92 vjet mė parė - 10 dhjetor 1916 - 2008 KRAHINA AUTONOME E KORĒĖS, FITORE E SHĖNUAR Shkruan: Apostol
Bitraku ____________________________ Ishte 10 dhjetori, i vitit 1916. Lufta e
Parė Botėrore ose Lufta e Madhe, siē thuhej shpesh, ishte nė zhvillim e
sipėr. Shqipėria ishte bėrė shesh beteje, midis forcave ndėrluftuese.
Ushtritė italiane dhe franceze, kishin zėnė Shqipėrinė e Jugut, kurse
ushtritė austro - hungareze e bullgare, Shqipėrinė e Mesme. Nė Korēė, ishin
vendosur forcat pushtuese greke. Rreziku i copėtimit dhe aneksimit tė
Shqipėrisė sė Jugut, nga shovinistėt grekė, ishte i madh. Pikėrisht nė kėtė periudhė
kaq tė vėshtirė, forcat patriotike ngritėn popullin
nė kėmbė, pėr t'i dalė zot vendit . Nė krahinėn e Korcės, vepronin
ēetat e Themistokli Gėrmenjit dhe Sali Butkės. Gjithashtu patriotėt,
vecanėrisht Themistokli Gėrmenji, duke pėrfituar nga rasti i shtrirjes sė
ushtrisė franceze nė Korcė dhe nė qarkun e saj, ngritėn njė komision, dhe nė
emėr tė popullsisė sė krahinės, u kėrkuan forcave franceze, largimin e
grekėve nga Korca dhe ngritjen e njė administrate shqiptare. ·
Foto: Themistokli Gėrmenji, (1871-1917) Kėshtu, autoritetet franceze tė
pushtimit, u ndodhėn pėrballė njė lėvizjeje tė
fuqishme patriotike shqiptare, qė kėrkonte me ēdo kusht largimin e pushtuesve
grekė, nga Korēa. Francezėt ishin tė interesuar tė shuanin vatrat e zjarrit
dhe tė kishin siguri e qetėsi, nė prapavijat e tyre. Pėr kėtė arsye,
komandanti francez i zonės sė Korcės, koloneli Dekoen, sipas udhėzimeve tė
komandės sė Armatės sė Lindjes, vendosi tė largonte nga Korēa, venizelistėt
grekė dhe hyri nė bisedime me udhėheqėsit e lėvizjes shqiptare. ·
Foto: Ēeta patriotike e Themistokli
Gėrmenjit Ishte pikėrisht,10
dhjetori, i vitit 1916. Sipas njoftimeve qė jep gazeta Adriatiku,e cila dilte asokohe nė Korcė, por jo
shumė e njohur, ajo ditė u kthye nė njė festė tė vėrtetė. Njerėzit u
mblodhėn nė shkollėn e Shėn Gjergjit, qė nė orėn 9:00 tė mėngjesit. Aty, vjen
Themistokliu dhe paria e Korēės. Ndėrsa pėrpara prefekturės, ushtarėt
francezė, veshur me uniformė festive, qėndronin pėr
nder armė. Themistokliu u rrėfeu njerėzve shkakun e mbledhjes: - Do tė
deklarohet vetėqeverisja e Shqipėrisė, - tha ai, -
prandaj, duhet tė kemi vėllazėri e dashuri midis nesh. Foli gjithashtu, z.
Vasil Kondi. Mė tej, komisioni
prej katėrmbėdhjetė vetash, shtatė tė krishterė dhe shtatė
muslimanė, u nisėn pėr nė prefekturė. Nė kėtė komision, qė mori pėrsipėr barrėn
e kujdesjes pėr vendin dhe u paraqit pėrpara kolonelit, bėnin pjesė:
Rafail Adhami, Kostandin Nocka, Nikolla Vangjeli, Vasil Singjeli, Vasil
Kondi, Llambro Mborja, Thimi Cale, Shaqir Shabani, Tefik Rushiti, Hysen
Dishnica, Emin Rakipi, Qani Dishnica, Sali Babani dhe Haki Shemshedini. Aty i
priti koloneli, Dekoen dhe oficerė tė tjerė francezė, veshur me uniforma ushtarake dhe me grada. Dr. Haki Mborja i
drejtohet komandantit francez e i tregon qėllimin e ardhjes sė tyre.
Komandanti i priti me buzėqeshje, duke thėnė, se
duhet bėrė protokoll. U bė protokolli. Sipas protokollit tė 10 dhjetorit,
qyteti i Korcės, Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora, formonin njė krahinė
autonome, qė do tė administrohej nga shqiptarėt, nėn mbrojtjen e
autoriteteve franceze. Krahina do tė administrohej nga njė kėshill
administrativ, i pėrbėrė prej katėrmbėdhjetė vetash, i cili do tė
kishte edhe xhandarmėri pėr tė mbajtur rregullin. Gjuha zyrtare nė kėrkesa,
ankesa e kontrata, do tė ishte shqipja dhe flamuri i
Krahinės autonome, ai shqiptar, me njė shirit tė trengjyrėshit
francez. Si u bėnė kėto biseda, tė cilat u pėrkthyen nga dr. Noke, protokolli
u firmos nga tė dyja palėt . Pastaj, Themistokliu
doli nė ballkon dhe ngriti flamurin. Ushtria franceze i rrinte pėr nder
flamurit, kurse populli thėrriste me gėzim: - ''Rroftė Shqipėria!''- Dikush kėndonte e dikush hidhte valle.
Entuziazėm, njė ditė e vėrtetė festive! Paskėtaj, nėn tingujt e muzikės,
ushtarėt parakaluan me armėt ngjeshur. Themistokliu
me shokėt, hynė brenda, uruan njėri - tjetrin dhe u nisėn pėr nė
katundari. Dekoeni i pėrcolli buzagaz, deri tek porta. Nė katundari,
komisioni i kėrkoi Themistokliut, tė marrė drejtimin e policisė. Ai pranoi
dhe pjesėmarrėsit e uruan.Sekretar i pėrgjithshėm u zgjodh, Petro Harizi. ·
Foto: Pėrurimi i bustit, tė Themistokli
Gėrmenjit Krahina autonomee Korēės, pati rėndėsi
tė madhe dhe ishte sukses i shėnuar, i forcave
patriotike shqiptare. Ajo, megjithėse pati autonomi tė kufizuar, arriti tė
sigurojė mjaft tė drejta pėr popullin, tė krijojė kushte qetėsie dhe
zhvillimi ekonomik, si dhe tė paralizojė veprimtarinė shoviniste
greke, nė Shqipėrinė e Jugut. Duke shfletuar mė tej, gazetėn
Adriatiku, njihemi hap pas hapi me veprimtarinė e krahinės autonome
tė Korēės dhe arritjet e saj. Kėshilli administrativ i krahinės, nė tė cilin,
rolin kryesor e luante Themistokli Gėrmenji, ndonėse mbante detyrėn e
prefektit tė policisė, hartoi mjaft rregullore pėr administratėn publike,
pėr financat, arsimin, policinė, gjyqet, buxhetin, etj. Kujdes iu kushtua
sidomos, zhvillimit ekonomik tė krahinės. Masa tė rėndėsishme u morėn edhe
pėr arsimin. Shkollat greke u mbyllėn, pėr
t'u hapur gjashtė- dhjetė shkolla fillore shqipe, gjithashtu edhe
njė shkollė e mesme. Bashkė me francezėt, u arrit tė ngrihet njė sistem i
rregullt postar, tė shtypen pulla tė reja, si dhe monedha tė krahinės
autonome. Marrėdhėniet e Themistokliut dhe tė
funksionarėve tė tjerė, tė kėshillit administrativ, me
forcat franceze dhe sidomos, me kolonelin Dekoen, kanė qėnė tė mira dhe
pozitive. Nė nr. 10 tė gazetės, mėsojmė se, mė 25 dhjetor, nė Gazino tė
Korcės, ushtarėt francezė dhanė njė koncert, ku u mblodhėn pesėqind
franga. Kėto franga, u ndanė pėr tė varfėrit e qytetit. Kurse, me rastin e Vitit tė Ri, Themistokli Gėrmenji i dhuroi
kolonelit, Dekoen, njė dyfek me ēark dhe njė kobure, tė larė me ar. Edhe mė
simbolike, ishte dhurata e grave tė shoqėrisė Ylli i mėngjesit''. Ato
kishin pėrgatitur pėr kolonelin, njė tapita tė qėndisur me
dy patkonj tė bashkuar, nė mes, flamuri shqiptar dhe ai francez, me
fytyrėn e Skėndėrbeut. ·
Foto: Busti i
Themistokli Gėrmenjit, nė Korēė. Krahina autonome pati veprimtari edhe
nė drejtime tė tjera. Nė nr. 30 tė gazetės, jepet lajmi, se posta po vepron.
Por, meqėnėse markat e para tė zėna prej grekėve u sosėn, u vendos qė tė
dalin marka tė reja (pulla). Dhe ato dolėn.Ishin tė bukura nė formė. Nė qendėr, shqiponja me dy krerė, nė krye, fjala ''Korcė'',
nė tė majtė ''vetėqeverisje'', nė tė djathtė, 'Shqipėri'' dhe nė mes, vlefta
e markės. Pak a shumė, kėto fjalė ishin vėnė edhe nė monedhat e reja, qė u
prenė, njėfragėshe e poshtė. Ushtarit francez, i cili gdhendi klishenė e
monedhave, iu dhurua njė orė e florinjtė. Lajme, njoftime tė ndryshme dhe urdhėra
tė prefektit tė policisė, shohim edhe nė numrat e tjerė tė gazetės. Krahina
autonome e Korcės, u interesua dhe mori masa edhe pėr ruajtjen e pyjeve,
pėr higjenėn e pastėrtinė, pėr cmimet, pėr furnizimin e popullit me drithė, e deri tek tabelat qė duhet tė vinin
tregėtarėt, nė dyqanet e tyre.Nė urdhėrin Nr. 10, thuhet se, tregėtarėt duhet
tė rrėzojnė tabelat qė kanė vėnė nė gjuhė tė huaj dhe t'i
shkruajnė ato, nė gjuhėn amtare. Francezėt vendosėn marrėdhėnie tė mira edhe me taborėt e Sali Butkės dhe prijėsit e tjerė, tė kėsaj
kazaje. Por, Republika autonome e Korēės,
megjithė sukseset qė pati, nuk jetoi gjatė. Qė kur u krijua, u prit nė mėnyrė
armiqėsore dhe tė ashpėr nga shovinistėt grekė dhe qeveria italiane.Veprimi i gjeneral Sarrait , komandant i Armatės sė
Lindjes, kishte rėnė si bombė nė kancelaritė e fuqive tė mėdha, ndaj ato
bėnin presion pėr shfuqizimin e protokollit tė datės, 10 dhjetor.
Si rezultat i kėtyre presioneve, qėndrimi i forcave franceze ndaj
lėvizjes patriotike shqiptare, nė Korēė dhe krahinės autonome, filloi
tė ndryshojė. Ata po ndiqnin, tashmė dhe arrestonin, patriotėt
shqiptarė.Nė kėto kushte, gjenerali Sarrai, u
detyrua tė largonte nga Korca, kolonelin Dekoen, nė maj, tė vitit 1917,
megjithėse e ngrinte lart veprimtarinė e tij. Pas largimit tė tij nga
Korēa, ngjarjet u zhvilluan me shpejtėsi. Nė muajin nėntor tė kėtij viti,
elementė grekomanė dhe bejlerė tė Korēės , montuan
fshehurazi, njė proces kundėr Themistokli Gėrmenjit, duke e akuzuar
atė, pėr tradhėti dhe agjent tė austriakėve. Me shpejtėsi tė madhe, njė gjyq
ushtarak i Armatės sė Lindjes, nė Selanik, e
dėnoi atė me vdekje dhe e ekzekutoi, mė 9 nėntor 1917. Qėndrimi burrėror
i Themistokli Gėrmenjit, para ekzekutimit Qėndrimi i Themistokliut, pėrpara
gjyqit dhe pėrpara ekzekutimit, ishte burrėror dhe dinjitoz. Nė letrėn qė i
shkruante sė shoqes, ai theksonte se: Jam viktimė e mashtrimeve, Vdes i pafajshėm dhe Rroftė Shqipėria! - Ndėrsa njė oficer
francez, i cili e pa me sy vrasjen, e pėrshkruan kėshtu ngjarjen: - E kam njohur Themistolkli Gėrmenjin dhe u ndodha i pranishėm kur u pushkatua.
Ai nuk tregoi asnjė shenjė frike, pėrpara vdekjes. Tė gjithė sa ishim aty,
mbetėm tė mahnitur. Ai ishte i veshur me rroba kombėtare dhe ecte me hapin e qetė dhe plot
dinjitet. Fjalėt e tij tė fundit, qė iu drejtuan pėrfaqėsuesit
ushtarak francez, ishin: - ''Ju, nuk e njihni
mentalitetin shqiptar. Nuk e njihni shpirtin e popullit tim! Ju, po bėni njė gabim shumė tė madh. Rroftė Shqipėria! - Vrasja e Themistokli Gėrmenjit, ishte njė humbje e
madhe pėr krahinėn autonome tė Korcės dhe lėvizjen kombėtare shqiptare. Pas kėsaj, komanda franceze nė Korcė, mė
16 shkurt 1918, abrogoi protokollin e datės, 10 dhjetor, dhe krahinėn e
Korcės, e mori drejtpėrdrejt nėn administrimin e saj. Megjithėkėtė,
autoritetet ushtarake franceze, nuk guxuan tė zhduknin tė gjitha
fitoret e arritura nga pėrpjekjet dhe lufta e patriotėve shqiptarė. Nė
krahinė vazhdoi tė ngrihej flamuri shqiptar, krahas atij francez, dhe
shkollat qė u hapėn, e vazhduan
mėsimdhėnien. Me mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore,
nė maj, tė vitit 1920, forcat franceze u larguan nga Korēa, duke
marrė fund kėshtu edhe krahina autonome
e Korēės. Populli i kujton ata, si aleatė nė ato ēaste tė vėshtira dhe
krahinėn autonome, si njė sukses tė asaj periudhe, qė ndikoi drejtpėrdrejt,
nė ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut
tonė, 92 vjet mė parė. Ata u larguan, duke lanė pas kujtimin e
mirė dhe varret e ushtarėve francezė, kėtu nė Korcė, sikurse
edhe liceun francez, qė edukoi pėr dekada tė tėra, brezat e rinj. ·
Ky studim
nė adresė tė pashtriku.org ka arritur nga Mirel
Sharxhi. * *
* -
P. S - Mireli ka dėrguar edhe njė email,
qė e ka marrė nga njė lexues i kėtij studimi, e qė ka tė bėjė me ekzekutimin
e Themistokli Gėrmenjit. Ju ftojė ta lexoni nė vijim:
|