Kur
shtrebėrohet historia (!?!) ORIGJINA SHQIPTARE E
PIKTORIT GREK NIKO EGONOPULOS Historia
ėshtė e vėrtetė atėherė kur mbėshtetet nė fakte, pėrndryshe ēdo gjė qė thuhet
apo shkruhet nuk
ėshtė histori. Shkruan:
Prof.
Arben LLALLA * Tetovė, 24. 10. 2007 Kur
Kryeministri i Shqipėrisė z.Sali Berisha deklaroi
qė tė rishikohet historia shumė historianė u gėzuan dhe shumė tė tjerė u
hidhėruan. Kjo pėr faktin sepse mundet tė kemi njė tronditje tė historisė sė
pavėrtetė qė kemi mėsuar nga sistemi komunist pėr rreth 50 vite nė Shqipėri
dhe mė gjerė. Nė Gazetėn
Shqiptare tė datės 21 tetor 2007 nė
rubrikėn e MILOSAO lexova njė shkrim dhe letėrkėmbim midis z.Dionis Qirzidhi dhe dr.Moikom Zeqos. Nga z.Qirzidhi nuk habitem, ai pas marrjes sė shtetėsisė
greke dhe pas lejes tė siguruar nga ministria e jashtme greke pėr tė bėrė
kėrkime nėpėr arkivat e shtetit grek ka marrė njė mision pėr tė i injoruar
dhe shtrembėruar faktet e vėrteta tė historisė shqiptare. Dionis
Qirzidhis para disa muaj hodhi baltė edhe mbi
figurėn e ndritur tė intelektualit shqiptar Eqrem Bej Vlorės. Por ai nuk njeh
ndalje nė shtrembėrimet e vėrteta tė kontributit shqiptar nė themelimin dhe
zhvillimin e Greqisė nga raca shqiptare. Nuk mund tė pranohen sot mohimet qė
disa njerėz tė pavlerė tė mohojnė ekzistencėn e arvanitasve nė drejtimin e Greqisė
sė sotme. Por le tė
kthehemi tek shkrimi i botuar nė Gazetėn Shqiptare tek rubrika MILOSAO ku z.Qirzidhis dhe z.Zeqo kėmbejnė
letra dhe mendime. Z.Qirzidhis mohon origjinėn
shqiptare tė njėrit nga piktorėt mė tė mėdhenj tė Greqisė moderne Niko
Egonopulos (1910-1985) dhe dr. Moikom Zeqo
i jep pėrgjigje me njė mbėshtetje tė fortė se piktori Niko Egonopulos ėshtė
arvanitas, pra me origjinė shqiptare. Nė
dhjetor tė vitit 1985 Lidhja e Arvanitasve tė Greqisėl botoi kalendarin e
viti 1986 me biografitė e piktorėve tė mėdhenjė grek me origjinė shqiptare,
pra arvanitase siē njihen shqiptarėt themeluesit tė shtetit grek. Biografitė
u sollėn nėnkujdesin e arvanitasit tė madh tashmė tė ndjerė Aristidh Kola. Nė
gusht tė vitit 2000, miku im Aristidh Kola. mė
ofroi shumė dokumenta origjinale qė flitnin pėr origjinėn arvaniatase tė
shumė figura tė ndrituar qė kanė kontribuar nė themelimin dhe zhvillimin e
Greqisė Moderne, midis kėtyre dokumentave ishin edhe biografitė e disa prej
piktorėve tė shquar grek qė ishin me origjinė shqiptare ndėr ta edhe piktori
Niko Egonopulos. Biografinė e tė cilit unė e kam botuar nė disa revista dhe
gazeta shqiptare qė botohen nėpėr botė si p.sh nė revistėn EKSKLUZIVE,
Prishtinė, janar 2002, fq.72., nė librin tim Gjurmė tė Letėrsisė sė Vjetėr
tė shqiptarėve tė Greqisė 1860-1889, Tetovė, 2006, fq.20., nė gazetėn
FAKTI, Shkup, 31 mars, fq.16. Ku sjellė dokumenta qė ky piktor rrjedh nga
familje arvanitase gjė tė cilėn e ka dėshmuar edhe vetė dhe vėrtetohet nė
shkrimen e mėposhtėm tė botuar vite mė parė revistat dhe gazetat shqiptare. Origjina
shqiptare e piktorit grek
Vitet kalojnė, gjuha shqipe qė flasin arvanitasit nė Greqi, traditat,
zakonet dhe doket e bukura arbėreshe po harrohen dhe humbasin. Ndoshta, brezi
i fundit qė flet gjuhėn shqipe dhe ruan karakteristikat e arvanitasve tė
Greqisė sa vjen e zhduket. Ėshtė, pra, pėrgjegjėsi e madhe qė institucionet
kulturore mbarė shqiptare, tė ruajnė dhe tė regjistrojnė tė dhėnat kulturore
tė arbėreshėve kudo qė ndodhen. Nė mėnyrė qė brezat qė vijnė tė njohin
qytetėrimin e gjerė dhe kontributin e racės shqiptare pėr formimin dhe zhvillimin
e shteteve tė popujve tė tjerė ku raca shqiptare jetonte bashkė me ta.
Mėnyra e jetesės dhe veshja arvanitase ka tėrhequr vėmendjen e shumė
studiuesve tė huaj qė kanė vizituar Ballkanin nė shekujt e mėparshėm. Shumė
piktorė tė huaj tė frymėzuar nga lloj i mėnyrės sė jetesės dhe veshjes
arvanitase mbushėn tablotė e tyre me kėto tema. Shumė tablo me portretin e
luftėtarit arvanitas gjenden nėpėr muzetė e mėdha tė Europės
dhe kanė tėrhequr vėmendjes e vizitorėve tė shumtė. Por nė kėtė pėrmbledhje
tė shkurtėr qė e mbikqyri historiani dhe studiuesi
i njohur arvanitas Aristidh Kola. Kemi sjellė njė
biografi tė shkurtėr tė piktorėve tė mėdhenj tė Greqisė sė re qė ishin
arvanitas. Nė kėtė pėrmbledhje janė marrė parasysh deklarimet e prejardhjes arvanitase
tė tyre, dhe lidhjet e drejtpėrdrejta tė tyre me fshatrat e banuara me
arvanitas nė Greqi.
Kėshtu nė kėtė pėrmbledhje tė shkurtėr nuk janė futur dhe shumė
piktorė tė mėdhenj tė Greqisė qė janė arvanitas si p.sh. Gizi,
Biskini, Buziani dhe tė
tjerė. Natyrisht, pothuaj tė gjithė piktorėt arvanitas tė kėtij studimi janė
me prejardhje nga zona tė banuara me shumicė dėrmuese nga arvanitas si:
ishulli Hidra, Eubea jugore, Atika etj. Qė janė
zemra e Greqisė sė lashtė dhe qė banohen sot nga arvanitasit. Meqė qėllimi
ynė nuk ėshtė thjesht biografia e piktorėve arvanitas nė Greqi, por ėshtė
sjellja e dokumentit historik pėr vėrtetimin e piktorėve tė mėdhenj tė
Greqisė me origjinė shqiptare. Niko Egonopulos 1910-1985 Niko Egonopulos lindi nė njė familje
arvanitase. Kėtė gjė e pohon dhe Stefano Bulaniqianis nė Fjalor i pikturės greke MELISA. Nėna e
tij ishte e mbesa e beut tė Hidrės arvanitasit Gjeorgji Vulgari, (djali i tij
Dhimitri ishte Kryeministėr i Greqisė nga vitit
1855-1875), qė u vendos nė lagjen Plakė tėAthinės.
Qyteti, Arbėria, Hidra, Evropa, tė gjitha kaluan nga gjaku i Egonopulos.
Por edhe babai i tij kishte origjinė arvanitase. Familja e babait
vinte nga Fanari i vjetėr i Stambollit. Rrėfimet e babait tė tij pėr
Skėnderbeun e madh nuk e lenė pa prekur shpirtin e Niko
Egonopulo, pėr arvanitasit e Stambollit. Niko Eglonopulo ishte njė
pėrfaqėsues i shquar i rrymės Surealiste tė
pikturės nė Greqi. Shpirti i paqetė, siē, ishte, i ra
anekėnd Europės, por zemra e tij ishte e mbėrthyer nė Hidrėn e lashtė qė
banohej nga arvanitasit. Shtėpia e tij kishte tre kėnde: Shqipėrinė Hidrėn
- Stambollin (Kostandinopojėn). Dhe nga dritaret e shumta shpirti i tij i
shqetėsuar shikonte gjithė botėn. Veprat mė tė mira janė: Skėndėrbeu, Mėrkur Bua, Aleksandri dhe grekėt,
Gjuetari nė agim, Gjumė dhe vdekje, Lufta civile, etj. Niko Egonopulo kishte dajė
ish-kryeministrin Dhimitėr Vulgari (1801-1877) i cili
lindi mė 1801 nė ishullin e Hidrės. Ishte bir i beut tė Hidrės, Gjeorgjio Vulgarit i cli nė moshėn 17 vjeē u bė anėtar i
Kėshillit tė Hidrės dhe mė 1822, u zgjodh kryetar i pėrfaqėsisė sė Hidrės, u
bė dhe drejtues i anijes luftarake nė ishull. Mė 1826 ishte prokuror i Hidrės
dhe mė 1848 u bė ministėr i Ekonomisė. Ishte kryeministėr nga viti 1855-1857,
1862-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875. Vdiq mė 1877 nė Athinė. Po ashtu Niko Egonopulo kishte dajė dhe Petro Vulgari i cili
kishte lindur nė ishullin e Hidrės mė 1884. Ishte oficer i Marinės nė Luftrat
Ballkanike dhe mik i ngusht i Kryetarit tė Greqisė Pavlo Kunduriotit. U bė nė
periudhėn 1926-1935, komandant i pėrgjithshėm i aviacionit tė marinės,
komandant i bazės sė nėndetėsve dhe mė vonė atashe ushtarak nė Ankara tė
Turqis. U bė ministėr i Aviacionit nė Qeverinė e Lindjes sė Mesme, dhe nga
8-4-1945 e deri mė 17-10-1945 u bė kryeministėr i Greqis. Nuk pranoi kurrė
shpėrblimet pėr shėrbimet si kryeministėr, vdiq nė Athinė mė 1957. Nga kėto sa shkruajtėm
mė lartė nxjerrim pėrfundimin se piktori i madh Niko
Egonopulos ėshtė arvanitas ose grek me origjinė
shqiptare dhe historia
ėshtė e vėrtetė atėhere kur mbėshtetet nė fakte, pėrndryshe ēdo gjė qė thuhet
apo shkruhet nuk ėshtė histori. Vėrejtje: Nė
mbyllje dua tė bėj edhe njė sqarim pėrfundimtar pėr emėrtimin e shqiptarėve
tė Greqisė me emrin arvanitas. Gjatė
leximit tė teksteve dhe librave tė ndryshme nga autorė tė huaj dhe ata
shqiptarė, kam vėrejtur se shqiptarėt e Greqisė i quajnė arvanitas ose
arbėrorė. Mendimi im ėshtė se kėtu hasim nė kundėrshtim me fjalorėt
Greqisht-Shqip dhe anasjelltas, nga autorėt grek. Kur botohen librat nė
gjuhėn shqipe, fjala arvanit dhe gjuha arvanitase pėrkthehen nė gjuhėn e
njėsuar shqipe, shqiptar dhe gjuha shqipe. Ndoshta dikujt do ti duket kjo e gabueshme! Por,
mendimi im ėshtė i bazuar nė fjalorėt shkencorė Greqisht-Shqip, dhe
Shqip-Greqisht tė autorėve grekė. Kėshtu, ēdokush qė do tė lexojė fjalorėt nė
fjalė do tė vėrejė qė fjala arvanitas pėrkthehet shqiptar. Nė fjalorin mė tė
madh Greqisht-Shqip qė e ka bėrė profesori i gjuhės greke nė Universitetin e
Tiranės Niko Gjini, fjalėn arvanitasi e pėrkthen nė gjuhėn shqipe shqiptar i
vogėl, fjalėn arvanitika e pėrkthen nė shqip gjuha shqipe, dhe fjalėn
arvaniti e pėrkthen shqiptar. Ndėrsa, autori tjetėr grek Kostandinos Papafili, qė ka
bėrė dy fjalorė Greqisht-Shqip dhe Shqip-Greqisht, fjalėn arvanitas e
pėrkthen nė gjuhėn shqipe arbėresh. Kurse, nė fjalorin Shqip-Greqisht, fjalėn
shqiptar e pėrkthen nė greqisht arvanitas. Nė gjuhėn zyrtare tė shtetit italian, fjalėn arbėresh
italianėt nuk e njohin, por arbėreshėt qė kanė emigruar nė Itali nga Greqia
dhe Shqipėria rreth shekullit XV i quajnė me tė drejtė albanesi, qė do tė
thotė nė gjuhėn shqipe shqiptar. Pra, mendoj se gabimi trashanik qė ėshtė bėrė deri mė
sot nga studiuesit dhe shkrimtarėt e ndryshėm, qė arvanitasit nė gjuhėn
shqipe i thėrrasim arvanitasit ose arbėrorėt duhet tė ndreqet dhe tė
zėvendėsohet me emrin qė u takon shqiptarėt dhe tė quhet gjuha shqipe. Edhe unė, nė
kėtė kumtesė, pėr qėllimin e mirė, i emėrtova shqiptarėt e Greqisė me emrin
qė njihen nga grekėt arvanitas, por, siē u tha mė lart bėhet fjalė pėr njė
degė tė popullsisė sė sotme shqiptare qė jeton ndėr shekuj nė Greqinė e
lashtė dhe flet nė rrethin familjar gjuhėn shqipe. ·
Autori ėshėt anėtar i Kėshillit Shkencor tė Institutit tė Studimeve pėr Ēamėrinė nė Tiranė & Portreti i SKENDERBEUT pikturuar
nga piktorii Niko Egonopulos Shih
portretin: KĖTU ------------------------------------ ARVANITASIT THEMELUESIT DHE DREJTUESIT E GREQISĖ MODERNE 1821-2005 KUSH E VRAU HASAN PRISHTINĖN!?! NĖ ARKIVAT E SELANIKUT ZBULOHET MISTERI I VRASJES ! |