Ta njohim krahinėn e Lumės
BAJRAKTARĖT
E LUMĖS
Shkruan:
Shefqet HOXHA
Kukės, 10. 10. 2007
Hyrje
Studimi i organizimit tė
vjetėr shoqėror nė kuadrin e hulumtimit tė pėrgjithshėm tė traditave
historike tė popullit shqiptar, ka tėrhequr dhe vazhdon tė tėrheqė vėmendjen
e studiuesve. Nė kėtė lėmė, njė vend tė veēantė zen bajraku. Pėr kėtė
institucion janė dhėnė disa pėrcaktime:" Njėsi territoriale
administrative - ushtarake qė u formuan nė malėsitė shqiptare tė
vetėqeverisura nė kushtet e rrethimit feudal osman"; 2 Bajraku qe njėsi
administrative me funksione ushtarake e pleqnore (gjyqėsore), nė thelb tė tė
cilit qėndronte organizimi i vjetėr shoqėror";3 "Bajraku ishte
njėsi ushtarake dokėsore administrative e kanunore".4
Mendimi i pėrgjithshėm i
historiografisė shqiptare ėshtė se si njėsi administative -territoriale
bajraku ėshtė krijuar nė fund tė shek.XVII, 5 por janė shprehur edhe
pikėpamje tė ndryshme. Sipas P.Doēit "Njėsia nė tė cilėn nė malėsitė e
veriut ushtrohej nė masė tė plotė pushteti ushtarak e gjyqėsor i
vetėqeverisjes sipas dokeve, pra njėsi bazė etnologjike ishte mali"6.
Ky, si term- po sipas kėtij autori - nė kuptimin e njėsisė administrative,
dokėsore shqiptare u shpreh nė terminologjinė zyrtare osmane me fjalėn turke
bajrak, kėshtu qė hyri nė qarkullim historik e letrar me kėtė emėr e qė andej
u pėrhap edhe nė popull.7 Dhe ky proces, mendon P.Doēi, ka ndodhur nga gjysma
e dytė e shek.XIX e jo mė pėrpara.8
Dihet se nė periudhėn e parė
tė sundimit osman nė Shqipėri, Porta e Lartė aplikoi sistemin e timarit. Por,
pas disfatave qė pėsuan turqit sidomos gjatė shek.XVII nė pėrpjekjet pėr tė
mposhtur qėndresėn e malėsorėve shqiptarė tė Veriut, ata hoqėn dorė
gradualisht nga sistemi i timarit dhe synuan tė shfrytėzonin organizimin e
vjetėr tė malėsive tė lira pėr tė mobilizuar forcėn luftarake tė tyre. Sepse nė
pjesėn mė tė madhe tė malėsive tė Veriut ruheshin tė pashpėrbėra njėsitė e
vetėqeverisjes, ku ushtrohej nė masė tė plotė ose pjesėrisht tė plotė
pushteti ushtarak e gjyqėsor sipas dokeve tė vendit. Kėto njėsi emėrtoheshin
diku "mal" e diku "dhe". Kėshtu p.sh.,
nė nahijen e ashtuquajtur tė Dibrės (midis pėrrenjėve tė Bushtricės e
Veleshicės), visi i Kalisit dhe i Vilės njihej "mal" ndėrsa viset e
Bushtricės, Ēajės e Radomirės njiheshin "dhena". Prej kėndej,
banorėt e Kalisit e tė Vilės mbaheshin "malėsorė", ndėrsa ata tė
Bushtricės, Ēajės e Radomirės - "dhetarė".
Nė dėfterėt osmanė tė
regjistrimit tė tokave e tė popullsisė (fund i shek.
XVI) jepen tė dhėna pėr ekzistencėn e disa njėsive vetėqeverisėse sipas
dokeve tė tyre nė sanxhakun e Dukagjinit, ku pėrfshihej edhe Luma. Njėsi tė
tilla ishin edhe Bushtrica (me mahallat Gjonan, Priftan, Martan, Nikosan,
Kuqkiq, Bardan, Drazh, Lijash, Shirgjan), Diragishta (me mahallat Bloshtan,
Ēeren, Radomir, Shin Andre, Shullan), Ēajla (Ēaja) /me mahallat Fshat,
Buzėmadhe/, Shinmirija, Vad, Martan, Shkiza), Kalisi, Tejdrinia, (Ujmisht,
Arėn, Surroj, Mamzė, Kolsh) 9, Luma e Topojani.
Po nė ata dėfterė (vitet
1571, 1591) viset qė pėrbėjnė krahinėn e sotme etnografike tė Lumės, qenė
ndarė administrativisht nė katėr nahije: nahija e Lumės, (Ujėt e Poslishtit,
v. -Qafa e Kolesjanit, j. - me 31 qendra tė banuara,10
nahija e Dibrės (Qafa e Kolesjanit, v.- Ujėt e Veleshicės, j) me 12 katunde,
disa tė ndarė nė mahalla; 11,nahija e Gores (nė l. tė Gjalicės) 12 dhe ajo e
Spasit (nė tė majtė tė Drinit tė Zi)13. Nė kėto nahije janė regjistruar feude
tė klasifikuar nė timare, zeamete e hasse, mbi bazėn e tė cilėve vilej renta
feudale nė akēe. Megjithatė, pushteti osman qė nė vitet e para hasi nė
kundėrshtimin e malėsorėve tė kėtyre nahijeve, tė cilėt kundėrshtonin
detyrimet ekonomike si dhe mobilizimin nė ushtri. Shprehje
e kėsaj qėndrese qenė kryengritjet e njėpasnjėshme tė viseve malėsore tė
sanxhakut tė Dukagjinit e mė gjerė nė shek.XVI-XVII, tė cilat rrezikuan pushtetin
osman. Nė krahinėn e Lumės janė tė njohura shumė kryengritje, sidomos ato tė
viseve tė Arnit, Surrojt, Mamzit etj., tė cilat
penguan konsolidimin e pushtetit osman, vjeljen e taksave dhe mobilizimin e
ushtarėve.
Sipas dokumentave tė kohės,
nė shkurt 1565, kishin ngritur krye njė pjesė e fshatrave tė sanxhakut tė
Dukagjinit, midis tyre edhe Mamish (Mamėzi), Ulumisht (Ujmisht), Suroj,
Kolsh. Kundėr tyre dėrgohen forca edhe nga sanxhakėt e Shkodrės e tė Ohrit,
tė cilat porositen qė "nė kohėn e sulmit tė kapin rob fėmijėt dhe gratė
e malėsorėve"14.
Nė shtator 1565, malėsorėt e
Ulumishtit, tė Surrojt e Kolshit kishin vrarė vojvodėt e sanxhakbeut tė
Dukagjinit, prandaj ndaj tyre veprojnė edhe forca jeniēerėsh tė oborrit tė
Sulltanit.15
Kryengritja nė sanxhakun e
Dukagjinit vazhdoi edhe nė vitet e mėvonshme. Nė gusht 1568 sanxhakbeu i Ohrit urdhėroi tė kapen krerėt e fshatrave kryengritės
Ushah e Reē tė nahijes sė Dibrės sė Poshtme, tė cilėt -thuhet nė njė dokument
osman- "janė nė njė mendje me qafirėt e fshatit Surroj, qė njihen si
kryengritės nė sanxhakun e Dukagjinit"16
Nė nėntor tė atij viti,
kryengritėsit e sanxhakut tė Dukagjinit, po sidomos ata tė fshatrave Surroj,
Ulumisht, Enovez (Arėn - Sh.H.) kanė shpaluar pėrsėri flamurin e kryengritjes
dhe nuk pranojnė tė paguajnė haraē, prandaj kundėr tyre dėrgohen forca edhe
nga sanxhaku i Shkodrės dhe nga Kalaja e Durrėsit,
tė cilat ishin porositur tė ndėshkojnė "ata qė marrin emra muslimanė pėr
t'u shpėtuar taksave (haraēit) dhe tė shpėrngulin me forcė malėsorėt
kryengritės e t'i vendosin nėpėr fusha".17
Lėvizjet e armatosura tė
malėsorėve lumjanė kanė vazhduar edhe nė shekujt e mėvonshėm. Nė shkurt 1690,
pėrsėri "fiset e Surrojt, Ulumishtit e Arzės" ishin bashkuar me
austriakėt qė synonin tė zbrisnin nė Kosovė.18 Po kėshtu, nė gusht 1713,
banorėt e fshatrave Pobreg (Pėrbreg), Dobrashin (Dobrosh), Arėn, Kashtanija
(Gėshtenjė) etj. kundėrshtojnė pagimin e taksės sė
ēiftit, duke pretenduar se s'janė "rajà defterlù".19
Kryengritje tė tilla qenė
zhvilluar gjithandej nė malėsitė e Veriut, por kėto u shtypėn nga forcat
osmane tė pushtimit; njėherazi nė kėto kryengritje, popullsia e trevave malore
pėsoi dėme tė mėdha njerėzore e materiale dhe kjo ēoi nė dobėsimin e
pushtetit osman, sepse atij nuk po i paguhej haraēi, i rrezikoheshin rrugėt e
komunikimit dhe tė tregtisė, i cėnohej autoriteti. Sistemi i timarit pėrditė
e mė shumė po shthurej, burimet ekonomike e njerėzore po zvogėloheshin, forca
e perandorisė po binte. Nė rrethana tė tilla u gjet njė rrugėdalje,
mbėshtetja nė bashkėsitė fisnore ose fisnore-territoriale qė gjallonin qė
herėt nė trevat malore. Kėto bashkėsi tė njohura me emrin "mal" e
"dhe" e qė vetėqeveriseshin sipas normave tė tyre dokėsore,
drejtoheshin nga krerėt e tyre, tė cilėt gėzonin tė drejtėn e pushtetit
administrativ, gjyqėsor e ushtarak. Krahu ushtarak i kėtyre bashkėsive
drejtohej nga njėri prej djemėve tė kreut (zakonisht prej djalit tė tretė),
ose tė shtėpisė a barkut tė tij, gjithėsesi prej atij mė tė zotit dhe mė
trimit. Megjithėse nė shkrimet e botuara nuk ėshtė shpjeguar shkaku i kėsaj
pėrzgjedhjeje (pse djali i tretė caktohej nė krye tė krahut ushtarak), kjo bėhej,
besoj, sepse djali i parė trashėgonte tė jatin nė funksionin e kreut, ndėrsa
i dyti nė atė tė pleqnarit.
Megjithėse deri tani nuk
ėshtė shpaluar ndonjė akt zyrtar i Perandorisė Osmane qė ligjėronte
zėvendėsimin e sistemit tė timarit nė malėsi me atė
tė njėsive vetėqeverisėse tradicionale dhe si njėsi administrative-ushtarake
osmane me emrin "bajrak", ky proces mendohet tė ketė nisur para
shek.XVIII.20 Pra, nuk kemi tė dhėna pėr vitin e emėrtimit tė bajrakėve, pėr
ndryshimet qė pėsuan ata mė vonė (deri nė fillim tė shek.XIX), pėr titullarėt
e parė etj. Qėllimi ishte shfrytėzimi i autoritetit
tė kuvendeve dhe krerėve tė kėtyre bashkėsive pėr rekrutimin nė shėrbim tė
Perandorisė tė forcės luftarake tė malėsorėve tė lirė,21 sepse tani kėta
detyroheshin tė paguanin pėr shtėpi vetėm njė taksė e tė shkonin nė rast
nevoje ushtarė me pagesė.22. Kėshtu, nė njė letėr qė mytesarrifi i Prizrenit,
Mahmud pashė Rrotulla, u shkruante agallarėve tė Bicajt e tė fshatrave tė
tjerė tė Lumės (1824-1825) thuhet:"Nga bajraku juaj do tė nxirrni nė dy
shtėpi njė ushtar, gjithėsej 291 ushtarė, tė cilėt, siē ėshtė zakoni juaj, do
tė paguhen"23. Ky organizim i ri, nė procesin e shthuarjes sė sistemit
tė timarit, pat pasoja pozitive pėr njė kohė pėr pushtetin osman, sepse i hapi rrugėn mobilizimit tė ushtarėve me pagesė, tė cilėt
shkonin nė luftė me dėshirė dhe tregonin akte guximi e trimėrie; po ashtu,
malėsorėt luftėtarė, tė shtyrė nga mundėsia pėr tė siguruar disa mjete
jetese, nėpėrmjet pjesėmarrjes nė luftė, po i shmangeshin prirjes pėr
kryengritje kundėr Perandorisė Osmane.
Po ndėrkaq, malėsorėt nuk u
penguan t'i rregullonin marrėdhėniet midis tyre sipas sė drejtės kanunore
tradicionale.24 Nė njė dokument osman qė mban datėn 22 dhilhixhe 239 (v.1823)
e qė bėn fjalė pėr njė marrėveshtje midis banorėve tė Kolesjanit e Ujmishtit,
nė pikėn 4 tė saj thuhet:" Nė livadhet e
kositura tė kolesjanasve do tė kullosin gjėnė e gjallė edhe ujmishtasit. Por,
kur livadhet tė jenė mbuluar pėrsėri nga bari, nė qoftė se kafshėt e
ndonjerit cilido qoftė ky, hyjnė nė livadhe e bėjnė dėm, i
zoti i kafshėve do tė pranojė tė paguaj dėmin sipas kanunit". Pra, edhe
nė marrėdhėniet civile e pronėsore pushteti osman qe detyruar t'u referohej
normave kanunore tradicionale.24/1
Nė trevėn e katėr nahijeve
(Lumė, Dibėr, Gorė, Spas) ku pėrfshihej krahina etnografike e Lumės, u
pikasėn shtatė bashkėsi fisnore a fisnore -territoriale, vetėqeverisėse tė
cilat u njohėn si njėsi administrative me funksione edhe ushtarake e pleqnore
nga pushteti osman: Luma, Tejdrinia, Qafa, Kalisi, Radomira, Ēaja e Topojani.
Secilės prej kėtyre iu dha njė flamur (bajrak), prandaj edhe u emėrtuan
bajrakė. Ne, pėr fat tė keq, nuk njohim tė gjithė flamujt e bajrakėve tė
Lumės, por vetėm atė tė Rrafshės. Nė luftrat ku morėn pjesė, njėsitė
luftarake tė bajrakėve priheshin nga flamuri (bajraku) i tyre. "Kėshtu,
qė kur tė ju vijė letra ime e dytė- u shkruante Mahmud pashė Rrotulla Bilal
agė Bicanit e tė gjithė agallarėve tė Lumės (1824-1825) - tė vini kėtu ( nė
Prizren-Sh.H.) me ushtarėt, duke pasur pėrpara bajrakun tuaj."25
Eshtė shkruar se "nė krye tė ēdo bajraku qeveria osmane emėrtoi njė
barajktar (flamurtar). Ky do tė pėrfaqėsonte banorėt e bajrakut pranė
autoriteteve shtetėrore".26 Kėtė pohim e gjykoj tė pasaktė, sepse
udhėheqja e bajrakut u pėrkiste krerėve tė fisit a tė bashkėsisė territoriale
dhe ishte e drejta e tyre, jo e organeve qeveritare, qė tė caktonin
bajraktarin, i cili - siē thamė mė lart - qe njėri ndėr djemtė (zakonisht i
treti) e kreut tė fisit ose i bashkėsisė territoriale.27
Siē do ta pėrmendim edhe mė poshtė,
nė gjysmėn e parė tė shek.XIX, "fisi i Bilalėve" ia hoqi tė drejtėn
e bajraktarit barkut tė nuhiallarėve dhe ia kaloi njė barku tjetėr. Dhe kėtė
veprim Bilalėt e bėnė pa pyetur pushtetin osman, por vetėm me vullnetin e
tyre dhe sipas normave tradicionale. Po, gjithashtu, nuk pėrputhet me tė vėrtetėn as pohimi tjetėr se "bajraktari
pėrfaqėsonte banorėt e bajrakut pranė autoriteteve shtetėrore".28 Kėtė
detyrė e kryenin kreu ose krerėt e bajrakut (paria) dhe bajraktari nė Lumė,
sė pakut nė periudhėn e lulėzimit tė kėtij institucioni (gjysma e parė e
shek.XVIII-shek.XIX) kryente gjithėsesi vetėm detyrėn e tij, atė tė mbajtjes
sė flamurit nė luftė. Vetėm kur bajraktari qe i
ingranuar edhe nė detyra shtetėrore ose bėnte pjesė nė krerė, pėrmendim
rastin e Muharrem Bajraktarit (gjysma e parė e shek. XX) ai mund tė shėrbente
edhe si ndėrlidhės i bashkėsisė sė tij me organet
qeveritare osmane. Pra, fuqizimi i pushtetit tė bajraktarit, mund t'i pėrkasė
periudhės sė fundit, asaj tė shthurjes sė kėtij institucioni, por jo
periudhės sė mėparshme.
Ne kemi nė dorė njė numėr
dokumentesh qė i pėrkasin gjysmės sė parė tė shek.XIX dhe qė kanė tė bėjnė me
marrėdhėniet midis mytesarrifit tė Prizrenit e bajrakėve tė Lumės. Dhe
asnjėri prej tyre nuk dėshmon njė komunikim drejtasi tė mytesarrifit me
bajraktarėt e krahinės sė Lumės, por me krerėt e kėtyre bajrakėve: Bilal agė
Bicanin, Shaban agėn, Hamza agėn, Ahmet agėn etj. Madje, mė 1806, mytesarrifi
i Prizrenit, Mehmet Seid, u dėrgon njė letėr "krerėve tė bajrakut tė
Kalisit" dhe jo bajraktarit. 29
Bajrakėt e Lumės kanė pasur pikun e lulėzimit sidomos nė shek.XIX, po edhe
pak mė parė, sidomos gjatė qeverisjes nė sanxhakun e Prizrenit tė familjes
feudale Rrotulla (1750-1843) , e cila ishte me
origjinė lumjane. Pėr afėr njė shekull, pėrfaqėsues tė Rrotullajve, me tedel
nga Ujmishti (Tejdrine)30, gjetėn mbėshtetje nė Lumė, por edhe ata i
pėrkrahėn lumjanėt. Kur, mė i shquari i Rrotullajve,
Mahmud pasha, mytesarrif i Prizrenit (1808-1836) u konfliktua me Portėn e
Lartė, Luma e pėrkrahu dhe e strehoi.31
Mė 1823 (27 shevval 239),
Mahmud Pasha ftoi nė Prizren Bilal agė Bicanin e krerėt e tjerė tė Lumės32
siē duket pėr tė biseduar pėr konfliktin midis Kolesjanit e Ujmishtit.33
Gjatė vitit 1824-1825 Mahmut Pasha mobilizoi bajrakėt e Lumės pėr t'i shkuar nė ndihmė valiut tė Bosnjes dhe atij tė Nishit,
Osman Pashės. Nė letrėn qė u shkruan agallarėve tė Bicajt, thuhet: "Me
ferman perandorak jam ngarkuar tė vete pranė Shkėlqesisė sė tij, valiut tė
Bosnjes, duke pasur me vete 1500 ushtarė. Prandaj
ėshtė e domosdoshme qė tė mblidhen e pėrgatiten ushtarėt sa mė parė. Eshtė e
qartė se nė bajrakun e Qafės dhe nė bajraqet e tjera nuk ka ushtarė, prandaj
nė bajrakun tuaj tė nxirren nė dy shtėpi njė ushtar, gjithėsejt 291 ushtarė.
Prandaj u shkrua kjo letėr, e cila po ju dėrgohet me Bilal agėn dhe me
njeriun tonė, Ahmet Qafėn".34
Nė letrėn tjetėr porositet
Bilal aga qė tė viheshin nė gjendje gadishmėrie ushtarėt, tė paguheshin ata
dhe me urdhėrin e dytė krerėt e Lumės tė niseshin me forcat, nė krye tė tė cilave do tė ishte bajraku.35
Mė 1826/27, pėrsėri Mahmut pashė Rrotulla, njofton Bilal agė Bicanin dhe
agallarėt e krerėt e tjerė tė Lumės se "do tė marrshonin kundėr tė
pafeve grekė", tė inkuadruar nė ushtrinė e valiut tė Rumelisė 36. Edhe
dy vjet mė vonė (1829) agallarėt e krerėt e Lumės urdhėrohen tė pėrgatiten
pėr marrshim 37. Pėr arsye se nė fushatat e fundit Mahmut Pasha ish treguar i
lėkundshėm duke u lidhur edhe me Bushatasit e Shkodrės, Porta e Lartė e kish
dėnuar atė. Por, nė vitin 1830, mytesarrifi i Prizrenit dhe pėrkrahėsit e tij
falen38. Nė njė letėr qė Mahmud Pasha u shkruante Bilal agės, agallarėve e
krerėve tė Lumės, thohet: "Falė i qofshim zotit, nė sajė tė pėrpjekjeve
tė miqėve, faji qė patėm bėrė na u fal... T'ua njoftoni tė gjithėve ēėshtjen
e faljes si dhe urdhėrin e sadriazemit... tė vini pranė nesh pėr tė biseduar
lidhur me zbatimin e iradesė perandorake..."39
Edhe pas shkarkimit tė Mahmut
Pashė Rrotullės dhe ekzekutimit tė tij, nė Bolla tė Anadollit (1836), krerėt
e Lumės nuk i shkėpusin lidhjet me administratėn e
Prizrenit. Nė vitin 1837 adjutanti i valiut tė Prizrenit, Rafet, i shkruante
Shaban agė Lumės qė tė shkonte bashkė me parinė nė
Prizren pėr t'u takuar me Hajredin Pashėn e "pėr tė biseduar pėr
qeverisjen e fshatrave tė Lumės"40.
Gjatė periudhės gati
njėqindvjeēare tė sundimit tė familjes feudale tė Rrotullajve nė sanxhakun e
Prizrenit (1750-1843), tė Begollajve nė Pejė, tė Gjinollėve nė Prishtinė e tė
Palloshėve nė Tetovė, nė Lumė u fuqizuan disa krerė tė bajrakėve, ndėr ta mė
tė njohurit qenė Bilal agė Bicani e Halil agė Luma, shtėpitė e tė cilėve u
njohėn si "dyer tė mėdha" nė bajrakun e
Lumės e mė gjerė dhe pinjoj tė tyre u veshėn me pushtet nga Porta e Lartė.
Ndonjėra prej kėtyre dyerve, si ajo e Halil agė Lumės, u pėrpoq, madje, tė
grumbullojė edhe prona tokėsore. Kėto shtėpi (dhe tė tjera mė tė vogla se
kėto nė Lumė) u bėnė ndėrmjetėse midis bajrakėve e pushtetit osman, por nuk
mbėrritėn tė zbejnė rolin e kuvendeve dhe tė krerėve, qė nė Lumė quheshin
"tė parė" a "pari".
Ndėr ditėt mė tė lavdishme,
por edhe mė tragjiket pėr bajrakėt e Lumės kanė qėnė ato tė viteve 1876 -
1877, 1909, 1912. Mė 30 qershor 1976 Serbia i
shpalli luftė Perandorisė Osmane dhe mė 2 korrik filluan operacionet
luftarake. Pėrballė forcave serbe u vunė 153 batalione osmane me 192 topa (133 mijė ushtarė e 20 mijė "bashibozukė).
Ndėr forcat "bashibozuke" bėnin pjesė edhe malėsorėt e Lumės tė
pėrfshirė nė shtatė bajrakė. Nė kėto luftime ranė krerėt Ejup Topojani e
Sahit Gega (Topojan) dhe bajraktarėt Avdi Tahiri (Topojan), Bet Gjini
(Bushtricė), bajraktari i Ēajės (Graci) me tri
vėllezėr e dhjetėra e dhjetėra malėsorė lumjanė. Kėsaj beteje i ėshtė kėnduar
kjo kėngė:
Prej Prokupes deri nė Nish,
vijnė bajraqet me irish.
Kur po i binė llogorit t'parė,
me dushmanin ball' pėr ballė.
Kur po i binė llogorit t'ditė,
me qafirin fit pėr fit.
Kur po i binė llogorit t'tretė,
me qafirin jan' zatekė.
Kur vikati Jup Topojani
n'shtat' llogore u dha zarmi.
Sahit Gega n'kalin gjok,
irish po ban drejt e n'top.
(Topojan )
Jo mė pak tragjike pėr Lumėn
e bajrakėt e saj ka qenė lufta e Plevnes (lufta ruso-turke 1877). Kėtu - nė
bazė tė dhėnash gojore- kanė mbetur mbi 300 lumjanė, tė cilėt luftonin
pėrkrah forcave tė Osman pashės.
Ja kėnga:
Osman Pasha del nė kodėr,
del nė kodėr, qet di topa,
qet Miskovi gjashtqin topa.
N'Plevne t'vogėl na u dridh toka,
na u dridh toka n'istikam,
s'po m'di mbreti se ku jam.
Osman Pasha fol' ni fjalė:
"Kam askerin krejt shiptarė".
Ēka me ba shiptari i shkretė,
nuk paē buk' e s'paē fishekė,
s'ta lirojshem njer' n'kjamet".
Osman Pasha asht varrue,
m'jamurllėk e kan' mulue,
hiē askerit s'i kan' kallxue.
(Nangė)
Ndėr betejat e njohura qė
kanė bėrė bajrakėt e Lumės ėshtė edhe ajo e 1909 nė Qafė tė Kalesjanit
(kundėr forcave tė gjeneralit turk Xhavid Pasha). Tri vjet mė vonė, lumjanėt,
tė inkuadruar nė bajrakėt e tyre, luftuan pėrsėri kundėr forcave serbe nė
Qafė tė Duhlės e nė Qafė tė Kolesjanit. Nė Qafė tė Duhlės mbetėn bajraktari i
Kalisit (Idriz Bajraktari) dhe ai i Topojanit (Zaim Hamza), si dhe u plagos bajraktari i Rrafshės, Hamit Bajraktari.
Tė dhėna pėr bajrakėt
1. Emrat e bajrakėve
Emrat e bajrakėve tė Lumės i kemi
ndeshur pėr herė tė parė nė dokumente osmane tė gjysmės sė parė tė shek.XIX: Luma, Drini ( edhe: Bregu i Drinit, Ana e Drinit), Qafa,
Kalisi, Radomira, Ēajla, Topojani.41 Studjuesi rus, Jastrebov, (gjysma e dytė
e shek.XIX), ka shėnuar pėr rrethin (okpyg) e Lumės shtatė bajrakė:
Bicaj, Tejdrine, Bushtricė, Kalis, Radomirė, Ēajla, Topojan.42 P.Bartli jep
pėr kazanė e Lumės pesė bajrakė: Bicaj, Tejdrine, Qafė Kljesh (Kalis -Sh.H.)
Topojan.43 Shtatė bajrakė ka dhėnė pėr Lumėn edhe K.Ulqini:43/1,
Rrafshe, Tejdrine, Bushtricė, Kalis, Radomirė, Qaje, Dollovisht. Sipas
tronditės popullore, Luma ka pasur kėto bajrakė: Luma (a Rrafshja),
Tejdrinia, Qafa (a Bushtrica), Kalisi, Radomira, Ēaja e Topojani.
2. Dhenat e bajrakėve (Territori)
Rrafshja: Uji
i Poslishtit (v) - Uji i Lapave (j), Drini i Bardhė (vp), Drini i Zi (p), Koritnik - Gjalicė -Teje - Lera e Sorrave (l).
Tejdrinia: Deri nė fundin e shek.XVI shtrihej nė anėn e majtė tė Drinit tė Zi, prej
nga kishte marrė edhe emrin. Sipas S.Pulahės, Kalaja e Reskovės (e Domajt
Sh.H), ka nisur tė popullohej gjatė gjysmės sė dytė tė shek.XIX 44. Ky bajrak
shtrihej nga lumi i Mallės (Zepė-Kom-Kumbull - Uji i Kalimashit (p) Drini i
Bashkuar (v), Drini i Zi (mė vonė: Qafa e Reskut
-shpati perėndimor i Limthit) /l/.
Qafa: Uji i Lapave (v),
Skavicė -Drajė -Drini i Zi (p), Kroj i Damallit
-Suka e Kalisit -Voren-Pardhuke -Gjinetė (j), Kepi i Fshatit - Bakėll
-Carrakol -Shpellat e Ploshtanit (l).
Kalisi:
Ujėt e Veleshicės (j), Drini i Zi (p), Pėrroi i
Shullanit (l), Suka- Voreni -Pardhuke -Gjineta (v).
Radomira:
Gryka ku del Ujėt e Veleshicės nga Korabi.
Ēaja: Lugina e pėrrenjve tė
Ēajės dhe Kulotės si dhe bjeshkėt pėrreth.
Topojani: Gjalica (p) - Koritnik (v) -Kallabak (l).
3. Qendrat e banuara
Bajraku i Rrafshes:
Lusėn, Bicaj, (Canaj, Osmanaj, Mustafaj, Tėrshenė, Gabricė, Bushat),
Kolesjan, Nangė, Shtiqen, (Shtiqen, Muje, Kodėr-Lumė), Gostil, Kukės,
Pėrbreg, Gjegjėn, Bardhoc, (Bardhoc, Shahe) Morin, Vėrmicė, Shkozė, Dobrusht,
Zhur. Nė gjysmėn e parė tė shek.XIX me kėtė bajrak
shkonin edhe fshatrat Billushė e Poslisht. Jastrebovi len jashtė kėtij
bajraku, veē kėtyre dy fshatrave edhe Vėrmicėn, Shkozėn, Dobrushtin e Zhurin.46
Bajraku i Tejdrinės:
Arėn (Arėn, Arzė, Vėrri, Barrė), Surroj (Qinamakė, Aliaj, Leshniqe), Mamzė
(Mamzė, Myq), Kolsh, Ujmisht, (Tejdrine, Skavicė, Malqene, Resk, Domaj).
Bajraku i Qafės:
Ceren, Ploshtan, Dode, Bithuq, Shullan, Bushtricė, Gjegje, Matranxh, Palush,
Vasije, Vilė, Shpat, Barruq, Vilė). Jastrebovi ka pėrfshirė nė kėtė bajrak
Qinamin, Palushin, Gjabrrin, Gjanet, Gjinin, Vasijen, Vilėn e Misket47, pra,
ka lėnė jashtė: Cerenin,. Ploshtanin, Dodet, Bithuq
e Shullan.
Bajraku i Kalisit:
Kalis (Kalis, Gurrė, Prahlisht, Gėshtenjė, Zallė). Jasterbovi48 ka shėnuar
tri mahallet (fiset): Nikollet, Simet, Mahalla e Poshtėr.
Bajraku i Ēajės:
Fshat, Buzėmadhe, Ēaje, Shkinak.
Bajraku i Radomirės:
Radomirė (Tejs, Dėrbaē, Ēernjevė. Rade, Stėrdok). Sot Radomira ėshtė e ndarė
nė katėr fshatra: Tejsi, Ujėmirė, Kullas,Radomirė.
Jastrebovi pėrfshin gabimisht nė kėtė bajrak edhe Cerenin, Ploshtanin,
Shullanin, Bithuqin, Dodajt.49
Bajraku i Topojanit:
Brekijė, Topojan, Xhaferaj, Turaj, Kollovoz, Shtreze, Novosej, Lojme, Nimēe,
Bele, Orēikėl.
4. Madhėsia e bajrakėve
Burimet dokumentare pėr
madhėsinė e bajrakėve tė Lumės (numri i shtėpive,
popullsia ) nė periudha tė ndryshme i kemi shumė tė pakta. Nė njė dokument tė
gjysmės sė parė tė shek. XIX 50 jepet lista e fshatrave qė
pėrbėnin bajrakun e Lumės (Rrafshes) me numrin e shtėpive: Billusha (39),
Poslishti (11), Zhuri (79), Shkoza (7), Dobrushi (5), Vėrmica (17), Bardhoci
(15), Morini (16), lagja Shahe (12), Gjegjani (22), Pėrbregu (53), Gostili
(24), Shtiqni (61), Nanga (47), Bicaj (44), Osmanaj (25), Mustafaj (39),
Lusna (62), Kolesjani (21); gjithėsej: 597 shtėpi.
Jastrebovi 51 jep kėto tė
dhėna pėr bajrakėt e Lumės (fund i shek.XIX):
Bajraku i Rrafshės (800 shtėpi), bajraku i Tejdrines (460 shtėpi), bajraku i
Qafės (280 shtėpi), bajraku i Kalisit (300 shtėpi), bajraku i Radomirės (530
shtėpi), bajraku i Ēajės (130 shtėpi), bajraku i Topojanit (500 shtėpi).
Por, me qė Jastrebovi i jep ndryshe dhenat e
bajrakėve tė Rrafshes, Qafės e Radomirės, nė numrin e shtėpive tė tyre mund
tė bėhen kėto pėrmirėsime:
Rrafshja: 800 shtėpi + 271 shtėpi (Vėrmicė, Shkozė, Dobrusht, Zhur) = 1071
shtėpi. Radomira: 530 shtėpi - 260 shtėpi (Shullan, Bithuq, Dode, Ceren,
Ploshtan) = 250 shtėpi. Qafa: 280 shtėpi + 260 shtėpi (Shullan, Bithuq, Dode,
Ceren, Poshtan) = 540 shtėpi.
5. Kryeqendrat e bajraqeve
Bajraku i Rrafshes (Bicaj); bajraku
i Tejdrinės (Domaj e Soponikut; mė parė: Kolsh, Skavicė); bajraku i Qafės
(Bushtricė; mė parė: Ceren, Ploshtan); bajraku i Kalisit (Mahalla e Poshtėr);bajraku i Radomirės (Tejsi), bajraku i Ēajės (Fshat);
bajraku i Topojanit (Brekijė).
6. Titullarėt
Bajraku i
Rrafshes (Bilalėt); bajraku i Tejdrines (Domi; mė parė: Ali pasha, pastaj
Mema); bajraku i Qafės (Gjini; mė parė: Kolgjini, Flisi); bajraku i Kalisit
(Ymeraj); bajraku i Radomirės (Ahmataj), bajraku i Ēajės (Graci); bajraku i
Topojanit (Islamaj; mė parė: Manaj).
7.Flamuri
Ēdo bajrak ka pasur flamurin e vet,
me tė cilin printe bajraktari nė luftė. "Kur tė
ju vijė letra tjetėr - porosiste mytesarrifi i Prizrenit krerėt e Lumės - tė
keni gati ushtarėt dhe tė niseni duke patur pėrpara flamurin tuaj"52
Flamuri shoqėrohej nga "tri djem tė shkathėt e trima, tė cilėt, po tė
vritej bajraktari, nuk duhej ta linin tė binte nė tokė 53.
Prej flamujve tė bajrakėve tė
Lumės ne njohim vetėm atė tė Rrafshės, i cili ruhet
ende nė shtėpinė e bajraktarit, nė Bicaj. Ky ėshtė njė pece drejtkėndėshe me ngjyrė tė kuqe, e rrethuar nga njė shirit (kornizė)
prej garzeje tė hollė tė gjelbėrt, 12 cm e gjerė. Flamuri, sė bashku me
kornizėn, ka sot pėrmasat 2m x 1.35 m (nė anėn
gjatėsore i ėshtė shkyer njė pjesė). Me flamurin janė edhe dy tufa: njė mė e
madhe, prej fijesh pambuku tė bardha e tė kuqe dhe, njė mė e vogėl, me fije tė mėndafshta ngjyrė ari. Tufat i vareshin shtizės
sė flamurit. Nė sipėrfaqen e peces sė kuqe dallohen qartė shenjat e 9-10
pėllėmbėve tė gjakosura. Sipas prof.M.Tirtes, i cili mbėshtetej nė pohime tė
etnologut tė njohur Rr. Zojzi, pėllėmbėt e gjakosura mbi flamur janė dėshmi e
betimit qė kishin bėrė krerėt e bajrakut. Kėta, pasi kishin lyer duart me
gjak berri, ishin betuar mbi flamurin e njėsisė (bashkėsisė) sė tyre pėr tė
luftuar deri nė vdekje me hasmin.
Ndryshe, titullari i fundit i
bajrakut tė Rrafshės sė Lumės, Ethem Bajraktari, mė pat thėnė se pėllėmbėt e
gjakosura mbi flamur i kishin vėnė ata qė ishin vrarė (plagosur) duke e
mbrojtur atė (1965). Sipas disa tė dhėnash, deri vonė ruhej edhe flamuri i
bajrakut tė Topojanit, nė shtėpinė e Behlul Baftjarit, e shoqja e tė cilit,
Raza, kish qenė e martuar mė parė me bajraktarin Abdyl Myrta. Thonė se ruhet
edhe bajraku i Qafės, nė shtėpinė e Gjinit, por nuk e kemi pikasur ende.
Tė dhėna pėr bajraktarėt
1. Bajraku i Rrafshes
Bajraktari i parė qė njohim
me emėr ėshtė Emrullah Bajraktari, i barkut tė nuhiallarėve. Kėtė e vrau nė
vitet 40 tė shek.XIX ēaushi Isuf Hysen Hana (Skavicė), qė kryente detyrėn e
dervenagait nė rrugėn Prizren-Shkodėr. Pėr Isufin, thonė se ishte zallm, e, kur
qanin fėmijėt, u bėzanin nėnat:"Meni, se po
vjen Isuf Hysen Hana!".
Me
qė barku i Nuhiallarėve, pas vrasjes sė bajraktarit, nuk dha kushtrimin pėr
tė ndjekur vrasėsin, fisi i Bilalėve ia dha bajrakun njė barku tjetėr, atij
qė e mban ende sot.54
Nė bazė tė lisit gjenealogjik
tė Bilalėve (tė Bicajt), Bilal aga kishte pasur edhe pesė vėllezėr, Aliu,
Mata, Nuhia, Muslia e Tarēuku. Prej barkut tė Tarēukut rrjedh bajraktari i
sotėm i Rrafshes (Lumės). Ja vijimėsia e tij:
Tarēuku
Zeneli
Latifi
Hamiti Osmani Zeneli Tapiri
Siē duket, bajraktari i
parė nga ky bark ka qenė Zeneli, pas tij Latifi. Biri i Latifit, Hamiti, u
plagos si bajraktar mė 1912(nė Qafėt tė Duhlės) duke
luftuar kundėr serbėve.55
2. Bajraku i Tejdrines
Mė 12 shaban 70 (v.1853), ēaushi
Sulejman Domi i shkruan njė letėr falenderimi
Islamit (Domi), bajraktar i Tejdrines56. Njė vit mė vonė, po ky, ushtar nė
Sevastopol,. me anė tė njė
letre qė i dėrgon tė atit, Veli Domi, nė Ujmisht, falenderon pėrsėri Islam
Bajraktarin dhe tė vėllanė e tij, Limanin.57
Nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėrmendet si bajraktar i Tejdrines
Adem Domi58.
Nė fillim tė kėtij shekulli,
bajraktari i Tejdrines, Dervish Bajraktari, ėshtė ndėrmjet tetėmbėdhjetė
krerėve lumjanė qė ndiqen nga Shemsi Pasha dhe disa prej tyre internohen nė
Turqi59. Pas vrasjes sė tij mė 1914, bajraktar ėshtė Neziri, dhe, mė pas, i
biri, Muharrem Bajraktari, qė kreu edhe funksione tė larta shtetėrore.
3. Bajraku i Qafės
Tregohet se bajraktarėt e
parė kanė qenė nga vėllezėritė Kolgjin (Ceren) e Flis (Ploshtan), por nuk
dihen emrat e tyre60. Nė luftimet e Nishit kundėr forcave serbe (1878),
bajraktar i Qafės ka qenė Bet Gjini, i cili u vra. Populli e ka kėnduar nė
kėngė:
-Kush ka hipė i pari n'llogor?
-Ēaj Bet Gjini me bajrak n'dorė.
Kur ka hipė Bet Gjini n'lak,
e ka la bajrakin n'gjak.
Bajrak i Bet Gjinit:
lulja e dranafillit.
Bini, gjem, dushmanit
pėr hatėr t'vatanit.
Amanet -thot' Bet Gjini -
jataganin me bisht florini
merrnie e ēonia ktij Veziri.
4.Bajraku i Kalisit
Nė mesin e shek.XIX,
bajraktar i Kalisit ka qenė Selė Bajraktari, i vėllazėrisė Ymeraj (fis i
Mahallės sė Poshtėr), mė i madhi midis dy vėllezėrve. Pas vdekjes sė tij
titullin e mori djali i dytė i vėllaut mė tė madh, i Rexhės (Rexha ishte bir
i Selės). Ky bajraktar e pat emrin. Idriz Bajraktari u vra duke luftuar me
serbėt nė Qafė tė Duhles (vjeshtė 1912). Titullin e bajraktarit e trashėgoi
Hasani, vėllau i madh i Idrizit.
5. Bajraku i Radomirės
Titullin e bajraktarit e
mbanin Ahmatėt. Kėta ndaheshin nė dy barqe: Xhelilėt qė mbanin bajrakun e
Mahmutėt qė ndanin esnafin (pleqėritė).
Bajraktar i fundit mbahet mend Isuf Ahmati, i cili mori pjesė nė luftėn e
Kolesjanit (vjeshtė 1912). Ndėr krerėt e njohur, i veshur me funksione
pushtetare nė kėtė bajrak, ka qenė Rroshi, larguar nė Turqi mė 1912.
6. Bajraku i Ēajės
Thohet se bajraktar i fundit
ka qenė Baftjar Graci, i cili u vra sė bashku me tri
vėllezėr nė luftėn e Nishit, duke luftuar kundėr serbėve (1876).
Nė luftėn e Nishit morėn pjesė gjashtėdhjetė luftėtarė nga ky bajrak, prej tė
cilėve dyzet mbetėn tė vrarė. Si mbaroi lufta, ata qė shpėtuan u kthyen natėn
nėpėr shtėpia, nė shenjė zije pėr shokėt e humbur. Tė nesėrmen, u shpallėn
njėherazi dyzet morta e ky vit mbahet mend si
"viti i katėrdhjetė mortave" 61.
7. Bajraku i Topojanit
Bajraktari i parė qė njihet
me emėr ėshtė Avdi Tahiri, i cili u vra duke luftuar kundėr serbėve nė Nish
(verė 1876), sė bashku me krerėt Ejup Topojani e Sahit Gega. Pas tij, qe
bajraktar Zaim Hamzi, qė rroku bajrakun nė luftėn e Nishit. Por edhe ky u vra
nė luftė me serbėt, nė Qafė tė Duhlės(vjeshtė 1912). Vendin e tij e zuri
Abdyl Myrta. Pėr kėtė tregojnė:"Nė fundin e
shek.XIX u mblodh nė Krue tė Bardhė kuvendi i shtatė
bajrakėve tė Lumės me vu kararet e dheut. Nė kuvend u zunė mes vedi veqili i
besės sė bajrakut tė Topojanit, Misin aga, me bajraktarin e Tejdrines pėr
bjeshkėn e Bėrllogjit (nė Kallabak). Kjo bjeshkė kishte qenė ma parė mera e
Tejdrines dhe disa malėsorė tė kėtij bajraku kishin vra tri topojanas,
prandaj Bėrllogji i kaloi pėr gjak Topojanit.
Nė kėtė kuvend, bajraktari i
Tejdrines i kėrkoi Topojanit t'i kthejė kėtė bjeshkė, bile edhe barin e shumė
viteve qė ish kositė aty. Misin aga ra ngusht, pse s'diti t'u pėrgjigjej
tejdrinasve dhe kėshtu po rrezikohej bjeshka. Nė ēast i
afrohet Misin agės nji djalė i ri topojanas, hismeqar nė Ēajė, e i lypė leje
me folė. Misin aga i dha leje me iu pėrgjegjė
bajraktarit tė Tejdrines. "Bajraktar - i tha djali- na jep tre copė
katunde ( e kishte fjalėn pėr pasardhėsit e tė vramėve, qė do tė lenin prej
tyne) e na po ta japim Bėrllogjin".
Kėsaj fjale tė menēme s'i dha dum bajraktari i Tejdrines, prandaj bjeshka i
mbet Topojanit.
-Pėr kėtė qė bane pėr bajrakun tonė (Topojanin) - i tha Misin aga djalit -
kemi me tė ba bajraktar. Dhe ai u ba. Ky ishte Abdyl
Myrta, i cili u vra nė luftė kundėr serbėve nė Koritnik (shtator 1919).
Organizimi i njė bajraku (Kalisi)
(Funksioni
qeverisės e pleqnues)
Kalisi ka tri "fise": "fisi" i Mahallės sė Poshtėr (fis i parė),
"fisi" Nikollėve (fis i dytė), "fisi" i Simeve (fis i
tretė). Sipas kėsaj radhe zinin vend burrat e Kalisit nė odė, nė sofėr, nė
kuvend.
Secili "fis" i
Kalisit ndahej nė kabile (vėllazėri) dhe kėto nė barqe. Mahalla e Poshtėr
pėrbėhej nga 12 kabile, Nikollet nga 11 kabile, Simet nga 10 kabile. Nė krye
tė katundit ishte "shtėpia e plakut", nga kabilja Ymeraj e Mahallės
sė Poshtėr. Edhe dy "fiset" e tjera, Nikollet e Simet, kanė pasur
pleqtė e tyre. Plaku i Nikolleve ka qenė i Istrefaj,
plaku i Simeve - i Cenaj. Por edhe ēdo kabile ka pasur plakun e vet; pra
Kalisi ka pasur 33 pleq kabilesh.
Kalisi ka pasur kėto kabile:
I- Mahalla e Poshtėr:Ymeret,
Gjanet, Lezet, Nuzet, Koket, Muratet, Hasalamet, Matet, Drizet, Shahinet,
Tutet, Micolet.
II- Nikollet: Istrefet, Market, Sulet,
Prendet, Sufet, Ishet, Kotaret, Uket, Bodinet, Bajet, Noket.
III- Simet: Cenet, Lazet, Shiret,
Feratet, Ramet, Terziet, Keqet, Litet, Lashet, Dacet.
a) Plaku i bajrakut ishte
shtėpi e parė dhe kishte tė drejtė tė mblidhte kuvendin burrė pėr shtėpi,
pleqėsinė e "fiseve" ose tė tė gjithė kabileve (vėllazėrive). Ky
ishte kreu i veqilave tė besės sė dheut (kreu i pleqėsisė sė besės), pra
"rez" (kryetar) i besės sė dheut, si dhe plak i parė i kanunit.
Plaku i bajrakut, qė nė zenafillė, ka qenė"shtėpi plaku" dhe detyra
e tij trashėgohej prej babės te djali mė i madh. Po
qe se ky nuk ishte pėr kėtė detyrė, plak bėhej djali i dytė e kėshtu me
radhė. Nė qoftė se shtėpia e plakut nuk kishte burrė pėr t'i prijė bajrakut,
mblidhej kabilja e Ymerajve dhe caktonte nga barku i tė parit njė plak tjetėr
tė aftė pėr atė detyrė. Po qe se Ymerajt nuk kishin burrė pėr plak, ky
caktohej nga njė kabile tjetėr e "fisit" dhe qėndronte nė detyrė
derisa nga "kabilja amė" (Ymeraj) dilte burri qė duhej. Shtėpia e
plakut nė Kalis mbahej mbi tė tjerat, sepse thohej: ėshtė soj; nuk ka prerė
"kėnd nė besė, nuk ka lėnė gjak pa marrė, nuk ka shti pushkė pa vend, ka
pastruar tė keqen qė i ka mbirė pėr tė mos i lėnė nam tė keq mbrapa kabiles.
Prej
shtėpisė sė plakut ose barkut tė tij ishte edhe bajraktari.
b)
Plaku i "fisit" ishte kreu i fisit tė vet dhe kishte tė drejtė tė
thėrriste nė kuvend burrė pėr shtėpi ose vetėm krerėt e kabileve. Kuvendi i
"fisit" shqyrtonte problemet qė lindnin, grindjet e mbrendshme ose
ato me "fiset" e tjera, si dhe zbatimin e
karareve tė besės sė "dheut "dhe thyerjet e tyre.
Ky ishte edhe veqil i besės pėr "fisin" e tij nė bajrak dhe pėr ēdo
gjė qė ndodhte kishte tė drejtė tė thėrriste kuvendin e pleqėve tė kabileve.
Plaku i "fisit" ishte edhe "plak kanuni" pėr
"fisin" e tij dhe ēekiē i plakut tė bajrakut. Kur ky nuk zgjidhte
dot ēėshtjet qė lindnin nė "fisin" e tij, kėto i kalonin katundit.
c) Plaku i kabiles (vėllazėrisė)
kryesonte kuvendin e pleqėve tė barqeve tė saj si dhe tė burrave pėr shtėpi.
Ėshtė veqil i kabiles. Ai ishte edhe plak kanuni pėr vėllazėrinė e vet.
Nė Kalis pranė tri pleqėve tė
katundit ishin edhe bajraktari e shehu (ky jashtė kanunit). Madje, shehu nė
odė, sofėr e kuvend, vinte pas plakut, pastaj vinin dy pleqtė e
"fiseve" (Nikolla, Sime), e nė fund bajraktari.
Kėta tė pestėt, kur e gjykonin tė nevojshme, thėrritnin nė kuvend edhe 33
pleqtė e kabileve dhe, kėshtu, bėheshin 38 vetė. Kėtė kuvend e kryesonte
plaku i bajrakut.
Kuvendi i bajrakut pėrbėhej
nga burrė pėr shtėpi. Ky mblidhej nė vendin e quajtur "Livadhi i
Teqes". Burrat nė kuvend renditeshin sipas "fiseve" (i pari, i
dyti, i treti). Plaku i bajrakut hapte kuvendin, parashtronte ēėshtjen qė
duhej biseduar dhe u kėrkonte "fiseve" fjalėn e tyre.
Kėta pastaj tuboheshin veēas
(nė vend qėndronte Mahalla e Poshtėr), bisedonin pėr tė gjetur pėrgjigjen dhe
bashkoheshin pėrsėri.
Pleqėsia e besės (ose veqilat e besės) pėrbėhej nga pleqtė e
"fiseve" (i Mahallės sė Poshtėr, i Nikolleve, i Simeve) dhe tė
kabileve dhe kishte pėr detyrė tė mbikqyrte zbatimin e besės sė bajrakut. Nė
krye tė saj ishte "rezi" (kryetari), gjegjėsisht plaku i bajrakut.
Shpesh nė vend tė pleqėve tė fiseve dhe tė kabileve nė pleqėsinė e besės
caktoheshin nga vetė "fiset" dhe kabilet pleq tė tjerė. Kohėzgjatja
si veqil bese ishte "nga besa nė besė" pra
pėr gjashtė muaj a njė motmot. Veqili i besės garantonte zbatimin e karareve
nga "fisi" a kabilja e vet. Pėr ēdo thyerje tė besės sė dheut tė
bajrakut, veqili, kur nuk ishte plak, pėrgjigjej pėrpara plakut tė vet dhe tė
katundit. Por veqili kishte pėr detyrė tė mbronte interesat e
"fisit" a tė kabiles pėrpara bajrakut.
Pėr tė ndėshkuar thyesin e
besės nė "fis" a nė kabile a pėr ndonjė ngjarje tė jashtėzakonshme,
pleqėsisė sė besės sė dheut i printe nė "fis" plaku i
"fisit" (veqili) dhe nė kabile plaku i kabiles (veqili i saj).
Kur dikush nė bajrak thyente
besėn ose kararet e itifakut, "rezi" (kryetari) i besės"
thėrriste kuvendin e veqilave, tė cilėt, sė bashku, shqyrtonin aktin dhe
caktonin dėnimin qė do t'i jepej fajtorit
(bidatxhiut a beterrit). Pastaj mblidhej kuvendi i bajrakut, tė cilit i paraqitej
ēėshtja nga "rezi i besės" dhe mendimi i kuvendit tė veqilave
(pleqėsisė sė besės). Kuvendi i bajraktarit, si e
bisedonte ēėshtjen, dilte me vendimin pėrkatės, i cili merrej me shumicė
zėrash. Kush kundėrshtonte vendimin e marrė, njihej "beterr" e leēitej
katundisht: veēohej pėr dasėm e morte, pėr hua e borxhe etj. Po qe se tė
leēiturin e pėrkrahte dikush tjetėr fshehtas a haptas, edhe ky njihej
"beterr" e leēitej po ashtu.
Ata qė thyenin kararėt e
besės, dėnoheshin sipas fajit qė kishin bėrė e pėr kėtė dėnoheshin: a) me
therjen e gjėsė sė gjallė ( dele, dhi, ka), pjesėrisht a tėrėsisht dhe me
ndarjen e mishit pėr shtėpi; b) me djegien e shtėpisė pa tesha mbrenda; c) me
djegien e shtėpisė me teshė e koteshė; d) me
pėrzėnien nga katundi pėr 3 vjet, 5 vjet a pėrgjithmonė.
Kur vendosej t'i vihej zjarri
shtėpisė sė njė fajtori, vinin aty veqilat e tė gjithė "fiseve" e
kabileve, si dhe plaku i bajrakut, shehu e bajraktari. Unin e zjarritė nė
shtėpinė e fajtorit, apo thikėn nė berret e tij e vinte plaku (veqili) i
kabiles. Pėr thyerje itifakesh pėr ujin, mullirin, meranė, pyllin, udhėn etj,
fajtorėve u viheshin gjoba.
Gjykimin e ngatėresave midis
katundarėve e bėnin pleqtė e kabileve, tė "fiseve" dhe plaku i
bajrakut. Mbrenda kabiles ngatėrresat synohej tė zgjidheshin "me
sull", dmth me pajtimin e palėve. Nė raste tė tilla nuk shtroheshin
pengje dhe nuk jepej "pleqni" (openga).
Kur ēėshtja nuk zgjidhej nė
kabile "me sull", palėt i drejtoheshin plakut tė "fisit"
tė tij, i cili ishte ēekiē i plakut tė bajrakut ose plakut tė njė
"fisi" tjetėr, i cili kish pėr detyrė tė orvatej ta zgjidhte
ēėshtjen me "sull" (pa provė e be), por kėsaj here ai duhej paguar
nga palėt nė konflikt. Po qe se edhe ky nuk e zgjidhte ēėshtjen pa provė
(be), palėt i drejtoheshin plakut tė bajrakut, i cili e gjykonte vetė ose ua
kalonte ēekiēėve tė tij (pleqėve tė fiseve).
Nė rastin kur njė ēėshtje nuk
zgjidhej nga plaku i "fisit", ky humbiste tė drejtėn pėr tė marrė
shpėrblimin, i cili i jepej plakut tė bajrakut.
Po qe se as plaku i bajrakut (i vetėm a me ēekiēėt e tij ) nuk e zgjidhte
ēėshtjen qė i ish shtruar pėr gjykim, apo kur njėra
palė ose tė dyja palėt nuk i rrinin pleqėsisė sė tij, kėta kishin tė drejtė
t'i drejtoheshin njė plaku jashtė Kalisit, psh Lushės a Nokės nė Dibėr etj.
Plaku i jashtė katundit quhej "staraplak".
Kur "staraplaku" e shkelte plakun e bajrakut, ky i fundit humbte tė
drejtėn e marrjes sė "pleqnisė" (opengat) dhe kjo i kalohej
"staraplakut". Kėshtu ndodhte edhe kur plaku miratonte pleqėsinė e
ēekiēit, por me kėtė rast paguhej edhe plaku edhe
ēekiēi nga palėt nė konflikt.
Kur plaku merrte edhe ēekiēėt
pėr tė pleqėruar sė bashku njė ēėshtje, njė pjesė e pagesės u jepej ēekiēėve,
pėr aq sa i bėnte zemra atij.
Po qe se ndonjė ēėshtje nuk zgjidhej nė "fis", palėt nuk ishin tė
detyruara t'i drejtoheshin plakut tė bajrakut, por mund t'i drejtoheshin edhe
njė plaku tė njė katundi tjetėr, madje, edhe mund tė mos e njoftonin fare
atė. Por, kur vendosnin t'i drejtoheshin njė staraplaku, ishin tė detyruar tė
njoftonin plakun e bajrakut, qė e kish gjykuar kėtė ēėshtje. Plaku i jashtė bajrakut, ēekiēin a ēekiēėt i sillte me vete ose
i merrte nė bajrakun e Kalisit. Por pėr gji tė rėnda, ēekiēėt ishin tė huaj.
Pėrmbledhėse
A) I. ORGANET
DREJTUESE TĖ BAJRAKUT TĖ KALISIT
1. - Kuvendi i bajrakut
(Burrė pėr shtėpi)
2.- Pleqesia e kabileve
(33 pleq kabilesh)
3.- Pleqėsia e fiseve*
(3 pleq fisesh)
PLAKU I PARĖ
(Mahalla e Poshter)
(Ymeret)
PLAKU I DYTĖ
(Nikollet)
(Istrefet)
PLAKU I TRETĖ
(Simet)
(Cenet)
______
*) Nė tubim merr pjesė edhe bajraktari dhe shehu
II. - ORGANET DREJTUESE TĖ FISIT
1.- Kuvendi i fisit
2.- Pleqėsia e kabileve tė fisit
3.- Plaku i fisit
III. ORGANET DREJTUESE TĖ KABILES
1.- Kuvendi i kabiles
2.- Plaku i kabiles
B) FUNKSIONET E ORGANEVE TĖ BAJRAKUT
I. PLAKU I BAJRAKUT:
(i parė)
- mbledh kuvendin burrė pėr shtėpi, pleqėsinė e kabileve dhe tė fiseve
- ėshtė kreu i veqilave tė besės sė dheut (kryetar i besės)
- ėshtė plak i parė i kanunit
II. PLAKU I FISIT:
- mbledh kuvendin e fisit burrė pėr shtėpi ose pleqėsinė e kabileve tė fisit
- ėshtė veqil i besės pėr fisin e tij
- ėshtė plak kanuni pėr fisin dhe ēekiē i plakut tė bajrakut
III. PLAKU I KABILES:
- mbledh kabilen (vėllazėrinė) burrė pėr shtėpi ose pleqtė e barqeve
-ėshtė veqil pėr kabilen
-ėshtė plak kanuni pėr kabile tė vet dhe ēekiē pėr tė nė "fis"
IV. BAJRAKTARI
-me dije tė plakut tė bajrakut ose tė pleqėsisė jep
kushtrimin pėr luftė
- i prinė djelmnisė sė armatosur me flamur nė dorė
V. PLEQĖSIA E BESĖS
-Mbikqyr zbatimin e besės sė lidhur nga kuvendi i bajrakut
-Ndėshkon thyesin e besės sė dheut (bidatxhiun a beterrin) sipas vendimit tė
kuvendit tė bajrakut
VI. KUVENDI I BAJRAKUT
-Shpall dhe ndalon luftėn
-Vendos mėnyrėn e administrimit tė merasė sė bajrakut
- Cakton masėn e dėnimit pėr bidatxhitė, beterrėt dhe thyesėt e besės sė
bajrakut.
C) MĖNYRAT E PLEQNIMIT NĖ BAJRAK TĖ
KALISIT
Pleqnia bahet me ēekiēė, pleq e starapleq.
- Plaku i kabiles pleqnon nė vllazni tė vet "me sull" (pa pengje e
openga).
-Kur plaku i kabiles nuk e zgjidh ēėshtjen "me sull", palėt nė
konflikt i drejtohen plakut tė fisit tė vet ose tė njė fisi tjetėr. Kur plaku
i fisit nuk mundet tė pleqnojė "me sull", kėrkon pengjet. Plaku i
fisit pleqnon me openga dhe kėto lahen, kur dahet e
pranohet pleqnia.
-Nėse plaku i fisit nuk mundet ta ndajė pleqninė, palėt i drejtohen plakut tė
bajrakut ose njė plaku jashtė tij. Plaku i bajrakut pleqnon vetė ose me
ēekiēėt e tij (pleqtė e fiseve);nė tė dy rastet
lypen pengje e openga. Opengat i merr plaku, ndėrsa ēekiēėt pjesėn sa i bėn
zemra atij.
-Po qe se palėt a njera prej tyre nuk i rri pleqnisė sė plakut tė bajrakut, i
drejtohen njė plaku tė jashtėm, i cili quhet staraplak. Staraplaku pleqnon me ēekiēė qė i merr nė bajrak ose jashtė tij.
Kur staraplaku shkel plakun e bajrakut, ky humbet pleqninė (opengat); po ia
miratoi, staraplaku pleqnin plakut openga marrin tė dy palėt, plaku e
staraplaku.
KANUNI I BAJRAKEVE TĖ LUMĖS
I. Bajraku
1.- Bajraku pėrbahet prej nji katundi a prej disa katundesh tė nji gjaku ose
jo. Bajrak- katund kanė qenė Kalisi, Radomira, Ēaja.
2. Dheu i bajrakut asht me kufij.
3.- Qendra e bajrakut asht, zakonisht, aty ku ka kullėn bajraktari. Ndrrohet
bajraktari, luen qendra e bajrakut.
4.- Bajraku ka flamurin e vet. Flamurin e ruen bajraktari. Humb flamurin
bajraktari, humb bajraktarinė.
II. Prija e bajrakut
5.- Organi ma i naltė
drejtues i bajrakut asht kuvendi..
6.- Kuvendi shpall e ndalon luftėn, mbikqyr mbarėshtrimin e merasė sė
bajrakut, cakton masėn e dėnimit pėr bidatxhiun, beterrin, kryekcyemin,
thyesin e besės dhe tė karareve tė vume.
7.- Nė krye tė bajrakut asht kreu a plaku. Ky thėrret kuvendin burrė pėr
shtėpi e parinė; ka fjalėn e parė dhe tė mbrame nė kuvend dhe nė pleqėsinė e
besės. Udhėheq sė bashku me tė parėt e katundeve
(fiseve a vėllaznive) djelmninė nė luftė. Ka vendin e parė nė odė dhe nė
sofėr (nė bajrakun e vet).
8. Asht plak i parė i kanunit
9. Pleqėsia e besės sė bajrakut prihet nga kreu i
bajrakut dhe ka pėr detyrė me ndjekė zbatimin e
karareve tė dheut.
10. Nė pleqėsinė e besės bajnė pjesė pėrfaqėsues nga ēdo katund (a vėllazni)
dhe kėta janė veqila pėr bashkėsinė e tyne nė bajrak.
III. Bajraktari
11. Bajraktari ka pėr detyrė me pri para djelmnisė
qė shkon nė luftė me flamur nė dorė. Motit bajraktari u printe edhe krushqeve
tė darsmės.
12.- Bajraktari asht i shtėpisė sė plakut ose i
barkut a i vėllaznisė sė tij. Nė zanafillė ka qenė djali i tretė i kreut.
13.- Bajraktaria trashėgohet ose jo. Kur vdes bajraktari, hyp nė kambė tė tij
djali ma i madh Kur ky nuk vyen, asht djali tjetėr. Por edhe i vėllau a djali
i vėllaut merr tagrin e bajraktarit.
14. Kur bajraktari, shtėpia a barku i tij nuk janė tė zotėt me pri me bajrak nė dorė, ky i kalon njė barku tjetėr: e
merr kush asht i zoti pėr tė. Kalimin e bajraktarisė prej nji barku nė njė
tjetėr e ban vėllaznia.
15. Nė luftė bajraktari e mban bajrakun nė shtizė ose tė lidhur pėr mesi.
16. Pranė bajraktarit rrinė dy-tre djem tė shtėpisė a tė barkut tė tij tė
dalluem pėr shkathtėsi e trimni dhe kėta kanė pėr detyrė me
rrokė bajrakun, po u vra bajraktari. Kush rrok bajrakun i pari, njihet
bajraktar.
17. Gjaku i bajraktarit vlen nji gjak njeriu: shkon "nja pėr nja" a
"krye pėr krye" me gjakun e ēdo mashkulli tjetėr.
18. Nė porotė bajraktari zihet nji plak beje, jo ma shumė.
19. Bajraktari e shtėpia e tij vihen nė be, shtrojnė pengun, lajnė gjak e
marrin gjak si ēdo shtėpi tjetėr.
20. Nė luftė, kur asht lidhė besa, bajraktari asht nė besė tė bajrakut:
gjakun ia lyp e i merr bajraku i tij. Jashtė besės, gjakun bajraktarit ia
merr shtėpia e tij.
Kuvendi i bajrakut
21. Bajraku mblidhet nė kuvend "burrė pėr shtėpi", "nė shtatė
e nė shtatėdhjetė ose "me dhetarė".*)
22. Nė kuvend dhetarėt ulen nė formė rrethi e nė krye tė tyre qėndron plaku
(kreu) dhe paria.
23. Kur duhet qė kuvendarėt tė lėvizin pėr t'u tubue sipas katundeve,
vendėsit nuk luejnė, luajnė vendin tė ardhunit.
24. Dhetarė tė bajrakut janė krenėt a pleqtė e katundeve a tė fiseve; nė
bajrakun - katund dhetarė janė pleqtė e fiseve (vėllaznive)
25. Bajraktari, megjithėse nuk asht krye, zen vend me krenėt. Vendin e tij nė
kuvend e zen nji i shtėpisė sė tij, me tė njėjtin
tagėr.
26. Bajraktari i shtėpisė sė plakut zen vendin e
plakut, pėrndryshe jo.
27. Kuvendi i bajrakut mblidhet zakonisht dy herė nė vit: nė Shėngjergj e nė
Shėmitėr, por edhe simbas nevojės.
28. Bajraktari, si tė marrė fjalėn e plakut ose tė kuvendit, jep kushtrimin
simbas zakonit e del me flamur nė dorė. Pa fjalė tė plakut e tė kuvendit
bajraktari s'ka tagėr me dhanė zanin pėr kushtrim.
Kushtrimi jepet me pushkė,me lodėr, me za.
29. Bajraku mblidhet nė qendėr tė bajrakut ose ku asht vendi i caktuem me razi tė pleqve.
30. Vendet ku mblidhen bajrakėt janė:
Bajraku i Rrafshės:
Kodra e Osmane a Kepi i Kovaēit (Bicaj)
Bajraku i Tejdrinės:
Kodra e Qinamakut (Surroj), Kepi i Shtanės (Ujmisht)
_______
*) dhe + tar =
pėrfaqėsues i dheut
Bajraku i Kalisit: Livadhi i Teqes
Bajraku i Radomirės: Xhamia e Tejsit
Bajraku i Qafės: Kalaja e Dodės (Ploshtan), Livadhi i
Zallit (Bushtricė)
Bajraku i Ēajės: Xhamia e Fshatit.
Bajraku i Topojanit: Kodra e Burrave (Brekijė).
31. Bajrakėt e Nahijes (Kalis, Radomirė. Qafė, Ēajė) mblidhen nė Kala tė
Dodės.
32. Bajraktar i parė nė Lumė asht ai i Bicajve, pse "Luma askeri" -
thonin tė vjetrit*
33.Radha e bajrakėve tė nahijes asht: Kalis, Qafė.
Radomirė, Ēajė.
Prona e bajrakut **)
34.Veē pronės sė ndame pėr shtėpi, vėllazni, mahalla e katund, disa bajrakė
kanė meranė e vet: njė kullotė, pyll e mal.
_______
*) Ka edhe mendime se
bajrak i parė ėshtė i Topojanit, sepse ky bajrak ka treguar trimėri nė
betejat e Qafės sė Duhlės kundėr Serbėve (1912) dhe mė parė (1876) edhe nė
Prokupe, Nish etj. Prej kėtij bajraku kanė dalė burra dhe ushtarakė tė lartė
tė Perandorisė Osmane: Sinan pashė Topojanin (1506-1596), Ajaz pasha
(ekzekutuar 1558), Mustafa pasha (biri i Ajaz
Pashės), Ferhat pasha etj. Sipas njė dekreti sulltanor (1586), Topojani me rrethinė ka gėzuar privilegje nga Perandoria Osmane)
**) Mera bajraku ka pasur, psh Ēaja e Radomira. Por edhe mali i Gjinetės
(Kalis) deri nė vitin 1913 ka qenė mera e bajrakut, pastaj u nda.
35.Meraja e bajrakut shfrytėzohet si "nja e
nja" nga meratarėt, por nė tė nuk mund tė shkemish tokė tė re e tė
ndėrtosh sllon e shtėpi pa leje tė kuvendit tė bajrakut.
36. Dami dhe fitimi nė mera janė tė pėrbashkėt pėr tė zotėt e saj.
37. Meraja, po u pa e nevojshme, ruhet me rojtar, e ky paguhet pėr shtėpi.
38. Meraja ndahet, po u nda bajraku e meratarėt marrin si
"nja e nja" ti nji pėllambė, unė nji pėllambė, ti nji gisht, unė
nji gisht.
39. Nė meranė e pandame nuk mund tė presish dru e landė a tė kositėsh bar e
tė presish gjeth me shitė, por vetėm pėr hall tandin. Ndryshe veprohet me
vendim tė Kuvendit tė Bajrakut.
40.Banorėt e bajrakut, po u banė nė njė mendje,
shesin e blejnė mera.
41.Meraja e bajrakut ruhet me itifak. Kush shkel
itifakun e merasė ka gjobė, gjobė mbi gjobė, leēitje e pėrzanie prerj vendit.
42. Dami i tė huejit nė mera tė bajrakut "lahet jashtė karareve tė
bajrakut"
43. Morta e atij qė vritet pėr me
mbrojtė merunė, bahet nga bajraku.
Vetėmbrojtja e bajrakut
44. Detyra kryesore qė kanė krenėt dhe vegjėlia asht mbrojtja e bajrakut:
mosrrezikimi i njerėzve dhe ruajtja e vėrrinit, bjeshkės, malit, ujit.
45. Nė krye tė burrave tė armatosun asht plaku dhe pėrkrah tij paria. Kur
plaku asht i pamundun (i sėmunė a i motnuem), ja
lėshon prinė e luftės nji tjetri qė mund ta bajė atė barrė.
46. Nė luftė shkojnė burrat e njehun a "mė shtatė e mė shtatėdhjetė
". Burrat e luftės caktohen pėr shtėpi a pėr katund. Tubės sė burrave tė
njė katundi u prinė plaku i katundit.
47. Armėt e luftės i ka ēdo burrė nė shtėpi.
47. Luftėtari qė i bishtnon luftės ose qė largohet prej saj pa dije tė kreut
tė katundit a bajrakut gjykohet e dėnohet. Gjyqohet e dėnohet edhe ai qė
thyen besėn e luftės, shtjen pushkė pėr me marrė
gjak a pėr me ra nė gjak.
DOKUMENTE*
1.Letėr dėrguar Bilal agės (Bicaj) 1824
Mbas pėrshėndetjeve, ju njoftojmė se na ka
ardhur ferman perandorak pėr tė mobilizuar njė orė e mė parė ushtarė. Prandaj
tė jeni tė gatshėm dhe tė zellshėm. Ju porosisim nė mėnyrė kategorike qė t'ua
bėni tė ditur kėtė fshatrave qė janė nė juridiksionin e bajrakut. Brenda njė
jave, duke filluar nga dita e sotme, tė grumbulloni dhe tė bėni gati ushtarėt
tuaj. Pėr kėtė qėllim u shkrua kjo letėr e cila po ju dėrgohet me Demir agė
Nangėn.
Kėrkoj qė, kur tė mbėrrijė, me ndihmė tė zotit, aty,
tė veproni sipas asaj (letrės Sh.H.) dhe brenda njė jave tė keni gati
ushtarėt.
23
shaban 240 (1824)
Mytesarrifi i Prizrenit
Mahmud
2. Agallarėve tė Bicajt e tė fshatrave
tė tjerė tė Lumės,
1824-1825 (?)**)
Ju njoftojmė se me ferman
perandorak jam ngarkuar tė vete pranė Shkėlqesisė sė tij, valiut tė Bosnjės,
duke pasur me vete 1500 ushtarė. Prandaj ėshtė e
domosdoshme qė tė mblidhen e tė pėrgatiten ushtarėt sa mė parė.
--------------
* Marrė nga libri nė
dorėshkrim i autorit "Luma nė gjysmėn e parė tė
shek. XIX. Tiranė, 1999.
**) Letėr e mytesarifit
tė Prizrenit Mahmud pashė Rrotulla
Ėshtė e qartė se nė bajrakun
e Qafės dhe nė bajraqet e tjera nuk ka ushtarė, prandaj ėshtė e nevojshme qė
nga bajraku juaj tė nxirrni nė dy shtėpi njė ushtar, gjithėsejt 291 ushtarė
*, tė cilėt, siē ėshtė zakoni juaj, do tė paguhen. Prandaj u shkrua kjo
letėr, e cila po ju dėrgohet me Bilal agėn dhe me njeriun tonė, Ahmet Qafėn.
Kur kjo letėr tė mbėrrijė
atje, me ndihmėn e zotit, dhe pasi ta kuptoni mirė ēėshtjen edhe nga
relacioni qė do t'u bėjė me gojė Bilal aga dhe
njeriu ynė, Ahmet aga, tė merrni masat e nevojshme nė mėnyrė qė, kur tė ju
vijė letra tjetėr, tė bėni gati ushtarėt dhe tė niseni duke pasur me vete
pėrpara flamurin tuaj.**
3. Letėr e Mahmud pashė Rrotullės,
mytesarrif i Prizrenit, dėrguar Bilal agės nė Bicaj e tė gjithė agallarėve tė
Lumės,
1824-1825 (?)***
Tė nderuarit Bilal aga nė
Bicaj e tė gjithė agallarėve tė Lumės.
Mbas pėrshėndetjeve, ju njoftojmė
se:
Dje erdhi njė bujurulldi
e valiut tė Nishit, Shkėlqesisė Osman pasha, me anėn e sė cilės ky na
porosiste dhe na urdhėronte qė tė kemi nė gjendje gadishmėrie ushtarėt.
Prandaj tė regjistroni ushtarėt qė keni rekrutuar, t'i paguani ata dhe t'i
vini nė gjendje gadishmėrie. Kėshtu qė, kur tė ju vijė letra ime e dytė, tė
vini kėtu bashkė me ushtarėt, duke pasur pėrpara bajrakun tuaj. Gjerė tė
shtunėn e ardhme duhet tė jeni pėrgatitur plotėsisht.
Pėrsa mė sipėr u shkrua kjo letėr qė po ju dėrgohet me
njė njeri timin.
------------
*) Nė mesin e viteve
njėzet tė shek XIX, bajraku i Rrafshės (Lumės) paska pasur 582 shtėpi.
**) Megjithėse dritė
nuk ka, pas gjithė gjasash, dok.i pėrket vitit 1824-1825. Kėshtu ka menduar
edhe pėrkthyesi V.Buharaja.
*** Letra mund tė jetė e
gjysmės sė dytė tė dhjetėvjetėshit 1820-1830
kjo letėr tė mbrrijė aty, me ndihmė tė zotit, dhe tė
njiheni me pėrmbajtjen e saj, tė veproni sipas saj. *
4. Letėr e Mahmud pashė Rrotullės dėrguar
"tė nderuarit Bilal
aga nė Bicaj
dhe agallarėve e krerėve tė tjerė tė Lumės,
1826-1827 (?)
Mbas pėrshėndetjes ju njoftoj
se:
Me urdhėr tė lartė perandorak jemi
ngarkuar qė tė marrshojmė kundėr tė pafeve grekė, duke qenė tė inkuadruar nė
ushtrinė e zotėrisė sė tij, valiut tė Rumelisė. Kėshtu qė, me ndihmėn e
zotit, do tė nisemi pėr tė marrė pjesė nė kėtė luftė. Tani ka ardhur koha qė
tė pėrgatisim forcat ushtarake. Prandaj ėshtė e domosdoshme qė kėtė tė hėnė
tė niseni qė andej dhe tė vini kėtu pėr tė biseduar mbi pėrgatitjen e forcave
ushtarake qė do tė mė shoqėrojnė mua (nė kėtė fushatė -Sh.H.)
Pėr tė njoftuar sa mė sipėr, u shkrua kjo letėr e cila po ju dėrgohet me njė njeri timin, Kur kjo me ndihmė tė zotit, do tė
mbėrrijė aty dhe ju do tė merrni njoftim mbi pėrmbajtjen e saj, ashtu siē urdhėroheni,
tė hėnėn tė niseni e tė vini. Kaq **
Mahmud ***
----------
* Megjithėse nuk shėnohet, letra ėshtė e
mytesarifit tė Prizrenit, Mahmud pashė Rrotulla
** Sipas pėrkthyesit, Vexhi Buharaja, letra
ėshtė shkruar nė vitet 1826-1827
*** Mahmud pashė Rrotulla, mytesarif i Prizrenit
5. Letėr e Mahmud Pashė Rrotulla,
mytesarrif i Prizrenit dėrguar tė nderuarit Bilal aga nė Bicaj dhe gjithė
agallarėve e krerėve tė Lumės, (1828)
Mbas pėrshėndetjeve ju njoftohet se:
Vėllai im, Emin pasha, ėshtė nisur
nga Stambolli dhe ėshtė duke udhėtuar pėr tė ardhur nė kėto anė. Ndėrkohė
mbėrriti dhe korrieri ynė, Sadiku, i cili na solli njė urdhėr tė pashait. Nė
bazė tė kėtij urdhėri, unė jam i ngarkuar qė tė pėrgatis forcat ushtarake. prandaj, nė bazė tė urdhėrit qė kam marrė, duhet tė
pėrgatiten ushtarė. Pėr kėtė arsye, ju agėt dhe krerėt e vendit, tė enjten tė
niseni qė andej dhe tė premten tė jeni nė Prizren. Pėrsa mė sipėr u shkrua
kjo letėr, e cila po ju dėrgohet me njė njeri timin.
Kur, me ndihmė tė zotit, tė merrni dijeni nė lidhje
me sa mė sipėr, ashtu siē u tha, tė enjten qė vjen tė niseni qė andej dhe tė
premten tė jeni nė Prizren.
244(4.1828)*
(Mahmud) **
6. Defter llogarie mbi sasinė e furnizimeve dorėzuar
ushtrisė nė Prizren, 1837. Ushtarė dhe kuaj qė duhej tė ushqenin vetė
bajrakėt pėr vitin 1253(1837)
Bajraku Vetė kuaj
Luma 160 240
Bregu i Drinit*** 52 8
Qafa 93 6
--------
* Muaji ėshtė grisur nė dokument
** Mahmud Pashė Rrotulla, mytesarifi i Prizrenit
*** Nė dokumente tė tjerė edhe Qafa e Drinit,
Ana e Drinit
Radomira 45 6
Topojani 50 7
Kalisi 38 6
Ēajlla(Ēaja) 40 8
Dolovishta 80 4
Opola(Opoja) 100 10
Ostrozupi 124 7
Pollozha 76 6
Suhareka 107 6
Lubina(Lubizhdė) 84 3
Hoēa 22
7.Letėr e njė ēaushi qė shėrbente nė regjimentin e tretė,
batalioni i
dytė i redifėve nė frontin turko-rus, 1853*
Shpirti im, i dashuri im, qė jeni i pajisur me
sjellje tė bukura, z.Islam Bajraktari. Pyes pėr shėndetin tuaj dhe ju bėj tė
fala. Uroj qė tė jeni ashtu si duhet me shėndet. Nė
qoftė se pyetni pėr ne, lavdi zotit, gjer nė kėtė rast qė po ju shkruajmė
kėtė letėr, jemi mirė. Zoti na e bėftė mbarė qė tė shihemi sė afėrmi. Amin!
Mora 15 groshet qė na dėrguat. U gėzuam sa s'mund ta pėrshkruajmė dot. Zoti
ju gėzoftė edhe ju. Tė fala Numan (Liman-Sh.H.)Bajraktarit, Ali agės, Bajram
agės, Dervish agės e Abdulla agės...
12 shaban 70 (1853). Sulejman Ēaushi, biri i Veli Domit nga fshati Ulumishte
(Ujmisht) i kazasė sė Prizrenit, regjimenti 3-tė batalioni i 3-tė i ushtarakėve redifė
-------
* Pėr herė tė parė pėrmendet emri i njė
bajraktari nė Lumė
TABELE PERMBLEDHESE
I. Qendrat e Titullarėt (Vėllazėritė)
Emri i bajrakut Qendrat Titullarėt
Luma (Rafshja) Bicaj Bilalėt
Tejdrinia Ujmisht (Domaj) Domi
Qafa Bushtricė Gjini
Kalis Mahalla e Poshter Ymeraj
Radomirė Tejs Ahmati
Ēajė Fshat Graci
Topojani Brekijė Islamaj
II. QENDRAT E BANUARA TE BAJRAKUT TE RRAFSHES
(LUMA E MIREFILLTE)
Gjysma e parė e shek.XIX* (Vitet 40) Gjysma e dytė shek.XIX**
Bilusha 19 shtėpi Bicaj 150 shtėpi
Poslishta 11 shtėpi Kolesjan 50 shtėpi
Zhurė 79 shtėpi Lusna 110 shtėpi
Shkoza 7 shtėpi Gabrica
Dobrusha 5 shtėpi 10 shtėpi
Virmica 17 shtėpi Nankovcė 60 shtėpi
----------
*) Luma nė gjysmėn e parė tė shek.XIX,
dok.69. Kėtu nuk jepet si katund i kėtij bajraku
** Jastrebov, Stara Srbija i Allbanija, 1904, f.214
Barlovca (Bardhoc)15 shtėpi Shtiqen 100 shtėpi
Morina 16 shtėpi Gostil 60 shtėpi
Lagje Shahe 12 shtėpi Kukės 30 shtėpi
Gjegjina 22 shtėpi Pėrbreg 100 shtėpi
Bobregu(Pėrbregu) 53 shtėpi Gjegjėn 40 shtėpi
Gostila 24shtėpi Bardhoc 50 shtėpi
Shtiqeni 61 shtėpi Morin 40 shtėpi
Nankovca (Nangė) 47 shtėpi
Bicaj 44 shtėpi
Lagja e Osmanit 25 shtėpi
Lagja e Mustafajt 39 shtėpi
Kolosnani 21 shtėpi
-----------------------------------
597 shtėpi 800 shtėpi
---------------------------------------------------
Shėnime pėr studimin
1.- Fjala "bajrak" nė Fjalorin e Gjuhės Shqipe (Tiranė, 1980. f.84) ėshtė shpjeguar nė kėtė mėnyrė:"BAJRA/K -U m.sh.
- Ė, - ĖT dhe - QE, - QET 1. vjet.Flamur. 2.hist,
njėsi ushtarake e mė vonė administrative qė u krijua nė ndarjen tokėsore tė
disa krahinave tė Shqipėrisė ku kishte mbeturina tė organizimit fisnor
patriarkal dhe qė i zunė vendin kėtij organizimi. 3.etnogr. shami e kuqe me lule e xhufka qė e mbanin krushqit si
flamur kur shkonin tė merrnin nusen".
Fjala "bajraktar" nė kėtė fjalor (f.84) shpjegohet:'BAJRAKTAR- 1
m.sh. -Ė, - ĖT, 1.vjet.Flamurtar 2.hist.kreu i bajrakut...3.etnogr.krushku qė
mbante bajrakun e dasmės, kur shkonin tė merrnin nusen.
"Bajrak" ėshtė fjalė me origjinė persiane e hyrė nė gjuhėn shqipe
nėpėrmjet turqishtes. Sipas S.Frashėrit, fjala "bajrak" si term i vjetėr ushtarak osman, ėshtė me burim kurd, dhe
nė zanafillė kishte kuptimin e njė reparti ushtarak (tabor). Ai, pra S.Frashėri, shpjegon edhe: bajrak aēmak- shpalos
flamurin, mbledh ushtarė, ngre krye; bajrak askeri - ushtri e bajrakut e
formuar nga i gjithė populli pėr tė luftuar kundėr armikut (Sh.Samy-bey
Frashėri, Dictionaire turc- franēais, Costantinople, 1885, f.321. Po ky
Kamusi-turk, Istambul, 1899-1900, f.278; P.Doēi; vep. e
pėrm.f.40-41.
2- Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Tiranė 1985, f.613. K.Ulqini, Bajraku nė
organizimin e vjetėr shoqėror shqiptar, Tiranė, 1991, f.3
4.P. Doēi, Vetėqeverisja e Mirditės, Tiranė 1996, f.33
5. Historia e Shqipėrisė, vėll.I, Tiranė, 1965, f.206, 397; L.Mile,
Kryengritjet popullore nė fillim tė Rilindjes sonė (1830-1877), Tiranė 1962,
f.36; V.Meksi. Tė dhėna rreth krahinave autonome dhe sė drejtės dokėsore tė
shqiptarėve gjatė shek.XIX dhe fillimit tė shek.XX, "Referate e kumtesa"
I, Tiranė 1965, f.106; I.Elezi, Karakteri i tė
drejtės zakonore shqiptare gjatė pushtimit turk, "Konferenca e Dytė e
Studimeve Albanologjike", vėll.II, Tiranė 1969, f.168;
po ky, E drejta zakonore penale e shqiptarėve, Tiranė, 1983, f.73;
Sh.Rrahimi, Vilajeti i Kosovės, Prishtinė, 1969, f.21; S.Pupovci,
Marrėdhėniet juridike e civile nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, Prishtinė, 1971;
M.Krasniqi, Disa veēori etnografike tė Lugut tė Baranit, "Gjurmime
albanologjike"-Folklor dhe etnologji, Prishtinė, 1984, f.99; K.Ulqini,
Bajraku nė organizimin e vjetėr shoqėror, Tiranė, 1991, f.30; Fjalori
Enciklopedik Shqiptar, Tiranė 1985, f.61
6.P.Doēi, po aty
7. po ky, f.24-25
8. po ky, f.26
9.S.Pulaha, Krahinat e Sanxhakut tė Dukagjinit gjatė shek.XVI, II, Studime
Historike 4, 1973, f.169, katundet Mamis (Mamzė), Kolish(Kolsh), Ulumisht
(Ujmisht), Suroj, Aren i shėnon nė nahijen e Spasit
por mė vonė, duke qenė njė njėsi vetėqeverisėse, kėta shkėputen nga Spasi e
bashkohen me krahinėn e madhe tė tyre, Lumėn.
10. Nankofc Buzrek, Nankovc Kyēyk, Gorna Goshtica (ose Pashkash), Pobrek,
Dobrosh, Bushad, Shala, Dolina Goshtiēa, Tatza (Truallishtė), Virnica
(Virica), Kudsaq (Kodsaē), Shtiqanic, Zhur, Bulin Dol (ose Bardofc),
Gabranica, Bogdanica, Pandala (ose Pankala), Bragjan,Kolosna, Dobroshin,
Morina (oseVijoviq), Gamnja(Kamnja) ose Millobost, Bushishta, Lanēishta (ose
Tėrshana), Shin Bera (Pera) ose Sveti Nika, Tatza, Krynza, Buzalepur,
Kukufic, Krushofic, Muniq (Moiq).
11. Bushtrica: mahallat Gjonan, Priftan, Martan, Nikosan, Kuqkiq, Bardan,
Drazh, Lijash, Shirgjan; Diragishta: mahallat Bloshtan. Ēeren, Radomir, Shin
Andre, Shullan; Ēajla: mahallat Fshat, Buzėmadha, Shinmirija, Vad, Martan,
(Matrak), Shkiza (Shkin); Kashtanija, Ajdovran, Lusėna, Mlika, Truallishta
dhe Kalaja e Resovės (me banorė nga fshatrat Deēar
dhe Ulumisht).
12. Nė kėtė nahije tė madhe bėnin pjesė edhe fshatrat ( e mahallat) Topoljan
me mahallat Kosharishta, Bogdash, Ēėrveniē, Briftan, Brekēa, Kollovoz,
Orēikla, Lumja (Lojmja), Turja, Shtruezova (Shtreze), Novosel qė do t'i
gjejmė mė vonė nė njė bajrak.
13. Nė kėtė nahije bėnin pjesė edhe fshatrat Mamis (Mamish), Kolish,
Ulumisht, Suroj, Arėn (ose Vanfro).
14. Qėndresa e popullit shqiptar kundėr sundimit osman nga shekulli XVI deri
nė fillim tė shek.XVIII. Dokumente osmane -Tiranė, 1978, f.60.62.
15.po aty, f.66.67 (dok.32,33)
16.po aty, f.74.dok44
17. po aty, dok.45,46
18.po aty, dok.165
19.po aty, dok.230
20.Shih shėn.5
21. Historia e Shqipėrisė, Tiranė 1967, f.397
22.K.Ulqini, vep. e pėrm.f.16
23. Luma nė gjysmėn e parė tė shek.XIX-Dokumente Osmane, dok.22
24.K.Ulqini,vep. e pėrm.f.16
24/1. Luma nė gjysmėn e parė tė shek.XIX, dok.23
25. Luma nė gjysmėn e parė tė shek.XIX-Dokumente Osmane dok. 24
26.Historia Shqipėrisė, Tiranė, 1967, f.397
27.Krah.edhe Fjalori Enciklopedik Shqiptar, f.61
28.Historia e Shqipėrisė, Tiranė, 1967, f.397
29.Luma nė gjysmėn e parė tė shek.XIX, dok.6
30.M.Krasniqi, Prizreni "Pėrparimi", 1-2, Prishtinė 1960, f.84-85;
H.Kaleshi. H.Jurgen, Vilajeti i Prizrenit, "Pėrparimi", 2,
Prishtinė, 1967, f.190
31. A.Ahmedi -Theranda -Prizreni nė shekuj, Prizren,1996,
f.125
32. Luma nė gjysmėn e parė tė shek.XIX, dok.nr.21
33. po aty, dok.nr.60
34.po aty dok.22
35.po aty, dok.24
36.po aty, dok.37
37.po aty, dok.76
38.po aty,dok.11,68
49. po aty, dok.68
40. po aty, dok.61
41.Luma nė gjysmėn e parė tė shek.XIX, dok.44, 45, 63
42.Stara Srbija i Albanija, 1904, f.211-214
43. Die Albanischen Muslime zur zeit der nationalen
Undabhangigkeits-beėgung -1878-1912- Otto Harrassoėitz -Ėiesbaden, 1968, f.60
43/1. Bajraku nė organizimin e vjetėr shoqėror , Tiranė, 1991, f.32
44. S.Pulaha, Krahinat e Sanxhakut tė Dukagjinit gjatė shek XVI, II, Studime
Historike, 4, 1973
45.Luma nė gjysmėn e parė tė shek.XIX, dok.73
46.Staraja Srbija, f.214
47.po kėtu, f.213
48.po aty, f.214
49.po aty, f.214
50.Luma nė gjysmėn e parė tė shek.XIX, dok.73
51 Stara Srbija..., po aty
52. Luma nė gjysmėn e parė tė shek.XIX,dok.22, 24
53. Sipas Islam Sokolit, vj.75, Bicaj, gusht 1965
54.Po ky, 21.9.1960
55.Muharrem Temi, 63 vjec, Bicaj, 10.2.1960
56.Luma nė gjysmėn e parė tė shek.XIX dok.83
57.po aty, dok.84, 23 rebiul-evel 72 (v.1854)
58.AIH, Proceset gjyqėsore kundėr aktivistėve tė Lidhjes, D.A-III-350,
f.225-227
59.Sh.Hoxha, Njė atdhetar i harruar, Mustafė Lita "Rilindja", 16
shtator 1998.
60. Sipas Xh. Domit, Tiranė, tetor 1998.
61. A. Shehu, Historiku i Katundit Fshat (dorėshkrim).
|