Nė vend tė pėrkujtimit, me rastin e 30 vjetorit tė vdekjes sė tre yjeve tė Shqipėrisė Etnike.

 

 

DĖSHMI TĖ KOHĖS

PĖR ORGANIZATĖN LNĒKVSHJ

     Les amis de la vérité sont ceux qui la cherchent et non ceux qui se vantent de l'avoir trouvée.  Nicolas de Condorcet (1743 - 1794) (Miqtė e sė vėrtetės janė ata qė e kėrkojnė atė, e jo ata tė cilėt mburren se e kanė gjetur)  (Nicolas de Condorcet (1743 - 1794)

 

+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++

 

JUSUF GĖRVALLA  ishte angazhuar nė LNĒKVSHJ drejtpėrsėdrejti nga METUSH KRASNIQI. Kjo ėshtė ana tjetėr e medaljes sė  LNĒKVSHJ dhe e Jusufit, nga ajo qė thonė Sabri Novosella e Xhafer Durmishi.

 

Shkruan - Ramadan Pllana

 

   

     U mbushėn plot tridhjetė vite (17 Janar 1982) nga vrasja mizore prej dorės kriminale serbo - jugosllave e tre yjeve tė bashkimit kombėtar, Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės e Bardhosh Gėrvallės.

 

 

TRE YJE TĖ PASHUARA

THERORĖ TĖ BASHKIMIT KOMBĖTAR

 

     - Por, heronjt nuk vdesin kurrė, sepse emrat dhe veprat e tyre bėhen tė pavdekshėm! Kjo pavdekshmėri dhe kjo pėrjetėsi e Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės edhe u ligjėsua nė Prishtinė, mė 26 nėntor 2010, kur, nė njė ceremoni solemne, organizuar nė Kuvendin e Kosovės, ushtruesi i detyrės sė Presidentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, nė prag tė festave tė 28 Nėntorit ka ndarė 31 dekorata e medalje pėr personaliteteve tė njohura tė kombit shqiptar - heronj, dėshmorė, kontribues tė lirisė dhe tė ngritjes sė kulturės dhe arsimit nė Kosovė. Me Dekoratėn Heroi i Kosovės, u dekoruan: Hamėz Jashari, Adem Demaēi, Shaban Shala, Fazli Grajēevci, Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gėrvalla, Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Xhavit Haziri.

     Nė kėtė shkrim, si njė analizė dhe hulumtim pėr veprimtarinė e heroit tonė kombėtar, Jusuf Gėrvalla, do tė pėrpiqem qė t’i sqaroj e ndriēoj, disa raste edhe t’i pėrmirėsoj e t’i plotėsoj duke shtuar disa tė dhėna tė sakta qė janė nė kundėrshti tė plotė ndaj disa shkrimeve tė Sabri Novosellės e Xhafer Durmishit lidhur me kėtė figurė madhore tė kombit tonė.

     Nė shkrimin tim me titull “METUSH KRASNIQI - THEMELUESI I LNĒKVSH-sė DHE FRYMĖZUESI I UĒK-sė” i kam sqaruar disa gjėra lidhur me gjenezėn e LNĒKVSHJ-sė duke konstatuar se, ajo e ka burimin nė takimin e Dajkocit tė Dardanės, nė shtėpinė e Bacė Metush Krasniqit, mė 2, 3 dhe 4 shtator tė vitit 1974. Fatmirėsisht, kėtė e dėshmojnė, me gojė dhe me shkrime edhe dy protagonistėt e gjallė tė kėtij takimi, Baca Adem Demaēi dhe Baca Zeqir  Gėrvalla.

 

TRE PISHTARĖT E BASHKIMIT KOMBĖTAR

 

     Dihet se me burgosjen dhe me dėnimin e grupit tė Adem Demaēit prej 19 vetėve, mė 1975, Lėvizja kombėtare nė Kosovė, u dėmtua shumė. Pėr tė vazhduar kėtė luftė nacional ēlirimtare, Metush Krasniqi takohet me ish-anėtarėt e LBRSH-sė, si organizatė mė e madhe e kohės, me Sabri Novosellėn dhe me Shefqet Jasharin, me tė cilėt njihej kaherė.

     Metush Krasniqi kishte qenė kėshilltar i kėtyre dyve nė demonstratat te vitit 1968, prandaj edhe nėpėrmes tyre donte ta zgjeronte Lėvizjen e projektuar nė Dajkoc, meqė kryetari i LBRSH-sė, Baca Adem, ishte dėnuar 15 vite burg. Sabriu do ta shfrytėzonte emrin dhe autoritetin e Bacės Metush, gjatė gjithė veprimtarisė sė vet nė kuadėr tė LNĒKVSHJ-sė, me pretekstin pėr ta ruajtur si kuadėr, duke u thirrur nė emėr tė tij, gjithashtu, ai do ta shfrytėzoi emrin e Bacės Adem, gjėja se kishte lidhje me tė edhe nė burgjet ku qėndronte, ai madje fliste edhe nė emėr tė tij. Nė pretekstin e ruajtjes sė kuadrove dhe tė konspiracionit ky nuk do tė pranojė anėtarė tė rinj, madje as ish-anėtarė tė LBRSH-sė.

     - Kėto dredhi e manipulime shihen qartė sidomos me daljen e tij jashtė atdheut, nė Turqi, pastaj nė Suedi; duke folur nė emėr tė njė komiteti fiktiv, si njė “Komitetit Qendror” tė Lėvizjes etj.

     Pėr historikun e LNĒKVSHJ-sė, ky shkruan sipas bindjeve tė veta individuale, si antikomunist i tėrbuar, duke e mohuar tė vėrtetėn e saj, pastaj i zgjedhuri i tij, si kuadėr, Xhafer Durmishi, shkruan edhe sot sipas recetave tė Sabri Novosellės duke i ndarė nė komunistė e antikomunistė atdhetarėt e devotshėm, sidomos kur flet pėr marrėdhėniet e luhatura tė Jusuf Gėrvallės me Kadri Zekėn, qė u kishin ndodhur  pikėrisht me shpifjet e trillimet e Sabri Novosellės.

     Edhe nė shkrimin tim me titull “Metamorfozat ideopolitike dhe historike tė Sabri Novosellės”, publikuar mė 1 prill, 2011, nė “Albaniapress”, “Pashtriku.org.” e nė gazeta tjera elektronike, si dhe nė reagimet e mia ndaj shkrimeve tė Xhafer Durmishit lidhur me aktivitetin tim nė LNĒKVSHJ i kam sqaruar disa ngjarje duke i kundėrshtuar disa shtrembėrime qė kėta i bėjnė kėsaj Lėvizje, mendoj se nuk ėshtė e tepėrt nėse disa gjėra pėrsėriten prapė.

     - Po e filloj duke i theksuar shkrimet “historike” tė Xhafer Durmishit ku flet pėr udhėheqjen e LNĒKVSHJ-sė dhe pėr Jusuf Gėrvallėn.

     Ky, edhe tani nė librin e vet  mė tė ri ”Lėvizja e Jusuf Gėrvallės”, Pashtriku. Org. Tetor’2011);- thotė se "Sabri Novosella ėshtė ai i cili i ka ofruar anėtarėsim Jusuf Gėrvallės nė LNĒKVSHJ. Jusufi pranon menjėherė me kėnaqėsi tė madhe. Ėshtė meritė e Sabri Novosellės qė duke e organizuar Jusuf Gėrvallėn nė LNĒKVSHJ bėri qė energjitė dhe talenti i tij tė derdhen e tė kanalizohen menjėherė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pėr ēėshtjen e popullit shqiptarė nė ish-Jugosllavi. Pėrveē Sabriut, Jusufi nuk ka njohur asnjė kuadėr mė tė lartė, as personalisht e as pėrmes ndonjė vepre. Natyrisht se, Sabriu i ka fol Jusufit se ekziston Komiteti Qendror Kryetari e gjėra tė tjera." (Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qėndresė, Tiranė 1997, faqe 326).

     - Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, faktet na dėshmojnė se Jusuf Gėrvallėn e angazhoi drejtpėrsėdrejti Baca Metush Krasniqi. Sabri Novosella e heshtė kėtė fakt duke menduar se Metush Krasniqi e Jusuf Gėrvalla kanė vdekur dhe harron se e vėrteta herėt ose vonė del nė shesh.

Sabriut i pėlqen ky ”informim historik” i Xhafer Durmishit dhe nuk e tregon tė vėrtetėn se cili ishte ai, qė e kanalizoi Jusuf Gėrvallėn nė LNĒKVSHJ dhe kur!... 

     Nga rrjedhat e marrėdhėnieve tė Jusuf Gėrvallės dhe Sabri Novosellės  shihet se Jusufi i ka besuar Sabriut, si njė nga kuadrat e ish-LBRSH-sė, kurse Sabriu, gjatė tėrė aktivitetit tė tij e ka sabotuar, me dinakėri. Nė fejtonin e Sabri Novosellės ”Njėri nga ata” (Rrėfim nė veten e tretė”), faqe 28 tregon se ”Me Jusuf Gėrvallėn, Sabriun e kishte njoftuar Teki Dėrvishi pas lirimit nga burgu i Goli Otokut”.

     Nė asnjė rresht tė kėtij fejtoni me 107 faqe, Sabriu nuk e shpjegon se si ”i ka ofruar” anėtarėsimin Jusuf Gėrvallės nė LNĒKVSHJ. Pėr ēdo veprimtar tė ēėshtjes kombėtare do tė ishte njė mburrje e krenari qė ta angazhonte njė hero tė tillė, -siē ishte Jusufi i madh, por, Sabri Novosella ia lenė kėtė detyrė ”historike” ndihmėsit tė vet, Xhefer Durmishit!

     Xhefer Durmishi, duke u munduar qė tė jetė sa mė ”kompetent” pėr anėtarėsimin e Jusufit nė Lėvizje e thotė edhe kėtė fjali nėnēmuese pėr heroin tonė, kur thekson se, Shefqet Jashari paska thėnė: "Ta zėmė rastin kur ėshtė futur nė kryesinė e ngushtė Jusuf Gėrvalla. Unė, nuk kam ditur si quhet, ēfarė profesioni ka, ku punon dhe jeton dhe ku ka lindur.

Sabriu, i  ka thėnė se e njoh njė kohė tė gjatė, ėshtė atdhetar i mirėfilltė, dmth i painfektuar nga ideologjia e djallit tė mallkuar bolshevik.” (Drita, Trelleborg, Suedi, nr 15, 1997, faqe 15).

     - Kėtu, do ta demantoj menjėherė kėtė konstatim, pa bėrė asnjė analizė, se nėqoftėse dikush ka qenė i „infektuar“ nga „ideologjia e djallit tė mallkuar bolshevik“, atėherė ėshtė vetė Sabri Novosella, i cili shpėrndante literaturė nga Tirana, me direktivat e Jusuf Gėrvallės, e si dėshmi ėshtė edhe vepra e Enver Hoxhės „Imperializmi dhe Revolucioni“, tė cilėn e pohojnė edhe disa ish-anėtarė Lėvizjes, e ndėr “ta ėshtė edhe Shefqet Jashari.

     Njė dėshmi tjetėr historike ėshtė se familja e Jusuf Gėrvallės, pas vdekjes sė tij, shkoi pėr tė jetuar nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės me ndėrmjetėsimin e Sabri Novosellės dhe tė Xhafer Durmishit, natyrisht, -tė ndihmuar nga diplomati i shtetit shqiptar, Engjėll Kolaneci i cili atėherė gjendej nė Vjenė. Kėta tė dy, deri nė dėshtimin e tyre organizativ, ishin si „trashėgimtarė“ tė udhėheqjes  ideologjike tė Lėvizjes sė Jusuf Gėrvallės…

     Njė argument kundėrthėnės me pohimin e Xhafer Durmishit se, „KOMUNISTĖT RUANIN ROLIN HEGJEMON » dhe ndaj sulmeve tė Sabri Novosellė qė ua bėnė enveristėve, komunistėve, bolshevikėve  tė majtėve, apo sllavo - komunistėve, -siē shprehen ata nė zhargonin e tyre ideopolitik tė sotshėm, ėshtė pohimi i vetė Shefqet Jasharit, i cili ndėr tė tjera thekson: ”Atėherė, Enveri nė vetėdijen e shqiptarėve paraqiste mishėrim atdhedashurie, sepse ishte udhėheqėsi i shtetit shqiptar.

     Populli ynė qė ishte nėn thundrėn serbo-jugosllave nuk dinte pėr diktaturėn e tij tė egėr. Populli ynė, i besonte shumė fjalėve tė tij, shpresonte nė fjalėt e tij. Prandaj, tė gjithė atdhetarėt dhe i tėrė populli e ka dashur atė pa masė. Vetėm tradhtarėt, sahanlėpirsat e Titos, frikacakėt dhe qyqarėt nuk e kanė dashur, por e kanė urryer Enver Hoxhėn...” (Shefqet Jashari-Strofci ”Pse jemi kėshtu siē jemi?!” polemika-analiza-dėshmi, Le Locle  (Zvicėr) - Prishtinė2002, faqe 22).

     Xhafer Durmishi, njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Jusuf Gėrvallės, pėr gjashtė muaj nė Gjermani, i dėrguar dhe i udhėzuar nga Sabri Novosella pėr t’i ”ndihmuar” Jusufit, si antikomunist, bie nė ndikimin e Jusufit, kjo duket nė librin e tij “Protesta dhe Aspirata”, Prishtinė, 2006, nė faqen shtatė, ku, pos tė tjerave e thotė edhe kėtė: « Me kėtė rast dua tė them se E. Hoxha, pėr mua dhe pėr Atė (pėr Jusuf Gėrvallėn, shėnimi im) qė e ēmoj mė sė shumti nė kėtė jetė, ka qenė njė nga inspiruesit e frymėzuesit nė luftė kundėr pushtetit serb. Nė atė periudhė tė jetės time, (gjer nė vitin 1985), - Kosovės, mund tė thuhet, se nuk i ka ardhė asnjė e keqe prej E. Hoxhės, por vetėm tė mira. Duke u bazuar nė numrin e tytave tė topave e pushkėve, Shqipėria ka qenė mbrojtėsja konstante, besnike dhe e guximshme e Kosovės dhe shqiptarėve nėn Jugosllavi.»

     Se, Enver Hoxha ėshtė ēmuar nga heroi ynė kombėtar, Jusuf Gėrvalla, kjo nuk ka asnjė dyshim, - kurse Sabri Novosella e Xhafer Durmishi e kanė urrejtur me mish e me shpirt, por, atėherė jo haptas, - kėtė urrejtje e shprehin haptas tani, pas ndryshimit tė sistemit nė Shqipėri.  Fjalėt e lartpėrmendura nga Xhafer Durmishi janė vetėm njė farsė demagogjike pėr t’u mbajtur pas figurės sė Jusuf Gėrvallės.

     Pėr mos t’u zgjatur mė shumė, po e jap njė dėshmi, se sa ky e ēmonte Enver Hoxhėn, - kur nė Festėn e 28 Nėntorit tė vitit 1982, mbajtur nė Dekenpfron (Gjermani), pikėrisht dhjetė muaj e dhjetė ditė nga vrasja e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, ky me direktivat e Sabri Novosellės nga Turqia, nuk lejon qė tė kėndohen kėngė pėr Enver Hoxhėn, ja teksti: ” Baca Jahir kėrkoi fjalėn pėr tė folur, por Xhafer Durmishi nuk ja dha. Ai, u prek aq shumė sa qė iku dhe nuk mori pjesė nė mbrėmje. Disa nga kėngėtarėt i kishte sjellė Xhavit Ramabaja nga Bilefeldi. “Skėnderi”, (Xhafer Durmishi), kishte marrėdhėnie tė mira me Xhavit Ramabajėn.

     Nė kėtė mbrėmje kishte njė komision drejtues; nuk u lejua qė tė kėndohen kėngė pėr Enver Hoxhėn. Kjo ishte me  iniciativė tė Xhavit Ramabajės dhe me urdhėr tė Xhafer Durmishit, bile u tha se po tė kėndohej kėngė pėr Enver Hoxhėn, ata do tė nxirreshin jashtė.”

     Nė kėtė mbrėmje kėrkoi fjalėn edhe Ibrahim Kelmendi, por nuk ju dha; Xhafer Durmishi as qė dėshironte tė bisedonte pėr njė gjė tė tillė. Kur Ibrahim Kelmendi kėrkoi tė dinte se cilėt shokė nuk po e lejonin tė dilte e tė fliste nė tribunė, Xhafer Durmishi iu pėrgjegj: ”Unė i di ata shokė dhe nuk ėshtė nevoja t’i dish edhe ti”.

     Xhafer Durmishi nė kėtė mbrėmje u tregua njeri urdhėrues e kokėfortė”. (Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qėndresė, “Eurorilindja”, Tiranė, 1997, faqe 68).

     Xhafer Durmishi, pėr ta bindur lexuesin e painformuar, e pėrsėrit X- herė kėtė fjali: Xhafer Durmishi: «Jusuf Gėrvalla: "Kėshtu e pata kuptuar mė nė fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shėn im) dhe timen nė KQ (Komitetin Qendror-shėn im)." (Letėr Sabri Novosellės, 14 janar 1982, Faridin ”Tafallari, Terror Dhimbje Qėndresė, 1997, faqe 452-454)

Nga letra e infektuar e Jusufit rrjedh se Jusufi ėshtė pranuar nė Komitetin Qendror tė LNĒKVSHJ pas 17 korrikut 1981, nė tė njėjtin moment apo me tė njėjtin vendim sė bashku me Shpendin, pėrmes Sabri Novosellės.

- Kjo, i pėlqen Xhafer Durmishit dhe kapet pas fjalėve tė Jusuf Gėrvallės pėr interesat e veta meskine. Sipas kėtij pohimi, kuptohet se Jusuf Gėrvalla qenka pranuar nė ”Komitetin Qendror” tė LNĒKVSHJ-sė pas 17 korrikut 1981?! Se kjo,  nuk ėshtė hiē e vėrtetė, kėtė e din edhe vetė Xhafer Durmishi, - por, pasi qė ky ka qenė i dėrguar, si sejmen i Sabri Novosellės, - shkruan kurdoherė sipas bindjes se tė ”vėrtetėn” e ”Komitetit Qendror” e din vetėm Sabriu?!

     Unė, kam shkruar pėr ”Komitetin Qendror” tė Lėvizjes sonė nė shkrimin me titull DĖSHMI PĖR AKTIVITETIN TIM SI KUADĖR NĖ KQ TĖ LNĒKVSHJ’sė, ku flas pėr Komitetin Qendror, nė formim, nė vitin 1978. Pėr “Komitetet” tjera fiktive tė Sabri Novosellės, kushedi se sa, kanė folur e kanė shkruar shumė bashkėveprimtarė, e kėtu shkruan edhe heroi ynė Kombėtar, sipas “njoftimit” qė i kishte dhėnė Sabri Novosella.

     Po ta shohim se nga cili vit angazhohet Xhafer Durmishi nė LNĒKVSHJ?! Le tė flet ai vetė:

Sunday, 17 January 2010

     «Si mė njoftoi UDB'a pėr vrasjen e Jusuf Gėrvallės?

     Nė janar tė vitit 1981, me kėrkesėn e dy shokėve tė Lėvizjes sė Jusufit, me tė cilėt kam pas kontakt, (Sh.S. dhe I.S.) kam udhėtuar pėr nė Stamboll pėr ta takuar Sabri Novosellėn. ...Sabri Novosellėn e kam takuar nė banesėn e Tefik Strajės. ... Pas qėndrimit disa ditėsh nė Stamboll, para se me u nda, Sabriu ma ka dhanė numrin e telefonit tė banesės sė vetė nė Adapazar….…nė qershor 1981 shkova tek tė afėrmit e mi nė Zvicėr, pėr tė punuar, ashtu siē kisha bėrė njė vit mė parė. Me vete e kisha numrin e telefonit tė Sabriut. Pas disa ditėsh e kam thirr nė telefon dhe i kam tregua se jam nė Zvicėr. Nė bisedėn e parė, Sabriu ma ka dhėnė numrin 0049714126091, i cili ka qenė numri i telefonit tė zyrės sė Bardh Gėrvallės nė Ludwigsburg, nė Solitudestrase 44, dhe mė ka thėnė qė tė merrem vesh me Bardhin dhe tė shkoj nė Shtutgart. Rreth, apo pikėrisht mė 17 korrik 1981 kam marrė trenin nga Zurichu pėr nė Shtutgart. Jusuf Gėrvallėn, Bardhin, familjet e tyre dhe Naim Haradinajn pėr herė tė parė nė jetė i kam takuar mė 17 korrik 1981.»

     Xhafer Durmishi, mė sulmon pėrsėri se unė e paskam akuzuar me tė padrejtė Bujar Hoxhėn dhe pėr takimin e kurdisur tė tij e tė Tefik Strajės gjatė qėndrimit tim nė Stamboll nė tetor tė vitit 1979. Pėr kėtė edhe  merr mundimin e kėrkon ndihmė nga vajza e Bujar Hoxhė pėr t’u informuar pėr qėndrimin zyrtar tė tij nė Turqi, pėr tė pasur njė alibi, kur dihet se pėr detyrat e shtetit, me sekrete tė PPSH-sė, nuk ka guxuar t’i dijė as familja e ngushtė.  Po tė shikohet mirė e mirė edhe fotografia e tij dhe pėrshkrimi im, ku them pėr Bujar Hoxhėn: ... ishte burrė i shėndoshė, fytyrėgjerė e tė kuqe, pak qeros nga pjesa e pėrparme e kokės, dhe pėr habinė time zylyfet i kishte pak mė tė gjatė se normalisht, diēka e pakapshme dhe kontradiktore pėr kohėn, do shihet se ka saktėsi nė pėrshkrimin tim, sidomos nė zylyfet e tij tė gjata pėr kohėn e atėhershme. Bujar Hoxha, Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova ishin kategorikisht kundėr pajtimit e bashkimit kombėtar, nė fillim tė vieteve tė 90-ta, kur intelektualėt shqiptarė bėnin pėrpjekje pėr njė pajtim gjithėkombėtar.

Ky nuk e pėrkrahu UĒK-nė, ishte kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė. Ishte kėshilltar i Sali Berishės dhe i Ibrahim Rugovės. Nė vitin 2004 ishte bėrė edhe anėtar i LDK-sė sė Ibrahim Rugovės...Unė bindshėm i besoj Nexhmije Hoxhės e cila thotė pėr Bujar Hoxhėn: «Bujar Hoxha, Enver Hoxhėn, qė e rriti nė fushėn intelektuale dhe e bėri profesor, kurse nė atė politike e bėri konsull nė Stamboll, (ku Bujari e pėrēau dhe u vuri  flakėn kosovarėve), e tradhtoi» (Nexhmije Hoxha “Jeta ime me Enverin”)

 

JUSUF GERVALLA: "BASHKJETESA" E XHELATIT ME VIKTIMĖN

 

     - Se, sa e ka trazuar dhe frikėsuar Xhafer Durmishin akuza ime ndaj Bujar Hoxhės, njė sllavofil i dėshmuar, kėtė e din vetėm ai, , flet e kaluara e tij, kur Xhafer Durmishi mundohej qė ta vazhdonte daljen e “Zėrit tė Kosovės” me “krahėt e vet”, por qė Sabri Novosella i cili ishte padroni i tij dhe qė i kishte ēelėsat e arkės sė Lėvizjes, nuk i  jep mė detyrė, sepse kėta mė nuk kanė mundėsi qė tė manipulojnė me anėtarėsinė e gjerė tė LRSSHJ-sė, sepse ishin bėrė tri grupacione nė udhėheqėsinė e saj.  “Askush nuk e din shumėn e saktė tė mjeteve materiale qė iu ėshtė dhėnė Sabri Novosellės. Nė bazė tė informacioneve shoqėrore tė asaj kohe, thuhej se Sabriu ka marrė 17-20 mijė dollarė. Asokohe me aq para mund tė blihej njė shtėpi bashkė me shtypshkronjė nė qendėr tė Brukselit. Sabriu deklaron se ka marrė gjysmėn e asaj shume, ndėrsa gjysmėn tjetėr e kanė marrė njerėzit e sigurimit tė Shqipėrisė”. ”(Reshat Salihaj “Musa (Daut) Hoti - shėnime, kujtime, pėrjetime, dokumente- Prishtinė, 2011, faqe 230-231, marrė nė internet)

     Qe faktet pėr ndėrprerjen e “Zėrit tė Kosovės, nė Suedi:

     Sabri Novosella: «Kėshtu, u arrit pėrēarja e plotė e LRSSHJ-sė dhe u krijuan dy krahė tė saj. Filloi tė dalė edhe njė organ me emrin “Zėri i Kosovės”, me adresė nė Suedi. Kėtė organ e udhėhiqte Xhafer Durmishi. Xhafer Durmishi, i frikėsuar tmerrsisht se mos po akuzohet si reaksionar, e kur tė jepej epiteti reaksionar nėnkuptohej edhe se je kundėr PPSH-sė, kundėr Shqipėrisė e tradhtar, kėshtu qė, Xhafer Durmishi nė kėtė organ u bė mė Lenin se Lenini e mė Stalin se Stalini, pėr tė cilėn gjė e jepte bekimin diplomacia shqiptare nė Stokholm pėr ēdo numėr tė organit. Pėr kėtė punė intervenova unė dhe ndala botimin e organit “Zėri i Kosovės”, me adresė nė Suedi.” (Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qėndresė, “Eurorilindja”, Tiranė, 1997, faqe 324).

     - Se ēka shkruajnė tė tjerėt pėr Bujar Hoxhėn, qoftė edhe ai vetė, nuk e mundojnė shumė Xhafer Durmishin, sa dėshmia ime pėr takimin qė kisha me kėtė renegat nė Stamboll. Qe disa pohime tė tjera lidhur me Bujar Hoxhėn:

     Sabri Novosella:

     “Sabriu u nda nga prof. Bujar Hoxha pėr tė mos u takuar mė asnjėherė me tė dhe as me diplomatė tė tjerė tė Enver Hoxhės qė ishin hedhur nė luftė tė paskrupullt pėr t’i pėrēarė veprimtarėt shqiptarė nga Kosova, ashtu siē kishin vepruar ndaj tė gjithė shqiptarėve nė diasporė qė nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore. (Sabri Novosella NJĖRI NGA ATA”( Rrėfim nė veten e tretė), faqe 66).

     Faridin Tafallari:

     ... ĖSHTĖ KORREKTESI KUR THUA TĖ VĖRTETĖN, POR JO NGA STAMBOLLI E ADAPAZARI... (Publikuar mė 26 mars, 2009, si reagim ndaj shkrimit « Letėr mikut Ramadan Pllana » tė datės 23 mars, 2009 tė Abdullah Prapashticės, nė « albaniapress »)

     « ….Po ti ēfarė pėrralla tregon, duke i parė gjėrat, me dylbi nga Stambolli, gjėrat e dallavereve tė tua dhe tė Sabri Novosellės, qė s’kanė bėrė asgjė...vetėm zhurmė, si gurėt e mullirit nė tė thatė!
- Ju mund tė thoni, se keni bėrė “mrekullira”! Por, JO, aty ku u vranė shokėt! Sabriu erdhi nga Turqia mbas vrasjes makabre, se mė parė kur e kėrkonte Jusufi, qė tė kontaktonte me tė e ta ndihmonte pėr disa gjėra, askund nuk i dihej adresa kėtij farė “burri”! Fill mbas vrasjes, ai fluturim erdhi nė Gjermani i mbushur me mllefin e tij, si i ēmendur, se mos po bėhej dikush tjetėr “kryetar” e ai… e ai... e ai me atė mendjen e keqe, na pėrēau e na bėri pikė e pesė, bash ashtu, si Nuhi Sylejmani yt, para tij! Dhe, tash e ngre zėrin si tellall, se ju na qenkeni ata, qė bėtė namin e “madh” nga Turqia, me atė farė, spiuni Bujar Hoxhėn! Kur Bardhoshi dhe Kadriu shkuan nga kėtu, qė tė kėshillohen me tė, si pėrfaqėsues dhe tė marrin pėlqimin e shtetit amė, pėr bashkimin e dy organizatave si motra, ai shpirt- ligu, i quajturi Bujar Hoxha, u mundua t“i provokojė, t’i thyente shokėt tanė,  prijėsit tanė, Bardhoshin dhe Kadriun…!!! I kam pėrcjellė tė gjitha shkrimet nė vazhdim, tė zotit Ramadan Pllana, mė janė dukur tė vėrteta dhe interesante dhe pėr ta pėrshėndetur nė dy prej tyre i kam dhuruar nga pesė yje! Nuk e kam njohur dhe as e njoh, por shkrimet i ka shkruar ashtu si i ka parė dhe aty ku e me kė ka vepruar. Ashtu del e vėrteta dhe ashtu i shėrbehet popullit dhe jo me tė kėrcyeme nga Turqia nė Shtutgart e Zvicėr!? ».

     - Sali Berisha, i cili si kėshilltar kryesor e kishte Bujar Hoxhėn, ka vepruar dhe vepron me intensitet nga dirigjimet e UDB-ės. Zbulimi serb dhe ai grek nė bashkėpunim me njeri-tjetrin dhe me ndihmėn e Sali Berishės kanė shkatėrruar dhe po shkatėrrojnė Shqipėrinė. Ata, nuk shkatėrruan vetėm ekonominė nga veriu nė jug, por krahas kėsaj duan tė shkatėrrojnė edhe kombin shqiptar. Serbėt nga veriu dhe grekėt nga jugu filluan zbatimin e planit tė tyre...

     "Kėshtu e pata kuptuar mė nė fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shėn im) dhe timen nė KQ".  Kjo, do tė thotė se me gradė, nė Kosovė, Ramadan Pllana ka qenė mė i lartė se Jusuf Gėrvalla. Por, ėshtė modestia e tij tepėr e madhe qė e shtyn mos me i dalė Jusufit pėrpara, andaj edhe deklaron se ėshtė pranuar nė KQ nė tė njėjtėn ditė me Jusufin. Shtrohet pyetja: Pse Ramadan Pllana i shtrembėron faktet nė mėnyrė kaq tė tejdukshme pėr personin kryesor tė Organizatės sė vetė, pėrkundėr fakteve me shkrim tė shkruara nga dora e Jusuf Gėrvallės tri ditė para vrasjes? Le ta sheh tė vėrtetėn lexuesi i nderuar, se unė nuk i shtrembėroj faktet, se unė kam thėnė se Jusuf Gėrvalla ėshtė pranuar nė “Komitetin Qendror” pak mė herėt se unė, e jo nė tė njėjtėn ditė me Jusufin.

      Nė vitin 1978 nė «Komitetin Qendror» pranohen edhe dy anėtarė, qė kishin marrė besimin nga udhėheqėsit e LNĒKVSHJ-sė, dhe kėta:

     1. “Sokoli”, alias, Jusf Gėrvalla, nė mesin tonė organizativ i njohur si Gazetari, i propozuar nga Sabri Novosella dhe

     2. “Qemajli”, alias, Ramadan Pllana, nė mesin organizativ i njohur si Studenti i Frėngjishtes, i propozuar nga Shefqet Jashari.

     Mė kujtohet mirė se, Gazetari ishte pranuar pak mė herėt se unė, sepse, Shefqeti mė pat thėnė, po atė vit, se e kemi pranuar Gazetarin nė « Komitet » dhe ti je kandidat qė sė shpejti do tė pranohesh. (Pohimi im, nė intervistėn dhėnė «Albaniapress»it, mė 17 mars 2009)

     Se Sabri Novosella ka trilluar e ka manipuluar te Jusuf Gėrvalla, kėtė e ka kuptuar edhe vetė Xhafer Durmishi, - por, nuk don ta pranoj sepse i ka shėrbyer me besnikėri udhėheqėsit tė vet, me kėto “Komitete” shihet qartė edhe kėtu kur mundohet t’ua hedhė lexuesve tė painformuar se: “Jusufi, ėshtė pranuar nė Komitetin Qendror tė LNĒKVSHJ pas 17 korrikut 1981, nė tė njėjtin moment apo me tė njėjtin vendim sė bashku me Shpendin, pėrmes Sabri Novosellės”. Kėtu, mund tė flitet pėr njė””Komitet” tjetėr tė Sabri Novosellės tė trilluar nga Stambolli, e jo kurrsesi pėr ”Komitetin Qendror”, nė formim, pėr tė cilin kam folur unė dhe ka folur Shefqet Jashari,; - pra, unė e Shefqeti, edhe jemi akuzuar e dėnuar si anėtarė ”Komiteti”, mė 4 qershor 1980 nga Gjykata e Qarkut tė Prishtinės, nr.137/80. Por, tani kungulli po bie nė ujė, - siē thotė njė fjalė e urtė popullore, dhe e vėrteta po del nė shesh.

     Nė librin e Selatin Novosellės ”Metush Krasniqi, personalitet unifikues i Lėvizjes Kombėtare” flitet edhe pėr Komitetet e LNĒKVSHJ, ku emri im si veprimtar i Lėvizjes pėrmendet nė 13 faqe, kurse nė cilėsinė e anėtarit tė ”Komitetit Qendror” pėrmendem nė pesė faqe ( Faqe 127, 151, 394, 395 dhe 398). Nė kėtė libėr emri i Xhafer Durmishit ceket nė pesė faqe( faqe 136, 144, 145, 194 dhe 199) dhe nė asnjė rresht nuk shkruhet se ka qenė anėtar i ”Komitetit Qendror” tė LNĒKVSHJ-sė.

     Se ėshtė prepotent me shfaqje tė bajraktarizmit shihet gjatė tėrė aktivitetit tė tij, qė pėrshkruhen besnikėrisht nė librin e Tafallarit ”Terror Dhimbje Qėndresė, “Eurorilindja”, Tiranė, 1997, kėto shprehje shihen edhe nė librin e tij“  ”Lėvizja e Jusuf Gėrvallės”, Pashtriku.Org. Tetor’2011. Duke lexuar shkrimet e tij prej mburraveci seē m’u kujtuan disa mendime tė shkrimtarit tė madh amerikan, Ernest Hemingway (Ernest Heminguej), i cili shquhet pėr nga thjeshtėsia mahnitėse e  dialogu i thjeshtė plotė jetė, ku nė njė rast thotė: ”Dua qė t’ju kujtoj njė gjė. Duke e pėrmbushur misionin tuaj, ju do tė armatoseni pėr ta ngritur autoritetin tuaj. Por, nuk ju lejohet nė asnjė rrethanė qė t’i pėrdorni armėt tuaja. Nė asnjė rrethanė. A mė keni kuptuar?”

     - Xhafer Durmishi, kurrė nuk mund tė ishte i pavarur nga Sabriu nė angazhimet e tij brenda Lėvizjes, kėtė e thotė nė shkrimet e veta, kėtė e vėrteton edhe tani, kur thotė: ”Pėrveē Sabriut, Jusufi nuk ka njohur asnjė kuadėr mė tė lart, as personalisht e as pėrmes ndonjė vepre. Natyrisht, se Sabriu, i ka fol Jusufit se ekziston Komiteti Qendror,­ Kryetari e gjėra tė tjera." -Kurse tani prapė e mbron ”themeluesin” e X ”Komiteteve”, Sabri Novosellėn” duke shkruar se ”Jusufi nuk ka qenė i autorizuar me themelue e as me riorganizue Komitet Qendror. Kėtė punė nuk ia ka lejua vetes. Kėtė ēėshtje ai, si anėtar me disiplinė shembullore ia ka besuar Sabri Novosellės. Riorganizim e thirrje nė Komitet Qendror ėshtė bėrė vetėm pėrmes Sabri Novosellės. Bardhosh Gėrvalla nuk ka qenė anėtar i Komitetit Qendror” (Xhafer Durmishi ”Lėvizja e Jusuf Gėrvallės”, Pashtriku.Org. Tetor’2011).

     Tani, nė kėtė kohė tė shprehjes sė lirė e pa frikė nga ndonjė denoncim  a pėrgjegjėsi penale pėr ndonjė zbulim tė konspiracionit, le tė dalin, Sabri Novosella e Xhafer Durmishi, se cilėt ishin anėtarėt e ”Komitetit Qendror” tė LNĒKVSHJ-sė?! Pėrndryshe, edhe nga shkrimet e  autorėve tė ndryshėm, nuk figuron se Xhafer Durmishi tė ketė qenė anėtar i ”Komitetit Qendror” tė Lėvizjes.

     - Ja faktet: Nė librin e Selatin Novosellė, ”METUSH KRASNIQI Personalitet unifikues i Lėvizjes Kombėtare”, emri i Jusuf Gėrvallės, si anėtar i KQ, gjendet nė faqet 127,  i Xhefer Durmishit gjendet nė faqet 136, 144, 145, 194 dhe 199, ku nuk pėrmendėt askund se ishte anėtar i Komitetit tė LNĒKVSHJ-sė. Autori, vėlla i Sabri Novosellės, sigurisht se ėshtė njoftuar nga i vėllai edhe pėr ”Komitetin Qendror” tė Lėvizjes. 

     Emri im, nė cilėsinė e anėtarit tė ”Komitetit Qendror”gjendet nė faqet 127, 150, 151, 152, 394 dhe 398 ēka dėshmon se faktet e infektuara tė Xhafer Durmishut janė tė imagjinuara dhe tė infektuara nga Sabri Novosella, kėtu pėr “Shpendin”, alias Xhafer Durmishin, mund tė flitet pėr  KQ tė  degės ”Hasan Prishtinės” nė Turqi, e kurrsesi nė KQ tė LNĒKVSHJ, nė formim, pėr tė cilin kam folur e kam shkruar disa herė.

     - Nė librin e tij, Selatin Novosella shkruan se, Metush Krasniqi, ishte pėrcaktuar qė Zeqir Gėrvallėn ta kishte kėshilltar tė parė pėr tė gjitha nismat dhe veprimet qė bėnte. Prandaj, Zeqir Gėrvalla, ishte njoftuar nga Metush Krasniqi pėr idenė e themelimit tė organizatės LNĒKVSHJ (faqe 135).

     - Dihet se Zeqir Gėrvalla e Jusuf Gėrvalla ishin kushėrinj dhe kishin lidhje organizative me Adem Demaēin, - prandaj, pohimi i Xhafer Durmishit, se: ”Pėrveē Sabriut, Jusufi nuk ka njohur asnjė kuadėr mė tė lart, as personalisht e as pėrmes ndonjė vepre.” , -  ėshtė i pavėrtetė. Pastaj,nė faqen 231 tė kėtij libri shkruan edhe pėr njė takim tė Metush Krasniqit e Jusuf Gėrvallės, ēka e demanton katėrēipėrisht pohimin e Xhafer Durmishit se Metush Krasniqi e Jusuf Gėrvalla nuk kanė pasur lidhje direkte, ku flitet edhe pėr profesor Fehmi Baftiun, njėrin nga bashkėpunėtorėt mė besnik tė Bacės Metush, ja faktet: “Pėr nivelin e njohjes dhe veprimeve tė pėrbashkėta nė mes Metush Krasniqit dhe Fehmi Baftiut, flet edhe njė takim i mbajtur nė Prishtinė, nė vitin 1978, ku marrin pjesė: Metush Krasniqi, Jusuf Gėrvalla, Azem Beqiri dhe Fehmi Baftiu”. Veritas amara est - E vėrteta ėshtė e hidhur. Dėshmia e shkrimeve tė mia ėshtė antonim i shkrimeve tė Xhafer Durmishit. Faktet historike na tregojnė se heroi ynė kombėtar, Jusuf Gėrvalla, njihej, sė paku nga viti 1968 e kėndej, me kėta veprimtarė tė rangut tė lartė tė ilegales sonė: me Zeqir Gėrvallėn, Adem Demaqin, Metush Krasniqin, Azem Beqirin, Rexhep Elmazin, Ahmet Haxhiun, me prof. Fehmi Baftiun e tė tjerė.

    Njė dėshmi tjetėr se Metush Krasniqi dhe Jusuf Gėrvalla njiheshin na e jep edhe poeti e veprimtari i paepur i ēėshtjes sonė kombėtare, Bacė Zeqir Gėrvalla, ku thotė:

     - E pėr Jusufin e Bardhin,(qė Jusufin unė e njoha me Bacė Metushin Prijės - ATDHETAR): E di gjithė bota - qė bashkė me Kadri Zekėn janė dėshmorė - Heronj - ( I ) L I R I E … gjithashtu: di pėr Adem DEMAĒIN dhe Adem JASHARIN - Dy Yje -LEGJENDARĖ, - Qė janė: Dy SIMBOLE U-N-I-K-A-T nė botė -EMBLEMĖ SH Q I P Ė ( T A ) R I E (Poezia “AH! SA KISHA DASHUR: QĖ MIRĖSIA TA RREZATOJĖ ĒDO (Z)EMĖR-VEND…», publikuar nė “Albaniapress.com” mė 07 nėntor, 2011). 

     - Xhafer Durmishi, disa herė e bėnė edhe kėtė pyetje: ”Pse Ramadan Pllana i shtrembėron faktet nė mėnyrė kaq tė tejdukshme pėr personin kryesor tė Organizatės sė vetė, pėrkundėr fakteve me shkrim tė shkruara nga dora e Jusuf Gėrvallės, tri ditė para vrasjes?”

     - Kjo e pavėrtetė, pėr mua, qė nė realitet ėshtė njė pėrpjekje e tij pėr t’i bėrė tė pabesueshme shkrimet e mia para lexuesve tė nderuar, kurrgjė tjetėr!...

     - Trillimet dhe shtrembėrimet janė shprehi dhe kulturė djallėzore tė vetė Xhafer Durmishit dhe tė padronit tė tij, Sabri Novosellės.

     Ky marifet i tij edhe po mė shtyn qė nė fund tė kėtij shkrimi ta publikoj letrėn e tėrė tė heroit tonė kombėtar, Jusuf Gėrvallės, shkruar Sabri Novosellės, mė 14 shkurt 1982, qė tė shihet e vėrteta lakuriq se si ky e  sabotonte heroit tonė dhe  LNĒKVSHJ-sė. Kurse, sa pėr marrėdhėniet e mia me Jusuf Gėrvallėn, edhepse nė mėnyrė  tė tėrthortė, kam shkruar e do shkruaj deri nė vdekje. Ai, ishte vėllai im i idealit kombėtar, i cili mė njihte mirė dhe kishte konsideratė tė lartė pėr mua.

     Ai, nė bashkėpunim me shokė brenda e jashtė Lėvizjes sonė, luajti njė rol shumė tė madh pėr t’i treguar popullit tonė tė robėruar shtigjet mė tė pėrshtatshme kah bashkimi e ēlirimi kombėtar, nė veēanti e kishte tehun te edukimi i shėndosh i rinisė studentore e shkollore ; mu pėr kėtė rėndėsi edhe kishte propozuar formimin e Komitetit Qendror tė Rinisė sė LNĒKVSHJ-sė prej 5 anėtarėsh, gjė qė realizohet mė 12 mars tė vitit 1979 nė Prishtinė.

     - Kėtė detyrė ma kishte besuar mua. Me kėtė rast unė shkrova pamfletin “Rini shqiptare, rini revolucionare”, tė cilėn e redaktoi dhe e publikoj Jusufi, nė “Lajmėtari i Lirisė”, nė janar tė vitit 1981.

     - Ky pamflet e kishte tmerruar Sabri Novosellėn, i cili i frikėsohej bashkimit tė Kosovės e viseve tjera me shtetin amė, me Shqipėrinė e Enver Hoxhės!...

     Disa fjali nga ky pamflet janė marrė edhe nga Jusuf Gėrvalla.

     Nė prag tė ngjarjeve tė mėdha historike, tė demonstratave tė marsit dhe tė prillit tė vitit 1981, Jusufi, nėpėrmjet revistės «Lajmėtari i Lirisė» do tė shkruaj: «po bėhet gati populli pėr hakmarrjen e vet tė madhe! (…) Do tė derdhim edhe pikėn e fundit tė gjakut tonė dhe do tė ngadhėnjejmė mbi armiqtė e mbi tradhtarėt e ēdo ngjyre. Dita e lirisė po afrohet. Po vjen dita qė armiku e tradhtari tė japin llogari pėr krimet e poshtėrsitė e bėra mbi popullin tonė…Vetėm tė bashkuar e tė vendosur, me besėn e madhe shqiptare, do tė arrijmė nė fitoren tonė tė sigurt… »Kėto fjalė janė marrė nga ky pamflet, ēka tregon se Jusuf Gėrvalla dhe unė ishim dy vėllezėr ideali me njė mendim tė pėrbashkėt kombėtar.

     Jusufi, pėr mua ka qenė dhe mbetet njė nga frymėzuesit kryesor tė veprimtarisė sime gjatė tėrė jetės. Unė, u jam mirėnjohės lexuesve dhe miqve tė mijė qė mė stimulojnė pėr shkrimet e mia, jam i bindur thellėsisht se, atyre u besojnė 90 %, tė lexuesve,-kurse, vetėm mė pak se 10% i besojnė Xhafer Durmishit, vetėm pse ky e ka njohur Jusufin mė pėr sė afėrmi; - kjo nuk ēon peshė pėr asgjė, e vėrteta qėndron nė anėn time dhe tė historisė.

     Mė poshtė, dua t’i paraqes kėtu vetėm dy letra tė lexuesve tė mi, sepse, kam me qindra tė tilla; lexuesit i falėnderoj nga zemra pėr fjalėt e tyre miradije, pėr shkrimet e mia. Tė parin, Asdren Aliun, nuk e njoh fare, kurse tė dytin e kam pasur bashkėveprimtar, edhepse shumė mė i ri se unė, me tė cilin na ka lidhur njėri nga promotorėt kryesor tė LPK-sė e UĒK-sė, heroi ynė kombėtar, Xhavit Haziri, pėr tė cilin kam shkruar disa herė.

     Asdren Aliu : "Ai ishte me i miri prej nesh" Asdren Aliu 07-11-2010 i cili n “mes tjerash shkruan: ”Nuk jam nga Anamorava, por me lidhėn shumė gjėra nė jetė me atė rreth,- krahinė tė madhe me burra fisnikė dhe shumė atdhetarė, lexova pėr shumė trima tė asaj ane qė nga periudha e Idriz Seferit, mulla Idrizit e Haki myderrizit, Rexhep Malės e Nuhi Berishės, Agim Ramadanit e Isa Kastratit.... e pėr t'u ngulitur ne zemrėn time pėrgjithmonė mbeti idol imi simboli i bashkimit kombėtar Metush Krasniqi - Dajkoci; pėr tė cilin s'do koment se shkruajtėn disa autorė e pėr falėnderim shfrytėzoj rastin qė pėrmes "zemra shqiptare" tė pėrshėndes atdhetarin e madh, autorin e artikullit z. Ramadan Pllana nė njėrėn anė si dhe stafin e "zemra shqiptare" nė anėn tjetėr.
Lavdi jetės dhe veprės se atdhetarit Metush Krasniqi mė tė vetmen dėshirė qė amaneti i tij dhe shokėve tė tij te idealit tė jetėsohet nė njė tė ardhme sa mė tė shkurtė”. 

     Mustafė Krasniqi:

     «Tė shkruash pėr Metush Krasniqin dhe njerėzit si ai, jo vetėm qė ėshtė njė nder pėr autorin, por thjesht ėshtė edhe njė obligim historik, sepse tė tillėt lindin tė rrallė. Metushi ishte dhe mbeti njė figurė emblematike e kombit, -kėtė hero tė dėshmuar tė kombit, pata rastin qė ta njohė veprimtarinė e tij, edhe sa ishte gjallė. Pa hezitim, pėr kėtė hero ka shkruar shumė edhe veprimtari i shquar i ēėshtjes kombėtare, njeriu qė pėr shpirt kishte dhe ka Metushin, qė i kishte lidhur e njėjta rrugė, rruga e ēėshtjes kombėtare, e padyshim ky ėshtė Ramadan Pllana, qė unė do ta thirrja padyshim heroi i gjallė i kombit, sepse rrugėn e tė madhit Metush Krasniqit se kishte ndalur kurrė, gjė qė edhe sot kur dikush po pėrfiton nė emėr tė gjakut tė dėshmorėve, ky atdhetar, historisė ia thotė troē.»

     Ja, njė dėshmi e shkruar qė na tregon se Sabri Novosella nuk kishte asnjė mendim e bindje  tė pėrbashkėt me heroin tonė kombėtar, Jusuf Gėrvallėn. Sabri Novosella: “Njė nga krimet mė tė rėnda tė Enver Hoxhės ishte vėnia e djalėrisė dhe veprimtarėve tė Kosovės me Viseve tė tjera nėn Jugosllavi para njė alternative tė tmerrshme: ose tė jenė langonj tė Enver Hoxhės, ose tė akuzohen si spiun tė UDB-sė jugosllave!”

     Jusuf Gėrvalla:

    “Ne shokė, as qė do tė tentojmė qė tė bėhet ndonjė ndryshim nė sistemin e Shqipėrisė, -  sepse, Shqipėria dhe ashtu siē ėshtė, mund tė na ndihmojė nė realizimin e aspiratave tona, por ne duhet tė jemi tė bindur dhe tė gatshėm qė tė bashkėpunojmė ngushtė me Shqipėrinė mėmė.

(Faridin Tafallari “ME TRE YJE TĖ PAVDEKĖSISĖ, NĖ ATO VITE TĖ STUHISHME”, Tiranė, 2010, faqe 32).

     Nė shkrimet e tij, Xhafer Durmishi i pėrdor edhe disa letra tė Shefqet Jasharit qė m’i dėrgon mua miqėsisht, gjė qė sipas mendimi tim e keqpėrdor edhe besimin e Shefqetit. Unė, me Shefqetin flas dhe ne ia kemi shprehur njėri tjetrit mospajtimet tona lidhur me disa mospėrputhje qė i kemi.

     - Kryesisht ne kemi qenė shokė dhe nuk na ka ndodhur qė pėr mospajtimet tona ta shkėpusim miqėsinė tonė. Unė, kurrė nuk kam dyshuar nė veprimtarinė e pėrbashkėt qė kemi pasur me tė nė kuadėr tė LNĒKVSHJ-sė. 

     Nė pėrgjigjen time qė i  kam shkruar Shefqet Jasharit, mė 27 prill 2009, ndėr tė tjera ia them edhe kėtė: “...Tani pėr ēėshtjen e shkuarjes sime nė Stamboll, edhe nėse kemi mospajtime, nuk ka gjė tė keqe! Unė e kam pėrshkruar detajisht atė ēka e kam pėrjetuar. Mua as qė mė ka shkuar mendja se m'u pėrgatit nga Sabriu ndonjė komplot, po rrjedhat e ngjarjeve nga ajo kohė, e sidomos kontrollimi i pasaportės sime, nė mėnyrė tinėzare, nga Bujar Hoxha mė kanė shtyrė qė tė krijoj atė bindje...Po kėto, e edhe e ndėrhyrjeve tė diplomacisė shqiptare, tė mė vonshme, nė Lėvizjet tona, kanė qenė tė papranueshme pėr mua, cilado qė tė ketė qenė simpatia e tyre, prandaj unė i evokoj gjėrat ashtu si i kam pėrjetuar. Ti, pėr mua, je si kristali i pastėr dhe nuk ke pasur asnjė dyshim e bindje se Sabriu mund t'ma bėjė njė gjė tė tillė; po Sabriu ka pasė rezerva ndaj atyre qė ishin enveristė apo marksistė-leninistė dhe mė dėrgoi atje, me qėllim tė mirė, pėr t'mė bindur Bujar Hoxha qė ta hiqnim nga rendi i ditės Bashkimin me shtetin amė, sepse pas formimit tė "Komitetit tė Rinisė" unė e shkrova njė pamflet, nuk e di se a e ke lexuar ti, tė cilin e redaktoi Jusuf Gėrvalla. Tani , nėse flasim pėr atė periudhė, sipas mendimit tim nuk mund tė vepronim as tė agjitonim kundėr  Shqipėrisė sė atėhershme, kur e kishim programin pėr bashkim me tė....Lexoje, tė lutem, pėrshkrimin e hollėsishėm gjatė takimit tė bisedave tė mia me Tefik Strajėn....”.

     Pėr hir tė realitetit historik dhe sipas parimit tė filozofisė latine, “Verba volant scripta manent“(Fjalėt fluturojnė, shkrimet mbesin), do tė vazhdoj qė ta shkruaj, aq sa mundem, tė vėrtetėn, vetėm tė vėrtetėn historike, duke u pėrpjekur qė sa mė shumė tė jem objektiv, pa iu nėnshtruar bindjeve a presioneve tė kohės apo simpatisė pėr ndonjė parti, qoftė nė Kosovė apo nė Shqipėri. Po e shtoj, se: qė nga mbarimi i luftės mė 1999 e deri mė sot nuk i pėrkas asnjė subjekti a partie, pėrveē  Atdheut - Nėnės Shqipėri!

     Nė kėtė shkrim, si dhe nė shkrimet tjera, nuk kam kurrfarė urrejtje, nuk kam kurrfarė xhelozie, nuk kam kurrfarė ambicie personale, nuk kam kurrfarė qėllimi denigrues, as denoncim pėr Sabri Novosellėn e Xhafer Durmishin e sivėllezėrit e tyre, - kam vetėm njė objektiv, e ky ėshtė pėr tė dėshmuar e pėr ta ndriēuar tė vėrtetėn, vetėm tė vėrtetėn historike.

     Pas krejt kėsaj qė u tha mė lart e nė vazhdimėsi, qysh nga vrasja e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, para opinionit shtrohet njė pyetje sugjestive:

     - Kush e paska respektuar mė shumė figurėn heroike tė Jusuf  Gėrvallės dhe kush e paska ndjekur mė me besnikėri rrugėn e tij; - unė, Ramadan Pllana, qė e vazhdova veprimtarinė time bashkė me shokėt e heroit: me Ahmet Haxhiun, Hysen Gegajn, Jashar Salihun, Xhavit Hoxhėn, vėllaun e dėshmorit tė parė tė UĒK-sė- Edmond Hoxha, Hasan Ukėhaxhėn, Drita Kuēi- Kastrati, kėta katėr tė fundit ishin nga Komiteti i Deēanit qė e kishte formuar Jusuf Gėrvalla nė bashkėpunim me atdhetarin e madh Ismajl Haradinajn, si dhe me UĒK-nė, nė krye me komandantin legjendar, Adem Jasharin e gjithė plejadėn e saj qė i shporri njėherė e pėrgjithmonė kriminelet serbė; - apo Sabri Novosella qė e shante LPK-nė, krijesėn e UĒK-sė dhe bėnte tregti nė Shqipėri, e Xhafer Durmishi qė bėnte sehir nė Suedi, kur bėhej luftė?!

     Sabri Novosella, nė revisten ”Republika” tė Salih Kabashit qė botohej nė Lubjanė, nė njė intervistė tė tij, nė numrin 4, 1996, faqe 29, deklaronte kėshtu, nė kohėn kur njė numėr i madh i anėtarėve tė LPRK-sė burgoseshin e dėnoheshin nga gjykatat e Beogradit, edhe autori i kėtij shkrimi ishte dėnuar me katėr vite burgim, dhe kur UĒK-ja, me Adem Jasharin nė krye,  kishte filluar aksionet e veta luftarake kundėr soldateskės serbe, ky deklaron se: "PPSH dhe Beogradi, si sot PPSH (me gjasė mendon nė Partinė Socialiste nė Shqipėri) dhe PSS (shkurtesė e Partisė Socialiste nė Serbi), qėllimet i kishin tė ngjashme; - Kosova kurrsesi tė mos ēlirohet dhe tė mos bashkohet me shtetin shqiptar. Beogradi dhe PPSH, pėrmes LPRK realizuan atė qė dėshironin.”

     - Duhet tė jesh burrė e atdhetar i denjė pėr tė luftuar pėr Bashkim Kombėtar, pėr njė Shqipėri Etnike, ashtu siē ishin Ramiz Cėrnica, Metush Krasniqi e shumė tė tjerė, qė edhe tė rrezikuar pėr vdekje me qėndrimet e tyre,  tė cilėt edhepse me bindje tė kundėrta me sistemin e Shqipėrisė sė Enver Hoxhės, Atdheun e kishin mbi tė gjitha dhe deklaruan:

- ME SHQIPĖRINĖ PO, ME SERBINĖ JO!

     Se Atdheu ėshtė mbi tė gjitha, pa dallim, feje, a ideje, pėr kėtė dėshmojnė edhe vdekjet e Jusufit, Kadriut e Bardhit, ėshtė veprimi i tyre i pėrbashkėt pėr unitetin e tė gjithė luftėtarėve qė kishin qėllim kryesor ēlirimin dhe bashkimin e Kosovės dhe viseve tjera shqiptare me Nėnėn Shqipėri. Ky shembull dhe kjo rrugė mbetet gjithmonė aktuale.

     Emri dhe vepra atdhetare, e Jusuf  Gėrvallės me shokė mbetėn yje tė pashuara pėr liri e bashkim kombėtar dhe do t’i kujtojmė gjithmonė, si tė gjallė, nė kujtesėn dhe shpirtin tonė!

     LAVDI E PĖRJETSHME, JUSUFIT, KADRIUT E BARDHOSHIT - TRE YJEVE TĖ PASHUARA!

     Letra e Jusuf Gėrvallės, dėrguar Sabri Novosellės, tri ditė para se tė vritej nga UDB-ja famėkeqe, ku shihet qartė pezmi i heroit tone kombėtar ndaj sabotimt tė Sabri Novosellės qė i bėnte LNĒKVSHJ-sė dhe nė veēanti Jusuf Gėrvallės.

     I dashuri vėlla Mėrgim,

     Letrėn pėr KQ tė PPSH-sė e vonuam shumė. Unė, e shkrova nė disa variante, por me asnjėrin prej tyre nuk mbeta i kėnaqur. Nuk jam mėsuar tė komunikoj me njė nivel tė tillė. Mė sė fundi e lashė variantin qė mora prej teje. Hapi si hap mė pėlqeu shumė dhe mė duket shumė i dobishėm.

     Por, nuk di a duhet tė jemi tė kėnaqur se e kemi realizuar.

     Nė letrat e fundit na kanė arritur disa kėshilla nga ana juaj. Ta them tė drejtėn se mua personalisht mė kanė lėnė me njė ndjenjė tė ftohtė. Thelbi i tyre konsiston, sipas pėrshtypjes sime, nė njė tėrheqje nė vete, qė u dashka tė aplikohet prej nesh. Ose nuk kam qenė nė gjendje ta kuptoj qartė. Se cilėsia duhet tė ketė pėrparėsi ndaj sasisė, kjo dihet dhe pėr kėtė kam pas shkruar edhe vetė, nėse tė kujtohet, nė atė Qarkoren drejtuar atyre shokėve nė D., qė ti e ke pas pėlqyer. Por, qė atėherė kushtet kanė ndryshuar shumė. Tash ka dalė sheshit pezmi i madh i popullit, gatishmėria e madhe pėr flijime tė larta, ideja e luftės pėr liri ėshtė materializuar mė shumė se kurrė. Sipas njohurive tė mia tė pakta teorike, mė duket se tash, nė vend tė reduktimeve e tė pėrkufizimeve, duhet ta aplikojmė zgjerimin e furishėm tė radhėve, ashtu si thotė Lenini me njė rast, madje nė atė mėnyrė qė rekrutėt e rinj tė zėnė vendin e luftėtarėve tė rėndomtė, kurse ushtari i vjetėr tė zėrė vendin e oficerit tė ulėt. Kėshtu e pata kuptuar mė nė fund edhe zgjedhjen e Shpendit dhe timen nė KQ. Rinia jonė revolucionare po kėrkon radhėt e revolucionarėve tė organizuar. Ajo, do tė kapet nė ato hallka qė do t’i gjejė mė lehtė. Po e mbyllėm ne, ajo do tė kapet pėr radhėt e tė tjerėve. Mė duket se Lėvizja duhet tė mblidhet, t’i trajtojmė me seriozitetin mė tė madh disa ēėshtje vitale qė dalin nga momenti aktual e qė i kanė rrėnjėt nė kushtet e ndryshuara shumė pas demonstratave tė pranverės sė shkuar. Mendoj se, Lėvizja duhet tė pėrfshihet prej impulsesh tė reja. Se cilat do tė jenė kėto impulse, unė nuk jam nė gjendje ta them. Por, po tė pėrpiqen shokėt, do ta gjejnė doemos.

     Unė, kėrkoj falje pėr guximin qė po marr tė flas kėshtu, sado qė, siē e di edhe ti, njohuritė i kam tė mangėta si pėr mėnyrėn e organizimit tė brendshėm, ashtu edhe pėr gjendjen reale tė punėve nė veprimtarinė e sotme tė organizatės sonė. Mirėpo, disa vėrejtje, mė parė se t’i mbaj nė vete, parapėlqeva t’ them shtruar.

     Shtypi revolucionar zė njė vend me rėndėsi nė veprimtarinė e ēdo organizate revolucionare.

     Ne, tani mund tė themi se kemi shtypin tonė. Por, pa u siguruar mėnyra e sigurt e transportit dhe e shpėrndarjes sė tij, shtypi mbetet gjysmė i vdekur. Kurse, ne nuk mund tė krenohemi se kemi krijuar kushte as pėr transport, e mbase, as pėr pėrhapjen e tij tė suksesshme. Kjo gjė po ushtron ndikim negativ edhe nė punėn e vetė redaksisė sė ”Z.K”. Ėshtė njė ndjenjė e ligė kur mendon se je duke shkruar diēka qė e ka shumė vėshtirė tė bjerė nė dorėn e lexuesit.

     Siē e di, ne kemi pas bėrė qė kėndej njėfarė transporti tė shtypit. E kemi futur atė nė Atdhe, por atje s’i kemi pasur njerėzit qė do ta shpėrndanin si duhet. Tani, nė drejtimin e transportit, kemi pėsuar mė nė fund edhe njė disfatė. Me numrin 1 tė ”Z.K.” dėrguam pėr Atdhe dy punėtorė. Rruga e futjes sė materialit ishte po ajo qė kishim ndjekur nė tri raste tė suksesshme tė transportit. Por, kėsaj radhe puna dėshtoi dhe ata dy punėtorėt ndodhen nė duart e UDB-sė. Pas kėsaj e kemi shumė vėshtirė tė ndjekim tė njėjtėn rrugė. Tani, a tė qajmė materialin qė nuk ra nė duart e lexuesit, apo tė qajmė njerėzit qė na u dėmtuan. Aktualisht s’po i bėjmė ballė dot t’u japim rrugė. Ėshtė disfata e parė kėsodore qė dy vjet e kėtej dhe na ka demoralizuar shumė. Sa patėm zėnė tė kėnaqemi e tė marrim krah nga materialet qė po na arrinin pėr revistėn, tash u desh tė na dilte ky problem.

     Nga ana tjetėr, mėnyra se si ėshtė vepruar nga ana juaj atje me futjen e materialit brenda, jo vetėm qė nuk i plotėson nevojat pėr shtypin tonė revolucionar nė Atdhe, por ėshtė e pasigurt dhe e rrezikshme po aq sa mėnyra jonė. Si me njė kopje tė ”Z.K.” si me njė mijė, njeriu rrezikohet njėsoj.

     Si t’ia bėjmė kėtij halli tė madh? “Marku” s’na erdhi.

     Edhe po tė kish ardhur, mė duket (sipas fjalėve tė Kolės) se edhe ai tashmė nuk ėshtė i pakomprometuar nė sytė e UDB-sė.

     Ne, kemi vrarė mendjen se rruga mė e sigurt pėr futjen e shtypit nė Atdhe ėshtė shfrytėzimi i ndonjė transportuesi nė relacionet evropiane. Juve ndoshta mund t’ju vijė pėrdoresh tė gjeni ndonjė shofer shqiptar nga Turqia qė bart mall me kamion tė madh tė shteteve evropiane, e qė kalon nėpėr Jugosllavi.

     Ne, do t’ia japim qė kėtej materialin, kurse shokėt brenda duhet tė gjejnė mėnyrėn se si ta marrin prej tij nė dorėzim atė material. Nė rast tė tillė neve do tė na zvoglohej problemi edhe sa i pėrket shtimit tė tirazhit tė revistės edhe shpeshtimit tė daljes sė saj, gjė qė ka rėndėsi tė madhe. Ėshtė keq qė kėtė punė s’e kemi bėrė deri para disfatės sonė tė parė, por tash duhet tė na bėhet njė preokupim shumė serioz. Ndryshe, spontaniteti do tė na kushtojė shtrenjtė dhe do tė bėjė qė tė zhagitemi si zvarranikė e jo si vrapojmė fuqishėm si revolucionarė. Edhe njė lajm jo fort tė mirė kam pėr ju. Me insistimin e “Shpendit”, pėr tė mos thėnė me presionin e tij, “Shpendi” shkoi nė Kosovė pėr njė qėndrim tė shkurtėr, disa kohė para vitit tė ri. Sė andejmi u paraqit disa herė me telefon, e sė fundi disa ditė para vitit tė ri, kur tha se do tė kthehej menjėherė pas vitit tė ri. Mirėpo, sot jemi mė 14 janar, e ai as na thirri mė, as erdhi. Ne, nuk kemi si t’i drejtohemi, sepse ai nuk ėshtė nė shtėpi, por nė ilegalitet. Por, jemi brengosur shumė se mos i ka ndodhur gjė. Ndonjė lajm a shenjė pėr tė keq nuk kemi, veēse vonesa e tij na brengos. Nėse ka fat dhe kthehet, ai do tė na sjellė materiale me vlerė, sepse pėr atė qėllim edhe pat shkuar.

     Tani po kthehem edhe njėherė nė fillim tė letrės. Mendimi im ėshtė se disa ēėshtje parimore, siē ėshtė themelimi i partisė si domosdoshmėri apo rrezikshmėri nė perspektivė, pastaj mėnyra e organizimit tė Lėvizjes nė kushtet e reja tė luftės, duhet tė diskutohen e tė pleqėrohen mė dendur me shokėt, sidomos me Plakun. Jo vetėm gabimet e mėdha parimore, por edhe tė voglat ka mundėsi tė evitohen shumė mė mirė nė kėtė mėnyrė. Ju atje jeni tė lumtur qė e keni Plakun. Nė kėtė pikėpamje ne jua kemi lakmi, se kėndej punėt me relacione tė tilla nuk janė aq tė thelluara, jo pėr fajin tonė.

     Nė fund, duke ju dėrguar tė fala vėllazėrore e revolucionare, kėrkoj falje pėr helmin e derdhur nė kėtė letėr, por na helmuan ca problemet e pėrmendura dhe ėshtė e udhės t’i ndajmė bashkė.

“Sokoli” (Jusuf Gėrvalla)

 

     P.S.

     Vehbi Ibrahimi, i vrarė nė Belgjikė, ishte sekretari personal i ( E. Kastriotit). Ky farė Emili i sė ashtuquajturės ”Besėlidhja shqiptare”, ėshtė njė nga reaksionarėt mė tė mykur tė shqiptarėve nė Perėndim.

     - E. Hadri, pėr sa jam i informuar, i takon gjoja njė partie komuniste, por me orientim pro-rus.

     Edhe M. Camaj, pėr sa dimė, ėshtė kundėr Shqipėrisė.

     Pėr emrat e tjerė, adresat e tė cilėve na janė dėrguar me nga njė pikėpyetje pranė, nuk dimė gjė.

     Ne, s’po u dėrgojmė tash pėr tash asgjė, deri sa tė mos vėrtetohet puna e tyre.

     Nė qofshin si kėta qė pėrmendėm mė lart, s’kemi pse ua dėrgojmė as ”helmin”, lėre mė shtypin tonė. (Fjala ėshtė pėr Hasan Beun nė Amerikė, Hysen Ēamin nė Suedi, Vincenzo Gollettin nė Frankfurt). (Marrė nga libri i Faridin Tafallarit ”Terror Dhimbje Qėndresė, “Eurorilindja”, Tiranė, 1997, faqe 452, 453 dhe 454)

     Sqarim pėr lexuesit rreth ”Qarkores drejtuar atyre shokėve nė D.” dhe dy protagonistėve ”Shpendi” e ”Plaku” tė kėsaj letre pėr  lexuesit e painformuar - (Sqarimi  im), Ramadan Pllana:

     1. Qarkoren drejtuar atyre shokėve nė D. - Fjala ėshtė pėr ”Komitetin e Deēanit” gjatė viteve 1980-81 nė Kosovė me programin e LNĒKVSHJ- sė sipas udhėzimeve tė Jusuf Gėrvallės ka vepruar ”Komiteti i Deēanit”. Ky u formua nė fillim tė muajit korrik tė vitit 1980 nga atdhetarėt dhe veprimtarėt e dalluar Ismail Haradinaj, Hasan Ukėhaxhaj, Jashar Salihu, Abdullah Hasanmetaj dhe Shkurte - Drita Kuēi.

     Ndėr aktivistėt mė tė dalluar tė kėtij Komiteti ishin edhe Nazmi Selmanaj, Xhavit Hoxha, vėlla i dėshmorit tė kombit, Edmond Hoxha, Aliter Dervishaj, Din Ahmetaj, Muhamet Haklaj, Niman Mustafaj, etj.

     Ky grup, si dhe gazeta “Lajmėtari i Lirisė” qė doli gjithsej nė tre numra, numri i parė nė muajin gusht 1980, i dyti nė tetor dhe i treti nė janar tė vitit 1981, u formua pa lejen e “Komiteti Qendror” tė Sabri Novosellės.

     2. Shpendi - ėshtė pseudonim i Xhafer Durmishit.

     3. Plaku- ėshtė Bujar Hoxha, diplomati i shteti shqiptar.

 

Zvicėr, Janar 2012