SKĖNDERBEU, NĖ PENELIN
E PIKTORIT GREK, ENGONOPULI
Shkruan: Dr.Moikom ZEQO
Kam disa ditė qė po hulumtoj
mbi krijimtarinė e njėrės nga figurave mė tė ēuditshme tė kulturės greke dhe
europiane tė poetit dhe piktorit surrealist, Niko Engonopuli (1907-1985).
Ky autor i shquar mori pjesė nė lėvizjen revolucionare tė guximshme,
botėndryshuese dhe tronditėse tė surrealizmit evropian. Mik i Andre Bretonit
papės sė surrealizmit, i poetit nobelist Odisea Eliti (1911-1996), i poetit
amerikan Ezra Paundit, Niko Engonopuli bėri emėr nė revolucionin onirik tė
shpėrthimit tė imagjinatave dhe tė pėrfytyrimeve tė habitshme dhe tė
skajshme. Me bindje tė majta, kundėr komercionalizmit dhe shfrytėzimit,
ravijėzon ankthin ekzistencial pa pėrmasa, kėrkon njė terapi humaniste dhe
njė Kryengritje universale tė shpirtit. Poezitė e tij janė metaforike dhe me
revoltė shpėrthyese. Ai ka shkruar pėr revolucionin grek tė vitit 1821, pėr
revolucionet amerikano-latine tė kryekalorėsit tė lirisė Simon Bolivari, pėr
antifashizmin dhe luftėn civile mbas Luftės sė Dytė Botėrore nė Greqi. Por
Niko Engonopuli ka qenė edhe piktor i shquar, fantazmagorik dhe tendencioz,
plot vizionarizėm tė ri.
Kam fatin dhe nderin qė kam
zbuluar njė portret unikal surrealist tė Gjergj Kastriot Skėnderbeut, qė po e
botoj pėr herė tė parė pėr publikun shqiptar. Portreti
e tregon Skėnderbeun si njė Akil tė Ri tė botės. Ėshtė pa mjekėr, me mustaqe tė gjata, mban mbi kokė njė pėrkrenare tė
ēuditshme, me dy kokėrdhokė sysh, nė gjoks ka pazmoren si dhe figurėn e
njė meduze, me flokė palmash dhe jo gjarpėrinjsh, siē ėshtė arketipi
ikonografik i Meduzės antike. ( Shih
Portretin e Skėnderbeut )
Ky portret unik ėshtė tronditės dhe
tepėr shprehės. Nė tėrė ikonografinė mesjetare dhe moderne tė
Skėnderbeologjisė, ky portret ėshtė i vetmi i
zhanrit tė pikturės surrealiste. Niko Engonopuli ka lėnė gjurmė nė kulturėn
moderne greke dhe europiane. Portreti i tij pėr Skėnderbeun ėshtė njė emblemė
dashurie dhe respekti pėr shqiptarėt. Nė epokėn globale ky ėshtė njė motiv
qytetėrues dhe ndėrlidhės midis popullit shqiptar dhe grek. Portreti
surrealist i Gjergj Kastriot Skėnderbeut vlen tė botohet dhe tė riprodhohet
nė Shqipėri, tė bėhet i njohur.
***
Mora kėto ditė njė
letėr nga miku im poet dhe studiues, Dionis Qirzidhi, letra ėshtė si mė poshtė:
I dashur Moikom,
Uroj tė jeni mirė. Kam
mbresat mė tė mira nga sinqeriteti dhe dashamirėsia me
tė cilėn mė mbėshtolli nė Tiranė emocionalisht
Arsyeja qė po ju shkruaj ėshtė
100-vjetori i lindjes sė poetit dhe piktorit surrealist, Nikos
Engonopulos.Siē e di, duke mu dhėnė rasti tė studiojė jetėn e veprėn e plotė
tė Engonopulos zbulova se ai ka njė dashuri tė madhe pėr Shqipėrinė.
Engonopulos, qė i fliste gjyshi pėr Heroin Kombėtar Skenderbeun, e ka bėrė dy
herė portretin e Heroit tonė Kombėtar. Burimi poetik i
Engonopulos ėshtė, siē deklaron ai, Alipashaida e Haxhi Shehretit, krahas me
Bodėlerin e poetė tė tjerė francezė, qė ti Moikom i ke pasqyruar mė pare nga
unė.
Ai, Mokom, nė pemėn gjenealogjike nuk ėshtė arvanit, por u
rrit nė mjedise arvanite e ndihej shpirtėrisht i lidhur ngushtė me ta. Ai e
shpreh dashurinė pėr Shqipėrinė shpesh here, ndaj dhe Empirikos e quan
greko-shqiptari i famshėm, Mrekullia e Elbasanit, i cili pėrshėndeste alla
shqiptarēe me pėllėmbėn e dorės sė djathtė tė shtrirė nė zemėr
Tė gjitha kėto
mė bėnė qė tė mirrja iniciativėn pėr tė bėrė tė mundur organizimin e njė
veprimtarie cilėsore nė Tiranė me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė
tij.Gjatė veprimtarive tė mėdha tė organizuara nė Athinė kėto ditė kam
dėgjuar e parė, p.sh., nė Pallatin e Muzikės (Megaro
Muziki) tė gjitha ato detaje tė jetės sė tij qė lidheshin me Shqipėrinė.
Ideale
do tė ishte me kėtė rast tė botohej njė vėllim
poetik me poezitė e Engonopulos, ku do tė pėrfshihej poema Bolivari, e
pėrkthyer integralisht nga Niko Kacalidha si dhe poezitė mė tė mira tė tij,
tė pėrkthyera nga Aristotel Spiro. Siē dihet, poeti Besnik Mustafaj ishte i
pari qė ka pėrkthyer njė fragment tė poezisė Pėr grate, tė pėrfshirė tek
Antologjia e poezisė greke, botuar nė vitin 1986. Kėtė ide pata rastin tja
paraqisja dhe diskutuar edhe me Ambasadorin tonė tė respektuar, z. Vili
Minarolli, ashtu si dhe diskutuam bashkė, apo siē desha tja thoshja ministrit
tė Kulturės, Bujarit, por ai tė nesėrmen nuk ishte mė nė pushtet. Bashkė me
letrėn, po ju dėrgoj dhe studimin tim pėr Niko Engonopulosin, nė formė
broshure qė ti e ke lexuar, si dhe projekt-programin e veprimtarisė, ashtu
siē e mendoj unė.
Siē do ta shohėsh, Nasos Vajenas dhe Anastas Vistoniti, tė cilėt janė dhe dy
nga studiuesit e Engonopulos, kanė shprehur gatishmėrinė qė tė vijnė nė
Tiranė. Kėtė ide timen e diskutova dhe me poetin mik tė Shqipėrisė, Titos
Patriqios, i cili mė porositi qė tju dėrgoj tė fala pėr Faslli Halitin e
Nestor Jonuzin e tju them atyre se ruan kujtime nga mė tė mirat pėr tė gjithė
krijuesit shqiptarė. Poeti fisnik, Tito Patriqosi duke pare pėrpjekjet e mia,
mė kėshilloi qė nė Tiranė tė ekspozohen veprat nė origjinal tė Egonopulit dhe
jo fotokopjet, pėr kėtė mė rregulloi takimin me kritiken e shquar tė artit
dhe drejtoreshėn e Galerisė Kombėtare, Z. Marina Llambraqi-Plaka tė cilėn e
pata njohur sė bashku me Nestor Jonuzin e Faslli Haliti kur ata paten
mirėsinė vjet qė tė vinin nė Athinė nė Ditėn e Poezisė, ku organizova nė
Athinė me krijimtarinė mė tė mire poetike tė poetėve
shqiptarė qė jetojnė nė Greqi.
Tė
gjitha kėto i diskutova gjerė dhe me Vajanasin i cili kishte mendime shumė tė
mira pėr poezinė tėnde Moikom, si dhe tė dėrgon Kalendarin e Egonopulit, me njė shėnim dashurie. Ai mė kėshilloi qė projekt
programin qė synojmė bashkė ta organizojmė, ta dėrgoj dhe Qendrės Kombėtare
tė Librit tė Greqisė, ku ai ėshtė nė kėshillin drejtues, pėr tė gjetur mėnyrė
qė tė mundur tė botohet dhe njė vėllim poetik, apo pėr tė dėrguar ekspozitėn
surrealiste tė Egonopulit nė Tiranė. Tė fala tė gjithėve, unė do tė vi pas
Pashkėve me Doktor Koliomihalin enkas pėr tė pare Muzeun Mezuraj e pėr tu
takuar me mall me tė gjithė Ju.
Me dashuri Dionis Qirzidhi
***
Letra e mėsipėrme ėshtė plot
informacion plotėsues. Shkrimi im i parė pėr Niko Engonopolis ėshtė botuar nė
vitin 2005, shpresoj se jam i pari qė kam zbuluar dhe kam artikuluar
publikisht pėr shqiptarėt mbi Nikon, personalitetin e madh, me dashuri tė thekshme pėr Shqipėrinė dhe Skėnderbeun e
pavdirė. Miku im, Dionisi jeton dhe punon nė Greqi, ėshtė tip i rrallė, i
ditur, pasionant, kėrkimtar i madh, i ēuditshėm. Jam i detyruar ta ballafaqoj
Dionisin. Origjina e Niko Engonololis
ėshtė shqiptare, ai ėshtė arvanitas, ka shkruar poezi tė mrekullueshme pėr
Elbasanin, pėr viset shqiptare. Viti 2007 ėshtė 100-vjetori i lindjes sė
kėtij personaliteti tė madh. Shqiptarėt duhet ta njohin patjetėr kėtė artist
tė veēantė. ( Kliko KETU
)
( Botuar te "Milosao " )
|