Nė dyzet vjetorin e vdekjes
sė prijėsit dhe patriotit tė Malėsisė sė Karadakut
Mulla Nuredin Maxhera Mulla Nuredin Maxhera Figurė e ndritshme e kombit dhe e fesė Nėse ma thyeni kokėn, do tė mė shpallni hero dhe
shehit, e unė nuk e kam atė meritė para popullit tim qė tė shpallem i tillė,
pėr arsye se kam punuar pak pėr ta- i thotė
Mulla Nuredini, inspektorit tė lartė
tė UDBsė nė burgun e Vranjės. Shkruan: Fehmi Ramadani - 22. 05. 2009 _________________________________
Mulla Nuredin
Maxhera u lind mė 1902 nė fshatin Maxhere tė Malėsisė sė Karadakut tė
Preshevės. Ai rrjedh nga njė familje, e cila gjithherė vepronte nė dobi tė
ēėshtjes kombėtare. Qysh si fėmijė shquhej pėr nga zgjuarsia dhe urtėsia,
kėshtu duke i parė kėto tipare, babai i tij Xhemaili e dėrgoi nė shkollė.
Shkollėn fillore e kreu nė Preshevė, kurse shkollėn e mesme tė medresesė nė
Gjilan, dhe atė me sukses tė shkėlqyeshėm. Pas kryerjes sė medresesė kthehet nė
vendlindje dhe emėrohet imam pėr fshatrat e Karadakut tė Preshevės dhe
Gjilanit, si Sllubicė, Gare, Maxhere, Bukoc, Gosponicė etj. Ndėrkaq,
shėrbimin fetar e kryente me njė ndėrgjegje tė lartė, por ishte edhe njė
atdhetar i devotshėm. Shpesh ndodhte qė nė xhami vajzi i tij tė pėrqėndrohej
pėr atdheun, pėr nevojėn e mobilizimit tė xhematit nė frymėn e drejtė
kombėtare, pėr luftėn kundėr okupatorėve tė ndryshėm, por edhe luftėn kundėr
tradhtarėve, spiunėve, intrigantėve, kotllukēinjve, ryshfetēinjve, puthadorėve
dhe tė gjithė tė tjerėve qė punonin kundėr interesave tė popullit shqiptar. Popullit u shpjegonte drejt ēėshtjen e
pazgjidhur kombėtare dhe njėherėsh, ata i frymėzonte nė rrugė tė drejtė. Pėr kėtė qėllim, ai nė
kėtė anė pėrhapte frymėn patriotike, gjithnjė duke rreshtuar rreth veti burra
dhe trima tė kėsaj ane. Gjithmonė i merrte pėr shembull tė mirė trimat, si
Idriz Seferi, Abdulla Krashnica, Ramiz Cėrnica etj, tė cilėt njiheshin nė
popull. Vepronte e punonte sė bashku me popullin kundėr zaptuesve tė huaj dhe
hyzmeqarėve tė tyre, si gjatė LNĒ-sė dhe pas saj. Kėshtu, hoxhės i doli zėri
nė tėrė Malėsinė e Karadakut, si patriot i shquar e prijės fetar i mirė.
Andaj, edhe populli i kėsaj ane e donte dhe e ēmonte shumė. Hoxhė Maxhera ishte njė burrė
shtatmesėm, me njė mjekėrr tė thinjur, por tė rregulluar me pedanteri.
Ndėrsa, karakteristikė e tij ishte trimėria dhe ēdo herė kur binte nė
sprova tė ndryshme dinte tu shmangej
me njė dinjitet tė lartė. Nga karakteri shquhej si zemėrgjerė, i qetė, i urtė
e gojėmbėl. Tiparet e tij prej burri, nė masė tė madhe ndikuan qė ai tė
respektohet nga bashkėvendėsit e vet. Ai pėr asnjė moment nuk pushonte nga
veprimtaria e tij atdhedashėse edhe kur nganjėherė i shkaktoheshin telashe,
mosmarrėv- eshje dhe ngatėrresa ndėrmjet bashkėkombėsve. I gjykonte pa
kompromis tė gjitha mosmarrėveshjet nė mes bashkėkombėsve tė tij. Ai ishe i
vetėdijshėm se kėto punė ēojnė ujė vetėm nė mullirin e armikut. Pėr kėtė, ai
ishte zgjedhur si Kryeplak i Kėshillit tė Pajtimit tė Gjaqeve nė Malėsinė e
Karadakut. Shpėrngulja nė Pėrlepnicė tė Gjilanit Lufta
Nacional Ēlirimtare, e cila u zhvillua krijoi rrethana tė reja pėr popullatėn
e kėsaj treve. Presheva me rrethinė, pėrsėri mbeti nėn tutelėn okupuese.
Fshati Maxhere, si dhe tėrė zona e Karadakut, mbetėn nėn okupimin bullgar.
Duke qenė gjithnjė i kėrcėnuar pėr likuidim dhe shfarosje nga okupatorėt
sllavė, ai me tėrė familjen detyrohen ta braktisin vendlindjen dhe tė
shpėrngulet nė Anamoravė tė Gjilanit, pikėrisht nė fshatin Pėrlepnicė, i cili
nė atė kohė i takonte Shqipėrisė. Ai kėtu qėndroi plot tri vjet. Mirėpo,
aktivitetin i tij patriotik pėr asnjė moment nuk e ndali. Me njė urti tė
madhe, krijoi dhe ofroi rreth vetes miq, dashamirė e patriotė tė shumtė tė
kėsaj ane. Kishte miqėsi tė ngushtė me patriotin e shquar Zeqė Vėrbanin nga
fshati Vėrban i Vitisė, i cili gjatė njė pėrleshje tė armatosur me fashistėt
italian kishte rėnė heroikisht. Veten e kishte shpaguar me vrasjen e njė
oficeri tė lartė italian dhe plagosjen e disa tė tjerėve. Gjithashtu, Hoxhė Maxhera kishte miqėsi tė mirė edhe me patriotėt tjerė, si
Ramiz Cėrnicėn, Feriz Llashticėn, Ymer Kelmendin, Elmaz Budrikėn, etj. Nė Uglar plagoset rėndė nga bullgarėt Hoxhė
Maxhera, aktivitetin e tij patriotik e vazhdonte pa ndėrprerė, edhe pėrkundėr
vėshtirėsive dhe halleve me tė cilat ballafaqohej gjatė kėsaj kohe. Vepronte
si prijės fetar dhe atdhetar i shquar. Vlen
tė pėrmendet njė rast, ku derisa vepronte nė fshatin Uglar, gjatė njė
pėrleshjeje tė armatosur me bullgarė,
hoxha plagoset rėndė, ndėrsa miku dhe shoku i tij i ngushtė, Elmaz Budrika
vritet nė vend. Edhe pse ishte plagosur rėndė, angazhimi i tij patriotik
aspak nuk u ndėrpre. Ndodhte qė shpesh tė kalonte kufirin, tė cilin e kishin
vėnė bullgarėt nė Moravė, dhe tė shkonte nė Preshevė e nė fshatrat e Malėsisė
sė Karadakut ku kishte shėrbyer mė shumė se 30 vjet. Ai ēdo herė qė shkonte
atje popullit i jepte kėshilla dhe e mėsonte se si tė veprojnė kundėr
pushtuesve tė huaj. Njėherėsh, e kishte
zakon tė takohej dhe tė mbante
kontakte tė rregullta me patriotė tė shquar tė Preshevės e mė gjerė. Shpesh
takohej me Abdulla Krashnicėn, Ali Aliun, etj, tė cilėt asokohe
udhėhiqnin Luftėn Nacional Ēlirimtare. Me ta gjithmonė mbante kontakte e
kėshillohej, si dhe merrte udhėzime tė duhura pėr aktivitet tė mėtejmė. Duhet
theksuar se shtėpia e tij nė fshatin Maxhere ishe shndėrruar nė ēerdhe tė
patriotėve dhe atdhetarėve tė asaj ane. Edhe pse puna e tij me popull ishte
vėshtirėsuar shumė, pėr shkak se okupatorėt silleshin gjithkund nėpėr kėto
fshatra, mirėpo ai gjente forma e mėnyra tė ndryshme qė tu tregonte njerėzve
luftėn e drejtė tė popullit shqiptar pėr ēlirim nga zgjedha e huaj. Por, pas
pėrfundimit tė luftės dhe largimit tė okupatorėve bullgarė, italianė e tė tjerė
nga kėto troje shqiptare, synimi pėr vetėvendosjen e popullit shqiptar nuk
ishte realizuar, sepse lufta e shqiptarėve kundėr fashizmit ishte tradhtuar
nga tė ashtuquajturit komunistė
jugosllavė. Kėshtu Hoxhė Maxhera, duke parė se komunistėt kishin tradhtuar
idealet e tyre pėr vetėvendosjen e popullit shqiptar, ai nuk u dorėzua, por
vazhdoi aktivitetin e tij kundėr
tradhtarėve tė popullit shqiptar. Organizonte takime tė fshehta nėpėr oda dhe
u shpjegonte drejt popullit, se ėshtė i tradhtuar gjatė kėsaj lufte, dhe se
nuk u realizuan pėrpjekjet e tyre kombėtare. Ishte tepėr i mllefosur pėr tradhtinė e
vendimeve tė Konferencės sė Bujanit, qė pėr shqiptarėt ato konsideroheshin si
vendimtare pėr luftėn e zhvilluar ndaj okupatorėve. Ky patriot kurrė nuk u
pajtua me pushtetin e instaluar nga shqiptaro folėsit komunistė, dhe atė e
quante okupues. Edhe njėherė vendlindja e tij mbeti nėn sundimin serb. Inkuadrimi nė ORBSH-sė Me qė, pas
pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, populli shqiptar mbet nėn thundrėn
sllavo-komuniste, ai thellė i pėrjetonte vuajtjet e kėtij populli. Por,
asnjėherė nuk ndenji indiferent ndaj ngjarjeve qė pėrjetonte ky popull nė
kurriz tė vetin. Sė shpejti bie nė kontakt me miq dhe patriot shqiptarė. Pa hezituar fare anėtarėsohet nė njė
organizatė revolucionare pėr bashkimin e trojeve shqiptare me mėmėn Shqipėri.
Kėtė organizatė e kishin formuar nė vitin 1960 patriotėt dhe intelektualėt e
shquar Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha. Me plotė dėshirė pranon
tė aktivizohet dhe merr pėrsipėr organizimin e grupeve nė rajonin e
Karadakut. Kėshtu u bė njėri ndėr veprimtarėt mė tė mirė tė kėsaj organizate.
Veprimtaria e tij kishte hasur nė pėrkrahje tė popullit tė kėsaj ane dhe
ishte shumė afėr qėllimit, qė tė organizonte popullin pėr mbrojtje dhe
vetorganizim. Mirėpo, pushteti okupues sllavo-komunist, duke e hetuar
rrezikun qė i kanosej nga kjo organizatė, u ra nė gjurmė dhe me policė e
agjentė tė shumtė, organizuan arrestimin e tij. Organizatorėt
e kėsaj organizate zbulohen, ndėrsa Hoxha arrestohet nga xhandarėt dhe
njerėzit e UDB-ės. Vlen tė theksohet se kur u bė arrestimi i tij nė mėngjesin
e hershėm, ai kishte qėlluar nė gjumė. Njėri prej inspektorėve tė UDB-ės i
kishte bėrtitur Zgjohu Hoxhė se ti po
fle ditėn pėr tė punuar natėn kundėr Serbisė. Ndėrsa, Hoxha ia ktheu se ėshtė duke punuar natė e
ditė kundėr robėruesve tė popullit tė tij. Kėshtu, ai arrestohet dhe
dėrgohet nė burgun hetues tė Vranjės. Nė burg qėndroi, siē i ka hije njė
burri dhe patrioti tė shquar. Gjatė hetimeve, asnjėherė nuk ra nė kurthet e
UDB-shėve dhe gjakpirėsve tė popullit shqiptarė. Qėndroi burrėrisht pa e
zbuluar dhe rėnduar asnjė bashkėpunėtorė. E nxorėn para Gjykatės sė Vranjės
vetė tė tetin. Pos Hoxhės, tė akuzuar ishin edhe ·
Ali Xhelili nga fshati Ilincė, ·
Fevzi Aliu nga Presheva, ·
Tefik Haxhia nga fshati Gerajt, ·
Zahir Sakipi nga Golemidoli, ·
Nuredin Aliu nga Presheva, ·
Jetish Jetishi nga Depca dhe ·
Hetė Ajdini nga fshati Sefer i komunės sė
Preshevės. Tė gjithė kėta kishin vepruar veēmas pa pasur
lidhje me te. Gjykatorja
ishte mbushur plot me miq dhe dashamirė tė Hoxhės qė kishin ardhur pėr tė
pėrcjellė se si po zhvillohej gjykimi. Ai qėndronte krenar dhe sypatrembur
para trupit gjykues dhe inspektorėve tė UDB-ės, tė cilėt kishin ardhur pėr tė
parė se kush po e pėrcjell gjykimin nga miqtė e tij. Pas katėr-pesė ditė gjykimi, ai do tė shpallet fajtor dhe do tė
dėnohet me tetė vjet burgim tė rėndė sė bashku me shokėt e tij. Pasi mori
fund gjykimi, kryetari i trupit gjykues e pyeti se a ėshtė i kėnaqur me
gjykimin. Ky iu pėrgjigj: Mė vjen keq
qė nuk kam mundur tė punoj mė shumė. Nė tė kthyer nga gjykata, i lidhur
nė pranga, sė bashku me shokėt e tij duke e sjell nė Burgun e Qarkut tė
Vranjės, aty e priste inspektori i lartė i UDB-ės, duke i thėnė: -
Ti shumė keq sillesh nė gjykatore, por ne mund
ta thyejmė kokėn tėnde. -
Ky, pa u hamendur, iu drejtua inspektorit: Nėse ma thyeni kokėn, do tė mė shpallni hero dhe shehit, e unė nuk e
kam atė meritė para popullit tim qė tė shpallem i tillė, pėr arsye se kam
punuar pak pėr ta. Inspektori uli kokėn dhe i tėrbuar u largua nga ai
duke sharė dhe ofenduar. Hoxhė
Maxhera, pas njė torturimi tė madh nė burg nga UDB-ashėt serb kishte marrė
njė sėmundje tė rėndė dhe me tė liruar nga burgu kjo sėmundje kishte marrė
hov dhe pas njė kohe tė shkurtėr, nė qershor tė vitit 1969 vdes nė fshatin e
tij Maxhere, aty ku kishte dashur tė pushonte pėrgjithmonė. Nė varrin e tij
gjendet lapidari i ngritur nė shenjė pėrkujtimi pėr jetėn dhe veprėn e tij. Si e la duhanin? Njė ditė
djali i tij Hamdiu kishte shkuar pėr ta vizituar nė burg dhe i kishte dėrguar
ushqim e cigare me shkrepės. Njė gardian, i cili ia dorėzoi pakon me cigare,
por jo edhe shkrepėsen me qėllim qė ta detyrojė ta kėrkojė pėr ta ndezur
cigaren. Hoxha i tha gardianit: -
Ti nuk ma dhe shkrepėsen qė ma solli djali. -
Gardiani me njė zė tė lartė iu ngėrmua Ti je bandit dhe duhesh tė pėrkulesh para meje pėr ta marrė
shkrepėsen, -
kurse Hoxha ia ktheu: Unė jam
bandit pėr ju, por krenar pėr vete dhe pėr popullin tim dhe para teje kurrė
nuk do tė pėrkulem. Nė atė moment, ai grisi cigaret dhe i hodhi nė tokė para kėmbėve tė
gardianit. Prej atij momenti e deri nė vdekje kurrė mė nuk e ndezi cigaren. Tradhtinė e gjykon Zoti Nė fillim tė
gjykimit, kryetari i trupit gjykues, iu drejtua Hoxhės me njė pyetje
provokuese: -
Hoxhė thuaje tė vėrtetėn se a shkruan nė Kuran
se Zoti ėshtė njė, e pushteti i dyti, dhe ai qė ēon dorė kundėr pushtetit
ėshtė i pabesė. -
Hoxha u pėrgjigj: Po, por kundėr
cilit pushtet se; sikur tė kisha ngritur dorė kundėr pushtetit tim, pushtetit
tė popullit shqiptar, do tė mė gjykonte Zoti dhe populli, porse unė veprova
kundėr pushtetit tė huaj, atij jugosllav dhe Zoti e populli kanė pėr tė mė
nderuar. Kėshtu iu pėrgjigj hoxha gjykatėsit serb, duke qėndruar krenar
dhe sypatrembur.
|