Ishin
Fuqitė e Mėdha ato, qė gjymtuan
trungut etnik shqiptar!
ĒĖSHTJA
E NJĖ SHTETI TĖ NJĖSUAR KOMBĖTAR
Shkruan: Prof.dr. Kristaq
PRIFTI
Tiranė, 19. XII. 2007
Pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė vepėr e mbarė kombit shqiptar
Pavarėsia e Shqipėrisė, sikurse
epoka e Rilindjes qė e pėrgatiti atė ėshtė vepėr e mbarė kombit shqiptar. Nė
themelet e saj ka vėnė gur e tėrė Shqipėria, tė gjitha viset e saj, tė
pėrfshira nė tė katėr vilajetet e atėhershme. Edhe Kuvendi Kombėtar i Vlorės,
i mbledhur mė 28 Nėntor 1912 e shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe formimin e
shtetit kombėtar jo nė emėr tė atij territori tė ngushtė qė kishte mbetur
ende i lirė e i papushtuar nga shtetet ballkanike ( qė shtrihej nė hapėsirėn
Vlorė Lushnje Berat Gjirokastėr ), as edhe nė emėr tė atij shteti tė
cunguar qė do tė njihte mė vonė Konferenca e Londrės e vitit 1913, shtet tė
cilin e trashėgojmė ne sot, por nė emėr tė tė gjitha trevave e tė popullsisė
shqiptare. Si Kuvendi i Vlorės ashtu edhe Qeveria e Pėrkohshme qė doli prej
tij nga pėrbėrja e tyre pėrfaqėsonin thuajse tė gjitha viset shqiptare, duke
pėrfshirė edhe ato qė ishin pushtuar nga ushtritė e vendeve ballkanike, gjė
qė i dha kėtij kuvendi karakterin e njė Asambleje mbarėshqiptare.
Mė 4 dhjetor tė vitit 1912, kur u
zgjodh Qeveria e Pėrkohshme, si dhe nė 2-3 ditėt e mėpasme, midis 63
delegatėve, 16 ishin nga Kosova, nga kryeqendra e saj Shkupi dhe nga qytetet
e tjera, ndėrsa 7 ishin nga Ēamėria. Po kėshtu nė Qeverinė e Vlorės, pėrveē Isa
Boletinit, i cili, ndonėse nuk kishte ndonjė post shtetėror, ishte njė nga
bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Ismail Qemalit, bėnin pjesė edhe
personalitete tė tjera nga Kosova e viset e tjera shqiptare tė pushtuara, si
Vehbi Dibra (Agolli) me cilėsinė e kryetarit tė Pleqėsisė, Mehmet pashė
Dėrralla, ministėr i Mbrojtjes dhe Hasan Prishtina qė u caktua mė pas
ministėr i Bujqėsisė. Ndėrsa nė Pleqėsinė e Kuvendit tė Shqipėrisė, pėrveē
Vehbi Agollit, u zgjodhėn nga Kosova e trevat lindore shqiptare edhe 3 anėtarė
tė tjerė, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga. Nė deklaratat qė u bėri
Fuqive tė Mėdha qysh mė 28 dhe 29 nėntor tė vitit 1912, I. Qemali jo pa
qėllim e vuri theksin nė kėtė realitet, duke deklaruar se Shpallja e
Pavarėsisė dhe formimi i Qeverisė sė Pėrkohshme ishin vepėr e Asamblesė
Kombėtare, ku morėn pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha viseve tė Shqipėrisė, pa
dallim feje e krahine.
Kuvendi dhe Qeveria e
Pėrkohshme morėn pėrsipėr detyrėn historike tė zgjidhjes sė plotė tė ēėshtjes
kombėtare, qė do tė arrihej duke bashkuar tė gjitha trevat etnike shqiptare
nė njė shtet tė vetėm, nė pajtim me parimin e kombėsisė, sipas tė cilit ishin
ngritur edhe shtetet e tjera tė Ballkanit e tė Evropės. Si nė Memorandumin qė
delegacioni shqiptar i paraqiti kryetarit tė Konferencės sė Londrės, Eduard
Grejt, mė 2 janar tė vitit 1913, ashtu edhe nė takimet qė I. Qemali pati me
personalitetet e shteteve tė ndryshme nė Londėr, Qeveria e Pėrkohshme mbrojti
kėrkesat e ligjshme tė popullit shqiptar pėr tė patur shtetin e vet kombėtar
e tė bashkuar. "Populli shqiptar,- thuhej nė kėtė dokument,- si grupimi
etnik mė kompakt, mė homogjen dhe mė i rėndėsishėm nė Gadishullin
Ballkanik" kishte tė drejtė tė themelonte shtetin e vet tė bashkuar
kombėtar".
Qeveria e Vlorės u kėrkoi Fuqive tė
Mėdha qė, krahas me pavarėsinė e plotė t'i njiheshin Shqipėrisė
homogjeniteti i saj i jashtėm, kufijtė e saj natyrorė, qė diktohen sa nga
rrethanat etnike tė kohės sė sotme, aq edhe nga tė drejtat qė i takonin
popullit shqiptar si banues i hershėm i kėtyre territoreve" si dhe qė
t'i ktheheshin e t'i liheshin Shqipėrisė tė gjitha trojet shqiptare tė
pushtuara nga Serbia, Mali i Zi e Greqia, siē ishin Kosova, Dibra e trevat e
tjera lindore tė Shqipėrisė dhe Ēamėria nė jug tė vendit.
Me gjithė pėrpjekjet e saj
qeveria shqiptare, nuk arriti as tė zgjidhte plotėsisht ēėshtjen kombėtare
shqiptare, tė bashkonte tė gjitha trojet shqiptare nė njė shtet tė vetėm, as
edhe tė pengonte copėtimin e rėndė tė trojeve tė shtetit tė porsalindur
shqiptar nga Konferenca e Ambasadorėve e Londrės. Me vendimet e saj nė
kufijtė e Shtetit tė Pavarur Shqiptar u lanė mė pak se gjysma e trojeve dhe e
popullsisė shqiptare. Kosova, territoret lindore shqiptare (pjesa
veriperėndimore e Maqedonisė sė sotme) iu aneksuan Serbisė, tokat nė veri tė
vilajetit tė Shkodrės iu dhanė Malit tė Zi dhe Ēamėria nė Shqipėrinė e Jugut,
me popullsinė e saj shqiptare, myslimane dhe ortodokse iu aneksua Greqisė.
Ishin Fuqitė e Mėdha ato, qė me
gjymtimin e trungut etnik shqiptar nė Konferencėn e Londrės tė 1913-ės, pas
atij qė patėn kryer nė Kongresin e Berlinit (1878), e lanė tė pazgjidhur
ēėshtjen shqiptare nė tėrėsi dhe atė tė Kosovės nė veēanti. Duke filluar nga
ajo kohė ēėshtja e Kosovės ka shoqėruar historinė bashkėkohore tė popullit
shqiptar gjatė pothuajse njė shekulli dhe ėshtė bėrė sot, nė kushtet e reja
tė shthurjes sė plotė tė Jugosllavisė dhe tė zhvillimit tė proceseve
demokratike nė Evropė, njė problem i familjes evropiane, qė kėrkon zgjidhje,
njė nga ēėshtjet mė tė mprehta politike tė ditės, njė preokupacion pėr kombin
shqiptar dhe njė shqetėsim pėr Bashkėsinė Evropiane dhe pėr SHBA.
Nė periudhėn e tanishme, pas
ndryshimit tė qėndrimit tė faktorit ndėrkombėtar e nė radhė tė parė tė
SHBA-sė si dhe tė vendeve tė Evropės nė favor tė ēėshtjes sė Kosovės, qė
filloi me ndėrhyrjen e tyre jo vetėm diplomatike, por edhe me atė ushtarake
(tė forcave tė NATO-s) nė vitet 1998-1999 nė Kosovė e nė Serbi, e cila ēoi nė
ēlirimin e Kosovės nga robėria serbe, problemi i saj ka hyrė nė rrugėn e
zgjidhjes pėrfundimtare, tė njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė saj.
Serbia nuk ka sot asnjė lloj
argumenti real tė karakterit historik, etnik apo juridik pėr ta rivėnė
Kosovėn nėn kontrollin e saj. Qeveritarėve tė sotėm serbė nuk mund t'u vijnė
nė ndihmė as hartat e vitit 1300, qė po hedhin nė qarkullim (kur Kosova ishte
e pushtuar nga shteti serb, nga i cili u shkėput mė 1389), as nostalgjia e
tyre pėr monumentet historike kishtare, mjaft nga tė cilėt janė ngritur mbi
themelet e kishave tė krishterimit tė hershėm shqiptar, para pushtimit serb e
nė stilin e tyre tė veēantė, as edhe argumentet e tjerė tė trilluar historikė
qė janė krejt tė paqėndrueshme. Qarqet drejtuese tė Serbisė sė sotme duke
pėrfshirė edhe personalitetet e saj mė tė larta, pėr tė bindur bashkėsinė
ndėrkombėtare pėr tė drejtat e tyre mbi Kosovėn, nuk po ngurojnė tė mohojnė
truallin, atdheun ku ėshtė formuar populli, kombi e shteti serb, qė ėshtė
Rasha mesjetare dhe tė quajnė Kosovėn si atdhe tė shtetit serb. Ėshtė njė e
vėrtetė e njohur nga historiografia e tė gjitha vendeve, madje edhe nga
studiuesit jugosllavė (R. Katiēiē-Zagreb, H. Bariē-Sarajevė etj.) se Kosova
dhe popullsia e saj shqiptare, qė ka jetuar atje gjatė shekujve e pa
ndėrprerje si popullsi autoktone e pasardhėse e ilirėve dardanė, ėshtė njė
nga vatrat kryesore tė formimit tė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, ku u
bė simbioza shqiptaro-ilire.
Pushtimet fare tė pėrkohėshme
dhe me ndėrprerje, nuk i japin tė drejtė Serbisė pėr ta rivėnė Kosovėn nėn
sundimin e saj sepse kjo do tė ishte nė kundėrshtim me parimet e drejtėsisė,
tė humanizmit, me tė drejtėn universale tė kombeve pėr tė patur shtetin e vet
tė pavarur dhe me praktikėn ndėrkombėtare tė pranuar nė kohėn e sotme. Nuk ka
asnjė arėsye qė shqiptarėt e Kosovės tė pėrjashtohen nga kjo praktikė
ndėrkombėtare dhe tė mos u njihet pavarėsia dhe e drejta e vetėvendosjes, tė
cilat u janė dhėnė popujve tė ish perandorive shumėkombėshe dhe koloniale, qė
u shthurrėn pas Luftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore, edhe pse kishin qėnė nėn
sundimin e tyre gjatė 2-5 shekujve, si dhe popujve tė tjerė tė ish-Federatės
Jugosllave.
Shqiptarėt ia paguan njė herė
Evropės (nė vitin 1913) haraēin qė nuk u takonte, pėr shkak tė tė cilit
paraqiten sot kombi mė i copėtuar nė Evropėn moderne, i ndarė nė pesė shtete
tė ndryshme, edhe pse janė njė komb i njėjtė nga historia, gjuha e tė gjitha
tiparet e tjera, banojnė historikisht nė territoret e tyre etnike nė njė masė
kompakte, nė territore me njė vazhdimėsi tė pandėrprerė etnike dhe
gjeografike.
Serbia nuk ka gjithashtu asnjė
bazė reale apo juridike pėr ta paraqitur zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės si
njė problem tė sajin tė brendshėm, siē po pretendon sot, kur dihet se qysh me
shpėrbėrjen e Federatės Jugosllave nė vitet 1991-1992 dhe me shpalljen e
Republikės sė Kosovės si shtet i pavarur e sovran, sipas vullnetit
plebishitar tė popullit tė saj, tė shprehur nė Referendumin e 26-27 shtatorit
tė vitit 1991 e nė zgjedhjet e 24 majit tė vitit 1992 (tė parlamentit e tė
Presidentit tė Republikės), ēėshtja e Kosovės doli nga korniza, jo vetėm e
ish Jugosllavisė, por edhe e Serbisė. Kėto lidhje u prenė pėrfundimisht pas
luftės sė pashpallur, qė Serbia i imponoi Kosovės nė vitet 1998-1999, pėr ta
zgjidhur ēėshtjen e saj me anėn e spastrimit etnik tė shqiptarėve dhe pas
ndėrhyrjes sė drejtė e tė ligjshmme tė forcave tė NATOS, qė i dhanė fund
kėsaj politike tė Serbisė, e detyruan tė tėrhiqte forcat e saj ushtarake nga
Kosova dhe e ēliruan atė nga Serbia.
Ajo qė shqiptarėt kėrkojnė sot,
pavarėsia e Kosovės, tė drejta tė barabarta pėr popullsinė shqiptare qė jeton
si popullsi autoktone nė trojet e veta amtare, nė Maqedoni, nė Serbinė Jugore
(nė Luginėn e Preshevės) e nė Mal tė Zi, nė njė shkallė me popujt e kėtyre
shteteve, pėrbėjnė minimumin e tė drejtave, krahasuar me ato qė u takojnė si
popull e si komb sipas Kartės sė OKB-sė (1946), asaj tė Helsinkit (1975)
etj., akte tė cilėt bashkė me tė drejtėn e vetėvendosjes u njohin popujve e
kombeve edhe atė tė bashkimit tė tyre nė shtete tė pavarura e tė njėsuara
kombėtare.
Shqiptarėt, nė tė dyja anėt e
kufijve tė sotėm politikė janė gjithashtu tė ndėrgjegjshėm se zgjidhja e
ēėshtjes sė Kosovės, kthimi i saj nė njė shtet tė pavarur, ashtu si zgjidhja
e problemit kombėtar shqiptar nė tėrėsi, si edhe zhvillimi ekonomik e politik
i mėtejshėm i Republikės sė Shqipėrisė dhe i shtetit tė ardhshėm tė Kosovės,
nuk mund tė arrihen jashtė proceseve tė pėrgjithshme unitare nė Evropėn e
sotme, jashtė integrimit tė tyre ndėrkombėtar dhe nė Ballkan, prandaj po i
pėrkrahin kėto procese dhe janė bėrė pjesė e tyre.
Por ky integrim ballkanik dhe
evropian i Republikės sė Shqipėrisė dhe i shqiptarėve nė tėrėsi, nuk mund tė
bėhet duke ruajtur status quo-nė e ēėshtjes kombėtare shqiptare, pa njohjen e
Kosovės si shtet i pavarur dhe pa i dhėnė tė gjitha tė drejtat kombėtare
popullsisė shqiptare nė Republikėn e Maqedonisė, nė Mal tė Zi dhe nė Luginėn
e Preshevės (nė Serbinė Jugore) nė njė shkallė tė barabartė me popujt e
kėtyre shteteve. Pėrvoja historike e shekullit XX dhe e fillimit tė kėtij
shekulli tė ri ka treguar se njė paqe nė Ballkan, e ngritur mbi njė ēėshtje
tė pazgjidhur shqiptare dhe pėrgjithėsisht nė dėm tė cilitdo popull tė
Ballkanit, nuk mund tė jetė afatgjate, do tė jetė e mbarsur me konflikte
ndėrnacionale, qė do tė jenė burim i pėrhershėm krizash.
Bashkimi Evropian dhe SHBA e
kanė unifikuar sot qėndrimin e tyre pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės,
nėpėrmjet njė plani tė pėrbashkėt, planit tė Ahtisaarit (tė cilin e
kundėrshton vetėm Rusia), plan i cili i njeh Kosovės atributet e njė shteti
tė pavarur, me tė gjitha garancitė pėr liritė demokratike dhe tė drejtat e
minoritetit serb etj. Por nuk ėshtė e arsyeshme qė komuniteti ndėrkombėtar,
duke pritur qė Serbia tė bindet pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės (ēka ėshtė
vėshtirė ta bėjė nėse nuk vihet para njė fakti tė kryer), tė shtyjė pa fund
vėnien nė jetė tė kėtij plani, siē po shohim tė ndodhė edhe kohėt e fundit.
Njė qėndrim i tillė jo vetėm qė e shtyn deri nė "kalendat greke"
zgjidhjen e problemit tė Kosovės, por bėhet shkak pėr krijimin e njė
gjėndjeje tė tensionuar nė Kosovė e nė ballkan.
Njohja ndėrkombėtare e
pavarėsisė sė Kosovės, qė pritet tė ndodhė me sendėrtimin e planit tė
Ahtisaarit, do tė shėnojė njė hap tė rėndėsishėm e vendimtar nė zgjidhjen e
problemit kombėtar shqiptar nė tėrėsi, sepse do tė sjellė shkėputjen
pėrfundimtare, zyrtare, nga Serbia, tė popullsisė mė tė madhe shqiptare tė
ish Jugosllavisė, tė rreth 2 milionė shqiptarėve tė Kosovės, vendosjen e
sovranitetit tė tyre tė plotė mbi trojet e veta amtare, formimin, krahas
Republikės sė Shqipėrisė, edhe tė njė shteti tė dytė, etnikisht tė njėjtė
shqiptar. Ky do tė jetė, pa asnjė mėdyshje, njė akt me rrjedhoja vendimtare
pėr tė ardhmen e popullit shqiptar dhe tė problemit tė tij kombėtar nė
Ballkan.
--------------------------------------
Temė e ngjashme
RRUGĖTIMI
I SHQIPĖRISĖ DERI TE SHPALLJA E PAVARĖSISĖ NĖ VLORĖ - MĖ 28.XII.1912
|