapė vitet pas Plenumit tė Katėrt tė LKJ-sė nė Brione, populli
shqiptar i Kosovės, i pėrjetoi si vite tė njė stine tė re, si vite tė njė
pėrtėritjeje tė pėrgjithshme, si vite tė njė rilindjeje kombėtare. Qeveria e
Beogradit pėr tu shfajėsuar pėr krimet e saj tė pashėmbullta, si pėrpara
opinionit shqiptar ashtu edhe pėrpara atij tė brendshėm dhe atij
ndėrkombėtar, sė pari e demaskoi dhe e zbriti nga posti i shefit tė UDB-ės
armikun e shtetit tė Jugosllavisė, Aleksandėr Rankoviqin, e pastaj filloi njė
fushatė tė fryrė premtimesh demagogjike lidhur me njohjen e tė drejtave tė
gjithanshme, tė cilat sikurse tė gjithė popujve nė Federatė, edhe popullit
shqiptar ia garantonte Kushtetuta e RSPJ-sė. Nė situatėn e re tė krijuar pas
Plenumit, krahu pėrparimtar i kuadrove dhe i inteligjencies popullore, qė
tashmė pas njė mijė vuajtjesh e sakrificash kishte arritur tė dalė nga bankat
e shkollave tė mesme dhe fakulteteve tė ndryshme tė Jugosllavisė, tash e ngre
zėrin edhe legalisht duke kėrkuar tė drejta politike, demokratike, kulturore
dhe arsimore, tė sanksionuara nė Kushtetutė. Qė nė fillim u kėrkua qė nė arsimin
fillor dhe atė tė mesem tė pėrfshiheshin pa kurrfarė pėrjashtimi tė gjithė
nxėnėsit e kombit shqiptar, ashtu siē bėhej qė nga vitet e pasluftės pėr
popullatėn serbe dhe malazeze. U kėrkua hapja e shkollave tė reja, ngase
vetėm atė vit pėr shkak tė mungesės sė lokaleve shkollore jashtė bankave tė
shkollės kishin mbetur 50.000 fėmijė tė moshės shkollore. U kėrkua qė nė
shkolla tė flitet dhe tė shkruhet lirisht nė gjuhėn amtare jo vetėm nė
kuadrin e orėve tė lėndės sė gjuhės shqipe, por edhe gjatė zhvillimit tė
lėndėve tė tjera mėsimore. Pastaj u kėrkua hapja e shkollave tė tė gjitha
shkallėve dhe profileve, masivizimi i letėrsisė dhe nxjerrja e njė vargu
organesh tė shtypit, hapja e rrjetit bibliotekar, themelimi i teatrove,
themelimi i institucioneve pėr studimet dhe pėrhapjen e kulturės kombėtare,
administrata dygjuhėsore me kuadrin e pėrberė sipas pėrqindjes sė numrit tė
popullsisė qė jetonte nė Kosovė, kthimi i rreth pesėqind mijė shqiptarėve tė
shpėrngulur nga dhuna e pushtetit dhe riatdhesimi e tyre nė vatrat
shekullore. Nė kėtė vazhdė u kėrkua tė njihet edhe jeta dhe tė arriturat e
popullit shqiptar nė RP tė Shqipėrisė. U apelua qė nga RPSH tė kėrkoheshin
libra letrare e shkencore, filma e muzikė shqiptare. Nga kėrkesat
kėmbėngulėse dhe tė drejta tė popullit edhe udhėheqėsit shqiptarė zunė ta
prishnin rehatinė e tyre dhe tė zgjoheshin si ariu nga kllapia e njė gjumi tė
gjatė dimėror. Nė mėnyrėn e rrotullimit tė gurit tė mullirit, qė forcėn
lėvizėse e ka poshtė, ashtu edhe nė Kosovė gjithēka qė kishte filluar tė ecte
pėrpara, burimin e kishte tek shtresat e gjėra popullore. Sikur zogjtė qė marrin
krahė e fluturojnė lirshėm nė qiellin e paskaj edhe gjeneratat e reja po
nxitonin tė shkelnin nė shtigje tė hapura, atje ku i thėrriste jeta, nė
shėrbim tė atdheut tė shumėvuajtur. Kosova zhytur dhe e mbytur nga terri i
obskurantizmit dhe i injorancės, qė vinte si rezultat i dhunės sė pushtuesit,
po zgjohej me ėndrrat shekullore tė lirisė. Ajo digjej flakė nga etja e
pashuar pėr gurrėn e bardhė e te pashtershme tė diturisė dhe tė sė vėrtetės.
Nė kėtė stinė tė zgjimit, prandaj, dikujt i ra hise tė merrte ditarin e
nxėnėsve nė dorė dhe tė punonte si mėsues edhe nė fshatrat mė tė humbura tė
Kosovės, e dikujt tjetėr tė ulej nė bankat e tempullit tė diturisė dhe tė
dritės nė Fakultetin e ri e tė vetėm nė Prishtinė, qė ishte degė e
Universitetit tė Beogradit. Populli po kėrkonte zgjerimin horizonteve tė
njohurive dhe krijimin e mundėsive pėr thellimin e diturisė... Nė mėnyrė tė
veēantė gjenerata e re u bė edhe mbėshtetja mė e sigurt e inteligjencies
shqiptare pikėrisht nė kohėn mė tė thirrshme, atėherė kur nė pozitėn e
Kosovės, si njėsi krahine e thjeshtė e Serbisė (obllast), me amandamentet
kushtetuese te vitit 1967 dhe 1968, kishin filluar te bėhen ndryshime. Nga rrethanat e krijuara asokohe,shenjė se anija ka zėnė tė lundrojė
me erė tė mbarė, rezultatet e para u dukėn nė arsim dhe nė kulturė. Ndonėse
ende mungonte rrjeti shkollor i nevojshėm, nxėnėsit shqiptarė regjistroheshin
mė me lehtėsi nė shkollė. Kuadri arsimor qė zhvillonte mėsimin nė gjuhėn
serbe nisi tė zėvendėsohet me kuadrin shqiptar. Natyrisht, nė atė kohė,
Kosova ende nuk kishte kuadėr tė mjaftueshėm pėr t'i mbuluar tė gjitha
nevojat qė i kėrkonte arsimimi nė gjuhėn shqipe. Vetėm nė fillim tė vitit shkollor
1967/68 nė Kosovė mungonin rreth tre mijė arsimtarė, ndėrsa nga ata qė
punonin rreth 70 pėr qind ishin tė pakualifikuar. Prandaj edhe pėr njė kohė
lėndėt kryesore tė shkencave tė natyrės dhe tė shoqėrisė nxėnėsit shqiptarė i
zhvillonin nė gjuhėn serbokroate. Nxėnėsit shqiptarė, bij dhe bija tė njė
populli tė stėrvuajtur, iu pėrveshėn mėsimit me zell dhe me entuziazėm tė
pakufishėm. Tė lodhur me terrin dhe prapambeturinė shekullore, ata i
udhėhiqte etja e pashuar pėr dituritė dhe pėr zgjerimin e njohurive tė
veēanta dhe tė pėrgjithshme. Orientimi kryesor i tyre u drejtua sė pari nė
njohjen e vetvetes, nė zbulimin e rrėnjėve tė lashtėsisė, nė njohjen e sė
kaluarės sė largėt dhe tė afėrt tė popullit tė tyre, e cila deri nė atė kohė
kishte qenė e gjykuar tė qėndronte nė terr, ndėrsa zbulimi i saj sado i
pėrciptė dėnohej me ligjet inkuizicionale tė ngritura nė sistem shtetėror.
Pos librave shkollore tė autorėve jugosllavė, nė mesin e nxėnėsve filluan tė
qarkullojnė me tė madhe edhe ata pak libra nė gjuhėn shqipe, tė cilėt deri
atėherė gjendeshin nė indeksin e librave tė ndaluar. Librat lexoheshin me njė
frymė, me lot nė sy, duke e pėrtėritur qenien e secilit lexues sikurse shiu i
butė i verės bimėn pas njė thatėsie tė gjatė. Ndėr librat qė asokohe
lexoheshin dhe analizoheshin nė mesin e nxėnėsve ishin veprat jo tė plota tė
Naimit, Ēajupit, Shirokės, Gurakuqit, Mjedės, Migjenit, Nolit, Asllanit, e
pak mė vonė edhe Lulja e kujtimit e F. Postolit, Sikur tisha djalė e H.
Stėrmillit e ndonjė tjetėr. Duke e shfrytėzuar
situatėn konfuze tė pas Plenumit, duke i shfrytėzuar kritikat dhe
autokritikat e udhėheqėsve tė lartė tė shtetit, keqardhjet e tyre tė
pakufishme, si dhe gatishmėrinė e tyre tė shprehur pėr ti korrigjuar
gabimet qė ishin bėrė ndaj shqiptarėve pėr njėzet vjet rresht, duke ua mohuar
shqiptarėve edhe tė drejtat mė elementare, kuadri pėrparimtar shqiptar arriti
tė shpallė edhe nė Kosovė vitin 1968 vit jubilar me rastin e 500-vjetorit tė
vdekjes sė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Nė shenjė tė kėtij jubileu revistat
e pakta tė asaj kohe Jeta e re dhe Zėri i rinisė duke filluar qė nga viti
1967 dhe gjatė gjithė vitit vijues jubilar botuan materiale tė ndryshme
historike dhe letrare si dhe riprodhime pikturale dhe skulpturale tė autorėve
nga RP e Shqipėrisė e qė lidheshin me epokėn e lavdishme tė Skėnderbeut. Nė
kėto rrethana njė punė tė mbarė e filloi edhe Redaksia e Botimeve Rilindja
me publikimin e veprave qė inkuadroheshin nė shėnimin e atij jubileu, si
Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut» e M. Barletit,
Bashkėluftėtarėt e Skėnderbeut e A. Harshovės, apo Historia e Skėnderbeut»
e F. Nolit, Histori e Skėnderbeut e N. Frashėrit nė botim tė Entit tė
teksteve tė Prishtinės, etj. Po ashtu edhe Edicioni i Flakės sė
vėllazėrimit nė Shkup, nė kuadėr tė kėtij jubileu boton apologjinė Gjergj
Kastrioti, princi i shqiptarėve tė F. Bardhit si dhe disa pėrmbledhje
kėngėsh dhe tregimesh popullore pėr Skėnderbeun. Pesėqindvjetori i vdekjes sė
Skėnderbeut mė kėngė dhe me recitime do tė shėnohet nė ēdo komunė tė Kosovės,
bile edhe nėpėr shumė fshatra. Por manifestimi kryesor mbahet nė Prishtinė mė
17 janar 1968, ku edhe do ti fillojė punimet me sukses Simpoziumi pėr
Skėnderbeun. Pjesėmarrės nė kėtė Simpozium do tė jenė personat mė tė privilegjuar,
tė cilėt pos pėrcjelljes sė ligjėratave shkencore, gjatė atyre ditėve do tė
shohin lirisht edhe Emblemėn e Kastriotėve, Flamurin e kuq me shkabėn e zezė
dykrerėshe, e cila qėndronte hijerėndė nė platformėn e sallės sė punimeve.
Kjo emblemė nėpėrmjet gojės sė pjesėmarrėsve do tė marrė fuqinė e diellit
duke e shndritur dhe duke e ngrohur nė shpirt mbarė Kosovėn. Nga punimet e
Simpoziumit si dhe nga publikimet e tjera tė kėsaj natyre gjatė atij viti
populli shqiptar do tė njihet me periudhėn e Motit tė Madh, me njėrėn nga
periudhat mė tė lavdishme nė historinė e kombit tonė. Nė kėtė kohė mbarė
opinioni do tė njihet edhe me tė vėrtetėn e Luftės sė Kosovės tė vitit 1389,
nė tė cilėn nuk paskėshin luftuar vetėm serbėt me nė krye Llazarin kundėr
Perandorisė Osmane, siē thuhej nė tekstet e historisė tė hartuara nga autorėt
serbė, por nė atė luftė kishin marrė pjesė edhe shqiptarėt si dhe tė gjithė
popujt e tjerė tė Ballkanit dhe mė gjerė. Atmosfera e krijuar kudo nė Kosovė
popullit shqiptar po ia shtonte krenarinė kombėtare dhe po ia forconte
bindjen pėr tė ardhmen e ndritur dhe tė sigurt. Nga ligjėratat plot frymėzim
tė arsimtarėve si dhe nga pėrgjigjet e zėshme tė nxėnėsve tė palodhshėm
shqiptarė, edhe shkollat e Kosovės e thyen heshtjen e tyre monotone. Sidomos
orėt e gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe nga nxėnėsit priteshin me padurim. Me
tė njėjtėn dėshirė pritej edhe ora e historisė aty ku arsimtari i kėsaj lėnde
ishte shqiptar, meqė njė pėrqindje e kėsaj lėnde i kushtohej edhe historisė
sė popullit shqiptar, qė zhvillohej nga njė tekst i historisė hartuar nga Ali
Hadri dhe Milan Perkaj. Shkollat, rrugėt e sheshet nė kėto rrethana buēitnin
nga entuziazmi dhe zgjimi. I madh e i vogėl u bėnė poetė dhe kėngėtarė.
Secili dėshironte tė shkruante njė vjershė apo njė tregim pėr Skėnderbeun,
secili pėrpiqej tė flakte ndjenjėn e ndrydhur ndėr shekuj pėrmes kėngėve pėr
Skėnderbeun dhe pėr figurat e tjera tė historisė sonė: Frynė murlani me stuhi
Qielli bumbullonte Nėn Flamurin kuq e zi Skėnderbeu luftonte Hej, trim, o Skėnderbe
O krenari shqiptari Me ēliru Atdheun Nluftė je nisė ma i
pari Tjapim besėn tgjithė
sa jemi Trim, o Skėnderbe Pėr Atdhe jetėn
shqiptari E jap si me le... Janė kėto vargje tė njė
kėnge tė krijuar asokohe nė Kosovė, e cila i jepte vulėn gjithė asaj
atmosfere dhe atij entuziazmi masiv. Gjithēka qė evokonte tė kaluarėn tonė tė
lavdishme pėrjetohej kolektivisht, me ēka merrte pesėshe vlera e tyre njohėse
dhe edukuese. Atmosferės sė pėrgjithshme popullore i bashkohet edhe e
pėrditshmja Rilindja, Radio Prishtina, Teatri Popullor Krahinor etj. Pas pyetjeve tė shumta se
pse nė emisionet muzikore Radio Prishtina emeton kėngė tė kėnduara nga
solistet e Radio-Ankarasė, ndėrsa nga ata tė Radio Tiranės jo, Radio
Prishtina filloi tė bėjė edhe kėtė punė. Zėri buēitės i mbretėreshės sė
kėngės popullore shqiptare, Fitnete Rexha, ėshtė zėri i parė pėrshėndetės i
kėngėtarėve tė RP tė Shqipėrisė nė valėt e Radio Prishtinės. Tashti edhe
Radio Tirana filloi tė dėgjohej mė lirisht se pėrpara. Gjithashtu nė mesin e
nxėnėsve u duk edhe ndonjė ekzemplar i rrallė i revistave tė ilustruara
Ylli dhe Shqipėria e Re, tė cilat nė Kosovė arrinin nga Evropa
Perėndimore nėpėrmjet emigracionit ekonomik kosovar. Nė kėtė mėnyrė u krijuan
disa kushte qė sado nė mėnyrė tė tėrthortė dhe sipėrfaqėsore populli shqiptar
i Kosovės tė njihet me gjysmėn tjetėr tė kombit tė tij. Kosova
pėrgatitet tė shpėrthejė si vullkan E ndodhur pėrpara njė
vullkani qė po priste tė shpėrthente nė Kosovė nga dita nė ditė, e gjendur
pėrballė kėrkesave tė drejta e kėmbėngulėse tė popullit shqiptar, Qeveria e
Beogradit nuk gjeti shteg tjetėr pos atij qė hėpėrhė para kėsaj stuhie tė
lėshonte pe. Nė kėtė kohė edhe Lėvizja e kishte vlerėsuar situatėn si tė
favorshme qė tė kalojė nė aktivitet legal qė nga bashkėsitė lokale e shkollat
e deri nė organizatat legale tė shtetit. Prandaj, nga presioni i furishėm i
rinisė shkollore, i kuadrit pėrparimtar, i inteligjencies popullore, nga
presioni i pėrgjithshėm i masave qysh nė fillim tė vitit 1968 e mė vonė nisėn
tė realizohen edhe disa nga kėrkesat e shtruara nga populli. Sė pari emėrtimi
fyes shiptar, shiftar ose thjesht shok pėr kombin tonė u zėvendėsua me
emėrtimin e vėrtetė albanac, ashtu siē njihej nė mbarė botėn. Emėrtimi
Metohi i krijuar nė vitin 1922 nga Monarkia Serbe u zėvendėsua sėrish me
emėrtimin shumėshekullor Rrafshi i Dukagjinit. Tė gjitha trevat e emėrtuara
qėllimisht me toponime lokale u rrumbullakėsuan sėrish me emėrtimin e
pėrhershėm tė popullit: Kosova. Plan-programet e gjuhės dhe tė letėrsisė
shqipe si dhe ato tė historisė po plotėsoheshin nė tė mirė tė njohjes tė sė
kaluarės sonė historike dhe kulturore. Flamuri Kombėtar Shqiptar ende i
palejuar me akt zyrtar filloi tė valonte i lirė nė tė gjitha viset e Kosovės
dhe mė gjerė. Atmosfera e elektrizuar e Kosovės, situata e gjallė politike,
zgjimi i furishėm kombėtar, u shfrytėzua pėr tė mirė ashtu sie ka ditur ta
shfrytėzojė pėrherė ēdo situatė populli ynė. Ngjashėm me kohėn e Hyrietit, nė
vitin 1908, kur Turqia e zėnė me probleme tė brendshme dhe e detyruar nga
gryka e pushkės shqiptare do tė detyrohet qė pėr pak kohė tia njohė disa liri
dhe tė drejta popullit tonė, edhe nė Kosovė u hapėn disa shkolla tė larta, u
nxorėn njė varg gazetash, u hapėn disa klube dhe u themeluan disa shoqėri
amatore kulturore-artistike. Nė kėtė drejtim edhe Redaksia e Botimeve
Rilindja e filloi punėn e saj intensive me ribotimin e veprave letrare tė
autorėve qė krijojnė nė RP tė Shqipėrisė. Njė punė me vlerė e filloi edhe
Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mėsimore, sidomos me botimin e monumenteve me
vlera kapitale shkencore siē ishin: Historia e letėrsisė shqipe, I, II dhe
Historia e popullit shqiptar, I-II, tė hartuara nga njė grup punonjėsish
shkencorė tė Universitetit Shtetėror tė Tiranės. Njė punė e madhe u bė edhe
me botimin e Projektit tė drejtshkrimit tė gjuhės letrare shqipe qė shpiente
drejt unifikimit tė gjuhės shqipe nė nivel kombėtar me moton: njė popull njė
gjuhė. Gjuhėn letrare shqipe, me vetėdije tė lartė e pėrqafėn dhe e pėrdorėn
nė shkrimet e tyre tė gjithė gazetarėt, shkrimtaret dhe punonjėsit shkencorė
tė Kosovės. Gjuhėn letrare e pėrqafėn edhe shtypi i ditės dhe ai periodik si
Rilindja, Flaka e vėllazėrimit, Jeta e re, Zėri i rinisė, Fjala,
Pionieri dhe Bota e re. Gjuha letrare nisi tė pėrdoret edhe nė tė gjitha
shkollat dhe institucionet e tjera tė Kosovės. Gjatė vjeshtės sė vitit 1968
nėpėr kino-sallat e Kosovės u shfaq edhe filmi shqiptaro-sovjetik
Skėnderbeu dhe u prit me interesim tė jashtėzakonshėm nga mbarė populli, i
cili ngarendte edhe nga fshatrat mė tė largėta pėr tu gjetur pėr herė tė
parė nė jetėn e tij nė sallėn e kinemasė. Gjithashtu njė punė tė madhe pėr
zgjerimin e njohurive lidhur me rrugėn e vėshtirė dhe plot sakrifica drejt
diturisė dhe dritės e bėri edhe ekspozita e organizuar me rastin e
60-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit, e cila u hap nė foajeun e Teatrit
Popullor Krahinor nė nėntor tė vitit 1968. Nė rrjedhėn e diskutimeve
lidhur me ndryshimet e amandamenteve kushtetutare gjatė vitit 1968, kėrkesat
e popullit tė Kosovės nuk u kėnaqėn vetėm me realizimin e disa ēėshtjeve nga
sfera e kulturės dhe e arsimit. Pėrkundrazi, kėrkesat e popullit shqiptar
vazhdonin me kėmbėngulje duke prekur edhe nė sfera tė tjera tė tė drejtave
politike dhe ekonomike, tė cilat me decenie ishin mohuar me dhunė. Nė radhė
tė parė, duke u mbėshtetur nė tė gjitha tiparet dhe karakteristikat e kombit,
siē janė: gjuha amtare, kultura dhe konstitucioni shpirtėror i pėrbashkėt,
kompaktėsia territoriale, jeta e pėrbashkėt ekonomike si dhe aftėsia pėr tu
vetėqeverisur, njėzėrit u kėrkua qė trajtimi i popullit shqiptar si pakicė kombėtare
tė korrigjohet duke e ngritur kėtė nė nivelin adekuat me njohje tė statusit
tė kombit, ndėrsa Krahinės sė Kosovės, e cila deri nė atė vit trajtohej vetėm
si njėsi territoriale autonome (obllast) nė kuadėr tė Serbisė Federale, u
kėrkua ti njihet statusi i Republikės brenda Federatės Jugosllave. Kjo
kėrkesė u paraqit publikisht dhe u pėrkrah masovikisht nga shtresat e gjėra
tė popullit. Nė vargun e kėrkesave tė kėsaj natyre ishte edhe kėrkesa pėr
pėrdorimin e lirė te Flamurit kombėtar shqiptar, tė simboleve tė tjera
kombėtare dhe te datave dhe festave kombėtare. Po ashtu u shtrua edhe kėrkesa
lidhur me zhvillimin e ekonomisė kosovare nė nivelin e mesatares sė asaj
jugosllave. Kjo kėrkesė arsyetohej me faktet bindėse se Kosova e ka nėntokėn,
mbitokėn dhe fuqinė punėtore me tė pasur se ēdo republikė e Federatės dhe me
tė drejtė kėrkohej qė tė ndėrpritej praktika e deriatėhershme qė Kosova tė
trajtohej vetėm si burim lėndėsh tė para, apo thjesht si zonė koloniale
jugosllave, gjė qė e kishte katandisur popullin nė njė varfėri tė tmerrshme
dhe nė njė diferencė kriminale nė krahasim me zonat e tjera tė Jugosllavisė.
Nė kėtė kuadėr populli shqiptar i Kosovės, nė krahasim me tė drejtėn,
vullnetin dhe aspiratat e tij shekullore, kėsaj radhe shfaqte vetėm njė kėrkesė
tė domosdoshme, tė mundshme dhe tė realizueshme. E
tėrė Kosova nė kėmbė Duke e parė se punėt rreth
kėrkesave tė popullit shqiptar tė Kosovės po zvarriteshin qėllimisht, duke e
parė se qeveria e Beogradit po e bėnte veshin te shurdhėr dhe syrin qorr ndaj
kėrkesave tė kėtij populli, ndėrsa vetė Tito nė mėnyrė pėrbuzėse po i mohonte
kėto kėrkesa edhe kėsaj radhe me fjalėt: Republika nuk ėshtė shkop magjik e
as i vetmi faktor qė i zgjidh tė gjitha problemet, popullit nuk i mbeti
rrugė tjetėr pos qė kėto kėrkesa t'i shprehė dhe ti manifestojė botėrisht
nėpėr rrugėt dhe sheshet e Kosovės. Nė rrugėn e tij tė ndritur populli po
ngrihej si baticė deti. Punėn vendimtare pėr organizimin dhe shpėrthimin e
demonstratave tė masave tė gjėra popullore, sė pari nė muajin tetor nė Pejė,
Prizren, Therandė dhe Mitrovicė, e pastaj mė 27 nėntor 1968 nė Prishtinė,
Besianė, Ferizaj, Gjilan, Drenas, e pas disa javėsh edhe nė Tetovė e Ulqin, e
bėri Rina e Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve, e cila, duke
e shfrytėzuar situatėn ne tė cilėn ndodhej populli, e gjeti tė udhės dhe e
vlerėsoi si akt tė dorės sė parė se kishte ardhur koha qė kėrkesat e drejta
tė popullit shqiptar tė jehonin fuqishėm edhe pėrpara opinionit jugosllav dhe
atij ndėrkombėtar dhe se kishte ardhur momenti i fundit qė ēėshtja e Kosovės
tė ndėrkombėtarizohej njėherė e pėrgjithmonė. Nėpėrmjet demonstratave masive
qė shpėrthyen nė tė gjitha trevat e Kosovės dhe mė gjerė, punėtorėt,
fshatarėt, nxėnėsit, studentėt dhe intelektualėt kėrkonin botėrisht njohjen e
statusit tė Republikės pėr Kosovėn, tė drejtėn e Kushtetutės, tė drejtėn e
statusit tė kombit, tė drejtėn e pėrdorimit tė lirė tė Flamurit Kombėtar, tė
drejtėn e themelimit tė Universitetit nė Kosovė, tė drejtėn e dygjuhėsisė, tė
drejtėn e inkuadrimit nė punė sipas strukturės kombėtare tė popullsisė sė
Kosovės, tė drejtėn e zhvillimit tė industrisė, u kundėrshtua rreptė grabitja
dhe shfrytėzimi i pashembullt qė po u bėhej pasurive mbitokėsore dhe
nėntokėsore tė trevave tė banuara nga shqiptarėt... Shuarja me gjak e
demonstratave, lėndimi i truallit tė Kosovės nga zinxhirėt e tankeve dhe nga
ēizmja e policisė dhe ushtrisė sė ardhur nga Nishi e nga Shkupi, vrasja e
Murat Mehmetit, plagosja e dhjetėra djemve dhe vajzave kosovare, burgosja e
njė numri tė madh tė organizatorėve tė demonstratave, largimi i njė numri tė
konsiderueshėm tė intelektualėve nga puna, hapja e dosjeve tė reja pėr
personat me pėrcaktim armiqėsor antijugosllav nga ana e UDB-ės, etj.,
popullin shqiptar nuk e demoralizuan dhe as nuk e larguan nga rruga e
vėshtirė e luftės sė paepur pėr liri kombėtare dhe pėr tė drejta njerėzore. Qeveria jugosllave, e
shtrėnguar nga situata e ndere e brendshme politike, qė vinte si rrjedhim i
pabarazisė kombėtare, si dhe nga frika e shpėrthimit tė njė zemėrimi hala mė
tė madh tė popullit tė gjakosur shqiptar, i qėndroi si beden i pathyeshėm dhe
nuk i dėnoi demonstratat, u detyrua tė ulet, ti rishikojė gabimet e veta dhe
tė vendosė pozitivisht lidhur me disa kėrkesa tė popullit tonė, tė cilat
tashmė kishin marrė dheun. Nė radhė tė parė, qė nė muajin shkurt tė vitit
1969, me anė tė Ligjit Kushtetues, bėhet njėfarė rishikimi formal i statusit
tė Kosovės, e cila nga krahinė e thjeshtė e Serbisė, emėrtohet Krahina
Socialiste Autonome e Kosovės, por qė vazhdon tė mbetet gjithnjė nėn tutelėn
e Serbisė. Po ashtu pas disa muajsh, nė nėntor tė vitit 1969 u shpall ligji
pėr hapjen e Universitetit tė Kosovės qė do tė jetėsohet mė 15 shkurt 1970.
Gjatė kėtij viti me ligj u aprovua qė dygjuhėsia (gjuha serbokroate dhe gjuha
shqipe) tė ngrihet nė normė zyrtare. Pas diskutimeve dhe aprovimit tė
amandamenteve tė vitit 1971, nė vitin 1974 Kosova e fitoi edhe Kushtetutėn e
saj. Por, kėrkesa e parė,
qenėsorja, lidhur me statusin e Republikės brenda Federatės Jugosllave, u
kalua nė heshtje, duke shkelur kėshtu me tė dy kėmbėt mbi tė drejtat dhe
vullnetin e njė populli, si dhe duke e lėnė prapa njė zjarr tė ndezur
furishėm nga flakėt e tė cilit vite me vonė do tė digjet idili i rrejshėm i
bashkim vėllazėrimit dhe politika demagogjike e mbarė Federatės. Kėshtu,
ndonėse u fituan disa tė drejta pėr zhvillimin e arsimit dhe tė kulturės,
Kosova sėrish mbeti nėn sqetullat e Serbisė, e cila pėrveē qė vazhdoi
eksploatimin e Kosovės me qėndrimet e saj tė mėparshme dhe me synimet pėr
asimilimin e popullit shqiptar, dėbimin e tij nga trojet e veta, si dhe
serbizimin e Kosovės, kėto jo vetėm qe nuk i ndėrroi, por i intensifikoi edhe
mė shumė. Nė kėtė rrjedhė, gjendja e Kosovės mbeti ajo e para: pa rrugė, pa
objekte shkollore, pa spitale, pa shtėpi tė kulturės, pa elektrifikimin e
krahinave tė tėra, pa rrjetin e ujėsjellėsit dhe tė kanalizimit edhe nėpėr
qendra tė mėdha komunale, pa fabrika, pa banesa, pa bujqėsi tė kultivuar, pa
treg tė organizuar etj. etj. Me papunėsi Kosova zinte vendin e parė jo vetėm
brenda kufijve shtetėrorė tė Jugosllavisė, por edhe nė mbarė Evropėn. Nga kjo
plagė e rendė shoqėrore rinia e papunė e Kosovės detyrohej tė merrte rrugėn e
kurbetit nė viset veriore tė Jugosllavisė dhe tė pėrfundonte mė nė fund nė
emigrantė tė pėrhershėm ekonomikė nė Evropėn Perėndimore, nė Amerikė, nė
Australi e gjetiu. * ) Pjesė nga libri FATI I LULEVE, Buzuku, Prishtinė, 1993
|
© Pashtriku.org, Nėntor'2011 |