Shpalime historike
Nė ēifligun e Esat Pashė Toptanit
Nė vitin 1908, Gabriel
Louis Jaray historian dhe gazetar francez, i njohur pėr pėrshkrimet e
udhėtimeve, njė nga njohėsit mė tė mirė tė ēėshtjeve tė Europės Qendrore,
Italisė, Ballkanit, Rusisė, etj, ndėrmori njė udhėtim nėpėr viset shqiptare
duke u nisur fillimisht nga Shkupi. Qė kėtu ai kaloi nėpėr Kosovė (Prishtinė,
Mitrovicė, Pejė, Gjakovė, Prizren) pastaj nė Kukės, Lumė, Mirditė etj. Jaray
e vijoi udhėtimin e tij nė gusht-shtator 1909 nėpėr viset e tjera shqiptare:
nga Vlora nė Durrės, Tiranė, Elbasan, Strugė, Resnje. Gjatė muajit gusht,
Jaray, ishte i pranishėm nė Tiranė, ku takoi edhe Esat Pashė Toptanin. Janė
mbresėlėnese pėrshkrimet e kėtij takimi, ndėrthurur me informacionet dhe
analizat historike e politike, por edhe me portretizimin e kėtij personazhi
tė veēantė. Ky rrėfim nė formėn e njė ditari, ėshtė pjesė e librit Nė mbretėrinė e re tė
shqiptarėve (1914), tė cilin e botoi njė vit pas publikimit tė njė tjetėr
libri mbi vendin tonė Shqipėria e panjohur (1913). Para pak kohėsh kėto dy
libra pėrkthyer nga Asti Papa edhe nė gjuhėn shqipe u botuan nė njė libėr tė
vetėm nga Dituria. Rrėfimi mbi Esat Pashė Toptanin ėshtė marrė nga
kapitulli mbi Tiranėn.
Shkruan: Gabriel Louis - Jaray, 04. 09. 2008
__________________________________
Kėtu mund ta lexoni
pjesėn: Nė
ēifligun e Esat Pashė Toptanit nė origjinal
Esat
pasha doli nė rendin e ditės tė Europės, kur ai bėri marrėveshjen me kral
Nikollėn e Malit tė Zi dhe kur i dorėzoi atij Shkodrėn, si dhe mė pas kur e
shpalli veten si sundimtar i mundshėm i Shqipėrisė dhe bėri njė udhėtim nė
Itali dhe Europė. Por kur unė vajta nė ēifligun e tij, ai ishte vetėm
kryetari i familjes Toptani. Mirėpo ndėrmjet skotės sė bejlerėve tė
Shqipėrisė, familja Toptani ėshtė njė nga mė tė njohurat e mė tė lashtat.
Ashtu si familja Vlora nė Vlorė, si ajo e Begollėve nė Pejė, e Markagjonėve
nė Mirditė, e Biēakve nė Elbasan, edhe familja Toptani zotėron e sundon mbi
Tiranėn dhe rrethinat e saj me fuqinė, me pasurinė, me marrėdhėniet e lidhjet
miqėsore qė ka, si dhe me lashtėsinė e saj. Dhe ndėrmjet kėtyre feudalėve,
pronarė tė mėdhenj tokash nė Shqipėri, prej tė cilėve krerėt mė tė njohur dhe
mė me ndikim janė Ismail Qemali, Zenel beu, Prenk pasha, Dervish beu, njė
vend tė veēantė meriton Esat pashė Toptani.
· Foto: -
Esat Pashė Toptani
Zbėrthimi i
portretit
Unė u paraqita dhe takova njė nga
mė kryesorėt e familjes, Refik bej Toptanin, me tė
cilin do tė nisesha pėr tė vajtur nė Kongresin Kombėtar Shqiptar tė
Elbasanit. Para se tė niseshim pėr Elbasan ne vajtėm
tė dy bashkė, te kushėriri i tij, Esat Pasha. Shtėpia e kėtij tė fundit ėshtė
nė tė hyrė tė Tiranės. Kur sheh atė fushė tė gjerė, tė mbuluar me bar tė gjelbėr, disa pemė, njė shtėpi tė ulėt dhe tė
zgjatur, tė krijohet menjėherė pėrshtypja se ke para syve njė ēiflig tė madh
e tė begatshėm. Atje nė fund, nėn hijen e njė gėshtenje, ėshtė ulur Esat pasha
me disa njerėz tė familjes sė tij. Ai ishte rrėzuar,
kishte thyer kėmbėn, tė clėn e mbante shtirė dhe me zor mund tė ecte disa
hapa.
I veshur mirė e bukur nė mėnyrė
europiane, por me fes mbi krye dhe me njė cibuk tė
gjatė me kokė ari nė dorė, ai tė bėn pėrshtypje me tėrė fuqinė e moshės qė
ka. Ai sapo i ka kaluar tė dyzet vjetėt, ka shtat mesatar dhe sy zhbirues.
Sigurisht qė atij nuk i mungon zgjuarsia dhe aq mė tepėr dinakėria, por mua
mė duket se atij i mungon kultura e vėrtetė. Pėr mė tepėr ai nuk ka as atė
lustėr kulture, tė cilėn e ka fituar kushėriri i tij Refik bej Toptani
nėpėrmjet udhėtimeve qė ka kryer nė shumė qytete tė Europės, si dhe nga
lidhjet qė ka pasur me qytetėrimin perėndimor. Tek
Esat pasha ndihet menjėherė njeriu i luftės, ushtaraku energjik, i vendosur
dhe brutal, por ndoshta shumė mė pak mendjemprehtė nga ēmund tė jenė
beljerėt e tjerė kėtu ose nė vise tė tjera tė Shqipėrisė.
Kundėr
xhonturqve
Kur unė vajta dhe takova Esat
pashėn ishte koha e luftės ndėrmjet shqiptarėve dhe xhonturqve. Kėta tė
fundit menduan tė tregohen mirėdashės ndaj shqiptarėve dhe tu bėjnė atyre
lajka, mandej deshėn qė ti bindin qė tė kishin besim tek ata. Pėr kėtė
qėllim xhonturqit stisėn nė Dibėr mbajtjen e njė kongresi gjoja shqiptar, tė
cilin e detyruan tė miratojė me anė tė njė votimi pagesėn e tatimeve, si atė
tė sė dhjetės, kryerjen e shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak nga shqiptarėt,
pėrdorimin e gjuhės turke si tė vetmen gjuhė zyrtare dhe si gjuhė tė
shkollimit nė Shqipėri, dhe pėrdorimin e gėrmave turke pėr shkrimin e gjuhės
shqipe. Bejlerėt e Shqipėrisė sė Veriut as qė pyetėn fare pėr kėtė kongres
dhe nuk deshėn tė dinė pėr vendimet e tij. Ndėrkaq bejlerėt e Shqipėrisė sė
Mesme dhe ata tė Jugut mendonin se xhonturqve u duhej dhėnė njė pėrgjigje.
Prandaj kundėr dėshirės sė Turqisė dhe me
pikėsynimin pėr tė pohuar vullnetin dhe dėshirat kombėtare shqiptare, ata
vendosėn qė tė mbahej nė Elbasan, mu nė kėrthizė tė Shqipėrisė, njė kongres
kombėtar, thjesht shqiptar, nė tė cilin do tė shpalleshin botėrisht kėrkesat
e shqiptarėve. Nė krye tė lėvizjes ishin Bicakcitė e Elbasanit dhe Toptanasit
e Tiranės. Edhe Esat pasha ishte pėrkrahės i tyre. Nga ana e tyre xhonturqit,
qė i kundėrshtonin kėto pėrpjekje dhe kėrkonin qė ato tė dėshtonin, menduan
tė pėrdornin njė mėnyrė tė stėrholluar, por kjo gjė solli si pasojė zemėrimin
e mėtejshėm tė bejlerėve shqiptarė. Ata caktuan si kajmekam nė Tiranė Hysen
bej Vrionin, i ati i tė cilit Aziz pasha ishte
deputet i Beratit nė parlamentin turk, dhe e porositėn atė qė tė ndiqte njė
politikė sociale tepėr tė ēuditshme. Pėr mė tepėr ata vunė njerėz tė posaēėm
qė tė mbikėqyrnin veprimet e kajmekamit tė ri. Megjithėse ishte shqiptar,
Hysen bej Vrioni, si nėpunės i bindur ndaj eprorėve, u mundua qė tė nxisė dhe
ti kundėrvėrė fshatarėt ndaj pronarėve tė tyre tė tokave, ndėrsa zejtarėt
kundėr bejlerėve. Agjentėt e xhonturqve bridhnin nėpėr pazaret dhe tregjet,
pėrgjatė viseve tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe shpallnin kudo se qeveria e
Stambollit do tua marrė tokėn bejlerėve dhe do tua ndajė atė fshatarėve,
popullit, nėse ky popull do ti qėndronte besnik urdhrave tė Portės sė Lartė.
Xhonturqit shfrytėzuan fanatizmin
fetar dhe luajtėn pėr qėllimet e veta kartėn e dėshirės sė madhe tė
fshatarėve pėr tė pasur tokat e tyre dhe kėshtu ia arritėn qė tė pėrhapnin
njė frymė tė vėrtetė kundėr bejlerėve nė disa fshatra. Kur bejlerėt kėrkuan
tė ngrenė shoqatat dhe klubet e tyre kombėtare, tė cilat ishin qendra ku
mblidheshin shqiptarėt, qė kundėrshtonin politikėn turke, qeveria e
xhonturqve vendosi qė ti ndalojė dhe ti shkrijė
kėto klube dhe shoqata. Pėr kėtė qėllim ajo shfrytėzoi edhe lėvizjen e
fshatarėve. Qeveria e Stambollit e tuboi popullsinė fshatare nė disa katunde
rreth qyteteve, e drejtoi atė pėr nė vendet ku ishin hapur kėto klube
atdhetare shqiptare dhe nxiti e lejoi qė tė ndodhnin pėrleshje dhe skena
dhune kundėr tyre. Mė pas, gjoja pėr tė qetėsuar gjakrat, xhonturqit vendosėn
qė tė shkrihen tėrė klubet shqiptare.
Tė rrezikuar
Kjo politikė sociale e kėrcėnonte
ndikimin e lashtė dhe tė trashėguar tė bejlerėve nė Shqipėri. Deri mė sot nuk
ėshtė sqaruar ēėshtja nėse xhonturqit me kėto
veprime arritėn qė tė nxisin nė Shqipėri njė luftė klasash tė vėrtetė, me
qėllim qė tė rrėzonin regjimin feudal dhe tė zhduknin ndikimin e bejlerėve,
qė u kundėrvihej atyre. Sidoqoftė kuptohet fare lehtė sesa tė prekur ishin
bejlerėt shqiptarė, veēanėrisht Toptanasit, nga kjo politikė dhe ēmėri
kishin ata ndaj xhonturqve, aq mė tepėr qė kjo politikė u shfaq mė hapur nė
Tiranė. Prandaj mund ta pėrfytyrojmė fare bukur se ēgjendje shpirtėrore
kishte Esat pashė Toptani dhe ēqėndrim mbante ai ndaj Turqisė sė Re
xhonturke, tė cilėn prerazi ai e dallonte me kujdes
nga Turqia.
Nga mosbesimi dyshimtar i skajshėm qė kishte nė atė kohė, ai mund tė kalonte pa
dyshim nė ndjenja dhe veprime mė tė gjalla, kur njė rast i papritur i dha
mundėsi familjes Toptani qė tė ushqente ambicjet e saj mė tė larta. Tirana
dhe Elbasani, dy qytete tė lashta e tė afėrta, ndodhen mu nė zemėr tė Shqipėrisė.
Ky ėshtė vendi gjeografik ku mundet dhe duhet tė jetė edhe qendra e bashkimit
tė tėrė shqiptarėve, qofshin kėta nga veriu, nga lindje ose nga jugu i Shqipėrisė. Ky vend gjeografik mund tė quhet si II-dė
Francė e Shqipėrisė. Ai ėshtė pėr Shqipėrinė njėlloj
si janė Bovua, Kompienjė ose Parisi pėr Francėn. Dhe pėr mė tepėr ky vend ka
njė dalje nė detin Adriatik, ka Durrėsin, pra ka atė port i cili ėshtė pėr tė
ashtu siē ishte dikur Rueni porti i Francės nė La Mansh.
Pikėrisht nė kėto vise vijnė e bashkohen
prirje tė ndryshme tė shqiptarėve. Nė brigjet e Shkumbinit, nga Durrėsi nė
Elbasan takohen tė gjithė: toskė tė Jugut dhe gegė tė Veriut, myslimanė,
ortodoksė e katolikė, megjithėse myslimanėt janė mė tė shumtėt.. Vetė natyra e ka diktuar zgjedhjen e saj. Pikėrisht nė
kėtė trevė Shqipėria e pavarur duhet tė vendosė kryeqytetin e saj. Vlora dhe
Shkodra ndodhen nė skajet e vendit, pa lidhje dhe as njohje me viset e tjera
mė tė largėta. Nė Shkodėr nuk ka ortodoksė, ndėrsa nė Vlorė nuk ka katolikė.
Aty-kėtu mund tė ngrihet dhe tė organizohet ndonjė qeveri e njė partie. Por
qė tė ngrihet nė kėmbė dhe tė jetė i aftė tė
qėndrojė njė pushtet qėndror dhe kombėtar, kjo gjė mund tė bėhet vetėm nė
trevėn qėndrore, ku ndodhen Durrėsi, Tirana, Elbasani dhe madje edhe Kruja,
ku ai duhet tė vendosė selinė.
Shqiptarė,
por osmanlli
Toptanasit, mė tepėr nga tė
gjithė, i kanė parasysh kėto fakte, sepse Ismail Qemali nuk ka qenė asnjėherė
mik i tyre. Nė Kongresin e Elbasanit, bejlerėt e Vlorės, Beratit, Elbasanit
dhe Korēės ishin ithtarė tė zjarrtė tė Ismail Qemalit. Ndėrsa Toptanasit
hiqeshin si mėnjanė. Ata mendonin se ky njeri kishte njė ndikim tė tepruar nė
politikėn e Shqipėrisė para Luftėrave Ballkanike. Prandaj ata e luftonin kėtė
ndikim dhe theksonin se Ismail Qemali e kishte tradhtuar Turqinė nė kohėn e
regjimit tė vjetėr duke bėrė komplote pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, dhe
shtonin qė pavarėsisht se Ismail Qemali ishte i varfėr, ai kishte pasur nė
dorė gjithnjė mjete financiare, tė cilat i merrte nga tė huajt, falė lidhjeve
qė mundnin tė shpjegonin prejardhjen. Kurse Toptanasit, nga ana e tyre,
mbaheshin se ishin shqiptarė, por njėherazi besnikė ndaj Portės sė Lartė dhe
tepėr tė brengosur e tė shqetėsuar pėr lirinė e shqiptarėve. Unė edhe sot e
kėsaj dite e sjell ndėr mend sesi e mbylli bisedėn me
mua Esat pasha. Brenda dy fjalėve tė tij jepej nė mėnyrė tepėr tė pėrmbledhur
njė program i tėrė: Shqiptarė, por osmanlli. Kėshtu, kur doli nevoja qė tė
caktohej njė kryetar pėr Shqipėrinė e pavarur, nuk kemi pse tė ēuditemi qė
pėr kėtė vend mėtonte ai qė ishte kryesori, i pari, i familjes Toptani. Ai
nuk mund tė harronte prejardhjen e tij, e cila siē ma tregoi Refik bej
Toptani, ishte kjo qė vijon.
Lidhjet me Topiasit
Nė kohėn e tė madhit Skėnderbe,
Topia ose Tobia ishte duka i Durrėsit. Ai kishte tre vėllezėr dhe njėri prej
tyre u martua me njė motėr tė Skėnderbeut. Mė 1467
Skėnderbeu vdiq nė Lezhė. Topia rimori fuqinė nė qytetin e Krujės, tė cilin
ia kishte lėshuar kohė mė parė Skėnderbeut si peng miqėsie. Mirėpo Topia u
mund dhe u vra nga turqit, tė cilėt morėn me vete
njė djalė qė Topia kishte nga martesa me tė motrėn e Skėnderbeut. Pas kėtij
djali tė robėruar shkoi nė Turqi njė nga oficerėt e shtėpisė Topia, i cili e
rriti dhe e edukoi atė. Ai djalė ishte Ali beu, themelues i familjes se
Toptanasve. Kėto kujtime vazhdojnė tė jetojnė ende nė mendjen e pasardhėsve
tė tij dhe mua mė kujtohet mirė se me ēfarė
interesimi dhe krenarie bashkėbiseduesi im, Refik beu, mė tregonte njė pemė
gjenealogjike, ku ishin shėnuar, me njė saktėsi qė binte nė sy, tė gjithė
pasardhėsit e Toptanit tė parė. Nė Shqipėri dhe sidomos nė Durrės, qarkullon
njė legjendė e ēuditshme. Thuhet se i pari i Topiajve ishte njė stėrnip
bastard i Karlit dAnzhu. Madje pohohet se nė rrethinat e Durrėsit ėshtė
gjetur njė stemė, e cila ka edhe njė shufėr, e cila ėshtė shenja e preardhjes
bastarde.
Synimi i
fronit
Tani po tė duam ti pėrmbledhim
tė gjitha sa thamė mė lart, mund tė theksojmė se nė kėtė rast kemi: kryetarin
e njė familjeje feudale, mjaft i fuqishėm nga degėzimet qė ka kjo familje,
nga krushqitė dhe marrėdhėniet e saj, si dhe nga ndikimi i saj shoqėror dhe
tradicional. Kjo familje ka njė histori, e cila shtyhet tej nė tė kaluarėn.
Ka toka tė shumta mu nė zemėr tė Shqipėrisė. Dhe mbi tė gjitha, mbeturinat e
njė ushtrie, e cila pėrbėn njėfarė garde vetiake tė pashės Toptanas. Tė
gjitha kėot duket se janė tė mjaftueshme qė Esat pasha tė paraqitet si
kandidat pėr drejtimin e Shqipėrisė. Edhe Hyg Kapeti nuk kishte nė dorė karta
mė tė mira, kur duke qenė Dukė i II-dė Francė,
ndėrkohė qė nė krahina tė tjera si nė Burgonjė, nė Langėdok dhe nė Bretanjė,
sundonin po dukė tė njė rangu me tė, vendosi me guxim nė kokėn e tij kurorėn
e fronit tė mbetur bosh, pa mbret.
Mirėpo Fuqitė e Mėdha nuk e
lejuan Esat pashėn. Megjithatė ata nuk mund ta pengojnė atė qė tė jetė
kryetari i vėrtetė i pallatit tė mbretit tė ri tė Shqipėrisė. Nuk ka rėndėsi
nėse ai do tė qėndrojė gjatė nė kėtė vend dhe nėse tiparet qė pėrbėjnė forcėn
e tij do ti sigurojnė apo jo suksesin. Por duhet ta ndjekim me kureshtje dhe me ngulm historinė qė po jeton ai, sepse
ajo ringjall nė sytė tanė pėrfytyrimin e pėrpjekjeve qė bėheshin nė mesjetėn
e hershme pėr krijimin e shteteve tė mėdha moderne. Pasardhėsit e Skėnderbeut
nėpėrmjet krushqive, kėrkojnė tė bėhen trashėgimtarėt e tij dhe tė vendosin
nė pushtet tė parin e familjen sė tyre tė Toptanasve.
.
·
Kėtu
mund tė lexoni tė plotė libin: Au jeune royaume d'Albanie, by Gabriel
Louis-Jaray
|