KONVERTIMI ME
DHUNĖ I SHQIPTARĖVE NĖ FENĖ ORTODOKSE NĖ KAPĖRCYLLIN E
SHEKUJVE XIX/XX ·
Kishte shqiptarė muslimanė qė, posa
kryqėzoheshin, vraponin nė ndonjė lumė dhe i fėrkonin ato pjesė tė trupit, te
cilat ua kishte prekė Popi dhe i fėrkonin aq shumė me rėrė gjersa u dilte
gjaku Shkruan:
Dr. Ramiz ZEKAJ 15. II. 2008 Vendosja e administratės ushtarake
nga qeveria serbe kishte pėr qėllim, nga njėra anė, sigurimin e shtetit
serbomalazez, kurse nga ana tjetėr, dėbimin nė masė tė shqiptarėve prej
trojeve tė tyre autoktone me anė tė shtypjes sė vazhdueshme dhe tė zbatimit
tė masakrave tė pėrgjakshme mbi popullsinė e pafajshme. Prej shtypit tė kohės bėhej e ditur
se nė Ponoshec tė Rekės sė Gjakovės, malazezėt kanė mbytur e vrarė 165 veta,
nė mes tė cilėve gjendeshin edhe gra e fėmijė. Malazezėt, pasi e kanė mbaruar
kėtė vandalizėm, familjet qė kanė mbetur tė shkreta i kanė pėrzėnė jashtė
kufirit Me anė tė ndėrrimit tė detyruar tė
emrave tė njerėzve, tė vendbanimeve tė tyre e tė pėrkatėsisė fetare dhe duke
pėrdorur pėr kėtė qėllim mjetet mė tė egra, pushtuesit serbo-malazez u
pėrpoqėn qė tė krijonin njė gjendje tė padurueshme pėr popullsinė shqiptare.
Nė radhėt e kėtyre pushtuesve pėrfshiheshin, pėrveē ushtarėve edhe nėpunės
civilė, ēetnikė, popė ortodoksė e tė tjerė. Tė gjithė sė bashku u vunė nė
lėvizje dhe duke pėrdorur terrorin e detyronin popullsinė shqiptare tė
rrethit tė Pejės e tė Gjakovės tė kaloj nė fenė ortodokse pėrkatėsisht tė
sllavizohej. Sipas tė dhėnave nga burimet arkivore
me 10 mars 1913, nė Lugun e Baranit, 68 familje shqiptare tė konfesionit
musliman u kthyen nė fenė ortodokse. Ndėrkaq, nė fshatrat e rrethit tė Pejės:
Brestė, Novosellė, Treboviē, Dubovė, Drenoc, Lloqan, Carrabeg, Leshan,
Dredhėz, Petriq, Zajmovė, Prelep, Jabllanicė, Krushevė, Isniq, Strellc,
Raushiq, Gllogjan e Kriticė u konvertua nė fenė ortodokse tėrė popullsia
shqiptare e konfensionit musliman. Familjeve shqiptare, nė radhė tė parė
meshkujve, u ndėrroheshin emrat me ceremoni nga prifternjėt ortodoksė
apo nga kumbarėt e caktuar prej ushtrisė malazeze. Ky pagėzim i pėrgjithshėm
i popullsisė shqiptare u bė kryesisht nė Plavė, Guci e vise tjera
. Nė kėtė
process konvertimi Ukshini u bė Vukashin, Rama - Rade, Selimi - Sime, Tahiri
- Tihomir, Ramadani - Radivoj, Sadiku - Dika, Bajrami - Bllagoj, Sheqeti -
Shqepan, Milaimi - Millorad etj. Ky akt u ruajt edhe nė kėngėt e podgorit: Haj medet pėr Lug t`Baranit N`kamė u ēue Savė Llazari Don shqiptarėt me i
shkombtarizue.. Pėr pa u gri, pėr pa u
coptue. Shqiptarė
jemi, s`kemi fenė me e ndrrue. Haj medet,
shpatėn n`qafė ja ka nue Deri nė tokė
gjaku i ka shkue Mos u ēartė
Hazir, fenė duhet me e ndrrue! Hazir Alia
trim koka qillue Pėrpjet
gishtin e ka que Du me u gri e
me u coptue Tybe n`Zotin fenė s`muj
me e nrrue Na shqiptar jemi qillue Vorret e t`parėve smumė
m`i turpnue Popullata shqiptare muslimane e
mbetur nėn pushtimin serbomalazez ose atė grek, pas Luftės Ballkanike, u
privua nga organizimi i mėtejshėm arsimor i besimit nė gjuhėn shqipe dhe
institucionet arsimore kulturore tė tij. Personalitete tė tij. Personalitete
tė shquara tė kulturės islame shqiptare, hoxhollarė tė pėrmendur, ylema tė
ditur, ēamė, kosovarė e dibranė etj., u detyruan tė marrin rrugėn e mėrgimit
ose t`i nėnshtrohen ndjekjeve antinjerėzore: vrasjeve, burgimeve, bastisjeve,
diskriminimeve, grabitjeve, etj. Njė pjesė tjetėr u detyrua tė konvertojė. Terrori malazez mbi popullatėn shqiptare
nė Dukagjin e sidomos akti i dhunės, qė u ushtrua mbi popullatėn e Lugut tė
Baranit pėr ndėrrimin e fesė, s`ishte tjetėr veē njė pėrpjekje pėr realizimin
e programit serb sipas Naēertanjės sė Grashaninit pėr shkombtarizimin e
shqiptarėve, pėrkatėsisht pėr kolonizimin e Kosovės. Ky akt si dhe krimet e
papara tė Sav Batarės nė rajonin e Dukagjinit, bėnė bujė tė madhe nė qarqet
ndėrkombėtare. Shtypi austro-hungarez, ai Italian dhe turk i kushtuan
vėmendje tė madhe akteve malazeze nė Dukagjin, si dhe rezistencės sė
shqiptarėve pėr tė mos ndėrruar fenė. Ndėrrimi i fesė nga ajo muslimane nė
ortodokse slave nėnkuptonte sllavizmin e plotė tė shqiptarėve. Veprimet apo
skena trishtuese tė shoqėruara me krime, qė ranė mbi shqiptarėt e tė gjitha
moshave e gjinive gjatė fundit tė shekullit XIX e fillim tė shekullit XX, nuk
arritėn tė thyejnė qėndresėn e tyre pėr tė mbajtur kombėsinė e fenė e tyre! Kėngėtari popullor e
pėrshkruan kėshtu kėtė qėndresė: Krisi pushka e dajaku, Rrugėt e shehrit i mbuloj
gjaku Sali Bajraktari u bėrtet Ou, bini vllazen
n`shahadet Edhe njė gisht cone
pėrpjetė Nė ēdo fshat burrat janė
besatue Me u gri e me
u copėtue. E kurrė fenė
mos me ndėrrue Kishte shqiptarė muslimanė qė, posa
kryqėzoheshin, vraponin nė ndonjė lumė dhe i fėrkonin ato pjesė tė trupit, tė
cilat ua kishte prekė Popi dhe i fėrkonin aq shumė me rėrė gjersa u dilte
gjaku! ·
Kėtė studim nė pashtriku.org e ka dėrguar Sadat Musa, i cili e ka
shkėputur me disa shkurtesa nga Libri Zhvillimi i Kulturės islame te
shqiptarėt gjatė shekullit XX - Dr. Ramiz Zekaj |