Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste ARRATISJA E A. ZOGUT DHE PUSHTIMI I SHQIPĖRISĖ NGA ITALIA FASHISTE MĖ 7 PRILL 1939 Shkruan: Hazis Gjergji - Tiranė,
06. 04. 2009 _________________ Shqipėria
nė prag tė pushtimit... Nė gjysmėn e dytė tė marsit 1939, udhėtarėt e linjave
Bari - Durrės e Brindisi - Vlorė kishin filluar tė sillnin nė Shqipėri lajme
tė dyshimta mbi grumbullime trupash ushtarake italiane nė portet e Barit e tė
Brindisit; ndėrkohė, ministri i Punėve tė Jashtme tė Italisė fashiste, konti
Ēiano (Galeazzo Ciano), shkroi nė Ditar: 23 mars 1939. Duēja vendos tė
shpejtojė kohėn pėr ēėshtjen shqiptare dhe vetė harton njė projektmarrėveshje
shumė tė shkurtėr, me tre artikuj tė thatė. Projekti
ka mė shumė formėn e njė dekreti se sa tė njė pakti ndėrkombėtar. Po pėrgatis
edhe unė njė... Ėshtė njė akord qė, duke ruajtur format, pranon njė aneksim
efektiv tė Shqipėrisė. Duēja e miratoi. Ose Zogu pranon kushtet e
parashtruara prej nesh, ose ne ndėrmarrim pushtimin
ushtarak tė vendit. Pėr kėtė qėllim po mobilizojmė e pėrqendrojmė nė Puglia
katėr regjimente bersalierėsh, njė divizion fanterie, reparte ajrore dhe
gjithė skuadrėn e pare(1). Mė 26 mars
1939, zarfi sekret me projektmarrėveshjen e
aneksimit efektiv tė Shqipėrisė ndodhej mbi tavolinėn e mbretit Zog. Me
kėtė rast, biografi anglez Jason Tomes shkruan: Mbreti Zog qėndroi i vetėm
pėr orė tė tėra nė zyrėn e tij tė tymosur, duke e lexuar e rilexuar
projektmarrėveshjen, tek thithte nikotinė e rrufiste kafe. Qetėsia thyhej
vetėm nga pėrplasja e fortė e shiut nė dritaret. Po atė tė shtunė, mė 26 mars
1939, nėn tė njėjtin shi tė fortė, Musolini mbajti pėrpara 200.000 vetave nė
Romė, fjalimin e tij nė pėrkujtim tė njėzetvjetorit tė themelimit tė
fashizmit. Ai e quajti paqen e pėrjetshme njė katastrofė dhe pėrfundoi me
fjalėt: Mė shumė topa, mė shumė aeroplanė me ēdo
kosto e mėnyrė; edhe nėse duhet tė spastrojmė tė gjithė atė qė ne e quajmė
jetė tė civilizuar!(2)
E shtuna e
2 marsit 1939 ishte edhe dita e njėmbėdhjetė e aneksimit tė Ēekosllovakisė
nga Gjermania naziste e Adolf Hitlerit. Duket se veprimi rrufe i aleatit tė tij gjerman e kishte nxitur Duēen tė hidhte
hapin e parė pėr aneksimin e presė sė tij - Shqipėrisė. Nė tė vėrtetė, pėr
arritjen e kėtij objektivi, Duēja kishte 14 vjet qė punonte, duke filluar me Bankėn Kombėtare tė Shqipėrisė dhe huan SVEA (1925),
Paktin I (1926) dhe II tė Tiranės (1927); marrėveshjet ushtarake nė prag tė
hipjes sė Zogut nė fronin mbretėror dhe, sė fundi, 17 marrėveshjet zyrtare tė
shpallura dhe tė fshehta tė 19 marsit 1936. Nė njė telegram dėrguar legatės
italiane nė Tiranė, nė prag tė nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė marsit 1936,
Duēja i kishte porositur tė dėrguarit e vet me njė
frazė tė vetme: E rėndėsishme ėshtė qė tė mbetet ndonjė thikė nė dorėn tonė
(Importante che resti qualche coltello per il manico) (3). Thika,
sipas porosisė sė Duēes, ishte kamufluar nė nenet e marrėveshjes sė fshehtė
ushtarake tė marsit 1936, e cila nuk ishte shtruar pėr miratim as nė
Parlamentin e Mbretėrisė Italisė e as nė atė tė Shqipėrisė. Nė zbatim tė
kėsaj marrėveshjeje, qeveria fashiste italiane kishte financuar buxhetin e
ushtrisė mbretėrore shqiptare nė vitet 1936-1939, me
afro 3 milionė e 500 mijė fr. ari nė vit. Financimi ishte realizuar me para
nė dorė nga oficerėt e Shtabit Madhor tė ushtrisė fashiste italiane,
nėnkolonelėve Xhovani DAntoni dhe Manlio Gabrieli. Sipas dokumenteve tashmė
tė botuara, duke filluar nga 27 gushti i vitit 1936 deri mė 27 mars tė vitit
1939, qeveria fashiste italiane kishte derdhur pėr pagesa rrogash,
veshmbathjesh, ushqime e municione luftarake rreth 10 milionė e 492 mijė fr.
ari ose sa 60% e buxhetit tė qeverisė sė mbretit Zog pėr ushtrinė (4). Shtabi
Madhor i ushtrisė fashiste italiane nuk ishte vetėm
financuesi mė i madh i Ushtrisė Mbretėrore Shqiptare, por edhe ideatori
kryesor i saj. Nė bazė tė ligjit themelor tė saj, i hartuar nga Shtabi Madhor
i Ushtrisė Fashiste Italiane dhe i dekretuar nga mbreti Zog nė mars tė vitit
1937, efektivi i ushtrisė shqiptare kishte nė efektivin e saj 675 oficerė e
6000 nėnoficerė, gardistė e ushtarė aktivė. Pas nėnshkrimit tė marrėveshjeve
tė marsit 1936, mijėra kėshilltarė, organizatorė, instruktorė,
specialistė fashistė italianė kishin zėnė pozitat kyēe nė ushtri,
xhandarmėri, ekonomi, arsim, kulturė etj. Vetėm nė ushtri, nga postet nga mė
tė larta komanduese e organizuese, si zėvendėsshef i
Shtabit tė Pėrgjithshėm e deri te specialitetet mė tė rėndėsishme tė armėve
tė ndryshme luftarake, ishin caktuar 280 oficerė fashistė italianė. (5)
Sipas
pėrllogaritjeve tė studiuesit italian, Gayda Virginio, nė librin Che cosa
vuole lItalia (1940), nga vitit 1925 deri mė 7 prill 1939, Italia fashiste
kishte shpenzuar nė Shqipėri mbi 1 miliard e 837 milionė lireta. Duke
komentuar bilancin e kėtyre parave tė shpenzuara nė Shqipėri, kolonel Faik
Quku dėshmon: Kur Zogu erdhi nė fuqi, nė vitin 1924, gjeti nji Shqipni tė
vorfėn, por me nji ekonomi tė paprekur; me nji
financė pa asnji borxh, nji shtet tė pavarun politikisht e me nji funksion me
tė vėrtetė ekuilibrues nė Ballkan e Adriatik; me nji administratė tė ndershme
shembullore, me nji demokraci nė fillim, por nė zhvillim e sipėr; me nji
popullsi, qė me sakrifica tė mėdha kundėr nji bote, kishte mujtė me imponue
pavarsinė e vet e pėr kėtė ishte kryenaltė e entuziaste.... Gjatė 15 vjetėve
tė regjimit diktatorial tė Zogut, tė lidhun mbas qerres italiane, burimet
ekonomike e financiare, si bankat, minierat, tregtia e jashtme, ujnat e bregu
i detit, peshku, ndėrmarrjet e ndryshme, vijat e portet ajrore ishin kaparua
prej italianėve.(6) Mbreti Zog shkeli betimin e bėrė mbi Bibėl e Kuran Para 11
vjetėsh, mė 1 shtator 1928, Mbreti Zog ishte betuar mbi Bibėl e Kuran: Unė,
Zogu, Mbreti i Shqiptarėve, me rastin e marrjes nė
duart e mia tė fuqisė mbretėrore, betohem pėrpara Zotit tė Gjithėfuqishėm se
do tė ruaj unitetin kombėtar dhe integritetin territorial tė shtetit...
Ndėrsa, nė fjalėn e mbajtur pėrpara Asamblesė Kushtetuese, kishte deklaruar
se e pranonte fronin, pasi besonte qė ky ishte vullneti i popullit dhe, nėse
ai nuk do tė tregohej i denjė pėr shpresat e tij, do tia linte vendin njė
njeriu mė tė mirė. Ai e kishte mbyllur deklaratėn e shkurtėr me fjalėt se do ti shėrbente Shqipėrisė me tė gjitha
forcat e tij dhe, po tė ishte e nevojshme, do tė jepte edhe jetėn pėr tė.
Nė bazė tė Kushtetutės sė Mbretėrisė Shqiptare, Ahmet Zogu pėrfaqėsonte
autoritetin mė tė lartė tė qeverisjes sė popullit dhe tė ushtrimit tė
pushtetit sovran: ai kishte tė drejtėn e shpalljes sė luftės nė rast
mbrojtjeje.(7) Por, nė
prag tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, mbreti Zog nuk nėnshkroi as shpalljen
e luftės pėr mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit fashistė dhe as e mblodhi
Parlamentin nė njė sesion tė jashtėzakonshėm, siē e pėrcaktonte Kushtetuta.
Mbreti Zog ishte Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura tė
Shqipėrisė, pėr mbajtjen e stėrvitjen e tė cilave kishte harxhuar ēdo vit
afro gjysmėn e buxhetit tė shtetit; e megjithatė, ato ditė, kur duhej tė
ishte nė krye tė tyre nė mbrojtje tė atdheut, sipas detyrės sė tij
kushtetuese, ai dezertoi nga fronti i luftės, duke e lėnė ushtrinė nė duart e
organizatorėve fashistė italianė dhe tė agjentėve tė SIM-it (Servizio
Informazioni Militari). Se ēfarė atmosfere u krijua ato
ditė tė zymta nė prag tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, kolonel Faik Quku
dėshmon: Ndėrkaq, atmosfera shqiptare vjen gjithnji tue u ba ma e randė.
Kudo, nėpėr qytete, nė male e nė fusha, djem burra, pleq kanė nji dėshirė: me luftue. Kudo populli kėrkon armė, por, simbas urdhnit
tė Mbretit, nuk i jepen kujt, me pėrjashtim tė
rrallė pėr ndonji tė besueshėm dhe vetėm me urdhnin e tij. Nė Berat, ku
gjindesha unė, pėrditė grumbulloheshin qytetarė, malsorė e fshatarė, para
prefekturės pėr me kėrkue armė prej qeverisė... (8) Nė ato ditė
pėrcaktuese pėr fatin e Monarkisė Shqiptare, mbreti Zog u gjend nė udhėkryqin
mė tė madh tė jetės sė tij. Udha e parė e ftonte tė vazhdonte bashkėpunimin e
nisur qysh para katėrmbėdhjetė vjetėve me Benito Musolinin dhe tė sanksionuar
me Paktin 20-vjeēar tė Aleancės Mbrojtėse (1927),
si dhe 17 marrėveshjet me shkrim e me gojė tė marsit 1936, tė cilat tashmė e
kishin futur de facto e de jure Shqipėrinė nė orbitėn e Italisė fashiste.
Ndonėse mbreti Zog ishte i lidhur me njėmijė fije tė
dukshme e tė padukshme me kreun e fashizmit italian, Benito Musolinin,
prapėseprapė nuk pranoi ta vazhdonte mė tej bashkėpunimin me tė. Nė fakt,
pėrfundimi i luftės vėrtetoi se nė kėtė pikė qėndrimi i
Zogut qe i drejtė, pasi mbretėrit e Belgjikės, Rumanisė, Bullgarisė e
Jugosllavisė, tė cilėt nėnshkruan dhe bashkėpunuan me forcat e Boshtit
Romė-Berlin-Tokio, i humbėn pėrfundimisht fronet e tyre mbretėrorė. Ndėrgjegjja
kombėtare dhe zėrat e demonstruesve tė kryeqytetit qė ishin grumbulluar
pėrpara kangjellave tė pallatit tė tij i bėnin thirrje mbretit Zog tė
mbathte opingat dhe tė vihej nė krye tė qėndresės sė armatosur tė popullit
shqiptar. Nė njė takim tė fundit me pėrfaqėsuesin e
Foreign Office, Sir Thomas Hohle dhe ministrin britanik tė akredituar nė
Tiranė, Sir Andre Ryan, vetė Zogu kishte deklaruar: Ne nuk do tė pranojmė nė
asnjė mėnyrė cenimin e tokės sonė, qė ta marrė vesh e gjithė bota e
qytetėruar me atė fuqi qė kemi.(9) Pėr tė
justifikuar mosveprimin e Zogut nė prag tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė,
njė ndėr avokatėt mbrojtės tė tij parashtron pyetjen: Po a kish shanse
Shqipėria me 800 mijė banorė ti rezistonte Italisė,
qė vetėm ushtarė kishte 8 milionė? Dhe, po vetė pėrgjigjet: Lufta nėn
udhėheqjen e mbretit Zog mund tė fillonte, por do tė kish viktima njerėzore e
dėme materiale tė pa llogaritshme. (11) Por,
pėrgjigjen e duhur se cili duhet tė ishte qėndrimi i mbretit Zog pėrpara
pushtimit fashist tė atdheut, e dhanė vetėm gjashtė muaj mė pas, Presidenti i
Polonisė, Wladyslaw Raczkievicz, kryeministri Wladyslaw Sikorski e zėvendėsi
i tij Stanislaw Mikolajczyk, tė cilėt nuk i morėn parasysh humbjet nė njerėz
e materiale, por u vunė nė krye tė rezistencės anti-hitleriane tė popullit tė
tyre dhe gjaku i derdhur u shndėrrua nė njė pėrmendore tė nderit dhe lavdisė
sė popullit polak. Nė krye tė rezistencės anti-hitleriane tė popujve tė tyre
do tė viheshin edhe Mbretėresha Wilhelmina e Holandės, si dhe Mbreti Haakon
VII i Norvegjisė. Pas rezistencės sė parė nė vendet e tyre, ashtu si anėtarėt
e ekipit qeverisės polak, mbretėresha Wilhelmina dhe mbreti Haakon VII u
ftuan nga qeveria e Mbretėrisė sė Britanisė sė Madhe pėr ta vijuar
veprimtarinė e tyre udhėheqėse antifashiste nga Londra. Me fitoren e Luftės
sė Dytė Botėrore, pjesėtarė tė ekipit qeveritar polak, Mbretėresha Wilhelmina
dhe Mbreti Haakoni VII u kthyen me nder nė vendet e
tyre. Mbreti Zog
nuk ndoqi as udhėn e tretė: atė tė kompromisit, ku njihej botėrisht si njė
ndėr politikanėt mė dinakė tė kohės. Ish-ministri Jacomoni e kėshilloi mė se
njė herė mbretin Zog qė tė pranonte zbarkimin paqėsor tė trupave fashiste
italiane nė portet dhe pikat strategjike tė Shqipėrisė, por tė qėndronte nė
vend dhe tė shfrytėzonte garancitė e Musolinit pėr ruajtjen e dinjitetit dhe
mbrojtjen e sovranit dhe dinastisė sė tij. Pėrvoja e Luftės sė Dytė Botėrore
tregoi se kėtė rrugė e ndoqi mbreti i Danimarkės, Christiani X. Kur trupat e
naziste pushtuan Danimarkėn, ai u tėrhoq nga jeta
politike, por ruajti integritetin mbretėror tė familjes sė tij, sipas
garancive qė i dha Hitleri. Nė vitet 1943-1945, Christiani X filloi ngritjen
e grupeve klandestine anti-naziste dhe nuk e ndėrpreu punėn edhe kur
hitlerianėt e dėnuan me arrest shtėpie, duke u bėrė
simbol i rezistencės daneze dhe pas luftės e rifitoi fronin legjitim tė tij.
Duke mos u larguar nga Shqipėria, mbreti Zog do tė ishte bėrė njė element i
fuqishėm nė ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve dhe nė organizimin e
rezistencės popullore antifashiste. Prezenca e tij nė Shqipėri do ti
pengonte komunistėt shqiptarė tė dilnin nė krye tė Rezistencės dhe Frontit
Antifashist Nacionalēlirimtar tė popullit shqiptar, si dhe do tua
vėshtirėsonte ngritjen e Kėshillave Nacionalēlirimtare dhe vendosjen e
pushtetit tė tyre pas Luftės nė Shqipėri. Kėshtu,
mbreti Zog zgjodhi udhėn e katėrt: atė tė braktisjes sė popullit tė vet nė
orėn e tij mė tė vėshtirė, duke ikur nėpėr natė pėr tė shpėtuar kokėn e
familjen e vet, arkat e florinjve dhe oborrtarėt e tij. Nė kėtė mėnyrė,
Mbreti i Shqiptarėve Zog I, e hodhi mbas krahėve
betimin solemn qė kishte bėrė para Zotit tė Gjithėfuqishėm, me njėrėn dorė
mbi Bibėl e tjetrėn mbi Kuran, se do tė ruante unitetin kombėtar dhe
integritetin territorial tė vendit dhe se po tė ishte e nevojshme, do tė
jepte edhe jetėn pėr tė(!)
Pėrkundrazi, nė mėngjesin e 7 prillit 1939, kur agresorėt fashistė
italianė kishin pushtuar tė gjitha qytetet e bregdetit shqiptar, Mbreti i shqiptarėve i drejtoi popullit tė tij njė shpallje ku,
ndėr tė tjera, deklaroi: Unė jam i bindun se populli shqiptar, i vogėl nė
numėr, por i madh nė shpirt, do tė dijė nė kėto momente me dhanė prova tė
ndjesive ma tė forta kombėtare qė ushqen dhe qė i ka trashėgue prej tė
parėve. Jam i bindun se nji popull i bashkuem nė kėtė mėnyrė do tė ketė
mbrojtjen e Perėndisė!(12) Pas kėsaj
deklarate absurde, nė pasdrekėn e asaj tė Premteje tė zezė, pėr shqiptarėt,
Mbreti Zog e la Tiranėn nė fshehtėsi dhe mori rrugėn e
Elbasanit pėr tu arratisur nė Greqi. Nuk ka asnjė
dyshim se ikja e Mbretit Zog pati pėrkrahjen dhe mirėkuptimin e ministrit tė
jashtėzakonshėm e fuqiplotė tė Italisė fashiste nė Shqipėri, gjeneralit
Franēesko Jakomoni, i cili ka hedhur nė kujtimet e tij konkluzionin e
mėposhtėm: Rreth shkaqeve tė braktisjes sė vendit prej Zogut janė ngritur
mjaft hamendje. Shumė njerėz thoshin se ai ndihej i kėrcėnuar, siē
edhe nė fakt ishte, prej hakmarrjeve tė panumėrta personale qė karriera
politike aventurore i kish shkaktuar. Sipas meje, nė atė rast ai dha jo njė
provė frike, por pėrkundrazi, njė provė tė vizionit tė tij largpamės politik.
Ai ishte i qetė pėr tė ardhmen e afėrt tė popullit
tė tij pėrderisa ajo i qe besuar Italisė, ndjenjat e sė cilės ndaj
shqiptarėve njiheshin mirė. Nga ana tjetėr, ashtu siē mbreti kishte pasur
shumė herė rastin pėr tė ma thėnė mua dhe tė tjerėve, njė Luftė e Dytė
Botėrore i dukej tashmė se qe shumė pranė. Vėshtirė tė besohej se Italia mund
tė qėndronte mėnjanė. Duke u larguar, ai mund tė shpresonte, po qe se Italia
fitonte luftėn, nė miqėsinė e saj, nėse nuk do tė na shkaktonte shqetėsime.
Nė qoftė se fatet e luftės nuk do ti buzėqeshnin Italisė, ashtu siē besohet
nė fakt se ishte dhe bindja e tij e thellė, ai mendonte se duke emigruar nė
Angli, do ta rifitonte fronin e Shqipėrisė pėrmes mbėshtetjes angleze.(13) Duke mos iu
pėrgjigjur detyrės sė shenjtė qė kishte marrė pėrsipėr, mbreti Zog e humbi
mbėshtetjen e popullit shqiptar dhe tė Koalicionit Botėror Antifashist.
Vėrtet ish-mbreti Zog, nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore u strehua nė Francė
e Angli, por u trajtua thjesht me status personal,
pa iu njohur statusi institucional i Mbretit tė Shqiptarėve, siē
pretendonte. _________________ Referencat (1). Galeazzo Ciano, Ditari (19371943). Shqipėria, pėrkthyer nga Akil
Ēani, Tiranė: Albinform, 1994, f. 28-29. (2) Jason Tomes, Mbreti Zog i Shqipėrisė, monarku i
vetėshpallur mysliman i Europės, (3) AQSH. Fondi Legata
Italiane, viti 1936, dosja 87: tel. i B. Musolinit, nr. 19, 13 shkurt 1936 (4) AQSH. Fondi Legata
Italiane, viti 1936, dosja 38, dok. 2477/966, 19 mars 1936 (5) Historia e
popullit shqiptar vėll. III, Tiranė: Toena, 2007, f. 332333 (6) F. Quku, Qėndresa shqiptare gjatė Luftės I
Botėrore, vėll. I, Tiranė: Ilar, 2006,f. 43-45 (8) F. Quku, Qėndresa
shqiptare..., vėll. I, f. 84. (9) Hysen Selmani, Nga
notimet e Zogut I, Mbretit tė Shqiptarėve, Tiranė, 2008, f. 302 (10) F. Quku, Qėndresa
shqiptare..., vėll. I, f. 8789 (11) Ilir Ushtelenca,
Diplomacia e Mbretit Zogu I, Tiranė, 1995, f. 340. (12) F. Quku, Qėndresa shqiptare...,
vėll. I, f. 107). (13) Francesco Jacomoni ____________________ Thesari i Ahmet Zogut, e vėrteta e floririt qė
mbreti mori me vete pas arratisė Ministria e
Punėve tė Brendshme kishte pėrhapur fjalė se Zogu kishte ndėrmend tė vishte
opingat dhe ta organizonte qėndresėn e shqiptarėve nga vendlindja e tij,
Mati. Por kolonel Faik Quku shprehet: Mbreti Zog nuk ishte ma nji djalė i ri
malsor qė jetonte nė malet e Matit, me nji gjendje
financiare modeste. Ai kishte zbritė nė qytet, ishte ba mbret e diktator dhe
shumė i pasun, gjana qė ai nuk donte me i rrezikue. Tash ai
ishte i preokupuem, kryesisht, pėr personin e tij, familjen dhe pasuninė.(1) Nė tė
vėrtetė, Ahmet Zogu ishte pėrgatitur me kohė pėr
largimin e tij drejt Anglisė, pasi nė Lloyds Bank tė Londrės kishte
depozituar miliona franga ari. Ish-konsulli i Barit, Vjenės e Londrės, Ēatin
Saraēi, dėshmon se transportuesi kryesor i parave tė Zogut jashtė Shqipėrisė
kishte qenė tutori i tij, Lalė Krosi: I pajisur me
pasaportė diplomatike, laisser-passer dhe dokumente ekstra, tutori i moshuar
i Zogut largohej nga vendi me kamionė tė ngarkuar me valutė, i ndihmuar e i
shoqėruar nga roja tė armatosura pėr tė mbėrritur nė destinacion shėndosh e
mirė. Kėto udhėtime kryheshin rregullisht kurdoherė qė Zogu kishte hedhur
nėnshkrimin mbi ndonjė akt tė ri tradhtie. Rruga mė e rėndomtė ishte ajo nga
Durrėsi nė Bari dhe prej andej drejt e nė Gjenevė, nė Zvicėr. Nė ēastin qė
paratė ndodheshin tė sigurta nė njė bankė tė huaj, atėherė pėrcilleshin
urdhra me shkrim pėr ti transferuar paratė nė njė
vend tjetėr edhe mė tė sigurt se i pari pėr rrjedhojė, pjesa mė e madhe e
kėtyre parave gjendet nė Lloyds Bank tė Londrės. Unė vetė, me dorėn time, kam shkruar njė sėrė urdhrash tė kėsaj
natyre, si dhe i kam ardhur nė ndihmė tutorit tė moshuar, analfabet, pėr tė
mbėrritur nė kufi me Zvicrėn. Sa herė qė kryheshin transaksionet bankare tė
Zogut, ai kurrė nuk e zinte ngoje shumėn; unė isha i detyruar ta lija bosh
hapėsirėn e caktuar pėr tė vendosur shumėn e parave, e cila plotėsohej prej
tij, pak para se tė postohej. (2) Dikur, nė
njė bisedė intime qė Zogu kishte bėrė me senatorin Eqrem bej Vlora, ishte
shprehur: Ju, me siguri e dini fjalėn e urtė turke
qė thotė: Nė Turqi ruaj kokėn, nė Rumani gruan dhe nė Shqipėri pasurinė!
Kėtu nuk bėhet fjalė se ēfarė duhet apo mundet tė ndryshojė nesėr; kėtu
lipsen siguruar sa mė shpejt paratė qė mund ti humbėsh shumė shpejt dhe
pastaj tė presėsh se ēfarė tė sjell e ardhmja. Dhe ai kishte plotėsisht tė
drejtė me kėtė parim, tė cilin e ndoqi me
kėmbėngulje gjatė tėrė kohės sė qeverisjes sė tij nė Shqipėri. Kur ai u detyrua tė ikte nga marshimi i trupave tė Mussolinit
(prill 1939), ai ishte Beu i vetėm qė largohej nga vendi me bindjen disi
ngushėlluese se po merrte me vete njė thesar tingėllues prej 250.000 apo
300.000 stėrlina ar dhe se armiqve u kishte lėnė vetėm keqardhjen qė nuk u
kishte rėnė nė dorė as vetė, as paratė e tij. (3) Pas
pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, sekretari i
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Kardell Hall (Cordell Hull), do ta pyeste
ambasadorin e Mbretėrisė Shqiptare nė Uashington, Faik Konicėn, sa ishte
borxhi i Shqipėrisė ndaj Italisė fashiste. Konica do ti pėrgjigjej se borxhi
kishte kapur shifrėn e 30 milionė dollarėve amerikanė, tė harxhuar kryesisht
pėr ndėrtimin e rrugėve strategjike nė drejtim tė Jugosllavisė. Pėr pyetjen e
dytė tė sekretarit Hall mbi qėllimet e pushtimit fashist italian tė
Shqipėrisė, Konica do tė shprehte mendimin se Italia fashiste, nė bashkėpunim
me Gjermaninė naziste, do ta pėrdorte Shqipėrinė si
pedanė pėr tu hedhur nė drejtim tė Greqisė e Turqisė.(4) Mbreti Zog
nuk u mjaftua me milionat e depozituar me kohė nė
bankat e huaja, por mori edhe shufrat e fundit tė arit qė gjeti nė thesarin e
shtetit. Sipas njė relacioni tė hartuar mė 6 qershor 1939 nga drejtori i
Thesarit, Kel Naraēi, nė pasditen e datės 6 prill 1939, me
linjė telefonike, ai ishte urdhėruar nga kryeministri Kostaq Kotta qė ti
jepte togerit tė gardės sė mbretit Selim Gjoēi tė gjithė sasinė e floririt qė
gjendej nė kasafortėn e Thesarit. Shufrat dhe kallėpet e floririt qė togeri
Selim Gjoēi, mori nė Thesarin e degės sė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė nė
Tiranė, gjendeshin nė Llogarinė relative tė pafrytshme metal-ar nė roje, e
ēelur nė datėn 23 tetor 1937, pėr llogari tė Oborrit Mbretėror.(6) Deri mė datėn
6 shkurt 1939, nė kėtė llogari ishin futur herė pas here shufra floriri me
vlerėn e 643 535 fr. ari, e barabartė me 209 kg. ar,
tė pėrfituara nė doganat e vendit nga kursi i kėmbimit tė floririt me
kartėmonedhat. Nga shuma e pėrgjithshme kishin dalė 200 mijė franga ari qė
ishin shpenzuar pėr ceremoninė e martesės sė Mbretit Zog dhe kremtimet e
10-vjetorit tė Shpalljes sė Monarkisė. Kėshtu, nė kasafortėn e thesarit
gjėndeshin 183 kg. flori, sasi e barabartė me
566.975 fr. ari dhe e gjithė shuma iu dorėzua pa ndonjė dokument Mbretit Zog
nė shtėpinė e kryeministrit Koēo Kotta. (7) Nė lidhje me arkat e mbushura me
florinjtė e thesarit tė Mbretėrisė sė falimentuar Shqiptare, kolonel Faik
Quku rrėfen se Zogu kishte me vedi nji kamion me 18 arka flori, ministrat
dhe nji numėr tė madh oficerash. Nė kėtė udhtim shoqnohej prej gardės sė tij,
deri nė Qafė Kėrrabė, kufini nė mes Tiranės dhe Elbasanit. Pėrtej Elbasanit u
shoqnue vetėm prej 200 gardistėve. Gjithė kolona pėrbahej prej 45 makinave,
tė udhėhequn prej disa kamionave me ushtarė tė gardės. Familjen bashkė me dy
motrat, mbreti i kishte nisė nji ditė ma parė pėr nė Greqi. Mė 7 prill nė
mbrėmje kishin mbėrritė nė Follorinė. Mbreti kishte mendue me kalue natėn nė
Korēė, ku kishte dėrgue pėr me studiue gjendjen. Ky e lajmon se masat
ishin tė eksitueme dhe, bile, ai vetė mezi kishte shpėtue. Prandaj si vend
ishte i rre-zikshėm pėr banim e kalim. Pėr kėtė arsye, Mbreti e kalon natėn
nė Zemblak, nji fshat afėr qytetit tė Korēės, nė shtėpi tė agallarėve.Tė nesėrmen, mė 8 prill, paradreke, tue kalue nė mes tė
britmave Juha! Turp! dhe pėshtymave tė popullit tė Bilishtit, qi ishin
gru-mbullue nė tė dy anėt e rrugės, kolona mbretnore mbėrrini nė Kapshticė,
nė kufinin grek... (8) Historiani
austriak Hurbert Neuwirth shkruan: Zogu, mbreti Zog, i
shfuqizuar, u largua nga foleja e tij shqiptare me 50 mijė dollar ar. Dy milion dollarė tė tjerė i
kishte depozituar qė mė parė nė Chase National Bank. Si pėrfundim, siē
shkruan edhe biografi Jason Tomes: Ai udhėtonte gjithnjė me nėntė a dhjetė
kasaforta jashtėzakonisht tė rėnda e tė mėdha, tė cilat mbaheshin nė ruajtje
tė vazhdueshme. Ato pėrmbanin shufra ari tė cilat u bėnė legjendė nė shtypin
e kohės, aq sa asnjėherė Zogu nuk pėrmendej, veē pėr valixhet misteri-oze, tė
cilat thuhej se pėrmbanin thesarė tė mėdhenj, duke pėrfshirė edhe gurėt e
ēmuar tė kurorės mbretėrore, qė vlenin mė tepėr se 1 milion paund. Raportet e
llogarive tė bankave franceze e zvicerane pėrforcuan dyshimet e pėrhapura se
ai ishte njė milioner nė stėrlina. Disa madje e llogarisnin pasurinė e tij nga 4 deri nė 6
milion paund. Komenti i tij: Unė do tė doja tė isha aq i pasur sa kritikėt e
mi thonė qė jam. Mbreti Zog pranoi se kishte marrė 36 mijė paund nga fondi
publik i thesarit shqiptar mė 1939, duke u justifikuar: Mė mirė qė i mora unė sesa ti lija nė dorė tė Musolinit... (9) __________________ Referencat (1)(F. Quku, Qėndresa shqiptare..., vėll. I, f.
90). (2) (Ē. Saraēi, Zogu i
shqiptarėve, vep. e pėrm., f. 6061). (3) (Eqrem bej Vlora, Kujtime... 1885-1925, Tiranė,
Shtepia e Librit dhe komunikimit, f. 548). (4) (Haris Silajxhiq, Shqipėria dhe SHBA nė arkivat e
Uashingtonit, Tiranė: Dituria, 1999, f. 215). (6)(AQSH. Fondi Ministria e Financave,
vitit 1939, dosja 364: relacioni i K. Naraēit pėr ministrin e Financave,
Fejzi Alizoti, nr. 73/1 res, 6 qershor 1939). (7)(Iljaz Fishta, Ndėrhyrja e
kapitalit tė huaj... (19361939), Tiranė, 1989, f. 119; Kastriot Dervishi,
Historia e shtetit shqiptar, 1912-2005, vėll. I, Tiranė, Botimet 55, f.
408409). (8)( F. Quku, Qėndresa
shqiptare..., vėll. I, f. 110). (9)(Hurbert Neuwirth, Qėndresė
dhe bashkėpunim nė Shqipėri (19391944), pėrkthyer nga Afrim Koēi, Tiranė:
Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2006, f. 15 (A-4, 23.6.1939, Bernard
Tönnes, Sonderfall Albanien, München, 1980. f. 427);
J. Tomes, King Zog of Albania..., p. 241 (News Review, 12 mars 1942; Daily
Sketch, 17 mars 1942; The Times, 28 maj 1943); |