Pėrmasat e njė
figure tė anatemuar! AHMET
KORONICA NĖ MES TĖ HARRESĖS DHE SEMANTIKĖS HOMERIKE Shkruan: Mr.
Kadrush RADOGOSHI - Prishtinė, 25. 01. 2009 ________________________ Hyrje Dega e Lidhjes sė Prizrenit nė Gjakovė
u krijua e para dhe ishte mė e fuqishmja. Roli i saj nė ngjarjet e kėsaj
periudhe ishte vendimtar. Ajo dha figurat mė tė shquara tė Lidhjes Shqiptare:
Sulejman Vokshin, komandant i pėrgjithshėm, Mic Sokolin, Ali Ibrėn, Binak
Alinė, prijės tė shquar nė luftėrat e Lidhjes kundėr pushtetit perandorak turk. Nė mesin e
kėtyre figurave tė mėdha tė historisė sonė kombėtare shquhet ajo e Ahmet Koronicės. Duhej tė ishim bij tė injorancės,
pėr tė mos parė pėrmasat e mėdha tė kėsaj figure historike, prandaj para nesh dalin dy pyetje. · E
para: a e ka kryer punėn e vet nė tėrėsi historiografia jonė? · E
dyta: a ėshtė shndėrruar nė figurė kulturore e nė kėtė kontekst edhe letrare,figura
e madhe historike? Pėrgjigjja
ėshtė shumė e shkurt, e ndėrtuar vetėm nga njė ndajfolje mohimi, qė pėrbėhet
prej vetėm dy tingujve: Jo! Pėr aq sa historiografia dhe kultura
nuk e kanė kryer punėn e tyre, pėr aq harresa e ka fituar luftėn me kujtesėn
tonė historike e kulturore. Kjo harresė e jona, tanimė proverbiale, rrėnjėt e
sė cilės jemi tė prirur ti kėrkojmė vetėm nė rrafshin e hapėsirės objektive,
ka bukur shumė rrėnjė nė faktorėt subjektivė shqiptarė. Mburrja me kulturėn
orale tė shumtėn e rasteve ka shėrbyer si perde e harresės pėr ngjarje e
figura historike. Figurės sė madhe tė Lidhjes nė Gjakovė Ahmet Koronicės iu
bė edhe njė padrejtėsi e madhe nė vitin 1978, kur me rastin e kremtimit tė
100 vjetorit u ngritėn shtatoret e udhėheqėsve tė tjerė tė Lidhjes po jo edhe
atij. Ai u la nė harresė. Motivi nuk u shpjegua gjer tani. Ai ėshtė i
turpshėm e kriminal. Kėshilli pėr kremtim i pėrbėrė edhe nga individė me ndėrgjegje tė rėnduar
nga veprime antikombėtare nė tė kaluarėn u mundua ti fsheh gjurmėt e krimit
tė bėrė nga ata apo nga shokėt e tyre pas Luftės sė Dytė Botėrore, tė cilėt
Ahmet Koronicėn e Ri, nipin e Ahmet Koronicės sė Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit, e patėn vrarė si nacionalist shqiptar. Pėrballė dokumenteve historike Nė gusht tė vitit 1878 u dėrgua nė
Kosovė nga Porta e Lartė Mehmet Ali Pashė Maxhari pėr ti detyruar
udhėheqėsit e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, qė tė pajtoheshin me vendimet e
Kongresit tė Berlinit dhe tia lėshonin Malit tė Zi krahinat shqiptare tė
Plavės e Gucisė. Fillimisht ai u ndal nė Prizren, ku luftėtarėt e Lidhjes ia
vranė telegrafistin, prandaj u nis pėr nė Gjakovė, ku arriti mė 3 shtator dhe
u vendos nė sarajet e Abdullah Pashė Drenit. Pėr kėtė ngjarje dhe ato qė e
pasuan flet artikulli Vrasja e Mehmet Ali Pashės , i botuar nė gazetėn e De
Radės Fiamuri i Arbėrit ( Corigliano
Calabro,nr.1, 20 korrik 1883 ), i botuar si artikull i redaksisė. Ndėr tė
tjera nė artikull rrėfehet: Udha ishte zėnė gjithkah me pushkatarė tė
Gjakovės e tė katundeve, qė ishin tė shpėrndarė tuba-tuba. (......) Lumi Pėrroni, qė shkonte pėr
nė mes tė Gjakovės, lagte ndėrtesėn tek rrinin Pashallarėt. Kur ata hynė,
gjetėn nė kuvend me Pashėn tė Zotin e shtėpisė, Kadinė ( Ahmet K.R.)
Koronicėn, Bajram Agėn (i pari i Gashit
K.R.), Sulejman Agėn (Vokshin
K.R.), Shaqir Agėn (Currin K.R.) e tė tjerė bujarė, tė cilėt ishin tė gjithė
krerė tė Lidhjes (......)Por pasi buarėn fjalėt mė kot ( pėr largimin e
Mehmet Ali Pashė Maxharit nga Gjakova
dhe kthimin e tij prapa prej nga kishte ardhur K.R.), shumica u ngrenė e
duallėn (.....) Tė enjten, mbas orės pesė filloi lufta e tmerrshme, qė zgjati
deri nė orėn njėmbėdhjetė (...) Nė orėn njėmbėdhjetė, ata qė ishin
pėrjashta (luftėtarėt e Lidhjes tė prirė nga
Sulejman Vokshi e Ahmet Koronica K.R.) hynė brenda, hodhėn zjarrin dhe
vranė Abdullah Pashėn (Drenin K.R.) e i dogjėn gjithė sarajet (.......) kurse
kufomėn ia hodhėn nga dritarja nė udhė (Mehmet Ali Pashė Maxharit K.R.). Ky artikull dėshmon se njeriu
kryesor i Lidhjes nė Gjakovė ishte Ahmet Koronica sė bashku me Sulejman
Vokshin,tė cilėt e udhėhoqėn luftėn treditore ( 3-6 shtator 1878) kundėr
Maxhar Pashės dhe strehuesit tė tij Abdullah Pashė Drenit. Nė njė dokument anglez ( telegram i
Kontit anglez Andressay dėrguar Kontit Deym i shkruar mė 15 shtator 1878,
sipas autorit Skėnder Rizaj:Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente
angleze,f.118-119) lidhur me vrasjen e Ali Pashė Maxharrit ndėr tė tjera
thuhet: Nga tė gjitha anėt na u pėrmendėn njerėzit e njėjtė si udhėheqės dhe
autorė tė trazirave nė Shqipėri dhe si nxitės tė vrasjes sė Mehmet Aliut.Kėta
njerėz janė udhėheqės shqiptarė si Ahmet Koronica, Iljaz Pasha, Hasan Pasha,
Dervish Beu etj.. Edhe nė kėtė dokument tė cituar mė
lartė emri i Ahmet Koronicės ėshtė i pari nė radhorin e organizatorėve tė
vrasjes sė Mehmet Ali Pashė Maxharrit. Kėtė fakt e vėrteton edhe njė dokument tjetėr anglez i kėsaj
periudhe nė tė cilin nė mes tjerash thuhet: Nė mes tyre ishte edhe
Koronica,i pėrmendur mė parė, i cili ishte shkaktar i vdekjes sė Mehmet Ali Pashės. Mu dha rasti ta takoj. (.....)
... kėtu ėshtė njė nga vrasėsit kryesor ( Informatė e togerit Roos tė
Blandensburgut dėrguar majorit Wilson,R.E. sipas autorit Skėnder Rizaj:
Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet angleze, f.140-141). Nė dokumentin osman Relacion me
vendimin e Gjykatės Ushtarake tė Prizrenit mbi dėnimin me vdekje tė Sulejman
Vokshit dhe me burgim tė pėrjetshėm tė Ahmet Gjakovės tė datės 1 tetor 1885
( Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet osmane 1878-1881, botim i
ASHSH, Tiranė, l978, pėrgatitur nga Kristaq Prifti) na e thot mendja se
pas mbiemrit Gjakova fshihet
mbiemri Koronica,sepse pėrmasat e
kėsaj figure janė po aq tė mėdha sa
ato tė Sulejman Vokshit. Mjafton tė citojmė tri paragrafe tė shkurta nga ky
dokument,pėr tu bindur se me siguri ėshtė fjala pėr Ahmet Koronicėn. Paragrafi i parė: ,,Nė pjesėn
shpjeguese nė krye tė sė cilės ėshtė emri i Ahmet bej Gjakovės, shė-nohet se
beu i sipėrshėnuar ( Ahmet Koronica K.R. ) ėshtė njė nga ngatėrrestarėt mė tė
kėqij, se ka nxitur krerėt e Kazasė kundėr qeverisė dhe ushtarėve
perandorakė, se edhe vetė, personalisht, ka guxuar tu vėnė pushkėn
komandantėve dhe ushtarėve perando-rakė; pėr kėtė arsye ėshtė e domosdoshme
qė ai tė largohet nė vende tė largėta prej nga tė mos mundet tė kthehet mė
(f.265). Paragrafi i dytė: Ėshtė e nevojshme gjithashtu qė tė
caktohet dhe tė vendoset sa mė shpejt dėnimi i Ahmet bej Gjakovės,qė ka qenė
bashkė-punėtori mė i ngushtė i Sulejman Vokshit nė veprimtarinė e tij
antishtetėrore e tė mallkuar. Ekzis-tenca
fizike e tyre nė kėto vende do tė minonte vetė qetėsinė (publike)
(f.266). Paragrafi i tretė: Ahmet bej Gjakova
qė ka qenė bashkėpunėtor i tė sipėrshėnuarit Sulejman Vokshi nė tė gjitha
qėndrimet e veprimet e tij tė mallkuara,nėn drejtimin e tij ka marrė pjesė nė
tė gjitha veprimet e aktet e tij si dhe nė komitetet antiqeveritare. Ai i ka
kthyer pushkėn nė zyrėn qeveritare tė Gjakovės (tė hyqymetit),
ish-komanda-ntit tė vendit tė Gjakovės, kolonelit tė nderuar Haxhi Ahmet
beut. Ka shitur njė ēiflig tė vetin dhe me tė hollat qė ka marrė prej tij ka
mbajtur me bukė pėr njė kohė tė gjatė qindra rebelė nė shtėpinė e vet
(.....) ( f.268 ). Letrarizimi i figurės
historike Nė
letėrsinė shqipe ėshtė trajtuar shumė pak figura historike e Ahmet Koronicės,
ndėrsa pėr artet tjera shqiptare kjo figurė mbeti nė harresė. Figurėn e Ahmet
Koronicės, me sa kemi informacion nė kėtė ēast, e kanė letrarizuar dy
shkrimtarė shqiptarė. Sulejman Krasniqi nė romanet e tij kushtuar Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit dhe figurave tė saj (,,Qielli i pėrflakur e ,,Mic
Sokoli) dhe Mirosh Markaj me dramėn e tij ,,Besa e Madhe figurėn e Ahmet
Koronicės e kanė bėrė personazh letrar. Nė
tė dy romanet e Sulejman Krasniqit figura e Ahmet Koronicės ka njė semantikė
tė veēantė: ai ėshtė autoriteti absolut nė Gjakovė nė periudhėn mė tė
ndritshme tė saj dhe njėra ndėr autoritetet mė tė shquara tė Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit. Nė kėtė kontekst do ta vėmė nė spikamė vetėm njė
detaj tė vogėl nga romani ,,Qielli i pėrflakur. Nė ēastet e kulmit tė luftės
nė mes tė luftėtarėve tė Lidhjes nė njėrėn anė dhe Mehmet Ali Pashės,
ushtarėve tė tij sė bashku me Abdullah Pashė Drenin nė anėn tjetėr, djali
shtatėmbėdhjetėvjeēar i kėtij tė fundit e qorton tė atin pėr tradhti ndaj
bashkėqytetarėve tė vet dhe atdheut nė tėrėsi. Abdullah Pashė Dreni i
pėrgjigjet se njerėzit qė i kanė rrethuar sarajet tona janė fukarenj, qė
lakmojnė pasurinė tonė. Djali e shpreh mospajtimin me qėndrimin dhe veprimin
e babait pėrmes pyetjes: ,,Po Ahmet Koronica, qė ėshtė nė krye tė tyre mos
ėshtė mė pak i pasur se ne? Kjo
pyetje e djalit tė Abdullah Pashė Drenit ėshtė njė akuzė kundėr tradhtisė,
artistikisht e materializuar mirė: djali e pėrkujton babain se ka shkelur me
tė dyja kėmbėt nė tradhti. Lexuesit tė informuar me tė dhėnat dokumentare pėr
figurėn e Ahmet Koronicės ska se si tė mos i kujtohet fakti se ky hero i
Gjakovės nė kohėn e saj tė artė, jo vetėm qė nuk ka lakmuar pasurinė e
dikujt, por ka shitur ēifligun e tij pėr ti mbajtur 400 luftėtarė tė
Lidhjes, tė cilėt mund ti konsiderojmė bėrthama e parė e ushtrisė sė
rregullt kombėtare nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ahmet Koronica nė romanin
,,Mic Sokoli Nė romanin tjetėr tė shkrimtarit
Sulejman Krasniqi, tė titulluar me emrin e njėrės prej figurave mė
emblematike tė Lidhjes ,,Mic Sokoli, figura e Ahmet Koronicės (nė tė tria
veprat letrare mbiemri shkruhet Koronica, ashtu siē haset nė dokumentet
historike) nė pjesėn mė tė madhe ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė tė tėrthortė, duke
u sugjeruar si pikė referimi nga heronjtė historikė tė shndėrruar nė
personazhe letrare pėr heronjtė tjerė gjithashtu tė letrarizuar, tė cilėt nuk
janė personazhe historike po tė imagjinuara, fiktive apo tė trilluara. Nė tė
gjitha kėto raste ai ėshtė dhėnė nė mesin e figurave mė tė shquara tė
Lidhjes. Kur ėshtė dhėnė nė kontekstin e ngjarjeve nė Gjakovė ėshtė vėnė nė
krye tė radhorit me emra heronjsh, ndėrsa nė kontekstin e ngjarjeve tė
pėrgjithshme tė vendosura nė pėrmasat e hapėsirės nė tė cilėn ėshtė shtrirė
Lidhja, ėshtė dhėnė menjėherė pas Sylė Vokshit apo me rend tė ndryshuar.
Ndryshimin e renditjes shkrimtari e ka bėrė edhe pėr ti ikur monotonisė, qė
mund tė shkaktonte krijimi i njė skeme tė pėrsėritur shumė herė, por edhe pėr ta krijuar bindjen te lexuesi se
ishte figurė e madhe nė radhorin e figurave tė mėdha historike. Personazhi
i parė qė e apostrofon emrin e Ahmet Koronicės nė kėtė roman ėshtė
Lokemadhja. Emrin e tij Lokemadhja e pėrmend (f.82) nė mesin e figurave tė
shqura: Sulejman Vokshit, Haxhi Zekės e Ymer Prizrenit, njė ditė para se Mic
Sokoli tė nisej pėr pjesėmarrje nė veprimtarinė e Lidhjes, duke ia dhėnė
pinjollit tė saj si tė njohur personal dhe si pikė referuese. Tri faqe mė
vonė (f.85) nė fund tė Kreut VI pėrsėri pėrmendet nga Lokemadhja figura e
Ahmet Koronicės nė mesin e tė njėjtave figura, madhėshtia e tė cilave e
tėrheq figurėn tjetėr tė pėrmasave ho-merike... ,,Mici
u nis. Lokemadhja e porositi: ,,Fal me shėndet Ymer Prizrenit,
Sulejman Vokshit, Haxhi Zekės e Ahmet Koronicės! U thuaj se Lokemadhja nuk do tė
mbyllė sytė pa parė rrezet e diellit mbi trojet tona... Komenti ynė i vetėm
nė kėtė kontekst ėshtė: Lokemadhja e nisi nipin e saj nė adresėn e sė
madhėrishmes pėr tia shtuar asaj edhe figurėn e pestė. Pas
Lokemadhes figurėn e Ahmet Koronicės e vė nė spikamė, gjithashtu si pikė
referuese pėr Mic Sokolin e luftėtarėt tjerė Sylė Vokshi, gjithmonė nė
situata domethėnėse, po kėshtu vepron edhe Mic Sokoli jo vetėm njėherė, kur i
adreson te Ahmet Koronica luftėtarėt e tij. Ahmet
Koronica nė kėtė roman pėrmendet dy herė nga Abdyl Frashėri. Herėn e parė,
Abdyl Frashėri, e pėrmend emrin e Ahmet Koronicės nė Kuvendin e Komitetit pėr
Mbrojtjen e Kombėsisė Shqiptare tė mbajtur nė Stmaboll nė tė cilin morėn
pjesė edhe Pashko Vasė Shkodrani, Hasan Tasini, Jani Vreto, Zija Prishtina,
Pandeli Sotiri, Koto Hoxhi. Konteksti nė tė cilin apostrofohet figura e Ahmet
Koronicės ėshtė shumė domethėnės. Abdyl Frashėri flet se ēduhej tė bėnin nė
tė ardhmen dhe nė mes tjerash i referohet njė adrese tė pagabueshme... ,,...Kosova
me tė tėra krahinat ėshtė nėn armė. U lidhėm me drejtuesit kryesorė tė
komisijes sė Kosovės. Kemi biseduar me Sylė Vokshin, Ahmet Koronicėn e Ali
Ibrėn nė Gjakovė, me Ymer Prizrenin, Shaip Spahiun dhe Haxhi Jonuzin nė
Prizren, me Haxhi Zekėn e Ēelė Shabanin nė Pejė. Janė atdhetarė tė mendjes e
tė gishtit. Tė gjitha kryengritjet nga viti 1839 i kanė udhėhequr ata. Janė
tė lidhur me fije tė pazgjidhshme me tėrė pėrfaqėsuesit e krahinave nė Veri.
(,,Mic Sokoli, Sh.B. ,,Naim Frashėri,,Tiranė, 1979, f.323). Nga
analiza mė e thjeshtė e kėtij fragmenti del se figura e Ahmet Koronicės jepet
nga Abdyl Frashėri menjėherė pas asaj tė Sylė Vokshit dhe para figurave tjera
tė shquara nė njė kontekst vlerėsues kulmor pėr rolin e tyre nė luftėn
ēlirimtare e sidomos nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Gjithashtu nuk duhet
ndonjė analizė e thellė pėr tė kuptuar se radhori i tė merituarve fillon me
tri figura madhėshtore tė Gjakovės: Sylė Vokshit, Ahmet Koronicės e Ali Ibėr
Nezės. Kjo radhitje e bėrė nga Abdyl Frashėri materializon artistikisht tė
vėrtetėn e pamohueshme se Gjakova luajti rol vendimtar nė luftėn e Lidhjes
Shqiptare kundėr Perandorisė turke dhe se Dega e Gjakovės ishte e para, qė u themelua
e mė e fuqishmja dhe se koka e saj ishte Ahmet Koronica. E vėrteta artistike
me tė vėrtetėn historike pėrputhet plotėsisht. Pėr herė tė dytė Abdyl Frashėri e
apostrofon figurėn e Ahmet Koronicės nė mbledhjen e Kuvendit tė Lidhjes
Shqiptarte nė Prizren tri vjet pas vrasjes sė Mehmet Ali Pashės... ,,...Abdyli fliste nė Kuvend: ,,Pėrpara tri moteve nė Gjakovė u
treguam Sulltanit dhe Fuqive tė Mėdha se ēmund tė bėjė njė popull i zhuritur
pėr liri! Si mesazh paralajmėrimi i dėrguam kokėn e prerė tė mareshalit tė
madh, por sulltani nuk deshi tė zinte mend, aq mė keq pėr tė... Pikėrisht
nė atė orė tė natės nė rrugėt e Gjakovės u derdhėn i madh e i vogėl, pleq e
tė rinj, burra e gra, djem e ēika. Ata kapėn patrullat e ushtrisė e policisė
osmane e i ēuan nėpėr kazerma. Nėn udhėheqjen e Ahmet Koronicės e prijėsve tė
tjerė gjakovarė futėn nė njė kordon tė pashpėrthyeshėm kazermat, aq
vrullshėm, aq befasisht, sa oficerėt osmanė u shushatėn dhe kėrcėllonin nėn
presionin e armėve tė shqiptarėve (Po aty, f. 577). Kjo
paraqitje e tėrthortė e personazhit Ahmet Koronica paraqet pikėn kulmore tė
njėrit pikėvėshtrim prej tė cilit ndėrtohet ky personazh, ėshtė
pikė-vėshtrimi i personazheve heronj. Pikėvėshtrimi
tjetėr i pėrdorur si veprim arti-stik pėr ndėrtimin e personazhit Ahmet
Koronica ėshtė pikėvėshtrimi i personazheve nga tabori kundėrshtar. Nė radhė
tė parė nga tabori kundėrshtar figurėn e Ahmet Koronicės e vė nė spikamė
(kuptohet nė kontekst negativ) Kajmekami i Gjakovės nė letrėn dėrguar eprorit
tė katėr pashallėqeve Mahmud bej Karabeut nė tė cilėn ndėr tė tjera thuhet: ,,Rebeli
Sylė Vokshi, ai qė ma la gjytyrym djalin tim tė vetėm, sipas habereve tė zaptijeve, ka zbritur nė
Ēabrat. Ėshtė takuar me dy tė panjohur. Urdhėrova tė kapeshin dy tė ardhurit
nga nahije tė tjera tė Arnautistanit, por mileti i Gjakovės u ēua nė kėmbė. I
pėrcollėn dy njerėzit e panjohur deri nė Pashtrik. Njėri prej dyve duhet tė
jetė nga Jugu i Arnautistanit, se njėri prej hafijeve tė mia ka dėgjuar Ahmet
Koronicėn dhe Haxhi Jonuzin kur i janė drejtuar tė panjohurit: ,,Ēkemi nga
Toskėria? (Po aty, f.150) Nuk
ėshtė vėshtirė tė kuptohet se i ardhuri, tė cilin e pyet Ahmet Koronica ėshtė
Abdyl Frashėri. Nė
njė dialogim tė bėrė nė mes tė bejlerėve tė vėnė nė shėrbim tė Portės sė lartė
shprehet mendimi se Ahmet Koronica ishte i pasur sa ata, po megjithatė ishte
armik i pushtetit perandorak (Po aty, f.156-157). Nė tė njėjtin kontekst
jepet figura e Ahmet Koronices nga Hasho Tuxhari, njeri i vėnė nė shėrbim tė
pushtetit perandorak dhe konsullit rus Ivan Meshnikov Kuriakoviqit. Akuza
ėshtė e thjeshtė nė dukje (po e ēojnė popullin nė theqafje) po e mbushur
hipokrizi (Po aty, f.312). Prefekti
Mahmud Pasha, nė selinė e prefekturės ua tėrheq vėrejtjen tė besueshėmve tė
tij pėr veprimet e rrezikshme kundėr Perandorisė, qė mund tė ndėrmerrnin Mic
Sokoli e Sefė Kosharja, tė cilėt i quan ,,mendje-shkrepje, por tė tjerėt
janė turbulluesit mė tė mėdhenj tė vilajetit, nė mesin e tė cilėve
apostrofohet edhe emri i Ahmet Koronicės. (Po aty, f. 344). Ahmet
Koronica, nė mesin e figurave mė tė shquara tė Lidhjes Shqiptare, jepet nga
pikėvėshtrimi i pushtetarit turk Hilmi Pashės, i cili i dėrgon telegram
valiut tė Manastirit, Gazi Myftar Pashės pėr tia pėrcjellė kryeministrit nė
Stamboll, nė tė cilin kėrkohet qė prijėsit shqiptarė ,,tė vihen nė pranga e
tė pėrcillen nė kėshtjella si hapsanikė tė rrezikshėm! (Po aty, f. 439). Mė
vonė nė roman figura e Ahmet Koronicės, fillon tė paraqitet nga rrėfimtari,
qoftė sipas skemės sė njohur tė pikės referuese pėr heronjtė, qoftė nė
misione organizative tė Lidhjes Shqiptare nė treva tjera tė hapėsirės veriore
kombėtare, kuptohet larg Gjakovės, nė Llap e Gollak, nė Lumė, nė Drenicė, nė
Senicė e Tregun e Ri. Paraqitja e personazhit nė njė hapėsirė kaq tė gjerė tė
gjeografisė kombėtare vetvetiu sugjeron pėrmasat e njė heroi, qė me kohė ka
kaluar kufijtė e hapėsirės lokale dhe ėshtė bėrė figurė e pėrmasave
kombėtare. Dy
personazhet fiktive, luftėtarėt Ndrekė Cubbibaj e Rremė Brini, shumė vjet mė
parė (kuptohet rrėfimtari rrėfen nė retrospektivė apo prapavėshtrim) shkojnė
njėri te Ahmet Koronica nė Gjakovė ndėrsa tjetri te Haxhi Zeka, pas
shpartallimit tė ēetės sė komitėve nė Grykėn e Kaēanikut (Po aty, f.384).
Katėr faqe mė tutje (Po aty, f.388) pėrsėri figura e Ahmet Koronicės
apostrofohet nga rrėfimtari krahas asaj tė Sylė Vokshit, kuptohet si
autoritete absolute, nė shtėpitė e tė cilėve Mic Sokoli nuk ka guxim tė
shkojė pėr shkak se ka vendosur tė bėjė njė veprim luftarak kokė mė vete. Nė
kontekstin e hapėsirės sė gjerė nė tė cilėn vepron personazhi Ahmet Koronica
sa pėr ilustrim mund tė citojmė... ,,Sakaq te betuarit nė Prizren, si
ishin njohur me materialin pėr situatėn e re dėgruar nga Komiteti Shqiptar i
Stambollit, kishin marrė masa tė ngutshme dhe ishin shpėrndarė. Haxhi Zeka
ishte nisur pėr Drenicė e Pogur, Ahmet Koronica pėr Llap e Gollak, Zija
Prishtina pėr Fushė Kosovė, Shaip Spahiu pėr Pėrdrin dhe pėr Malėsinė e
Ravecit, Ali Ibra pėr nė Malėsinė e Gjakovės dhe pėr Plavė e Guci, kurse Ymer
Prizreni, Pashko Vasa, Sylė Vokshi udhėtuan pėr Bicaj (Po aty, f.286). ,,Ahmet
Koronica kapėrceu Dri-nin, doli nė Has dhe udhėtoi pėr Lumė (Po aty, f.396).
Njė kapitull mė vonė rrėfimtari kumton pėrsėri: ,,Ahmet Koronica gjendej nė
Drenicė (Po aty, f. 436). Para
se ta vendos nė skenėn e luftės nė Slivovė rrėfimtari tregon se Ahmet
Koronica sė bashku me Haxhi Zekėn po ktheheshin nga Senica e Tregu i Ri ku
,,kishin mobilizuar dhjetėra ēeta vullnetare dhe ,,kishin vendosur pushtetin
e Lidhjes Shqiptare nė ato krahina (Po aty, f.661). Kthimi i kėtyre dy
heronjve nė Betejėn e Slivovės bėhet nė ēastin mė dramatik tė kėsaj beteje,
kur Sefė Kosharen e kishin vėnė nė trekėmbėsh. Konteksti i kthimit tė kėtyre
heronjve ėshtė homerik (Mungesa e Akilit nė betejė dhe humbjet e ushtrisė
greke pa tė, ndryshimin e rrjedhės sė betejės pas kthimit tė tij dėshmojnė
pėrmasat madhėshtore tė heroit). Figurat
autoritative tė historisė kombėtare, tė cilat, nė kontekste tė ndryshme, janė
dhėnė tėrthorazi nga personazhet apo nga rrėfimtari i nėnkuptuar i romanit e
nė mesin e tyre edhe Ahmet Koronica jepen duke dialoguar, mė konkretisht,
duke e kėshilluar Mic Sokolin, qė tė mos ndėrmerrte hapa tė ngutshėm apo tė
mos bėnte veprime tė pamatura mirė. Personazhet, tė cilat tė shumtėn e rasteve
ishin vetėm tėrthorazi nė skenėn e romanit i flasin drejtpėrdrejt
kryepersonazhit tė romanit Mic Sokolit... ,,-Kryet qė nuk ulet me shkak,
duhet tė skuqet me gjak, o Haxhi Zeka, - tha Mic Sokoli. - Shumė kėrkojnė atė ndėshkim, or
Mic Sokoli, tha Ymer Prizreni, - por pa u pjekur rrushi, nuk i pihet mushti. - Pėr tokėn tonė jemi kah luftojmė,
baca Ymer, - ia ktheu Mici. - Gjithmonė pėr tokėn e vet ka
luftuar shqiptari, - tha Ahmet Koronica - por me rend e me mend (Po aty, f.
491). Gjersa
nė epet e Homerit perėnditė i kėshi-llojnė, po edhe i mbrojnė heronjtė, nė
romanin e Sylejman Krasniqit kryepersonazhin Mic Sokoli e kėshillojnė, e
ndihmojnė figurat e mėdha tė historisė, tė cilat nė njė pjesė tė madhe tė
romanit shėrbejnė si pikė e referuar pėr Micin nga vet ato, nga Lokemadhja
apo nga rrėfimtari. Personazhi
Ahmet Koronica ėshtė pjesėmarrės nė disa mbledhje tė mbajtura nė Prizren,
kuptohet edhe nė Kuvendin e Lidhjes. Edhe kėtu ėshtė pjesė e skemės sė
njohur, tė pėrsėritur nga rrėfimtari i nėnkuptuar i romanit, por me ndryshim
se radhorit tė figurave tė shquara i prin Abdyl Frashėri, i pasuar nga Sylė
Vokshi... ,,
- Tė vdesim duke luftuar, ose tė jetojmė tė lirė! (thirri Mic Sokoli K.R.). Ai
zė i thekshėm, aq kumbues, edhe pse i thėnė jashtė mureve, ushtoi si
bubullimė nė kuvend. Tė gjithė kthyen kokat nga dritarja: Abdyli, Syla, Ymer
Prizreni, Haxhi Zeka, Ahmet Koronica, Ali Ibėr Neza (Po aty, f. 428). Pėr
habi tė lexuesit Ahmet Koronica pėr tė cilin flitet shumė nga tė gjitha
personazhet e romanit qofshin ato historike apo fiktive, kur flet vet, tė
folurit e tij ėshtė i pakėt. Ky pozicionim i shkrimtarit, qė prezencėn e
figurės historike tė Ahmet Koronicės ta japė pėrmes personazheve tjera e
shumė pak ti japė hapėsirė pėr veprim tė drejtpėrdrejt nė fabulėn e romanit
na e kujton ngurrimin e njohur tė shkrimtarėve qė figurat e mėdha historike
ti vendosin nė qendėr tė romanit. Kėtė ngurrim na e kujton fakti se
shkrimtari nė kėtė roman hapėsirė relativisht tė madhe u jep personazheve tė
trilluara apo fiktive, prezenca e tė cilave, tė shumtėn e rasteve, krijon
pjesėt mė kreative tė romanit. Mjafton tė kujtojmė, nė kėtė kontekst,
personazhin e Gjon Thaēit, gruas sė tij Bardhės dhe vajzės sė tyre Lajdjes.
Mirėpo fakti se ky roman i kushtohet njė figure tė njohur historike, figurės
sė Mic Sokolit, e cila ska se si tė mos jetė nė qendėr tė romanit, ngurrimin
e pėrmendur mė parė e bėn tė diskutueshėm. E vėrteta pėr pėrcaktimin e kėsaj
mėnyre trajtimi tė figurės sė Ahmet Koronicės, njėlloj edhe asaj tė Haxhi
Zekės e tė tjerėve qėndron nė faktin se historiografia jonė ka bėrė pak pėr
ndriēimin e figurės sė Ahmet Koronicės e tė tjerėve. Shkrimtari ka pasur nė
tavolinėn e tij tė shkrimit pak lėndė historike pėr Ahmet Koronicėn, ndėrsa
imagjinata e tij nuk ka arritur plotėsisht ta pėrmbushė atė zbrazėsi. Nga
sa u tha mė parė, vėrehet se personazhi Ahmet Koronica ėshtė ndėrtuar nė dy
mėnyra: e para, i dhėnė tėrthorazi pėrmes personazheve tė romanit, qofshin
protagonistė, qofshin antagonistė, ndėrsa e dyta i dhėnė nga rrėfimtari nė
misione tė ndryshme. Kėto dy mėnyra tė krijimit tė kėtij personazhi
ndėrthuren nė rrjedhėn e mėtutjeshme tė romanit dhe qė tė dyja kanė nga njė
kulm. Kulmi i sė parės ėshtė kur Abdyl Frashėri nė Kuvendin e Lidhjes
Shqiptare tė mbajtur nė trevjetorin e vrasjes sė Mehmet Ali Pashė Maxharrit,
flet me mburrje pėr atė ngjarje dhe kreatorin e saj Ahmet Koronicėn. Kulmi i
mėnyrės sė dytė tė ndėrtimit tė personazhit tė Ahmet Koronicės arrihet kur
rrėfimtari i romanit rrėfen pėr te nė veprim, nė fushė tė betejės vendimtare
tė Lidhjes, nė Betejėn e Ernalevės siē e quan shkrimtari me qėllim tė
korrektimit edhe tė toponimit nė hapėsirat e tė cilit zhvillohet beteja e
pėrgjakshme. Edhe pse e jep tė plagosur sė bashku me Haxhi Zekėn nuk pranon
as ai e as Haxhiu tė largohen nga beteja. Nė kėtė skenė, e cila pėr nga
pėrmasat ti kujton betejat homerike, shkrimtari pėrdor edhe teknikėn e
pėrdorur mė parė, duke e detyruar personazhin e tij Sylė Vokshin ta shpreh
habinė me vendosmėrinė e Ahmet Koronicės pėr tė mos u tėrhequr nga beteja,
ndonėse i plagosur... ,,Syla,
qė i kishte mbajtur nė vėzhgim, nuk dinte ētė bėnte prej gėzimit tė
papritur. Por, kur vuri re se edhe Haxhi Zeka, edhe Ahmet Koronica, edhe
Rrema ishin plagosur, kur pa trupin pa jetė tė Ndrekė Cubbibajt qė ishte
shpuar nga dhjetėra plumba dhe luftėtarėt e kishin hedhur pranė Sefės, i
ngriu ngazėllimi nė buzė. - Sa ushtarė ke Sylė Vokshi? -
pyeti Haxhi Zeka. - Tri mijė - ia ktheu Syla. - Tri mijė? - u habit Ahmet
Koronica. - Ēpo ndodh nė Prizren, nuk
kuptoj, - tha Syla, pastaj thirri me emra disa ushtarė dhe u foli Haxhiut e
Ahmetit: - Duhet tė niseni pėr Shtimje. - Pse? - pyeti Ahmeti me buzė tė
shtrėnguara nga dhimbja e plagės. Syla me vete:
,,Plagėt i rrjedhin gjak Ahmeti pyet ,,pse! Atyre u foli tjetėr pėr tjetėr: - Nė Shtimje do tė ngremė shtabin.
Shkoni atje! - Nuk ėshtė urtėsi tė na largosh
prej lufte, komandant! tha Haxhi Zeka, ndėrsa njė luftėtar ia mblidhte
mishrat e varura nga plaga nė llėrė, ia mbushte me duhan dhe ia lidhte. (Po
aty, f. 662). Personazhi
Ahmet Koronica ėshtė pjesė edhe e dy kategorive tė romanit: Fillimit dhe
fundit. Romani fillon nė Bujan tė Malėsisė sė Gjakovės. Nė fundin e kėtij
fillimi Lokemadhja e kėshillon Micin tė shkojė te Ahmet Koronica e tė tjerėt,
sepse ai ėshtė pikė referuese pėr te. Romani pėrfundon gjithashtu nė Bujan.
Fillimi i Fundit tė romanit ėshtė Beteja e Slivovės dhe rėnia heroike e
Micit. Kumti pėr rėnien e Micit jepet nė mėnyrė tė tėrthortė dhe ka njė
simbolikė mjaft domethėnėse: nė fushat e Lumthatit kalin e Micit, kur po
kthehej nga fusha e betejės pa tė zotin, e njohu Ahmet Koronica. Shkrimtari
Sulejman Krasniqi nė dy romanet e tij kushtuar Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
arrin ta ringjallė tė kaluarėn tonė, figurat e saj e nė mesin e tyre edhe atė
tė Ahmet Koronicės, si parahistori e tė sotmes sonė. Ky shkrimtar
individualitetin e heronjve tė tij nė tėrėsi dhe tė Ahmet Koronicės nė
veēanti e lidh nė mėnyrė tė pashkėputshme me kohėn dhe idealin e Lidhjes pėr
ruajtje tė tėrėsisė sė Atdheut dhe lirisė sė tij. Tregohet domosdoshmėria
historike e individualitetit tė veēantė dhe roli i tij gjithashtu i veēantė
nė periudhėn historike. Nė kėtė kontekst sikur na imponohet njė mendim i
Hegelit: ,,Historike ėshtė vetėm (figura, ngjarja K.R.) atėherė kur tė sotmen
mund ta shohim si pasojė e atyre ngjarjeve nė vargonin e tė cilave janė
treguar karakteret apo veprat qė paraqesin njė hallkė tė rėndėsishme...Sepse,
arti nuk ekziston vetėm pėr njė grup tė vogėl dhe tė mbyllur individėsh,
jashtėzakonisht tė arsimuar, por pėr kombin nė tėrėsi (Sipas Gjergj
Llukaqit: ,,Romani historik, Kultura, Bgd, 1958, f. 43). Met Koronica i Dramės ,,Besa
e Madhe tė Mirosh Markajt Personazhi
i dytė nė dramėn e Mirosh Markajt ,,Besa e Madhe, pas Sulė Vokshit ėshtė Met
Koronica. Tema e kėsaj drame ėshtė njė nga ngjarjet mė domethėnėse tė
historisė sonė, Beteja e Lidhjes Shqiptare nė Gjakovė mė 3-6 shtator 1878
kundėr Mehmet Ali pashė Maxharit dhe disa krerėve shqiptarė nė krye me
Abdullah pashė Drenin, tė cilėt e morėn nė mbrojtje ushtarakun turk, qė ishte
nisur pėr tė dorėzuar Plavėn e Gucinė dhe nuk pranoi tė kthehej nė Stamboll,
duke hequr dorė nga misioni i tij. Kėtė betejė e fitoi Lidhja Shqiptare. Nė
tė u vra Maxhar Pasha dhe tė gjithė mbrojtėsit e tij. Figura kryesore nė kėtė
ngjarje siē thuhet nė telegramin e Kontit anglez Andressay ėshtė Ahmet
Koronica. E tillė na del edhe nė kėtė dramė. Dramaturgu
Mirosh Markaj ashtu sikurse shumė dramaturgė, qė kanė trajtuar tematikėn
historike, ėshtė pėrpjekur qė frymėn e kohės ta bartė nė dramė, duke kuptuar
thellė problemet e saj, pa rrėshqitur nė ndonjė ,,modernizim qė nė rrethanat
e realizmit socialist do ta nėnkuptonte ideologjizimin, i cili lėndėn
historike mund ta deformonte deri nė karikim. Mirosh Markajt i intereson
kauzaliteti i tėrėsishėm historik dhe tipat e heronjve tė brumosur me idealet
e Rilindjes kombėtare, qofshin ato figura tė njohura historike, qofshin
figura fiktive apo tė imagjinuara. Kėto ide materializohen nga veprimet e
personazheve udhėheqėse: Met Koronica, Sylė Vokshi, Prend Gulia, Mic Sokoli,
Ali pashė Gucia, po sidomos nga personazhet e imagjinuara, tė vėna nė role
episodike e sidomos nė atė tė Sili Bagėrit, bozaxhiut tė ardhur nė Gjakovė
nga Reka e Dibrės, i cili ėshtė vėnė nė pozitėn e zėdhėnėsit tė ideve tė
Rilindjes Kombėtare, po edhe tė luftėtarit me armė nė dorė. Personazhi
Met Koronica nė kėtė dramė ėshtė dhėnė nė mesin e personazheve historike dhe
atyre tė trilluara apo fiktive. Figura tė njohura historike apo mė pak tė
njohura janė letrarizuar, ndėr to edhe Ahmet Koronica, i cili nė dramė del me
trajtėn e pėrkėdhelėse tė emrit tė tij: Met Koronica. Tė tilla janė: Sylė
Vokshi, Mic Sokoli, Ali Pashė Gucia, Mehmet Ali Pashė Maxhari, Abdullah Pashė
Dreni, Shaqir Aga (Curri K.R.), Patėr Pjetri, Hoshi i Nurit, Hasan Batusha.
Personazhe fiktive janė: Shpend Hekakeqi, Mrika, Sili Bozaxhiu, Ganiu, Hysa,
Mujė Muhaxhiri, Lam Muhaxhiri, Adjutanti i Sulltanit, Sejmeni i Abdulla
Drenit, Hoxhė Qitapi, Telalli etj. Gjergj
Llukaēi kur flet pėr dramėn historike, tė cilėn e studion paralelisht me
romanin historik ndėr tė tjera thotė:
,,Ēdo forcė historike apo domosdoshmėri historike, e paraqitur nė
dramė, nė aspektin artistik ėshtė abstrakte nėse nuk ėshtė materializuar nė
mėnyrė adekuate dhe konkrete nė fatet njerėzore (,,Romani historik, Po aty,
fq 100). Drama
,,Besa e Madhe ėshtė ndėrtuar nga pesė njėsi dramatike apo ,,veprime siē i
quan autori, tė cilat i kanė edhe nėn njėsitė tė shkallės sė parė, tė cilat
autori i quan ,,pamje dhe ato tė shkallės sė dytė, tė cilat i quan ,,dukje. Nė
tri ,,dukjet e para tė ,,Veprimit tė parė tė dramės nė skenė janė vetėm
personazhe fiktive, tė cilat nė strukturėn e veprimit dramatik kanė rol
episodik. Shpend Hekakeqi, ėshtė malsori qė i sjellė borė nga maja e Bjeshkės
sė Shkėlzenit Sili Bozaxhiut nė ėmbėltoren e tė cilit janė edhe Ganiu e Hysa.
Tė gjithė sė bashku bisedojnė me shqetėsim e revoltė pėr ardhjen e Maxhar
Pashės nė Gjakovė dhe rreziku, qė i kanosej atdheut nga misioni i tij, i cili
ishte dorėzimi i Plavės dhe Gucisė. Mė vonė, konkretisht nė ,,dukjen 2 nė
skenė hyjnė edhe Mujė Muhaxhiri e Lam Muhaxhiri, i pari i shpėrngulur nga
Tivari, ndėrsa i dyti nga Vranja. Derisa shqetėsimi dhe revolta e Sili Bozaxhiut,
Shpendit, Ganiut e Hysės pėrfaqėson pakėnaqėsinė e shqiptarėve atdhetarė pėr
rrezikun, qė i kanosej atdheut nga copėtimi i mėtejm, Mujė Muhaxhiri e Lam
Muhaxhiri janė dėshmitė e copėtimit dhe spastrimit etnik tė trojeve tė
pushtuara shqiptare nga Serbia e Mali i Zi. Mujė Muhaxhirit ia ka zgjidhur
problemin e banimit Met Koronica, ndėrsa Lam Muhaxhirit i kanoset rreziku qė
Abdulla pashė Dreni nga Kasolla e Piskotės, ku ndodhej Ēiflyku i tij, ta
dėrgojė nė Kavallė, ku e kishte ēifligun tjetėr. Fatet jetėsore tė Mujė
Muhaxhirit dhe Lam Muhaxhirit janė tė lidhura me dy personazhe paralele tė
dramės: Met Koronicės e Abdulla Drenit. Tė dy shqiptarė, tė dy udhėheqės tė
Lidhjes Shqiptare, por i pari i vendosur nė rrugėn e heroit apo
,,individuumit historik, ndėrsa i dyti i rėnė me tė dy kėmbėt nė tradhti,
sepse pranoi nė shtėpinė e tij Maxhar Pashėn, u mundua ta mbrojė duke
keqpėrdorur besėn shqiptare dhe duke vėnė nė pozita tradhtare edhe disa prej
krerėve shqiptarė: Shaqir Agėn (Curri K.R.) Bajram Agėn. Personazhi
Mujė Muhaxhiri ėshtė ndėrtuar me funksion tė caktuar dhe materializon nė
mėnyrė adekuate fatin njerėzor, duke dhėnė nė tė njėjtėn kohė edhe njė anė tė
personazhit Met Koronica. Personazhi
Lam Muhaxhiri ėshtė materializimi i fateve tragjike tė shqiptarėve tė
shpėrngulur nga trojet shqiptare nė tė cilat u bė spastrimi etnik, po edhe
materializimi i njė pjese tė karakterit tė personazhit Abdulla Dreni, i cili
nė raport me Met Koronicėn ėshtė ana tjetėr e medaljes apo krahu tjetėr i
antinomisė. Derisa Abdulla Dreni ėshtė sinonimi i fatit tė keq pėr Lanin, Met
Koronica ėshtė shpėtimtari. Edhe
Personazhet Sili Bozaxhiu, Shpendi, Ganiu, Hysa janė nė funksion tė ndėrtimit
tė personazheve tė dy heronjve Sulė Vokshit e Met Koronicės, tek tė cilėt i
kanė tė varura shpresat pėr ndryshimin e gjendjes, largimin e rrezikut,
tejkalimin e pengesės nė shtegtimin ekzistencial tė popullit shqiptar, tė
cilėn nė ato ēaste e paraqiste Maxhar Pasha dhe mbrojtėsit e tij. Nė skenėn e
kėsaj drame pėr herė tė parė shfaqen Sulė Vokshi e Met Koronica nė ,,Dukjen
6. Met Koronica, i cili ka dalė te Ura Fshejit pėr ta pritur Sulė Vokshin,
qė po kthehej nga Prizreni, ia jep fjalėn atij. Nė kumtin e Sylė Vokshit se
Maxhar Pasha ka ardhur pėr ta prishur Lidhjen Shqiptare e pasi nuk mundi e
pėrēau, sepse disa nga krerėt e parėsimit kanė luajtur nga besa, prandaj duan
ta lėshojnė Plavėn e Gucinė, Met Koronica kundėr-shton: ,,Kurrėn e kurrės!
Kundėrshtimi i tij pėrsėritet nga tė gjitha personazhet, qė ndodhen nė skenė.
Met Koronica ėshtė heroi qė mishėron kėrkesat dhe idealet e personazheve
tjera, kėrkesat universale pėr liri. Kur
tellalli i drejtohet popullit: ,,Hyqymeti i Gjakovės.., Met Koronica ia heq
lodrėn, duke i thėnė se hyqymeti nė Gjakovė jemi ne. Lodrėn ia jep Hysės pėr
ta dhėnė kushtrimin pėr tu mbledhur trimėria e Gjakovės nė sheshin e
Terzihanės. Nė
njėsinė dramatike ,,Veprimi II Met Koronica nuk vepron, por vetėm pėrmendet,
njė herė nga Patėr Pjetri me mospėrfillje, ndėrsa herėn e dytė nga Prenkė
Gulia, i cili e pėrsėrit mendimin e shprehur publikisht tė Met Koronicės se
nė Prizren e nė Gjakovė hyqymet e dovlet ėshtė Lidhja Shqiptare. Mjafton kjo
pėrsėritje pėr tė dėshmuar Met Koronicėn autoritet kryesor i Lidhjes
Shqiptare nė Gjakovė. Nė
nėnnjėsinė dramatike ,,Dukja 1 tė njėsisė ,,Veprimi III konfrontohen vetėm
dy personazhe: Bozaxhiu dhe Hoxhė Qitapi, i pari mbron Met Koronicėn, ndėrsa
i dyti mbron Maxhar Pashėn. Hoxhė Qitapi ėshtė shqiptari i shkolluar nė
shėrbim tė pushtetit perandorak dhe ėshtė krijuar si personazh, funksioni i
tė cilit ėshtė ai i reflektorit qė ndriēon nga njė aspekt figurėn e heroit
Met Koronica, ndonėse hoxhė e kadi ai i prin luftės pėr ēlirim e mbrojtje tė
tėrėsisė territoriale. Nė
gjysmėn e dytė tė ,,Dukjes 2 tė kėsaj njėsie dramatike zhvillohet ky
dialogim nė mes tė Met Koronicės e tė tjerėve me Maxhar Pashėn: ,,MAXHAR
PASHA - Ju nuk e kuptoni se nė krahasim me Shėn Stefanin, Berlini ishte pėr
ne drekė bajrami. MET
KORONICA: - (I papėrmbajtur.) Pėr ju ishte drekė bajrami se u shtruat
Shqipėrinė princėrve tė Ballkanit..., kurse pėr ne ditėt e Kuvendit tė
Berlinit ishin ditė zėndani, jo ditė bajrami. (Me tjetėr ton.) Ne e kuptojmė
fare mirė se kėshtu si i keni nisur pazarllėqet me Evropėn, do tė na e shisni
tėrė Shqipėrinė; prandaj kemi vendosur tė mos e lėshojmė Plavėn e Gucinė. MAXHAR
PASHA: - (Me ngulm.) Do ta lėshoni! Pėr kėtė punė kam ardhur deri kėtu. MET
KORONICA: - (Pa u tundur.) Pashė hazretleri, jo ti, por sikur tė vijė edhe
vetė sulltani, ne nuk do ta lėshojmė vatanin. E kemi trashėgim nga tė parėt
tanė. MAXHAR
PASHA: (Me rėndėsi.) Kadi efendi, kėshtu si flet ti, po mė detyron me tė nisė
duarlidhur nė Stamboll. MET
KORONICA: - Kij mendjen se mos tė dėrgojmė ne ty. MAXHAR
PASHA: - (Shpėrthen.) Unė kam fermanin e Sulltanit. MET
KORONICA - (Mė shtruar.) Edhe unė kam njė letėr nga dora e tij, ku mė
kėshillon ti bėhem krah Itifakut. Nuk besoj qė kalifi tė ketė luajtur nga
fjala...(Me dinakėri.) Druaj se ti ke gisht me krajlitė e Evropės, ashtu si
flitet poshtė e pėrpjetė. MAXHAR
PASHA: - (Nuk e pėrmban veten.) Kadiu i Gjakovės ka dalė mendsh. Ju tė tjerėt
veni gishtin kokės. Ti, Ali Pashė Gucia, i pari shpėrndaji trimat. (Mirosh Markaj: ,,Besa e Madhe, Buzuku, Prishtinė, 1990, F. 46) ,,MAXHAR
PASHA: - Unė nuk kthehem nė Stamboll
pa kryer detyrėn. MET
KORONICA: - Nė qofsh trim kapėrce Pėrroin, pa ta shohėsh... SULĖ
VOKSHI: - Me ty e mbyllėm kuvendin, o
i dėrguari i mbretit. Kemi dy fjalė vetėm me tė zotin e shtėpisė. ABDULLA
DRENI: - Urdhėroni. SULĖ
VOKSHI: - (Shtruar.) Mileti i Gjakovės dhe i katundeve pėrreth ėshtė
shqetėsuar shumė, qėkur pa Mehmet Ali Pashė Maxharin me njė tabor ushtarė,
kah po zen vend nė shtėpinė tėnde. Mbledhja e parisė dhe e vegjėlisė nė
shtėpinė e esnafėve, duke na nisur si dėrgatė tė Lidhjes Shqiptare, na tha me
tė porositė qė kėtė mik, tė cilin e ke marrė nė ndore, ta nxjerrėsh nga
shtėpia dhe nga qyteti ynė. ABDULLA
DRENI: - (Po ashtu shtruar.) Ti e di mirė, Sulejman agė Vokshi, se miku nuk i
preket tė zotit tė shtėpisė. Tė mė lypė shka tė dojė mileti i Gjakovės; mall
e gjė, troje e shtėpi ja fali; nder e shpirt, mik e shtegtar, nuk ja fali.
Nuk e pres mikun nė besė. MET
KORONICA: (Me zemėrim) Maxhar Pasha tė ka ardhur vėrtet si miku i shtėpisė,
por ai ėshtė armiku i Shqipėrisė. Kuvendi i polemit... ABDULLA
DRENI: - (I pret fjalėn krenar.) Polemit tė Gjakovės ska se shka i duhet
kush hyn e kush del nė shtėpinė time. Mehmet Ali Pashėn e kam mik. SYLĖ
VOKSHI: - Armiku i vendit nuk njihet mik pėr askėndin. Qyshkur e fute nė
shtėpi kėtė armik, ti na preve nė besė tė gjithė ne. PRENKĖ
GULIA: - (Ndėrhyn nė mes tė heshtjes me tė butė.) Abdulla pashė Dreni,
Sulejman agė Vokshi ka tė drejtė. E lidhėm a se lidhėm besėn shqiptare nė
Prizren mos me lėshua asnjė pėllėmbė tokė nga trojet tona?... Ne nuk duam qė
ti tė dalėsh mikpremė, prandaj pėrcille mikun. Tė kthehet nga ka ardhur. MET
KORONICA: - (I papėrmbajtur.) Tė
shkojmė, o Sulė Vokshi. Dhe ti, o Prenkė Gulia, kot mundohesh me fjalė tė
buta, kėtu duhet tė kėrcasė huta. (Po aty, f. 49-50)
Nė dy dialogimet e cituara mė lartė, figura e Met Koronicės, i ka tė
gjitha pėrmasat e figurės sė madhe historike, e cila ėshtė e pakompromis me
marshalin e ushtrisė pushtuese dhe krerėt e mashtruar nga Abdulla Dreni. Aq
sa ėshtė i prerė nė qėndrimet e tij ndaj kundėrshtarit politik e ushtarak, aq
ėshtė i afėrt me njerėzit e thjeshtė, tė cilėt jo vetėm i mirėkupton, po edhe
ndihmon nė ēdo situatė. Duke qenė e tillė figura e Met Koronicės mendojmė, qė
me tė drejt pėrmbush kriteret pėr ta emėrtuar me sintagmėn hegeliane
,,individuum historikoplanetar sepse nė njėfarė forme mistika e ,,shpirtit
ėshtė kthyer nė konkrete, ndėrsa raliteti historik ėshtė dhėnė nė harmoni nė
mes tė personalitetit tė heroit dhe esencės sė konfliktit (Gjergj Llukaē:
,,Romani historik, f. 110). E
tėrė nėnnjėsia ,,Dukja 2 e njėsisė ,,Veprimi IV ėshtė ndėrtuar nga
dialogimi i Met Koronicės me Tonin e Prenkė Gulisė, mėsuesin e shqipes. Nė
kėtė nėnnjėsi shpaloset apo materializohet njė pėrmasė e figurės sė Met
Koronicės, ai ėshtė intelektual i Rilidnjes Kombėtare, i formuar nė Qarkun
Intelektual tė Stambollit, ai ka mėsuar ta shkruaj shqipen nga Gjon Vreto.
Njė pėrmasė e tillė materializohet edhe nė nėnnjėsinė ,,Dukja 3 tė njėsisė
,,Veprimi V, Pamja A. Edhe Beteja e Gjakovės nuk ėshtė njė rebelim i rastit,
por ėshtė pjesė e luftės ēlirimtare, e cila ėshtė e udhėhequr nga Programi i
Rilindjes kombėtare. Prandaj sulmi mbi Sarajet e Abdulla Drenit pėr vrasjen e
Maxhar Pashės fillon me recitimin e poezisė sė Paashko Vasės ,,O moj
Shqypni nga mėsuesi Toni i Prenkės,
sipas kėrkesės sė Mic Sokolit e tė pėrkrahur nga Met Koronica... ,,ALI
GUCIA - Njė herė kemi me vdekė, atėherė le tė vdesim si burrat. (Me
keqardhje.) Vetėm mė vjen keq pėr ata njerėzit tanė, qė u ngujuan me Mehmet Ali
Pashė Maxharin, mynafikun e Lidhjes... MET
KORONICA: - Edhe dora, edhe kėmba
ėshtė e jona, por kur e merr plumbi dhe ajo e mban nė mish tė saj, ne
qėllojmė nė dorėn, nė kėmbėn tonė plumbin me plumb. Kėshtu e djegim helmin e
armikut nė plagė dhe e dlirim trupin nga praja. (Tė gjithėve) Tė lidhim
besėn, o burra! Asnjė tradhtar tė mos dalė i gjallė nga sarajet. Rruga jonė
pėr nė Plavė e nė Guci shkon nėpėr sarajet e Abdulla Drenit. Fjala-fjalė e
besa-besė! TĖ
GJITHĖ: - Besa-besė! MIC
SOKOLI: (I afrohet Ali Gucisė.) Ja ku japim fjalėn e burrave, o Ali pashė
Gucia: sa tė lajmė hesapet me Maxharė, vrik e nė kufi te ty do ta ndalim
yryshin. Veē duro e mbahu njė javė, sa tė presė e thurė opangat fukaraja, se
ky Maxhar Pasha erdh papritur edhe kemi zbritur mbathė e zbathė...(Ali Pashė
Gucia e pėrqafon.) SULĖ
VOKSHI: - Tė lumtė goja, o Mic Sokoli
trojet tona armikut skemi me ia lėnė pa i mbushė me varre anė me anė. MIC
SOKOLI: - (I afrohet Tonit tė
Prenkės.) Tashti, o mėsues i ēunave na thuaj atė kėngėn e Pashko Vasės e
pastaj tja nisim sulmit mbi sarajet. MET
KORONICA: - Thuaja ta dėgjojė Rrafshi
i Dukagjinit e gjithė Kosova, se pėr kėtė ditė tė sotme e shkroi Pashko Vasa.
TONI
I PRENKĖS: - (I prekur.) O moj Shqypni, e mjera Shqypni. Kush tė ka qitė me krye nė hi, Ti ke pas kenė njė zojė e randė, Burrat e dheut tė thirrshin nanė... Por sot, Shqypni, mė thuaj si je? Por si lisi i rrėzuem pėrdhe; Shkon bota sipri me kėmbė tė shklet E njė fjalė tambėl kurrkush sta
flet. Kujt i ban zemra me lanė me dekė Kėtė farė trimėreshe qė sot asht
mekė, Kėtė nanė tė dashtun a do ta lamė Qė njeri i huej ta shklasė me kambė. Nuk, nuk! Kėt marre askush se do Kėt faqe tė zezė gjithkush e dro. Para se tė hupet kėshtu Shqipnia Me pushkė nė dorė le tdesi trimnia. MIC SOKOLI: - (I papėrmbajtur.) Ēoniu shqiptarė, prej gjumi ēoniu, Tė gjithė si vllazėn nė i besė
shtrėngoniu! TĖ GHITHĖ: Para se tė hupet kėshtu
Shqipnia Me pushkė nė dorė le tė desi trimnia! SULĖ
VOKSHI: - Na qoftė kjo fjala e Pashko Vasės kėngė majekrahu, piskamė e batare
pushkėsh. Pėrpara, o burra! (Po aty,f. 88-90) Nė
kėtė fillim tė Fundit tė dramės ,,Besa e Madhe tė Mirosh Markajt personazhi
Met Koronica, sikurse edhe Mic Sokoli e tė tjerė, bashkon tiparet e tė gjithė
atyre njerėzve, qė rrokėn armėt pėr ta mbrojtur atdheun nga copėtimi, nė
betejėn e Gjakovės mė 3-6 shtator 1878, prandaj padyshim mund ta ripėrsėrisim
mundėsinė e ripagėzimit tė tij me sintagmėn hegeliane ,,individuum historikoplanetar.
Nė
kėtė kontekst nuk mund tė anashkalohet mendimi i Gjergj Llukaqit: ,,Drama
shėnon eksplodimet dhe erupsionet e mėdha tė rrjedhės historike. Nė qendėr
tė kėsaj rrjedhe tė historisė shqiptare ėshtė edhe Met Koronica, versioni
letrar i Ahmet Koronicės. Prezenca simbolike nė romanin ,,Humbėtirat e kohės
tė Sefedin Fetiut Figura
e Ahmet Koronicės pėrmendet vetėm njėherė nė romanin e Sefedin Fetiut ,,Nė
humbėtirat e kohės (Rilindja, Prishtinė, 1980, f.12). Nuk ėshtė personazh i
romanit, por ėshtė dhėnė nė njė kontekst tė veēantė, qė nėnkupton gjithashtu
njė funksion simboliko-semantik gjithashtu tė veēantė. Hoxhė Koronica ėshtė i
shndėrruar nė njė arketip tė flijimit, i cili pėrsėritet nė roman. Fatin e
Hoxhė Koronicės e pėson edhe njėri nga pasardhėsit e tij nė idealin suprem tė
flijimit pėr mbrojtjen e atdheut dhe lirisė sė tij e ky ėshtė Hysen Efendi
Imami apo Hoxha i Vogėl siē e quanin tė gjithė e qė ishte imam nė Xhaminė e
Kusarėve. I dėrguari i Dėrvish Pashės nga Prizreni i kėrcėnohet: ,,Tė kemi nė
dorė, kemi fakte, mund tė tė katandisim si Hoxhė Koronicėn, po nuk i kreve
urdhėrat dhe porositė tona. Akti
i vrasjes sė personazhit tė Hysen Efendi Imamit apo Hoxhės sė Vogėl pėr shkak
se nuk ishte thyer nga kėrcėnimi i tė Dėrguarit tė Dervish Pashės, qė nėse
nuk do ti bindte besimtarėt tė hiqnin dorė nga Lidhja dhe idealet e saj, do
ta pėrjetonte fatin e Hoxhė Koronicės, e ka simbolikėn e njė miteme flijimi,
e cila pėrsėritet dhe shndėrrohet nė ritualemė flijimi nė kėtė roman. Prapoja Kjo
tribunė shkencore kushtuar Ahmet Koronicės e edhe ky punim imi, poqese
torkasin nė ndėrgjegjen tonė tė pėrgjumur, afishojnė kėrkesėn pėr tia dhėnė
vendin e merituar kėsaj figure tė madhe kombėtare. Tė
fillojmė me ndonjė monografi, pėr tė vazhduar me poezi, tregim, dramė, pėr
kėtė hero. Shtatorja e Ahmet Koronicės nė ndonjėrin nga sheshet e Gjakovės
ėshtė domosdo, e cila troket me forcė nė ndėrgjegjen tonė qytetare. Njė version i shkurtė i kėtij
punimi ėshtė lexuar nė njė tribunė shkencore kushtuar Ahmet Korenicės tė
organizuar nga Shoqata e Intelektualėve ,, Jakova nė Gjakovė, mė 11. 9. 2004. * * * Autori aktualisht ėshtė kryetar
i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės |