DITA E FLAMURIT ĖSHTĖ PASNESĖR

 

( T r e g i m )

 

 Shkruan: Beqir ELSHANI

 26. XI . 2007

 

Papritmas profesori nxori flamurin kombėtar prej ēantės sė zezė dhe me dy progje e vuri nė ballė tė murit nė odė. Nė kėtė ēast, fytyrat e burrave u ndriēuan, kurse sytė e fėmijėve tė pranishėm nė odėn e burrave shkėlqenin porsi yje. I zoti i shtėpisė, axha Mal, u ngrit nė kėmbė dhe i nderoi tė gjithė miqtė, pastaj ua uroi festėn kombėtare tė flamurit. Profesorin e falėnderoi duke e pėrqafuar dhe tha:

- Tė lumtė, ma ke zbukuruar shtėpinė! Mė ndihmoi fati qė profesorin e takova nė qytet, dhe ja tani kjo ditė u bė ditė kremte, ndonėse Dita e Flamurit ėshtė pasnesėr.

Ndėrkohė i biri i axhės Mal, Valoni, doli jashtė pėr tė vėshtruar rrugėn nė mos po kalonte patrulla policore. Kėtė skenė e hetoi babai i Valonit dhe profesori qė ishte ulur nėn ballinėn e flamurit nė krye tė odės, prandaj babai ia tėrhoqi vėrejtjen tė birit, qė dikur kishte punuar drejtor nė gjimnaz.

- Mjaft mė me tutėn tėnde partiake! Tani tė gjithė jemi njėsoj para shkaut: si ti me librezė tė kuqe, si profesori i dheshkronjės pa tė. E more vesh sesi djali i kryetarit tė gjykatės komunale u kthye nė arkivol nga Armata Popullore e Jugosllavisė, prandaj sot jemi pre e Serbisė pa marrė parasysh veprimet tona. Askush nuk ka punuar mė shumė se kryetari i gjyqit pėr pushtetin, megjithatė djalin ia kthyen nė kufomė, - tha i zoti i shtėpisė, axha Mal, qė tregonte se si durimit i kishte ardhur fundi.

Ėshtė vit i mbrapshtė i Jugosllavisė, qė nė gjendje shtetrrethimi me tanke ia hoqi kushtetutėn Kosovės. Institucionet arsimore dhe fabrikat janė bllokuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore tė Jugosllavisė serbe. Kosova ėshtė nė heshtje varri dhe me ankth i pret kufomat e njėpasnjėshme tė ushtarėve shqiptarė. Nė muzgun e mbrėmjes rrapėllojnė llamarinat, tė cilat vendasit i godasin nė shenjė revolte. Kjo rrapėllimė ėshtė me prejardhje, diku nga fiset e largėta primitive, prandaj njė veteran i luftės nė ēetėn e Shaban Palluzhės, me tė parė kėtė skenė tronditėse, kishte thėnė se nuk trembet shkau me potere tė llamarinės. Zonjat e shtėpisė mallkonin zbatimin e kėsaj revolte tė pakuptimtė; ato ankoheshin sesi kohėt e fundit kishin mbetur pa govata pėr larjen e rrobave, meqė tė rinjtė i mblidhnin tė gjitha, dhe dilnin duke rrapėlluar porsi karnaval nė rrugė. Tanimė nuk ka protesta tė shqiptarėve kundėr dhunės dhe shtypjes sė egėr serbe. Siē duket, ky lloj i gandizmit shqiptar i pėlqen Italisė, Rusisė, Greqisė - miq tradicionalė tė Serbisė, pse jo edhe diplomacisė franceze. Shkrimtari francez, Andre Malro, me dajak i kishte rrahur akademikėt serbė pėrse kishin lejuar tė valojė flamuri kuqezi nė Kosovė. Kundėrshqiptari francez, Malro, i kishte udhėzuar serbėt sesi duhet ndaluar edhe gjuhėn shqipe, jo mė mbylljen e Universitetit tė Kosovės. Prandaj mjafton qė njė francez me autoritet t“i ndėrsejė kėta bisha serbe, dhe kėta menjėherė i hyjnė barbarizmės kundėr shqiptarėve nė tė gjitha anėt e Jugosllavisė. Kjo do tė thotė qė francezi di i mėsojė tė tjerėt si duhet pushtuar Kosovėn, nė vend se t’i mėsojė shqiptarėt se si duhet tė ēlirohet Kosova nga pushtuesi serb. Prandaj derisa Franca gjermanėt i ka drejtuar kah bukuria, serbėt i ka drejtuar kah kolonizimi i trojeve shqiptare.

Profesori i dheshkronjės mori qėndrim mbi gjunjė nėn flamur, prej nga ngjyra e flamurit kuqezi reflektohej nė fytyrėn e tij dhe pyeti: - A e dini si kėndohet Himni i Flamurit Kombėtar?

Fėmijėt ngritėn supet nė shenjė mosdije. Kėta pėr herė tė parė e shikonin flamurin kombėtar pa njollat e fashizmit tė kuq serb. Pastaj profesori filloi recitimin e strofės sė parė tė Himnit mbi Flamur:


Rreth Flamurit tė pėrbashkuar

Me njė dėshirė e njė qėllim,…

 

Kur i zoti i shtėpisė dėgjoi kėndimin e Himnit mbi Flamur nga profesori, trupi i tij po vlonte prej vrullit atdhetar, dukej sikur ishte bėrė moshatar me fėmijėt edhe pse ishte gjysh. Shkėlqimi i flamurit dhe recitimi i profesorit i dha shkreptimė zemrės sė kryezotit tė odės.
- Vėlla profesor, mė lejoni qė unė ta recitoj Hymnin e flamurit, sepse po mė vlon kėtu, nė zemėr, - iu drejtua i zoti i shtėpisė duke mbėshtetur dy duart, njėrėn mbi tjetrėn, nė zemėr. Plisi i bardhė i rrinte mbi brezin e rrudhur tė ballit dhe pas pak me tė dy gjunjėt u ul nė dysheme. Ishte po ajo paraqitje e tij kur gjatė luftės sė dytė botėrore e recitonte kėtė vjershė tė kushtrimit kombėtar para masės shqiptare dhe tė pranishmit i dhuronin duartrokitje frenetike.


Rreth Flamurit tė pėrbashkuar

Me njė dėshirė e njė qėllim,

Tė gjith“Atij duke iu betuar

Tė lidhim besėn pėr shpėtim.


Prej lufte veē ay largohet

Qė ėshtė lindur tradhėtor,

Kush ėshtė burrė nuk frikėsohet,

Po vdes, po vdes si njė dėshmor!…


- Tė lumtė axha Mal, vetėm vazhdo, me ėndje dua tė dėgjoj, meqė unė nuk di mė shumė se strofėn e parė tė himnit kombėtar, pastaj ti e ke pėrjetuar luftėn, ku krahas pushkės shumė herė e ke kėnduar himnin, - uroi profesori duke u paraqitur kinse nuk e dinte, mirėpo ai dėshironte qė me ėndje ta dėgjonte shqiptarin me flokė tė zbardhur se si e recitonte himnin, qė e kishte mėsuar nga goja e mėsuesit tė tij tė parė shqiptar, kurse profesori i dheshkronjės e kishte mėsuar nėpėrmes valėve tė Radio Tiranės.

Pas pėrfundimit tė himnit jehuan duartrokitjet e fėmijėve dhe tė burrave nė odė. Njė fėmijė iu afrua dhe e puthi nė faqe:

- Axha Mal, tė lumtė! Na gėzuat me recitimin e bukur tė himnit, qė mėsuesi im kurrė nuk e ka thėnė.

 
- Unė, Hymnin mi Flamur e kam mėsue qysh kur isha fėmijė nė shkollė sikur ky nipi im. Atėherė mėsuesi na qėllonte me shkop nė duar, po qe se nuk e dinim pėrmendėsh himnin. Mirėpo mė vonė erdhėn partizanėt e Jugosllavisė dhe na e ndaluan Flamurin Kombtar. Ē“prej asaj kohe, qe 45 vjet, asht hera e parė qė e recitoj Hymnin mi Flamur, - tha kryeodari i emocionuar duke fshirė lotėt e mallėngjimit.

- Mė korite para shokėve, baba!… u ankua i biri, qė dikur kishte punuar drejtor nė gjimnazin e Prishtinės, pastaj vazhdoi. - Nuk e kam ditur qė babai kaq bukur e reciton Himnin e Flamurit!

- Kurrė nuk e ka recituar, kurse sot para shokėve dhe nipave po e reciton si aktor i teatrit.


- Faji ėshtė yti, …ti nuk ke treguar interesim, prandaj edhe babai nuk ta ka prish. Drejtorėt e shkollave kanė aftėsi tė flasin, mirėpo aftėsinė pėr t’i dėgjuar tė tjerėt nuk e kanė, - ia priti profesori i dheshkronjės. Kjo ėshtė pengesė e konstruktit familjar dhe shoqėror. Kjo ndodhė pėr shkak se urdhrat ju vinin prej sė larti… prej organeve tė pushtetit, ndaj drejtorėt i zbatonin pa e dėgjuar zėrin e masės. Po tė pyeteshin mėsimdhėnėsit dhe nxėnėsit, ti me shokėt e tu nuk do tė udhėtonit disa herė pėr tė vizituar vorrin e Titos nė Beograd. Pėrkundrazi, do tė shkonit nė Prizren pėr tė vizituar Lidhjen Shqiptare, qė ėshtė mė afėr se Beogradi, dhe mė e domosdoshme pėr nxėnėsit shqiptarė, - tha profesori qė dikur ishte larguar nga procesi mėsimor pėr shkak se nuk kishte pranuar tė prekej flamuri shqiptar nga pushtetarėt serbė. I tėrė qyteti mbante nė mend fjalėt e profesorit para shėrbėtorėve tė kuq: "Kush prek nė flamur, prek nė gjakun e popullit shqiptar!"

- Memorialin e Titos kam qenė i detyruar ta vizitojė meqė edhe komiteti paguante shpenzimet e transportit, - plotėsoi ish-drejtori i gjimnazit.

- Komiteti ua ka paguar rrugėn me djersėn e punėtorėve tė ndėrtimtarisė, ku ne mezi merrnim vetėm njė rrogė nė fund tė vitit, - ndėrhyri njė mik nga qoshja e fundit tė odės, pėrndryshe punėtor nė kombinatin ndėrtimor "Ramiz Sadiku".

- Pėrkundrazi, unė me tė gjithė shokėt e klasės nė krye me mėsuesin tonė e kemi vizitue shtėpinė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, - pėrforcoi kryeodari, axha Mal. - Atėherė ishte kohė lufte dhe ne organizuem ekskursionin me qerre kuajsh, po ē’kuaj tė fortė se, tė dukej sikur fluturonim. Udhėtimin e kalonim duke kėnduar dhe shumė shpejtė mbėrritėm nė Prizrenin tonė tė bukur. Gjatė udhėtimit mėsuesi na thoshte se shkau nuk ka besė, prandaj duhet hapur sytė dhe tė mos mashtrohemi me lajkat diplomatike tė sllavėve. Serbėt kur tė shkelin tė shkrumbojnė, kurse nė konferencat evropiane vajtojnė si qyqet.

- Ju lutem, profesor, a mund tė shkruani edhe pėr ne Himnin e Flamurit? Dėshirojmė qė edhe ne ta mėsojmė pėrmendėsh, porsi axha Mal, - jehoi zėri i njė vogėlushes nga fundi i odės.

- Me dėshirė tė zjarrtė do tė shkruaj pėr tė gjithė ju fėmijėt, sepse ju jeni ardhmėria e botės shqiptare, - tha profesori.

Profesori menjėherė nxori fletoren nga ēanta dhe filloi tė shkruaj Himnin e Flamurit. Pastaj mori letrėn e kuqe dhe vizatoi gjysmėn e shqiponjės me laps tė zi tė cilėn e theu duke i bashkuar nė dy pjesė tė barabarta. Njėrėn faqe tė gjysmė-shqiponjės sė vizatuar e shtypi me shpinė tė lapsit pėr kopjim. Tashmė fėmijėt kureshtarė kishin rrethuar profesorin dhe tė gjithė po vėshtronin me kujdes demonstrimin e tij. Pas pak profesori hapi letrėn e kuqe dhe shqiponja e plotė doli nė flamur. Nė ēastin kur profesori e hapi letrėn e kuqe, fytyrat e fėmijėve po shndrisnin nga gėzimi, tė dukej sikur profesori po u dhuronte krahėt e shqipes qė tė fluturonin.

- Tė lumtė, profesor, ti me artin tėnd tė atdhedashurisė, shumė shpejtė i pėrfitove fėmijėt, - tha miku i kryeodarit, pėrndryshe mjek qė posa ishte liruar nga burgu i Leskocit.