P ė r m b a j t j a ·
Lėvizja xhonturke dhe ideja pėr
Autonominė e Shqipėrisė; ·
Synimet e Aleancės ballkanike
pėr copėtimin e tokave shqiptare; ·
Nė Kuvendin e Shkupit u vunė
gurėthemelet e Pavarėsisė sė Shqipėrisė; ·
Rrugėtimi misionar i
delegacionit tė Shkupit - pėrgatitja e
Kuvendit gjithėkombėtar; ·
Rrugėtimi diplomatik i Ismail
Qemalit nga Stambolli deri te zbarkimi i tij nė Durrės; ·
Rrugėtimi i karvanit tė Ismail Qemalit nga Durrėsi pėr
nė Vlorė; ·
Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Kuvendin e
Vlorės mė 28.XI.1912; ·
Kush e pėrfaqėsoi Kosovėn
nė Kuvendin e Vlorės?; ·
Kush e nėnshkroi aktin e pavarėsisė sė Shqipėrisė nė
Vlorė?; ·
Kush e pėrbėnte Qeverinė e parė tė shtetit shqiptar?; ·
Ēka i shkruan, Kryetari i
qeverisė shqiptare Ismail Qemali - nė njė Letėr, shteteve tė Fuqive tė Mėdha? * * * Lėvizja xhonturke
dhe ideja pėr Autonominė e Shqipėrisė
Dihet mirėfilli se nė fund tė shekullit XIX, nė Stamboll lindi lėvizja
nacional-borgjeze e turqve tė rinj qė veten e quanin xhonturq. Kjo lėvizje
vepronte pėrmes Komitetit tė fshehtė Bashkim e Pėrparim (Ittihad ve
Terakki) dhe drejtohej kundėr pushtetit absolutist tė sulltan Abdyl Hamitit
II.
Nė kėto zhvillime, lėvizja kombėtare shqiptare, pėr tė krijuar kushte
tė favorshme nė luftėn pėr autonominė e Shqipėrisė dhe pėr tė larguar
rrezikun e copėtimit tė tokave shqiptare, u bashkua me
lėvizjen e turqve tė rinj. Nė pranverėn e verėn e vitit 1908 nė shumė
qytete tė Shqipėrisė, si nė Ohėr, Prespė, Strugė, Manastir, Shkup,
Gjirokastėr, Shkodėr, Prizren, Ferizaj, Mitrovicė etj, krahas komiteteve
kombėtare Pėr lirinė e Shqipėrisė u formuan edhe komitetet xhonturke
Bashkim e Pėrparim.1
Zgjerimi i veprimtarisė sė komiteteve xhonturke nė Shqipėri e nė
Maqedoni u dha mundėsi turqve tė rinj tė fillonin kryengritjen. Nė rrethanat
kur administrata Osmane nė Rumeli (ku pėrfshiheshin edhe katėr vilajetet
shqiptare) ishte shthurur dhe zotėr tė situatės ishin bėrė xhonturqit, si
edhe pėrballė rrezikut tė njė sulmi tė ushtrisė kryengritėse kundėr
Stambollit, Sulltan Abdyl Hamiti II u detyrua tė pranonte, natėn e 23/24
korrikut, shpalljen e kushtetutės sė vitit 1876 dhe rivendosjen e rendit
kushtetues. 2
Shpallja e Kushtetutės sė Hyrietit (lirisė) u prit me
gėzim e entuziazėm edhe nga populli shqiptar, i cili vunate prej shekujsh nėn
sundimin e autokracisė sė sulltanėve. Mirėpo ky entuziazėm nuk zgjati shumė.
Qysh nė zgjedhjet e para pėr parlamentin turk, qė i
shpallėn xhonturqit me 15 shtator 1908, sipas ligjit elektoral nuk njiheshin
popujt joturk dhe tė gjithė banorėt e Perandorisė u shpallėn osmanlinj.3 Meqenėse revolucioni xhonturk nuk solli
lirinė e premtuar pėr shqiptarėt dhe popujt tjerė tė shtypur, pėrkundrazi
forcoi Perandorinė Osmane, duke e centralizuar edhe mė shumė pushtetin
qėndror, lėvizja kombėtare nė krye me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinėn, Luigj
Gurakuqin, Bajram Currin, Dervish Himėn, Ēerēiz Topullin etj, gjatė viteve
1909-1911 organizuan kryengritje tė armatosur gjithandej viseve etnike
shqiptare, tė cilat u shtypėn me gjak nga ekspeditat
ushtarake xhonturke. Pėr t“i joshur
krerėt shqiptar, sulltani ju ofronte edhe pozita tė larta ministrore.
Kėshtu, nė vitin 1909, Ismail Qemali refuzoi dy herė rresht postin e
Ministrit tė Drejtėsisė dhe me pas atė tė Ministrit
tė Brendshėm tė Perandorisė* dhe nė njė takim tė drejtpėrdrejt
qė pati ai me Sulltanin ia komunikoi qėllimin pėr: Shpalljen e Autonomisė sė
Shqipėrisė nga Perandoria Osmane dhe emėrimin e njė shqiptari nė krye
tė shtetit tė ri qė pritej tė lindėte. Kėtė ide dy vjet me
vonė (1911), Ismail Qemali nuk hezitoi t'ia pėrsėriste edhe Vezirit Qamil
Pasha, por Veziri ndonėse nuk ishte plotėsisht nė dijeni tė zhvillimeve qė
priteshin tė ndodhnin nė viset shqiptare, kėmbėnguli qė Shqipėria tė mbetej
pjesė e Perandorisė.4 Fillimi i luftės italo-turke (nė fund tė
shtatorit 1911) krijoi kushte tė favorshme pėr vazhdimin e kryengritjes
shqiptare. Kėshtu mė 12 janar 1912 nė Stamboll u mbajt njė mbledhje e krerėve
tė lėvizjes kombėtare, kuu vendos qė nė 4 Vilajetet shqiptare tė organizohet
njė kryengritje e pėrgjithshme. Aty u vendos qė kryengritja tė fillonte nė
Kosovė e pastaj tė zgjerohet edhe nė krahinat tjera tė Shqipėrisė. Hasan
Prishtina u ngarkua, tė organizonte kryengritjen e pėrgjithshme, fillimisht
nė Kosovė..., ndėrsa Ismail Qemali tė siguronte armė
dhe pėrkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane pėr kėtė rrugė tė nisur. 5 Synimet
e Aleancės ballkanike pėr copėtimin e tokave shqiptare Kryengritja e pėrgjithshme shqiptare dhe
lufta italo-turke (nė Jemen...), i dhanė goditje tė reja sundimit pesė
shekullorė turk nė Ballkan. Nga kėto zhvillime, ndonėse gjatė verės sė vitit
1912 perandoria turke, po i numėronte javėt e fundit nė Ballkan, nė zgjidhjen
e ēėshtjes shqiptare do tė inkuadrohen edhe fuqitė e mėdha. Austro-Hungaria..., duke e kuptuar funksionin historik tė Shqipėrisė si
digė para zgjerimit sllavė, filloi t'i bėjė trysni Turqisė qė tė tregojė mė
tepėr mirėkuptim pėr 14 kėrkesat e parashtruara tė shqiptarėve.6
Konti austro-hungarez Berthold, (ministri i
jashtėm) u propozoi Fuqive tė Mėdha qė tė ndėrmarrin masa pėr decentralizimin
e Turqisė evropiane nė aspektin etnik, ku do tė pėrfshiheshin edhe katėr
vilajetet shqiptare, Vilajeti i Kosovės, i Shkodrės, i Manastirit dhe
Vilajeti i Janinės.
Kėtė propozim e kundėrshtoi fuqishėm Rusia, e cila me planet e saj ogurzeza, synonte qė tėrė Ballkanin ta
bėnte sllave-ortodokse dhe pėr fat tė keq nė kėtė drejtim ajo kishte
pėrkrahjen e Francės dhe tė Anglisė.7 Pėr kėtė
ēėshtje, reagoi edhe Porta e Lartė, e cila deklaroi se ēėshtja shqiptare
ėshtė ēėshtje e brendshme e Turqisė dhe pėr tė dėshmuar kėtė gjė
,pėrfaqėsuesit turk, ndryshuan rrėnjėsisht konkluzat e marrėveshjes tė
arritur me krerėt shqiptar, mė 18 gusht 1912 nė Shkup.8
Dhe kėto marifetllėqe i hapėn rrugė
formimit tė aleancave tė shteteve ballkanike (Serbisė, Malit tė Zi,
Bullgarisė dhe Greqisė) pėr pushtimin dhe coptimin e tokave shqiptare. Planet
serbe pėr njė luftė kundėr Turqisė, kishin filluar me
bisedat e fshehta me Bullgarinė. Diplomacia ruse nė krye me carin Nikollajin
e II, ishte shumė e interesuar qė sa mė parė tė nėnshkruhet aleanca luftarake
nė mes Bullgarisė e Serbisė, pėr ndarjen e Shqipėrisė etnike. Pėr kėtė
qėllim, qarqet sunduese bullgare u ndaluan edhe krerėve bullgaro-maqedonas tė
krahinės sė Maqedonisė qė tė bashkpunojnė dhe tė pėrkrahin kryengritjen e
Pėrgjithshme Shqiptare tė vitit 1912.9
Pas njė vargė takimesh (qė kishin nisur qysh nė tetor 1911) midis
kryeministrit serb Milovanoviq dhe atij bullgar Geshov, me
ndihmėn e Rusisė, mė 13 mars 1912, Serbia lidhi njė aleanc Traktat miqėsie
me Bullgarinė, ku si synim parėsor kishin kundėrshtimin e formimit tė ēfarėdo
shteti shqiptarė nė Ballkan dhe coptimin e tokave shqiptare. Njė aneks sekret
i kėtij traktati parashikonte veprime eventuale tė
pėrbashkėta kundėr Perandorisė Osmane, ku parashihej qė Serbisė t“i
takonte mbarė territori nė veri tė maleve tė Sharrit. Krahas bisedimeve
serbo-bullgare u zvilluan edhe bisedimet bullgaro-greke, tė cilat pėrfunduan
mė 29 maj 1912 me nėnshkrimin e njė
marrėveshjeje mbrojtėse nė rast sulmi nga ana e Turqisė.10
Kėsaj aleance, pas bisedimeve tė carit rus me
Kral Nikollėn iu bashkua edhe Mali i Zi. Kėto shtete ortodokse tė
"aleancės..." pėrfundimisht ,nė emėr tė
luftės kundėr "robėrisė osmane" nė tetor 1912 filuan luftėn e parė
ballkanike pėr pushtimin dhe coptimin e tėrsisė sė tokave shqiptare. Nė
Kuvendin e Shkupit u vunė gurėthemelet e Pavarėsisė
sė Shqipėrisė Pėr ta alarmuar faktorin e brendshėm dhe tė
gjitha kancelaritė e fuqive tė mėdha, pėr rrezikun qė po i kanoset popullit
shqiptar dhe trojeve etnike shqiptare, mė 14 tetor 1912 nė Shkup, nė
shtėpinė e atdhetarit Sali Gjuka, Komiteti Shpėtimi qė nė popull njihej si
Komiteti i Shpėtimit Kombėtar dhe organizata
Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim mbajtėn njė Kuvend tė jashtėzakonshėm. Nė kėtė
kuvend, tė kryesuar nga Nexhip Draga, morėn pjesė: Mit“hat Frashėri, Sali Gjuka, Rexhep Mitrovica, Nexhip Draga, Bedri
Pejani etj. Pasi u konkludua se Turqia po i numėronte ditėt e fundit nė
Ballkan... u morėn kėto vendime: 1.
Me ia drejtue njė
proklamacion Fuqive tė Mėdha; 2.
Me formue njė
delegacion pėr mi shkėputė Malet e Shkodrės prej
lidhnisė qė patėn ba me Malin e Zi (Malėsia e Shkodrės ishte lidhur me Malin
e Zi pėr luftė tė pėrbashkėt kundėr forcave osmane nė
Shkodėr). 3.
Ky delegacion ka me pas edhe njė kompetencė tė plotė pėr t“u marrė vesh me
krahinat e tjera tė Shqipnisė pėr tė shpėtue atė prej rrezikut tė coptimit.11 Nė zbatim tė kėtyre vendimeve, Kuvendi mė
16 tetor 1912 nė Shkup ia dorėzoi konsullatės austro-hungareze dhe gjermane
njė proklamatė, ku thuhet: ...Serbia ,Bullgaria,
Greqia dhe Mali i Zi kanė shpallur luftė me qėllim tė zgjerimit
tokėsorė ose pėr pėrhapjen e ndikimit politik, prandaj edhe ne shqiptarėt po
rrokim armėt pėr tė mbrojtur tokėn tonė. Pėrveē kėsaj vemė nė dijeni Fuqitė e
Mėdha se nuk do tė njohim emėrtime tė tilla si Stara Serbija (Serbia e
vjetėrdhe Epir, ose forma politike dhe administrative tė posaēme lidhur me disa pjesė pėrbėrėse tė atdheut tonė. Ndėrkohė edhe
pėrfaqėsuesve diplomatik rus, francez, anglez dhe atyre italianė u ėshtė
dorėzuar njė proklamatė me vulė tė Shoqėrisė sė
Zezė pėr Shpėtim, nė tė cilėn thuhet: Shqipnia i ka rrokur armėt jo pėr me
forcue dominacionin e Turqisė nė Ballkan, por pėr me i dalė zot tanėsisė tokėsore
e lirisė sė Shqipnisė. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmė se sido qė tė
jetė fati i armėve, shqiptarėt nuk kanė me pranue
pėr katėr vilajete veē se njė formė politike e njė formė sundimi, dmth njė
formė tė vetme qeverisjeje.12 Pra, kėto dokumente
dėshmojnė qartė se nė Kuvendin e Shkupit u vunė themelet e Pavarėsisė sė
Shqipėrisė. Rrugėtimi
misionar i delegacionit tė Shkupit - pėrgatitja e
Kuvendit gjithėkombėtar
Kuvendi i Shkupit caktoi edhe njė
delegacion, i cili u ngarkua tė pėrgatisė terenin pėr mbajtjen e njė
Kuvendi gjithėkombėtar. Pas kėtyre aktiviteteve, mė 16 tetor 1912 anėtarėt e
delegacionit tė zgjedhur nė Kuvendin e Shkupit: Mit“hat Frashėri, Sali Gjuka,
Rexhep Mitrovica dhe Bedri Pejani, e lanė Shkupin dhe me
tren u nisėn pėr nė Mitrovicė dhe prej aty deri nė Pejė udhėtuan me njė
qerre tė mbuluar.13 Nė rrugėn nga Peja pėr nė
Gjakovė, delegatėt takojnė reth 200 burra, qė shkonin nė luftė pėr mbrojtjen
e Pejės. Nė fshatin Carrabreg, takohen me prijėsin
Bajram Curri. Nė Gjakovė takojnė edhe Isa Boletinin, qė sapo kishte ardhur
nga fronti i Prishtnės.14 Madje nė Pejė e Gjakovė,... kishin marrė nėnshkrime nga paria, duke i autorizuar
ata qė tė vendosnin pėr tė mirėn e Shqipėrisė nė emėr tė Kosovės.
Nga Gjakova, ky delegacion kalon nė krahinėn e Hasit dhe nė
fshatin Letaj qėndrojnė njė natė. mė pastaj hidhen nė krahinėn e Lumės dhe nė
fshatin Arnė takojnė prijėsin lumjanė Ramadan Zaskoci.15
Disa ditė i kalojnė nė Reē, Mirėditė, te kulla e
Oroshit, ndėrsa nė Abat tė Mirditės takuan imzot Preng Doēin.16 Nga Mirėdita delegacioni rrugėton dhe ndalon nė
Luginėn e Fanit, nė Rubik, Krujė, nė Valias nė ēifligun e Abdi bej Toptanit
dhe pasataj shkojnė nė Tiranė, pastaj ndalojnė nė Durrės prej nga pas disa
ditėsh nisen pėr nė Elbasan.17
Kėtij delegacioni prej katėr vetėsh, nė Durrės *
iu bashkua Dom Nikollė Kaēorri, Mustafė Asimi Kruja e Abdi bej Toptani. Kėta
atdhetarė kudo qė shkuan ngritėn zėrin pėr rrezikun e copėtimit tė
Shqipėrisė, duke i dhėnė kėshtu frymė idesė pėr thirrjen e njė Kuvendi
Gjithėshqiptar.
Sipas kujtimeve tė Eqerem bej Vlorės, kusheri i
Ismail Qemalit dhe njėri nga figurat e njohura tė politikės sė mėvonshme
shqiptare, mėsohet se qė nė fillim tė korrikut 1912 nė Shqipėri qenė ngritur
komitete pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe se kusheriri i tij, Syrja bej Vlora
kishte mandatin e popullit tė Vlorės pėr njė Kuvend Kombėtar, qė nė muajin
gusht 1912. Ismail Qemali duhej tė ishte nė kontakt tė vazhdueshem me ta, nisur edhe nga faktin se nė muajin qershor - korrik,
ai kishte qėndruar pak ditė nė Vlorė.18 Delegacioni
prej 8 anėtarėsh tashmė pėrbėnin Komitetin e Pėrkohshėm tė Shqipėrisė, pėr
pėrgatitjen e Kuvendit pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, para se tė
shkilej Shqipėria nga forcat e aleancės ballkanike. Rrugėtimi
diplomatik i Ismail Qemalit nga Stambolli deri
te zbarkimi i tij nė Durrės
Zhvillimet e luftės sė parė Ballkanike, tė shpallur nė tetor 1912
nga shtetet ortodokse tė "Aleancės ballkanike" e qė kishin pėr
qėllim copėtimin e tokave shqiptare, pėrshpejtuan aktivitetin diplomatik tė
Ismail Qemalit.
Kėshtu, mė 3 nėntor 1912 Ismail Qemali i
shoqėruar nga Luigj Gurakuqi...,arriti nė Bukuresht tė Rumanisė, pėr t“u
takuar fillimisht me komunitetin shqiptar qė vepronte atje. Nė Bukuresht
gjetėn njė situatė krejt tė ndryshme nga ajo qė sundonte nė Stamboll.
Kryeqyteti rumun ishte pėrfshirė nga euforia dhe tė gjitha organizatat
shqiptare qė vepronin atje, qenė tė vendosura pėr pavarėsinė e Shqipėrisė
(shkėputjen e plotė tė saj nga Turqia). U desht fare pak kohė, qė Ismail Qemali
dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte pėrfundimisht e humbur dhe
se pavarėsia e plotė nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Pėr mė tepėr, komuniteti
shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte kėtė akt si tė kryer
tashmė. Patriotėt shqiptarė nė Bukuresht me kohė kishin pėrgatitur flamurin kombėtar, i cili do tė
ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe njė bandė (korė) muzikore, qė do tė
kėndonte himnin kombėtar.19 Pas disa konsultimesh mė 5 nėntor nė
Hotelin "Kontinental" tė Bukureshtit, u mbajt mbledhja e
pėrfaqėsuesve tė komunitetit shqiptarė dhe tė delegacionit nė krye me Ismail Qemalin qė kishte ardhur nga Stambolli. Nė kujtimet e pjesėmarrėsve tė kėsaj mbledhjeje,
qė jetuan deri vonė, thuhet se: mbledhja vendosi njėzėri pėr pavarėsinė
e Shqipėrisė dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij tė kontaktonte
pėrfaqėsuesit diplomatikė tė Fuqive tė Mėdha dhe tė merrte aprovimin e tyre
pėr kėtė vendim. 20 Nė kujtimet e tij Sejfi Vllamasi, tregon
se nė momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la
nė dorė Ismail Qemalit njė ēek prej 500 mijė frangash ari, dhuratė e
Kryeministrit rumun Taqe Junesku.21
Dy ditė mė vonė (7 nėntor) delegacioni i plotėsuar edhe me katėr pėrfaqėsues tė kolonisė shqiptare tė Bukureshtit,
u nis pėr nė Vjenė. Ismail Qemali me delegacioni
shqiptarė sapo kishte mbėrritur nė Vjenė, mori njė telegram nga miku i tij i
vjetėr, konti Andrasay, ku e ftonte qė tė vijė nė Budapest pėr t“u takuar me
diplomatė Austro-hungarez. Mė 8-9 nėntor nė Budapest I.Qemali do tė takohet me kontin Hadik ish-nėnsekretar shteti dhe me Ministrin e
jashtėm tė Austro-Hungarisė z.Graf Berthold, njėrin nga njerėzit mė tė
fuqishėm tė diplomacisė evropiane. Nė kėto takime pasi u vu nė pah rreziku i
coptimit tė Shqipėrisė nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme
ta nxiste dhe ta mbėshteste Pavarėsinė e Shqipėrisė. Konti Handik e siguroi
z.Qemali se Qeveria e tyre kishte biseduar edhe me
qeveritė italiane e gjermane pėr kėtė qėllim dhe sė bashku nuk e shihnin me
sy tė mirė njė shtrirje tė Malit te Zi dhe Serbisė nė jug tė Ballkanit .22 Gjatė muajit tetor dhe gjysmės sė parė tė
nėntorit 1912 ushtria turke nė Ballkan ishte shpartalluar nė tė gjitha
frontet, ndėrsa trupat ushtarake serbe, malazeze dhe greke qė pėrbėnin
aleancėn ballkanike, pėrmes operacioneve shfarosėse ndaj shqiptarėve,
kishin hyrė thellė nė tokėn shqiptare. 23 Meqė
ngjarjet zhvilloheshin me shpejtėsi nė Shqipėri,
delegacioni shqiptarė bėri pėrpjekje qė sa mė parė tė nisen pėr nė atdhe, qė
tė mbahet kuvendi kombėtar pėr shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Me
kėrkesėn e Ismail Qemailit, diplomatėt austro-hungarez delegacionit shqiptar
ia premtuan njė vapor pėr tė zbarkuar nė Durrės.24
Delegacioni shqiptar me tu kthyer nė Vjenė
(nga Budapesti), pati takime me Ambasadorin italian (Avana) dhe me
ambasadorin anglez. Mė 18 nėntor 1912, delegacioni mbėrriti nė Triesht dhe po
atė ditė Ismail Qemali i drejtohet me njė telegram
komitetit pėrgatitor pėr shpalljen e Pavarėsisė, dhe kėrkon qė tė sigurohet
pjesėmarrja e pėrfaqėsuesve tė popullit, pėr Mbledhjen e Kuvendit Kombėtar qė
mendohej tė mbahet nė Durrės ose nė Vlorė. Nė kėtė telegram
thuhej: "Mbledhja e pėrfaqėsuesve nė Durrės apo Vlorė ėshtė shumė e
rėndėsishme. I thirrni tė gjithė. Gjersa tė arrij unė, mbani qetėsinė
e ruani bashkimin. Ēėshtja jonė politike ėshtė siguruar
pėrfundimisht.25 Mė 19 nėntor 1912, Ismail Qemali, pėrpara
nisjes pėr nė Durrės, gazetės italiane Piccolo,i deklaroi,
se: "Shpallja e pavarėsisė ėshtė e pashmangshme. Ne
duam t'i paraqesim Evropės faktin e kryer. Do tė krijohet njė qeveri e
pėrkohshme dhe ndoshta, unė do tė jem kryetar. Ju siguroj
se pėr idenė e pavarėsisė jemi tė gjithė nė njė mendje".26
Nė mbrėmjen e 19 nėntorit 1912, pėrfundimisht delegacioni shqiptar nė
krye me Isamail Qemalin, me vaporin austriak
"Baron Bruck" nga Trieshta niset drejt brigjeve tė Shqipėrisė dhe
zbarkoi nė Durrės. Rrugėtimi
i karvanit tė Ismail Qemalit nga Durrėsi
pėr nė Vlorė
Ndonėse ishte menduar qė ngritja e Flamurit tė bėhet mė 22 nėntor nė
qytetin e lashtė tė Durrėsit, me qėllim qė tė
evitonin lėvizjet e mėtejshme nėpėr Shqipėrinė e trazuar nga lufta, situata
nė kėtė qytet ishte shumė mė ndryshe nga ē'pritej. 27
Ato ditė, deti ishte bllokuar nga flota greke dhe kompromisi i dhespotit
Jakov me Myftiun e qytetit e pamundėsuan ngritjen e
flamurit dhe mbajtjen e njė kuvendi tė parashikuar nė Durrės.
Pėr shkak tė gjendjes sė nderė qė mbretėronte nė qytet, po atė
ditė Ismail Qemali i lajmėroi telegrafisht tė gjitha qytetet qė delegatėt e
tyre t'i nisin pėr nė qytetin e tij tė lindjes nė Vlorė. Ato ditė, meqė
forcat serbe pėrparonin shpejtė drejt Shqipėrisė sė Mesme, rrethet patriotike
tė Elbasanit (mė 25 nėntor), tė Tiranės e Durrėsit (mė 26 nėntor), tė
Kavajės, tė Peqinit dhe tė Lushnjės mė 27 nėntor, ngritėn flamurin kombėtar,
pa pritur mbledhjen e Kuvendit tė Vlorės .28
Delegacioni nė krye me Ismail Qemalin pas 2-3
ditėsh tė qėndrimit nė Durrės, duke iu shmangur rrugės kryesore sė bashku me
delegatėt e Shqipėrisė sė Mesme niset pėr nė Vlorė. Duke zbritur majės sė
Ardenicės, nga faqja perėndimore, delegatėt nga Elbasani qė udhėtonin nė
drejtim tė Fierit, takojnė karvanin e kalorėsve, qė vinte nga Durrėsi me delegatėt e Bukureshtit, Durrėsit, Tiranės,
Shkodrės, Kavajės etj me nė krye Ismail Qemalin. Aty Mit`hat Frashėri takoi
Ismail Qemalin, i cili kalėronte me njė kalė
myzeqeje tė bardhė dhe Luigj Gurakuqin. Kalojnė sė bashku Semanin e fryrė
nga ujėrat e vjeshtės sė tretė, me njė lundėr, apo
govatė tė flashkėt qė vente e vinte nga njė breg nė tjetrin pėr t“i bartur
kalorėsit e lirisė.29
Sipas kujtimeve tė Eqrem Bej Vlorės, gjatė rrugėtimit tė karvanit tė
Ismail Qemalit pėr nė Vlorė, gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, qė
kontrollonte zonėn midis Lushnjės, Fierit dhe Beratit, si pararojė tė pjesės
tjetėr tė armatės sė Vardarit, qė po vinte prapa nė rrėmujė (e shpartalluar),
dha urdhėr tė arrestohej Ismail beu me tė gjithė
kolonėn e tij; pėr kėtė arsye karvani nuk u fut nė Lushnjė, por e kaloi natėn
nė Ēermė, nė ēifligun e Dervish bej Biēakut. Mirėpo gjatė
natės komanda e trupave turke nė Berat, nėn trysnin e pėrfaqėsuesve shqiptarė
ndryshoi mendim30 (hoqi dorė nga arrestimi-vėrejtja
ime).
Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i
Ismail Qemalit udhėton me dy karroca 31 dhe pas shumė
peripetive, nė pasditen e 27 nėntorit 1912 arrijnė nė Vlorė. Situata nė Vlorė
ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrėsit. Populli vlonjat me
kėtė rast i bėri pritje madhėshtore delegatėve tė ardhur nga disa krahina tė
Shqipėrisė. Ismail Qemali pėr kėto momente nė kujtimet
e tij do tė shkruaj: Njė zjarr i shenjtė patriotizmi kishte pushtuar
qytetin ku kisha lindur dhe populli me pėrshėndeste kudo me entuziazėm dhe
gėzim.32 Delegatėt e ardhur nga shumė vise tė
Shqipėrisė..., u vendosėn nė shtėpinė e Xhemil bej Vlorės, kushėri i Ismail
Qemalit.33 Shpallja
e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Kuvendin e Vlorės
mė 28.XI.1912 Meqenėse anijet luftarake greke i qenė
afruar portit tė Vlorės dhe me tė drejt i druhej
ndonjė sulmi tė forcave greke, por edhe pėr shkak tė pėrparimit tė pandaluar
tė ushtrisė serbe nė verilindje tė vendit, pa arritur ende pėrfaqėsuesit e
disa krahinave, nė mbrėmjen e 27 nėntorit delegatėt qė ndodheshin nė
Vlorė vendosėn tė nesėrmen tė mblidhnin Kuvendin Kombėtar, pėr ta
shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė.34 Kush e
pėrfaqėsoi Kosovėn
nė Kuvendin e Vlorės?
Kosova..., duke qenė e pushtuar nga ushtria
serbo-malazeze, nė Kuvendin e Vlorės u pėrfaqėsua nga Sali Gjuka, Bedri
Pejani dhe Rexhep Mitrovica, tė cilėt kishin ardhur nga Kuvendi i Shkupit,
ndėrsa njė ditė mė vonė (mė 29 nėntor) nė Vlorė mbėrriti Isa Boletini dhe
delegatėt tjerė, si: gjeneral Mehmet Pashė Deralla, Hasan Hysen Budakova,
Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zejnel Begolli, Halim Musė Bajgora, Ahmet
Ali Llapi, Riza beg Gjakova, Vehbi Dibra, Hajdin Draga etj. Ndėrkaq
udhėheqėsit tjerė tė Kosovės qė ishin caktuar si delegatė tė kuvendit, si:
Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj. nuk erdhėn,
sepse nė fillim tė nėntorit ishin kapur nga forcat serbe nė Shkup dhe
mbaheshin tė burgosur nė kėshtjellėn e Kalemedanit nė Beograd. Edhe Bajram
Curri i nxėnė me luftimet nė Malėsinė e Gjakovės nuk
arriti dot tė vijė nė kuvend.35
Kuvendi i hapi punimet, mė 28 nėntor 1912 nė
orėn 14 pasdite, po nė shtėpinė e Xhemil bej Vlorės.36
Kryetar i Kuvendit u zgjodh Ismail Qemali ndėrsa sekretar Luigj Gurakuqi. Nė
fjalėn e shkurtėr qė mbajti Ismail Qemali para 40 delegatėve, tė pėrcjellur me duartrokitje tė gjata e brohoritje entuziaste Rroftė
Shqipnija e Lirė, foli pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe
pėr luftrat e shqiptarėve pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Ai
vuri nė dukje se nė rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike e vetmja udhė
shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia.37
Propozimi i kryetarit pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, u
miratua njėzėri nga delegatėt. Nė Rezolutėn e Pavarėsisė me
titull "Nė Vlonė mė 15/28 tė vjeshtės sė tretė 1328/1912, tė cilėn e
lexoi sekretari i parė i kuvendit Luigj Gurakuqi, thuhet: Pas fjalėve qė tha Z. Kryetari Ismail
Kemal Beu, me tė cilat tregoi rrezikun e math nė tė cilin ndodhet sot
Shqipėria, tė gjithė delegatėt me njė zā venduan qė Shqipėria me sot tė bāhet
nė vete, e lirė e e mosvarme". 38
Ndėrkaq, gjithė emocionet e kėtij akti historik i pasqyron mė sė miri
origjinali i Procesverbalit, i cili fatkeqėsisht kishte humbur nė vitin 1937.
39 Dokumentin e shpalljes sė Pavarėsisė e botoi
gazeta Pėrlindja e Shqypnies organ i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės, si
dhe Lef Nosi nė pėrmbledhjen e dokumenteve historike.40
Nė njė letėr me titull Si u bė Kongresi i
Vlorės Mit“hat Frashėri dėrguar mikut tė tij Kristo Luarasit, shkruan:
Kongresi u ēel mė 28 tė kėtij muaji dhe ishin 47 delegatė nga ēdo
an“e Shqipėrisė, vise tė shkelura dhe tė pashkelura. Sot janė 65, se kanė
ardhur edhe nga krahina tė tjera. Kėtė ditė, pra, ora 14.30, me zė tė pėrgjithshėm u proklamua independenca e
Shqipėrisė dhe Flamuri u ēel nė portėn e shtėpisė ku ishim mbledhur (...)
Salla e madhe nė shtėpinė e Xhemil Bej Vlorės ishte mbushur plotė dhe
delegatėt kishin zėnė vendet rreth tri tryezave tė mėdha tė vėna afėr e
afėr...41 Kush e
nėnshkroi aktin e pavarėsisė sė Shqipėrisė
nė Vlorė?
Sipas shėnimeve tė Mustafa Merlika Krujės, pjesėmarrės nė kėtė
kuvend, del se Rezolutėn e Shpalljes sė Pavarėsisė tė Shqipėrisė e nėnshkruan
tė gjithė tė pranishmit nė Kuvend,e ata ishin: Ismail
Kemal (Qemali); Kaēorri
(Dom Nikoll Kaēorri); Abdul
Aziz Vehbi (Vehbi Dibra, ish-myftiu i Dibrės e aty e mbrapa myftiu i
pėrgjithshėm pėr myslimanėt e Shqipnisė sė pamvarme); J.Karbunara;
Elmas
Boco; Vehbi
Harēi; Qazim
Kokoshi; J.Minga; Rexhep
Mitrovica; A.Rruēi; Abdi
(Toptani); Abas
Dilaver (Qelkup-a); Mid“hat Frashėri; Shefqet Daju; Zihni Abas Kanina; Xhelal (Kopernacka); Hajredin Cakrani; Qemal Elbasani (Karaosmani); Iljas Vrioni; Salih Gjuka; Dhimitėr Berati; Dhimitėr Emanuel (Mborja?); Dimitri
Zografi; Murat
Toptani; Pandeli
Cale; Luz
(Luigj) Gurakuqi; Bedri
Pejani; Spiro
(don) Ilo; Thanas
Floqi; Lef Nosi;
Dr.H.Myrteza;
Nuri
(Sojliu); Mustafa
Asim Kruja; M.Ferid
Vokopola; Ymer
(Deliallisi); Xhemaledin
(Xhemal Deliallisi); Nebi Sefa
Lushnja; Zuhdi
Ohria, ndėrsa 2 emra janė tė palexueshėm...42 Pra, kėtė akt e nėnshkruan vetėm
delegatėt qė ishin tė pranishėm nė kuvend, por jo edhe ata qė erdhėn me vones nė Vlorė (Isa Bolentini me delegatėt nga Kosovė
etj ).43 Pas kėtij akti tė rėndėsishėm nė
historinė e popullit tonė, nė orėn 15 e 12 minuta pasdite, Ismail Qemali nė
murin e ballkonit tė shtėpisė ku u mbajt kuvendi e vendosi Flamurin kombėtar,
po atė Flamur qė zbukuronte podiumin e Hotelit "Kontinental" nė Bukuresht,
nė mbledhjen e 5 nėntorit, me pėrfaqėsuesit e kolonive shqiptare atje . 44 Ndėrkaq, pėrveē kėtij versioni, Eqrem bej Vlora, nė
kujtimet e tij - thotė se flamuri qė u ngrit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė,
ishte njė flamur qė e mbaja nė shtėpi si kujtim, tė dhuruar solemnisht (mė
1909) nga njė pinjoll i familjes Kastrioti (don Aladro Kastrioti) me banim nė
Paris.45 Kush e
pėrbėnte Qeverinė e parė tė shtetit shqiptar?
Kuvendi Kombėtar i Vlorės pas vendimit historik tė shpalljes sė
Pavarėsisė, u mor me organizimin shtetėror. Qysh nė
mbledhjen e tij tė parė, kuvendi vendosi pėr krijimin e qeverisė sė parė tė
pėrkohshme. Dhe mė 4 dhjetor 1912 Kuvendi zgjodhi pėrbėrjen e plotė tė
Qeverisė, ku pėrveē Ismail Qemali - kryetar, nė tė bėnin pjesė: -
Dom Nikollė Kaēorri - Nėnkryetar; -
Myfit Bej Libohova - Ministėr i Brendshėm; -
Gjeneral Mehmet pashė
Deralla - Ministėr i Luftės; -
Abdi bej Toptani -
Ministėr i Financave; -
Dr.Petro
Poga - Ministėr i Drejtėsisė; -
Dr.Luigj
Gurakuqi - Ministėr i Arsimit; -
Mit`hat Frashėri -
Ministėr i Punėve Botore; -
Pandeli Cale - Ministėr
i Bujqėsisė dhe -
Lef Nosi - Ministėr i
Postė-telegrafeve.46 Po
atė ditė Kuvendi zgjodhi edhe njė pleqėsi prej 18 anėtarėsh nė krye me myftiun Vehbi Dibra. Kuvendi kombėtar i Vlorės punimet
e veta i pėrfundoj mė 7 dhjetor 1912.47 Ēka i shkruan Kryetari i qeverisė shqiptare Ismail Qemali - nė njė
Letėr shteteve tė Fuqive tė Mėdha? Me
aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Kryetari i Qeversisė sė
Pėrkohshme Ismail Qemali, mė 29 nėntor me njė letėr
i njofton gjashtė Fuqitė e Mėdha: Anglinė, Italinė, Austro-Hungarinė,
Francėn, Gjermaninė dhe Rusinė. Nė kėtė letėr Kryetari i Parė Shqiptar, ndėr tė
tjera shkruan: Kam nderin ti njoftojė
Shkėlqesitė tuaja se delegatėt e tė gjithė krahinave shqiptare, pa dallim
feje, tė mbledhur dje nė Asamblenė Kombėtare nė qytetin e Vlorės, shpallėn
Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe kanė ngritur njė Qeveri tė Pėrkohėshme. Shqiptarėt po gėzohen qė munden tė hynė
nė familjen e popujve tė lirė tė Orientit, duke mos pasur pėr qėllim tjetėr
veē se tė jetojnė nė paqė dhe harmoni me tė gjithė
shtetet fqinje, shpresojmė se ky ndryshim i jetės politike dhe kombėtare i
Qeverisė sė Pėrkohėshme tė Shqipėrisė, ka pėr tu njohur prej qeverive tuaja
dhe evropiane. Kryetari i Qeverisė sė Pėrkohėshme Ismail Qemali-
Vlorė
Po ashtu pėr kėtė vendim tė marrė nė Kuvendin e Vlorės Ismail Qemali i
njofton edhe shtetet ballkanike, Rumaninė, Malin e Zi, Serbinė, Bullgarinė,
Greqinė dhe Turqinė, duke kėrkuar nga ata qė ta njohin (pranojnė) aktin e
Pavarėsisė si vullnet politikė tė Kombit Shqiptar *, por fatkeqėsisht as Fuqitė e Mėdha dhe as monarkitė
ballkanike nuk e njohėn Pavarėsinė e Shqipėrisė.48
Pėrkundrazi ushtritė e Aleancės Ballkanike i vazhduan luftimet nė tokat
shqiptare pėr t“i pushtuar dhe aneksuar ato. * * * R e f e r e n c a t 1 Historia e Popullit
Shqiptar II, Tiranė 2002, fq.370, 374. 2 Po aty 3 Po aty * Nė prill tė vitit 1909
kur Sulltani i fundit turk Abdyl Hamiti II, nga presionet e shumta pėr
vezir tė ri kishte emruar Xhevat Pashėn, dhoma e deputetėve tė Parlamentit
turk pėr Kryetar tė Parlamentit do ta zgjedh Ismail Qemalin.(Nga kujtimet e Sulltanit Abdyl Hamiti II, botuar nė
librin e Mishel de Gres "Sulltani i fundit", e qė nė shqip e botoi
"Plejad" nė Tiranė 4 Gazeta - Korrieri,
Tiranė, mars 2004 5 ASHSH-Instituti i historisė Historia e popullit shqiptar (II), Tiranė
2002-Toena, fq.463.) 6 Historia e Popullit Shqiptarė, II Tiranė, 1965 fq.341 /Ajet
Haxhiu: Hasan Prishtina fq.75. *Nė memorandumin prej 14 kėrkesash, qė quheshin si 14
kėrkesat e Hasan Prishtinės kėrkohej qė: 1.Nėnpunėsit qė do tė emrohen nė Shqipėri duhet tė
dinin gjuhėn shqipe e zakonet e vendit; 2.Shėrbimi ushtarak tė kryhej vetėm nė Shqipėri e
Maqedoni me pėrjashtim tė kohės sė luftės; 3.Tė hartohen e vihen nė zbatim ligje, duke u bazuar nė
ligjet e vendit; 4.T“u
jepen shqiptarėve armėt e nevojshme dhe moderne; 5.Tė
hapen shkolla reale nė tė gjitha qendrat e prefekturave tė Kosovės,
Manastirit, Shkodrės e Janinės, qė kanė njė popullsi prej 300 000 frymėsh e
tė hapen shkolla bujqėsore dhe tė vihen nė programin e mėsimeve gjuha shqipe; 6.Tė
hapen shkolla teknologjike moderne nė vende ku ėshtė e nevojshme; 7.Tė lejohet nė Shqipėri hapja dhe themelimi i
shkollave private; 8.Tė mėsohet gjuha e vendit nė shkolla fillore,
qytetėse e nė gjimnaze; 9.T“i jepet rėndėsi e posaqme tregėtisė, bujqėsisė e
punėve botore; 10.Tė vihet nė veprim organizimi i krahinave; 11.Tė shpallet amnistia e pėrgjithshme; 12.Tė tregohet kujdes mė i madh se pėrpara pėr ruajtjen
e zakoneve dhe traditave kombėtare; 13.Qeveria turke tė jap dėmėshpėrblime pėr shtėpitė e
prishura nga ana e ushtrisė dhe 14.Tė nxirren para gjyqit anėtarėt e kabineteve tė Haki
e Said Pashės. 7 Instituti i historisė - Kosova 20/21, Prishtinė 1998/1999,
fq. 143 GazetaObzor - Zagreb 21.XI.1912 / Edith Durham Njėzetvjet
ngatėrresa ballkanike, Tiranė 1944, fq.99 8 Dr.Xh.Shala -
Marrėdhėniet shqiptaro - serbe 1912-1918, Prishtinė 1990,,
fq.36; /Dr.J.Bajraktari: Roli i Kosovės nė Pavarėsinė e Shqipėrisė, Koha
Ditore 28.II.2002, fq.23; Historia e Popullit Shqiptar, libėr i cituar mė
lartė. 9 Konferenca
shkencore, Shkup 23/24.XI.2002 10 Historia e Popullit
Shqiptar (II) Botimi Toena, Tiranė 2002, faqe.502 11 Sh.Braha: Beteja e
Drinit kundėr agresionit serb (nėntor 1912), Prizren 2000, fq.31; /Sh.Braha:
Gjenocidi serbomadh dhe qėndresa shqiptare, (1844-1990), Gjakovė 1991,
fq.135. 12 A.Haxhiu:Hasan Prishtina dhe lėvizja patriotike e Kosovės, Tiranė
1968, fq.96-97./Shqiptarėt nė rrjedhat ballkanike,Prishtinė 1996-fq.59 13 U.Butka - Gjeniu i kombit, Drier 2000, fq. 48-49 14 Po aty 15 Po aty 16 Po aty *imzot Preng Doēi ishte pjesėmarrės aktiv i
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, themelues i
shoqėrisė letrare Bashkimi nė Shkodėr dhe bashkautor i Fjalorit tė ri tė
shqipes tė vitit 1908 dhe tė alfabetit tė bashkimit tė paraqitur prej tij nė
Kongresin e Manastirit. 17 Po aty * Gjatė rrugėtimit pėr
nė Durrės, delegacioni i Shkupit nė krye me Mit“hat
Frashėrin, shoqėrohet nga Avdi e Refik bej Toptani. Nė Durrės takohen me Mustafa Krujėn, Dr.Neki Libėhovėn, Stefan Kaēulinin,
Mahmud Beshirin, Salih Nivitzėn e dom Nikollė Kaēorrin. Pa humbur kohė nė
kryepeshkopatėn katolike mbahet njė mbledhje dhe pasi analizohet gjendja e
rėndė politike nėpėr tė cilėn po kalonte Shqipėria, Avdi beg Toptani lexoi
nji letėr qė kishte marrė prej Syreja bej Vlorės, me
tė cilėn ai sugjeronte mbledhjen e nji kuvendi gjithkombėtar, sa mė shpejt tė
jetė e mundur. Ideja pėr mbajtjen e nji
kuvendi gjithėkombtar u pa krejtsisht e arsyeshme. (Kujtimet e Mustafa
Merlika Krujės Tė shpallėt e Pamvarsisė) -Atdhetarėt e mbledhur nė Durrės ,e pėrgatitėn edhe njė Memorandum tė cilin do t“ia
dėrgojnė Perandorit tė Austro-Hungarisė Franz Jozefit I-rė. "Shumė tė vėshtira e tė rrezikshme janė kėto ditė
pėr ne shqiptarėt e pėr nanėn tonė Shqipėrinė qė tė
katėr shtetet e Ballkanve po dojn me e pėrpi e me coptu". Me kėto fjalė imzot Nikollė Kacori e fillonte
Memorandumin dėrguar Perendorit tė Mbretit tė Austro Hungarisė Franz Jozefit
I. Nė kėtė memorandum prezentohet e vėrteta
mbi Shqipėrinė dhe i kėrkohej ndihmė mbretit tė Austro Hungarisė qė shteti
shqiptar mos tė gllabėrohet nga sfingsat sllavė, grek e turq. Kėtu kėrkohej
qė tė njihet shteti shqiptar "nė katėr vilajetet e Shqypnisė me Kosovė, Manastir, Shkodėr e Janinė". Kėtu jipej
edhe numri i shqiptarėve qė jetonin nė vitin 1912,
mbi tre milionė frymė, dhe qysh atėherė u kėrkua qė Shqipėria me katėr
vilajetet tė jetė neutrale siē ishin Zvicra dhe Belgjika. Pėrveē imzot
Nikollė Kacorrit, nėnshkrues tė kėtij memorandumi janė edhe zotėrinjtė,
Mustaf Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani,
Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Ky memorandum mbanė datėn 12.XI.1912, vetėm
gjashtėmbdhjetė ditė para shpalljes sė
pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Vlorė. 18 Gazeta :Korrieri ,Tiranė mars 2004 19 Po aty 20 B.Fevziu -
"Udhėtimi i panjohur i Flamurit", Koha Ditore 28.XII.2000, fq.8 21 Po aty 22 Po aty 23 Historia e Popullit
Shqiptar (II) Botimi Toena, Tiranė 2002,
faqe.509 24 Gazeta ,Korrieri ,Tiranė-mars 2004 25 Gazeta Korrieri,
Tiranė-mars 2004 /Bardhosh Gaēe - Flamuri i
Skėnderbeut nė shtėpinė e Vlorajve 26 Po aty 27 Po aty 28 Historia e Popullit
Shqiptar II (Botimi i tretė), Prishtinė 1979
fq.351 29 U.Butka - Gjeniu i kombit ,Drier 2000, fq.60 30 Eqrem bej Vlora,
Kujtime, Vėllimi i parė 1885 - 1912 , fq.315. 31 32 Historia e
Popullit Shqiptar II (Botimi i tretė) Prishtinė 1979, fq.351 Historia e Popullit Shqiptar (II)
Botimi Toena, Tiranė 2002, fq.510 33 Gazeta Korieri,
mars 2004 34 35 ASHSH-
"Kosova nė vėshtrimin enciklopedik", fq.105 Historia e Popullit Shqiptar (II) Botimi Toena, Tiranė
2002, fq.510 36 Nė tė vėrtet Kuvendi
nė Vlorė ishte mbledhur qysh nė orėt e paradites sė 28 nėntorit, me
shpresėn se Isa Boletini me shpurėn e tij, qė ndodhej rrugės pėr nė Vlorė do tė
mbėrrinte nė kohė. 37 Historia e Popullit
Shqiptar (II) Botimi Toena, Tiranė 2002, fq.511 - Sipas fletores (gazetės) Flamuri,
botuar nė korrik-Shėndre 1952, Nr.31-36, fq.3,
Romė, dhe simotrės sė saj Besa, nānduer 1954, Nr.15, Istanbul, Ismail
Qemali nė kuvendin e Vlorės ka thėnė (po sjellim origjinalin): "Shqiptarėt nuk e kanė harruem kurrė as gjuhėn e
as kombsin'e tyne, dhe prova mā e mira janė pėrpjekjet dhe kryengritjet qi
kanė bāmė herė mbas here e sidomos ndėr kėto katėr vjett e fundit pėr tė
ruejtun tė drejtat e zakonet e veta. Qeverija othomane nuk e kuptoi kurrė
interesėn e saj e nuk deshi kurrė t'u shpėblejė me tė mirė Shqiptaret
shėrbimet e mėdhį qi i kishin bāmė. Tashti vonė pati rrėfyem nji farė deshiri
qi tė merrej vesht me popullin t'onė. Por prap nuk
vûni tė gjithė vullnetin e mirė e nuk muer tė gjitha masat e nevojshme
pėr tė kėnaqun e paqsuem Shqiptarėt. Qe ndėr kėto rrethana qi plasi lufta me
katėr Pushtetet balkanike, tė cilat kėrkojshin prej saj reforma e tė drejta
pėr vllaznit e tyne tė nji kombi e tė nji bese. Por kėto, si panė se lufta po
u vente mbarė, e harruen qėllimin e parė e u muerėn vesht pėr coptimin e
pjestimin e mbretnisė e pra edhe tė Shqipnisė. Shqiptarėt, tė cilėt kishin
marrė pjesė nė kėtė luftė mā fort si tė zott e vêndit e pėr tė shpėtuem
veten e tyne se si ushtarė, kur e panė se ushtrija e Tyrqisė u mund e s'po
mûjte me qėndruem mā, nxituen me marrė masat
qi u impononte gjêndja pėr tė shpėtuem vêndin e vet. Kėshtu u bā
qi un u nisa nga Stambolli e, mbasi u mora vesht edhe me Shqiptarėt e
Bukureshtit, vota nė Vjenė, ku fillova kontaktet me ato Pushtete tė mėdhį qi
kanė interesa mā tė gjalla nė Balkan. E mbasi nuk mbetej mā asnji shpresė me e shpėtuem Shqipninė me armė, e vetmja udhė shpėtimi
ishte tė shkėputunit e saj prej Tyrqije. Ky mendim u pa me
vênd edhe nga an'e Pushteteve tė mėdhį e sidomos nė Vjenė e nė Romė.
Vetėm Rusija mund tė mbahet pakėz e ftohėt nga shkaku i fqije t'anė slavė,
por as ajo nuk e mohon kombsinė shqiptare..."(Kujtimet
e Mustafa Merlika Krujės Tė shpallėt e Pamvarsisė) 38 U.Butka - Gjeniu i kombit,
Drier 2000, fq.63 /Historia e Shqipėrisė dhe e Shqiptarėve, Prizren
2001 /Nga kujtimet e Mustafa Krujės Tė shpallėt e Pamvarsisė 39 Askush nuk e di se
ku gjendet origjinali i aktit tė shpalljes sė
pavarėsisė ,firmosur nė mbasditen e 28 nėntorit 1912 nė Vlorė. Tė gjitha
hulumtimet e bėra nga studiues tė apasionuar, humbasin nė vitin e largėt
1937. Sipas studiuesit Artan Lame, kopja origjinale ishte mė 1937, pronė e
Lef Nosit, edhe ai firmėtar i aktit dhe njė
koleksionist i apasionuar nga Elbasani. Me rastin e 25 vjetorit tė shpalljes
sė pavarėsisė, Mbreti Zog pėrgatiti disa kopje tė aktit me
ngjyra dhe ja shpėrndau ato firmetarėve, qė kishin mbetur gjallė. Mė 1944,
Lef Nosi u pushkatua si kolaboracionist, ndėrsa koleksioni i tij, kryesisht u
shkatėrrua. Deri me 1944, ai dispononte nė Bankėn Shqiptare njė kasetė
sigurie, nė tė cilėn duket se ruante edhe dokumentin me
tė vlefshėm tė historisė sė shqipėrisė. Nuk dihet se cfarė ėshtė bėrė me kasetėn dhe nuk dihet se cfarė ėshtė bėrė me aktin
origjinal tė shpalljes sė Pavarėsisė. 40 Nuk ekziston asnjė
fotografi,qė tė dokumėntojė aktin e shpalljes sė
pavarėsisė,pėrveē procesverbalit. Fotoja e vetme qė tregon Ismail Qemalin me flamur nė dorė, ėshtė bėrė njė vit me vonė
(28.XI.1913), me rastin e njė vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė. 41 U.Butka, vepra e
cituar, fq.62 /Lumo Skendo Si u bė Kongresi i Vlorės Letėr Kristo Luarasit,
1912. 42 Nga kujtimet e
Mustafa Merlika KrujėsTė shpallėt e Pamvarsisė 43 Deri mė sot,
askush nuk mund tė thotė se sa kanė qenė firmetarėt e aktit tė pavarėsisė.
Numri i firmave nė fund tė tekstit nuk pėrputhet me
numrin e delegatėve qė pėrmenden nė organin zyrtar te kohės, "Pėrlindja
e Shqipėnisė". Kjo ėshtė vetėm njėra anė. Jo te
gjithė ata qė kannė firmosur kanė arritur tė identifikohen. Sė paku katėr
firma nė turqisht dhe disa tė tjera nė shqip nuk dihet se tė kujt janė. Mė
shumė se 9 firma nė total nuk identifikohen dot. 44 Z.Celaj -
Nėntdhjetėvjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė - Koha ditore, 27.11.2002,
fq.4/ *Sipas shpjegimit zyrtar "Flamuri qė I.Qemaili ngriti nė ballkonin
e shtėpisė sė tij u qėndis nga korēarja Marigo Pozio, qė jetonte atė kohė nė
Vlorė. Marigoja e qėndisi atė brenda natės".
Ndėrkaq disa burimet venė nė pah, se Flamuri qė I.Qemali ka ngritur nė Vlorė,
prej Bukureshtit e ka sjellur Spiridon Ilo, anėtar i delegacionit tė
Bukureshtit, i cili e ka mbajtur me vete gjatė
gjithė udhėtimit. S.Ilo meqė ishte djali i tezės i Marigo Pozios, mbrėmjen e
27 nėntorit ka bujtur nė shtėpinė e saj nė Vlorė dhe sipas dėshmive, M.Pozio
ka qėndisur brenda natės vetėm theket e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjės. 45 E.bej Vlora -
Kujtime ,Vėllimi i dytė 1912-1925,fq.14 -Kėtė pohim tė Eqrem bej Vlorės e
vėrtetojnė plotėsisht disa dokumente (letėrkėmbime) qė janė gjetur nė maj tė
vitit 2004 nė arkivin e ministrisė sė jashtme tė Shqipėrisė. Nė arkivin e kėsaj ministrie ekzistojnė: 1.Dokumenti i Qeverisė
shqiptare i vitit 1930, ku ka marrė njė vendim tė rėndėsishėm qė flamurin e
ngritur nė Vlorė ta kthente nė njė material muzeal 2. letra zyrtare ministrisė sė brendshme tė Shqipėrisė
(asokohe ministėr ishte Musa Juka) nė tė cilėn sqaron se flamuri, qė Ismail
Qamali e ka ngritur nė Vlorė ishte pronė private e Eqrem bej Vlorės... 3. Letra e z.Rauf Fico, ministėr i jashtėm i Shqipėrisė, dėrguar z.Eqrem bej Vlora qė
atėkohė ishte zyrtarė i qeverisė shqiptare nė Athinė, ku kėrkohet qė ta
dorėzon flamurin pėr ta vendosur nė muzeun kombėtar. 4. Letėr-pėrgjigjja e z.Eqrem bej Vlora, i cili
ndėr tė tjera, me keqardhje thotė, se ai flamur
nuk ekziston mė dhe sqaron: Flamuri qė ishte ngritur mė 28.XI.1912 nė Vlorė,
nga shtėpia e tij ishte marrė pėr t“u ruajtur nga zonja Delvina dhe nė vitin
1914, ėshtė djegur bashkė me gjėsendet tjera nė shtėpinė e saj, nga forcat
rebele greke vorio-epirote. 46 U.Butka - vepra e
cituar, fq.64. /E.bej Vlora - Kujtime, vepra e cituar mė lartė, fq.10 /
Historia e Shqipėrisė dhe e Shqiptarėve, Prizren 2001, fq.164 47 Qeveria e Ismail
Qemalit, qė doli nga Kuvendi i Vlorės, qėndroi nė detyrė deri mė 22 janar 1914.
Nga kjo ditė e deri nė ardhjen e Princ gjerman Vilhelm Vid, mė 7 mars
1914, funksionet qeverisėse i mori pėrsipėr Komisionin Ndėrkombėtar i
Kontrollit (KNK) i formuar nga Fuqitė e Mėdha. 48 Historia e Shqipėrisė dhe e Shqiptarėve, Prizren 2001
,fq.164. Xh.Shala - Marrėdhėniet Shqiptaro - serbe 1912 -1918,
Prishtinė 1990, fq.98-100. |