Ēka janė Salnamet? Salnamet
(Vjetarėt) e vilajetit tė Kosovės Shkruan: Faik Miftari -
Prizren, 15. 09. 2008 _______________________________ Ēka janė Salnamet? Fjala salname e
ka prejardhjen nga gjuha persiane, sal do tė thotė
vit, ndėrsa name do tė thotė letėr, libėr, e kur tė bashkohen kėto dy fjalė nė salname
do tė thotė mė sė pėrafėrti nė gjuhėn shqipe vjetar. Salname
nė gjuhėn frenge do tė thotė Annuaire,
nė gjuhėn angleze Year book,
ndėrsa nė gjuhėn gjermane Almanak. Nė periudhėn fundit tė
Perandorisė Osmane janė botuar salnamet-vjetarėt,
ku pėr njė vit ėshtė pėrshkruar gjendja ekonomike, politike, sociale,
kulturore, shoqėrore e njė vendi tė caktuar tė Perandorisė Osmane. Salnamet - vjetarėt janė botuar brenda njė periudhe 75
vjeēare tė ekzistimit tė Perandorisė Osmane, prej vitit 1847 e gjer mė vitin
1922. Nė kėto salnamet-vjetarėt janė pėrshkruar me njė stil tė posaqshėm dhe janė prezantuar njė varg njohurish nga
fushat tė ndryshme, si nga historia, shkenca, politika, ushtria, kultura,
shoqėria e fusha tjera. Salnamet - vjetarėt janė
ndarė nė katėr grupe: salnamet - vjetarėt
shtetėror, salnamet- vjetarėt e Vilajeteve, salnamet - vjetarėt Nazaret si dhe salnamet
- vjetarėt personal. Salnamet
- vjetarėt shtetėror kanė qenė me njohuri dhe pėrshkrime mė tė gjera dhe me
njė periudhė mė tė gjatė kohore tė tė botuarit. Salnameja - vjetari i parė shtetėror ėshtė botuar nė
vitin 1847 dhe ka vazhduar pa ndėrprerė gjerė nė vitin 1912. Pėr shkak tė
pasojave tė luftėrave ballkanike dhe
Luftės sė parė botėrore, ka pasuar ndėrprerja e pėrkohshme prej vitit
1912 e gjer nė vitin 1916. Salnameja vjetari i
fundit shtetėror nė nivel tė Perandorisė Osmane ėshtė botuar nė vitin 1918. Salnamet-
vjetarėt e Vilajeteve janė botuar me ndėrprerje tė kohėpaskohshme, ashtu qė
kemi vetėm mė sė paku njė botim tė njė salnameje -
vjetari tė njė vilajeti tė caktuar dhe mė sė shumti kemi gjer nė 35 botime tė njė salnameje - vjetari tė njė vilajeti tė njėjtė. Termi
Vilajet gjatė kohės sė Periudhės Osmane ka nėnkuptuar njė territor shumė tė
gjerė qė nėnkuptohet nė ditėt sotshme si njė Republikė nė kuadėr tė njė
federate apo tė konfederate tė caktuar. Perandoria Osmane ka
qenė e pėrbėrė nė atė kohė prej shumė vilajeteve. Njėri prej Vilajeteve tė
shumta nė pėrbėrjet e saj ka qenė edhe Vilajeti i Kosovės. Vilajeti i Kosovės
ka qenė i pėrbėrė prej sangjaqeve - rretheve tė
Shkupit, Prishtinės, Prizrenit, Pejės,
Yenipazarit (Pazari i Ri), dhe Plevljes. Salnameja - vjetari i parė i botuar i njė vilajeti, ka
qenė i Vilajetit tė Bosnjės tė vitit 1866, ndėrsa salnameja
- vjetari i fundit i botuar i vilajetit ka qenė i vitit 1918 tė Vilajetit tė Bolusė, nėnkuptohet gjatė periudhės sė ekzistimit tė
Perandorisė Osmane. Salnamet
- vjetarėt Nazaret kanė qenė vjetarė tė botuar
pranė ministrive tė caktuara tė Perandorisė Osmane, si pėr shembull, tė
ministrisė sė punėve tė jashtme, tė ministrisė sė arsimit, ministrisė sė
mbrojtjes, apo tė institucioneve tė lidhura me ministritė pėrkatėse, si psh. tė Gjysmėhėnės sė kuqe, apo tė shėrbimit tė
doganave, apo tė marinės ushtarake e kėshtu me rrdhė.
Salnamet
vjetarėt personal kanė qenė vjetarėt e botuar kohė pas kohe tė personave tė
caktuar tė Perandorisė Osmane, si pėr shembull salanameja
-vjetari i Ali Suavit nė
Paris botuar 3 vjet me rresht , apo i Ekrem, Reshat dhe Osman Feridit, apo
tė Tevfik bejit etj. Salnamet - vjetarėt e Vilajetit tė
Kosovės Vilajeti i Kosovės ėshtė themeluar nė
vitin 1877, valiu i parė i Vilajetit tė Kosovės ka qenė Halil
Rifat Pasha i cili ka udhėhequr me Vilajetin e Kosovės. Nė pėrbėrje tė Vilajetit tė
Kosovės kanė qenė 6 sangjaqe rrethe me tė cilin
kanė udhėhequr muttesarrifėt apo kryetarėt e
rretheve, nė pėrbėrje tė sangjaqeve kanė qenė
kazatė, e nė pėrbėrje tė kazave ishin nahijet. Vilajeti i Kosovės
ka qenė i kufizuar nė lindje me Bullgarinė, nė perėndim me Vilajetin e Shkodrės, Malin e Zi dhe me Bosnjėn e Hercegovinėn, nė
veri me Serbinė dhe nė jug me Vilajetin e Manastirit dhe Vilajetin e
Selanikut. Vilajeti i Kosovės duke filluar nė lindje me qytetin e Shtipit e nė perėndim me qytetin e Plevljes
ka pėrfshirė njė territor shumė tė gjerė gjeografik. Nė Vilajetin e Kosovės
kanė jetuar kryesisht shqiptarėt, turqit dhe boshnjakėt si mysliman me
shumicė, si dhe me pakicė bullgarėt, serbėt, grekėt, vllehtė si tė krishterė.
Si kryeqytet i Vilajetit tė Kosovės ka qenė Prishtina prej vitit 1879 e gjer
nė vitin 1893, ndėrsa prej vitit 1893 e gjer nė vitin 1912 ka qenė Shkupi. Nė
vitin 1893 ka pas gjithsejtė 847.419 banor, prej tyre 507.800 mysliman dhe
340.339 krishterė. Janė botuar gjithsejtė 8
salname - vjetar tė Vilajetit tė Kosovės: 1.
Nė vitin 1879 ėshtė botuar pėr
herė tė parė nė shtypshkronjėn e Vilajetit tė Kosovės nė Prishtinė, ka pas
gjithsejtė 154 faqe. 2.
Nė vitin 1883 ėshtė botuar pėr
herė tė dytė nė shtypshkronjėn e Vilajetit tė Kosovės nė Prishtinė, ka pas
gjithsejtė 178 faqe. 3.
Nė vitin 1885 ėshtė botuar pėr
herė tė tretė nė shtypshkronjėn e Vilajetit tė Kosovės nė Prishtinė, ka pas
gjithsejtė 176 faqe. 4.
Nė vitin 1887 ėshtė botuar pėr
herė tė katėrt nė shtypshkronjėn e Vilajetit tė Kosovės nė Prishtinė, ka pas
gjithsejtė 314 faqe. 5.
Nė vitin 1888 ėshtė botuar pėr
herė tė pestė nė shtypshkronjėn e Vilajetit tė Kosovės nė Prishtinė, ka pas
gjithsejtė 283 faqe. 6.
Nė vitin 1893 ėshtė botuar pėr
herė tė gjashtė nė shtypshkronjėn e Vilajetit tė Kosovės nė Shkup, ka pas
gjithsejtė 239 faqe. 7.
Nė vitin 1896 ėshtė botuar pėr
herė tė shtatė nė shtypshkronjėn e Vilajetit tė Kosovės nė Shkup, ka pas
gjithsejtė 753 faqe. 8.
Nė vitin 1900 ėshtė botuar pėr
herė tė fundit nė shtypshkronjėn e Vilajetit tė Kosovės nė Shkup, ka pas
gjithsejtė 936 faqe. Lexo kėtu: tetė salnamet e Vilajetit tė Kosovės + 1 (Sh.B) Koleksioni
(pėrmbledhja) e 8 salnameve - vjetarėve tė Vilajetit
tė Kosovės gjendet vetėm nė bibliotekėn popullore tė Fatihut
nė Stamboll, ndėrsa veē e veē gjenden tė shpėrndara nėpėr biblioteka tė
ndryshme, si pėr shembull: nė Bibliotekėn e Muzeut Arkeologjik, gjenden salnamet - vjetarėt e Vilajetit tė Kosovės tė vitit 1883
dhe 1887, nė Bibliotekėn Ataturk nė Taksim gjenden salnamet - vjetarėt e Vilajetit tė Kosovės tė viteve
1879, 1883, 1885, 1887, 1888, 1896 dhe
1900, nė Bibliotekėn e Arkivit tė kryeministrisė osmane gjenden salnamet - vjetarėt e Vilajetit tė Kosovės tė viteve
1887, 1888, 1893, 1896, nė Bibliotekėn shtetėrore tė Bejazit
gjenden salnamet - vjetarėt e Vilajetit tė Kosovės
tė vitit 1887, nė bibliotekėn e Hakkė Tarėk Us gjenden salnamet - vjetarėt e Vilajetit tė Kosovės tė viteve
1893, 1896, nė bibliotekėn e Universitetit tė Stambollit gjenden salnamet- vjetarėt e Vilajetit tė Kosovės tė viteve 1879,
1888 dhe 1896, nė bibliotekėn e degės
sė historisė tė fakultetit tė
letėrsisė tė Universitetit tė Stambollit gjenden salnamet
- vjetarėt e viteve 1879 dhe 1883. Tė gjitha kėto 8 salnamet - vjetarėt e Vilajetit tė Kosovės janė tė
botuara nė gjuhėn osmane tė shkruara me alfabet arab. Nga kėto salnamet - vjetarėt e Vilajetit tė Kosovės, Shoqata
kulturore dhe pėrkrahėse Rumeli nga Stambolli falė punės sė palodhshme tė
ekspertėve tė linguistikės osmane e pėrzgjodhi dhe botoi nė vitin 2000 nė
gjuhėn turke me alfabet latin salnamen - vjetarin e
vitit 1896 me titullin nė origjinal 1896 (Hicri 1314) KOSOVA Vilayeti Salnamesi qė nė pėrkthim do tė thotė Salnameja e Vilajetit tė Kosovės tė vitit 1896. Dėshira
parėsore nė tė ardhmen e shoqatės do tė jetė botimi komplet i koleksionit
prej 8 salnameve - vjetarėve tė Vilajetit tė Kosovės
nė gjuhėn turke me alfabet latin. Pėr Salnamen -
Vjetarin e botuar tė Vilajetit tė Kosovės tė vitit 1896 do tė shkruaj dashtė
Zoti nė njė tė ardhme tė pėrafėrt. |