Shpalime historike VEPRIMTARIA ANTIKOMBĖTARE E
ESAT PASHĖ TOPTANIT 1912 - 1920 _____________________ Autor: Sheradin Berisha _______________________________________________ Pėrmbajtja e lėndės -
Kush ishte Esat
Pashė Toptani? -
Kush e vrau
Hasan Riza Pashėn dhe nė ērrethana iu dorėzua Shkodra ushtrisė malazeze nga
Esat Pashė Toptani? -
Si u vu Esat
Pashė Toptanit nė shėrbim tė armiqėve tė Shqipėrisė? -
Si u emrua Esat
Pashė Toptani - Ministėr i Punėve tė Brendshme nė qeverinė e Vlorės? -
Pse Pleqėsia
e Toptanit ishte kundėr Ismail Qemalit? -
Si u bė Esat
Toptani me dy poste ministrore nė qeverinė e Vidit? -
Esat Pashė Toptani:
unė jam njeriu i Mbretėrisė serbe
-
Pėrpjekjet e
Serbisė pėr ta minuar Princ Vidin pėrmes agjentėve tė sojit Esat Pashė
Toptani -
Si u takua Esat
Pasha me Nikolla Pashiqin nė shtator 1914 nė Nish? -
Marrėveshja
Nikolla Pashiq - Esat Pashė Toptani; -
Kthimi i Esat Pashė Toptanit nė Shqipėri ( shtator 1914); -
Si u ndihmua
Esat Pasha nga qeveria e Serbisė? -
Si e ripushtoi Serbia, Shqipėrinė e Mesme,
pėr ta shpėtuar Esat Pashėn nga rrethimi shtatėmujorė nė Durrės? -
Marrėveshja e
Esat Pashė Toptanit me ministrin Luba Jovanoviq, nė
qershor 1915 nė Tiranė; -
Si u ndihmua
tėrheqja e ushtrisė serbe nėpėr Shqipėri nga Esat Pashė Toptani, mė 1915/16? -
Si u largua
bashkė me ushtrinė serbe edhe Esat Pashė Toptanit
nga Shqipėria pėr nė Greqi? -
Pse Esat Pasha u
largua nga Selaniku (nėpėr Beograd) pėr nė Paris? -
Esat Pashė
Toptani mbrojtės i interesave serbe nė Paris; -
Ēka i shkruan Pashiqi, kryeministrit francez Mileran, pėr
Esatin?! -
Mbėshtetja
politike dhe financiare e Serbisė pėr Esat Toptanin; -
Kush ishte Avni Rustemi,
vrasėsi i Toptanit? -
Rrugėtimi i Avni Rustemit nga Shqipėria pėr nė Paris; -
Cilat ishin
lėvizjet e Avni Rustemit, nė dy javėt e fundit, para se ta kryej atentatin
ndaj Esat Pashė Toptanit? -
Si e kreu Avni Rustemi atentatin ndaj Esat
Pashės, mė 13. 06.1920? -
Ēka dėshmojnė nė
hetuesi, njerėzit e afėrt tė Esat Pashės? -
Keqardhja e
Pashiqit pėr vrasjen e mikut tė Serbisė, Esat Pasha; -
Si i financonte Serbia nėnpunėsit dhe
familjarėt e Esat Pashės edhe pas vrasjes sė tij nė Paris? -
Pse sėnduku
metalik i Esat Pashė Toptanit e alarmoi Beogradin?! Foto: Binomi Esat
Pashė Toptani + Nikolla
Pashiq * * *
Shekulli i XIX pėr popullin shqiptar, ashtu si pėr tė gjithė popujt e
tjerė tė Ballkanit, shėnoi njė epokė tė re nė historinė e tij, atė tė
Rilindjes Kombėtare. Gjatė kėtij shekulli u organizuan lėvizje tė shumta
kombėtare tė cilat pashmangshėm ēuan nė ēlirimin e popujve
nga sundimi i Perandorisė Osmane dhe nė krijimin e shteteve tė
pavarura. Shqipėria (qė shtrihej nė katėr Vilajete) ishte vendi i fundit nė
Gadishullin Ballkanik qė u shkėput nga zgjedha pesė shekullore turke. Dhe kjo
shkėputje pėrfundimisht, ndodhi pas luftės katėrvjeēare (1909 1912) kundėr
xhonturqve, me organizimin e Kryengritjes sė
Pėrgjithshme tė vitit 1912. Dihet mirėfilli se vendimin pėr Kryengritjen e
Pėrgjithshme e morėn njė grup personalitetesh shqiptare, nė njė takim tė
mbajtur nė Stamboll. Takimi u mbajt nė mesin e muajit janar 1912, nėn
kryesimin e Ismail Qemalit, nė shtėpinė e Syrja Vlorės, nė lagjen Taksim tė
Stambollit. Nė takim pėrveē Ismail Qemalit morėn pjesė: Hasan Prishtina,
Syrja Vlora, Myfit Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa
Kruja e tė tjerė. [1] Aty pasi u diskutuan tė
gjitha aspektet organizative tė luftės sė armatosur nė tėrė etnikumin shqiptar,
u vendos qė kryengritja e pėrgjithshme tė nis nė pjesėn verilindore tė
Shqipėrisė (nė Vilajetin e Kosovės) pėr t“u shtrirė pastaj nė tė gjitha viset
tjera. Organizimin e kryengritjes nė Kosovė e mori pėrsipėr Hasan Prishtina.
Esat pashė Toptani u zotua se do tė merrej me organizimin e kryengritjes nė
Shqipėrinė e Mesme dhe nė Mirėditė, Myfit Libohova, Aziz Vrioni e Syrja Vlora
u zotuan tė ngrinin nė kryengritje Shqipėrinė e jugut, ndėrsa Ismail Qemali
mori pėrsipėr tė siguronte ndihma materiale nga kolonitė shqiptare nė mėrgim
dhe pėrkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane. [2] Ngjarjet e zhvilluara nė vitet
1912 - 1913 kanė dėshmuar se, jo tė gjithė pjesėmarrėsit e takimit tė
Taksimit i pėrmbushėn zotimet e tyre. Nga tė gjithė pjesėmarrėsit e kėsaj
mbledhje historike, vetėm Hasan Prishtina e Ismail Qemali e mbajtėn fjalėn e
dhėnė, ndėrsa tė tjerėt me ndonjė pėrjashtim tė vogėl, jo vetėm qė nuk u
angazhuan dot, por me veprimet e tyre e dėmtuan rėndė kryengritjen e
armatosur ēlirimtare. Prej tyre nė dėm tė kryengritjes shqiptare, mė sė
shumti veproi Esat Pashė Toptani. [3] Kush ishte Esat Pashė Toptani? Esat Pashė Toptani ka
lindur nė vitin 1863 nė Tiranė. Qė nė fėmijėri, ai dallohej pėr karakterin e
tij tė keq dhe gjaknxehtė. Esati meqė ishte rritur nė Tiranė, me kohė e
kishte zgjeruar rrethin e ndikimit tė tij, dhe duke qenė nė shėrbim tė guvernatorit
tė Durrėsit, Hafiz Pasha, ai u caktua kryetar i rrethit tė Tiranės, post qė i
lejonte tė bėnte ēfarė tė donte pa u dėnuar. Rreth vitit 1895, ai u emėrua
nga Sulltani komandant i xhandarmėrisė sė Janinės. Ky post i kushtoi atij
1500 lira turke tė cilat iu paguan mareshalit Dervish Pasha. Atė qė nė Tiranė
e kishte bėrė nė mėnyrė tė paligjshme, filloi ta bėnte hapur dhe nė mėnyrė
zyrtare nė Janinė. Esat Pasha, pėruroi nė Janinė epokėn e pėrdorimit tė
bandave tė cubave, qė zėvendėsuan 30 xhandarė me kuaj, tė cilėt i futi
pėrsėri nė punė, pasi merrte prej secilit 25 lira turke. [4] Gjatė Luftės Greko-Turke
tė vitit 1897, ai i grabiti tė gjithė bagėtitė, tė imėta e tė trasha, qė
gjeti dhe pasi mbėrriti nė Janinė si guvernator i pėrgjithshėm i Osman
Pashės, i dha njė hov mė tė madh punėve tė veta, duke shkuar deri atje sa
mori rushfete madje edhe prej 20 frangash, duke rrėmbyer paratė e njerėzve tė
thjeshtė, tė cilėt i kėrcėnonte me syrgjynosje, duke futur hundėt nė ēėshtjet
administrative e tė drejtėsisė dhe duke nxjerrė pėrfitim nga gjithēka. [5] Mė vonė Esat Pasha u
transferua nė Shkodėr, me detyrėn e shefit tė xhandarmėrisė. Nga pozita qė
kishte ai, bėnte kėrdinė kundėr atyre qė nuk i pėlqenin, atyre qė mund tė
luftonin kundėr fuqisė sė tij, ose qė me anė tė pasurisė sė tyre mund ta
shqetėsonin. Pikėrisht nė kėtė periudhė nis me tė vėrtetė fuqia e tij nė
Tiranė e Durrės, sepse, duke persekutuar njerėzit e ndershėm, nė tė njėjtėn
kohė ai mbronte njerėzit e liq dhe u kėrkonte ndarjen e pėrfitimeve tė
paligjshme qė mund tė arrinin kėta tė fundit; kjo ishte mėnyra e tij pėr tė
garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte bėrė nė Janinė. [6] Ndryshimi i regjimit turk,
nė vitin 1908, e gjeti Esat Pashėn nė postin e tij nė Shkodėr dhe me famėn e njė
njeriu despotik, besnik ndaj Sulltan Abdyl Hamitit dhe ndaj mėnyrės sė tij tė
administrimit. Esat Pasha, i cili dikur ia detyronte madhėshtinė e tij
Sulltan Abdyl Hamitit, me fitoren e xhonturqėve u vu nė shėrbim tė tyre.
Esati shkoi nė Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit Bashkimi dhe Progresi(
bėhet fjalė pėr Komitetin Bashkim e Pėrparim - Sh.B), dhe, thuhej se
xhonturqit e kishin dėnuar me vdekje, por 500 lira turke, qėndrimet e
pėrulura dhe premtimet e rreme i dhanė Esatit mundėsi tė hynte nė shėrbim tė
shefave unionistė, tė cilėt e pėrkrahėn dhe e ndihmuan tė merrte mandatin e
deputetit tė Sanxhakut tė Gjirokastrės pėr Parlamentin Osman. [7] Madje, Esati, duke mbajtur njė
qendrim servil ndaj padronėve tė vet, u caktua edhe si anėtar i delegacionit
qė do t'i njoftonte Sulltan Abdyl Hamitit rrėnimin e pushtetit tė tij. Esati njihej atėherė si
njė nga shefat unionistė dhe kėto marrėdhėnie tė mira vazhduan pėr sa kohė qė
kėta tė fundit ishin nė pushtet; dhe kur xhonturqit filluan tė dobėsohen, kur
partia kundėrshtare, e quajtur liberale, dukej se po korrte sukses, Esati e
ndryshoi menjėherė kampin, duke u shprehur armik i Talatėve, i Xhavitėve dhe
i Xhahidėve. [8] Pikėrisht nė kėtė kohė
(janar 1912) tė kėtyre ndryshimeve, Esat Pashė Toptani hyri nė lidhje me
pėrfaqėsuesit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe mori pjesė nė mbledhjen e
Taksimit nė Stamboll qė e kryesoi Ismail Qemali, ku u vendos pėr organizimin
e Kryengritjes sė Pėrgjithshme Shqiptare, kundėr perandorisė osmane. Kur
kryengritėsit shqiptarė, dolėn fitimtarė nė Shkup (Korrik-Gusht 1912), dhe
arritėn ta shpėrbėnin Kuvendin turk, duke e pėrgatitur kėshtu formimin e
qeverisė nė krye me Myftar Pashėn, Esat Pashė Toptani u emėrua komandant i
rezervistėve nė Shkodėr. Kush e vrau Hasan Riza Pashėn dhe nė
ērrethana iu dorėzua Shkodra ushtrisė malazeze nga Esat Pashė Toptani? Nė tetor 1912 kur Trupat
ushtarake tė shteteve tė Aleancės ballkanike (Serbisė, Malit tė Zi,
Bullgarisė dhe Greqisė) ndėrmorėn operacione pushtuese nė tokat shqiptare,
Esat Pashė Toptani duke qenė nė krye tė redifėve shqiptarė u gjend nė
mbrojtje tė Shkodrės nga sulmet e trupave ushtarake malazeze. Nė kėtė situatė
Esat Pasha u caktua zėvendėskomandant i Korpusit tė Shkodrės, ndėrsa
komandant i tė gjitha trupave tė kėtij korpusi ishte Hasan Riza Pasha, njė
ndėr oficerėt mė tė pėrgatitur tė ushtrisė turke. Hasan Riza Pasha ka lindur
nė vitin 1871 nė zonėn e Tosay-s, nė Prefekturėn e Kostamonus (Bagdad). I
jati Namik Pasha ishte Vali i Bagdadit dhe djali pati njė karrierė tė
shkėlqyer. Nė vitin 1892 u gradua si nėntoger nė Akademinė Ushtarake tė
Stambollit, ndėrsa mė 1895 u gradua kapiten nė Shkollėn turke tė
Shtatmadhorisė. Me gradėn nėnkolonel, me 1899 u dėrgua nė
Gjermani ku plotėsoi studimet e larta ushtarake. Nga viti 1901 deri mė 1911
shėrbeu nė Irak, ku fitoi edhe gradėn Gjeneral. Mė 11 korrik tė vitit 1911, ai emėrohet komandant i Divizionit tė 24 tė ushtrisė turke
nė Shkodėr dhe mė pas, me largimin nga detyra tė valiut tė Shkodrės, Hajri
Beut (mė 1912), emėrohet vali i Shkodrės. Pasha ishte kundėrshtar i Lėvizjes
xhonturke dhe i shoqėrisė "Bashkim e
Pėrparim". Edhe vetė si pjesėtar i njė komuniteti jo turk, e
simpatizonte mjaft lėvizjen kombėtare shqiptare. [9] Hasan Riza Pasha, edhe pse
ishte oficer i ushtrisė turke e cila ato ditė vjeshte po largohej
pėrfundimisht nga Shqipėria, nuk u zbraps dot pėr asnjė moment nga
sulmet e artilerisė sė rėndė malazeze, pėrkundrazi ai bėri njė marrėveshje me
malėsorėt shqiptarė pėr t'u mbrojtur bashkarisht nga operacionet pushtuese
malazeze. Pėr Hasan Riza Pashėn, mbrojtja e Shkodrės kishte tė bėnte me
ēėshtjen e zgjidhjes shqiptare nė mbėshtetje tė vendimeve tė Kuvendit tė
Vlorės dhe tė njohjes sė mėvetėsisė sė Shqipėrisė nga Konferenca e Londrės. Nė dhjetor 1912 Hasan
Riza ( i cili mbante edhe pozitėn e valiut tė Shkodrės) nuk iu bind as
ministrit turk tė luftės, i cili pėrmes njė telegrami urdhėronte atė, qė t“ķa
dorėzonte qytetin e Shkodrės ushtrisė malazeze. Nė fund tė dhjetorit 1912
Hasan Riza Pasha mori njė mesazh tė drejtėpėrdrejtė edhe nga Kryetari i
qeverisė shqiptare, Ismai Qemali (tė cilėt njiheshin mirė prej kohėsh), ku e
sqaronte atė se rezistenca nė Shkodėr ishte jetike pėr tė ardhmen e qytetit
dhe e ftonte qė ta mbronte kėtė qytet nėn flamurin shqiptar.[10] Dhe kėtė gjė do ta bėj
Hasan Riza Pasha. Mė 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit
shqiptar nė kalanė e Rozafės dhe dita e fillimit tė sulmit tė pėrbashkėt tė
forcave tė Garnizonit tė Shkodrės dhe malėsorėve shqiptarė kundėr trupave
malazeze e serbe. Por, nė pasditen e 30 janarit 1913, Hasan Rizai u vra
pabėsisht [11], derisa po dilte nga shtėpia e
Esat Pashė Toptanit. Tė gjithė kronistėt e
kohės, ata qė kanė shkruajtur kujtime, si dhe historianėt e mėvonshėm lidhur
me vrasjen e Hasan Pashės bashkohen nė njė pikė: vrasja u krye nga Osman
Bali, njė njeri i afėrt i Esat Pashė Toptanit, me urdhėrin direkt tė Esatit.
Bashkė me Balin, kanė qėlluar njė kavajas i quajtur Mahmut dhe njė shijakas i
quajtur Tofik. Hasan Riza Pasha, u varros nė varret e Xhamisė sė Parrucės,
por mė 1936, sipas propozimit tė kryetarit tė bashkisė, Zenel Prodanit,
eshtrat e tij u rivarrosėn nė varrezat e Komaneve. At Gjer Fishta pėr Hasan
Pashėn ka thėnė: "Hasan Riza Pasha do tė kujtohet si atdhetari mė i mirė
pėr shpėtimin tonė nga kthetrat e malazezėve dhe qė u ba fli prej atyne qė
nuk deshėn shpėtimin e atdheut tonė, prandaj Hasan Riza Pasha meriton tė
kujtohet baraz me heronjtė e kombit shqiptar". [12] Sipas tė gjithė shėnimeve
tė mėvonshme, vrasja e Hasan Riza Pashės u bė, pasi ky i fundit kėrkonte tė
ngrinte flamurin shqiptar dhe se shtabi xhonturk nė qytet nuk ishte dakort
pėr kėtė veprim. Xhonturqit bashkėpunuan me Esat Pashėn, ndėrsa ky i fundit
pranoi, i tunduar nga fakti, qė pas vrasjes sė Hasan Riza pashės, komanda e
qytetit t'i mbetej atij. Siē u pa me vonė, Esat Pasha kishte synuar tė hynte
nė marrėveshje me malazezėt pėr hir tė interesave tė tij.
[13] Nė tė vėrtet Esat Pasha
kishte bėrė disa kontakte tė fshehta me krerėt e ushtrisė malazeze e serbe.
Mė 5 mars 1913 Esati u takua me shefin e komandės ushtarake malazeze Princin
Danilo i shoqėruar nga Ministri i jashtėm dhe tema kryesore e bisedės ishte:
dorėzimi i Shkodrės. Pėr kėto veprime tė Esat Pashės kanė qenė nė dijeni edhe
qarqet diplomatike tė Fuqive tė Mėdha, tė cilėt nė asokohe ishin mbledhur nė
Londėr pėr tė shqyrtuar gjendjen e krijuar pas luftės sė parė ballkanike. Qė
mė 10 prill 1913 diplomacia britanike informohet se Esat Pasha, i cili e
kishte vrarė Hasan Riza Pashėn, i ka kėrkuar qeverisė malazeze njė shumė prej
80.000 lirash turke pėr dorėzimin e qytetit tė Shkodrės.Vrasja e Hasan Riza
Pashės, sipas burimeve diplomatike ishte kryer nga Esat Pasha pėr tė qenė i lirė
nė veprimet e tija qė synonin drejt vendosjes nė fronin e ri tė princit tė
Shqipėrisė. Shkodra u dorėzua (pas mė shumė se gjashtė muaj e gjysėm /181
ditė/ qėndrese Sh.B) nė orėn 3°° tė mengjezit tė ditės sė mėrkurė, 23 prill
1913, pas nėnshkrimit tė tradhėtisė nga Esat Pashė Toptani njė ditė mė parė.
Diplomatėt njoftojnė se dorėzimi i Shkodrės ėshtė bėrė mbi bazėn e njė
pazarllėku midis Esat Pashės dhe malazezeve, dhe bisedimet kishin vazhduar me
ndėrprerje disa ditė nė kushtet e njė izolimi tė plotė tė sekretit nga
autoritetet malazeze. [14] Edhe pse Esat Pasha ia
dorėzoi Shkodrėn Malit tė Zi, fati i kėtij qyteti do tė vendosej nė
Konferencėn e ambasadorėve nė Londėr. Me ndėrmjetėsinė e ministrit britanik
tė Punėve tė Jashtėme, Sir Edward Grey-t, u arrit njė marrėveshje ndėrmjet
Rusisė dhe Austro-Hungarisė pėr kufijtė e Shqipėrisė sė veriut e tė lindjes,
dhe Shkodra i mbetej Shqipėrisė, pasi Austro - Hungaria u pajtua, qė Peja,
Prizreni, Dibra, Struga, Ohri, dhe Gjakova, t“i jepen Serbisė. Esat Pashė Toptani, thotė
Mithat Frashėri, u bė foleja drejt sė cilės rodhėn gjithė ē“mund tė kishte tė
keqe nė Shqipėri: tradhėti, konservatorizėm, ambicion, lakmim, frikė prej
dritės dhe tė mirės. Ai u bė qendra e gjithė atyre qė ndiqnin njė qėllim
kundėr Shqipėrisė. Fuqia e tij vinte sa prej shkaqeve tė brendshme, aq edhe
prej relacioneve tė jashtme: mbi intrigat qė kishte lidhur me Serbinė dhe
Malin e Zi, pa vonuar shumė, u shtuan edhe ato me Greqinė.[15] Si u vu Esat Pashė Toptanit nė shėrbim
tė armiqėve tė Shqipėrisė? Esad Toptani pasi ia dorėzoi Shkodrėn
malazezėve me tė gjithė trupat e Shkodrės, (shqiptare e turke), u largua nga
aty duke kaluar nėpėr Lezh dhe Milot, ku u pritėn me nderime ushtarake nga
trupat pushtuese serbe dhe u vendos nė Tiranė e nė Durrės.[16] Njė javė mė vonė, nėn
presionin e Austro-Hungarisė dhe tė Italisė, mbi 1800 ushtarė turq u larguan
me anije pėr nė Turqi, pėrkundėr dėshirės sė Rusisė dhe aleatėve tė saj qė ato
trupa tė mbetėshin aty, pėr tė krijuar sa mė tepėr pėshtjellim dhe pėr t'i
shėrbyer qėllimit rus qė shteti shqiptar tė ngelte autonom nėn varėsinė e
Sulltanit. Esat Totani, meqė ishte i
lidhur me Serbo-Malazezėt pa u penguar fare filloi tė ngrinte njė
administratė mė vehte. Ky vepėrim antikombėtar i Toptanit e koklaviti edhe mė
tepėr ēėshtjen shqiptare dhe qeverisė sė Vlorės po i paraqitėshin tashmė
vėshtirėsi tė mėdha qė s'mund tė zgjidhėshin dot aq lehtė as edhe nė kohė mė
tė qeta. Kjo qeveri nuk kishte ēka tė bėnte nė atė rrėmujė tė pėrgjakshme,
kur Shqipėria e jugut, pėrveē Vlorės dhe Beratit, ishte e pushtuar prej
Greqisė, Shqipėria e veriut, prej Serbo-Malazezvet, ndėrsa nė Shqipėrinė e
Mesme, pas tėrheqjes sė ushtrisė serbet, ngriti pushtetin e tij Esat Pashė
Toptani. Dihet
mirėfilli se nė Konferencėn e Londrės qė i nisi punimet mė 17 dhjetor 1912,
fillmisht u vendos qė tė krijohet njė Shqipėri autonome nėn sovranitetin e
Turqisė, pa e pėrfillur kėshtu Pavarėsinė e saj tė shpallur mė 28 Nėntor 1912
nė Vlorė. Si rrjedhim nė vazhdim, konferenca nisi shqyrtimin e kufijve tė
Shqipėrisė, nga fakti se ajo ishte pjesė e Turqisė sė mundur nė luftė. Qė
nė seancėn e parė nė parim u vendos qė Shqipėria autonome tė kufizohej nė
veri me Malin e Zi e nė jug me Greqinė, ndėrsa mė 25 mars 1913 ajo pėrcaktoi
kufijtė verilindorė, duke lėnė jashtė Kosovėn dhe viset tjera etnike, tė
cilat kaluan nga pushtimi osman, nėn robėrinė serbo-malazeze. Derisa i
zhvillonte punimet konferenca, shtetet e Aleancės Ballkanike (Serbia, Mali
i Zi, Bullgaria dhe Greqia) kishin pushtuar me forcė pjesėn mė tė madhe tė
tokave shqiptare. Copėtimi i
etnikumit shqiptar prej Konferencės sė Londrės u bė shkak qė, nė disa qarqe
shqiptare, tė ēfaqej pėrsėri ideja e afrimit me Turqinė. Mendimi ishte se,
vetėm me pėrkrahjen e kėsaj, mund tė bashkohėshin prapė pjesėt e shkėputura
nė njė shtet shqiptar autonom, me njė princ mysliman nė krye, nėn mvarėsinė e
Sulltanit. Nė fillim kjo ide kishte njė pėrmbajtje politike, siē do t'a shohim
mė poshtė, por pastaj u shndėrrua nė njė fanatizėm fetar tė verbėr. Esat Pashė Toptani, i cili
pasi dorėzoi Shkodrėn u vendos nė Tiranė e nė Durrės, desh t'a shfrytėzonte
kėtė ide, jo me qėllimin e bashkimit tė tokavet shqiptare - se ai ishte vegla
e Serbisė, e Malit tė Zi dhe e Greqisė - por pėr tė nxitur dhe shfrytėzuar
fanatizmin fetar ndėr Myslimanėt e Shqipėrisė sė Mesme. Synimi i parė i tij
ishte qė tė pėrmbyste qeverinė e Vlorės, pėr tė mbetur ai vetė zot i asaj
copė Shqipėrie qė do tė caktonte Konferenca e Londrės. Prandaj u vu tė bėnte
propagandėn, shpifjet dhe intrigat mė tė dobėta kundėr qeverisė sė Ismail
Qemalit. Pėr t'i dhėnė gjoja pushtetit tė tij njė formė "legale",
Esati mblodhi nė Krujė, nga gjysma e Majit 1913, njė farė "kongresi",
ku ishin thirrur ca krerė fanatikė prej Shqipėrisė sė Mesme dhe krahinave
rreth e qark, si Dibėr, Mat, Lezh e Kurbin. Atdhetarėt shqiptarė u munduan ta
kundėrshtonin kėtė vepėrim antikombėtar tė Esat Toptanit, qė po iu ndihmonte
armiqve tė jashtėm dhe po vinte nė rrezik edhe atė pjesė tė Shqipėrisė sė
njohur nga Konferenca e Ambasadorėvet. Disa krahina, si Elbasani, nuk dėrguan
fare pėrfaqėsues tė vetė nė Krujė; po edhe ata qė vajtėn prej anėsh tė tjera,
nuk u bashkuan tė gjithė me qėllimet ndjellakeqe tė Esatit. Megjithatė,
ky gjeti njė rreth bejlerėsh, agallarėsh e klerikėsh turkomanė, si soji i
myftiut tė Tiranės Musa Qazimi, pėr tė formuar me ta njė farė
"kėshilli", i cili i lutej gjoja Esat Pashės qė tė merrte nė dorė
qeverimin e vendit deri sa tė vinte prej Turqisė njė princ mysliman. [17] Ismail Qemali realisht
ishte i pafuqishėm ta ndalonte Esat Toptanin nė kėtė aktivitet pėrqarės,
prandaj duke pas parasysh shpėtimin e Shqipėrisė u pajtua qė ta ftoi Esatin
nė qeverinė e tij duke i dhėnė Ministrinė e Punėve tė Brendėshme. Ky e pranoi
menjėherė kėtė pozitė dhe vajti nė Vlorė, por gjithmonė me synim qė ta merrte
kalanė nga brenda. Si u emrua Esat
Pashė Toptani - Ministėr i Punėve tė Brendshme nė
qeverinė e Vlorės? Nė
njė fjalim tė panjohur tė Plakut tė Vlorės, Ismail bej Qemalit, tė mbajtur
para njė pėrfaqėsie tė banorėve tė qytetit tė tij nė tetorin e vitit 1913, ai shtruar pėrveē peripetive qė kaloi pėr ngritjen e
flamurit, formimin e qeverisė dhe punėn e bėrė nė ato 11 muaj tė kėsaj
qeverie qė kryesonte
, rrėfeu edhe pėr dorėzimin e Shkodrės nė duar tė
ushtisė malazeze nga Esat Pashė Toptani si dhe pėr arsyen pse e pranoi atė nė
kabinetin e tij qeveritar.
Ismail Qemali lidhur me kėtė ēėshtje thotė: Mbetej tė rrėfenim qė jemi tė lidhur dhe
sdo tė ndahemi kurrė, por ngatėrrimet, qė kanė ē“qetėsuar shumė kohė
bashkimin e Shqiptarėvet tė gjithė, ardhė kėtė rradhė tė turbulloje qetėsinė
e cila mezi ish lindur. Ky rrezik vinte nga Shkodra. Ky qytet i cili ishte
rrethuar prej Serbėve dhe Karadakasve, e solli punėn gjer mė atė qEvropa,
pėr tė larguar armiqtė dėrgoi njė flotė tė tanė me
njė fuqi tė madhe tė steresė, pėr tė zbatuar vendimin e saj, d.m.th. qė
Shkodra tė jetė kryeqytet i Shqipėrisė. Pėr fat tė keq, po nė kėtė ēast, Esat
Pasha ep qytetin nė duart e qarkuesėve, (atyre qe e kishin rrethuar Sh.B).
E tanė bota u ēudit; as njeri nuk priste qė kjo ēashtje tė marr njė funt kaq
tė papandehur. Na dhembi kjo ngjarje sa qė smunt tė tregohet dot me gojė, po me gjith kėtė e duruam, duke dashur qė ti
mbulojmė fajet e fajtorėve pėr ti shpėtuar nderin e Shqiptarit, thamė se
Shkodra ra nga qė ushtria ishte e dobėsuar, nga qė skamja e hajes (urisė),
shkaktonte mjerime tė mėdha. Duall pastaj edhe ngatėrrime tė tjera tė
shkakėtume prej atij njeriu. Si kumandar, i ushtrisė
turke, Esat Pasha, kėrkoi sharte (kushte), tė cilat, si shqiptar, nga turpi,
nuk guxojmė ti tregojmė. Pastaj kėmbyem shumė telegrame me tė. Pa vajtur nė
Evropė, ardhi nė Vlonė pa asnjė qyshk dhe konditė. I
fola pėr rrezikun, nė tė cilin gjendet Shqipėria sot, i tregova se ēthonė
armiqtė pėr ne, e ēdyshime ka edhe ajo pjesė e Evropės qė na e do tė mirėn,
pėr paskėtajmen e Shqipėrisė. I thashė sheshasi qė ved i tij edhe
kėrkesat me mėnyrėn qė dėfteu trajtojnė njė provė tė
ha-rrėzueshme pėr fajin qė na hedh Evropa duke kujtuar se kurrė do mos tė
jemi tė lidhur e tė bashkuar. Ju lutsha me gjith
zemėr ta heq nga dora e armiqėve atė armėn kundra Shqipėries edhe dyshimin e
miqve pėr Shqiptarėt. Me gjithė kėto tė thana, Pasha u tregua i bindur dhe ne vendosėm qė tė futet nė kabinet. Kėrkoi ministrinė e
ushtries, as desha dhe as munda tia ap duke qenė se Z.Mehmet Pasha
(Derralla), prej Kosove, ish zgjedhur prej kongresit kombėtar. Nuk kisha veēse ministrinė e punėve tė Jashtme qė ia lashė zotit
Mufit Beut, i cili u hoq pėr tia lėnė ministrinė e punėve tė Brendshme
Pashės. [18] Me pretendimin qė ta
merrte kalanė nga brenda Esat Pasha vazhdoi intrigat e tij si mė parė, me
shpresė se do tė kishte nė dorė gjindarmėrinė. Ai provoi tė afronte
rreth vehtes kundėrshtarėt e Ismail Qemalit, dhe sidomos tė fitonte besimin e
Italisė dhe tė Austro-Hungarisė. Pėr kėtė qėllim bėri njė udhėtim nė Romė e
nė Vjenė, por duket se nuk gjeti pėrkrahje, mbasi ato dy fuqi e dinin
mirėfilli qė Esati ishte vegla e armiqvet ballkanikė tė Shqipėrisė, Serbisė,
Malit tė Zi dhe Bullgarisė. Prandaj, si u kthye nga udhėtimi, qendroi vetėm
disa ditė nė Vlorė dhe shkoi e u vendos nė Durrės, i veshur me pozitėn e
ministrit tė Punėve tė Brendėshme, pėr tė organizuar nė Shqipėrinė e Mesme
gjindarmėrinė por edhe administratėn. [19] Pse Pleqėsia
e Toptanit
ishte kundėr Ismail Qemalit? Ismail Qemali nė fjalimin
e tij tė tetorit 1913, pėr kėtė veprim tė dėmshėm tė Esatit thotė: Pas kėtij emnimi (Ministėr i Punėve tė
Brendshme nė Qeverinė e Vlorės Sh.B) u ngrit dhe vajti nė Europė edhe, nė
tė kthyer, pa ndenjur shumė kohė bashkė me ne, u nis pėr nė Durrės. Nė atė
ēast kur dy komisione ndėrkombėtare (Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit KNK
- vėrejtja ime) hynin nė Shqipėri pėr ti caktuar kufijtė nga ana e Veriut
dhe nga ana e Jugės, dhe kur Evropa filloi me nxjerrė prej viseve qė i njohu
dhe do ti njoh Shqipėrisė, Serbin dhe Grekun, natė kohė Esat Pasha prap
dolli pėr tia turbulluar qetėsin sė ngratės Shqipėrie edhe mirėdashjen e
Evropės; si ministėr i Punėve tė Brendshme, ngrinte krye kundra qeverisė sė
vet duke kėrkuar gjėra qė ishin dhe janė kundra interesave tAtdheut nė kėto
kohė. [20] Po ē“kėrkoi Esat Pasha? shtroi pyetjen Ismail Qemali (pėrpara
njerėve qė ju fliste) dhe vazhdoi: Ai Kėrkonte: 1. Kryeqytet i pėrtanishėm i
Shqipėrisė tė ngrihet nga Vlona e tė vejė nė Durrės. 2. Ministrat e qeverisė
sė sotme tė heqin dorė dhe nė vent tė tyre, Pasha me mua tė bėjmė njė kabinet
tė ri. 3. Tė mshtillet (mblidhet Sh.B), njė mbledhje kombėtare, e cila tė
marrė hesap prej qeverisė sė vjetėr dhe tė bashkėpunojė me qeverinė e re.
[21] Esat Pasha kur e pa se
Ismail Qemali s“i nėnshtrohej dot vullnetit tė tij, i ndėrpreu pėrfundimisht
lidhjet me te, dhe mė 12 Tetor 1913 nė Durrės shpalli njė qeveri tė emėrtuar
si: "Pleqėsia e Shqipėrisė sė
Mesme [22]. Pas kėtij akti ndjellakeq
Esati e bashibozukėt e pleqėsisė
intensifikuan hapur luftėn kundėr
qeverisė sė Vlorės pėr ta shtrirė sundimin e tij nė jugė e nė veri tė vendit.
Toptani vazhdoi shpifjet dhe propagandėn e keqe kundėr qeverisė sė Vlorės
duke e akuzuar Ismail Qemalin se gjoja po punonte nė dėm tė Shqipėrisė, e
sidomos tė fesė islame, dhe se donte tė sillte njė mbret kaur nė krye tė fronit
shqiptar. Qeveria e Vlorės dhe i tėrė nacionalizmi shqiptar paraqiteshin prej
esatistėvet si njė lėvizje e pa fe. Me kartėn e fanatizmit fetar nė
Shqipėrinė e Mesme, Esat Toptani tregohej akoma si besnik i Turqisė, dhe se
agjentėt e tij kudo ku venin bėnin propagandė pėr njė princ mysliman nėn
mvarėsinė e Sulltanit. Nė kėtė situatė
pleqėsia
e Esat pashė Toptanit nė jug, bėnte pėrpjekje tė shtinte nė dorė
Elbasanin me anėn e Dervish Bej Biēakut dhe tė ca bashibozukėve tė tjerė, por
s“pati sukses, sepse qytetin e mprojti me forcė Aqif Pashė Biēaku, i cili
ishte njė atdhetar i shquar i lėvizjes kombėtare dhe besnik i qeverisė sė
Vlorės. Nga ana e veriut, Esati e shtriu ndikimin gjer nė Dibėr e Mat, por te
Bregu i Matit fuqia e tij ndeshi nė qėndresėn e Dedė Cokut dhe s'mundi tė
kapej nė krahinėn e Leshit. Kėto rrjedha bėnė qė nė Shqipėrinė e papushtuar
nga ushtritė ballkanike, tė krijohen dy pushtete paralele kundėr
njėri-tjetrit, ai i qeverisė sė Vlorės dhe ai i "Pleqėsisė" sė
Durrėsit. Nė tė vėrtet kjo copė Shqipėrie e pashkelur nga pushtuesit, ishte e
ndarė nė shumė copėza qeverisjeje. Ta zėmė: nė Orosh tė Mirditės krejt pavarur qeveriste Prenk Bib Doda; nė Fier
e Myzeqe sundonte qeveria e Aziz Pashė Vrionit; nė Elbasan vepronte
Aqif Pasha, nė Lezhė e Shėngjin Dedė Coku e Vat Marashi; nė Shkodėr qeveriste
njė detashment i ushtrive ndėrkombėtare nėn kryesinė e kolonelit anglez
Filips; nė Himarė qeveriste agjenti grek Spiro Milo; nė Gjirokastėr qeveria e
Jorgji Zografos; nė Mat Ahmet Zogu dhe shumė grupe mercenarėsh qė vepronin
pėrgjatė kufijve verilindorė si: Arif Hiqmeti, Jusuf Beu etj. Dhe ky ishte
kulmi i mjerimit dhe i fatkeqėsisė kombėtare. [23] Si u bė Esat
Toptani me dy poste ministrore nė qeverinė e Princ
Vidit? Nė
mbledhjen e Konferncės sė Ambasadorėve nė Londėr (29 - 31 korrik 1913)
pėrfundimisht u vendos qė Shqipėria tė bėhej shtet i pavarur, asnjanės si dhe
tė vihet nėn kontrollin e Fuqive tė Mėdha.[24] Fuqitė e Mėdha pėr tė ndėrtuar njė
administratė civile dhe financiare, krijuan njė Komision Ndėrkomėtar tė
Kontrollit (KNK) dhe nė tetor 1913 e dėrguan nė Shqipėri. Gjatė kėsaj kohe,
pėr tė vėnė rendin dhe sigurinė nė vend KNK nisi krijimin e njė gjendarmėrie
tė huaj. Gjithashtu nė mbledhjen e 31 korrikut u vendos qė nė krye tė shtetit
shqiptar tė caktohet njė princ i huaj, brenda 6 muajve nga vetė Fuqitė
e Mėdha. Dhe me propozimin e Austro-Hungarisė - Italisė tė miratuar edhe
nga shtetet tjera evropiane, u pranua qė nė fronin shqiptar tė vijė princi
gjerman Wilhelm Friedrich Heinrich von Wied, i cili me religjion ishte
protestan dhe nuk i pėrkiste asnjė besimi ekzistues fetar nė Shqipėri dhe ky
ishte fakti kryesor ndikues nė vendimmarrjen e Fuqive tė Mėdha. Meqenėse Fuqitė
e Mėdha caktuan princ Vidin pėr tė qeverisur nė Shqipėri, Qeveria e Vlorės me
Ismail Qemalin nė krye, dha pėlqimin pėr ardhjen e tij nė vend. Mė 15
janar 1914 Ismail Qemali i propozoi Komisionit tė Kontrollit qė tė merrte nė
dorė qeverisjen e vendit. [25] Pėr t“i hapur rrugė njė zhvillimi
tė ri politik nė Shqipėri si dhe sigurisė sė saj nė tė ardhmen, mė 22 janar
1914, Ismail Qemali dha dorėheqjen dhe pushtetin ia dorėzoi Komisionit
Ndėrkombėtar tė Kontrollit /KNK/. Pas dorėheqjes ai u largua nga shqipėria
pėr nė Zvicėr, por nuk hoqi dorė kurrė nga pėrpjekjet nė interes tė vendit.
Ato ditė KNK-ja administratėn qendrore tė Vlorės e shndėrroi nė njė
administratė lokale tė varur prej tij dhe nė vend tė tetė ministrive u krijua
njė drejtori e pėrgjithshme dhe pesė degė me kompetenca tė kufizuara. Komisioni Ndėrkombėtar i
Kontrollit kėrkoi edhe nga Esat Toptani qė ta shpėrndante
"Pleqėsinė" e Durrėsit pėr t'i lėnė vendin njė qeverie kombėtare, e
cila do tė formohej porsa tė vinte Princi. Por Esati e shpėrndau pleqėsinė
mė 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin se do tė vente ai vetė nė krye tė njė
delegacioni shqiptar pėr t'ia dorėzuar kurorėn ( mė 21 shkurt) princ Vidit,
nė Neuwied tė Gjermanisė. Nė kėtė mėnyrė, dhe me tėrheqjen nga skena tė
Ismail Qemalit, Esati po e prezentonte veten si pėrfaqėsuesi legjitim i
Shqipėrisė. Qėllimi i tij ishte qė ta vendoste kryeqytetin nė Durrės dhe ta
merrte ai vetė kryesinė e qeverisė shqiptare. [26] Po kėshtu edhe qeveritė tjera
lokale nė shqipėri (pėrveē nė jug tė Shqipėrisė), u shpėrbėnė njėra pas
tjetrės dhe u detyruan ta njohin princ Vidin si tė vetmin sundimtar tė
Shqipėrisė. Esat Pasha nė njė
intervistė dhėnė (mė 15 janar 1914 nė Durrės) gazetės Corriere della Sera,
(edhe pse nuk i mohonte ndjenjat qė ushqente pėr Turqinė), jepte t“i
kuptonte princ Vidit se fronin nė tė vėrtet e kishte prej tij, por edhe qė ai
vetė nuk hiqte dorė nga shpresa se, njė ditė prej ditėsh, mund tė bėhej princ
i Shqipėrisė. [27] Ndėrkaq nė njė letėr tė
publikuar nga shtypi vjenezė, Esat Pasha e siguronte Princin se gjallė nė jetėn tuaj apo sa kohė nuk
keni dhėnė dorėheqjen nga froni, asnjė person tjetėr ( nuk do tė ) bėhet
mbret i Shqipėrisė dhe e mbyllte me fjalėt, nė rast se Lartmadhėria Juaj do
tė jepte dorėheqjen apo vdiste, vetėm unė mund ta zė vendin tuaj. [28] Mė 7 Mars 1914 Wilhelm von
Wied zbriti nė Durrės, dhe, ardhja e tij u prit me shumė gėzim nga tė
gjitha rrymat politike e krahinore nė Shqipėri. Princ Vidi, pėr kryeqytet tė
fronit tė tij zgjodhi Durrėsin, pikėrisht aty ku ishte baza e forcės sė Esat
Toptanit. Luftėrat e brendshme dhe trysnitė e jashtme, mungesa e strategjive
politike dhe e projekteve me frymėmarrje tė gjerė diktojnė zgjedhje fatale
pėr Princ Vidin. Mė 17 Mars, duke u mbėshtetur kryesisht te feudalėt, ai
formoi qeverinė me nė krye Turhan Pashė Pėrmetin, njė diplomat i vjetėr
qė kishte qėnė ambasador i Turqisė nė Petrograd tė Rusisė. Edhe pse Esat
pashė Toptani nuk u vu nė krye tė qeverisė (siē ka ėndrruar prej kohėsh),
megjithatė prapė mbeti njeriu mė i fuqishėm nė kėtė qeveri, sepse mori
dy ministritė mė tė rėndėsishme, Ministinė e Punėve tė Brendėshme dhe atė tė
Luftės. Dhėnia e dy vendeve kyēe nė qeveri pėr Esatin, pas njė kohe tė
shkurtėr u dėshmua se ishte njė nga gabimet mė tė rėnda tė Vidit. Esat Pashė Toptani: unė jam njeriu i
Mbretėrisė serbe
Pasi e mori fronin nė
Shqipėri, princ Vidi u pėrpoq tė zgjidhte problemin mė urgjent dhe mė tė
ndėrlikuar tė vendit, atė tė largimit tė trupave greke nga Shqipėria e jugut
dhe tė vendosjes sė administratės shqiptare nė kėto vise. Por qysh nė fillim ai
tregoi se nuk ishte i vendosur tė mbronte deri nė fund, e pa kompromis
interesat e shtetit shqiptar. Derisa jugu kėrkonte pėrforcime me armė e trupa, ministri i princ Vidit, Esat Pasha ua
refuzoi ato me cinizėm; synimi i ndjekur i Toptanit ishte evident: bėhej
fjalė pėr tė mbrojtur grekėt, pėr tė dobėsuar Shqipėrinė, pėr ta reduktuar
atė dhe pėr tė arritur t'i imponohej Shqipėrisė sė vogėl qendrore (Shqipėrisė
sė Mesme - Sh.B).
Prandaj, pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje Princi Vid hyri nė bisedime me qeverinė vorio-epirote tė shpallur nė Gjirokastėr.
Pėr kėtė qėllim Vidi caktoi si komisar tė jashtėzakonshėm pėr shqipėrinė e
Jugut oficerin holandez Tomson, i cili kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė
ristrukturuar gjandarmėrinė shqiptare. Tomson mė 10 mars zhvilloi bisedime nė
Korfuz me pėrfaqėsuesin e vorio-epirotėve
Karapanon, dhe atij i premtoi disa tė drejta tė
veēantapėr popullsinė e Epirit tė Veriut. Bisedimet pėr zgjidhjen e kėtij
konflikti mėpastaj i vazhdoi Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit - KNK, i
cili duket se luante rolin e njė qeverie paralele me
atė tė qeverisė sė Turhan Pashės. Kėto biseda filluan mė 10 dhe pėrfunduan mė
17 maj 1914 me nėnshkrimin e njė protokolli qė u
quajt si Protokolli i Korfuzit. [29] Ndėrsa Princ Vidit dhe
qeverisė sė Durrėsit po iu vinin protesta nga shumė anė tė Shqipėrisė kundėr vendimevet
tė Korfuzit, nė Shqipėrinė e Mesme shpėrtheu papritur njė kryengritje, kundėr
regjimit tė princ Vidit. Nė tė vėrtet nė studimet e sotme rezulton se kreu i
kryengritėsve ishte i larmishėm. Nė tė ishin rreshtuar ithtarė tė ndryshėm
si: turkomanėt qė mendonin tė sillnin njė princ turk nė Shqipėri,
antividistėt, xhonturqit, panturkistėt apo panislamistėt siē u quajtėn
ndryshe antifeudalėt etj. Pėr mė tepėr pas kėtij koalicioni qėndronin
shėrbime agjenturore turke, serbe, greke, italiane.., tė udhėhequr nga
antifeudali Haxhi Qamili nga katundi Sharrė i Tiranės, Xhenabi Adili,
proturku - myftiu i Tiranės Musa Qazimi, Mustafa Ndroqi, agjenti serbė Arif
Hiqmeti nga fshati Llojanė i Kumanovės si nxitės i gjakderdhjes dhe luftės
vėllavrasėse [30] nė prapaskenė nga Esat pashė
Toptani e shumė tė tjerė. [31] Vetėm disa javė para se tė
shpėrthente kryengritja, mė 25 prill 1914 pėrfaqėsuesi serb nė Durrės,
Gavrilloviq, zhvilloi njė bisedė tė gjatė me Esat Pashėn. Esati rrėfehet qė
mos t“i zihet pėr tė madhe se ēka fletė, meqė ndryshe vepron. Nė veri-lindje
ai nuk kishte lejuar tė dėrgohet kurrėfarė force, veē disa kajmekamė pėr ta
ushtruar detyrėn e pushtetit nė ato krahina, duke e bėrė me dije se si
ministėr i punėve tė brendshme nuk ka ndėrmend tė dėrgojė ndonjė forcė. Esati
pėrsėriste prapė se unė jam njeriu i Mbretėrisė serbe, pėr ēka do tė shihni
sė shpejti ju, edhe Mali i Zi me Greqinė. Keni pėr t“u bindur nė fitoren qė
pėrgatitej. [32] Kontaktet e Toptanit me
z.Gavrilloviq kanė vazhduar edhe nė muajin maj. Qeveritarėt e Durrėsit nė oborrin e
princit nė kohėn kur po pėrballeshin me sulmet e kryengritėsve, Esat Pashė
Toptani edhe pse kishte dy ministri mė tė rėndėsishme nė kėtė qeveri, hapur u
shpėrndante armė mercenarėve tė vet kinse pėr t“iu bėrė ballė fqinjėve,
ndėrsa fshehtas propagandonte nėpėrmjet njerėzve tė vet si soji iArif
Hiqmetit, kundėr prinit Vid, duke i kėshilluar ata me kėrkue njė mbret prej
Stambollit, me qėllim qė kėto pėshtjellime e trazime t“i sillnin fitim pėr ta
shtėnė nė dorė pushtetin. [33] Toptani dhe Arif Hiqmeti me
njerėzit e vetė ka arritur ta ndajė dhe ta pėrēajė popullsinė nė veri-lindje
tė vendit, nė dobi tė propagandės sė princit turk nė Shqipėri, duke
pėrhapur lajme tė rrejshme se po punojnė sipas dėshirave tė Abdyl
Hamitit pėr njė djalė tė tij, e se gjoja ai po ua dėrgonte paratė etj. [34] Nė kėtė situatė, derisa
kryengritėsit mė 17 maj 1914 shpartalluan njė batalion vullnetarėsh nė afėrsi
tė Tiranės ( qė ishin nisur pėr nė jug tė shqipėrisė) dhe u futėn nė
Tiranė pėr tė vijuar mėpastaj nga Shijaku nė drejtim tė Durrėsit, nga oborri
i princit Vid vinin zėra se ky rebelim ishte i nxitur pikėrisht prej Esat
Toptanit. Prandaj, nė tė gdhirė mė 19 maj me urdhėr tė Princit, majori Sluys
u ngarkua tė kryente arrestimin e Toptanit. Esati nuk desh tė dorėzohej, po
kur shtėpia e tij u qėllua me top, ai nxori menjėherė flamurin e bardhė. [35] Goditja kundėr Esat
Toptanit nga Italia u konsiderua si njė grusht qė i jepej ndikimit tė Romės
nė Shqipėri. Ndėrsa nė Vjenė Esati konsiderohej si njė agjent italian, serb,
turk e mbase edhe grek, nė Romė ai merrej pėr viktimė tė njė komploti pseudo
- nacionalist i frymėzuar nga Austria
[36] Brenda qeverisė dominonte
mendimi qė Toptani duhej tė gjykohej, mirėpo princ Vidi atė as s“e denoi as
s“e nxori tė pafajshėm, dhe ky veprim zgjoi pakėnaqėsi tek besnikėt e tij.
Pas ndėrhyrjes energjike tė ministrit italian nė Durrės, baronit Alioti, Vidi
ia dorėzoi Esat Toptanin legatės italiane e cila e mori me njė luftanije dhe
e dėrgoi nė Itali [37] ku u prit me nderime nga Roma
zyrtare. Para se tė largohej nga Shqipėria, mė 21 maj 1914 Esati firmosi njė
dokument ku jepte fjalėn e nderit se nuk do tė kthehej (mė nė shqipėri ) dhe
se do t“iu rrinte larg trazirave qofshin ato tė brendshme apo tė jashtme. [38] Ngjarjet e mėvonshme dėshmnuan
tė kundėrtėn e asaj qė kishte premtuar Toptani nė dokument. Pėrpjekjet e Serbisė pėr ta minuar
Princ Vidin pėrmes agjentėve tė sojit Esat Pashė Toptani Pas pėrzėnies sė Esat
Pashės nga Durrėsi, Serbisė iu duk se po i rrezikohen interesat nė Shqipėri,
prandaj nė fund tė majit dhe nė fillim tė qershorit 1914 qeveria serbe nė
krye me Nikolla Pashiqin humbi durimin, duke u ngritur kundėr oborrit
mbretėror tė Vidit dhe vetė shtetit shqiptar. U zhvillua njė propagandė pėr
minimin e tij. Fillimisht, Pashiqi u shpreh pėr okupim, e pastaj pėr coptimin
e Shqipėrisė. [39] Madje, ai ishte pėr okupimin e
Shqipėrisė nga ana e Fuqive tė Mėdha, vetėm e vetėm tė hiqet qafe Princi Vid,
me qėllim qė tė shkaktohet njė anarki edhe mė e madhe. Nė fillim tė qershorit
qeveria serbe koncentroi pėr ēdo rast njė fuqi ushtarake prej 20. 000
ushtarėsh afėr kufirit shqiptar. [40] Nė kėto zhvillime, duke
parė hovin e kryengritjes nė Shqipėri tė Mesme, Pashiqi urdhėroi prefektin e
Ohrit, Qirkoviqin, qė ta porosisė Arif Hiqmetin [41] tė hyjė nė lidhje me
kryengritėsit dhe tė kėrkojė prej tyre qė tė mos pėrzihen nė Mat dhe nė
Malėsi tė Dibrės, se siē thoshte ai, ata kanė vetėqeverisje, kanė
gjandarmėri, pra kanė njė lloj autonomie si Epiri. [42] Nė tė vėrtet kėto
ishin organe tė pushtetit qė i kishte emruar pushteti ushtarak serb, e
qė i shėrbenin qeverisė sė Pashiqit pėr krijuar njė anarki nė Shqipėri. Agjenti serb Arif Hiqmeti
gjatė kėtij aktiviteti antikombėtar kishte krijuar kontaktet e drejtpėrdrejta
tė organeve ushtarake - civile serbe dhe me krerėt e kryengritjes sė
Shqipėrisė sė Mesme. Nė njė letėr tė prefektit tė Ohrit, Qirkoviq, dėrguar
Pashiqit vihet nė spikamė takimi i tij me udhėheqėsin e kryengritjes Haxhi
Fejzėn (Qamilin) nė Manastirin Shėn Naum. Nė letėr Qirkoviq shkruan se ai
bashkė me komandantin e ushtrisė serbe janė takuar nė manastirin Shėn Naum me
Qamil Efendiun udhėheqėsin kryesor tė kryengritėsve. [43] Sipas fjalėve tė
Qirkoviqit, Qamil Efendiu kishte ardhur tė kėrkojė ndėrmjetėsimin e
komandantit tė ushtrisė serbe tek grekėt qė e kishin pushtuar Korēėn. Kėrkesa
e dytė e tij ishte ndihma nė municion, kėrkesa e tretė ishte qė t“u japin dy
oficerė kufitarė serbė, qė do t“u ndihmonin nė organizimin e forcave
kryengritėse, kurse kėrkesa e katėrt ishte qė t“i bėhet e mundur tė hyjė nė
lidhje me tė gjithė njerėzit e dalluar nė viset kufitare, e sidomos me
ithtarėt e Arif Hiqmetit. Siē shkruan Qirkoviqi, Qamil Efendiu i kishte
premtuar se politika e tij do tė mbėshtetet nė atė tė Serbisė dhe se ēdo
agjentė bullgar qė do tė zihet, do t“ia dorėzojnė pushtetit serb. [44] Ministria e Jashtme e
Qeverisė serbe, duke patur parasysh takimet e shpeshta tė organeve
ushtarako-civile serbe me krerėt e luhatshėm shqiptar, pėr t“i realizuar
qėllimet e veta pushtuese, prefektit tė Ohrit z.Qirkoviq ia dėrgoi njė Udhėzim pėr punė me shqiptarėt. Nė
ato udhėzime pos tjerash thuhej: 1. Mundemi ēdo njėrit fis t“ia
njohim qeverisjen e veēantė, dhe tė gjitha fiset tė formojnė senatin. 2. Me Serbinė tė formojnė
aleancė politiko-doganore dhe mbrojtjen e pėrbashkėt nga armiku i jashtėm. 3. T“i lejohet Serbisė tė
ndėrtojė hekurudhėn gjer nė Bregdet. 4. Mė sė miri do tė ishte qė
ata ta pranojnė bashkimin shtetėror dhe doganor, kurse pėrbrenda tė qeverisin
sipas zakoneve tė veta. 5. Marrėveshja nė fillim tė
arrihet vetėm me disa krerė, kurse mė vonė, njė vendim tė tillė ta aprovojė
njė Kuvend i tyre i pėrgjithshėm, i cili do tė kėrkojė prej nesh formimin e
bashkėsisė personale dhe doganore, qė do tė thotė tė kemi ushtrinė e pėrbashkėt,
doganėn dhe mjetet e pėrbashkėta tė komunikacionit.[45] Gjatė kėsaj periudhe sa
zhvilloheshin takime nė mes tė organeve ushtarako-civile serbe me agjentėt e
tij shqiptar nė vend, qeveria serbe nuk i kishte shkėputur kontaktet me
kryeagjentin Esat pashė Toptani. Pas largimit nga Shqipėria nė 21 maj 1914,
Esat Toptani shkoi nė Itali, prej andej nė korrik kaloi nė Francė, prej nga u
kthye pėrsėri nė Itali nė mes tė gushtit, me synimin pėr t“u hedhur nė
Shqipėri. [46] Derisa nė Shqipėri
vazhdonte situata e nderė, pas gjysmės sė qershorit 1914 Mali i Zi dhe Serbia
punonin qė Esat Pasha tė kthehet pėrsėri nė Shqipėri. Pėr kėtė qėllim nė
qershor Mali i Zi e dėrgoi njė agjent tė vetin pėr ta takuar Esatin nė Napoli
ku ishte i vendosur. Esati edhe njė herė i deklaroi tė deleguarit
malazezė se gjithmonė do tė jetė nė dispozicion tė Malit tė Zi, tė Serbisė
dhe tė Greqisė. Madje, shprehu interesim sė pari tė vendosej nė malet e
Dibrės pėr aksion, me qėllim qė ta vazhdonte rrugėn e tradhėtisė. [47] Edhe pėrfaqėsuesi serb nė
Romė, Mihajlloviq, menjėherė tregoi interesim pėr tė vėnė kontakt me Esat
Toptanin. [48] Nė kėtė kohė, ndėrsa
Serbia po bėnte pėrpjekje pėr tė rikthyer Esat Pashė Toptanin nė Shqipėri, nė
Sarajevė ajo kreu atentat nė arqidukėn Franc Fedinand (trashėgimtar i
fronit tė Austro - Hungarisė) dhe situata politike evropiane, ku
zhvillohej edhe skenari i vockėl shqiptar, ndryshoi krejt papritur e
pakujtuar. Kjo krizė politike dhe ushtarake nė mes dy blloqeve kundėrshtare,
bllokut Qendror dhe atij tė Antantės, arriti kulimin e acarimit, dhe kėtė
herė ato nuk ishin tė gatshėm tė arrinin ndonjė ujdi pėrmes marrėveshjeve e
konferencave qė pėr disa vjet me radhė kishin shmangur nė momentet e fundit.
Austro-Hungaria tashmė bėnte pėrgatitje pėr ta sulmuar Serbinė, ndėrsa kėto
dy shtete i takonin blloqeve kundėrshtare. Dersia Austro-Hungaria i takonte
bllokut Qendror sė bashku me Gjermaninė dhe Italinė, Serbia i takonte bllokut
tė Antantės, ku bėnte pjesė Rusia, Franca dhe Anglia. Mė 23 korrik 1914
Austro-Hungaria i dėrgoi njė Ultimatum Serbisė ku kėrkoi dėmshpėrblim pėr
vrasjen e princit Ferdinand dhe meqė Serbia iu pėrgjigj negativisht mė 28
korrik Perandori Austriak i shpall luftė Serbisė. Fillimi i luftės sė parė
botėrore u reflektua edhe nė Shqipėri. Pushteti i princ Vidit tashmė ishte
kufizuar vetėm nė Durrės e nė Vlorė (deri mė 1 shtator kur ajo ra nė duart e
kryengritėsve); nė Shqipėrinė e Mesme shtrihej pushteti i kryengritėsve;
viset e jugut ndodheshin nėn shtypjen e forcave greke, krahinat e verilindjes
nėn presionin e vazhdueshėm tė Serbisė, ndėrsa Shkodra ndodhej nėn
administrimin e forcave ndėrkombėtare. Princ Vidi bėri pėrpjekjen e fundit
pėr tė shpėtuar qeverisjen e tij. Ai iu drejtua edhe Fuqive tė Mėdha me
kėrkesėn pėr tė zbatuar zotimin qė kishin marrė nė Konferencėn e Londrės pėr
tė garantuar bashkėrisht pavarėsinė dhe sovranitetin e Shqipėrisė dhe pėr
kėtė qėllim kėrkoi formimin prej tyre tė njė force ndėrkombėtare prej 3 mijė
vetėsh pėr tė shtypur kryengritjen. Por Fuqitė e Mėdha duke qenė nė konflikt
tashmė me njėra-tjetrėn, premtuan se do tė ndihmonin pėr tė shpėtuar vetėm
jetėn e princit dhe tė familjes sė tij por jo edhe intervenimin ushtarak
atje. Nė kėto rrethana, kur edhe kishte filluar lufta e parė botėrore, princ
Vidi u detyrua tė largohej nga Shqipėria, mė 3 shtator 1914 pas plot
181 ditėsh sundimi tė pasuksesshėm. [49] Tri ditė pas largimit tė
Vidit kryengritėsit hynė nė Durrės, dhe aty u vendos selia e kėshillit tė
pėrgjithshėm tė kryengritėsve. Aty ngritėn flamurin turk dhe brohoritėn
emrin e Sulltanit, ndėrsa pėrkrahėsit e princit gjerman u burgosėn. Si u takua Esat Pashė
Toptani me Nikolla Pashiqin nė shtator 1914 nė
Nish? Ato
ditė derisa po bėhej gati princ Vidi pėr t“u larguar nga Shqipėria, Esat
pashė Toptani mė 6 gusht kishte kėrkuar nga Serbia ndihmė pėr t“u kthyer nė
Shqipėri. Mė 27 gusht Toptani nga Italia u nis pėr nė Selanik tė Greqisė,
kurse Princ Vidi dhe qeveria e tij e lanė Durrėsin pas njė jave (mė 3 shtator
1914). Gjatė kohės qė Esati ishte nė rrugė pėr nė Selanik, qeveria serbe e
kishte shtuar aktivitetin e saj nė pėrēarjen dhe grindjen e shqiptarėve, por
mė sė shumti i interesonte aktiviteti i Hasan
Prishtinės dhe Bajram Currit, prandaj kėrkonte mėnyrė se si t“i eliminojė nga
trolli Shqiptar. Mė 3 shtator, ndėrsa princ Vidi po largohej nga Durrėsi nė
drejtim tė italisė, konsulli i pėrgjithshėm i Serbisė Vintroviq nga Selaniku
lajmėron ministrin e vet me telegram se Esat Pashė
Toptani arriti nė Selanik dhe se dėshiron sa mė shpejt tė vijė nė Nish pėr
t“u takuar me Nikolla Pashiqin. Vintroviq nė telegram
shkruan edhe se Esati nuk mund tė presė shumė kohė, pėrndryshe do tė kthehet
nė Itali, atje tė kėrkojė ndihmė. [50] Qeveria serbe, duke
dėshiruar tė fitojė nė kohė qė situata nė Shqipėri tė ndėrlikohet edhe mė shumė,
e zvarriste ardhjen e Esatit nė Nish. Kjo gjė e bėnte nervoz Esatin dhe ai insistonte te konsulli i Serbisė, qė sa mė parė tė
takohet me Pashiqin. Konsulli Vintroviq nė njė telegram tjetėr porosit
Pashiqin, se Esati duhet tė pranohet sa mė shpejt qė tė largohet nga ky
rreth, ku tė gjithė i sillen pėr t“ia kuptuar qėllimin e tij, e ndoshta ta
pėrfitojnė pėr vete. Rreth Esatit mė sė shumti silleshin konsulli italian
dhe ai turk. Nė telegram z.Vintroviq mes tjerash shkruan edhe, se: Esati mė
bind se dėshiron lidhje tė ngushtė me Serbinė dhe se nuk ėshtė kandidat pėr
princ mysliman nė Shqipėri, qė e pėrkrahin turqit. [51] Mė nė fund Pashiqi pranoi
kėrkesėn e Toptanit dhe vendosi tė ftojė atė nė takim. Takimi mbahet mė 17
shtator 1914 nė Nish dhe me kėtė rast Esat pashė Toptani nėnshkruan njė
Marrėveshje me Nikolla Pashiqin. Ēka pėrmbanė marrėveshja Pashiq
Toptani?
Teksti i marėveshjes ėshtė
shkruar nė turqisht me shkrim arab, kurse nėshkrimi i Esatit ėshtė nė
latinisht. Poashtu njė kopje ėshtė edhe nė serbisht. Nė margjinat e tekstit
serbisht tek neni i parė ( I ) qėndron njė plotėsim sa i pėrket ndihmės
finansiare ku thuhet: Pėr tani 10.
000 pėr shpenzime lufte, 1. 000 nė muaj pėr kufij. Kur tė bėhet princ, (ėshtė
fjala pėr Esat Toptanin - Sh. B) atėherė ai do t“i kthejė tė gjitha ato, nėse
dėshirojmė bile edhe me interes. Tė urdhėrohen komandantėt kufitarė qė ta
dėgjojnė si ndonjė oficer serb.) [54] Nė kreun e kėsaj
marrėveshjeje konstatohet si vijon.
Qė
tė plotėsohet dėshira e zotit dhe urtėsia politike, paria - pėrfaqėsuesit e
tė dy popujve janė pajtuar ta bėjnė kėtė marrėveshje, ndėrsa nė fund tė
marrėveshjes nėnvizohet me nėnshkrim: Nė
emėr tė Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar Esat Toptani. Faktet
historike dėshmojnė se Esat pashė Toptani nė kėtė kohė nuk ishte kurrfarė
pėrfaqėsuesi i shtetit shqiptar, e as qė ishte autorizuar prej ndokujt qė tė
flasė nė emėr tė Shqipėrisė, por shihet qartė se ai vet e kishte autorizuar
veten jo vetėm tė flasė, por edhe tė nėnshkruajė marrėveshje nė emėr tė
Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar. Qysh nė nenin 5 tė
marrėveshjes duket sheshazi se qeveria serbe shpreh njė farė frike se populli
nuk do ta zgjedhė Esat pashėn pėr udhėheqės tė vetin, prandaj parashihte qė
tė kandidohen dy pėrfaqėsues tė fiseve
mė tė mėdha dhe nga njė i fiseve mė tė vogla nė mėnyrė qė tė pėrqahen
forcat e brendshme, pėr tė fituar Esati i cili ishte pajtuar plotėsisht me
kushtet qė i kishte shtruar Pashiqi. Nė nenin 7 nė emėr tė miqėsisė sė pėrjetshme
Toptani dhe
Pashiqi janė dakorduar pėr doganėn e pėrbashkėt, mbrojtjen e pėrbashkėt,
pėrfaqėsinė e pėrbashkėt ndaj vendeve tjera si dhe pėr mjetet e pėrbashkėta
tė komunikacionit dhe kėtu duken qartė synimet e qeverisė serbe qė
Shqipėrinė t“ia bashkojė Sėrbisė. Nė nenin 10 ku thuhet: Kufiri definitiv midis Serbisė dhe
Shqipėrisė do tė caktohet nga njė komision qė do tė pėrbėhet nga njė numėr pėrfaqėsuesish
serbė e shqiptarė, bėhet e dukshme se Serbia nuk i njeh kufijt e
Shqipėrisė tė pėrcaktuar (edhe ashtu padrejtėsisht) nė Konferencėn e
ambasadorėve nė Londėr nė vitin 1913. Gjatė bisedimeve qė janė
zhvilluar midis Pashiqit dhe Toptanit, nuk ėshtė biseduar vetėm pėr ato
ēėshtje qė janė thėnė nė marrėveshje, por edhe pėr ēėshtje tė tjera me
rėndėsi politike pėr qeverinė serbe. Kėtė gjė mė sė miri e sqaron vet
Nikollla Pashiqi nė njė letėr dėrguar pėrfaqėsuesit serb nė Durrės Panta
Gavrilloviqit. Nė kėtė letėr, pėr tė cilėn Pashiqi porosiste tė ruhet si
tepėr sekrete, shkruante: Me Esat
pashėn kemi biseduar edhe nė frymėn e interesave serbe dhe shqiptare, qė e
obligojnė Esat pashėn tė shpėtojė Shqipėrinė nga intrigat austriake dhe t“i
bindė shqiptarėt se duhet tė jenė me Serbinė nė marrėdhėnie tė mira miqėsore,
dhe e dyta, se Shqipėria duhet tė pastrohet nga turbulluesit - kundėrshtarėt
e tij qė janė nėn ndikimin austriak dhe bullgar. Esati e ka pranuar kėtė
kėrkesė dhe ka premtuar se do tė veprojė nė kėtė drejtim, duke u lutur qė
Serbia t“i japė ndihma morale dhe materiale. [55] Madje Pashiqi e porosiste
Gavrilloviqin ta pėrcjellė punėn e Esat pashė Toptanit dhe ta lajmėrojė
lidhur me aktivitetin e tij, pasi qė Esati, shkruante Pashiqi aty, nuk gėzon
besim tė pėrgjithshėm tė shqiptarėt. [56] Kthimi i Esat Pashė Toptanit nė
Shqipėri ( shtator 1914 ) Esat Pasha pasi kishte
nėnshkruar marėveshjen nė Nish me kryeministrin serb Nikolla Pashiq mė 18
shtator ėshtė nisur pėr nė Shqipėri. Gjatė udhėtimit, nė kufi afėr Dibrės
Esat Toptanit ju bashkuan rreth 4 mijė mercenarė tė armatosur tė cilėt prej
kohėsh i financonte Serbia. Nė kujtimet e tij Sejfi
Vllamasi [57], depėrtimin e Esat Pashė
Toptanit nga Dibra pėr nė Durrės e pėrshkruan si vijon: Kėtu, me ndėrmjetėsinė e prefektit serb tė Dibrės dhe me
korrespondencė, u mor vesh me njė pjesė tė krerėve tė Dibrės. Kėndej Drinit,
Dibrėn e kishte nė dorė Jusuf bej Dohoēishti, i cili kishte organizuar njė
qeveri autonome. Esati, pasi u mor vesh me kėtė e me krerėt e tjerė, erdhi nė qytetin e Dibrės.
Jusuf Beu kishte mbledhur 300 vullnetarė. Xhelal Zogolli dhe Ceno bej Golja
nisen me 200 vetė prej Peshkopisė nė Dibėr, pėr ta
pėrcjellė Esatin nga Dibra nė Peshkopi. Rrugės afėr Maqellarės, njė grup
nacionalistėsh shqiptarė: Ramis Daci, Izet Maqellari, Maliq Kėrēishti, Hasan
Pallanza e tė tjerė i bėnė pritė pėr ta vrarė, por ana tjetėr mė e fuqishme, i shkuli nga prita edhe e ēliroi rrugėn. Esati nė Peshkopi
bėri njė mbledhje. Njė pjesė e krerėve qenė nė disfavor tė Esatit, pasi ky
kishte ardhur nė Shqipėri nga Jugosllavia ( Serbia Sh.B), me tė cilėn ata gjithmonė kanė qenė nė luftė. Nga ana
tjetėr, formoi njė fuqi pėrmbi 3.000 vetash, i pagoi krerėt sipas pozitave qė
kishin dhe u dha vullnetarėve nga dy napolona. Esati nė Qafė tė Murrės u nis
pėr Mat. Zogu megjithse kishte refuzuar tė merrte pjesė nė kėtė valle, bashkė
me 30-40 veta nga paria e Matit i doli pėrpara nė
Qafė tė Murrės. Pasi u pėrqafuan, Zogu priu dhe erdhėn nė Lis tė Malit, nė
konakun e Kurt aga Kadisė. Zogu kishte me vete
Shahin bej Dinon dhe Stavro Stavrin. U bėnė bisedime midis Esatit dhe Zogut
dhe i pari kėrkoi pjesėmarjen e tij nė kėtė valle, por Zogu u pėrgjigj
kėshtu: Or, dajė, pasi i je nisur kėsaj pune, unė
po ngre duart dhe po them ishallah. Kur tė marr
vesh se i ke mbėrrijt qėllimit do tė them mashallah. Esati u
zemėrua tepėr nga kjo pėrgjigje, dha urdhėr menjėherė tė pėrgatitej fuqia e
tė vazhdonte rrugėn. Por Zogu i tha menjėherė: Pas zakonit tė shqiptarit, pasi kalove nga trojet tona, duhet tė
pishė kafen, prandaj sonte shkojmė nė Burgajet. Esati shkoi nė burgajet,
ku Zogu tė gjithė fuqinė e tij e mbajti me shpenzimet e veta. Esati prapė u
mundua ta bindė Zogun pėr tė marrė pjesė, por ai e refuzoi kategorikisht. Xhelal
Zogu mblodhi 1000 matjanė dhe u bashkua me Esatin, por asnjė nga krerėt e
Matit nuk e kishte me vete. Shkuan nė patin tek Ēelajt dhe prej andej tek
pazari i Urės pėr drekė. Kėtu Mersin e Shaqir Dema ngrehin njė pritė pėr ta
vrarė, por daja i tyre Sheh Lula i Zerqanit e kuptoi komplotin e, si nipa tė
tij qė i kishte, i pėrzuri nga prita. Esati erdhi nė katundin Selitė e Keqe
tė malėsisė sė Tiranės. Tė nesėrmen marshoi mbi Tiranė dhe nga Shkalla e
Tujanit zuri Qafėn e Priskės, malin e Dajtit dhe malin e Shkallės. Pasi
pushka filloi nga tė gjitha anėt ky, hipur kalit e pėrpara 500 vetave tė
zgjedhur, u
Esati nė Tiranė qėndroi tri ditė. Fuqinė e mbajti me shpenzimet e veta
dhe vullnetarėt, pasi u pagoi njė rrogė, i drejtoi drejt Durrėsit. Fuqia e
tij, tek hani i Man Picarit, u ndesh me njė fuqi tė madhe rebele nėn komandėn
e Man Picarit. Kėta tė fundit u shpartalluan. Pengesa e dytė ishte Shijaku,
ku sheh Hamdiu me popullin e Shijakut rezistonte si njė fortesė. Esati me
dinakėrinė e tij tė zakonshme, me anė tė njė delegacioni, mundi ta bindė sheh
Hamdinė qė tė kėrkojė bashkėpunimin me Esatin. Kėshtu edhe Shijaku u kalua pa
ndonjė rrezik. Lufta e fundit dhe mė e ashpėr u bė nė Rushbull, ku populli i
Shijakut dhe i Kavajės luftoi heroikisht, si dhe dibranėt nga ana tjetėr tė
cilėt lanė 86 tė vrarė qė mė nė fund tė hynė nė Durrės, mė 3 (5) tetor 1914.
Krerėt e Ehli Kijamit, pėrveē sheh Hamdiut, Mustafa Ndroqit dhe Hoxhė
Leēinit, mbetėn tė arratisur. Esati menjėherė zgjodhi dhe mblodhi njė senat,
prej krerėve qė dėshiroi ai vetė, nė shtėpinė e Bumēit, dhe me kėrcėnimin e
fuqive dibrane qė i futi nė Pallatin e Asamblesė, i detyroi ta zgjidhnin
kryetar tė Qeverisė sė Shqipėrisė sė Mesme dhe komandant tė pėrgjithshėm tė
ushtrisė. Esati i shpalli menjėherė luftė Austrisė. Formoi njė qeveri tė
pėrbėrė prej drejtorėve tė pėrgjithshėm: vetė kryeministėr dhe komandant i
pėrgjithshėm, pėr Punė tė Jashtme Shahin Dinon, pėr Financa Nexhat Libohovėn;
tė Brendshėm Faik Kodrėn (dibran) dhe komandant tė ushtrisė Isuf bej Dibrėn.
Formoi menjėherė gjyqin politik me kryetar Xhelal Zogun, prokuror Ilia
Llavdėn (durrėsak) dhe me hetues Hysen Myshqetan. [58] Si u ndihmua Esat Pasha nga qeveria e
Serbisė? Vetė emrimi dhe marrja e
pushtetit nė kėtė mėnyrė nga Esat pasha i dha hov lėvizjes antifeudale tė
masave fshatare, dhe kjo gjendje e frikėsoj atė, sepse akoma nuk i kishte forcuar
pozitat e veta. Pėr ta pėrballuar kėtė situatė, Esat Pasha e thirri
udhėheqėsin e kryengritjes Qamil Haxhi Fejzėn, gjoja pėr tė biseduar
dhe e burgosi. [59] Ky veprim pefid
edhe mė shumė e acaroi gjendjen dhe kėshtu u pėrhap me shpejtėsi lėvizja
antiesadiste nė Shqipėrinė e Mesme. Lėvizja antiesadiste u nxit edhe nga
propaganda fetare muslimane e cila Esat pashėn e paraqiste si aleat tė
shteteve krishtere dhe armik tė botės muslimane. [60] Forcat antiesadiste e
ngushtonin rrethin kundėr Esatit, dhe mė 23 nėntor filloi sulmi i armatosur
kundėr tij. Kryengritėsit i dogjėn kullat e Esatit nė ēiflikun e Laprakės dhe
shtėpitė e tij nė Tiranė. Brenda pak ditėve pushteti administrativ dhe forcat
esadiste u dėbuan nga krahinat e Shqipėrisė sė Mesme me pėrjashtim tė
Durrėsit ku kishte pėrkrahjen e mercenarėve. [61] Nė kėto rrethana Esat pasha iu
drejtua qeverisė serbe me kėrkesė qė tė intervenojė me ushtri nė Shqipėri, nė
bazė tė nenit 13 tė marrėveshjes sė 17 shtatorit, ta okupojė Elbasanin e ta
ndihmojė nė shtypjen e kryengritjes xhonturke. Pas kėsaj kėrkese tė Esat
pashės, Ministria e jashtme serbe harton njė qarkore dhe ua dėrgon
pėrfaqėsive diplomatike tė Serbisė ku jepen shpjegime tė gjėra lidhur me
situatėn nė Shqipėri, duke konstatuar se Esat pasha mendon se rrugėdalja mė e
mirė ėshtė qė ushtria serbe me ēfardo preteksti ta okupojė Elbasanin. [62] Toptani iu drejtua konsullit
tė Serbisė Gavrilloviq nė Durrės dhe iu lut, qė ta lajmėronte Pashiqin pėr tė
nxitur Malin e Zi ta pushtoi Shkodrėn, pasi qė mendonte se me pushtimin e
Shkodrės nga Mali i Zi do tė ndėrprehet agjitacioni austriak dhe
xhontur, kundėr tij, nė viset veriore. [63] Pėr t“i arsyetuar
operacionet pushtuese nė Shqipėri, qeveria serbe me kohė filloi t“i alarmojė
Fuqit e Mėdha, se shqiptarėt po pėrgatiten ta sulmojnė kufirin e Serbisė e
gjepura tjera propagandistike. Pėrfaqėsuesi diplomatik i Serbisė, Boshkoviq
nga Londra nė njė telegram tė dt. 18.XII.1914 shkruante se ambasadori i Frances i ka deklaruar qė nėse Serbia sulmohet,
qeveria serbe duhet tė veprojė dhe pastaj tė lajmėrojė Fuqitė e Mėdha, se ka
ndėrmarrė masa pėr sigurimin e pikave strategjike. z.Boshkoviq lajmėronte se
fuqitė e Antantės do ta pranonin kėtė arsyetim tonin pa kurrfarė
kundėrshtimi, prandaj porosiste, nėse kemi mjaft forca ushtarake momenti
ėshtė i pėrshtatshėm pėr t“i realizuar qėllimet. [64] Mė 28 dhjetor 1914 Nikolla
Pashiēi i njoftonte organet vartėse se po afronte ēasti kur do tė pushtohej
Elbasani, Mati dhe ndoshta vetė Durrėsi, kurse mė 6 janar 1915 ai urdhėronte
komandėn eprore tė forcave tė armatosura tė pėrgatiste gjithēka qė ishte e nevojshme dhe tė urdhėronte tė pushtoheshin
menjėherė tė gjitha pozicionet e zėna mė parė nė Shqipėri (pikat
strategjike), ato tė cilat kemi qenė tė detyruar t“i lėshonim nė kohėn e vet
nėn shtytjen e kėrcėnimeve tė Austrisė. Ky pushtim do tė ishte mirė tė kryhet
me sa mė pak viktima dhe gjak. [65] Nė kėrkesėn e Esat Toptanit,
Qeveria serbe nuk u ngut tė dėrgojė forca tė veta ushtarake nė Shqipėri, por
pėrgatiti mercenarė shqiptarė nga viset kufitare qė me kohė ishin vėnė nė
shėrbim tė Beogradit. Me kėt veprim qeveria e Pashiqit donte t“i arrijė dy
qėllime: ta kursej ushtrinė e vet nga sakrificat dhe e dyta, t“i fusė
shqiptarėt qė tė vriten midis tyre dhe mos tė kenė fuqi tė pėrbashkėt qė t“i
rezistojnė ushtrisė serbe. [66] Me kėtė rast ishin
dėrguar mėse njė mijė mercenarė tė armatosur, tė kryesuar nga Halit Lleshi
dhe Selim Beu. [67] Por kjo ndihmė ishte e
pamjaftueshme pėr Esat pashėn. Pėrfaqėsuesi diplomatik i Serbisė nė Durrės
Gavrilloviq, qė tani ishte tėrhequr nga Durrėsi nė Korfus, e lajmėronte
qeverinė e vet nė Beograd se pozita e Esat pashės ėshtė rrezikuar seriozisht,
dhe i vetmi shpėtim qė ai tė mbetet nė pushtet ėshtė intervenimi ushtarak. Gavrilloviq nė telegram
shkruante se intervenimi ynė me siguri do ta
pengonte okupimin e Durrėsit dhe Shėn Gjinit nga ana e Italisė. [68] Nė fillim tė janarit 1915,
qeveria serbe edhe njė herė u drejtohet pėrfaqėsuesve tė saj diplomatik, me
njė qarkore ku pos tjerash thuhet se kryengritja nė Shqipėrinė e Mesme po
merr pėrmasa shqetėsuese, prandaj ėshtė e nevojshme pushtimi i pikave strategjike nė Shqipėri. Kėtė arsyetim tė qeverisė
serbe e pranonte Rusia dhe aleatėt e saj, por me kusht qė kjo mos t“i
dobėsojė operacionet e Serbisė kundėr Austrohungarisė, qė po zhvilloheshin
ato ditė dimri. Madje qeveria ruse ėshtė shprehur qė ky okupim mos tė bėhet i
pėrkohshėm, por tė jetė definitiv. [69] Gjatė kėsaj periudhe Esat
pasha ka mbajtuar korrespodencė tė rregullt si me pėrfaqėsuesit diplomatik tė
Serbisė ashtu dhe me vetė Nikolla Pashiqin. Esat pasha, duke qenė nė situatė
tė vėshtirė politike dhe finansiare mė 8 mars 1915 i drejtohet me njė letėr
tė radhės Nikolla Pashiqit dhe nė kėtė letėr pos tjerash i shkruan: Pėr luftė me forcat fanatike nevojitet
forcė ushtarake e pėr kėto nevojiten shpenzime finansiare. Unė tani rreth
veti kam 2. 600 dibranė dhe 400 veta nga Shijaku, Kavaja, Tirana etj.
Ēdo njėrit prej tyre duhet paguar mėse 3 napolona nė muajt (
) Mė se 1. 200 napolona nė muaj i paguaj njerėzve nė kufij
te Dibra. Poashtu paguaj 200 gjindarmė nė Malėsi tė Hasit, Gashit e Krasniqes
(
) E dij se Serbia ėshtė e angazhuar nė luftė me njė fuqi tė madhe, prandaj
ju drejtova Francės, dhe Italisė pėr ndihma finansiare, por tė dyja mė
refuzuan. Ju lutem qė pėr ēdo muaj tė mė siguroni nga 12. 000
lira, si dhe tė mi dėrgoni diferencat pėr muajin fror (shkurt) prej
10. 000 napolonash. [70] Po nė kėtė letėr nė anėn tjetėr (mbrapa) saj Pashiqi
ka shėnuar: Letra ėshtė lexuar nė
seancėn e Ministrisė dhe ėshtė vendosur qė tė hapet kredia edhe pėr njė
milion dinarė ndihmė Esat pashės. Ky shėnim i Pashiqit mban datėn 20
mars 1915 me nėnshkrim tė tij. [71] Sa mė tepėr qė komlikohej
situata nė Shqipėri, aq mė shumė Esat pasha bėnte presion mbi qeverinė serbe
qė t“i dėrgojė ndihmė ushtarake dhe finansiare. Prandaj, kryeministri i
Serbisė Nikolla Pashiqi nė njė shkresė prej 5 faqesh, dėrguar ministrisė sė
Ushtrisė nė fillim tė marsit 1915, shprehte arsyet dhe kėrkonte qė tė bėhen
pėrgatitjet e nevojshme pėr intervenim nė Shqipėri. Kėrkohej urgjentisht tė
pushtohen pikat strategjike, tė
cilat do tė mbahen deri sa tė
pėrfundojė lufta. Njė aksion i tillė sipas Pashiqit duhej tė jetė
energjikė dhe i pamėshirshėm pėr kundėrshtarėt e Serbisė. Pėr kėtė jepen
shenime nė detaje pėr pushtimin e grykave, luginave dhe majet e bjeshkėve nga
Gjakova deri nė Ohėr. [72] Nė fund tė marsit dhe
fillim tė prillit 1915 nga ana e kryengritėsve fshatarė nėn drejtimin e Haxhi
Qamilit, filloi njė ndjekje e esadistėve nė Shqipėrinė e Mesme me qėllim qė
ta pastrojnė vendin nga ata mikrobė. [73] Dhe nė fund tė prillit dhe nė
fillim tė majit 1915 Esat Pasha nga tė gjitha anėt ndodhej i rethuar nga
kryengritėsit. Kryengritėsit
fshatarė, nė Shqipėri tė Mesme hoqėn detyrimet feudale, dogjėn kullat e
bejlerėve, ndanė tokat e tyre dhe arritėn tė formojnė njė llojė qeverimi tė
vendit. [74] Kjo gjendje tregon se
pozitat e Esat pashės keqėsoheshin pėr ditė e mė tepėr. Lidhur me kėtė situatė
qeveria serbe kishte dhėnė urdhėr qė forcat e pėrgatitura mercenare tė nisen
pėr ta ndihmuar Esat pashėn. Pėr kėtė ēėshtje me njė telegram tė dt. 16 prill
1915 qeverinė serbe e informon prefekti i Ohrit z.Qirkoviq. Ai nė
telegram thotė: Mersim Mema, Halit
Lleshi, Tafė Kazi, Feta Cami, Don Cami, Riza Dema dhe Ahmet Beu, krerė
shqiptarė nga Malėsia e Dibrės dhe rrethi i Peshkopisė, me njė numėr tė madh
njerėzish tė armatosur mirė u nisėn nė drejtim tė Gollo Bėrdos dhe Elbasanit
pėr ta ndihmuar Esat pashėn e rrethuar nė Durrės. [75] Me ta bashkoheshin
oficerė dhe ushtarė serbė tė veshur me rroba shqiptare. Mirėpo duke parė se
me kėtė rrugė nuk arrihet dot qėllimi, qeveria serbe filloi pėrgatitjet
serioze pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht nė Shqipėri. [76] Prandaj nė fund tė prillit
qeveria serbe urdhėron tė gjitha aradhat kufitare qė tė mbyllin kufirin, me
qėllim qė tė mos lejojnė lėvizjen e njerėzve nga asnjėra anė e kufirit. Me
kėtė rast caktohen kahet e operacioneve nga ana e Sektorit tė Ohrit ndėrkohė edhe
ajo e Sektorit tė Prizrenit. Avanturėn e Pashiqit pėr pushtimin e tokave nė
jug e pėrkrahu vetėm Rusia, ndėrsa Anglia dhe Franca hėpėrhė nuk ishin pėr
njė aksion tė tillė kundėr njė Shteti neutral, aq mė tepėr kur Serbia ndodhej
nė luftė me Austro - Hungarinė. Pėrgatitjet pėr
interventim ushtarak nė Shqipėri kishin filluar qysh nė fillim tė vitit 1915,
por rrethanat e krijuara pas fillimit tė luftės sė parė botėrore nuk e
lejonin nja hap tė tillė. Fuqitė e Antantės i vazhdonin pazarllėqet pėr pėrfitimin
e Italisė nė anėn e tyre, duke i bėrė koncesione tė mėdha territoriale pėr
gjatė bregdetit jugosllavė dhe shqiptar. Nė verėn e vitit 1915 pothuajse e
tėrė Shqipėria qeverisej dhe ishte nėn okupim tė huaj. [77] Ai pazarllėk midis fuqive
tė Antantės dhe Italisė u arrit nė mėnyrė tė fshehtė mė 26 prill 1915 nė
Londėr, pėr ē“arsye u quajt Traktati i fshehtė i Londrės, me anė tė cilit pa
fije turpi i bėheshin lėshime imperializmit italian nė dėm tė jugosllavėve
dhe shqiptarėve. Me gjas, kjo e ka shtyrė qė Rusia t“i jep vizėn qeverisė
serbe pėr intervenim nė Shqipėri. Pashiqi dhe pasuesit e tij asnjė aksion nuk e fillonin
pa marrė miratim nga Rusia Cariste. Pas nėnshkrimit tė Traktatit tė Londrės
dhe hyrjes sė Italisė nė luftė me Austro- Hungarinė
u vendos pėr intervenimin e fqinjėve ballkanik nė Shqipėri. Si e
ripushtoi Serbia, Shqipėrinė e Mesme, pėr ta shpėtuar Esat Pashėn nga
rrethimi shtatėmujorė nė Durrės? Ekspedita
shqiptare, siē u quajt pjesa e ushtrisė serbe qė u ngarkua pėr tė kryer
invadimin nė Shqipėri, numronte 10 deri nė 20 mijė veta. [78] Operacionet pėr pushtimin e trevave
shqiptare i udhėheqte drejtpėrsėdrejti ministria Ushtarake e Serbisė. Kjo ekspeditė pushtuese
komandohej nga gjeneral Damian Popoviēi, anėtari njohur i organizatės serbe Dora e Zezė (Crna Ruka), dhe pėrbėhej
nga tri reparte nė rang regjimenti, nga ai i Prizrenit, i Drinit dhe i Ohrit.
[79] Para se tė niset ushtria serbe
nė operacionet pushtuese, Ministria e punėve tė jashtme tė Serbisė ia kishte
dėrguar tekstin e njė proklamate komandantit tė ushtrisė serbe Millutin
Mishkoviq qė u drejtohej shqiptarėve. Kjo proklamatė qė mbante datėn 2
qershor 1915 ( 20 maj 1915 me stilin e vjetėr) ishte nėnshkruar nga
komandantėt e njėsive tė ushtrisė serbe qė do tė futeshin nė Shqipėrinė e
Mesme, nga kolonelėt Petar Mishiē i njėsive tė Ohrit dhe Milutin Mishkoviē i
njėsive tė Drinit. Nė proklamatė ndėr tė
tjera thuhet: Ju veproni kundėr vetes
qė me ndikimin e Austrisė dhe Turqisė e sulmoni kufirin tonė (
) Ju nuk
mundeni ta shpėtoni as Turqinė, as Austrinė derisa kundėr tyre ėshtė tėrė
Evropa (
) Bashkohuni me ne, qė ta pastrojmė atdheun tuaj nga njerėzit e
kėqinj dhe tė sigurojmė paqė si nė shtėpitė tuaja, ashtu edhe nė kufijt
tonė. Nė fund tė proklamatės thuhet:
Pasi t“i zėmė dhe dėnojmė
kryengritėsit, neve do tė kthehemi prapė, kurse qeverisjen e vendit tuaj do
t“ia lėmė nė dorė birit tė Shqipėrisė Esat pashės, i cili dėshiron tė rrojė
ndė paqtim me kombin fqinj. Atij qė ėshtė bashkė me ne po i sjellim paqtim
dhe dashuri, po atij qė ėshtė kundėr nesh (po i sjellim) kordhė. Bėhuni tė
urtė edhe ruani vendin edhe kombin tuaj edhe mos dėgjoni intrigantėt e
Stambollit e tė Vjenės. [80] Kah fundi i majit 1915 nė
Sektorin e Ohrit kishin filluar provokimet pėr gjoja sulmet shqiptare
pėrreth kufirit tė Shėn Naumit dhe Qafės sė Thanės. Mė 29 maj njėsitė serbe
iu vėrsulėn Pogradecit pėr ta pushtuar dhe pėr tė depėrtuar nė Malin e Mokrės
kah Liqeni i Maliqit, qė tė vijnė nė kontakt me vijėn kufitare tė Greqisė. Mė
30 maj ministria e jashtme e Serbisė kėrkoi nga Sektori ushtarak i Ohrit qė
tė pushtohej sa mė parė Elbasani dhe tė vihej kontakt me Esat Toptanin.
Qėllimi i operacioneve ishte tė bėhej lidhja dhe bashkimi i trupave serbe tė
nisur nga veriu me ato tė lindjes qė kishin cak Elbasanin, Tiranėn dhe
Durrėsin. [81] Mė 31 maj nga Cetinja u bė
me dije se Rusia i kishte dėrguar Serbisė armė, municion, veshmbathje dhe
material tjetėr luftarak. Njoftohej se Rusia i dėrgoi Malit tė Zi 1000 pushkė
manzerė turke me 120 000 fyshekė, 20 000 palė rrobe, 40 000 palė ēizme, 40
000 tenda, 2000 gjuajtės tė topit me kalibėr 15 cm 300 kuaj tėrheqės dhe
shumė qerre. [82] Mė 1 qershor komanda serbe
nga sektori i Ohrit nisi operacionet pushtuese, ndėrkohė qė kishin filluar
edhe operacionet ushtarake serbe edhe nė krahun e Prizrenit nė bashkėveprim
me forcat malazeze. Pas thyerjes sė njė rezistence tė kryengritėsve fshatarė
nė krye me Haxhi Qamilin te Guri i Pishkashit, mė 2 qershor u pushtua
Qukėsi. Elbasani u pushtua mė 6 qershor ndėrsa mė 7 e 8 qershor forcat serbe
marshuan pėr nė Tiranė. Mė 9 qershor nė mėngjes ushtria serbe
hyri nė Tiranė dhe ndaj kryengritėsve fshatarė u morėn masa ta ashpra. Filloi
ēarmatimi si masė e egėr pushtuese. U ēarmatos Shijaku, Kavaja, Peqini etj., si qerdhe tė njohura tė kryengritėsve si dhe u vunė
nė ndjekje tė krerėve tė kryengritjes. Pas disa ditė ndjekjesh mė 11 korrik
1915 pėrveē krerėve tjerė, arritėn ta zėnė nė pabesi edhe komandantin e
kryengritjes fshatare Haxhi Qamilin. Atė e arrestuan ushtarakėt serb nė
bashkėpunim me mercenarėt esadistė nė fshatin Sharrė afėr Tiranės. Pėr t“i
denuar ata, Esat pasha ngriti njė gjyq tė veēantė nė Durrės, tė kryesuar nga
Xhelal Zogu. Tė gjithė u denuan me vdekje dhe njė muaj mė vonė mė 16 gusht
1915, pas njė torture mizore Haxhi Qamilin e varėn nė Durrės. [83] Esat pashė Toptani i shprehu falėnderime komandantit tė ushtrisė
serbe tė Ohrit, Petar Mishiqit, qė e shpėtoi nga rrethimi 7 muajsh nė Durrės.
Mė 12 qershor 1915 Esati dėrgoi atij njė letėr nė Tiranė, ku jepte shėnime
pėr patriotėt e shquar si kundėrshtarė tė qarqeve sunduese serbe dhe tė vet
Esatit. Nė letėr i shkruante edhe pėr Hasan Prishtinėn, Bajram Currin e tė
tjerė qė ndodheshin nė Shkodėr. Esati kėrkonte qė ushtria serbe e cila
depėrtonte nga Prizreni ta ēarmatos Malėsinė dhe Mirėditėn, meqenėse ishin
armiqtė e tij tė pėrbetuar. Ai kėrkonte nga koloneli Mishiq qė ta njohtojė
Pashiqin dhe t“ia dėrgojė 2000 palė rrobe pėr gjandarmėrinė e vet, tė cilat
duhej tė ishin me ngjyrė tė njėjtė me ato serbe e tė dallohen vetėm kapelat. [84] Mė 23 qershor 1915
konsulli serb Gavrilloviq nga Durrėsi ia dėrgonte komandantit tė vet nė
Tiranė, kolonelit Mishiq, listėn e
pėrpiluar nga Esat pasha prej 45 vetash, nga qytetet Tiranė, Elbasan,
Pogradec dhe Qukės, si tė rrezikshėm pėr Esatin dhe pėr borgjezinė serbe. [85] Ndėrsa nė fund tė qershorit dhe nė fillim tė korrikut 1915, me
urdhėr tė Esat Pashės vetėm nė Durrės dhe nė Shijak u varėn 30 njerėz. [86] Mė 10 qershor 1915 edhe
forcat e armatosura malazeze pushtuan krahun e djathtė tė Bunės si edhe Malin
e Taraboshit, duke zėnė vend nė portat e Shkodrės nga ana veriore e qytetit.
Ushtria malazeze e rrethoi Shkodrėn edhe nga anėt tjera dhe e pushtoi mė 27
qershor. [87] Pas pushtimit tė
Shqipėrisė sė Mesme
nga forcat serbe, pėrfaqėsuesit e komandės ushtarake
serbe nė krye me kolonelin Millutin Mishkoviq, filluan bisedimet me Esat
pashėn lidhur me rregullimin e pushtetit nė viset e pushtuara tė Shqipėrisė.
Pėr kėto bisedime bėn fjalė raporti i prefektit tė Ohrit Qirkoviq, i cili personalisht
ka marrė pjesė nė ato biseda, bashkė me Gavrilloviqin dhe me komandantin
Mishkoviq. Qirkoviq nė raport shkruan
se Esat pasha ka kėrkuar, si vijon: 1. Qė nėnpunėsit e tij tė
jenė vetėm pro-forma (formalisht), kurse serbėt ta marrin qeverisjen dhe
vendosjen e rregullit. Nė Elbasan pėr prefekt tė emrohet njeri i Esatit, por
punėt t“i kryejė njeri i caktuar i Serbisė. 2. Nė Tiranė kajmekamin do ta
emėrojė Esati, kurse punėt do t“i kryejė njeriu i Serbisė. 3. Nė Ēermenikė Esati do tė
vendosė njerėz tė vet, kurse instruktorėt do tė jenė serbė. 4. Nė Qukės kryetari do tė
emėrohet nga serbėt, kurse ndihmėsi i tij shqiptar. Esati lutet qė kjo tė
jetė sa pėr formėn e jashtme, kurse pushteti faktikisht tė jetė nė duar tona
(serbėve). 5. Nė Peshkopi Esati kėrkon tė
mbetet qarku, dhe prefekt i qarkut tė bėhet Jusuf beu, e jo Hysen beu, tė
cilin ne e kemi pas caktuar nė kėtė detyrė edhe me herėt. 6. Esati kėrkon tė fillojmė
mbledhjen e taksave nė viset qė i kemi okupuar, kurse tė hollat tė shpenzohen
pėr nevoja tė ushtrisė nė kėto vise. [88] Nė gjysmėn e dytė tė
qershorit 1915 ushtria serbe kishte vendosur pushtetin nė viset e pushtuara
shqiptare si dhe kishte bėrė ndarjen administrative. Kėshtu aradha e Ohrit nė
teritorin qė kishte pushtuar formoi 50 komuna, aradha e Podrimes 21 komuna
dhe aradha e Prizrenit 13 komuna. [89] Tė gjitha organet e kėtij
pushteti ishin nėn kontrollė tė plotė tė komandės ushtarake serbe. Koloneli
Millutin Mishkoviq nė Mat kishte caktuar nipin e Esat pashė Toptanit, Ahmet
bej Zogun si kryeshef tė pushtetit ushtarak serb, sepse gjatė operacioneve
pushtuese oficeri Mlladen Stamatoviqi, Zogut ia kishte besuar detyrėn pėr
ēarmatosjen e popullsisė sė kėsaj treve. Nė njė dokument serb thuhet se
Armėt e mbledhura Ahmet Beu (Zogu) duhej t“ia dorėzonte komandantit serb nė
Qafė tė Bulqizės ose tė Murrės. [90] Marrėveshja e Esat Pashė Toptanit me
ministrin Luba Jovanoviq, nė qershor 1915 nė Tiranė Kah fundi i qershorit
qeveia serbe shpejtoi tė lidhė edhe njė marrėveshje me Esat pashė Toptanin,
pėr t“i vėrtetuar mirė planet dhe qėllimet e intervenimit kundėr populllit
shqiptar nė pėrgjithėsi. Nė gjysmėn e
dytė tė qershorit nė mėnyrė tė fshehtė nė Tiranė arriti Ministri i Punėve tė
Brendshme tė Serbisė Luba Jovanoviq, qė bashkė me Esat pashėn, tė bisedojė
dhe t“i precizojė disa ēėshtje qė nuk ishin paraparė me marrėveshjen e 17
shtatorit 1914. Nga procesverbali i
shkruar mund tė konstatohet se takimi Toptani - Jovanoviq ėshtė mbajtur mė 14
(27) qershor 1915, ku ėshtė bėrė plotėsimi i marrėveshjes sė pėrmendur edhe
me 17 pika tė reja, qė mund tė konsiderohet edhe si marrėveshje e re. Siē vihet nė dukje nė
marėveshjen e 28 qershorit 1915, Esat pashė Toptani pranonte tė shkelet (nė
favor tė Serbisė), jo vetėm pavarėsia politike e Shqipėrisė, por edhe tėrėsia
e saj teritoriale. Ta zėmė me nenin I,
parashihet qė Serbia ta mbrojė Shqipėrinė nga coptimi, pėr ta coptuar ajo vet
nė njė kohė tė pėrshtatshme. Kufijtė politikė shtetėrorė tė vendosur mė 1913
nga gjashtė fuqitė e mėdha, Serbia i konsideronte si tė diktuara nga Austria,
prandaj nė bazė tė marrėveshjes me Esat Toptanin ato do tė ndryshoheshin nė
favor tė Serbisė. Pogradeci me rrethet e Gollobėrdos, Malėsia e Dibrės, Luma
dhe Hasi deri nė Spaē tė Mirditės, do t“i kalonin asaj. [91] Edhe nė ato vise qė do tė jenė
brenda kufijve tė Shqipėrisė, pushteti i Esat pashės ishte krejtėsisht
formal, dhe kjo duket qartė nė nenet V, VI, VII e VIII tė kėsaj
marrėveshjeje. Madje jo vetėm Esat pasha, por edhe tė gjitha organet
shtetėrore qė do tė zgjidheshin duhej tė vepronin sipas planeve tė Serbisė. Nė marrėveshjen e 28
qershorit 1915, parashikoheshin edhe tri ēėshtje tė tjera. Financimet qė
ishin derdhur nga Serbia nė dobi tė Esat Toptanit ose ato qė do tė
derdheshin nė tė ardhmen pėr tė, do tė shkonin pėr llogari tė Shqipėrisė;
ushtria serbe do tė qėndronte nė Elbasan dhe nė Tiranė pėr aq kohė sa do ta
shihnin tė arsyeshme tė dy palėt. Pėrveē kėsaj nė rast se do tė rrezikohej
Durrėsi nga ushtria italiane, Esat pasha do tė thėrriste menjėherė nė ndihmė
ushtrinė serbe, pėr ta pushtuar atė mė parė. [92] Sipas procesverbalit tė dalur nga ky takim ėshėt
arritur kjo marrėveshje:
Edhe kjo marrėveshje ėshtė
shkruar nė turqisht me shkrim arab, si dhe nė gjuhėn serbe. Nė kėtė marrėveshje
Esat pasha me dorė tė vetė e ka shkruar kėtė vėrejtje: Qukėsi do tė mbetet jashta kufirit tė pėrmendur, dmth mbetet i
Shqipėrisė. Si u ndihmua tėrheqja e ushtrisė serbe
nėpėr Shqipėri nga Esat
Pashė Toptani, mė 1915/16?
Qveria serbe gjatė verės dhe vjeshtės sė vitit 1915 pėrgatitej qė
marrėveshjen e nėnshkruar me Esat Pashė Toptanin, ta
realizojė edhe praktikisht. Kėshilli ministror i Serbisė nė seancėn e mbajtur
mė 15 (28) shtator 1915, kishte vendosur qė nė bazė tė marrėveshjes me shefin e qeverisė shqiptare pėr t“i siguruar njėsitė
ushtarake tė okupacionit, konstaton se qė tani duhet pėrgatitur organizimin e
pushtetit tė pėrbashkėt dhe atij autonom tė Shqipėrisė. Lidhur me kėtė duhej filluar ndėrtimin e rrugės pėr Durrės,
vendosjen e linjave postė-telegrafike dhe ushtarake. Pėr t“i realizuar kėto,
thuhet nė vendime, duhet tė kemi nė Durrės organe ndihmėse pranė shefit tė
qeverisė shqiptare njė pėrfaqėsues tė qeverisė, nga njė inspektor tė
policisė, tė finansave, tė ndėrtimtarisė, tė cilėt do tė jenė organizatorė tė
pushtetit tė pėrbashkėt dhe atij autonom, si dhe instruktor tė personelit
administrativ nė Shqipėri.[94] Akoma pa u vėnė mirė
themelet e administratės pushtuese nė Shqipėri. nė vjeshtėn e vitit 1915 nė
Ballkanin e trazuar, nga palėt nė konflikt u krijuan raporte tė reja tė cilat
sollėn rrjedhoja tė paparashikueshme nė kėtė gadishull. Mė 6 shtator 1915 nė
Plles, Bullgaria nėnshkroi konventėn ushtarake, pėr hyrjen e saj nė luftė
pėrkrah bllokut austro-hungarez. Njė muaj mė vonė, mė 6 tetor 1915
Austro-Hungaria i filloi operacionet ushtarake kundėr Serbisė, ndėrsa mė 14
tetor edhe ushtria bullgare nisi njė operacion tė ngjashėm kundėr Serbisė. Natėn e 13/14 tetorit
forcat e Armatės sė Parė dhe tė Dytė bullgare e kalojnė kufirin nė tėrė
vijėn, nga Danubi deri te Liqeni i Dojranit. Mė 16 tetor bullgarėt depėrtojnė
nė luginėn e Moravės Jugore dhe e pushtojnė Vranjėn, duke e shkėputur hekurudhėn
Nish-Shkup, me tė cilėn lidhej Serbia me jugun. Mė 20 tetor pushtohet
Kumanova, kurse Shkupi mė 22 tetor 1915. [95] Pas kėsaj disfate,
ushtrisė serbe iu ndėrpre pėrfundimisht rruga natyrore pėr tė dalė nė Detin
Egje. Krahas depėrtimit tė ushtrisė bullgare nė luginėn e Moravės Jugore dhe
kah Kosova, edhe nga veriperėndimi depėrtonte ushtria
austro-hungareze-gjermane. Zbarkimi nė tetor 1915 nė Selanik i forcave tė
Antantės tė njohur me emrin Armata e
Lindjes, dhe hapja e frontit tė ri nuk e shpėtuan ushtrinė serbe nga
rrethimi e shkatėrrimi. Pas disfatave tė
njėpasnjėshme tė forcave serbe nė frontet e luftės, kryeshefi i komandes
supreme tė ushtrisė serbe R. Putnik, i ndodhur nė mes dy rrugėzgjidhjeve:
dorėzimit apo tėrheqjes, zgjodhi tė dytėn tėrheqjen, dhe mė 4 nėntor 1915
Komanda Supreme serbe vendosi pėr tėrheqje. Ndonėse rrugėt qė tė shpiejn
drejt Selanikut nė jug ishin tanimė tė bllokuara nga ushtria bullgare (e cila
ato ditė kishte marrė Maqedonin Perėndimore) merret vendim i detyruar qė
ushtria serbe, tė tėrhiqet nėpėr Kosovė nė drejtim tė Shqipėrisė pėr tė dalur
nė bregdetin Adriatik. [96] Mė 21 nėntor 1915 ushtria
serbe nisi tėrheqjen e saj nėpėr Kosovė. Tėrheqja e ushtrise serbe u bė nė drejtimet: 1. Rrafshi Kosovės Pejė
Deēan Gjakovė - Qafė e Prushit - Vau i Spasit Shkodėr - Lezhė; 2. Rrafshi i Kosovės Prizren
Lumė - Ura e Vezirit Mirditė - Durrės dhe 3. Nga
Struga e Dibra pėr Elbasan Tiranė - Durrės. [97] Pėr tėrheqjen e mbretit
serbė dhe ushtrisė sė tij ndihmesė tė pakursyer dhanė forcat mercenare tė
renegatit Esat Pashė Toptani dhe grupe tjera shqiptarėsh. Qysh mė 7 nėntor 1915 konsulli serb
Gavrilloviq sė bashku me kolonelin Mishkoviq biseduan me Esat Pashėn qė tė
ndėrmerret diē nė Shqipėri, me qėllim qė tė shėrbej si bazė e sigurt pėr
Serbinė nė atė situatė tė ndėrlikuar. Esat Pasha padronėve serbė ju ka
premtuar se, do t“i jep ndihmė tė pakursyer ushtrisė serbe gjatė tėrheqjes
nėpėr Shqipėri. Esati, ndonėse kishte rreth vetit afėr 1.500 mercenarė tė
Pashiqit, kėrkoi qė njė pjesė e tyre tė dėrgohet sa mė parė qė tė sigurojnė
rrugėn pėr Shkodėr nga Spasi kah Puka dhe Ndėrfusha e Fanės. Pastaj, mundohej
tė siguronte bartjen e miellit tė dėrguar nga aleatėt pėr ushtrinė serbe. [98] Ato ditė, Gavrilloviqi i telegrafonte Pashiqit pėr
disponimin e Esat Pashės karshi qeverisė serbe. Ai, madje
esiguronte qė mund tė hyjė lirisht nė Shqipėri. [99] Nėpėr Shqipėri kaluan
Qeveria serbe nė krye me Nikolla Pashiqin dhe oborri mbretėror nė krye
me Petar Karagjorgjeviqin. Qeveria serbe nga Prizreni u nis mė 14 nėntor dhe
mė 25 nėntor arrinė nė Shkodėr. Ndėrkohė mbreti P.Karagjorgjeviē kalon nėpėr
Grykėn e Carralevės, nė Qafė tė Duhlės, Suharek, Prizren, Zhur, Kulla e Lumės
[100] pėr tė vijuar mė tej kah Ura
e Vezirit, Va-Spas, Pukė dhe mė 28 nėntor mbrriti nė Shkodėr, ndėrsa mė 6
dhjetor u vendosėn nė Lezhė. Ndėrkaq, parlamentarėt serbė nė grupe kishin
arritur nė Shkodėr para ushtrisė. [101] Pėr
kėto shėrbime, qeveria serbe dedhte para pėr mercenarėt e Esat Pashės.
Kėshtu, mė 29 nėtor 1915 Esat Pasha
dėrgoi nė Lezhė dhe nė Shkodėr, Ahmet Gjulin, qė tė merrte paratė nga qeveria serbe pėr t“ua shpėrndarė mercenarėve tė vet.
Po atė ditė, Esati sė bashku me Gavrilloviqin kėrkuan qė, pėr shkak tė
lėvizjeve tė disa grupeve shqiptare nė Mirėditė, tė dėrgohet njė batalion
ushtarėsh serbė nė Orosh pėr ta qetėsuar situatėn dhe pėr ta bėrė tė mundshme
tėrheqjen sa mė lehtė tė ushtrisė. Gjithashtu, u kėrkua qė edhe nė Lezhė tė
dėrgohen njė batalion ushtarėsh serbė pėr t“u siguruar rruga Shkodėr -
Durrės. [102] Qeveria serbe ato ditė tė
vėshtira pėr Serbinė, ka kėrkuar edhe ndihmen e aletėve tė saj tė
mėdha. Pashiqi, mė 3 dhjetor i drejtohej Parisit, Londrės, Petrogradit
dhe Romės, me shkresė qė tė bėnin hapa vendimtarė nė ndihmėn aleate pėr
shpėtimin dhe riorganizimin e ushtrisė serbe nė Shqipėri dhe nė Malė tė Zi. [103] Nė favor tė kėrkesės sė
Pashiqit Cari rus intervenoi ashpėr dhe energjikisht, duke iu kėrcėnuar
aleatėve tė mėdhenj se nėse nuk shpėtohet ushtria serbe, do tė dalė nga
aleanca. Rusia kėrkoi qė ushtria angleze dhe franceze t“ia sigurojnė ushtrisė
serbe ushqimin dhe ta organizojnė bartjen e saj. [104] Mė 11 dhjetor 1915 u
pėrhap lajmi pėr hyrjen e trupave bullgare nė Shqipėri dhe pėr rrezikun e
bllokimit tė rrugės Shkodėr - Durrės. Gavrilloviqi dhe Esat Pasha urgjentisht
kėrkuan tėrheqjen e qeverisė serbe sė bashku me mbretin nga Tirana pėr nė
Durrės. [105] Mė 16 dhjetor 1915
Gavrilloviqi njoftonte se nėse nuk arrihet njė forcė e aleatėve nė Durrės
prej 20.000 vetave, do tė jetė e pashmangshme katastrofa pėr ushtrinė serbe
dhe mercenarėt esadistė. [106] Mė 18 dhjetor Pashiqi,
nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė vet pranė aleatėve, bėnte me dije qė ushtria
austro-hungareze nga veriu dhe ajo bullgare nga lindja, janė duke bėrė
presion tė madh nė drejtim tė Durrėsit dhe se nuk kishte siguri as nė vende
tė tjera tė Shqipėrisė. [107] Po atė ditė, delegati
ushtarak nė Paris lajmėroi pėr vendimin definitiv pėr tėrheqje dhe bartje tė
ushtrisė serbe me anije nga Shqipėria nė vendin e caktuar, nė Korfuz. Pas
lajmit pėr vendimin pėr tėrheqje tė ushtrisė serbe nga Durrėsi, vendosi tė
tėrhiqej edhe Esat Pasha. Mirėpo, Pashiqi i shkruante Gavrilloviqit (mė 19
dhjetor) qė Esati ka obligim moral ta mbrojė ushtrinė serbe gjatė tėrheqjes
dhe se nuk duhet ta dorėzojė Durrėsin pa luftė. [108] Mė 29 dhjetor 1915 flota
austro-hungareze bombardoi pėr herė tė parė Durrėsin dhe i shkaktoi dėme tė
mėdha materiale. Nė fillim tė janarit 1915 u vendos definitivisht qė ushtria
serbe tė bartet dhe tė vendoset nė Korfuz. Pėr kėtė insistuan sidomos
francezėt. U vendos qė tė kenė sa mė afėr Selanikut, me qėllim qė ushtria tė
angazhohet nė tė ardhmen. Komanda
supreme serbe mė 5 janar 1916 ia paraqiti gjeneralit francez Mondezir numrin
e ushtarėve dhe materialin tjetar luftarak, rreth 145. 000 veta, 95 topa, 170
mitralozė, 55. 000 pushkė etj. Gjatė muajit janar, ushtria serbe e
rraskapitur tėrhiqej nėpėr tokė dhe ujėrave detare tė Shqipėrisė pėr nė
Korfuz. Reparteve tė ushtrisė serbe, qė tėrhiqeshin nė kėmbė nė drejtim tė
Vlorės, tė Sarandės pėr Korfuzė, iu prinin zakonisht mercenarėt e Esat
Pashės. Rreziku nga pushtuesit austro-hungarezė i detyroi ushtarėt serbė dhe
aleatėt e vet qė tėrheqja me anije tė bėhet jo vetėm nga Durrėsi, por edhe
nga limanet nė veri tė Shqipėrisė. Nė ujdhesėn e Korfuzit u bartėn dhe zbarkuan rreth 140. 000 ushtarė
serbė. Afėr 10. 000 tė sėmurė e tė plagosur u dėrguan pėr shėrim nė
Afrikė dhe nė Francė. Fėmijėt e gratė u vendosėn nė Korzikė dhe nė qytetet
kryesore tė Francės. Njė pjesė shkoi nė Zvicėr .[109] Forcat Serbe, nė Korfuz me ndihmėn e francezėve, riorganizohen
pėr tė marrė pjesė nė Frontin e Selanikut. Kėshtu tėrheqja e ushtrisė
serbe nga Shqipėria e Veriut dhe e Mesme pėrfundoi nė janar dhe nė shkurt tė
vitit 1916, por nga viset jugore vazhdoi edhe nė muajin mars. Mė 5 prill, nė
anije u ngarkua edhe Komisioni Mbikėqyrės pėr tėrheqjen e ushtrisė nė Vlorė.
Kėshtu, Pėrfundoi odisejada e ushtrisė serbe nėpėr Shqipėri nė dimrin e
viteve 1915-1916. Si u largua bashkė
me ushtrinė serbe edhe Esat Pashė Toptanit nga
Shqipėria pėr nė Greqi?
Bashkė me largimin e ushtrisė serbe,
nė janar 1916 nga Durrėsi u largua edhe Esat pashė Toptani. Esat Pasha,
fillimisht zbarkoi nė Korfuz, dhe pastai shkoi nė Itali e prej aty nė
Paris. Nė Paris me ndėrmjetėsimin e Qeverisė
franceze merret vesh me qeverinė greke e serbe, pėr formimin e njė qeverie tė
pėrkohshme nė Selanik. Pasi vetė qėndronte nė Paris, Toptani nė Selanik kishte
lėnė Faik Kodrėn si zėvendės tė tij. Ai kishte formuar gjithashtu njė
batalion ushtarėsh nėn komandėn e Halit Lleshit, i cili bashkė me ushtrinė franceze do tė marrė pjesė nė luftėn e Malit
tė Thatė e nė Mokėr. Nė kujtimet e tij Sejfi Vllamasi, shkruan: Halit Lleshi figuronte nė kuadrot e ushtrisė frėnge si major. Esati nė Selanik kishte njė gardė tė
vogėl. Kur erdhi njė herė nė Selanik, iu bė njė pritje madhėshtore prej
gjeneral Seralit. Nė pritje kishte dalė edhe mbreti Aleksandėr I-rė i Serbisė.
Esatin e muarėn nė automobil dhe e shpunė nė pallatin e tij. Pėr sa kohė
ndenji nė Selanik i bėnte nderimet e rastit njė kompani ushtarėsh e pėrbėrė
prej njė tog tė ēdo shteti aleat. Gjatė Konferencės sė Paqes Esati qėndroi nė
Paris. Derisa Qeveria e tij ishte nė Selanik, nė Dibėr kishte njė komitet
tė pėrbėrė prej Ymer Efendiut, sekretar i Esat
Pashės, Hysen Kuqit, Hafis Hasės (Mat) e tjerė dhe njė fuqi prej 1000 vetėsh
me komandant Halit Lleshin dhe me nėnkomandantė Taf Kazinė, Dine Hoxhėn,
Osman Memėn dhe Jusuf bej Ēelėn. [110] Qeveria serbe edhe gjatė vitit 1916 e mbajti Esat Pashėn me
subvencione tė mėdha financiare, (pėrafėrsisht nga 60. 000 dinar nė muaj, duke
e bėrė pagesėn herė nė Paris e herė nė Selanik). Madje, Esati nė vjeshtė tė
vitit 1916 kėrkonte t“i rritej ky subvencion [111] dhe prej 14 nėntorit Esat Pashės iu rrit ndihma edhe pėr 8.
500 franga nė muaj. Vetėm prej muajit mars deri nė dhjetor 1916 qeveria serbe
nė adresė tė Esat Pashės pagoi 420. 000 franga. Nė Paris iu dorėzuan 240.
000, ndėrsa nė Selanik 180. 000 franga. [112] Nė vjeshtė tė vitit 1916,
pas depėrtimit tė ushtrisė franceze nga jug-lindja e Shqipėrisė, nė drejtim
tė krahinės sė Korēės, Nikolla Pashiqi ishte i interesuar qė nė
Shqipėri tė depėrtojė edhe Esat Toptani. Mė
7 tetor 1916 Esat Pasha takohet me mbretin serb, me qėllim qė t“i koordinojnė
punėt e pėrbashkėta. Nė kėtė periudhė, planeve antikombėtare tė Esat
Pashės, u bėnte rezistencė Lėvizja Kombėtare Shqiptare, sidomos patriotėt
Themistokli Gėrmenji nga Korēa dhe Sali Butka nga Kolonja. Mė 1 nėntor 1916
Pashiqi kėrkoi qė nė Korēė tė vendoset pushteti i pėrbashkėt i Esat Pashės
dhe grekėve, me qėllim gjoja qė t“u ndėrprehet rruga pushtuesve italian nė
atė drejtim. [113] Duke parė njė interesim
dhe njė koncentrim tė forcave tė ndryshme nė rrethin e Korēės, nė fund tė
nėntorit dhe nė fillim tė dhjetorit 1916, komandanti francez i zonės sė
Korēės, koloneli Deskuan, (sipas udhėzimeve tė komandės sė Armatės sė Lindjes), vendosi tė
largonte nga Korēa venizelistėt grekė dhe hyri nė bisedime me udhėheqėsit e
lėvizjes shqiptare. Mė 10 dhjetor 1916 koloneli Deskuan nėnshkroi me
pėrfaqėsuesit e Korēės njė protokoll, sipas tė cilit qyteti i Korēės me
rrethet Bilisht, Kolonjė, Gorė dhe Opar, ku ishte shtrirė ushtria franceze,
formon njė krahinė autonome, ( tė ashtuquajtur Republika e Korēės) qė do
tė administrohej mga shqiptarėt, nėn mbrojtjen e autoriteteve ushtarake
franceze. [114] Administrimi i krahinės ( qė
pėrfshinte 124 fshatra) i besohej njė organi Administrativ Kėshillit tė Republikės sė Korēės tė
pėrbėrė prej 14 vetash. Si kryekomandant i pushtetit ushtarak u emrua
koloneli francez Deskuan, ndėrsa kryeshef i xhandarmėrisė u zgjodh
Themistokli Gėrmenji. [115] Formimi i Republikės sė
Korēės nga francezėt nuk u mirėpritė nga Esat Pasha dhe qeveria serbe.
Themistokli Gėrmenji meqė ishte kundėr Esat Pashės, i detyroi tė largoheshin
tre emisarėt e pashait toptanas qė kishin ardhur nga Selaniku nė Korēė, pėr
tė zhvilluar propagandė nė favor tė Serbisė. Esat Pasha nė bashkėpunim me
qarqet serbe, mė 31 janar 1917 bėri protestė te qeveria fraceze, lidhur me
veprimtarinė e Themistokli Gėrmenjit dhe formimit tė Republikės sė Korēės. [116] Esat Pasha qysh nė mars 1917
humbi ēdo shpresė pėr t“u kthyer nė Shqipėri, sepse ushtaraku francez,
De Fontenej, i tha troē se lidhjet e tij me qeverinė serbe kishin kaluar ēdo
kufi tė baskėpunimit tė sinqert. Pas hyrjes sė Greqisė
venizeliste nė luftė kundėr bllokut Qėndror, nė verėn e vitit 1917, komanda
ushtarake franceze nė Korēė e ndryshoi qėndrimin e saj ndaj kėrkesave dhe tė
drejtave tė popullsisė shqiptare dhe tė Republikės sė Korēės. Menjėherė pas
kėtij ndryshimi, organet ushtarake franceze, mė 2 nėntor 1917 e arrestuan nė
mėnyrė tė fshehtė, Themistokli Gėrmenjin dhe e dėrguan nė Selanik. Duke u
mbėshtetur nė dėshmitė shpifėse, tė bėra kundėr Gėrmenjit, gjyqi ushtarak i
Armatės sė Lindjes nė Selanik e akuzoi atė si konfident tė fuqive qėndrore, ku e dėnoi me vdekje, dhe nė
mėngjesin e 9 nėntorit 1917 ai u pushkatua. [117] Si u largua Esat Pashė Toptani nga
Selaniku (nėpėr Beograd) pėr nė Paris? Nė verėn e vitit 1917 nė mesin e
mercenarėve tė Esat Pashės dhe qeverisėsė tij kukull nė Selanik plasi
sherri i pėrēarjes. Ministri i
brendshėm i qeverisė Toptani Shahin bej Dino, mė 10 gusht 1917 dha
dorėheqje, meqė dy muaj mė parė kishin filluar kundėrthėniet midis Esatit dhe
Shahin Beut. Esati, me sugjerimin e qeverisė serbe, nė vend tė Shahinit
cakton Mihail Gjurashkoviqin nga Durrėsi, [118] i cili ishte konfident i qeverisė
serbe qysh nga koha e Turqisė. Antonijeviqi nga Roma kėrkonte qė tė merren
masa ndaj Shahin Beut qė gjendej nė Korfuz, pasi qė ishte pėrhapur lajmi pėr
kalimin e shpejt tė tij nė Itali. Pėrfaqėsuesi serb brengosej, sepse tek
Shahini gjenden dokumente sekrete tė marrėveshjeve tė Esat Toptanit me
Serbinė dhe Greqinė, prandaj kėrkohej qė Shahin Beu tė internohej nė Prevezė,
pėr ēka pajtohet edhe Pashiqi. [119] Ndonėse Shahin Beu, ka
bashkėpunuar edhe me italianėt, prej kohėsh i kishte treguar atyre tė gjitha
sekretet qė ka ditur, rreth kėtyre marėveshjeve tė Esat Pashės. Me
shpėrthimin e konfliktit nė mes tė Shahinit dhe Esatit, qeveria italiane
vendos qė Shahin Beu tė shkoi nė Itali, sė bashku me gruan e tij e cila ishte
italiane. Kėtė gjė e konfirmon edhe pėrfaqėsuesi serb nė Romė. Nė mars tė
vitit 1918 Antonijeviqi nga Roma telegrafonte pėr Shahin bej Dinon, qė prej
disa ditėsh ka arritur nė Romė dhe qeveria italiane i kishte caktuar
subvencionin financiar prej 1. 500 lirash nė muaj. [120] Nė verėn e vitit 1918 Esat
Pasha shkoi nė Paris, ku qėndroi disa muaj atje, ndėrsa zėvendės tė vetin e
la Ymer Efendiun. Nė muajt korrik-shtator 1918 u zhvillua nj ofensivė e madhe
nga fronti i Selanikut dhe ushtria austro-hungareze u detyrua tė tėrhiqet nga
teritoret e pushtuara tė Shqipėrisė. Pikėrisht, nė kohėn kur po i afrohej
fundi luftės sė parė botėrore, kah fundi i tetorit 1918 me kėrkesėn e
qeverisė serbe Esat Pasha nga Parisi kthehet nė Selanik, me qėllim tė futjes
sė Esatit me mercenarėt e tij nė Shqipėri, pėr tė punuar pėr interesat e
Serbisė. Nė kėtė kohė Franca ishte kundėr kthimit tė Esat Pashės nė Shqipėri,
prandaj komanda e ushtrisė franceze me kohė kishte marrė masa pėr
shpartallimin e mercenarėve tė Esdat Pashės. Pos Italisė dhe Francės,
mė 26 tetor 1918 bėhej me dije qė edhe Anglia pajtohet me tė dy aleatėt, qė
Esat Toptanit tė mos i lejohet kthimi nė Shqipėri. Madje, u kėrkua qė tė mos
dukej as afėr kufijve tė Shqipėrisė. Nė kėtė situatė, Esat Pasha i
humbi shpresat se do tė mund tė hyjė nė Shqipėri dhe pėrfundimisht kah fundi
i dhjetorit 1918 nga Selaniku shkoi (nėpėr Shkup) nė Beograd, prej nga pastaj
kthehet sėrish nė Paris. Esat Pashė Toptani
mbrojtės i interesave serbe nė Konferencėn e
Paqes nė Paris Me
mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore (nėntor 1918) Shqipėria u gjend e coptuar politikisht
dhe e pushtuar ushtarakisht. Kėshtu, nė fund tė tetorit
1918, forcat italiane, nė ndjekje tė ushtrisė austro-hungareze, pushtuan edhe
Shkodrėn dhe u shtrinė nė veri e veri-lindje tė Shqipėrisė, deri nė
Dri tė Zi. Nė zonėn e Korēės e tė Pogradecit qėndruan forcat franceze.
Ushtria serbe pasi e ripushtoi Kosovėn, aneksoi edhe njė pjesė tė Dibrės
(Peshkopinė), Lumėn, Hasin, Malėsinė e Gjakovės e Kelmendin dhe u vendos nė
tė ashtuquajturėn vijė
strategjike. [121] Mė 18 janar 1919 nė Paris
filloi punimet Konferenca e Paqes, organizuar nga pesė Fuqitė e Mėdha
(fituese tė LPB-sė): SHBA, Anglia, Franca, Italia dhe Japonia, pėr tė
pėrfunduar Traktatin e Paqes me fuqitė tjera tė mundura nė LPB. Pėr tė
mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė nė Paris shkuan delegacioni i Qeverisė
Durrėsit, delegacioni i qeverisė sė Tiranės i dalė nga Kongresi i Lushnjės,
si dhe disa delegacione nga mėrgata shqiptare jashtė atdheut. I mbėshtetur
drejtpėrdrejt nga Qeveria serbe nė krye me Nikolla Pashiqin dhe me pėrkrahjen
e qeverisė franceze, nė Paris po qėndronte edhe Esat Pashė Toptani me
pretendimin se ishte pėrfaqėsuesi i vetėm legjitim i popullit shqiptar.
Esat Pasha, duke
pretenduar se ishte kryeministėr i shtetit shqiptar, nė vend se t“i mbrojė
interesat e Shqipėrisė, ai u vu nė shėrbim tė Serbisė, dhe kėshtu ka vazhduar
rrugėn e tij antikombėtare tė trasuar prej kohėsh.
Pėrkujdesja e Nikolla
Pashiqit pėr Esat Pashė Toptanin nuk ka munguar asnjėherė, madje ndihma e tij
ka vazhduar edhe gjatė qėndrimit tė Esatit nė Paris. Kėtė fakt e dėshmojnė
shumė dokumente arkivore. Nikolla Pashiqi pėr kontributin e Esat Pashė
Toptanit dhėnė, nė kuadėr tė Fuqive tė Antantės nė Frontin e Selanikut, mė 30
janar 1920 i dėrgon njė letėr Kryetarit tė Konferencės sė Paqes nė Paris
z.Aleksandėr Mileran, i cili ishte edhe kryeministėr i Francės. Ēka i shkruan Nikolla Pashiqi,
kryeministrit francez Mileran, pėr Esat Pashė Toptanin ?!
pėr Esat Pashė
Toptanin Nė
njė mbledhje tė delegacionit serb (qė po merrte pjesė nė konferencėn e paqes nė
Paris) mė 11 janar 1920, u diskutua gjerėsisht mbi Esat Pashėn, rėndėsinė e
kartės sė tij politike pėr Serbinė nė tė kaluarėn dhe nė kushtet aktuale,
rolin politik qė mund tė luante ai nė zhvillimet nė Shqipėri dhe me praninė e tij nė Paris, si do ta ndihmonte qeveria
serbe atė, etj. Ēfarė
u tha nė kėtė mbledhje?
Kryeministri Pashiq u vu
nė dijeni pėr situatėn nė Dibėr tė krijuar midis mbėshtetėsve tė Esatit dhe autoriteteve
serbe, dhe pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė lartė ndaj problemeve qė lidheshin me
Esatin dhe mbėshtetėsit e tij nė Dibėr, ai iu drejtua me njė telegram, mė
datė 12 janar 1920, ministrit jugosllav tė Punėve tė Brendshme, nė tė cilin i
shkruante: E mora telegramin tuaj Nr.
1837. Komiteti i Dibrės nuk i ka marrė ende urdhėrat nga shefi i tij Esat
Pasha. Nuk i ka marrė edhe pėr arsye kohe, ngaqė ju na bėtė me dije vetėm
dje, mė datė 11 janar. Mė datė 6 janar arriti dėrgesa e Ministrisė sė
Financave Nr. 142416, qė i paguan Esat Pashės 120 mijė franga pėr muajin
dhjetor (1919), por qė, nė fakt, janė pėr llogari tė muajit nėntor. Pėrveē
kėsaj, po ju vė nė dijeni se nesėr, mė 13 janar, delegacioni nuk ka para pėr
tė paguar Esatin pėr llogari tė muajit dhjetor. Megjithatė, ai, njė pjesė tė
kėtyre parave duhet ta dėrgojė nė Selanik dhe, qė nga Selaniku, paratė duhet
ti dėrgohen Komitetit tė tij nė Dibėr. Nė ndihmė tė Esatit akoma nuk ka
mbėrritur pagesa pėr muajin dhjetor. Gjithashtu nuk ka arritur asnjė kėst
pagese nga sasia prej 500 mijė frangash. Pėrveē kėsaj, duke shkurtuar
procedurat, ju lutem njoftojeni me telegram Jovanoviēin, qė ti paguajė 20
mijė franga Omerit (kryetar i Komitetit esadist nė Dibėr-shėn. im) qė tė
kthehet e tė shkojė tė bindė Komitetin pėr tė vazhduar veprimtarinė dhe
aksionet. [125] Kush ishte Avni Rustemi, vrasėsi i
Toptanit? Qė nga fillimi i punimeve
tė Konferencės sė Versajės e deri nė mars tė vitit 1920, atje u hartuan disa
projekte pėr Shqipėrinė. Nė to u
parashikua copėtimi i shtetit shqiptar dhe zhdukja e tij nga harta politike e
Evropės si shtet i pavarur dhe sovran. [126] Esat pashė Toptani nuk ishte
kundėr kėtyre pretendimeve qė po tė realizoheshin, do tė shėnonin gjymtimin e
mėtejshėm tė trojeve shqiptare. Pėr tė, sė fundi, ishte e mjaftueshme edhe
sikur tė kishte nėn sundimin e tij vetėm Shqipėrinė e Mesme. Ky konsiderohet
si kulmi i tradhtisė sė pashait qė e kishte nisur kėtė rrugė menjėherė pas
shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. [127] Meqė Esat Pashė Toptani e
kishte mbushur kupėn e veprimtarisė antikombėtare, ishte e natyrshme vrasja
tij. Dhe, pėr vrasjen e Esat Pashė Toptanit do tė angazhohet patrioti Avni
Rustemi. Avni Rrustemi u lind mė 22 shtator 1895 nė Libohovė, nė njė familje
atdhetare. Mėsimet fillore i mori nė vendlindje, vazhdoi nė normalen e
Elbasanit dhe mė vonė nė Shėn Mitėr Korone (itali), kurse studimet e larta
pėr pedagogji i filloi nė Universitetin e Romės. Avni Rrustemi punoi si
mėsues nė Libohovė (1910), nė Tragjas tė Vlorės (1913), nė Tepelenė
(1916-1917) e nė Vlorė (1917-1918). I rritur dhe i edukuar nė njė mjedis
atdhetarėsh, Avni Rrustemi u shqua si veprimtar me armė nė dorė pėr lirinė,
pavarėsinė e tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Mė 1908 braktisi bankat e
shkollės pėr t'u bashkuar me ēetėn e Ēerēiz Topullit, mė 1910 bėri njė
pėrpjekje pėr tė vrarė nė Shkodėr komandantin e ekspeditės ushtarake osmane
gjeneral Shefqet Turgut pashėn. Mė 1914 u radhit nė forcat shqiptare pėr
ēlirimin e Shqipėrisė sė Jugut nga pushtimi i forcave greke. Mė 1918, me
nismėn e tij u formua nė Vlorė shoqėria atdhetare e rinisė vlonjate me emrin
"Djalėria e Vlorės". Duke qenė nė krye tė saj organizoi
demonstratėn e 28 Nėntorit 1918 kundėr pushtuesve italianė. Nė pranverė tė
vitit 1919 nė Shėn Mitėr krijoi "Lidhjen e Rinisė Shqiptare" pėr
mbrojtjen e tė drejtave kombėtare, kurse mė 13 qershor 1920 vrau me atentat
nė Paris Esat Pashė Toptanin .[128] Rrugėtimi i Avni Rustemit nga Shqipėria
pėr nė Paris Avni Rustemi, duke pasur
me vete njė shumė prej rreth 10 mijė frangash, u pėrgatit tė nisej pėr nė
Paris. Hollėsitė e udhėtimit tė Avniut mėsohen nga deponimet qė ai jep gjatė
procesit hetimor nė burgun Sante nė Paris pas kryerjes sė atentatit ndaj
Esat Pashės. Sipas kėtyre dėshmive, Avni Rustemi mė 5 maj tė vitit 1920 lė
Vlorėn dhe shkon nė Durrės, ku zgjat vizėn e pasaportės edhe pėr njė vit. Qė
nga kjo datė e deri mė 21 maj, siē pranon ai, ndodhet nė Tiranė pėr ēėshtje tė
tij vetjake, ku me siguri ose ka marrė pjesė nė njė mbledhje pėr ēėshtjen e
atentatit, ose ka biseduar me pjesėtarėt e kėsaj mbledhjeje pėr hollėsi tė
mėtejshme tė tij. [129] Nga Tirana Avniu niset pėr
nė Romė. Nė Romė prefektura e policisė i jep vizėn pėr tė shkuar nė Francė
nga qyteti i Modanės. Pasi kalon nga pika kufitare e kėtij qyteti, mė 30 maj,
siē tregon viza, mė 31 maj Avniu arrin nė Paris. Nga studimi i materialeve hetimore e gjyqėsore qė kemi pasur mundėsi
tė konsultojmė,- shkruan juristi dhe historiani i njohur Jusuf Alibali nė
studimin e tij, Avni Rustemi para organeve hetimore - del njė sinkronizim i
pėrpiktė dhe, sipas mendimit tonė, aspak i rastit, midis veprimeve tė Avniut
nga 31 maji deri tek atantati i tij i bujshėm mė 13 qershor 1920. [130]
para se ta
kryej atentatin ndaj Esat Pashė Toptanit? Sipas
dėshmive tė Avni Rustemit dhėnė nė hetuesinė franceze (pas vrasjes sė
Toptanit), me tė arritur nė Paris, Avniu shkon nė
hotelin madhėshtor Princ Albert nė
rrugėn Sen Jasen, por, nuk e pranojnė nė hotel, me sa duket kjo ka
ndodhė duke u nisur nga veshja e tij tepėr e varfėr, siē dėshmon nė hetuesi
edhe pronari i kėtij hoteli. Kėsisoj, detyrohet tė shkojė nė njė hotel
tjetėr, po nė atė rrugė, me emrin De Tuilėri. Nė kėtė hotel qėndron
pėr disa ditė, duke paguar 35 franga nė ditė me gjithė ushqimin. De Tuilėri nuk ndodhet veēse disa
minuta larg hotelit Kontinental,
ku ėshtė vendosur prej kohėsh Esat pasha. Tani e ka mė tė lehtė qė ta ndjekė
atė hap pas hapi. Natyrisht tani i duhet njė veshje e pėlqyeshme. Kėsisoj, me ndihmėn e Aibarit, portierit tė hotelit, porosit njė
kostum nė njė rrobaqepėsi, pėr tė cilin paguan 375 franga. Gjatė qėndrimit tė tij nė hotel De
Tuilėri, sipas raportit tė policisė tė datės 28 qershor 1920, [131] Avni
Rustemi nuk ka pasur asnjė vizitė dhe asnjė korrespondencė. Ai hante vėtėm nė njė tryezė tė veēuar nė restorantin e
hotelit, nuk ka zhvilluar bisedime me asnjė nga udhėtarėt e tjerė qė hanin nė
tė njėjtėn sallė. Rustemi dilte pėr ditė vetėm dhe dy ose tri herė i shoqėruar nga zoti Aibar, me taksi, pėr tė vizituar
Parisin. Aibari ka deponuar nė polici se Avniu, ndėrkohė e kishte pyetur pėr
adresėn e ndonjė shkolle ku do tė mund tė stėrvitej nė qitjen me armė. [132] Avniu qėndron nė hotelin De Tuilėri vetėm disa ditė pėr tu
vendosur nė njė hotel tjetėr, Foburg
Monmatrė 32, ku merr me qira njė dhomė, duke parapaguar njėherėsh 210
franga pėr muajin e parė. Jo pa qėllim, ai kėrkon tė japė pėrshtypjen se i
duhet njė dhomė e lirė pėr xhepin e tij prej studenti, kurse parapagimi do
ti shėrbejė si mjet i fortė pėr tė mohuar akuzėn e krimit tė kryer me
paramendim. Dhe ėshtė mjet i logjikshėm, sepse ēdo lloj hetuesi do tė mund tė
kuptonte se njė njeri qė kishte ardhur pėr tė ikur sa mė shpejt qė tė ishte e
mundur, nuk kishte pse tė parapaguante pėr njė muaj, kur mund ta bėnte kėtė
ēdo ditė.
Si e kreu
Avni Rustemi atentatin ndaj Esat Pashė Toptanit - mė 13 qershor 1920
Avni Rustemi zakonish shkonte pėr tė ngrėnė drekė nė restorantin e
hotelit Dė Tuileri, rreth orės
13:00. Por me 13 qershor, shkon mė herėt se zakonisht nė restorant dhe kėrkon
qė drekėn tia shėrbejnė sa mė parė. I shpjegon
kamerierit, me tė cilin besohet tė jetė miqėsuar gjatė atyre ditėve, se ka
njė takim tė ngutshėm, ndaj nuk duhet tė vonohet. (Tė
gjitha kėto ngjarje e tė tjera, ai i shpjegon pastaj nė procesin hetimor).
Nga restoranti largohet nė orėn 12:30. Qė tė arrijė nė hotelin Kontinental ku banon Esat pasha, nuk
duhen veēse disa minuta. Nė hetuesi shpjegon se vajti te Kontinetali qė tė takonte Gjergj Gogėn, i cili nė atė orė
zakonisht dilte qė tė bėnte shėtitje pėrgjate rrugės Kastilione. Ja si shprehet vetė Avniu nė
hetuesi: Kalova nja dy herė para
portės sė hotelit nė rrugėn Kastilione, kur pashė se po dilte Esat pasha
Esat pasha po ecte ngadalė dhe tėrė krenari. Me ta parė atė, e tėrė historia e Shqipėrisė mu ngjall nė shpirtin
tim. Njė turbullirė e madhe mė pushtoi. Atėherė rrėmbeva nga xhepi i djathtė
revolen me gjashtė fishekė qė mbaja me vete dhe
qėllova shumė, pa ditur sa herė, mbi Esat pashėn qė ishte dy metra larg meje.
Esat pasha ra menjėherė dhe unė hodha armėn time nė tokė. Unė
pohoj se veprimi im ka qenė krejt spontan dhe nuk e kam paramenduar. [134]
Ēka dėshmojnė nė hetuesi, njerėzit e
afėrt tė Esat Pashės? Pėr hetuesit, e
rėndėsishme ishte tė dihej se ēbėnte Esat pasha ato ditė e pėr mė tepėr ato
ēaste para atentatit. Tė parėt qė u morėn pėr kėtė qėllim nė pyetje ishin Xhemil bej Vlora, nipi i Esat pashės,
qė kishte ardhur nė Paris disa ditė mė parė nga Bordigera e Italisė ku
jetonte, pėr tė takuar dajėn e tij, dhe Elizė
Dyfuri, e mbiquajtur pėrkėdhelisht Lizetė, njė vajzė 22-vjeēare qė ishte
e dashura e Esatit, i cili priste ato ditė ti vinte nga Zvicra e shoqja, Azize Hanėmi qė ndodhej atje pėr njė
operacion nė sy. Esat pashėn, siē pohon Lizeta nė hetuesi, e kishte njohur nė
Danvil gjatė njė balloje ku Esati i kishte propozuar tė bėhej dashnorja e tij
kundrejt njė page mujore prej 100 mijė frangash, shumė qė duhet thėnė se
ishte pėrrallore pėr atė kohė. Nga dėshmitė e tyre del se
Esat pasha gjatė gjithė kohės sė qėndrimit tė tij nė Paris, ruhej nga armiqtė
e shumtė qė mund ti kėrcėnonin jetėn. Kėtė ia kishte thėnė vetė Esatit edhe
Gani Toptani, njė kushėri i tij qė kishte takuar mė parė nė Paris. Teksa ora
po shkonte 13:00, Esat pasha kishte ftuar Xhemil bej Vlorėn dhe Lizetėn tė
drekonin nė restorantitn e njohur Kėrmilli
i artė. Dhe ashtu bėnė. Por nė ēastin kur ata po dilnin nga hoteli
Kontinental, siē deponon Xhemil bej Vlora nė hetuesi, Esati u kujtua pėr
njė porosi qė do tu jepte rojeve tė tij, tė cilėt nuk i ndaheshin asnjė
ēast, ndėrsa ai dhe Lizeta u futėn nė makinė nė pritje tė Esatit. Pasi dėgjuam dy tė shtėna, - thotė
Lizeta nė hetuesi, - ne shikuam nga xhami
i pasmė i dritares sė makinės dhe pamė njė njeri qė hidhte pėrtokė njė
revolver, njeri tė cilin unė nuk e njoh. [136] Edhe Xhemil Vlora i pėrmbahet kėtyre
deponimeve dhe shton se nė ato ēaste i tha Lizetės tė dilnin menjėherė nga
makina, sepse mund tė rrezikoheshin. [137] Nė fakt ashtu bėnė. Me tė
lėnė makinėn, u futėn nga njė derė nė oborrin e pasmė tė hotelit. Pas pak
morėn vesh se Esat pasha ishte vrarė nga njė student shqiptar. [138] Keqardhja e Nikolla Pashiqit pėr
vrasjen e mikut tė Serbisė, Esat Pashė Toptani Atentati i kryer ndaj Esat
Pashė Toptanit bėri bujė tė jashtėzakonshme, jo vetėm nė Francė, por nė tė
gjithė botėn. Tė nesėrmen pėr kėtė ngjarje shkruajnė tė gjitha gazetat
franceze, midis tė cilave Figaro, Le
petit parisien, Ekselsior, Tė Tan, Paris Midi etj. Madje edhe
shtypi botėror nuk mbetet pas, duke filluar nga gazetat angleze, italiane,
gjermane, madje edhe ato amerikane, braziliane e argjentinase. Lajmi ishte: Ėshtė vrarė kryeministri i shtetit
shqiptar, sipas versionit tė qarqeve zyrtare franceze. Gazeta Ekselsior e datės 14 qershor, njė
ditė pas atentatit tė Avniut, qė nė titullin e faqes sė parė, shkruan: Esat pasha, kryetari i shtetit tė
Shqipėrisė, u vra dje, kėtu nė Paris, duke botuar nė tė majtė njė foto tė
fundit tė Esat pashės, me dekoratėn e kalorėsit tė Legjionit tė Nderit, njė
nga dekoratat mė tė larta tė Francės, foton e makinės qė e priste Esat pashėn
pranė hotelit, mbi tė tė skicuar siluetėn e Avniut dhe tė Esatit, tė
hamendėsuar nė ēastin e atentatit dhe foton e Avniut marrė nga pasaporta e
tij dhe njė foto tjetėr me fytyrė tė gjymtuar nga goditjet e kalimtarėve pas
atentatit.
Pas vrasjes se Esat
Pashės, shefi i kabinetit tė Kėshillit Ministror tė Francės, Vinjon, nė emėr
tė kryeministrit Mileran, shprehu keqardhejn e tij tė madhe pėr kėtė akt tė
shėmtuar. Kėshtu u shpreh edhe personaliteti i shquar i Ministrisė sė Jashtme
tė Francės, Graje, edhe nė emėr tė ministrit tė Jashtėm. Kryeministri grek,
Venizellos, qė ishte nisur ato ditė nga Athina pėr nė Londėr, duke u ndalur
nė Paris, bėri njė vizitė nė vilėn Said, ku priteshin vizitat e rastit, sė
bashku me ambasadorin e Greqisė nė Francė, Romanos, dhe shprehu edhe ai
keqardhjen pėr kėtė vrasje kriminale.
Si i financonte Serbia nėnpunėsit dhe
familjarėt e Esat Pashės edhe pas vrasjes sė tij nė
Paris? Pas dy ditėsh, nga vrasja e
Esat Pashė Toptanit, mė 15 qershor 1920, me anė tė njė telegrami, titulluar
Personalisht pėr kryetarin e Kėshillit ministror z.Davidoviē, Nikolla
Pashiqi atė e njoftonte: Nėpunėsit
pranė Esat Pashės kanė mbetur pa kurrfarė tė ardhurash materiale. Dhe kjo
sepse Esat Pasha ishte izoluar dhe dyllosur edhe financiarisht nga
autoritetet franceze. Esat Pasha nuk e pranoi ndihmėn tonė kohėt e fundit,
pėr muaj tė tėrė. Ėshtė e domosdoshme dhe duhet qė kėtyre nėpunėsve tu vijmė
nė ndihmė me njė shumė jo mė tė vogėl se 100 mijė franga ari. Ju lutem
urdhėroni qė e gjithė kjo shumė tė vendoset nė dispozicion tė tyre dhe bashkė
me tė edhe pagesa e gjithė detyrimit tonė pėr Esat Pashėn, kur dihet se nuk e
kemi paguar atė qė i detyrohemi atij dhe ngaqė nėpunėsit e tij nuk kanė ku tė
drejtohen tjetėrkund pėr ndihmė. E
konsideroj kėtė si njė detyrim moral dhe si interes politik. Pashiq. [142]
Tepėr
sekret, Nr. 3131. Ninēiē. [143]
Pse sėnduku metalik i Esat Pashė
Toptanit alarmoi Beogradin?!
Nė kėtė sėnduk, qė alarmoi
tmerrshėm Beogradin, burimet arkivore serbe thonė se ishin depozituar shumė
dokumente sekrete dhe e gjithė korrespondenca e kryetarit tė Principatės sė Shqipėrisė Toptani, qė ka pas me
Nikolla Pashiqin etj. Ndaj edhe Ninēiēi nga Beogradi, (qė nga zv/ministėr i
Jashtėm ishte graduar asokohe kryetar i Kėshillit ministror tė Jugosllavisė),
nė telegramin sekret tė titulluar Pėr
z.Pashiq!, shpreh hapur shqetėsimin e tij para Pashiqit, duke e
urdhėruar atė, qė tė shkonte menjėherė tek
truproja personale e Esatit, njė djalosh me emrin Pashk, sa nuk ėshtė vonė (!!!). Po pėrse vallė Esati, ky kryetar i Principatės sė Shqipėrisė
autonome, tė njohur si e tillė nga Konferenca e Londrės mė 1913, duhej qė kėtė sėnduk tia jepte pėr ruajtje ambasadės serbe nė Paris?!
Si pėrfundim, mund tė
thuhet, se, nė kėtė sėnduk ishte fshehur njė pjesė e panjohur e historisė sonė
tragjike, e cila, ndoshta kurrė nuk do tė ndriēohet mė. Prandaj, nė munges tė
kėtyre dokumenteve arkivore, duket se historianėt tanė janė privuar nga e
drejta e tyre, pėr tė mėsuar edhe mė shumė rreth planeve tjera sekrete, tė
projektuara nga qeveria serbe e Nikolla Pashiqit dhe tradhėtari Esat Pashė
Toptani, nė dėm tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Referencat [1] Historia e Popullit Shqiptar II - Botimet Toena, Tiranė 2002 , f.463. Gani Demiri (Ratkoceri), Kryengritja shqiptare e vitit 1912, Tiranė 1997, fq.11. [2] Po aty f.463. G. Demiri v.c f.11. [3] Essad Pasha (born Essad Toptani, 1863-1920)
was a leader of the opposition forces that overthrew Prince William of Wied
in [4] Lumo Skendo "Chi e quė Esat?" (Cili
ka qenė Esati?), Paris 1920. Pėrktheu nga frėngjishtja: Shkėndia Dhame. [5] Po aty [6] Po aty [7] Po aty [8] Po aty [9] Dr. Mahmud Hysa: Toleranca fetare e Fishtės,
Zėri i ditės, gusht 2006. [10] Blendi Fevziu Rrethimi i Shkodrės [11] Pėrparim Rexhepi :Si mbeti Shkodra nė kufijtė
e Shqipėrisė [12] Dr. Mahmud Hysa: Studimi i cituar mė lartė. [13] Blendi Fevziu Rrethimi i Shkodrės. [14] Dr. Romeo Gurakuqi:Ēėshtja e Shkodrės nė
Konferencen e Ambasadorėve 1912-1913 deri nė momentin e dorėzimit Malit tė Zi
(sipas dokumentave diplomatike britanike - skicė e rezultateve kėrkimore nė
Public Record Office. [15] Uran Butka Gjeniu i Kombit, Drier 2000, faqe
82 e 85. [16] Blendi Fevziu - studimi i cituar [17] Abas Ermenji, Historia e Shqipėrisė -Vendi qė
zė Skėnderbeu nė historinė e Shqipėrisė , Kapitulli XXIV, 1968 - Romė, 1996
Tiranė. [18] Ismail Qemali:Ja pse s“e ngritėm Flamurin nė
Durrės Tetor 1913, Gazeta Shqip - 26.XII.2007 [19] Abaz Ermenji : vepra e cituar, Kap.XXIV [20] Po aty [21] Ismail Qemali: Studimi i cituar mė lartė. [22] Rreth kėtyre dy qendrave u ndanė edhe
shqiptarėt e asaj kohe, sipas interesavet, prirjevet dhe mendėsisė sė tyre.
Me qeverinė e Vlorės u bashkuan pėrgjithėsisht atdhetarėt, pėrparim-dashėsit,
ata qė kėrkonin njė Shqipėri tė vėrtetė, tė lirė e tė pavarur. Rreth Esadit u
mblodhėn mbeturitė e feudalizmit, ēifligarėt e mėdhenj, turkomanėt, ata qė iu
trembėshin reformavet dhe politikės demokratike tė Ismail Qemalit. Me keqja
ishte se Esat Toptani nuk kish asnjė ndjenjė kombėtare, bashkėpunonte me
armiqtė e Shqipėrisė duke iu bėrė ēdo lėshim, mjaft qė ai vetė tė mbetej
sundimtar i njė copė vendi. Kėsaj pėrēarjeje tė brendėshme i
shtohej tmerri qė pėrhapnin ushtėritė serbe e greke, tė cilat mbanin tė
shkelura, pėrveē Kosovės dhe Ēamėrisė, njė pjesė tė mirė krahinash qė i qenė
njohur shtetit shqiptar. [23] K.Frashėri:Kryengritja e fshatarėsisė sė
Shqipėrisė sė Mesme (1914-1915), buletin pėr shkencat shoqėrore,nr.1, Tiranė
1954, fq.23 /R.Fiēorri:Ushtritė e huaja nė Shqipėri 1912-1922, Tiranė 2002,
fq.144 , Dr.Xh.Shala:Vepėr e cituar, fq.186. [24] Edhe pasi Konferenca e Londrės vendosi mbi
kufijtė e Shqipėrisė, ushtėria serbe qėndroi nė njė t'ashtuquajtur "kufi
strategjik", qė pėrfshinte malėsitė e veriut pėrtej Drinit duke dalė
gjer nė Mat. Qeveria e Belgradit kishte nevojė gjoja pėr kėtė vijė
"strategjike", si njė masė mprojtėse kundrejt sulmeve tė
Shqiptarėvet. Kurse Greqia mbante tė pushtuara krahinat e Korēės dhe tė
Gjirokastrės. Me tė dyja kėto fuqi kishte lidhje tė ngushta Esad pashė
Toptani. [25] Ferdinando Salleo:Shqipėria: gjashtė muaj
mbretėri, Tiranė 2001, fq.63. [26] Abaz Ermenji : vepra e cituar, Kap.XXIV [27] Ferdinando Salleo(vepra e cituar, fq. 61 [28] Po aty, fq.62 [29] Sheradin Berisha: Sundimi i princit gjeramn
Vilhelm Vid nė Shqipėri ( 7 mars 3 shtator 1914) ( Nė protokollin e
Korfuzit parashikohej qė dy prefekturat nė jug tė Shqipėrisė, ajo e Korēės
dhe e Gjirokastrės, ndonėse formalisht do tė bėnin pjesė nė shtetin shqiptar,
do tė kishin njė administratė mė vete pothuajse autonome, organizimi i sė
cilės i lihej nė dorė Kėshillit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Protokolli i
Korfuzit sanksiononte nė fakt ndarjen e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme nga
ajo e Jugut. KNK-ja pranoi gjithashtu edhe kėrkesėn e Spiro Milos pėr t“i
njohur krahinės sė Himarės, nė njė zonė qė shtrihej tani nė 14 fshatra tė
bregdetit tė Jonit.) Qeveria shqiptare nuk desh t'a ratifikonte Protokollin e
Korfuzit, i cili, si shumė vepėrime tė tjera tė kėtij lloji, tregonte mėnyrat
e neveritshme tė fuqivet tė mėdha kundrejt popujvet tė vegjėl e tė
pamprojtje. Pėr tė kėnaqur Italinė, qė lozi rolin mė tė dobėt n'ato bisedime,
qeveria greke, pas ca ditėsh, e lėshoi ishullin e Sazanit. [30] Dr.Xh.Shala:vepra e cituar, fq.204.
DASSIP-AO-1914, F.I-D-V-br.837. [31] Programi i kryengritėsve pėrmbante
kėrkesa pėr largimin e princ Vidit, pėr kthimin e Shqipėrisė nėn
administrimin Turk ose sjelljen e njė princi turk tė varur nga Sulltani, pėr
ngritjen e flamurit tė Turqisė, pėr pėrdorimin e alfabetit turko-arab nė
gjuhėn shqipe, zgjedhjen e kryemyftiut tė Shqipėrisė nga Sheih-ul-Islami i
stambollit etj. Historia e popullit shqiptar (vėllim i dytė), vepėr e cituar,
fq.412-413. [32] Dr.Xh.Shala: V.C, faqe 206; Dokument:
DASSIP-PO-1914, F-II-D-I-Br.872 [33] Dr.Xh.Shala: V.C fq.193 / Citat i marrė nga
libri i Gaspėr Mikelit: Njoftime historike pėr Shqypni, Shkodėr 1932,
fq.55/56. [34] Po aty [35] Abaz Ermenji : vepra e cituar, Kap.XXIV
) [36] Ferdinando Salleo:vepra e cituar, fq. 85;
(Kriza e parė e rėndė e qeverisė sė princit, ndodhi mė 19 maj. E nisur si njė
incident i vogėl, si njė revoltė fshatarėsh, falė njė sėrė keqkuptimesh,
mosmarrėveshjeve e dyshimeve, brenda pak orėsh do tė shndėrrohej nė njė
konflikt kompetencash ndėrmjet xhandarmėrisė ndėrkombėtare dhe qeverisė
shqiptare, pėr tė degjeneruar shumė shpejt nė akuza tė ndėrsjella tradhtie,
qė shpunė nė arrestimin dhe syrgjynosjen e Esat Pashės. Mė 17 maj, nė Shijak,
njė fshat midis Durrėsit dhe Tiranės, banda shqiptarėsh tė armatosur ishin
ndeshur me njė kompani tė veēuar tė xhandarmėrisė.
Mesa dukej, ata kėrkonin pėrjashtimin nga shėrbimi ushtarak pėr njė
dhjetėvjeēar, ndoshta edhe largimin e Esatit dhe pas tė gjithė gjasave,
synonin tė hynin nė Durrės pėr tė paraqitur kėrkesat e veta. Esat Pasha i dha
urdhėr majorit Sluys tė vendoste dy mitraloza nė rrugė pėr tė mbrojtur
kryeqytetin. Sluys refuzoi ta zbatonte dhe iu pėrgjigj se merrte urdhra vetėm
nga princi ose eprorėt e tij holandezė. Kjo ishte njė fyerje, qė njė ministėr
i Luftės, i porsaemėruar gjeneral nga vetė princi dhe, pėr mė tepėr, kreu i
njė fisi me influencė dhe pasha osman, nuk mund ta duronte.
Pėr pasojė, Esati i kėrkoi princit ta shkarkonte oficerin. Kur Vidi refuzoi
ta pushonte, duke argumentuar se kishte nevojė pėr majorin holandez, madje i
kėshilluar edhe nga ministri i Italisė, Aliotti
vendosi ti japė leje pėr njė kohė tė papėrcaktuar dhe mė pas pėr ta
transferuar nė Shkodėr, Esati dha dorėheqjen nga qeveria. Princi e ktheu
prapa dorėheqjen e ministrit tė tij, por nė kėtė pikė u vu re njė pėrmbysje
pozicionesh krejt e beftė dhe e papritur. Pasi u prit nga princi, Sluys
arriti ta bindė qė pashai ishte tradhtar dhe e shtyu qė tė merrte ndaj tij
masėn e arrestit. Mė 19 maj, Sluys i ngarkuar tė kryente arrestimin, rrethoi
shtėpinė e Esatit. Pas disa shkėmbimesh zjarri, pashai u dorėzua.) [37] Historia e Shqipėrisė II, Tiranė, 1965, fq.420. [38] Ferdinando Salleo:vepra e cituar, fq. 83. [39] Dr.Xh.Shala:vepra e cituar, fq.194. / AS MID
PO 1914, F. II-f.X.P-III-/15.br.1928. [40] Gazeta Populli, 6. VI. 1914, Vlorė. [41] Arif Hiqmeti ishte agjent serb nga
fshati Llojan i Kośmanovės. Ishte armik i pėrbetuar i transformimit kulturor
tė shqiptarėve. Pėr gjuhėn shqipe ēdo herė dhe kudo
propagandoi alfabetin arab. kudo qė shkilte kėmba e tij pėrgjatė kufirit
veri-lindor, proklamonte vetėqeverimin, Flamurin e Turqisė dhe shkrimin
arab. Vepra e tij antikombėtare mori pėrpjestime tė mėdha nė pranverė tė
vitit 1914. Mė 10 qershor 1914 nė rrugėn Gostivar Mavrovė bie nga
Kali, me ē“rast plagoset rėndė dhe pa vetėdije
dėrgohet nė hanin e Mavrovės lajmėronte kryeshefi i Pollogut zė Epėrm nga
Tetova. Kurse gazetaPopulli shkruante seprej njė lajmi
tė sigurt nga Shkupi ėshtė kuptuar qė Arif Hiqmeti ėshtė rrėzuar nga kali,
vendoset nė spital tė Shkupit, ku mjekėt i bėnė njė operacion dhe pas dy-tri
ditėsh vdes, duke ia gjetur tradhėtarit 29. 000 franga. Ndėrkaq
Pashiqi vdekjen e Arif Hiqmetit e pėrshkruant kėshtu:A.Hiqmeti
nė njė pėrpjekje tė njė lufte, duke u ruajtur pėr tė mos ia parė fytyrėn
(meqė kokės sė tij disa herė i ėshtė caktuar shuma) meqėllim qė tė largohet
nga njerėzit e panjohur bie nga kali, merrė plagė tė rėnda nė kokė e nė
kurriz dhe vdes nga kallja e truve. Pas njė kohe gazeta Radniēke nivine
shkruante se mu nė atė anė pėrtej Drinit, dikur i gjori Arif Hiqmeti i shėrbeu qeverisė serbe sė bashku me 2000 shqiptarė tė
veshur me uniformė tė jashtėzakonshme tė pėrgatitura me tė holla serbe, tė
armatosur me pushkė dhe municion tė serbėve, tė paguar nga buxheti sjtetėror
serb.( Gazeta Populli 8.VII.1914, Vlorė. Dokumenti- AS-MID-PO-1914,
F-II-D-X-P-III/15-br.3564. Gazeta Radniēke novine, 19.VIII.1920, Beograd. [42] Dr.Xh.Shala:vepra e cituar, fq.205. Shukri
Rahimi: Marrėveshjet e qeverisė serbe me Esat Pashė Toptanin gjatė viteve
1914 1915, Gjurmime albanologjike seria e shkencave historike nr.VI,
1976, Prishtinė 1977, fq.119. /Dokumenti - AM(m.g.)DA
SIP PO Seria G Fasc.VIII, Telegrama e Pashiqit No.Rezervat 38, mė 16
(29) maj) 1914. [43] Shukri Rahimi: studimi i cituar, fq.120.
Dokumenti-AM (m.g.)DA SIP PO Serija G Fasc. VIII Raporti i Qirkoviqit
No.Rezervat 356, mė 28 VI ( 11.VII) 1914. [44] Shukri Rahimi: studimi i cituar, fq.120.
Dokumenti-AM (m.g.)DA SIP PO Serija G Fasc. VIII Raporti i Qirkoviqit
No.Rezervat 356. Qirkoviqi nė letėr porosit qė tė pranohen kėrkesat e Haxhi
Qamil Efendiut. [45] AM (m.g.) DA SIP PO Serija G Fasc. 8./
Udhėzimet e Ministrisė sė Jashtme tė Sėrbisė pėr punė me shqiptarėt, dėrguar
prefektit tė Ohrit No. Rezervat 124, mė 21.VII (3.VIII)1914. Nė kėtė drejtim
duhej sonduar terreni dhe nė kushte tė pėrshtatshme duhet tė fillojė
bashkimi, po qė edhe nė masėn mė tė vogėl, e mė vonė ajo do tė zhvillohej.
Lidhur me kėtė ishte informuar edhe Esat pashė
Toptani, me anė tė sekretarit tė tij Shahin bej Dinos.) [46] Muin Ēami, Shqipėria nė marrėdhėniet
ndėrkombėtare (1914 1918 ), Tiranė 1987, faqe.78. [47] DASSIP-AO-1914, F-I-DVII-br.1236. [48] AS-MID-PO-1914, F-II-D-X-P-III/13. [49] Sheradin Berisha: Sundimi i princit gjeramn
Vilhelm Vid nė Shqipėri ( 7 mars 3 shtator 1914)
Vilhelm Vidi dhe [50] Shukri Rahimi: s.c, fq.122. Dokumenti - AM (m.g.) DASIP-a PO Serija
GFasc. 8 Telegrama e Vintroviqit nga Selaniku, No.420, mė 20.VIII (3.IX)
1914. [51] Shukri Rahimi, Gjurmime historike tė rilindjes
kombėtare, Prishtinė 1986, faqe.297 / Dok. AM (m.g) DA SIP-a Po Serija G
Fasc.8 Vintroviq i shkruan Pashiqit No. Rezervat 469, mė 26.VIII. (09.IX)
1914. [52] Esat pashė Toptani nė kėtė kohė nuk ishte
kurrfarė pėrfaqėsuesi i shtetit, e as qė ishte autorizuar perj ndokujt qė tė
flasė nė emėr tė Shqipėrisė, por ai vet e kishte autorizuar vetin jo vetėm tė
flasė, por edhe tė nėnshkruajė marrėveshje nė emėr tė Shqipėrisė. [53] Shukri Rahimi: s.c, fq.125-127; AM (m.g)
DA SIP a PO Prepiska, Serija G Fasc.
8 Teksti i marrėveshjes sė nėnshkruar midis qeverisė serbe dhe Esat
pashė Toptanit nė Nish, mė 4 (17) shtator 1914. [54] Po aty [55] Dokumenti- AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija G Fasc. 8 Shkresa e Pashiqit
dėrguar Panta Gavrilloviqit nė Durrės, No. Rezervat 443, mė 2 (15) tetor
1914. [56] Shukri Rahimi, Gjurmime historike tė rilindjes
kombėtare, Prishtinė 1986, faqe.303. [57] Sejfi Vllamasi (1883-1975), deputet dhe
veprimtar politik nė Shqipėri. I lindur nė Novoselė tė Kolonjės, Sejfiu u
shkollua nė Stamboll e mė pas u kyē nė jetėn politike tė vendit. Ishte anėtar
i Partisė Popullore tė kryesuar nga Fan Noli dhe mori pjesė nė Revolucionin e
Qershorit mė 1924, megjithėse mė herėt kishte qenė mik i ngushtė i mbretit
Zog. Mėrgoi nė Evropė pas shtypjes sė revolucionit nga forcat e Legalitetit.
Vllamasi akuzohet tė jetė pėrfshirė nė grupin e antizogistėve qė merrnin
fonde nga qeveria e Beogradid, atėherė Jugosllavi. Gjatė pushtimit
nazi-fashist, Vllamasi kthehet nė Shqipėri dhe inkuadrohet nė qeverinė kukull
tė Shqipėrisė. Gjatė diktaturės komuniste kaloi njė jetė shumė tė vėshtirė,
mė shumė nėpėr burgje dhe duke punuar deri nė pleqėri tė thellė. Kujtimet e Vllamasit nėn titullin Ballafaqime politike nė
Shqipėri (1899-1942) janė edituar nga historiani Marenglen Verli, dhe mbetėn
njė vepėr mjaft e kėrkuar nga lexuesit shqiptarė. Autori bėn pėrpjekje
pėr t'i paraqitur ngjarjet realisht dhe nė shumė raste ēmon veprimet e
ish-kundėrshtarėve tė vet. Nė ndėrkohė, Vllamasi kritikon hapur personalitete
si Luigj Gurakuqi dhe grupin e irredentistėve kosovarė. [58] Sejfi Vllamasit Kujtimet - nėn titullin
Ballafaqime politike nė Shqipėri (1989 1942) edituar nga historiani
Marenglen Verli. [59] Shukri Rahimi, Gjurmime historike tė rilindjes
kombėtare, Prishtinė 1986, faqe 303 [60] Historia e Shqipėrisė II, faqe.433 [61] Po aty [62] Shukri Rahimi: s.c. fq. 129. Dokumenti - AM
(m.g.) DA SIP-a PO Serija G Fasc 8 Qarkore e ministrisė sė jashtme tė
Serbisė drejtuar pėrfaqėsive tė veta diplomatike. No. rezervat
704, mė 29.XI.(12.XII) 1914.) [63] Shukri Rahimi: s.c. fq.128. Dokumenti -
AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija G Fasc 8 Telegrama e Gavrilloviqit nga
Durrėsi, No. Rezervat 566, mė 30.X (12.XI ) 1914.) [64] Po aty, Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO
Serija G Fasc 8 Telegrama e Boshkoviqit nga Londra, No.497, mė 5 (18.XII)
1914. [65] M.Ekmexhiē Ratni ciljevi Srbije 1914, Beograd
1973, faqe 391-392 dhe A.Mitroviē Srbija u prvom svetskom ratu, Beograd
1984, faqe 230.) [66] Muin Ēami-Shqipėria nė marrėdhėniet
ndėrkombėtare (1914 1918), Tiranė 1987, faqe.151; Nė muajt e parė tė vitit
1915 Shqipėria ishte e ndarė nė disa krahina me qeveri lokale:Shkodra me
rrethinė nga njė Komision dhe nga konsujt e Fuqive tė Mėdha; Shqipėria e
Mesme me qytetet Elbasan, Berat, Lushnje, Fierė, Tiranė, Krujė ishin nė duar
tė kryengritėsve fshatarė. Ndėrkaq Durrėsi me
rrethinėn e vet qeverisej nga Esat Toptani. Luma, Mati, Malėsia e Gjakovės, e
Dibrės,.., udhėhiqej nga bajraktarėt e vet. Vlora
ishte nėn pushtimin e Italisė, kurse Shqipėria jugore ishte ripushtuar prej
Greqisė.( Dr. Xheladin Shala - Marrėdheniet shqiptaro-serbe 1912 1918,
Prishtinė , 1990, f.242. dhe Gazeta Populli, 1.V.1915, Shkodėr) [67] Shukri Rahimi: s.c. fq.130. [68] Po aty 130. Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO
Serija G Fasc 8 Telegrama e Gavrilloviqit nga Korfusi, No.Rezervat 782, mė
18.(31) XII.1914. [69] Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija G
Fasc. 9 Telegrama e pėefaqėsuesit diplomatik tė Serbisė nga Petrogradi, No.
660, mė 25.XII.1914. (7.I.1915) [70] Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija G
Fasc. 9 Kopje e letrės sė Esad pashės dėrguar Pashiqit, mė 26. II
(11.III) 1915 [71] Nga dokumenti i cituar mė lartė. [72] Dr. Xheladin Shala - Marrėdheniet shqiptaro-serbe 1912 1918, Prishtinė , 1990 f.241. Dokumenti - AVII, kut.57. Fasc.2, br.21. [73] DASSIP AO-1915, F-IV-D-III-br.250. [74] Demush Shala Mbi epikėn tonė popullore
historike, Prishtinė 1982, f.66. [75] Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija G
Fasc. 10 Telegrami i Qirkoviqit nga Ohri, No. Rezervat 188. mė 3.(16) prill 1915 [76] Gazmend Shpuza-Kryengritja fshatare e Haxhi
Qamilit, Tiranė 1979, f.155. [77] Nė veri sundonte Mali i Zi, nė veri
lindje dhe nė Shqipėri tė Mesme Serbia, kurse nė jug Italia dhe Greqia
me ndihmėn e mercenarėve. [78] MOEI. III, VIII, pj. 1. dok. 118. AMAE,
Albanie. Vėll. 5. fl.109, 168, 202. [79] Muin Ēami v.c.faqe.179. [80] Shukri Rahimi: s.c. fq. 134. Dokumenti - AM
(m.g.) DA SIP-a PO Serija G Fasc. 10 . Proklamata
e komandės sėrbe drejtuar shqiptarėve, No. rezervat
1392, mė 19. V. (1.VI) 1915.), Muin Ēami
v.c.faqe.179 / Dokumenta historike pėr t“i shėrbye historisė tonė
kombėtare, Elbasan 1924-1925, faqe.17-18.; Populli, 15.06.1915; Besa
shqiptare, Shkodėr 19.06.1915.) [81] Dr. Xheladin Shala - Marrėdheniet
shqiptaro-serbe 1912 1918, Prishtinė , 1990,f.251. AVII.kut.46.
Fasc.4.br.30/6) [82] Dr. Xheladin Shala - v.c. fq.251. Dokumenti -
AVII. Kut.91. Fasc. 4.br.10/98. [83] Kristo Frashėri - Kryengritja e fshatarėsisė sė
Shqipėrisė sė Mesme (1914 1915), Buletini pėr shkencat shoqėrore, nr. 1.
Tiranė, 1954, fq. 48. [84] Dr. Xheladin Shala - Marrėdheniet shqiptaro -
serbe 1912 1918, Prishtinė, 1990, f.255-256. AVII.Kut.46. Fasc.2.br.19/27;
Z.Cana Populli shqiptar nė kapėrcyell tė shek. XX, IAP. Prishtinė 1990,
f.187-188. [85] Po aty; AVII.Kut.46.Fasc.1.br.7/1. [86] Gazeta Populli, 7.VII.1915, Shkodėr. [87] Historia e Shqipėrisė, vėll.II, 1912-1921,
Tiranė 1973, f.243. (Porsa Serbėt shkelėn Shqipėrinė e Mesme, Grekėt mbanin
krahinat e jugės dhe Italianėt Vlorėn, Mali i Zi nuk mund tė mbetej pas. U
fut edhe ai nga ana e veriut, nė javėn e dytė tė Qėrshorit dhe, pas disa
pėrpjekjesh tė parėndėsishme, pushtoi Shkodrėn. Kėshtu u zhduk edhe ajo
strehė e lirė qė kishte mbetur nė atė cep tė Shqipėrisė. Ushtėria malazeze i
kapi si dhentė nė vathė disa nga atdhetarėt e shquar qė ishin mbledhur aty,
Ēerēis Topullin, Mustafa Qullin, Isa Buletinin, Dedė Gjo' Lulin, Mehmet
Shpendin, e tė tjerė, edhe i vrau. Gjaku i
Shqiptarėvet po rridhte rrėke nė ēdo skaj tė sė mjerės Shqipėri.) [88] Shukri Rahimi: s.c. fq. 134. Dokumenti - AM
(m.g.) DA SIP-a PO Serija G Fasc. 10 . Telegrami i
Qirkoviqit nga Struga No. Rezervat 1533, mė 4 (17) qershor 1915. Qirkoviq
shkruan edhe, se Esati kėrkon edhe njė numėr
mė tė madh tė personelit policor. [89] Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija G
Fasc. 10 . Shkresa e Ministrisė sė ushtrisė serbe dėrguar Ministrisė sė
punėve tė jashtme No. 4943, mė 11. (24) qershor 1915.)
[90] Dr. Xheladin Shala - v.c. 261. Dokumenti
AVII. Kutia 57. Fasc. 2. br. 20/2. [91] Shukri Rahimi: s.c. fq. 137; Sh. Rrahimi: v.c.
fq.314. [92] Shukri Rahimi: s.c. fq. 139-140; Sh. Rrahimi:
v.c. fq.315-316. [93] Shukri Rrahimi: v.c. fq.313-316;
AM (m.g) DA SIP-a PO Serija G Fasc.
9 Raporti i Luba Jovanoviqit dhe procesverbali nga bisedimet me
Esat pashėn. [94] (AM (m.g) DA SIP-a PO Serija G,Fasc.11
Letra e Kėshillit ministror, dėrguar Ministrisė sė ndėrtimtarisė No. Rez.
7894, mė 11 (24) shtator 1915. [95] Milovan Sekuliē, Kosovo od 1912 do 1918 godine, (Tezė doktorati),
Prishtinė 1980, faq 457. [96] Paskal Milo, Shqiperia dhe Jugosllavia
1918-1927, Forumi Nr.8 (10.01.1994), fq.23.) [97] Shefqet Hoxha, Luma nė luftrat pėr liri,
Tiranė 2002, fq.296/ M.Nediē, Srpska vojska na albanskoj Golgoto,
Beograd 1937. [98] [99] Dr.Xh.Shala, Marrėdheniet shqiptaro-serbe
1912-18,fq.274; ( У својству министра унутрашњих послова и војске у албанској влади, Есад-паша је у јесен 1915. године, упутио ову наредбу свим сународницима: ''Чујте Арнаути и Турци, кроз Албанију пролази српска војска. Војска, као војска, тражиће од вас да купи храну. Српски војници немају другог новца сем папирне банкноте од 10 динара. И знајте да је она равна турској меџедији. И ко покуша да побије вредност, уједаће се тамо где се нико не уједа!''Помагао српској војсци у повлачењу,омогућио прелаз преко Везировог моста. ) [100] Nga Kulla e Lumės e deri nė Pukė mbretin
serb Karagjorgjeviq e pėrcollėn edhe disa lumjanė, ish xhandar nė postėn
kufitare tė atjeshme nė vitin 1915. Malė Selmani, ish xhandar nė Kullė
tė Lumės thotė:Kur erdh mbreti i Serbisė(Kral Pjetri) bashkė me ushtrinė nė
Kullė tė Lumės, unė(Malė Selmani-Sh.B) e Isuf Dema nga Bicaj, e
pėrcollėm deri nė Fushė Arrės e prej aty u kthyem prapė nė Kukės.( Kėtė
deklaratė Malė Selmani ia jep studiuesit Shefqet Hoxha mė 2.3.1970 nė
Bicaj) (Lexo Shefqet Hoxha, Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002,
fq.296, [101] Dr. Xh.Shala, V.c fq.272 / AVII. Kut.462. Fasc.
6. br. 4/39; Milan Zhivanoviē, O evakuaciji srpske
vojske iz Albanije i njenoj reorganizaciji na Korfuzu (1915-1916) prema
francuskim dokumentima, [102] Dr.Xh.Shala- V.c, faqe. 276. [103] AJ.Fond; J.J. Pizhon, Kut. 80-Fasc. 1.
br.166. [104] Dr.Dragovan Shepiē. Italija, saveznici i
jugoslavensko pitanje 1914-1918, [105] [106] [107] AJ.Fond; J.J. Pizhon, Kut. 80-Fasc. 1. br.168. [108] [109] Dr.Xh.Shala- V.c, faqe. 283-289. [110] Sejfi Vllamasi-Ballafaqime politike nė
Shqipėri Koha ditore, 30.06.2002 ,fq.25. [111] DASSIP-AO 1916, F.IV-D.X-br.39. [112] DASSIP-AO 1916, F.IV-D.X-br..46. [113] DASSIP-AO 1916, F.IV-D.X-br..2) [114] Historia e Shqipėrisė, vėll. II,
1912-1921, Tiranė 1973, faqe.251-252. [115] DASSIP-AO 1917, F.V-D.V dhe XI-br..279
dhe 146. [116] Dr.Xh.Shala- V.c, faqe. 301. [117] Dr.Masar Kodra, Shtypi shqiptar nė
Amerikė midis dy luftėrave botėrore, Vjetari i
Arkivit tė Kosovės, nr.XII-XIII, Prishtinė 1981, faqe 95; Historia e
Shqipėrisė, vėll. II, 1912-1921, Tiranė 1973, faqe 255. [118] AJ.Fond; J.J. Pizhon, Kut. 80-Fasc. 9-br.404;
DASSIP-AO 1917, FV-D.V-br.263. [119] AS-MID-PO-AO 1918, F.I-D.VI-br.38 [120] MID-PO-AO 1918, F.I-D.VI-br.63. [121] Historia e populli shqiptar pėr
shkollat e mesme, Tiranė 1994, faqe 152. [122] Kopja e Memorandumit tė Esat Toptanit
ndodhet nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė. Memorandumi ėshtė i shkruar nė frėngjisht, gjuhė tė cilėn Esati e
flistė ēalė-ēalė e natyrisht qė nuk dinte kurrsesi ta shkruante [123] AJ-336-27-V-VII/9-5504. [124] Ē. Nr. 1827 - AJ, 336 27 V VII /
9-5204. [125] Pashiq - AJ, 336 27 V VII / 9-5204. [126] Fjalori Enciklopedik Shqiptar, faqe 505. [127] Skifter Kėlliēi: 85 vjet nga atentati i Avni
Rustemit kundėr Esat pashė Toptanit - Vrasja e Esat pashės para hotelit
Continental (Dosier i mbėshtetur nė materiale dhe dokumente tė Drejtorisė
sė Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shtetit dhe nė studimin e juristit dhe
publicistit tė njohur Jusuf Alibali, me titull Avni Rustemi para organeve
hetimore franceze. [128] Pas vrasjes sė Esat Pashės, nė dhjetor 1920
Avni Rustemi u kthye nė Shqipėri, ku filloi punėn pėr bashkimin e shoqėrive
demokratike ekzistuese nė njė organizatė tė vetme. Kongresi i mbajtur mė 25
prill 1921 nė Vlorė krijoi njė shoqėri qė mori emrin federata
"Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rrustemi. Me nismėn e
tij u krijuan dhe organizata profesionale tė mėsuesve. Pas mbylljes sė
federatės "Atdheu", nė gusht 1922 pėrsėri me nismėn e Avni
Rrustemit mė 13 tetor 1922 u krijua nė Tiranė shoqėria demokratike
"Bashkimi". Avni Rrustemi nuk qe vetėm organizatori kryesor i
shoqėrive demokratike, por edhe njė ndėr ideologėt mė tė shquar demokratė.
Idetė e tij, tė formuluara nė njė sėrė fjalimesh e artikujsh publicistikė u
bėnė armė e fuqishme nė duart e rinisė demokratike e tė masave tė shtypura
punonjėse. "Kur qeveria, nuk plotėson nevojat mė me rėndėsi qė ka kombi,
- thoshte ai, atėherė kjo nevojė duhet tė realizohet me interesimin e pjesės
sė organizuar tė popullit e ta bėjmė ne qeverinė qė ta ndjejė kėtė
nevojė". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rrustemi e shikonte nė
zhvillimin e ekonomisė sė pavarur kombėtare. "Pa pavarėsi ekonomike, -
shkruan ai, - nuk mund tė ketė pavarėsi politike". Idetė e tij demokratike
e revolucionare ai i shprehu edhe nė Asamblenė Kushtetuese tė vitit 1924, ku
u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturės sė Kosovės. Ai kritikoi me
guxim shpėrdorimet e aparatit burokratik tė kohės, fodullėkun e injorancėn e
klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonė
dhe tė drejtat e shqiptarėve qė jetonin nė trojet e veta nė Jugosllavi. Nė
kushtet e ashpėrsimit tė kontradiktave klasore e politike tė vendit,
reaksioni ēifligar me Ahmet Zogun nė krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit
mė 22 prill 1924. Me kėtė akt reaksioni synonte tė godiste lėvizjen
demokratike-borgjeze nė ngritje. Vrasja e udhėheqėsit tė shquar tė Lėvizjes
demokratike shėrbeu si shkėndijė e revolucionit qė triumfoi mė 10 qershor
1924. [129] Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Avni
Rustemi, Dosja 2, faqe 85 [130] Jusuf Alibali: Avni Rustemi para
organeve hetimore - buletini i shkencave historike nr. 2, 1964, faqe 211. [131] AQSH, dosja Avni Rustemi. [132] Po aty [133] AQSH, fondi A. Rustemi, dosje nr. 2,
faqe 46. [134] AQSH, Dosja Avni Rustemi, faqe 73. [135] Po aty [136] AQSH, fondi A. Rustemi, dosje 2, faqe
29. [137] Po aty [138] Skifter Kėlliēi, Studimi i cituar mė
lartė. [139] AJ, 336-27-VII-VII/9-6750. [140] Gazeta Lė Tan, 16 qeshor 1920. [141] Gazeta Humanite, 20 qershor 1920. [142] AJ, 336-27-XI-XII/9-6446. [143] AJ, 336-27-VI-VII/9-6492. [144] B. Krizman B. Hrabak, proces-verbale,
faqe 296. [145] AJ, 336-27-VI-VII/9-6492. [146] AJ, 336-27-VI-VII/9-6720. [147] Top sekret, Nr. 3173. Ninēiē. AJ, 336-27-VI-VII/9-6357. |