Shpalime
historike ROLI HISTORIK I LUTĖS PĖR MBROJTJEN E
PLAVĖS DHE GUCISĖ DHJETOR 1879 - JANAR 1880 Shkruan:
Arbėr Ahmeti - Prishtinė, 30. 11.
2008 _____________________ Lufta pėr mbrojtjen e Plavės dhe Gucisė ( dhjetor 1879 - janar 1880 ), ka njė rėndėsi tė madhe dhe
ėshtė njė ndėr betejat mė tė mirėorganizuara nga Lidhja Shqiptare e
Prizrenit. Nga ajo mund tė mėsojmė shumė, pa marrė parasysh se nė ēfarė fushe
e studiojm. Ajo na jep rezultate tė kėnaqshme po tė studiohet edhe nė
aspektin historik, edhe nė aspektin ushtarak, por edhe nė aspektin diplomatik
pėr shkak se nė kėtė kohė ėshtė zhvilluar njė lojė e madhe diplomatike pėr
ēėshtjen e vendimit pėr dhėnien Malit tė Zi, Plavėn dhe Gucinė. Madje me
mėsimet e nxjerrura nėse studiojm aspektin diplomatik si tė Mbrojtjes sė
Plavės e Gucisė ashtu edhe Hotit e Grudės, kuptojm se pėrball vullnetit dhe
rezistencės sė njė populli tė vendosur e tė bashkuar bie ēdo marrėveshje
ndėrkombėtare. E tėrė historia e tensionit dhe betejave qė u zhvilluan nė
Plavė dhe Guci, filloi me rastin kur Princi i ri Knjaz Nikolla vendosi ti
zbatonte pėrfitimet qė i jepte Konferenca e Berlinit. Nė fillim tė tetorit tė vitit 1879,
forcat ushtarake malazeze kryen njė mori provokimesh dhe sulmesh gjatė vijes
kufitare duke vrarė disa fshatarė dhe duke ua grabitur bagėtitė. Pas kėtyre
ngjarjeve, Kėshilli
i Pėrgjithshėm i Lidhjes dhe Shtabi Ushtarak me nė krye Ali Pashė Gucinė,
tė krijuara nga Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes Shqiptare pėr Kosovėn, morėn vendim
pėr shpalljen e gjendjes sė luftės nė Plavė e Guci. Tė gjithė burrat e aftė
pėr armė tė Plavės e Gucisė u shpallėn luftėtarė nė gatishmėri, siē
rregullohej me Kanunin e Lidhjes. Por ata nuk ishin tė vetėm, pas disa ditėsh
u nisėn pėr nė Guci 2000 gjakovarė tė armatosur, dhe sipas vendimeve qė u
morrėn nė Gjakovė, me fillimin e luftės edhe dy mijė vullnetarė tė tjerė do
niseshin nga Gjakova pėr nė skenėn e luftės. Ndėrkohė rrethet fqinje,
qėndronin nė gatishmėri pėr tė nisur trupa ushtarake tė organizuara nė njėsi
vullnetarėsh drejt Plavės dhe Gucisė. Ndėrsa zhvillohej lojė e madhe
diplomatike, vazhdonte presioni i madhė i Cetinės pėr ta zbatuar vendimin e
fuqive tė mėdha, mė 14 tetor 1879, Safet Pasha e njoftoi ambasadorin
austro-hungarez nė Stamboll, Ziēi, se malazezėt me pėrgatitjet e ethshme
ushtarake qė po bėnin pėrball Gucisė dhe me provokimet qė po kryenin me
bandat e tyre tė armatosura (tė cilėt kalonin kufirin, vrisnin njerėz,
grabisnin bagėti, plaēkisnin fshatra), po e acaronin aq tepėr gjendjen, sa qė
Porta e Lartė nuk ishte mė nė gjendje ti pėrmbante shqiptarėt (Kristo
Frashėri-Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fq. 205). Ndėrkohė duke e parė
gjendjen e acaruar dhe gatishmėrinė e vendosmėrinė e shqiptarėve, shumė herė,
disa prej Fuqive tė Mėdha i propozuan Malit tė Zi kompensim tė territorit,
pėrderisa princi i ri kėtė gjė e kundėrshtonte kategorikisht, madje edhe
kalonte nė ofensivė duke bėrė presion tek Fuqitė e Mėdha dhe Porta e Lartė
pėr dorėzimin sa mė tė shpejt tė Plavės dhe Gucisė malazezėve, e kėto tė
fundit duke e parė situatėn dhe tensionimin e shqiptarėve e dinin se nuk
kishte mundėsi qė Plava dhe Gucia tė dorėzoheshin nė mėnyrė paqėsore. Knjaz Nikolla nuk duronte dot, dhe etja
e tij pėr tė pushtuar Plavėn dhe Gucinė dėrgoi ushtritė malazeze deri nė
zhvillimin e operacioneve luftarake pėr tė matur pulsin e Shqiptarėve. Mė 31
tetor 1879 forcat malazeze duke e parė veten nė pozicione mė tė favorshme se
tė Ali Pashė Gucisė, vendosėn tė kryejn njė inkursion ushtarak kundėr vijės
mbrojtėse tė shqiptarėve qė ishte organizuar pėrball fshatit Pepaj (Pepiē).Ky
inkursion pati pėrgjigjen e menjėhershme tė forcave shqiptare, dhe doli se
pozicionet e Ali Pashė Gucisė nuk kishin qenė aq tė jofavorshme sa u dukej
malazezėve. Tė nesėrmen mė 1 nėntor forcat malazeze sėrish pėrsėritėn
inkursionin e tyre afėr fshatit Arzhanicė, duke vrarė rreth 30 fshatarė dhe
duke djegur disa shtėpi, mirėpo pas ca orėsh u dėbuan nga forcat e lidhjes,
pėrderisa pėr kėtė ngjarje foli edhe shtypi evropian, duke i fryrė gjėrat.
Cetina e tronditur u detyrua ti ndėrpriste operacionet e saj ushtarake nė
kufi me Shqipėrinė. Nė atė kohė Lidhja Shqiptare ishte forcuar
jashtėzakonisht, duke e bėrė jofunksionale adminstratėn turke, dhe duke
vepruar si njė organizim shtetėror qė kishte edhe organet e drejtsisė, tė
ndėrtuara nė bazė tė Talimatit apo si mund ta quajm Kanuni i Lidhjes. Kėtė
forcim na e dėshmon edhe letra e veēantė e Ymer Prizrenit kur njoftonte
valiun e Kosovės se Lidhja Shqiptare kishte konfiskuar armėt qė gjendeshin nė
depot e garnizoneve qeveritare tė Shkupit, Prishtinės dhe Mitrovicės, duke
pėrfshirė dhe armėt e rėnda ( topa dhe mitroloza).
Ai njoftonte se mytesarifi i Shkupit qė kishte tentuar ta pengojė kėtė veprim
u dėbua nga qyteti. Si duket Lidhja kishte shtrirė pushtetin e saj gjithandej
dhe kishte krijuar kushtet pėr ti pėrballuar dhe pėrgjigjur njė sulmi
ushtarak nė shkallė tė gjerė nga ana e Malit tė Zi. Mė 27 nėntor 1879 i gjithė shtabi i
malazez u vendos nė Andrejevicė, 10 kilometra nė veriperėndim tė Plavės.
Shtabi Shqiptarė selinė e vet e vendosi 5 kilometra larg kufirit, dhe
pėrbėhej nga Ali Pashė Gucia(kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi
Zeka, Ēel Shabani, Kurt Asllani nga Nokshiqi, Riza Kryeziu dhe Bajram Curri
nga Gjakova, Mic Sokoli nga Bujani, Filip Ēeka e Isuf Sokoli nga Shkodra, dhe
prijės tė tjerė tė malsisė. Sipas dėshmive dhe konstatimeve tė
nxjerra pėrball Plavės e Gucisė ishin rreshtuar 12 batalione malazeze, qė
kishin nė pėrbėrje rreth 6 mijė luftėtarė. Ndėrsa nė sektorin Shqiptarė ishin
vendosur 4800 luftėtarė, prej tė cilve 1500 vendas, dhe 2 mijė luftėtarė
nga Gjakova, 1000 vullnetarė Pejanė dhe 300 luftėtar nga trevat e Shkodrės
duke pėrfshir edhe 50 vullnetar nga qyteti. Forcat malazeze nė fillim tė
dhjetorit ishin rreshtuar gjatė vijės kufitare , nė fshatrat Murinė, Pepaj, Arzhanicė
e Velikė, ndėrsa forcat shqiptare pėrball nė fshatrat Martinaj, Kolenivicė, Plavė e Nokshiq, dhe
kėto dy ushtri i ndante lumi Lim i cili kishte vetėm njė urė druri. Nuk duhet
lėnė pa pėrmendur se atė vit dimri ka qenė ndėr mė tė ftohtit dhe niveli i
Limit ka qenė i rritur. Tensionet ishin tepėr tė rėnda dhe Knjaz Nikolla
ushtarėve tė tij dhe opinionit botėror u deklaronte se Shqiptarėve do i
jepnin njė mėsim shembullor. Kėto tensione shpėrthyen mė 4 dhjetor
1879 kur Teodor Milani lėshoi pozicionet nė Pepaj dhe u hodh nė sulm me dy
batalione nė drejtim tė Nokshiqit, duke i kapur nė befasi 500 shqiptarėt qė
mbronin kufirin, tė cilėt u detyruan tė tėrhiqeshin. Me kėtė rast forcat
malazeze marshuan nė drejtim tė Plavės. Por njėkohėsisht, me tė dėgjuar
krismat, forcat vullnetare tė Plavės dhe Rugovės me rreth 1000 luftėtarė me
nė krye Jakup Ferrin e Ēel Shabanin u nisėn me shpejtėsi drejt veriut nė
ndihmė tė luftėtarėve nokshiqas. Nėn udhėheqjen e kapedanėve Kurt Asllani dhe
Nure Kurti kėto forca synonin tė kapnin Velikėn pėr tu marrė krahėt forcave
malazeze, tė cilėt vazhdonin depėrtimin drejt Plavės pa e kuptuar se po
rrethoheshin. Mirėpo kėto veprime u vėrjetėn nga vojvoda Mark Milani i cili
vėzhgonte nga Arazhnica rrjedhėn e pėrparimit tė forcave tė udhėhequra nga
vėllau i tij, e me kėtė rast u sul nė sulm me 4 batalione pėr tė shmangur
rrethimin e forcave qė depėrtonin drejt Plavės. Forcat e tij ju drejtuan me
shpejtėsi Nokshiqit pasi qė kaluan lumin Lim, veprim qė i siguronte shpinėn
forcave tė Theodor Milanit. Me marrjen e Nokshiqit, plavianėt rugovasit dhe
nokshiqasit u kthyen pėr ta shpėtuar atė duke mos e ditur se ėshtė marrė nga
Mark Milani. Si pasojė ata vrapuan tė shkujdesur tatėpjetės sė malit tė
Velikės duke u ndodhur tė zbuluar dhe nėn zjarrin armik, ku pati shumė humbje
nga ana e Shqiptarėve. Pasi ndodhi kjo gjė sipas dėshmive (
i referohem prof. Kristo Frashėrit i cili citon kujtimet e Ymer
Shabės-pjesmarrės nė luftė) shqiptarėt e egėrsuar nė kulm u turrėn me tėrbim
kundėr forcave malazeze qė gjendeshin nė luginėn e Nokshiqit. Burimet malazeze dėshmojnė se, nė njė
truall tė ngarkuar me borė tė madhe dhe me ngricė tė egėr, shqiptarėt dhe
malazezėt u pėrleshėn egėrsisht me njėri tjetrin. Kjo ishte pėrleshje e e rreptė,
ku lufohej trup mė trup. Pėrderisa zhvilloheshin kėto luftime tė pėrgjakshme
kishin filluar lėvizjen forcat e tjera shqiptare qė ndodheshin nė Guci, tė
cilat tė ndara nė dy kolona vrapuan tė kapin lumin Lim dhe urėn e vetme
ekzistuese duke u bėrė kurth vdekjeprurėse me rastin e tėrheqjes sė forcave
tė Mark Milanit. Shefi i shtabit ushtarak Bozho Petroviq Njegoshi, teksa
ndiqte me dylbi veprimet luftarake nė fushėbetej nga kodrat e Andrejevicės,
nisi menjėher nė ndihmė tė Mark Milanit dy batalione pasi situata i dha tė
kuptonte se forcat e Mark Milanit gjendeshin para asgjėsimit tė plotė.
Sektori i Nokshiqit, vlonte nga lufta e 4000 malazezėve pėrball 2 mijė
shqiptarėve. Beteja u stėrndez pasi erdhėn pėrforcimet e dy palėve
ndėrluftuse, Lugina e Nokshiqit u kthye nė njė arenė ku luftėtarėt
pėrlesheshin aq egėrsisht, sa tė dy palėt hodhėn plotėsisht hutat duke i
nxjerrur jataganėt si kaherė. Pas disa orė luftimesh Mark Milani
arriti ta qajė rrethimin por kur forcat e tij arritėn tek ura e Limit ranė nė
pritėn e shqiptarėve, tė cilėt bėnė kėrdi mbi armiqtė gjersa malazezėt u
detyruan tė kalonin lumin me not ku edhe shumė u morrėn nga rrjedha e tij dhe
u mbytėn me dhjetra sosh. Pėr kėtė ngjarje dėshmon edhe konsulli anglez Kirbi
Grin ( Kirby Green) kur i raportonte Marquis of
Salisburyt dhe shprehej me kėto fjalė: ..dy batalione malazeze kanė kaluar
lumin Lim dhe kanė pushtuar fshatin Novshiq, banorėt e Plavės dhe tė fshatit
Pėrnjavor , tė ndihmuar nga vullnetarėt e anės sė Prizrenit , arritėn nė mėngjes
tė enjten, mė 4, dhe u vendosėn nė mes tė lumit dhe tė malazezėve, dhe u
kacafytėn gjoks pėr gjoks. Pasojat dhe
rezultatet e saj janė masakrimi i plotė i forcave malazeze. Niveli i rritur i
lumit Lim i pengoi dy palėt qė tė ikin dhe mė tej po nė tė njėjtin ekstrakt
shtonte ..malazezėt duke i besuar fuqisė sė
qeverisė turke pėr ta mbrojtur konfliktin, i lejuan vetes qė tė befasohen dhe
pėrjetuan humbje tė rėndė ( Public Record Office, London, F. O. 195 / 1236;
The British Museum, London, Accounts and Papers (43). 1880.
LXXXII. 82.389). Dėshmi tjetėr pėr kėtė betej na vie nga
kujtimet e pjesmarrėsit tė saj Ymer Sa i pėrket numrit tė tė vrarve ka shumė
kontradita, malazezėt falsifikojn shifrat duke thėnė se janė vrarė e plagosur
1 mijė shqiptarė dhe janė vrarė 85 malazez e janė plagosur 105, ndėrsa sipas
Beto Qoshjes qė i dėrgonte letėr Halil Kėrpallės 4 ditė pas betejės tregonte
se shqiptarėt sollėn nė Guci mė tepėr se 100 krena armiqsh me njė flamur
malazez, ndersa nga ana shqiptare pati pak humbje. Kėtu nuk thuhet numri i
humbjeve tė shqiptarėve. Ka variante nė raportet e konsujve tė ndryshėm ku
humbjet e malazezėve i ngrisin deri nė 700 tė vrarė. Por nė tė vėrtet mendohet se nė kėtė
betej mbetėn tė vrarė mbi 300 malazez, ndersa shqiptarėt patėn 300 tė vrarė e
tė plagosur, edhe sot e kėsaj dite nuk dihet numri i shqiptarėve tė vrarė.
Kjo betej ishte njė humbje e madhe pėr malazezėt, dhe njė fitore e madhe pėr
shqiptarėt edhe pse me dhimbje si shkak i humbjeve tė konsiderushme. Por si
duket Mundėsia e shtimit tė rradhėve tė
ushtrisė shqiptare ishte e realizueshme, dhe Kapiteni Sale kur i shkruan
Kontit Granville nga Dubrovniku mė 8 maj 1880 shprehet se shqiptarėt e
veriut mund tė sjellin nė kufirin shqiptaro-malazez forcėn prej 25.000
njerėzish duke qenė e pėrfshirė nga mirditasit dhe njerėzit e Gucisė dhe tė
Plavės. Ai thotė se kjo ėshtė forcė ekstreme
vetėm e shqiptarėve verior, pa i numruar shqiptarėt e Shqipėrisė sė Mesme dhe
tė Jugut. Ai dėshmon se fiset afėr kufirit janė tė armatosur me pushkė tė
shkėlqyeshme Peabody Martin-Henry me plot municion. Madje ky Kapiten dėshmon
se Lidhja vetėm i kishte mjetet pėr mbajtjen e 8.000 trupave nė kufirin e
kundėrshtarit pėr 4-6 muaj. Profesori Kristo Frashėri (Lidhja
Shqiptare e Prizrenit-fq/220-221) tregon pėr idenė e Cetinės pėr shpėrthim tė
njė aksioni luftarak kundrejt Plavės dhe Gucisė nė javėn e fundit tė
dhjetorit. Sipas tij Shtabi Ushtarak malazez kishte rreshtuar gjatė kufirit
jugor tė Malit tė Zi rreth 25 batalione dhe njė bateri artilerie. Ai thotė se
prej 25 batalioneve, 18 qenė rreshtuar pėrballė Plavės dhe Gucisė, kurse
pjesa tjetėr e pėrbėrė prej 7 batalionesh ishte pėrqėndruar nė Podgoricė qė
tė ndėrhynte nė rast se forcat shqiptare mėsynin drejt kėtij sektori. Nė anėn
tjetėr u mobilizuan me mijėra vullnetarė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė por
vetėm njė pjesė e tyre u urdhėruan tė shkonin nė frontin verior. Komandėn e operacioneve e morri nė dorė kryetari i
Shtabit, Ali Pashė Gucia. Kėto ishin lėvizjet e mėdha nga tė dyja anėt, para
se tė ndodhte pėrplasja, ngjarje qė do hynte nė rrethin e dy betejave mė tė
mėdha pėr mbrojtjen e Plavės dhe Gucisė, para agimit tė 7 janarit. Vetėm 7000 luftėtarė ishin pėrqėndruar
mėngjesin e akullt tė 7 janarit 1880,kundrejt 9000
ushtarėve malazez, ndėrsa 600 kolashinas e palabardhas nga ana e Bjellopoljes
dhe Moioēvacit sulmuan kufirin verilindor tė Malit tė Zi. Ky sulm i
befasishėm u bė pėr tė Sulmi ishte nisur nga luftėtarėt e
Nokshiqit nėn komandėn e Kurt Asllanit dhe Nure Kurtit, dhe ishte aq i
fuqishėm saqė forcat Shqiptare arritėn tė depėrtonin menjėherė brenda
rradhėve tė armikut, duke u pėrleshur si nė betejėn e Nokshiqit, trup mė
trup. Pas kėtij sulmi tė parė sulmuan forcat e tjera shqiptare, tė cilat zunė
ngusht 7 batalionet malazeze (afėrsisht 3 mijė ushtarė) dhe i detyruan tė
tėrhiqeshin. Krahu i djathtė i forcave shqiptare pasi shpartalloi batalionet
e Mark Milanit pushtoi Arzhanicėn dhe Velikėn, ndėrsa krahu i majt mori
Pepajn duke iu drejtuar fshatit Murinė ku ndodheshin forcat e Teodor Milanit.
Betejat e Velikės dhe Pepajt ishin mė tė rreptat pasi morėn edhe emrin e
tyre, ndėrsa malazezėt e quajtėn beteja e Murinės pėr tė fshehur sado pak turpin
e humbjes. Pasi u thyen ushtritė malazeze u tėrhoqėn nė grykėn e Sutjeskės ku
vendosėn tė bėnin njė rrezistencė kėmbėngulėse. Por forcat Shqiptare nuk
synonin tė vazhdonin mė tej. Sa pėr humbjet shifrat mė tė sakta i dha Ali
Pashė Gucia madje nė njė letėr qė i dėrgonte mė 14 janar 1880 bajraktarit tė
Helmit nė Hot, Ismail Markut, thoshte: Nė ndeshjen qė patėm me malazezėt tė enjtėn qė shkoi (8 janar 1880) ata pėsuan
humbje tė rėnda dhe u thyen. U dogjėn tre fshatra tė tyre. Ranė nė duart tona
37 krena, njė flamur dhe 4 arka municioni. Shyqyr zotit ana jonė pati vetėm
pak tė plagusur dhe tė vrarė. Nuk mund tė tregohet nderi
dhe fitorja qė korrėm nė kėtė betejė tė pėrgjakshme. Pas kėsaj beteje
forcat Shqiptare u tėrhoqėn nė kufijt e vjetėr, gjė qė i tregoi qartė botės
se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk synonte pushtimin e territoreve qė nuk
ishin shqiptare. Me kėtė betejė tė pėrgjakshme, pėr organizimin dhe
pėrpilimin e strategjisė tė sė cilės komandanti i
Shtabit tė ushtrisė malazeze Bozho Petroviē deklaroi se shqiptarėt i
drejtonte njė mjeshtėr i madh, u mbyll seria e pėrpjekjeve malazeze pėr
pushtimin e Plavės dhe Gucisė. * * * Literatura e pėrdorur: Kristo Frashėri-Lidhja Shqiptare e Prizrenit Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente Osmane Historia e Popullit Shqiptar II |