Nė 65 vjetorin e Lindjes sė Jusuf Gėrvallės

 

 

POEZI KUSHTUAR JUSUF GĖRVALLĖS

 

     Kėto poezi, janė botuar nė vitin 1980 dhe 1981, nė kohėn kur Jusuf Gėrvalla vepronte nė mesin e mėrgimtarėve shqiptarė. Sot, me rastin e 65 vjetorit tė lindjes sė Poetit dhe Atdhetarit tonė tė pavdekshėm, ribotohen tė pėrgatitura nga „Pashtriku.org“.

 

( Shkruan: Kadri Rexha - 01. 10. 2010 )

 

 

SI TA ZĖ VARGUN

 

Tash je mė afėr
Nuk pėrfton vetėm netėve tė vona
Shpirtkandil farfuritės
I ngrohtė mbi tė gjithė
Fluid nė shtėpinė time tė ngushtė
Dorė e zellshme mes lulesh tė verdha
Ta shoh nė buzė shpėrthimin e pranverės
Nė stinėn e bardhė

 

Asnjė natė pa ty
Nuk pushon tė heshtė me bubullimė
Asnjė ēati pėr be s’e rrėzuan rrufetė
Je jugė e bardhė. Je tambėl mbi zjarr
Lejlek i oxhakut tim
Nuk beson.Ti e paske ditur si lind si perėndon
Stina. Si ringjallet njeriu

 

Si ta zė fjalėn. Pėrfytyrimin
E netėve tė gjata. Bisedat pėr tė dashurit
Shtegtimin tim nė ngazėllimin tėnd tė ēiltėr
Pėr “duartrokitjet qė vijnė nga rreshtat e fundit”
Vargu i parė i poezisė qė do tė shkruhet
Lisi mė blerosh i bjeshkės

 

Tė vrau fjala e fundit
Uji qė nuk ecėn. Bėrraka
Fluturimi yt ėshtė fillim i ri qė premton
Po tė sheh nė ėndėrr zabeli
Kroi i etheve. Maja e Strellcit
Nė fantazinė e fėmijės je trimi i kėngės
Nė shqetėsimin tėnd mė sė paku ka vend droja

“Fjala”, qershor 1980

 

ZGJIM GJAKU

 

Kudo qė tė kėrkoj tė gjejė kudo
Nė fjalė nė lule nė kullė nė mal
Muret janė rrėnuar mes njerėzish
Sikur fati prore ngel mbi prag
Tė shtėpisė as i rėndė as transparent
E mban mend fundin e vjeshtės sė vonė
Dita qė solli shiun s’ish veē zgjimi im
Bėrraka s’u pėrmend mė beso
Nė plepat e kopshtit flenė zogj
Nė lumin e fushės rrjedh ujė i ri

“Bota e re”, maj 1981

 

KĖTU MES NESH

 

Nė ngarendjet stinėve
Plot zgjim tė blertė fushe
Tė shoh tė dėlirė

 

Ja kėtu mes nesh
S’janė prerė flokėt e kitarės
S’janė tharė lulet nė verandė
S’ėshtė vrarė mendimi i pjekur
Nė kujtesė

 

Tė prek me kėto duar
Ty. Shtegėtimin e parandjerė
Lumin e turbullt qė le pas
Dhe shtegun e malit
qė puqet me retė
e shqetėsimit
 

De prap pyes
Pėrse kroi kundėrmon erėmali

„Zėri i rinisė“, 1981

 

FJALĖ E BLERTĖ BJESHKE

 

S’di nė flenė trarėt shthurur
Apo tenja bren prajshėm
Njė zė mė ngroh njė zė mė kėndell
Je ora mė e zgjar e fushės
Je fjala mė e blertė e bjeshkės
Mė kot s’i ferron ditėt nė kėtė stinė
Tek fara lėshon rrėnjė nė rudinė
Tė kam parė me Lajmėtar nė dorė
Si mė fėmijėn nė kopsht tė kam parė
Ėshtė ajo vapė vere nė dejt e shtatit
Ėshtė bulzė e re nė manin mjekėrrbardhė

“Zėri i rinisė”, 1981

 

BOTĖ DIELLI

 

Besdisjet tua u krahasuan me frymėmarrjen e detit
Me ujėvarat me uraganet me fjalėt e tė urtėve
Ėndėrrimet tua s’u mbėrthyen. Kah s’flutuaruam
Nė kulla ballė oxhaku nė lartėsi bjeshke me sqotė
Mengjeseve tė paqarta pėrherė krijuam botėn tonė
Prej dielli, prej dashurisė sė nėnės, prej rėnkimi
Nė luzmė ninulash liqeni gufon me zė barishtesh
Si ēdo nismė e re fryme visesh tė lėna nė harrim
Nė krahėt e nadjeve tė lagura nė stinėn qė fillon
Prarohesh nė dritė lėshon shtat nė ujė rritesh nė zjarr
Kush nuk i do kaltritė tokėn e bukės lisat malet
Kujt s’ia ka ėnda t’i bėhėt vėlla kėngėtarit trim
Mos vallė na pėlqen vetėm tė flemė e tė ėndėrrojmė

“Bota e re”, maj 1981

 

KANDIL I PASHUAR

 

mė prek me gjuhė dielli me sy fosfori mė sheh
tek qėndroj pip nė kėmbė si para ushtarit tė rryer
qė bie nė log tė mejdanit pėr nder e prag tė atdheut
loti e paska amėn nė gurrėn e bardhė nė qiell nė det
ēudi frutet pikojnė nėn pemė e lisat bien vetėm mbi tokė
nė ēastin qė unė rri kėtu e prehem nė heshtjen tėnde
im vėlla qet pushkė prej fjalėsh e pi kafen e mesnatės
ti di gjithēka je dėshmitari mė i saktė i vetmisė
sekretin tėnd me gjithė qejf do ta mėsonin gjahtarėt
dhe si murtajė do tė gjesdisnin dyerve tė botės
e ke parė ylberin e ditės nė shishe e nuk ke bėza
peshk akuariumi para fjalėve valė para pezmit tė ēastit
mbi supin tėnd kurrė shtresė pluhuri as merimange
kundėrmon nikotinė dhe ėmbėlsirė tė gatuar pėr festė
mė sė shumti ke dėgjuar balada pėr ndarjet pėr pritjet
ndaj ke etje pėr dritė siē ka shtėpia pėr zėra fėmijėsh
nė kokėn tėnde tė bilurtė betohen miq e tė dashur
nė flatrat tuaja tė zjarrta dashuria merr kuptim amshimi
nė rite tė prekshme motmotesh e mban vetėn burrė
me ty do tė pinin gjakun yjet dhe do tė bėhėshin vėllazėr

“Rilindja”, 22 mars 1994

 

LAJMĖTAR NADJESH

Kėnga jote
S’do t’i zgjojė kurrė mė
Ata qė i zgjove njė herė
Lajmėtar nadjesh
Ti qė kėndon vetėm njė avaz
Parmbrėmė mbrėmė dhe sonte
Kėrkojmė pemėn qė kėrkon edhe ti
Dhe tė gjithė ata qė ikėn
Pėr t’u bėrė drita jonė
Tashti flenė nėn bli
Nė zabel mes shavarit
Vetėm mbrėmjeve tė festave kthehen
Mes nesh hyjnė tė ēiltėrt
Me frymėn e sharkisė ngjallėn
E kalurojnė

“Bota e re”, maj 1981

 

ORĖ QĖ ZGJON

 

sa herė tė na zgjojė fryma e kėngės tėnde betohemi
nė bukėn e valė nė lėngun e njelmtė tė urės sė fshajtė
lidhet besa nė kuvende armėt ngjeshėn nė supe
nė netėt me yje nė ditėt pa diell bashkohemi sėrish
unė ti dhe ai qė aq shumė i kėnduam dritės
fjala jote ėshtė zgjim edhe erė edhe kėngė bilbili
zgjimi yt bekimi mė i saktė mbi frute ardhmėrie
ėshtė kjo dorė miku gufim stine apo mrekulli
deri mė sot askush nuk e tha kėtu as atje lartė nė yje
por secili nga ne beson se ecėn me orė tė mbarė
se nė fisin tim tė vogėl nė trungun tim tė lashtė
urtisė tėnde tė ēiltėr i besojmė si diellit
nė trokun tėnd nam madh koha s’fjeti kurrė
ritmi yt hyjnorė prore nė krah me ndėrrimin
kėndell stinė tė verdha premton ditė tė re

1981

 

KULLĖ MERMERI

 

Kujtimi pėr ty dhe kėnga pėr namin tėnd
Nėpėr dimensione kohe u vesh me tė blertė
Kėtu nė poret e nėnės tokė dhe nė shpirt
Qė nga lashtėsia bėjmė dashuri me shirat
Me mjegullat e vjeshtės me ritimin e kasolles
Vetėm balli qėndroi lartė kėshtjellė mermeri
Tė ushqyem me zjarr tė praruam me legjenda
U dogjėm u bėmė shpuzė pėr emėr pėr tokė
Shpresa kjo grua fisnike kurrė nuk na braktisi
Sa herė u nisėm nė pritje tė vjeshtės sė tretė
Siē presim rrezen e parė nė pjergull mbi derė
Si puthjen e ėmbėl tė nėnės nė ditėlindjen tonė
Nė zgorin tėnd tė bruztė lind ėndrra prej fjalėsh
Prej lėngut tė kėngėve pėr bukėn prej klorofili
Ndaj tė gjithė kėshtu tė dehur e fillojmė ditėn
Me porosinė e rapsodit me kėngėn e tij nė gojė
Tė gjallėt flenė si toka nė stinėn e butė tė barit
Si fusha si pyjet si lumenjtė nė pranverė

“Bota e re”, maj 1981

 

KUR TĖ TAKOHEMI SĖRISH

 

do tė bisedojmė pėr miq e tė dashur
im at s’do tė flasė mė me gjuhėn e shėnjave
bari do tė gufojė shthurur fieri do tė rritet mal
nėn ēatinė prej bese stina do tė ketė pemė
murana e rrethuar qetė do tė flė nėn bli
nata do tė ketė yje dita do tė ketė diell
gajzeri i pezmit do tė thahet nė rrėnjė
ecja pas prijėsit mė s’do tė jetė mashtrim
apo do tė agojė nesėr prapė diēka si dje

“Zėri i rinisė”, dhjetor 1981

 

© Pashtriku.org

 

…

 

Kadri Rexha:

 

Ende ka njerėz

ﺹ ﺹ ﺹ ﺹ

RRUGA LETRARE E JUSUF GĖRVALLĖS

 

…