Pėrmbajtja · Kryengritja
e pėrgjithshme shqiptare e vitit 1912; · Memorandumi
prej 14 pikash i Hasan Prishtinės; ·
Ultimatumi i Fuqive tė Mėdha pėr demobilizimin e
kryengritėsve shqiptarė dhe braktisjen e tyre nga Shkupi; ·
Krijimi i aleancės ballkanike pėr pushtimin e
tokave shqiptare; ·
Dhėnia e alarmit pėr rrezikun nga coptimi i tokave
shqiptare; ·
Lufta e parė ballkanike-pushtimi dhe coptimi i
tokave shqiptare; ·
Qėndresa shqiptare pėrballė ushtrisė pushtuese serbo-
malazeze; · Luftrat
e pėrgjakshme nė Rrafshin e Dukagjinit;
* * * Kryengritja
e pėrgjithshme shqiptare e vitit 1912
Shekulli i XIX pėr popullin shqiptar, ashtu si pėr tė gjithė popujt e
tjerė tė Ballkanit, shėnoi njė epokė tė re nė historinė e tij, atė tė
Rilindjes Kombėtare. Gjatė kėtij shekulli u organizuan lėvizje tė shumta
kombėtare tė cilat pashmangshėm ēuan nė ēlirimin e popujve nga sundimi i
Perandorisė Osmane dhe nė krijimin e shteteve tė pavarura. Shqipėria (qė
shtrihej nė katėr Vilajete) ishte vendi i fundit nė Gadishullin Ballkanik qė
u shkėput nga zgjedha pesė shekullore turke. Dhe kjo shkėputje pėrfundimisht,
ndodhi pas luftės katėrvjeēare (1909 1912) kundėr xhonturqve, me organizimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė vitit
1912. Nisma
pėr organizimin e kėsaj kryengritjeje tė pėrgjithshme u morė pas kėshillimeve
qė u zhvilluan ndėrmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinės, tė cilėt
mė 12 janar 1912 thirrėn nė Pera Palace (Stamboll) njė takim me disa personalitete shqiptare si: Myfid bej
Libohovėn, Aziz pashė Vrionin, Sylejman bej Vlorėn dhe Esat pashė Toptanin. Tė
pranishmit u morėn vesh dhe thirrėn njė mbledhje mė tė zgjeruar nė shtėpinė e
Syrja bej Vlorės, nė lagjen Taksim tė Stambollit. Nė kėtė mbledhje pėrveē
tė lartėpėrmendurve morėn pjesė edhe Bedri Pejani si procesmbajtės,
Mustafė Asim Kruja dhe dy - tre tė tjerė, qė asokohe punonin nė Stamboll.
Mbledhja e Taksimit nxori vendimin se shqiptarėt, pėr tė siguruar tė
drejtat kombėtare e politike, nuk u kishte mbetur rrugė tjetėr pėrveē
organizimit tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Aty u vendos qė kryengritja
tė fillonte nė Kosovė dhe pastaj tė pėrhapet nė krahinat tjera tė Shqipėrisė.
Hasan Prishtina u ngarkua nga mbledhja, qė tė organizonte kryengritjen
fillimisht nė Kosovė, E.Toptani u zotua se do tė ngrihte nė kryengritje
Shqipėrinė e mesme dhe Mirėditėn,ndėrsa S.Vlora,
M.Libohova dhe A.Vrioni, Shqipėrinė e jugut. Ndėrkaq Ismail Qemali u
caktua tė siguronte armė dhe pėrkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane.
Njėkohėsisht me pėrgaditjen e kryengritjes
shqiptare filloi edhe fushata e zgjedhjeve parlamentare nė Turqi, sepse
xhonturqit e shpėrndanė parlamentin, mė 18 janar 1912, pėr shkak tė opozitės
sė fortė qė ishte krijuar nė tė. Masat e marra nga xhonturqit dhe zgjedhjet e
fituara me manipulim e acaruan edhe mė shumė
gjendjen nė Shqipėri. Tė shtyrė nga gjendja e rėndė nė
Shqipėri, autoritetet xhonturke do tė dėrgonin nė viset shqiptare njė
komision qeveritar, tė kryesuar nga ministri i Brendshėm Haxhi Adil beu,
kinse pėr tė pėrgaditur reforma administrative, por detyra e tij kryesore
ishte t“i bindė shqiptarėt qė tė heqin dorė nga lėvizja kryengritėse. Ky
komision nė Kosovė nuk u mirėpritė dhe mė 7 mars derisa
karvani i ministrit turk, po kalonte nė rrugėn Pejė-Gjakovė i shoqėruar nga
dy batalione, nė afėrsi tė fshatit Strellc u sulmua nga forcat kryengritėse
shqiptare. Edhe forcat e shumta qė u dėrguan nė drejtim tė Prizrenit pėr t“i hapur rrugėn komisionit, u sulmuan fuqishėm nga
kryengritėsit dhe vetėm me pėrdorimin e artilerisė sė rėndė, pas tri ditė
luftimesh,arritėn tė hapin rrugėn deri nė Prizren. Po ashtu sulme tė fuqishme
kundėr misionarit turk, u kryen edhe nė Lumė, gjatė udhėtimit tė tij nga
Prizreni nė Shkodėr. Sulmet e forcave kryengritėse kundėr ushtrisė osmane,
vazhduan gjatė krejt rrugėtimit tė Haxhi Adil beut, nė Shqipėrinė e Mesme e
tė Jugut, deri nė Manastir e Janinė. Situata e acaruar edhe mė shumė pas
vizitės sė ministrit turk, bėri qė udhėheqėsit shqiptarė t“i bashkėrendojnė
veprimet pėr zgjerimin e kryengritjes dhe pėr kėtė qėllim u mbajtėn shumė
takime tė krerėve shqiptar. Mė 5 maj 1912 Hasan Prishtina nga
Shkupi shkoi nė Drenicė dhe nė kullėn e Ahmet Delisė nė Prekaz mbajti njė
tubim me gjithė parinė e Drenicės. Nė njė letėr tė drejtuar krenėve tė
Kosovės Hasan Prishtina do tė shkruaj:Tue u bind se
politika Jeni turke po vijon mizorisht nė Shqipni, ashtu si pata deklarue nė
parlament(nė parlamentin turk Sh.B), po e ngrehi sot flamurin e
kryengritjes kundra sundimit tė Turkisė. (Njė shkurtim kujtimesh mbi
kryengritjen shqiptare tė vitit 1912 H.Prishtina) Tubime tė besė-lidhjes ato ditė u mbajtėn
edhe nė rrethet e Llapushės (Pėrkorubės), tė Podgurit, tė Rekės sė Gjakovės,
tė Rekės sė Allagjes, Pozharit etj. Nė tė gjitha kuvendet e besėlidhjes
u bė betimi pėr luftė mbi bazė tė tekstit tė betimit tė hartuar nga vet Hasan
Prishtina: Bajmė be e japim besėn e
burravet, se kemi me ba ēfarėdo flije e nė kjoftė
nevoja kemi me ba kurban me duer t“ona robėt e femit t“anė. Nė
kėto kuvende u lidhė besa pėr tė bashkėvepruar nė kryengritjen e pėrgjithshme
qė kishte nisur kundėr Turqisė. Udhėheqėsit e kryengritjes nė
Malėsi tė Gjakovės si: Bajram Curri, Zefi i Vogėl, Ali Binaku, Qerim Binaku,
Bajram Mani, Zog Abdyli, Miftar Syla etj, ndonėse qysh nė prill 1912 ishin
pėrballur me forcat turke nė malėsi, pas njė
organizimi tė mirėfillt, mė 11 maj i sulmuan kėto forca edhe nė Gjakovė. Qysh
nė prill 1912 edhe lumjanėt tė udhėhequr nga Ramadan Zaskoci e Islam Spahiu
kryen njė aksion, duke vrarė kryetarin e Klubit Xhonturk, dhe liruan tė
gjithė tė burgosurit nė Prizren, ndėrsa nė Has u spraps njė ekspeditė
ushtarake e ardhur nga Gjakova. Mė 10-11 maj kryengritja shpėrtheu edhe nė
rrethinat e Pejės, ndėrsa me 17-19 maj ajo u zgjerua nė Drenicė, Mitrovicė,
Llap, Prishtinė e Gjilanė nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės, Isa Boletinit,
Sadik Rama-Gjurgjevikut, Ahmet Delisė, Zejnullah Vuēiternės, Xhemail
Prishtinės, Idriz Seferit etj. Zgjerimi i kryengritjes
shqiptare nė Kosovė e gjithandej Shqipėrisė, shtroi si detyrė tė ngutshme
bashkimin e tė gjitha forcave shqiptare rreth njė programi politik kombėtar.
Pėr kėtė qėllim me nismėn e Hasan Prishtinės, nga 21
deri mė 25 maj 1912 nė Junik u mbajt njė Kuvend i madh, ku u mblodhėn 250
pėrfaqėsues nga tė gjitha krahinat e Kosovės, nga nga krahina e Lumės
si dhe pėrfaqėsues nga sanxhaku i Dibrės, i Shkodrės, i Elbasanit dhe nga
krahinat e jugut. Nė kuvend morėn pjesė mjaftė elementė turkomanė, qė mbronin
interesat e xhonturqėve, si dhe pėrkrahės tė partisė turke Hyriet ve Itilaf
(Liri e Marrėveshje) e qė quheshin itilafistė, tė cilėt ishin kundėrshtarė tė
programit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare pėr autonominė e Shqipėrisė. Megjithė kundėrshtimet e
turkomanėve, Hasan Prishtina i pėrkrahur nga Bajram Curri e shumė tė tjerė,
pėrcaktoi masat organizative dhe hartoi njė program politik tė kryengritjes,
i cili u miratua nga Kuvendi (krahu patriotik) dhe pastaj iu dorėzua qeverisė
sė Stambollit. Programi pėrmbante 6 pika, tė cilat ishin tė njejta me
kėrkesat e Gėrēės tė 23 qershorit tė vitit 1911. Kėrkesat ishin, qė: 1. T“i ipet Shqipėrisė autonomi. 2 .Nė tėrė shqipėrinė tė ngrihet flamuri i Shqipėrisė. 3.Gjeneral guvernatori i Shqipėrisė tė zgjidhet nga
stėrnipėrit e pronėsorėve/princėrve/shqiptarė. 4. Nėnpunėsit, tė cilėt nuk janė shqiptarė tė nxiren nga buka/nga
puna/dhe tė kėmbehen me shqiptarė. 5. Gjuha zyrtare tė jetė shqipja me shkrimin kombiar. 6. Mbarimi i kėtyre kėrkimeve tė sigurohet prej Fuqive tė Mėdha. Vendimet e Kuvendit tė
Junikut i dhanė njė shtytje tė mėtejshme kryengritjes sė pėrgjithshme
shqiptare. Kėto vendime u pėrkrahėn edhe nga kuvendet dhe komitetet e viseve
tjera tė Shqipėrisė. Pas Kuvendit tė Junikut qeveria turke mori masa tė reja
ushtarake pėr tė penguar shtrirjen e mėtejshme tė kryengritjes. Ajo nė Kosovė
angazhoi forca tė shumta ushtarake nė krye me Fadil
Pashėn. Nė Ferizaj solli tri regjimente tė Divizionit I tė Stambollit; nė
Mitrovicė njė regjiment tė plotė, njė batalion pushkatarėsh dhe dy bateri
artilerie; nė Prishtinė njė regjiment kalorėsie dhe njė bateri artilerie; nė
Prizren njė regjiment kalorėsie dhe nė Pejė njė regjiment tjetėr kėmbėsorie.
Nė Gjakovė kishte njė regjiment kėmbėsorie, njė regjiment artilerie fushore
dhe njė batalion pushkatarėsh; nė pazar tė Ri, nė Senicė, nė Beranė e nė Guci
kishte nga dy batalione dhe nė Plavė njė regjiment nizamėsh e njė kompani
mitralozėsh... Nė fundin e majit 1912 kryengritėsit shqiptar filluan veprimet
e organizuara luftarake kundėr trupave ushtarake turke. Sipas
planit luftarak tė Kuvendit tė Junikut u vendos tė hapeshin katėr
fronte kryesore kundėr forcave turke. 1.Grupi i Rrafshit tė Dukagjinit pėrfshinte kryengritėsit
e Plavės, Gucisė, Rugovės, Tropojės, Pejės, Gjakovės, Rahovecit dhe kryesohej
nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hasan Ferri i Plavės, Bajram Daklani, Zefi
i Vogėl etj. 2.Grupi Drenicė Vuēitern, udhėhiqet nga atdhetari Ahmet Prekazi, Xhemal
Berisha, Zejtullah Vuēiterni etj. 3.Grupi verilindor i Kosovės kryesohej nga Isa Boletini dhe patriotėt,
si: Xhemal Prishtina, Beqir Vuēiterni, Nazmi Gafurri, Tahir Uka, Salih Emini,
Shahin Prapashtica, i Llapit etj. 4.Dhe grupi i katėrt i kryengritėsve, kryesohej nga : Idriz Seferi, Hasan
Hysen Budakova, Islam Spahiu i Lumės, Ramė Pira, Islam Pira, Tahir Berisha,
Sefė Reēica, Isuf Mirashi, Ive Marku, Ismail Bishku, nga Kamenica, Durrajt e
Kaēanikut, Mehmet derralla e tjerė. Udhėheqėsi i Kryengritjes sė pėrgjithshme,
Hasan Prishtina me 7 qershor 1912 edhe njė herė do
t“i drejtohet me njė thirrje, tė gjithė shqiptarėve atdhedashės dhe botės sė
qytetėruar, nė tė cilėn theksonte, se: Sot Shqipėria Veriore dhe Jugore i
kanė rrokur armėt, qė me anė tė kryengritjes t“i fitojnė tė drejtat e
natyrshme dhe tė siguruara me ligjė, tė cilat iu janė mohuar. Ajo dėshiron
dhe pret ndihmėn nga tė tė gjithė bashkėatdhetarėt dhe nga bota e kulturuar.
Atdheu pret prej nesh bashkimin. Janė afruar ēastet kur do tė vendoset fati i Shqipėrisė: vdekja ose liria e saj. Nė qershor-gusht 1912 shtypi bullgar
njoftonte gjerėsisht pėr zhvillimet e ngjarjeve dhe masovizimin e
kryengritjes nė Kosovė... Ato shkruanin se si rezultat i masovizimit tė
Kryengritjes sė Pėrgjithshme Shqiptare, ato ditė kishte filluar dezertimi i ushtarėve, oficerėve, xhandarėve dhe nėnpunėsve tė mesėm
e tė lartė shqiptar tė cilėt u bashkuan me forcat kryengritėse. Me
kryengritėsit kishin filluar tė bashkohen edhe bejlerėt dhe agallarėt
shqiptar. Nė qershor-korrik 1912 kryengritja
shqiptare u shtri nė tėrė Kosovėn deri nė Lumė e nė Tetovė. Luftime tė
ashpra mė 9 korrik pati sidomos nė Qafėn e Prushit(nė
jugperėndim tė Gjakovės), ku malėsorėt kryengritės tė Krasniqes, Gashit,
Hasit dhe Bytyqit, tė udhėhequr nga Bajram Curri, sulmuan dhe shpartalluan 4
batalione turke qė ishin pėrqėndruar aty. Pas luftimeve tė vazhdueshme, mė 17
korrik kryengritėsit hynė nė Gjakovė pa bėrė rezistencė forcat armike. Nė
fund tė qershorit kryengritėsit shqiptar,tė
udhėhequr nga Hasan Prishtina, Sadik Rama-Gjurgjeviku, Isa Boletini, Ahmet
Delia-Prekazi, Zejnullah Vuēiterna, Xhemail Prishtina etj, u hodhėn nė sulm
nė zonėn Drenicė-Mitrovicė, Podujevė-Prishtinė. Pas sukseseve tė para nė
rrugėn Mitrovicė-Pejė dhe Podujevė-Prishtinė kryengritėsit e Shalės, tė
Llapit e tė Gollakut, tė mbledhur afėr Vuēitėrnės, lidhėn besėn pėr ta ēuar
luftėn deri nė fund. Mė 28-29 qershor
kryengritėsit e kėtyre rretheve tė udhėhequr nga Hasan Prishtina shpartalluan
tek Ura e Sitnicės, dy batalione ushtarėsh osmanė. Nga data 30 qershor deri
mė 3 korrik1912, Isa Boletini nė fshatin Boletinė e rrethinė pėrballoi me
sukses njė sulmė tė trupave osmane, tė pajisur me
artileri tė rėndė. Njė betejė tjetėr e pėrgjakshme u zhvillua mė 12 korrik nė
hyrje tė Fushės sė Llapit,nė Grykė tė Kulinės. Me
kėtė rast forcat osmane nė krye me Fadil Pashėn nga Prishtina u nisėn drejt
kėsaj zone nga dy drejtime pėr t“i futur kryengritėsit shqiptar nė mes dy
zjarresh. Mirėpo kryengritėsit, tė pėrbėrė nga 2000 veta, rezistuan
fuqishėm, pėr gjashtė orė rresht dhe nė kėto luftime forcat turke patėn
humbje tė konsiderueshme. Njė betejė tjetėr e pėrgjakshme u zhvillua edhe nė
fshatin Brabaniq, mė 19 korrik 1912 ku kryengritėsit shqiptar fituan kundėr
regjimenteve turke, tė cilat u detyruan tė kthehen nė Mitrovicė. Nė flakėn e
luftės numri i kryengritėsve u shtua nė mijėra veta.
Nė kėtė kohė kryengritėsit kishin formuar 3 gjini ushtarake: kėmbėsorinė-me 4
regjimente; kalorėsinė-me 1 regjiment dhe artilerinė-me 1 regjiment, ndėrkohė
qė formohen edhe 4 regjimente nė Mitrovicė, 2 regjimente nė Vushtrri, 2
regjimente nė Llap, 2 regjimente nė Drenic dhe nga 1 regjiment nė Artakoll
dhe Gallap. Forcat kryengritėse pasi
ēliruan Gjakovėn..., gjatė pjesės sė dytė tė
korrikut do tė ēlirojnė tė gjitha qytetet tjera tė Kosovės. Kryengritėsit
shqiptarė tė udhėhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri etj, nga Rrafshi i
Dukagjinit kalojnė nėpėr Drenicė dhe ia mėsyjnė Prishtinės, dhe mė 21 korrik
futen nė Prishtinė pa rezistencė, sepse komandanti i
ushtrisė turke nė Prishtinė Ismajl Fadil Pasha, nė momentin e fundit
(pėrkundėr pėrgaditjeve pėr mbrojtjen e qytetit) u tėrhoq nga pozicionet
mbrojtėse dhe qytetin e dorėzoi pa luftė. Mė 22 korrik u ēlirua Pazari i Ri dhe prej aty forcat e komanduara nga Isa Boletini mė
27 korrik u futėn nė Mitrovicė pa luftė. Pas Mitrovicės
u ēlirua Vuēiterna dhe kryengritėsit mė pastaj marshuan pėr Prishtinė.
Nė viset juglindore tė Kosovės rreth 2 mijė kryengritės tė drejtuar nga Idriz
Seferi e Bejtullah Aga, pas vendimit qė morėn nė Kuvendin e Pozharanit, nisėn
sulmet kundėr forcave osmane dhe ēliruan Gjilanin e Bujanovcin me rrethinė dhe qė kėtej ata mė 29 korrik iu bashkuan
forcave kryengritėse tė pėrqėndruar nė Prishtinė. Asokohe afėr 30 mijė
kryengritės, me gjithė mungesėn e ushqimeve, tė
veshmbathjeve e sidomos tė materieleve luftarake,po marshonin nė tė gjitha
anėt e Kosovės, edhe pse kishin pėrballė rreth 70 mijė ushtarė osman tė
armatosur mirė dhe tė pėrforcuar me reparte artilerie e kalorėsie.
Kryengritėsit shqiptar kudo ku hynė u pritėn me
gėzim tė madh nga popullsia vendėse dhe menjėherė ngritnin organet e
pushtetit lokal pėr vendosjen e rendit . Kryengritja shqiptare nė
korrik 1912 u shtri pjesėrisht edhe nė viset tjera tė Shqipėrisė, por jo sipas
marreveshjes sė bėrė nė takimin e Taksimit nė Stamboll, sepse pashallarėt
Toptani e Vrioni dhe bejlerėt Libohova e Vlora, jo vetėm qė e shkelėn fjalėn
e betimin e dhėnė, por pėr mė keq filluan tė propagandojnė kundėr
kryengritjes. Asokohe luftime sporadike u zhvilluan kryesisht nė zonėn Lezhė
Mirditė - Breg i Matit, tė drejtuar nga Gjeto Coku, Zef Arapi etj, dhe nė
zonėn Tiranė Shijak - Krujė, tė udhėhequr nga Abdi Toptani. Nė Shqipėrinė
jugore u formuan ēeta tė udhėhequra nga Spiro Bellkameni, Themistokli
Gėrmenji, Sali Gjuka, Dervish Hima, Muharrem Rushiti etj. Pra nė korrik tė
atij viti mund tė themi se kryengritja ishte shtrirė pothuajse nė tė gjitha
trevat shqiptare, qė nga Mitrovica nė veri e deri nė Ēamėri nė jug tė
Shqipėrisė. Kryengritja e
pėrgjithshme shqiptare, portėn e lartė dhe pallatin sulltanor e futi nė njė
krizė tė rėndė, sepse tė gjitha masat qė i morėn pėr ta shtypur kryengritjen
dėshtuan. Nė kėto rrethana, kur Turqia ishte nė luftė/qė nga fundi i shtatorit 1911/ edhe me Italinė, qeveria xhonturke nė
krye me Said Pashėn u detyrua tė jepte dorėheqje dhe me 22 korrik u formua
qeveria e re e kryesuar nga Ahmet Myftar Pasha. Kjo qeveri pėr tė ulė
tensionet, dha urdhėr qė tė ndėrpriten tė gjitha operacionet ushtarake kundėr
kryengritėsve nė Kosovė dhe vendosi qė tė hynte nė bisedime me udhėheqėsit
shqiptarė. Kėshilli i Ministrave i Qeverisė turke mė 24 korrik e caktoi njė
komision qeveritar nė krye me Ibrahim Pashėn dhe e
dėrgoi nė Kosovė. Nė kėto rrethana tė reja, pėr tė gjithė udhėheqėsit e
kryengritjes shqiptare, nė Veri e nė Jug tė vendit, u bė edhe mė e
domosdoshme nevoja qė tė krijonin njė unitet brenda vetvetes dhe tė dilnin me njė qėndrim tė pėrbashkėt, pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Pėr kėtė qėllim mė 30 korrik
udhėheqėsi i kryengritjes Hasan Prishtina lėshoi njė thirrje mė titullin
Vėllazėn tė dashtun dhe tė nėnshkruar nga Atdhetarėt e vėrtet tė Kosovės.
Nė kėtė dokument u bėhej thirrje qarēeve atdhetare tė tė katėr vilajeteve
shqiptare qė tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre, njerėz atdhetarė e me randėsi, nė njė mbledhje, ku do tė vendosej pėr
kėrkesat politike - kombėtare, qė do t“i paraqiteshin komisionit qeveritar
turk, nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve. Kjo thirrje u pėrkrah fuqimisht nga
Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, tė cilėt edhe porositėn komitetet e
Shqipėrisė sė Mesme qė t“i nisin pėr Kosovė pėrfaqėsuesit nga tė gjitha
krahinat, por pėr fat tė keq pėrfaqėsuesit nga kėto vise shqiptare nuk
arritėn tė vinin nė Prishtinė. Mė 1 gusht Ibrahim
Pasha, nė Prishtinė zhvilloi bisedime me udhėheqėsit e kryengritjes. Qysh nė
fillim Hasan Prishtina, para komisionit qeveritar turk dėnoi ashpėr
barbarizmat e ushtrisė turke dhe parashtroi kėto kėrkesa: 1. Tė njifen zyrtarisht kufijtė e Shqypnis; 2.
Autoritetet civile
e ushtarake tė ken kombsinė shqyptare; 3. Ushtria
shqyptare tė shėrbejė nė Shqypni e tė jetė komanda prej officirvet shqyptarė
dhe 4.
Veprimet zyrtare nė Shqypni tė bahen nė gjuhėn shqype. Ibrahim Pasha kėto kėrkesa i quajti tė papranueshme dhe
i cilėsoi si hap pėr t“u shkėputur nga Perandoria Osmane. Ai punoi nė
pėrēarjen e udhėheqjes sė kryengritėsve dhe si rezultat i kėsaj, platforma
kombėtare e shtruar nga Hasan Prishtina, nuk u pėrkrah nga elementėt e
lėkundur, si Riza bej Kryeziu..., si edhe nga paria turkomane e
Prishtinės. Pėr ta pėrēarė kreun e kryengritėsve shqiptar, punonin natė e
ditė jo vetėm agjentura serbe, por edhe agjenturat e shteteve tė tjera
ballkanike dhe evropiane. Pėrkundėr mospranimit tė kėrkesave, si pasojė e
kaosit, qė ishte shkaktuar nė Stamboll, edhe nga kryengritja shqiptare,
mė 5 gusht qeveria u detyrua ta shpėrndaj parlamentin turk. Nė kėto rrethana udhėheqėsit shqiptar Hasan Prishtina, Bajram Curri,
Idriz Seferi etj, pėr t“iu shmangur ndikimit tė elementėve turkomanė mė 4
gusht, do tė marshojnė me 30 mijė kryengritės nė drejtim tė Shkupit dhe do tė
pėrqėndrohen nė Ferizaj. Memorandumi prej 14 kėrkesash
i Hasan Prishtinės Mė 6 gusht nė Ferizaj pėrfaqėsuesit e kryengritjes mbajtėn edhe
njė Kuvend, ku edhe njė herė aty u kundėrshtua ideja e Hasan Prishtinės, nga
Riza bej Kryeziu, Isa Boletini..., pėr mėvetėsinė e Shqipėrisė nga Perandoria
osmane, e cila veē po i numronte ditėt e fundit nė Ballkan. Pėr tė mėnjanuar
pėrēarjen nė udhėheqjen shqiptare, Hasan Prishtina mori njė hap jo avansues,
nė tė vėrtet i zbuti vendimet e Kuvendit tė Junikut, duke hartuar njė
memorandum me 14 kėrkesa tė modifikuara, tė ashtuquajtura si 14 kėrkesat e
Hasan Prishtinės. Nė memorandum kėrkohej, qė: 1. Me pėrdorue nė
Shqypni nėnpunės tė praktikuem qė dijnė gjuhėn e zakonet e vendit. 2. Me ba shėrbimin
ushtarak vetėm nė Shqypni e Makedoni, pėrjashta kohės sė luftės. 3. Me ba me vu nė
zbatim ligje, tue bazue nė ligjet e maleve pėr disa krahina nė tė cilat asht forcue
me fakte se nuk mund tė nxirret kurrnji fryt prej organizimit tė drejtėsisė. 4. Me i dhanė
shqiptarėve armėt e nevojshme e moderne,mėnyra e tė
damit tė cilave do t“i pėrkiste qeveris. (Do t“u bajshin ndėr vende tė
randėsishme deposita armėsh, tė cilat,nė rast tė nevojės, do tė mund t“i
merrshin shqyptarėt). 5. Me themelue e
me hap shkolla reale nė tė gjitha prefekturat e qendrave tė Kosovės, tė
Manastirit,tė Shkodrės, e tė Janinės qė numrojnė ka nji popullsi ma se 300
000 frymėsh; me hap edhe shkolla bujqėsie si dhe me shti nė program tė
mėsimeve gjuhėn e vendit. 6. Me hapė shkolla
theologjike moderne ndėr vende ku asht nevoja. 7. Me kenė i lirshėm nė Shqypni e tė themeluemit
e shkollave private. 8. Me u mėsue gjuha e vendit nė shkollat
fillestare, qytetse e nė gjimnaze. 9. Me i dhanė randėsi tė posaēme tregėtisė,
bujqėsisė e punėve botore si dhe me plotėsue e me pėrhap udhėt e hekurit. 10. Me vu nė veprim organizimin e krahinave. 11. Me u kujdesue me ruejt ma fort se pėrpara
zakonet e tradicionet kombėtare. 12. Me shpallė amnistinė (faljen e
pėrgjithshme), pa veshtrue klasė e racė, pėr tė gjithė othomanėt qė
kanė marrė pjesė nė kryengritje pėr komandantat, oficjerat, nėnpunėsit
ushtarėt qė kanė lanė ushtrinė e vendet e veta si edhe pėr tė liruemit e
t“ikunit prej burgut nė kohėn e kryengritjes. 13. Me u dhanė ēdamin mbas ēmimit tė
vėrtetė, prej Qeverisė Turke pėr tė gjithė ato shpija qė u prishėn ma
para e nuk u kje dhanė tė zotve ēdamimi si edhe pėr ata qė u prishėn e u
rrėnuen kėsaj here. 14. Me i marrė nė gjyqė tė naltė pjestarėt e
kabinetit tė Haki e tė Seit pashės. Mė 9 gusht, me rastin e dorėzimit tė Memorandumit, komisionit
turk iu dha ultimatum qė brenda 48 orėsh tė pranohen kėrkesat e shtruara, nė
tė kundėrtėn forcat kryengritėse do tė marshonin nė drejtim tė kryeqendrės sė
Vilajetit tė Kosovės - Shkupit. Me kėto kėrkesa,
edhe pse nuk kėrkohej drejtėpėrdrejtė shkėputja nga Turqia, megjithatė
Ibrahim Pasha nuk dha pėrgjigje. Prandaj, edhe kryengritėsit shqiptar
nga Ferizaji dhe rrethinat e tij marshuan nė drejtim tė Shkupit, nėpėr Grykėn
e Kaēanikut, nga Mali i Zi i Shkupit. Sė kėndejmi Grupi i parė i udhėhequr nga Zefi i Vogėl dhe Bajram Daklani mė 11
gusht u nisėn me tren dhe brenda ditės hynė nė Shkup; mė 13 gusht hyri njė
grup tjetėr; ndėrsa njė ditė mė vonė(14 gusht) hynė edhe 6 mijė forca qė
drejtoheshin nga Bajram Curri. Sipas
gazetėsShkupitė datės 19 shtator 1912 forcat kryengritėse shqiptare nė
Shkup u futėn me kėtė renditje: Bajram
Daklani me 200 pushkė, Bajram Curri e Halim bej
Gjakova me 5000 pushkė; Riza Beu me 700 pushkė; Sali Gjilani me 1000 pushkė;
Halim bej Tetova me 2000 pushkė; Shani bej e Islam Spahija(nga Luma)me 4000
pushkė; Isa Boletini e Mendu Beu nga Shkupi me 3000 pushkė; Qerim Beu e Bahri
Beu me 2000 pushkė; Ahmet beu nga Kumanova me 1000 pushkė; Mė 18 gusht
1912 njė ditė pasi qeveria turke i kishte pranuar kėrkesat e
memorandumit, nė Shkup hyri edhe delegacioni nga Vilajeti i Shkodrės:
Avdi be toptani, Marka Gjoni, Riza dani, Mane be lezha e Mustafė Hasimi me
100 pushkė. Bajram Curri sapo hyri nė Shkup, hapi dyert e burgut dhe liroi
960 tė burgosurit qė ishin aty, pastaj hapi depot e armėve dhe i armatosi tė gjithė ata kryengritės qė kishin shkuar
vullnetarisht nė Shkup. Ato ditė nga Shkupi grupe kryengritėsish marshuan
edhe drejt Tetovės, Kumanovės e Preshevės dhe kėshtu u ēliruan tė gjitha
tokat e Vilajetit tė Kosovės nga sundimi osman. Ultimatumi
i Fuqive tė Mėdha pėr demobilizimin e kryengritėsve
shqiptarė dhe braktisjen e tyre nga Shkupi
Kryengritėsit shqiptar ndonėse arritėn ta ēlirojnė Kosovė nga
perandoria osmane, Fuqitė e Mėdha: Rusia,Anglia,
Franca, Austro-Hungaria, Italia... duke qenė kundėr interesave shqiptare,
intensifikuan fuqishėm aktivitetet e tyre diplomatike, pėr tė penguar
realizimin e formimit tė njė shtetit shqiptar(me kufij etnik) nė Ballkan. Kjo
diplomaci ato ditė i sugjeroj edhe qeverisė turke, qė ta bėjė sa mė parė njė
marrėveshje formale me shqiptarėt, nė mėnyrė qė ta
zbehin vendosshmėrinė e tyre pėr luftė nė tė ardhmen. Dhe
qeveria e Stambollit mė 18 gusht 1912 njoftoi publikisht(pėrmes
njė deklarate-tė pafirmosur) se i pranonte 12 nga 14 kėrkesat e shqiptarėve,
por edhe disa ndryshime tjera jo pa rėndėsi. Kėshtu, pėrveē qė nuk u pranuan
dy pikat: kthimi i armėve dhe nxjerrjen para gjyqit
tė Haki dhe Said Pashės, nuk pėrmendeshin as emrat Shqipėri e shqiptar, dhe
koncesionet do tė zbatoheshin vetėm nė tri vilajete, nė vilajetin e Kosovės,
tė Manastirit e tė Janinės,por jo edhe nė atė tė Shkodrės. Porta e Lartė
madje s“dha asnjė garanci pėr zbatimin edhe tė atyre kėrkesave, qė u shpallėn
si tė pranuara prej saj. Nė
kontekst tė kėtyre zhvillimeve politike,nė
prapaskenė vepronte aktivisht edhe diplomacia e Fuqive tė Mėdha. Pėr t“i
dekurajuar plotėsisht kryengritėsit shqiptar, ato ditė gushti dy diplomatė,
njėri rus e tjetri austrohungarez, do t“i komunikojnė Hasan Prishtinės se
repartet ushtarake shqiptare duhet tė demobilizohen, sepse ēfardo
rezultati tė ketė lufta ndėrrim tė kufijėve tė perandorisė osmane(Turqisė evropiane)nuk ka!! Me kėtė ultimatum tė Fuqive
tė Mėdha u dėshmua qartė se kur janė nė pyetje tė drejtat e shqiptarėve, ēdo
marrėveshje nė mes tė shqiptarėve dhe Turqisė nuk do tė pranohet pa u
inkuadruar edhe pala e tretė
Dhe nė kėto rrjedha dramatike, pėr t“i larguar sa mė shpejtė
kryengritėsit shqiptar nga Shkupi e gjetiu, u aktivizuan agjentė tė ndryshėm
tė cilėt pėrhapnin kudo panik, duke lansuar madje edhe shpifje tė
llojllojshme, si: Shkau na ra nė shpia e na ēka bajmė kėtu; se Mali i Zi ka arritur deri nė Beranė; ushtria bullgare ėshtė
pėrqėndruar nė kufi etj. Sipas tė dhėnave sekrete, udhėheqėsit e kryengritjes
shqiptare nė fund tė gushtit 1912 me lot nė sy do tė urdhėronin
demobilizimin e forcave tė armatosura shqiptare dhe largimin e tyre nga
Shkupi pėr nė shtėpitė e tyre. Gazeta
Liria e Shqipėrisė mė 29 gusht 1912 pėr kėtė akt, tė pamenduar mirė tė
krerėve shqiptar shkruante: Dalja e shqiptarėve nga Shkupi me kondita dhe me premtime tė pasiguruara, vėrtet mund tė
quhej nisja e fundit, meqė nga kjo dalje vareshin shumė gjėra me rėndėsi...
Para se tė largoheshin, kryengritėsit shqiptarė miratuan njė deklaratė, nė
tė cilėn thuhet: Nevej ikim nga qyteti duke i zėnė besė fjalės sė qeverisė.
Do tė presim gjer mė 5 tė shtatorit. Po tė mos mbarohen premtimet, neve sado
qė nuk lėmė ndonjė tė besuar nga ana jonė, do tė urdhėrojmė pėrsėri dhe
do tė mos kėrkojmė autonomi, po do tė ndahemi pėrgjithmonė nga sundimi i Imperatorisė Otomane! Kėtė deklaratė e nėnshkruan: Isa
Boletini i Mitrovicės, Sali Aga dhe Idriz Seferi i Gjalanit, Bajram Curri dhe
Riza Begu i Gjakovės, Islam Spahija i Lumės dhe Musa e Jahja Prizreni. Pas
disa javėsh qielli i Kosovės do tė nxihej nga njė agresion i ri, madje shumė mė
i rrezikshėm se ai turk, nga agresioni i shteteve
ortodokse-sllave tė Ballkanit.
Krijimi
i aleancės ballkanike pėr pushtimin e
tokave shqiptare Pas sukseseve tė kryengritjes sė
pėrgjithshme shqiptare, tani mė Ballkani u shndėrrua nė njėrėn nga pikat mė
tė nxehta tė Evropės. Pėr faktin se aty gėrshetoheshin interesat e Fuqive tė
Mėdha,si tė: Rusisė, Francės, Austro-Hungarisė,
Anglisė, Gjermanisė, Italisė, por gjithėsesi edhe tė shteteve sllave tė kėsaj
siujdhese ballkanike. Dhe pikėrisht ishin teritoret shqiptare, qė nxitėn
diplomacinė e kėtyre shteteve pėr tė punuar nė rrugė tė ndryshme rreth
ndryshimit tė kufijve(duke i coptuar ato)nė dobi tė
shteteve sllave tė Ballkanit, edhe pse ju kishin deklaruar udhėheqėsve tė
kryengritjes shqiptare nė Shkup, se nuk do tė ketė ndryshim tė kufijve tė
turqisė evropiane. Nė tė vėrtet disa shtete si Rusia dhe austro-hungaria
qysh nė shekullin XIX kishin bėrė marrėveshje reciproke por edhe konventa
sekrete me Serbinė nė dėmė tė interesave tė shqiptarėve. Asokohe bartėse e veprimeve politike e diplomatike antishqiptare
ishte diplomacia ruse.Ministria e Punėve tė jashtme tė Rusisė, si ēėshtje
parėsore kishte pėrfitimin e Fuqive tjera tė Mėdha, nė pėrpjekjet e saj pėr tė bashkėrenduar veprimet politike tė
tyre, nė Ballkanin e trazuar. Nė fund tė shtatorit dhe nė fillim tė
tetorit 1912 diplomati rus Sazanov qėndroi nė Angli ku zhvilloi bisedime me diplomatin Eduard Grei kryesisht pėr Ballkanin, dhe
z.Grei pasi mori miratimin nga Sazanovi, pėr paprekshmėrinė e interesave
jetike tė Anglisė, nė Gjirin Persik... dha pėlqimin qė ta ndihmojė politikėn
pansllaviste ruse nė Ballkan. Pėr
tė penguar realizimin e aspiratave shqiptare, Rusia cariste edhe pėrmes
ambasadorit tė vet nė Beograd Nikollaj Hartvig, zhvilloi njė aktivitet tė
gjithanshėm antishqiptar, ndėrkohė qė ndihmesėn mė tė madhe, synimeve sllave
ua bėri edhe vet Stambolli-duke i ndryshuar kėrkesat e memorandumit tė
shqiptarėve me 18 gusht nė Shkup. Gjithashtu disa
muaj mė herėt, nė mėnyrė tė koordinuar nė prapaskenė,diplomatėt
serbė, bullgarė, grekė etj, me ndihmėn e Rusisė e tė Francės punuan
parreshtur kundėr ēėshtjes shqiptare. Kėto
marifetllėqe i hapėn rrugė formimit tė aleancave tė
shteteve ballkanike(Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė)pėr
pushtimin dhe coptimin e tokave shqiptare. Nė tė vėrtet planet serbe pėr njė
luftė kundėr Portės sė Lartė kishin filluar qė nė fillim tė vitit 1912. Mė 13
mars tė atij viti, Serbia, me ndėrmjetėsimin e
ambasadorit rus ne Beograd Nikollaj H.Hartvig, lidhi njė aleancė Traktat
miqėsie me Bullgarinė, qė si qėllim parėsor kishte coptimin e tokave
shqiptare dhe pengimin e formimit tė ēfardo shteti shqiptar nė Ballkan. Sė
kėndejmi sipas nenit 2 tė njė aneksi sekret tė kėtij traktati, Bullgaria i
njihte tė drejtėn Serbisė mbi territoret shqiptare nė veriperėndim tė
bjeshkėve tė Sharrit, kurse serbia i njihte Bullgarisė tė drejtėn mbi
territoret nė lindje tė Rodopeve dhe tė lumit Struma. Ndėrkaq, territori
midis kėtyre viseve si dhe arqipelagut tė Ohrit, tė lumit Drin dhe Masivit tė
Karadakut mbetej pėr njė kohė tė pacaktuar tė organizohej mbi parimin e
autonomisė nėn mbikqyrjen e carit tė Rusisė. Nė
maj tė vitit 1912 u bė afrimi midis qeverive bullgaro-greke dhe asaj
serbo-greke dhe sė fundi, pas bisedimeve tė carit rus me
Kral Nikollėn nė kėtė aleancė u fut edhe Mali i Zi. Kėto shtete ortodokse tė
aleancės... nė emėr tė luftės kundėr robėrisė
osmane nė tetor 1912 do tė nisin luftėn e parė ballkanike pėr pushtimin dhe
coptimin e tėrėsisė sė tokave shqiptare. Sė kėndejmi, mund tė konkludojmė se
Diplomacia evropiane derisa mė 18 gusht 1912, nuk e pranoj rezultatin e
luftės ēlirimtare tė shqiptarėve dhe vėnjen e kufijve, pas disa muajsh nė
konferencėn e Londrės, po ajo diplomaci do tė pranojė ndėrrimin e kufijve nė dobi tė shteteve ortodokse tė
Ballkanit. Dhėnia e
alarmit pėr rrezikun nga coptimi i tokave
shqiptare Pėr ta alarmuar popullin shqiptar
dhe tė gjitha kancelaritė e Evropės, pėr rrezikun qė po i kanoset trojeve
etnike shqiptare, mė 14 tetor 1912 nė Shkup(nė
shtėpinė e atdhetarit Sali Gjuka), Komiteti Shpėtimi qė nė popull njihej
edhe si Komiteti i Shpėtimit Kombėtar dhe organizata Shoqėria e Zezė pėr
Shpėtim mbajtėn njė mbledhje tė jashtėzakonshme. Nė kėtė mbledhje, tė
kryesuar nga Nexhip Draga, e ku morėn pjesė: Mithat Frashėri, Sali Gjuka,
Nexhip Draga, Bedri Pejani etj, pasi u konkludua se Turqia po i numėronte
ditėt e fundit nė Ballkan... u morėn kėto vendime: 1. Me ia drejtue njė proklamacion
Fuqive tė Mėdha. 2. Me formue njė
delegacion pėr mi shkėputė Malet e Shkodrės prej lidhnisė qė patėn ba me
Malin e Zi (Malėsia e Shkodrės ishte lidhur me Malin e Zi pėr luftė
tė pėrbashkėt kundėr forcave osmane nė Shkodėr). 3. Ky delegacion ka me
pas edhe njė kompetencė tė plotė pėr t“u marrė vesh me krahinat e tjera tė
Shqipnisė pėr tė shpėtue atė prej rrezikut tė coptimit. Nė
zbatim tė kėtyre vendimeve, mė 16 tetor 1912 nė Shkup konsullatės
austro-hungareze dhe gjermane iu dorėzua njė proklamat, ku thuhet: ...Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi kanė shpallur
luftė me qėllim zgjerimi tokėsore ose pėr pėrhapjen e ndikimit politik,
prandaj edhe ne shqiptaret po rrokim armėt pėr tė mbrojtur tokėn tonė. Pėrveē
kėsaj vemė nė dijeni Fuqitė e Mėdha se nuk do tė njohim emėrtime tė tilla si
Stara Serbija (Serbia e vjetėrdhe Epir, ose forma politike dhe
administrative tė posaēme lidhur me disa pjesė
pėrbėrėse tė atdheut tonė. Ndėrkohė edhe pėrfaqėsuesve diplomatik rus,
francez, anglez dhe atyre italianė u ėshtė dorėzuar njė proklamatė me vulė tė Shoqėrisė sė Zezė pėr Shpėtim, nė tė cilėn
thuhet: Shqipnia i ka rrokur armėt jo pėr me forcue dominacionin e Turqisė
nė Ballkan, por pėr me i dalė zot tanėsisė tokėsore e lirisė sė Shqipnisė.
Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmė se sido qė tė jetė fati i armėve, shqiptarėt nuk kanė me pranue pėr katėr vilajete
veē se njė formė politike e njė formė sundimi, dmth njė formė tė vetme
qeverisjeje. Pas
kėtyre aktiviteteve, mė 18 tetor 1912(nė ditėn e
sulmit tė Serbisė nė Pėrpallac e Merdar)anėtarėt e delegacionit tė zgjedhur
nė mbledhjen e Shkupit: Mithat Frashėri, Sali Gjuka, Rexhep Mitrovica, Bedri
Pejani, e lanė Shkupin dhe duke shkuar nėpėr Mitrovicė, Pejė, Gjakovė, Has,
Tejdrin, Guci, Plavė, Kurbin, Mirditė, Durrės, Tiranė, nė Elbasan e gjetiu, i
dhanė frymė idesė pėr thirrjen e njė Kuvendi Gjithėshqiptar. Madje nė Pejė,
Gjakovė, Has, Guci, Plavė... kishin marrė nėnshkrime nga paria, duke i autorizuar qė tė vendosnin pėr tė mirėn e Shqipėrisė nė
emėr tė Kosovės. Kėtij delegacioni prej katėr vetėsh, nė Durrės iu bashkua
Dom Nikollė Kaēorri, nė Krujė-Mustafė Asimi(Kruja),
nė Tiranė Abdi bej Toptani e Syreja Vlora. Kėta tetė(8)atdhetarė
tashti pėrbėnin Komitetin e Pėrkohshėm tė Shqipėrisė, pėr pėrgaditjen e
Kuvendit pėr Shpalljen e Pavarėsisė, para se tė shkilej Shqipėria nga forcat
e aleancės ballkanike. Pėr kėtė qėllim Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi do tė
udhėtojnė nė shtetet perėndimore. Kuvendi do tė mbahet mė 28 nėntor 1912 nė
qytetin e Vlorės. Lufta e
parė ballkanike-pushtimi dhe coptimi i tokave shqiptare Shtetet ortodokse tė
"Aleancės Ballkanike" sipas njė marrėveshjeje tė fshehtė, nė tetor
1912 nisėn operacionet pushtuese, ndaj trojeve shqiptare. Luftėn i pari e nisi Mali i Zi ,mė 8 tetor 1912 dhe
angazhoi 34 mijė ushtarė tė komanduar nga mbreti Nikolla I. Efektivat
ushtarake tė tij pėrbėheshin prej 4 divizioneve me 11 brigada kėmbėsorie(52
batalione) dhe 322 ēeta territoriale. Kjo ushtri pėr pushtimin e Shqipėrisė u
nda nė tri grupime: -
Grupimi Veri-Lindje u
komandua nga gjenerali Janko Vukotiē dhe kishte pėr detyrė tė marshonte mbi
pjesėn perėndimore tė Sanxhakut, tė kryente veprime luftarake sidomos
nė zonėn e Novi Pazarit dhe pastaj tė marshonte nė drejtim tė Pejės e Gjakovės.
Repartet e kėtyre njėsive do tė pushtonin edhe Plavėn e Gucinė. -
Grupimi i Qendrės u
komandua nga princi Danillo,i pėrbėrė nga divizioni
i dytė dhe i tretė me 6 brigada kėmbėsorie dhe veprimi ushtarak pushtues
ishte drejtimi Tuz-Koplik-Shkodėr. -
Grupimi i Jugut, ose i Bregdetit pėrbėhej nga divizioni i
parė kishte 3 brigada kėmbėsorie me 11 mijė ushtarė dhe misioni i tij
ishte pushtimi i portės sė Shėngjinit, tė Lezhės dhe tė Shkodrės. Pas disa ditėsh, pikėrisht mė 14 tetor edhe Serbia
marshoi nė drejtim tė Kosovės dhe Maqedonisė, ndėrsa pėrkrah saj mė 17 tetor
Bullgaria angazhoi njė divizion prej rreth 40 mijė ushtarėsh nė drejtim tė
Maqedonisė, duke synuar Kumanovėn, Shkupin e Luginėn e Vardarit. Ndėrkaq njė
ditė mė vonė/18 tetor/ Greqia me njė forcė mobilizuese
prej 115 mijė vetash, sulmon Shqipėrinė Jugore pėr tė pushtuar Ēamėrinė. Nė operacionet pėr pushtimin e Kosovės
Serbia angazhoi 286 mijė forca operative me 550 armė
artilerike. Kjo forcė operative ishte e strukturuar nė katėr armata. -
A) - Armata e
parė qė numronte 126 mijė forca, komandohej nga princi
trashėgimtar-Aleksandėr Karagjorgjeviē, me qendėr nė
Vranjė dhe kjo armatė kishte 6 njėsi tė mėdha qė udhėhiqeshin nga shefi
i shtabit Petar Bojoviqi. Nė kuadėr tė kėsaj armate ishin: Divizioni I i Moravės, Divizioni II i Timokut, Divizioni I dhe II i
Drinės etj. Nė Armatėn e parė ishin kėto efektiva: 76 batalione, 30
eskadrone, 40 batari etj. -
B) - Armata e
dytė numėronte 75 mijė forca dhe komandohej nga gjenerali Stepan Stefanoviq.
Qendra e kėsaj armate e kishte zgjedhur vendkomandimin nė Qystendil. Nė
efektivat e saj ishin: 40 bastalione, 5 eskadrone dhe 24 batari. -
C) - Armata e
tretė pėrbėhej prej 63 mijė forcash, tė komanduar nga gjenerali Bozhidar
Jankoviē (udhėheqės i organizatės ēetnike serbe
"Narodna Odbrana") dhe nga shefi i shtabit koloneli Dushan Peshiq.
Kjo armatė vendomandimin e kishte nė Kurshumli. Efektivat e kėsaj armate
ishin: 44 batalione, 9 eskadrone dhe 25 bateri... -
D) - Pėrveē
kėtyre forcave, vepronin edhe repartet ushtarake tė Ibrit e Javorit dhe ato
tė Malit tė Zi, qė nė fakt pėrbėnin armatėn e katėrt, me
njė efektivė prej 35 mijė forcash, me komandant-gjeneralin Mihajlo Zhivkoviē.
Ky grupim ushtarak vendkomandėn e kishin nė Rashkė. Nė kėtė armatė
pėrfshiheshin: 16 bateri dhe 2 eskadrone me 8 bateri
tė divizionit "Shumadia" me 23-mijė veta dhe brigada
"Javori" e komanduar nga kolonel M.Angjellkoviq, qė pėrbėhej nga 8
bateri, 1 eskadron dhe 3 bateri me gjithsej 12 mijė ushtarė. Komandant i
pėrgjithshėm i ushtrisė serbe ishte vetė mbreti
Pjetėr Karagjorgjeviqi, ndėrsa shef i Shtatmadhorisė gjenerali Radomir
Putnik.
Armata e I dhe II serbe, me urdhėr tė shefit
tė Shtatmadhorisė gjeneralit Radomir Putnik, ndėrmori mėsymjen nė drejtimin:
Vranjė-Kumanovė-Manastir-Elbasan(pėr tė kapur luginėn e Shkumbinit), si dhe
nė drejtimin: Nish-Manastir-Selanik, tė ndihmuar nga njė divizion
bullgarė, qė operonte nė kuadėr tė armatės sė II serbe. Ndėrkohė Armata e III
kaloi nė mėsymje-nė drejtimin Kurshumli - Prishtinė - Prizren - Orosh(Mirditė) - Durrės, ndėrsa grupimi i IV nė drejtimet
Rashkė Sanxhak Mitrovicė - Pejė dhe Javor-Selenicė-Prijepojė. Objektivi i afėrt i armatės sė tretė dhe grupimit tė katėrt ishte
kapja e luginės sė Drinit, ndėrsa objektivi i largėt ishte lugina e Shkumbinit
dhe dalja nė detin Adriatik. E tėrė kjo strategji e koncentrimit ushtarak
ishte pėrcjellur me ndihmė logjistike dhe mjekėsore
nga Rusia dhe Franca si dhe prej disa shteteve tė tjera evropiane. Sipas planeve strategjike, forcat serbe
nė drejtim tė Kosovės operuan nė dy etapa. 1.Etapa e parė e
ndarė nė dy faza, pėrfshiu operacionet pėr pushtimin e Rrafshit tė Kosovės
dhe mė pas Rrafshin e Dukagjinit deri nė Luginėn e Drinit. 2.Ndėrkaq
etapa e dytė nis me mėsymjen e forcave serbe nė
drejtim tė Lumės pėr tė dalur nė Adriatik. Qėndresa
shqiptare pėrballė ushtrisė pushtuese serbo - malazeze Pėrballė ushtrisė pushtuese
serbe u gjendėn forcat kryengritėse shqiptare dhe disa efektiva tė vogla turke.
Kryengritėsit shqiptarė ishin dislokuar nė kėto pozicione: 1. Nė veriperėndim tė Shqipėrisė nė gjerėsinė
frontale tė qėndresės: derdhja e lumit Bunė Hot - Kelmend, forcat shqiptare
drejtoheshin nga Ded Gjo Luli; 2. Nė
veri, nė drejtimet kryesore: Pejė Beranė - Bjellopojė me
thellėsi mbrojtjeje nga Berana deri nė Gjakovė dhe nė gjerėsi frontale tė
mbrojtjes: Guci Beranė - Plavė, forcat e qėndresės shqiptare udhėhiqeshin
nga Bajram Curri, ndėrsa nė vijim-drejtimin e Sanxhakut, Pazarit tė Ri, me
thellėsi mbrojtjeje nga Senica deri nė Mitrovicė dhe me gjerėsi frontale:
Selenicė - Jenipazar e mbulonte Isa Boletini. 3. Nė
verilindje, drejtimet Llap-Gollak me thellėsi nga
Merdari nė Prishtinė dhe me gjerėsi frontale: Permalinė-Bujanovc i mbronin
forcat shqiptare nė krye me Idriz Seferin. 4. Nė Lindje, nga Presheva deri nė thellėsi tė
Shkupit me gjerėsi frontale: Bujanovc -
Gjystendil... flamurin e qėndresės e mbanin Hasan Prishtina, Mehmet Deralla i
Tetovės dhe Elez Isufi i Dibrės. 5. Ndėrkaq me kuadrin
e njė mbrojtjeje tė shkallėzuar brenda territorit, ngrihej grupimi luftarak
qė mbulonte hapsirėn e bashkimit tė Drinit tė Bardhė e tė Zi (Lumė). Kėto
forca vullnetare udhėhiqeshin nga patriotėt Ramadan Zaskoci
,Islam Spahija e shumė tė tjerė. Mė 14 tetor 1912 forcat
e Armatės III serbe ishin koncentruar nė kėto zona: Zona e Toplicės
pėrfshinte Divizionin e Shumadisė nė sipėrfaqen Kurshumli - Bajė e
Kurshumlisė; Divizioni i dytė i Moravės ishte i stacionuar nė terenin Merdar
Raqė; Divizioni 2 dhe 3 i artilerisė ishte i koncentruar nė zonėn:
Kurshumli - Bllacė. Nė kėtė teritor ishin pėrqėndruar edhe njė bateri e rėndė
topash dhe bateria 3 e tė ashtuquajturave haubica qė kishin mundėsi tė
gjuajnė me frekuenca tė gjata. Ndėrkaq,nė zonėn e
Medvegjės ishin koncentruar: Brigada e parė e Moravės dhe Divizioni i dytė i
Drinės nė territorin Ratkocer Merkonjė - Medvegjė; brigada e parė e Moravės
ishte koncentruar nė terenin Dukat - Maja e Topallės - Tullar, ndėrsa
divizioni i parė malor dhe bateria e 4-t e haubicave ishte e koncentruar nė
sipėrfaqen Medvegjė - Lebanė. Nga
grupi i Toplicės ishin koncentruar kėto forca serbe: Divizioni I i Shumadisė nėpėr Lumin e Bajės deri nė Perpalac, me
qėllim tė depėrtimit kah Podujeva dhe Prishtina. Regjimenti 11(batalioni 1 dhe 2 me baterinė e 6 fushore)ishin
pėrqėndruar nė shkrepat e Dabishevcit; Regjimenti 12 ishte vendosur nė nyjėn
strategjike Perpallac(batalioni 1 dhe 2)nė Shushnjakė dhe Erėlishtė deri te
Kėrtoku(batalionet 3 dhe 4 me bateritė 4 dhe 5 fushore)duke marrė pozicione
vrojtuese nė lidhje me njėsitė ushtarake nė Dabinoc... Tė gjitha kėto forca
vetėm e pritnin urdhėrinė pėr tė sulmuar forcat kufitare shqiptare dhe pėr tė
depėrtuar brenda nė Kosovė. Beteja e parė e pėrgjakshme nė mes
forcave kryengritėse shqiptare dhe forcave serbe u zhvillua nga 14/15 tetor
1912, nė zonėn kufitare tė Merdares pėr t“u shtrirė mėpastaj nė tė
gjitha hapsirat frontale. Nė tė vėrtet nė teritorin e Merdarit, sipas tė
dhėnave serbe, aradhat ēetnike pa lejen e Komandantit tė Armatės III dhe
Divizionit II tė Moravės i sulmuan forcat kufitare shqiptare, mirėpo nė kėto
luftime forcat shqiptare dolėn fitues. Ndėrkohė, komanda serbe mori masa
mobilizuese, por megjithatė, njė krahė tė ushtrisė e pėrfshiu paniku dhe u
larguan nga fronti. Deri mė 18 tetor, me urdhėr tė
komandės serbe, me qėllim tė shkaktimit tė konflikteve tė vogla, krijimit tė
frikės nė popull dhe depėrtimit sa mė lehtė nė Kosovė, nė brendėsi tė
Kosovės(fshehtas) u futėn katėr aradha ēetnike, si: 1. Aradhėn Ēetnike tė Llapit, nėn komandėn e
kapiten Vojisllav Tankosiqit, 2. Aradhėn Ēetnike tė Lisicės, nėn komandėn e
kapiten D.Sekuliqit, 3. Aradhėn Ēetnike tė Llukovės, nėn komandėn e
kapiten P.Bllazhariqit dhe 4. Aradhėn Ēetnike tė
Gjilanit nėn komandėn e kapiten B.Simiqit." Dhe, mė
18 tetor nė tė gjitha vijat e frontit u pėrhap zjarri i luftės. Gjatė kėtyre
luftimeve tė pėrgjakshme, ushtria pushtuese
serbe pėsoi humbje tė mėdha, ku pati 1400 tė vrarė e tė plagosur. Pas
disa ditė luftimesh tė pėrgjakshme, forcat e qėndresės shqiptare nėn
presionin shkatrrimtar tė zjarrit artilerik tė trupave pushtuese serbe, u
tėrhoqėn nė drejtim tė Podujevės. Nė afėrsi tė Podujevės (te
Merēezi) divizioni i Shumadisė - hasi nė rezistencė tė forcave shqiptare,
mirėpo pėr shkak tė epėrsisė ushtarake dhe artilerisė sė rėndė, kėto forca
detyrohen sėrish tė tėrhiqen. Gjatė kėtij operacioni, forcat serbe duke e
pėrdorur tėrė artilerinė e rėndė, dogjėn e rrafshuan me
tokė shumė fshatra tė Llapit. Pėrkundėr rezistencės shqiptare, natėn e
20/21 tetorit 1912 ushtria serbe e pushtoi Podujevėn dhe menjėherė vendoset
regjimi ushtarako-policor nė tėrė regjionin e Llapit. Komandanti i Armatės sė tretė serbe gjenerali Bozhidar Jankoviq me
qėllim tė depėrtimit sa mė tė lehtė nė drejtim tė Prishtinės dhe gjetiu, lėshoi
njė proklamatė tė shkruar me germa ēirilike nė gjuhėn shqipe tė titulluar:
"T Tona Fiseve n`Shqipni, or vllazni", nė tė cilėn i ftonte
shqiptarėt qė tė mos i bėjnė rezistencė ushtrisė serbe, sepse ajo kishte
ardhur si "mike e shqiptarėve" pėr "tė pėrzėnė ushtrinė turke
nga Ballkani"! Nė fund tė proklamatės porositen shqiptarėt, qė nėse do
tė shtinin nė ushtrinė serbe "pushk n kemi me qit m
qato, qi qetė nė ne, elle na lasht Zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi,
e katundin, qi na kthen pushk n,e qato qi na pret vllaznisht, kemi me perqaf
vllanisht, sikur vllau vllaun, se po bim m nji dor: Bes n e Zotit, dretėn e
njerzin, e nė qetrėn po bajim arm e zjarm..." Gjatė kėsaj faze bie nė sy tėrheqja
dhe shmangia e efektivave turke nga ballafaqimet e armatosura me ushtrinė serbe... Kjo tėrheqje pa qėndresė (e turqėve)
sidomos e reparteve tė Baftjar Pashės nga Mitrovica nėpėr Drenicė pėr nė
Gostivar dhe e 12 reparteve tė divizionit 21 tė Xhavit Pashės nga Sanxhaku,
nėpėr Has e Lumė pėr nė Dibėr, dėshmojnė qartė, pėr arritjen e njė
marrėveshjeje serbo-turke: qė kėto forca tė tėrhiqen pa gjakderdhje nga tokat
shqiptare. Mė 22
tetor 1912, Divizioni i Shumadisė dhe ai i Moravės
tė armatės III e sulmuan Prishtinėn dhe pas njė lufte tė pėrgjakshme nė
grykėn e Teneshdollit, pėr munges municionesh Prishtina ra nė duar tė tyre.
Menjėherė pas hyrjes sė ushtrisė serbe nė Prishtinė, filloi aksioni pėr
ēarmatimin e shqiptarėve nga kufiri deri nė Prishtinė. Mė 24 tetor pa u
ndalur fare, ushtria serbe nis njė operacion me pėrmasa
shfarosėse nė drejtim tė Ferizajit dhe Kaēanikut. Pas luftimeve tė
pėrgjakshme, forcat serbe me pėrdorimin e gjithė
arsenalit tė artilerisė sė rėndė, mė 25 tetor futen nė Ferizaj, ndėrsa njė
ditė mė vonė marrin nėn kontroll edhe Kaēanikun. Krahas kėtyre operacioneve
(tė armatės sė III), nė krahun lindor operonin 126 mijė trupa tė armatės sė
parė(I). Kėto forca gjatė marshimit nė drejtim tė
Shkupit, hasėn nė rezistencė tė forcave kryengritėse shqiptare dhe nga 22-24
tetor 1912 nė Kumanovė u zhvillua beteja mė e madhe deri atė kohė. Beteja e
Kumanovės u zhvillua midis malit Kozjak nė lindje, Malit tė Zi tė Shkupit nė
perėndim, midis lumenjve Pqinje dhe Lumit tė Madh nė jug, si dhe nė veri tė
fshatrave Llojan, Karabiqan, Nikulan dhe Strezovc. Nė Betejėn e Kumanovės, e
cila mendohet se ishte vendimtare pėr fatin e luftės sė vitit 1912, armata
serbe pati 21 oficerė dhe 702 ushtarė tė vrarė. Qėndresa heroike e forcave
shqiptare qė drejtoheshin nga Hasan Prishtina, gjeneral Mehmet Deralla, Elez
Isufi dhe Idriz Seferi, nė saje tė forcave serbe shumėfish mė tė mėdha dhe
pėrdorimit tė armėve artilerike, u thye mė 24 tetor. Ato ditė, tė gjitha
fshatrat shqiptare mbetėn tė boshatisura dhe afėr 150 mijė tė ikur u
pėrqėndruan nė Shkup. Pas betejės sė Kumanovės dhe
pushtimit tė qytetit, mė 26 tetor 1912 ushtria serbe pushton pa luftė edhe
Shkupin. Gjatė rrugėtimit pėr nė Shkup ushtria serbe vrau e masakroi pa
mėshirė rreth 2 mijė shqiptarė. Ato ditė, pas rėnjes sė Shkupit, ushtria
serbe i kap tė gjallė, 13 krerė Kryengritjes Kombėtare Shqiptare si: 1. Hasan Prishtinėn (ai
u kap nė rrethinėn e Shkupit derisa po bėnte pėrpjekje mbinjerėzore tė
rezistencės dhe me tėrė qenien pėrpiqej tė pengonte tėrheqjen dhe
shpėrnguljen e popullit shqiptar nga friga e barbarisė serbe); 2. Nexhip Dragėn nga Mitrovica; 3. Seid Efendin nga Shkupi; 4. Shaban Pashėn nga Prishtina; 5. Qemajl Beun nga Shkupi; 6. Hurshid Omerin nga Prishtina; 7. Rushit Beun nga Dobratini i Prishtinės; 8. Muharrem Efendin nga Prishtina; 9. Xhemajl beun nga Prishtina; 10.
Jashar Pashėn nga Peja; 11.
Ibrahim bej Kokola nga Prishtina; 12. Idriz
Seferin nga Gjilani; 13. Kasum
Seferin nga Gjilani; 14.
Mustafė Muhsinin nga Stambolli, profesor i Gjimnazit nė Shkup. Tė arrestuarit
internohen dhe izolohen nė Kėshtjellėn e Beogradit. Duke qenė nė burg, komandanti i armatės sė III (B.Jankoviē) me qėllim tė
"qetėsimit" tė gjendjes nė Kosovėn e pushtuar, kėrkoj ekzekutimin e
kėtyre prijėsve, ndėrsa qeveria serbe pėr shkak tė famės qė kishin ata nė
popull, iu shmang njė veprimi tė kėtillė. Pas qėndrimit disa muajsh, mė 16
maj 1913 ata do tė lirohen nga burgu me kusht
"se do tė bėhen qytetarė lojalė tė mbretėrisė sė Serbisė". Nė
ngjarjet e mėvonshme, ndonėse emrat e disave nga tė liruarit nuk do tė
pėrmenden kurrėnjėherė (ndoshta pėr shkak tė lojalitetit ndaj pushtuesve), tė
tjerėt nė krye me atdhetarin Hasan Prishtina do t'i bashkangjiten qėndresės
shqiptare deri nė vdekje. Me betejėn e Kumanovės gjegjėsisht me pushtimin e Shkupit dhe pėrgjithėsisht tė Rrafshit tė
Kosovės, pėrfundon faza e parė e luftrave pushtuese serbe nė Kosovė dhe
fillon faza e dytė (e etapės sė parė) pėr pushtimin e Rafshit tė Dukagjinit. Luftrat
e pėrgjakshme nė Rrafshin e Dukagjinit Operacionet pushtuese tė
ushtrisė serbo-malazeze nė drejtim tė Rrafshit tė Dukagjinit, filluan qysh mė
30 tetor 1912, kur shėrbimi i zbulimit tė armatės sė
III njoftoj komandėn supreme tė saj "se prijėsit shqiptarė po thėrrisnin
nėn armė lumjanėt dhe fiset pėrqark" nė Dukagjin. Nė operacionet
mėsymėse drejt Prizrenit dhe Gjakovės u angazhuan divizionet
"Shumadia-1" dhe "Drina-2", ndėrsa Brigada
"Morava" operonte drejt Tetovės, nė krahun e majt tė kėtyre dy
divizioneve.
Pėrleshjet e para me forcat e qėndresės shqiptare nisėn nė rrethinat e
Ferizajit, nė fshatin Skullupovė dhe nė Hanin e Zborcit pėr tė vazhduar mė
pas nė Shtimje e nė Duhėl-Grykė tė Carralevės. Nė pozicionet: Gryka e
Carralevės - Qafa e Duhlės - Llapushė, qė nga 21 tetori ishin rreshtuar
forcat shqiptare tė ardhur nga Luma, bajraku i Pėrdrinit e tė Ostrozupit. Nė
krye tė kėtyre forcave ishin: Ramadan Zaskoci, Sali Spahija, Qazim Lika,
Ahmet Qehaja, Cen Daci, Ramadan Ēejku - nga Luma; Abaz Bajraktari nga
Ostrozupi; Rexhė Bardhi e Ramadan Shabani nga Kijeva; Hasan Hyseni, Dostan
Kabashi nga Suhareka, Rexhė Ali Mehmeti nga Hasi e shumė tė tjerė.
Njėkohėsisht me kėto beteja tė pėrgjakshme,
nė pjesėn veriperėndimore dhe verilindore tė Kosovės, (nė drejtim tė Rrafshit
tė Dukagjinit), pasi e kishin pushtuar Beranėn (Ivangradin), Plavėn, Gucinė,
Jeni Pazarin, Rozhajėn, Javorin... ia mėsynė forcat e grupimit
lindor-malazez dhe ato tė grupimit tė katėrt serb (njėsia e Ibrit). Forcat
serbo-malazeze pas thyerjes sė qėndresės shqiptare nė rrethinat malore tė
Pejės, me 30 tetor u futėn nė kėtė qytet pa luftė.
Nė tė vėrtet qyteti i Pejės iu dorėzua forcave pushtuese, nga paria
bashibozuke e prirė nga Sefedin Mahmut Begolli, pasi nėnshkroi aktin e
tradhtisė njė ditė pėrpara (29 tetor) nė Ēafė tė Paklenit - me gjeneralin e grupimit lindor malazez Janko Vukotiqin.
Pėr kėtė shėrbim, me rastin e formimit tė
administratės "krahinore" nė Pejė (mė 3 nėntor 1912), Sefedin
M.Begolli do tė emrohet kryetar i gjykatės. Nė operacionet pushtuese,
drejt Deēanit e Gjakovės, gjatė datės 1-3 nėntor 1912, forcat serbo-malazeze,
nė malet e Junikut dhe te "Kėrrshi i Mergegės" u pėrballėn me forcat shqiptare tė udhėhequra nga Bajram Curri, Bajram
Daklani etj. Mirėpo pėr shkak tė epėrsisė numerike dhe pėrdorimit tė
artilerisė sė rėndė, forcat e qėndresės shqiptare tėrhiqen nė vijėn
strategjike pėrgjatė Qafės sė Morinės. Ndėrmjet 5/6 nėntorit
1912, trupat serbe dhe malazeze pushtuan Gjakovėn, dhe pas njė grindjeje
ndėrmjet tyre, kėtė qytet e ndanė nė dy pjesė, sipas pėrroit tė Taphanės(lumit Krena)qė kalon mespėrmes qytetit. Kjo grindje nė
mes tė ushtrisė serbe e malazeze u bė se kush do ta zotėronte Gjakovėn.
Gjakova ndoshta ishte i vetmi qytet qė atėkohė u nda nga forcat aleate, tė
cilat pushtonin bashkarisht tokat shqiptare. Forcat e Grupimit tė gjeneral J.Vukotiēit
nga 20 nėntori, do t“i shkojnė nė ndihmė Grupimit tė
Qendrės, me rreth 5500 trupa nė pėrforcim tė rrethimit tė Shkodrės. Derisa zhvilloheshin luftime tė
pėrgjakshme pėr mbrojtjen e Gjakovės, Divizionet "Shumadia-1" dhe
"Drina-2" duke e pėrdorur tėrė arsenalin e armatimit tė rėndė ndaj
fshatrave shqiptare nė Shtimje e Grykė tė Carralevės, synonin pushtimin e
Prizrenit. Mė 25 tetor 1912, ndonėse nė Grykė tė Carralevės ishin
fortifikuar rreth 3-4 mijė kryengritės shqiptarė, nė njė pėrleshje triumfuan
mbi forcat serbe, tė cilat u detyruan tė tėrhiqen pėrkohėsisht. Ndėrkaq nė
sulmin e dytė ajo arriti t“i thejė forcat shqiptare. Pas thyerjes sė
qėndresės nė Carralevė e nė Qafė tė Duhlės, forcat shqiptare tėrhiqen drejt
jugut, pėr t“u pėrqėndruar nė zonat malore tė Pashtrikut, Koretnikut,
Gjallicės(Pikllimės) e tė Sharrit. Nė mėngjesin e 3 nėntorit1912,
ushtria serbe hyri nė Prizren pa hasur nė rezistencė nga shqiptarėt, duke
marshuar nėpėr qytet, me qėllim tė demonstrimit tė
forcės para popullsisė sė paarmatosur shqiptare. Vetėm ditėn e parė, ushtria
serbe rrugėve tė qytetit dhe nėpėr shtėpitė e tyre vrau rreth 400 shqiptarė
tė pafajshėm. Mė 5 nėntor, nė Prizren u vendos edhe komanda e armatės sė III
serbe nė krye me komandantin famkeq gjeneralin Bozhidar
Jankoviq. Forcat e ushtrisė serbe
(armata III dhe grupimi i katėrt) dhe forcat e grupimit lindor malazeze, pas
tri jave luftimesh tė pėrgjakshme, tė shoqėruara me
vrasje e masakrime tė shumta nė gra, pleqė e fėmijė dhe shkatėrrime e djegje tė
qindra fshatrave shqiptare, arriti ta pushtojė Kosovėn.
Forcat pushtuese serbe, nė javėn e parė tė nėntorit 1912 qenė
pozicionuar nė gjerėsinė frontale: "nga rrėza e
qytetit tė Shkodrės - Plavės e Gucisė - Rrėzė Qafės sė Morinės nė Malėsi tė
Gjakovės - rrėzė Qafės sė Prushit nė Has - rrėzė Qafės sė Zhurit nė Lumė dhe
rrėzė Gurit tė Zi (Sharr) - Tetovė. Ndėrkaq nė gjerėsinė e ngushtė frontale
nė drejtim tė Lumės, dy divizionet e eskalionit tė parė (Shumadia-1 dhe
Drina-2) tė armatės sė III, shtriheshin nė vijėn "... Gjakovė - Ura e
Fshejtė Planejė Kobajė Leskovec - Guri i Zi nė
Sharr (pjerrėsia perėndimore). Kėtu mbyllet faza e dytė e etapės sė parė tė
luftimeve pushtuese dhe nis pėrgaditja e etapės sė dytė tė operacioneve serbe
pėr pushtimin e Lumės dhe daljen e saj nė Detin Adriatik, synim ky i
kahmotshėm i saj. * *
* Referencat 1.Dr.T.Abdyli:
Hasan Prishtina nė lėvizjen kombėtare e demokratike shqiptare 1908-1933,
Prishtinė 2003, fq.100. 2.ASHSH - Instituti i historisėHistoria e popullit shqiptar(II), Tiranė
2002-Toena, fq.463. /G.Demiri(Ratkoceri), Kryengritja shqiptare e vitit 1912,
Tiranė 1997, fq.11 3. Po
aty, fq.467 4.Dr.T.Abdyli:
Hasan Prishtina...monografi, Prishtinė 2003, fq108,/
J.Kadishani: Sadik Rama-Gjurgjeviku (1872-1944), Prishtinė 2003,
fq.112. 5.I.Halilaj,
Luma pėr pavarėsinė e 1912-ės, Dy drinat(Revistė
shkencore dhe kulturore), nr.8 , Bicaj- Kukės , maj 2006, fq.29. 6. Nė
kuvendin e Junikut krahinėn e Lumės e pėrfaqėsuan: Islam Spahiu, Ramadan
Zaskoci, Sheh Salihi, Alush Agė Luma, Nezir Bajraktari e tjerė. 7.
/Historia e shqipėrisė dhe e shqiptarėve, Prizren 2001, fq.156. /Gazeta:
Liria e Shqipėrisė, Sofje nr.43, 31.V.1912 J.Kadishani:vepra
e cituar, fq.113./ Instituti i historisė:Isa Boletini dhe koha e tij,
Prishtinė 1998, fq.42 ./Dr.F.Pushkolli:vepra e cituar,fq.63. 8.
G.Demiri(Ratkoceri) , vepra e cituar, fq. 56 57. 9
Dr.T.Abdyli: Hasan Prishtina, nė lėvizjen kombėtare e demokratike shqiptare
1908 - 1933, Prishtinė 2003, fq.116 /Dr.Xh.Shala: Marrėdhėniet shqiptaro -
serbe 1912-1918, Prishtinė 1990; /Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare
1875-1912, Tiranė, 1978, fq. 240-241 ./Dr.Sh.Rahimi: Lufta e shqiptarėve pėr
autonomi (1897-1912)Prishtinė 1978, fq.206. 10.
Instituti i historisė: Isa Boletini dhe koha e
tij, Prishtina 1998, fq.80. Gazeta: Narodna Pravda, 16.06.1912; Albanskoto
vstanie, Bulgaria - 10.07.1912 11.
Istituti i historisė: Isa Boletini
vepėr e cituar,
fq.99. 12. po
aty, fq.485 13.
Historia e popullit shqiptar, Tiranė 1994 14. Nė
kohėn kur kryengritėsit shqiptarė e ēliruan Prishtinėn dhe
zhvilloheshin bisedimet ndėrmjet palės shqiptare dhe asaj turke nė
Prishtinė, nė Fier u mbajtė njė mbledhje e patriotėve shqiptarė e
kryesuar nga Ismail Qemaili . Dhe nga kjo mbledhje i dėrgohet njė telegram
Hasan Prishtinės, qė t“i pėrfaqėsonte ata nė bisedime . (G.Demiri (Ratkoceri,
vepra e cituar, fq. 66) 15.
Dr.T.Abdyli:vepra e cituar, fq. 128-129 *Gjatė procesit tė bisedimeve
Isa Boletini, Riza Beu, beglerėt e Pejės dhe turkoshakėt tjerė, sollėn
pengesa serioze nė imponimin e kėrkesave tė shtruara palės turke nga Hasan
Prishtina. Tė ndikuar nga propagandaantishqiptare, kėta krerė tė luhatshėm
haptas deklaruan se: Na nuk duem autonomi dhe nuk mund tė ndahemi prej
osmanlive (citat nga libri <Njė shkurtim kujtimesh> tė shkruar nga
Hasan Prishtina.) 16.Po
aty 17.Dr.T.Abdyli:
vepra e cituar, fq. 133 135 /cituar nga libri i
Hasan Prishtinės :Njė shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare tė vitit
1912, Bari 1925 ./J.Kadishani: Sadik Rama - Gjurgjeviku(1872-1944),
Prishtinė 2003, fq.121-122. /Dr.F.Pushkolli: Mbrojtja kombėtare shqiptare e
Kosovės 1878-1990, Prishtinė 1991, fq.64-65. 18.
Dr.T.Abdyli: Vepra e cituar, fq.149-150. / Sh.Hoxha - Luma nė luftėrat pėr
liri, Tiranė 2002, fq.152/153. 19.
Prof.Dr.H.Bajrami:Si e okupoi Serbia Kosovėn mė
1912(1),Prishtinė 2003,fq.64. *.
Sipas tė dhėnave tė Islam Riza Spahiut nga Kolesjani i Lumės, nip i atdhetarit Islam Spahija,del se: Islam Spahija nuk ka
qenė vet nė Shkup nė gusht tė vitit 1912 ,pėr shkak se ishte i moshuar dhe se
ai atje ėshtė pėrfaqėsuar nga njė i fisit tė tij: Sali Spahija. Por nėLetrėn e krenėveSaliu ka nėnshkruar si pėrfaqėsues i
Lumės Islam Spahija, sepse ai njihej si udhėheqės i krahinės. (citat i marrė nga libri i Shefqet Hoxhės:Luma nė luftrat
pėr liri, fq.166. 20.G,Demiri
(Ratkoceri), vepra e cituar, fq.71 ( GazetaLiri e Shqypnisė, nr.53, mė 16
gusht 1912). 21. -
Doktrinės politike agresive serbe pėr ta pushtuar Kosovėn dhe viset tjera shqiptare,
nuk i ka ndihmuar askush mė tepėr se sa politika dyftyrėshe e
Austro-Hungarisė, edhe pse nė historiografinė shqiptare dominon mendimi i
rremė se Austrohungaria e ka ndihmuar popullin shqiptar. Pėr tė
argumentuar ndihmėn asustrohungareze dhėnė serbisė, nisemi nga konventa
sekrete nė mes tė Serbisė dhe Austrohungarisė tė bėrė mė 28 qershor 1881. Nė nenin VII tė kėsaj konvente
thuhet: Nėse me krijimin e ngjarjeve, zhvillimi i
tė cilave nuk mund tė parashikohet, Serbia do tė jetė nė gjendje qė tė zgjerohet
nė drejtim tė kufijve tė saj jugorė(duke pėrjashtuar Sanxhakun e Novi
Pazarit), nė kėtė drejtim Austro-Hungaria nuk do ta kundėrshtojė dhe njėherit
do tė angazhohet qė edhe fuqitė e tjera tė pajtohen pėr qėndrim tė kėnaqshėm
pėr Serbinė. (Shih: Dr.F.A.Probram: Die politischen
Geheimvertrage Osterreich-Ungarns 1878-1914,I, fq.18-20) Citat i marrė nga
libri i Prof.Dr.H.Bajrami: Si e okupoi Serbia Kosovėn mė 1912, fq.27-28. -Doktrinės politike serbe
i kontribuo edhe Marrėveshja nė mes tė Rusisė e Austro-Hungarisė mė 17 maj
1897 ,ku asnjė dokument tjetėr i Fuqive tė Mėdha
s“ka qenė mė tragjik se ky pėr shqipėrinė. Nė pikėn 3 /b tė kėsaj
marrėveshjeje tekstualisht thuhet: Pjesa e pėrfshirė midis Janinės nė Jug dhe Liqenit tė Shkodrės nė veri me njė shtrirje tė
mjaftueshme nga ana e lindjes, do tė formojė njė shtet tė pavarur me emrin
Principata e Shqipėrisė, duke pėrjashtuar ēdo sundim tė huaj. C)Pjesa tjetėr e territorit
disponueshėm do tė ndahet nė mėnyrė tė drejtė midis shteteve tė vogla tė
ndryshme tė Ballkanit qė ekzistojnė sot. Nė kėtė ndarje Austro-Hungaria dhe
Rusia ruajnė tė drejtėn qė tė merren vesh nė kohėn e duhur...
( A.F.Pribram, Les treites politiques
secrete de L Aitriche-Hongrie, I Pris 1923 fq. 109.) Duke u nisur nga citati i
sipėrtheksuar,shtrohet pyetja se a nuk u realizua
kjo marrėveshje nė Konferencėn e Londrės mė 1913, duke e pranuar njė gjysėm
Shqipėrie....?! -Mė 1903 u realizua edhe konventa sekrete nė mes
Austro-Hungarisė dhe Greqisė, ku nė njė pasus thuhet: Austro-Hungaria
e pranon sferėn e interesit grek deri te lumi Shkumbin, nė jug tė Durrėsit,
kjo do tė thotė nė tėrė Vilajetin e Janinės dhe njė pjesė tė Vilajetit tė
Manastirit dhe deri nė ata kufijė monarkia i pranon interesat greke. Greqia
nga ana e saj pranon sferėn e interesit austriak nė tėrė Vilajetin e Shkodrės
dhe nė tėrė Maqedonin deri tė selaniku.Kjo konventė sekrete mbetet nė fuqi
edhe nė rast tė ndėrrimit tė status quos nė Ballkan, deri nė atė rast tė
shkatėrrimit tė integritetit tė perandorisė osmane, me ē““rast tė dy shtetet
obligohen qė tė ndihmojnė njėra tjetrėn. Nėnshkrimin nė kėtė Konventė e kanė vėnė Cari Franc Jozef nė emėr tė
Austro-Hungarisė dhe Mbreti Gjorgje nė emėr tė Greqisė. Kėtė Konventė e ka
botuar nė qershor 1906 gazeta e Romės: Courrier
des Balkans. /Kėto citate u morėn nga libri i prof.Dr.Hakif Bajramit: Si e
okupoi Serbia Kosovėn mė 1912, Prishtinė 2003, fq.27-32. 22.
Dr.Xh.Shala: Vepra e cituar, fq.45. 23.
Dr.Xh.shala: Vepėr e cituar mė lartė. 24.
Ideja pėr themelimin e njė aleance tė shteteve ortodokse ballkanike
ėshtė bėrė nė vitin 1908 nga Ministri i punėve tė jashtme tė Rusisė
Izvoleski, me qėllim tė realizimit tė planit
pansllavist tė Nikollaj Danillevskit. Fillimisht pėr kėtė ēėshtje do tė
bisedojnė Serbia me Bullgarinė, pastaj nė prill 1911
do tė bashkohet edhe Greqia dhe nė kėtė mėnyrė do tė krijohen konturat
sllavo-ballkanike pėr bashkimin ushtarak tė tė gjithė ortodoksve, strukturė
kjo me tė cilėn komandonte pėrfaqėsia ruse nė Stamboll, duke u bazuar
pikėrisht nė programin e Nikollaj Danillevskit. 25.
Instituti i historisė:Kosova, nr.20/21, Prishtinė
1998/1999, fq.84 /cituar: Vojna meddu Bulgarija u Turcija 1912-1913 god.,Tom
i , Podgotovska na vojnata, Sofija 1937, str.47./ 26.
Sh.Braha: Beteja e Drinit kundėr agresionit serb(nėntor
1912), Prizren 2000, fq.31; /Sh.Braha:Gjenocidi serbomadh dhe qėndresa
shqiptare, (1844-1990), Gjakovė 1991, fq.135. 27.
Dr.Xh.Shala- Marrėdhėniet shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtine 1990, fq.52;
/A.Puto: Pavarėsia shqiptare dhe
diplomacia e Fuqive tė Mėdha 1912-1914, Tiranė 1978; /Piro Tako:Luigj Gurakuqi, Tiranė 1980, fq.179; 28.
Sh.Braha: "Gjenocidi serbomadh dhe qėndresa shqiptare (1844-1990),
Gjakovė 1991, fq.129. /Prof.Dr.H.Bajrami: Si e
okupoi Serbia Kosovėn mė 1912(1), Prishtinė 2003, fq.66-67 /R.Fiēorri:
Ushtritė e huaja nė Shqipėri-1912-1922, Tiranė 2002, fq.92 29.Prof.Dr.H.Bajrami:
Si e okupoi Serbia Kosovėn mė 1912, Prishtinė 2003,
fq.36 30.
Sh.Braha: Vepra e cituar, fq.139 31. Po
aty, fq.138 32.Prof.Dr.H.Bajrami:
vepra e cituar, fq.73-74. 33.Dr.L.Rushiti:
"Rrethanat politiko-shoqėrore nė Kosovė 1912-1918 Prishtinė, Rilindja 1986, fq.17 /Prof.Dr.H.Bajrami:vepra e
cituar, fq.78. 34.
Prof.Dr.H.Bajrami:vepra e cituar, fq.37-38./ 35. Dr.
L.Rushiti: Vepra e cituar, fq.28; /Dr.Xh.Shala:Vepra
e cituar, fq.56-57. 36.
ASHSH- "Kosova nė vėshtrimin enciklopedik", fq.104. /Dr.Xh.Shala:Vepra e cituar, fq.58-59 /A.Stojiqeviq: Istorija
nashih ratova, 1912-1918, Beograd 1932, fq.143. 37.L.Rushiti:Vepra e cituar, fq.134-135; Dr.Xh.Shala:vepra e cituar,
fq.114. /S.Martinoviq - Qėndrimi i ushtrisė serbe ndaj shqiptarėve... nė
vitet 1912 - 1913, Gjurmime albanologjike - VII-1977, Prishtinė 1978, fq259.
/ Shih: AV.II.Beograd P.2, K.13-1/2 ov 1141/13 (raporti i Panta Gavrilloviqit
dėrguar Komandės Supreme Serbe nė Shkup mė 27 nėntor 1912.)
/Sh.Braha:Vepra e cituar , fq.191-192 38.
Sh.Braha - vepra e cituar, fq.192. 39.
B.Ratkoviē- "Prvi Balkanski Rat 1912-1913" Beograd 1975, fq.251 40.
Sh.Braha: Vepra e cituar, fq.144 ./Sh.Hoxha-Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė
2002, fq.171. 41.
L.Rushiti: Vepra e cituar, fq.34-35 42. Po
aty 43.
R.Fiēorri-Ushtritė e huaja nė Shqipėri 1912-1922, Tiranė
2002, fq.48 44.
Sh.Braha: Vepra e cituar, fq.144 (cit. AIH, A.IV.114,
fl.X, fq.43 - njoftim i konsullit austrohungarez nga Prizreni.) |