Shqiptarėt
njė flamur kanė..! FLAMURI
SIMBOL I IDENTITETIT DHE BASHKIMIT KOMBĖTAR
Shkruan: Atdhe BUJA
Prishtinė, 05. XII. 2007
Njėri ndėr simbolet mė tė fuqishme tė identitetit tė njė shteti dhe
kombit ėshtė flamuri. Ėshtė nderi, morali i njė kombi pra flamuri nuk mund tė
ndryshohet ose tė zėvendėsohet pa u asimiluar ose ndryshuar mė parė vetė
kombi. Askush nuk ka tė drejtė morale dhe ligjore ta prekė ndryshojė apo
zėvendėsojė, sepse pėrmes kėtij flamuri identifikohet historia e popullit
shqiptar qė ndėr shekuj dha shumė bijė e bija pėr kėtė tokė dhe flamur qė nga
antika e deri te Shqipėria.
Flamuri jo qė luan vetėm rolin nė ngritje tė moralit tė popullit por
ka edhe rolin i cili ėshtė i pazėvendėsueshėm - bashkues, kur brenda njė
populli krijohen mjegullirat qė tė venė nė dyshim,
atėherė flamuri mbetet si simbol i fundit i bashkimit dhe identitetit tė njė
kombi.
Identiteti kosovar nė mjedisin kombėtar ekziston si njė identifikim
regjional sikurse qė ekzistojnė edhe identitete tjera pėrbrenda Shqipėrisė
Etnike qė i bashkon dhe i tė njėjtit identitet kombėtar Shqiptar psh. identiteti
Ēamėrisė, i Malėsisė sė Madhe etj.
Po tė tentonim qė tė gjitha kėto identitete regjionale ti kthenim nė
identitete kombėtare atėherė ne si komb do tė shpėrbėhemi
ku do tė zhdukej e gjithė historia jonė e lavdishme e cila nėpėr shekuj nga
luftėrat e pandėrprera kanė qenė pėr ēlirim dhe pavarėsi e Shqipėrisė Etnike.
Deri mė tani edhe historia jonė e lavdishme e ka vėrtetuar qė
shqiptarėt as me mashtrime, dhunė, gjenocid ushtarak e policor por qė ėshtė
mė e rėndėsishmja as vullnetarisht nuk janė nga ata qė asimilohen. Jo gjerė
mė tani por edhe nė vitet, shekujt e ardhshėm. Kėtė do ta bėnin vetėm
tradhtarėt dhe tė marrėt.
Nuk mund tė krijohet njė komb kosovar dhe nė tė njėjtėn kohė tė ruaj
Gjuhėn, Kulturėn dhe Historinė Shqiptare, Flamurin. Po ti mohojė kėto dhe tė
heqė dorė, ai do tė jetė kombi mė i varfėr nė botė sepse do mbetet pa
histori, gjuhė, kulturė e flamur.
E gjithė Kosova dhe kosovarėt do tė mbesin
pa shkrimtarėt e famshėm shqiptar(Naim Frashėri, Gjergj Fishta etj.), pa heronj tė ndryshėm
(Gjergj Kastrioti, Ismail Qemaili,
Adem Jashari etj.), pėr tė vetmen arsye sepse tė gjithė kėta e kanė ndier
veten shqiptar. |