Kujtesa
historike Nė 135- vjetorin e
lindjes sė atdhetarit, deputetit, ideologut, diplomatit dhe arsimdashėsit tė shquar demokrat e largpamės, Hasan Prishtina H A S A N P R I S H T I NA TRURI I LĖVIZJES KOMBĖTARE SHQIPTARE (1908- 1933) · Mue nidenė teme patriotike nuk ka mujtė as nuk do tė mujė me mė shtrue
ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė
tanė armiqve! Ka me mė shtrue vetėm vdekja! Hasan Prishtina Shkruan: Prof. Bedri TAHIRI Prishtinė, 02. 08. 2008 Ndėr vendbanimet mė tė mėdha tė Drenicės heroike
ėshtė edhe Polaci. I shtrirė nė njė pozitė tė mirė gjeografike, me tokė tė bereqetshme
e me kullosa tė begata, pėrherė qe pikėsynim i pushtuesve. Secili qė shkeli
nė kėto troje, e lakmoi kėtė lokalitet tė vjetėr iliro- dardan. Pėr tė, veēan
ngulmuan cerberėt e pėrtej Tunės. Kėshtu, midis dy luftėrave botėrore, kėtij
katundi iu shtuan edhe dy vendbanime tė reja pėrplot me kolonė serbė e
malazezė, Polaci i Ri dhe Kralica (sot mė nuk ekzistojnė). ·
Shiko
Dokumentarin: Deri nė
vdekjes(tri pjesė) Sidoqoftė, Polaci mbeti ai qė
ishte, vendbanim autokton shqiptar. Banorėt e tij jetojnė nėpėr lagjet:
Mahalla e Xhamisė (Kabashi, Kerolli, Xani, Hoti), Mahalla e Veliajve
(Veliqi)), Mahalla e
Kocėve dhe e Xanėve, ku jetojnė edhe familjet Gruda dhe
Makolli. Nė bazė tė gjetjeve arkeologjike, si vegla pune, enė prej argjili,
tjegulla, tulla, pastaj varrezat e vjetra etj.,
dėshmohet pėr vjetėrsinė e kėtij vendbanimi. Nė fshat ka gjurmė tė njė kishe
tė vjetėr te krishtere, qė dėshmon se popullata ishte e besimit tė krishterė,
por mė vonė pėrqafoi islamizmin. Nė dokumentet e shkruara pėrmendet nė kartat
e mbretit Millutin (1313- 1318), nė relacionet e arqipeshkv Pjetėr Karagiqit
(1725) dhe nė regjistrin e manastirit tė Deviēit (1777). Me emrin Polac ėshtė
i regjistruar nė sallnamet e Vilajetit tė Kosovės tė vitit 1893 (Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovės-
Drenica, Prishtinė, 2005, f.133-134). Nga ky truall, nė ēdo kapėrcyell a periudhė
historike, dolėn njerėz tė penės e tė pushkės. Nė mos pėr asgjė tjetėr,
Polaci ka ngelur nė histori me atdhetarin mė tė madh tė gjithė historisė
sonė, me ideologun,
me diplomatin, me arsimdashėsin, me prijėsin, me luftėtarin, me trurin e
Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, me Hasan
Prishtinėn (1873- 1933). Rrėnjėt nė Drenicė Kur, mė 1771, njė plak imėtak me emrin Ali, me
qerren mbushur me plaēka, kapėrceu kodrat e Galicės dhe zbriti nė Vushtrri,
askujt nuk i shkonte ndėrmend se i nipi do tė bėhej aq i madh, sa do ta
trandė Perandorinė Turke nė themel dhe do tu prijė shqiptarėve nė luftėra e
beteja pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Ishte ky Ali Berisha i Policit tė
Drenicės, i biri i Abdullah Aliut, njeriut tė fundit tė kėsaj familjeje qė
vdiq dhe u varros nė Polac. Nė fakt, kur mori rrugėn pėr nė qytetin e lashtė
tė Vicianės, doli nga Mikushnica, nga lagjja Manxholli, ku kishte kohė qė
kishte zėnė vend kjo rrėnjė e Veliqėve tė Polacit. Ky kishte me vete tė tre
djemtė: Mehmetin, Mahmutin dhe Ahmetin Mehmeti la pas vetes Sylejman agėn, i
cili mė 1898 fitoi titullin pashė. Mahmuti la njė djalė, Zejnullah bė
Vuēitėrnėn dhe Ahmeti pati dy djem: Hasanin dhe Ymerin
(Dr. Tahir Abdyli, Hasan Prishtina nė
Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908- 1933, Prishtinė, 2003, f.
16). Hasan Prishtina u lind nė Vushtrri, mė 1873 (kjo
datė dominon nė shumicėn e dokumenteve tė shkruara, por ka edhe mendime se ai
ka lindur mė 1878, si dr. Tahir Abdyli etj.). Deri mė 1908 ėshtė quajtur
Hasan Berisha-Polaci, gjegjėsisht Hasan Vuēitėrna, kurse prej kėsaj date, kur
zgjedhet deputet i Prishtinės, nėnshkruhet Hasan Prishtina. Fėmijėria
e tij dallonte nga ajo e moshatarėve
tė vet. Familja e tij qėndronte mirė ekonomikisht. Axha i
Hasanit e babai i Zejnullahut, Mahmuti, u angazhua nė ngritjen e hekurudhės
Mitrovicė- Shkup- Selanik, ndėrsa i ati, Ahmeti punonte si furnizues i
ushtrisė nė garnizonin e Selanikut. Djaloshi
kureshtar dhe inteligjent, mėsimet e para i mbaroi nė Vushtrri, me sukses tė shkėlqyeshėm. Ai pati fat qė mėsues letėrsie
ta kishte profesorin e Prekazit, Hafėz
Arifin (1834- 1902),
nga i cili edhe u frymėzua me idenė e atdhetarizmės shqiptare. Meqė mėsonte
mirė dhe kishte mundėsi materiale, ai do tė vazhdonte shkollimin nė Selanik
dhe nė Stamboll, ku u diplomua nė Fakultetin e Drejtėsisė, pėrkatėsisht nė
Fakultetin e Shkencave Politike- Juridike. Gjatė
shkollimit fitoi kulturė tė gjerė dhe u brumos me
ide revolucionare e pėrparimtare evropiane, sidomos sa ishte nė Selanik.
Ishte ithtar i ideve tė Revolucionit Francez (1789-
1794). Tė gjitha kėto u gėrshetuan harmonishėm me
edukatėn e tij tė lartė e tė thellė familjare, pėrplot tipare atdhetare
drenicase dhe u formua njė personalitet i pastėr e i kulluar liridashės, qė
nuk ia gjeje shoqin nė gjithė shqiptarinė. Hasan Prishtina shumė shpejt u bė
njė erudit dhe purist i madh. Ai njihte shumė gjuhė. Brenda njė kohe tė
shkurtėr zuri pozita tė rėndėsishme nė administratėn turke dhe arriti tė bėhet edhe kryekonsull
nė shtetin e Turqisė. Deputet
nė Parlamentin turk Ky
veprimtar i palodhur u bė edhe mė i njohur pas vitit 1908, kur u zgjodh
deputet i Prishtinės pėr nė Parlamentin turk. Ai qė nga ky moment ndėrroi
edhe mbiemrin Vuēiterna dhe do tė quhet Hasan Prishtina. Kontributi i tij nė
Revolucionin Xhonturk (Turqve tė Rinj), qe shumė i madh. Qėllimi i tyre
ishte reformimi i Perandorisė osmane dhe rivendosja e Kushtetutės sė vitit
1876. Pėr ta pasur pėrkrahjen e shqiptarėve, xhonturqit iu premtuan atyre se kur
tė arrijnė nė pushtet, do tju njohin autonominė. Duke u bazuar nė kėto
premtime, shqiptarėt iu bashkėngjitėn Lėvizjes Xhonturke dhe luajtėn rolin
vendimtar nė rrėzimin e tiranisė sė sulltan Abdyl Hasmitit II (1876- 1909).
Nė kėtė rrjedhė, njė rol tė rėndėsishėm, kishte edhe kazaja e Vushtrrisė, me nė krye Zejnullah Begun dhe Hasan Prishtinėn (Grup autorėsh: Vushtrria me rrethinė,
Vushtrri, 2003, f. 123). Pra,
trojet e tij, Kosova dhe Shqipėria, ishin ndėr vatrat kryesore tė kėtij
shpėrthimi, qė do tė rezultonte me kthimin e Kushtetutės (Hyrjetit) dhe me disa premtime boshe. Kjo Lėvizje,
e ndikuar nga revolucionet borgjeze evropiane, sidomos nga ai francez i vitit
1789, huazoi prej tyre devizėn e njohur: Liri, Barazi, Vėllazėri, e cila u
pėrdor si mjet propagandistik pėr arritjen e qėllimeve politike (Prof. dr. Ramiz Abdyli: Lėvizja Kombėtare
Shqiptare 1908- 1910, Libri 1, Prishtinė, 2004, f.10). Megjithatė,
mundja e sulltan Abdyl Hamitit II, tė cilin shqiptarėt e quanin demon
shpirtzi, u
dha shanse tė merrnin frymė mė lirshėm edhe popujve tė robėruar. Edhe
shqiptarėt e shfrytėzuan kėtė hapėsirė. Ata, edhe mė parė kishin vepruar
ilegalisht, por tashmė dolėn hapur me klube, shoqėri
e komitete. Kėshtu klubi Qendror BASHKIMI i
Stambollit, gjegjėsisht i Shkupit, ishte strumbullari i aktiviteteve
atdhetare. Rreth tij ishin grumbulluar shumica e atdhetarėve shqiptarė, tė
cilėt nė prag tė shpalljes sė Pavarėsisė nė Vlorė, do tė burgosen nė Shkup e
pastaj tė dėrgohen nė Beograd. Mirėpo,
as turqit e rinj nuk e patėn tė gjatė, sepse nuk i realizuan premtimet e
dhėna. Pėrkundrazi. Ata shkuan edhe mė larg, nisen asimilimin e tė
robėruarve, duke i quajtur tė gjithė shtetasit e Perandorisė Osmanlinj. Tė
zhgėnjyer thellė, shqiptarėt organizuan rezistencė edhe kundėr tyre.
Kėshtu, nė pėrmbysjen e xhonturqve, shqiptarėt dhe deputetėt e tyre nė
Parlament luajtėn rolin kryesor. Ėshtė me rėndėsi tė vihet nė pah se nė
kohėn e pėrmbysjes sė xhonturqve nė Stamboll ushtarėt e Turqisė nė Shkup,
ndonėse ishin kryesisht aziatikė, i hoqėn fesat dhe
i vunė nė kokė plisat e bardhė shqiptarė(Dr. Tahir Abdyli; Po aty, f. 38). Por, kot.
Pėr shqiptarėt, asgjė e re. Edhe pse ministėr i punėve tė brendshme nė
Stamboll u vendos shqiptari Ferid pashė Vlora, pėrplasjet midis shqiptarėve
tė Kosovės dhe qeverisė turke veēse thelloheshin. Ekspeditat ndėshkuese tė
Xhavit Pashės kundėr kryengritėsve shqiptarė, nė fillim tė vitit 1909, e
acaruan gjendjen edhe mė. Deputetėt
shqiptarė ngritėn zėrin kundėr kėtyre gjakderdhjeve e shkatėrrimeve barbare.
Mė i zėshmi, si zakonisht, qe Hasan Prishtina, i
cili me diskutimet e tij tė zjarrta trazoi gjithė Parlamentin. Dhe,
tė gjitha kėta, nuk qenė pa rezultate. Nė fillim tė vitit 1910, ra kabineti i Hilmi Pashės. Nė vend tė tij u formua kabineti i ri i Haki Pashės, nė tė cilin nuk mori pjesė asnjė shqiptar i
dalluar. Kryeministri i ri, qė nė fjalimin e parė, u tregua
antishqiptari i madh: Mė parė nga tė gjitha do tu flas pėr njė gjė fort
tė nevojshme. Rreziku mė i madh i Turqisė, nga tė gjitha kombet
qė jetojnė nė perandorinė tonė, janė shqiptarėt. Ėshtė frikė e madhe nga ky
komb tė mos zgjohet nga gjumi i rėndė dhe tė mos mėkėmbet, tė mos marrė
diturinė me gjuhėn e vet dhe atėherė e mori lumi
Turqinė e Evropės (Dr.
Tahir Abdyli; Po aty, f. 47, citim: Rev. Leka, nr. VIII-XII, Bleni I,
Shkodėr, 1937, 388). Edhe
qarqet politike e publicistike serbe qonin ujė nė mullirin e Haki Pashės.
Atyre, mė shumė sė gjithė tė tjerėve, u konvenonte pengimi i pėrparimit
kombėtar shqiptar dhe shtypja mizore e kryengritjeve qė kishin kapluar
vendin. Zemra u bėhej mal me gjakderdhjet qė
shkaktonte satrapi Xhavit Pasha. Shpirti
revolucionar i Hasan Prishtinės nuk dorėzohej dot. Ai shpėrthente si vullkan i pashuar, mu nė gjirin e kėsaj
gėrmadhe qė, dita- ditės, po pėrmbysej nga brendėsia e kalbur. Largpamėsinė e
tij, pėr rrezikun qė vinte nga Aleanca Ballkanike, si pėr perandorinė, si pėr
shqiptarėt, nuk donin ta kuptonin fare. As kėrkesat e tij pėr ta ndalur
dhunėn nė Kosovė nuk i morėn parasysh, andaj deputetėt shqiptarė reagonin nė
mėnyra tė ndryshme... Kryengritja
e Madhe nė Kosovė, nė prill tė vitit
1910, ku morėn pjesė mbi tridhjetėmijė luftėtarė, u shua me
gjak nga pesėdhjetė e pesėmijė forca turke, tė udhėhequra nga Hilmi Pasha. Kjo
e tmerroi fare Hasan Prishtinėn. Ai u ngrit nė
seancėn parlamentare dhe kėrkoi qė tė shpėrndahej menjėherė kabineti i Haki
Pashės, i cili mbante pėrgjegjėsinė pėr ngjarjet tragjike. Kjo trimėri e
pashoqe i la pa gojė parlamentarėt turq. Shtypi
shqiptar e quajti oratorin Luani i
Prishtnės. Nga fjalėt e tij mbrojtėse pėr kryengritėsit u kuptua se ai ishte ideologu i tyre, andaj gjyqėsia turke e dėnoi me
vdekje. Mirėpo, sulltan Mehmeti V Reshati, pėrdori diplomaci, duke e
amnistuar. Kjo
nuk e frikėsoi aspak deputetin kryengritės, siē kishin zėnė ta quanin Hasan
Prishtinėn. Pėrkundrazi, ai pėrherė e mė i ashpėr.
Kėshtu, mė 3 mars 1911, prapė i parashtroi kėrkesat kombėtare tė
kryengritėsve shqiptarė, por ato u refuzuan nga Turqit e Rinj. Nė mbrojte i
doli plaku Ismail Qemali. Ministrat u zemėruan keq. Njė deputet, Dervish beu
nga Maqedonia, i doli prapa shpine dhe tinėz i ra shpullė plakut vlonjat.
Hasan Prishtinės i erdhi aq rėndė, saqė i kėrkoi
dyluftim tė pabesit. Sėrish ndėrhyn Ismail Qemali: Biro! Ti i duhesh Shqipėrisė! Trimi e
dėgjoi, por u tha troē: Zotėrinj, ta dini se kjo ngjarje do tė sjellė
gjėra shumė tė liga!. Nė
kullė tė Ahmet Delisė Dielli i bukur pranveror po rrokullisej
tej Bjeshkėve tė Nemuna, duke ia lėshuar vendin muzgut krahė zi. Nga oborri i
kullės sė Balincit dolėn dy veta hipur mbi kuaj. Morėn pėrpjetė drejt kodrave
tė Galicės. Ecnin ngadalė duke kuvenduar qetas. - Smund ta plakja edhe sonte natėn kėtu.
Po mė bren diēka pėrbrenda. Sa mė shpejt dua qė tė ēlirohem, ta zbraz zemrėn.
Dua tu shpalli luftė osmanlinjve tė pabesė. Ndoshta mė kupton edhe nuk mė
merr mėri qė ika kaq shpejt, - thoshte ai mė e riu. - Tė kuptova mirė, andaj tė lejova- ia
ktheu tjetri. Qėllimi yt fisnik e kombėtar mė gjunjėzoi se pėrndryshe nuk do
tė lėshoja sonte kurrė. A e di qė sa kohė skemi ndenjur bashkė?...
Nė kodėr tė Galicės u ndalen pėr tė pushuar. Zbritėn nga kuajt dhe u
ulen mbi do shkurre tė prera rishtas. Ua hodhėn njė sy katundeve pėrpara: Galica,
Luboveci, Mikushnica, Prekazi, Duboci, Beēiqi, Krasaliqi, Prelloci
U munduan
tė shohin edhe mė larg. Polacin e kėrkonin me sy,
por kot. Nuk dukej prej andej, sepse edhe terri kishte zėnė ta mbulojė
horizontin.
-Ah, sa mė
ka marrė malli pėr kėto anė,- foli pėrsėri ai i pari. Kėto kodra e kėto male
tė japin fuqi. Mė shumė mė pėlqejnė kėto ferra murrizi se kolltukėt
Perandorake. Kontakti me to tė forcon. Bėhesh si Anteu, i cili kur e prekte
tokėn ringjallej. Jemi vonė se do ti binim rrotull, sa mė larg qė tė shihja
mė shumė. Do tė kthehesha edhe nė Polac, tė trualli i tė parėve tanė. Aty
pushon edhe stėrgjyshi ynė, ndjesė pastė, Abdullah Aliu. Pranė Lkenit e ka
varrin. -
Nisemi sė na zuri nata, ia priti tjetri, duke hipur mbi kalė me njėqind mundime, ngase ishte
trashur sė tepėrmi. Ke kohė pėr tu ēmallur me tė
gjitha. Dhe, vazhduan rrugėn. E trupuan Lubovecin dhe, tamam kur po errej
mirė, u gjenden nė Prekaz. Hynė nė kullėn e Ahmet Delisė. - Po cilėt ishin vallė kėta dy mysafirė tė
vonė? - Ishte atdhetari sypatrembur Hasan
Prishtina me kushėririn e tij besnik, Zejnullah
Beun. Po ēkishte ngjarė vallė atė natė pa
hėnė nė hyrje tė Vushtrrisė?! Kur karroca, me
tė cilėn Hasani dhe Zejnullai kishin ardhur nga Vuēiterni, po kthehej natėn
pėr atje, ra nė pusi tė patrullės te Ura e Gurit nė hyrje tė qytetit.
Xhandarėt, duke kujtuar se Hasani dhe Zejnullai ishin brenda nė karrocė,
shtinė mirė; po bataret bėnė shoshė vetėm karrocierin dhe kujat...(Skėnder
Luarasi: Isa Boletini; Tiranė, 1971, f. 114). Ahmet Delia u gėzua shumė. Disa herė
i pėrqafoi ngrohtėsisht. Ishin tė pėrmalluar. Plot tri vjet sishin parė,
edhe pse kishin qenė shumė afėr njėri-tjetrit. Nė zemėr tė Perandorisė,
Hasani nė Parlament e Ahmeti nė burg. - O
sa bukur po tė qėndruakan rrobat e komitėve. Tash po dukesh malėsor i
vėrtetė, tamam drenicak,- i thoshte Ahmeti. Nuk
ēmalleshin dot me fjalė. Kishin ēka tregonin. Ahmeti
kishte provuar gjithēka nė qelitė e mykura tė bodrumeve tė gurta. Provokime,
tortura e fyerje. Tė gjitha i kishte pėrballuar. Kishte qėndruar stoik, i
patundshėm
Ndėrkaq Hasani mund tė tregonte pėr poshtėrsitė dha anomalitė qė
zhvilloheshin prapa perdeve parlamentare... Tė
nesėrmen, mė 5 maj 1912, u tubuan krerėt e Drenicės. Kishte edhe nga viset tjera
shqiptare. Natėn kishte ecur lajmi kudo: Hasan Prishtina kishte dalė nė
Drenicė. Nė kullėn e Ahmet Delisė do tė mbahej njė Kuvend historik. Dhe, tė
gjithė vrapuan andej. U mbush kulla plot e pėrplot. Hasanit e rritej zemra. U
pėrgjigjej pyetjeve qė ia bėnin tė pranishmit. Kėnaqej me
ta. Kjo i dukej e madhėrishme nė krahasim me
Parlamentin Turk. Atje, anarki e vėrtetė. Replika, sharje, fyerje e kacafytje
fizike. E kėtu krejt ndryshe, njė flet tė tjerėt dėgjojnė. Mrekulli. Pasdreke e bukur. Ora pesėmbėdhjetė.
Kishin arritur tė gjithė pėrfaqėsuesit. Hasani, i ngazėllyer e plot emocione
kėnaqėsie, u ngrit nė kėmbė dhe e mori fjalėn: -Tė dashur vėllezėr! Nata
pesėqindvjeēare aziatike po kalon. Perandoria e kalbur po shembet. Fuqitė e
mėdha evropiane po bėjnė plane djallėzore. Fqinjėt grabitqarė po i mprehin
thikat pėr tė na rėnė pas shpine. Populli ynė gjendet para njė fataliteti.
Nga ēdo anė na kanoset rreziku. Tė bėhemi syēelė e vigjilentė. Tu dalim zot
trojeve tona stėrgjyshore. Ti mbrojmė qysh i kemi mbrojtur gjithmonė, me gjak. Kėtė mund ta bėjmė vetėm tė bashkuar, si njė
grusht i vetėm. Unė e braktisa Parlamentin e ndyrė turk. Tri vjet i kalova nė
tė dhe ēdoherė i pakėnaqur. Aq haptas i kundėrshtoja, saqė mė quanin deputet
kryengritės. U pėrpoqa me ngulm ti mbroja tė drejtat qė na u garantuan me Kushtetutėn e vitit 1908, por kot. Sa patėm mundėsi e
shfrytėzuam: E bėmė Alfabetin dhe i hapėm ca shkolla shqipe. Disa djem
kosovarė ia dėrgova Luigjit nė Normalen e Elbasanit. Tėrė pasurinė pata me e shkri pėr shkollat shqipe. Por, tė pabesėt, turqit e
rinj, na tradhtuan. Nuk i realizuan premtimet. Kabineti i
Hilmi Pashės i mohoi tė gjitha. Ai vetė pat deklaruar para deputetėve se:
Rreziku mė i madh i Turqisė, nga tė gjitha kombet qė jetojnė nė Perandorinė
tonė, janė shqiptarėt. Ėshtė frikė e madhe nga ky komb tė mos zgjohet nga
gjumi i rėndė dhe tė mos mėkėmbėt, tė mos marrė dituri nė gjuhėn e vet dhe
atėherė e mori lumi Turqinė e Evropės. Tė gjitha kėto i kundėrshtova ditėn e
enjte, mė 11 janar 1912, kur u mblodh Parlamenti. Aty i pata paralajmėruar
haptas: Po nuk u pėrmbushen kėrkesat tona, do tė plasė revolucioni. E ndėr tė
parėt qė do ti rrok armėt do tjem unė. Si sinjal tė kryengritjes e pata
lėnė: Kur ti mbathi opingat e tė dal nė Drenicė. Dhe, e mbajta fjalėn. I shita tė gjitha magazet e mia nė Shkup, se na duhen para
dhe erdha kėtu. Sot, nė kullėn e kėtij trimi besnik po e ngrinim flamurin e
lirisė, atė tė Skėnderbeut dhe po i shpallim luftė
TURQISĖ.
Tė pranishmit u pajtuan njėzėri. U betuan sipas tekstit qė e kishte
hartuar vetė Hasani, nė tė cilin thuhej: Bajmė be e japim besėn e
burravet, se kemi me ba ēfarėdo flije e nė kjoft
nevoja kemi me i ba kurban me duart tona robėt e fėmijėt tanė.
Besėlidhja nuk u bė vetėm pėr luftė kundėr Turqisė, por pėr rezistencė
tė armatosur kundėr ēfarėdo pushtuesi.
Zėdhėnės i parė i shpalljes sė kėsaj
kryengritjeje mbarėshqiptare u bė Ahmet Delia. Ai u
caktua qė tia dėrgojė letrėn Sulltanit pėrmes prefektit tė Vushtrrisė. Dhe,
po atė ditė, pa humbur kohė fare, u nis nė detyrėn e
tij tė shenjtė. Nė dorė ia dha letrėn prefektit. Ai, tėrė
ankth, e pėrcolli lart. Veziri i madh, me gjysmė shpirti, ia lexoi
Padishahut. Ai u xhindos fare. Nga inati sdinte
ētė bėnte. Disa herė e shtyri ta pėrsėrisė. Disi nuk iu besohej. Nė tė fare
qartė thuhej: Tue u binde se politika Jeune-Turke po vijon mizorisht nė
Shqipni, ashtu si pata deklaruar nė Parlament, po ngrehi sot flamurin e
ngritjes kundra sundimit tė Turqisė.
Asaj rrugė
vazhdoi edhe pėr nė Mitrovicė. Njė tjetėr letėr e kishte pėr Nexhip Dragėn.
Atij i shkruante: Krejt kosovarėt e unė ngrehėm
flamurin ė kryengritjes kundėr turqve tė rinj. Nė qoftė se nuk dėshiron me u
nda prej popullit tė Kosovės, ky njeri ka pėr detyrė me ju pri deri nė vendin
ku gjendem me shokėt e mi(Hasan
Prishtina: Njė shkurtim kujtimesh pėr kryengritjen shqiptare tė vitit 1912,
Shkodėr, 1921). Nga
Mitrovica Ahmeti u kthye i zhgėnjyer. Nexhipi nuk iu
pėrgjigj ftesės, duke u arsyetuar se ishte i sėmurė dhe nuk u pėrballonte dot maleve. Edhe ndonjėri nga bejlerėt tjerė
i bishtnoi besėlidhjes duke e refuzuar haptas ose duke iu bashkangjitur me vonesė. Mirėpo, nė pėrgjithėsi, popullata e gjerė e
pėrqafoi dhe e pėrkrahu pėrzemėrsisht. Tė mos
harrojmė se kėtyre kryengritjeve iu parapriu edhe Komploti i Taksimit,
mbajtur nė Stamboll, mė 12 janar 1912, nėn udhėheqjen e Ismail Qemalit (1844-
1919). Deputetėt patriotė shqiptarė, si Ismail Qemali,
Hasan Prishtina etj, krahas kėrkesave kombėtare qė parashtruan nė parlament,
organizuan edhe njė mbledhje tė fshehtė nė Stamboll, ku u ndanė detyrat dhe u
vendos qė kryengritja tė fillonte nė Kosovė. Hasan Prishtina do tė shkonte nė Kosovė pėr
organizimin e kryengritjes, ndėrsa Ismail Qemali do tė shkonte nė shtetet
evropiane pėr tė siguruar ndihma pėr kryengritjen (Grup autorėsh: Historia e
popullit shqiptar 8, Prishtinė, 2003, f.119).
Vendimet e Kuvendit tė Juniku Tubimi nė
Kuvend tė Junikut, qė i zhvilloi punimet prej 21-25 maj
1912, ishte vendimtar pėr fillimin e kryengritjes se pėrgjithshme. Edhe kėtė
ngjarje i pari e pasqyroi kėngėtari popullor: Ushton Gryka e
Kaēanikut, U mblodh paria nodė
tJunikut, NJunik janė mbledhė
shumė trima, Nkam u ēu Hasan Prishtina: - Merrni vesh, tė bijt e
Kosovės, Sot ne
mreti i Stamollės Na ka ēu lira e pare, Me ja shitė votrėn shqiptare. Ka harru i biri qenit Se jem nipa tSkėnderbegit, Se nuk domė dukat as lirė, Veē Kosovėn e domė tlirė! Vėrtet aty u hartua Programi prej 14
pikash dhe u caktuan udhėheqėsit pėr rajonet e Kosovės: Bajram Curri pėr
Gjakovė me rrethinė, Hasan Prishtina pėr anėt e
Pejės, Sadik Rama pėr Llapushė, Anadrin e deri nė Opojė, Xhemail Berisha me
Isa Boletinin pėr Mitrovicė e Fushė tė Kosovės dhe Idriz Seferi me Hasan
Hysenin pėr anėt e Gjilanit (Jetish
Kadishani: Sadik Rama-Gjurgjeviku 1872- 1944, Prishtinė, 2003, f. 117). Forcat shqiptare arrinin nė mbi 10 mijė
luftėtarė. Tė gjithė nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės. Memorandumi e tij,
dėrguar fuqive tė mėdha, pėrbėhej nga 14 kėrkesa, qė mė vonė do tė njihen si 14 pikat e Hasan Prishtinės. Ato ngėrthenin kėto kėrkesa: 1. Me
pėrdorue nė Shqypni nėpunės tė praktikuem qi dijnė gjuhėn e zakonet e vendit: 2. Me ba shėrbimin ushtarak vetėm nė Shqypni e
Maqedoni, pėr jashta kohės sė luftės: 3. Me ba e me vu nė
zbatim ligje tue u bazue nė ligjen e maleve pėr disa krahina nė tė cilat asht
forcue me fakte se nuk mund tė nxirret kurrnjė fryt prej organizimit tė drejtėsisė; 4. Me i dhanė shqyptarėve armėt e nevojshme e
moderne, mėnyra e tė damit tė cilave do ti pėrkitte Qeverisė; 5. Me themelue e me
hapė shkolla reale nė tė gjitha Prefekturat e qendrave tė Kosovės, tė
Manastirit, tė Shkodrės e tė Janinės, qė numrojnė ka njė popullsi ma se
300.000 frymėsh, me hap edhe shkolla bujqėsije si tė Selanikut, mbasi
vendi me krejt kuptimin asht nje vend bujqėsie si dhe me shti nė program
tė mėsimeve gjuhėn e vendit; 6. Me hape shkolla teologjike moderne nder
vende ku asht nevoja; 7. Me kenė i lirshėm nė Shqypni tė hapunit e tė
themeluesit e shkollave private; 8. Me u mėsue gjuha e vendit nė shkollat
fillestare, qytetse e nė gjimnaze; 9. Me i dhanė randsi tė posaēme tregtisė,
bujqėsisė e punėve botore si edhe me plotsue e me pėrhapė
udhėt e hekurit; 10. Me u vu nė veprim organizimin e
krahinave; 11. Me u kujdesue me ruejtė ma fort se
pėrpara zakonet e tradicionet kombėtare; 12. Me e ēpallė amnistinė, pa vėshtrue
klasė e racė, pėr tė gjithė othomanėt qė kanė marrė pjesė nė kryengritje, pėr
komandantėt, oficeret, nėpunėsit e ushatrėt qė kanė lanė ushtrit e vendet e
veta si dhe pėr tė liruaimit e tikunit prej burgut nė kohėn e kryengritjes; 13. Me u dhanė ēdamin, mbas ēmimit tė
vėrtetė, prej Qeverisė Turke pėr tė gjitha ato shpija qė u prishen ma para e
nuk u kje dhanė tė zotve ēdamimi si
dhe pėr ata qė u prishen e u rrenue kėsaj here; 14. Me i marrė nė gjyq tė naltė
pjesėtarėt e kabineteve tė Haki e tė Sait Pashės (Dr. Tahir Abdyli: Po aty, f. 133-135).
Kryengritjet u zgjeruan dhe
morėn pėrpjesėtime edhe mė tė mėdha. Kudo: luftėra, pėrleshje e beteja
tė njėpasnjėshme. Kosova e tėra u la
nė gjak.
Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Vlorė (1912) Ahmet Delia, fill pas Kuvendit historik
tė Junikut, u kthye nė Drenicė dhe nisi aksionet konkrete. Brenda njė kohe tė
shkurtėr asgjėsuan shumė banda diversantė serbe, tė cilat, tė veshura me
rroba kombėtare shqiptare, bėnin krime mbi shqiptarėt, duke u pėrpjekur tua
hedhin fajin atyre. Ai dhe Isa Boletini e morėn pėrsipėr vijėn mė tė vėshtirė
tė frontit: Drenicė- Mitrovicė- Vushtrri- Podujevė- Prishtinė. Kėtu ishin
pėrqendruar edhe forcat kryesore turke nėn komandėn e Fadil Pashės.
Pėrleshjen e parė tė pėrgjakshme me ushtrinė turke drenicasit e
zhvilluan nė Braboniq, mė 19 korrik 1912, kur e shpartalluan njė batalion tė
kėmbėsorisė turke. Pėr heroizmin luftėtarėve drenicas flet edhe konsulli
austriak nė Mitrovicė, Tahy, i cili, pos tjerash shkruante:
Dje, nga Peja ka mbėrritur Regjimenti i Kėmbėsorisė nr. 37. U vonuan,
sepse njė orė pa mbėrritur nė Mitrovicė janė sulmuar nga shqiptarėt e
Drenicės nė Braboniq, 25 persona janė ēarmatosur, 2
prej tyre janė qėlluar, ku njėri ishte komandant togu. Tė njėjtėn kohė ishin thyer keq edhe
dy batalione tė tjera nė Boletin. Tė bashkuar, drenicas e shaljanė, nėn
udhėheqjen e Ahmet Delisė dhe tė Isa Boletinit, u nisen drejt Novi Pazarit.
Edhe aty hynė pa pengesa tė mėdha. I liruan tė gjithė tė burgosurit. Mė 23
korrik, u nisen pėr nė Mitrovicė. Tashmė ishin bėrė 6000 luftėtarė. Valiu i
qytetit nuk rezistoi fare. Mitrovicėn e morėn pa luftė. Marshuan drejt
Vushtrrisė. Ushtria turke kishte zėnė prita
rreth urės sė Silnicės. Por, kot, nuk qėndruan dot. Edhe ky qytet i
lashtė u ēlirua mė 27 korrik. Tė nesėrmen u nisen pėr nė Prishtinė.
Nė ēetat e Ahmet Delisė ishte radhitur edhe djaloshi 20-vjeēar, Azem
Bejtė Galica, bashkė me dy vėllezėrit e mėdhenj;
Seferin e Zenelin. Heroizmi dhe trimėria e tij i kishin lėnė pėrshtypje edhe
Isa Boletinit. -
I kujt asht ai djalė?- pyeti Isa Boletini. -
I biri i Bejtė Galicės, Azemi, - u pėrgjigj njani prej trimave qė ecte mbas
tij (Ajet Haxhiu: Shota dhe Azem
Galica, Tiranė, 1976, f.18). Trimi shaljan e kishte njohur mirė trimin
drenicas, Bejtė Galicėn. E kishte pasur shok lufte dhe dhėndėr. Pa dalė mirė
tė Pestova e zuri. U pėrshėndet me tė dhe e pėrgėzoi
me kėto fjalė: Tė lumtė, ore djalosh trim!. Ti paske vendosur ta dėrgosh
nė vend amanetin e babait tėnd, ta vazhdosh rrugėn e tij luftarake. Kjo ėshtė
rrugė e vėshtirė, por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bė mal nga
gėzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarak po e shoh nė
sytė e tu tė etshėm pėr liri. Ai e paska lėnė njė djalė trim qė do ta nderojė
Kosovėn dhe mbarė kombin. Me fat rruga e lavdisė sė njė vend qė lind brezni
trimash nuk do tė humbėt kurrė! (Bedri
Tahiri: Azem Bejtė Galica, Prishtinė, 1995, f. 27). Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi,
Isa Boletini, Hasan Feri, Ahmet Delija e tė tjerė po vepronin energjikisht
nėpėr krahinat e Kosovės qė tė lidhnin besėn pėr bashkimin e forcave
kryengritėse...(Ajet Haxhiu: Hasan
Prishtina dhe Lėvizja patriotike e Kosovės, Tiranė, 1964, f. 63). Dhe, shumė shpejt flaka e kryengritjeve
pėrfshiu tėrė Kosovėn. Njė vit mė parė e kishte munduar veten kot sulltani
plak, Mehmet Reshati V. Kishte ardhur nė Kosovė, tek varri i Muratit I, tė
cilin, mė 15 qershor 1389, e kishte therur me thikė
trimi drenicas, Milosh Nikollė Kopiliqi. Erdhi pėr ta qetėsuar gjendjen, por i shkoi mundi huq. Disa krerė, nė mesin e tyre edhe Isa
Boletini, nuk e pritėn fare. Mosparaqitjen e tij e shfrytėzoi Hasan Prishtina
pėr tiu hakėrruar sulltanit plak. Pasha ekselencė, tju themi tė drejtėn
as ne nuk na ka pasė hije me ardhė! E Isa Begu asht
nga ana qė nuk e gėlltit e as qė harron nderin qė me
dajak i asht marrė popullit. Shqiptari ēdo gja fal, po nderin kurrė, pa e
marrė hakun. Qe, pra, Isa Boletini asht nji nga tė parėt e atyne, i vendosun
e me karakter tė papėrkulshėm, si i ka hije
shqiptarit. Ftesave qė i kemi ba kėshtu na u ka pėrgjigj(Tafil Boletini:
Kujtime, Tiranė, 2003, f. 114).
As dorėheqja e xhonturqve sdha rezultate. Shqiptarėt ishin tė
vendosur nė kėrkesat e tyre qė u takonin. Ata e ēliruan Prishtinėn, Ferizajn
dhe u nisėn drejt Shkupit
Mė 12 korrik 1912, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e shumė luftėtarė tė
tjerė u gjenden nė Shkup si ēlirimtarė. Kjo e tronditi nė themel Perandorinė
e kalbur osmane, saqė, mė 5 gusht 1912, do tė shpėrndahet edhe Parlamenti i Stambollit.
Shtetet fqinje sodisnin dhe bėnin plane djallėzore pėr copėtimin e
tokave shqiptare. E formuan Aleancėn Ballkanike dhe, atėherė kur bisha
euro-aziatike po jepte shpirt, nė njėrėn anė, dhe shqiptarėt ishin molisur
nga betejat e pareshtura, nė anėn tjetėr, u inkuadruan nė luftė. Kėshtu, mbi
tokat e porsaēliruara shqiptare, u vėrsulen si njė lukuni ujqish grabitqarė
ushtritė serbo-malazeze. Secila mundohej ta kafshonte njė copė mė tė madhe
nga trupi i gjakosur i Shqipėrisė Etnike.
Nėse luftėrat ballkanike pėr disa popuj ishin fatlume, se ua sollėn
lirinė, pėr shqiptarėt e Kosovės ishin tė kobshme, sepse u sollėn robėri tė
re. Fitorja e 28 Nėntorit 1912, ishte e brishtė dhe fare gjysmake. Pas
shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nga plaku i
urtė, Ismail Qemali, Kosova u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato,
pamėshirshėm, filluan zullumin dhe terrorizmin mbi popullsinė shqiptare.
Shumica e udhėheqėsve dhe krerėve tė Lėvizjes ishin burgosur. Nė mesin e tyre
edhe truri saj, Hasan Prishtina. Ai, bashkė mė disa
shokė (Shaban Pashė Gjinolli, Xhemajl bej Sylejman pashė Berisha, Nuredin
beu, Rushit beu, Muharrem Efendiu, Ibrahim be Kokolari nga Prishtina; Hasan
Prishtina nga Vushtrria; Nexhip Draga nga Mitrovica; Seit Hoxha nga Shkupi;
Qemail beu, nga Jashar Pasha Peja;
Idriz Seferi me djalin Kasumin nga Gjilani dhe Mustafė Mysini,
profesor nga Shkupi, mbaheshin nė burgun e Kalemegadanit nė Beograd (Dr. Tahir Abdyli; Po aty, f. 178).
Pra, ata ishin kapur nė Shkup nga forcat serbe. Hasan Prishtina me shokė shteti serb e izoloi sepse nuk guxoi ta
likuidonte publikisht ngase kishte drojė nga opinioni evropian. Prandaj,
derisa Hasan Prishtina me shokė ishte burgosur nė
Shkup dhe depėrtohet nė kėshtjellėn e Beogradit (4 nėntor 1912- 1 prill 1913)
Serbia nė Kosovė kishte vendosur pushtetin okupues tė juntės ushtarake me
dirigjime ruse dhe do tė ushtronte gjenocid tė paparė deri atėherė nė botė
(Dr. Hakif Bajrami: Pse Hasan
Prishtina mė 28 Nėntor 1912 nuk ishte nė Kuvendin e Vlorės, Kosova nr. 24-25,
Prishtinė, 2003, f. 131).
Pėr ēudi, ndaj tyre, veēan ndaj Hasanit, mbanin qėndrim tė butė.
Silleshin mirė, se u duhej pėr ta qetėsuar Drenicėn e tij kryengritėse. Dhe,
mashtroheshin keq. Nuk e hante ai atė karrem, nuk komprometohej kurrė.
Megjithatė, mė 4 dhjetor 1912, formohet Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės
dhe Hasan Prishtina emėrohet ministėr i Bujqėsisė (Akademik Kristaq Prifti: Pavarėsia dhe shteti shqiptar, Kosova nr.
24-25, Prishtinė, 2003, f. 56). Hapja e shkollės shqipe nė Vushtrri (1915)
Hasan Prishtina ėshtė unikat edhe nė fushėn e arsimit
kombėtar. Kontributi i Hasan Prishtinės pėr zhvillimin e arsimit kombėtar
ėshtė i madh dhe nuk mund ti gjendet krahasim jo vetėm nė historinė e
popullit shqiptar, por edhe nė historinė e popujve tė tjerė. Pėrpjekjet e tij
pėr shkollėn shqipe pėrbėnin njė krah tė luftės sė tij tė pėrgjithshme pėr
lirinė kombėtare shqiptare,- konstaton historiani i njohur, dr. Muhamet Pirraku.
Ky arsimdashės i flaktė, fitoren mbi regjimin e tiranit sulltan Abdyl
Hamitit, e shfrytėzoi nė tė mirė tė gjuhės dhe shkollės shqipe. Me nismėn e
tij, pa humbur kohė, u organizua Kongresi
i Alfabetit nė Manastir, i cili i zhvilloi punimet prej 14- 22 nėntor
1908. Mirėpo, vendimi i Kongresit qė, hėpėrhė, tė mbesin nė fuqi dy alfabete,
ai i Stambollit ( i Sami Frashėrit) dhe ai i Shkodrės ( i Shoqėrisė
Bashkimi, tė udhėhequr nga Preng Doēi, Gjergj Fishta, Ndoc Nikaj etj), nuk qe
i kėnaqshėm pėr Hasanin. Kjo sillte telashe tė mėdha, ua hapte gojėn armiqve,
qė tė thoshin nuk ka bashkim kombėtar.
Nisur nga kjo, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Ismail Qemali e deputetė tė
tjerė shqiptarė nė Parlamentin e Turqisė, hartuan Programe dhe bėnė kėrkesa
qė populli shqiptar dhe gjuha e tij amtare tė gėzonin barazi nė perandori.
Nė kėtė vazhdė shkon edhe Kongresi i Elbasanit, i njohur edhe si Kongresi i Shkollės Shqipe, i
mbajtur mė 2- 9 shtator 1909. Ėndrra e Hasan Prishtinės
qė tė dominojė alfabeti latin nė shkollat shqipe, po bėhej realitet. Atė vit
do tė nisė punėn edhe Shkolla Normale
me nė krye Luigj Gurakuqin. Nė atė vatėr diturie do tė mėsojnė edhe shumė
nxėnės nga Kosova, shumica me harxhimet e Hasan Prishtinės. Ky atdhetar
kishte vendosur qė gjithė pasurinė e vet ta shkrinte pėr shkollėn shqipe.
Dhe, kjo pati sukses. Pėrhapja e arsimit shqip mori rrugė tė mbarė
gjithandej trojeve shqiptare. Drejtori i Normales sė Elbasanit, atdhetari
Luigj Gurakuqi, i priste pėrzemėrsisht djemtė e Hasanit, siē i quante ai nxėnėsit kosovarė dhe
gjithmonė i entuziazmuar brohoriste: Rroftė Hasan Prishtina!
Peripecitė e shkollės shqipe gjatė asaj periudhe janė tė shumta, herė
lejoheshin, herė ndaloheshin, dhe, gjithmonė nė kacafytje me ngfulfatėsit e saj anadollakė, qėndronte i madhi, i
dituri dhe sypatremburi, Hasan Prishtina.
Edhe pushtuesit e rinj, austro-hungarezėt e bullgarėt, nuk u treguan
aq tė ashpėr ndaj shkollave shqipe nė Kosovė. Ata qė u gjendėn nėn sundimin
austro-hungarez, pėr njė nuancė jetuan mė mirė dhe i gėzuan disa tė drejta mė
tepėr se ata nėn sundimin bullgar. Ky pushtues lejoi hapjen e shkollave nė
gjuhėn amtare. Aspiratat dhe pėrpjekjet e popullit shqiptar tė Kosovės,
veēmas tė intelektualėve pėrparimtarė tė tij, pėr njė sistem arsimor nė gjuhė
amtare shqipe filluan tė mėkėmben mė 1916, nė ato treva, tė cilat i pushtoi
Austrohungaria. Vjena lejoi dhe ndihmoi jo vetėm hapjen e shkollave laike e
shtetėrore shqipe, por njėkohėsisht bėri tė mundur qė pjesėrisht edhe administrata
tė realizohej nė gjuhėn shqipe (Prof.
dr. Hajrullah Koliqi, Shkollat dhe arsimi nė Kosovės nė vitet 1915 - 1918,
Shkėndija, nr. 4, Prishtinė, 1994). Pra,
shqiptarėt, edhe pse tė vetėdijshėm pėr qėllimet imperialiste tė Vjenės, i
shfrytėzuan rrethanat e krijuara dhe brenda njė kohe tė shkurtėr u hapėn
shumė shkolla nė gjuhėn shqipe dhe u vendosėn shqiptarė nėpėr administratat
lokale (nėpėr komuna dhe rrethe). Atdhetari,
Hasan Prishtina, nė kėto kushte deri diku tė volitshme, themeloi edhe organizatėn
politike me emrin Komiteti i Kosovės.Rėndėsia historike e kėsaj organizate
ilegale shqiptare me qendėr nė Mitrovicė ishte se nė shkallė brilante e
ndaloi pėrpjekjen e Austro-Hungarisė, qė nė bashkėveprim me Turqinė ti
deportojė shqiptarėt e religjionit mysliman nė Turqi. Deportimi duhej tė fillonte mė 1917 (Ethem Ēeku: Struktura politike e ilegales
sė Kosovės, Tiranė, 2006, f. 27 ).
Ndėr qytetet qė i shfrytėzuan kėto rrethana ishte edhe vendlindja e
Hasanit, Vushtrria. Aty, qė nė fund tė vitit 1915 e gjejmė shkollėn shqipe, e
cila ėshtė ndėr tė parat nė Kosovė. Nxėnėsit e parė tė saj kanė qenė: 1) Emin Badivuku, 2) Musai i Ibrahim Agės, 3) Aliu i Latif Agės, 4) Fevziu i Mustafė Agės, 5) Ferat Ahmet Pika, 6) Sylejman Popova (djali
i Hysit), 7) Maksut Xhafer
Muharremi, 8) Isaji i Ibrahim
Agės, 9) Hyzejr Hoti, 10) Naim Jahja
Bylykemini, 11) Abdullah Begu, 12) Besim Zejnullah
Begu (Berisha), 13) Pėrtej Izet
Badivuku, 14) Jakup Hafuz
Maxhuni, 15) Alushi i Mahmut Begut,
16) Bahtijar Begu, 17) Ilijaz Badivuku, 18) Hamdi Zajmi, 19) Rizai i Latif
Agės, 20) Qazim Ali Riza, 21) Haki Guxha, 22) Sherif Isuf Gara
dhe 23) Ibush Fanda (Fahri Buēinca, Rilindja, mė 30. X. 1979). Pas tre-
katėr muajsh, po me kėta nxėnės u formua edhe banda
muzikore-frymore (orkestra frymore) e shkollės, e cila u pagėzua me emrin e
Hasan Prishtinės, i cili ishte nismėtar i saj dhe me mjetet e veta bleu
veglat muzikore. Tė mos
harrojmė se ky apostull i arsimit shqip, nė tė njėjtėn
kohė, e kishte hapur edhe njė shkollė shqipe nė Polac tė Drenicės, nė vatrėn
e tė parėve tė vet. Nė anėn
tjetėr, as krahun luftarak, nuk e la tė pushojė pėr asnjė ēast. Pas shuarjes
sė dy kryengritjeve dhe depėrtimit tė forcave serbe thellė nė tokat shqiptare,
ky atdhetar, edhe pse ishte ministėr nė Qeverinė e Durrėsit, kaloi nė
Malėsinė e Veriut dhe riorganizoi rezistencė tė re me
dibranėt e me lumjanėt. Kėshtu, kur sulmohet Garnizoni serb nė Zhur, grupi i
drejtuar nga Hasan Prishtina i kėpusin telat (lidhjet) telegrafike e
telefonike nė malet e Koretnikut (Sheradin
Berisha: Kryengritja shqiptare e vitit 1915, Epoka e re, 7 shkurt 2006). Hasan Prishtina, pėr ti treguar edhe njėherė botės sė
lirė se populli shqiptar kėrkon liri dhe bashkim, se asnjėherė nuk ėshtė
pajtuar dhe nuk do tė pajtohet me gjendjen e krijuar
nė Luftėn e Parė Ballkanike, me shokėt e idealit dhe me pėrkrahjen e popullit
punoi dhe organizoi edhe kryengritjen e tretė, tė cilėn drejtpėrdrejtė e
udhėhoqi vetė, e cila shpėrtheu mė 12. 2. 1915 nė Zhur dhe pėrnjėherė u
pėrhap nė vijėn Qafė Thanė deri nė Malėsinė e Gjakovės (Dr. Liman Rushiti: Rezistenca e popullit
shqiptar kundėr pushtuesve serbo- malazezė 1912- 1914, Kosova nr. 24- 25,
Prishtinė, 2003, f. 169). Takimi me Azem Galicėn Patriotėt
shqiptarė, krahas ēeljes sė shkollave nė gjuhėn shqipe, u angazhuan edhe pėr
organizimin e kryengritjeve pėr ēlirim dhe pavarėsi kombėtare. Kėshtu, nė
verė e vitit 1916, Hasan Prishtina dhe Azem Bejta, u takuan nė Vushtrri dhe
pėr tri ditė rresht, biseduan dhe trajtuan shumė probleme madhore kombėtare.
Siē dihet, Azem Galica, prijės ideor e shpirtėror e kishte Hasan Prishtinėn.
Edhe Hasani, ēdo aksion luftarak e realizonte pėrmes trimit tė paepur, Azem
Bejtė Galica. Nga ky
moment u punua paralelisht nė dy fronte: 1)
Nė hapjen e sa mė shumė shkollave shqipe, tė cilat do tė punojnė deri nė
vitin 1918 dhe 2) Nė pėrgatitjen e njė kryengritjeje
tė armatosur me karakter gjithėkombėtar. Qeveria borgjeze e Jugosllavisė pati
problem nė fillim (1918 e deri mė 1928) me Lėvizjen
Kombėtare Shqiptare me armė, e cila ishte shkolla mė e avancuar pėr atė kohė
pėr fitoren e lirisė e udhėhequr nga Bajram Curri, Hasan Prishtina,. Azem
Bejta e shumė tė tjerė(Dr. Hakif Bajrami: Qėndrimi i Jugosllavisė Monarkiste ndaj arsimit dhe
kulturės sė shqiptarėve nė Kosovė (1918- 1941), revista Kosova 12, Prishtinė,
1983). Se tash e
tutje punohej me Program tė qartė shihet edhe nė
takimin e Azem Galicės me inspektorin e pėrgjithshėm tė Beogradit, Mihajlo Ceroviqin,
nė tetor tė vitit 1919, nė Fushė tė Zhabarit, ku, nė mesin e kėrkesave tė tij ishin edhe kėto: Tė lejohet hapja e shkollave shqipe; gjuha shqipe tė jetė gjuhė zyrtare,
dhe nėpunėsit e huaj tė zėvendėsohen me nėpunės shqiptarė...(Ajet Haxhiu: Po aty, f. 89). Kėshtu,
Lėvizja Nacionalēlirimtare nė Kosovė, qė deri tash kishte pasur mė tepėr
karakter lokal dhe ishte zhvilluar nė formė guerile, nė vitin 1918 merr
pėrmasa tė gjera. Nė tėrė Kosovėn, sidomos nė zonėn bullgare (Bullgaria ishte
para kapitullimit) ndihej zėri i kryengritėsve. Po pėrgatitej njė luftė e
pėrgjithshme. Kėto
lėvizje dhe pėrgatitje i pėrcillte edhe Serbia. Kapiteni i
ushtrisė, Kostė Millovanoviqi (1871- 1944) nga Gjyrakovci, i njohur mė tepėr
si Kostė Peēanci ose Kostė Vojvoda, kur kthehet nga fronti i Selanikut
interesohet tė lidhet me Azem Bejtėn, kinse pėr njė luftė tė pėrbashkėt
kundėr austro-hungarezėve. Kėshtu, nė verėn e vitit 1918, ata takohen nė
fshatin Pridvorcė tė Koloshinit tė Ibrit, nė shtėpinė e Alempie Bozhoviqit.
Aty i heton xhandarmėria austriake dhe e ndėrrojnė
vendin. Kalojnė nė Varragė ku e lidhin njė lloj marrėveshje, sipas sė cilės
do tė luftonin bashkė shqiptarė e serbė deri tė ēlirohet vendi e pastaj
secili popull do tė jetojė i lirė nė trojet e veta. Edhe
pse u lidh kjo marrėveshje, askund nuk pėrmendet, as nuk dihet pėr ndonjė
luftė tė pėrbashkėt. Dihet se Kosta, kudo i
shfrytėzonte luftėrat dhe fitoret e Azem Bejtės, tė cilin e konsideronte
komandant. Kėtė e vėrteton edhe Sokol Mehaj nga Tomoci i
Istogut, i cili thotė se ka qenė nė rrugė afėr Gjyrakocit, kur kaluan Azemi
dhe Kosta. Serbėt dhe ushtarėt e zėnė robėr, qė punonin nė rrugė, filluan tė
brohorasin Rroftė Kostė Vojvoda! Kosta iu afrua njėrit dhe duke i rėnė me kėmbė i bėrtiti: Thuaj: Rroftė Azem Bejta e jo Kosta,
ky ėshtė komandant!(Liman Rushiti,
Rrethanat politike-shoqėrore nė Kosovė (1912 - 1918), Prishtinė, 1986, fq.
199) Siē u pa mė vonė, kjo kishte qenė
tradhti dhe mashtrim djallėzor, qė u kushtoi shtrenjtė ēetave kryengritėse.
Sidoqoftė, armėt e lirisė jehuan anė e kėnd trojeve tona... Themelimi i Komitetit Mbrojtja
Kombėtare e Kosovės Tė nxitur nga momentet historike, njė grup
intelektualėsh e patriotėsh, vendosėn tė krijonin njė organizatė politike, e
cila do ta organizonte popullin nė luftė pėr ēlirim kombėtar. Kėshtu, mė 1
maj 1918, intelektualė e patriotė tė shquar, nėn udhėheqjen e Hoxhė Kadriut
(Kadri Lutfulla Prishtina 1978 - 1925), ilegalisht u grumbulluan nė Shkodėr
dhe formuan Komitetin me emrin MBROJTJA KOMBĖTARE
E KOSOVĖS. Nė tė vėrtetė ky ishte vazhdim i KOMITETIT TĖ FSHEHTĖ,
krijuar gjithashtu nė Shkodėr nga Hoxhė Kadriu, mė 1915. Komiteti, edhe pse selinė e kishte nė
Shkodėr, kudo, qė nga jugu e deri nė veri, i kishte
degėt dhe nėndegėt e veta. Ai kishte edhe organin e vet, gazetėn POPULLI,
tė cilėn e udhėhiqte Sali Nivica, e cila botohej nė Shkodėr. Gazeta kreu njė
mision tė shenjtė, detyrėn e mbrojtjes sė idealeve kombėtare(Dr. Lush Culaj:
Shqipėria dhe problemi kombėtar 1918- 1928, Prishtinė, 2004, f. 48). Nė Kėshillin Qendror tė KOMITETIT TĖ
KOSOVĖS bėnin pjesė shtatė anėtarė, tė cilėt e zgjidhnin kryetarin,
nėnkryetarin, sekretarin dhe arkėtarin. Kryetar ishte Kadri Prishtina, i cili
nė shenjė tė erudicionit tė tij quhej Hoxhė Kadriu, sekretar ishte Bedri
Pejani, nėnkryetar Hysni Curri. Tė tjerėt ishin anėtarė, por secili kryente
detyra tė caktuara.(Mr. Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės 1918-1924,
Prishtinė, 1997, f. 29). Nė kohė tė
ndryshme, si anėtarė tė Komitetit punuan me
vetėmohim luftėtarėt e Lėvizjes Kombėtare Demokratike si: Hasan Prishtina,
Bajram Curri, Sali Nivica, Hysni Curri, Bedri Peja (Pejani), Beshir (Beqir)
Vokshi, Azem Galica, Avni Rrustemi, Elez Isufi, Aqif Pasha, Sotir Peci, Ragip
e Qerim Begolli, Sotir Kolea, Kel Marubi, etj. (Eqber Skėndi, Hoxhė Kadriu (Kadri Prishtina), Prishtinė, 1992, fq.
38). Komiteti Mbrojtja Kombėtare e
Kosovės Pėr tu ndihmuar kryengritėsve Komiteti i Kosovės pėrgatiti
Programin e pėrgjithshėm tė kryengritjes nė Kosovės mė 1919, me kėtė pėrmbajtje: I. Asnjė kryengritės nuk guxon ti
dėmtojė shkiet e vendit veē atyre qė qėndrojnė me armė nė dorė kundėr
qėllimit shqiptar. II. Asnjė kryengritės nuk guxon tė
djegė shtėpia, tė rrėnojė kisha e gjėra tė tjera. III. Plaēka ėshtė jasak (e ndaluar) e
kryengritjes. IV. Asnjė kryengritės nuk guxon tė
bėjė ndonjė shėmtim mbi trupat e tė vrarėve tė armikut, as ti zhvesh ata armiq qė vdesin a plagosen ose qė zihen
robėr. V. Veprimi mė i gjallė ėshtė kundėr
ushtrisė, xhandarmėrisė, kundėr komitėve tė armikut qė kundėrshtojnė me armė
nė dorė... VI. Njė tradhtar qė kundėrshton
luftėn krahas me armikun ose veē ėshtė kundėr
qėllimit shqiptar, ka pėr tu vrarė pa gjyq e pa afat e kushdo qė tė jetė.
Por, njė tradhtar pa armė nė dorė ka pėr tu gjykuar para gjyqit tė
kryengritjes (pas) e ka pėr tu dėnuar mbas dokumentesh e jo vetėm sipas
thashethemeve tė hallkut. VII. Me tė zbatuarit e jo me tė ēliruar tė njė katundi serb, shkiet e vendit, ashtu
edhe ēarshia tė ruhen me njerėz, besnikėria e kryengritjes tė ndjekė armikun
pa afat e pa bjerrė asnjė dakik nėpėr qytet e nėpėr katunde. VIII. Kot e pa nevojė, as gjaku i
popullit tonė as gjaku i popullit tė armikut, ska pse tė derdhet. Por aty ku
ėshtė nevoja njė kryengritės nuk guxon tė kursejė aspak gjakun e vet. IX. Aeroplanėt, konsullatė e ēka i
pėrket kėtyre ka pėr tu ruajtur me njerėz mė
besnikė e me tė marrė vesh. X. Tė vrarėt
shqiptarė skanė pėr tu shti nė dhe derisa tė vijė njė komision i huaj. Mizoritė e bėra prej armikut kanė pėr tu shėnuar
dhe pėr tiu dėftuar Evropės e Amerikės (Dr. Limon Rushiti,
Lėvizja kaēake nė Kosovė (1918 - 1918), Prishtinė, 1981, f. 94 95). Mė 24 prill 1919, filluan tė
shpėrndahen thirrjet pėr kryengritje. Nė ato, pos tjerash, shkruhej Vėllazen
koha āsht tepėr me rāndėsi.. Skemi asnji minutė pėr
tė kapėrcye nė gjumė. Dita e fillimit tė kryengritjes u
caktua dita e Shėngjergjit, mė 6 maj 1919. Sinjalin pėr fillimin e kryengritjes sė pėrgjithshme nė
Kosovė, qė mė shumė do tė njihet si Kryengritja e Llapushės, e dhanė Azem dhe
Shotė Galica nė Radishevėn legjendare. Edhe nė qendrat e tjera tė Kosovės
kishte filluar kryengritja nė tė njėjtėn kohė. Nė Llapushė lufta kishte
shpėrthyer shumė ashpėr. Atje udhėheqnin trimat e njohur Sadik Rama i
Gjurgjevikut, Ramadan Shabani i Kijevės dhe Beqir Rexha i Kėrnicės. Kryengritja pėrfshiu tėrė Kosovėn. Numri i
kryengritėsve arriti nė rreth 10.000 veta. Nė dhjetor tė vitit 1919 dhe janar tė vitit 1920, Hasan
Prishtina, kryesoi delegacionin, qė Komiteti Mbrojtja Kombėtare Shqiptare dėrgoi nė Konferencėn e Paqes nė
Versajė- Paris, pėr tė kėrkuar bashkimin e Kosovės dhe tė viseve tė tjera
shqiptare tė mbetura jashtė kufijve londinezė me shtetin kombėtar shqiptar. Ideologu
kryesor i Lėvizjes Kaēake Hasan
Prishtina pėr asnjė ēast nuk pushoi sė punuari pėr ēėshtjen kombėtare.
Tashmė, ai ishte truri i Lėvizjes Kombėtare
Shqiptare. Pėrkrah dy burrave tė mėdhenj tė kombit, dy drenicasve tė pandarė,
Hasan Prishtinės dhe Azem Galicės, qėndronin edhe dy burrėresha sypatrembura,
Igballe Prishtina dhe Shotė Galica. Kėto bashkėshorte e bashkėluftėtare
besnike, pos aksioneve luftarake, nėpėr fronte e beteja, ndihmonin edhe nė
organizimin e pėrhapjes sė diturisė e tė gjuhės amtare nė masat e gjera
popullore. Sa e sa libra e abetare arritėn ti
shpėrndajnė anė e kėnd trojeve tona tė mbuluara nga terri i natės
pesėshekullore aziatike. Lufta e Parė Botėrore, nė tė cilėn
morėn pjesė 74 milionė ushtarė, mori fund nė nėntor tė vitit 1918. Ajo u
kushtoi popujve 10 milionė tė vrarė, 21 milionė tė plagosur, afėr 8 milionė
tė zėnė robėr dhe 3.5 milionė invalidė tė rėndė tė luftės (Dr. Xheladin Shala, Marrėdhėniet shqiptaro-serbe
(1912 - 1918), Prishtinė, 1990, fq. 341). Pas Luftės sė Parė Botėrore, disa popuj fituan lirinė
dhe pavarėsinė, kurse disa tė tjerė ranė nėn robėrues tė rinj. Shqiptarėt,
pas gjithė atyre luftėrash dhe pėrpjekjesh pėr ēlirim kombėtar, pėrsėri mbeten
tė robėruar. Kėsaj here vatrat e tyre i shkeli njė
pushtues i egėr e barbar, qė shqiptarėt e njihnin prej vitit 1913. Secilėn dramė politike tė Evropės
gjatė historisė (Luftėn ruso-turke, dy luftėrat ballkanike dhe Luftėn e Parė
Botėrore) Serbia e ekspansioniste i ka shfrytėzuar pėr zgjerimin e kufijve tė
vet nga tė gjitha anėt. Kėshtu, edhe krijimin e shtetit tė parė tė sllavėve
tė jugut ajo e konsideronte si rast pėr tė shtrirė pėrfundimisht pushtetin e
saj mbi Slloveninė, Kroacinė, Bosnjė e Hercegovinėn dhe mbi territoret e
tjera joserbe (Tomisllav Marēinko,
Luftėrat dhe zgjerimi i kufijve tė Serbisė, gazeta Bashkimi, nr. 2,
Prishtinė, mė 12. III. 1991). Kėshtu, pa humbur kohė borgjezitė
serbe- kroate- sllovene, mė 1 dhjetor 1918 formuan shtetin e pėrbashkėt me emrin Mbretėria
SKS, e cila mė vonė shndėrrohet nė Jugosllavi monarkiste. Themelimin e
saj e nėnshkruan: Nikolė Pashiqi pėr serbėt, ndėrsa Ante Trumbiqi pėr kroatėt
dhe sllovenėt. Mbret u zgjodh Aleksandėr Karagjorgjeviqi. Nė kuadėr tė kėtij shteti, ku
dominonte elementi serb, u pėrfshi edhe territori i Kosovės. Banorėt e saj (me pėrjashtim tė serbėve dhe malazezve) sėrish i ndoqi
fati i eksploatimit dhe mohimit tė tėrėsishėm tė tė drejtave kombėtare (Miodrag Nikoliq, Njėqind vjet nga lindja e
Zef Lush Markut, Rilindja, mė 24.X.1985). Posaēėrisht
shqiptarėt iu nėnshtruan njė terrori dhe zullumi tė tmerrshėm. Mbi ta u
vėrsulėn xhandarė e banda plaēkitėse, ushtarė e xhelatė tė tėrbuar. U krijua
njė gjendje e vėshtirė dhe e padurueshme. Filluan rrahjet, maltretimet,
burgosjet, plagosjet, vrasjet, internimet, zhdukjet masive e deri te djegia e fshatrave tė tėra. Shkollat qė ishin hapur nė
gjuhėn shqipe, nė zonėn austro-hungareze, u mbyllėn menjėherė. Me njė fjalė, populli shqiptar u gjend nė situatė
mjaft tė vėshtirė dhe iu ekspozua formave mė brutale tė shfarosjes dhe
shtypjes, duke mos gėzuar as tė drejtat mė elementare dhe demokratike (Dr. Jusuf Bajraktari, Rrėnjėt historike tė
autonomisė nė Kosovė Rrjedhat, nr. 1, Poneshevc, 1990). Ēetat e lirisė, tė udhėhequra nga
Azem Bejtė Galica, e kuptuan se armėt nuk duhet hequr nga supi. Pėrkundrazi,
ato duhej shtrėnguar edhe mė fuqishėm, duhej organizuar edhe mė mirė nė luftė
kundėr njė pushtuesi barbar e tė pamėshirshėm. Kėshtu, nė Drenicė ende
valonte shqipja e lirė. Organet e pushtetit tė ri e kishin tė vėshtirė tė
depėrtonin nė kėto vise sepse: Atje ekziston njė ēetė (Ēeta e Azem Bejtė
Galicės - vėrejtja e autorit, B.T.) me 50 - 60
shqiptarė tė armatosur, e cila qysh nė fund tė tetorit (1918) shetiste dhe
kontrollonte nėpėr terren duke i dėbuar kryetarėt e komunave qė i kishte
vendosur pushteti serb, nėn moton: Qysh ju mund tė vendosni pushtetin serb
kur kėtu do tė jetė Shqipėri.... Sipas mendimit tė naēallnikut tė Zveēanit,
derisa kjo ēetė nuk ēarmatoset, pushteti nuk mund tė hyjė nė Drenicė,
respektivisht nuk mund tė ketė autoritet(Bogumil Hrabak, Reokupacia oblasti srpske
i crnagorske drave, Gjurmime albanologjike, nr. 1, Prishtinė, 1968, f.
271). Kėto qė thoshin organet pushtetmbajtėse ishin tė
vėrteta. Azem Bejta me ēetėn e tij, qė nga momenti
kur Kostė Peēanci dhe forcat franceze e tradhtuan nė Pejė, doli nė Drenicė
dhe i filloi aksionet luftarake. Tė gjitha organet lokale, kryetarėt e
komunave dhe rretheve qė i kishte vendosur Serbia i ndoqi dhe i dėboi. Me
sugjerimet qė i mori nga Komiteti i Kosovės e veēan nga Hasan Prishtina, ai inicioi formimin e ēetave tė tjera. Kėshtu brenda pak
ditėsh kudo ndihej zėri i kryengritėsve, tė cilėt nė ēdo vend e nė ēdo rrugė
zhvillonin luftime guerile. Mbretėria SKS qė nga themelimi
nėpėrmes politikės agrare, me kolonizimin e kėtyre
trojeve me elementin sllav, hartoi programe pėr serbizimin e territoreve tė
Shqipėrisė Etnike. Nė tė vėrtetė kėto plane ekzistonin qysh nė vitin 1912,
por luftėrat e ndėrprenė zbatimin e tyre. Mirėpo, si akt zyrtar, u shpall mė
25.II.1919, kur u miratuar Dekretligji pėr zbatimin e reformės agrare. Pėrkundėr kėtyre masave represive, forcat kryengritėse
po vepronin kudo. Numri i tyre ishte rritur shumė. Nė ndėrkohė Azem Bejtė Galica ra nė kontakt me ideologėt e Lėvizjes Ēlirimtare, me Hasan Prishtinėn,
me Hoxhė Kadriun, me Bajram Currin, me Sadik Ramėn etj. dhe ia kishin filluar
pėrgatitjeve pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme nė Kosovė kundėr pushtuesit
serb. Brenda njė afati tė shkurtėr u
grumbulluan forca tė mėdha, tė cilat vetėm pritnin shenjėn e fillimit tė
kryengritjes. Kėto pėrgatitje, rekrutimi i tė rinjve dhe mobilizimi i burrave
pėr luftė, i ka paraqitur mjaft mirė dhe kėngėtari popullor: Kush po zhdirgjet Qyqavicės Luftėtarėt e Azem Galicės Shumė ushtrinė e ka tubue trup Drenicėn e kanė trupue se nĒubrel kokan shkue lypin djem henez me shkrue, mbret Azemin dojnė me e vnue. Azem Bejta ni mbret i ri Sadik Rama pasha i tij Si kanė shoktė nė shtatė krali.. Siē po shihet, idelogu kryesor i
Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė viteve 1918- 1924, e cila mė shumė njihet me emrin
Lėvizja Kaēake, ėshtė i palodhuri Hasan Prishtina... Kryeministri largpamės qė donte bashkim kombėtar e jo
gjakderdhje vėllazėrore Qė nga shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28
Nėntor 1912, Hasan Prishtina ishte i brengosur pėr copėtimin e Trojeve Etnike
Shqiptare. Lėri Kosovėn dhe trojet e tjera, qė pėrherė ishin tė gjakosura me pushtuesit grabitqar, por edhe kjo gjysmė Shqipėri
ishte katandisur keq. Ruaje Zot Shqipėrinė nga shqiptarėt!- do tė lutej me
plot tė drejtė mendjendrituri ynė, Faik Konica. Nė tė vėrtetė, shqiptarėt
dallkaukė tė atyre ditėve, tė vitit 1921, ishin bėrė varrmihės tė vetvetes. Kabinetet
qeveritare ndėrroheshin pėr ēdo ditė. Ishte bėrė mishmash i vėrtetė, ku nuk e
njihte qeni tė zonė. Veprohej sipas interesave klanore, fisnore, krahinore,
fetare e
individuale. Edhe dora e huaj ishte e pranishme nė ato gatime. Hasan Prishtina nuk pushonte sė vepruari nė rrugėn e
nderit kombėtar. Ai mori pjesė edhe nė pėrgatitjen e Kongresit tė Lushnjės
(1920) dhe, qė nga prilli i vitit 1921, ishte zgjedhur deputet i Dibrės nė
Parlamentin Shqiptar. Nė kėto rrethana shqetėsuese, Hasan Prishtina, pėrpiqej
tė bėjė ēėshtė e mundur pėr tė shpėtuar nga Shqipėria gjysmake. Mė 8 dhjetor
1921, Kėshilli i Lartė ia besoi formimin e Qeverisė. Kryeministri i ri, me vizione tė qarta tė bashkimit kombėtar e formoi
kabinetin e tij me kėtė pėrbėrje: 1. Luigj Gurakuqi- ministėr i brendshėm, 2. Fan S Noli-
ministėr i jashtėm, 3. Zija Dibra- ministėr i luftės, 4. Hoxhė Kadriu- ministėr i drejtėsisė, 5. Koēo Tasi- ministėr i financave, 6. Kristo Dako- ministėr i punėve botore dhe 7. Haki Tefiku- ministėr i Arsimit Publik. Mirėpo, kabineti i tij nuk u pėlqye nga Ahmet Zogu dhe
esadistėt, andaj qė tė mos vinte deri te gjakderdhja vėllazėrore, ai
tėrhiqet, duke dhėnė dorėheqje pas katėr ditėsh. Zogu nuk u kėnaq me kaq. Armiqėsia e Zogut ndaj grupit prokosovar nė
Shqipėri vazhdoi edhe pas periudhės sė marrjes sė pushtetit, nė dhjetorin e
vitit 1924. Ai i kishte premtuar Beogradit se do ta
ndalonte Komitetin e Kosovės; disa nga udhėheqėsit kryesorė tė kėtij
Komiteti, si pėr shembull, Hasan Prishtina, ikėn nė Vjenė. Zogu arganizoi njė
atentat pėr ta vrarė atė nė Vjenė mė 1828, por pa sukses. Edhe Hasan
Prishtina pėrgatiti njė kundėratentat pėr tė vrarė Zogun, por edhe ai
dėshtoi; pastaj po atė vit Hasan Prishtina u dėnua nga Zogu me vdekje, nė mungesė(Noel Malcolm: KOSOVA- Njė histori e shkurtėr, Prishtinė-Tiranė, 2001). Pra, Ahmet Zogu vazhdoi ndjekjet dhe dėnimet e atdhetarėve shqiptarė, duke i shpallur si antikomėtarė. Kėshtu, pėr vrasjen e Hasan
Prishtinės, u premtuan 2000 franga ari si shpėrblim. Tė njėjtėn gjė e kishte
bėrė edhe me Azem Galicėn, tė cilin e kishte dėnuar
me vdekje, nė mungesė. Hasan Prishtina ishte i vendosur nė rrugėn e tij
atdhetare e revolucionare. Nuk i trembej aspak vdekjes. Kjo u vėrtetua edhe
kur e njė ditė marsi 1922, i rrethuan befasisht. Ishte vetėm me tė shoqen, Igballėn. I rrokėn armėt dhe i zunė pozicionet. Nė ndėrkohė ai
u ul dhe, me gjakftohtėsi mahnitėse, e shkroi Testamentin, me tė cilin tėrė
pasurinė e vet ia linte shkollės shqipe. Mirėpo, derisa Hasani e shkroi
testamentin, Igballja me armė nė dorė kishte ēarė
rrethimin. Nė Zonėn Neutrale tė Junikut (1921- 1923) Nėn presionin e Fuqive tė Mėdha, dhe tė luftėrave tė
pandėrprera nė Kosovė, nė muajin dhjetor 1921, u formua e ashtuquajtura Zona
Neutrale e Junikut. Ky territor i lirė pėrfshinte kėto
fshatra: Junik, Mulliq, Batushė, Brovinė, Ponoshec, Bobaj- Boks, Popoc,
Shishman e Koshare (Liman Rushiti, Po
aty, f. 184). Nė tė u vendos pushteti nga ana e popullit vendės, nga
shqiptarėt dhe gėzonte autonomi tė plotė. Si shumica e ēetave kaēake, edhe
Ēeta e Azemit kaloi atje. Me veti i kishte edhe dy gratė: Shotėn e Zojėn dhe
u vendos nė shtėpinė e Tafė Hoxhės. Nuk kaloi shumė kohė e nė Zonėn
Neutrale tė Junikut erdhi
edhe Hasan Prishtina qė u vendos te Salih Bajrami- Berisha (Mr. Ibrahim Ēitaku: AZEM GALICA dhe
veprimtaria luftarake e ēetave kaēake tė Drenicės, Prishtinė, 1996, f. 387).
Kryengritėsit, herė- herė, dilnin edhe jashtė
territorit tė vet. Kėshtu ngjau edhe nė fund tė vitit 1922, kur
u vendos tė sulmoheshin forcat qeveritare zogiste. Mbledhja
u mbajt nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės e tė Azem Galicės.
Para se tė niseshin pėr kėtė sulm, Hasan Prishtina para mė se 1200
kryengritėsve te Kroni i Gjocės, nė Junik, mbajti njė fjalim tė zjarrtė. Pas
fjalimit kryengritėsit menjėherė u hodhėn nė sulm, dhe qysh nė ditėt e para
tė janarit 1923, ata morėn Tropojėn, mandej krejt Hasin, rrethuan qendrėn e
prefekturės-Krumėn, sulmuan forcat e
xhandarmėrisė nė Krahinėn e Nikaj- Mėrturit dhe arritėn deri nė breg tė
Drinit. Luftimet mė tė rrepta qė u zhvilluan ato ditė, ishte sulmi rreth
Krumės qė u zhvillua nga dy drejtime. Njėrėn anė e drejtoi Azem Galica,
ndėrsa anėn tjetėr Sadik Rama(Mr. Ibrahim Ēitaku: Po aty, f. 418). Azem Bejtė Galica, siē ėshtė parė edhe nga kėrkesat e
tij, drejtuar Qeverisė serbe, ishte dashamirės i madh i
arsimit. Sa shumė e ēmonte menēurinė! Thuhet se
Skėnderbeu, kryoxhakut e vente Kokė Malqin, si plak tė menēur, afėr tij Lekė
Dukagjinin, si burrė tė Kanunit e nė vendin e tretė ulej vet. Azem Galica,
ndėrkaq, nė vend tė madh e qitke Ramadan Shabanin, si mendar, ngat tij Hasan
Prishtinėn, si dijetar e tė shkolluem e nė vend tė tretė u ungjke vet.
Megjithatė, nė Drenicė, zakonisht thuhej: Ku tungjet Azem Bejta, ėshtė vendi
i madh (Dr. Mehmet Rukiqi:
Krijues dhe bartės tė tregimeve popullore nė Drenicė, Prishtinė, 1998, f. 65).
Kryetrimi e donte shkollėn dhe librin nė pėrgjithėsi,
veēmas atė nė gjuhėn amtare. Kėtė mė sė miri e vėrteton letra e njė mėsuesi
serb, Milivoje Bozovica, i cili i mėsonte nxėnėsit shqiptarė, nė gjuhėn
serbo-kroate, nė shkollėn fillore tė Turiēecit. Ai
shkruan: Njėherė, papritmas pas Luftės sė Parė Botėrore, shkova pėr ta
vizituar vėllanė, i cili atėherė punonte nėpunės i komunės nė Runik. Nė
katundin Qubrel, papritmas njerėz tė armatosur dolėn nga mali, mė lidhėn dhe
filluan tė mė maltretojnė. Kur erdhi Azem Bejta mė pyeti kush jam e ēka jam.
Unė ia thashė tė vėrtetėn se jam mėsues fshati. Ai pastaj urdhėroi tė mė
zgjidhin dhe mu drejtua: -Ne, miku im, nuk jemi kundėr
mėsuesve, por kundėr borgjezisė serbomadhe. Merre kutinė dhe mbėshtille njė
cigare. Pastaj mė uroi udhė tė mbarė dhe suksese tė mėdha
nė shkollė (Nebil Duraku, VUS, Zagreb, 9.VI.1971, nr. 997). Nė Zonėn Neutrale tė Junikut(1921- 1923), me iniciativėn e Hasan Prishtinės, Bajram
Currit dhe Azem Galicės u hap shkolla pėr tė rritur. Shkolla
e katundit Golaj nė Has qe kthyer nė njė shkollė komitash.
Atje, me pushkėn nė njėrėn dorė e nė tjetrėn librin,
shquhej midis luftėtarėve tė lirisė sė Kosovės sokolesha dhe komita e vjetėr
kombėtare, Shota, e cila pėr gjashtė muaj mori dėftesė pėr klasėn e tretė.
Ajo u thoshte shokėve: Jeta pa dije ėshtė si lufta pa armė. Ėshtė pėr tė shėnuar se pėr mbarėvajtjen e
Ēetės nė mėsime vazhdimisht interesoheshin vetė Hasan Prishtina e Azem Galica
(Ajet Haxhiu, Po aty, f. 184).
Se Hasan Prishtina arsimin e kishte nė qendėr tė
vėmendjes tregon edhe Apeli i tij i fundit, i vitit 1931, dėrguar sekretarit
tė pėrgjithshėm tė Shoqatės sė Kombeve, Enrik Drumandit nė Romė, i shkruan nė Vjenė, nė gjuhėn frėnge, ku pika e parė u
kushtohet shkollave shqipe: Afėr njė milion shqiptarė tė banuar nė Kosovė dhe
Maqedoni nuk kanė asnjė shkollė nė gjuhėn e tyre amtare. Ju ėshtė ndaluar tė
themelojnė shkolla me mjete private (Dr. Izber Hoti: Nė udhėkryqet e historisė
dhe tė historiografisė shqiptare, Prishtinė, 2003, f. 14). Pasi e bėri edhe njė vit e ca nėpėr Malėsi, sidomos nė
Zonėn Neutrale tė Junikut, Hasan Prishtina dhe disa atdhetarė tė taborit tė
tij, largohen fare nga Shqipėria...Edhe aktiviteti i
tij nė ilegalitet, pati efekte pozitive. Sė bashku me
Bajram Currin punoi aktivisht nė pėrgatitjen e revolucionit tė 1924-ės.
Njėkohėsisht mbante lidhje me ēetat
kryengritėse kosovare nga tė cilat se
shkėputi kurrė vėmendjen, sepse i konsideronte tė domosdoshme pėr ekzistencėn
e lėvizjes kombėtare shqiptare nė Kosovė. Hasan Prishtina mendonte se
ndryshimi i regjimit nė Tiranė do tė ndikonte pėr realizimin mė me me siguri tė kushteve pėr ēlirimin e Kosovės dhe viseve
tė tjera shqiptare tė mbetura nėn zgjedhėn serbe(Marenglen Verli: Nga Kosova pėr Kosovėn, profile biografike, vėllimi i
parė, Tiranė, 2006, f.244). Ai, nė mėrgim, u vu nė krye tė
organizatės Komiteti i Ēlirimit tė
Kosovės dhe besnikėrisht pėrcolli rrjedhat e ngjarjeve nė Kosovė dhe
nė trojet e tjera shqiptare, qė po vuanin nėn barbarinė serbe. Pėr tė gjitha
kėta raportonte nė Lidhjen e Kombeve dhe nė organet mė tė larta evropiane. Atentati kobtar nė rrugėn Ēimisku nė Selanik Paralajmėrimi i Hasan Prishtinės
se Ahmet Zogu ėshtė i dėmshėm pėr kombin dhe vendin, andaj duhet qėruar nga
faqja e dheut, doli i saktė. Matjani i tėrbuar, nuk zgjodhi mjete e metoda
pėr tė ardhur nė pushtet. Me pėrkrahjen e serbėve e mundi Qeverinė e brishtė
tė Nolit dhe u vėrsul mbi atdhetarėt e vėrtetė. Hasan Prishtinės po i
thaheshin krahėt. Mė nuk i kishte Azem Galicėn, trimin qė, pėr tė gjallė e
kishte paralajmėruar e kėrcėnuar Ahmet Zogun dhe pėrkrahėsit e tij se, nji
kime floku tė kresė me mja luajt
Hasan Prishtinės e Bajram Currit, qe besa tanė bejlerėt, bashkė me
princin e tyne Zogun kam me i varė nėpėr rrugė!(Ajet Haxhiu: Po aty, f. 149). Madje
ai qe caktuar tė bėnte atentat nė tė, por pėr shkak tė rrethanave tė krijuara
ai vendim nuk u ekzekutua. Pra, pas njė epopeje tė lavdishme ishte shuar edhe
Zona e lirė e Drenicės e njohur mė shumė si ARBĖRIA E VOGĖL (1923- 1924).
Atij tashmė i mungonin edhe shumė e shumė tė tjerė, i mungonte Avni Rustemi
(1895 - 1924), i mungonte Luigj Gurakuqi (1879- 1925), i mungonte Bajram Curri
(1862- 1924)... Jeta e atdhetarit tė madh shqiptar nė mėrgim po
vėshtirėsohej dita- ditės. Nė gjurmė tė tij ishin lėshuar shumė shpirtshitur,
tė cilėt e ndiqnin kėmba- kėmbės. Kėshtu, vetėm nė Vjenė, pėr vrasjen e
Hasan Prishtinės, dėrgohen, sė paku pesė atentatorė qė dihen: Pjetėr Kallmeti
(nėntor 1927), Ibrahim Lika- Lisi, Kruja (janar 1928), Hasan Sedi (shkurt
1928), Ibrahim Tabaku (prill 1928) e ndoshta, diku nė atė kohė, edhe Hasan
Kosova (Dr. Tahir Abdyli, Po
aty, f. 283). Kjo edhe e detyronte qė shpesh ti ndėrronte
vendbanimet, por jo edhe bindjet dhe qėndrimet. Kudo qė shkonte, nė Gjermani,
nė Francė etj. punonte dhe vepronte nė
tė mirė tė ēėshtjes kombėtare. Zėri i tij, pėrmes Memorandumeve e peticioneve
tė ndryshme, depėrtoi edhe nė Lidhjen e Kombeve. Sa ishte nė Paris fati e
goditi pamėshirshėm. Atje i vdiq bashkėshortja dhe bashkėveprimtarja, Igballe
Prishtina. Ky qe grushti mė i rėndė i jetės pėr kėtė
vigan tė papėrkulur. Kėtė mė sė miri e dėshmon letra e datės 8 qershor 1931,
tė cilėn Hasani ia dėrgoi Zonjės Maria Urban nė Vjenė: Zonjė Unė e humba gruan time, ajo vdiq, mė goditi
njė e keqe e madhe, mė dėrmoi njė e keqe e paparė, vėrtet jam fatkeq.
Gjithmonė besoja se unė do tė vdisja para saj, por vaj, ajo vdiq para meje duke
lėnduar zemrėn time e duke mė lėnė nė njė situatė tė pamėshirshme. Ah, ēfarė
fati tmerrshėm, ēfarė goditje mizore. Nuk e di se si do tė jetė e mundshme
ti qėndroj kėsaj ēmendie qė po ma gėrryen zemrėn nė njė mėnyrė tė
pabesueshme. Nuk po gjej kurrfarė ngushėllimi. Prej sot nė kuptimin e plotė
tė fjalės jam fatkeq. Tė fala Z.,burrit
tuaj, ua puth sytė fėmijėve. Pranoni nderimet e mia tė
pėrzemėrta.
Hasani P. S. Nė kėtė moment e mora
letrėn tuaj, ju falėnderohem Zonjė, Edhe njėherė po ua pėrsėris njė fakt,
vėrtet jam mjaft fatkeq. Urban beu mė shkroi pėr ėndrrėn qė
e kishte parė para disa ditėsh pėr gruan time. Sė fundi, i lodhur, i mėrzitur, i vetmuar, i
demoralizuar dhe i thyer shpirtėrisht,
u dėbua nga Vjena dhe u vendos nė Selanik, nė banesėn ku jetonin e ėma dhe i
vėllai, Ymeri. Ishte mesi i vitit 1933. Pas po e ndiqte edhe hija e
tradhtisė. Spiuni i regjur, Ibrahim Ēelo nga Resnja e Maqedonisė, i cili
kishte mbi gjashtė muaj qė po e pėrcillte, e nuhati dhe e gjeti edhe kėtu.
Siē duket ai kishte informacione tė sakta dhe erdhi pikėrisht ato ditė kur
Hasani ishte larguar nga banesa e tė vėllait dhe ishte vendosur nė njė banesė.. Mė 14 gusht 1933, nė rrugėn Ēimisku tė Selanikut,
derisa po shėtiste, Ibrahim Ēelo i doli Hasan Prishtinės pas shpine dhe e qėlloi me katėr
plumba. Trimi e kishte parė, por i kishte besuar. E pagoi me
kokė sinqeritetin e tij prej atdhetari besnik. Sipas njė varianti tjetėr vrasja kishte ndodhur kėshtu:
Njė shqiptar i bėri shoqėri pėr tė pirė njė gotė me tė nė kafenenė
Astoria tė Selanikut, pėr sapo u ulėn, ai nxori revolen dhe i zbrazi gjashtė plumba nė trup(Noel Malkolm: Po aty, f. 299). Hasan bej ėshtė vrarė nė ēastin kur ka dalė nga
kafeneja Astorija nė shoqėri me vrasėsin dhe ishte
nisur tė shkonte tek i vėllai Omer Fevzi Prishtina, i cili banonte nė
Selanik, nė rrugėn Pavle Melasi nr. 24. Vrasja ka ndodhur nė mėnyrė tė
befasishme dhe nė rrethana tė jashtėzakonshme. Hasan bej dhe vrasėsi i tij
kanė qenė ulur dhe kanė biseduar nė tė
njėjtėn tavolinė nė kafenenė e pėrmendur...(Prof. dr. Liman Rushit:
Vrasja e Hasėn Prishtinės sipas gazetės serbe Politika, revista KOSOVA nr.
28, Prishtinė, 2006, f. 336) Krismat e kėtij atentati jehuan larg e larg. Reagimet
qenė tė ndryshme. Tirana dhe Beogradi vrasjen e festuan si fitore tė madhe.
Kjo tregon se sa i rėndėsishėm ishte Hasan Prishtina. Hasan Prishtina pati njė jetė me shumė
peripeci. Armiqtė politikė i bėnė katėr herė atentate, dy herė e burgosėn
pushtuesit serbė e bullgarė dhe gjashtė herė u dėnua me vdekje (xhonturqit
njė herė, Esat Toptani njė herė, serbėt njė herė, qeveria e Ahmet Zogut tri
herė (Marenglen Verli: Po aty, f. 247). Pėr njė kohė, emri dhe vepra e tė madhit Hasan
Prishtina, i cili, pėrveē veprimtarisė sė bujshme politike, njihet edhe si
autor i shumė artikujsh dhe i njė pėrmbledhjeje
kujtimesh pėr Kryengritjen antiosmane tė vitit 1912, sikur mbetėn nėn tisin e
harresės. Nė vitin 1977, me njė ceremoni
zyrtare, eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri. Ata u varrosėn nė
Varrezat e Dėshmorėve, nė Kukės, nė qytetin e Heroinės Shotė Galica. Me
dekret presidencial nr. 435, datė 26.01.1993, atdhetari dhe luftėtari Hasan
Prishtina ėshtė dekoruar me Urdhrin e Lirisė tė
Klasit tė Parė, me kėtė motivacion:Udhėheqės dhe organizator i shquar i
kryengritjeve gjithėkombėtare pėr pavarėsinė qė sollėn krijimin e shtetit
shqiptar nė vitin 1912. Nė Kosovė puna qėndroi mė ndryshe. Patriotin demokrat,
Hasan Prishtina, populli e mbajti nė mendje e nė zemėr. Hasan
Prishtina, ose Hasėn Beg Vushtrria, siē quhet nga shumė tregimtarė, zė vend
tė denjė nė tregime popullore. Krijuesit dhe bartėsit smund ta
fshehin krenarinė e
tyre, me rastin e tregimit, sepse ai ishte me origjinė nga Polaci i Drenicės.
Njihej si luftėtar i penės dhe i pushkės qė nga vitet 1908- 1933. Ishte direk
i tė gjitha ngjarjeve, i luftėrave dhe i rezistencės, deri nė shpalljen e
Pavarėsisė mė 1912, dhe mė tutje. Luftoi pėr njohjen e Shqipėrisė dhe
bashkimin e tokave shqiptare, pėr arsimin dhe kulturėn shqiptare. Ndihmon
moralisht dhe materialisht hapjen e shkollave shqipe. Ishte iniciator pėr
dėrgimin e nxėnėsve kosovarė nė Normalen e Elbasanit(Dr. Mehmet Rukiqi: Po aty f. 123). Mirėpo, pushteti antipopullor sllavo-komunist e
anatemoi dhe e ndaloi dhunshėm. Emri dhe bustet e tij nėpėr shkolla e
institucione tė tjera ishin caqe tė vandalėve mesjetarė tė stepave
karpatiane. Ideologu e luftėtari i madh shqiptar, Hasan
Prishtina, veprėn e vet tė madhe pėr ēlirimin e atdheut e nisi dhe e sosi me mjete tė pastėrta. Pėr bashkimin dhe organizimin e
shqiptarėve pėr kryengritje tė pėrgjithshme pėrdori mjetin mė tė fuqishėm qė
kishte- besėn shqiptare. Me kėtė institucion tė lartė shpirtėror gjithmonė
Hasani i kreu me nder e me sukses. Ishte njeri i besės, ndaj kishte autoritet tė burrat e dalluar tė
kohės nė tė gjitha viset shqiptare (Faton Mehmetaj- Fitnete Ramosaj: DEĒANI-
Monografi, Zgjimi, Deēan, 1997, f.161). Sot ėshtė koha qė kjo figurė e shquar dhe e nderuar
kombėtare, tė vlerėsohet drejt dhe ti jepet vendi i
merituar nė histori e nė Altarin e Pavdekėsisė. Emri dhe fotot e tij nėpėr
shkolla, rrugė e institucione, nuk mjaftojnė. Jo, jo! Ai meriton mė shumė. Ai
dhe vepra e tij duhet pėrkujtuar e nderuar me
konferenca e simpoziume shkencore dhe duhet pėrjetėsuar nė lapidarė e nė shtatore madhėshtore anė e kėnd Trojeve
Etnike Shqiptare. Nė kėtė vazhdė u shkrua edhe ky shkrim modest pėrkujtimor,
pa mėtuar tė thuhet diē e re, tė cilin dua ta pėrmbylli me mendimin e tij
antologjik: Dhe para se gjithash,
ruhuni nga mallkimi i historisė dhe mos e harroni
atė kur jepni mendimin tuaj!. LITERATURA 1. Abdyli, dr. Tahir: Hasan
Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908- 1933,
Prishtinė, 2003. 2. Abdyli, prof. dr. Ramiz: Lėvizja
Kombėtare Shqiptare 1908- 1910, Libri 1, Prishtinė, 2004. 3. Bajrami, dr. Hakif: Pse
Hasan Prishtina mė 28 Nėntor 1912 nuk ishte nė Kuvendin e Vlorės, Kosova nr.
24-25, Prishtinė, 2003. 4. Bajrami, dr. Hakif: Qėndrimi
i Jugosllavisė Monarkiste ndaj arsimit dhe kulturės
sė shqiptarėve nė Kosovė (1918- 1941), revista Kosova 12, Prishtinė,
1983. 5. Berisha, Sheradin:
Kryengritja shqiptare e vitit 1915, Epoka e re, 7 shkurt 2006. 6. Bajraktari, dr. Jusuf:
Rrėnjėt historike tė autonomisė nė Kosovė Rrjedhat, nr. 1, Poneshevc, 1990. 7. Fahri Buēinca, Rilindja,
mė 30. X. 1979. 8. Culaj, Mr. Lush: Komiteti
Mbrojtja Kombėtare e Kosovės 1918-1924, Prishtinė, 1997. 9. Culaj, dr. Lush: Shqipėria
dhe problemi kombėtar 1918- 1928, Prishtinė, 2004. 10. Ēitaku, mr. Ibrahim: AZEM GALICA dhe veprimtaria
luftarake e ēetave kaēake tė Drenicės, Prishtinė, 1996. 11. Ēeku, Ethem: Struktura politike e ilegales sė
Kosovės, Tiranė, 2006. 12. Duraku, Nebil:
VUS, Zagreb, 9. VI. 1971, nr. 997. 13. Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave tė Shtetit: Hasan
Prishtina (Pėrmbledhje dokumentesh 1908- 1934), Tiranė, 1983. 14. Grup autorėsh: Vushtrria me rrethinė, Vushtrri, 2003. 15. Grup autorėsh: Historia e
popullit shqiptar 8, Prishtinė, 2003. 16. Haxhiu, Ajet: Hasan Prishtina
dhe Lėvizja patriotike e Kosovės, Tiranė, 1964. 17. Haxhiu, Ajet: Shota dhe Azem
Galica, Tiranė, 1976. 18. Hoti, dr. Izber: Nė
udhėkryqet e historisė dhe tė historiografisė shqiptare, Prishtinė, 2003 19. Hrabak, Bogumil: Reokupacia oblasti srpske i
crnagorske drave, Gjurmime albanologjike, nr. 1, Prishtinė, 1968. 20. Koliqi,
prof. dr. Hajrullah: Shkollat dhe arsimi nė Kosovės nė vitet 1915 - 1918,
Shkėndija, nr. 4, Prishtinė, 1994. 21. Kadishani, Jetish: Sadik Rama-Gjurgjeviku
1872- 1944, Prishtinė, 2003. 22. Luarasi, Skėnder: Isa Boletini, Tiranė, 1971. 23. Mehmetaj, Faton-Ramosaj, Fitnete: DEĒANI- Monografi,
Zgjimi, Deēan, 1997. 24. Malcolm, Noel: KOSOVA- Njė histori e shkurtėr,
Prishtinė-Tiranė, 2001. 25. Marēinko, Tomisllav: Luftėrat dhe zgjerimi i kufijve tė
Serbisė, gazeta Bashkimi, nr. 2, Prishtinė, mė 12. III. 199). 26. Nikoliq, Miodrag: Njėqind vjet nga lindja e Zef Lush
Markut, Rilindja, mė 24. X. 1985. 27. Osmani, dr. Jusuf: Vendbanimet e Kosovės- Drenica,
Prishtinė, 2005. 28. Prishtina, Hasan: Njė shkurtim kujtimesh pėr
kryengritjen shqiptare tė vitit 1912, Shkodėr, 1921. 29. Prifti, Akademik Kristaq: Pavarėsia dhe shteti
shqiptar, Kosova nr. 24-25, Prishtinė, 2003. 30. Rushiti, dr. Limon: Lėvizja kaēake nė Kosovė (1918 -
1918), Prishtinė, 1981 31. Rushiti, dr. Liman: Rezistenca e popullit shqiptar
kundėr pushtuesve serbo- malazezė 1912- 1914, Kosova nr. 24- 25, Prishtinė,
2003. 32. Rushiti, prof. dr. Liman: Vrasja e Hasan Prishtinės
sipas gazetės serbe Politika, revista KOSOVA nr. 28, Prishtinė, 2006. 33. Rukiqi dr. Mehmet: Krijues dhe bartės tė tregimeve
popullore nė Drenicė, Prishtinė, 1998. 34. Skėndi, Eqber: Hoxhė Kadriu (Kadri Prishtina),
Prishtinė, 1992. 35. Shala, dr. Xheladin: Marrėdhėniet shqiptaro-serbe (1912
- 1918), Prishtinė, 1990. 36. Tahiri, Bedri: Azem Bejtė Galica, Prishtinė, 1995
(ribotim 2007). 37. Verli, Marenglen: Nga Kosova pėr Kosovėn, profile
biografike, vėllimi i parė, Tiranė, 2006.
. Prof.Bedri Tahiri: Rifat Galica-luftėtar i shquar i Lėvizjes
pėr Ēlirim |