Libri mė i ri
"Shqipėria Politike 1912 - 1939" i akademikut Arben Puto SI LINDI DHE U
NDĖRTUA SHTETI KOMBĖTAR SHQIPTAR
Historia e
periudhės vendimtare tė Pavarėsisė, lindjes dhe ndėrtimit tė shtetit kombėtar
shqiptar
Ky ėshtė libri i ri i akademikut Arben
Puto, tė cilin e ka titulluar "Shqipėria Politike 1912-1939". I hartuar mbi njė bazė tė gjerė punimesh, arkivave tė
brendshme dhe tė jashtme, tė plotėsuar me burime bibliografike dhe
dokumentare nė rrethanat e reja tė lirisė sė krijimtarisė, autori u pėrmbahet
rigorozisht burimeve dhe jep gjykimet e tij pėr faktet dhe ngjarjet, i
ēliruar nga ēdo ndėrhyrje jashtėshkencore, i ndarė nga ēdo version zyrtar. Vepra ėshtė fryt i njė punė
intensive prej gjashtė vitesh dhe sjell pėr lexuesin shqiptar historinė e
krijimit dhe konsolidimit tė shtetit shqiptar, qė nga Ismail Qemali, e deri
nė fundin e Mbretėrisė sė Zogut, me pushtimin
fashist tė vendit, nė prill tė vitit 1939. Ideja kryesore qė e pėrshkon
gjithė veprėn ėshtė se, Pavarėsia dhe krijimi i
shtetit shqiptar janė produkt i lėvizjes kombėtare shqiptare. Pa mohuar rolin e faktorit ndėrkombėtar,
kryesisht imperialist, kundėrshtohen tezat e vjetra e tė reja qė e quajnė
Shqipėrinė e pavarur, krijesė tė diplomacisė sė Fuqive tė Mėdha. Libri u jep
pėrgjigje problemeve tė shumėllojshme qė dalin nė jetėn e brendshme tė vendit
e nė procesin e dyanshėm tė arritjeve tė rėndėsishme dhe tė kufizimeve tė
regjimit represiv. Nė politikėn e jashtme nuk
gjendet alternativė kundrejt marrėdhėnieve gjithnjė e mė tė shpeshta me
Italinė, qė e ktheu Shqipėrinė nė njė sferė ekskluzive tė interesave tė saj. Agresioni
i prillit 1939 ėshtė pėrfundimi logjik. "Qėllimi i
kėtij punimi ėshtė tė bėjė njė histori kryesisht politike tė Shqipėrisė, tė
periudhės prej shpalljes sė Pavarėsisė mė 1912, deri nė pushtimin nga Italia
fashiste, mė 1939. Autori i ka vėnė vetes si
detyrė qė nė trajtimin e kėsaj periudhe tė merren parasysh arritjet e
historiografisė shqiptare, qė janė pa dyshim njė hap pėrpara dhe kanė mbuluar
shumė zbrazėti tė sė kaluarės. Por, nė anėn tjetėr, synimi ėshtė qė
zhvillimet e kėsaj periudhe tė shpalosen me njė
kėndvėshtrim tė ri, tė zhveshur nga paragjykimet, mistifikimet, konkluzionet,
qė janė cilėsuar herė si njė pozicion i frymėzuar nga njė nacionalizėm
romantik, dhe herė si trajtesa me stereotipa ideologjikė. Duhet
pranuar se njėanshmėria e ka dėmtuar trajtimin e lėndės historike", -
shkruan prof. Puto nė parathėnien e librit, ndėrsa thekson se procesi i
lindjes dhe zhvillimit tė shtetit tė ri shqiptar tė periudhės qė ėshtė nė
shqyrtim, ka kaluar nėpėr tri etapa kryesore. -
Etapa
e parė ėshtė
ajo e viteve 1912-1920, kur ēėshtja shqiptare ėshtė kryesisht nė dorė tė
faktorit ndėrkombėtar. Kėtu hyn, sė pari, Konferenca e Londrės e Fuqive tė
Mėdha (1912-1913), qė njeh pavarėsinė e Shqipėrisė dhe pėrcakton kufijtė e
shtetit tė ri. Mė tej vijojnė vitet e Luftės Irė Botėrore (1914-1918), kur
Fuqitė nėpėrkėmbin vendimet e tyre dhe e kthejnė Shqipėrinė nė shesh lufte
midis forcave ndėrluftuese. Mbizotėrimi i faktorit ndėrkombėtar ėshtė i
qartė, por kjo nuk pėrjashton praninė, sado tė kufizuar, tė faktorit
shqiptar, prani e cila gjen shprehje kryesisht nė shpalljen e Pavarėsisė nga
Kuvendi i Vlorės (28 Nėntor 1912), si dhe nė veprimtarinė e brendshme dhe
diplomatike tė Qeverisė sė Vlorės. Faktori shqiptar nuk mungon as nė vitet e
luftės, kur ai shprehet nė format e ndryshme tė reagimit pėrkundrejt forcave
okupatore. "Republika e Korēės" ka njė domethėnie tė veēantė.
Ēėshtja shqiptare dhe faktori kombėtar marrin njė dimension tė ri pas lufte,
nė Konferencėn e Paqes dhe Lidhjen e Kombeve. -
Etapa
e dytė shtrihet
nė vitet 1920-1924. Kjo ėshtė etapa e mbizotėrimit tė faktorit tė brendshėm
shqiptar. Ajo fillon me Kongresin e Lushnjės dhe me Luftėn e Vlorės (1920),
dy ngjarje madhore qė vėnė gurin e themelit tė rimėkėmbjes dhe konsolidimit tė
shtetit shqiptar mbi baza kombėtare. Ėshtė njė proces qė kalon nėpėr shtigje
tė vėshtira. Fillon me njė regjim parlamentar tė brishtė, tė karakterizuar
nga ballafaqime midis elementėve tė frymėzuar nga idealet e Rilindjes
Kombėtare dhe forcave tė regresit politik dhe social. Konflikti midis tyre
ēon nė kryengritjen e qershorit 1924 dhe nė formimin e qeverisė demokratike
nėn kryesinė e Fan Nolit. Kjo qeveri qėndroi nė fuqi vetėm gjashtė muaj. Ajo
u rrėzua nė fund tė dhjetorit 1924 nga Ahmet Zogu, i cili u rikthye nė
pushtet me ndihmėn politike dhe ushtarake tė Jugosllavisė. -
Etapa
e tretė ėshtė
ajo e regjimit zogist. Fillimisht, Shqipėria merr formėn republikane dhe A.
Zogu bėhet president. Presidenca zgjat vetėm tre vjet, 1925-1928. Republika
zėvendėsohet me monarkinė dhe A. Zogu e shpall veten Mbret tė shqiptarėve me
emrin Zog Irė. Dhjetė vjetėt e mbretėrisė shėnojnė arritje tė rėndėsishme nė
politikėn e brendshme, me ngritjen e njė administrate efikase, me pėrpunimin
e njė legjislacioni tė pėrparuar dhe me stabilizimin e gjendjes sė vendit.
Regjimi ėshtė represiv, mohon tė drejtat elementare dhe godet ēdo opozitė. Nė
fushėn sociale nuk ka program real. Shpallet me bujė reforma agrare, por ajo
mbetet nė letėr. "Pėr sa i takon politikės sė jashtme, ajo mbetet gati
krejt brenda kuadrit tė marrėdhėnieve me Italinė. Italia imponon njėfarė
tutele, e quan Shqipėrinė njė sferė ekskluzive tė interesave tė saj dhe nuk e
fsheh qėllimin e saj pėr ta bėrė atė pjesė tė perandorisė sė saj koloniale.
Zogu provon t'i rezistojė, por nuk gjen alternativė. I nėnshtrohet
gradualisht politikės italiane, derisa arrihet nė pėrfundimin logjik tė
pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste nė prill 1939", - shkruan
prof. Arben Puto. Nė pėrfundim tė punės disavjeēare,
autori e ndien pėr detyrė tė shprehė mirėnjohjen e thellė pėr ndihmėn e prof.
Luan Omarit dhe prof. Nasho Jorgaqit qė e lexuan veprėn nė dorėshkrim dhe
bėnė vėrejtje dhe sugjerime tė ēmueshme. Secili e ka parė veprėn nė
kėndvėshtrimin e punės sė vet krijuese. Prof. Luan Omari, autori i njohur me
njė veprimtari tė gjatė nė fushėn e sė drejtės, ka ndihmuar veēanėrisht me
vėrejtjet lidhur me institucionet shtetėrore dhe procesin ligjvėnės. Prof. N.
Jorgaqi ka dhėnė njė mbėshtetje tė madhe me vetė veprat e tij nė fushėn e
kulturės, me botimet mbi figurat e shquara tė historisė kombėtare. Ndėr to
shquhen vepra madhore mbi Jetėn e Fan S. Nolit dhe koleksioni i Faik
Konicės nė 5 vėllime. Kėto kanė qenė ndėr burimet bibliografike mė tė
vlefshme pėr trajtimin e disa temave. Nuk mund tė lėmė pa pėrmendur ndihmėn
qė na ka dhėnė miku italian Franco Radaelli, i cili punoi nė bibliotekat e
Milanos dhe na siguroi dokumentet diplomatike italiane tė periudhės nė prag
tė agresionit. I shkruar me njė stil tė kėndshėm, duke
pėrshkuar, jashtė fakteve dhe analizave, edhe ndodhi e ngjarje tė panjohura
pėr personazhet e kohės, pa kursyer notat ekzotike, qė nga Edith Durhami me
malėsorėt shqiptarė e deri te jeta pėrrallore e familjes mbretėrore dhe e
princeshave tė bukura, libri i Putos lexohet me njė frymė, edhe pse ka plot
742 faqe nė format tė madh. Libri ėshtė botuar nga shtėpia botuese Toena. * * *
|