Shpalime historike Historia e betejės sė fundit
tė Azem Galicės Shkruan: Prof.
Bedri TAHIRI - 26. 08. 2008 __________________________________________ Populli ynė, historikisht, tė
gjitha luftėrat i ka bėrė tė drejta dhe ēlirimtare. Ai kurrė nuk e
zgjodhi luftėn vetė, por ia imponuan tė
tjerėt, pushtuesit. Kurrė nuk pushtoi troje tė huaja, por i
mbrojti trojet e veta, nuk i nėnshtroi popujt e tjerė, por kurrė
nuk u pajtua tė jetojė i nėnshtruar. Kėtė mė sė miri e dėshmon mėsuesja
e jetės- historia, e cila, mjerisht, tė shumtėn e rasteve u
tregua njerkė. Kėto luftėra pėr liri e pavarėsi qenė tė pashkėputura qė nga
koha e tė madhit Skėnderbe e deri tė UĒK-ja
fitimtare. Dhe, pėrherė, deri mė 1912, kur u formua
Shteti Shqiptar, patėn karakter gjithėkombėtar. Mėvetėsia e Kosovės
u sakatos, jo nė luftė, sepse kur erdhi ushtria serbe e gjeti tė
ēliruar nga turqit, por nė Londėr, nė tavolinėn e
gjelbėr. Mirėpo edhe pas kėsaj kėnga e grykėhollave nuk pushoi pėr asnjė
ēast. · Foto: Azem
e Shote Galica · Shiko dramėn: Gėrsheti
i luftrave - Shote Galica Njėra ndėr format mė tė pėrshtatshme tė
rezistencės u tregua edhe Lėvizja kaēake, e cila zė fill nė kohėn e
Perandorisė osmane dhe vazhdon deri mė 1928. Ajo kulmoi nė kohėn e Azem
Galicės (1915-1924), i cili bashkė me Shotėn dhe ēetat e veta
kreshnike bėri mbi 60 beteja fitimtare kundėr tri perandorive
pushtuese. Kėsaj radhe do tė ndalemi vetėm nė betejėn e fundit qė u
zhvillua mė 15 korrik 1924 e qė mė shumė njihet si Epopeja e Arbėrisė sė
Vogėl. Pranvera e vitit 1924 popullin
shqiptar, nė tė dy anėt e kufirit kombėtar, do ta gjejė nė
kėmbė. Ēetat ēlirimtare nė Kosovė ishin shtuar dhe
mobilizuar. Forcat demokratike nė Shqipėri kishin marrė hov dhe veēsa
nuk kishin shpėrthyer. Mjaftonte njė shkėndijė e vogėl pėr tė marrė
flakė. Dhe, momenti erdhi. Mė 20 prill 1924, spiuni i
Zogut, Isuf Reēi, e plagosi pėr vdekje, derisa po shėtiste
rrugėve tė Tiranės me Hoxhė Kadriun, mėsuesin libohovas Avni Rustemin, i
cili mė 13 qershor 1920 e pati shtrirė pėr tokė nė Paris tradhtarin Esat
Pashė Toptanin. Pas disa ditėsh Avniu vdes dhe populli u ngrit nė
kėmbė. Varrimi i tij u bė nė Vlorėn heroike, mė 1 maj
1924, pranė plakut tė urtė, Ismail Qemalit. Atė ditė e tėrė Shqipėria
ishte nė kėmbė. Ky ishte fillimi i Revolucionit Demokratik tė
Qershorit, i cili mė 10 qershor pėrmbysi pushtetin tiranik. Nė tė
morėn pjesė mbi 20 grupe luftėtarėsh nga Drenica tė udhėhequr nga Mehmeti i
Vogėl (Mehmet Delia) i Radishevės. Fitorja e forcave demokratike dhe ardhja
e Nolit nė pushtet ishte njė sukses i madh pėr shqiptarėt nė
pėrgjthėsi. Edhe ēetat kaēake tė Kosovės u gėzuan, sepse tash e
tutje do tė vepronin mė lehtė. Mbretėrsia e SKS kėtė fitore e vlerėsoi
si dėshtim tė politikės sė saj tė jashtme ndaj kėtij shteti fqinj, andaj
tash u pėrqendrua rreth rrėximit tė saj. Ahmet Zogu me klikėn e tij kaloi nė
Jugosllavinė monarkiste. Nė Beograd e pritėn mirė. Vetė
kryeministri dinak, Nikollė Pashiqi, e priti nė kabinetin e tij dhe
u morėn vesh pėr shumė gjėra. Zogu i premtoi atij se po tė ndihmohej pėr
tu kthyer edhe njėherė nė pushtet, jo qė nuk do tu linte vend kaēakėve
kosovarė nė Shqipėri, por edhe do tia lėshonte disa vende Serbisė si
Shėn Naumin, Vėrmoshin etj. Nuk kaloi kohė e gjatė dhe forcat tė
mėdha, mbi 10.000 veta (vullnetarė, zogistė, mercenarė, bjellogardistė, tė
burgosur etj.) e sulmuan Shqipėrinė nė tri drejtime: nga Dibra sulmoi grupi i
udhėhequr nga vetė Ahmet Zogu, nga Prizreni grupi i Cena bej Kryeziut
dhe nga Krahas faktorit tė jashtėm, nė
rėnien e kėsaj Qeverie, ndikuan edhe gabimet e brendshme. Fan Noli
dhe Qeveria e tij e brishtė i bėnė ca gabime: premtuan reforma tė shumta e
nuk arritėn ti realizojnė tė gjitha dhe ndaj opozitės nuk e pėrdori dhunėn
revolucionare. Frytet e revolucionit tė Qershorit Noli me shokė duhej
ti mbronte me forcė e me armė tė rekrutuar nga populli, sepse vetėm ky
mund tė siguronte fitoret e korrura. Kėto lėshime dhe gabime i pa edhe vetė
Noli, i cili mė vonė, nė njė vend shkruante: Kemi vrarė veten me
dorėn tonė. Kjo vėrehet edhe nė poezinė Krishti me kamēikun, kur
thotė: Je gabuar, o
Krisht, qė u ke predikuar Se tė marrėt, tė
shurdhėrit skanė dėgjuar. Ndreq kurrizin mė
parė, pastaj ndriēo trurin. Se shpirt-robi sēlirohet
askurrė pa drurin. * * * Mirėpo para se tė ndėrmerrej
diēka kundėr Revolucionit dhe Qeverisė Demokratike tė Tiranės duhej
shkatėrruar Arbėria e Vogėl e Azem Bejtė Galicės, e cila qėndronte si
pararojė besnike mu nė ballė tė Drenicės heroike. Kjo kala
vigane, qė nė fillim pėrfshinte tė gjitha fshatrat e komunės sėPrekazit.
Galicėn, Lubovecin, Mikushnicėn, Dubofcin, Beēiqin, Krasaliqi,
Prekazi, Tėrnavcin, Kuēicėn dhe Stėrmcin e Ulėt, kurse nga
janari i vitit 1924 ishte kufizuar vetėm nė tri:
Galicė, Lubovec, Mikushnicė, i qėndronte karshi qeverisė sė
Beogradit. Krali serb ishte i sigurt se po arriti ta shthurė kėtė fole
shqiponjash fare lehtė do tė depėrtonte edhe nė Shqipėri. Ai bėri tė
gjitha pėrgatitjet pėr ta rrethuar me ushtri, sepse xhandarmėria nuk po
bėnte punė. Si pėrherė, edhe kėsaj radhe, kėtė detyrė e mori
pėrsipėr Pashiqi mjekėrbardhė, i cili: Tel Zhupanit n Shkup i ka ēue Kėshtu, mė 14 korik
1924, forca tė mėdha ushtarake nga garnizoni i Shkupit (mbi 1200
veta), tė pėrcjellur edhe nga artileria e rėndė, e pėrbėrė nga
shumė mitraloza e 7 topa, i hipin trenit dhe nisen pėr nė
Kosovė. Pos ushtarėve tė rregullt atyre u bashkangjitėn edhe disa
vullnetarė, ēetnikė, njerėz tė liruar nga burgjet, tė mobilizuar me
dhunė dhe ca xhandarė vendės pėr tua treguar rrugėn. Nė tė vėrtetė ata
e kishin bėrė skicėn qė mė parė. Dy javė mė heret, tre oficerė e
dhjetėra ushtarė ishin parė nė Qyqavicė, mbi Dubofc, dhe kishin
pyetur pėr fshatrat pėrreth, sidomos pėr Galicėn, Lubovecin dhe
Mikushnicėn, tė cilat edhe i kishin rrethuar nė hartė me ngjyrė tė kuqe.
Kur zbresin nė Mitrovicė, masės sė shqetėsuar i thonė sė po shkonin pėr
ta forcuar kufirin me Shqipėrinė. Nė tė errur, pas orės
20, nisen rrugės pėr nė Pejė. Kur arrijnė nė Vojtesh, e
lėshojnė rrugėn dhe marrin drejt ARBĖRISĖ SĖ VOGĖL. Dikur, rreth
mesnatės, grumbullohen nė vendin Leskova, afėr Lubovecit. Aty
koloneli Stojanoviq, nė prani tė zhupanit tė madh tė Shkupit, lexon
urdhėresėn se shkonin pėr ta rrethuar Azem Bejtė Galicėn. Pasi marrin
udhėzimet e duhura dhe detyrat e qarta:
oficerė, nėnoficerė, ushtarė e xhandarė nisen pėr nė vendet e
caktuara. U morėn vesh pėr njė rrethim tė trefishtė dhe pėr njė sulm tė
rreptė e tė pėrnjėhershėm nga tė gjitha anėt e me tė gjitha armėt. Ende pa
aguar mėngjesi i 15 korrikut, tė tri fshatarat e Arbėrisė sė Vogėl;
Galica, Luboveci dhe Mikushnica, u gjeten tė rrethuara
trefish. Dėshmitarėt e asaj dite: Zenel Haxha, Rushit
Syla, Vesel Ujkani, Ali Islami, Tafil Islami, Rifat
Avdiu, Azize Ferizi etj.) Kėtė betejė tė pėrgjakshme
midis forcave, askund tė barabarta, e pėrshkruajnė kėshtu: Ishte
festa e Bajramit tė vogėl. Ditėn e dytė, tė gjitha ēetat e Drenicės
u mblodhėn nė Galicė. Kishin ardhur pėr ta pėrgėzuar kryekomandantin e
tyre. Nė lėndinėn e varreve u grumbulluan edhe shumė burra e tė
rinj. Gjashtė tupana binin sa e
dridhnin tokėn. Trimat kėrcenin e hidhnin valle papushim. Gjuanin
gurapesh e pėrlaheshin shokash tė rinjtė. Pleqtė kuvendonin nėn hijen e
lisave qindvjeēarė dhe pinin duhan. Dikur pasdreke tre djelmosha shkuan
dhe i vendosen tri tjegulla tė gėlqerosura nė Kėrshin e Zallinave, pėr
ti gjuajtur shenjė. Filluan tė qesin me
radhė. Plumbat fishkėllonin dhe qėllonin. Njė shenjė, pėr
ēudi, qėndronte e paprekur. Nuk rrėxohej se nuk rrėxohej
dot. Kjo ėshtė shenjė e keqe, - thanė mė tė vjetrit. Shota veē po i shikonte. Dikur nuk u durua dhe foli me zė: Mjaft, more vllazen, mos harxhoni kot
fishekė, se na duhen. Anmikun e kemi te
pragu i vatrės. Unė ua heq qafesh atė tė mallkuar, se sot as Azemit
nuk po i shkon mbarė. Edhe
kur ėshtė zgjue nga gjumi iu ka lidh shoka nyje, ēka kurrė nuk i ka
ngjarė. E mori pushkėn, u ul nė gjunjė dhe me fishekun e dytė tjegullėn e bėri copė-copė. Kah mbrėmja njerėzit u
shpėrndanė nėpėr shtėpitė e veta. Edhe luftėtarėt
vepruan njėsoj. Nė kullėn e Azemit atė natė u ndalėn vetėm tre
luftėtarė: Hazir Rama i Vitakut, Bajram Delia i Tėrnavcit dhe Kamer
Llausha. Nė shtėpitė tjera nė Galicė kanė qenė edhe: Hys Popova e Zenel Ujkani nė shtėpinė e dajės sė vet, Emin Rexhės;
Halil Xhemaili dhe Shaban Sherri (Llausha) nė shtėpinė e Hasan Lahut
dhe Bekė Hyseni nė shtėpinė e vet. Nė Lubovec, pos luftėtarėve
vendas, atė natė kanė qenė edhe Xhemė Tėrnavci me Isė
Koshutanin. Ndėrsa nė Mikushnicė ishte Shaban Manxholli me fshatarėt e vet. Pra, siē po shihet, atė natė
tė kobshme, nga Ēeta kreshnike e Azem Bejtė Galicės, nė Arbėri tė
Vogėl nuk kishte mė tepėr sė 13 luftėtarė. Tė nesėrmen, ditėn e
tretė tė Bajramit tė Vogėl, ditėn e martė, mė 15 korrik 1924, tė
tri fshatrat u gjenden tė rrethuara. Rrethi i parė mbėshtillte kullėn e
kryetrimit, rrethi i dytė Galicėn dhe rrethi i tretė gjithė Arbėrinė e
Vogėl. Pos mitralozave tė mėdhenj, nė kodrat pėrreth ishin vendosur
edhe 7 topat: i pari nė Lubovec, nė kodrėn mbi shtėpinė e Halit
Bajramit; i dyti nė Kėrshin e Zallinave (aty
ishte edhe komanda dhe zhupani); i treti nė Sukėn e madhe tė Galicės; i
katėrti nė Kudrinė afėr Dubovcit; i pesti te Mrizet e Mikushnicės; i gjashti
te Kika e Prekazit, mbi shtėpinė e Hajzer Nezirit nga Mikushnica dhe i
shtati te Kodra e Prekazit ( ku gjenet sot shkolla). Gruaja e dytė e
Azemit, Zoja, e para i kishte hetuar armiqtė e pabesė. Ishte
ngjitur nė kullė dhe e kishte lajmėruar tė shoqin. Ai, si
zakonisht gjakftohtė e pa u ngutur, pėrgatitet mirė e mirė dhe u bėnė zė
shokėve qė ende po flinin: Ēonu shokė, se kokmi rrethue, Sa pėr vete , spi kam
dert Pas kėtyre fjalėve Azem Bejtė
Galica del nga kulla dhe nė derė tė oborrit e vret njė kapiten, i cili
pėr tu dhėnė zemėr ushtarėve ishte afruar deri aty (shpata
i kishte ngelur nė avlli- tregon Rifat Avdiu nga Mikushnica, qė si
fėmijė e kishte gjetur pas disa ditėsh). Pas vrasjes sė oficerit serb
dhe kushtrimit qė e lėshoi Azemi (thuhet ėshtė
dėgjuar deri nė Prellofc, 1. 5 orė larg Galicės) ushtarėt zbrapsen dhe
marrin vrapin nėpėr arėn me misėr. Nė anėn
tjetėr tė kullės del Bajram Delia, i cili nga njė pusi lufton derisa
vritet. Qėndrimi heroik i kėtij trimi (ishte
djalė hasreti) i zbrapsi pėr njė moment hordhitė serbe qė vinin togje-togje.
Pėr ta ēarė rrethimin e parė dhe pėr tė dalė nga kulla, Azemin e ndihmoi
heroina Shotė dhe sulmi i shpejtė i trimave tė
Lubovecit. Ata, me tė krisė pushka e
parė, ngritėn nė kėmbė dhe tė prirė nga luftėtari plak, Halit
Bajrami, me vrap arrijnė te kulla, duke i sulmuar pas shpine
ushtarėt qė kishin rrethuar kullėn. Nė atė moment Azemi pat
thėnė: Trimit hakun mos me ia ngranė Lufta u ndez edhe nė shtėpitė e tjera nė Galicė. Kush kishte pushkė
luftonte aty ku qėllonte. Askush nuk e mendonte vdekjen. Edhe nė dy
fshatarat e tjera, nė Lubovec e nė Mikushnicė, luftohej pėr jetė a
vdekje. Ēdo gjė mori flakė. Digjej gruri nėpėr ara e nėpėr lama, digjeshin
shtėpitė, digjeshin stallat bashkė mė bagėtinė
brenda. Gratė, fėmijėt dhe pleqtė nuk dinin kah tia
mbanin. Tymi e flaka kishin mbuluar qiellin. Nė sulmin e parė, pos
Bajarm Tėrnacvcit vritet edhe Hys Popova, i cili 10 ditė mė parė
kishte ikur nga burgu i Mitrovicės dhe kishte ardhur nė Zonėn e lirė tė
Drenicės. Azem Bejtė Galica nga rrethimi
i parė doli me njė plagė nė krahėrorin e
majtė. Ai, nė tė dalė e porosit Shotėn qė
ti marrė dy gratė e tjera dhe tė bashkohen me tė gjitha gratė dhe fėmijėt
galicas e tė nisen drejt Qyqavicės. Vetė, pasi e lidhi plagėn u nis
drejt malit Gamna. Nė Livadhet e Frashėrit, serbėt nga frika kishin
futur kokat nė dhe. Ka raste qė edhe kanė shkelur mbi ta e nuk kanė
bėrė zė. Nga vendi i quajtur Qafa njė mitraliz i madh ua prente rrugėn
dhe nuk i lėshonte tė ecnin pėrpara. Trimi pushon pakėz dhe e merr nė
shenjė gjuajtėsin, tė cilit ia hoqi kapakun e kokės. Kur afrohen
pranė e gjejnė njė toger qė ende po pėrpėlitej. Te Azemi i Ademit nė Mikushnicė ndalet dhe e pi njė gjysmė kėnate
ujė. Rrethi mė i vėshtirė ishte vu
nė livadhet e Mikushnicės. Ishte rrethi i fundit, rrethi i
tretė. Aty takohen shumica e luftėtarėve nga tė tri fshatrat e
rrethuara. Nėpėr livadhe dhe nė njė arė me
misėr kishin zėnė prita armiqtė e panumėrt. Ishte vėshtir tė kalohej
andej. Si zakonisht, Azem Bejtė Galica , u
nis i pari pėr tė ēarė rrethimin. Pushka nuk bėnte punė, se ishte
afėrsi e madhe. E nxori revolėn 15-tėshe, me
mulli dhe u sul si vetėtima duke qėlluar nė tė dy anėt. Kur kalon nė
Kodrėn e Karadanit, pak para se tė futej nė malin e madh, plagoset
pėr vdekje. Njė plumb tinėzar i passhpinės e qėllon nė pakon e fishekėve
tė vet, tė cilėt eksplodojnė dhe ia kėpusin boshtin kurrizor, duke
e bėrė tė palėvizshėm. Fill pas tij sulen edhe tė tjerėt. Pėr disa orė
rresht u bė luftė e rreptė. Pati tė vrarė e tė plagosur nga tė dy
anėt. Livadhet u mbushen me kufoma. U
vranė edhe shumica e shokėve tė Azemit. Kryetrimin e plagosur rėndė e
marrin nė krah (me shoka e rregulluan njė si
vig) Halil Avdia e Smajl Shabani nga Galica dhe Kamer Llausha, tė cilėt
e nisen drejt Qyqavicės. Tėrheqjen e tyre nė
thellėsinė e maleve e mundėsoi lufta heroike e Qerim Shashit-Qollakut nga
Luboveci. Ai ishte plagosur rėndė, predha
ia kishte kėputur tė dy kėmbėt. E kishte zėnė njė pusi tė mirė dhe e
mbante frontin i vetmuar. Shokėt i kishin lėnė mjaft
municion. Armiqtė e mendonin pėr Azemin dhe e sulmonin me tė gjitha forcat. Ai, herė-herė
pushonte derisa ata i afroheshin e paskėtaj i qėllonte duke i vrarė nga dy e
tre me njė plumb. Tri herė e kishin dėrguar njė grua
(Zepėn e Mikushnicės) qė tė dorėzohej, por kot, nuk
pranonte. Kur i harxhohen fishekėt e
shkatėrrojnė me bomba, si Oso Kukėn nė Vraninė. Dhe, mė
vonė, nė atė vend u gjeten, dy gjarpėrinj tė copėtuar, njė
breshkė tė dėrrmuar dhe ferrat e shkrumbuara. Shotė Galica, edhe pse
atė natė qe e sėmurė, u tregua heroinė e vėrtetė. Pasi i ndihmoi
burrit pėr ta ēarė rrethimin e parė, sipas porosisė sė tij, mbi
rrobat e veta luftarake veshi rroba grash dhe me
pushkė nėn sqetull u nis drejt qendrės sė fshatit. Pas saj shkonin edhe
Zoja me Hatėn. Shumica e grave, pleqve dhe
fėmijėve ishin tubuar dhe po u printe plaku me
mjekėr, Shaban Tahiri. Cerberėt serbė posa i
hasin e vrasin plakun dhe ata i mbyllin nė njė stallė. Dy ushtarė i
caktojnė roje. Dikur, njeri prej tyre, i lodhur nga
vapa, ua hedh njė bombė brenda. Njė grua e shpejtė e kap bombėn
ende pa eksploduar dhe ua kthen prapa, duke i mbytur qė tė dy. E
ēelin derėn dhe dalin pėrjashta. Te Ftojt e Tahirit, arrin edhe
Shota, e cila u jep zemėr dhe u prinė drejt Qyqavicės. Te Varret e
Lahajve i gjejnė edhe familjet e asaj lagjeje, tė cilėve po u printe
halla Gjylė me djalin e
vdekur, Murselin, qė ende po e mbante nė krah. Pranė tyre edhe
njė i vdekur, Sylė Aqareva, qė kishte sjell para pėr Vasėn e
Ferzit, tė cilėn e kishte fejuar pėr djalė. Shota afrohet, e
kthen mbarė dhe ia nxjerr kutinė e duhanit nga xhepi. Pasi e mbėshtjell
njė cigare ia dha Gjylės, e cila qė nga ai moment e deri nė
vdekje, mė 1956, e ka pirė vazhdimisht. Armiqtė kur morėn vesh sė Azem
Bejta Galica doli jashtė rrethimit dhe shpėtoi i gjallė u harlisėn
fare. Tėrė mllefin zunė ta shfrenin mbi tė pafajshmit. Masakronin
kėdo qė e hasnin; pleq, gra e fėmijė nė djepa. Nė Mikushnicė u bė
njė vrasje lėmėritėse. Njė gruaje shtatėzėnė, Hasime Musliut, me thikė ia nxorėn fėmijėn nga barku. Tė gjithė tė
vrarėt i bartnin te kulla, pėr tu arsyetuar
para ndonjė komisioni eventual se gjoja ata kishin rezistuar. Ēka i
kishte shpėtuar zjarrit tė artilerisė nuk i
shpėtonte dot zjarrit tė piromanėve me una nė dorė. Bagėtinė e mbetur
gjallė e grabitnin dhe e merrnin me vete. Nė
fund grupin e galicasve tė mbajtur peng, i pushkatuan nė qendėr tė
fshatit. Dhe, pas kėsaj, kolonisti vendas, Maksim
Ujakoviqi, i rrotullonte kufomat me kėmbė dhe
ai qė kishte mbetur gjallė e qėllonte me revole. Aty e vrau edhe tė riun
18 vjeēar, Sinan Ujkanin, i cili nėn kufoma kishte shpėtuar.
Krahinari i Shkupit (Zhupani i madh) dhe
koloneli qė e udhėheqte ekspeditėn tė mllefosur dhanė komandėn: Te Zhupani po bėrtete burija Pasi shkretuan ēdo gjė mbi dhe
u nisen andej nga kishin ardhur. Me vete morėn plaēka tė
ndryshme. Nė mbrėmje sollėn qerre pėr ti bartur kufomat dhe tė
plagosurit e vet. Numri i tyre i saktė nuk dihet, por dėshmitarėt
thonė se ka pasur shumė. Pėr tė mos rėnė nė sy, ata i ndajnė nė dy
grupe; ca pėr Vushtrri, ca pėr Mitrovicė. Kryetari i atėhershėm i komunės sė Zhabarit, Shaban
Rexha, nga naēallniku i Zveēanit, e kishte dėgjuan shifrėn
85. Shaban Hamiti nga Ashlani, atėbotė 12 vjeēar, thoshte se
vetė i kishte numėruar 97 kufoma. Tė tjerė pohojnė se vargoi i qerreve
bartėse ka qenė i gjatė nga Galica nė Vushtrri. Tė vrarėt e Arbėrisė sė Vogėl
mbeten mbi dhe. Nuk lejonin tė varroseshin kinse pa ardhė njė komision i jashtėm. Nė atė vapė tė madhe, trupat e tyre
zunė tė prisheshin. Kufoma e Nezir Zeqirit u frye derisa
pėlciti. Tek pas disa ditėsh burrat e fshatrave pėrreth, shumica
nga Prekazi, erdhėn e i varrosen si munden, disa aty ku i
gjenin, nėpėr ara, male e livadhe, kurse ata qė i patėn
grumbulluar te kulla i varrosen nė varreza tė
pėrbashkėta. Tė plagosurit fshehurazi u
mjekuan nėpėr shokė e miq. Tri fshatrat e Arbėrisė sė Vogėl u shuan pėr
ca kohė. Lufta e Galicės, apo thėnė mė mirė Epopeja e Arbėrisė sė
Vogėl, pati jehonė tė madhe. Ajo u vlerėsua dhe u komentua nė
mėnyra tė ndryshme. Pos nėpėr gazeta e komente, ajo
u diskutua edhe nė Kuvendin e Jugosllavisė monarkiste. Dr.Millan Sershkiqi, ministri i punėve tė brendshme i
qeverisė serbe, fill pas betejės, e informoi Parlamentin me
rrjedhėn e asaj ngjarjeje dhe duke u munduar tė arseytohet pos tjerash thotė: Azem Bejta me
kullėn e tij dhe me fshatrat pėrrth ka qenė shteti nė shtet. Ajo ka qenė
njė krahinė e pamposhtur nė shtetin tone kjo ka qenė turp dhe njė provė e
dobėsisė dhe paaftėsisė sė shtetit tonė qė tė durojė njė shtet nė shtetin
tonė. Azem Bejta ka mbajtur lidhje me Komitetin
e Kosovės nė Shqipėri. Kulla e tij ka qenė strumbullar
i propagandės kaēake, e cila ka kushtuar njė mori jetėrash tė
qytetarėve, xhandarėve e ushtarėve
tanė. Kurrė, zotėri, qė nga ēlirimi e deri para pak ditėsh nuk
ka shkelur kėmba e organeve tona nė atė territor. Nė Galicė na kanė
sulmuar qė nė fillm, edhe pse i kemi lutur qė tė dorėzohen, dhe na
i kanė vrarė 14 ushtarė serbė, sllovenė e kroatė, midis tyre edhe
njė gjerman. Atėherė jemi detyruar tė hapim zjarr nga tė gjitha
armėt. Me keqardhje konstatoj se aty u vranė shumė njerėz nga zjarri i armėve artilerike, midis tė cilėve edhe dy
gra. Nė mesin e tė vrarėve gjenden edhe 80 kaēakė, 10 prej tyre tė
shantazhuar. Kėto tė dhėna nuk pėrkonin
aspak me tė vėrtetėn, por i duheshin pėr ta
arsyetuar atė barbari mbi banorėt e pafajshėm e tė paarmatosur. Edhe
ndonjė kokė e arsyeshme serbe u distancua nga ato veprime
shtazarake. Kėshtu njė deputet u ngrit dhe tha :
Kjo nuk duhej tė ndodhte dhe nuk do tė lejoja qė organet e mia tė vrasin gra
e fėmijė e tė djegin fshatra tė qeta. Ndėrkaq shkrimtari
kroat, Miroslav Kėrlezha, qė ato ditė ishte nė Beograd, pėr
muajin korrik qe shprehur:Kjo ėshtė
dėshtim, sepse; edhe burgosja e Kosta Novakoviqit edhe masakrimi i
qindra kaēakėve tė Azem Bejtės ndodhen nė muajin korrik (1924). Kjo
ngjarje ngjalli reagime edhe nė shtypin serb. Gazeta Vreme e datės 16
korrik 1924, pos tjerash shkruante:Lufta pati
dimensione tė mėdha, nė tė cilėn u pėrleshen qindra kaēakė me njėsi tė
shumta ushtarėsh e xhandarėsh. Nė thirrjen e zhupanit tė madh tri ēeta nga
garnizoni i kėtushėm me 4 topa mbrėmė kanė hyrė nė
Galicė. Me shpejtėsi ėshtė reaguar me zjarr pushkėsh
e mitralozash. Edhe katėr topat , tė cilėt
koloneli Stojanoviq i pati me vete vepronin pa pushim. Gazeta tjetėr
Pravda, e datės 17 korrik tė atij viti, shkruante: Lufta me
kaēakėt, qė u zhvillua dje pas dite nė rrethin e Drenicės, me ashpėrsinė dhe numrin e viktimave ua kalon tė gjitha
luftėrave tė deritshme me kaēakėt. Lufta qe e gjatė dhe shumė e
ashpėr. Numri i viktimave arrin nė 200
Fshatrat, nė tė cilat u
zhvillua lufta janė shndėrruar nė grumbuj gurėsh tė shembur, nėpėr tė
cilėt spikasin trarė tė copėtuar dhe kufoma tė pėrgjakura e tė masakruara. Nuk dihet a ėshtė vrarė Azem Galica apo ka shpėtuar?. Pra, epilogu i tė vrarėve tė asaj dite ėshtė si mė poshtė: Nė Galicė: 1. Bahtir Beka 2. Hasan Lahu 3. Ismail Lahu 4. Mursel Ferizi 5. Sylė Sahiti 6. Selamn Ademi 7. Sadri Ahmeti 8. Sinan Ahmeti 9. Ferat Hyseni 10. Sherif Rrahmani 11. Mehmet Rrahamani 12. Hamide Rrahmani 13. Osman Mehmeti 14. Hajdin Osmani 15. Rrustem Behrami 16. Jashar Behrami 17. Veli Halili 18. Avdi Halili 19. Shaban Tahiri 20. Qerim Shabani 21. Kamer Xhema 22. Sylė Idrizi 23. Hazir Fetahu 24. Sinan Ujkani 25. Nezir Beqiri 26. Zahide (Zaha)
Beqiri 27. Njė fėmijė i
Nezirit 28. Hys Popova- Popovė 29. Bajram Delia- Tėrnavc 30. Sinan Aqareva-mysafir 31. Isa Shabani- Rashan 32. Abaz Bajrami- rom 33. Shak Basjrami- rom 34. Ibrahim Bajrami- rom 35. Man Bajrami- rom Nė Lubovec: 1. Halit Bajrami 2. Murat bajrami 3. Asllan bjarami 4. Bajrush Bjarami 5. Salih Xhemaili 6. Sadik Rama 7. Qerim Shashi 8. Zyhėr Miftari 9. Behram Delia 10. Cek Ismaili 11. Xheladin Veliu 12. Tafil Jetullahu 13. Zenun Sherifi 14. Maksut Islami 15. Tahir Islami 16. Islam Neziri 17. Demė Beqiri 18. Zeqė Beqiri 19. Idriz Isufi 20. Shaban Ademi 21. Kurt Osmani 22. Mustafė Abazi 23. Selman Beqiri 24. Bajram Koshtova-
mysafir 25. Bajram Hyseni-
mysafir Nė Mikushnicė: 1. Ismail Manxholli 2. Ahmet Manxholli 3. Vesel Shabani 4. Jashar Behrami 5. Ali Behrami 6. Sadik Behrami 7. Hafie Avdiu 8. Bahtie Avdiu 9. Rexhep Hyseni 10. Muharrem Cena
( Cen Muharremi) 11. Sadik Salihu 12. Ujkan Mehmeti 13. Mehmet Alia 14. Munish Ademi 15. Bajram Sahiti- nip
nga Baica 16. Ajete Sadriu 17. Hasime Musliu 18. Bajram Bajra 19. Hajzer Barja 20. Sadik Rrahmani 21. Sadri Zeneli 22. Salih Fazliu Mbrėmjen e 15 korrikut 1924, te
Kroi i Ftohtė nė Qyqavicė u grumbulluan shumica e tė plagosurėve dhe familjet
e arratisura. Aty, midis tyre edhe Azem Bejtė Galica, i
shtrirė nė vig. Rojet ishin vendosur nė tė gjitha anėt. Arbėria e
Vogėl ende po digjej flakė. Shota tė shoqit ia mbante kokėn nė prehėr
dhe i jipte kurajo. Lajmi pėr luftėn heroike u pėrhap si me krah. Aty, si
vetėtima, mbėrriti edhe ēeta e Mehmet Konjuhit dhe e Shyt
Bajqinofcit. Mehmeti kur e sheh kapedanin shtrirė zu tė qajė me
zė. Kryetrimi i dha zor, u ngrit nė bėrryla dhe iu drejtua shokėve: Tash mbasi u bėmė bashkė me Mehmetin skanė ēka na
bajnė as shtatė kralat. Dhe, pas
njė jave, kur u bėnė rreth 30 luftėtarė, vendosėn tė nisen pėr nė
Shqipėri. Azemit ia sollėn edhe kalin (Allēin)
nga Palluzha ( ia kishte dhėnė Shaban Palluzhės). Rrugės ndalojnė
nė Abri, nė Kullėn e Hadanit, derisa ia sollėn njė jorgan nga
Rrustem Smakiqi dhe pastaj vazhdojnė pėr nė Gjurgjevik, te Sadik
Rama. Atje u bashkohen edhe dy ēeta tjera; ēeta e Mehmet Delisė dhe
ajo e Met Imerit. Nė malet midis Pėrēevės dhe Gllarevės
Azemi lodhet shumė. Ndalojnė pėr tė pushuar. Pasi ua lė amanet qė
trupi i tij kurrėsesi tė mos bie nė dorė tė armikut dhe se lufta tė mos
ndėrpritej, mbylli sytė njėherė e pėrgjithmonė. Shota me shokėt
besnikė ia ēojnė porosinė nė vend; e lėshojnė nė shpellėn e thellė Ēuku
qė kėrcet, tė cilėn e dinte njeriu i asaj ane, Halim Ngucati-
Pėrēeva. Kur e lėshojnė komandantin nė thellėsinė e tokės
mėmė, Shota vėhet nė krye tė ĒETĖS dhe me zėrin e saj
rrėnqethės, edhe njėherė lėshon kushtrimin sa ushtuan edhe malet:
O, PRITE, PRITE AZEM GALICĖN!
Prof.Bedri Tahiri: Hasan
Prishtina-truri i Lėvizjes Kombėtare... |